Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Letersia
 
<< Previous thread | Next thread >>
Musine Kokalari (10 shkurt 1917 - 13 gusht 1983)
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
LUPEN
Wed Feb 08 2017, 11:56pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Musine Kokalari,
rasti i shkrimtares disidente vepra e së cilës, mishëron vlera të rralla etnotekstuale
- Aleksander Çipa







Shkrimtarja Musine Kokalari mbetet disidentja e vetme shqiptare e cila parandjeu dhe paratha se totalitarizmi i instaluar në Shqipëri ishte tirani. Në njëkohësi, dicka të tillë e kishte formuluar edhe Milovan Gjilasi, të cilin e citon Giovani Sartori kur I nevoitet një formulim retorik dhe pohon se :”Totalitarizmi është tirani e lashtë në kushte të reja, apo fenomen i ri?”. Disidentja shqiptare i gjegjej në gjuhën e vet analitike. Sepse ajo disidencën politike e sendërtoi në përditshmërinë e përvujtshme të jetës së vet, qysh pa ardhur dita fizike e totalitarizmit shqiptar. Ajo e lexoi dhe paratha këtë mbërritje, duke u ngjizur me kohën edhe ferri vetiak I saj.
Ndodhte pikërisht në atë kohë, në të cilën sic e thotë Viktor Hygoi:”Mund të kishte shumë gjuhë, por kishte pak mendje”. Në mendjen e paktë dhe guximin e madh u përfshi Musine Kokalari.
Bëhet fjalë për aristokraten e mendjes e cila e para lexoi plotësisht instruktivizmin politik që po instalohej në përballje me botëkuptimin dhe formimin e saj socialdemokrat. Qëndrestaria e saj ishte dukuri e brendshme karakteriale dhe sjellje natyrale. Përkonte me shumëcka të vyrtytshme që trashëgonte, por njëherazi edhe me atë investim formues e edukues që kishte ndjekur në jetën familjare dhe personale. Kjo qëndrueshmëri në vjetët dhe sidomos kohën politike me të cilën u përball refuzueshëm dhe antagonisht, qysh në ditët e para, përkon me sentencën filozofike gjirokastrite të cilën unë e huazoj nga profesor Muzafer Xhaxhiu:”As varri nuk ka frikë nga i vdekuri, as i vdekuri nga varri”. Dhe disidenca e Musine Kokalarit i kishte të dyja aspektet: atë të kontestimit të hapur dhe të paepshmërisë, e cila në gjithë jetën e vet mbetet reminishencë me atë të shkrimtarit sivëlla rus Aleksandër Sollzhenicin. Disidenca e Musinesë natyrisht që kishte një premisë të fuqishme, të cilën ajo ndër qindra e mijëra të tjerë e vlerësoi dhe e shndërroi në pikë mbështetjeje. Vinte nga një përvojë, shkollim, dijesim dhe kulturim prej hapësirës europiane multikulturore. E kishte të natyrshëm formimin e vet filozofik të pluriideve dhe mbartte njëkohësisht ndërgjegjen e formuar nga shkolla e aq iluminuar e atkohëshme.Ajo kishte për idhull të filozofisë dhe mbrothësisë kombëtare Sami Frashërin. Jo më kot, ndodhte kjo, pasi ajo ishte ndër ato intelektuale që lehtësisht depërtonte në thelbe dhe substancë të filozofisë.

Në qëndrestarinë e vet disidente, Musineja ishte haveliane. Ajo nuk rreshte së reflektuari dhe analizuari logjikisht rendin dhe sistemin e ri totalitar.Tesktet e zhdukura, të sekuestruara dhe djegura dhe sidomos memuaret e pakta të mbetura, formësojnë një substancë suigeneris të dijes dhe reflektimit eseistik intelektual dhe prej shkrimtareje me klas. Kjo shkaktonte dridhje tek njohësit e saj sundonjës, apo sic preferonte t’i vetquante,”Të ngjitur për t’u varur”, por që ishin tek pala tjetër, ajo e sundonjësve. Dija e saj atje poshtë i drithte ata atje lart. Ata e kishin kompleksin e dijes së saj, pasi e njihnin fort mirë se ç’brumi intelektual dhe çfarë kapaciteti shkrimor mbartte në vetvete shkrimtarja e privuar.
Privimi shkrimtares disidente, iu shndërrua në një masë radikale, absolute nga sistemi dhe sidomos shërbestarët fanatikë të monokulturizmit ideologjik. Kjo ndoshta ishte dhe arsyeja bazike që mes saj dhe të mbeturit “Aty lart” u instalua moskomunikimi dhe distancimi, harresa e shpërfillja vrastare, lënia në kthetrat e ferrit dhe mospërmendja e cila u shtri në tri dekada, përjashto atë moment fatlumë të rikujtimit në një hapësirë tjetër, në rrethana dhe frymë tjetër, sic ishte Kosova.

E kam fjalën për vitin 1983, kur filologu, studiuesi më I cilësishëm I thellësisë në kohë të letërsisë shqipe, në numrin 2 të mars-prillit të këtij viti, botonte në revistën “Jeta e re” katër tregimet e saj. “Mos qofshin vjehrrate zeza”,”Kulloi odaja”,”Per mustaqet e Celos”,”Ulurima e qenit” të cilat i shoqëroi me një shënim për këtë autore, e cila ishte e panjohur në Kosovë. Ishte pikërisht viti kur pasi e kishin sulmuar kurmin e saj gjithëfarë vuajtjesh e lëngatash, po e mësynte edhe e fundit më e papërballueshme, ajo e së keqes në Rrëshen. Mirëpo censurës së trashëguar të Musinesë iu shtua edhe ajo e këtij publikimi në Kosovë. Kurrkush nuk e përmendi këtë fakt në Shqipërinë e asaj kohe. Por se c’farë e shtyu doctor Rugovën, se kush e bëri me dije atë, se si u gjend në kontakt me letërsinë e Musinesë, këto janë dilemma të cilat ish Presidenti i Kosovës i mori me vete në amëshim. Nëse do të kishim mundësi ta denim rrethanën, ndoshta do të kishim informacion për një perimetër më të gjerë kontaktesh dhe qarkullimi të letërsisë së Musinesë në atë kohë.


Doktor Rugova sipas fondit arkivor që zotërojmë për shkrime jo vetëm memorialistike, por më së shumti studimore për shkrimtarinë e Musine Kokalarit, është I pari që I referohet pasurisë dhe vlerave etnotekstuale të Musinesë. Në shënimin shoqërues të botimit në Prishtinë tek numri 2 I “Jetës së re”, Doktor Rugova shprehet:” Eshtë mirë të dihet se Kokalari I shkroi tregimet e saj në të folurit cam, pra të krahinës së Camërisë dhe njëherësh është njëra ndër shkrimtaret e rrallë shqiptarë që shkroi thjesht në këtë të folme madje me qëllim artistic, epse sic e dimë në historinë e letërsisë shqiptare shumë shkrimtarë tanë kanë shkruar në dialektin e tyre, meqë e ndienin si gjuhë të përgjithshme, e pot ë vepronte kështu, atëhere M.Kokalari do të shkruante në toskërishten letrare.”. më tej Doktor Rugova vazhdon:” Për librin e saj, më 1940 në gazetën “Bota e re” nr 1 të 30 korrikut poeti ynë I njohur Lasgush Poradeci, bëri një kritikë mjaft interesante.Ja si e vlerëson Poradeci, esencialisht prozën e Kokalarit:”Krijim original.Zënia e jetës , kapja e menjëhershme e saj në fond dhe formë dhe faqja immediate pa asnjë ndërmjetësim, me anën e artit, kjo është origjinalitet-origjinalitet letrar. Kurse stilin e saj e quan stil substancial, që u përshtatet subjekteve.”. Doktor Rugova zbulon në tekstin e vete dhe një njohës tjetër të rëndësishëm të letërsisë së Musinesë, e ka fjalën për albanologun e famshëm Maximilian Lamberc i cili në vitin 1949, në librin “Albanaiches esebuxh”, Lajpcig , prej nga ka marrë edhe tregimet e botuara në Prishtinë.
Por është me rëndësi të vijojmë citimin e Doktor Rugovës, i cili sugjeron se këto tregime, pra të Musinesë, “janë me interes edhe për gjuhëtarët tanë, madje edhe për elemente për gjuhësinë historike, sepse dialektin që përdor autorja përmban shumë trajta gjuhësore që i ndeshim në veprat e autorëve të njohur arbëresh sit e De Rada,Gavril Dara,Serembe,Santori e të tjerë, sepse shumë prejt tyre ishin me origjinë nga këto vise dhe e kishin marrë gjuhën e atëhershme me vete…”.
Tekstet autoriale të Musine Kokalarit për t’u shqyrtuar drejt, sidomos në vlerat dhe pasurinë e tyre etnotekstuale, nevoitet të shqyrtohen duke I mbajtur në rrafshe krahasimtare dhe rivlerësuese edhe me shkrimtarë të tjerë bashkëkohës, matanë kohës dhe pas kohës së Musinesë. Pasuria leksikore e librave të Musine Kokalarit përkon dhe takohet me pasurinë që trashëgon letërsia jonë kombëtare qysh nga autorët e famshëm zanafillorë si Budi dhe bardhi. Pjetër Budi në poezinë e vet thotë:”O I pafat njeri” dhe vijon “ndo plak jo a ndo i ri”, apo te “Ku janë ata djelm të ri”…. dhe natyrshëm rishfaqet proza e shkurtër e Musinesë me atë vlerë të papërsëdytshme të nëndialektit tosk të Gjirokastrës apo që përfshin edhe nga fondi leksikor I Camërisë. Studiues të ndryshëm të vënë në punën e tyre shqyrtuese mbi tekstet e Musine Kokalarit kanë evidentuar kujdesshëm këtë pasuri që la shkrimtarja e privuar deri në pengimin fatal. Prej letërsisë së saj rezulton një fjalor i leksemave, i cili përbën ndoshta pasurinë më atipike etnotekstuale të një autoreje e cila i përket origjinës së këtij qyteti, por që dimensionet dhe valencën për cilësinë e vet shkrimore dhe gjuhësore i ka të krahasueshme me autorë të rndësishëm të letërsisë europiane të shekullit XIX.


Gjirokastër 12.11.2016


Ky tekst u kumtua ne Konferencen e zhvilluar ne qytetin e Gjirokastres me rastin e 100 vjetorit e shkrimtares dhe politikanes europianiste shqiptare Musine Kokalari. Nje organizim i shkelqyer nga Arjeta Kokalari, te cilen dua ta falenderoj per kembenguljen dhe palodhshmerine qe deshmon ne ngritjen dhe mbajtjen e Muzeut “Kokalari” dhe sidomos ne punen e palodhur per publikime dhe terheqjen e vemendjes publike ndaj vlerave meritore te Musine Kokalarit.



Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Thu Feb 09 2017, 12:05am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Musine Kokalari - 100 Vjetori i Lindjes
Biografi nga Arjeta Kokalari






Në 10 shkurt të vitit 1917, plot 100 vjet më parë Familja e Reshat Kokalarit do të gëzohej me ardhjen në jetë të fëmijës së katërt Musinesë, e vetmja vajzë pas tre vëllezërve më të rritur. Musineja lindi në Adana të Turqisë, ku familja jetonte në atë kohë, pasi i ati i Musinesë punonte si Gjykatës.
Si i ati, ashtu edhe vëllezërit më të rritur ishin veprimtarë aktive për çështjet patriotike. Reshati ishte një nga firmëtarët e ndarjes së fesë myslimane shqiptare nga ajo turke dhe krijimin e autoqefalisë myslimane Shqiptare, ndërsa dy vëllezërit e mëdhenj të Musinesë, Muntazi dhe Vesimi hapën të parën shkollë shqipe në Turqi, për t'u mësuar fëmijëve të komunitetit shqiptar gjuhën shqipe. Në këtë mjedis patriotik dhe arsimdashës lindi Musineja. Ja si e përshkruan Musineja familjen në shënimet e saj: "Edukata time është ajo e shkollës së Rilindjes. Gjithë kolektivi arsimor e ka kryer me nder këtë detyrë në kohën tonë, në kohën që u bë unifikimi i shkollave, sidoqë mungonin tekstet etj. Unë nuk kam njohur varfërinë, nuk kam njohur pasurinë. Ne në familjen tonë të gjithë kemi qënë me shkollë, 3 vellezër dhe unë katër. Të gjithë kemi punuar dhe kemi kërkuar si e si të përhapim kulturë. Ambienti im familjar ka qenë shumë i thjeshtë dhe i kufizuar në marrdhëniet orientuse të kohës, në lidhjet farefisnore e tarafe...
...Nuk kam njohur konflikte shoqërore. Kam njohur burgje ne familjen time. Më 1924, vëllezërit e mi shkuan bashkë me të tjerët, pavarësisht se u thyen. Ishin profesorë të dy. Muntazi, i madhi ishte kryetar i shoqatës Bashkimi në Gjirokastër. Organizator i foot-bollit. Ai pikturonte mirë. Ishte portretist (diletant). Vëllai i dytë vizatonte mirë dhe ai. Merreshin të dy me pirografi dhe kopshtari. Hamiti, më i vogli ishte kryetar i grupit te mandolinistëve, një nga lojtarët më të mirë të tenisit. Ai meresh me akuarel. I binte mirë kitarës. Vetë mësoi fizarmonikën. Në Tiranë dhepianon. Babai im ishte avokat. Gjyshi im myfti, bëri çmos që të dy djemtë të ishin me shkollë.
Dhe xhaxhai im i drejtësisë ishte. Djali i tij Salimi, mësues, gjer në Paris shkoi me familjen për të vazhduar akoma më shumë."

Në vitin 1921, kur Musineja ishte 4 vjeç, familja Kokalari u kthye në Gjirokastër, në qytetin e origjinës. Këtu Musineja ndjek shkollën fillore, duke marrë mësimet e para nga pionieret e emancipimit të femrës në shoqërinë shqiptare, mësueset Urani Rumbo e Sevasti Dako.
Reshati punonte si avokat dhe këshilltar juridik. Ai mori mori pjesë në hartimin e legjislacionit juridik. Dy vëllezërit e saj të mëdhenj punonin si mësues dhe me hapjen e Liceut Francez u bënë pjesë e të parit staf pedagogjik të tij.

Por pas ngjarjeve politike të vitit 1924, Revolucionit të Qershorit dhe pas përmbysjes së tij të dy vëllezërit e Musinesë u pushuan nga puna, madje Vesimi si pjesmarrës në Organizatën e fshehtë të Vlorës (Organizatë e Bashkimit Kombëtar 1931-1932, që kishte për qëllim vendosjen e Republikës) u burgos në "7 Penxheret" si mbështetës të Fan Nolit. Kjo ishte arsyeja që prej vitit 1930, familja filloi të zhvendosej sërish, kësaj here drejt Tiranës. Në kujtimet e saj Musineja tregon se ishte shumë e trishtuar. Ajo kishte filluar të merrte mësime pianoje më një mësuese gjermane që ishte shumë e rreptë me nxënëset e saj, por trishtimi për vëllezërit e kishte dëshpëruar dhe ligështuar kaq shumë Musinenë e vogël sa vetëm qante dhe nuk mundej t'i vazhdonte më leksionet. "Frau" e rreptë e kuptoi gjendjen e saj dhe nuk i bërtiste më, por përkundrazi e trajtonte me dhembshuri. Ja si e përshkruan këtë moment Musineja në shënimet e saj: "Më 1932 kur vëllai tim ra ne burg, unë ndjeva një melankoli te madhe, kur veja e shihja midis shokëve të njohur. Dhe atëherë pjanua për mua u bë nje torturë. Nuk mundesha te përqëndrohesha dhe heshtja. Më vinte ndër mend kalaja në Gjirokastër, kur veja dhe shikoja te mbydhur brenda te dy vëllezerit, me dy shokë të tjerë. Më ngjethej mishtë në korridorët e ftohta kur kaloja. Kur dilja jashtë, dridhesha nga një mundim i brendshëm. Dhe nuk mund të gëzohesha...
Ky shqetësim më pushtonte dhe në vitin 1932, nuk mund të luaja pjano. Pasioni tim u kthye në stërmundim dhe në një mbydhje ne veten time. Frau Gertruda, një gjermane, u alarmua. Ajo kishte zakon që nxënëset që s'i bënin mirë ushtrimet i qëllonte me një shkop të hollë dhe bërtitte.

Me mua, pas gjendjes së dëshpëruar time ajo ndjente keqardhje.Kur gaboja, i binte anës së pjanos. Sa pa lot bërtitte. Pastaj më mirrte me të mira: "Ma petite pourgoi?" dhe vazhdonte me frëngjishten, duke pjetur se ç'më mundonte. Unë dridhesha, më mbusheshin sytë me lotë. Dhe heshtja. Mundohesha ta kuptoja pse njerëzit duhet të punojnë, të përpiqen fshehtas. Pse të futen në burg, se duan një gjë të drejtë.
Kjo gjendje e ndërpreu hovin e parë dhe shpresen e madhe qe kishte frau Gertruda që të më bënte një pjaniste të madhe.
Dhe mua më pëlqente vizatimi. Në ekspozitat vjetore te shkollës paraqitesha me pamje të trishtuara të natyrës, me kënde te vetmuar, punuar me karbon. Ngjyra e zezë më mbërthente dhe s'më lëshonte."

Pas shpërnguljes në Tiranë, i ati vazhdoi profesionin e avokatit, Muntazi hapi një studio noteriale dhe më vonë shtypshkronjën "Mesagjeritë Shqiptare", Vesimi hapi librarinë "Venus" në qendër të Tiranës, ku mblidheshin gjithë intelektualët e kohës, Musineja vazhdoi të shkollohej në Institutin Femëror "Nana Mbretneshë", të cilin e mbaroi në vitin 1937, e gatshme për të vazhduar studimet universitare.

Po në vitin 1937, Musineja regjistrohet dhe fillon studimet në Universitetin "La Sapienza" të Romës. Ja si e përshkruan vetë Musineja këtë çast të rëndësishëm të jetës së saj: "Në qershor të vitit 1937, përfundova në Tiranë studimet në shkollën e mesme, dhe fillova atëhere të mendoj intensivisht për muaj e muaj për një ëndërr të madhe, e re për ne vajzat shqiptare, Universitetin. Shumë shpesh here kisha dëgjuar të flitej për jetën Universitare, si një jetë e lehtë, e këndshme, plot ëndrra. Mungesa në vendin tonë e kësaj shkalle të lartë studimi, na shtyu ne vajzat shqiptare jashtë dhe natyrisht në Itali, të kërkojmë mënyrën për të arritur synimet tona..."
Musineja lindi në Turqi dhe tradicionalisht familjarët e saj duke filluar nga gjyshi, i ati vëllezërit qenë shkolluar aty, por tërheqja e saj "natyrale" qe nga Perëndimi, aspiratat e saj ashtu si të brezit të ri që do edukohej në Shqipëri ishin për të sjellë në vendin e tyre kulturën Perëndimore. Për këtë Musineja iu përkushtua studimit thellësisht duke kaluar shumë kohë në bibliotekë, por edhe duke studiuar sjelljen dhe ndërtimin e shoqërisë dhe komunitetit në vendin ku studjonte, duke bërë njëkohësisht krahasimin me vendin e saj, duke vlerësuar mënyrat e përparuara të vendit të ri, por gjithashtu duke vlerësuar gjithshka të mire në jetën tradicionale dhe zakonore të vendit të saj. Shqipëria vinte nga një shoqëri patriarkale, ku gruaja s'guxonte as t'i fliste burrit me gojë, jo më të ngrinte zërin për të drejtat e saj. Musineja nga të parat u bë zëri i gruas së mbyllur brenda katër mureve, veçanërisht atyre gjirokastrite, me të cilat kaloi fëmijërinë që mesa duket ka qënë aq mbresëlënëse në zhvillimin e saj. Ishte nga të parat vajza që guxuan të shkruajnë në shtypin e kohës, duke përdorur pseudonimin "Muza", pa e ditur që qysh në gjallje të saj ajo do të ishte një muzë frymëzuese për këdo që aspiron lirinë e mendimit dhe të fjalës, për këdo që aspiron një shoqëri të emancipuar.

Në vitin 1939, Musine Kokalari boton librin "Siç më thotë nënua plakë", që shënon në letërsinë shqiptare të shkruar të parin libër të botuar nga një grua. Ky libër tërhoqi vëmendjen e qarqeve intelektuale të kohës dhe u vlerësua shumë. Pati dhe nga ata që nuk e pritën mire, por Musineja i mirëpriti kritikat e tyre me shumë vëmendje dhe interes. Në letërkëmbimin me poetin e shquar Lasgush Poradeci, ajo shkruan: "Kjo gjë më gëzon shumë, sepse mendimet e kundërta hapin rrugën e kritikës që ka një vlerë të madhe... Njerëzit që nuk më pranojnë, i çmoj po aq sa ata që më pranojnë. Të dy palët më bëjnë një të mire, se me përpjekjet e tyre do të kuptoj kur shkruaj mirë dhe çfarë më mungon, duke pasur parasysh që çdo vepër ka pjesën negative që i jep vlerë asaj positives."

Në vitin 1941, Musineja përfundoi Universitetin duke marrë titullin "Doktor" në letërsi. Ajo zgjodhi ta mbrojë këtë titull me një studim të zgjeruar për Naim Frashërin. Jo rastësisht ajo zgjodhi një nga rilindësit tanë të shquar për temën e doktorimit. Ja ç'shkruan në shënimet e saj: "...u laurova më Nëntor 1941, duke mbrojtur tezën në përgjithësi për jetën dhe veprën e Naim Frashërit, në katedrën e gjuhës shqipe që përfaqësohej nga arbëreshi Zef Skiroi dhe Namik Resuli. Ne jemi brezi i rritur dhe ushqyer me ndjenja, mendime të vëllezërve Frashëri. Ata të tre ishin për ne apostuj të shqiptarizmit, të lirisë, të barazisë, të demokracisë. Unë e kam njohur këtë ambient që në vogëli. Jam rritur me gjithshka që rritej, zhvillohej, kërkohej, ishte mbështetur në botkuptimin e thellë illuminist dhe në reformimin e parlamentarizmin që na ushqeu Sami Frashëri që në bankat e shkollës..."

Pas përfundimit të studimeve, Musineja u kthye në Shqipëri për të kontribuar për vendin e saj.
Ajo botoi edhe dy libra të tjerë "Rreth vatrës" (1944) dhe "Sa u tunt jeta" (1945). Në të tre këta libra ka një këndvështrim të panjohur e munguar të shoqërisë shqiptare, atë me sytë e vajzave e grave, zëri i të cilave nuk ishte dëgjuar kurrë. Artistikisht këta libra janë shumë të pasur me ngjyrimin e të folmes popullore të jugut, të pasur me frazeologji, rituale, dhe përshkrim i detajuar i mënyrës së jetesës në familjet patriarkale, por dhe një paraqitje e dhimbshme e problemeve sociale që shoqëronin shoqërinë shqiptare të kohës. Një fotografim i mënyrës së jetesës, i bërë me shumë dashuri e here-herë me dhimbje, e here ishin një protestë e hapur ndaj padrejtësive shoqërore, varfërisë dhe problemeve sociale.

Gjithashtu ajo do të merrej me veprimtari politike duke themeluar në vitin 1943, Partinë Social Demokrate, me një program thellësisht demokratik, të cilin e publikoi gazetën "Zëri i Lirisë" në 1 shkurt 1944. Musineja me Partinë Social Demokrate mori pjesë gjithashtu në Bashkimin Demokrat Shqiptar, e para opozitë ndaj Partisë Komuniste e krijuar përpara zgjedhjeve të 2 dhjetorit 1945. Si pjesë e këtij grupimi Musineja do të hartonte një "Notë" të përbashkët drejtuar misioneve aleate në Shqipërinë e pasluftës së Dytë Botërore ku pasi bëhej një prezantim i gjendjes në vend, frikës që ekzistonte në popull, propagandës mashtruese dhe elementëve të dukshëm diktatorialë, kërkohej mbështetje për shtyrjen e zgjedhjeve për t'i krijuar mundësinë për pjesmarrje edhe grupimit opozitar. Të 75 firmëtarët e kësaj "Note", mes të cilëve e vetmja grua Musine Kokalari, ishin të ndërgjegjshëm për rrezikun që u kanosej, po aq sa ishin të bindur se duhet të bënin diçka për të ndalur bishën komuniste. Por shqetësimi i Musinesë nuk qe për veten e saj: "Tani s'mendoj gjë tjetër veçse vëllanë e vetëm që më ka mbetur, ndryshe familja ime shuhet!"- do t'i thoshte Musineja pas nënshkrimit të Notës, Reis Hashos, pjestarit më të ri të Grupimit opozitar.

Lufta civile e maskuar pas Luftës Nacional Çlirimtare do ta godiste rëndë familjen e Musinesë. Ende pa u shpallur Tirana e çliruar, më 12 nëntor 1944, forcat "çlirimtare do të trokisnin në derën e Kokalarajve dhe dhunshëm do të merrnin dy vëllezërit e Musinesë, Muntazin dhe Vesimin. Së bashku me kushuririn e tyre Surja Kokalari dhe dhjetë të tjerë do të ekzekutoheshin pa gjyq. Trupat e tyre do të gjendeshin pas katër ditësh në bodrumet e hotelit Bristol. Të nesërmen arrestuan edhe Musinenë. Ja si i kujton Musineja këto ditë në shënimet e saj: "...Filloi lufta e Tiranës, dymbëdhjetë Nëntor m'i morën dy vëllezër e shumë të tjerë në lagje (për fat vëllai i tretë ishte i sëmurë me tifo), i vranë "ushtarakët çlirimtarë". Më trembëdhjetë Nëntor më arrestuan. Më mbajtën në një shtëpi tek lagjia jonë. Ndaj të gdhirë kapërcyem tek Rruga e Fortuzit, ndënë gadishmërinë e tanksit gjerman. Na shpunë në rrugën "Bardhyl". Na përplasën në bimsat e një shtëpie ku qenë shumë të burgosur të mbledhur andej-këndej. Më mori në pyetje Sulo Kozeli dhe Sotir Polena. Më thanë:
-Je social-demokrate?
-Po, - u thashë.
-Ke prurë përçarje? - me thanë.
-Bini një njeri që ta vërtetojë këtë, - i thashë unë.
-S'ke bërë luftë, - më thanë.
-S'na latë ju të bënim, - iu përgjigja.
-E ç'ke bërë?
-Jam marrë me shkrime. Kam botuar libër për fëmijë.
-Libër, - u përgjigj me injorancë Sulo Kozeli.
-Lufta është bërë dhe bëhet me pendë dhe me armë. Ti e bëre me armë, por me pendë s'je i zoti ta bësh.
Më dërguan prapë në birucë.
Erdhëm tek Rruga e Dibrës. Me liruan një herë, me kapën për herë të dytë, ku më vizitoi Beqir Balluku. Per 28 Nëntorin 1944, më liruan. Dy vrasje të pafajshme; në shtëpi më gjeti çlirimi dhe me pasigurinë e rrojtjes. Filloi tragjedia e individit demokrat, nën diktaturën e proletariatit."

Në jetëshkrimin e saj një moment më kulmor do të ishte qëndrimi i saj në gjyqin e sajuar ku nëpërmjet inskenimeve, dhe dënimit të anëtarëve të grupimit të Bashkimit Demokrat, do të mbysnin përpjekjen e parë opozitare dhe do t'i mbyllnin rrugën çdo aspirate për një shoqëri të lirë dhe demokratike në Shqipëri.
Mjafton fotografia e saj në gjyq për ta kuptuar pse Musineja është një personazh i dallueshëm mes mijra viktimave të tjera të komunizmit. Arsyeja nuk është vetëm formimi i saj intelektual sipëror. Përgjigja e gjejmë tek kjo foto e realizuar gjatë gjyqit komunist, ku Musineja 28-vjeçare, me velin e zisë për vëllezërit e vrarë qëndron e në këmbë e qetë, e sigurtë, e bindur në pikpamjet e saj, megjithëse ishte e rrethuar nga urrejtja e njerëzve të eksituar prej propagandës komuniste, të cilët kishin mbushur brenda e jashtë sallën e gjyqit. Sa i pangjashëm ky vështrim trimëror me shumicën e atyre që me bindje, apo rastësisht u ndodhën në të njëjtat rrethana gjatë 50 viteve të diktaturës komuniste.

"Kështu u mbyll epoka e Rilindjes dhe tendenca demokratike nga pozita humaniste qe mbron popullin e thjeshtë, njeriun e punës për të shpëtuar nga skllavëria fizike dhe shpirtërore dhe dinjitetin njerëzor. Hyri dhuna dhe gjakderdhja për të shfarosur demokraten dhe gëzimi mizor për gjakderdhje, me forcë dhe mospërfillje!" - shkruan Musineja.

Për shkak të veprimtarisë së saj politike Musineja do të dënohej nga regjimi diktatorial komunist me 20 vjet heqje lirie dhe internim e izolim deri në fund të jetës. Për veprën e saj nuk u fol kurrë për 50 vjet.
Ajo u detyrua të kalonte vitet e burgut, të internimit dhe izolimit e vetmuar. Disa here e bënte këtë, për të mos u dhënë material spiunëve, disa herë për t'u distancuar nga ordinerët dhe shpesh herë për t'i ruajtur nga raprezaljet njerëzit, të cilët i çmonte.

"...E takova rastësisht në Tiranë në fund të bulevardit të madh. Më tha se i kishte vdekur e ëma. Për këtë kishte marrë leje dhe po kthehej përsëri në Rrëshen. Ecëm disa hapa por ajo nuk më lejoi që ta shoqëroja deri tek stacioni i trenit.
-Njerëzit e ndershëm duhet t'i ruajmë, - më tha. Pikërisht për këtë ajo nuk donte të na shikonin duke biseduar.
-Nuk e shikon? Këtë lloj regjimi vetëm frika dhe terrori e mban. Njerëzit kanë frikë nga njeri-tjetri. Ja pra, këtë na bënë komunistët, na ndanë nga familja... Ajo iku duke më thënë me zë të lehtë: Demokracia do të triumfojë, por... nuk i dihet, le të shpresojmë shpejt...!" - Kështu shkruan në kujtimet e tij Reis Hasho.

Ndërsa vetë Musineja duke analizuar degradimin që po i bënte diktatura shoqërisë shqiptare, në shënimet e saj do të shkruante: "Mendime të çastit më vinë në kokë sa herë që shoh veten, ose rri në odë dhe s'më lexohet. Shikoj me sytë e mendjes dhe peshoj gjithë sa ka ndodhur ne jeten time dhe rrotull meje.
Ky revolucion përmbysi çdo gjë qe kishim trashëguar nga e kaluara. Vazhdimisht është një luftë shoqërore me njerëz që një çikë ndahen, bien thyejnë hundët. Është një gjyq i pandërprerë që bëhet me të gjallët, me të afërmit, me të njohurit dhe me të vdekurit. Sa njerëz në rrugën e nisur e kanë ndihmuar në kuptimin e vërtetë zhvillimin shoqëror dhe sa prej tyre, ne emër të këtij zhvillimi e kanë penguar atë. Mardhënie të ndërlikuara. Në mendjen time kam menduar vazhdimisht se dobësia e shtresës demokratike që u gjend në kontradiktë të hapur me regjimin e sotmë duhet të kishte ruajtur solidaritetin në dinjitetin personal, duke i bërë ballë punës së krahut, duke punuar në kushte e duke jetuar në mënyre modeste. Dhe përse vallë duhet t'i shmangeshim kësaj rruge kur gjithçka që menduam e vepruam nuk e bëmë për ndonjë interes personal. Gjersa na e dhanë punën e krahut pse të trembeshim, duke humbur atë nevojë morale që duhet të na lehtësonte këto kthesa të rënda në jetën tonë? Duhet të mbanim lidhjet tona. S'kishim asgjë për të humbur më tepër dhe asgjë për të fituar. Pse u shkëputëm?

Një e vërtetë e hidhur! Sido që kemi qenë vërtet njerëz të mirë, mbaruam shumë keq. U shpartalluam dhe moralisht. Duke rënë në burg si shumica, në vend që t'u shmangeshim në heshtje, t'u linim udhë, shumica u kacafytën me informatorët. U dhamë shkas që duke na zënë në fyt, shumë prej nesh u kthyen vetë në informatorë, me premtimin se do të merrnin një vend të mirë në jetën e lirë.
Këta nuk janë më të mençur se ne. Vetëm u treguan aq të vendosur, aq të palodhur duke na mbajtur në burg, sa që persekutimi i pandërprerë dhe frika e kazmës varrosi solidaritetin demokratik. Kështu të përçarë na shtrydhën, na shtypën dhe harruam që ne i përkasim një të kaluare të ndritur demokratike 100 vjeçare.

Por, prapë këta, nga gjiri i tyre, megjithëse kanë kaluar 35 vjet pushtet, gjer më sot s'kam parë individualitet të formuar, veç ligësisë!"
Gjatë internimit në Rrëshen Musineja ishte e detyruar të punonte në punët më të rënda në ndërtim. Puna më e zakonshme ishte përgatitja e llaçit me krahë. Por ajo që e bënte më shumë të vuante, nuk ishte pafuqia e saj për të realizuar normat, as mënyra kafshërore se si silleshin me të,
por kujdesi i paktë që i kushtohej punëtorit të krahut në përgjithësi, duke e lënë atë të pakulturuar, gjë që e linte gjithë shoqërinë në një prapambetje të thellë nga e cila vështirë se mund të dilej.

"Puna e krahut është e rëndë dhe në socializëm që thonë se është klasa punëtore në fuqi, ai mbetet gjithmonë në fund, qoftë si dituri, aq më pak si pagesë dhe aq më shumë në mbylljen e tij, Brenda katër mureve të ndërmarrjes."
Qysh në fëmijëri tek Musineja do të lindte pasioni i etnografisë. Ajo do të grumbullonte dhe seleksiononte gjithshka që nga shprehjet që në të folmen e përditshme njerëzve u dukeshin si të zakonshme, e deri tek këngët e ritualet. Ky passion do bëhej pjesë e pandarë e saj. Kudo që të ndodhej do të kërkonte nga shoqet edhe atje në oborrin e burgut t'i flisnin për zakonet e zonës nga vinin, t'i tregonin për përrallat, ritualet, fjalët e urta... të cilat i regjistronte me kujdes herë në kujtesë, herë në fletoret e saj. Studimi në bibliotekë, Histori familjare, shënime mbi jetën e saj, ngjarjet që kishte përjetuar, pikpamjet e saj kritike dhe estetike do të mbushnin fletore të tëra me dorëshkrime, një thesar që prêt për t'u zbuluar, një pasuri në trashëgiminë kulturore të kombit.
"Në vetminë e vetkërkuar", e larguar nga të gjithë, Musinesë i bënin shoqëri mësuesit e saj rilindas, idealet e të cilëve i mbrojti me bindje në çdo çast të jetës.

"Në odën time të vogël, ballë meje kam vënë fotografinë e iluministit te shquar Sami, të poetit Naim, te patriotit Sotir Kolea, punonjësit të gjuhës shqipe dhe të lëvizjes kombëtare Jani Vreto, të arsimtarit Koto Hoxhi, mendimtarit Naum Veqilharxhi, të nderuarit De Rada dhe të urtit Aleksandër Xhuvani. Në vetminë time nuk jam vetëm. Jetoj me njerëz të nderuar, të ditur,demokratë që kanë punuar për vendin, për mëmëdheun gjer sa mbydhën sytë. Unë jam nxënësja
e tyre..."

"...33 vjet me radhë, dallgët e revolucionit më goditën pa ndërprerje. Më ndajtën nga të gjithë.
Me izoluan.Nga gjiri i familjes më shkëputën përgjithmonë. Lidhjet u dobësuan. Më duket sikur s'kam qënë kurrë midis njerëzve. U ndava nga ambienti kulturor, duke jetuar me njerëz me fytyrë njeriu po më keq se kafsha..."

Kjo ishte jeta që ju ofrua Musine Kokalarit nga "Pushteti Popullor". Por me gjithë sakrificat që iu desh të përballonte, e brishta dhe madhështorja Musine, kurrë nuk bëri kompromis me pushtetin, por mbrojti deri në fund idealet dhe bindjet e saj demokratike: "Lëvizjen e fshehtë revolucionare nuk e kam kuptuar kurrë. Dhe sot që jam ndeshur me revolucionin në çdo aspekt të jetës sime, prapseprapë unë mbeta në luftën e hapët politike."

Deri ditën kur shpirti i saj u largua nga trupi i lodhur për në qiell.
Në vitin 1993, Musine Kokalari do të nderohej me titullin "Dëshmor i demokracisë", ndërsa në vitin 2008 është nderuar me titullin më të lartë "Nderi i Kombit".

Por çdo çmim që mund t'i akordohet Musine Kokalarit është gjithmonë më pak se ajo çfarë Musineja i ka dhënë shoqërisë sonë me shembullin e saj.

Musineja do të mbetet gjithmonë frymëzuese në çdo këndvështrim të jetës, veprës dhe ideve të saj.


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Thu Feb 09 2017, 03:28am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264



Çertifikata e lindjes e Musine Kokalarit






Dëftesa e përfundimit të Institutit “Nana Mbretneshë”



Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Thu Feb 09 2017, 03:37am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264



Libri "Siç më thotë nënua plakë" - Musine Kokalari, 1939






Dëshmia e Doktoraturës nga Universiteti "La Sapienza"



Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Thu Feb 09 2017, 03:40am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264



Musine Kokalari në gjyq



Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Fri Feb 10 2017, 09:43pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264



Aktakuza ndaj Musine Kokalarit



REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË
PROKURORIJA E GJYKATES USHTARAKE
TË NALTË
Nr. 5 Regj. Them.


AKT - AKUZE
(KOMUNIKATE)


GJUKATES USHTARAKE


KËTU


Sikurse do të konstatohet dhe nga proces-verbalet e mbajtura prej Seksionit te M. P.
te Tiranes, që bashkangjitur paraquen, i pandehuri MUSINE KOKOLARI
e bija e RESHATIT dhe ANUSHES vjeç 28, nga Tirana,
me profesion ose efektiv LIBRA-SHITESE e rreshtuar më datën 23 Janar 1946,
akuzohet se Musine Kokolari gjat okupacionit Fashist-Nazist, ka bashkë-punuar
me kreret e Ballit Kombetar dhe Legalitetit, si: Mitat Frasheri, Gaqo Gogo,
Xhelal Stravecka e tje.-
2) - Mas çlirimit te Shqiprisë ka zabotuar pushtetin, duke bashkepunuar
me Suat Asllanin, Qenan Dibren, Sami Çelibashin etjere.-
3) - Ka marë pjesë ne të gjitha mbledhjet e fshehta që ka berë
Grupi Monarkist, Grupi i Rezistences dhe i Social-Demoktates, duke zgjedhur
një; Komitet te përbashkët, e cila ne bashkëpunim me t'aratisurit, si Fiqeri
Dineja, dhe Muharem Bajraktari etj, kishin përqellim përmbysjen e Pushtetit
të sotmë me violence.-
4) - Bashkerisht me kreret e Grupeve te tjera tradhetare kane perpiluar
nota e programe për aleatet, te cilevet ja u kane paraqitur te trumbull
gjendjen ne Sshqipri dhe me kete mënyre, duke i genjyer, kane kerkuar
nderhyrjen e tyre.-


Mbasi faji i tij parashikohet i ndëshkushëm prej Nen.1, te Ligjës Nr.21 datë 15.12.944
është parë e nevojshëme që ky të gjykohet 15 & II te Ligjës N.14 dat 14.I.948


Prandaj:



Kërkoj gjykimin e tij nga ana e asaj Gjykate dhe mbasi t'i faktohet faji që akuzohet, në përfundim
të vendoset ndëshkimi tij në bazë të Nen.18, te Ligjës Nr.41 datë 14.I.945 mbi organizimin
e funksionimin e Gjykatave Ushtarake.


Tiranë, me 10.VI.1946


PROKURORI:
Kapiten i I-rè NEVZAT HAZNEDARI



Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Mon Feb 13 2017, 07:02pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Musine Kokalari, simboli i sakrificave të vajzave dhe grave në diktaturë


  • Flet, Mimoza Dajçi, themeluese e Organizatës së Gruas The Women’s Organization në SHBA -Intervistoi: Albert Vataj



Nga përtej Atlantiku, nga toka e premtuar e kauzave të shenjta të lirisë dhe demokracisë, nga SHBA-të, mbërrin në tokën që lëngon prej kujtesës së vuajtjeve, zëri i një ndërmendeje, kushtrimi i një mirënjohjeje, solemniteti i një kremteje. E kush do ta meritonte më mirë këtë kujtesë të përkorë, këtë sublime përkujtuese, se sa Musine Kokalari, simboli i martirizimit të vajzave dhe grave në diktaturë. E kush më me ndjenjë dhe pasion, përkushtim dhe përgjegjësi, zemër dhe shpirtërore do ta bënte këtë më mirë se Mimoza Dajçi, ajo e cila ka qenë dhe vijon të jetë në radhën e parë të uraganit të të denoncimit të veprave makabre të diktaturës. Sepse ajo e di e di më mirë se askush se si dhëmb plaga e asaj të shkuare.





Emri i Musine Kokalarit lidhet me veprën më sinjifikative që është plazmuar në eterin e Shqipërisë së kohëve të errëta të diktaturës, të kohës së absurdit, të kohës së nënshtrimit, persekutimit, represionit dhe masakrave, të asaj kohe që gjithçka ishte e ndaluar. Kontributi vetmohues patriotik dhe ai i vleftë letrar i Musine Kokalarit, mbeten edhe sot një pikë referimi. Ndërgjegjja e shoqërisë shqiptare, vetëdija e opinionit publik, kujtesa, gjenden kushtruese në këto ditë kremteje, në këtë vlerësim që kapërcen kufinjt. Është 100- vjetori i lindjes së Musine Kokalarit, përkujtimi si obligim, ajo që ka bashkuar shqiptarët në SHBA. Është Mimoza Dajçi, themeluese e Organizatës së Gruas The Women’s Organization në SHBA, nismëtarja dhe finalizuesja e kësaj ndërmendje. Në intervistën dhënë për “Koha Jonë” ajo rrëfen gjithçka që ka lidhje me finalizimin e këtij kushtimi për martiren Musine Kokalari. Ajo kërkon të ndajë me lexuesit e gazetës për aktivitet që janë organizuar në nderim të emrit dhe veprës së Musine Kokalarit, disidentes së parë shqiptare, gruas që mbetet shëmbëllim i kalvarit të gjatë të vuajtjeve dhe sakrificave të dhjetëra e dhjetëra grave dhe vajzave, të cilat besuan te aspiratat e larta të atdhedashurisë, besuan tek liria dhe u bënë theror i këtyre idealeve.


– Znj. Dajçi si themeluese e Organizatës së Gruas The Women’s Organization “Hope & Peace” në SHBA, si përfaqësuese e interesave dhe rolit të gruas çfarë mund të na thoni në lidhje me veprimtarinë në përkujtim të 100-vjetorit të lindjes së heroinës shqiptare, Musine Kokalari, a do të kishit diçka që do të dëshironit ta ndanit me lexuesit e “Koha Jonë” për këtë kremtim?


Së pari dëshiroj t’ju falënderoj juve për interesimin e treguar në vlerësimin e figurës shumëdimensionale të martires së deomkracisë, Musine Kokalari. Kjo figurë, emri dhe vepra, kurajoja dhe kontributi, meritojnë një vëmendje dhe vlerësim të veçantë. Ky përvjetor nuk mund të kalonte as këtu në SHBA pa atë interesim që është në një farë mënyre një mirënjohje e jona për gjithçka bëri ajo grua e kurajshme, ajo idealiste që nuk u step në realizimin e aspiratave të saj as para represionit dhe mizorisë së diktaturës. Organizata jonë e Gruas “Hope & Peace” në New York ose “Shpresë dhe Paqe”, ku si bashkëthemeluese është edhe Znj. Merita Shkupi, morëm inisiativën për të përkujtuar 100-vjetorin e lindjes së Musine Kokalarit.


Në mënyrë që kjo veprimtari të na dalë sa më mirë dhe me nivelet që kërkon koha, e denjë për këtë emër dhe këtë vepër guximi dhe krenarie, puna organizative zë fill katër muaj më parë. Gjithçka nisi me krijimin e një grupi pune, i cili do të merrej me hartimin e platformës dhe realizimin e çdo komponenti përbërës të kësaj strukture organizimi. Në këtë grup pune përfshimë personalitete të njohura shqiptare nga fusha e letërsisë, historisë, artit dhe gazetarisë, si dhe poeten dhe humanisten e njohur, Rita Saliu, shkrimtaren Eglantina Mandija, e cila në krijimtarinë e saj ka shkruar shumë për heroinën Musine Kokalari. Gjithashtu në këtë organizëm veprues, vlerësojmë pjesëmarrjen e veprimtares së njohur, Merita Shkupi, gazetares dhe autores së “Hymnit të Nënë Terezës”, Dijana Toska, publicistes dhe gazetares, Elida Buçpapaj, gazetarit dhe ish-të persekutuarit politik, Beqir Sina, studiuesit dhe historianit ish-të persekutuar politik, Agron Alibali, violinistes me famë botërore, Suzana Nehani Bezhani, balerinës, Tatjana Petrela, pianistes, Elona Muça, aktivistes, Violeta Mirakaj, Dia Saraçi, Lindita Semanjaku, etj… Në mënyrë që gjithçka të funksiononte sa dhe si duhet me të gjithë anëtarët e këtij grupi pune kemi patur takime dhe konsultime të herëpashershme, këtu në në New York, me disa të tjerë që jetonin më larg kemi zhvilluar “Conference Call”.


Në hapat vijues, sipas asaj platforme ne u drejtuam Fedaratës Pan Shqiptare, “Vatra” në New York, ku u pritëm nga Presidenti i saj, Dr. Gjon Bucaj, i cili e mirëpriti iniciativën tonë dhe shprehu gatishmërinë për të na mbështetur duke na ofruar ambientet e “Vatrës” për zhvillimin e aktivitetit. Dhe me këtë rast ne e falënderojmë Dr. Buçaj për përkrahjen që na afroi.


- Po pse vendoset që ta mbanit pikërisht në “Vatër” këtë veprimtari, apo keni bashkëpunim të rregullt me Organizatën “Vatra”?


Ne kemi patur në vijimësi një bashkëpunim të frytshëm me Federatën “Vatra”, që në kohën kur drejtohej nga i nderuari, Agim Karagjozi, për të cilin sigurisht ruajmë akoma respekt e konsideratë të veçantë. Përsa i përket përzgjedhjes, ne jo se nuk kishim ambiente të tjera se ku mund ta mbanin këtë veprimtari, pasi na u afruan edhe disa të tjerë auditore universitare dhe kulturore, por qëllimi ynë ishte sa fisnik dhe patriotik aq edhe historik. Dhe është pikërisht “Vatra” ajo vatër e nderuar dhe e vlerësuar, ai tribun i fjalës edhe veprës patriotikëve të shqiptarëve në SHBA dhe jo vetëm, që i jep atë shkallë të lartë vlerësimi, i atribuon këtij aktiviteti atë çfarë e ngre në nivel kremteje kombëtare. Sepse “Vatra” është e para qendër historike shqiptare në SHBA qysh në kohën e figurave potenciale historike, si Fan Noli dhe Faik Konicës. Ne si organizatë i kemi zhvilluar shpesh aktivitetet tona në ambiente të tjera shumë prestigjioze siç janë universitetet amerikane, ku sallat na janë afruar pa pagesë, ku me këtë rast falënderojmë Profesorin e “Monroe College” në Bronx patriotin e devotshëm Z. Haxhi Berisha, i cili na ka përkrahur gjithmonë në çdo veprimtari tonën. Por për vlerat që folëm më sipër ne vendosëm që ta mbanim në “Vatër”.


Gjithashtu nuk mund të rri pa e shprehur faktin se sapo u shpërnda njoftimi, patëm shumë telefonata, e-mail-e nga personalitete të ndryshme shqiptare, të cilët ishin të gatshëm të jepnin sado pak ndihmesën e tyre për mbarëvajtjen e kësaj veprimtarie madhore. Ndërmjet tyre dëshiroj të përmend mbështetjen e madhe që na dhanë, Muzeu Historik “Musine Kokalari” në Gjirokastër dhe vetë mbesat e Musine Kokalarit – zonjat Arjeta, Evi dhe Enit Kokalari Lulushi.


- Çfarë ndihme konkretisht ju afroi muzeu “Musine Kokalari” dhe mbesat e saj?


Mbështetja nga Muzeu Historik “Musine Kokalari” dhe mbesave, Arjeta, Evi dhe Enit janë konkrete dhe shumë me vlerë, që kishin të bënin me me materialet ekskluzive që na dërguan dhe paraqitën, të cilat e pasuruan së tepërmi arkivin e këtij aktiviteti nga jeta dhe vepra e Musine Kokalarit, ku përfshihen dorëshkrimet origjinale të Musinesë, dokumentet, krijimtari, foto të saj me familjen, letra e korrespondenca me familjarët etj. Me këtë rast më lejoni të falënderoj në mënyrë të veçantë, Arjeta Kokalari është edhe njëra nga mbesat e familjes që kujdeset në mënyrë të shkëlqyer për Shtëpinë Muze, “Musine Kokalari” në Gjirokastër, ndërsa Evi dhe Enit i janë bashkangjitur punës tonë përgatitore me të gjitha mundësitë dhe kohën e tyre.


- A mund të na flisni pak për figurën e lartë te martires, Muisne Kokalari, që nuk kurseu as jetën e saj të re për çështjen kombëtare?


Musine Kokalari lindi më 10 shkurt të vitit 1917, në Adanë, të Turqisë. Në vitin 1921, familja e saj kthehet në Shqipëri dhe vendoset në Gjirokastër, ku Musineja kreu shkollën fillore. Nëntë vjet më vonë, familja Kokalari vendoset në Tiranë. Në vitin 1937, Musineja mbaroi shkollën e mesme “Nëna Mbretëreshë” dhe më pas shkoi për studime në Universitetin e Romës, në Itali, të cilin e mbaroi shkëlqyeshëm në vitin 1941. Ajo botoi librin e saj të parë “Seç më thotë nëna plakë” në vitin 1939. Ishte viti 1943, kur Musine Kokalari së bashku dhe me disa shokë të tjerë formuan Partinë Socialdemokrate. Një vit më vonë, me përpjekjen e saj, doli numri i parë i gazetës “Zëri i Lirisë”. Në vitin 1944, botoi librin e saj të dytë “Rreth vatrës”, ndërsa më 12 nëntor të po këtij viti u pushkatuan vëllezërit e saj, Muntaz e Vesim Kokalari. Katër ditë më vonë e arrestuan dhe Musinenë, të cilën e mbajtën 17 ditë në burg. Në janar të vitit 1945, u botua libri i tretë i Musine Kokalarit “Sa u tund jeta”. Më 23 janar të vitit 1946, ajo u arrestua për së dyti nga forcat e Mbrojtjes së Popullit e gjyqi e dënoi me 20 vjet heqje lirie. Në vitin 1961, e nxjerrin nga burgu dhe e internuan në Rrëshen, ku dhe doli në pension me gjysmë page. Në vitin 1981, sëmuret nga sëmundja e kancerit, që dy vjet më pas do ta largonte përgjithmonë nga jeta. Dhjetë vjet më vonë, pra në vitin 1993, Presidenti i Republikës i dha pas vdekjes medaljen “Martir i Demokracisë”.


“Për shëndetin tim nuk i drejtohem kujt, aq më pak atij që kishte në dorë të më lehtësonte dënimin”. Kështu shkruante Musineja vetëm pak kohë para se të vdiste, duke lënë të kuptohej se “ai” nuk ishte veçse Enver Hoxha, i cili u kujdes deri në fund për dënimin e saj. E konsideruar si kundërshtare e regjimit komunist, ajo u dënua me 20 vjet burg dhe më pas u internua për 22 të tjerë në Rrëshen, ku vdiq në vitin 1983, nga kanceri. Bashkëkohësit tregojnë se nuk iu dha mundësia as të kurohej në spitalin onkologjik. Vdiq e vetme dhe u varros nga varrmihësit. Kur e zhvarrosën vite më vonë, u pa se duart e saj ishin të lidhura me tela me gjemba.


- Diçka më specifike në lidhje me atë që do të çonte atë në bankën e të akuzuarve?


Fakti që ajo kishte krijuar së bashku me Skënder Muçon, Partinë Socialdemokrate, në vitin 1943, nuk mund të anashkalohej nga sistemi njëpartiak i Enver Hoxhes. Pas Luftës së Dytë Botërore, kur Shqipëria po vihej nën diktaturë, si kundërveprim i kësaj të fundit u themelua më 6 nëntor të vitit 1946, në Tiranë, grupimi i parë opozitar antikomunist “Bashkimi Demokratik Shqiptar”, një aleancë e Partisë Socialdemokrate, kryesuar nga Musine Kokalari, me Frontin e Rezistencës, drejtuar nga Sami Qeribashi dhe me Grupin Monarkist, të drejtuar nga Qenam Dibra.


Musineja u bashkua me disidentët e tjerë të opozitës, e cila sipas ideve të saj, do të ishte ilegale dhe do të luftonte me mjete demokratike për një Shqipëri ndryshe. Ajo nuk mund të pranonte diktaturë, ndaj dhe i shfaqi hapur bindjet politike, por në të njëjtën kohë dhe diktatura nuk mund ta pranonte Musinenë, ndaj e goditi për vdekje.


Në hetuesi dhe në gjyq, Musine Kokalari do të depononte: “Mbas Mbledhjes së Mukjes, kam marrë pjesë në Ballin Kombëtar si socialdemokrate dhe kam qenë përgjegjëse e gazetës ‘Zëri i Lirisë’, ku kam botuar artikuj ku flitet për çështjen e Kosovës në bazë të Kartës së Atlantikut. Kriteri për të luftuar ishte jo për qëllimin e përfitimit të disa klikave, por për demokratizimin e vendit”.


- Me rastin e 100-vjetorit të lindjes së heroinës, Musine Kokalari dhe me kërkesë të familjarëve të saj, nga Komisioni Shtetëror i Autoritet Hapet Dosja është kërkuar më në fund fillimi i të shumëkërkuarës hapjes së dosjeve të Sigurimit të Shtetit, konkretisht me dosjen e Musine Kokalarit, ju si e shikoni këtë proces dhe si po e vlerësoni shpërndarjen e dëmshpërblimeve për ish-të përndjekurit politikë në Shqipëri?


Hapja e dosjeve ndoshta është shumë e vonuar, por mbetem me bindjen se ato duhet të kishte ndodhur kohë më parë që shoqëria shqiptare, politika, shteti të ishin të çliruar nga barra e rëndë e së shkuarës. Hezitimi i vazhdueshëm i politikës për ta shtytur për në një kohë të mëtëjme këtë hap të distancimit nga diktatura komuniste, nga veprat e përbindshme të Sigurimit të Shtetit, është sa i pakuptimtë aq dhe absurd. Nuk përjashtohet mundësia se kanë qenë segmente të caktuara brenda klasës politike shqiptare të interesuar që hapja e dosjeve të mos konkretizohej. Është pikërisht kjo klasë politike, e cila ka në radhët e saj njerëz të ish-nomenglaturës komuniste, ka ish-bashkëpunëtor të zellshëm të Sigurimit të Shtetit, të cilët jo vetëm nuk kanë kërkuar ndjesë për veprat e së shkuarës, por duket se janë bërë pengesë energjike që ky detyrim moral dhe politik të mos merrte zgjidhje. Përsa i përket dëmshpërblimeve ato duhen përshpejtuar pasi mijëra njerëz që kanë vuajtura nga ai regjim po ndahen nga kjo jetë pa marrë shpërblimin e torturave që hoqën nëpër burgje e kampet e përqendrimit shqiptar dhe kjo është e dhimbshme dhe e pafalshme, pasi siç dihet Shqipëria është klasifikuar si vendi që ka përjetuar diktaturën më të egër në Europë.


- Nga media kemi lexuar se organizata juaj i ka kërkuar Presidentit Bujar Nishani që për gruan intelektuale dhe të guximshme të vendoset Çmimi “Musine Kokalari”, a keni marrë përgjigje nga Ai, nëse po a mund ta bëni publike?


Jo nuk kemi marrë përgjigje akoma, por shpresojmë të na miratohet si kërkesë.


- Po Ju Mimoza Dajçi a keni qenë pjesë e asaj vuajtje, atij persekucioni politik gjatë rregjimit komunist në Shqipëri?


Po sigurisht që kam vuajtur edhe unë nga ai regjim makabër. Xhaxhai im Rasim Dajçi është pushkatuar pa gjyq nga rrëgjimi sllavo – komunist në Prizren. Edhe im at, Enver Dajçi, ndjesë pastë, i përket atij kalvari të gjatë vuajtjesh, ai dënua për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor. Në këto kushte linda dhe u rrita unë. Më kujtohet se kur isha ende fëmijë sa sa herë ngjitesha dhe zbrisja shkallëve të pallatit me dukej vetja e padukshme, sepse nuk më përshëndesnin disa nga komshinjtë tanë. Aq keq dhe aq të parespektuar silleshin ata edhe me mua fëmijë në atë kohë në lagjen ku jetonim në Tiranë. Sigurisht nuk kam vuajtur si mijëra fëmijë, të rinj e të moshuar të tjerë nëpër kampet e përqendrimit shqiptar, por përsëri peshën e rëndë të luftës së klasave dhe diskriminimin e diktaturës komuniste e kam ndjerë në çdo kohë dhe kudo. Shkolla e lartë nuk me doli, zyrat e lagjes më dërguan për të punuar për disa vite radhazi, me punë të detyruar në fermë dhe nëpër disa punë të tjera të rënda.


- Shqipëria po pret në qershor të mbajë zgjedhjet e reja parlamentare ku përfshirja e gruas në politikë është në kuotën 30%, sipas jush a është i mjaftueshëm ky përfaqësim ndërkohë që atje ka shume probleme sociale dhe dhunë nëpër familjet shqiptare?


Unë mendoj se përfshirja e gruas në politikë në kuotën parlamentare 30% është e pamjaftueshme. Shqipëria ka shume probleme sociale, ekonomike por edhe politike, femra atje diskriminohet edhe në auditorët e politikës dhe rastet i kemi të shumta. Në Shqipëri ka shumë dhunë, ka shumë krime ordinere, ka vrasje pa fund, ka prerje kokash nga kryefamiljari tek bashkëshortja, ka hedhje të nënës nga dritarja duke mbetur fëmijët jetimë. Kemi mos barazi gjinore në politikë. Prandaj nëse kjo shifër do të rritet do të shikojmë se atje do të kemi ndryshime të dukshme mes palëve dhe brezave që do të vinë. Pra unë jam për përfshirjen e gruas në politikë dhe vendimmarrje në kuotën 50%.


- Cili është misioni i organizatës tuaj dhe në çfarë ndihmash keni operuar konkretisht?


Ne jemi një organizatë joqeveritare, jofitimprurëse, humane që merremi me kujdesin e gruas, nënave dhe fëmijëve, përfaqësimin dhe mbrojtjen e tyre. Shpesh kemi ngritur zërin për të drejtat e gruas ish të persekutuar politike në Shqipëri, për të drejtat e gruas së vrarë, zhdukur e keqtrajtuar nga makineria makabre serbe në Kosovë, kemi ngritur zërin për të drejtat e gruas në Çamëri, Maqedoni e për të gjitha trevat shqiptare. Në një rast përmbytjesh në Shqipëri ne së bashku me Z. Aleks Nilaj dhe Znj. Edith Blitzer kemi dërguar ndihma humanitare në Jug të vendit nëpërmjet Kryqit të Kuq Shqiptar.


- Ne Mimoza, ju kemi përcjellë nëpërmjet medias elektronike dhe asaj të shkruar, ku jemi informuar se ju edhe disa anëtare të organizatës që ju tashmë drejtoni jeni dekoruar nga personalitete të larta të Amerikës, si do ti vlerësonit këto medalje që u janë akorduar?


Po është e vërtetë që si unë ashtu edhe disa nga anëtaret e organizatës tonë jemi vlerësuar me disa tituj e çmime prestigjioze nga personalitete të larta amerikane. Akordimet që na janë dhënë, sigurisht flasin për kontributin tonë human dhe shoqëror që japim për të drejtat e gruas dhe fëmijëve dhe komuniteteve të ndryshme në SHBA, por për ne një vlerësim, një çmim do të thotë shumë dhe na jep kurajon për të ndërruare nisma akoma më të mëdha në ndihmë të komuniteteve. Ne jemi dekoruar nga Presidenti i Bashkisë në Bronx Z. Ruben Diaz Jr. për “Merita të Veçanta” nga Kontrollori i Lartë i New York-ut Z. Scott Stringer me Mirënjohje të Ndryshme, si dhe nga disa organizata që bashkëpunojnë me OKB me Medaljen “Ambasadore e Paqes”.


- Faleminderit Znj. Dajçi


Faleminderit edhe juve.



[ Edited Mon Feb 13 2017, 07:05pm ]


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Tue Feb 14 2017, 04:47am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Si e refuzoi Musine Kokalari Nexhmijen për t’u bërë komuniste
- nga Merita Shkupi



Flet aktivistja e komunitetit shqiptaro-amerikan, Merita Shkupi. “Armiqësia me regjimin komunist që në vitet e luftës. Pohimi i saj “Ca luftojnë sot. Ca do të luftojnë nesër” nuk i kishte pëlqyer Enver Hoxhës. Ishte piketa e parë e urrejtjes së tij”.


34 vjet më parë, më 13 gusht të vitit 1983, mbylli sytë përgjithmonë një nga luftëtaret më të shquara për liri, demokraci dhe emancipim shoqëror, publicistja, shkrimtarja, studiuesja, politikania dhe veprimtarja e radhëve të para kundër tiranisë së çdo lloj ngjyre e përmase, Musine Kokalari.


E harruar nga të njohurit, e shpërfillur nga shoqëria dhe e dënuar nga shteti brigand, ajo vdiq në kushtet e një mjerimi të thellë, në një dhomë të humbur, e internuar në Rrëshenin e viteve ‘80, pa njeri pranë dhe me frikën e pangushëlluar të humbjes së mbi 1000 faqeve studime mbi pasuritë folklorike të Mirditës e të malësive përreth.


Në një vëllim të letrarizuar kushtuar jetës së Musine Kokalarit, autorja, Eglantina Mandia, i drejtohet të ndjerës me një letër imagjinare, hyrja e së cilës karakterizon njëherësh edhe profilin e Musinesë:


“Njeriu mund të jetë i lirë, edhe pse i burgosur. Dhe mund të jetë i burgosur, edhe pse i lirë. Ky është mësimi që kam nxjerrë nga jeta jote. Fli e shenjtë e qiellit shqiptar!”


Musine Kokalari lindi më 10 shkurt të vitit 1917, në Adana të Turqisë. Si shumë intelektualë të tjerë shqiptarë në periudhën osmane, edhe Reshat Kokalari ishte punësuar në atë qytet të largët të Anadollit. Pas tre djemve, Musineja vjen në jetë si fëmija i katërt e këtij nëpunësi që tashmë, pas shkërmoqjes së zotërimeve turke në Ballkan, kishte mbetur thjesht i mërguar në dhé të huaj. Mirëpo, lidhjet e fuqishme me truallin e të parëve e bënë Reshatin të kthehej në vendlindjen e tij, në Gjirokastër, fill pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore, më 1920.


Më 24 maj 1931 u kremtua në Kamzë të Tiranës 40-vjetori i Institutit “Kyriaz”, i krijuar më 1981 nga Sevasti Kyriazi, institut që kishte përjetuar një aventurë të mirëfilltë zhvendosjeje të pandërprerë gjatë viteve të trazuara të sundimit osman, të agimit të pavarësisë, të pushtimeve të huaja gjatë Luftës së Parë Botërore dhe të katrahurave politike shqiptare të viteve ‘20 – ‘30 të shekullit të kaluar, duke u endur nga lagjja e Shën Gjergjit të Korçës në Kamzë të Tiranës.


Në prani të më se 800 të ftuarve të zgjedhur të kryeqytetit, u dha një program mbresëlënës artistik, kulmimi i të cilit ishte ekzekutimi nga mësuesja e pianos, Afërdita Osmani, e “Sonatës së Hënës” të Bethoven-it. Ajo sonatë i bëri një përshtypje të thellë Musinesë së re. Ishte kjo rrethanë që e shtyu studiuesen Eglantina Mandia që ta titullojë librin kushtuar jetës dhe veprës së Musine Kokalarit “Sonata e Hënës”.


Në atë pjesë, Bethoven-i shpreh me nota të larta se si ngjitet shpirti njerëzor prej ndjenjave të bukura në çaste lumturie, kur dy qenie duan të bashkohen në një dhe si shkërmoqet me një pianissimo të befasishme e të pamëshirshme, nga goditja e fatit, nëpër hone të thella, ndërkohë që ëndërrimi ndjesor i mbuluar nga drita e argjendtë e hënës, pasi ngrihet lart në qiell, zbret poshtë në skëterrë.



Musine Kokalari



Ajo ishte në pranverën e 16-të të jetës së saj dhe si të gjithë të rinjtë e asaj moshe, i përjetonte fort këto emocione. Ëndërronte dasmat dhe djemtë që të rrëmbejnë në krahë e të ngrenë lart në dritën e hënës. Por gjithnjë e shihte veten në ëndërr pa kurorë.


Dhe përpëlitej e përpiqej të shprehte ato vrulle e nota të sonatës së Hënës të shpirtit të saj, ndërkohë që i kalonin në kujtesë vargjet e Naimit: Njeriun e bëri Zoti të lirë Po duhet gjithmonë të bëjë mirë Dhe i dha mendjen që ta peshojë Dhe të paudhat t’i largojë Kështu jeton ajo rininë e saj duke kërkuar fort edhe brenda vetes.


Dhe shpirti i saj mbushet e mbushet si sythet në pranverë. Ato ndjenja dhe përjetime ajo i shpreh thjesht dhe me sinqeritet befasues në përshkrimin “Shoku im”, ku spikat një integritet i fortë moral.


“E bukur, e ëmbël, e kënaqshme është patja e një shoku të vërtetë, e një shoku të pandarë. Të do, të shoqëron, s’të lë dhe të këshillon, të flet në heshtje dhe të gëzon. Nuk të harron, nuk të rrén, nuk të përqesh, nuk të lajkon, vetëm të shoqëron… …E shikoj shokun tim, e dëgjoj, e shqyrtoj dhe e pyes: a mund të quhet i keq? Fol të drejtën, kërkoji fundin çdo gjëje, parashtro shkaqet, dallo të mirën prej së keqes, jepi grushtin kush kërkon të të shtypë, bën të mira, ndihmoji, prap je i keq…”.


Është vera e vitit 1937 kur Musineja nis të botojë shkrimet e saj të para me pseudonimin “MUZA”.


Në janarin e vitit pasues ajo niset për studime në Romë. Për të nisi një jetë e re, me shumë të papritura, por njëherësh tejet interesante. Ajo sodiste e mrekulluar thesaret e jashtëzakonshme artistike të Italisë. Por njëherësh iu vu me shumë këmbëngulje studimit që kërkonte mundim të madh dhe sakrifica, net pa gjumë, harrim vaktesh dhe përqendrim të pazakontë nervor.


Veçse përballë studimit të vështirë të filozofëve të mëdhenj me të cilët i duhej të merrej detyrimisht pasi qenë pjesë të programit akademik si Spinoza, Spenser, Ruso, Kant, Shopenhauer, asaj i vinin si frymëzim inkurajues vargjet e Naimit: Ti Shqipëri më jep nder Më jep emrin Shqipëtar Zemrën ti ma gatove Plot me dëshirë e me zjarr Pushtimin e vendit nga Italia e Musolinit e priti me indinjatën më të thellë, pasi shpirti i saj qe gatuar me ndjenjat e atdhedashurisë që në moshën më të njomë.


Ajo nuk mund ta pranonte, nuk mund të përfytyronte se si një vend shumë më i përparuar se vendi i saj të kryente një akt të tillë barbar. Dhe rasti e solli që pak muaj pas pushtimit, një shoqe e saj ta njihte me të riun P.T. të sapolauruar në arkeologji. Ajo, e stresuar nga ngjarjet, kërkonte ta bindte mikun e saj të ri për vlerat kulturore e morale të Shqipërisë së vogël e të varfër me pasionin e saj karakteristik kur mbronte çështje të mëdha:


“Është e vërtetë që është nga vendet më të vogla të Europës, po aq sa është e vërtetë që pak vende europiane mund të kenë një origjinë aq të lashtë…Populli im ka qenë pré e invazioneve, por aspak një pré e lehtë për triumfatorët. E ruajti dhe e konservoi nderin, dinjitetin dhe të gjitha karakteristikat e racës së vet të lashtë, pavarësisht nga shekujt e skllavërimit, flukset dhe reflukset”.


Ndonëse tepër e tërhequr dhe këmbëngulëse për të mos pranuar dashurinë e djaloshit italian, vendosmëria e fortë e tij e lëkundi Musinenë, e cila megjithatë vazhdimisht kërkonte të zmbrapsej pasi: “Unë jam shqiptare – përsëriste bindshëm – dhe do të mbetem gjithnjë shqiptare. Dhe mos harro se në Shqipëri ka pasur 7 prill. 7 prill, e di ç’do të thotë?”


Sidoqoftë ngadalë, por pak e nga pak, dy të rinjtë u ndjenë të dashuruar. Nga një teke e fatit pikërisht në momentin e kulmimit të ndjenjave të të dy të rinjve, P.T. komandohet të vejë në frontin e luftës që tashmë kishte shpërthyer e që do të ndryshonte jetët e qindra miliona njerëzve në të gjithë planetin.


Ai i shkruante nga Afrika e Veriut ku vepronte njësiti i tij pothuaj çdo ditë, me premtimin solemn se do të kthehej së shpejti dhe nuk do të ndaheshin më kurrë. Dhe në një ditë të ftohtë dhjetori të vitit 1940 Musinea takon papritmas P.T.–në në rrugë. Shumë gjëra kishin ndryshuar. E ëma e tij e kishte inkurajuar të birin të flirtonte me vajza të tjera, duke e prishur një lidhje dashurie që asaj i dukej krejt e paarsyeshme.


Me gjithë justifikimet e P.T.-së ishte Musinea, e lënduara, ajo që u largua e para. Ajo nuk mund ta duronte atë dhunë maskiliste sipas së cilës femra është vetëm një objekt kënaqësie dhe vetëm kaq.


Në librin e saj të ndjerë për Musinenë, autorja Mandija, ndërkohë që po shëtiste, dhjetëra vite më vonë, në rrugët e Romës, shprehet: “Dua ta gjej tani këtë njeri, tashmë të plakur, nëse është gjallë, ta shoh në sy këtë njeri që ka pasur një xhevahir të rrallë në pëllëmbë dhe që, për mendjelehtësi, e humbi përgjithmonë” Ndarja me P.T.-në erdhi fill pas një lajmi shumë tronditës për Musinenë. Ajo pati një njohje tepër të këndshme që në fillimet e studimeve në Itali me izraeliten Rashelë, një vajzë tepër e dashur dhe e sinqertë ndaj shqiptares së re.


Ato ndanin ndjenja, mendime e gjykime të përbashkëta për të gjithë morinë e problemeve me të cilat përballej bota dhe shoqëria europiane në kapërcyellin ndërmjet viteve ‘30 dhe ‘40. Rashela iu bë pothuajse motër Musinesë.


E detyruar nga klima e ashpërsuar antisemite në vendet e boshtit (Gjermani – Itali – Japoni), Rashela u nis për në SHBA ku banonte i ati, në Boston të Masaçusetit. Por nuk arriti kurrë atje.


Nazistët e kapën dhe pas torturash të të gjitha llojeve, e masakruan. Ky nuk ishte thjesht tërbim maskilist kundër një femre, por tërbim racor në emër të një doktrine të përçudnuar të nazistëve që adhuronin dhunën për arritjen e çdo qëllimi të tyre. Kjo qé një ngjarje tepër e dhimbshme për shpirtin e butë të Musinesë.


Ky episod tragjik e bëri atë edhe më të vendosur e të palëkundur për luftën kundër dhunës. Por jeta vijonte me ritmin e saj. Musineja ishte pranë përfundimit të universitetit dhe kishte zgjedhur për temë diplome poetin më të dashur të saj, Naim Frashërin. Në ato ditë të tensionuara pune, takon në Romë Andrea Varfin, që drejtonte në Shqipëri një të përkohshme letrare dhe që kishte botuar disa vite më parë krijime të Musinesë.


Thjesht dhe pa komplimente, Andrea Varfi i foli për njërin prej këtyre krijimeve cilësore të diplomantes së re: “Ky në të vërtetë është një manifest. Një manifest shpirtëror, që ti e ke shpallur që katër vjet më parë… Musine, edhe kur dole të punoje në librarinë e tët vëllai, ke thyer një tabu. Ndoshta ke qenë e para grua që dole në një dyqan për të shitur libra”. Pas diplomimit, Musine Kokalari kthehet në Shqipëri dhe fillon të shkruajë e të botojë më shumë e më cilësisht se më parë. Filozofia e jetës së saj mund të përmblidhet në maksimën e shprehur prej vetë
asaj:

“E kërkojmë lirinë jashtë vetes, ndërsa e kemi brenda shpirtit”. Më 29 shtator 1942 filloi punën si mësuese në institutin “Nëna Mbretëreshë”. Bota ishte në kulmin e zjarrit. Musinenë e mundonte pyetja: si është e mundur të ishin zjarrvënës pikërisht ata që dëgjonin Bethoven-in dhe përgjëroheshin për “Sonatën e hënës”?


Nexhmije Xhuglini (Hoxha) e fton atë të kontribuojë në Luftën Nacionalçlirimtare, por ajo i përgjigjet se e dinte mirë se ç’kishte ndodhur në Rusi duke shtuar se nuk u besonte komunistëve shqiptarë që i binin anash problemit të Shqipërisë Etnike me fraza të vagullta. Ajo hyri në Partinë Social-Demokrate. Në korrik të vitit 1943, Musineja shkruan një editorial në numrin e parë të revistës “Gruaja Shqiptare”, që ishte e lidhur ngushtë me rezistencën antifashiste. Në atë shkrim u bëhej thirrje grave shqiptare të ndihmonin me të gjitha forcat e mundësitë luftëtarët e lirisë. Në shkrim, ndërmjet të tjerash, thuhej: “….Malet janë plot me djemtë tanë. Ca luftojnë sot. Ca do të luftojnë nesër. Të gjithë për Shqipërinë….” Pikërisht pohimi “Ca luftojnë sot. Ca do të luftojnë nesër” nuk i kishte pëlqyer Enver Hoxhës. Ishte piketa e parë e urrejtjes së tij për këtë vajzë të re patriote dhe intelektuale të rangut të parë.


Në librin “Rreth vatrës”, Musineja përshkruan ëndrrën e shkurtër të një vajze gjirokastrite. Pas dasmës ajo vihet nën thundrën e vjehrrës, vjehrrit, dhe burrit po se po. Lulja e re që do dritë e diell të lulëzojë zë e fishket nga cipa e zezë e zakoneve. Me instrumentin e artit, ajo vijon luftën e saj për emancipimin e femrës shqiptare në përpjekje të pandërprerë kundër dhunës në familje. Ndërkohë, Musine Kokalari merret me gazetën dhe programin e partisë së saj social-demokrate.


Në program qé përfshirë edhe zgjidhja aq fort e dëshiruar e problemit të Kosovës. Një program që ishte destinuar të mbetej në letër për shkak të investimit thellësisht antikombëtar të klikës filosllave, që kishte marrë drejtimin e luftës antifashiste. Po vinin kohë të vështira. Vëllai i Musinesë, Muntazi, i kërkoi së motrës të iknin sa më parë nga vendi, pasi jetët e tyre ishin në rrezik të madh. Në një letër lamtumire që Muntazi i shkruan Makbule Xhomos (Vrionit), gruas së Feim Bej Leskovikut, ndër të tjera nënvizon: “… Këtë vendim (arratisjen nga vendi) e mora se më njoftuan disa miq të mij të besuar se jeta jeme dhe e të afërmve të mij është në rrezik nga bashtua i Gjirokastrës, Enver Hoxha. Ai ka urdhëruar djajtë e kuq të veprojnë kundër nesh.


Kjo kuptohet thjesht për motive personale, se ne kemi qenë kundërshtarë të okupatorit nazifashist dhe kemi punuar thjeshtë për të mirën dhe përparimin e kombit. Siç e kemi biseduar dhe herë të tjera, fatkeqësia e kombit tonë dhe e Shqipërisë së gjorë është se ka rënë në dorë të një njeriu përbindësh, tinzar, hakmarrës, inatçi, dinak, megalloman, egoist, që i do njerëzit nën vete, kumarxhi, gënjeshtar, e që kur qé jashtë për studime nuk dha asnjë provim, mbeti pas kabareve, kazinove etj, fëlliqi botën me borxhe…” Musineja, pa qenë në gjendje as të përfytyrojë shkallën e tmerrshme të degradimit njerëzor te “djajtë e kuq”, nuk pranoi të mërgojë me arsyetimin:


“S’janë marrë kurrë shqiptarët me gratë, vëlla. Ti e di se paqen e vendos një grua me flamur të bardhë”. Ishte një refuzim fatal për të ardhmen e saj. Fillimisht u arrestuan vëllezërit që mbetën (ata që nuk qenë përzier me politikë). Ata u pushkatuan pa gjyq dhe i hodhën në një varr të përbashkët me shumë të tjerë.


Në të gjithë vendin ushtonin klithmat “kriminelët në litar!”. Reshat Kokalari, babai i saj i thinjur, që la karrierën e tij në Turqi për t’i shërbyer vendit të tij, nuk arrinte të kuptonte se ç’po ndodhte. Ai nuk donte të pranonte zhgënjimin e thellë të brezit të tij që qé ushqyer nga ëndrrat e Frashraniotëve. Plak dhe i sëmurë, me një tufë gra e fëmijë, mbahej te filli i vetëm që i kishte mbetur, Musineja. Ndërkohë, Musine Kokalari e dinte se tanimë i kishte ditët të numëruara, megjithatë vazhdonte veprimtarinë e saj. Kujtonte dramën që luanin dikur në Gjirokastër kur qenë nxënëse shkolle “Theroria e Ifigjenisë”.


Më 1945, të gjitha grupet opozitare zgjodhën përfaqësuesit e tyre për t’u paraqitur aleatëve anglo-amerikanë programet e partive të tyre. Njëlloj veproi edhe Partia Social-Demokrate. Shpresë e kotë. Musineja po parapërgatiste t’ëmën për fundin e keq fare të afërt që e priste. Ajo nuk mund të qëndronte mënjanë, sepse nuk mjaftonte vetëm lutja Zotit për të ndalur dorën e kriminelëve që po varrosnin njerëzit për së gjalli dhe po e kthenin popullin në një kopé amorfe që ulërinte e bërtiste duke nxitur instinktet më të egra të turmës. Në kulmin e terrorit ajo nuk u tërhoq.


Nuk mund të bënte sehir. Kur u arrestua, përqafoi babanë, me një përqafim të heshtur e burrëror, përqafim lamtumire. Rrugëve shfaqeshin skena të tjera, demonstrime të një “entuziazmi” të egër. Turma të mëdha bashkoheshin me ata që dilnin nga sallat e gjyqeve duke ulëritur muzikën e preferuar “Tradhtarët në litar!” Ushtarë shqiptarë dilnin nga fushat sportive të përqafuar me ushtarë jugosllavë pas ndeshjeve vëllazërore të futbollit ndërmjet miqve të rinj duke thirrur: “Rroftë Marshalli Tito!”, “Enver – Tito” etj. Gazetat shkruanin se Musine Kokalari e Suat Asllani ishin vënë me shpatulla pas murit përpara fakteve të servirura nga komunistët.


Torturat nuk e ligështuan atë. Në deponimin e saj, Musineja pranoi veprimtarinë e Partisë Social- Demokrate, duke e quajtur atë një impenjim moral, një impenjim për arritjen e idealit të saj të demokracisë dhe aspak rrëzimin e pushtetit të tyre me dhunë. U dënua me 20 vjet. Vuajti 16 vite burgim për të provuar torturën tjetër, jo më pak të rëndë, atë të internimit në Rrëshen.


Rasti e solli të takohej në atë qytezë me vajzat e Ajet Osmanit, të internuara për shkak se “babai i tyre i vdekur, qenkësh gjallë, madje ishte bërë “spiun i rrezikshëm””. Njëfarësoj legjende që vetëm mendjet diabolike të enverizmit shqiptar mund ta sajonin. Edhe shumë vite më pas, përfshirë periudhën e re të demokracisë, ato vajza nuk e gjetën dot babanë e tyre, ndërkohë që dëshmitarë të akuzës pohuan paturpësisht se i kishin detyruar të gënjenin. Qenë pikërisht ato që guxuan e nuk u trembën t’i afrohen Musinesë.


E diplomuara për letërsi në Itali, shkrimtarja e parë femër në historinë e vendit, politikania e guximshme demokrate dhe njëherësh vajza e dikurshme delikate që ngjallte interesin e të gjithë të rinjve intelektualë të kohës, u përpoq të mblidhte veten. Në fund të fundit, vëllai i arratisur ishte martuar dhe kishte lindur dy fëmijë.


Pra nuk u ishte tharë trungu i jetës. Edhe ajo mund të vendoste fare mirë rregull në jetën e saj. Kthehej nga puna në ndërtim, lahej, vishte bluzën e bardhë dhe një pallto që e pat blerë në Romë dhe kalonte krejt shpërfillëse ndaj vështrimeve të spiunëve që qenë të kudondodhur. Ndonëse tashmë i përkiste shtresës më të diskriminuar e më të shtypur, asaj të armiqve të klasës, paradoksalisht tek ecte rrugëve të Rrëshenit dukej shumë “luksoze” në atë qytezë, ku fëmijët ecnin edhe këmbëzbathur në dimër.


E quanin “cariste” (nuk dihet për çfarë motivi idiotesk), dhe kur shkonte në kinema, njerëzit largoheshin nga rreshti i saj sikur të ishte leproze. Por ajo nuk zëmërohej. Ç’faj i kishin njerëzit e shkretë? Nëse dikush i fliste asaj, të nesërmen thirrej në Degë dhe duhej të jepte llogari deri në një për çfarë kishte biseduar, sa dhe si kishte biseduar. Jeta megjithatë zvarritej sipas ligjeve të saj të pakorrigjueshme.


Jeta e rëndë, streset e mëdha, vuajtjet fizike dhe shpirtërore linin gjurmë në shëndetin e asaj zonjushe të hirshme të dikurshme që nuk mund ta kishte përfytyruar kurrë afrimin e një fundi të tillë aq të huaj për ëndrrat e saj rinore. Musineja sëmuret nga kanceri dhe duke mos gjetur ndihmën e duhur u shkruan letra drejtorive të spitaleve. Nuk i përgjigjen. Dikush gjen më në fund kohën ta lajmërojë se nuk i kishte ardhur ende radha për operim. Dy gra të internuara i qëndronin vazhdimisht pranë dhe e ndihmonin me sa mundnin.


Por në ditën fatale të 13 gushtit 1983, kur ajo dha shpirt, ato nuk u ndodhën aty. Dera e dhomës së saj, pas konstatimit të vdekjes, u mbyll nga njerëzit e Degës së Brendshme. I morën edhe ato 1000 faqe punime shkencore me vlerë, të cilat askush nuk e di se në çfarë hauri përfunduan. E grabitën edhe të vdekur. Kjo qe dhuna e fundit e ushtruar nga regjimi terrorist i Enver Hoxhës kundër bashkëqytetares së fisme të tij, kundër asaj që ia kushtoi gjithë jetën një kauze fisnike – emancipimit të femrës dhe të të gjithë popullit shqiptar nga dhuna e egër, e vjetër dhe e re, që e ktheu Shqipërinë në një geto të Europës.


*****


Një evgjit që mbartte zhavorr me riportabël, pranoi pas shumë të luturash, që ta ngarkonte në makinën e tij arkivolin. Diçka çuditërisht e ngjashme me fundin e Mozart-it. Edhe atë e përcollën vetëm tre veta në varrezat, ngarkuar mbi një karrocë të vjetër të bashkisë. Fakte të hidhura për të cilat njerëzit pendohen më vonë, siç u penduan ata që shpërfillën vdekjen e kompozitorit të madh vjenez.


Po vallë a janë penduar ata shqiptarë që përdhosën një lule aq të bukur të kombit të tyre? Përgjigjja mohuese ndaj kësaj pyetjeje është edhe më e rëndë se vetë ngjarja. Jo, ata nuk janë penduar. Dhe me sa duket nuk do të pendohen kurrë.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Wed Feb 15 2017, 11:52pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Musine Kokalari, narrativa miniatureske si një roman etnografik ritualor


Kodi i ligjërimit bisedimor në prozën e Musine Kokalarit / Musine Kokalari është e para shkrimtare femër, që në peizazhin tonë letrar afirmohet në fund të viteve ’30, ndërsa në fillim të viteve ’40, ajo është tashmë, ndonëse në moshë të re, një shkrimtare referenciale si për autoritetet letrare në Shqipëri…Skicat e saj një variant sui generis i narrativës letrare etnografike, përbëjnë një seri etydesh që ravijëzojnë me pak penelata situata ambientale përplot kolorit gjuhësor në përputhje me imazhet tipike psikomentale e psiko-emocionale të folësve, veçanërisht të femrës shqiptare.


Habitati natyral i zërave në narrativën letrare të Musine Kokalarit


Musine Kokalari është e para shkrimtare femër, që në peizazhin tonë letrar afirmohet në fund të viteve ’30, ndërsa në fillim të viteve ’40, ajo është tashmë, ndonëse në moshë të re, një shkrimtare referenciale si për autoritetet letrare në Shqipëri, ashtu dhe për studiuesit e huaj. Skicat e saj që fillojnë të botohen që më 1937 në gazetën “Shtypi”, – një variant sui generis i narrativës letrare etnografike, përbëjnë një seri etydesh që ravijëzojnë me pak penelata situata ambientale përplot kolorit gjuhësor në përputhje me imazhet tipike psikomentale e psiko-emocionale të folësve, veçanërisht të femrës shqiptare.
Janë këto zëra – habitati natyral që e mbështjellin bashkëkohësinë e shkrimtares nga mëngjesi në darkë. Janë këto zëra të brendshëm që çlirohen përmes rrëfimit dhe pohojnë sekretet, të vërtetat e përditshmërisë, ashtu siç përjetohet ajo me tragjikën personale, komizmin personal dhe ambientin gjuhësor personal. Janë këta zëra që përfaqësojnë instancat, funksionet dhe rolet në familje dhe shoqëri, të cilët me ngjyresën e zërit njerëzor na rrëfejnë me pëshpërimë, larg syve të botës, se çfarë i mban gjallë ata: durimin, shpresat, qëndresën, ngushëllimin në një botë që ndryshon me shpejtësi dhe thellon moskuptimin midis kohërave dhe brezave. Dhe janë këto zëra që përpiqen të çlirohen nga paraliza, e cila përndryshe sjell përkeqësimin e regjistrave dhe e fut familjen/shoqërinë në krizë.
Musine Kokalari e ka kapërcyer përvojën e rrëfimit miniaturesk që në botimet gjatë kohës së studimeve në Institutin Femëror “Nëna Mbretneshë” (1937-1938) me poezitë dhe skicat, kryesisht me tematikë sociale. Gjatë kohës që studion për letërsi në Univesitetin e Romës (1940-1942), lënda e saj letrare është riprodhimi stilistik i ligjërimit etnografik të zërave të shtëpisë, që na zbulojnë karaktere dhe situata, të cilat, përmes ritualit dhe besëtytnisë vizatojnë detajet e tablosë së përgjithshme si dëshmi autentike e përditshmërisë urbane. Këtë eksperiment me situatat ambientale dhe koloritin e zërave ajo e kurorëzon me librin e saj të parë “Siç më thotë nënua plakë” (1939), për të cilin Lasgush Poradeci shkruan: “Musine Kokalari ka një talent që meriton të vihet në dukje. Zënia e Jetës, kapja e saj në fond dhe në formë dhe shfaqja imediate, pa asnjë ndërmjetësim, ky është origjinalitet, origjinalitet letrar”. Këtë nivel të narrativës miniatureske, sipas skicës letrare minimaliste etnografike Musine Kokalari e thellon më dukshëm në librin e saj të dytë “…Sa u tund jeta” (1944), dhe tashmë, me këtë libër kemi jo vazhdimin e eksperimentit me narrativën popullore, por një projekt të qartë artistik, për çka dëshmojnë edhe 30 faqet e romanit të pambaruar “Teto Nurijeja” (1943) i mbetur në dorëshkrim. Me këtë trashëgimi të ndërprerë dhunshëm nga diktatura komuniste, Musine Kokalari mbetet e para shkrimtare femër në letërsinë shqipe, që spikati në peizazhin letrar të viteve ’40 me zhanrin e saj origjinal të miniaturës minimaliste etnografike, në të cilën shtrohen problemet e femrës shqiptare në një kontekst shoqëror maskilist, sikundërse promovohen për herë të parë tiparet e shkrimit lerar feminist në letërsinë shqipe.


Narrativa minimaliste miniatureske e M. Kokalarit


Zhanrin miniaturesk të skicës e kanë përdorur në vitet ’20-’30 të shek XX., edhe shkrimtarë të afirmuar para Musine Kokalarit, por miniaturizmi etnografik i prozës së saj synon të fiksojë një botë të tërë autentike, jo si ekzotikë lokale, por si një thurimë zërash që derdhen njëri në tjetrin në formë monologjesh a kuvendimesh, duke zbuluar në këtë akt shqetësime të brendshme, një botë të tërë dis’harmonike nën peshën e brengave dhe hareve. Shpesh kjo narrativë minimaliste është trajtuar në mënyrë të cekët, si diçka ekzotike, sipërfaqësore. Përkundrazi, ne mendojmë se ajo çfarë e bën qartësisht të dallueshme risinë e skicës miniatureske në tekstin letrar të Kokalarit, nuk është ligjërimi mimetik i zërave dhe karaktereve, por anatomia psiko-mentale e zërit të brendshëm, zërit të familjes si institut thelbësor në shoqërinë shqiptare.
Në repertorin e teksteve tona letrare nuk ishte ndeshur më parë një zhanër i tillë kaq pranë folësit, me një intonacion bisedimor kaq të identifikueshëm me karakteret e përditshmërisë dhe me situata ambientale të përshkruara – të gjitha këto – të dhëna me një kopraci të ndershme dhe me një kompozim të thukët, lakonik. Musine Kokalari ka një meritë të veçantë për begatimin e letërsisë shqiptare, duke krijuar një tip të ri zhanri, të dallueshëm e origjinal dhe të pangjashëm me asnjë shkrimtar tjetër në fund të viteve ’30 – fillim të viteve ’40 të shekullit XX. Miniaturat etnografike si krijime ngushtësisht letrare, përpos gjendjes së konservuar të ligjërimit popullor me interesin gjuhësor që paraqesin, na shpalosin edhe ndjeshmërinë botëkuptimore të protagonistëve si instanca përfaqësuese të shoqërisë sonë të atyre viteve, në kapërcyell të modernizmit. Shkrimtarja ka fiksuar gjendjen e shoqërisë shqiptare në fazën e kalimit të saj nga sjellja simboliko-ritualore në sjelljen e saj racionale pragmatike.
Veçantinë e miniaturës etnografike me detaje minimaliste të Musine Kokalarit mund ta përcaktojmë me këto elementë konstantë:
– mungesa e syzhetit në kuptimin tradicional të termit;
– parimi i lokalizimit të veprimit;
– dëshmitë e detajuara në përshkrimin e ambienteve/vendeve, kohës dhe njerëzve;
– marrëdhënia me edukimin estetik etik, ritualor, dhe me kushtet e protagonistëve;
– vëmendja e spikatur ndaj karakteristikave sociale të tipave dhe mjedisit;
– paraqitja e realitetit në një “prerje” sociale;
– tendenca e qartë në përzgjedhjen e dukurive të dëshiruara, përpjekja për të krijuar imazhe tipike.
Në një fazë më të pjekur të krijimtarisë së saj, miniatura letrare etnografike e Musine Kokalarit përfton një unitet kompozicional, duke kapërcyer fragmentarizmin e mëparshëm ishullor të librit “Siç më thotë nënua plakë”. Në librin e dytë “…Sa u tunt jeta”, nuk janë më protagonistë zërat e veçuar, karakteret, por kemi shfaqjen e një personazhi dominues, rol të cilin e luan jo njeriu, por riti. Është riti i dasmës shqiptari në variantin lokal të Gjirokastrës që përbashkon e përthyen botërat mentale, emocionet, frikërat, besëtytnitë – gjithë çfarë përbën fytyrën e fatit si një kompozicion i kulmeve më domethënëse në jetën e njeriut: lindja, martesa, vdekja. Libri nis me përpjekjen për ndërmjetësimin e lidhjes së një çifti dhe përshkon gjithë trajektoren e tij, deri në ceremonialin e dasmës, përmes një sfondi familjar të nginjur me paragjykime, intriga, pasiguri, besim, ngazëllim dhe keqardhje. Secila hallkë lidhëse në zinxhirin e rrëfimit miniaturesk është gdhendur me një përpikmëri skrupuloze në stilin e një gjerdani gurësh. Rituali me repertorin e gjesteve dhr ceremonive solemne shkon drejt kurorëzimit të tij simbolik, përmes një sfondi të harlisur muzikor.


Narrativa miniatureske si një roman etnografik ritualor


Femra e këtyre miniaturave letrare na paraqitet në të gjitha moshat, rolet dhe funksionet e saj në familje dhe në shoqëri. Në miniaturën e parë me titull “Siç më thotë nënua plakë”, ndeshim një monolog të dendur të nënës plakë, një zë i cili shpreh pakënaqësinë për mënyrën e sjelljes, jetesës, veshjes dhe idealeve që ka vajza, duke parë tek ajo mishërimin e një shkëputjeje dhe përjashtimi që i bëhet brezit të nënave. Monologu lakonik është njëlloj revolte për humbjen e autoritetit dhe ndikimit të saj mbi të bijën, një lloj alienimi midis dy brezave në një situatë të cilën nëna tashmë nuk e ka më nën kontroll. Toni i përgjithshëm i monologut ruan brishtësinë e naivitetit të një brezi nënash të pezmatuara, të cilat nuk ndeshin tek bijat shembëllimin e idealeve të tyre tradicionale familjare. Ky hendek midis dy botëve të lë mbresën e një buzagazi sa zbavitës, aq dhe keqardhës.
“Kulloi Odaja” – një miniaturë që riprodhon ritualin e vajtimit, duke e përqasur vdekjen e djalit të ri, të vetëm, në familje me përjetimin tragjik të prindërve pleq që lë pas; rituali i vajtimit na flet me vargje aluduese për vendin e pakompensueshëm dhe gjendjen e pangushëllueshme të prindërve të tij në prag të pleqërisë. “Ulërima e qenit” – është një etyd miniaturesk për atmosferën e ankthshme që ngjall bestytnija e një qeni që angullin përvajshëm gjithë natën. Teto Hasieja është një plakë që s’vë gjumë në sy dhe e torturojnë parandjenjat për gjëmën që ndjell ulërima e qenit. Mendja e saj është e shpërndarë tek djali që ka larg. Ajo gdhihet e pagjumë dhe shkon të lehtësohet me një fall filxhani tek komshija e saj, teto Nefizeja. Ajo e qetëson për merakun, por në të vërtetë vdekja ndodh në orët e ditës. Shenjat paralajmëruese dalin të sakta: vdes një burrë i ri në lagje, duke lënë prapa 5 kalamaj të vegjël. Nokturni i përzishëm i vdekjes është skicuar me natyralitetin funeral.
Miniaturat e vëllimit “…Sa u tunt jeta”, siç e kemi theksuar, paraqesin në vetvete një roman-etnografik ritualor, ku dasma ka funksionin e personazhit qendror. Dasma kryhet në Gjirokastër, me të gjitha ritet, zakonet, përgjegjësinë shpirtërore për t’i bërë dhe zbatuar si duhet ato. Jeta shfaqet si një teatër, me pamjet e saj imponuese, me aktorë dhe spektatorë, me këngë dhe me valle, me portrete nusërie, me këshilla nëne, me lotë ndarjeje, por me poezinë dhe gëzimin e jetës së re. Të gjithë pjesëmarrësit, zonjat e mençura, vajzat e bukura në pritje të dasmës, burra krenarë, i japin një përkryerje qytetit të gurtë. Megjithatë, vepra është endur mbi një lëndë etnografike e zakonore, brenda realitetit social, përmes analizës së disa karaktereve apo më saktë, zërave, duke skicuar një varg portretesh dhe me skena lirike të kursyera, po mjaft prekëse.
Të gjitha miniaturat minimaliste etnografike që kemi propozuar më sipër ilustrojnë virtytet më të mira artistike të prozës letrare të Musine Kokalarit. Ato paraqesin një gdhendje tepër të vështirë të karaktereve dhe imazheve, zbulojnë nëpërmjet detajesh minimaniliste peshën e një bote të gjallë, organike, me një dozë të ndjeshme verizmi, fotografimi të brendshëm të hollësive sociale e ritualore dhe të shoqëruara me një buzagaz infantil e të përmbajtur.


Doc. dr. Agron Tufa

Elvana Zaimi


Mapo. al trokit ketu




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Thu Feb 16 2017, 11:03am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Memorandumi i Bashkimit Demokratik Shqiptar drejtuar aleateve para zgjedhjeve te 2 dhjetorit 1945.


(Teksti i memorandumit u shkrua nga Musine Kokalari ne mbledhjen e BDSH zhvilluar ne shtepine e Ali Kavajes ne fund te nentorit 2015)


Per fat te keq ky memorandum nuk dihet se si ra ne doren e Sigurimit duke qene nje nga provat e akuzes ndaj te arrestuarve.


*****


Gjat okupacionit Italian dhe Gjerman ne Shqiperi, komunistat luftuan kunder forcavet pushtonjese nene zerin e “Frontit Nacional Clirimtar” program politik i te cilit bazohej teresisht ne nje sistem demokratik. Nje thirrje kaqe gjeniale u dha mundesi te zgjerojne ne menyre te konsiderueshme radhet e tyre duke regjistruar nje pjese te madhe te djalerise e cila luftonte me gezim per clirimin e atdheut. Aresyeja nje nje pjese e madhe e djalerise u bashkua me komunistet qendron ne faktin qe dy grupet e tjere nacionaliste (Balli Kombetar dhe pasonjesit e Zogut) duke patur frike nga komunizmi dhe duke qene nene influence ten je pjese te shtypit Aleat, nuk vazhduan luften kunder forcave pushtonjese. Djaleria dhe nacionalistet e tjere qe muaren pjese ne Levizjen Nacional Clirimtare nuk u shkoj ndermend kurre se po binin ne nje gracke, dhe te kujtonin ngritjen me force ten je regjimi komunist ne Shqiperi.
Ne kete menyre Fronti Nacional Clirimtar u be i vetmi grup politik i autorizuar nen direktivat dhe kontrollin komunist. Nacionalistat qe perbejne shumicen nuk lejohen te formojne nje parti te vecuar nga komunistet; ata nuk lejohen gjithashtu as te shkeputen prej Frontit duke formuar nje parti jashte frontit. Ne te dy rastet akuzohen si sabotatore, fashista dhe reaksionare (rastiiI Profesor Gjergj Kokoshit, me pare minister i Arsimit ne qeverine e Enver Hoxhes e tregon çquar kete gje.)

2. PASQYRA E PERGJITHSHME E GJENDJES SE TANISHME


(a) Kryesija e Keshillit Antifashist Nacional Clirimtar, qeverija, keshillat e Prefekturavet dhe te N/Prefekturavet si dhe lokaliteteve me te vogela ndodhen te gjitha nene drejtim dhe kontrollin komunist.
(b) Te trija fuqite, dmth. Pushteti legjislativ, egzekutiv dhe gjyqesor, ndarja e te cilave garanton nje regjim me liri politike, ne fakt jane nje perzierje. Shemezimi i zyrave behet per kete qellim. Si shembell eshte qe kryetari I policies ne te njejten kohe gjendet edhe anetari I trupit gjykues (nene president), Antar’ i Shtabit Pergjitheshme, Kryetar’ i gjyqit me te larte, Kryetar i Komisarevet politike ne ushteri, etj.
(c) Te kater lirite (lirija e fjales, e fese, e nevojes dhe e frikes) jane shkelur nene kembe.
(d) I tere legjislacioni eshte marre prej atija te Jugosllavise; ligjet me te rendesishme jane nje perkthim besnik i ligjevet Jugosllave.
(e) Ne te gjitha problemet shtypi i yne dhe radjoja paraqitin teresisht pikepamjet Ruse.
(f) Puna e policise behet prej Drejtorise se Mbrojtjes se Popullit, program dhe aktiviteti I se ciles perben nje G.P.U. te dyte. Kryetari I saj Gjeneral Koci Xoxe eshte nje nga te dy sekretaret e pergjitheshme te partis Komuniste Shqipetare, duke qene tjetri vete Enver Hoxha.
(g) Numuri I atyre qe jane vrare egersisht gjat diteve te par ate regjimit (150 pa u gjykuar fare ne Tirane dhe Rrethe) si dhe ata qe jane gjykuar, dendur me vdekje dhe pastaj egzekutuar, kaperxen te 1000-jen ne te gjithe vendin. Ne qofte se merr shembull Francen popullata e se ciles eshte 45 here me e madhe se e jona, ne te njejten kohe do te kishte 2321 denime me vdekje, ahere mund te kuptonit tragjedine e popullit Shqiptar. Shume prej keture jane egzekutuar per shkak se pot e qene gjalle do te kanosnin unitetin e regjimit te tanishem.
Ka rendesi ketu te permendet qe ca muaj me pare ne Durres, disa njerez i bene qeverise nje telegram me anen e te cilit kerkonin meshire per ca persona qe u denuan me vdekje nga gjyqi local, ata u arrestuan menjehere, u nxuar ne gjyq dhe u denuan me burgim pse me qendrimin e tyre kishin shkuar kunder mejtimit gjyqsor i cili konsiderohet si shprehje me e larte e vullnetit te popullit (!)
Aktiviteti i Mbrojtjes Popullit dhe menyra me te cilen u zhvillua drejtesija kane krijuar nje atmosphere frike dhe terrori ne te gjithe vendin. Natyrisht kjo e ka shtuar me te teperte numurin e te pakenaqurvet po frika dhe vetem frika i ka ndaluar ata qe te organizohen ne nje opozite.
Po te mos dish kete gje te nenedheshme eshte e pamundur te marresh vesh pse populli do te shkoje ne votime me 2 Dhjetor si mund te beje ndryshe kurse Shqiperia ndodhet per 13 muaj nene diktaturen me te tmereshme qe ka pare historija e saj. Shko ne katundet dhe bisedo me popullin fshehtesisht dhe athere do te konstatosh se nje presion eshte ushtruar ne favor te listes unike te Frontit Nacional Clirimtar.
(h) Shqiperija nuk ka patur kurre nje ushteri kaqe te madhe sa kjo e tanishmja; numuri i saj eshte dyfishuar qysh prej clirimit te vendit dhe tani perbehet rreth 60.000. Mbajtja e nje ushterije kaqe te madhe i kushtohet kryesisht faktit se autoritetet kane frike qe numuri i vazhduar i te pakenaqurvet mund te perbej nje rrezik per regjimin. Kjo mase politike ka patur nje efekt katastrofal jo vetem per financat tona qe permbledhin me teper se gjysmen e buxhetit per ushterine, por gjithashtu edhe per bujqesine dhe blektorine, ne te cilat ndihet serjozisht mungesa e krahut te punes.
(i) Ne administratat t’ona gjenden tani kater here me shume funksionare se perpara. Kjo I cpergjigjet faktit se qeverija mundohet t’u gjeje pune te gjithe pasonjesvet besnike pa marre parasysh kapacitetin e tyre. Me gjithe ate per te patur nje administrate te kenaqshme ata jane te detyruar te mbajne disa nga tekniket me te mire; dhe ne fakt jane keta qe bejne terre punen. Po kjo situate ka krijuar nje fare kaosi, dhe per kete kjo eshte arsyeja qe neper krahina punet sgjaten me te teperte.
(j) Ligji i bujqesise eshte nga reformat me me rendesi per te cilen regjimi fryhet se levduari. Kjo eshte bere dhe aplikuar ne menyren me ekstreme:
1/ Toka qe u eshte lene pronarevet te mepareshme (15 hektare), eshte e pamjaftueshme tu siguroje atyreve jetesen, megjithe qe ka mjaft toke per te gjithe.
2/ Ligji bujqesor, keshtu sic egziston, eshte vetem e vetem nje konfiskim pse e tere toka eshte cpronesuar duke mos u shperblyer aspak.
(k) Qeverija e ka humbur besimin e tregetarevet prej masavet qe ka marre nder deget e ndryshme te aktivitetit ekonomik. Nisjativa private eshte shdukur pothuaj krejtesisht.
(l) Persa i perket politikes se jashteme, qeverija e tanishme i qendron besnike aksit Beograd-Moske. Parulla “Enver-Tito” eshte bere e zakoneshme.


3. CILET JEMI NE


Eshte nevoja te theksojme qe neve nuk jemi armiqte e komunizmit. Edhe sikur te mos egzistonte komunizmi do te qe e nevojshme ta krijonim si nje fuqi shtytese drejt perparimit social. Po nga ana tjeter ne jemi kundershtaret e tija politike deri sa ay shkel lirite politike dhe ngre nje qeveri despotike ne vend te asaj dempokratike.


4. A ESHTE E MUNDUR DEMOKRACIJA NE SHQIPERI?


Do te jete para kohe te behet fjale ne Shqiperi per nje demokraci te tipit perendimor. Po nga ana tjeter kjo nuk do te thote se eshte nevoja per nje parti totalitare ne vendin tone. Ne besojme se nje demokraci relative me te pakten 2 parti esht plotesisht e mundeshme ne Shqiperi. Kjo do te jepte rast shumices se popullit te cilet nuk jane komuniste te bashkohen me nje organizate me anen e se ciles te jene ne gjendje te shprehin idete politike.


5. CILI ESHTE PROGRAMI YNE?


(a) Politika e brendeshme.
Vendosja e menjehereshme e lirise se plote politike, lirija e fese, liri shtypi, liri e personavet dhe mbrojtja perpara ligjit dhe perpara gjyqit me gjykates te zgjedhur.
(b) Politika e jashteme.
Pjesmarrja ne te gjithe kombet e bashkuar ne themelimin e nje regulli internasional te bazuar mbi principin e sigurimit kolektiv. Mbajtja e relatavet miqsore me te gjithe aleatet tone te medhenj dhe me te gjithe fqinjet tane. Ne do te perpiqemi me te gjitha forcat tona per te dhene kontributin tone per nje te arthme paqesore dhe me te mire ne ballkan, dhe te sigurojme integritetin tone tokesor, konforme shpirtit dhe kartes se atllantikut.
(c) Politika sociale.
Permiresim materjal dhe moral I konditave te jetes se klases punetore. Pjesemarrja e plote e punetorevet dhe fshatarevet ne jeten politike Lenija e lire e organizatave te punetorevet dhe pjesmarrja e tyre ne vendosjen e konditave te punes. Demokratizimi i instruksionevet. Rivendosja e dinjitetit familjar.
(d) Politika ekonomike.
Respektimi i plote i pasurive private Brenda kufijve te funksioneve shoqerore. Kontroll i shtetit mbi industrite vitale dhe inkurajimi i inisjatives dhe i ndermarrjeve private. Reforma agrare. Ngritja e shtepijave modern per fshataresine dhe krijimi i kooperativave bujqesore.


6. DESHIRA JONE E NXEHTE.


Duke konsideruar qe misjoni i juaj ne Shqiperi eshte i shenjte, pse e kini per detyre t’i thoni botes situaten e vertete te vendtit t’one, shpresojme qese do te konstatoni qe ne situaten e tanishme te flasesh per zgjedhje te lira do te thote te erresosh te verteten. Me kete fryme, ne shpresojme qe ju do te beheni interpret jo vetem I opozites po pothuaj i deshires se te gjithe kombit per shtytjen e zgjedhjeve, ne menyre qe t’i jepet rast popullit te shprehe lirisht vullnetin e tija dhe ne kete menyre te ngreje nje qeveri demokratike representative.
Do te shihni nje numer te math realizimesh qe do t’ju tregohen per llogari te qeverise se tanishme. Ne nuk veme ne dyshim vullnetin e mire te qeverise, por ne te njejten kohe e quajme te nevojshme te nenevizojme qe te shumtet e ketyre realizimevet kane ekzistuar perpara Nentorit 1944. Persa u perket urravet dhe punimet e tjera te ketij lloji, cdo Shqiptar e di mire qe keto jane ndertuar prej shoqerivet Italiane, nene mbikqyrjen Shqiptare, me materjal qe eshte sjelle me pare prej Italije.


P.S. LUTEM SHDUKNI KETE RAPORT ME NJEHERE PORSA TA KINI KENDUAR, NE QOFTE SE POLICIA OSE CDO SPIUN DO TE MARRE VESH KETE GJE, JETA JONE DO TE JETE NE REZIK.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Sat Feb 25 2017, 03:16am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264





Zonja e ndaluar Musine Kokalari
- Bisedoi Nebil Çika


Një ndër ikonat më të mëdha të disidencës shqiptare antikomunistë ka qenë Musine Kokalari. Informacionet mbi të janë shumë të pakta për publikun shqiptar. Jo pa qëllim ditën e 20 shkurtit kam zgjedhur të flasim për një figure kaq të shquar. Pa dyshim që hedhja e bustit përbën ngjarje shumë të rëndësishme, pasi shënon fundin e komunizmit në Shqipëri. Pa mohuar vlerën e atyre që hodhën bustin, unë dua të theksoj rolin e atyre që u përballën me diktatorin Enver Hoxha kur ai ishte gjallë. Mendoj se hedhja e bustit dhe krijimi i pluralizmit ishin rezultat i një kalvari të gjatë sakrificash, që vajzat dhe djemtë më të shquar të kombit shqiptarë pësuan në përpjekje, në sakrifica kundër diktaturës për një shtet të lirë dhe demokratik, siç ua kishin lënë të parët e tyre. Jam i nderuar që sonte kam në studio zotin Agim Musta, shkrimtar, historian, ish-i burgosur politik; zotin, Gjokë Beci, poet i njohur, autor i disa këngëve, që ka dhe një poezi të mrekullueshme kushtuar Musina Kokalarit. Edhe për faktin tjetër se Gjoka ka qenë dëshmitarë i vuajtjeve të saj, pasi ka jetuar 16 vjet në qytetin e Rrëshenit së bashku me të në internim.


– Zotërinj, si fillim dua të më jepni një opinion tuajin për Musine Kokalarin...


Agim Musta – Musine Kokalari ishte simbol i disidencës shqiptare. Në jetën e saj dallohen krime të komunizmit, që e internoi përjetësisht në Rrëshen, ku dha dhe jetën.

Gjokë Beci – Gjithashtu dhe unë të njëjtin mendim kam, vetëm se dua të shtoj diçka. Unë do ta quaja Musine Kokalarin emblemë të frymës demokratike shqiptare, emblemë të luftës kundër komunizmit.


– Ndoqëm një insert të përgjithshëm mbi jetën e Musine Kokalarit. Pamë që ishte një disidente e mirëfilltë e komunizmit. Aty paraqitëm një dokument të Departamentit të Shtetit amerikan, ku tregohet arrestimi i saj.


Agim Musta – Këtu do të beja një sqarim. Musineja për mua është demokratja e parë politike, që kërkon zgjedhje të lira, që pushteti të ndërtohet në bazë të zgjedhjeve të lira. Kur komunistët kërkuan të bëjnë zgjedhje të lira më 2 dhjetor të 1945, Musineja, si përfaqësuese e një grupi opozitar, ku bënin pjesë jo vetëm socialdemokratët, mori përsipër të bëjë memorandumin, që ua dëgjoi misioneve anglo-amerikane me në krye kolonelin Palmer. Ajo i kërkoi që forcat anglo-amerikane të ndërhynin, sepse zgjedhjet e 2 dhjetorit të 1945 do të ishin të manipuluara. Është për të ardhur keq që anglo-amerikanët bënë vetëm një paralajmërim të zbehtë. Kështu, Enver Hoxha vazhdoi rrugën që kishte zgjedhur për të vendosur diktaturën komuniste. Zgjedhjet e 2 dhjetorit të vitit 1946 u manipuluan krejtësisht. Në ato zgjedhje u vunë dy kuti: një e kuqe dhe një e zezë. Për kutinë e zezë u thoshin se ajo ishte kutia e reaksionit dhe se kush votonte te kutia e reaksionin do të ndëshkohej. Ndërsa për kutinë e kuqe u thoshin se ishte kutia e Frontit dhe dihej që mbrapa Frontit ishte Partia Komuniste. Njerëzit që votonin te kutia e zeze, me dashje ose pa dashke, kur dilnin, i merrnin forcat e Sigurimit. Ka pasur dhe raste që i kanë çuar në internim dhe në burgim vetëm pse kishin votuar kundër Frontit. U zbulua “komploti” i këtij grupi opozitarë, që me anë të misioneve anglo-amerikane kërkonin rrëzimin e qeverisë komuniste. Në fakt, atë donte ta bënte populli me votë të lirë dhe nuk u la që të bëhej. Musineja dhe shokët e saj u arrestuan dhe misionet anglo-amerikane u larguan nga Shqipëria.


– Zoti Beci, në insertin pamë që ajo ishte një shkrimtare. Librin e parë e ka botuar që në shkollë të mesme dhe për 3 vjet botoi 3 libra. E rrallë për një grua shqiptarë që për tre vjet të botonte 3-4 libra.


Gjokë Beci – Fryma e thellë kombëtare e kësaj femre duket në librat e saj dhe sidomos në librin “Ç’më thoshte nëna plakë”. Gjenialiteti i saj duket në librat e saj, por që nuk e lanë që të zhvillohej.


– Zoti Agim, në gjyqet që janë bërë kundër asaj ajo nuk pranon të marrë avokat. Pranon që të vetëmbrohet në gjyq. Nga dosja më ka bërë përshtypje fjalët: “Jam e pafajshme, nuk jam komuniste, por kjo nuk përbën faj.”


Agim Musta – Unë e kam parë vetë figurën e saj kur del para gjyqit. Ajo ishte e veshur me të zeza. Kjo është simbolike për dy arsye. E para, sepse ajo mbante zi për dy vëllezërit e pushkatuar pa gjyq në hotelin “Bristol” të Tiranës bashkë me 11 qytetarë të tjerë tiranas; dhe e dyta, del me të zeza sepse Shqipëria ka rënë në zi, pasi po vendosej diktatura më e egër komuniste. Përpara trupit gjykues, i përbërë nga kryetari Frederik Nosi, nipi i Lef Nosit, një nga udhëheqësit e shtetit shqiptare, ministër në kohën e qeverisë së Ismail Qemalit. Frederik Nosi është një figurë enigmatike për mua, pasi vinte nga një familje patriotike dhe nuk mund të bëj lidhjen e tij me komunizmin. Ndërsa prokuror ishte xhelati i njohur Nezat Hasmedari, autor i qindra e qindra krimeve. Fjalët e Musinesë në gjyq ishin: “Unë nuk jam fajtore. Unë jam nxënëse e Sami Frashërit dhe Avdyl Frashërit. Duke më dënuar mua, ju dënoni Rilindjen kombëtare.” Kjo ishte një shuplakë për trupin gjykues dhe Partinë Komuniste.


– Ajo vuajti shumë. Kaloi shumë peripeci. Ju jeni marrë në mënyrë të drejtpërdrejtë me pjesën e burgut të saj. Zoti Gjoka njeh më shumë pjesën e internimit të saj. Një përshkrim ju lutem, zoti Agim, mbi këtë ngjarje. Agim Musta – Të vuaje në burgjet komuniste, ishte një llahtari e madhe. Fjalët “burg’ dhe “vuajtje” në burg janë të ndryshme. Burgimet në vendet demokratike ndryshojnë shumë nga burgimet komuniste. Në burgjet e vendeve demokratike vetëm të privohet liria, ndërsa Musineja me shoqet kanë vuajtur nga të gjitha. Që nga ushqimi, në torturat e përhershme, që vazhdonin edhe pas dënimit, në izolimin në masë sipas qejfit të gardianëve dhe të gjitha të zezat që mbante kjo tokë i provonte i burgosuri politik. Burgjet komuniste nuk kishin efektin e një burgu normal, që të edukohen njerëzit. Kishin qëllim eliminimi. Madje, kohët e fundit unë kam zbuluar diçka. Gjatë kohës që Musineja ka qenë në gjykim, në qeli i ka vajtur Nexhmije Hoxha së bashku me Fiqirete Shehun. Ato e kanë ofenduar dhe duke e goditur i kanë thënë: “Nuk deshe të bashkoheshe me ne më 1943-shin, kur u takuam, por deshe të bëjë parti më vete! Deshe të bëheshe kryeministre. Këtu do të ngordhësh tani!” Dhe e kanë qëlluar me shkelma dhe grushte. Pra, të tilla vuajtje ka kaluar Musineja në burg. Megjithatë, ajo kurrë nuk u mposht. Ajo u kthye në simbol të rezistencës për të gjithë të burgosurit. Dy janë simbolet e luftës ndaj komunizmit: Musine Kokalari nga gratë dhe patër Meshkalla nga burrat. Fillimisht Musineja vuajti në burgun e Tiranës, në burgun e ri të Tiranës. E kanë çuar edhe në burgun e artizanatit, ku përgatiteshin materialet për forcat e punëve të brendshme. Duke pasur frikë se mos Musineja organizonte ndonjë kryengritje, e çuan në burgun e Burrelit. Atje e izoluan me qëllim të vdiste. Megjithëkëtë, diktatori, me qëllim që ta thyente, shumë herë i kanë çuar njerëz të tij, që i thoshin t’i bënte një telegram Enve Hoxhës me dy fjalë, ku t’i thoshte: “Kërkoj falje”. Ajo nuk e pranonte, duke u thënë persekutorëve se nuk kishte bërë asnjë faj që të kërkonte falje dhe se Enver Hoxha duhej t’i kërkonte falje popullit shqiptarë për krimet që kishte bërë . Ata që e dëgjonin, tmerroheshin nga këto fjalë.


Intervista e personave që kanë jetuar me Musinenë


Shaban Doçi, ish-i burgosur politik: “Ne nuk e njohshim Musinenë. E kishim dëgjuar vetëm si emër. Një ditë vjen Musineja për të marrë qumështin, ne ishim në rradhë. Burrat rrinin më vete, gratë më vete. Për fat, unë isha i dyti. Përpara meje ishte një shef i operativëve. Operativi, sa më pa mua, mori shishet e qumështit dhe iku në fund. Musineja e pa dhe vuri buzën në gaz. Kur e kuptoi që unë nuk isha njeri i Sigurimit, filloi të na vinte për vizitë te shtëpia. Gjatë kësaj kohe u sëmur Musineja dhe ndjeu një dhimbje në gjoks. Ajo shkoi e u vizitua në Tiranë dhe doli me kancer në gjoks. Atë e çonin lart e poshtë, sepse nuk e donte asnjë. Ajo jetonte te një banesë në një pallat. Përpara dhomës së saj rrinte një invalid, që ruante se kush takonte Musinenë. Në këtë kohë, kur filluan t’i vijnë operativët te shtëpia, filloi t’i zhvillohej plaga. Mua më vunë kusht që, kur të lija punën, të shkoja të rrija me të deri në orën 9:00 të darkës. Në atë kohë shkoi kryetari i degës së brendshme dhe mori dorëshkrimet e Musinesë. Sipër dorëshkrimeve kishte vënë testamentin, ku më kishte lënë detyrim që ta varroja. Të nesërmen shoka te stacioni dhe më thanë që kishte vdekur Musineja. Sapo e mora vesh, ika direkt te dhoma e Musinesë. Pashë që dera ishte e mbyllur me çelës. Pyeta se kush e kishte çelësin dhe mora vesh se atë e kishte kryetari i këshillit. Shkova te kryetari i Këshillit dhe i kërkova çelësin e dhomës së Musinesë dhe i thashë se “nuk mbyllet xhenazeja në çelës”. Ai më tha se “çelësin nuk ta japim pa bërë deklaratë me shkrim” se unë do të mbaja të gjitha përgjegjësitë mbi dorëshkrimet e Musinesë. Në atë moment u irritova dhe i kërkova çelësin ose përndryshe do të thyeja derën. Prapë ai nuk ma dha çelësin dhe unë u detyrova të firmosja deklaratën që do të mbaja përgjegjësi për dorëshkrimet e Musinesë. Mora çelësin, hapa derën dhe e solla xhenazen në shtëpinë time. Në atë moment fillova të merresha me përgatitjen e varrimit të Musinesë. Shkova te komunalja dhe i thashë se duhej bërë varri i Musinesë. Asnjë njeri nuk pranonte me ardh në varrim. As makina e komunales, që ishte në dispozicion për këtë punë nuk pranonte të vinte. Ishte dhëndri i Beqir Ballukut, Gjergji Gjerko, dhe i tregova problemin. Ai pranoi të vinte me hap varrin. Gjeta dhe një person tjetër, një arsimtar Kosovar, që pranoi të vinte në varrim. E vendosëm dhe shkuam dhe hapëm varrin me ato. Problemi ishte se si do të gjenim një makinë. Këtu ka qenë një shofer që punonte në reportabël që trasportonte zhavorr. I thashë atij dhe ai pranoi, por makina ishte plot me zhavorr. Erdhi ai, nxorëm xhenazen dhe e vendosëm përmbi zhavorr. Kur dolëm nga shtëpia, doli e gjithë lagjja. Të gjithë po na shifnin, jo se donim me na ndihmuar, por për të na hëngër të gjallë, me një urrejtje të jashtëzakonshme. E morëm xhenazen, shkuam e varrosëm. Edhe te varri nuk më lanë, pasi doja ta varrosja afër nënës së saj. Ato e kishin caktuar që më përpara se ku do të varrosej Musineja. Mbas 3-4 muajsh vjen një kushëriri i Musinesë dhe i jap të gjitha materialet e saj në prezencë të kryetarit të këshillit. I dhashë edhe shumën e parave që kishte depozituar Musineja.”


Ildishane Kalo, bashkëvuajtëse e Musinesë: “Kur bëra hetuesinë, më sollën një grua beratase. Në pyetje po më merrte Savri Xhari. Ai ishte prokuroi i çështjes. Në fund ai u nxeh dhe më tha “ik rri me Musine Kokalarin”. Në fakt, ajo nuk ishte Musineja. Nga Lushnja na çuan në Rrëshen. Pastaj në mars të 1961 ishte një ditë e ftohtë, vjen Musineja në Rrëshen. Kur hyra në dhomë, pashë Musinenë. Aty u prezantuam. Ajo kishte vetëm rrobat e burgut. Rreth 10-15 ditë ndenjëm bashkë. Më pas erdhi e ëma dhe i solli dyshekët, jorganët të gjitha. Ajo më pas ndenji me të ëmën. Nuk kam parë njeri më të mirë se ajo. Gjatë gjithë kohës Musineja shkruante. Donte të bënte historikun e ditës. Kur u lirua, Musineja shkoi tek i vëllai, ndenji atje rreth 4-5 ditë. Kur mori 15-ditëshin e pushimit, ajo vajti tek i vëllai përsëri. U nis në mëngjes dhe u kthye në darkë. Kur erdhi në shtëpi, nuk i foli as një njeriu, vajti u fut menjëherë në dhomë. Mbas disa orësh doli nga dhoma dhe na përshëndeti ftohtë. Që prej asaj here ajo nuk vajti më te njerëzit e saj. Më vonë kuptova se atë nuk e kishin pranuar njerëzit e saj, për arsye se nipit të saj nuk i jepnin bursë studimi. Përpara se të futej në burg, ajo shkon në ambasadë dhe thotë se pse duhej të kishte vetëm një parti dhe jo pluralizëm. Për këtë arsye e morën dhe e futën në burg. Musineja do të jetë gjithmonë e respektuar nga ne, sepse ajo ka qenë motër, ka qenë shoqe, ka qenë nënë. Musineja na mblodhi. Ne kemi qenë për luftën e klasës, për marksizëm-leninizëm. Në disa raste ne fajësonim babanë tonë për internimin që na ishte bërë. Ajo na mblodhi, na bëri njerëz.
Musineja ka pas një shoqe, Zi Nanoja, kanë qenë edhe në burg. Natën që Musineja u sëmur, ajo vajti në spital. Nuk e di se çfarë i injektoj me gjilpërë infermieria, por atë natë Musineja nuk mbijetoi. Mbas disa minutash që iu bë injeksioni ajo vdiq. Ne e kemi veshur me një kostum të zi, më një bluzë të bardhë, me të gjitha. Kur e morën njerëzit e saj, thanë se ajo ishte e lidhur me kavo me tela me gjemba. Ne do t’ia vimin kavot Musinesë? Janë gjëra që të irritojnë. Blendi Fevziu ka thënë se Musineja ka jetuar me një familje jo të mirë. Unë dua t’i bëj pyetjen Blendi Fejziut: ku e njeh ti familjen time? Në qoftë se do të na njohë neve, le të pyesë Tahir Muhedinin, Leonard Demin e të mësojë se cilët jemi ne.” Myzejete Kalo, bashkëvuajtëse e Musinesë: “Doli puna që ajo u sëmur. Ajo ishte vetëm. S’kishte njeri dhe unë me të thënë të vërtetën i kam bërë më shumë hyzmet asaj sesa nënës sime. U lidhëm aq shumë me njëra-tjetrën, sa ajo më njihte edhe nga hapat. Unë e ushqeja, unë e laja.”


– Kjo ishte një intervistë e dhënë nga bashkëvuajtësit e Musinesë. I kam hequr shumë pjesë për të ruajtur etikën e gazetarisë, pasi në të ka shumë pjesë me dhunë të frikshme, për të mos thënë horror. Zoti Beci, ju keni jetuar atje. Mund të na bëni një përshkrim si e njohët ju Musinenë?


Gjokë Beci – Natyrisht, të flasësh për krah zotit Agim është pak e vështirë, pasi është bashkëvuajtës, është historian, e ka studiuar. Unë do të flas vetëm për atë pjesë që kam jetuar me atë. Nuk do të flas si poet, por si dëshmitar i atyre episodeve të jetës së saj.


Në fillin nuk e njihja Musinenë. Shikoja një zonjë me një pelush të zi, që shkonte vazhdimisht pas pune te një çezmë gati nja 500 metra më tutje, midis Rubikut dhe Rrëshenit. Mbushte ujë atje, pinte ujë dhe kthehej. Një herë rastisëm tek ura e Fanit. Unë e përshëndeta si bashkëqytetare dhe ajo më përshëndeti. Mbas dy ditësh më kanë kërkuar dhe më kanë thënë se pse unë i kisha folur asaj armikes. Mua më bëri përshtypje, pasi ajo ishte një person shumë i zgjuar. Ajo vinte shpesh në biblotekë dhe unë në atë kohë isha në bibliotekë e Rrëshenit. Ajo vinte dhe kërkonte libra. Kërkonte libra të historisë së Mirditës, se çfarë kishin shkruar për Mirditën dhe se çfarë kishin shkruar mirditorët për veten. Ajo më pyeste vazhdimisht se cilët ishin librat e fundit. Unë i jepja një tufë me libra. Ajo i merrte, i seleksiononte. Të gjithë librat e realizmit socialist i linte mënjanë dhe merrte vetëm librat e huaj. Më ka bërë përshtypje të jashtëzakonshme fakti që ajo ishte tendencioze në të lexuar. Vinte vazhdimisht. Në atë kohë më thërrasin në Komitetin Qendror të Partisë dhe më thonë se pse e pranoja Musinenë në bibliotekë dhe i jepja libra. Iu përgjigja se të gjithë që kishin një librezë të bibliotekës mund të merrnin libra.


– A interesohej Sigurimi se çfarë librash merrte Musineja?


Gjokë Beci – Natyrisht që po. Në mënyrë absolute i merrnin të gjitha librat që lexonte ajo, i analizonin: kur e kishte marrë librin, a e kishte kthyer në datën e caktuar, nëse e kishte shtyrë afatin e kthimit të librit. Të gjitha këto i merrnin në shënime. Jam përpjekur të jem i ndërgjegjshëm më ato që kam bërë. Informacione, gjëra të tilla s’kisha çfarë t’i jepja. Kishte diçka që me bënte përshtypje, se shkrimet që bënim ne ndryshonin shumë me shkrimet që bënte Musineja. Një herë i kam thënë, nëse mund të më jeto ndonjë shkrim që kishte bërë dhe ajo u përgjigj se kishte kohë që i kishte shkruar. Ajo nuk ka marrë asnjë libër të Enver Hoxhës. Nuk ka marrë asnjë libër të realizmit socialist. Operativët vinin dhe më pyetnin nëse Musineja merrte librat e Enverit dhe unë i përgjigjesha “jo”. Unë nuk mund të gënjeja, të thosha se merr kur nuk merrte. Të thosha se bën keq ose mirë që nuk merrte librat e Enver Hoxhës. Kjo për arsye se në pikëpamje isha njësoj me atë.


– Zoti Agim, mund të na jepni një koment lidhur me intervistën e tre bashkëvuajtësve të Musinesë? Agim Musta – Me zotin Gjokë kam biseduar dhe shumë më përpara për Musinenë. Natyrisht që koha ka bërë punën e vet, por do t’i kujtoj Gjokës se më ka thënë dhe diçka shumë të bukur për shpirtin human të Musimesë. Shumë herë, kur vinte ndonjë film i ri në Rrëshen, kjo vinte e para. Te dera e kinemasë, ku ishin dhe nxënës të fillores, që kishin dëshirë të futeshin dhe ata për të parë film, por nuk kishin mundësinë e lekut. Musimeja hapte çantën dhe u jepte nxënësve nga një pesëlekësh që të futeshin në kinema. Nuk duhet harruar fakti se ajo ka pas jetuar me një gjysmë pensioni.


Gjokë Beci – Unë kam pasur mundësinë që në një rast përkujtimor të Musonesë këtu në Tiranë të lexohej poezia dedikuar asaj. Atë e lexoi Margareta Xhepa. Dhe unë, të them të drejtën, u emocionova shumë. Ekziston një dashuri e madhe në popull për Musine Kokalarin.


Agim Musta – Musineja në një poezi të saj thotë: “Rrëshen, që u rrite në krahët e mi..” Duke qenë punëtore ndërtimi, merrte pjesë në ndërtimin e pallateve. Duhet të dimë dhe se urdhri i internimit ka qenë që ta çonin në Kurbnesh. Atje ishte një fshat i humbur, krejtësisht në izolim. Më pas menduan se survejimi ishte i pamundur të bëhej, sepse donte një forcë të madhe që të survejohej natë e ditë, prandaj vendosën që ta mbanin në Rrëshen. Dega e Rrëshenit merrej vazhdimisht në pyetje nga Ministra e Mbrojtjes për qëndrimin e Musinesë. Ky qe urdhri i diktatorit.


– Pamë një insert që fliste për jetën letrare të Musine Kokalarit dhe kritikat e saj mbi artin e shkruar. Aty kishte kritika mbi veprat letrare të Enver Hoxhës. Edhe pse ai kishte internuar të gjithë familjen, i kishte krijuar atij një mllef të jashtëzakonshëm.


– Agim Agim Musta – Kjo i ka rrënjë te qëndrimet diametralisht të kundërta që kishte Musine Kokalari me Enver Hoxhën në lidhje me ngjarjet që po ndodhnin në Shqipëri. Musineja ishte me mendime properëndimore. Enver Hoxha u fut në historinë shqiptare në ujëra shumë të turbulluara, me shumë pikëpyetje në biografinë e tij, që arriti e u bë Sekretari i Parë. Musineja u përpoq në vitin 1943 që të krijojë një parti dhe e krijojë Partinë Socialdemokrate. Duhet të dimë që në këtë parti u grumbulluan intelektualët më të mirë të kohës. Këta ishin Isuf Luzi, profesor doktor me famë të madhe në Amerikë, Izet Bebeziqi, edhe ky profesor, Skënder Muço, një nga juristët më të mirë të Shqipërisë. Të gjithë ishin më mendime properëndimore aq të mëdha, sa në Dukat të Vlorës më 1943 u vendos pranë Forcave të Armatosura të Skënder Muços një mision Amerikan. Ky mision parashikonte se çfarë do të bëhej në Shqipëri, nëse do të bëhej një zbarkim anglo-amerikan. Kjo e tronditi shumë Enver Hoxhën, dhe jo vetëm atë, por edhe Gestapon gjermane. Gestapoja gjermane vihej vazhdimisht në dijeni për veprimtarin e Partisë socialdemokrate. Ato u kallëzua direkt te Gestapoja me urdhër të gjeneralit Fistun, që arrestohen në afërsi të Vlorës Skënder Muço, profesor Ismaili dhe Isa Komezini, tre udhëheqësit e Partisë socialdemokrate në Shqipëri. U behët një gjyq disaminutash në komandën e Gestapos së Vlorës, me një përfaqësues të gjeneralit Fiston dhe pushkatohen po atë ditë në fshatin Kallmë të Lushnjës. Musineja u trondit thellë dhe që atëherë u hodh në ilegalitet. Kjo gjë shqetësoj dhe Enver Hoxhën, sepse kjo forcë po njihej dhe në Perëndim dhe po bëhej forca e tretë në Shqipëri përveç Ballit Kombëtar dhe Partisë Komuniste. Partia Socialdemokrate u bashkua me Ballin Kombëtar, por nuk u shkri me Ballin Kombëtar. Ekzekutimi i Skënder Muços u bë në gusht 1944. Në këtë kohë pritej të bëhej zbarkimi anglo-amerikan. Fatkeqësisht, fatet e Shqipërisë qenë caktuar në takimin që bëri Titoja me Çurçillin më 1944 në Napoli të Italisë. Interesat e Anglisë ishin shumë më të mëdha ndaj Jugosllavisë sesa ndaj Shqipërisë. Po të bëhej zbarkimi në Shqipëri, komunistët nuk do të vinin dot në pushtet.


– Gjokë Beci – Sapo na ua tha një informacion që “pantera e zezë” (Nexhmie Hoxha) së bashku me panterën tjetër (Fiqirete Shehu) e kanë torturuar me një mllef të tmerrshëm Musine Kokalarin. Ka shumë të ngjarë që të ketë pasur ndonjë mëri femërore veç ideologjive, veç partive politike. Këto janë fenomene njerëzore.

– Zoti Gjokë, është një shfarosje që i është bërë një familjeje të tërë. Mund të shkojë mendja njerëzore për një incident deri në këtë lloj reagimi? Gjokë Beci – Këtu qëndron hasmëria më e madhe.


Agim Musta – Kjo është një mister, ashtu siç është jeta e vetë Enver Hoxhës. Enver Hoxha ishte i pashëm, ishte një tip galant, futej në ta dhe i kishte kushërinj. Familja e Musinesë, dy vëllezërit që ishin juristë, hapën shtëpinë e parë botuese në Tiranë. Aty vinin librat më me vlerë: filozofia e Kantit, Platonit, shkrimtarët shqiptare më të dëgjuar perëndimorë. Enver Hoxha shkonte atje vazhdimisht dhe polemizonte me Musimenë. Ndoshta i është lindur dhe kjo, megjithëse ishin dhe kushërinj të largët. Megjithatë, thuhet, në qoftë se është i vërtetë ditari, se kur mori vesh Enveri që Musimeja vdiq, paska shkruar në ditarin e tij: “Unë nuk jam fajtor. Ajo nuk kërkoi kurrë falje. Por do të ishte më mirë ta dënonim me vdekje, ta pushkatonim, sesa të vuante kaq tepër dhe të kishte një fund tragjik.”


– Dua të kaloj në anën tjetër të medaljes. Unë kam marr një libër të Enver Hoxhës. Me nënvizimet që ka bërë Musimeja, arrin të bësh një histori tjetër mbi librin. Ka pasur interes, zoti Agim, për nivelin e udhëheqjes. Diku thuhet se 90% e Partisë Komuniste ishin fshatarë. Ka një moment tjetër më mbrapa ku thotë një kritik të Enver Hoxhës, ku thuhet se “jam i shqetësuar për spastrimet në parti se po përjashtojmë fshatarët, të cilët janë shumica të pashkolluar”. Ka një moment tjetër që ajo ka nënvizuar se “nuk jam dakot me zotin Hysni, se duhen shtuar masat, se kleri katolik nuk luftohet vetëm me propagandë”. Pra, ka pas një interesi të vazhdueshëm të Musinesë për t’i bërë një lloj kritike në këtë mënyre. Kam gjetur edhe disa dorëshkrime, fleta të vogla, ku ajo jep versionin se saj se si duhet të jenë gjërat. Ajo ka bërë një kritikë të veprës së Enver Hoxhës. Zoti Agim, ju si e perceptoni këtë?


Agim Musta – Me gjithë këtë, edhe krimineli më i madh ka një rimors në ndërgjegje. Ajo është marrrë deri në fund me kritikën ndaj Enver Hoxhës më një vizion të qartë. Enveri pati një lloj humbjeje. Ajo Hamitin, vëllanë e madh, i cili ishte për t’u pushkatuar, e shpëtoi tifoja, sepse kishte temperaturë të lartë kur shkuan për ta pushkatuar. Enveri e mblodhi në ndërvarjen e botimeve për përkthimin e veprave, sepse ishte një njeri shumë i përgatitur, madje e ka dërguar edhe jashtë shtetit për përgatiten e veprave të Enver Hoxhën në gjuhë të huaj.


– Zoti Beci, mund të na jepni një mendimin tuaj se sa ka ndikuar të qenët një shkrimtare gjatë pwrsekucionit? Gjokë Beci – Për mendimin tim ka dy aspekte: njëra anë e ka favorizuar dhe një anë që e ka sulmuar. Ajo që e ka favorizuar ka qenë fakti se duke qenë e para femër krijuese në historinë e letërsie shqipe, ka pas përgjegjësin e madhe për t’u prirë rrugëve të reja letrare. Kjo ka qenë dhe ana e keqe që është sulmuar. Mos mendoni se nuk e kanë pasur inat edhe për këtë gjë njerëzit e tjerë. Jo më kot ajo e ka marrë në analizë edhe veprat e shkrimtarëve të tjerë, Kadaresë etj. Ajo e ndien që është një erë që nuk fryn mirë në krijimin letrat. Me keqardhje e them se ajo ka qenë viktima e parë në këtë histori.


– Zoti Agim, sot jemi në demokraci. Ajo është nderuar zyrtarisht me titullin “Martire e Demokracisë”, heroin e kombit. Sa mendoni se ka ardh figura e Musine Kokalarit dhe të gjithë kundërshtarët komunist. Sa ka zënë vend në kohën e sotme në historinë, në opinion, në politik? Agim Musta – Unë mund të them këtë. Si kryetar i shoqatës së Musine Kokalarit, vë vendim të gjykatës së Tiranës që në vitin 1996 kam bërë mjaft aktivitete. Jemi ndihmuar deri diku dhe nga shteti shqiptarë, nga Partia Demokratike, kur erdhi në fuqi. Por jo krejtësisht ashtu siç duhet. Me ndihmën e dashamirësve kemi arritur të bëjmë aktivitete, të bëjmë bustin e Musine Kokalarit dhe e vendosëm në shkollën ë Kombinatit. Atje personeli arsimor nuk ishte shumë i predispozuar, por në fund u vendos aty. Gjithsesi, nuk pati ndonjë jehonë të madhe. Në librat e historisë janë shkruar shumë pak, është trajtuar jashtëzakonisht pak. As një shkrimtar i sotëm, ndonjë regjisor nuk ka marrë mundimin të shkruajë ndonjë pjesë për Musimenë. Gjëja më e madhe që është bërë për Musimenë është shpallja “Nder i Kombit”. Madje më kanë thënë se bibliotekës së Rrëshenit i ishte vënë emri i Musimesë për disa kohë, por më pas ia hoqën.


Gjokë Beci – Unë jam absolutisht dakord me këto që tha zoti Musta. Unë ndihem shumë krenar që ajo ka titullin “Nder i Kombit”, është një titull shumë i lartë dhe shumë i nderuar. Gjithashtu them se figura e Musine Kokalarit nuk ndihet e qetë në qoftë se nuk do të punojmë në studimet e saj, në botimin e veprave të saj. Ka nevojë lexuesi, dëgjuesi, ndjekësi për të njohur sa më thellë jetën, veprën dhe sidomos frymën e Musine Kokalarit.


– Një pyetje të fundit për të dy ju zotërinj, që ka lidhje edhe disidentët e tjerë të vendit. Jemi në 100-vjetorin e Pavarësisë së shtetit shqiptar, fatkeqësisht 50 vjet të këtij 100-vjetori kanë kaluar në diktaturë. Sa mendoni se duhet të zënë vend këto figura disidente në këtë histori që po rishkruhet?


Gjokë Beci – Unë ju falënderoj shumë për pyetjen, sepse është një pyetje e duhur në kohën e duhur. Unë do të thosha që këto njerëz, këta martirë të mos harrohen nga historia jonë, pasi janë dëshmitarët e vetëm të krimeve të komunizmit.


Agim Musta – Unë do të shtoja se përveç Musine Kokalarit ju keni trajtuar edhe personazhe të tjera të disidencës ndaj komunizmit. Mendoj se këta martirë të demokracisë që ju keni përmendur në emisionet tuaja janë një ndër njerëzit që nuk duhen harruar kurrë nga historia e vendit tonë.


*Marrë nga libri Zërat e Mbijetesës Nebil Çika (i riu) Botuar në Tiranë 2013. Bisede në studion e emisionit “Rrno per me tregue” në Shijak TV


gazetaminerva.com trokit ketu




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.3634 sec, 0.0272 of that for queries. DB queries: 43. Memory Usage: 3,220kB