Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Letersia
 
<< Previous thread | Next thread >>
Naim Frashëri (25 maj 1846 - 20 tetor 1900)
Go to page  1 2
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
LUPEN
Wed Mar 15 2017, 06:44pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Qerbelaja XI
- poemë nga Naim Frashëri

Nata si lumi po shkonte,
posi zogu fluturonte,
lëmsh i dheut rrotullohej
rreth diellit e s’ qetohej,
edhe si qerthulli kthehej,
me punët të-tij rrëmbehej,
nukë dremitte, as flinte,
në hapësirët shëndinte,
yjtë të-gjithë po ndrinin,
vinin rrotull e lëçinin;
Mari, yll i luftës plaku,
dukej i-kuq posi gjaku!
Yjtë e qiellit s’ rrinë,
dhe njerëzit ven e vinë;
i shkreti dhe s’ rri pa pemë,
po ne të-gjorëtë flemë!
munt të vinjë nonjë ditë,
të bjerë dh’ ajy në shkitë:
ndë dhe bije trup i-shkretë,
shpirti te zot i vërtetë!
vdekja vjen vallë t’ i çqitnjë,
apo rreth t’ i përsëritnjë?
Në t’ errër po thua jemi?
s’ dimë nga vim e ku vemi!
gjithë shokëtë, që shkuan,
një fjalëzë s’ na dërguan.
Nga ajy Zot i vërtetë
vemi e vimë në jetë!
ng’ ajy vimë atje vemi,
tjatër gjë s’ mundim të themi.
Po të themi dhe këjo jetë
nukë mbetet kurrë shkretë,
pshihetë vetë i-ati
tek i biri, jetë-gjati!
Hëna hahet e venitet,
pa nis prap’ e përsëritet;
luleja, që vdes ngaherë,
ngjalletë së rish në verë;
andaj të parëtë t’ anë
rreth i-përjetëshm i thanë.
Nata po nxitont’ e shkonte,
udhënë nuk’ e harronte,
hëna kishte ditë dhjetë,
ngdhihej e-premteja vetë!
edhe dita nuku flinte,
me vrap pas natësë vinte;
mëngjez i-bardh’ u rrëfye!
qielli u xbadhëllye!
Zot i math e i-vërtetë!
qysh qe kjo e thën’ e-shkretë?
në këtë jetë të-tërë
kaq e-keqe më s’ ish bërë!
Njeriu ç’ ësht i-gënjyer
zëmrënë e ka të thyer!
shumë herë le të-mirën,
dhe xgjedh e mer errësirën!
le më njanë Perëndinë,
rrëmben djall e djallëzinë,
heth dritën’ e të vërtetën!
mer të-rremënë të-shkretën,
pa le edhe njerëzinë,
mirësin e urtësinë,
i vete pas ligësisë,
le dritën e Perëndisë!
Rua-na, Zot i-vërtetë,
nga ç’ do pun q’ ësht e metë,
hiqu ligësi e ndyrë,
në zëmërë mos na hyrë!
se Zoti ja la në dorë
gjithë njeriut të gjorë,
po i dha mënt, që të njohë,
e të-drejtënë t’ a shohë.
Nukë ishte ngdhirë mirë,
armikët u ngrin e thirrë!
ishinë mijë tri dhjetë,
nëmë paçinë për jetë,
edhe drit e Perëndisë,
nder’ i gjithë njerëzisë,
Zoti ynë shum’ i-mirë
ishte ngriturë pa ngdhirë,
me gjithë shokët e-tjerë,
burrat’ e urt’ e të-ndjerë,
j’ u fal Zotit të-vërtetë
me zëmërëzë të-qetë.
Pa pasdaj vate me natë,
dhe pa foshnjazët e gratë!
Dot’ a lij këtë të-shkretë,
e nisej për atë jetë,
dotë ndahej nga fëmija,
e nga gjithë njerëzija!
gra e burra gjithë qanë,
një Zot e di si u ndanë!
ndahet njeriu për jetë,
më të keqe s’ munt të ketë.
Kaqe fuqi zëmrës s’ ënë
Zot’ i-math nuk i ka dhënë!
këtë s’ e duron as guri,
as pem as lisi as druri.
Duron njeriu i-gjorë!
ç’ të bënjë s’ e ka në dorë,
po kjo është fjal e-vërtetë,
njer s’ ka hequr në jetë,
aqë, sa hoqnë e sa panë
Zotërinjt e-mirë t’ anë,
po hoqnë për njerëzinë,
për të nderuar njerinë.
Shtatë-dhjet e dy shpirt qenë,
bashkë me Imam-Hysenë,
me shtatë-dhjet e dy vetë,
armikë mijë tridhjetë.
Pa uj u gdhin atë natë,
Zot i math, sa breng e gjatë.
Më parë po pakë pinin,
kështu fare n’ etje s’ rrinin.
Imami me shokët dolli,
e fëmija i përsolli,
dërgoj e thirri Ymerë
bashkë me shokët’ e tjerë,
u tha: Juve me ne ç’ kini?
besënë përse e lini?
ju gjithë më patë shkruar,
në Qofe më kishit ftuar,
kjo nuk’ është dora juaj?
sot pse m’ u bëtë të huaj?
vetë ju m’ i kini shkruar
kartërat, që kam nër duar,
pse e latë Perëndinë?
edhe Muhamet-Alinë?
pse zutë jezitëritë?
ligësin e djallëzitë?
Për të vdekurë kam unë,
po s’ shuhet kurrë kjo punë,
se bota nuk’ e harrojnë,
këtë gjak dot’ a kërkojnë,
pse merni nëmë për jetë
nga makutëri e-shkretë?
Le-më-ni të zë Meqenë,
Jemenë a Medinenë,
a në Sham gjithë të vemi,
pa atje kemi të themi,
a t’ u a le Arabinë,
dhe Egjyptën e Syrinë,
të mos mar asnjë gjilpërë,
t’ u a le vëndet e-gjërë,
edhe Jemen e Persinë,
e të-tërë mbretërinë,
të dal jashtë vëndit t’ uaj,
të vete në vënt të-huaj!
se unë gjakëra s’ dua,
dhe lufta s’ më pëlqen mua
s’ arç unë për të lëftuar,
po ju më kishit ftuar.
Kshu tha Imam’ i-vërtetë,
i qofshim falë për jetë!
Ata tjatrë fjalë s’ thanë,
po urdhërë kshu na dhanë!
a e njeh për mbret Jezitnë?
I thanë dhe shpejt u ngritnë.
Imami tha: s’ e njoh kurrë
dotë vdes këtu si burrë!
Ata në ushtërit vanë,
dhe me një herë u ranë!
Së pari Ymeri vetë
Imamit i hoth shigjetë!
Paçinë mijëra nëmë!
që prunë të-madhe gjëmë!
uzu lufta, luft’ e-shkretë!
që la një hidhërim për jetë!
bark-pas-barku, brez-pas-brezi
zëmëratë gjith i ndezi!
zotërinjtë t’ anë hoqnë,
pa zëmrënë na e doqnë.
Breng’ e-madh’ e shum e gjatë
turp edh’ e keqe mëkatë!
turp për gjithë njerëzinë!
nëmë mbi jezitërinë!
Luftënë posa e qyri,
Ymerit i thotë Hyrri:
Ne me kë dotë lëftojmë?
me Zotn’ e-madh, që besojmë.
Qysh të rrojmë ne në jetë?
para Zotit të vërtetë?
Këto fjalëzë tha Hyrri,
edhe ju mbush me lot syri,
i tha këto fjalë leri,
dhe më s’ i foli Ymeri.
Hyrr’ e shpëtoj Perëndija,
pa dolli nga ushtërija,
edhe la Jezitërinë,
zuri Muhammet-Alinë,
vet’ e i thotë Imamit,
e lashë Jezitn e Shamit,
mbi gjithë dëshmimëtarë
dotë dal unë m’ i parë.
Imami Hyrr e qafojti,
zëmërënë ja gëzojti,
pa i dha për luftë lejë,
dhe Hyrri hipi të-vejë!
Kjo pun e trembi Ymerë
se mos ven edhe të-tjerë,
pa tha: Hyrr! ç’ është kjo punë
ty të dinja të urt’ unë;
Ajy fjalën e mbarrojti,
Hyrri fare s’ e dëgjojti,
po nxitoj e u qas pranë,
Ymeri dërgoj Safvanë.
Safvani ju afërua,
duke thënë: Hyrr! ti ç’ thua
nga të shumëtë të kthehesh!
me të-pakët të përzjehesh!
ne t’ apim shumë të mira,
gjithë ç’ të kërkon dëshira.
Safvani tha këto fjalë;
Hyrr’ i tha, për mënt s’ kam dalë;
unë më s’ e dua jetën,
nuk’ e le dot të vërtetën;
po del në shesht, të lëftojmë
s’ duhetë të ligjërojmë.
Kshu tha, s’ e këtheu besën,
Safvani e preu shpresën,
pa i hodhi një shigjetë
me shumë vërtik të shkretë,
shigjeta fort vrëngëlliti,
po Hyrrë nuk’ e goditi;
pa Hyrri kordhënë hoqi,
e vu përpara dh’ e ndoqi,
dhe sa munt një her i bije,
dy copë për-dhe e shtije!
Pas ati i vëllaj dolli,
vdekj’ e zez aty e solli,
pas ati dolli i treti,
dhe ajy gjall nuku mbeti,
Hyrri me radhë i shturi,
e të tre në dhet i vuri.
Prap i erdh Imamit Hyrri,
si ish trembur fare syri,
ndënj pakëz e u qetua,
prapë me vrap u lëshua!
Në rrëmet të-shumë hyri,
pa tremburë fare syri,
gjithëve u hoqi shpatë,
edhe u dha dërm e datë;
po si Shqipeja kur bije,
mi shpesh e tëmerr u shtije,
edhe i bën gjithë vrulë,
pa s’ sheh më as zok as pulë.
Bij në mest të ushtërisë
si rrebesh i Perëndisë,
shpat e tij gjak i kullonte,
pa njeri nuk i qëndronte.
Po nj’ armik heth një shigjetë
i godit kalën e shkretë!
u vra edhe ra balashi,
Hyrri u ngrit si larashi,
mi armikët u lëshua,
tha më jetë nukë dua!
Imami nisi një djalë,
i dërgoj Hyrrit një kalë.
Pa hipi dhe u lëshua
mi armikët si dragua,
preu syresh aqe shumë,
sa rrodhi gjaku si lumë
gjith ushtërija po çqyhej,
e përpara soje thyhej!
Shimr i thërret ushtërisë,
armiku i Perëndisë.
Mbahuni, u tha, ku vini?
nga një njeri frikë kini?
ahere të-gjith u mblodhë,
e përmbi Hyrrë u hodhë!
më të gjith anët i vanë,
me shigjeta gjith i ranë,
Hyrri shumë plagë mori,
sa u mbyt në gjak i-gjori,
shigjetat në trup i hynë,
pa erdhi te Zoti ynë.
Imam Hyseni e priti,
vetë nga kali e zbriti.
Hyrri ndër duart e tija
u kthye te Perëndija!
Pas Hyrrit i vëllaj dolli,
Mustafa-vetullë-holli
pas ati dolli i biri,
armikëtë gjith i vdiri,
pas atyre shërbëtorei
armikët me shpat i korri.
Të katrë për Perëndinë
e për Muhamet-Alinë
ranë nga gjithë më parë
me gëzim dëshmimëtarë.
Imami dolli kaluar
drejt kombit të mallëkuar,
të parët e tyre pruri,
fjalën e-bukurë zuri.
S’ arç u tha për të lëftuar,
po ju më pattë kërkuar,
ju vetë këtu më prutë,
tani udhëtë m’ i zutë!
Udhënë të më lëshoni,
e të vete tek të doni,
sa pa ndezur luft e-shkretë
pa bërë gjaku kënetë.
Pse të vritet njerëzija?
të shuhetë ushtërija?
pse t’ a prishim miqësinë?
e të vëm armikërinë?
se dotë mbesë për jetë,
t’ a lerë njerinë shkretë!
mëmëdheu na shkretohet,
dhe kombi do të helmohet!
I-bir i kujt jam, e dini,
po gjer atje mos më shpini,
për luft unë s’ kam dëshirë
se vrasja nuk’ ësht e mirë!
pa le vrasja në mest t’ ënë
s’ është kurrë për të qënë!
Kshu tha fjalën e-vërtetë
Zot i mirë pa të metë.
Po nga ata të pa-besë
s’ i mbeti për paqë shpresë!
pa u tha, kshu në mos doni
ujëtë të na lëshoni.
Ata dhe këtë s’ e bënë,
s’ e nxuarrë fare zënë,
dhe nga kjo pa shpres e lanë
pikë ujë nuk i dhanë!
Prap u tha mirë mejtohi!
se pastaj dotë pendohi!
nuk ësht e-mirë kjo punë!
paçin nëm ata q’ e zunë!
lëshoni udhën të shkojmë,
tek të doni të qëndrojmë.
Kshu tha, ata gjë s’ i thanë,
fare përgjigje s’ i dhanë!
E pa që s’ bindej armiku,
pa i dha nëmën e iku.
Ng’ armikëtë dolli Sami,
nj’ i parë q’ ishte nga Shami,
u mbur e tha shumë fjalë,
kërkoj luftëtar t’ i dalë.
Ahere dolli Zehiri,
armikët gjith i vdiri;
i tha Samit të pabesë,
ç’ pattë? a mos paçi ndjesë!
që erthë në këtë ditë,
u bëtë gjithë Jezitë!
makutërija u dehu,
të-vërtetën ua pshehu,
pa e latë Perëndinë,
bëtë besë ligësinë!
Imam-Hysenit i bini?
i kujt bir është, s’ e dini?
le të bir’ e Fatimesë
për Jezitn’ e Mavijesë!
Unë besoj Perëndinë
edhe Muhammet-Alinë;
sonte vdekjen’ unë dua,
jeta më s’ është për mua,
do të shtije si më derrë,
t’ u dërgonj mun në skëterrë!
Kështu tha dhe j’ u lëshua,
j’ u derth me vrap si fajkua
edhe i hoqi një shpatë,
j’ a bëri kokën govatë!
Sami ra për dhe i-vrarë,
dhe më si del as një i-parë,
se vdekja i frikësonte,
Ymeri zu të qërtonte;
pa dolli Nasr’ i-pabesë
nga ushtëri e Qofesë;
u lëvdua dhe i thirri,
ju përgjiq dh’ ati Zehiri,
së-pari me fjal’ u zunë,
më pastaj me shpata shtunë
po Zehiri e goditi,
dhe atë mbi dhet e shtriti.
Dolli i vëllaj, Salihu,
po fati nukë i ndihu,
dhe ati i dha një shpatë,
e shtriti sa gjerë gjatë.
Kshu edhe shumë të-tjerë
i la në vënt kokë prerë,
njeri më nuku kuxonte
me atë trim të lëftonte.
Ymeri u zëmërua,
e Hazerit ju lëshua,
i tha: ç’ bëni ju të-parë?
të gjith i ka për të vrarë!
Si i tha kështu Ymeri,
tre-qint veta xgjedh Hazheri,
ata gjithë pritë zunë,
me dhelpëri bënë punë!
pa Hazheri dolli vetë,
j’ u qas posi qen i-qetë,
me Zehirë s’ u mbërthye,
po iku me vrap, u thye,
Zehiri shpatënë hoqi,
pa i ra pas edh’ e ndoqi;
ajy duke ikur djalli,
Zehirë ndë prit e kalli!
të-pshehuritë ja dhanë,
me shigjeta gjith i ranë;
Zehiri me shpatë nxjerrë,
i përhapi me një herë,
dhe syresh nja shtatë-dhetë
i dërgoj në atë jetë;
po të tjerët e rrethojnë,
plagët e shuma ja shtojnë.
E pa Imam i-vërtetë,
dhe i dërgoj dhjetë vetë;
armikëtë zunë vrapnë,
s’ ndënjnë dot, po u përhapnë
erdhi me shokët Zehiri,
po ish drobitur i-miri.
Kishte marrë nëntë-dhjetë
plag ajy trim’ i vërtetë!
Shokëtë Zehir e xbritnë,
afërë tendës e shtritnë.
Imam-Hysejni po qante,
edhe ndër duar e mbante,
ashtu e la këtë jetë,
vate te Zot i vërtetë.
Nga ushtëri e pabesë,
ng’ ajy komp’ i Mavijesë,
del Jesari dhe Salimi,
pa Habish-Muzahir-trimi
u nis edhe desh të vejë,
po Imami si dha lejë.
Abdullllahu lejë mori,
u derth po si gjahëtori,
kur vret derrë, q’ i prish arën
s’ i le të marë as farën.
Në mest të atyre hyri,
nukë j’ u tremp trimit syri,
vrau Salimnë më parë,
pastaj vrau dhe Jesarë.
Një rrëmet të math lëshojnë,
Abdullllahnë e rrethojnë,
ajy si rrufe u bije,
syresh shumë poshtë shtije,
sa e bën dhenë kënetë,
pasdaj bije edhe vetë.
Pas ati dolli Berjeri
shpirt miri e zëmrë gjeri,
ishte një plak shum i mirë,
kish emërë të pavdirë,
mjekrën e kishte dëborë,
armë s’ kish zënë me dorë,
po i falej Perëndisë,
dhe i ndihte njerëzisë,
s’ kish bërë të-keqe kurrë,
ish i-mir i qet e burrë.
Dolli me kordhë në dorë
plaku i-mir’ e i gjorë,
Zoti i pruri fuqinë,
i dha së rish djalërinë,
me fuqit të-re që mori,
armikëtë gjith i korri!
theshte: Unë nukë kthehem,
me të-rremë po s’ gënjehem,
të kursenj shpirtin e-shkretë,
jam nisur për atë jetë,
as gjëje nuk i kam mallë,
s’ kam shtëpi, as gjë të-gjallë,
as vashë, as djal as grua,
dhe rrojtjenë s’ e dua,
dotë vdes për Perëndinë,
për Hysejn’ e për Alinë!
Kështu thoshte edhe binte,
me një herë dy-tre shtinte;
si druvari, me sëpatë
kur shtije lisat e-gjatë;
po pshehtazi Bahteriu
e goditi faqe-ziu!
Kështu ra Berjer i mjerë,
plaku me emr’ e i-ndjerë.
O shpirt i-mir’ e me besë!
paç uratë shum e ndjesë.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Wed Mar 15 2017, 06:44pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Qerbelaja XII
- poemë nga Naim Frashëri

Dielli kish marë dhenë,
kish dalë disa hostenë,
të-vrarëtë ishin nderë,
vdekja donte dhe të-tjerë.
Vehepi lejënë mori,
dhe u nis për luft i-gjori,
ish i-ri e djal’ i-mirë,
shpirtin’ e kish të-pavdirë,
dhe s’ i kish dirsur mustaqja,
i-ndritte si hëna faqja.
E qafoj mëmëz e-tija
q’ i dha durim Perëndija,
ish një plakëzë me besë,
pastë nga Zot’ i-math ndjesë,
i tha: Hiq, biro, në luftë,
Zoti djathtazi t’ a pruftë,
për-këtë ditë të polla,
këtu për vdekje të solla,
se kush vritet për Hysenë,
ka ndimësë Fatimenë,
ka edhe Zotn’ e-vërtetë
afërë në atë jetë,
po të bësh sot trimërinë,
të mirët dotë t’ a dinë,
mirësit’ e ligësitë
i ndau këtu kjo ditë.
Kshu tha plakëz e-uruar!
Vehepi ish duke shkuar,
e shoqja, q’ ish nus’ e-rezë,
e pa jetënë të-zezë,
qau e-varfëra grua,
i vannë lottë si krua!
Vehepi n’ armikë hyri
pa tremburë syrësh syri,
shturi me fort si më derrë,
shumë dërgoj në skëterrë,
trim me fletë u rrëfye,
dhe prapë nër shok u kthye,
pa u derth së-rish me shpatë,
armikëvet u dha datë,
ushtërinë gjith’ e tundi
ra dhe vetë më së fundi;
gjithë njerëzitë vdesin,
të gjallët veç vdekjes s’ presin?
Armikëtë mi të rrodhë,
kokën j’ a pren edh’ e hodhë
s’ ëmësë kokën ja shpunë!
dhe së shoqes ja prunë.
Pas ati Ymer-Aliti
dolli e shumë goditi,
ca i dërgoj në skëterrë,
ca me plag i la të nderë;
një shigjet e-shkret e mori
në ballë dhe ra i-gjori!
Djali i-biri Haliti,
q’ ish djalë trim si hastriti,
dhe lëftoj bukur e mirë,
pa ra si kishte dëshirë!
Pasdaj Sad’ i Hanzalesë
doll i shoj djajt e-pabesë;
pasdaj Ymer-Abdullllahu,
si val e lumit i rrahu;
pas ati dolli Vekasi,
armikëtë gjith i plasi;
pasdaj dolli Sherih-trimi,
pas ati dolli Myslimi,
pas ati dolli i-biri,
e shumë armikë vdiri.
Këta shum armikë shtunë,
në skëterrët gjith i shpunë,
vetë në parajsët vanë,
emërë për jetë lanë.
Del Hilali, burr’ i-ndjerë
q’ ish trim mi trimat e-tjerë,
shum i erdhë luftëtarë,
po të gjith i shtu të-vrarë,
pasdaj njeri më s’ kuxonte,
që t’ i dil e të lëftonte;
po si Shqipja u lëshua,
dh’ e bëri gjaknë përrua,
dy-tre-qint ranë të-vrarë
posi duajtë në arë!
po hekuratë j’ u thyen,
dhe j’ u përhapn’ e j’ u çqyen,
aher’ e mori shigjeta
në sisët me nxit e shkreta,
dhe ra nga kali pa frymë,
fytyra j’ u bë si brymë!
Abdyrrrrahmani në hekur
ishte veshur si i tretur,
dhe dolli! pa kur e panë
armikët Abdyrrrrahmanë,
u trempn’ e u frikësuan,
u mahnitn’ e u tmerruan!
Një-nga-një burr i-vërtetë
vret njëzet e tetë vetë,
me trimëri i shkurtojti,
në skëterrët i dërgojti,
q’ ishin të tërë të-parë,
dhe trima e kordhëtarë.
Më pasdaj njeri s’ kuxonte,
kundrejt soje të qëndronte,
po shokë shum’ u bashkuan,
dhe gjithë tok e rrethuan!
Ky s’ vu re, po u lëshua,
nga armikëtë s’ u ndrua,
kal i tija fluturonte,
armikëtë i dërmonte!
vret shumë trim’ i vërtetë,
në funt u vra edhe vetë!
Pas ati Jahja-Myslimi,
p’ Abdyrrrrahman-Ymer trimi,
pasdaj Maliq i Enesit,
q’ ishte si yll i mëngjesit,
pasdaj Ymer-Meto-trimi,
q’ e kish zënë si gjëmimi,
këta shum armikë vranë,
pasdaj n’ atë jetë vanë.
Kur një tym e mbuloj dhenë!
u mahnitnë gjithë ç’ qenë,
vinte një burr’ i-vërtetë
kal i tij përpinte retë!
qëndroj kundrejt ushtërisë
ajy trim i Perëndisë,
dhe thirri: o të-pabesë;
q’ i vajttë pas Mavijesë.
Latë Muhammet-Alinë
harruatë Perëndinë,
ju lëftoni me Hysenë!
përpiqi për jezit-qenë!
tha dhe u hoth si hastriti
qiejtë mbë dhe i xbriti!
kal i-tija shkrefëtinte!
vet ajy si Ylli ndrinte!
Ky ish Hasim Atabeja,
q’ ish i-fortë si rrufeja,
këto pun kishte dëgjuar,
edhe më s’ kishte qëndruar,
po kish dalë nga Qofeja
me nxit shumë si rrufeja,
vdekjen në sy e kish marë,
nga të liqtë ishte ndarë.
Është turp për kombin t’ ënë,
tha, kësish punë të zënë!
e kish kushëri të-parë
këtë, q’ erdhi, kordhëtarë,
Ymer-Sadi i-pabesë,
që s’ pat njerëzije pjesë
e kish kushëri të-parë
këtë trimnë kordhëtarë,
se Sadi me Atabenë
të-bijt’ e Vekasit qenë.
Hasimit i del Selmani,
dhe Numani e Avdani,
rrahënë, që t’ a këthejnë,
po s’ mundinë t’ a gënjejnë.
Mi ta u derth Hashim burri,
dhe të dy në dhet i shturi,
pa dy mijë ushëtarë,
më të shumëtë të-parë,
e rrethuanë Hashimnë,
e muarrë në mest trimnë!
Imami nis të vëllanë,
Fadlin, që ngjante më t’ anë,
i dërgoj me nëntë vetë
ajy vetë vet’ i dhjetë.
Nis dhe tri mijë Ymeri
të-tjerë zëmërë derri.
Pa po këta njëmbëdhjetë
burra trima të vërtetë,
me pesë mijë lëftonin,
e fare nuk i peshonin!
pa le Fadli me Hashimnë,
si e gjeti trimi trimnë,
kursim atje nuku lanë,
të-paudhët gjith i vranë!
po ata gjithënjë shtohen,
edhe nukë pakësohen,
këta shumë syresh vranë,
pa ranë dh’ emërë lanë.
Popo! burrat e-vërtetë
e lan Imamnë për jetë!
Aherë një herë thiri
plaku, Habish-Myzahiri,
edhe, lejë duke marë,
dolli sa mundi më parë,
ishte plak e shum’ i-vjetrë,
në vërsët të tij s’ kish tjetrë
kur hipi plaku në kalë,
dukej i-ri posi djalë!
u fut në mest t’ ushtërisë,
dhe u thirri parësisë:
ku ësht’ Ymeri? le të dalë!
pse fshihet si dhi e-çalë?
mos rri e pshehur si grua
po të lëftonjë me mua.
Armikëtë gjith’ i ranë
shigjetat sipër i vanë
po s’ u trëmp fare Habipi
e përsipërë u hipi
ajy vdekjenë kërkonte
nukë donte më të ronte.
Vrau shumë nga rrëmeti
dhe vdekjen atje e gjeti,
ish nisur për atë jetë
plaku, q’ ishte i-vërtetë
ra si një valë pej deti,
se më fuqi nuk’ i mbeti.
Pasdaj Hamzaj i Harit,
pa i bir’ i Muhazhirit
pas ati dolli Enesi,
q’ ish i lehtë si këndesi,
pasdaj dolli Abas-Shithi,
Xhafiu e Sejf-Harrithi,
edhe Maliq-Atabeja,
Farisi dhe Hanzaleja,
pasdaj Sadi i Zijadit,
dhe Zibaveja pas Sadit,
pa Ymer’ i Zibavesë
vrau gjashtë-dhjet’ e pesë!
Pa pasaj pesë-mbë-dhjetë
shokë burra të-vërtetë
n’ ushtërit të armikut hynë
rrëmeti s’ u trembi synë,
po shumë armikë shtunë
dhe gjaknë më gju e shpunë,
ata sicili nëntë-dhjetë,
ra dëshmimëtar edhe vetë!
Më pasdaj Mehmet Mikdari
dhe Abdyllllah kordhëtari,
dy hynë për një herë,
i bën armikët lëvere
po armikët’ i rrethojnë,
pa këtej shok’ u dërgojnë,
vate Shithi, Kasji, Sadi,
Ymeri Myslim-Hamadi,
edhe tre shokë të-tjerë,
trim të-vler’ e të ndjerë,
për Imam-Hysejn u vranë
gjaku mbyti Qerbelanë!
nga këta trima, q’ u vranë,
e dëshmimëtarë janë,
pesë-dhjet’ edhe tre qenë
t’ ardhur me Imam-Hysenë
të tjerët gjashtë-mbë-dhjetë,
q’ ishin njerës të-vërtetë
ndihmës Imamit i erdhë!
për atë Zot gjaknë derdhë!
Lum ata njerës me besë!
q’ ua bëri Zoti pjesë,
ranë për një të-vërtetë,
lanë emërë për jetë.
O Shpirtërat e-uruar!
qofshi për jetë gëzuar.
Mez’ i ditës’ afërohej,
e të-nxehtitë po shtohej,
zjarr nga qiejtë buronte,
dielli flakë lëshonte,
të-vrarëtë ishin nderë
në shesht si lisat e prerë!
Zoti yn’ ahere mbeti
në mest të ati rrëmeti
me shokë nëntë-mbë-dhjetë!
i njëzetti ishte vetë!
ishin djemt e një fëmije!
njerëzit e një shtëpije!
po të-tërë shumë trima,
me vështim si vetëtima!
ishin veshurë në hekur,
qenë nisur për të vdekur.
Kush vinte më s’ kthehej prapë,
dhe pa uj’ e n’ atë vapë!
Fëmijëz e Fatimesë,
q’ i fali njeriut shpresë,
të heqë këto mundime,
kaqe shumë hidhërime!
opopo! Zot’ i-vërtetë
pse gjithë kjo breng’ e-shkretë,
t’ u vinj’ atyre mi kokë?
që s’ patn’ edhe s’ kanë shokë.
Mos paç kurrë ndjes e pjesë,
ore komp i Mavijesë.
Zoti nëm’ e mallëkime
të dhënt e shumë mundime.
Kët’ armikëri e çpiku
Mavije-derri, armiku,
pa e shtoj dh’ e përsëriti
i bir’ i tija Jeziti,
e zu së-pari Syfjani,
e ndezi pasdaj Mervani;
Po bota pas pse u vanë?
të-drejtënë pse e lanë?
o lule, moj e vërtetë,
të mundi gënjeshtr’ e shkretë
mundi djalli Perëndinë,
ligësija mirësinë,
Jeziti Imam-Hysenë,
Hindu-shtriga Fatimenë.
Po jo, s’ mundet Perëndija
s’ dobësohet mirësija,
gënjeshtëra s’ bën përpjetë,
e-vërteta ësht’ e vërtetë.
Imam-Hysejni dhe sonte
rron si ahere kur rronte,
na ep në shpirtit mëshirë
dhe dëshirë për të mirë.
Të ngjarët e Qerbelasë
mundim i Ali-Abasë
zëmrën na e ëmbëlsojnë
vetijën e xbukurojnë,
se një zëmrë, që s’ ka qarë
dhe hidhërime s’ ka parë
s’ e njeh fare njerëzinë,
nuk e beson Perëndinë.
Kush e mba mënt Qerbelanë
edhe Zotërinjtë t’ anë,
kush i do me të-vërtetë,
zëmrën e ka të qetë,
e nuk është egërsirë,
po i leshtëth e i-mirë,
është mbletëz e uruar,
s’ është grer’ e-mallëkuar.
Pse Jezitn’ e mallëkojmë?
përse nëmën’ i këndojmë?
se ka bërë ligësinë,
e lëftoj me Perëndinë,
hodhi poshtë të vërtetën,
zu të rremenë, të shkretën,
pa atë dhe sot e shajmë,
e Imam Hysejn’ e qajmë,
vështo, e-mira qysh njihet,
e-liga si nukë pshihet.
Kushdo, që bën keq në jetë
ajy është Jeziti vetë;
ajy që bën ligësinë,
nuk është mik me Alinë;
njeriu, q’ ësht i-pabesë,
ka besën e Mavijesë.
Zoti ynë në ç’ helm ishte!
po zëmrënë nuk e prishte,
shokët’ e shumë j’ u vranë,
me të pakëtë e lanë!
edhe ata, që po rronin,
ishinë gati të shkonin!
edhe grat e foshnjërija
liheshin te Perëndija.
Në mest të ati rrëmeti!
njeri me Perëndinë s’ gjeti!
Se jeziti i pabesë,
i biri i Mavijesë,
e pat prishur njerëzinë,
besë kishin ligësinë;
për të mundur djallëzitë,
për me prurë mirësitë,
për shpëtimt të njerëzisë,
për udhët të Perëndisë,
për fjalëzët të-vërtetë,
për ne, që rrojmë në jetë
Imam Hysejni është vrarë,
se kjo luft andaj ka ngjarë!
U vra për ndert të njeriut
gjithë fëmij e Aliut.
O njerëzit e-vërtetë!
u qofsha falë për jetë!
Derthni lot, ju Shqipëtarë,
q’ e njohtë udhën e mbarë,
ju që besoni Alinë,
dh’ e dini, ç’ është, njerinë,
që doni Imam Hysenë,
edhe mëmë Fatimenë.
Imamëtë dy-mbë-dhjetë
ç’ hoqnë për neve në jetë!
aqe shumë të këqija
s’ i dha rrobi Perëndija!
Pa kujtoni atë ditë,
sillni nër mënt gjithë zitë;
qysh i psholl e i rrethuan,
si i vran e i munduan!
një pik ujë nuk u dhanë,
po buzë-pjekur i lanë!
nuk u mbet në jetë shpresë
nga ajy komb’ i-pabesë!
që u dogji mushkëritë,
pa mejtohi atë ditë,
bini nër mënt Qerbelanë,
ç’ hoqnë Zotërinjtë t’ anë,
këjo e-madhe myxyrë
në të-këtillë menyrë
as më pasdaj as më parë,
s’ ka e nukë kishte ngjarë.
Po ato gra me sy ç’ panë!
pa kujtoni Qerbelanë,
punënë si është bërë
sill-e-ni ndër mënt të-tërë,
për të vdekur djallëzitë
për të ngjallur mirësitë,
ran ata dëshmimëtarë,
gjithë ç’ qenë fis e farë.
Ju, q’ Imam-Hisejn e doni,
mirësitë të kërkoni
të drejtën e të-vërtetën,
jo mëkatën e të-metën,
të-ligat më nj’ an’ i lini,
e faqenë mos e nxini,
se ne zotërinjtë t’ anë
fort bukurë na e ndanë.
Kush të bënjë ligësitë,
s’ ka në shpirtit të tij dritë,
papo i ngjan Mavijesë
ajy, që ësht i-pabesë,
edhe ka jezitërinë
ajo që bën ligësinë.
Atë mos e bëj në jetë,
që s’ do t’ a pësonç ti vetë.
Po që doni Perëndinë
edhe Muhamet-Alinë
të jini njerës të mirë,
të mos bëhi egërsirë,
se ajy që do Alinë,
dotë dojë njerëzinë,
ajy, që do Fatimenë,
edhe Hasan e Hysenë,
kush e njeh Zotn e vërtetë,
s’ bën të këqija në jetë,
kush do Zotërinjtë t’ anë,
qëndron n’ udhët, që na lanë
kush ka pjesë Perëndije,
heq dorë ç’ do ligësije,
në do Hysen e Alinë,
e lerë jezitërinë.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Wed Mar 15 2017, 06:45pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Qerbelaja XIII
- poemë nga Naim Frashëri

Abdullllahu i-Myslimit,
trim’ i-mir i-bir’ i-trimit,
dolli nga gjithë më parë,
nga shokëtë duke ndarë!
kal i tija tundi dhenë,
dhe armikët gjithë ç’ qenë.
Abdullllahu u afrua
u tha: A më njihni mua?
jam i-biri i-Myslimit,
jam i-bir’ i-ati trimit,
q’ e vratë me të pabesë,
ju njerëzit’ e Qofesë!
dhe ne ju këtu na prutë,
pa udhëtë na i zutë!
s’ pattë turp nga Perëndija,
se u mbuloj ligësija!
latë fen’ e Perëndinë
edhe Muhammet-Alinë,
dhe Fatimen’ e Hysenë,
u bëtë me Mavijenë,
të-vërtetën nuk’ e njihni,
sot Jezitit po i ndihni,
që përmbysi mëmëdhenë,
prishi dhe besën e fenë,
dhe njerëzin’ e mahniti,
edhe jetën’ e mërziti,
me djallëzi e me mitë
u bëtë gjithë jezitë!
e di që s’ dëgjoni fjalë,
po kush është trim të dalë!
Kshu tha trim’ i zotëruar,
dhe po rrij kundrejt kaluar.
Ymer’ i tha ushtërisë,
armiku i Perëndisë:
Dëgjoni këtu, o shokë!
mblithni mëndjenë më kokë
këta janë trima shumë,
do të na bëjnë për lumë,
ujët të mos u ish prerë,
gjithë ne na kishin nderë,
etja u’ a pret fuqinë,
pa ndryshe gjith’ ushtërinë
këta do t’ a kishin shuar,
dot’ ishimë turpëruar.
Kshu tha dhe çoj Kudamenë,
q’ ish’ më trim nga gjithë ç’ qenë.
Kudameja u lëshua,
Abdullahut j’ u afrua,
pa një ushtë i vërviti,
sa mundi, po s’ e goditi,
Abdullahu hoqi shpatën,
Kudamesë i dha datën,
pa ajy dyke gënjyer
me të kthyer, me të thyer,
një copë herë u mburua,
p’ Abdullllahu j’ u lëshua,
me shpatët i ra dh’ e preu,
të-vdekur mbi dhet e ndeu!
Punën ati j’ a mbarojti,
tjatrë luftëtar kërkojti,
po ng’ armikët njeri s’ vinte,
e lan e vetëm po rrinte,
dielli e përvëlonte,
etj’ e-shkretë e mundonte!
papo j’ u derth ushtërisë
si rrebesh’ i-Perëndisë,
preu, ndeu, çqeu, vrau,
u shtritnë gjithë si kau,
pa s’ ra i gjallë nër duar
n’ ushtërit të mallëkuar,
po kish marrë plagë shumë,
gjaku i vinte si lumë,
prapë shumë luftëtarë,
vrau, pa ra vet i-vrarë!
Dolli i-ungji, Xhaferi,
dh’ ajy shum’ armikë therri,
pa vate në atë jetë
tek ajy Zot i-vërtetë!
Pasdaj si u vra Xhaferi,
dolli i vëllaj i-mjeri,
shum armikë në dhet shtije,
pa dhe vetë atje bije.
Shpirt’ i njerëzet t’ uruar
nga trupi duke shpëtuar,
ëngjëlli shpejt e rrëmbente
nër duar edh’ e dëfrente,
përpara Zotit e shpinte,
edhe në parajs e linte,
nd’ atë jetë posa delte,
Zot’ i math e përkëdhelte,
po shpirtin e-mallëkuar
djalli e merte nër duar,
si ujku kur rrëmben qenë,
edhe ikën e mer dhenë,
ashtu djall i shëmëtuar
e merte duke munduar,
edh’ e hithte në skëterrët,
pa e lij atje në t’ errët!
në një sterrë errësirë
ndë natë, që s’ ka të-gdhirë,
në të-keq e në mundime,
në të-mbëdhenj idhërime!
Mirësija del në dritë,
në t’ errëtë ligësitë!
Zot i math e i vërtetë!
fal-na dritënë në jetë!
mos na lerë n’ errësirë,
rrëfe-na udhën e-mirë,
mos na lerë në skëterrë,
në arrati mos na lerë.
Pas fëmijës së Myslimit
i erth radha Mehmet trimit,
të nipt të Xhafer-Tajarit,
t’ ati burrë kordhëtarit,
q’ e kishte vëlla Alinë,
e pat gjithë trimërinë.
Ajy në kohët të-parë
me Vizandinj ish vrarë,
krahn e djatht i patnë prerë,
fjamurinë s’ e la të bjerë,
me të mëngjërin e mori,
luftënë prap e përdori,
të-mëngjërinë ja prenë,
edhe duar më si mbenë,
në dhëmb e rrëmben e iku,
pa s’ ja mori dot armiku!
Shëmbëllente gjyshn e tija
Mehmeti nga trimërija,
armikëvet u dha datë,
u hoqi si duhej shpatë.
Pas ati i vëllaj dolli,
armikëvet dëm u solli,
pas ati i vëllaj tjatrë,
q’ ishin rritur me një vatrë,
pa të-tre në luft’ u vranë,
shokëtë të pak’ i lanë!
Djemthit e Imam-Hasanit
ju, që ëngjëjvet u ngjanit!
për vdekje u erdhi radha!
trupat t’ i lini gërmadha!
armikëtë, qysh kuxuan?
zemrënë u përvëluan!
Abdullllahu del më parë,
e le gratë duke qarë,
ish si yll i-gjori djalë!
hipi dhe dolli me kalë,
pa kali kur hingëlliti,
dheu i-tër’ oshëtiti!
nga ajy komp i-pabesë
i Shamit e i Qofesë,
plot një qint’ e tetë-dhjetë
vret ajy trim i-vërtetë!
edhe gjithë kordhëtarë
me emërë e të-parë,
një pas njëji i goditi,
të gjithë mbi dhet i shtriti!
Pasdaj njeri më s’ kuxonte,
t’ i dil kundrejt të lëftonte,
po vetëm në shesh e lanë,
dhe në mest të tyre thanë:
Lereni atje të mbesë,
se nga etja dotë vdesë.
Abdullllahu qëndroj pakë,
pa u derth me vrap si flakë,
me usht’ e me shpatë shturi,
trima shumë në dhet vuri,
hyri në mest t’ ushtërisë
e armikut të Perëndisë,
si shkurtoj shumë të tjerë,
u lëshua mi Ymerë,
q’ ishte krej i ushtërisë,
dhe i-par i ligësisë,
Ymeri e pa dhe iku,
u thy’ e s’ qëndroj armiku
se shumë u frikësua,
u psheh e u turpërua!
Prap u kthye Abdullllahu,
se ju loth së shtëni krahu.
Pa Bahteriu Ymerit
i tha, kjo s’ qe udh’ e nderit,
ligësi të-madhe tfaqe,
më s’ na le as sy, as faqe,
ti, që të bënë të parë
përmbi kaqe ushtëtarë,
të ikësh e të març malë,
të tmerrohesh nga një djalë,
urdhëro, i tha Ymeri,
ja ku është hiq dhe bjeri.
Armiku u turpërua,
me pesë qint u lëshua.
Këtej nisnë Furuzanë,
edhe Mehmetn’ e Esanë,
q’ ishin të tre shërbëtorë,
dalën me kordhë në dorë,
këta të katër u ranë,
të-pesë qintt’ i përndanë,
edhe pesë-qint të-tjerë
u lëshuan me një herë,
ata katrë dhen’ e tundë
dhe të-një-mijët’ i muntnë.
Furuzani vrau shumë,
gjakn e bëri posi lumë,
si e panë Furuzanë,
q’ e bëri pellk Qerbelanë,
shum armikë u lëshuan,
me shigjeta e mbuluan,
ju vra kali, mbet më këmbë
shpatën e mori në dhëmbë.
Esati, që më s’ e shite,
u derth e vate t’ i ndihte,
u lëshua Bahtëriu,
së pshehtazi faqe ziu,
bashkë me Ezrak-Hashimnë,
e vran atje Esat-trimnë,
ushtërija erth e-tërë,
s’ kish ku të hithnje gjilpërë,
pasdaj vran edhe Mehmenë
edhe Furuzan e prenë.
Në mest të ati rrëmeti,
q’ u bë gjaku posi deti,
Abdullahu po përpiqej,
dhe zemra për uj’ i digjej,
Shith’ i Rabias i shtije,
prapa krahëvet i bije,
i ep plagë shtat’ a tetë
ati trimit të vërtetë,
edhe kalënë, ja vranë,
më këmb atë Zotn e lanë,
Ashni i-Aliut dolli,
me vrap një kalë i solli.
Abdullllahu s’ desh të dinte
armikëtë po i shtinte.
Ymeri Isuf-Hizharë
e dërgoj për kordhëtarë,
po Abdullahu një herë
i shturi dh’ e la të nderë,
pasdaj vrau dhe Tariknë,
e bëri copë armiknë,
pas ati edhe të-tjerë
shumë dërgoj në Skëterrë.
Pasdaj njeri s’ desh të dalë,
se panë gjaknë si valë.
Armikët i bëri trokë
Abdullahu dhe erth nër shokë,
zëmrënë e kishte flakë!
tha: të kisha ujë pakë!
oh! nj’ ujë si kur të pinja!
dhe dy kaqë do të ngrinja!
Me gjak ish mbytur i tërë,
veç etja keq i kish bërë!
Nukë muntte të qëndronte,
më nukë duhej të rronte!
pa u nis e dolli prapë
me etje shum e me vapë!
Pesë mijë nxjerr Ymeri
dhe u tha në mest t’ a merri.
Ajy u hoth si fajkua,
mi të gjithë u lëshua,
armikët për mes i çau,
gjith i ndeu e i ndau,
po nga plagët, që kish marë
dhe më pasdaj dhe më parë
i vate gjaku si lumë,
u loth e u këput shumë!
pa vate Abas-Aliu,
edhe Ashni vetull-ziu,
të dy të ungjit i vanë
ndihmës, e vetëm s’ e lanë.
Ahere Mehal-Zehiri
edhe Hamzaj, q’ ish i-biri,
bashk Abdullllahut i ranë,
shpirtin nga trupi ja ndanë.
T’ ungjitë Mehal-Zhehirë,
edhe Hamzanë, të-birë,
i vran e në vënt i lanë
muarr Abdullllahn e vanë.
Pa-zë po me psherëtime,
me zëmr’ e pa ulërime
gratë Abdullan’ e qanë
plagëtë me lot ja lanë!
idhërim e ati loti
mos pandeh q’ e harroj zoti!
Kasëmi i vate pranë,
edh’ e qau të vëllanë.
Nga Imam-Hysejni lejë
kërkoj në luftë të vejë,
u nis e donte të vinte,
Imam-Hysejni s’ e linte,
i tha: kur të kam ty pranë,
si kur kam Imam-Hasanë!
Kasëmi i tha: Im atë
m’ i pat thënë gjer e gjatë,
të gjitha këto, që ngjanë,
m’ i kish thënë an e mb’ anë,
këto gjitha mi ka thënë,
edhe fjalë më ka lënë,
më tha: Për Imam-Hysenë
të mos e kursesh vehtehnë.
Imami tha: Mirë thua,
po im vëlla edhe mua
një fjalëzë më ka thënë,
e më qafë ma ka lënë.
Kshu tha pa Kasëmn e mori
dhe vashën e vet e nxorri,
për dore të dy i zuri,
edhe afërë i pruri,
u tha: Të dy u bashkova,
se fjalënë s’ e harrova,
q’ im vëlla më porositi.
Kshu u tha dhe psherëtiti,
e i zu dorë-për-dorë
të-dy engjëllit e-gjorë!
kjo qe vles, e kjo martesë
fjala fjal e besa besë.
Kasëmi nuses i thotë:
Më s’ më gjen këtu në botë,
po më kërko nd’ atë jetë,
pranë Zotit të-vërtetë.
Kshu tha edhe me të ndarë
nga fëmija dyke qarë,
u lëshua si hastriti,
kordh’ e larë vetëtiti.
Gjithë sa gjeti përpara,
i përhapi punë-mbara,
në mest vate si fajkua,
Ymerit j’ u afërua,
njeri udhënë s’ ja thuri,
pa thirri me zë pe burri
u tha: O komb’ i-pabesë!
q’ i ratë pas Mavijesë,
vallë edhe s’ u pendohtë?
të vërtetënë s’ e njohtë?
s’ ish i-at’ i Fatimesë
ajy zot q’ u vu ju besë?
Ç’ është kjo që punoni?
nuk u nginjtë? pa më thoni.
Kërkoni nga Zoti ndjesë,
o njerëzit e-pabesë,
hiqni dorë dhe pendohi,
dhe rrini pak e mejtohi.
Kshu u the të qofsha falë!
fjala plak e t’ ishe djalë.
Po ata ishin shurdhuar,
lakëmim’ i kish verbuar,
as dëgjoninë, as shihnin,
pa të-mirën s’ e njihnin.
Ymeri u turpërua,
dhe u psheh e u qetua,
dhe tha: Ky është trim djalë
pa njeri të mos i dalë,
se të gjithë dot’ i vrasë,
e ndë dhet dot’ i këllasë,
po ushtërija e-tërë
ta pshjellë mir’ e ta zërë
ky-djalë ngjan më Alinë,
pa ka gjithë trimërinë.
Kshu tha Ymer i-pabesë
se njerëzije s’ kish pjesë.
Si tha bënë ushtëtarët
bashkë dhe gjithë të-parët;
pa Kasëmnë e rrethojnë,
edhe udhë s’ i lëshojnë,
Kasëmi sa munt u bije,
shum armikë në dhet shtije
pa sicili mori frikë,
shokut të tij i thosh ikë!
I-tha Ezrakut Ymeri
me zemërim posi derri:
Ti që je trim i dëgjuar,
i parë dhe i-lëvduar
pse s’ i dhe po rri i-qetë,
s’ qënke trim me të vërtetë!
Ezraku dërgoj të-birë,
q’ e pandehte trim të-mirë,
po Kasëmi me një herë,
at’ e dërgoj në skëterrë,
pas ati i-dyti vate
po nukë shpëtoj pej shpate,
pas ati vajti i-treti,
dhe ajy vdekjenë gjeti,
në funt i-katërti dolli,
e-thëna atje e solli,
të katrë djemtë j’ u vranë,
Ezraknë vetëm e lanë,
pa dolli dhe ajy vetë,
ishte trim me të-vërtetë,
me Kasëmnë shum u zunë,
me zëmërim të math shtunë,
Kasëmit i ndihu Zoti,
fuqi-madhi, vertik ploti.
Kur panë q’ u vra Ezraku,
mbenë, se u ngriu gjaku!
Vrau Ezraknë nga Shami
Kasëmi dhe erth te Imami
me mushkërizë të djegur,
me buzë shumë të pjekur!
për ujë i përvëluar,
e për miqt i dëshëruar!
Pa e la prapë për jetë
fëmijënë si të shkretë,
në mest t’ armikëvet hyri
pa tremburë fare syri,
se u nis për atë jetë,
vinte te Zot’ i vërtetë
me zëmërim të-math shtinte,
armiku s’ dij nga të vinte;
gjithë ç’ ishin u mahnitnë
pej një trimi u habitnë!
Tek i vij përpara burri,
Shithi së-prapi i shturi,
plagë kish njëzet e tetë,
gjaku i rrith si rrëketë,
u këput e ra nga kali,
si lisi pej majë-mali,
Imami vet’ u lëshua
mbi armikët si dragua,
me shokët Kasëmn’ e mori,
jasht’ armikëvet e nxorri,
e prunë ashtu të prerë,
hapi sytë dhe një herë,
edhe i mbylli për jetë,
opopo, Zot i-vërtetë.
Ah! o moj ti vdekj’ e-shkretë,
ç’ le një hidhërim për jetë!
Njeriu me kaqë shpresë,
qysh të bjerë e të vdesë?
vallë si ti bëhetë fundi?
kemi tjatrë vënt gjëkundi?
a këtu kthehemi prapë
përgjigje kush munt të m’ apë?
Mbahu ti, o zëmra ime,
që shkel tek do e je trime,
thuaj si thoshin qëmoti,
nga Zoti prapë te Zoti,
në prehje, te Perëndija
dotë vejë mirësija
ligësija në skëterrë
do të vej e do të bjerë.
Trëndafilëtë q’ u thanë,
thua se më nukë janë,
i sjell me lulet e tjera,
gjithënjë vin edhe venë,
janë prap ato që qenë.
Zot i-math e i-vërtetë!
gjithësija je ti vetë!
më ç’ do anë, që vërejmë,
fytyrënë t’ ënde gjejmë.
Mirësi e ligësija,
djalli edhe Perëndija,
dhe parajsa e skëterra,
e gjithë ç’ janë të tjera,
te njeriu gjithë janë,
ata që dinë, kshu thanë,
i gjen ndaj teje të-tërë
kë të duash atë zërë.
Do zërë Imam-Hysenë,
do Jezitn’ e Mavijenë,
njëri të nxjerr te shpëtimi
e tjatëri ne mundimi.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Wed Mar 15 2017, 06:46pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Qerbelaja XIV
- poemë nga Naim Frashëri

Imam-Hysejni po rrinte,
derthte lot e psherëtinte,
sa më tepër mejtohej,
zëmëra aq i lëndohej,
tha: e shkreta e thënë!
ti njeriu s’ ja ke dhënë
këtë, që më dhe sot mua!
Oh! njerëzija mu shua,
një-nga-një i nisa vetë,
i dërgova n’ atë jetë,
vallë kaqë kush ka hequr
nga ata që kanë vdekur,
njeri s’ ka hequr sa unë,
më s’ është bërë kjo punë.
Zot i-math pse më harrove
vallë teje më mërgove?
Kshu me zëmërë të-qetë
i tha Zotit të-vërtetë.
Po ëngjëll’ i-urtësisë
erdhi ng’ an e Perëndisë
i pru ndë zëmrë durime,
j’ a bëri nga ç’ ish më trime!
Pa jetëzën e vërtetë,
e-rremja j’ u duk e-shkretë,
dheu edhe pun’ e tija
edh’ e tërë gjithësija,
i erdhë fort të-pështira,
se j’ u tfaq ajo m’ e mira,
se po rrojtja gjumë quhet;
e vdekja xgjuarje thuhet,
atje kishte Perëndinë,
kishte Muhamet Alinë
kish Hasan e Fatimenë,
se po gjithë atje venë.
Ku ngjan jet e Perëndisë
me jetët të njerëzisë!
ajo jet’ ësht’ e vërtetë,
ësht e rremë kjo e shkretë!
Parasja, kopsht’ i-ndrejtuar
për të-mirët është shtruar,
s’ ta pret mëndja, si të thuash
me nonj’ emrë s’ munt t’ a quash,
kur të shohç një vënt të-gjerë
një mirësi të-paprerë,
një fat-bardhësi për jetë,
atje dhe Zotth i-vërtetë,
edhe gjith ata që vanë,
të-dashurit që na lanë,
dhe ata, që dotë lemë
në mos qofshinë të-rremë.
Lum të-mirëtë ku venë!
sa çpërblim nga Zoti gjenë!
M’ anët tjatërë skëterra,
mbushurë gjëmba e ferra,
një rripë, një shkretëtirë,
një natë që s’ ka të gdhirë
mjerë të-liqt’ atë ditë!
djallë gjen’ e ligësitë,
një të-madhe errësirë,
për ata po s’ ka mëshirë,
mundonjësit i përpshijnë,
edhe në zjart i vërvijnë!
një e-drejt e nj’ e-vërtetë
na nderon në atë jetë.
Për këto të paka ditë
pse të bëjmë ligësitë?
Zotnë atje kur t’ a gjejmë,
nukë mundim t’ a gënjejmë;
njeriu kur të gjykohet,
atje shumë turpërohet,
ne na gjykon vetëdija
më para nga Perëndija.
Dëshmimëtarët, që ranë,
dh’ e nderuan Qerbelanë,
gjith’ u kthyenë te Zoti,
s’ u munduanë së-koti.
Ata të- mjerët të-tjerë
vinin gjithë në skëterrë!
Tani pa shih, kush fitonte,
edhe cili dëshëronte.
Imam-Hysejni i shihte
me sy punët’ e i njihte,
në zëmërët të atija
ishte vetë Perëndija.
Nga djemt e Aliut pesë,
të-bukurë posi shpeshë,
Beqiri, Avni, Ymeri,
Abdullllahu, zëmrë-gjeri,
dhe Osmani, tok i vanë,
Imam-Hysejnit i thanë:
Fal-na lejë dhe uratë,
se të kemi mëm’ e atë,
u nismë për atë jetë,
për te Zotthi i-vërtetë.
Dotë derdhemi të-pesë
mi atë komp të-pabesë,
që s’ pat frikë Perëndije,
edhe turp pej njerëzije!
As po sido që të jetë,
mbarohet kjo jet e shkretë,
neve paskëtaj ç’ të presim
sonte këtu do të vdesim.
Të vëllezërit kshu thanë,
dhe në krahruar i ranë.
Imami u mallëngjye,
edhe zëmëra j’ u ç’ qye.
Ku t’ u dërgonj un’ i-mjeri,
tha Zot’ i math zëmrë-gjeri,
gjithë shokëtë, që vanë,
s’ u kthyenë, po u vranë.
Kshu tha dh’ i puthi në ballë,
u ndanë që më të gjallë,
më nuk ishin për të pjekur
se vininë për të vdekur,
me shumë një mijë herë
nga ç’ mban njeriu i-mjerë!
O! ti që bëre njerinë,
ç’ e mundove ditë-zinë,
pa s’ i dhe gjë besa besë!
veç një durim e një shpresë,
nuk’ e mar dot vesh si kove,
e të gjorit j’ a ngarkove!
t’ ja epnje drurit, e thante!
gur e drasënë e çante!
Heq njeriu e ka shpresë
që kur lint e gjer të vdesë,
të pes ata si dragonjtë
ecënin nd’ erë mbi thonjtë,
këmb e krye ishin hekur,
po vininë për të vdekur;
shokë në jet ata s’ kishin
nuk e di të kujt bij ishin!
Kur vrenjtet e nxihet moti,
dhe ep shin e shumë Zoti,
pa gëzon bujkun e-mjerë,
q’ e pret pa durim të bjerë,
nis gjëmim e vetëtimë,
er’ e keq’ e kërcëllimë,
dita me natën bashkohet,
papo rrufeja lëshohet,
edh’ e përpin lisn e-gjatë,
e xhvesh a e bën govatë!
me fuqi të shum i bije,
më s’ e le të bënjë hije,
të ç’ lodhetë udhëtari,
a bariu, a pendari,
se pshihetë i-paudhi!
qetohetë si kukudhi,
ndaj s’ i le deg e gujatë
e shtije mbi dhet të-thatë!
Ashtu edhe ata trima
u dhanë si vetëtima,
posi rrufeja u ranë,
të-tër ushtërin e vranë!
Se n’ at’ ushtëri të-shkretë
kish qëndruar djalli vetë!
nën’ atë të keqe hije
rrinje ti djall o Mavije!
Pa ata të-pesë hynë,
terënë në gjak e mbynë!
Armikëtë gjith’ i thyen,
në mijëra cop i çqyen,
vranë syresh aqe shumë,
sa rrodhi gjaku si lumë;
u lumtë! se ç’ u përpoqtë,
ç’ kordhë armikut i hoqtë!
u bë Qerbela e shkretë
tej-për-tej posi kënetë!
Po djalli ishte i-gjallë!
e kush munt t’ a vrasë djallë!
Mijëtë, q’ ishin tri-dhjetë,
mbenë vetëm shtat a tetë,
gjithë në skëterrët vanë,
në mundim e në zjar ranë.
Djemtë të pes u përzjenë,
vranë sa muntnë e prenë,
pa në qiej fluturuan,
te Zot’ i-vërtetë shkuan.
Ëngjëll i vdekjes së-shkretë,
që vjen posi qen i-qetë
dhe ësht i-ftohtë si dëborë,
po vij rreth me qeft në dorrë
tek rrotullohej së-qeti,
Abas-Alinë e gjeti
e dërgoj Zot i-vërtetë,
p’ ajy s’ munt të vinte vetë.
Abas-Aliu i-ndjerë
u lëshua me një herë,
dh’ e qafoj Imam-Hysenë,
vëllezrë të dashur qenë,
të dy ishin mallëngjyer,
zëmrën e kishin të-thyer,
të mbëdha myxyra ngjanë,
pa me gashërime qanë,
njëri tjatërin qafuan,
të dy me fort u pushtuan,
oh! sa ishinë helmuar,
njeri kaqë s’ ka pësuar
se ka qën e dotë jetë
këjo jet e-zez e-shkretë,
kaqe shumë të-këqija
s’ ka dhën’ e s’ ep Perëndija!
p’ andaj dhe kaqe keq nderë
s’ e ka dhënë më të tjerë;
sa nder në njerëzi kanë
këta Zotërinjtë t’ anë
Zoti me shum idhërime
u a dha këto fitime,
Abas-Aliu shpejt hipi
si Ali-Ebutalipi,
edhe po rrinte kaluar
si dragoj i-egërsuar,
gratë gjithë me lot qanë,
dh’ e ndaluan’ e s’ e lanë,
dhe foshnjatë bashkë qanin
ngashërimën dot s’ e mbanin.
Oh të-zezatë gra ç’ panë
të gjith atë dit e qanë!
ç’ helmë kish zëmër e tyre
q’ i duroj kësaj myxyre.
Popo! myxyrat i dehnin!
pa ëndërra i pandehnin!
fare ishinë helmuar,
dhe djegur e përvëluar!
Abazi n’ atë rrëmujë
pa q’ ishin tharë pa ujë,
me vrap rrëmben një pafillë
derdhetë me shumë sillë,
pa u fut në ushtëresë
në armikët e pabesë!
Zotërinj! tha, pa dëgjoni,
me ne burratë lëftoni,
po me fëmijënë ç’ kini?
të pin ujë pse s’ i lini?
nuk ishinë myslimanë
prindit e të-parët tanë,
po gratë kurrë s’ i ngisnin,
me gojë fare s’ u flisnin,
në mos kini besën t’ uaj
në e njihni për të huaj,
bëni s’ i prindit, që pattë,
dorënë kshu pse e zgjattë?
Kjo fëmijë, që mundoni,
ësht’ e ati, që besoni,
ç’ do gjë për faqe e kini,
se ju njerës nuku jini,
Muhametnë t’ a besonit,
fëmijënë s’ ja mundonit,
juve i fali Syfjanit,
dhe Jezitit e Mervanit,
jini njerës të pabesë,
gjithë djajt e Mavijesë.
Kshu u tha atyre trimi
me zë të-math si gjëmimi.
Ata s’ apëm uj i thanë,
dhe me shigjeta i ranë.
Ajy më nuk u mejtua,
po drejt lumit u lëshua,
armikëtë gjith e pshollë,
sa s’ kish ku të hithnje mollë.
Pa kur erth u zëmërua,
e u bë posi dragua,
kordh e larë, kur e qiti,
posi moti vetëtiti,
një herë ajy Zot shtinte,
një zet në vëndit i linte,
nja dy a tre qint i shtriti,
n’ anët të lumit arriti,
lumi ikënte me valë,
duke thënë shumë fjalë,
ish i kulluarë shumë
ç’ vij bukur’ i shkreti lumë,
zajetë dukeshin brënda,
syrit j’ a kishte shum ënda,
ajy vij te mëm’ e-tija,
s’ dij se ç’ bëjnë njerëzija.
Abas-Aliu në lumë
hyn me at’ etje të shumë,
desh t’ i ip kalit të-shkretë
ujë, të pinte dhe vetë,
miqt e tij nër mënt i ranë,
edhe lottë çurk i vanë,
pafillën mbushi dhe iku,
udhënë ja pret armiku,
shigjetatë, që i hodhë,
si breshëri sipr’ i rrodhë,
posi qentë gjithë lihnin,
njëri tjatërit i ndihnin,
e kë të vriste më parë?
ishin shum ushtëtarë,
vrau e preu sa mundi,
po u plagos më së-fundi,
pasdaj të lodhur e gjenë,
së-prapi krahët ja prenë,
pafillënë e mer nër dhëmbë,
dhe kalën e nget me këmbë,
e bëri posi m’ i-pari,
i ungji Xhafer-Tajari,
një shigjet e-mallëkuar
pafillenë duke çpuar,
uji rrodhi, pikë s’ mbeti,
mirë që shtrohu dhe deti.
Ah, o shtrig o moj e thënë,
pa nuk’ ishte për të qënë.
Abas-Aliu pa shpresë
mbet në armikët të-pabesë,
uji si lott’ e si gjaku
rrodhi, pafillën e flaku,
mi atë dhe shpirt i-tija
vate drejt te Perëndija,
posi dielli i vate,
kur po perëndon ndaj nate;
retë ndaj deti po ngrihen,
lumënjtë prap’ atje shtrihen.
Tanithi me mënt e gjeni,
si gjëndej Imam-Hyseni,
për ata sa keq i vinte,
veç zëmër e tij e dinte,
dhe një zëmrë mund ta dijë,
që ka ng’ ajy zjar shkëndijë
pa me gojë nukë thuhet,
e në kartë s’ munt të shkruhet.
Tek po qaninë fëmija,
gravet u bij vallanija,
një foshnj ishte duke vdekur,
rrij i-prerëth e i mekur,
e kisht’ e ëma më sisë
ëngjëllin e Perëndisë,
Imami, q’ e kishte djalë,
duke mar’ e duke dalë,
atëth e mbajti nër duar,
e vuri mbi krahruar,
nër armik’ u afërua,
pa u tha: Mirë me mua,
po me këtë foshnjë ç’ kini?
pa ujë përse e lini?
Ky për ujë kur të vdesë,
Zoti juve u fal ndjesë?
dhe këtu dhe nd’ atë jetë
na gjykon Zot’ i-vërtetë.
Tek u thoshte këto fjalë,
po hiqte i gjori djalë,
një armik heth një shigjetë,
kundrejt Zotit të-vërtetë
e çpoj në gryk Abdullllahnë
dhe Imamit i çpoj krahnë,
Imami i hoq shigjetën,
djalëthi e mbaroj jetën.
Të-mirëtë gjith u vranë,
Imam-Hysenë e lanë,
me të dy djemthit e tija
që j’ a fali Perëndija,
më të-math kishte Alinë,
pasdaj Zejnel Abidinë
njër’ ish vjetsh dhjetë dhe
tjatëri ish dy-mbë-dhjetë.
Imami përdëllen gratë
me fjalë t’ ëmbël’ e të gjatë
Zoti që ep mallëngimnë
na dërgon edhe durimnë.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Wed Mar 15 2017, 06:46pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Qerbelaja XV
- poemë nga Naim Frashëri

Qiej, yj, edhe ti hënë,
ti flamëmadhe e-thënë.
Yll i-Marrë luftë dhënës,
gjak-derdhës e brengë-shtënës,
që je i-kuq posi gjaku,
dhe ti, dhe ti, vetë plaku!
e ti, që vjen duke kthyer,
e del me të xbardhëllyer,
Afërditëza bardhushe,
trup bukura sy-larushe,
ti dhe bar-e-gjethë-shumë,
lumë-math e punë-lumë
që, sikur t’ a kesh në dorë,
e të hapç dot krahrorë,
dot’ a shoç zëmrënë t’ ënde,
që s’ ka tjatrë farë lënde,
po veç gjakthin edhe vrerë,
dh’ ahn e njeriut të mjerë,
munt dhe ti ta mbanç mënt mirë
çë ke ngrën e ç’ ke përpirë!
dhe ti njeriu i-mjerë,
që vjen për një copëherë.
Ju fusha, male e drurë,
ti lumë, që s’ lodhesh kurrë,
rrini, rrini, pa pushoni!
mos lëvrini po dëgjoni,
se sot u them qysh ka ngjarë
pa dëgjoni duke qarë:
Kur bije breshër i-shumë,
dhe rrëketë bënen lumë,
pa me vërtik të-math vinë,
e rrëmbejnë bagëtinë,
bariu sheh me sy vetë,
pa mbetetë fare shkretë,
i kujtonetë kopeja,
lott i venë si rrëkeja,
mejton deshtë pa këmborë,
dhe rri me krabë në dorë!
psherëtin dhe qan e rrihet,
jeta të gjorit i nxihet,
më nuk i mbetetë shpresë,
pa do të bjer’ e të vdesë!
Bariu qan bagëtinë,
po Ajy Zot njerëzinë!
q’ i dërgoj një-nga-një vetë
në atë luftët të shkretë.
Imam-Hyseni mejtohej,
rrij më këmb e nukë shtrohej,
ish psheturë mbi një ushtë,
q’ isht’ e-shëndoshë dh’ e-bushtë
Aliu pa ashtu t’ anë,
edhe e la të vëllanë,
dolli djali si fajkua,
q’ ishte trim posi dragua,
u nis në luftë të vejë,
pa u derth të mirte lejë.
Imami e puthi djalën,
dhe i mbajti vetë kalën,
e nisi për n’ atë jetë,
për te Zoti i-vërtetë,
gratë gjithë me lot qanë,
vdekjenë me sy e panë.
Ajy ah pse s’ u bë rezë,
re e-madh’ e shum e-zezë,
dhe lottë shi pse s’ u bënë,
përmbi dhet të kishte rënë,
një pikëz ujë të pinin,
buzë-pjekur të mos rrinin.
Aliu ngjante më Alinë,
kishte gjithë trimërinë,
ishte vetë ushtërija,
edhe vetë bukurija.
Kur dolli në shesht kaluar,
ishte si pëllump i shkruar,
sa ishte e madhe gjëmë
për atë të-zezë mëmë.
Armikëtë kur e panë,
mbenë më vënt e s’ i ranë.
Aliu tha: luftëtarë,
dërgomëni një të parë.
Po njeri s’ kuxoj të dalë,
s’ ju përgjiqnë as me fjalë.
Pa ja mbushi frenë kalit,
u derth si dragoj i-malit,
u fut në mest t’ ushtërisë
s’ armikut të Perëndisë,
u ra si shqipja mi krye,
nj’ ushtëri e-tër’ u thye!
djali ish trim i-vërtetë,
ishte si Aliu vetë.
Po hekuri që kish veshur,
dhe armëtë, që kish ngjeshur,
vapa edhe etj’ e-shkretë
e lodhë trimn’ e vërtetë!
papo më nukë e xgjati,
prap u kthye tek i ati,
i pa me sy dhe një herë
atën e mëmën e-mjerë,
edhe prapë u lëshua
djal’ i-bukur si fajkua,
përpara i del Tariku,
po e pa keq edhe iku,
pa Aliu i arriti,
mbi dhet më një her e shtriti;
dolli i-biri, Ymeri,
ra dhe ay posi derri,
pas ati ugrit e hipi,
e dolli Mezra-Galipi,
dh’ at e shturi me një herë,
e shtriti sa gjatë gjerë.
U tremp gjithë ushtërija
nga trimëri e atija,
më s’ delte njeri nga frika,
të gjithëve u ra pika.
Me dy mijë luftëtarë
Ymeri dërgoj të-parë
Myhqemnë që të lëftonjë,
kundrejt soje të qëndronjë.
Të dy mijët e rrethuan,
po u ra e më s’ qëndruan,
shumë vrau, preu, therri,
ushtritnë në shesht si berri,
dhe prapë ndaj t’ et u kthye,
se u loth e u xbërthye!
si t’ ja bënj, tha, un’ i-mjeri,
vapa dhe etja më therri,
i-ati e puthi djalën,
ajy prap e lëshoj kalën,
se më s’ mund të rronj ndë jetë,
u nis për Zotn’ e vërtetë,
se rrojtja ishte mundime,
edhe helm e hidhërime,
vdekj’ e-shkret’ ishte shpëtimi,
pa u derth përsëri trimi,
gratë dhe një her e panë,
pasdaj për jetë u ndanë,
për vdekje djali po vinte!
vdekjenë nër duar shpinte,
pa thirri: Zot i-vërtetë!
mos më mundo më në jetë,
se u doqç’ u përvëluash,
po teje nuk u mërguash.
Kshu tha dhe nd’ ushtërit hyri
pa trëmburë fare syri!
Me buzë të përvëluar,
si zok duke fluturuar,
armikëtë gjith i ndau,
dhe i çqeu e i çau!
mori plagë mijë shumë
gjaku i vate si lumë
pa e la jetën e-shkretë
vate te Zot i vërtetë.
Popo! o myxyr e shkretë,
të shoftë Zot i vërtetë,
dhe ti e-shkret o e-thënë,
njeri pa brengë s’ ke lënë,
në kohët të djalërisë
bukurosh i Perëndisë
me zemërë të-përvëluar
e me shpirt të-dëshëruar
la jetën e njerëzinë!
qani, qani, shok Alinë.
Ju vajttë te Perëndija,
po e varfëra fëmija!
që panë gjëmë mi gjëmë
nga armikët, paçin nëmë
paçin nëm e mallëkime,
dhe mundim e hidhërime,
që bën aqë të këqija,
s’ patnë turp nga Perëndija
të-mirët t’ an u munduan,
ne nga zjari na shpëtuan;
ata s’ vdiqnë, nër ne mbenë
edhe sot janë si qenë,
bota ata s’ i harrojnë,
nër shpirtëra mbretërojnë.
Më s’ duruanë dot gratë,
se ditën e panë natë,
Zejnet-Abidin’ ish shtritur,
ishte verdhur’ e venitur,
ish i-sëmur e i-prerë,
nd’ eth’ e në lëngim i-nderë.
Pa u ngrit dhe duke qarë,
e armëtë duke marë,
dolli si trim e si burrë,
më nuk’ ishte i sëmurë,
derdhi lot për të vëllanë,
pasdaj vat’ e gjeti t’ anë,
pa i puthi këmb e dorë,
e ju lut djalëth’ i gjorë,
po i ati s’ i dha lejë,
e mbajti, s’ e la të vejë,
pa i tha: falm edhe mua
lejë, se jetë më s’ dua,
s’ dua të mbes pas atyre,
të rronj pas kësaj myxyre,
dotë vdes, s’ ronj dot as pakë
se kam në zemrë një flakë,
si t’ ja bënj i-mjeri unë
në jetë më s’ më mbet punë
shokëtë gjithë u vranë,
e mua vetëm më lanë!
Imam-Hysejn’ i tha: Trimi
nukë mundet nga mundimi
ata vanë n’ atë jetë,
te Zot i-math i-vërtetë,
u poqnë me Perëndinë,
dhe me Muhamet-Alinë
edhe mëmë Fatimenë
dhe Hasan atje e gjenë,
dielli s’ duket pa gdhirë,
natënë, në errësirë;
këjo jetë gjumë quhet,
shpirti pas vdekjesë xgjuhet;
njeriu, q’ ësh i-vërtetë,
s’ vdes kurrë në këtë jetë,
më sa humbet trëndafili,
er’ e tij edhe bilbili,
aqë edhe njerëzija,
ashtu edhe gjithësija.
Po për ty sot s’ është shkruar
nga Zot’ i-math i-lëvduar,
pas nesh vjen edhe ti vetë
dhe na gjen në atë jetë,
po sot vdekja s’ t’ është thënë
për tjatrë koh është lënë.
Nukë shuhet dera jonë,
kemi ndihmës vetë Zonë,
tani të le urtësinë,
dhe durimn e trimërinë,
udhëzën e Perëndisë
dhe shpëtimn’ e njerëzisë,
pa të rrish në këmbët t’ ime,
me zëmërë plot durime,
besënë dhe Perëndinë
e të-tërë njerëzinë
mi qafët t’ ënde t’ i lashë
që t’ i shikosh si i pashë.
Kshu tha dhe i dha uratë
djalit t’ urt e jetë gjatë;
i tha ç’ i kishinë thënë,
e i la ç’ i patnë lënë;
e puthi me mallëngjime,
me zëmrë plot hidhërime!
Djalënë kshu e mësojti,
edhe grat i përqafojti,
pa u tha: Të mos thërrisni
kuje kurrë të mos nisni,
se ësht e madhe mëkatë
edhe turp të qajnë gratë
ësht’ e-mira të duroni,
kështu desh Zoti, të thoni,
po me lot pakëzë qani,
hidhërimnë mos e mbani,
se Zot i-math i-vërtetë
na fali lottë për jetë,
që të qajm’ e të dëfrejmë,
zëmërënë t’ a gënjejmë,
se nga gjithë ç’ na ka dhënë,
as një pa ndihmë s’ ka lënë.
Mos pandehni q’ u le shkretë,
se u le Zotn e vërtetë,
u le vetë Perëndinë,
edhe Zejnet-Abidinë.
Shtyll’ e-gjithë njerëzisë
dhe miku i-Perëndisë,
e i Muhamet Aliut
shpëtim e shpres e njeriut
ky pas këtaj dotë mbesë,
ky është Imam e besë.
Nukë shuhet dera jonë,
që ka pushtuarë Zonë,
nga neve Zot i vërtetë
s’ e le shkretë këtë jetë,
bres pas brezi dotë vinë
të shpëtojmë njerëzinë!
dhe ju pas dotë vini,
se për jetë këtu s’ jini
po sa gjall me nder të rroni
udhënë mos e harroni,
me ne kushdo të lëftonjë,
Zot’ i-math dota mundonjë,
njeriu s’ munt t’ a gënjenjë,
gjithë sa bën do t’ i gjenjë,
po ju njerëzit ti ndjeni,
dhe mirësi t’ u rrëfeni,
ç’ do të hiqni të mos pshoni
zëmërënë t’ a xgjeroni,
të-parëtë kshu na thanë,
e këtë besë na lanë.
Kshu tha me zëmrë të-qetë
Zoti trim, burr i-vërtetë,
dhe u ngrit me vrap e dolli
fëmija gjith e përsolli!
e përsolli duke qarë,
popo! për jetë të ndarë!
qysh të ndahen më të gjallë
e si ta mundinë mallë!
o popo! kulm’ i shtëpisë!
mbret i gjithë njerëzisë!
po ajy Zot s’ doj të dinte,
thoshnje se më dasmë vinte!
Kur i hipi kalit trimi,
grat i mbyti mallëngjimi,
kal’ i math posi hastriti,
këmbët e para i ngriti,
pa erdh e u ashpërua,
posi dragoj u harbua,
nga goja flakë po nxirte,
frenë nër dhëmbë e mirte,
shkrefëtint’ e hingëllinte,
dhen’ e qiejt’ i trëndintte!




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Wed Mar 15 2017, 06:47pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Qerbelaja XVI
- poemë nga Naim Frashëri

Ajy Imam’ i-vërtetë,
burri trim pa gjë të-metë,
ishte veshurë si pylli,
edhe ndrinte posi ylli,
armëtë i vetëtinin,
armikëvet frik u shtinin,
mburronjën e Hamzajt mori
dhe kordhën e t’ et përdori,
qëndroj kundrejt ushtërisë
s’ armikut të Perëndisë,
andej ish Jezitërija
këtej vetë Perëndija
qëndroj kundrejt ushtërisë
nder i gjithë njerëzisë,
pa u tha: O ju të parë!
dhe ju gjithë ushtëtarë!
që më shkruat e më prutë
pastaj luftënë më zutë,
gjithë punët ju i prishtë
këtu mua ju më grishtë,
tani më rat e më vratë,
njeri gjall nukë më latë!
U thashë, që të më lini,
më qafë të mos më bini,
pa të dal e të mar dhenë,
edhe ju të kini mbrenë!
të ikënj nga Arabija,
nga vëndi e nga shtëpija
dhe këtë nukë ma dhatë
po më pshuallt e s’ më latë,
ç’ faj u paç e ç’ u kam bërë
q’ u bët armikë të-tërë!
s’ kini turp të turpërohi?
edhe tani po s’ pendohi?
s’ më din i kujt bir jam unë
ç’ është kjo pun e përdhunë
e harruatë Alinë?
e latë pas Perëndinë?
më s’ e doni Muhammenë?
të bijënë Fatimenë?
nuk ësht ajo mëma ime?
pse s’ pattë turp as therime
gjyshi im vall u vu besë?
a i at’ i Mavijesë?
Turpëruatë dhe fenë,
dhe Kombin e mëmëdhenë,
edhe besënë e latë,
n’ arrati të-madhe ratë,
latë edhe Perëndinë,
edhe Muhammet-Alinë,
bëtë besë djallëzitë,
edhe gjithë ligësitë,
u ndatë nga njerëzija,
e nga gjithë mirësija!
Harruatë Perëndinë!
bëtë zot jezitërinë!
lat Alin e Muhammenë,
edhe zutë Mavijenë,
dhe t’ an e-tija Syfjanë,
edhe Jezitn e Mervanë,
mos s’ na shat’ a mos s’ na vratë
gjë pa bërë nukë latë.
S’ më vjen keq për derët t’ ënë
se nga Zoti kshu qe thënë,
po më vjen për Mëmëdhenë
dhe për besën’ e për fenë,
më vjen keq për njerëzinë,
që i dhatë arratinë.
Unë kurrë nukë donja,
me njerëzit të lëftonja,
as mizë s’ donja të ngisnja
jo njerëzinë të vrisnja,
vetë ju këtu më prutë,
n’ idhërim të-keq më shtutë.
Po edhe juve s’ e dini,
ç’ gjë bëni e kë godini,
se zoti u ka verbuar,
veshët ua ka shurdhuar
ju as shihni, as dëgjoni,
as e dini ç’ gjë punoni,
zëmrën e kini të-vdirë,
s’ u ka mbetur gjë e-mirë,
më vjen keq për j’ u të-mjerë
që po vini në skëterrë.
Pandehni që Muhammeti
t’ i ndihnjë këti rrëmeti,
q’ i vret fëmijën e tija,
dhe me kaqë të këqija,
kur të vini n’ atë jetë,
tek ajy zot i-vërtetë?
Kjo punë kurrë s’ harrohet
gjithënjë dotë kujtohet,
sa të jetë këjo jetë
bota nër mënt dota ketë,
kjo të liqtë dot’ i ndanjë,
të mirëtë dot’ i mbanjë,
dotë mbesë nj’ e vërtetë,
të jetë dritë për jetë,
këtë ditë neve lëmë
një nder për jet e një nëmë,
një drit e një errësirë,
një të-lig e një të-mirë.
Zoti e dha këtë dritë,
për njerinë këtë ditë,
për jet udhë t’ i rrëfenjë
me atë udhë të gjenjë.
Zoti gjetkë s’ e ka dhënë
gjer sot këtë nderë t’ ënë
vdesim për një të vërtetë
më ç’ na duhetë në jetë,
vritemi për njerëzinë
për të shpëtuar njerinë
për të mundur ligësitë,
për të nxjerrë ju në dritë
që jini në errësirë,
po vini në shkretëtirë!
Pandehni ju se fitoni!
e thoni t’ a trashëgoni!
mos e kini atë shpresë!
kjo pa shpagë s’ munt të mbesë!
për-së çpejti dota shihni,
të-drejtënë dota njihni,
këtë s’ e le Perëndija,
nuk u a la njerëzija,
ju shumë dotë pendohi,
fare dotë turpërohi,
mbajeni mënt këtë fjalë,
se së-shpejti do të dalë,
ky zjar që ndestë ju s’ shuhet,
dotë jet e dotë thuhet,
juve shtrënjt dot’ u qëndronjë,
se Zoti dot’ u mundonjë,
s’ më ngjan që t’ a trashëgoni,
po fjalën mos e harroni.
Tani pa shtini pa shtini,
ju mua gjall mos më lini,
se unë më s’ rronj në jetë,
hithni, pa hithni shigjetë!
Shokëtë gjithë m’ i vratë
mua të vetëm më latë,
pa shok unë nukë kthehem,
dotë vdes këtu të ndehem,
po bini, se unë s’ bije,
e më parë nga ju s’ shtije.
Kshu the, më të lumtë goja,
armikët i zu nevoja,
kur e pan Imam-Hysenë
u mahnitnë gjithë ç’ qenë,
shumë syresh u pendohnë,
se të vërtetën e njohnë,
ishte në shesht e-vërteta,
gënjeshtra njihej e-shkreta!
ushtëtarët u përzjenë,
kur e pan’ Imam-Hysenë,
i dëgjuan ato fjalë,
lott u vanë posi valë.
Shimr i lik me Bahterinë
edhe me gjith-faqezinë
e me shumë djaj të-tjerë,
q’ ishin armikë për herë,
ushtëtarët i qërtuan,
edhe për luft i shtrënguan,
urdhër ushtërisë i dhanë
bini të gjithë u thanë.
Ajo ushtëri e-shkretë
e-tër i-hodhë shigjetë.
Zot i math shumë durove!
armikëtë pse s’ i shove!
shigjetatë posi retë
ranë mbi trimn e-vërtetë,
diellin ato e zunë,
pa hije sipër i shtunë
po as një ng’ ato s’ e zuri,
Perëndija dorë vuri!
Kur në atë errësirë
po na vjen një trim i-mirë
kaluar ju afërua
Imam-Hysejn! s’ më njeh mua,
tha ajy trim i-vërtetë,
që s’ kish shok në këtë jetë.
Imam Hysejni e shihte,
edh’ e njihte dhe s’ e njihte!
vall ish trim pej njerëzije,
a ëngjëll pej Perëndije?
Ajy s’ ndënj, po u lëshua
mbi armikët si fajkua,
dhe u tha: o të-pabesë,
të birë e Fatimesë
juve doni t’ a godini,
dhe shigjeta i vërvini?
s’ patë turp nga njerëzija?
a u shoftë Perëndija!
Prit-më-ni, o të pabesë,
trimi sot këtu të vdesë,
tha, dhe i hyn ushtërisë
si rrebesh i Perëndisë
armikëtë u përndanë,
Zoti e di sa u vranë.
Si mbaroj ajy, që xbriti
dhe armikët i sfiliti,
u hap ajo errësirë,
mbeti vetëm Zot i mirë,
Imami i Perëndisë,
shpres’ e gjithë njerëzisë,
thirri: Delni, luftëtarë,
papo dolli një i parë
ishte Temim-Kahtabeja,
nga Shami jo nga Qofeja,
ju qas i-paudh i Shamit,
duke thënë kshu Imamit:
Këjo kurrë s’ është bërë,
me një ushtëri të-tërë
një i vetëm të lëftonjë,
të dal e t’ i turpëronjë!
Këta gjith armikë janë,
se Siffin e Nehrivanë
nuk e kanë dhe harruar,
se shumë kohë s’ ka shkuar,
të gjitha armikësitë
i përsëriti kjo ditë,
pa vështo, se ç’ janë vrarë
sot kaqe mij ushtëtarë,
njëri humbi të vëllanë,
tjatëri të bir a t’ anë,
njëri mikn a kushërinë,
sicili humbi të tinë.
Këto fjalë tha Temimi,
pa ju kthye i tha Trimi:
O i bir i-Kahtabesë,
pse u bëtë të pabesë?
dhe të-liq e dorë gjatë,
pa na shuat e na vratë!
unë s’ desha të lëftonja,
vëllazërinë kërkonja,
ju vetë këtu më prutë,
edhe j’ u luftën e zutë,
dhe im atë luftë s’ donte,
miqësinë u kërkonte,
juve punëtë i prishtë,
të këqijatë i grishtë,
i ratë pas Mavijesë,
e dualltë të-pabesë,
Jezitnë për zot e zutë,
neve shigjetë na shtutë,
dhe t’ im vëlla e t’ im atë
juve po desht’ e i vratë,
ata juve gjë s’ u bënë
shpirtin për ju kanë dhënë
juve më qafë u ratë,
me të pabes i vratë,
për mirësi u përpoqnë,
nga e mira dorë s’ hoqnë.
Pandeh ti të më tremç mua
me këto fjalë që thua?
a e di një her im atë
q’ u dha uj e ju s’ i dhatë?
pyet ahere ç’ ka thënë,
ç’ fjal për sot u ka lënë?
dritënë me sy e patë,
pasdaj ikët edh’ e latë,
u futtë në errësirë,
fort bukurë bët e mirë!
Pse më zë ngoje Siffinë!
vallë bota nuk e dinë
ahere kush e kish fajnë?
edhe sot nër mënt e mbajnë.
Në Nehrivan ju na ratë
faj nuk u kishte im atë,
ju shokët e Mavijesë
që s’ kini as turp, as besë
ju vetë e kini bërë
këtë myxyrë të-tërë.
Djemt e ati, q’ e besoni,
i vrisni e i helmoni,
juve sot jini në gjumë,
po nukë shkon kohë shumë,
kur të xgjohi, dot’ a shihni
fajnë t’ uaj dot’ a njihni,
ahere e kupëtoni,
ç’ është puna që punoni,
se kjo punë dot’ u shpjerë
në mundim të math t’ u shtjerë.
Këtë e ndan Perëndija,
edhe pas nesh njerëzija;
po tani s’ arçë për fjalë;
Këtu për vdekje kam dalë.
Kshu tha dhe kordhën e qiti
pa u hoth posi hastriti,
preu Temim Kahtabenë,
gjaku i-tij mori dhenë
gjith armikët u tmerruan,
të-tërë u turpëruan.
Ish një burrë trim me fletë
që nukë kish shok në jetë.
Zejd-Ebtahu, ajy dolli
e-thëna atje e solli,
Imamit me shpat’ i shturi
sa mundi po nuk e zuri.
Dor e-shkret’ o dor e-thatë,
e kujt i shtije me shpatë.
Imami një her i shturi,
dhe atë në dhet e vuri.
Armikëtë u mahnitnë,
edhe të-tër u çuditnë
kur e pan atë myxyrë,
gjak s’ u mbeti në fytyrë,
u tmerruanë nga frika
të gjithëve u ra pika,
njeri më nukë kuxonte,
t’ i dil kundrejt të lëftonte!
than’ Aliu u ngjall prapë,
erdhi dërrmë të na japë!
të gjithë u frikësuan,
edhe ca u turpëruan,
se fajnë që bën e njohnë,
dhe me zëmër u pendohnë!
Ymer i shtërngoj të-parët,
edhe gjithë luftëtarët,
u dha shpres e frik e fjalë,
po njeri s’ deshi të dalë,
as një s’ deshi të gënjehej,
se e dij që nuku kthehej,
s’ vij nër shokë tjatrë herë,
nisej drejt për në skëterrë;
nukë pat duk as një fjalë,
pa njeri s’ kuxoj të dalë!
Imam-Hysejni po rrinte,
njeri kundrejt nuk i vinte,
Ymeri shokët i mblodhi,
e më të-parëtë xgjodhi,
thirri Shimrë-dhil-xevshenë,
dhe të tjerëtë, sa qenë
të-liq e të-mallëkuar,
pa besë në krahruar,
u mblodhë djajtë të-tërë,
edhe fjalë duke bërë,
thanë: ësht Aliu vetë,
është trim, burr’ i-vërtetë,
sot e-tërë trimërija
është mbi vethet të-tija,
nga gjith ajy fis’ i-çquar
përmbi këto ka qëndruar!
është trim me të vërtetë,
s’ ja del dot njeri në jetë,
të mos ish tani pa ujë,
neve na bënte rrëmujë,
të mos kishte edhe zjarrë,
q’ i lanë sa kanë ngjarë,
ajy neve s’ na peshonte,
po të gjithë na shkurtonte,
udhën e lumit t’ a zëmë
me vrap pa ujë t’ a lëmë,
se në pift uj’ o të-mjerë!
një gjall nukë dotë lerë,
njeri vetëm të mos dalë,
as më këmbë as më kalë,
duhet e-tërë t’ i bjerë
ushtërija me një herë!
Këto fjal armikët thanë,
dhe ushtërin e përndanë,
një fuqi të madhe shpunë,
anën’ e lumit e zunë!
Pa Imami u lëshua
për mbi ata si fajkua.
Të keqen o kordh e-larë!
ç’ e nderove kordhëtarë!
Kali duke hingëllitur,
dhe mi ta duke vërtitur,
gjithë përpara i vuri,
kordha s’ e la gjall kë zuri!
U bë gjaku si kënetë!
si shiu, që rrjeth nga retë!
të-shumët’ atje u vranë,
të-tjerëtë u përndanë,
pa j’ u afërua lumit,
vrrap-madhit e fjalë-shumit,
ajy vinte gjithë valë,
duke thënë shumë fjalë.
Ah! O Frat! o Frat i-shkretë!
të kishe shtrohur për jetë!
Lumi vij me shumë bujë,
po s’ ish thënë të pij ujë!
një djall! mos i qoftë thënë!
thirri: Tëndët plaçk i bënë!
Imami u kthye prapë
me etj’ e me shumë vapë!
ajo s’ ish fjal e-vërtetë,
po e çpiku djalli vetë,
e-thëna dotë mbarohej,
as shtohej as pakësohej,
me zjar të-math duke kthyer,
në gjak i-tërë i-ngjyer,
vrau dhe shumë të-tjerë
Zot’ i math zëmërë-gjerë,
pa erdhi posi shkëndija,
me mall e priti fëmija!




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Wed Mar 15 2017, 06:48pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Qerbelaja XVII
- poemë nga Naim Frashëri

Zot i-math e i-vërtetë!
ç’ qe kjo kaq e-keq e-shkretë!
Zëmëra më mallëngjehet,
kjo herë nukë rrëfehet!
s’ ngjan dhe më herët e tjera!
popo! ç’ panë grat e-mjera!
Veç ti, Zot, u dhe durime,
zëmratë i bëre trime,
kjo s’ ish punë, që durohej,
zëmra soje përvëlohej!
E pritnë me shumë shpresë!
dh’ e rrethuan posi shpesë,
me lot t’ idhur duke qarë,
kush t’ a qafonjë më parë,
një shpresë si vetëtima,
kur duket nër kërcëllima,
nga Zot i-vërtet’ u xbriti,
e nër zëmëra u ndriti,
edhe një gas patnë ndjerë
m’ e parë gjall dhe një herë.
Jetë; o e-shkreta jetë,
je e-rremë, s’ j’ e vërtetë!
gazi dhe helmi që vinë,
shkojnë prapë, shumë s’ rrinë.
Kthehen ndër na duke shkuar
po t’ i presim pa rënduar,
gjithë ç’ pjell e-shkreta jetë,
i ha prapë ajo vetë.
Kshu dhe njerëzit e-mjerë
i ha shtriga s’ do t’ i lerë,
i ha po vet i pjell prapë,
atë që mer, dot’ a apë;
hëna hahet’ e më s’ shihet,
po zë prap e përsërihet.
Dhe Imami këtë herë
nga ajo zëmër e gjerë
nxori ah e psherëtimë,
mallëngjim e gashërimë,
e lottë si shi i derdhi,
se po shumë keq i erdhi,
shum armikët e munduan,
zëmërënë j’ a lënduan,
paçin nëm e Mallëkime,
dhe mundim e hidhërime.
Ëngjëlli i mirësisë,
që vjen ng’ an’ e Perëndisë,
xbriti e durim i pruri,
pa fjalënë prapë zuri,
ngushëlleu grarërinë,
edhe Zejnel Abidinë,
nga zëmr’ e tij, q’ ishte trime,
u dha durim nër mundime,
u tha ç’ u kish për të thënë,
u mësoj ç’ udhë të zënë,
pa u ngrit, u nis të dalë,
duke thënë shumë fjalë,
gratë nër këmbë i ranë,
e të-gjitha pas i vanë,
edhe Zejnel Abidini.
Imami u tha, ku vini?
i thanë me ty, të vdesim,
nukë duam më të mbesim,
po Imami u tha, rrini,
ju në luftë s’ bën të vini,
Shehrëbanuja tha, mua
këtë fjalë mos ma thua,
dotë vinj bashkë të vdesim,
neve më s’ mundim të presim
të mbes unë bijë mbreti,
në mest të këti rrëmeti!
nukë jam nga kombi juaj,
pa më kanë për të huaj.
Imami u tha: Ju rrini,
të-tilla nër mënt mos vini,
mbi ju njeri s’ vë dot dorë,
kini Zotn e-math këmborë.
Tek po thoshin këto fjalë,
e derthnin lottë si valë,
kur u dha me vrap një burrë
e një Hexin duke prrurë,
q’ ikën si rrufe ndë rërë,
edhe plumbi s’ munt t’ a zërë,
Imami i tha: pa hipë,
edhe ik’ o buk e kripë,
ler-i gratë, i sjell unë,
po hiq vet’ e mbaro punë.
Imami i dha uratë,
pa i tha: Ki kujdes gratë,
edhe Zejnel-Abidinë,
e mos i lerë të vinë;
un arçë për të mos kthyer
Zot’ i math s’ më ka gënjyer.
Më nukë tha tjatrë fjalë,
po me vrap hipi në kalë,
hyri në mest të ushtërisë,
si dragoj i-Perëndisë,
posi zjar’ i-math kur bije
në pyllt e lisat i shtije
me të-madhe kërcëllimë,
e me shumë oshëtimë
nukë le as bar, as fletë,
ashtu dhe trim i-vërtetë
i shoj, i shkurtoj të-tërë,
Qerbelaja det ish bërë,
e po kërkonte Ymerë,
edhe të parët’ e tjerë!
Do t’ i kish të-gjithë shuar,
po për uj’ ish përvëluar!
te lumi u afërua,
pa ndënj pakëz’ u mejtua,
shokëtë nër mënt i erdhë,
lottë si lumi j’ u derdhë!
Atje tek rrij e mejtohej,
e zëmëra i përvëlohej,
Hasir i-bir’ i-Temimit
një shigjet i shtije trimit!
në buzët e zu shigjeta!
dhëmbët i shturi e shkreta!
Opopo! zot i-vërtetë!
s’ e përmbysnje dhen e shkretë.
Armikët e-mallëkuar
e psholl’ Imamn’ e uruar,
gjithë ç’ ishte ushtërija,
kalori e këmbësija,
posi galat u lëshuan,
papo në mest e rrethuan,
shtunë ushtë e shigjetë
kundrejt Zotit të vërtetë!
Një shigjet e shkret e mori
në ballë pa kur e nxorri,
gjaku rrodhi posi krua!
popo! me gjak u mbulua!
Mos më keq! se s’ mer më shumë
djall o punë! fat o lumë.
Pas asaj posi dragua
mi armikët u lëshua,
me kordhët të larë shturi,
dhe kë zu në dhet e vuri
fluturonte si fajkua
lëshohej posi dragua,
armikët të gjith’ i-binin,
shigjetat në trupt e zinin,
plagë kishte shtatë-dhjetë
edhe ky trim i vërtetë!
në gjak ish mbytur i-tërë
o armikë ç’ kini bërë,
mallëkim paçi për jetë
nga Zot i-math i-vërtetë,
i ra i-tërë rrëmeti,
pa fuqi më nuk i mbeti,
armikëtë e rrethuan,
më tepërë e shtërnguan.
Imami prap u lëshua,
ushtërija u tmerrua,
u përhapn e prap u mblodhë
të gjithë shigjet i hodhë,
shumë shigjeta i shtunë
edhe të shumat e zunë.
Kali kishte plagë shumë,
gjaku i rrithte si lumë,
pa rënkoj e psherëtiti
Imami Hyseni i xbriti
armikët më këmb e panë,
të-tërë sipër i ranë
Ymeri j’ u afërua,
e pa dhe u turpërua,
Shimr’ i-lik i-mallëkuar
u derth si qen i tërbuar,
po Imami si dragua,
me kordhë drejt j’ u lëshua,
posa pa Imam Hysenë
iku me vrap, mori dhenë.
Pasdaj mbloth Shimri të-titë
edhe të tjerë Jezitë,
së-largu të tër i shtijen,
shigjetat si breshrë bijen.
Kali rreth të zot i vinte,
dhe sa muntte hingëllinte.
Armikët gjith u përmblodhë
pa shigjeta shumë hodhë
gjithë së-largu i shtinin,
po afërë nuk i vinin,
Imam i-zotit të jetës,
q’ ish burim i së-vërtetës,
kish marrë plagë me mijë,
gjaku i vij posi vijë,
po prap ajy poshtë s’ binte,
me kordhë në dorë rrinte,
shigjetatë, që i shtinin,
si gjëmba në trup i rrinin.
Zot i math ti qysh e prure?
në mest të djajet e shture.
Me gjith ato të këqija,
i dha fuqi Perëndija,
armikëtë prap i ndoqi,
dhe kë preku kordh i hoqi.
Armikëtë u përndanë,
po prap u mblodh e i ranë,
pa Shimri i mallëkuar,
ajy djall i-tëmërruar,
me shokët’ e tij thërriste,
posi qeni angulliste,
u thoshte pse nuk u bini?
edhe më të-gjall’ e lini.
Ata gjithë e rrethuan
po prapë s’ ju afëruan,
u zunë gjithë nga hargu,
e goditninë së largu,
shumë djaj të mallëkuar
u nisnë për t’ afëruar,
j’ u qasn e u turpëruan,
papo prapë u mërguan,
kishinë të-gjithë shpresë
nga i-bir i-Mavijesë
që t’ u ipte pun e mitë,
kshu i mësonin djallëzitë!
Imam-Hysejni po rrinte
gjaku posi lum i vinte!
donte dhe më të qëndronte,
e plagëtë t’ i duronte!
po fuqija j’ u mbarua!
dhe zëmra j’ u përvëlua!
Ajy Zot ç’ plagë kish marrë
zëmra qysh i ish tharë!
mushkërit i ishin djegur,
atë ditë ç’ kishte hequr,
sa të-këqija kish parë,
ç’ myxyra i kishin ngjarë,
opopo, Zot i-vërtetë,
ç’ ishte kjo e thën e shkretë.
Ng’ ajy komb i Mavijesë
Dira-shtrigu i-pabesë
me një shigjet e goditi,
krahn e djathtë j’ a drobiti
Sinan-Enesi së prapi,
duke nahitur si çapi,
sa mundi shtu qen i qetë,
pa ajo shigjet e-shkretë
nënë kraht të-djatht e mori
dhe i del nga krahrori,
pa ra shtyll e njerëzisë,
e drejtëz e Perëndisë,
u tunt fush e Qerbelasë,
qielli zu të kërcasë,
tërmet ra ndë gjithë jetë,
kur ra Imam i-vërtetë,
u tunt gjithësi e-tërë.
Kjo punë më s’ ishte bërë,
Havli bashkë me të birrë
u lëshuanë me dëshirë,
j’ u qasnë, po kur e panë,
u trëmpn e shkuan dh’ e lanë
një tjatrë j’ u afërua,
Imam i tha me mua
ç’ ke ti? o njeri i mjerë,
pse nise për në skëterrë?
Kur ati nga Perëndija
i erth gjithë mirësija,
tha, ç’ bët’ o të-mallëkuar,
vratë njerin e-uruar,
paçi nëm o të-pabesë,
ky ësht’ i bir i Fatimesë,
dhe i nip i Muhametit,
kshu tha dhe j’ u derth rrëmetit
shturi me shpatët të gjatë,
la në vënt nja gjasht a shtatë
pa gjithë sipër i ranë,
e vran e gjall nuk e lanë.
Pasdaj të-tërë sa qenë
e pshollë Imam-Hysenë,
sicili t’ i qasej donte,
po prapë nukë kuxonte,
veç Shimr i lik i tmerruar,
dhe Sinan i mallëkuar,
qent’ e skëterrës së shkretë
j’ u qasnë të dy të-qetë,
Shimri, djall i mallëkuar,
e shkeli në krahëruar.
Mos më keq, Zot i vërtetë,
gjer këtu kjo pun e-shkretë.
Ëngjëlli i-Perëndisë
xbriti me rrobët të zisë,
Shimrin e-nëmur e shtyti,
pa s’ e shkeli për-së-dyti.
Popo, Shimr’ i-mallëkuar
ishte shum i shëmëtuar,
dhëmbëtë pej derr i kishte,
ajy ish djall, njeri s’ ishte
kishte dalë pej skëterre,
si derri kur del pej ferre,
kish fytyrënë myxyrë,
dhe menyrënë të-ndyrë.
Kordhënë e nxori qeni,
hapi syt Imam-Hyseni,
pa i tha: Në këtë hënë
njerëzija luftë s’ zënë,
ësht e premte këjo ditë,
që i lenë djallëzitë,
i falenë Perëndisë
pas udhës së njerëzisë;
edhe t’ im gjysh e lëvdojnë,
e ndihmë soje kërkojnë,
edhe fëmijës së tija
urat’ i ep njerëzija,
ju kuxuat’ e na shatë
dhe na shuat e na vratë,
po këtë të-madhe plagë
Zoti nuk e le pa shpagë!
Kshu tha dhe nga zëmr’ e-gjerë
psherëtiti fort një herë!
pa zu ngoje Perëndinë,
dhe mblodhi gjithë fuqinë,
unji kokën, j’ u fal Zotit,
fuqi-math mëshirë-plotit.
Shimri i ra! pastë nëmë!
Opopo! e madhe gjëmë!
e pa Zoti kokë prerë,
qiejtë i bëri sterrë.
Armikëtë edhe t’ anë
kshu në falj’ e sipër e vranë,
koka që ishte e-prerë,
duke folur tha një herë
me një zë shumë të-qetë:
Zot i-math ësht’ i vërtetë.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Wed Mar 15 2017, 06:49pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Qerbelaja XVIII
- poemë nga Naim Frashëri

Diell’ ish duke përmbysur,
dita ishte më të ngrysur,
qiell i tër ishte nxirë,
jeta ish bër’ errësirë,
e-vërteta ish drobitur,
gënjeshtra ishte rritur.
Kështu dukej në të parë,
dhe nga punë, që kish ngjarë
mbretëronte Mavijeja,
s’ kish të bënte Fatimeja,
Imam-Hysejni ish vrarë,
Jezitit i vinte mbarë,
kishte mundurë Syfjani,
edhe Shimri e Mervani,
kishin mundur Perëndinë,
edhe Muhamet Alinë.
Po kjo nuk ish e-vërtetë,
ishte nj’ e-rreme ndë jetë,
Imam-Hysejni fitonte,
dh’ e-vërteta mbretëronte,
Imam-Hysen’ ish nderuar,
Jeziti ishte shkretuar,
Hysejni mir nder për jetë,
Jeziti nëmën e-shkretë,
Hysejni kish Perëndinë,
e Jeziti djallëzinë,
për Hysejnë përgjërohen,
në dashurit afërohen,
edhe sonte njerëzija
qajnë për ngjarjet e-tija,
Jeziti me gjithë shokë
nëmënë kanë mbi kokë
dhe këtu dhe nd’ atë jetë,
dhe ndaj Zotit të-vërtetë.
Kush do Muhamet-Alinë,
edhe beson Perëndinë,
do Hasan e Fatimenë,
dhe qan për Imam-Hysenë,
nukë bën jezitërinë,
djallëzin’ e ligësinë,
se ata, që janë vrarë,
e ranë dëshmimëtarë,
ranë për një të vërtetë,
q’ ajo na nderon në jetë.
Armikët e-mallëkuar
s’ e kishinë kupëtuar,
q’ ata Zotërinj, q’ u vranë
e nderuan Qerbelanë.
Atje tek ra zoti ynë,
edhe gjithë gjak e mbynë,
vete dhe sot njerëzija,
falet nër këmbët të-tija.
O lule! moj e-vërtetë!
të qofshim falë për jetë!
Zotërinj, ju kini vuar,
neve na kini nderuar.
O vëllezrë Shqipëtarë!
pa qasuni duke qarë,
dhe mbani zi këtë ditë,
t’ u xbresë nga Zoti dritë.
Pa kujtoni Qerbelanë!
gjithë Zotërinjtë t’ anë!
Me të lënë këtë jetë
Imami, Zot i vërtetë,
Shpirt i math vate te Zoti,
tek kish qënë dhe qëmoti,
gjeti atje Perëndinë,
edhe Muhammet-Alinë,
dhe Fatimmen’ e Hasanë,
e të mirët anë mb’ anë!
të-liqtë s’ ishin përzjerë,
ishin gjithë në skëterrë,
në shum ishinë mundime,
ndë nëm’ e në mallëkime,
si cili kish një myxyrë,
e një fytyrë të-ndyrë,
njër’ ish gomar i xgjebosur,
tjatëri qen’ i kromosur,
se njerëzi s’ u kish mbetur,
vetë posht’ e kishin hedhur!
Kshu ish n’ atë të-vërtetë,
po këtu në këtë jetë
armikët ishin gëzuar,
punën e kishin mbaruar,
kishin nga Jeziti shpresë
ndaj u bënë të-pabesë!
Oh! mëndja sa i gënjente!
s’e dininë ç’ dot’ i gjente!
Imamit kali s’ i ndahej,
hingëllinte sa mënt çahej,
aqë shumë hingëllintte
sa Qerbelan e trondintte,
armikëtë gjith’ i ranë,
e goditn’ e dot s’ e vranë,
pa iku me gulçim shumë,
i-plagosur e për lumë,
erdhi e qëndroj më derë,
hingëlliti dhe një herë,
grat e varfëra e panë,
edhe të qarit j’ a dhanë!
ndënj i-qarëth e i-qetë,
i rrithte gjak tatëpjetë!
fëmija gjith u tmerrua,
dhe drejt kalit u lëshua,
me të math mallëngjim qanë,
edhe kalit kshu i thanë:
Ore kal o kal’ i-shkretë!
ç’ e bëre trimn’ e-vërtetë
ku është nder i njerëzisë!
shtyll e gjithë mirësisë!
mjerë neve! se si mbemë
edhe këtu ç’ dotë lemë!
qysh erth kjo e zezë ditë,
q’ u harruan mirësitë!
koh e-shkretë si u ndrua!
e-mira gjith’ u mërgua!
Ah! o mit’ e zeza mitë,
i bëre gjithë jezitë!
njeri mik sot-për-sot s’ mbeti!
u harua Muhammeti!
Aliu me Fatimenë!
e Hasani me Hysenë!
ç’ ka bërë makutërija!
dh’ e nëmura djallëzija!
qysh e paskemi thënë!
ç’ qe kjo për derëzët t’ ënë!
kaqe burra këtu lamë!
mjerë neve me sy ç’ pamë!
këtë mall si t’ a durojmë!
ç’ na duhetë më të rrojmë
Zot i math! o Zot i-mirë!
fal-na durim e mëshirë.
Kshu qanë me gashërima
me lot e me psherëtima.
Kali dëgjoj këto fjalë,
dhe iku e mori malë,
njeri se pa tjatrë herë
atë kalëthin e mjerë!
Grat ishinë tëmërruar
as në gjum ishinë as xgjuar,
pa thirrë: Neve ku jemi!
paskëtaj të gjallë s’ vemi!
dhe j’ u derth ushtërisë!
si rrebesh i Perëndisë!
I-huaji grat i zuri,
brënda në tëndët i shpuri,
u tha: Hyni brënda, rrini
ju dhe Zejnel-Abidini.
Ajy vetë ndënj më derë,
njeri atje të mos lerë.
Gratë donin të lëftonin,
zëmrënë dot s’ e pushonin!
Armikëtë gjith u dhanë,
bënë plaçkë gjithë ç’ panë,
s’ lanë gjë, po gjith i mblodhë,
i rropnë djajt e vodhë.
Shimri me shokë të tjerë
u lëshuan me një herë,
të-huajnë shum e shanë,
dhe atë ngadish e vranë!
po Ajy vdekjen s’ e dinte,
dor e vdekjesë s’ e zinte.
Zejnel-Abidini ku’ shtë?
than’ apo s’ del, s’ e pa ngushtë.
Nuk e kishin për të lënë,
po Zoti s’ e kishte thënë,
pa ata, q’ ishin pendohur,
fajn e math e kishin njohur,
thanë: Mjaft këto që bëmë
këta që mbenë, t’ i lemë,
në mos po dotë qëndrojmë
në mest t’ ënë të lëftojmë;
armikët u trëmpn ahere,
se mos bëheshin lëvere.
Kshu i mësoj Perëndija,
pa shpëtoj syresh fëmija.
Pasdaj u ngrit ushtërija,
pas atyre dhe fëmija,
dh’ ajy njeriu me besë,
muarr udhën e Qofesë.
Fëmija fort shumë qanë,
kur e lanë Qerbelanë.
Ç’ la atje fëmij e mjerë!
burra m’ emër e të ndjerë!
la shpresën e njerëzisë!
gjithë miqt’ e Perëndisë
gjalljenë nukë e donin!
ato vdekjenë kërkonin!
Zejnel-Abidini qante,
me gratë bashk e zi mbante
mallëngjimnë s’ e duronte,
doj të vdis e të mos shkonte.
Po ajy, që pru Hezhinë,
e zu Zejnel-Abidinë,
t’ i prure tha, Zotit besë
kushdo që lint, dotë vdesë.
Kshu tha dhe gjithë kaluar
muarr udhë duke shkuar
me zëmrë cop e thërrime,
me helm e me mallëngjime.
Ky Zot fëmijën’ e shihte,
po atë njeri s’ e njihte!
i shërbente gjithë vetë,
si shërbëtor i-vërtetë
në kohët të ligësisë
kish njeri të Perëndisë!
fëmija s’ e njeh njerinë
vallë ëngjëllit e xbrinë!
a e kish dërguar vetë
Zot’ i math e i vërtetë!
se zogut, që mbetet shkretë
dhe i varfërë në jetë,
ja bën vetëzë folenë,
mirësit e tij s’ e lenë.
U tha Zejnel-Abidini
armikëvet: Ku na shpini?
Në Qofe e në Sham, thanë,
dhe i muarr e s’ i lanë.
Unjet nga mali ndë rëza,
e vjen në fushët thëllëza,
Imamit j’ u afërua,
pa qau e u helmua,
qepnë me gjak duke ngjyer,
e këmbëtë duke lyer,
iku me vrap mori dhenë,
duke qar’ Imam-Hysenë,
i ra pas edhe pëllumbi
duke ikurë si plumbi,
me vaj e me ulërimë,
me të madhe psherëtimë,
më të-gjith’ anëtë vanë
gjëmënë miqet u dhanë.
Pëllump i-bukur me besë,
ndënj mi varrt të Fatimesë
papo qant’ e nëmëronte
nat’ e dit’ e më s’ pushonte!
Me shumë shok erth Ymeri,
po me pak u kthye derri,
se të-shumëtë u vranë,
p’ andaj shumë shokë lanë,
të vinin ndë dhet të vrarët,
q’ ishin nderë si trarët;
djajt e tyre i mbuluan,
të mirët i lan e shkuan!
Po pshattarëtë dëgjuan,
u ngrinë gjith e s’ mënuan,
burra, gra e foshnja vanë,
i mblodhë tok e i qanë,
pa me të-math nder i vunë
opopo ndë dhet se ç’ shtunë.
Armikëtë e mallëkuar
kishin marrë duke shkuar
kryethitë e Imamit!
j’ a shpinin derrit të Shamit
edhe shokëvet të tjerë
kryet’ u’ a kishin prerë,
pa dhe ato bashk i shpunë,
opopo e madhe punë.
Ymeri natën e-parë
atje tek kishinë rarë
pa n’ ëndërrë Muhammenë,
Hadixhen e Fatimenë,
Alinë edhe Musanë,
Merjemenë e Isanë,
Imam-Hasan e Abasnë,
dhe t’ anë Sadi Vekasnë.
Erdhë gjithë të-helmuar,
kokët i ngrinë nër duar,
pa i puthn e i fërkuan,
shumë qan e mallëkuan,
u dha dhe nj’ e madhe dritë,
e nata u bë si ditë,
Muhammeti duke qarë,
e kokëtë duke parë,
gjith armikët i qërtonte
u ip nëm i mallëkonte,
të-mirëtë gjithë ç’ janë,
i rrininë atje pranë
dhe një kordhëtar i-parë,
shpagë kërkonte të marë
vij një zë nga Perëndija,
edhe thosh si vetëdija:
Zoti është me të mirën
nuk është me egërsirën,
do të-drejtën, të-vërtetën,
se me ato e mban jetën
të-ligënë kush t’ a bënjë,
më së fundi dota gjenjë,
të drejtënë kush t’ a lerë,
n’ errësirë dota bjerë.
Udhën’ e-drejtë e patë,
pse s’ e mbajttë po e latë?
ajy, që bën ligësitë,
bije në të madhe shkitë,
djallëzi e ligësija
është lark nga Perëndija,
edhe gjithë djallëzitë,
s’ dalënë kurrë në dritë.
Zoti u tha të gjykoni,
me të-drejtë të punoni,
u tha të kini mëshirë,
të bëni nga-herë mirë,
të-drejtënë mos e lini,
në arrati të mos bini,
të mos lini njerëzinë,
të mos e ngisni njerinë,
mizën u tha të mos ngisni,
e ju njerëzinë vrisni!
s’ dëgjuatë Perëndinë
po bëtë zot djallëzinë
latë më nj’ anë uratën,
muartë dëmn e mëkatën
lat’ udhën e Perëndisë,
i ratë pas djallëzisë
i vajttë pas Mavijesë,
nëmënë muartë pjesë!
me djallëzi e me mitë
u bëtë gjithë Jezitë,
latë Musan’ e Harunë,
e u bëtë Firaunë,
të-tër’ u bëtë Nemrutë,
në zjart Ibrahmin’ e shtutë,
Isufnë për pak e shittë,
edhe sytë tuaj qittë.
Ajy që shet të vëllanë,
dhe vret t’ ëmënë e t’ anë,
s’ ka pjesë pej njerëzije,
edhe ndjesë Perëndije,
latë Merjemn’ e Isanë,
u bëtë ng’ ata që vranë,
latë Muhammet-Alinë,
pa bëtë Jezitërinë,
harruatë mëmëdhenë,
u bëtë me Mavijenë,
të-mirënë posht e hodhtë,
të-ligënë zut e xgjodhtë.
Po mëndja mos u gënjenjë,
Zot i-math dota çpërblenjë.
Kshu pa ëndërr atë natë,
pa u ngrit me shumë datë
dhe fjala i ndenj si thikë
në zëmër e i dha frikë.
Ushtëri e-mallëkuar
u ngrit edhe duke shkuar
vate në Qofet të shkretë,
që dotë shuhej për jetë;
bij përpara ushtërija,
pas asaj vinte fëmija.
Ybejdi, qen i skëterrës,
kishte dalë jashtë derës
jashtë derës’ së qytetit,
marë mënyrën’ e mbretit
bashkë me qen’ e-pabesë
ish njerëzi e Qofesë,
ca armik’ e të-gëzuar,
dhe ca miq e të-helmuar.
Me të-madhe kërcëllimë,
me poh’ e me shumë sqimë
hyn në Qofe ushtërija,
pastaj hyri dhe fëmija
në qytet të-mallëkuar,
që ishte për të rrëzuar.
E pa Zejnel-Abidinë
Ybejdi, që ngjan m’ Alinë,
pa shumë uzemërua,
tha, popo, fara s’ ushua.
Vat’ e ndenj në vënt të-tija
djalli vet’ e djallëzija
dhe tha, Zejnel-Abidinë
thirr-ma-ni këtu taninë.
Imami yn’ atë donte
se po vdekjenë kërkonte,
vate dhe pas shërbëtori,
nuk e la vetëm i gjori
Zejnepa u nis të vdesë
më s’ i mbeti fare shpresë
te Ybejd’ i nëmur vanë,
dhe ndenjn’ e fjalë s’ i thanë.
Ybejdi i tha: Ti grua
ç’ deshe këtu pa më thua?
Zejnepa q’ ish grua trime,
j’ u përgjiq me mallëngjime.
O ti! qen i-bir’ i qenit
jam motr’ e-Imam-Hysenit
paske dhe fjal’ e më thua!
më nëmëron mua grua!
nuk’ u pi dheu të tërë
më ç’ punë, që kini bërë
edhe më nukë pendohi
s’ kini turp të turpërohi!
djalli ju u ka verbuar!
mëndjen u ka turbulluar
pa bëni kshu të këqija!
a u shoftë Perëndija!
Kshu the! Zonj e gjithë grave
s’ at ëm’ e t’ yt et’ i ngjave.
Ishin mbledhur njerëzija
bërë posi mizërija.
Ybejdi u zëmërua,
pa shumë u sgurdullua,
dhe i tha Imamit t’ ënë:
Po ti djalë ku ke qënë?
në Qerbela pse s’ të vranë
gjall në jetë pse të lanë?
Djali pakëz u mejtua,
i tha: Pse më pyet mua?
unë vdekjenë kërkonja,
nukë donja më të rronja,
desh të më vrit ushtërija,
po më shpëtoj Perëndija,
është dor e Perëndisë,
mi duart të njerëzisë!
po pse të bëhej kjo punë?
vallë ç’ faj kisha bër’ unë?
njeriu të jet i mirë,
pa kur të jet egërsirë,
si ju e si mbreti juaj,
mirësin e ka të huaj!
mua zëmëra s’ më trëmbet,
dhe shpirti aqe s’ më dhëmbet,
gjyshn’ e t’ im ati e vratë,
dhe gjyshnë t’ im e t’ im atë!
unë, i-bir’ i-atyre!
rri kundrejt kësaj myxyre!
kini gojë, të më flisni!
këtu jam përse s’ më vrisni!
S’ qenë mjaft ata, që ranë
pa ke keq se pse më lanë?
Kshu tha djali me të qetë!
Zot i-math e i vërtetë!
bënë çudi njerëzija
nga mëndj’ e nga fjal’ e-tija.
Ybejdi u ashpërua,
edhe shum u egërsua!
thirri, merr-e-ni dh’ e vrisni!
e tani ndë dhet t’ a kllisni!
Armikët e-nëmur erdhë,
Imamit siprë j’ u derdhë!
Zejnepa me vrap e zuri,
dhe dorën sipër i vuri,
pa thirri: O të pabesë!
Komb’ i-ndyr’ i-Mavijesë!
vris-më-ni, vris-më-ni mua!
se më rrojtje nukë dua!
bini! të-paudhë! bini!
djalëthinë mos e ngini!
Tek thoshte Zejnepa fjalën,
dh’ e kish pushtuarë djalën,
pleqt’ e-vjetër e të-ndjerë,
si Erkami me të tjerë,
edhe shumë miq e trima,
që i mbuloj gashërima,
se besonin Perëndinë,
të-tërë më këmb’ u ngrinë!
në mest të tyre një burrë
thirri: Kjo s’ bënetë kurrë!
ish një djal i-holl i-gjatë,
pa vu dorënë në shpatë,
njerëzija u përzjenë,
Ybejdi e doj Qofenë,
pa u trëmp e dorë hoqi,
edhe pleqësin e ndoqi!
Zejnepa me pleqësinë
dhe me Zejnel-Abidinë
e me shërbëtorë shkuan,
nga rrezik i-math shpëtuan!
Shtëpi gati kishin bërë,
të rrij fëmija e-tërë,
n’ atë shtëpi i dërguan,
dhe botënë e ndaluan,
vunë njerës të mos lenë,
as gra as burra të venë,
pa erth u përzje qyteti,
u ngrit më këmbë rrëmeti;
Ybejdi për të qetuar
botën e për të pushuar,
Zejnel-Abidin e gratë
i nxorri gjithë me natë,
nisi pesë mijë vetë,
i dërgoj në Shamt të shkretë,
mi gjith’ ata ushtëtarë
Shimrinë vuri të-parë!
edhe Hasin’ e Zehirë
dy armikë të pështirë!




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Wed Mar 15 2017, 06:49pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Qerbelaja XIX
- poemë nga Naim Frashëri

Fjala posi zokth’ i shkruar
me vrap duke fluturuar
u përhap e mori dhenë
mësuanë gjithë ç’ qenë,
qau gjithë njerëzija
për gjith ato të këqija,
pa miqt e asaj fëmije,
q’ ishin njerës Perëndije,
miqtë e Aliut zinë
zun’ e Muhamet-Alinë,
bot’ e-tër u ngrit më këmbë
donin t’ a hanin me dhëmbë
gjithë tufën e Syfjanit,
të Jezitit, të Mervanit,
më shum Ybejd-faqe-zinë,
e të-tërë ushtërinë.
Edhe ata miqt’ e-tija,
edhe vetë jezitërija
e-tërë bota Jezitnë
pas kësaj shum e mërzitnë,
edhe njerëzin e tija,
po i munte djallëzija!
këtë ditë u mbarruan
punëtë gjith u ç’ quan,
më nj’ anë mbet Perëndija,
m’ anët tjatrë djallëzija,
kush desh Muhamet-Alinë,
zu besën e Perëndinë,
i bëri nder njerëzisë,
i vate pas mirësisë,
edhe u bë mik me besë
për Hysejn e Fatimesë,
të-tjerët zunë Syfjanë,
edhe Jezitn e Mervanë,
me të gjitha ligësitë,
e të tëra djallëzitë!
njëri xgjodhi të vërtetën,
la gënjeshtrën e të-metën,
tjatëri mori të rremën,
vu përpara thash e themën,
njëri i pat Zotit mallë,
e tjatëri xgjodhi djallë,
një desh Zejnel Abidinë,
një u bë me mbretërinë!
Në Sham po vinte fëmija,
dhe kokët e ushtërija,
ato kokë nga do shkonin,
çudi të mbëdha tregonin!
po armikëtë s’ besojnë,
djallëzitë i ndalojnë!
Tek shkonin udhës’ së Shamit,
thoshte kryet e Imamit:
Mjer’ ajy q’ ësht i-pabesë!
e s’ ka njerëzije pjesë,
mos pandeh, se Perëndija
s’ e di ç’ bëjnë njerëzija,
mirësinë ka pëlqyer,
ç’ do punë e ka çpërblyer,
ajy, që ësht egërsirë,
s’ munt të gjenjë kurrë mirë,
kush ti ndihnjë njerëzisë,
miku ësht i Perëndisë,
ajy, që zë djallëzinë,
s’ piqetë me Perëndinë,
njeriu në këtë jetë
duhet të jet i-vërtetë,
mirë duhet të punonjë,
sa të jet e sa të rronjë,
atë, që bën, dotë gjenjë,
se Zotnë s’ munt t’ a gënjenjë.
Këto fjalëzë nga-herë
thoshte kryethit e-prerë
po vetëm miqt’ i dëgjonin,
dhe zëmrën e fortësonin,
miqtë shtonin dashurinë,
armikëtë djallëzinë,
djallëzija po u shtohej,
e shkreta frik po madhohej.
Ata, që mbaninë besën,
deshnë udhënë t’ u presën,
t’ a shuajnë ushtërinë,
e të vinte në greminë,
po fëmijënë kujtonin,
pa s’ muntninë të kuxonin.
Jeziti i-mallëkuar
punën e kish kupëtuar,
q’ u bë sa s’ qe për të bërë
se u ftoh një komp i-tërë,
e pa që kish tepëruar,
po isht’ e bërë dh’ e-shkruar,
më nj’ anë shum gëzohej,
më nj’ anë frika i shtohej,
dhe thosh të tjerit i vranë,
po një syresh pse e lanë!
Kshu thosh me vehtet të-tija,
po kur vinte pleqësija
e-tërë shum e mejtuar,
e gjithë të zemëruar,
u thosh: Deshnë vet’ e bënë,
të till urdhër s’ pata dhënë!
Shimr’ i lik i-mallëkuar
q’ ish fare jezitëruar,
këtë vesh e kishte marrë,
pa dërgoj njerës më parë.
Beshir-Maliq i-pabesë
që kish nga Jeziti shpresë,
kryet’ e Imamit shpije
te Jeziti shpirt Mavije,
pa i thotë: Derth florinjtë!
më mbush grushtin e pëqinjtë!
se një njeri kemi vrarë!
q’ ish i-math shum e i-parë!
i-parë nga mëm e atë
edhe burrë trim me shpatë!
ish m’ i-mir i njerëzisë
ndaj nesh e ndaj Perëndisë.
Kështu tha Beshir-armiku,
edhe ndenj më këmb e s’ iku,
Jeziti i-mallëkuar
kishte një shufrë nër duar,
kokën e vuri re mirë,
q’ ish si dita më të gdhirë,
me purtekët e goditi
mallëkim-shum’ Jeziti!
Në të-liqt ishte i miri,
plaku i vjetërë, Nemiri,
vdekjenë nër sy e mori,
pa i tha me fort i gjori:
ç’ bën ashtu dora t’ u thaftë
Zot’ i-vërtetë të vraftë
atë kokë, q’ është prerë
e kisha parë nga-herë,
që e putht’ edh’ e fërkonte
i-pari ynë dh’ e donte
nuk e pashë Muhammenë
kurrë pa Imam-Hysenë,
gjithënjë më krah’ e mbante!
e kurrë soje s’ e ndante,
e puthte dhe psherëtinte,
se ç’ dotë bëhej e dinte,
pa më thosh: Për këtë djalë,
Nemir të thuash një fjalë
mallëngjimi nuk e linte,
më tej fjalënë s’ e shpinte,
i-ziu s’ e kupëtonja,
rrinja i qet e dëgjonja;
thoshte: Kushdo të kuxonjë,
të m’ i flas’ a t’ a mundonjë,
nga Zot’ i-math dot’ a gjenjë,
vet’ ajy dot’ a ç’ përblenjë.
Kështu rrëfeu Nemiri,
qau dhe tha i-pavdiri,
për se më la Perëndija
të shoh këto të këqija
Nemiri kshu tha i-gjori,
pa Jeziti jasht’ e nxorri!
pleqt’ e-tjerë gjithë qanë,
e Nemirit pas i ranë.
Jeziti i mallëkuar
fajn’ e tij për të mbuluar,
s’ mundi të vriste Nemirë,
pa vu e vranë Beshirë!
se punën e pa q’ e prishi,
rrezik përmi krye grishi,
pa djallëzitë përmblodhi,
fajnë në të tjerë e hodhi,
Mavijeja me Mervanë
kshu nuk’ e varrë Esmanë.
Beshiri tha: Ne s’ i vramë,
na dërguatë pa vamë,
bëmë atë, që na thatë,
ne s’ i vramë, ju i vratë.
Këto tha p’ andaj e vranë,
e bënë cop’ e s’ e lanë!
Pa Shimri i-mallëkuar
ngjarjenë me të dëgjuar,
i la shokëtë dhe iku,
e u arratis armiku
dhe të parët gjithë ç’ qenë
të-tërë muarrë dhenë,
të-pakëtë dhe fëmija,
djalli edhe Perëndija,
erdhë në Qytett të-shkretë,
pastë nëmënë për jetë.
Ish bërë gati shtëpia,
që dotë rrinte fëmija,
me nat shum atje i shpunë,
dhe njerës më derë vunë,
ndaluanë njerëzinë,
s’ lanë të ven e të vinë.
Eslemi, q’ ish plak i ndjerë,
edhe shumë pleq të tjerë,
gjithë Jezitit i vanë,
edhe ndëjnë pa i thanë:
Pun e-madhe është bërë!
u rrëzua jet’ e-tërë.
Këtë punë qysh e bënë?
vallë kush u kishte thënë,
t’ a sjellën në këtë shkallë?
kush u dha urdhërë vallë?
Ybejdi i mallëkuar
kshu u tha duke dërguar?
fati ynë sot u thye!
këta i kishim mi krye!
pleqt e gjorë kështu thanë,
dhe me lot të gjithë qanë.
Nem-na kokët, tha Eslemi,
të nisemi e të vemi,
në Qerbela, t’ i mbulojmë,
sa të mundim, të nxitojmë
se neve trupat i njohim,
po pa të vemi t’ i shohim.
Gjithë kokët u’ a dhanë,
Eslemi me shokët vanë,
në Qerbela i mbuluan,
punë të-mirë punuan.
Më pasdaj dhe lejë dhanë,
fëmijën van’ edh’ e panë,
po me Zejnel Abidinë
njerëzija u çudinë,
se vërtet nga goj’ e tija,
fliste vetë Perëndija!
Pleqt’ e urtë më s’ mënuan
fëmijëzën e dërguan
në qytett të Medinesë,
se s’ ishin gjithë pa besë,
u dhanë Numan-Beshirë,
q’ i shpuri bukur e mirë.
Ishte mbledhur njerëzija
në qytett si mizërija,
gjithë bota duke qarë
kish ardhurë më të parë.
Në Medine erth fëmija,
q’ e prit gjithë miqësija,
pa të-tërë erdh’ i xbrinë
me Muhammet-Hanifinë.
Ishte përmbysurë jeta,
kish rënë posht e-vërteta!
koh e shkretë ishte ndruar
jeta ishte shëmëtuar
zëmëratë ishin djegur!
shpresë gjëkundi s’ kish mbetur
e mori vesh njerëzija,
q’ e mbyti jezitërija.
Bota më këmbë u ngrinë,
Imam Zejnel Abidinë
gjith’ e njohnë për të parë,
dhe i vanë duke qarë
dorënë të-tër i zunë,
dhe mi krye e vunë.
Imami u tha: U dua,
si më doni dhe ju mua,
po s’ e mbanj dot këtë barrë
pa nukë bëhem i parë,
se sot u ngjall djallëzija,
s’ ka të bënjë Perëndija,
unë zura Perëndinë
nuk’ e qas dot djallëzinë,
është pun e shëmëtuar,
do kohë për të qerruar,
ndaj u lutem, të më lini,
nër djallëzi mos më shtini.
Njeriu ësht’ i mahnitur
sot shumë dhe i paditur,
mëndjenë gjersa t’ a mbledhë
shumë ujë do të rjedhë,
unë s’ zë dot madhëritë,
dhe dëmet e djallëzitë,
në punë kaqe të marë!
qysh munt të bëhem i parë
punëratë, që më ngjanë,
në jetë shpresë s’ më lanë,
pa lashë plakn e shtëpinë,
zura dhen’ e Perëndinë,
dot’ i falem Perëndisë,
t’ i ap udhë njerëzisë.
Kshu tha, po ata s’ e linin,
të parë donin t’ a vinin,
sa u dha e kupëtuan,
i vuri mbë udh’ e shkuan.
Këtej shpresën duke prerë,
vunë Abdullllah-Zyberë
në Meqe gjithë të parë,
pleqësi e luftëtarë.
Ubë nj’ e madhe rrëmujë,
lufta mori shumë bujë,
Jeziti prishi Meqenë,
përvëloj dhe Medinenë!
ishte ngritur njerëzija,
parësi e vegëlija,
gjakn’ e Hysejnit kërkonin,
Jezitnë e mallëkonin.
Jeziti i-mallëkuar
fjalëtë me të dëgjuar,
u sëmur, ra në rënkime,
e në të mbëdha lëngime,
se Zoti, q’ ësht i-vërtetë,
s’ le gjë pa shpagë në jetë.
Ngordhi, pa çpejt njerëzija
shpëtoj nga duart e tija,
vate drejt e në skëterrë,
atje mbet për kurdo-herë,
gjeti atje Mavijenë,
dhe gjithë të-titë ç’ qenë,
pa atëhere u xgjua
edhe ndënj e u mejtua,
mundonjësit e përpshinë,
edh’ e hodhë në greminë!
me vehte vallë ç’ ka marë
nëm’ e mallëkim me barrë,
veç atë nëmën e-shkretë,
ka fituarë për jetë!
O njeri! mba Perëndinë!
hidhe poshtë djallëzinë!
Djall’ i-ndyr’ i-mallëkuar,
q’ ishte si qen’ i tërbuar,
la të-birrë Mavijenë,
e j’ a dha në dorë frenë.
Ndenj Mavijeja i dytë
në front edhe hapi sytë,
po kur i tfaqet një hije,
trëmbet e nga froni bije,
pasdaj mblodhi njerëzinë,
parësin e pleqësinë,
u tha: Mua të më ndjeni,
një mbret tjatërë të gjeni,
në një fron të-gjakëtuar,
të nëmur, të-mallëkuar,
të-ngrehur pej djallëzije,
unë s’ rri, se s’ më ka hije,
pa im gjysh edhe im atë
qenë shumë dorë-gjatë,
vranë Alin e Hasanë,
q’ ishin Zotërinjtë t’ anë,
vranë djemt e Fatimesë,
q’ u pru gjithë bota besë,
gjithë këto të këqija
s’ i ndjen kurrë Perëndija,
është fron i-mallëkuar,
ngrehur me gjak të-uruar,
ç’ bën’ ata s’ e bënj dot unë
s’ është për mua kjo punë
kur e mejtonj ç’ kanë bërë,
zëmra më dridhet e-tërë!
Kshu tha dhe u hoq më nj’ anë
po djajtë gjall nuk’ e lanë,
më nesëret e helmuan,
të-gjorënë dh’ e mbuluan!
ferra bëri trëndafilë,
gal’ e egërë bilbilë!
për atë fron të pëgërë
shumë punë ishin bërë,
pa s’ rrij dot njeri i-mirë,
se kish nëm, ish i-fështirë!
Të-parëtë gjith’ u zunë,
pa u bënë shumë punë,
më ç’ do çip të ç’ do qyteti
ish bërë një farë mbreti;
Ybejdi me shumë shokë
u mblodhë kokë për kokë,
kishin keq për djallëzinë,
mos humpnin jezitërinë!
papo u mblodh e u lodhë,
dhe djall e vërtetë xgjodhë!
në mest të tyre u vranë,
e kë vunë mbret? Mervanë.
Opopo! Mervan-qafoku
ndënj në front posi maçoku.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Wed Mar 15 2017, 06:50pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Qerbelaja XX
- poemë nga Naim Frashëri

Ëngjëll! xbrit nga Perëndija
e jakë nër mënt të-mija,
se dotë rrëfenj Myhtarë,
kordhëtarë trim të-parë,
Ibrahim-Maliq-Eshterë,
dhe Sylejman’ e të-tjerë,
q’ ishin burra të vërtetë,
dhe pa shok në këtë jetë,
pa pasdaj dh’ Eba-Myslimnë
burrën e-vërtetë, trimnë,
po jakë me ëmbëlsirë,
e m’ i sill në mëndje mirë.
Ishte shuarë Syfjani,
po kish mbeturë Mervani,
q’ ishte rrënj e djallëzisë
ngaj e gjithë ligësisë,
mbretëronte vetë djalli,
prapësin ajy e kalli.
Ishte shumë i-pabesë,
mos pastë nga Zoti ndjesë
po njeri nuk e dëgjonte,
se sicili mbretëronte.
Abdullllahu i Zyberit,
q’ i kish këmbët si të drerit,
kishte marrë shumë bujë,
ish bërë vëndi rrëmujë.
Ata që donin Alinë,
dhe ishin me Perëndinë,
gjakn e Imamit kërkonin,
më të gjith anët lëftonin,
po Zotn e-mirë, Myhtarë,
q’ ish nga të-gjithë mi parë,
armikët e kishin zënë,
brënda e kishin vënë,
edhe kur vranë Myslimnë
mbyllur e kishin trimnë,
dhe në myxyrët të shkretë
e mbyllë, pa s’ rrij i qetë,
ndë hekura ish ngarkuar!
e mbanin brënda në quar,
posi dragoj shkrefëtinte!
në t’ errët e sokëllinte!
Mbani mënt Maliq Eshterë?
u ngjall prapë këtë herë,
ish i-biri, Ibrahimi,
burrë si i ati trimi!
Hëna hahet e venitet,
pasdaj prapë përsëritet,
pa i ati tek i biri
pshihetë, ka thën i-miri.
Ibrahimi ishte rritur,
edhe nd’ arm ishte stërvitur,
me zëmrët të-tija fliste,
për Imamët doj të vdiste.
Sylejmani burr’ i-ndjerë,
plak mbi gjithë pleqt e tjerë
q’ ish i urt e fort i mirë,
edhe me shpirt të-pavdirë,
nat’ e dit’ ajy zot qante,
për Imamëtë zi mbante;
ky plak ishte bër i-parë
për mbi gjithë kordhëtarë,
Sylejman Sardi! o lule!
kordhën e larë ç’ e shkule!
armikëtë i përndave,
më të shumëtë i vrave!
e rrëfeve dashurinë,
që më kishe për Alinë,
dhe për mëmë-Fatimenë,
për Hasan e për Hysenë.
Njëzet mij’ u mblodhë trima,
me armë si vetëtima,
dhjetë mij ish kalorija,
edhe dhjetë këmbësija,
gjithë burra të shëndoshë,
dhe djalosh e bukuroshë,
gjithë kordhëtë i xhveshnë,
rrojtjenë më nuk e deshnë,
pa e bënë besa besë,
sicili deshi të vdesë,
së-pari të-tërë vanë,
të shininë Qerbelanë,
të shihnin vëndin e varrë,
e gjaknë, që dhe s’ ish tharrë.
Së-largu posa e panë
me sy burrat Qerbelanë,
gjithë nga kuajtë xbritnë,
edhe thirr e ulëritnë,
me gashërim shumë qanë,
puthnë dhen e përmbys ranë
me mallëngjim gjith u verdhë,
edhe kokë jasht u derdhë
gjithë ata trima shokë
hodhë pluhurë mbi kokë,
duke qar e duke vrarë,
po vininë më të parë!
Zëmëra sa vij u ngrohej,
dhe dashurija u shtohej,
kur u qasn e panë varrë
ata trima kordhëtarë,
thirrë gjith e ulëritnë,
ëngjëllitë posht i xbritnë!
rreth varrit të-tërë ranë,
e me vaj të gjithë qanë!
Sylejmani duke qarë,
u derth’ e puthi varrë,
pa tha: Djal’ i Fatimesë!
o trëndafili me vesë!
armikëtë qysh kuxuan!
të zunë e të munduan
edhe të pren e të vranë
kurcim pikë nukë lanë!
të vrau komp i pabesë
këlyshët e Mavijesë
për ne të-zest’ u përpoqe
të këqija shumë hoqe!
të la gjithë njerëzija!
i mbyti makutërija
lanë Muhamet Alinë!
edhe ty e Perëndinë!
të dhanë shumë mundime!
të-këqija hidhërime!
pse s’ u ndoth një trim me besë
për derët të Fatimesë!
t’ ishte trim, burr i-vërtetë,
të bëhej me shumë vetë,
armikëtë t’ i shkurrtonte!
edhe ty të të gëzonte!
po gjithë bota të lanë!
e armikëtë të vranë!
myxyr e madhe na gjeti!
sy e faqe më s’ na mbeti.
O ëngjëlli i vërtetë
të qofshim falë për jetë
për këtë të madhe plagë
neve sot kërkojmë shpagë
dotë vdesimë të-tërë
për këto që janë bërë
sa të vejë më gju gjaku.
Këto fjalëzë tha plaku,
ajy plaku i-uruar
me zemrë të përvëluar
nëmëronte duke qarë,
e duke puthurë varrë
lottë si krua i vinin,
nga mjekr’ e bardh i binin,
dhe shokët të-tërë qanin,
lotët s’ muntninë t’ i mbanin!
Një dit’ e një natë qanë,
pasdaj u ngrinë dhe vanë,
e lanë varr e Imamit,
muarrë udhën e Shamit,
gjithë tok e bënë benë,
as një armik të mos lenë.
Mervanit van’ e i thanë,
të madhe frikë i dhanë,
pa mbleth gjithë djallëzinë
e përhapi ushtërinë,
dolli posi mizërija
ushtëri e shkret e-tija.
Ata trimatë me besë
sipr’ u hodhë posi shpesë,
të gjithë shpatat i xhveshnë,
i dhan’ armikut rrebeshnë!
bënë fort të madhe punë
gjaknë gjer më gjut e shpunë!
mijëra herë lëftuan,
të-tër’ armikët i shuan!
me trimëri i përlanë,
pa dhe ata vetë ranë!
ra dhe Sylejmani vetë,
plaku trim, burr’ i vërtetë,
dhe ata trima që mbenë,
prapë e zunë Qofenë.
Pas këtyre dhe të-tjerë
burra, trima e të-ndjerë
duallë, si Nati-burri,
e si Muhammet Maxhuri,
dhe të-tjerë, që lëftuan,
armikëtë gjith i shuan.
Mervani nat’ edhe ditë,
po mejtonte djallëzitë,
gruanë që kish më parë
Jeziti, ky e kish marë,
kjo grua kish dhe një djalë
nga Jeziti, q’ ish i çalë,
Mervani djalën s’ e donte,
e kërkonte t’ a helmonte,
pa i mblidhen gjithë gratë,
edh’ e mbytnë një natë!
vate shpirt i-zi, i errët,
u fut brenda në skëterrët!
hyri në dhet djalli vetë,
mallëkim pastë për jetë!
Ngordhi djalli, la të birë!
q’ ish dhelpër edh’ egërsirë!
Abdul-Meliq’ i pabesë
zu këmbën e Mavijesë!
Myhtari brënda po rrinte,
si dragoj po shkrefëtinte,
këto pun’ i kish dëgjuar,
dhe shum ishte ashpëruar,
papo zëmëra i zjente,
e pushim s’ muntte të gjente,
pruri nër mënt Qerbelanë,
edhe lottë çurk i vanë!
i vanë lottë si lumi,
pa u pre dh’ e zuri gjumi.
Pugjalli i trimërisë
veshi rrobazët e zisë,
pa i erdhi përmbi krye,
në ëndërrë j’ u rrëfye,
Myhtar! Myhtar! i tha, ngrehu!
se nev’ e-zeza na preu!
oh! ç’ na ka bërë armiku!
Kështu tha dhe me vrap iku.
Myhtari u tëmërrua!
si i-ndërkryer u xgjua!
po hekurat e rrëndonin,
s’ tundej dot, se e ndalonin!
Thirri Muhammet-Alinë,
pa mblodhi gjithë fuqinë,
i ndihu dhe trimërija,
edhe vetë Perëndija.
Hekuratë duke thyer,
e muretë duke çqyer,
dolli jashtë si dragua,
fluturoj posi fajkua.
Posa e pa njerëzija,
i ra pas si mizërija.
Dhe Muhamet-Anifinë,
q’ e kishte atë Alinë,
armikët e kishin zënë,
dhe në burk e kishin vënë;
Myhtari me shok arriti,
me vrap nga burgu e qiti,
pa i tha: Ne kemi dalë,
po pej teje duam fjalë,
të-gjithë dotë lëftojmë,
sa të jemi e të rrojmë,
shpagënë s’ e le pa marë,
gjer sa të më bëjnë varrë,
gjaknë më gjut dot’ a shpije,
kalënë më not t’ a shtije,
kur e kujtonj Qerbelanë,
edhe Zotërinjtë t’ anë,
me shpatë më vjen t’ u bije
dhe yjtë përdhe t’ i shtije!
Kështu tha trim i-vërtetë!
të qofsha falë për jetë!
Muhammeti vu të parë
mi gjithë trima Myhtarë,
me Muhammet Anifinë
panë Zejnel-Abidinë,
q’ ishte drit e Perëndisë
në mesthit të njerëzisë,
e puthi në krahruar
me zëmrë të-përvëluar;
Imami i dha uratë
ati trimit jetë-gjatë.
Myhtarë tekdo e panë,
gjithë trimat pas i ranë,
kish trim mi trimat e-tjerë
Ibrahim-Maliq-Eshterë
Ibrahim! O jetë-gjatë!
se ç’ e nderove t’ ët atë!
kush besonte tjatrë herë,
t’ a shih gjall Maliq-Eshterë!
veç ajy Zot’ i-vërtetë,
që i bën punëtë vetë.
Ibrahimi me Myhtarë,
burratë trima të-parë,
me shumë shokë të-tjerë,
të gjithë trima të ndjerë,
rrojtjenë më nuk’ e donin,
gjakn e Imamit kërkonin,
fluturuanë si shpesë,
edhe ju derdhë Qofesë,
papandehurë i ranë
edh’ e zunë an e mb’ anë,
u bë rrëmujë qyteti,
u ngrit më këmbë rrëmeti,
qaninë foshnjat e gratë,
sterr ish bër e shkreta natë!
gjaku vinte posi krua,
rrith udhëvet si përrua!
erth mëngjezi, u bë dita,
e dhenë e mbuloj drita,
armikët në dhet i vunë!
qytetnë në dor e shtunë;
kshu dhe qytetet’ e-tjerë
i muarrë me një herë.
Ndënj j’ u fal Zotit së pari,
pa tha me zëmrë Myhtari:
Zot i-math! o Zot i-mirë!
mua paskëtaj mëshirë
në zëmërë mos më lerë,
urdhëri yt të m’ a ngrerë!
dua të mar mirë shpagë,
për këtë të-madhe plagë!
dotë bënj ato, që bënë
armikët për Zotnë t’ ënë!
atë, që bënë, t’ a gjejnë,
bres pas brezi t’ a rrëfejnë;
qysh i ç’ përblen Perëndija
gjithë ç’ bëjnë njerëzija!
Kshu tha dhe kërkoj uratë,
pa shturi dorën mi shpatë,
dhe tha: Shokë! më ç’ mënojmë,
tani shpagë të kërkojmë
nga gjithë ata, që vanë
në Qerbela, e gjall janë,
së pari dua Ymerë,
q’ ish i-parë mbi të-tjerë,
edhe Shimrë-Dylxhevshenë,
pa dhe të tjerët sa qenë!
Mori urdhërin’ e-tija,
dhe u përhap njerëzija.
Ymerë në dor’ e vunë!
popo lidhurë j’ a prunë!
nëpër trekt trimat e shkonin
njerëzija e vështonin.
Ku e ke, o djall i thanë
Rijën e Taberistanë?
se ti nga makutërija
bëre aqe të-këqija
lakëmimetë të tallë
s’ dinje se jeta ka shkallë
ishnje shum i math një herë!
po sot të shohëm të-mjerë!
s’ lënka gjë Zot’ i vërtetë
pa shpagë në këtë jetë.
Shum ajy, që bëka mirë
mirësija ësht’ e-pavdirë.
Ymerit këto i thanë,
gjithë bota kur e panë.
Trimat Myhtarit j’ a prunë
Ymerë dhe posht’ e vunë,
e di se ç’ ke bër’ i thanë,
edh’ e therrë posi kanë.
Pas ati Shimrinë prunë,
nëmë-madhë posht e shtunë,
pa të-tër e mallëkuan,
ç’ kishte bërë j’ a kujtuan,
pasdaj datë duke dhënë,
mijëra copë e bënë.
Pas ati Sinanë therrë
e shtrinë mbë dhe si derrë
më s’ u lanë fis e farë
s’ mbet as një syresh pa vrarë.
Pasdaj të-tjerëtë zunë,
me radhë në dhet i vunë
në Qerbela sa u ndodhë,
po-thua të-gjith i mblodhë,
dhe të-tër’ ata që qenë
bërë miq me Mavijenë,
anën e Jezitit mbanin,
edhe Imamët i shanin,
i shkurtoj Myhtari vetë,
trim’ i math e i-vërtetë
edhe prapë rrinte e qante,
mafesnë në dor e mbante,
thosh s’ lahet me gjakt të qenit
gjaku i Imam-Hysenit
pa nga Zoti mir e gjenë
më qaf e paçin vehtenë,
kush e nistë ligësinë,
e gjettë më Perëndinë,
me ato që kanë bërë,
duhet të vdesin të-tërë
as një donja, të mos linja,
të tërë në dhet t’ i vinja
Zot i math’ e i-vërtetë
të më lesh në këtë jetë
gjer sa as një të mos mbesë
nga ajy komb’ i-pabesë!
në zëmrë mos m’ ep mëshirë
se u bën të liqet mirë,
po sa t’ i mbaronj më lerë,
pasdaj vdekjenë të më ngrerë.
Këto fjalë thosh Myhtari,
i dridhej buza së qari
Qerbelanë e kujtonte!
zëmëra nuk’ i duronte!
me lot shumë duke qarë,
të-paudhët i ka vrarë.
Më të-gjith anët lëftuan,
armikëtë i shkurtuan,
të-tërë në dhet i shtunë
gjaknë për mi gjut e shpunë
mbuloj gjaku gjithë dhenë
të-tër armikët’ i prenë!
u shua far e Syfjanit
e Jezitit dh’ e Mervanit
humpnë miqt e Mavijesë,
gjithë ç’ qenë të pabesë.
Zot i math thoshte Myhtari
trim i-mir e punë-mbari,
të qofsha falë për jetë
Ti je vërtet i-vërtetë
nukë le gjë pa ç’ përblyer,
edhe zëmërë të-thyer
të-mirënë e nxjerr mirë,
mirësija ësht’ e-pavdirë,
i ligu gjen ligësinë,
edhe vete në greminë!
Ësht’ e-mirë urtësija,
mirësi e njerëzija,
është udh e Perëndisë
mirësi e njerëzisë,
po kur shtohet ligësija,
sa s’ e duron Perëndija,
bënet jeta errësirë
dhe syri s’ të sheh të mirë,
e s’ bën punë urtësija,
ësht’ e mirë trimërija,
bujku sheh gjëmbatë n’ arë,
pa i tharr sa munt më parë.
Se punënë kshu e zunë,
gjer më këtë shkall e prunë,
kshu e nisnë kshu e sosnë,
gjithë kombin e brengosnë,
i bër’ i-bir i Syfjanit,
dhe qenëri e Mervanit,
edhe të tjerë më parë
hapn’ ugar’ e hodhë farë,
hapn’ ugar ligësije
hodhë farë djallëzije,
pa e rritnë Mavijenë
madhuanë Mervan-qenë
që nga kreji kshu e nisnë,
sepo nga besa lëvisnë
fajëtor e tradhëtorë
kanë qënë nënë dorë
kushdo, q’ u bë i-pabesë,
mallëkimnë pastë pjesë.
Kështu thoshte edhe qante,
për Imamëtë zi mbante.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Wed Mar 15 2017, 06:51pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Qerbelaja XXI
- poemë nga Naim Frashëri

Ybejdi nga Shami dolli,
shtatë dhjetë mijë solli
armiku i Perëndisë,
mundonjës i-njerëzisë,
po vinte me shumë bujë,
e me të madhe rrëmujë,
kish shumë trima të-parë,
të-dëgjuar kordhëtarë.
Ibrahimi u lëshua,
fluturoj posi fajkua,
i dolli me mijë tetë
trim i-math e i-vërtetë.
Ushtëri e-mallëkuar
gjithë dhen e kish mbuluar,
te lum i-Zapit kish rënë,
vëndinë e kishte zënë.
Nga zotërinjtë ç’ kish mbetur
Ibrahimi ç’ kishte gjetur
nga i par’ i-njerëzisë,
e nga mbret’ i-urtësisë,
më një arkë i pat vënë,
me vehte i kishte shpënë.
Armikët i-kishte parë
njeriu i tij, q’ ish ndarë,
pa lark syresh kishin rënë
vënt të mirë kishin zënë.
Më nesëret me të gdhirë
trim i-math e zot i-mirë
u ngrit dhe thirri Alinë,
e u fal më Perëndinë,
pa mblodhi gjith ushtëtarët,
dhe xgjodhi e vu të parët.
Ishin gjithë burra trima
me vështim si vetëtima.
U tha: I shihni ku janë
të tër’ armikëtë t’ anë?
dhe Ybejd’ i-mallëkuar,
që djall ajy e ka xgjuar
dhe gjithë komb i pabesë
q’ i ka ndihur Mavijesë
gjithë zotërinjtë t’ anë,
këta që shihni, i-vranë!
Ka ndihmës Zotn’ e-vërtetë
në këtë dhe n’ atë jetë
edhe Mbren e Qerbelasë
ajy njeri, që t’ i vrasë.
Neve sot gjë të mos presim
po t’ i vrasim e të vdesim!
Kshu tha dhe punën të tërë
e tregoj, si ishte bërë,
dëgjuanë Qerbelanë
trimat e të gjithë qanë
me lot e me gashërima,
dhe me shumë psherëtima!
U zuri ngoje Alinë,
pa u shumoj trimërinë,
gjithë rrojtjenë s’ e deshnë,
kordhët e lara i zhveshnë!
Mëngjezi po hapte sytë,
s’ i kish parë shok të dytë!
dielli posa kish dalë,
lumi vinte valë-valë,
ushtërit u afëruan!
trimatë u egërsuan
kuajtë po higëllinin
e shpatatë po vetëtinin
të gjithë trimat e vlerë
prisninë vdekjen e nderë!
shigjetatë me vërtik vinin!
dhe kë zinin, gjall s’ e linin
shum u shtua vrasj’ e-shkretë
q’ u zu së-pari e-qetë,
vdekja në mest rreth po vinte
shpirtërat me grusht i ngrinte
më anët tjatrë dhe fati
ndrint’ e shuhej si lugati!
tjatrë herë me të tjerë,
me të-tjerë tjatrë herë!
lëftoninë mijë tetë
me mijëra shtatë dhjetë!
më s’ duroj dot Ibrahimi,
po kordhën e zhveshi trimi,
mi armikët u lëshua
burr i fortë si dragua!
i vuri gjithë përpara!
i shtu si duajtë nd’ arë
duke vrar e duke prerë,
e përmbi dhet duke nderë,
gjaknë gjer më gjut e shpuri,
edhe s’ kish të lodhur burri!
Trim i-bukur i pavdirë
u derth me Hasin-Nemirë,
që ishte trim e i-parë
përmi gjithë luftëtarë,
dhe në Qerbela kish qënë,
e gjë pa bërë s’ kish lënë!
Ibrahim’ i heq një shpatë,
dhe j’ a bën ditënë natë!
Opopo! tha Ybejd-derri,
u ngjallka Maliq-Eshteri!
soje shum’ u frikësua,
thiri e u tëmërua!
Vuri dorë Perëndija
u prish e tër’ ushtërija
gjaku vij posi përrua!
Ibrahimi si fajkua
Ybejdullllahn’ e arriti!
një herë i sokëlliti
pa i bij’ e posht’ e shtije!
dhe i thotë ngorth Mavije.
Ybejdi ra duke qarë
dhe u ndesh si qen i vrarë
posi djall i-shëmëtuar
fajëtor i mallëkuar!
Shqipja sqokën duke ngritur,
pa zoqtë duke mahnitur,
qysh përhapen e thërresën,
dh’ e humbasin fare shpresën,
ashtu edhe ushtërija,
u përhap nga Perëndija!
po trimatë pas u ranë
i vranë e gjall s’ i lanë!
Lumi q’ ishte gjak i tërë
posi kënet ishte bërë
armikëtë van’ e hynë
të gjithë brënda u mbynë
ajo ushtëri e shumë
e-tërë u mbyt në lumë!
Sa shpëtuanë nga shpata
edhe nga ushtat e gjata,
lumi të tër i piu!
vdekj’ e zezë i përpshiu
ng’ ato mijë shtatë dhjetë
një njeri s’ shpëtoj në jetë
u ngdhinë gjith’ e s’ u ngrysnë!
më një ditëz’ u përmbysnë.
Ibrahim o jetë gjatë
s’ e turpërove t’ ët atë
të lumtë se ç’ pagë more
gjith’ idhërimet i nxore
Zot i-math e i-vërtetë!
ti s’ e le jetënë shkretë
puna jote s’ ësht e çalë,
të qofshim për jetë falë;
Ibrahimi me të parë
nër ata, q’ ishinë vrarë,
të nipnë e Mavijesë,
Ybejdullllahn’ e pabesë,
shokëvet duke treguar,
u tha: Ky i mallëkuar
i ka më qafë të tërë!
të-ligat ky i ka bërë
i-paudhi ç’ ka punuar
qoftë lark, i-mallëkuar.
Ky djall urdhërë pat thënë
pa e vranë Zotnë t’ ënë!
me djallëzit të-këtija
u bën ato të këqija
ky derr e dërgoj Ymerë
edhe Shimrinë-dhëmbë-derrë!
Zapatnë ky e ka bërë
dhe ligësinë të tërë!
I ati ish me Alinë,
pasdaj zuri faqezinë
s’ i pëlqeu pun e-mbarë,
andaj u bënë kusarë.
Zotit gjith i qofshim falë
se sot vetëzë ka dalë
armikëvet u dha dërmë
i la të vrarë si kërmë
sa qenë të mallëkuar,
të gjithë sot i ka shuar
e shoj kombin e-pabesë
këlyshët e Mavijesë.
Nga ky q’ ishte vetë dora,
shpag ashtu si desha mora
Zot i-math e i-vërtetë
më s’ të kërkonj gjë në jetë.
Tha këto fjal Ibrahimi,
dh’ e vu kordhën në millt trimi
shumë lot nga syt’ i rrodhë,
pa shokëtë gjith u mblodhë,
Ybejdit kokën i prenë,
edh’ e lanë nderë qenë,
e dërguan në skëterrë
atë, dhe kokën e prerë
Myhtar trimit j’ a dërguan,
pasdaj u nisnë e shkuan.
Kur i erth koka Myhtarit,
nga gazi ja dha të qarit,
edhe tha: Zot i vërtetë,
e more shpagënë vetë!
pa u tha pleqet: Një herë
kësaj koke, q’ është prerë,
kokën e Imamit t’ ënë
përpara j’ a kishin vënë,
në këtë vënt, që jam unë
sot këtë mua ma prunë
e shihni ç’ bën Perëndija?
m’ a pru nër duart të mija
njeriu ç’ të ketë bërë
i vjen më kokëz e-tërë
mirësi e ligësija
s’ janë një te Perëndija.
Kshu po thoshte Myhtar-trimi
kur u dha dhe Ibrahimi,
dhe shokët e tij të vlerë,
të-gjithë trima të-ndjerë.
Myhtari e qafoj trimnë
shumë herë, Ibrahimnë.
Armikëtë ishin shuar,
dhe miqtë gjithë gëzuar,
delja me ujkunë flinin,
më një rrëke ujë pinin.
Po burrat armik më nj’ anë
patn’ Abdyl-Meliq-Mervanë
me shumë shokë të tjerë,
më nj’ an Abdullllah-Zyberë,
q’ ishte dhelpër e pabesë,
kish pej Mavijeje pjesë.
Ndonëse ishin armikë,
nga Myhtari patnë frikë,
pa u bënë miq e shokë,
se kishin rrezik mi kokë,
një më nj’ anë e një më nj’ anë,
të dy një-herjesh u ranë.
Ibrahimi me Myhtarë
u qafuan duke ndarë,
muarrë shokë dhe vanë,
një më nj’ an’ e një më nj’ anë,
Myhtari posi dragua
Abdullllahut j’ u lëshua,
Ibrahimi mi të birë
e Mervanit të-gjështirë.
Aqë luftë kanë bërë
sa i shuanë të tërë
me mijë armikë prenë
gjaku mbyti gjithë dhenë
pa pasdaj ranë dhe vetë
burrat trima të-vërtetë
se punënë e mbaruan,
gjë në jetë më s’ kërkuan
dhe kush lint, po dotë vdesë,
s’ ka mbetur’ e s’ munt të mbesë.
Ore fat o fat i shkretë
edhe ti e-zeza jetë
ç’ kini nxjerr’ e ç’ kini ngrënë
kurrë mos u qoftë thënë
me ne të mjerët pse loni?
kaqë keq pse na mundoni?
Dua, t’ a di ç’ gjë ka bërë
këjo njerëzi e tërë
që heq kaqe të këqija
po s’ përgjigjet Perëndija.
Abdul Meliqi me bujë
e bëri botën rrëmujë;
pa dolli Hazhzhazh-Isufi,
që kishte thonj posi bufi
e zunë dhe Abdyllllahnë,
pa e shtruan edhe e rrahnë;
brënda në qytett e varrë,
si të likn’ e si kusarë
edhe shokëtë ja vranë,
një të gjallë nukë lanë;
doqnë së-rish Medinenë,
e rrëmbyenë dhe Meqenë
munduan dhe pleqësinë,
q’ ishin ndodhur me Alinë
sepse s’ i ndihnë Osmanit
dhe Mavijes e Mervanit.
Ng’ ata, q’ ishin me Myhtarë
shumë trima e të parë
edhe të-tjer e të-tjerë
ngritnë krye këtë herë,
armikëvet më ç’ do anë
u ranë dhe shumë vranë,
njerëzija s’ u qetua,
po më shum u keqësua,
kurdoher ish e-përzjerë,
edhe lufta e pa prerë.
Vdiq Abdyl-Melill-kukudhi,
vate në djallt i-paudhi,
ndënjti i-biri Veliti,
që ishte vetë Jeziti.
Në mesthit të njerëzisë
ishte drit e Perëndisë,
Imam-Zejnel-Abidini,
q’ i vinin lottë si Drini,
kur kujtonte Qerbelanë,
dhe shokët’ e tij e t’ Anë,
ishte qëngj’ i Perëndisë,
shpres e gjithë njerëzisë,
gjithë të-mirët’ e donin,
e shpëtim soje kërkonin,
ajy ish si Zoti vetë
i-mirë dhe i vërtetë,
ishte shtyll’ e urtësisë,
edhe fjal’ e Perëndisë.
Veliti i-mallëkuar
nga nakar’ i zi i-shuar
dha urdhërë, pa e zunë,
e brënda në burk e vunë
shtatë vjet brënda e mbajnë
Zot i math kush e ka fajnë?
fajnë s’ e ka Perëndija,
po djalli e djallëzija.
Duke shkuar Zot’ i-mirë
la në vënt të tij të-birë,
q’ ish n’ udhët të Perëndisë,
e miku i njerëzisë,
kishte gjithë urtësinë,
shëmbëllente më Alinë,
si i at’ ish dhe i-biri,
Imam-Muhamet-Bakiri,
q’ ishte det’ i diturisë,
edhe drit’ e-mirësisë.
Shkoj në skëterrët Veliti,
q’ e pritte atje Jeziti.
Ndënj i-vëllaj, Sylejmani,
që ishte vetë Mervani.
Pas vdekjes’ së Sylejmanit
ndënj një nga fis i Mervanit,
Ymeri, që njerëzinë
s’ e la, të shante Alinë;
se më parë gjith’ e shanin!
edhe nëmënë s’ ja ndanin,
në falje shanin Alinë,
shpërnderonin Perëndinë,
mallëkoninë Hasanë,
edhe Hysejnë dhe t’ Anë,
edhe mëmë Fatimenë,
lëvdoninë Mavijenë,
e lëvdonin dh’ e uronin,
popo, se ç’ punë punonin.
Mavijeja dhe Jeziti
e vunë, po ky e ngriti,
gjer këtu pra këtë punë
armikët e-liq e shpunë.
Pas ati ndenjti Jeziti,
q’ e kishte vëlla Veliti;
pas ati ndënji Hyshami,
që hoqi soje Imami,
Imam-Muhammet-Bakiri,
pa duke shkuar’ i miri,
që s’ kish pasur shok në jetë,
si ajy Zot’ i-vërtetë,
la në vënt të tij të-birë,
q’ ish si i-ati i mirë,
ish Imam-Xhafer-Sadiku,
q’ i kish nakar armiku.
Pas Hyshanit ndënj Veliti,
q’ e kishte djalë Jeziti.
Zejdi Muhammet-Bakirë
e kish vëlla, Zotn’ e mirë,
j’ a vrau komb’ i-pabesë,
e s’ i mbet durim e shpresë,
pa tha: Me mua të vinë,
ata, që duan’ Alinë.
Ungrit gjithë njerëzija,
dolli posi mizërija,
edhe lëftuanë shumë,
prap u derth gjaku si lumë.
Armikët Zejdin e vranë,
edhe të birë, Jahjanë,
po shokëtë që shpëtuan,
u shtuan e s’ u qetuan,
pa në Sham u ngrin’ e vanë,
Velitn’ e zunë dh’ e vranë,
edhe një tufë armikë
i therrë si qe me thikë,
si u vra kështu Veliti,
ndënjti i-biri, Jeziti,
pa vdiq dh’ ajy nga lëngimi
ndënj i vëllaj Ibrahimi.
Pa bota duke përzjerë,
edhe atë me të nxjerë
ndënj në front të mallëkuar
që ishte më të rrëzuar,
n’ atë front të Mavijesë
Mervan i dyt’ i-pabesë.
Ky ishte Mervan gomari
gjysh i-tij ishte i-pari.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Wed Mar 15 2017, 06:52pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Qerbelaja XXII
- poemë nga Naim Frashëri

Gënjeshtra me të-vërtetën
po haheshin gjithë jetën,
e-vërteta kish Alinë,
gënjeshtra jezitërinë,
po dha dritë Perëndija,
dhe u xgjua njerëzija,
kupëtuan mirësinë,
prunë nër mënt dhe lirinë,
se po i shoj djallëzija,
i përmbysi rrobërija,
pa e lanë Mavijenë,
zunë mëmë-Fatimenë,
hodhë poshtë djallëzinë,
zunë Muhamet Alinë
xgjodhë Hysejn’ e Hasanë
lanë Jezitn e Mervanë,
të-vërtetënë e njohnë,
me zëmërë u pendohnë,
të gjithë më këmb’ u ngrinë,
u bënë me Perëndinë.
Në qytett të Horasanit
ishte i-par’ i-Mervanit
Nasrë-Sejar’ i-pabesë,
q’ ish miku i-Mavijesë.
Pa në Horasan Jahjanë
armikët e-ndyr’ e vranë,
dhe varur e kishin lënë!
me dorë s’ e kishin zënë!
edhe shumë kordhëtarë
Nasrë Sejjari kish vrarë,
pasdaj vrau dhe Qethirë,
q’ ish një burrë shum i mirë!
Djemt e vashatë mësonte,
një njeri me ujë shkonte,
u ngrit nga vëndi, që rrinte
një ujë kërkoj të pinte,
ujëtë në dor’ e mbante,
dhe me lot kish zën e qante,
lottë si krua i vanë,
se pru nër mënt Qerbelanë
s’ e mbajti dot mallëngjimnë
pa dha edhe mallëkimnë.
Nga ata miqt e Syfjanit
ish atje djal i Sinanit,
me një tjatrë van e thanë,
që mallëkoj pa e vranë!
Hadi Gjermani me besë,
q’ i doj djemt e Fatimesë,
e xgjoj botën q’ ish në gjumë
edhe mblodhi shokë shumë,
lëftoj me Nasrë-Sejjarë,
edhe me Mervan-Gomarë,
të-liqt’ u ndanë më nj’ anë,
edhe prapë shum u vranë,
pas besës’ së Mavijesë
e vranë me të pabesë
Hadi Gjerman kordhëtarë!
si dhe Qethirë më parë.
Kur në mest të njerëzisë
del dragoj i Perëndisë!
q’ ish i bukur si pallua,
i-fortë posi fajkua!
O ëngjëll! që vjen nga Zoti
edh’ e di ç’ u bë qëmoti,
ç’ ish ky burrë? as më thua,
q’ ish i-fortë si dragua!
Ky ishte Eba-Myslimi,
nga gjithë trimat më trimi,
të-keqen e dorës’ s’ ate,
i qofsha fal asaj shpate.
Shokë! tha, nër mënt të vimë
gjer kur të poshtër të rrimë,
në xgjedhët të Mavijesë,
të Mervanit të-pabesë,
gjer kur njerëzi e mjerë
në një brëngë të-paprerë,
dhe në dëm e në mëkatë,
e në frikë dit’ e natë.
Të-mirëtë duke vrarë
u bënë këta të parë,
kanë vrarë të vërtetën,
e-rremja ka nxirë jetën,
njerëzija sa ka vuar,
ç’ të-këqija ka pësuar,
se orët e kanë zënë,
edhe sot s’ duan t’ a lënë,
lanë dritëzën e-mirë,
u futnë në errësirë,
lanë djemt e Fatimesë,
aq’ bënë të-pabesë,
zunë Syfjan’ e Mervanë,
pa në rrobëri na lanë,
do t’ a përmbys këtë jetë,
për atë Zotn e vërtetë,
nga njerëzit e pabesë
as një nukë dotë mbesë.
Kush do Muhamet Alinë,
edhe le jezitërinë,
kush të dojë Fatimenë,
dhe heth poshtë Mavijenë
kush të besonjë Hasanë,
të mallëkonjë Mervanë,
edhe gjithë ligësitë,
dhe dëmet e djallëzitë,
kush beson Imam-Hysenë,
kush do nder e Mëmëdhenë
le të nisetë me mua,
se gjë tjatrë nukë dua,
po të vras jezitërinë,
e të përmbys ligësinë,
të nxjerr në shesht mirësinë,
e t’ a shpëtoj njerëzinë,
që është në të këqija,
edhe lark nga Perëndija.
Kështu tha burr’ i-vërtetë,
që s’ ka shok në këtë jetë,
shokët’ e tij pas i ranë,
së-pari xbritnë Jahjanë,
atë shpejt në dhet e vunë,
dhe me vrap luftën e zunë.
Kshu j’ a dil Eba Myslimit,
koha ishte koh e trimit,
e vërteta vate mbarë
se gënjeshtra ish e-sharë,
u shua fat’ i Syfjanit,
perëndoj yll’ i Mervanit,
edhe djalli ishte pshehur,
rrinte i qet e i dehur,
dha urdhërë Perëndija,
pa u zgjua njerëzija,
trimat e-mirë dhe djallë
me pahir në dhet e kallë.
Nga gjithë shokët m’ i miri
ishte Sylejman Qethiri,
edhe Kahtabe-Shebipi
e Mehmet-Hadi-Dalipi
dhe shumë burra të tjerë,
të dëgjuar e të vlerë,
po më trim ish Katabeja,
që hidhej posi rrufeja.
Këta vetëm për Jahjanë
tetë dhjetë mijë vranë,
dhen e qiellin e tuntnë,
dhe Nasrë Sejjar e muntnë
me tridhjetë shokë iku
pshetazi natën armiku,
po i ranë pas dh’ e zunë
Eba Myslimit j’ a prunë,
pa e varrë edh’ e lanë
tek kish lën’ ajy Jahjanë.
U kthye jeta si rrota,
pa u përmënt e gjithë bota
kujtuanë Perëndinë,
dhe prunë nër mënt Alinë,
edhe kohëzën e tija,
që mbretëronte lirija.
Ata zotërinjt’ e mirë,
që lan emrë të pavdirë,
gjith’ ato që kishin vuar,
bota s’ i kishte harruar,
ç’ hoqnë djemt e Fatimesë
nga komb i-lik i pabesë,
vjershëtorët i vjershëronin,
njerëzija i-mësonin,
dhe duke dëgjuar qanin,
të-parëvet nuk u ngjanin,
që vunë dorë dhe vetë
mi zotërinjt’ e vërtetë.
Zoti ndonëse mënonte,
punënë nuk’ e harronte
po duhet Eba-Myslimi,
ky nder j’ u fal ati trimi.
Pa buçiti njerëzija,
u mbloth posi mizërija,
e lanë jezitërinë
edhe Mervan-faqe-zinë,
se xgjedh e rënd i këputi,
kurti në skëterr i futi,
papo të-gjith u përveshnë
gjalljenë më nuk e deshnë,
lirin e bukurë xgjodhë,
robërinë posht e hodhë,
van e gjetn Eba-Myslimnë
u bënë shokë me trimnë.
Trimi zinë kishte zënë,
rroba të-zeza kish vënë,
vanilet e-zeza sterrë
i kishinë nderrë nd’ erë
posi korbi fluturonin,
armikët i frikësonin!
Bir! o bir! Eba-Myslimi!
sa ish burr i-fortë trimi!
si shqipja n’ armikë binte!
shpat e shigjetë s’ e zinte!
qytetet i kish shpëtuar,
armikët i kish tmerruar!
kush kish të bënj më Syfjanë,
me Jezitn e me Mervanë
dhe si shpes të fluturonte,
nga kordh e ati s’ shpëtonte.
Xgjodh nga gjithë kordhëtarët
më trimat e vu të parët,
përhapi gjith’ ushtërinë,
dhe thirri ndihmës Alinë.
Ishinë trima të parët
edhe gjithë luftëtarët,
gjithë kush nga parësija
shkoj me ushtërit të tija,
më të gjith anët u ndanë,
vetë zuri Horasanë,
trimi mi trimat e tjerë,
Zot i-math e shum i ndjerë.
Trimatë luftën e zunë
dhe gjaknë më gjut e shpunë
armikëtë i tmerruan,
i vran i pren e i shuan!
nga ajy komb i pabesë,
që j’ u falë Mavijesë
një më këmbë nukë lanë
i rrëzuan e i vranë!
se ashtu kish’në vrarë
pa s’ mbetetë shpagë pa marë
është gjall Zot i-vërtetë,
mos e dish jetën të shkretë!
armikëtë shum u mburrë
po e liga s’ del tej kurrë.
Trimatë, që u përndanë,
sicili mori më nj’ anë,
armikëtë i dërmuan,
dhe më ç’ do luftë fituan,
të shumët syresh i prenë,
e bënë det edhe dhenë,
të pakëtë që shpëtuan
lanë vëndetë dhe shkuan,
trimat e Eba-Myslimit,
shokët e mirë të trimit,
duke përhapur si drita,
mbuluan dhenë si dita,
më njanë zunë Qofenë,
m’ anët tjatrë Medinenë!
Punëtorët e Mervanit
i tërë komb i Syfjanit
ikënin të turpëruar,
njerëzit e mallëkuar!
ata të pakët që mbenë,
muarrë fshehtazi dhenë,
n’ atë Shamt të shkretë vanë,
të piqëshin me Mervanë!
Gënjeshtra mbë dhet po binte
e vërteta zu të ndrinte,
dimri ish më të mbaruar,
po vinte ver e uruar
nata ishte duke ngdhirë
po lintte një dit e mirë.
Trimat u dhanë më derë,
edh’ e ngrin Imamt-Zhaferë,
ishin të tërë me shpata,
edhe me ushta të gjata
duke falurë i vanë,
të-gjithë nër këmb i ranë
i thanë: Na dërgoj trimi,
miku yt Eba-Myslimi,
që të të vëmë të parë,
e puna të vejë mbarë,
se neve veç derës s’ uaj
s’ vëmë tjatër e të huaj,
pa erthmë të marrim dorë,
po mos na lerë të gjorë.
Këta këto fjal’ i thanë,
po kur dhe të-tjer u dhanë,
erdhi gjithë parësija,
dh’ e rrethoj shtëpin e tija.
Falësor i Perëndisë,
shtyll e gjithë njerëzisë,
me nder të math shum i priti
me dashuri i gostiti.
Ata në krahror ju futnë
gjithë me një zë ju lutnë,
donin t’ a bënin të parë,
e t’ a vinin nënë barrë,
si e pa që nuk e linin,
me pahir donin t’ a vinin,
u tha: Mua mos më ngini,
në këtë punë s’ më kini,
po ju mua në më doni,
fjalënë në ma dëgjoni,
një tjatrë t’ u gjej unë,
e të mbarohet kjo punë,
dhe unë t’ u ap uratë.
Kshu tha Zoti jetë gjatë,
si e bindi njerëzinë,
u vuri të-kushërinë.
Ajy ishte Abdullllahu,
ishte Abdullllah-Safahu,
Abaz’ ish stërgjysh i tija,
pa e donte njerëzija,
Muhammeti me Alinë
Abazë ungj e kishinë.
Këtu u bë Abdyllllahu,
pa gjithëkush e përkrahu,
në Qofe pasdaj e shpunë,
atje të-parë e vunë.
Sylejman-Ebu-Selmeja,
vu fjalë, q’ u tunt Qofeja,
më parë plaku i-gjorë
nga të gjithë mori dorë;
numëroj ç’ kishinë bërë
Syfjanasit gjat e gjërë,
njerëzija vuri veshnë,
atë të-parë e deshnë.
Po punën e bëri trimi,
Zot’ i math Eba-Muslimi,
të mos ish kordh e atija,
nukë ngrihej rrobërija,
ajy rrëzoj mbretërinë,
edhe nderoj njerëzinë,
shoj farën e Mavijesë,
q’ ish e-lig’ edh’ e pabesë.
S’ i harronte Perëndija
aqë shumë të-këqija,
pa kush e bën dot’ a gjenjë,
Zotn e-math s’ mun ta gënjenjë,
s’ gënjen dot dhe njerëzinë,
q’ e njohnë ligësinë,
gënjeshtra dhe ligësitë
s’ dalënë kurrë në dritë,
pa të lenë n’ errësirë
e vërteta ësht’ e pavdirë,
kurdoherë mirësitë
i mundinë djallëzitë
e-drejta dhe e vërteta
s’ mbetenë kurrë të shkreta,
tek mbretëron urtësija,
atje është Perëndija.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Wed Mar 15 2017, 06:52pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Qerbelaja XXIII
- poemë nga Naim Frashëri

Mervani mbleth ushtërinë,
të-tërë, q’ e kish të tinë,
edhe derdhet të lëftonjë,
mbretërinë tja mburonjë,
ishte posi mizërija,
e-shum ushtëri e tija,
po ishte për të rrëzuar
ajy fron’ i mallëkuar!
q’ e kish ngrehur djallëzija,
dhelpëri e ligësija,
ishte fron i Mavijesë!
i bushtrësë së pabesë!
ajo mbretëri e shkretë!
sa dëm kish bërë në jetë!
një Mervan i pat filluar,
një Mervan e ka mbaruar!
Duke shuarë Syfjanë
Zot i math edhe Mervanë,
përhapi gjith’ errësirën,
pruri dritën e të mirën,
Zot’ i-mir Imam-Xhaferi,
shpirt-math e zëmrë-gjeri,
nër punra s’ ish përzjerë,
dhe s’ përzjehej nonjë herë,
po i thoshte njerëzisë,
edhe gjithë miqësisë:
ç’ bën ata, ju mos e bëni,
njeriu, kur e ha qeni,
kur e ha qen’ i-tërbuar,
me dhëmbë duke kafshuar,
ajy po s’ munt t’ a kafshonjë
fajnë duhet t’ j’ a dhuronjë,
se e-liga edh’ e-mira,
njeriu dhe egërsira
qysh munt të ndahet në jetë
ndaj njeriut të vërtetë?
i-pari ynë ka thënë:
njerëzija ç’ do q’ u bënë,
juve duhetë t’ i ndjeni,
dhe mirësi të rrëfeni.
Kshu the me zemrë të-qetë,
të qofshim falë për jetë!
Abdullllahu, zot’ i-ndjerë,
që kish nip Imam-Xhaferë,
ish i-par i ushtërisë,
dhe i gjithë njerëzisë,
shumë trim ish Abdullllahu,
pa mi kry’ e kish Sefahu.
Ky burrë trim u lëshua
mi Mervanë si dragua,
ra pas dhe ushtërija,
gjithë njerëzi e tija.
Posa ishte bërë ditë,
kur u poqnë ushtëritë
nd’ anët të Fratit të shkretë,
opopo! Zot i vërtetë!
Në anët të ati lumi,
tek shkon ulërimë shumi,
sa punë kishinë ngjarë!
gjakërat dhe s’ ishin tharë!
nd’ anët të Fratit një herë
njerëzija ish përzjerë!
më njan ish Aliu vetë!
Zot’ i-math e i-vërtetë!
edhe gjithë urtësija,
mirësi e njerëzija,
më nj’ an ish Mavije djalli,
që botën në breng e kalli,
ish bashkë me djallëzitë,
e me gjithë ligësitë!
atje kordha vetëtiti,
edhe kali hingëlliti,
pa ra siprë si rrufeja,
andaj u tremp Mavijeja,
ahere rrëfeu fenë!
shiko dhelpëritë ç’ gjenë!
mi ushtët vuri kuranë!
dhelpëritë gjall e lanë!
Ah! o shtrig’ o moj e thënë!
vallë ti t’ a kishe vënë?
punët ti t’ i kesh gatuar?
apo kështu ishin shkruar!
o fat! o plaku sy flakë
nukë je dhe ti i-pakë!
Në anët të ati lumi,
që s’ e ze të shkretën shumi,
n’ ato çuka n’ ato maja,
atje është Qerbelaja!
ndë atë vënt është bërë
ajo pun e madh e tërë!
Nd’ anët t’ ati Ibrahimi
kishte marë shpagë trimi!
Njeri nër mënt s’ munt t’ i bjerë
gjithë ç’ ngjan atje një herë!
Edhe tani m atë anë
i shpu e thëna, pa vanë!
se gjithë ç’ kishinë ngjarë
tashti ishin për të larë!
prap Aliu ish më njanë!
se djali po ngjan më t’ anë,
ajy ishte Abdullllahu,
burri trim, i lumtë krahu!
lulja pshihet e del prapë,
kur vjen verëza me vapë!
ish bashkë dhe Perëndija
edhe gjithë mirësija.
Djallëzi e Mavijesë
ishte Mervan i pabesë
me të-gjitha ligësitë,
edhe dita ajo ditë!
vjen rreth e rrotullë jeta,
po puna ajo ësht’ e shkreta!
Abdullllahu me të parë
armikët, tek kishin rarë,
tha: Këtu donja dhe unë,
se këtu u nis kjo punë,
këtu dhe fundin t’ a gjenjë,
e gjithë kush t’ a rrëfenjë.
Kështu tha dhe ngriti sytë
drejt Zotit, që s’ ka të dytë,
pasdaj mblodhi ushtërinë,
e të-tërë Parësinë,
sicilën në vënt e vuri,
dhe fjalë t’ ëmbëlë zuri,
tha: Vëllezër e miq e shokë!
Zotërinj q’ u kam mi kokë,
sot i-tërë kombi ynë
nër ne ka shpresën e synë,
se e lodhi robërija,
e këputi ligësija,
pa tani rreh të shpëtonjë,
e pasdaj të lulëzonjë,
të shpëtonjë robërije,
e të dalë djallëzije.
Se dit e-bardh e lirisë
ësht’ urat e Perëndisë,
të liruarë e lanë
këtë vënt prinditë t’ anë,
po ra nër thonj të Mervanit,
në urdhërit të Syfjanit,
në xgjedhët të Mavijesë,
që s’ kish njerëzije pjesë,
e di njerëzi e tërë,
ç’ të këqija kanë bërë,
mëmëdhenë e shkretuan,
kombinë e varfëruan,
me një luftë të-paprerë,
e lanë that’ e të-mjerë,
i përzunë mirësitë
pa kallë jezitëritë
njerinë e kanë lidhur
në një kurt shumë të-hidhur,
kanë ngritur njerëzinë,
kanë vënë liqësinë,
mirësin e shpërnderuan
e dhelpërinë mësuan,
kanë shkelur Zotërinë,
duke kallur djallëzinë,
më s’ njeh as i-biri t’ anë,
as i-vëllaj të-vëllanë,
se turp në faqe s’ ka mbetur
pun e madhe na ka gjetur
kanë bërë tjatrë besë
njerëzi e Mavijesë,
besë kanë marëzinë,
për gjë s’ e zënë njerinë,
vunë lig armiqërinë,
përmbysnë vëllazërinë,
për Zot të-math zunë djallë,
edhe në mest t’ ën e kallë,
zunë djall e djallëzinë,
s’ e kujtuan Perëndinë,
kombinë në kurt e vunë,
e në hekura e shtunë,
marjen e makutërinë,
prishjen edhe babëzinë,
të-këqijat gjithë ç’ janë,
e të ligat an e mb’ anë,
në mest t’ ënë na i prunë,
me ato shikojnë punë,
e vunë kombin në xgjedhë,
sa më s’ munt mënttë t’ i mbledhë!
Ne s’ e dromë këtë punë,
pa armikëri na zunë,
për të vënë rrobërinë
janë prishur me Alinë!
kanë sharë Fatimenë!
për të ndryshuarë fenë,
për të marë kombin pranë
helmuan? Imam-Hasanë!
s’ lanë gjall njeri të mirë,
pa prunë kët errësirë,
të-gjithë prinditë t’ anë
për një të vërtetëz u vranë!
për të mirë u përpoqnë,
e brengë të madhe hoqnë!
e kam nër mënt dit e natë,
kur më rrëfente im atë
duke qarë Qerbelanë,
dhe shokët e tij e t’ anë
me syt të tij e kish parë
në Qerbela ç’ kish ngjarë
dhe atë se mos e lanë
shumë mundime i dhanë
apo mos lanë të birë,
Imam-Muhamet Bakirë
pas ati dhe të vëllanë,
Zejdin e t’ im nip Jahjanë
edhe të-tjer e të-tjerë,
të-tërë kombin e-mjerë
lëftuanë të-vërtetën,
e vunë ligë të metën
kjo brengë s’ thuhet e tërë,
vet’ e dini ç’ kanë bërë.
Tani, Zotërinjt’ e mirë!
neve me zëmrë të ngrirë
gjer kur të rrimë të qetë?
e në rrobërit të shkretë?
Yll’ i-tyre ësht’ i shuar,
Yll i shkret i mallëkuar,
njerëzija po na presën,
se nër ne e kanë shpresën,
kjo është një e madhe ditë,
njerëzis i bije dritë,
në u prishtë sot armiku,
dit e zezë vate iku,
në mbettë së-rish në jetë,
mbet kombi për jet i shkretë,
fluturoj përpjet e-mira
ndënj e liga dhe errësira!
kshu tha me zë të ëmblë plaku,
mëndje shum e fjalë paku.
Shokët shum i bënin nderë,
se kish nip Imam Xhaferë,
Abdullllahu jetë gjatë,
ay Zot i-mirë atë
kishte Zejnel Abidinë,
p’ andaj ngjante më Alinë,
gjysh kishte Imam-Hysenë,
q’ e kish mëmë Fatimenë.
Parësija shkoj në ballë,
thanë s’ kthehemi të gjallë.
Plaku kur hipi në kalë,
dukej i ri posi djalë,
pas i bije kalorija!
pa u çkul dhe këmbësija!
Gjith kush kordhënë xhveshi
pa u derdhë si rrebeshi!
po armikëtë qëndruan,
vëndinë nuk’ e lëshuan,
pa erth u ndes luft e shkretë!
luftëtarët si mbletë,
gjithë bininë të vrarë,
ndeheshinë posi trarë!
vinte gjaku si rrëketë
duke derdhur tatëpjetë!
Frat i-shkretë, duke shkuar,
vij në dett i trumbulluar!
pluhuri ngrihej përpjetë,
edhe bashkohej me retë,
luft e-zez e-mallëkuar
ishte shum e tëmëruar!
Abdullllahu ndënj më nj’ anë,
se shumë shokë j’ u vranë,
papo tha: Zot i-vërtetë!
dotë na lesh rop për jetë?
Yll i-luftës i pabesë!
mos rreh t’ i ndinç Mavijesë?
Kështu tha dhe u lëshua
mi armikët si dragua!
shokët trima bashkë vanë,
me të-math vertik u ranë,
dhe ata së rish i-pritnë,
dhe shtun e shumë goditnë,
po këta në mest u ranë,
edhe kohë më s’ u lanë!
ahere ish trimërija,
me atë bëhej çudija,
s’ kishte dalë plumb’ i-shkretë
q’ e vuri në dhet për jetë!
pa i çan’ e i përndanë,
dhe i thyen’ e i vranë!
Mos u prishtë ushtërija,
pa ikën bagëtija!
Mizërit e ushtërisë
si tufët e bagëtisë
u përhapn’ e u përndanë,
po i ndoqn e gjall s’ i lanë.
Mervani shpëtoj dhe iku!
vetëm një shigjet e pshiku
i ra kalit edhe humbi,
iku me vrap posi plumbi
të-tjerët të gjith u vranë,
djalli e shpëtoj Mervanë!
pa u arratis e iku
nukë ra në dor armiku!
Sa lëftoj mir’ Abdullllahu
o trim! më të lumtë krahu
rrith gjaku nga kordh’ e-larë
si shi përdhe duke rarë!
armikëtë si i preu,
gas të math në zëmrët ndjeu
më gjunj unjet trim i mirë!
me një të madhe dëshirë,
pa ngre sytë drejt përpjetë
thotë Zot! Zot i-vërtetë!
Zot i-math! të qofsha falë!
qeshë plak më bëre djalë
sa nder të math më dhe mua
armiku ynë u shua!
e more shpagë vetë!
Zot i math e i-vërtetë.
Më këtë vënt! te ky lumë
qenë bërë punë shumë!
këta sot të gjithë ç’ qenë
atë, që bënë e gjenë!
S’ të shpëtuanë nga dora
ti more shpag unë s’ mora
vetëzë gjith i çpërbleve!
neve kurrë s’ na gënjeve!
Kshu tha dhe u mallëngjye,
pa nga shokëtë u kthye,
tha, ju trimat e-vërtetë
latë emërë për jetë,
nderuatë Perëndinë,
shuatë jezitërinë.
Tha kshu edhe qau shumë,
lottë j’ u derdhë si lumë.
Po Mervani s’ ra në dorë,
iku e mori tërthorë!
djalli pshihej si lugati,
po s’ i kishte ndirë fati,
nga do shkont’ e tekdo vinte
një brengë udhën e zinte,
pruri rreth gjithë Syrinë,
Egjyptën e Arabinë,
herë si lipës shëndinte,
herë nëpër male rinte,
pshihej nër pyje e nër vrima,
ikënte si vetëtima,
dhe gjum’ i-zi kur e zinte,
me një sy hapurë flinte,
si ariu fletë hante,
shpirtin me pahir e mbante!
edhe thoshte unë! mbreti
të bënem kshu oh! ç’ më gjeti
po më së fundi e gjenë
edhe kokënë j’ a prenë.
Abdullllahut j’ a dërguan,
punënë kshu e mbaruan.
Po nga fisi i Syfjanit,
edhe nga far e Mervanit
këtu-këtje kishin mbetur,
të gjithë s’ kishinë vdekur,
ata të tërë u ngrinë!
s’ e linin jezitërinë
s’ e lininë marrëzinë
pa bota u ashpërua,
rrodhi gjaku si përrua,
sa s’ mbet farë pej Syfjani
pej Jeziti, pej Mervani
të gjallëtë gjith i shuan
edhe varret’ i rrëmuan!
eshtërat e Mavijesë,
të Jezitit të pabesë,
t’ ati Mervanit të parë,
q’ e kish nip Mervan gomarë
të gjithë fisit t’ atyre,
q’ ish ngaj’ e asaj myxyre,
në zjart i hodh’ e i doqnë!
se nga ata shumë hoqnë!
u shua Jezitërija
p’ ashtu shpëtoj njerëzija
gas të-math dërgoj në jetë
Zot’ i-math e i-vërtetë,
u shua armikërija,
dhe djalli e djallëzija,
kombi shpëtoj robërije,
dhe ç’ do farë ligësije.
Ç’ do të bënjë njerëzija
shpejt e gjen nga Perëndija
edhe e mira s’ harrohet,
dh’ e liga nuk mënohet,
gënjeshtra s’ munt të rronjë
nukë munt të trashëgonjë
se mbretëron e vërteta,
kshu ‘shtë që kur u bë jeta.
Të ngjarët e Qerbelasë,
punët e Ali-Abasë
janë për jetë pasqyrë,
rrëfejnë këtë mënyrë,
Zoti mësim për të dhënë
neve ato i pat thënë
e-vërteta ësht’ e-vërtetë
Ajy mbretëron për jetë.
Shokë juve mos u ndani,
këtë fjalë mënt t’ a mbani.
E patë fundi si dolli?
Zot’ i math këtuth e solli,
erth urat e Perëndisë,
i dha dritë njerëzisë,
kupëtuan ç’ vlen lirija,
q’ e humpnë nga Perëndija,
e muarrë vesh të-tërë
Mavijeja ç’ u pat bërë,
dhe Jeziti me Mervanë,
e shokëtë, që u ngjanë,
ishin në gjum e u xgjuan,
të mirën e kupëtuan
ahere e deshn’ Alinë,
deshnë Zejnel-Abidinë,
edhe Hasan’ e Hysenë,
deshnë mëmë Fatimenë,
edhe Muhamet Bakirë,
i njohnë q’ ishin të mirë,
deshnë dhe Imam-Xhaferë,
i bënë si duhej, nderë.
Sylejman-Sardi së pari,
pasdaj burr’ i-math, Myhtari,
trim i mirë, Ibrahimi,
Zot’ i-ndjer’ Eba-Myslimi,
Abdullllahu e të-tjerë,
që duallë shumë herë
burratë trima me besë
bënë të madhe shërbesë,
shërbesë për njerëzinë
shtunë poshtë ligësinë
shpëtuanë mëmëdhenë,
duke shtënë Mavijenë.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Wed Mar 15 2017, 06:53pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Qerbelaja XXIV
- poemë nga Naim Frashëri

Po Sefahu s’ rrojti shumë;
Oh! moj jet e-shkret’ o lumë!
Ndënj në vënt të tij i-parë,
i vëllaj, po s’ vate mbarë.
Ajy ish Ebu-Xhaferi,
që pat zëmërë pej derri!
duke prishur parësinë,
ngreh në Bagdat mbretërinë,
dhe i shton ditë me ditë,
shtrigërit’ e ligësitë!
me Abdullllahnë e prishi
ligësi të madhe grishi
pa ngrehu edhe mejtimnë,
vu në dor’ Eba-Myslimnë,
e vrau me të pabesë
si Jezit’ i Mavijesë
si qeni, kur ha të zotnë,
që e ushqen gjithë motnë
po dhe jeta j’ u shkurtua,
ligësija u mbarua,
erth Mehdiu me Hadinë,
q’ e kujtuan Perëndinë,
pas atyre erth Haruni
ndënj në front posi beguni,
edhe mori shumë pjesë,
nga punët e Mavijesë,
Abazajt’ e turpëruan
me punërat, që punuan,
të-tërë farën e tyre,
s’ mbajtnë një farë mënyre,
u zunë nga shtrigëritë,
prunë gjithë ligësitë,
udhën’ e-paudhë zunë,
nder e tyre posht e shtunë!
ndoqnë gjurmët’ e Mervanit,
edhe rrugën e Syfjanit.
Haruni, mbret’ i pabesë
zu udhën e Mavijesë,
vu nakar m’ Imamn-Xhaferë
q’ ish i-mir e shum i-ndjerë,
i bënte nder njerëzija,
se ish vetë mirësija,
ç’ bënte mbreti, s’ i pëlqente
se jashtë udhës i gjente,
po kurrë nukë përzjehej,
më të-tjerët s’ shëmbëllehej,
ajy ish njeri i qetë,
i-urtë e i-vërtetë,
pa njerëzija e donin,
të-miratë s’ i harronin.
Mbreti për faqe e donte,
kurdoherë e nderonte,
dhe Imami jetë gjatë
mbretit i ipte uratë,
po mbreti shih njerëzinë,
q’ e donin si Perëndinë,
papo nakari e çponte,
e shpirtinë j’ a lëndonte,
se s’ kish dashuri me besë
për shtëpit të Fatimesë,
për faqe Imamn’ e donte,
pshehtazi varr’ i rëmonte!
ësht’ i-keq shumë nakari,
e djek zëmrënë si zjari.
Kish dhe njerës që xegitnin,
nakarë ja përsëritnin,
Hiqëshinë si të mirë
po ishinë shpirt-shëllirë
pshehtaz’ ishin të-pabesë
pun e keqe, që s’ ka ndjesë,
nukë ishinë të mirë
ishinë zëmrë-këllirë
papo kaqë dh’ e helmuan
njerëzinë e shkretuan
e ndëroj jetën i miri,
ndënjt në vënt të tij i biri.
Ky t’ e Imam-Musa-Qazimi,
që e kishte shoq nga mësimi.
Ajy ish i-ati vetë,
shum i-mir’ e i-vërtetë.
Haruni ishte pendohur,
fajn’ e tij e kishte njohur,
e qau Imamn’ e mirë,
dhe e desh shumë të-birë.
Imam Musan’ e doj aqë,
sa shumë vjet shkoj me paqë.
Ahere dhe dituritë
duallë shumë në dritë.
Gjithë fis’ i Fatimesë
ishin njerës me besë,
shëmbëllenin më Alinë,
kishin gjithë urtësinë,
dhe mizën ata s’ e ngisnin
fjalëzë të keqe s’ flisnin,
dhe atyre, q’ i mundonin,
e zëmrën u përvëlonin,
ata u bëninë mirë
me zëmrë e me dëshirë.
P’ andaj i kanë lëvduar,
e kurrë s’ janë haruar,
i do dhe sot njerëzija,
se mbahet mënt mirësija.
Mbreti sa plakej marrohej,
papo ligësija shtohej,
zu vrit e prit njerëzinë,
të-huajnë dhe të tinë
njeriu s’ i sillte besë,
si dhe fis’ i Mavijesë,
njerës nukë kish të mirë,
dhe vet’ ishte egërsirë,
pa Imam Musan e vunë
në burk pa faj e pa punë
dhe e mbajtn’ e s’ e lëshuan
më së-fundi e helmuan,
o njerëzit’ e pabesë!
mos paçi nga Zoti pjesë!
Kur e mbyll’ Imam-Musanë,
la të bir’ Ali-Rizanë.
Ahere vdiq dhe Haruni,
erth Emini pa Memuni.
Memuni zu Horasanë,
dh’ e desh shum’ Ali-Rizanë.
Imam Ali Rizaj rrinte
me mbrenë bashk’ e s’ e linte,
që të bënte të këqija,
e të dil nga njerëzija,
pa kështu shumë vjet shkuan,
të mirëtë u gëzuan,
po të-liqtë mbren’ e tallë,
me të-rreme djall’ i kallë.
pa uzu nga ligësitë,
e nga dëmi nat’ e ditë,
erth upërzje njerëzija,
shum’ ubënë të-këqija,
pa Imam-Ali-Rizanë
dhe Abazë, të vëllanë,
i vranë me të-pabesë!
mos paçin nga Zoti ndjesë!
Fajnë s’ e ka njerëzija,
e ka vetëm ligësija,
andaj t’ i rimë mërguar,
se ‘shtë shum’ e mallëkuar!
Imam-Rizaj la të birë
në vënt të tij, q’ ish i-mirë,
nukë kishte shok në jetë,
ish i urt’ i-vërtetë,
la shtyllë për njerëzinë,
Imam-Muhamet Tekinë,
që e donte njerëzija,
gjith’ ishinë miqt’ e tija.
Më pasdaj vdiq dhe Memuni
ndënj Ebu-Ishak-beguni,
pa si e pa njerëzinë,
q’ e doj Muhamet-Tekinë,
e helmoj me të pabesë!
njerëzin’ e la pa shpresë!
i-ri e la këtë jetë!
vate te Zot’ i-vërtetë!
la në vënt të-tij të birë,
q’ ish si drita n’ errësirë,
la Imam-Ali-Nekinë,
bari për mi njerëzinë.
Drit’ e Zotit ish i-miri,
po mbret’ i-lik, Mystensiri,
që s’ pat njerëzije pjesë,
e vrau me të-pabesë!
Zot’ i-mirë e plot mëshirë
la në vënt të tij të birë,
Imam-Asan-Asqerinë,
të kish kujdes njerëzinë,
udhën e drejtë t’ u thotë,
të mos mundohenë kotë,
udh’ e-drejt’ ish njerëzija,
urtësi e mirësija,
po bota ish n’ errësirë,
s’ e shihte udhën’ e-mirë!
Mbretrëtë shum’ umahnitnë,
dhe nga kombi umërzitnë.
Ishte fron’ i Mavijesë!
ngrehurë me të pabesë!
atje kushdo, që të rrinte,
djallëzinë do të zinte!
Ushtërija mori bujë,
e bëri botën rrëmujë,
se mbret nukë kish të mirë
ishinë gjith’ egërsirë,
pa i nxuarr’ e i vranë,
në prehje po nuk’ i lanë,
pasdaj vunë Mysteinë
dh’ e marruan faqe-zinë,
pa njeri nukë besonte,
edhe andaj nuk’ e donte.
Imam-Hasan-Asqerinë,
se mos i ip arratinë!
e të rrinte në front vetë!
po kjo s’ ish fjal’ e-vërtetë.
Kshu edhe fis’ i Syfjanit,
e gjithë far’ e Mervanit,
dhe Abazajt’ e-pabesë,
që vanë pas Mavijesë!
Kurr’ Imamët nukë donin
mbretëri e gjë s’ kërkonin,
n’ atë fron të-mallëkuar
s’ rrinte njeri i uruar.
Po s’ u dil e-shkreta frikë,
u rij në zemrë si thikë,
se shihninë njerëzinë,
q’ i kishin si Perëndinë,
pa s’ i lij edhe nakari,
i përvëlonte si zjari!
dhe të-liqtë nuk’ i linin,
i çponin’ e i xeginin!
E prishënë mëntsh Mystrinë,
dhe i kallë djallëzinë
sa të liq’ e të-pabesë,
që kishinë soje shpresë,
pa pshehtazi kall’ e vranë
Zotn’ e-mir’ Imam Hasanë!
Ajy la për njerëzinë
Imam-Muhammet-Mehdinë
që ishte i-bir’ i-tija,
i-dashur te Perëndija.
Imami ish djal’ i-qetë,
kish vjet vetëm dy-mbë-dhjetë.
Po ish prishur njerëzija,
ish prishur dhe mbretërija,
qeni s’ e njihte të Zotnë,
kështu shtynte moti motnë.
Koha me dëme po shkonte,
njeriu mënt po s’ mësonte.
Andaj Abazajt’ uprishnë,
se rreziknë vet’ e grishnë,
më në funt shtrenjt e paguan
Çingjizasitë i shuan!
se nukë do Perëndija,
të heqënë njerëzija,
p’ andaj nukë le dhe plagë
pa pagesë e pa shpagë!
njeriu ç’ gjë bën në jetë,
atë dot’ a heqnjë vetë!
a i-biri a e-bija,
se nuk’ e le Perëndija!
p’ andaj na dha në vetijë,
na fali dhe vetëdijë,
që ajo të na mësonjë,
ajo dhe të na gjykonjë,
të na apë dhe gëzimnë,
edhe brengën’ e mundimnë!
të gjitha na i ka dhënë,
i kemi në dorët t’ ënë!
bënë shumë të-këqija,
pa i prishi Perëndija!
mbretëritë e-pabesa
humpn’ e vanë posi vesa!
pasdaj erdhë mbretrë shumë
po nga tjatrë lënd’ e brumë,
si Selçok’ e me të-ndjerë,
dhe Osmanas e të-tjerë.
Imam-Muhammet Mehdinë
Ëngjëllit me krah’ e ngrinë
e hoqnë nga njerëzija,
e shpunë te Perëndija!
Njerëzija rrahnë dhenë,
e kërkuan, po s’ e gjenë!
në gjithit të-Perëndisë
hyri drit’ e njerëzisë!
është gjall! është në jetë
pranë Zotit të-vërtetë!
Që nga Muhamet-Aliu
gjer te Muhammet-Mehdiu
erdh’ Imamë dy-mbë-dhjetë,
gjithë njerës të-vërtetë!
ata Zotërinj të mirë
janë gjall e të-pavdirë,
dhe foshnja katrë-mbë-dhjetë,
si ëngjëllit’ e-vërtetë,
armikët’ i kanë vrarë!
pa ranë dëshmimëtarë,
gjith’ atë brengë, që hoqnë,
për ne të-zest upërpoqnë
janë pra si kanë qënë,
në shpirtt e në zëmrët t’ ënë
atje është edhe vetë
Zot’ i-math e i-vërtetë.
Na lanë vëllazërinë,
miqësin’ e urtësinë,
edhe gjithë mirësitë,
na hoqnë nga djallëzitë.
Edhe nukë na harruan,
po pas syresh na dërguan
shumë njerës të-vërtetë,
q’ e ndrituan këtë jetë,
na dhanë udhën’ e-mirë,
s’ na lanë në errësirë.
Zotërinj, u qofsha falë!
pa j’ u s’ rrëfehi me fjalë.
Bes’ e udh’ e Perëndisë,
q’ i duhetë njerëzisë,
është vetëm e vërteta,
me atë mbahetë jeta.
Pa qasuni, Shqipëtarë,
Zot’ i-math e sjelltë mbarë,
të zemë vëllazërinë,
mirësin’ e miqësinë,
jemi të-gjithë një farë,
e nukë jemi të-ndarë,
vëllezrë të-tërë jemi,
një shpirt e një zemrë kemi
gjithë rrojmë me një shpresë,
dhe kemi gjithë një besë.
Bes’ e mbar’ e Perëndisë,
udh’ e mir’ e urtësisë
është vetëm mirësija,
e-vërteta, njerëzija,
zemr’ e-bardhë, shpirt i mirë,
me mëshir’ e m’ ëmbëlsirë,
e-drejta, vëllazërija,
dashurija, miqësija.
Gjithë besëtë, që janë,
vetëm këtë udhë kanë,
këtë thotë besa jonë,
dhe të tjerat këtë thonë,
se ndë jetë s’ ka dy besë,
një ësht’ e një dotë mbesë,
besë është Perëndija
dhe udh’ e saj njerëzija.
Ajy, që do njerëzinë,
ka besuar Perëndinë,
kush ka në zëmrë mëshirë,
thuhetë njeri i-mirë,
ç’ do njeri vëllath e kemi,
gjithë nga një baltë jemi,
kemi një shpirt në vetijë,
jemi gjithë një fëmijë,
një mëm’ e një atë kemi,
në një fytyrë po jemi.
Pa kur desh Zot’ i-vërtetë,
të tfaqet në këtë jetë,
nxori në jetë njerinë,
atje e gjen Perëndinë.
Ç’ do gjë, që shohëm në jetë,
na rrëfen Zotn’ e-vërtetë,
më ç’ do anë, që shikojmë,
atë fytyrë vështojmë.
Një zemërë të-qëruar
na kërkon Zot’ i-lëvduar,
edhe punëzën’ e-mirë,
dhe njerëzi e mëshirë,
dhe të-madhit t’ i bënç nderë,
dhe të vogëlit nga herë
na dha mëndjenë më kokë,
e na bëri miq e shokë.
Atë që s’ të vjen ty mirë,
po të duket’ e-fështirë,
mos e bëj dhe ti në jetë,
në je njeri i-vërtetë.
I-ligu e gënjeshtari,
rrëmbenjësi e kusari,
vrasësi, që vret njerinë,
i prish të vëllajt shtëpinë,
ata që shajn’ e qërtojnë,
dhe heqin’ e kallëzojnë,
edhe bëjnë të-këqija
e rrojnë si bagëtija,
i venë pas djallëzisë,
së-rremës’ e ligësisë
s’ kan as njerëzi as besë
se i ngjajnë Mavijesë.
Pse e duam ne Alinë?
se ka bërë mirësinë
ashtu edhe Fatimenë,
edhe Hasan e Hysenë
dhe Imamëtë të-tërë
i duam, se kanë bërë
mirësi në këtë jetë
me të-drejt e të-vërtetë.
Mavijeja e Syfjani,
dhe Jeziti e Mervani,
ligësi kanë punuar,
pa janë të-mallëkuar.
Shih sa vlejtka pun e mirë
dh’ e-liga sa ‘sht’ e-fështirë!
njëra është e-lëvduar,
tjatëra e mallëkuar
njëra ësht’ e Perëndisë
tjatëra e djallëzisë,
e-para ‘sht’ e-xbukuruar,
e-dyta e shëmëtuar,
nj’ ësht e-lig e nj’ ësht e-mirë
një drit e një errësirë.
Ajy, që bën mirësinë,
ka në shpirtit Perëndinë,
ajy që ka ligësitë,
ka djallë dhe djallëzitë.
Zot i-math e i-vërtetë!
bë-na t’ urtëth e të qetë,
fal-na gjithë mirësitë,
ep-na dituri e dritë,
dhe njerëzi e mëshirë,
mos na lerë n’ errësirë,
afëro-na urtësinë,
e mërgo-na djallëzinë,
hiq-na nga makutëritë,
dhe nga gjithë marrëzitë
nga dëmi nga lakëmimi
e na shpjerë te gëzimi
udhën e-drejtë rrëfe-na,
me kamjet t’ ënde ushqe-na
fal-na durime dhe shpresë
urat e shpëtim e ndjesë
mos na turpëro në jetë
Zot i-math e i vërtetë.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Wed Mar 15 2017, 06:54pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Qerbelaja XXV
- poemë nga Naim Frashëri

Besuamë Perëndinë
edhe Muhammet-Alinë
Hadixhen’ e Fatimenë
Hasanë edhe Hysenë
Imamët të dy-mbë-dhjetë,
që ishinë të vërtetë.
Kemi mëm’ e at’ Alinë,
q’ e njohëm si Perëndinë,
të parë kemi Xhaferë,
nukë njohëmë të tjerë,
kemi plak mi njerëzinë
Haxhi-Bektashi-Velinë,
Zotn’ e udhës së vërtetë,
q’ ishte si Aliu vetë
se ishte nga ajo derë,
p’ andaj mori gjithë nderë.
Besa jon është një fjalë,
dh’ ajo fjalë s’ ësht’ e çalë,
është fjal’ e Perëndisë,
q’ i duhetë njerëzisë,
nukë është fjal’ e kotë,
bëj mirë mos bëj keq thotë.
Besa edhe Perëndija
është vetëm mirësija,
dhe ajy Zot i-vërtetë,
edhe gjithë ç’ ka në jetë,
te njeriu gjithë janë,
mos kërko më tjatër anë.
Po të bëjmë mirësinë
kemi ndër ne Perëndinë,
kur të bëjmë ligësitë,
kemi djall e djallëzitë,
kur të jemi të-vërtetë,
është me ne Zoti vetë.
Besojmë se Perëndija
është vetë gjithësija
fletore kemi njerinë,
dhe mëndjen e urtësinë,
sepo udh’ e Perëndisë
s’ është jashtë urtësisë.
Falje kemi njerëzinë,
miqësin’ e mirësinë,
se kur të duam njerinë,
kemi dashur Perëndinë,
s’ është lark nga njerëzija
edhe vetë Perëndija.
Falëtor e diturisë
është shesh i-gjithësisë.
Udh’ e-mir’ e bes’ e-mirë
është zemra me mëshirë,
atje ‘shtë dhe Perëndija
edh’ e tërë gjithësija,
ëngjëlli dhe mirësitë,
djalli me gjithë të titë.
Më një vënt janë të tërë,
kë të duash atë zërë,
urtësi e mirësija
na shpije te Perëndija
po të zëmë ligësinë,
dotë vemi në greminë.
Besojmë Zotn’ e vërtetë,
q’ është gjithësija vetë,
pa atë s’ ka vënt gjëkundi,
ajy ‘shtë kreji dhe fundi
më ç’ do anë, që shikojmë,
fytyrën e tij vështojmë,
e-tërë ç’ është kjo jetë,
ësht’ ajy Zot’ i vërtetë!
luletë që lulëzojnë,
bukurin’ e tij tregojnë,
ajy është trëndafili,
ajy vetë dhe bilbili,
po kur desh Zot’ i vërtetë,
të dil faqeza në jetë,
ahere bëri njerinë,
atje t’ a gjesh Perëndinë!
Kush njohu vehten e tija,
e di ç’ është Perëndija!
Te njeriu i mbaruar,
i-mir e i-lartësuar
që ka gjithë mirësitë,
e të tëra dituritë,
atje e gjen Perëndinë,
atje tek gjen mirësinë,
sepo vetë Perëndija
mori fytyrën e tija.
O njeri! të qofsha falë!
e kupëton këtë fjalë?
Pa mblith mëndjen e mendohu,
dhe ngrehu e lartësohu
duke marë dituritë,
që t’ a bësh natënë ditë,
sa të muntç ndritohu mirë
mos qëndro në errësirë,
nga njeriu i-vërtetë
s’ ka më të lartë në jetë,
se mëndje e njerëzisë
është pesh e Perëndisë.
Po njeri themi njerinë
që ka gjithë urtësinë,
ka dritën’ e dituritë,
dhe të-tëra mirësitë,
ka me vehte Perëndinë,
duke pasur njerëzinë
edhe Perëndija vetë!
te njeriu ‘sht’ e-vërtetë!
Ndaj njeriut të uruar,
që nuk’ ësht’ i djallëzuar,
q’ është pa-faj e i mirë
e ka në zëmrë mëshirë,
të këqija s’ bën në jetë,
ësht’ i-drejt e i-vërtetë
pa ka të lartë vetijë
të bukurë vetëdijë
atje është vetë Zoti,
si kanë thënë qëmoti.
Edhe ëngjëlli dhe djalli,
gjithë janë tek i-gjalli,
dhe parrajsa dhe skëterra,
dhe gjithë ç’ janë të tjera.
Pa njeriu s’ vdes në jetë,
se s’ mbetetë jeta shkretë,
gjithënjë vemi e vimë,
po të-parëtë s’ i dimë,
rron e ëma dhe i ati
tek i biri jetë gjati,
hëna hahet e venitet,
pa kthehet e përsëritet.
Po njerinë njerëzija
e shpije te Perëndija,
pa atë s’ vlen gjë në jetë
se nuk’ është i vërtetë,
e-drejta edh’ e vërteta,
ato janë pa të meta,
kur t’ i bjerë njerëzija,
mbetetë si bagëtija,
posi trëndafil’ i thatë,
q’ i mbesin gjëmbat e gjatë,
urtësit e mirësitë,
ato na nxjerrin në dritë,
pa ligësi e-pështirë
na shpije në errësirë,
se na ndan nga Perëndija,
na shtije te djallëzija.
Mëntë na i dha në kokë
Zoti, që t’ i kemi shokë,
neve kemi mënt të shohim,
të vërtetënë t’ a njohim,
pesh’ e Zotit të vërtetë
mëndje ‘shtë në këtë jetë.
Urtësit e mirësitë,
drita edhe dituritë
janë udh’ e Perëndisë,
q’ i duhenë njerëzisë.
Nuk’ e beson Perëndinë
ajy, që s’ do njerëzinë.
Zoti në zëmrë të ndyrë
s’ hyri dhe s’ ka për të hyrë,
se atje rri djalli vetë,
s’ qasetë Zot’ i-vërtetë.
Në ke në shpirtt mirësinë,
t’ a dish, që ke Perëndinë,
jo, po në ke ligësitë,
ke djallë e djallëzitë.
Si besojmë Muhamenë,
edhe mëmë-Fatimenë,
besojm’ ashtu dhe Isanë,
dhe Merjemen e Iahjanë,
edhe Isufn e Iakupnë,
dhe Ibrahimn e Ejjupnë,
Dautnë e Sylejmanë,
Harunë edhe Musanë,
edhe të tjer’ e të tjerë,
q’ ishinë njerës të-vlerë,
se për njerin u përpoqnë,
shumë të-këqija hoqnë.
Kush punon për njerëzinë,
ka me vehte Perëndinë.
A e patë Mavijenë?
dhe Mervan’ e Jezit-qenë?
Ybejdullllahn’ e Ymerë?
dhe Shimrinë dhëmbë derrë?
edhe shokët’ e atyre?
s’ shpëtuanë prej myxyre!
Paçin mallëkim e nëmë!
se prunë të madhe gjëmë!
Këta ishin egërsirë,
t’ anëtë ishin të mirë,
p’ andaj ne këta i shajmë,
për ata Zotërinj qajmë,
se ata ishinë dritë,
këta bënë ligësitë,
se ishinë të-pabesë,
pa nëmënë kanë pjesë.
Për Imamëtë ne qajmë,
zi me gjithë zëmrë mbajmë,
se ishinë të vërtetë,
pa i duamë për jetë,
ajy që bën mirësinë,
është mik me Perëndinë,
se nukë do Perëndija
kurrë punë të këqija,
ajy, që do njerëzinë,
beson Muhamet-Alinë,
Hadixhen e Fatimenë,
edhe Hasan e Hysenë.
Ajy që bën ligësitë,
ka në shpirtt jezitëritë,
ajy ‘shtë Jeziti vetë,
që bën keq në këtë jetë,
ka në zëmrët të tij djallë,
pa është Mervan i gjallë!
i-ligu nuk ësht’ i-pakë!
është Mavijeja plakë!
P’ andaj mëndjenë t’ a mbedhim,
dhe ligësitë t’ i hedhim,
e të zëmë mirësitë,
që na nxjerrënë më dritë.
Imam-Hysejnë n’ e doni,
të paudhë mos punoni,
pa ahere munt të jetë
dashurija e vërtetë,
kur të bëjmë ç’ na ka thënë,
e ç’ mënyrë na ka lënë,
të bëhemi njerës fjeshtë,
t’ urt’ e të-but’ e të leshtë,
të-këqija të mos flasim,
njeri kurrë të mos ngasim,
të mos vrasim të mos presim,
në gënjeshtrë të mos mbesim,
të mos shajm e të qërtojmë,
kurrë të mos kallëzojmë,
të mos hamë gjën e huaj,
të mos rrojmë posi buaj,
të jemi të arrësyer,
me zëmërë të pa lyer,
nakarë edhe zilinë,
vjedhjen edhe kusërinë,
dhe të-tëra ligësitë,
ndyrësit e djallëzitë,
të gjitha poshtë t’ i hedhim,
si kafshëtë të mos bredhim.
Të duam njerzinë,
Shqipëtar’ e Shqipërinë
gjuhënë e mëmëdhenë,
kombinë e vetëhenë,
mirësit e dituritë,
zotërin e urtësitë.
Të kemi vëllazërinë,
dashurin e miqësinë,
të duamë shoku shoknë
të mos e përhapim toknë,
qengji, që hiqet më nj’ anë,
egërsiratë e hanë,
të mos kemi ne të ndarë,
gjithë ç’ jemi Shqipëtarë,
po të jemi të bashkuar,
të afër e të pushtuar.
T’ i hedhimë marrëzitë,
babëzit e laturitë,
ligësin e djallëzinë
të-tërë jezitërinë.
Të kemi nder edhe besë,
dhe vëllazëri e ndjesë,
pa të punojmë të-tërë
për ç’ do punë, që do bërë
të ndritohet Shqipërija,
të na shohë Perëndija.
O vëllezrë Shqipëtarë!
Shokë të mir e të mbarë!
të përpiqemi me besë,
as një më pas të mos jesë
të mësojmë gjuhënë t’ ënë,
se Zoti na e ka dhënë,
ç’ do kombi gjuhën’ e tija
i ka dhënë Perëndija,
është lig e Perëndisë,
gjuha q’ i dha Shqipërisë,
gjithëkush ka mëmëdhenë,
edhe zogu ka folenë!
Ka edhe ajy fëmijë,
gjë s’ e ndan nga bir e bijë,
besa na thotë t’ a duash
mëmëdhenë e t’ a ruash,
gjuhën e dha Perëndija,
Zoti me të matht të tija
j’ a ka dhënë njerëzisë,
si mëma foshnjësë sisë,
s’ munt të jenë të këqija
ato, që fal Perëndija,
nuk’ i thotë këto fjalë
as i-marri që mer malë!
Dhe ju! shpesh! me gjuhët tuaj
flisni, nukë më të huaj!
ti, qyqe më këndon ndryshe
ndryshe ti, o dellëndyshe!
mua pse të më shtrëngojnë?
gjuhë tjatrë të më msojnë?
të harronj gjuhënë t’ ime!
paçin nëm e mallëkime!
kjo ‘shtë pun e Mavijesë!
m’ a paski me të-pabesë!
dashëki të më mundoni,
së gjithash të më shkretoni!
të më epni arratinë,
të më shuani shtëpinë!
të më lini rop për jetë,
të paqënë e të-shkretë
të më shtini në të huaj!
të më thoni rri e vuaj!
armikëtë të më shkelin!
posi lopë të më mjelin!
Djemthit e mij të-lëvduar
të-ndjerë e të-dëgjuar!
të më lini mua shkretë!
nukë është turp për jetë?
unë, që jam mëma juaj,
të më shitni nër të huaj!
Armikëtë rreth më vinë,
për mi krye po më rrinë!
thonjtë në grykë m’ i vunë
qysh të bënj e-mjera unë!
gjuhënë m’ a kanë prerë,
më bënë fare të mjerë!
shumë Shimër e Jezitë
po m’ i çpojnë mushkëritë,
shigjetatë për mi shpinë
posi gjëmba po më rrinë!
dhe ju djemt e mij më shihni
e bëni sikur s’ më njihni!
Kështu thotë Shqipërija!
Po s’ thot’ ashtu Perëndija
q’ i fali mënt Shqipëtarit,
punë mir’ e udhë-mbarit,
pa mbretëron e vërteta
që ka mjaltë posi mbleta,
gënjeshtëra s’ bën dot punë,
se ‘sht’ e lig edh’ e përdhunë,
helminë vetëm ka grera,
vetëm gjëmbatë ka ferra,
nuk’ është si trëndafili,
q’ e do aqe keq bilbili.
T’ ish ashtu, po prishej jeta,
s’ delte në shesht e-vërteta,
do të kishte nder Syfjani,
dhe Jeziti e Mervani,
dotë donim Mavijenë
nuk’ Alin e Fatimenë
do të kishim zot Mervanë,
s’ kishim Hysejn’ e Hasanë.
E vërteta rroft e qoftë!
pa gënjeshtëra u shoftë!
Po ne gjithë të punojmë,
të mos rrim e të përtojmë,
na dërgoj zot’ i-vërtetë
për të punuar në jetë,
punëtori ‘sht’ i-uruar,
edhe puna e lëvduar,
njerin ajo jetë gjatë
s’ e le kurrë duar-thatë.
Ne të Zottë po të jemi,
gjithë ç’ na duhen i kemi,
nukë bije Shqipërija,
ka dhe për ne Perëndija.
Ju të-varfër’ e ju Atë!
q’ u fali Zoti uratë,
pa i prutë mirë besë
Aliut e Fatimesë,
së-drejtës’ e së vërtetës,
dhe Ati Zotit të-jetës,
edhe ju vetë punoni,
Shqipërinë t’ a shpëtoni,
Shqipëtari përgjërohet
për ju dhe me ju gëzohet,
edhe ju për Shqipëtarë,
për punët të tij të mbarë
për mëmëdhethinë t’ uaj,
që nuk e kini të huaj,
për gjuhët të Shqipërisë,
q’ është gjuh’ e Perëndisë,
për të sjellë Shqipëtarë
n’ udhë të mir’ e të mbarë,
për të gjitha mirësitë,
që duhen e dituritë,
për nderthit të kombit t’ ënë,
për mbrothësit, që ka zënë,
për ç’ do gjë që ka nevojë,
e s’ thuhet dot me gojë,
për Hasan’ e për Hysenë,
për ju e për mëmëdhenë
të përpiqi nat’ e ditë,
sa të dalëmë në dritë.
Zot i math e i vërtetë
mos na lerë kurrë shkretë,
ti je zot i gjithësisë,
Perëndi e Shqipërisë,
urdhëri yt po të jetë
e po të duash ti vetë,
gjithë punëtë mbarohen,
gjëkundi nukë ndalohen.
Fali, fali Shqipërisë
gjithë ç’ ke të mirësisë.
Edhe ju gjithë të mirët!
mos na lini n’ errësirët.
Zot i math për Qerbelanë!
për Hysejn’ e për Hasanë!
për ata të dy-mbë-dhjetë!
që hoqn’ aqë keq në jetë!
për gjithë ato mundime!
për gashërimënë t’ ime!
Shqipërinë mos e lerë,
të prishetë e të bjerë,
po të jetë gjall për jetë,
gjithë ç’ i duhet t’ a ketë,
të rronj’ e të mbretëronjë,
të jetë lulez e zonjë,
fali ti vetëz uratë,
që të jetë jetë-gjatë.
Shqipëtari trim me fletë,
si ka qënë, letë jetë,
të ketë gjith urtësinë,
e t’ a dojë Shqipërinë,
të vdesë për Mëmëdhenë,
si Myhtari për Hysenë,
të ngjanjë më Ibrahimnë
edhe më Eba-Myslimnë,
të jetë trim e i mirë,
po të mos jet’ egërsirë,
të jet’ i qytetëruar,
i ditur’ e i mësuar,
t’ i apë nder Shqipërisë.
U bëftë e Perëndisë.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
OLIVE OYL
Wed Mar 15 2017, 07:56pm
Qukulina


Registered Member #4115
Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pm

Posts: 17082
Ti bash Hajr mar Lupo



***

I once had a thousand desires,
But in my one desire to know you
all else melted away.


trokit ketu

Back to top
Go to page  1 2  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.3840 sec, 0.0474 of that for queries. DB queries: 49. Memory Usage: 3,595kB