Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Arti - Kultura - Tradita - Fotografia - Video :: Trupi - Shëndeti - Mjeksia
 
<< Previous thread | Next thread >>
Adhuruesit e kafesë e çajit, më rrallë bartës të bakterit MRSA
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
sabah08
Sat Jul 23 2011, 10:31am

Registered Member #2097
Joined: Sun Jul 13 2008, 08:03pm

Posts: 119

Personat të cilët rregullisht pinë çaj ose kafe mund të kenë një rrezik më të ulët për të qenë bartës të “super-bakterit” MRSA, tregon studimi amerikan i bërë në Universitetin e South Carolina.
Në 5 500 pjesëmarrës të këtij hulumtimi është treguar se ata mes tyre që rregullisht pinë çaj ose kafe të nxehtë janë për 50 për qind më pak të rrezikuar, në krahasim me ata të cilët nuk e bëjnë këtë, dhe që në vrimat e hundëve kanë aureolë stafilokoku rezistente në methicilin (MRSA - Methicillin-Resistant Staphylococcus Aureus), mirëpo ende nuk është e qartë se çka do të mund të nënkuptonte kjo në fakt, raporton Reuters.
Në përgjithësi te rreth një për qind e amerikanëve mund të gjendet bakteri MRSA në hundët ose lëkurën e tyre, që nuk do të thotë se ata do të sëmuren nga ajo.
Idenë për këtë hulumtim e ka dhënë zbulimi se kur çaji i nxehtë vihet mbi bakterin MRSA në enët laboratorike, si edhe kur njeriu thith ekstraktin e çajit të nxehtë, kjo pije tregon disa tipare antimikrobike.
Më pak hulumtime ka pasur për efektin e kafes, mirëpo ato të cilat janë bërë tregojnë se edhe kjo pije ka efekt të njëjtë sikurse çaji.
Ekipi i Erick Metisson, nga universiteti i lartpërmendur, ka vërtetuar se ata të cilët pinë çajin ose kafenë e nxehtë janë vërtet më pak të rrezikuar për të qenë bartës të bakterit MRSA.
Rreth 1.4 për qind e pjesëmarrësve të hulumtimit kanë bartur MRSA në hundë dhe kur janë pyetur për konsumimin eventual të kafesë ose çajit të nxehtë, ka dalë se adhuruesit e këtyre pijeve janë për 50 për qind më pak të rrezikuar për të qenë bartës të këtij bakteri të rrezikshëm. Mbetet e hapur çështja se a janë konsumuesit e çajit ose kafesë më pak të rrezikuar që të sëmuren nga infeksionet e bakterit MRSA, si dhe se a janë bartësit e këtij bakteri më të rrezikuar që të sëmuren.
Metisson thekson se njohuritë nga ky studim ofrojnë mundësinë e zvogëlimit të incidencës së bartësve të bakterit MRSA, me anë të një mënyre të sigurt, të lirë dhe të pranueshme.
Ekipi nga South Carolina tani për tani, po përmbahet t’u rekomandojë njerëzve të fillojnë të pinë çaj ose kafe të nxehtë, në mënyrë që të mbrohen nga bakteri i rrezikshëm.(koha.net)


Hapi i pare per te perjashtuar gjerat e padeshiruara nga jeta eshte kjo: Vendos cfare do.
Ben Stein

Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1570 sec, 0.0671 of that for queries. DB queries: 33. Memory Usage: 2,471kB