Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Letersia |
|
<< Previous thread | Next thread >> |
Asdreni - Aleksandër Stavre Drenova (1872-1947) |
Go to page 1 2 | |
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
|
Author | Post | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | OLIVE OYL ka shkruar: LUPEN ka shkruar: Flutura O flutur e vogel e kraheshkruar, sa e kendshme qenke ne tu dukur, kudo ti qe shkon duke fluturuar, s'ka gje me te pelqyer, s'ka gje me te bukur! Flutur, ti kur vjen, gjithe gazment sjell, natyra qesh dhe bota eshte ne gezim se ti, vogelushe, dimrin e percjell dhe ne na mbush zemrat me mall pa mbarim! Gjethi me ty ka shije kur bleron, si dhe pylli ku eshte ne lulezim, kur lehte si pupel mbi to qendron dhe fletet e mallshme i puth me defrim! Fluturo, bukuroshe, na pergezo, perkedhelna me ate embelsire, sic perkedhel lulet kur qendron mbi to, dhe fushes kur me lodra i jep hir! Ne kto raste pyetja e par qe na bashin në shkollë ishte :ça personifikon (ne kyt rast) flutura dhe ça ka dasht me than autori. Tesh që i lexoj për kënaqësi e pa detyrim them se ska personifikim kërgja thjesht ka fjalezu nji vizitë të fluturues. Si të filmi 'the book thief' Shumë korrekt arsyetimi në këtë. Por ba me e krahasu kët Flutur me atë të Migjenit, mendoj se janë dy këndvështrime të ndryshme ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Dallëndyshe Dallëndyshe bukuroshe Shpesë e dashur, vogëloshe. E palodhur udhëtare, Që mërgimit s’trembesh fare, Eja, zogë, prap ndaj neve. Dallëndyshe mërgimtare Eja prapë në dritare, Ndënë strehë bëj folenë, Zogjt e vegjël ku të flenë, Diell na sjell edhe pranverë Siç na solle tjatër herë, Të shkëlqejë bukuria, Të ringjallet bukuria, Të ringjallet njerëzia, Gjth me lule nëpër fushat, Vajzave t’u zbardhen gushat... Hijeshi dhe zbukurime, Gjith’ me këngë dhe gëzime, Këngë malli, dashurie Veç të rinjve q’u ka hije. Dhe për trimat shtatselvije, Që të presin si ngaherë, Që t’u çfaqesh prap’ te dera Me një lule symëshqerrë Dhe t’i thuash: djal’ o merre! Dallëndyshe vrapimtare Hapi flatrat lodhëtare, Me plot endje pranverore Ndër livadhe lulëzore, Ku shkëlqejnë mijra ngjyra, Të na çelet prap’ fytyra, Të na ndizet rishtas malli, Të rrudhoset pakë balli, Të dëgjojmë ligjërata Sa mban dita, sa mban nata. ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Tingëllime Një grimë dukej sa një mot i tërë Ndë plepat, afër kopshtit kur të prita. Sa shkonin rrugës!? Unë u habita, Po ty s’të pashë, s’dinja ç’ishe bërë. Dëshmime dashurie sa të dhashë, Me lot si një foshnjë ty t’u luta. Si zonjë kur me duartë të buta Më mbanje, unë krahut ty s’të lashë. Si perëndeshë, t’adhuronj! Mëshirë Ki, vashë, plagën mua ti shëroma. Afrohu, je e butë, zemërmirë; Fisnike je, largoje madhështinë Dhe buzëqeshjen t’ëmbël, ah, dërgoma, Me një të puthur falma lumturinë. ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
OLIVE OYL |
| ||
Qukulina![]() ![]() ![]() Registered Member #4115 Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pmPosts: 17082 | LUPEN ka shkruar: OLIVE OYL ka shkruar: LUPEN ka shkruar: Flutura O flutur e vogel e kraheshkruar, sa e kendshme qenke ne tu dukur, kudo ti qe shkon duke fluturuar, s'ka gje me te pelqyer, s'ka gje me te bukur! Flutur, ti kur vjen, gjithe gazment sjell, natyra qesh dhe bota eshte ne gezim se ti, vogelushe, dimrin e percjell dhe ne na mbush zemrat me mall pa mbarim! Gjethi me ty ka shije kur bleron, si dhe pylli ku eshte ne lulezim, kur lehte si pupel mbi to qendron dhe fletet e mallshme i puth me defrim! Fluturo, bukuroshe, na pergezo, perkedhelna me ate embelsire, sic perkedhel lulet kur qendron mbi to, dhe fushes kur me lodra i jep hir! Ne kto raste pyetja e par qe na bashin në shkollë ishte :ça personifikon (ne kyt rast) flutura dhe ça ka dasht me than autori. Tesh që i lexoj për kënaqësi e pa detyrim them se ska personifikim kërgja thjesht ka fjalezu nji vizitë të fluturues. Si të filmi 'the book thief' Shumë korrekt arsyetimi në këtë. Por ba me e krahasu kët Flutur me atë të Migjenit, mendoj se janë dy këndvështrime të ndryshme Per cilën e ke fjalën konkretisht. E vërtet secili ka origjinalitetin e vet. Për çdo herë kur na ven nji grup krijimeve prej nji autorit e Ndij dallimin mes stilit të njenit e tjetrit. Asdreni në krijime Mduket so Pure, so innocent. ![]() *** I once had a thousand desires, But in my one desire to know you all else melted away. trokit ketu | ||
Back to top | | ||
OLIVE OYL |
| ||
Qukulina![]() ![]() ![]() Registered Member #4115 Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pmPosts: 17082 | LUPEN ka shkruar: Tingëllime Një grimë dukej sa një mot i tërë Ndë plepat, afër kopshtit kur të prita. Sa shkonin rrugës!? Unë u habita, Po ty s’të pashë, s’dinja ç’ishe bërë. Dëshmime dashurie sa të dhashë, Me lot si një foshnjë ty t’u luta. Si zonjë kur me duartë të buta Më mbanje, unë krahut ty s’të lashë. Si perëndeshë, t’adhuronj! Mëshirë Ki, vashë, plagën mua ti shëroma. Afrohu, je e butë, zemërmirë; Fisnike je, largoje madhështinë Dhe buzëqeshjen t’ëmbël, ah, dërgoma, Me një të puthur falma lumturinë. Mmm sheqer À tomber ! ![]() *** I once had a thousand desires, But in my one desire to know you all else melted away. trokit ketu | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | OLIVE OYL ka shkruar: LUPEN ka shkruar: OLIVE OYL ka shkruar: LUPEN ka shkruar: Flutura O flutur e vogel e kraheshkruar, sa e kendshme qenke ne tu dukur, kudo ti qe shkon duke fluturuar, s'ka gje me te pelqyer, s'ka gje me te bukur! Flutur, ti kur vjen, gjithe gazment sjell, natyra qesh dhe bota eshte ne gezim se ti, vogelushe, dimrin e percjell dhe ne na mbush zemrat me mall pa mbarim! Gjethi me ty ka shije kur bleron, si dhe pylli ku eshte ne lulezim, kur lehte si pupel mbi to qendron dhe fletet e mallshme i puth me defrim! Fluturo, bukuroshe, na pergezo, perkedhelna me ate embelsire, sic perkedhel lulet kur qendron mbi to, dhe fushes kur me lodra i jep hir! Ne kto raste pyetja e par qe na bashin në shkollë ishte :ça personifikon (ne kyt rast) flutura dhe ça ka dasht me than autori. Tesh që i lexoj për kënaqësi e pa detyrim them se ska personifikim kërgja thjesht ka fjalezu nji vizitë të fluturues. Si të filmi 'the book thief' Shumë korrekt arsyetimi në këtë. Por ba me e krahasu kët Flutur me atë të Migjenit, mendoj se janë dy këndvështrime të ndryshme Per cilën e ke fjalën konkretisht. E vërtet secili ka origjinalitetin e vet. Për çdo herë kur na ven nji grup krijimeve prej nji autorit e Ndij dallimin mes stilit të njenit e tjetrit. Asdreni në krijime Mduket so Pure, so innocent. “Ik! Ik, moj flutur se do të digjesh! Se ke me ra në gyp të llambës dhe me flakët e saj ke me u djegë. Por flutura sdëgjon, sillet, sillet e sillet. Dhe me atë të sjellun për gyp, largohet, shkrepet, rrotullohet rreth llambës dhetë herë për mi shkrepë ...” - shkruante Migjeni në një nga shënimet e mbajtura gjatë atyre ditëve kur ishte i shtruar në sanatoriumin “Ospedale Valdese” në Torino. trokit ketu Ndoshta janë mendime të çastit por duke pasë parasysh që Migjeni ka qenë mjaft provokues në shkrimet e tij, mendoj, pse jo, që në këtë rast flutura mund të jetë një person që i avitet rreziku pa e kuptuar ... ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Lulekuqja Lulekuqja e mjera Asgjekundi s’ka shtepi E shkon jeten n’arrati Ajo s’eshte si te tjera S’ka stoli! Fushes, kodres, del vetiu Veres ngrohet, dimrit ngrin Vete shkunde, vete mbin Dhe, kur skuqe, vjen veriu Dhe e perfshin. Neper kembe gjith’ e shkelin, Vend ne kopshtet ajo s’ka Dore ndihme kurrre s’pa; As e mbjellin, as e vjelin Shkoi u tha... Po vec ngjyra e saj si zjarri, Si nje yll qe xixellon Tere bota e imiton Eshte shenje per se mbari Nga shikon. Ajo ngjyre kur ze shfaqet Mbreti frone shkon e le Njerez rober fare s’sheh Vjen e drejta del ne faqet Si Zot je. Ajo ngjyre nd’ato flete Eshte shpresa qe tregon Nje te ardhme q’enderron Eshte flamuri yne vete Qe valon! ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
OLIVE OYL |
| ||
Qukulina![]() ![]() ![]() Registered Member #4115 Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pmPosts: 17082 | LUPEN ka shkruar: OLIVE OYL ka shkruar: LUPEN ka shkruar: OLIVE OYL ka shkruar: LUPEN ka shkruar: Flutura O flutur e vogel e kraheshkruar, sa e kendshme qenke ne tu dukur, kudo ti qe shkon duke fluturuar, s'ka gje me te pelqyer, s'ka gje me te bukur! Flutur, ti kur vjen, gjithe gazment sjell, natyra qesh dhe bota eshte ne gezim se ti, vogelushe, dimrin e percjell dhe ne na mbush zemrat me mall pa mbarim! Gjethi me ty ka shije kur bleron, si dhe pylli ku eshte ne lulezim, kur lehte si pupel mbi to qendron dhe fletet e mallshme i puth me defrim! Fluturo, bukuroshe, na pergezo, perkedhelna me ate embelsire, sic perkedhel lulet kur qendron mbi to, dhe fushes kur me lodra i jep hir! Ne kto raste pyetja e par qe na bashin në shkollë ishte :ça personifikon (ne kyt rast) flutura dhe ça ka dasht me than autori. Tesh që i lexoj për kënaqësi e pa detyrim them se ska personifikim kërgja thjesht ka fjalezu nji vizitë të fluturues. Si të filmi 'the book thief' Shumë korrekt arsyetimi në këtë. Por ba me e krahasu kët Flutur me atë të Migjenit, mendoj se janë dy këndvështrime të ndryshme Per cilën e ke fjalën konkretisht. E vërtet secili ka origjinalitetin e vet. Për çdo herë kur na ven nji grup krijimeve prej nji autorit e Ndij dallimin mes stilit të njenit e tjetrit. Asdreni në krijime Mduket so Pure, so innocent. “Ik! Ik, moj flutur se do të digjesh! Se ke me ra në gyp të llambës dhe me flakët e saj ke me u djegë. Por flutura sdëgjon, sillet, sillet e sillet. Dhe me atë të sjellun për gyp, largohet, shkrepet, rrotullohet rreth llambës dhetë herë për mi shkrepë ...” - shkruante Migjeni në një nga shënimet e mbajtura gjatë atyre ditëve kur ishte i shtruar në sanatoriumin “Ospedale Valdese” në Torino. trokit ketu Ndoshta janë mendime të çastit por duke pasë parasysh që Migjeni ka qenë mjaft provokues në shkrimet e tij, mendoj, pse jo, që në këtë rast flutura mund të jetë një person që i avitet rreziku pa e kuptuar ... Nji flutur që lun me zjemin e llambes e ne fund digjet... Ke t'drejte LUPEN ![]() *** I once had a thousand desires, But in my one desire to know you all else melted away. trokit ketu | ||
Back to top | | ||
OLIVE OYL |
| ||
Qukulina![]() ![]() ![]() Registered Member #4115 Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pmPosts: 17082 | LUPEN ka shkruar: Lulekuqja Lulekuqja e mjera Asgjekundi s’ka shtepi E shkon jeten n’arrati Ajo s’eshte si te tjera S’ka stoli! Fushes, kodres, del vetiu Veres ngrohet, dimrit ngrin Vete shkunde, vete mbin Dhe, kur skuqe, vjen veriu Dhe e perfshin. Neper kembe gjith’ e shkelin, Vend ne kopshtet ajo s’ka Dore ndihme kurrre s’pa; As e mbjellin, as e vjelin Shkoi u tha... Po vec ngjyra e saj si zjarri, Si nje yll qe xixellon Tere bota e imiton Eshte shenje per se mbari Nga shikon. Ajo ngjyre kur ze shfaqet Mbreti frone shkon e le Njerez rober fare s’sheh Vjen e drejta del ne faqet Si Zot je. Ajo ngjyre nd’ato flete Eshte shpresa qe tregon Nje te ardhme q’enderron Eshte flamuri yne vete Qe valon! Sa Deshta me tthan THIS IS NOT THAT PURE do tflitet për atdheun... Doli të flamuri në fund ![]() ![]() *** I once had a thousand desires, But in my one desire to know you all else melted away. trokit ketu | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Porteret i diplomatit shtatanik E ka shtatin tri pellembe Dhe fytyren qeramidhe Si sqepare ka ca dhembe Dhe nje t'ecur karavidhe. Nje grusht kembe i ka miku Ne kepuce fron te larte Bark e koke si shiniku Dhe nje pamje sysh, te tharte. Dhe nga duart eshte i gjate Po: shpesh-her i ka te gjata... Gjith te duket t'jet'i urte Po ne shpirt m'i zi se nata. Kur shkon rruges s'e nxe vendi Shkel e mfryhet si gjel deti Djathte e mengjer hedh sy shpendi Me menyra mendje-lehti. Kur me shoket rri me fjale Per t'i bindur sa q'u thote Perpelitet mun si ngjale Pa dhe trupn' e kthen si rrote. Miqesine e ka per cipe Peshe kurre s'i ka vene Dhe sado q'i shtije kripe Kripa shije s'i ka lene. Di te sillet qysh te duash Plot menyra ledhatare Por menyrat po t'ia gjuash Sheh si dhelper qenka fare. Jet' e tija plot mistere Si dhe letrat sibiline Veperat si gjemba ferre Rend si korbi pas stervine. Ndrron perdita mij besime Per qellime satanike merr e jep e cfaq mendime Me dredhi makjavelike. Fjal' e tija ka te bindur Vec per sa qe nuk e njohin Sa per vepra s'eshte i lindur Flas per vepra qe te ngrohin. Nje bisede porsa nisi I cthur fjalet si te doje Djallezi q'e ka prej fisi Sipas castit ne nevoje. Se ka fryme diplomati Le te mburret zoterija Por qashtu me q'e do fati Si lum ne dhe Shqiperija! ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Trazime shpirtërore (Njëj mikut të pangushëlluar) Si ndrrohet pylli rrobe dhe stolije, Kur vjeshta ngjyrëverdhë e përflak Dhe bryma dërmën flatrave u shtie I le pa fare fletë dhe pa gjak, Dhe trupi em, i brejtur prej kujtimesh, Si brehet vjetesh kurmi i lisit plak, Rri strukur si një i rrahur frushkullimesh, Si shpend i rrejtur, kapur keq në lak. Kur grushti i fortë e prek me vrap furtune, Tërhiqet zvarrë barkas si shterpi, Pa përdëllim sheh mjegulla dhe tyme, Kuçedër gojëgjerë që përpi. Çdo ndjenjë e ime dridhet si gjeth ahu Me vrull, kur sqota çthuret e pafre, Kërkoj fuqi t’i pshtetem kujt pas krahu, Të mund të marr prap’ frymë krejt të re. Në shpirtin tem shpërthejnë papandehur Furtuna dhe shtërngata plot furi, Si do lëkundje trupi krejt të nxehur Ofshame që s’e lanë me u përtri. Më prekin thellë ushtimat mizorie Posi një ushtimë pylli që kumbon, Kur çdo sulmim sëpata vjen e bie Njashtu në trupin tim çdo send ushton. I lumtur kush aspak s’i ndjen goditjet E fatit që të ndjek kur bën çdo çap, As s’i tmerohet shpirti nga tronditjet E çdo të keqe, thonjsh kur vjen të kap. Një ças rrënime bën shpesh teje, Çdo mis i trupit plagë mbushet plot, Sikundër krisma e rreptë e një rrufeje Dërmon e djeg atje ku s’vete kot. M’u tretën ëndrrat, ngjethjet djalërie, Sot pika lotësh derdh me ngashërim, Kujtimet çdo së shkuarës gazmore Më mbushin në çdo çast me mallëngjim. Çdo shpresë e bukur shkundet fije, fije, Si shkunden lotet, era kur fillon, Që larg një frymë e rëndë, frymë zije Me çap të shpejtë vjen dhe më pushton. Përse tëhuhen kaq e kaq dëshira, I trashë hi të zerë vend mbi prush, Të shkosh padashur ditë të vështira, Mos gjesh aspak mëshirë nga kurrkush? Dikur në palcë ndjenja dridhmat gazi, Nga dejt e mi vërshonte jetë e re, Por fati kur dhuratat gjijsh m’i zbrazi, Çdo ditë e bardhë zu m’u mbush me re. Gëzonja ditën, diellin, natën, yjet, Natyra krente pamje plot shkëlqim, Ndër valle lulesh këngë drithnin pyjet, Një shpirt i lumtur, gaz edhe dëfrim. Kur çilte ngjyrat rishtazi lilaku, Si nuse kur stolisej çdo qershi, Në trup më shigjetonin rryma gjaku, Mbi bar kur lulet rrithnin posi shi. Më nge violisë kur i binte zogu, Më mbushej zemra mall e dashuri, Më dehte trëndafili, borziloku. Kallinjt’ e verdhur, larë me flori. Mbi fushat hëna derdhte rreze ergjëndi, Liqeni dridhej fshehtas në kallam, Shijonja bukurirat e çdo këndi Me një etje sa nuk dinja se ku jam. Ngadalë ma mbylli derën lumturia Me të pashoq guxim dhe vendimtar, Sapo s’më buzëqesh më bukuria, Këputet delli i tingullit magjistar. 1940 ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Dua Mbi bar dua të prehem, të këndoj, të dëfrehem, të shoh rreth bagëtinë, kur hanë dhe pinë; të shoh fushat e blerta, bimët kur i fryen era, njerzit kur punojnë dhe çupat kur këndojnë! Ah, dua dhe lulet, kur i shfaqin pekulet, dhe fluturat që venë, mbi to dua të jenë; bilbili t'ia thotë nën diellin e ngrohtë. Dua dhe Shqiperinë, se atje kam shtëpinë, kur rrija nepër ferrat edhe lozja me sheqerrat; për këtë kam dëshirë dhe s'dua më mirë, atje dua të shkoj, sa të jem e të rroj! [ Edited Fri Mar 10 2017, 11:35pm ] ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Kushtrimi i djalërisë Si lum ti, moj djalëri, Me plot hov e zjarr të ri, Si lum ti, moj Arbëri, Që rrit bij me shpirt të ri. Burra, trima si qëmoti, Falnë gjakun, shpirt e jetë Sipas fjalës që dha Zoti! Shqipëria rron për jetë. Si tufan u sul rinia Nëpër male, shi dhe dborë Si furtun’ e si stuhia Jashtë armikun që ta çporrë. Katundari dorëthatë, Që s’gëzonte gjë nga jeta, Më s’është robi jetëngratë, Mbledh për vete, rend si bleta. Porsi ujku, punëtori Po sheh dit’ e çast të bardhë, se me rendin sot që mori Jetë e re filloi të zbardhë. Lum si ti, moj djalëri, Me plot hov e zjarr në gji, Si lum ti, moj Arbëri, Që rrit djem me shpirt të ri. (pjesërisht) ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Një diell i ri Sot mori fund çdo gjurmë tiranie, Një diell i ri po ndrit plot me shkëlqim, Për kombin lind një kohë lumturie Dhe për bishat e egra një shkatrim. Ndër malet tona, shkaba ku ka çerdhen, Filiza rriten sot me gjak të ri, Me vrull e zjarr në gji, rrebesh që derdhen, Të dalin fitimtarë për liri. Tiranët pa të drejtë që na shtypnin T’iu jemi robër veç për pasuri, Të vritemi për ta veç gjak na lypnin Për me na mbajtur peng në skllavëri. Mjaft, se s’na mbet durim, o të mallkuar, Me rrojtje t’ashpër, rrojtje si në ferr, Sot ne ju mbajmë fytit kaq shtërnguar, Dhe ne të shohim jetë pa një vrer. Larg nesh ju egërsira fushe e mali, Që thithni gjak papra nga çdo shtegtar, Se jetën, Perëndia që na e fali, E keni veç për vatrën shenjt altar. 1945 ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Triologjia e jetës I. Kënga e të riut njëzet vjeç Me syt’ e mi shkreptima hyjsh e flakë Tek ta papra thërmon me hir prendvera, Qysh hyll i dritës terrin del ta flakë, Si shtyllë zjarri mundës prij ngaherë. Jam bota e re, që vëndin ze së vjetrës; Pushteti im nuk njeh kurrkund kufive; Si lulja që përtrihet pas një tjetrës, Në rrahje rrezesh, andje shkrep dhe hire. Jam lis me pemë t’arta, fletë argjendi, Koshere mjaltë blete lulesh maji; Nuk trembem nga furtuna, shi dhe shqota, Si trimi përball çdo lufte plot kuraj. Rreth meje shpallen këngë lumërie, Të bukurat e dheut për dore vargje Ja dredhin valles n’ëndrra dashnie Hirplot tërhidhen dhe epin trupat hargje! Thesaret s’i peshoj, thesar jam vetë, Të rit’ e kam dhuratë dhe kurorë; Fuqi luani kam dhe gjak të nxehtë, Sa gurët më të fortë i shtrydh me dorë! Jam kënga e moshës së re, lajmtar gojarti, Ndër tinguj magjiplotë jehon dëfrimi; Ylber q’e kap gjithë tokën që së larti: Jam mbreti ngadhënor mbi fron shkëlqimi! II. Kënga e mesatarit gjashtëdhjetëvjeçar O ditë të bukura të jetës sime, Që pa ju ndjehur merrni tatëpjetën, Si rrymë lumi shkisni pa pengime T’ja mblidhni fijet lëmshit që lidh jetën! Ju gaze që shpërndanit, rreze flake Ndër maja ledhatare plot dëshira, Sot fikeni si lule vjeshtarake Në frytje t’erës shembur poshtë të mpira. I zhveshur nga stolitë e bukurisë, Si zhvishet pylli rrobes tij verore, Me vrer shoh si erret ylli i bukurisë, Në tym si pshtillet pamja madhështore. Si trim i ri mendonja kryevepra, Se le në botë një emër largtingllonjës, Të mburrem me të kota dhe të tepra Sa shkrepnim prej një truri ëndërronjës. Kujtimet e ëmbla koha pa kujdese Ma piku zemrën sot si maja thike Pa mundur t’i mbështillem një harrese, Më mos godasë vrull’ i rreptë plumbi. Tash lamtumirë, o vjete lumturie, Me faqet kthyer drejt nga Perëndimi, Pres vetullvrojtur rrudhat pleqërie S’tallje shenjë e re... rizbukurimi. III. Kënga e plakut njëqindvjeçar Në trupin tim të zbrazët si zgërbonjë Si lisi plak i shqyer prej rrufeje, Për hir ka bërë çerdhe një zhgabojë Me kthetrat ngulur copra që bën meje. Mbi shpirtin tim rëndon një rrasë varri, Me kryq të shkruar lotësh vese pylli, Çdo pikë djek shprush thëngjillit zjarri Si dhe qirinjsh kur derdhen pika dylli... Si muret e një tempulli të vjetër, Ku dhëmbi i kohës gjurma le të thella Dhe hijes seme – vepër sikur tjetër – Për ças e ndenj qysh krimbat bëjnë shpella. Më dysh kërcinjtë e këmbëve të mija Dhe brinjët hekura dritare burgu, Fytyrëtharë, rrudha plot e vija, Kufomë e gjallë, rrojtje e zezë murgu. Si yll në perëndim ndër drithma vdekje, Që zhduket për t’u kredhur larg në rrymë, E shkuara me t’ardhmen gjith’ në prehje, Prej hirit tem përtrihet tjatër frymë. 1940 ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Himni i Flamurit (Betimi mi flamur) Rreth flamurit të përbashkuar Me një dëshir' e një qëllim, Të gjith' atij duk' ju betuar Të lidhim besën për shpëtim. Prej lufte veç ay largohet Që është lindur tradhëtor, Kush është burrë nuk frikohet, Po vdes, po vdes si një dëshmor! Në dorë armët do t'i mbajmë Të mprojmë atdhenë më çdo kënt, Të drejtat tona ne s'i ndajmë; Këtu armiqtë s'kanë vënt. Se Zoti vetë e tha me gojë Që kombe shuhen përmi dhe, Po Shqipëria do të rrojë; Për të, për të luftojmë ne! O flamur, flamur, shenj' e shenjtë, Te ty betohemi këtu, Për Shqipërin' atdhen' e shtrenjtë, Për nder' edhe lavdimn' e tu. Trim, burrë quhet dhe nderohet Atdheut kush iu bë theror; Për jet' ay do të kujtohet Mi dhet, mi dhe si një shenjtor! Historiku i krijimit të himnit tonë kombëtar trokit ketu ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | ![]() Aleksandër Stavre Drenova, i njohur më mirë nën pseudonimin e tij Asdreni, lindi më 11 prill 1872 në Drenovë (Korçë). Ka qenë një poet, publicist, patriot shqiptar. Është autori i Himni i Flamurit. I mbetur jetim u detyrua të braktiste shkollën e mesme dhe të mërgonte në Rumani më 1889. Bëri punë të ndryshme dhe kaloi një jetë me shtrëngime. Mori pjesë gjallërisht në përpjekjet e kolonisë së shqiptarëve të Bukureshtit në luftën për çlirimin kombëtar dhe u shqua si veprimtar i saj. Nisi të shkruante poezi dhe publicistikë nga fillimi i shek. XX. Në krijimet e para poetike, të cilat i përmblodhi në librin "Rreze dielli" (1904), Asdreni vijoi traditat e poezisë së Naim Frashërit, lartësoi dashurinë për atdheun, nxiti bashkatdhetarët të rreshtoheshin në luftën për çlirim nga zgjedha turke. Vepra më e rëndësishme e Asdrenit, "Ëndrra e lotë" (1912) shquhet për pasurinë e motiveve, frymën demokratike dhe nivelin e denjë artistik. Në krijimet e këtij vëllimi poeti demaskoi ashpër pushtuesit e huaj, i këndoi heroizmit të masave popullore në kryengritjet e armatosura të viteve 1911-1912, fshikulloi parinë frikacake dhe oportuniste, e cila iu resht detyrës ndaj atdheut ("Zëri i kryengritësve", "Krerëve tradhëtorë", "Çpërblimi"). Te ky vëllim u përcaktuan tiparet themelore të krijimtarisë së Asdrenit: fryma luftarake, karakteri demokratik, interesimi për problemet shoqërore, notat e ligjërimit të gjallë. Ajo shënoi një hap në kalimin nga romantizmi te realizmi në letërsinë shqiptare. Në krijimtarinë e Asdrenit motivi i luftës për çlirim kombëtar u ndërthur me idenë e luftës shoqërore, në shumë vjersha gjeti pasqyrim pakënaqësia e njeriut të thjeshtë ndaj shoqërisë borgjeze të kohës. Eshte gjithashtu autor i Hymnit te flamurit, nje hymn kombetar per te gjithe shqiptaret. Busti i Asdrenit në fshatin e lindjes Drenovë, afër Korçës Ngjarjet që pasuan shembjen e shtetit të lirë kombëtar shkaktuan tek poeti një dëshpërim të thellë, që u shpreh në krijimet e periudhës 1914-1920 ("Shqipëria më 1914" etj.). Në gjysmën e parë të vitit 1920, nën ndikimin e lëvizjes demokratike, poezia e Asdrenit përjeton një hov të ri. Në një sërë veprash të kësaj kohe poeti shprehu aspiratat e masave popullore për drejtësi shoqërore. Në heroin e poemës "Burri i dheut" (1920), Asdreni mishëroi përfaqësuesin e vegjëlisë që derdhi gjakun më 1920 për dëbimin e pushtuesve italianë dhe për një të ardhme më të mirë. Në këtë periudhë poeti shkroi një radhë vjershash të rëndësishme. si "Hymni i festës", "Fisnikët e Shqipërisë", "Republika shqiptare", në të cilat demaskoi forcat e vjetra shoqërore dhe antipatriotike, që përvetësuan frytet e sakrificave të masave popullore në luftën për çlirim dhe nisën të sundojnë vendin sipas interesave të tyre. Dështimi i Revolucionit Demokratikoborgjez të Qershorit 1924 e forcoi frymën e pesimizmit dhe të fatalizmit në krijimtarinë e Asdrenit (Psallme murgu, 1930, dhe një varg krijimesh poetike të viteve 30). Herë-herë poeti u përpoq të çlirohej nga ndikimet moderniste: në poemën "Trashëgimi" (1935) kritikoi qeverinë për krizën ekonomike e cila në atë kohë kishte përfshirë thuajse mbarë rruzullin. Vëllimin e vet të katërt Kambana e Krujës nuk e botoi dot me gjallje. Në vjershat e viteve të fundit të jetës përshëndeti ngadhënjimin e revolucionit popullor në Shqipëri. Asdreni vdiq më 11 dhjetor 1947 në Bukuresht, Rumani. (ps: korrigjova ditën e vdekjes) [ Edited Sat Mar 11 2017, 04:51pm ] ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
OLIVE OYL |
| ||
Qukulina![]() ![]() ![]() Registered Member #4115 Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pmPosts: 17082 | Ups Wiki frëngjisht e jep se vdiq në fshatin e lindjes ![]() ![]() *** I once had a thousand desires, But in my one desire to know you all else melted away. trokit ketu | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Në mërgim .......................................... Shqipëri, o vent i bukur Fusha e male plot me ar Ku ç'do burrë në të dukur Është trim e luftëtar; Me sa mall e sa dëshirë Atë ditë po e pres, Që edhe unë atje i lirë Pranë prindërve të vdes! ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
Go to page 1 2 | |
Powered by e107 Forum System