Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Arti - Kultura - Tradita - Fotografia - Video :: Trupi - Shëndeti - Mjeksia
 
<< Previous thread | Next thread >>
E bukur ne kushtet e shtepise....
Go to page  1 2
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
SuperGirl
Mon Dec 17 2007, 06:02pm
Miss.Felicity!

Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Çdo vit shpenzohen shuma të mëdha parash për kozmetikë, produkte për flokë dhe tipe të tjera produktesh për kujdesin femëror. Gjithashtu, shpenzimet komplekse të çdo gruaje shtohen gradualisht nga viti në vit, si rrjedhojë e futjes në treg të trajtimeve të reja, më efikase dhe të afta t’i përgjigjen më mirë nevojave të femrave. Por bëhet fjalë për një zë që ka impakt shumë të fortë në portofolin e secilës prej nesh. Gjithsesi, ka shumë mënyra të tjera të thjeshta, që mund të zgjidhin problemin e shpenzimeve dhe ato janë sekretet e bukurisë në kushtet e shtëpisë, të trashëguara nga brezi në brez, të realizueshme me elemente shumë pak të kushtueshme, që shpesh na ndodhen në shtëpi.

Më poshtë do t’ju bëjmë të njohur disa nga këto metoda, për të qenë gjithmonë në formë, por duke hedhur sytë edhe nga portofoli. Këto këshilla janë të destinuara për femrat që duan t’i thonë STOP super shpenzimeve për kozmetike, por gjithashtu edhe për ato femra të cilat edhe pse nuk duan të heqin dorë nga produktet komerçiale, kanë dëshirë të eksperimentojnë trajtime të reja.

Kujdesi për Flokët:

• Kërkon një balsam intensiv për flokët e tu? Provo më majonezën. Aplikoje thjesht në flokë të lagur, krihi dhe mbështilli flokët me një kapuç plastik (si ato të parukerive). Lërini në këtë gjendje për rreth 20-30 minuta dhe më pas shplajini me ujë të bollshëm. Majoneza, përmban vajra vegjetale që butësojnë flokët. Gjithashtu vezët që përmban majoneza, lëmojnë dhe forcojnë flokët. Natyrisht, është e dorës së parë që të përdoret një majonezë i cilësisë shumë të lartë, në mënyrë që të evitohet që flokët të marrin një erë të keqe dhe që rezultatet të mos jenë të mira.

• E pabesueshme apo jo, një balsam që është me të vërtetë efikas për flokët, është zbutesi i përdorur për të larë rrobat! Kur ta përdorni mbi flokë, është e nevojshme ta holloni, pasi ndryshe është shumë i koncentruar. Përgatitja: 1 gotë ujë me ¼ zbutës. Shërben për të lëmuar flokët dhe që të zgjidhë nyjet e flokëve të ngatërruar.

• Ke probleme me skalpin e flokëve? Përdor vaj lajthie nëse nuk ke kohë të bësh një shampoo. Aplikoje tek skalpi dhe tek rrënjët e flokëve me një tufë pambuk dhe krihi flokët, në mënyrë që ta shpërndani në të gjithë gjatësinë e flokut. Flokët thahen dhe janë menjëherë si sapo të larë.

• Vaji i lajthive është i shkëlqyeshëm edhe për t’i dhënë volum flokëve. Nëse keni flokë të hollë e të drejtë, përdoreni vajin e lajthive gjatë shampos, përpara shplarjes përfundimtare të flokëve. Thani flokët me tharëse dhe përdorni një krehër cilindër për të ngritur lart flokët gjatë kohës që i thani. Rezultati do të jetë: flokë voluminoze, të afta të mbajnë më gjatë krehjen që do të bëni mbi flokët tuaj.

• Keni probleme me zbokthin, por nuk keni në dispozicion produktin e duhur? Thërrmo aspirina (rreth 30 të tilla) dhe shtoja shampos tënde. Aspirinat shërbejnë për të eliminuar mbetjet nga skalpi kokës.

• Nëse kërkon t’i shtosh volum flokëve, përdor birrë. Laji flokët siç bën zakonisht, hidh birrë mbi flokë dhe masazhoi. Lini të veprojë për disa minuta dhe më pas shplajini. Flokët do të rimarrin volum dhe do të ruajnë më tepër llojin tuaj të krehjes. Sygjerim: më mirë të përdoret birrë e fortë se sa e lehtë.

• Si të gjallërojmë ngjyrën e flokëve bojë kafe? Në një enë, zieni sipërfaqen e jashtme të një qepe të errët, lëngun me pas lëreni të ftohet dhe më pas përdorini gjatë shplarjes së fundit kur lani kokën me shampo. Pasi disa praktikave të tilla, do të shihni se flokët do të marrin më shumë jetë.

• Për t’i bërë më të shkëlqyeshme flokët, shtoni dy lugë uthull gjatë shplarjes së flokëve. Acidi i uthullës bën që flokët të jenë më të shëndetshëm dhe të shndritshëm.

Kujdesi për lëkurën:

• Për lëkurën e ashpër dhe të thatë, veçanërisht për lëkurën tek gjunjët, bërrylat dhe duart, përzieni në masë të njëjtë, vaj vegjetal dhe sheqer të imët, derisa të krijohet një lloj paste. Aplikojeni këtë mbi lëkurë të ashpër dhe masazhojeni në mënyrë delikate për 5 min. Më pas, hiqni pjesën që është me tepricë. Nëse është e mundur, për pastrim mos përdorni sapun, në të kundërt, aplikoni menjëherë krem pas larjes.

• Keni problem me sytë e fryrë? Lini në frigorifer dy bustina çaji që keni përdorur me parë dhe në momentin që doni që të mos keni sy të fryrë, përdoreni duke e mbajtur për disa minuta.

• Për të larguar ngjyrën kafe nën sy, përdorni feta patatesh. Potasi që përmban patatja, favorizon zhdukjen e ngjyrës së errët nën sy dhe e lë lëkurën të freskët dhe të çlodhur.

Kujdesi për Thonjtë:

• Për një manikyr të shpejt dhe cilësor, limoni është solucioni ideal. Përzieje një gotë ujë të ngrohtë me lëng limoni, zhysni gishtat brenda solucionit për 5 min dhe më pas thajini gishtat me një copë të pambuktë dhe të butë. Aciditeti i limonit, zbut lëkurët që dalin anash thonjve dhe largon qelizat e vdekura. Faza e tharjes, ndihmon në heqjen e tyre. Me lëkurën e limonit më pas, fërkoni çdo gisht në mënyrë që të favorizohet thithja e vitaminave nga thonjtë, dhe më pas fërkoni thonjtë sërish me një copë të butë, ashtu sikurse lustrohen këpucët. Përveç se e zbut lëkurën dhe heq qelizat e vdekura, limoni i bën thonjtë të ndritin, sipërfaqen e bën më të bardhë dhe eliminon njolla të mundshme.

• Nëse të thyhet një thua dhe me vete nuk ke një limë, metoda më e shpejt zëvendesuese është një kuti shkrepseje. Pjesa e përdorur për të ndezur kunjat e shkrepseve është e fortë dhe e ashpër, kështu që është një material i mirë për të limuar thonjtë. (kete nuk jua keshilloj-superG.)

Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
Rozafa-usa
Tue May 20 2008, 01:37pm

Registered Member #1466
Joined: Thu Dec 06 2007, 05:57pm

Posts: 1103
shume faleminderit supergirl . shume te vlershe dhe praktike keto metoda.
Po shkruaj edhe une dicka qe e perdori per te mbajtur mire lekuren e fetyres .
Une e perdori shpesh lekuren e bananes per lekuren e fetyres.
Pasi ta shperlani fetyren me uje pak te vaket, (uji i vaket ndihmon ne hapjen e poreve te lekures) merreni lekuren e bananes, ose te frutave te tjera si psh lekure molle, dardhe, etj.... dhe aplikoni ne te gjithe fetyret. Mund ta lini per 10-15 min ose ma shume dhe pastaj ta shperlani fetyren vehtem me uje. Une e perdori shume kete metod sidomos me lekuren e bananes ka shume vitamina. Shpresoj qe tju pelqej.
Back to top
::bud::
Tue May 20 2008, 02:52pm

Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
hahahha ksaj i thojn me qeru banat e me rujt lekuren hahahaaa........
Back to top
Rozafa-usa
Thu May 22 2008, 01:18am

Registered Member #1466
Joined: Thu Dec 06 2007, 05:57pm

Posts: 1103
::bud:: ka shkruar:

hahahha ksaj i thojn me qeru banat e me rujt lekuren hahahaaa........

haahahahhah naqe une kam fillu me i ble bananet vetem per lekuren tesh hahahahahahhahhaahah
Back to top
almi
Sat Nov 29 2008, 03:16am

Registered Member #2473
Joined: Fri Nov 21 2008, 10:03pm

Posts: 37
*Nji keshillim tjeter kur ke zbokth eshte te merrni hithra te fresketa dhe ti zieni te beni shume shpesh shperlarje me ujin e hithrave eliminon Zbothnin.

*per nje lekure sa me te paster mbasi qe keni lare fytyren ne darke perdorni Limon merrni limonin dhe hidheni ne pambuk dhe aplikojeni ne fytyre , por mos e shperlani me fytyren.

*Bud duket se eshte qesharake ajo qe ne femrat bejme , por nji gje te kesh parasysh se ne lekuren e frutave aty ka me shume vitamina.

*Aplikim me vaj ullirit per te gjithe trupin eshte shume i mire , do keni nje lekure elastike te shendetshme dhe jo te thate,.

PS:: Zamir ti qe je tullac , eshte per faktin sepse nuk ka gjarkullim gjakut dhe per kete arye nuk ke dhe floke , por mbasi do nji keshill asht pak e veshtire dhe sma merr mendja se ke me e provu por une po ta them me marre hithra te fresketa dhe me ferku kryt , kjo gje duhet me u ba shume shpesh sepse hithrat bejn me vlu gjaku .

Mund ta provosh ne pranvere tesh sepse ske hithra ne kete kohe .Have fun with that :-) )

Back to top
L - N
Sun Mar 15 2009, 01:54pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
almi ka shkruar:

Ku paska ken kja tem qe se paskam lexu perpara, po te besoj se ca je tu thane pamvarsisht se personalisht nuk menoj me shku deri aty, sa me apliku kto qi rrekomandon ti.

Per punen e hithave kisha me shtu dica per Zamir tullacin, menoj se zamirit duhet me i rekomandu ma mire mu ferku me hitha gjithkun ne trup se atij ne vecanti i ban mire hahahahha

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
::bud::
Sun Mar 15 2009, 01:58pm

Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
almi ka shkruar:

*Bud duket se eshte qesharake ajo qe ne femrat bejme , por nji gje te kesh parasysh se ne lekuren e frutave aty ka me shume vitamina.

Jam dakort maj almi, mas u merr me t'qeshunat e mija, se un i kthej tana ne gaz.

PS:: Zamir ti qe je tullac , eshte per faktin sepse nuk ka gjarkullim gjakut dhe per kete arye nuk ke dhe floke , por mbasi do nji keshill asht pak e veshtire dhe sma merr mendja se ke me e provu por une po ta them me marre hithra te fresketa dhe me ferku kryt , kjo gje duhet me u ba shume shpesh sepse hithrat bejn me vlu gjaku .

ahahahaa...... po Zamiri njat metode ka persdore po i ka ba Side effects, ne vend qe me i dal floket, ja ka rrit vesht.
Bane prove me ferra ma Zamir, se me hitha zor se te vjen gjaku deri ne maje te kres.
Back to top
SuperGirl
Wed Jun 08 2011, 10:07am
Miss.Felicity!

Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
1- Per te luftuar lekuren e thate dhe te skuqur nga i ftohti, maska e duhur eshte ideale. Mund ta pergatisni edhe vete ne shtepi, e rendesishme eshte te njihni perberesit baze.

2- Kosi eshte baza ideale per nje maske, mbi te gjitha nese kombinohet me mjalte ose fruta. Zgjidheni te bardhe pasi ka veti zbardhuese dhe pastruese.

Nje maske e thjeshte me kos do ti jap lekures tuaj shkelqim, shtoni pak sheqer per nje efekt te lehte scrub-i, i nevojshem per te eleminuar qelizat e vdekura dhe njollat me te erreta ne siperfaqe.

3- Mjalti shpesh eshte i indikuar si perberes i shume maskave te fytyres. Sheqernat e tij kane veti hidratuese dhe rinovuese, masazhojeni lehtesisht ne fytyre dhe kristalet e tij do te kene veprim delikat prej Scrubbing.

4- Vaj esencial me kanelle, duke i shtuar disa pika maskes tuaj do te jete perfekte. Kanella ka veti rigjeneruese dhe eshte ideale per te riaktivizuar mikroqarkullimin epidermik.

5- Frutat te shtrydhura mund te jene me te vertet mrekulli per lekuren tuaj te thate./ikub/

Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
OLIVE OYL
Wed Jun 08 2011, 11:33am
Qukulina

Registered Member #4115
Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pm

Posts: 17082
Super kja keka per dimen na gjej naj lloj kosit edhe per ver

***

I once had a thousand desires,
But in my one desire to know you
all else melted away.

trokit ketu

Back to top
SuperGirl
Wed Jun 08 2011, 09:02pm
Miss.Felicity!

Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Kos frutash

Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
SuperGirl
Wed Jun 08 2011, 09:13pm
Miss.Felicity!

Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Olive une e provova, kos me sheqer. ta leka ftyren shum cuditshem, lol. sidomos sheqeri, scrub special!

Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
Al Bundy
Wed Jun 08 2011, 09:16pm
Al Bundy

Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pm

Posts: 25133
Kos me sheqer me ly ftyren??????????!!!!!!!! Une kosin e haj me sheqer!!!

Vajza qa jane kta ibadete???? Une marr buken mi ly n'faqet tuja mandej.

Back to top
SuperGirl
Wed Jun 08 2011, 09:17pm
Miss.Felicity!

Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Miri74 ka shkruar:

Kos me sheqer me ly ftyren??????????!!!!!!!! Une kosin e haj me sheqer!!!

Vajza qa jane kta ibadete???? Une marr buken mi ly n'faqet tuja mandej.

Here tjeter edhe un tapo e bej kur t'jete amorja n'pune se m'erdhi hakut.
ma zi maron per kos e sheqer. lol.

Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
Al Bundy
Wed Jun 08 2011, 09:21pm
Al Bundy

Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pm

Posts: 25133
SuperGirl ka shkruar:

Miri74 ka shkruar:

Kos me sheqer me ly ftyren??????????!!!!!!!! Une kosin e haj me sheqer!!!

Vajza qa jane kta ibadete???? Une marr buken mi ly n'faqet tuja mandej.

Here tjeter edhe un tapo e bej kur t'jete amorja n'pune se m'erdhi hakut.
ma zi maron per kos e sheqer. lol.

M'bahet qejfi qe kekam me shoke. Huaa!

Back to top
OLIVE OYL
Wed Jun 08 2011, 09:25pm
Qukulina

Registered Member #4115
Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pm

Posts: 17082

super pse sthu skaska ken vec kos me sheqer hahahhaha

***

I once had a thousand desires,
But in my one desire to know you
all else melted away.

trokit ketu

Back to top
SuperGirl
Thu Jun 09 2011, 08:39pm
Miss.Felicity!

Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
ahhahahahahah Olive, shtrig

Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
- Stella -
Thu Jun 09 2011, 08:56pm

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501
trokit ketu
sit i plote vetem se ne italisht

Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle

Back to top
SuperGirl
Thu Jun 09 2011, 08:59pm
Miss.Felicity!

Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
bellezza.it e shof edhe un shpesh. ska gja stellin se dijm italianshe. e thajm

Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
S~erenity
Thu Jul 28 2011, 06:36am
~Joy of Life~

Registered Member #2891
Joined: Sun Apr 19 2009, 10:41am

Posts: 5994
Rozafa-usa ka shkruar:

::bud:: ka shkruar:

hahahha ksaj i thojn me qeru banat e me rujt lekuren hahahaaa........

haahahahhah naqe une kam fillu me i ble bananet vetem per lekuren tesh hahahahahahhahhaahah

hahahah jane ba $14 kg ktu te na e po e rujme lekuren patjeter
Back to top
S~erenity
Thu Jul 28 2011, 06:41am
~Joy of Life~

Registered Member #2891
Joined: Sun Apr 19 2009, 10:41am

Posts: 5994
SuperGirl ka shkruar:

Olive une e provova, kos me sheqer. ta leka ftyren shum cuditshem, lol. sidomos sheqeri, scrub special!

E bana prove nji dite, very refreshing!
Thank you Super
Back to top
sunríse
Wed Feb 08 2012, 04:27pm

Registered Member #2659
Joined: Wed Feb 18 2009, 12:09pm

Posts: 11479
Ka pase marr dhe nji gru e vu maze tamli ne ftyr i asht ken ba ftyra si corap

Think happy thoughts!

Back to top
~*Christel*~
Wed Feb 08 2012, 08:20pm

Registered Member #1665
Joined: Wed Feb 20 2008, 12:26am

Posts: 9278
une si baj kurre ita eksperimente...se si me duken
Back to top
Gurabi
Wed Feb 08 2012, 08:22pm

Registered Member #1920
Joined: Thu May 29 2008, 09:10pm

Posts: 6466
SuperGirl ka shkruar:

Olive une e provova, kos me sheqer. ta leka ftyren shum cuditshem, lol. sidomos sheqeri, scrub special!

provoje me brown sugar

Give the girl the right shoes and she can conquer the world .!!!!!! .......
Back to top
Guest2983928
Wed Feb 08 2012, 08:40pm
Registered Member #953
Joined: Tue Jul 24 2007, 03:47am

Posts: 3836
~*Christel*~ ka shkruar:

une si baj kurre ita eksperimente...se si me duken

Taman pa thu por ne fund ma mire kta bio sesa kremna e solucione me gjithfar kimikatesh.
Un jam pro ne disa prej ktyne gjanave se metaman jane te shendetshme.
Back to top
SuperGirl
Wed Feb 08 2012, 08:41pm
Miss.Felicity!

Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Gurabi ka shkruar:

SuperGirl ka shkruar:

Olive une e provova, kos me sheqer. ta leka ftyren shum cuditshem, lol. sidomos sheqeri, scrub special!

provoje me brown sugar

me sheqer normal mim. pa kos. lol
me e ba nji here ne jave, ti hek tan qelizat e vdekuna prej ftyret. me pelqen shum. lag ifije sheqerin edhe e hap neper ftyre.

Chris jane da gjana qe habitesh si ta lajn ftyren, edhe un se kam besu derisa e kam provu

[ Edited Wed Feb 08 2012, 08:43pm ]

Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
Go to page  1 2  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:

Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam

Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2148 sec, 0.0389 of that for queries. DB queries: 69. Memory Usage: 3,173kB