Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Zona e Argetimit :: Muzika
 
<< Previous thread | Next thread >>
Lyrics kengesh shkodrane (shqiptare)
Go to page  1 2
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
SuperGirl
Mon Aug 27 2007, 03:28pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
hahahha, e kena ves ne shkodranet. Shife ket Karahasen iher se ndoshta te pelqen

Jallah u shofsh moj karahase
qe na i dogje moj djemt e ri
oh kanga jote u knofte me saze
tuj mi ra
oh tuj mi ra njasaj buri, amaaaan
tuj mi ra, oh tuj mi ra njasaj buri....

Kur te rash moj andej pari
e te gjeta moj tuj mbush uje
oh ule pak shamine e ballit
mos iu ban
oh mos iu ban pasqyre gjithkujt, amaaan
mos iu ban, ohh mos iu ban pasqyre gjithkujt!

Floket e zez si penda e korbit
nuk peshohen me derhem
oh nate e dite po i lutem Zotit
me ma hek
oh me ma hek marakun tem, amaaaan
me ma hek
oh me ma hek marakun tem...


[ Edited Mon Aug 27 2007, 07:44pm ]



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
ShKoDrAn_NyC
Tue Aug 28 2007, 04:43pm
>>>>ALBO 4 EVER<<<<

Registered Member #956
Joined: Thu Jul 26 2007, 05:15pm

Posts: 4917
Sa bukur na ka dal nusja!


Sa bukur na ka dal nusja! Marshalla, marshalla
Paska ball per perishan! Marshalla, marshalla
Paska vet'llen si gajtan! Marshalla, marshalla
Paska synin si filxhan! Marshalla, marshalla
Paska hundin niskavi! Marshalla, marshalla
Paska faqen gurabi! Marshalla, marshalla
Paska gojen si kuti! Marshalla, marshalla
Paska dhambët si inxhi! Marshalla, marshalla
Paska gushen farfuri! Marshalla, marshalla
Paska qafen si zambak! Marshalla, marshalla
Paska shtatin si bajrak! Marshalla, marshalla


Light travels faster than sound. That is why some people appear BRIGHT until you hear them SPEAK

Back to top
.: Deno :.
Fri Sep 07 2007, 08:33pm
Larg ...... shume ....

Registered Member #18
Joined: Mon Jul 31 2006, 03:55pm

Posts: 1550
Per ty Kiz ket kam mendu
Njikytkang me knu bashk
Per trathtine qe m’bane mu
Sa fort moj m’paske dasht

Per ty Kiz ket kam mendu
Don me dal prej ksaj bote
Edhe vedin moj pushtnove
T’vraft I madhi Zot

Kangen ty ta kndon djelmnia
Ndoshta me m’dhan shpres
Kan me t’ra nermend fjalt e mija
Kizi moj e pa bes …

Ke me I tha ca I bane vedit
Ke me u ndry n’pleqni
Ke me u hap si shkuma detit
Para , moj, syve t’mi

Troke trok po ban kalldrami
Vjen kali me dru
Nuselmani moj ta ka cu
Kizi me u pajtu

Nuselman mor Nuselman
Une jam fejuuuu
Jam feju ne elbasan
Kam marr kapedan
Jam feju ne elbasan
Kam marr kapedan


www.JaKuJam.com - JaKuJam.Com - Video shqip



Back to top
.: Deno :.
Fri Sep 07 2007, 08:50pm
Larg ...... shume ....

Registered Member #18
Joined: Mon Jul 31 2006, 03:55pm

Posts: 1550
OOOOOO
Jalla u shofsh moj Karahase
Qi na I dogje djemt e ri
O kanga jote u ndoft me seze
Tuj mi ra, oh tuj mi ra njasaj buri..

OOOOOO
Dola n’bahce me hanger mana
Gjeta I kumull zardeli
Oh Hafiz Manit ca I lakmove
Tuj m’pas mu, oh tuj mpas mu nji djal te ri

OOOOOO
Kur te rash moj andej parit
E te gjeta moj tuj mush uj
Oh ule pak shamin e ballit
Mos ju ban, oh mos ju ban pasqyr gjithkuj …

OOOOOO
Moj Qamile moj kodoshe
Kush ta bani njat shkusi
Oh Hafiz Manit ca I lakmove
Tuj m’pasmu, oh tuj mpas mu nji djal te ri …

OOOOOO
Kur te rash maj andej parit
E ti rash buris tri her
Oh qo moj vajz se mka marr malli
Me ti pa , aman me ti pa dy syt nji her

OOOOOO
Kena ndodh n’njerz fanatik
Nuk e din se c’asht Sheriati
Oh do ta baj vajzen me ik
Se mu mthojn, aman se mu mthojn Adem Kastrati

OOOOOO
Kadife moj Kadife
Aman mend se cka tkam than
Oh aman mend se ca tkam than
Pa kunor, aman pa kunor moj sdu me t’lan

OOOOOO
Flokt e zez si penda korbit
Nuk peshohen moj me derhem
O nat e dit po I lutem Zotit
Me me hek, aman me ma hek marakun tem …


www.JaKuJam.com - JaKuJam.Com - Video shqip



Back to top
SuperGirl
Fri Sep 07 2007, 08:56pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
hahahahahahahahahahaha, versioni i permiresum i Karahases.
....moj qamile moj kodoshe....hahahahahaha sa kam qesh



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
.: Deno :.
Sun Sep 30 2007, 01:35pm
Larg ...... shume ....

Registered Member #18
Joined: Mon Jul 31 2006, 03:55pm

Posts: 1550
Kur me del ne der, belin me qemer ….of aman aman
Kur me del ne der, belin me qemer ….of aman aman

Ani mora, mora, moj briskun eee
ani per me premun mollen eee
molla me shpetoj, preva doren eee
doren edhe gishitin eee
ohohohoooo cma kepute moj shpirtin eee

Ndac o me duj, ndac mos me duj
Jam jabanxhi o ne dhe te huj
Nji sahat o me bahet I muj …

Kur me del n’cardak , shtatin si bajrak …. of aman aman
Kur me del n’cardak , shtatin si bajrak …. of aman aman

Ani mora, mora, moj briskun eee
ani per me premun mollen eee
molla me shpetoj, preva doren eee
doren edhe gishitin eee
ohohohoooo c’ma kepute moj shpirtin eee

Ndac o me duj, ndac mos me duj
Jam jabanxhi o ne dhe te huj
Nji sahat o me bahet I muj …..


www.JaKuJam.com - JaKuJam.Com - Video shqip



Back to top
Z. Zamir Kaceri
Sat Nov 24 2007, 01:12am
Lumi Dushes

Registered Member #106
Joined: Tue Oct 24 2006, 12:34pm

Posts: 1625
oooooooooh
edhe iher du me te qa hallin
prej kurbeti kur erdha ne shpi
jaaaaaar jjaaaaaaaareee

Medet paskam pas ikballin
tuj ken gjall me hek un zi
medet paskam pas ikballin
tuj ken gjall me hek un zi

ooooooooooh
per ne pshtofsha prej ktij hallit
qe smu djaliiiiiii
jaaaaaar jaaaaaareee

do ti shes dhe syt e ballit
e me te pa me tjera kujt

op op op op op op


ooooooohhhh
per ne pshtofsha prej ktij sikleti
do ta laaaa nji testament
jaaaaaaar jaaaaareeee

edhe peshku ne fund te detit
do ta kjajn ket hallin tem
edhe peshku ne fund te detit
do ta kjajn ket hallin tem





Kjo kenge, nder perlat e muzikes popullore shkodrane eshte kompozuar nga Ndrek Vogli qe ja ka kushtuar mikutn te tij te sapo ardhur nga kurbeti.
Eshte si tip seria e dyte e ' vaj si kenka ba dynjaja'


Lumi Dushes
Back to top
visho
Sat Nov 24 2007, 01:44am

Registered Member #1144
Joined: Fri Aug 24 2007, 09:47pm

Posts: 2064
o ti je kertoll ma hahahahaha



Back to top
Z. Zamir Kaceri
Sat Nov 24 2007, 01:54am
Lumi Dushes

Registered Member #106
Joined: Tue Oct 24 2006, 12:34pm

Posts: 1625
vaj si kenka ba dynjaja
mas me tu ba me ken gjall
une i mjeri fukaraja
paskam nodhun pa ikball

gjithe prej hallit prej sikletit
me u ba borxh me dal me tret
mora rrugen e kurbetit
selametin per me gjet

rrugen mar me lot e lava
dersa mrrina jabanxhi
zemra mthot pse kjava
qysh i vogel e deri ne pleqni

ju pershedes te gjithve, ne kujtim te ndrek voglit (naracit)/
kjo kange eshte e bame ne vitin 1910



Lumi Dushes
Back to top
SuperGirl
Wed Jan 09 2008, 07:43pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Nuk asht shkodrane por me pelqen shum...

Soni dhe Flori - Fluturimi 3470

Ladies and gentlemens,
the flight number 3470 arriving from London
has just landed in Tirana Airport.

Sa radh per mall,
tani flasim afer
ti s'me ke
si treshi me nente
ne akrepat e ores ne.

Sa e merzitshme fundjava qe e lash,
me e trishtuar
se ajo qe vjen pas,

3470 po vonon
dhe jeta ime
eshte ne avion.

Zemer ku je ti
me thuaj ku je tani,
vite te tera
ne shpirt pikove ti.

Zemer ku je ti
mbi asfalt shketetire,
as dashuria
s'te lidhi me zinxhire.

Sa radh per mall,
tani flasim afer ti s'me ke,
si treshi me nente
ne akrepat e ores ne.

Miliona fytyra i verej
ecin valixhet
kete aeroport urrej,
ti fluturime
nderkombetare sje
dhembje e imja
aq le ne kete atdhe.

Zemer ku je ti
me thuaj ku je tani,
vite te tera
ne shpirt pikove ti

zemer ku je ti
mbi asflat shkretetire,
as dashuria
s'te lidhi me zinzhire.

Leshohen shkallet shpresa ime derrmuar,
sa shpejt po zbrazet avioni i mallkuar.

dhe nje shpirt i lodhur ende te pret,
vetem kemba jote e bukur nuk zbret.

Zemer ku je ti
me thuaj ku je tani
vitet te tera
ne shpirt pikove ti.

Zemer ku je ti
mbi asfalt shkretetire
as dashuria
s'te lidhi me zinxhir.



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
si ana
Tue Jan 29 2008, 03:55pm
Guest
Miq te nderuar!A dini dikush me me ndihmu me vargjet e kanges.... po shkon goca me korr n`are, etj, mes disa rreshtave te tjere, .... o ti mor djal a je martu, oh kam nje moter ta jap per gru. etj. etj. mos me keqkuptoni ju lutem, por e kam pas dit dikur, e tash nuk mund ta kujtoj te plote. mendoj se asht kang e bukur, faleminderit miq. Anna.
Back to top
SuperGirl
Sat Mar 15 2008, 12:27am
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
~*~~~*~

pash zambakt e djelminse
porsa i mbusha 20 vjec (2x)
po m'djeg malli i shqipnise
me shkoi jeta ne kurbet....(2x)

me mall shum lash vendin tim
se do kthehem sa ma pare (2x)
ne vend te huj pa njoft njeri
syte na rrjedhin pa pushim (2x)

ju dallndyshe ku po shkoni
po jua la nje porosi (2x)
n'Shkodren tone kur te ndaloni
ju pershndet nji djalo i ri (2x)

o bylbyl, o i bukri i shpendve
c'ka ke ti qe s'po kendon, aman aman (2x)
gjithe dashnorve shndoshja-u zemren aman
hiqja-u dertin qe i mundon (2x)

net kam pas bylbyl si ti e
prej ktij dimri jam rrezu, aman aman(2x)
zemra ime mush n'dashnie aman
pret pranveren e dishru (2x)

sa e amel asht dashnia
un ate moj ta kam dhan (2x)
ti mi din hallet e mia...
prandaj zemren moj ta kam dhan, aman ta kam dhan (2x)

kur te pash moj tuj kalu
mendja sec me rrin te ti (2x)
m'le pa gjum e pa mbyll sy
drandofile moj mbush me ere, aman mbush me ere (2x)

sa marak jam ba per ty
nuk te shoh moj si perhere (2x)
oh jam djeg jam pervelu
si t'ia baj o hallit se di, ohh hallin se di (2x)

.....(kete strofe nuk i marr vesh da fjale shkodrane te vjetra, lol)

nje kujtim qe ma ke dhan e
do ta ruj me dashuri (2x)
do ta kujtosh fukarane e, aman
me gjithe se m'ke marr meni (2x)

me gjith zemer un te deshta
si njeri me miresi (2x)
disa here un te buzqesha e aman
me mallin e djalit t'ri (2x)


fantastike.....


[ Edited Sat Mar 15 2008, 12:29am ]



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
zjermi
Tue Mar 18 2008, 05:12am

Registered Member #1293
Joined: Mon Oct 01 2007, 04:38am

Posts: 2976
na e gjej edhe muziken

ti o pellum simbol i paqes,
nder shekuj popujt t'kane rrespektu
ndalo pak ti n'shkodren teme
nje mesazhe urim prej meje me ju dergu.
dje prej jush une jam nda
ne vend t'huej per me lulzu
nje premtim prindve ju kam ba
sa te jem gjalle me i nderu!
(marre nga ZEST)

Back to top
SuperGirl
Tue Mar 18 2008, 02:52pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
e kam po sdi me e vu



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
~*Christel*~
Wed Sep 24 2008, 12:25pm


Registered Member #1665
Joined: Wed Feb 20 2008, 12:26am

Posts: 9278
Diferenca je ti

Ai ka filluar prap te mungoje ne dhomen time
Nje ndjesi e re shterngon ne kraheror
por une skam nder mend te vuaj e shtrenjta ime
dhe pse e pranoj cdo dite per ty mendoj

Si guxove pa me njojtur te me puthje ate nate
une kam patur frike gjithmone dhe nga shakate
ky veprim aq diabolik si sheqer mu fut ne gjak
dhe qelizat mi helmoi pak nga pak

Rref. Dashurit e medha
duke qeshur fillojne
si dhe vet komedit
pastaj qajne pa pushim
gjersa vdesin ne fund
si te gjith tragjedit
a thu mundem te dal
te shpetoj une i gjall
nga kjo dreq histori
kur e di fare mire
ti je vjeshta e arte
kur e di fare mire
ti je dimri me shi
kur e di Diferenca per mua je ti


une per ty jam thjesht momenti
nuk jam zot jam njeri
perjetesin nuk e pranoj dot pa kufi
por nuk vuaj nga manite
me mjafton nje buzeqeshje
dhe pse te pergjoj cdo dite,cdo nate ne heshtje

Nuk me vjen asnje mesazh
kam filluar te verbohem
qe kur sta degjoj me zerin po trishtohem
nuk te lut askush te rrish
nuk te ngut njeri te shkosh
jepi vetes me shume kohe te me kuptosh

Rref. dashurite medha.......

dashurit pak a shume
jane te gjitha njesoj
diferenca je ti
paradjenja me thot
mos te pres a te vdes
ta provoj kete ndjesi
vetem pse kam shume frike
te dhpetoj une i gjalle
nga kjo dreq histori
kur e di ti je gjaku qe rrjell
brenda ne trupin tim

rref.dashurit e medha.....

Back to top
☆_CorOnA_☆
Sat Nov 08 2008, 08:28pm
♠ •° ∂ι gισяиσ тι ρєиѕσ ∂ι иσттє тι ѕσgиσ •°♠

Registered Member #2419
Joined: Fri Oct 31 2008, 01:26pm

Posts: 1274
Karafilat qe ka Shkodra
medet sa te bukur jane (2x)
Gonxhe t'medhaja, gonxhe t'vogla
me ere mbushin dynjane
Aman, aman (2x)

Trendafila yt me hije
medet o per me çil (2x)
Qe t'i dalin fije-fije
medet sa ere te mire
Aman, aman (2x)

Karafili kaq i bukur
medet o porsa here (2x)
Me ia prek gjethin e bukur
medet oj i bin menjehere
Aman, aman (2x)


Çil at zemër, plot kujtime - Bajram Spahia

Dilu pra mos rri e mbyllun
Gjithshka ne ti mban ndrydhun
Haj-haj hajde lule, haj-haj beja lule

Dhe mbas tejet jam i lidhun
Jete te re une gjej ne ty-je
Haj-haj hajde lule, haj-haj beja lule

Çile at’ plot kujtime
Çile pra moj lulja ime
Haj-haj hajde lule, haj-haj beja lule

Çilu pra me embelsie
Se me ty jam lidh ne dashnie
Haj-haj hajde lule, haj-haj beja lule








████─████─████─████─█──███──█─ ────█
█────█──█─█────█──█─█─█───█─█─ ────█
████─████─████─█────█─█████─█─ ────█
───█─█────█────█──█─█─█───█─█
████─█────████─████─█─█───█─██ ██──█-

Back to top
☆_CorOnA_☆
Sat Nov 08 2008, 08:29pm
♠ •° ∂ι gισяиσ тι ρєиѕσ ∂ι иσттє тι ѕσgиσ •°♠

Registered Member #2419
Joined: Fri Oct 31 2008, 01:26pm

Posts: 1274
Cile zemren plot kujtime

Cile ate zemer plot kujtime
Cile pra moj lulja ime
Haj haj, hajde lule
Haj haj, peja lule

Cilu pra mos rri e mbyllun
Qit c'ka n'zemer ti mban ndrymun
Haj haj, hajde lule
Haj haj, peja lule

hajde pra moj lulja ime
Se me ty kam shume kujtime
Haj haj, hajde lule
Haj haj, peja lule







████─████─████─████─█──███──█─ ────█
█────█──█─█────█──█─█─█───█─█─ ────█
████─████─████─█────█─█████─█─ ────█
───█─█────█────█──█─█─█───█─█
████─█────████─████─█─█───█─██ ██──█-

Back to top
☆_CorOnA_☆
Sat Nov 08 2008, 08:31pm
♠ •° ∂ι gισяиσ тι ρєиѕσ ∂ι иσттє тι ѕσgиσ •°♠

Registered Member #2419
Joined: Fri Oct 31 2008, 01:26pm

Posts: 1274
Kur perendon dielli



MBETA GJITHE DITEN HIJEVE
SE M'THANE NE HIJE RRI,
ETJEN E SHOVA KROJEVE
KROJEVE KU PI TI,

FLAKA JU RAFT-O HIJEVE,
QI S'MUJTEN ME M'FRESKU;
TURBULL ASHT UJI I KROJEVE,
SE ETJEN S'MA KANE SHUE.

Ref: PO T'JEMI BASHKE NE TE DY
DO T'NA SHIKJOJNE ME ZILI,
E DO T'NA FLASIN NDER SY,
SA DUHEMI UNE DHE TY.

II. KUR PRENDON DIELLI MAJAVE
DHE MUZGUT RRUGE I L'SHON;
SA KANDSHEM IU THRRET DELEVE
KUR STANIT NIS E I ÇON.

BESA U MERZITA MAJAVE,
GJITJE DITEN KEP E N'KEP;
KUR ZANIN JU L'SHOJ DELEVE,
PSE TI PERGJIGJEN S‚JEP.

Ref: PO T‚JEMI BASHKE NE TE DY
DO T‚NA SHIKJOJNE ME ZILI,
E DO T‚NA FLASIN NDER SY,
SA DUHEMI UNE DHE TY.







████─████─████─████─█──███──█─ ────█
█────█──█─█────█──█─█─█───█─█─ ────█
████─████─████─█────█─█████─█─ ────█
───█─█────█────█──█─█─█───█─█
████─█────████─████─█─█───█─██ ██──█-

Back to top
nadja
Mon Dec 22 2008, 10:06pm

Registered Member #2511
Joined: Fri Dec 19 2008, 03:38pm

Posts: 151
EJA Ne ENDERR



Nuk e di sesi ndodhi,
jo nuk ishte pabesi
u takuam papritur,
humbem krejt ne dashuri
nje veshtrim,
te gjithe qenien ma pushtonte
e dashuruar, te dashuruar
naten mbyllja syte te perqafoja

Ref.
Eja ne enderr, eja ne enderr
vec ne enderr une e jotja jam
eja ne enderr, eja shpirt ne enderr
jo ne enderr ne nuk bejme mekat
kam frike te zgjohem
pse largohesh
le te humbim sado pak te dy
le te humbim

Ik te lutem largohu
se jam zjarr e mos te djeg
vec ne enderr afrohu
atje jam une mbreteresh
shpirti im
une e jotja s'mund te behem
joooo

Ref
Eja ne enderr, eja ne enderr
vec ne enderr une e jotja jam
eja ne enderr, eja shpirt ne enderr
jo ne enderr ne nuk bejme mekat
kam frike te zgjohem
pse largohesh
le te humbim sado pak te dy
le te humbim

Ti mungove njehere ne enderr
endrres sime per cudi
krahehapur me prisje
kisha ardhur une tek ti
shpirti im
mbetem endje te nje ndjenje
web:www.teksteshqip.com

Back to top
Go to page  1 2  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2266 sec, 0.0567 of that for queries. DB queries: 58. Memory Usage: 3,006kB