Forums
Go to page  1 2
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
lissandro
Thu Jun 30 2011, 04:12pm
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
>>Ndero prinden tande<<.


Nana e baba t'kane dhane jeten,
Per me t'rrite jane lodhe e mbeten;
Prej dash'tnise qe kane per ty
Nuk kane t'ngiem me t'pase nder sy.

Pra, me i dashte e me i ndigjue
Edhe t'lypet me i nderue,
E me i mbajte e me i ushqye
T'miren kshtu me ua shperblye.

Nuk asht njeri asht bishe e vshtire
Kushdo t'jete, obije o bire,
N'kjofte se prinden s'e nderon
E s'e don e s'e ndigjon.

O pse grueja i flet rande
E merr prinden neper kambe.
Per ta thot Zoti veretete:
S'kane me lanun kend n'kete jete.

Porse prindja, le te kujtojne
Ne ua pasun f'mijve roj'n:
Mos me i lanun me shoke t'kqi,
Ku mund marrin ves te zi.

Shkandull kurr me vepra o fjale
Me u dhanun si nje pale.
Jo me i nemun e me i true,
Pse idhnimin don me shkue;

Pse me t'nemun e t'rueme msimi
Jo, nuk jepet,d'nimi.
Le te mesojne me kohe m'u lutun,
Me i dhan Zotit nderim t'duhun.

Me ndjeke rrfim,me ndjekun kishen
E jo vendin ku mund t'prishen.
N'kjofte se prindja k'shtu punojne
Me fmi t'vet njimend lumnojne.

Kush keshtu s'ka me punue,
Per kete pune ka m'u denue,
Perse Hyu kete porosi
Ka me e lype me shum rrepbt'si.



Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
ⓐ-ⓒⓐⓣ
Tue Sep 13 2011, 08:47am


Registered Member #670
Joined: Sun Apr 15 2007, 12:09am

Posts: 24795
lissandro ka shkruar:

>>Ndero prinden tande<<.


Nana e baba t'kane dhane jeten,
Per me t'rrite jane lodhe e mbeten;
Prej dash'tnise qe kane per ty
Nuk kane t'ngiem me t'pase nder sy.

Pra, me i dashte e me i ndigjue
Edhe t'lypet me i nderue,
E me i mbajte e me i ushqye
T'miren kshtu me ua shperblye.

Nuk asht njeri asht bishe e vshtire
Kushdo t'jete, obije o bire,
N'kjofte se prinden s'e nderon
E s'e don e s'e ndigjon.

O pse grueja i flet rande
E merr prinden neper kambe.
Per ta thot Zoti veretete:
S'kane me lanun kend n'kete jete.

Porse prindja, le te kujtojne
Ne ua pasun f'mijve roj'n:
Mos me i lanun me shoke t'kqi,
Ku mund marrin ves te zi.

Shkandull kurr me vepra o fjale
Me u dhanun si nje pale.
Jo me i nemun e me i true,
Pse idhnimin don me shkue;

Pse me t'nemun e t'rueme msimi
Jo, nuk jepet,d'nimi.
Le te mesojne me kohe m'u lutun,
Me i dhan Zotit nderim t'duhun.

Me ndjeke rrfim,me ndjekun kishen
E jo vendin ku mund t'prishen.
N'kjofte se prindja k'shtu punojne
Me fmi t'vet njimend lumnojne.

Kush keshtu s'ka me punue,
Per kete pune ka m'u denue,
Perse Hyu kete porosi
Ka me e lype me shum rrepbt'si.




Falemners Lisso qe i bjen kto citime. Me japin shume kenaqesi kur i lexoj Rrespekt naqe!


I care and I wish well!

Back to top
- Stella -
Sat Feb 25 2012, 02:59pm

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501
Dashuria eshte gjithnje e duruar dhe e mire.

Ajo nuk eshte kurre xheloze.Dashuria nuk eshte kurre krenare,mendjemadhe.
Ajo nuk eshte kurre e eger apo egoiste.Ajo nuk fyen dhe nuk mban meri.Dashuria nuk gjen kenaqesi ne mekatet e te tjereve por prehet tek e verteta.
Ajo eshte gjithmone e gatshme te fale,te besoje,te shpresoje dhe te zgjase pavarsisht sec ndodh.




[ Edited Sat Feb 25 2012, 03:00pm ]

Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
lissandro
Fri Jun 08 2012, 01:40pm
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
PREJ PSHTIERIT

(Psalmi: De Profundis)

Prej pshtierit klitha te ti , o Zot:
o Zot , degjoje zerin tim.
Te veshtrojne veshet tu
zerin e britmes sime .

Nese, o Zot, do te keqyresh
mekatet,
o Zot kush ka per qendruar ?
Por te ti esht meshira,
ene do te frigohemi.

U mbeshteta ne ty, o Zot,
shpirti im shpresoi ne fjalen e tij.
Me teper se rojtaret ne agim,
le te shpresoj Izraeli ne Zotin.

Sepse ne Tenzone eshte meshira,
e shperblimi i plote te ai.
E ai do te shperblej Izraelin
prej te gjitha mekateve te tia.

Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
lissandro
Fri Jun 08 2012, 01:50pm
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
Mos ban dishmi ne rrene

Kurre ne rrene n'dishmi me dale,
Mos gabo me t'shtremb'ta fjale;
Sado shum v'shtirsi me pase,
N'cdo fitim te madh ne hase.

Mos t' madhshtohet mendja e shkrete,
Rrene me fole, por te vertete.
Mos posht'no shoqin me fjale
Si fort shpesh veprojn nji pale;

Ne iu shpife mo' Zot ndokuej,
Pse k'shtu preke nderen e huej,
Shoqin n'ndere me ecenue
Asht nji mkat fort i mallkue.

Vlla, per n'kjosh se ke gabue
Tu' cpife shoqit,tue poshtnue,
Lypi ndjese, hallalle
Pse ndrysh Zoti s'ka me t'fale.


Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
lissandro
Fri Jun 08 2012, 02:16pm
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
>>Mos Vidh<<

N'urdhnim t'shtatin gjane e huej
Ia ndalon Zotyne gjithkuej.
Gjane e huej, pra, ruej se e shet,
Ruej se e blen, se e m'shehe se e trete.
Ne cdo mnyre me ba damtime
O marrdhanje me rendime
Borxhin kuej me ia vonue,
O n'fletore me ngaterrue;

T'ana mkate jane t'hajnise
Qe i m'nihen Perendise.
Ashtu bariu hajn ne paste ba
Dam me spate ose me gja.

Per gja t'huej mas ban hjeksi,
As be n'rrene n'gjyg on'pleqni.
N''t'shite et'bleme ruej se ngaterron,
Ruej se gja pa t'drejte fiton;

Ruej se n'qafe merr shoqin tand
Me rashat, me kamate t'rande.
Hajna t'zeze, perse s'mendoni
Se tue vjedh vedin sharroni?

jeni hora ne kete jete
D'nimi i Zotit ka m'u gjete,
Prishum jeni me robnine,
Por ma fort me Perendine.

Edhe n'p'shtosh k'tu ne ket jete,
P'shtim n'fill t'vdekjes s'ke me gjete,
Hajn, mos thuej: >>Jam zgidhe, jam rrfye<<
Gjane e vjedhun n'mos pac khtye;

Pse hajnine s'e fale kurr Zoti,
Pa shkue gjaja e vet te i zoti.
Ta braktisim, pra hajnine,
Qe ia qet vjedhsit korine.

Buken gojes,o vjedhsa t'true
S'jeni t'zot me ia fitue,
N'djers' te huej po lype fitim
E ngarkohej me poshtnim.

Pra ti vedit do t'i thuash:
S'due me m'mbajtun tjeterkush,
S'due qe t'mbjellin tjeret e t'korrin
Per me m'bajtun mue si qorrin;

I kam kambet e duert e mija
S'due me lypun te hajnija,
E kam sh'ndetin e kam fuqine,
Puna eme do t'm'mbaje shpine.

Mik kushdo me pase per t'm'ardhe,
Ia jap buken faqebardhe,
Ia jap buken, buken arit
Qe s'i tutet kapucarit.




[ Edited Fri Jun 08 2012, 02:23pm ]

Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
lissandro
Fri Jun 08 2012, 02:30pm
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
>>Mos lakmo njerin e huej per te keq<<

Jo, v'lla vetem punet e keqija
I ndalon Zoti, Perendija,

Por edhe me pase lakmi
Per pun t'keqe asht mkat i zi.

Me kujtuemun pune te keqe,
I ven shpirtit t'medhaja leqe.

Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
lissandro
Fri Jun 08 2012, 02:33pm
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
>>Mos lakmo kurrnji gja te huejen<<

Ma i mbrami n'dhete urdhnime
Ven kto ligje e kto vendime:
Vec me zemer me dishrue
Gjane e huej asht mkat i true;

Te gjithe mendimet Zoti i shef
E dishiret t'tana i njef.
Cilun mendja e zemra e jone
Nder sy t'Zotit jane gjithmone.

[ Edited Fri Jun 08 2012, 03:14pm ]

Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
lissandro
Fri Jun 08 2012, 02:54pm
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
LAVDI E NDERA

Lavdi e ndera t'qofte, o Zot,
Pushtetplot evete madhnia:
Toka mbare, Hy Sabaot,
T'levdon ty,o vete fuqia:
Ty qe s'pate kurr fillim
As s'ke kurr per t'pase mbarim.

Ej't prej qiellit n'fluturim
Serafinet me krubina,
Drejt kah toka qe ty t'thrret,
Dirgjen s'naltit plima-plima,
Shejt t'pershendesin pa pushim,
Shejt, o Shejt qysh n'amshim.
Tuba e apostujve t'levdon,
Dishmitar, profeter virgj'nesha,
Ceta e martirve t'madhnon
Edhe qiellit e tokes Mbretnesha
Cka krijove n'rruzullim
T'adhuron, Zot, me t'madh p'runjim.

Deh pra,i lum ti mos na lsho.
Dhimshem, Zot, tue na bekue,
P'shtona amniqsh, per ne qindro
Shpirt e korb ti tue na i p'shtue:
E atehere ty per amshim,
Do te kendojm lavde, o Zot, me gezim.


Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
lissandro
Fri Jun 08 2012, 03:09pm
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
IX. HIMNE

O Shpirti Shejte, deh zbrit mbi ne,
e prej qiellit derdh mbi ne
rrezet tua plot me drite.

Eja, o Ate, per nevojtar,
eja, ti n'dhanti bujar,
eja, ti qe mendjet shndrite.

Ti n'ngushtica ngushllim bjen,
ti nder zemra si mik vjen,
t'lodhun n'jete rishtas forcon.

N'mund e djerse ti je pushim,
n'vape e lufte ti je freskim,
lot ti tere, zemrat ngushllon.

Drite hyjnore, plot shejtni,
shndritnaj mendjet en'dashuni
kalle flake ke n'ty shpreson.

Ku s'je ti gjithcka deshton,
n'natyre t' njerit gja s'qindron
qe t'jete shejte, si ti don.

Njollat hiq, dangat pastro,
n'shpirtent tane hiret rigo,
varret e mekatit na i shero.

Cka asht t'brisht kandshem lako,
cka asht t'ftoft me flake rretho,
cka asht t'shtremte ambel drejto.

Epna ne qe n'ty besojme,
epna ne qe n'ty shpresojme,
shtate dhantit qe aq disherojme.

Mundin tone ti na e shperble,
n'mekat me vdeke ti mos na le,
ban me ty n'amshimt' lumnojme.


Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
Mbreteresha
Fri Jun 08 2012, 06:32pm
Love and Peace !!

Registered Member #2649
Joined: Sun Feb 15 2009, 09:55am

Posts: 8531
lissandro ka shkruar:

>>Mos Vidh<<

N'urdhnim t'shtatin gjane e huej
Ia ndalon Zotyne gjithkuej.
Gjane e huej, pra, ruej se e shet,
Ruej se e blen, se e m'shehe se e trete.
Ne cdo mnyre me ba damtime
O marrdhanje me rendime
Borxhin kuej me ia vonue,
O n'fletore me ngaterrue;

T'ana mkate jane t'hajnise
Qe i m'nihen Perendise.
Ashtu bariu hajn ne paste ba
Dam me spate ose me gja.

Per gja t'huej mas ban hjeksi,
As be n'rrene n'gjyg on'pleqni.
N''t'shite et'bleme ruej se ngaterron,
Ruej se gja pa t'drejte fiton;

Ruej se n'qafe merr shoqin tand
Me rashat, me kamate t'rande.
Hajna t'zeze, perse s'mendoni
Se tue vjedh vedin sharroni?

jeni hora ne kete jete
D'nimi i Zotit ka m'u gjete,
Prishum jeni me robnine,
Por ma fort me Perendine.

Edhe n'p'shtosh k'tu ne ket jete,
P'shtim n'fill t'vdekjes s'ke me gjete,
Hajn, mos thuej: >>Jam zgidhe, jam rrfye<<
Gjane e vjedhun n'mos pac khtye;

Pse hajnine s'e fale kurr Zoti,
Pa shkue gjaja e vet te i zoti.
Ta braktisim, pra hajnine,
Qe ia qet vjedhsit korine.

Buken gojes,o vjedhsa t'true
S'jeni t'zot me ia fitue,
N'djers' te huej po lype fitim
E ngarkohej me poshtnim.

Pra ti vedit do t'i thuash:
S'due me m'mbajtun tjeterkush,
S'due qe t'mbjellin tjeret e t'korrin
Per me m'bajtun mue si qorrin;

I kam kambet e duert e mija
S'due me lypun te hajnija,
E kam sh'ndetin e kam fuqine,
Puna eme do t'm'mbaje shpine.

Mik kushdo me pase per t'm'ardhe,
Ia jap buken faqebardhe,
Ia jap buken, buken arit
Qe s'i tutet kapucarit.





shume e bukur

Nese veprimet e tua , motivojne te tjeret per te jetuar, per te mesuar, per te punuar... ti je nje LIDER !!
Back to top
ⓐ-ⓒⓐⓣ
Wed Jan 30 2013, 07:38am


Registered Member #670
Joined: Sun Apr 15 2007, 12:09am

Posts: 24795
lissandro ka shkruar:

Lumturite

(Lk 6.20-23)


''Lum skamnoret ne shpirt
sepse e tyre eshte Mbreteria e qiejve!
Lum ata qe qajne
sepse do te ngushllohen!
Lum ata qe jan te bute
sepse do ta trashegojn token!
Lum ata qe kan uri e etje per drejtesi
sepse do te gjejn meshire!
Lum ata qe jan te paster ne zemer
sepse do ta shohin Hyun.
Lum pajtuesit
sepse do te quhen bijte e Hyut.
Lum ata qe salvohen pse kryejn cka Hyu
Kerkon sespe e tyre eshte Mbreteria e qiejve.





Amen o Zot amen!


I care and I wish well!

Back to top
lissandro
Mon Feb 04 2013, 12:10am
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
LITANITE E SHENJTIT SHEN JOZEF

O Zot, ki meshire.
O Krisht, ki meshire.
O Zot, ki meshire.
O krisht, ndjena ne.
O krisht, degjona ne.

Ati prej qiellit Zot,
Biri, shperblyesi i botes ,Zot,
Shpirti Shenjt, Zot,
Shenjta Trini, nje i vetmi Zot,

Shentja Meri,
Shenjti sh'Jozef,
Biri i madherishem i Davidit ,
Drita e patriarkeve,
Fati i Nenes se Zotit,
Rojtari i paster i Vrigjeres,
Ushyesi i te birit te Zotit,
Mbrojtesi i kujdeshem i krishtit,
Kryetari i familjes se shenjte,
Sh'Jozef krejt i drijte,
Sh'Jozef krejt i paster,
Sh'Jozef krejt i urte,
Sh'Jozef krejt i fuqishem,
Sh'Jozef krejt i degjushem,
Sh'Jozef krejt i krejt besnik,
Pasqyra e durimit,
Dashamiri i vobekesise,
Shembulli i puntorve,
Stolia e jetes shtepijake,
Rojtari i virgjerave,
Shtylla e familjeve,
Ngushllimi i te shkreteve,
Shpresa e te semureve,
Pajtuesi atyre qe jan duke vdekur,
Tmerri i djajve,
Mbrojtesi i kishes se shenjte,

O Qengji i Zotit, qe shlyen mekatet e botes,
na fa ne , o Zot.
O Qengji i Zotit, qe shlyen mekatet e botes,
degjona ne o Zot.
O Qengji i Zotit, qe shlyen mekatet e botes,
Ki meshire per ne.

V. Lutu per ne shenjti Sh'Jozef.
R. Te behemi te denje per premtime te
Jezu Krishtit.





Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
lissandro
Mon Feb 04 2013, 12:44am
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
VII. ZOJES SE BEKUAR

VIRGJINESHA ma shejtnesha,*Zojes e dashtuna
je ti,*Eja,eja ,bukuri,*Ne zemer teme
vet sundo.

Ftyra e jote me hire plote,*Krejt pastri e madheni,
*Ma te rrall e ma per mall,*Mbas tenzot
nuk ka hjeshi.

Je tuj m'dashte, o Nana jeme, *E prej mejat
lype dashni,*Eja,eja ,bukuri,*Ne zemer teme
vet sundo.

O E DASHTUNA MARIA,*ngushllim'i zemres
sone,*Tash due pergjithmone,*Me thirrun emnin tand,*
Tash due pergjithmone,*Me thirrun emnin tand.

Me thirrun due Maria, *Ne qiell kur't zbardhin drita;
*Kur t'erret edhe dita , *Me e thirrun un kam prep.

Sa here anmiku i shpirtit, *Me mkate kqyr
me m'qitun, *Mari,Mari tuj britun, * Prej mejet e largoj.

O E AMBLA ZOJE MARIJA, *Uzdaja e ndihma jone, *kjosh
Ti nder keto shkretija,* Hyll qi na prin gjithmone.
*kjosh Ti nder keto shkretija.* hyll qi na prin gjithmone.

E dijme se Nane te kena ,*N'lumni te qiell's ku gzon,*
Atje me ardhe Ti lena,*Si zemra na disheron.

N'nevoje na tuj t'kerkue,*Gjithmone na kem
me t'hase;*Shpirtin ke me na gzue,* E kem
shelbim me pase.


Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
lissandro
Mon Feb 04 2013, 02:01am
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
ZOJES SE KSHILLIT TE MIRE

Nder mjere e travaje,*T'birte Zojes
ndim' kerkojne.*Gjama jone der n'qiell do
t'shkoje,*Tuj lype mshir me t'madh pikillim.*
Kthe, o Zoja e Kshillit t'mire, *Na prij n'pagj
t'hyjnueshmit hir.

Ah, qe m'at dite qi na u largove, * Njimi
t'zeza na kane mblue. *Kthye, o Nane me na
ndihmue,*Na del zot, na nep qendrim. kthe,
o Zoja...

MARIA ME TE DASHTUN gjithmon un kuj-
toj.* Nder gezime, idhnime me t' nderue disheroj.
* Zemra e jeme per Ty gjithmon flakeron:*
Prej lules s'Parrizit, me u ndamun kurr s'don.

NDER KAMB TUA, Zoja Mri, * Tek po vijn
te tan bijt tu.* Merr peshqeshin me dashni, *
T'zemres sone, o Nana jone.* E n'mos kjoshin
zemrat tona,* Aq te bardha si zammak, *Por je
Nana gjith e jona, *E na jemi, Nane, bijt tu.

Kur kah ta un syte i priri, *Ngjallem n'zemer
plot uzdaje. * Zoje,prej tejet na vjen hiri,* E
prej zemres hike cdo vaje. E n' mos kjoshin zemrat
tona...

SYTE MBI NE LESHO,*Lutjete na i degjo,* a
embla Virgjer Maria *deh, o Pajtore, * dhe
Nen, qiellore, * lutu, lutu Ti per ne!
Gjat' k'saj jet' me lot',* Me travaje plot',*
Delna zot o Maria! * Kqyrna ne prore, * o Nen
qiellore, * Lutu, lutu, Ti per ne!

N'CERNAGORE KEM NJI NANE, *gjith
meshire e dashteni, * T haznes Zotit bitevi* I
ka hiret ne dore te vet. * Kesaj bukur gjith lulzi-
mit,*Kesaj te madhe n'kyvet t'dores: * I thone
Zoja e Cernagores,* Me femi n'prehen sall
lezet. * S'lumes Zoje e Birit t'saj, * I kjofte
lavdi n'mot ejete. S'lumes Zoje e Birit t'saje,*
I kjofte lavdi n'jete e mot.

Kqyrni at Fmi me rrez'Hyjnijet,* Sa leze-
cem syte i siell.* per m'e dashtun t'gjith na niell,
* Zemrat gjith po na i grabite.* Kesaj bukur
gjith lulzimit...

Nonse Foshnje,i madh n'dashtni, * Po derdh
hire permbi te tane. * Sa nder derte, te veshtira
jane, * ketu shlirohen per gjithe dite. kesaj
bukur gjith lulzimit...





Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
ⓐ-ⓒⓐⓣ
Mon Feb 04 2013, 12:31pm


Registered Member #670
Joined: Sun Apr 15 2007, 12:09am

Posts: 24795
Shume te ndime me shpirt falemners Lisso

I care and I wish well!

Back to top
lissandro
Tue Feb 05 2013, 03:19pm
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
BESOJ

Besoj ne nje Hyj te vetem,
Atin e gjithpushtetshem, krijuesin e
qiellit e te tokes,
te gjitha sendeve qe shihen e qe nuk
shihen.
Edhe ne nje Zot te vetem, Jezu Krishtin,
nje te vetmin Birin e Hyjit,
te lindur prej Atit para te gjithe
shekujve
Hyj prej Hyjit, Drite prej Drites, Hyj i vertete prej Hyjit te vertete.
Te lindur , jo te krijuar, te njegjejte
me Atin:
nepermjet te cilit u krijuan te gjitha sendet.
Ai per ne njerzit dhe shpetimin tone
Zbriti prej qiellit.
E u misherua per virtyt te Shpirtit Shenjt
ne kraharorin e Vigjeres Mari: dhe u
be njeri.
Dhe u kryqezua per ne nen Poncin
Pilat;
pesoj dhe u varros,
dhe u ngjall te treten dite sipas
Shkrimeve,
e u ngrit ne qiell dhe rri ne te djathten e
Atit.
Dhe perseri do te vije me lavdi per te
gjykuar te gjallet e te vdekurit,
e mbreteria e tije nuk do te kete mbarim.
Edhe ne Shpirtin Shenjt,
qe eshte Zot dhe jeteberese:
Qe rrjedh prej Atit e prej Birit.
Dhe se bashku me Atin e me Birin
adhurohet e lavderohet,
qe foli me anen e profeteve.
Edhe ne nje Kishe te vetme ,shentje,
katolike dhe apostolike .
Deshmoj nje pagezim te vetem
per faljen e mekateve.
Pres ngjalljen e te vdekurve
dhe jeten e pasosur. Amen


Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
lissandro
Tue Feb 05 2013, 04:08pm
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
UN PREJ ZOTIT

Un prej Zotit jam i keshtene,
E keshtu due gjithmone me kene.
Qysh at dite qi me kane pagzue,
Ne ket fe shejte jam i shkrue;
Ne ket fe un due me rrnue,
Kam me deke e s'kam m'e leshue,
Pse e di mire se s'ka shelbim
Per ata qi s'jane ne keshtenim.

Feja e Krishtit ne na meson
Se i'Zot vetun ne qiell sundon;
E ky Zot s'ka pas fillim,
As s'ka kurr per te pase mbarim.
Aj i Lumi me ka krijue
Per m'e dashte e m'e ndigjue;
E nji dite ka me me gjikue
O ne Parriz o ne ferr me me cue.

Nji Zot vetem, tjeter s'ka,
Por prej fes dijme edhe ma:
Se ne ket Zot, jane, po, tre Vete
Me 'i natyre eme'i pushtet,
Me nji te kenun e hyjni,
E ju thone Shejtja Trini:
Ati, Biri e Shpirti Shejt.

Vete i dyti qi dijme se a Biri,
Per ne desht m'u bamun nieri:
E u ba nieri me na pshtue
Prej robnise se djallit te mallkue;
Pse ne dore te ti na kjeme shti
Prej Adamit me'i mekat te zi.

Biri i Zotit, nieri u ba,
Jezu Krisht emnin e ka.
Aj na leu prej Zojes se Bekueme
Me nji menyre gjith te mrrekullueme.

Tridhete vjet kur muer me i kape,
Fen e vet duel per m'e hape;
Ndej tri vjet tue predikue
Fen qi Zoti vete ka cue:
E forcoj me mrekulli
Qi shum bani per deshmi.

Tek e mbramja per mekatnore
Ja leshoj vedin Cfutve ne dore,
Qi e rrahen e e munduen,
Kryet me ferra ja rrethuen;
Mbasandej per te madh poshtnim,

E kryqzuene per shembtim.
Por prej deke Krishti u ngjalle
Edhe e muajti anmikun djalle;
E ne qielle hypi gjith lumnue
Me ardhe nje dite me na gjikue.

Kush t'a mbaje ket fe te vertete
E me vepra t'a nderoje,
Aj shelbimin ka me gjete
E Tenzone gjithmone do te gezoje.





Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
lissandro
Tue Feb 05 2013, 04:45pm
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
>>Une jam Zoti yt: Tjeter Zot mos te kesh
e mos t'adhurojsh pose meje<<


Me gjithe zemer dueje zotin,
Tue lavdue shkoje ti motin,
Lutje n' nadje, diten n'mbramje
Atij siellu n'per gjithe ane.

Si t'duam Zotin ti perkulu,
T'tij vullnesen me i ba ulu.
Mbasi Zoti a'nji i vertet,
Edhe feja nji do t'jete.

Pse nji fjalen e ka Zoti
E nuk ndrron porsi ndrron moti.
Fene e Krishtit krejtsisht dueje,
E pa marrje n'gjthcka rueje,

Edhe n'kjofte qi me t' provue
T'con te veshtira shum me vue;
Jeten jepe edhe per fe,
pse t'jep Zoti jete te re.

Porse ndryshe tue punue,
Jane do t'kshtene te zez'e t'true,
T' madhe fese i bajne dhuni
Nder t'pafe per hajmali,

E me shkue nuk kan marre
Me pyetun nder shortare:
Tue pyete, tue ba m'nji
I hijne djallit krejt ne gji.

Oh sa vaj jan do tjere
Qe te shtijne k'ta frige e tmere:
E shajn Krishtin, kryq e fe
Edhe at Gjak qe a derdhe per ne.

Deri n' Zotin edhe Zojen
Ata djemen e ven gojen.
Zot i madh , o Zot ku je?
Pse s'e l'shon mbi ta nji rrfe!?

Jo nji rrfe, nji qind, nji mi
Me i plandose ne ferr te zi!
A i durueshem e vonon,
Por kurr mkatin s'e harron.
Sa ma teper n'durim t'shtyje
Aq ma rrepte dikur do t'shfryeje.

Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
sunríse
Tue Feb 05 2013, 04:57pm

Registered Member #2659
Joined: Wed Feb 18 2009, 12:09pm

Posts: 11479
lissandro ka shkruar:

UN PREJ ZOTIT

Un prej Zotit jam i keshtene,
E keshtu due gjithmone me kene.
Qysh at dite qi me kane pagzue,
Ne ket fe shejte jam i shkrue;
Ne ket fe un due me rrnue,
Kam me deke e s'kam m'e leshue,
Pse e di mire se s'ka shelbim
Per ata qi s'jane ne keshtenim.

Feja e Krishtit ne na meson
Se i'Zot vetun ne qiell sundon;
E ky Zot s'ka pas fillim,
As s'ka kurr per te pase mbarim.
Aj i Lumi me ka krijue
Per m'e dashte e m'e ndigjue;
E nji dite ka me me gjikue
O ne Parriz o ne ferr me me cue.

Nji Zot vetem, tjeter s'ka,
Por prej fes dijme edhe ma:
Se ne ket Zot, jane, po, tre Vete
Me 'i natyre eme'i pushtet,
Me nji te kenun e hyjni,
E ju thone Shejtja Trini:
Ati, Biri e Shpirti Shejt.

Vete i dyti qi dijme se a Biri,
Per ne desht m'u bamun nieri:
E u ba nieri me na pshtue
Prej robnise se djallit te mallkue;
Pse ne dore te ti na kjeme shti
Prej Adamit me'i mekat te zi.

Biri i Zotit, nieri u ba,
Jezu Krisht emnin e ka.
Aj na leu prej Zojes se Bekueme
Me nji menyre gjith te mrrekullueme.

Tridhete vjet kur muer me i kape,
Fen e vet duel per m'e hape;
Ndej tri vjet tue predikue
Fen qi Zoti vete ka cue:
E forcoj me mrekulli
Qi shum bani per deshmi.

Tek e mbramja per mekatnore
Ja leshoj vedin Cfutve ne dore,
Qi e rrahen e e munduen,
Kryet me ferra ja rrethuen;
Mbasandej per te madh poshtnim,

E kryqzuene per shembtim.
Por prej deke Krishti u ngjalle
Edhe e muajti anmikun djalle;
E ne qielle hypi gjith lumnue
Me ardhe nje dite me na gjikue.

Kush t'a mbaje ket fe te vertete
E me vepra t'a nderoje,
Aj shelbimin ka me gjete
E Tenzone gjithmone do te gezoje.







Sa e bukur asht kjo!


Think happy thoughts!

Back to top
lissandro
Sun Feb 10 2013, 03:20pm
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
URDHNIMET E SHEJTES KISHE


Dhete urdhnimet Zoti i dha
Me i mbajte te tane njerzimi,
E pese tjera Kisha ka
Me i mbajtun mbar kr'shtenimi

Zotin krejt per Zot n'e dishe
Urdhnimet e Kishes s'i prishe,
Pse te k,shtenet me i rregullue
Zoti Kishen e ka vue,

Asaj tager i dha t'plot
Mbi kshtenimin e ksaj bote:
Kur ia thote Pjetrit kshill
Njatto fjale qe i gjejme n'Ungjill:

>>Ti cka t'lidhish ne ket jete,
Un kam lidhe ne qiell perpjete,
E cka t'zgjidhish prap ti k'tune
Nalt ne qiell kam me zgjidhe une<<.

Pra, kush ligjet e Kishes ndigjon,
Ai krejt Krishtin e nderon,
E kush ligjet e Kishes s'i run
Ai drejt Krishtit e ban dhune.

Thot ma s'parit shejtja Kishe:
>>Me pa Meshe, o i kshtene, te vish:
N'dite te diel qe asht e Zotit,
N'fest t'urdhnueme t'gjithmotmotit<<.

Na thote n't'dytin me gjinue
E si duhet me krezhmue.
Edhe i treti me dobi
Na urdhnon me gjith' k'shteni:

Me u rrfye me t'idhta lot
Sadopak nji here n'motmot,
Edhe Pashkeve me u kungue,
Domosdo na ka urdhnue.

Mos me bamun darsem thot
Urdhni i katert, n' t' lidhun mot.
Thot i pesti me pague
Kishese pagesen si t'jete vue.



Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
lissandro
Sun Feb 10 2013, 03:38pm
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
>>Shejtno diten diel e diten feste
t'urdhnume<<.



Dita feste e dita e dielle
Asht e Zotit qe rrin n'qiell.
Gjashte dite neve na i ka dhane
E per vedi nji ka lane.

Pra, n'kete dite jo me punue
Por t'mundoh'na me shejtnue:
N'meshe e n'kishe Hyun tue nderue
Vepra t'mira eurate tue shtue.

Nder dit festa kush punon
Rrehet keq se gja s'fiton;
Zotit gja perdhune s'i merret,
Gjaja e mkatit shpejt do t'bjerret:

A thue s'din si e gjen rrezikun
Kur don Zoti kend me fikun?
Here nji dam, nji e lige, nji deke,
Nji e veshtire, nji zjarm me e preke.

Per nji dite asht bjerre e shkue
Nder dite festa c'kje fitue!
Asgja tjeter s'i tepron
Vecse mkati qi e denon.

Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
Go to page  1 2  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2053 sec, 0.0377 of that for queries. DB queries: 58. Memory Usage: 3,060kB