Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Arti - Kultura - Tradita - Fotografia - Video :: Trupi - Shëndeti - Mjeksia |
|
<< Previous thread | Next thread >> |
Bimet Mjeksore |
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
|
Author | Post | ||
::bud:: |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #1092 Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pmPosts: 10533 | Ketu mund te flasim rreth bimeve te ndryshme Mjeksore si caji... efektet mjeksore dhe perdorimi i tyre Kamomili. | ||
Back to top | | ||
::bud:: |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #1092 Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pmPosts: 10533 | Kamomili Kamomili është bimë barishtore njëvjeçare, lartësia e të cilit arrin 15-50 cm. Kërcelli i tij rritet shpejt dhe degëzohet shumë. Lulëzon pas 6-8 javësh nga mbirja e tij. Kamomili rritet në vende fushore e kodrinore dhe që bën lule si të luledeles e me erë të këndshme. Emri shkencor i kamomilit është Matricaria Chamomilla, i cili është lloji i egër i kamomilit, sepse ekziston edhe një lloj tjetër i cili njihet me emrin Anthemis nobelis, i cili ndryshon nga forma me llojin e parë, por që të dy llojet e kamomilit përmbajnë lëndë efektive. Kamomili është bima më e njohur për përdorimet e dhembjeve të barkut, të cilën thuajse nuk ka shtëpi që nuk e ka. Pjesa që përdoret nga bima e kamomilit janë lulet. Çfarë përmbajtje kanë lulet e kamomilit? Lulet e kamomilit përmbajnë vaj të avullueshëm, sasia e të cilit arrin në 1.5 % e luleve të thata. Vaji i kamomilit nxirret me metodën e avullimit. Ai është një lëng ngjitës i trashë me ngjyrë blu, i cili ngrin në temperaturën 0°C, dhe mban erën karakteristike të kamomilit. Kamomili përmban: Alfpha bisabolol, bisabolol oxide A, bisabolol oxide B, bisabolone oxide A, trans-Farnesene, Chamaxulene- i cili shquhet për ngjyrën e tij blu dhe i jep ngjyrën vajit të kamomilit, Spathulenol, Flavone glycosides, Aglycones apigenin, Luteoline, Crysoeriol, Flavonol glycosidec, Quercetin, Iserhamntin, Rutin, Hydroxycoumarins, Umbeliferone, Herniarin, si dhe lëndë xhelatinoze prej 10%. Lëndët efektive: 1% e kamomilit është vaj bazë, i cili përmban Chamaxulene blu etj. Elementet ndikuese në shërim: Ozolina është lënda kryesore që i jep kamomilit vetinë shëruese, dhe nga veçoritë e saj është se ajo i ngjan vajit të ullirit i cili përmban acid yndyror të pangopur, i cili është shumë i lehtë dhe i shpejtë në përzierjen me lëndët e tjera me qëllim që të përfitohen lëndë të tjera të dobishme prej tij. Për të dalluar lëndën Ozolin që gjendet te kamomili nga Ozolina që gjendet te bimët e tjera, të parës i është vendosur emri Cham Ozolin: një lëndë me ngjyrë blu e cila del nga kamomili kur prej tij bëhet çaj, ose në kushtet laboratorike. Veçoritë mjekësore të kamomilit: - Prej veçorive të pashembullta të kamomilit është se ai ka veti parandaluese ndaj ëndërrave të frikshme dhe ankthit, si dhe është një qetësues i përgjithshëm i trupit dhe i shpirtit njëkohësisht. Prandaj, kamomili është shumë i dobishëm për pagjumësinë, pikëllimin, frikën dhe tronditjet shpirtërore në përgjithësi, të cilat shtojnë edhe më shumë mundësinë e shfaqjes së ankthit. - Bimët e grimcuara përdoren gjithashtu për mjekimin e infeksioneve të lëkurës, plagëve të gojës dhe infeksionin e thonjëve. - Avulli i shkaktuar nga vlimi i luleve të kamomilit përdoret për t’u thithur në rastet e infeksionit të rrugëve të frymëmarrjes: hundës, fytit dhe laringut. - Emulsioni i luleve të kamomilit përdoret si përdorim i jashtëm për larjen e syve të prekura nga Oftalmia, për larje të vaginës në rastet e nxjerrjeve të bardha apo që mbajnë erë të keqe, si dhe për qelbëzimet e lëkurës në përgjithësi. - Lëngu i zierë i kamomilit është i dobishëm për çrregullimet në tretje, antiveprues ndaj shtrëngimeve të barkut dhe ul temperaturën. - Kamomili përdoret gjithashtu në përgatitjet kozmetike mjekësore. - Kamomili ka veti të shërojë infeksionet si dhe të luaj rol antibiotiku në shërimin e tyre. Mjafton të ziesh një sasi të vogël kamomili dhe ta thithësh me hundë avullin e tij për të hequr infeksionin e shkaktuar në vrimat e hundës dhe për të asgjësuar mikrobet që gjenden aty, për një kohë të shkurtër. - Kamomili ndihmon në heqjen e gulçës së shkaktuar në stomak dhe në të gjithë organin e tretjes, heq dhembjet e barkut, të zorrëve dhe ndonjëherë edhe të fshikëzës së tëmthit. Përveç kësaj, ai ka luan rol edhe në lehtësimin e dhembjeve të menstruacioneve. - Kamomili përmirëson sistemin imunitar të trupit dhe vepron në shtimin e rruazave të bardha të gjakut. - Kamomili përdoret gjithashtu për kurimin e ulçerës së stomakut, por duke përdorur një metodë të posaçme në këtë mënyrë: pasi i sëmuri të pijë çajin e kamomilit, të shtrihet mbi shpinë dhe të qëndrojë 5 min, pastaj të shtrihet nga krahu i majtë për 5 min të tjera, pastaj mbi bark dhe pastaj nga krahu i djathtë, me qëllim që të sigurohet qarkullimi i kamomilit në të gjitha muret e stomakut, sepse çaji e braktis shumë shpejt stomakun dhe nëse i sëmuri qëndron ulur apo në këmbë, nuk arrihet synimi. Bashkë me çajin e kamomilit, për kurimin e ulçrës së stomakut, përdoren edhe disa barna të tjera të këshilluara nga mjeku. - Përgatitja e çajit të kamomilit bëhet në atë mënyrë që në fillim të vlohet uji dhe pastaj të hidhet në enën ku janë vendosur lulet e kamomilit, sepse në këtë formë, kamomili nxjerr sasi më të madhe ozoline dhe lëndësh të tjera të dobishme që gjenden te kamomili. - Nuk duhet tepruar në përdorimin e kamomilit, sepse në këtë rast ndodh efekt i kundërt dhe personi e ndjen kokën të rëndë dhe kur e lëviz atë, ndjen dhembje koke. Përzierja e kamomilit me bimë të tjera mjekësore: Ne mund të prodhojmë një çaj qetësues për rastet e çrregullimit të lehtë të stomakut; duke përzierë 30 gr mendër, 30 gr melisë Bari i bletës ) dhe 40 gr kamomil. Nga kjo përzierje marrim një apo dy lugë të vogla për të bërë me to një filxhan çaj dhe ta pimë për qëllimin e përmendur. Po kështu mund të përfitojmë kura të tjera të shumëllojshme dhe të dobishme nga përzierja e kamomilit me bimë të tjera mjekësore. Lulet e kamomilit përdoren së shumti si tretës në rastet e problemeve me tretjen, madje në Evropë, kamomili konsiderohet i veçantë për këto probleme, në mes të së cilave edhe ulçera e stomakut, sepse ai vepron si antimalcial, antishtrëngim, antidhembje dhe pastrues, plus që është edhe zbutës i stomakut. Lulet e kamomilit përdoren njësoj si çaji, duke marrë një lugë të madhe prej tyre dhe duke e lënë në një gotë me ujë të vluar më parë për 10 min, pastaj filtrohet dhe pihet, dy herë në ditë. Lulet e kamomilit përdoren edhe si ilaç për rrjedhjet nga vagina, për shkak se ato përmbajnë vaj avullues, e lëndë të tjera të dobishme për këtë qëllim. Ato përdoren gjithashtu si qetësues të muskujve të trupit, largues të gazrave, antialergji, antikolit, etj. Mënyra e përdorimit të kamomilit për ndalimin e gjakut të tepërt të menstruacioneve është: që të merret një lugë gjelle nga lulet e kamomilit, të vendosen në një gotë dhe mbi to të hidhet ujë i zierë në cast, pastaj lihet për 10 min, filtrohet dhe pihet, tre herë në ditë, para ose gjatë ngrënies, por kujdes nga pirja e kamomilit menjëherë pas ngrënies, sepse ndonjëherë mund të shkaktojë dhembje në stomak. | ||
Back to top | | ||
::bud:: |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #1092 Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pmPosts: 10533 | CAJRAT MJEKESOR 1.CAJ SENA Permbajtja:1. Gjethe sene;2. Levore druna kuqi; 3. Rrenje cikore. Rekomandimet: Ne kapsllekun e shkaktuar nga mungesa e lengut te temthit. 2.CAJ TRENDAFILI I EGER Permbajtja:1. Boronice; 2.Trendafil. Boronica parandaluese e diabetit, permban vitamin P. Trendafili permban vitamina C, ul tensionit. Beta karoten eshte fuqizues i zemres dhe kompleks i vitamines B. 3.CAJ LULE ULLIRI Permbajtja: Qeteson sistemin nervor, tensionin nervor, ne acarimet e fytit dhe ne dhimbjet reumatizmale. 4.CAJ KAMOMILI Permbajtja: Qeteson sistemin nervor qendror. Perdoret kryesisht tek femijet. 5.CAJ LIMONI Permbajtja: Limoni, bar blete dhe moll e eger. Limoni kuron tiroidet, bari i bletes qetesues ngadaleson rrahjet e zemres, dhe ndihmon sekretimin e temthit. Molle e eger kuron mushkrite. 6.CAJ BORONICE Permbajtja: Antioksidant dhe parandalues e diabetit, vitamina A, C, P. 7.CAJ DIABETI Permbajtja: Levore fasule, boronice, anxhinare, hithri, marsina dhe qumeshtore. Sherben per diabetin. 8.CAJ MALI Rekomandimi: Per ftohje. 9.CAJ UVAURSI Permbajtja: Uvaursi, gjuhenusja, rradhiqja, meshtekna, dhe dellenja. Rekomandimi:Per tretje guresh,prostatin dhe infeksionet. 10.CAJ DOBESIMI Permbajtja; Bime drunakuqi, shtogu, sena, mijefleci, kulpra, anasoni. Rekomandimet: Laksativ, diuretik, purgativ dhe zbrazes. 11.CAJ MURRIZI Permbajtja: Murriz, bar blete, vjeshtull, lulekuq, lule blini. Rekomandimet: Rekomandohet per rregullimin e qarkullimit te gjakut dhe te frymemarrjes. Ben parandalimin e goditjeve te forta te zemres. Qeteson rrahjet e shpeshta te zemres, stimulon zemren e plakur, kurimin e semundjeve me origjine nervore si dhe semundjet kardiomuskulare. 12.MELLAGA Rekomandohet ne pezmatimin e rrugeve te frymemarrjes tek femijet me azem bronkiale dhe ne pezmatimin e rrugeve urinare tek femijet. 13.CAJ AGULICE Kunder efizemes se mushkrive, bronkiteve akute dhe bronkiale. 14.BAR MAJASELLI Perdoret per kurimin e kolitit dhe majasellit. 15.CAJ LULE SHTOGU Perdoret ne rruget e frymemarrjes.Qeteson dhimbjet e zorreve. 16.BAR BLETE Perdoret kunder pagjumesise, ul tensionin e gjakut, ngadaleson te rrahurit e zemres. 17.SANZA Perdoret per anemi. Ul temperaturen. Nxit shumezimin e rruazave te gjaku. Hap oreksin. Nuk rekomandohet tek nenat me femije ne gji sepse hidheron qumeshti. 18.QUMESHTORE Lehteson temthin dhe melcin. Perdoret ne fazat e para te cerozes. 19.KAMOMILI Qeteson sistemin nervor qendror, shton djersen. Mjekon rruget rinare si dhe ne heqjen e barkut. 20.SHEREBELA Efikas ndaj tuberkulozit. Pakeson djersen ne strese. 21.VJESHTULLA Pakeson kolesterolin ne gjak, ul hipertensionin, kuron tumoret malinje. Perdoret ne crregullimet nervore. 22.CAJI JESHIL Vitet e fundit gjate disa studimeve jane zbuluar vetite e jashtezakondeshme kunder plakjes dhe kunder kancerit te cajit jeshil. Kjo eshte vene re sidomos ne vendet si Japonia dhe Kina te cilet kane nje konsum siper normales se vendeve europiane te cajit jeshil dhe kane nje perqindje te ulet te semuresh me tumor . Keshtu, perqindjet e tumoreve ne gjoks, colon, lekure, esofag, pankreas dhe stomak ne keto vende jane teper te ulta nder personat qe konsumojne kete caj. Po ne keto studime u vu re qe fumatoret japonez te cilet konsumonin caj jeshil duket sikur kishin nje mbrojtje kunder tomurit ne mushkeri. Interesant eshte fakti qe ne boten e industrializuar japonezet kane numrin me te madh te fumatoreve e gjithashtu numrin me te ulet te te prekurve nga tumori i polmoneve. Kjo aftesi e cajit vjen fale perberesve te tij qe perfshijne: karotenoid, klorofile, vitamine C, vitamine E, Manganez, Kalium e Zink. Ekspertet jane dakord qe jane disa perberes te tjere ne vecanti qe furnizojne perfitimin me te madh per shendetin tone: Ato jane POLIFENOLET. Keto molekula kane veti te medha anti-oksiduese. Cfare tjeter mund te beje caji jeshil? Historikisht caji jeshil eshte perdorur per te korrigjuar semundje te tilla si: alergjia, asma, kolerja, rrufa, skuqja e syrit, kolla, depresioni, diarrea, problemet me digestionin, lodhjen dhimbjen e kokes, hepatitet dhe tifon. Ne Kine ilacet e prodhuara me polifenolet e cajit jeshil jane perdorur per trajtimin e hepatitit, nefritit dhe leucemise. caji jeshil mund te eleminoje bakteret. Marrja me ushqimin mund te reduktojne rrezikun nga helmimi, mund te eleminoje bakteret e gojes qe shkaktojne kariesin dhe eren e rende te gojes. Efektet deodorante te gjetheve jane te njohtura per kohesh pradaj perdoret gjeresish edhe si deodorant. Caji jeshil reprimon viruse te ndryshme, perfshire ketu ate te hepatit dhe, se fundi ne universitetin e Nagoya, Japoni, eshte treguar qe mund te bllokoje nje enzime e cila perdoret nga virusi HIV per riproduksionin e tij. Kunderindikimet Perdorimi i tepert i tij mund te shkaktoje irritabilitet ( permban kafeine) dhe mund te perkeqesojne ulceren gastrike. Personat qe vuajne nga pagjumesia duhet ta evitojne perdorimin, ndersa ata me hipertension duhet ta konsumojne nen kontrollin e mjekut.. | ||
Back to top | | ||
ⓐ-ⓒⓐⓣ |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #670 Joined: Sun Apr 15 2007, 12:09amPosts: 24799 | Najs ::bud:: thank you ![]() I care and I wish well! | ||
Back to top | | ||
lissandro |
| ||
The pursuit of Happyness![]() ![]() Registered Member #1963 Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pmPosts: 4764 | Vetem caj ver.. nuk paska Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend ![]() | ||
Back to top | | ||
::bud:: |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #1092 Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pmPosts: 10533 | Ver... asht pije Lisso. | ||
Back to top | | ||
S~erenity |
| ||
~Joy of Life~![]() ![]() Registered Member #2891 Joined: Sun Apr 19 2009, 10:41amPosts: 5994 | ::bud:: ka shkruar: Ver... asht pije Lisso. Hahahahahahahaha... (surrat tu shkapet per toke). | ||
Back to top | | ||
S~erenity |
| ||
~Joy of Life~![]() ![]() Registered Member #2891 Joined: Sun Apr 19 2009, 10:41amPosts: 5994 | Falemners per info bud. | ||
Back to top | | ||
Powered by e107 Forum System