Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Letersia |
|
<< Previous thread | Next thread >> |
Nen hijen e merzise |
Go to page 1 2 3 | |
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
|
Author | Post | ||
Holly |
| ||
E forte ![]() ![]() ![]() Registered Member #552 Joined: Wed Feb 21 2007, 03:55pmPosts: 9819 | a-cat ka shkruar: Holly ka shkruar: Shpesh her bi preh e merzis....paaaaaaah sa me vjen inat. Pse koj shtrig me merthen e me ze nen vete! Jeta ashte e veshtir..Ne fakt ka veshtirsi e veshtirsi por, gjithkush qan te vetat sado te vogla te jen ato. E di se kam shum arsy te jem e lumtur por ashte ma e fort se une merzia nuk me hiqet! Kam boshllek ...dua te eci drejt e shpesh her me kthen mbrapsht aty ku isha ne fillim. Pse qdo gje ne jete duhet me ken kaq e komplikume? Pse duhet te luftojme e te perleshemi me jet per me dal fitimtar? Kajhere e shumzoj kete jete me zero....shpesh her me peshkon mendimet ajo shprehja 'qe kjo jete ashte nje prove per ne jeten tjeter' dhe me jep kurajo ti baj ball kesaj jete kulime e kalimtare.... ![]() Holly darling shumezo merzine me 0 gabelicen ![]() Uroj qe masi shkruajte e u lirove disesi prej kesaj merzie, te ndihesh ma mire. Je plot energji e pozitive e mos e len merzine te te mbizoteroje se ke shume arsye per te qene e lumtur ashtu si e the vete. Te perqafoj e uroj cdo te mire qe zemra jote deshiron. Gati shkrujta emnin tem hahaha hugs and ![]() Flm a-cat per gjithqka . xxx * Spend life with who makes you happy, not with who you have to impress * | ||
Back to top | | ||
SuperGirl |
| ||
Miss.Felicity!![]() ![]() ![]() Registered Member #514 Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58amPosts: 36201 | U bana gati me shkru te kjo tema, po per nji moment u ndala e u mendova dy here nese deshta me i dhan za trishtimit, me i dhan za loteve e tan atyne grimcave qe peshojne n'zemer. Sante m'dolen para si padashje tan mendimet qe m'friksojne; po, edhe un kam frike. Sante n'ket nate t'shenjte iu luta Atij qe m'i ndin pernate lutjet, per mas me m'ba me i perjetu ato ndjesite t'cilave un i trembem; jo se jam frikacake, as egoiste, por thjesht se nuk kane t'bajne vetem me mu. Por me njerezit qe du. Njerezit qe du shum. Deri n'dhimbje. Ah sa shum peshon mendimi...sidomos ne nete si kjo! Kto fjale kishin me mbet t'pathanuna, t'pashkrume. M'duket s'kekam mendu mjaftushem ![]() Bre mâ zi kem' pun't tue shkue Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.) | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Kjo nuk asht nji poezi... Pështetun brrylat në penxhere e n'qiell hanen t'ue shique, per nji çast syet m'u erren e para meje u shfaq nji grue. Nji grue... N' nji kopsht' mbushun me blerime plot me zogj' e gjithfar' bime me iris e karajfila luledele e drandofila aty vjollca dhe zymyli mbi nji gem k'ndote bylbyli pak m'andej do qingja t'bardhë që lodronin n'nji fush' me barë ku t'artat rreze l'shote dielli e ma i kalter s'bahet qielli m'u afrue ... - Jam un' bir' -tha- mos druej. N-na ... hhhNANË ... Po si erdhe ktu, m'thuej? Pyeta un' me nji grim' zà. Dhe n'vend m'u k'puten kamb'e krahë e menjiher' në gjunj kam rà me dnesë nisa me kjà as me'i hap nuk muejsha syet krejt n'vajë kjesh' t'u'myet paprà lotët shkonin rrkajë gacat n'trup m'u bà se m'rànë t'u e mbajt' gjoksin me dy duer përvlue zemra sà nuk duel aq shum malli m'kishte marrë m'e pà të shtrèjten NANË. Dalkadalë t'u'afrue me syet e shkrue t'u m'shique zemra jeme u qetsue sa nisi Ajo t'u m'ledhatue me nje'n dorë flokët e kryet e me tjetren faqet e syet e t'u m'folun me fjàl' t'àmla (njashtu si din me fòl' veç nana) edhe t'djegmet, oh, që ndjejsha n'trup u larguen sà ma vuni dorën mbi sup. - Erdh' nana me t'takue. Si m'e pas'dijt' q'jam t'u t'mendue. Ulu ndèjë rri njìt' me mue se shum, o NANË, je t'u m'mungue. NANË - Po t'past'nana Kur isha fmi shum t'kam mërzitë. - Hahaha n'dashtë, o dritë. - Kajher, edh'unë ta kam "kërsitë". Hahaha NANË, po unë e kam dìjt se ti nuk m'bijshe që me m'dhimtë. - Hahahah Hahahah N-NANË - Po t'keqen nana Ëhhh, sa shum gjana s'ti kam thanë. Për dashninë që ti m'ke dhanë, dèr' at'ditë sa ishe gjallë. S'besojsha, o NANË, që ke me ikë. S'mendojsha, o NANË, se vjen nji ditë. Ah, ajo ditë kjoft' mallkue që n'sa ishe Ti t'u gatue... Johhh, nuk due m'e kujtue. NANË - Po zemra nàns P-po motren NANË... m-m-motren, t'ka qellue kund m'e pà? - M'e dìjt ti sa e mirë asht bà. - Sa m'ka pa nelt t'u i njitë, - NANE, me t'madhe ka bertitë - me turr drejt meje asht lshue - t'u m'rrokë e përqafue. - Fort kà me u gzu që e ke kujtue. Asnjihèr, o NANË, s'e kam harrue edh'se u bàn vite që jetë ka ndrrue, per pak s'muejtme as me u njoftun se krèjt njome e kemi varrosun. - Tesh i duhet nans me ikë. - Edh'koha me u nda. - Ti aspak me u merzitë, - do vijë nana prep me t'pà. La-ëh ... NANË, lamtum-m-m... Jo, nuk mujta mà me fòlë ajo fjale m'u k'put ne gojë ... N'zemren teme, o NANË do jetosh GJITHMONË... Jo nuk asht kjo poezi .................. Jan fjalë zemre, plot dashtni .......... Ja ka shkrue t'lumes nanë ............... Me gjith'shpìrt, nji djàl shkodran ...... ZOTI I BEKOFTE NANAT ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
Mbreteresha |
| ||
Love and Peace !!![]() ![]() Registered Member #2649 Joined: Sun Feb 15 2009, 09:55amPosts: 8531 | Lupen mke fut thelle brenda ksaj qe ke shkru..tbetohem e kam ndi thelle...deri nshpirt 😢😢 Mka pervelu zemren cdo germe qe ke shkru...😔 Nese veprimet e tua , motivojne te tjeret per te jetuar, per te mesuar, per te punuar... ti je nje LIDER !! | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Mbreteresha ka shkruar: Lupen mke fut thelle brenda ksaj qe ke shkru..tbetohem e kam ndi thelle...deri nshpirt 😢😢 Mka pervelu zemren cdo germe qe ke shkru...😔 ![]() ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
OLIVE OYL |
| ||
Qukulina![]() ![]() ![]() Registered Member #4115 Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pmPosts: 17082 | Ky ndoshta nuk a koshient por mu me ka shpraz sipër nji kov ndjenjash prej atyne qe ajesh tuj qa tesh e par e, t'i prejne kamt tan ditën e të shtijne të dridhmat në palc përgjatë tan ditës... E në vazhdim ![]() *** I once had a thousand desires, But in my one desire to know you all else melted away. trokit ketu | ||
Back to top | | ||
Go to page 1 2 3 | |
Powered by e107 Forum System