Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Letersia
 
<< Previous thread | Next thread >>
Naim Frashëri (25 maj 1846 - 20 tetor 1900)
Go to page  1 2
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
LUPEN
Mon Apr 11 2011, 10:55am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264



Nuk mund te flasim per letersi pa permend edhe poetin me te madh te rilindjes shqipetare Naim Frashëri.


Naim Frashëri lindi më 25 maj 1846 në Frashër të Përmetit; vdiq më 20 tetor 1900 në lagjen Erenqoj të Stambollit, ku edhe u varros. Rridhte nga një nga dinastitë që dalin nga Dera e madhe Frashëri, ajo e Dakollarëve ose e Dulellarëve. Eshtrat e tij janë sjellë në Shqipëri gjate kohes se Mbretit Zog.


Jeta


Në vendlindje bëri mësimet fillore dhe nisi të mësonte persishten pranë teqesë bektashiane. Më 1865 familja u shpërngul në Janinë, ku bashkë me vëllanë më të vogël Samiun, mbaroi gjimnazin grek "Zosimea" (1869).


Me vonë punoi pak muaj në Stamboll, si nëpunës i vogël në zyrën e shtypit (1870), po iu shfaq tuberkulozi dhe u kthye në vendlindje për klimë të mirë. Në fillim ishte nëpunës të dhjetash në Berat e më pas i doganës në Sarandë (1872-1877). Në këtë periudhë Naim Frashëri bëri prova të vjershërimit shqip, nën ndikimin e bejtexhinjve e u dha pas vjershërimit persisht, me sukses, duke botuar më vonë edhe një përmbledhje lirikash Tejhyjylat ( Ëndërrimet, 1885 ). Nën ndikimin e ngjarjeve historike, sidomos të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, njëri nga udhëheqësit e së cilës ishte Abdyli, vëllai i tij më i madh, dhe të veprimtarisë kulturore patriotike të Shoqërisë së Stambollit, në krye të së cilës ishte Samiu, Naim Frashëri braktisi vjershërimin persisht dhe iu kushtua letërsisë shqiptare. Poema e tij e parë e re ishte Shqipëria (1880, botuar më 1897), që entuziazmoi patriotët shqiptarë. Në Stamboll Naim Frashëri ka qenë ndër botuesit kryesorë të revistës "Drita", më pas "Dituria" (1884-1885), ku u botuan shumë vjersha të tij, proza e vargje për shkollat e para shqipe që do të hapeshin, disa shqipërime të shkrimtarit. Ai shërbente si anëtar i Komisionit të Botimeve pranë Ministrisë së Arsimit, më pas si kryetar.


Krijimtaria


Më 1886 Naim Frashëri botoi poemën e tij të famshme Bagëti e Bujqësi, atë greqisht Dëshira e vërtetë e shqiptarëve (O alithis pothos ton Alvanon) dhe katër libra për shkollat: "Vjersha për mësonjtoret e para", "E këndimit të çunavet këndonjëtoreja", (në dy vëllime, me poezi, lexime të ndryshme, njohuri të para shkencore humanitare), si dhe një "Histori të përgjithshme". Më 1888 vijoi me "Dituritë" (ribotuar më 1895 me titullin "Gjithësia", - shkenca të natyrës). Më 1890 doli përmbledhja e lirikave Lulet e verës, pastaj "Mësimet" (proza patriotike dhe të moralit) dhe Fjala flutarake (vjersha) më 1894, së fundi më 1898 poema e madhe epike Historia e Skënderbeut dhe poema fetare Qerbelaja etj.


Naim Frashëri u shqua për lirikën e tij patriotike me temë aktuale (vjershat "Gjuha shqipe", "Korçës" 1887, etj.), u këndoi me pasion të rrallë mallit dhe bukurive të atdheut ( "Bagëti e bujqësia" ) dhe bëri thirrje të fuqishme për çlirimin e tij (krijime të ndryshme, "Dëshira e vërtetë e shqiptarëve"), si dhe për begatimin e vendit dhe një të ardhme demokratike të tij. Ai i këndoi natyrës, dashurisë (poema "Bukuria", një ndër kryesoret e tij, 1890), miqësisë, jetës intime (me brengën për të afërmit që bori). Poema "Historia e Skënderbeut"qe një kurorëzim i veprës së tij, "testamenti i tij politik e poetik", me grishje të hapëta për çlirim nga Turqia është shkruar sipas traditës së madhe barletiane. Në poemat epike ai u ndikua nga historitë e vjershëruara të Lindjes dhe nga bejtexhinjtë frashëriotë, po duke iu kundërvënë këtyre me shqipen e kulluar apo me shkarkirnin e dogmës fetare (në "Qerbelaja" dhe në veprat e tjera, që i hartoi për afrimin e elementit besimtar në lëvizjen kombëtare).


Naim Frashëri u shqua edhe për poezinë meditative, nisi në shqipet poezinë filozofike (vjersha "Perëndia" 1890). Shkroi dhe proza për të vegjlit dhe bëri disa përshtatje mjeshtërore fabulash të La Fontenit. Botëkuptimi i Naimit ishte në thelb panteist e idealist. Me admirimin e madh që kishte për racionalizimin e Dekartit dhe si pasues i shquar i iluministëve francezë Volter, Ruso, etj., me besimin e plotë në shkencat dhe në rolin e tyre revolucionar në shoqëri (pranimi i teorisë Kant-Laplas dhe i darvinizmit, që i propagandoi me guxim të madh për kohën), me demokratizimin e tij dhe antimonarkizmin, besimin në aftësitë e pashtershme të popullit të vet për të qëndruar, për t'u çliruar, për të vajtur përpara me hov, Naim Frashëri u bë një veprimtar revolucionar në tërë fushat, si shkrimtar, njeri i mendimit, njeri politik. E gjithë veprimtaria e tij letrare dhe kulturore ishte e lidhur ngushtë me çlirimin dhe përparimin e vendit, me çlirimin shpirtëror dhe ndriçimin e masave të popullit. Ai kishte besim të plotë në aftësinë e mendjes për të njohur realitetin e për të vënë në shërbim të njeriut njohjen e ligjeve të botës. Kërkonte arsimim për të gjithë, emancipimin e gruas, qeverisjen demokratike, të vendit (një "demokraci prej pleqet", pra të një ngjyre shqiptare), ngrinte lart vetitë e karakterit të shqiptarëve (besën, trimërinë, bujarinë), traditat kombëtare që nga lashtësia pelazgjike. Bënte thirrje për miqësi me fqinjtë në kushtet e respektit reciprok, shpallte dashurinë në gjithë popujt e racat, ngrihej me forcë kundër Megali Idesë e pansllavizmit, duke admiruar vetitë dhe kulturën e popujve të tjerë (poezinë përparimtare lindore, atë greke, latine, rilindjen evropiane, romantizmin evropian, prej të cilave dhe u ndikua).


Naim Frashëri luajti, përkrah Samiut e pas Kristoforidhit, një rol themelor për shqipen e re letrare, të cilën e shkroi me një pasuri të veçantë fjalori e sidomos frazeologjike, duke u mbështetur kryesisht në gjuhën e popullit, e shkroi të pastër dhe bëri një punë të dukshme për pasurimin e saj, duke e ngritur atë në lartësinë e një gjuhe arti të zhvilluar dhe kulture.


Ndikimi i Naim Frashëri, me gjallje të shkrimtarit dhe pas vdekjes, jo vetëm te shkrimtarët shqiptarë të kohës, por edhe të periudhës së mëvonshme, ishte i madh. Pas Çlirimit u vunë në pah dhe u çmuan gjerësisht meritat dhe vlerat e punës dhe të krijimtarisë së tij, përmes studimesh të ndryshme. Ribotimet e veprave të tij janë të shumta; përveç tyre janë bërë edhe disa botime kritike shkencore të veprave të Naimit. Emrin e Naim Frashërit e mbajnë shkolla dhe institucione të ndryshme. Për merita kulturore në Shqipërinë jepet urdhri që mban emrin e poetit kombëtar.

[ Edited Tue Feb 07 2017, 04:37pm ]


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Mon Apr 11 2011, 10:58am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Bageti e Bujqesia

O malet' e Shqipërisë e ju o lisat' e gjatë!
Fushat e gjëra me lule, q'u kam ndër mënt dit' e natë!
Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt' e kulluar!
Çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pylle të gjelbëruar!
Do të këndonj bagëtinë që mbani ju e ushqeni,
O vendëthit e bekuar, ju mëndjen ma dëfreni.

Ti Shqipëri, më ep nderë, më ep emrin shqipëtar,
Zëmrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr.

Shqipëri, o mëma ime, ndonëse jam i mërguar,
Dashurinë tënde kurrë zemëra s'e ka harruar.

Kur dëgjon zëthin e s'ëmës qysh e le qengji kopenë,
Blegërin dy a tri herë edhe ikën e merr dhenë,
Edhe në i prefshin udhën njëzet a tridhjetë vetë,
E ta trëmbin, ajy s'kthehet, po shkon në mes si shigjetë,
Ashtu dhe zëmëra ime më le këtu tek jam mua,
Vjen me vrap e me dëshirë aty nër viset e tua.
Tek buron ujët e ftohtë edhe fryn veriu në verë,
Tek mbin lulja me gas shumë dhe me bukuri e m'erë,
Ku i fryn bariu xhurasë, tek kullosin bagëtija,
Ku mërzen cjapi me zile, atje i kam ment e mija.
Atje lint diell' i qeshur edhe hëna e gëzuar,
Fat' i bardh' e mirësija në atë vënt janë mbluar;
Nat'atje'shtë tjatrë natë edhe dita tjatër ditë,
Në pyjet' e gjelbëruar, atje rrinë perënditë.

Mendje! merr fushat e malet, jashtë, jashtë nga qyteti,
Nga brengat, nga thashethemet, nga rrëmuja, nga rrëmeti.

Tek këndon thëllëza me gas edhe zogu me dëshirë,
E qyqja duke qeshur, bilbili me ëmbëlsirë,
Tek hapetë trëndafili, atje ma ka ënda të jem,
Bashkë me shpest edhe unë t'ia thërres këngës e t'ia them;
Të shoh kedhërit' e shqerrat, deshtë, cjeptë, dhëntë, dhitë,
Qiellin' e sbukuruar, dhenë me lul'e me dritë.

Vashë bukurosh'e bariut! që vjen me llërë përveshur,
Me zemërë të dëfryer e me buzëzë të qeshur,
Me dy shqerëza ndër duar, të bukura si dhe vetë,
Në sythit tënt e shoh gazë, që s'e kam gjetur ndë jetë.
Dashi sysk e me këmborë, q'e ke manar, po të vjen pas,
Dhe qeni me bes' i larmë të ndjek me dëshir' e me gas.
Dashç Perëndinë, pa më thua, a mos na pe bagëtinë?
- Pash' atje pas më të gdhirë,... ja atje përtej tek vinë!

O! sa bukuri ka tufa! Sa gas bije bagëtija!
Vinë posi mblet' e plotë! I bekoftë Perëndija!
Nëpër shesh' e nër bregore janë përhapurë shqerrat,
E kecërit nëpër rripat dhe në gjethet e në ferrat;
Sa me vrap e me gas bredhin edhe lozin shok me shok,
Aty përhapenë me nxit aty mblidhenë prapë tok,
Edhe prapë tufë-tufë përhapenë duke bredhur,
Duke ikur me vrap shumë, duke lojtur, duke hedhur.
Nxitojn' e s'lodhenë kurrë edhe, kur i merr urija,
Secili futet në tufë, suletë ne mëm' e tija,
Posa gjen mëmën e dashur edhe me vrap i hyn në gji,
Rri më gjunjë dhe zë sisën e qumështin e ëmbël pi;
Pa e ëma me mall shumë, ndo dhi qoftë a ndo dele,
Bir' e vetëm e merr në gji me gas e me përkëdhele.

Sa të mirazë ke dhënë, Zot i math e i vërtetë!
E ç'nom të bekuar vure për çdo gjë q'është në jetë!

Sa më pëlqen blegërima, zër'i ëmbël' i bagëtisë,
Qëngji edhe kec'i bukur, që rri më gjunj' e pi sisë!
Përhapurë bagëtija nëpër sheshe, nëpër brinja,
Nër lajthi e nëpër dushnja, ndër murriza, në dëllinja;
Bijen zilet' e këmborët e fyelli e xhuraja,
Dheu bleron e gjelbërojnë fusha, male, brigje, maja,
Edhe gjithë gjë e gjallë ndjen në zemër një dëshirë,
Një gas t'ëmbël' e të shumë, o! sa bukur e sa mirë!
Pelën e ndjek mëz'i bukur, lopës i vete viçi pas,
Dellëndyshja punëtore bën folenë me të math gas,
Ogiçi ikën përpara, i bije tufës në ballë,
Me zemër të çelur shumë vete si trimi me pallë,
Zoqtë zënë këng' e valle dhe po kërcejn' e këndojnë,
E nëpër dega me lule si ëngjëllit fluturojnë,
Larashi ngrihet përpjetë, thua q'i shpie Perëndisë
Një lëvdatë të bekuar për gëzimt të gjithësisë,

Qielli sa ësht' i kthiellt e sa është sbukuruar!
E dielli sa ndrin bukur mbi lulet të lulëzuar!
Gjithë këto lule ç'janë, që u ngjallë menjëherë?
Ngaha qielli ke xbritur? Ver', o e bukura verë!
Çdo lulezë ka me vehte një emër e një fytyrë,
Një bukuri, një mirësi, një shtat, nj'erë e një ngjyrë,
Si dhe çdo dru e çdo pemë, edhe çdo bar e çdo fletë;
Sa është e bukur faq' e dheut! S'të zë syri gjë të metë.

Gjithë kjo bukuri vallë nga dheu të ketë mbleruar,
A me të matht të ti' Zoti pej parajs'e ka dërguar?

Veç një njeri shoh pa punë dhe të mjer' e të brengosur,
Të këputur, të mjeruar, të grisur e të rreckosur;
Lipën i gjori pa shpresë, se atje e pru përtimi,
S'i ka mbetur gas në zemrë, se s'i la vënt idhërimi.
Eshtë njeri, si dhe neve, po epini, o të pasur,
E mos e lini të urët dhe të mjer' e buzëplasur,
Se përtimn' e zi, q'e pruri të gjorën më këtë ditë,
Nuk' e dimë vet' e zgjodhi, apo ia dhanë Perënditë.
Edhe për një mizë, kur heq, i vjen keq njeriut të mirë,
Zëmëra s'thuhetë zëmrë me mos pasurë mëshirë.

Ah! edh' atje tej mbi udhë i duket i shkreti varri,
Rrethuar me lul'e me bar, një të gjori udhëtari,
Që ka vdekur i ri shumë e ka rarë lark shtëpisë,
Mërguar nga mëm' e motrë dhe pej gjithë njerëzisë;
Një zok i helmuar mi varrt i rri si mëmëzë dh'e qan,
Ndarë nga të gjithë shokët edhe zi për të mjerë mban.

Tomor! o mal i bekuar, fron i lartë, që rrij Zoti,
Pas fesë vjetrë që kishinë shqipëtarëtë qëmoti,
Dhe ti Mali-Plak i lartë, që me syt' e tu ke parë
Luftëra të mëdha shumë e punë që kanë ngjarë.
O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!
Të patundurë përjetë jini, pa, kur oshëtini,
Udhëtarit në zemër frikë të madhe i vini;
Keni shkëmbënj, gërxhe, lisa, lumënj dhe dëborë ndë gji,
Përsiprë lulez' e gjethe dhe brënda ergjënt e flori,
E ju fusha bukuroshe edhe të majm'e pëllore,
Ju sheshet e lulëzuar, ju bregore gjelbërore,
Q'u fali Zoti të mira, u mba me shumë pekule,
U dha bar e gjeth e veri, zoq e flutura e lule,
Zemërn' e varfërë time aty ndër ju e kam mbluar,
Tek buron nga gjithi juaj uj'i ftoht' e i kulluar;
Jam lark jush i dëshëruar edhe s'e duronj dot mallë,
Po s'e di si dua unë do t'u shoh një herë vallë?

Të paskësha vrapn' e veriut, të kisha krahë pëllumbi,
Nxitimn' e lumit me valë, q'ikën me vërtik si plumbi,
E të vija në gjit tuaj, nj' ujë të ftohtë të pinja,
Edhe nëpër ato hije një copë herë të rrinja,
Syt' e ballit t'i xbavitnja, zëmërënë ta dëfrenja,
Gazë, që paçë njëherë, prap' aty ndër ju ta gjenja.
Opopo! Kshu pse më vini përpara syve pa pushim,
O ditët' e djalërisë, o moj kohëz' e të rit tim?

O flutura krahëshkruar, që fluturon nëpër erë,
As merr dhe zëmrënë time me vehtezë dhe ma shpjerë
Nër malet të Shqipërisë, tek kullosën bagëtija,
Tek i fryn bariu xhurasë, tek më rrinë mënt' e mija,
Ku shkon me zile të madhe ogiçi përmes lajthisë,
Pa zjen e oshëtin mali ngaha zër'i bagëtisë;
Marrënë vrapn' e nxitojnë, derdhen në gjollë për kripë,
Dhëntë ndër shesh'e ndër brigje, dhitë në shkëmb e në rripë.

Bariu plak krabën në dorë edhe urdhëron të rinjtë,
E ata gjithë punojnë, ngriturë më bres përqinjtë;
Ca bëjnë vathën e shtrungën, ca ngrehin tëndën e stanë,
Kush sjell gjeth e karthj' e shkarpa, sicilido ndih më nj'anë;
Kush përvjel, kush qeth sheleknë, kush mjel dhitë, kush mjel dhëntë,
Njëri merr ushqen këlyshnë, jatëri përgëzon qëntë.
Stopani, bër'i zi sterrë, shikon bulmetn' e bekuar,
Tunt, bën gjalpë, djathë, gjizë edhe punon pa përtuar;
Udhëtar' e gjahëtorë, q'u bije udha ndër male,
U ep mish, qumësht, kos, dhallë, ajkë, djathë, bukëvale...
Kec'i mbeturë pa mëmë dhe i varfër' e i shkretë
Mënt mëmënë, që ka mbetur pa bir e pa gas në jetë.
Dëgjohet nga mez'i pyllit krism' e sëpatës s'druvarit,
E sharrësë që bën lëndë, edhe fyell'i shterparit.

Shterpari s'i qaset stanit, po nër pyje bij'e ngrihet,
Nëpër maja, nër bregore, rri, këndon a gdhënt, a shtrihet;
S'i trembetë syri kurrë, vetëm ajy dit' e natë,
Nga ujku e nga kusari s'ka frik', as nga lis'i gjatë,
As nga shkëmbënjt' e nga pylli, as gogolëtë s'e hanë,
Armëtë ka shok e vëlla, mëm' e motërë xhuranë;
Miqt' e ti shqeratë janë, kecërit, dhitë, dhëntë,
Cjeptë, ziletë, këmborët, deshtë e më tepër qëntë,
Që s'flenë, po rrin' e ruajn bagëtinë dhe barinë,
Kur e shohin, tundin bishtin dhe me gas të math i vinë;
S'e hanë njerin' e mirë edhe mikun' e udhëtarë,
Se i njohën; po të liknë, egërsirënë, kusarë.
Vjen nata, e lë në t'errët, del hëna, i përhap dritën,
Vjen mëngjesi, sbardhëllehet, lint' dielli, i bije ditën.
Yjtë, hëna, dielli, shënja, lindin e prapë perëndojnë,
Gjithë ç'lëvrijnë nër qiej, përpara syvet i shkojnë.
Mblidhen ret' e hapësira bënetë e zezë sterrë,
Vetëtimat e gjëmimet nisin e shiu zë të bjerë;
Bariu vë gunën në kokë, z'eshkën me herët të parë,
Ndes shkarpat sakaqëherë, e lisnë fyl, dhe bën zjarrë;
Fishëllen e thërret qentë sicilin me emër veçan,
Pa, kur derdhetë Baliku, ujkun' e zë edh'e përlan,
Se bisha, që bije dëmnë, errësir' e mjergull kërkon,
Papo bariu shum' ahere vë re dhe mba vesh e dëgjon,
Dhe sokëllin me zë të madh, tunden malet e shkëmbenjtë,
Gumzhitin pyjet' e veshur e oshëtijnë përrenjtë!

Esht' e lehtë dhi e stanit, që kullot gjethen e malit,
Dhe bij'e fle majë shkëmbit e pi ujëthit e zallit;
Dhi e shtëpis' ësht' e plokshtë, fle në vath' e nënë strehë
E pi ujët e rrëkesë edhe shtrihetë në plehë;
Esht' e butëz' edh'e qetë dhe e urtë si manare,
Nuk' është si malësorja, andaj i thonë bravare.

Në pshat, posa sbardhëllehet, sheh një plakëzë të gjorë,
Ngrihet, hap derën ngadale, e del me kusi në dorë,
Rri në derëzët të shtrungës, dhe djali duke dremitur
I nget bagëtin' e delen, i mjel plakëz' e drobitur.
Plaku lë shkopnë mënjanë e bën gardhin a zë shteknë,
Bariu vë tufën përpara, vasha përkëdhel sheleknë,
Nusja pshi e ndreq shtëpinë edhe bën bukën e gjellën,
I shoqi sheh kanë, lopën, viçnë, demnë, kalën, pelën,
Mushkën, që ësht' e harbuar edhe bashkë me gomarë
Rrahënë të hedhin murë, të hanë bimën a barë.
Një grua vete në krua, e jatëra zë të tuntnjë,
Një sheh pulat, miskat, rosat, dhe tjatëra bën çtë muntnjë.

Na hyjnë shumë në punë kafshëtë dhe bagëtija,
Na i dha në këtë jetë shok' e ndihmës Perëndija.
Të mos ishte gjë e gjallë, njeriu s'rronte dot në jetë,
Do të vdiste nga uria, do t'ish lakuriq e shkretë;
Gjë e gjallë na vesh, na mbath dhe na ushqen e na xbavit,
Kur shtohet e vete mbarë; jetënë tën' e përsërit.
Edhe dheu, që na ep drithë, sido ta kemi punuar,
Nukë pjell mirë si duam, po s'e patmë plehëruar.
O shokëtë e njeriut, Zoti u shtoftë e u bekoftë!
Dhe shpirti im mik përjetë, sindëkur ka qën' u qoftë.
Kafshët, edhe bagëtinë, që u ka kaqë nevojë,
Njeriu duhetë t'i shohë, t'i ketë kujdes, t'i dojë.
Të mos t'i mundojmë kurrë, po si fëmijë t'i kemi,
Eshtë mëkat edhe fjalë të ligë për to të themi.

Dellëndyshe bukuroshe, që thua mijëra fjalë,
Dhe të k'ënda vahn' e lumën, që vjen me vrap e me valë,
A mos vjen nga Shqipëria? Eni vjen pej Çamërie
Me këto milëra fjalë e me gluhë perëndie?
Apo vjen nga Labëria, pra më duke kaqë trime,
Edhe fjalëtë që thua më gëzojnë zëmrën time,
Q'është thier, bërë posi një pasqirë,
Duke këputur nga cmagu, që s'e kanë vartur mirë,
Apo vjen nga fush'e Korçës, nga vënd'i mir' e i gjerë,
Pej zembrësë Shqipërisë, që del gjithë bot' e ndjerë?
A më vjen pej Malësie, pej Skrapari, pej Dobreje,
Nga Vijosa, nga Devolli, pej Vlor' e pej Myzeqeje?

Të munjam të fluturonja e të kishnjam krahë si ti,
Me gas të math do t'i vinjam Shqipërisë brënda në gji!
Për me marrë drejt Shkumbinë edh' Elbasan' e Tiranën,
E me ardh ke ti, o Shkodrë, të shof Drinin e Bujanën,
Kostur, Përlep, Fëllërinë, Dibrë, Ipek e Jakovën,
Mat' e Ysqyp e Prështinë dhe Mirëdit' e Tetovën;
Krojënë e Skënderbegut, q'i ka pas dhan ner Shqypnisë,
Tue bam me trimni luftë, e m'e munt mren e Tyrqisë.

Durres, o qytet i bukur, që je kërthiz' e mëmëdheut!
Edhe ti Leshi me emrë, që ke eshtrat e Skënderbeut!
Burrat tuaj aqë trima do ta lenë vall' Ylqinë
Edhe gjithë shqipëtarët ta mbanjë armiku ynë?
Nukë më ngjan e s'e besonj, kam te zoti shumë shpresë,
Shqipëria këtej-tutje kshu po nukë do të mbesë.

Dua të dal majë malit, të shoh gjithë Arbërinë,
Vëllezërit shqipëtarë, që venë në pun' e vinë,
Burrat trima me besë dhe shpirtmir' e punëtorë,
Dhe fushatë gjithë lule e malet me dëborë.

O fushazëtë pëllore, që m'ushqeni Shqipërinë,
Do të këndoj bukurinë tuaj edhe bujqësinë.

Ti perndi e ligjërisë, që rri në malt të Tomorit,
Unju posht' e më ndih pakë, o motra im'e të gjorit!
Më ke leshrat të florinjta e të ergjëndtë krahrorë,
Ball' e gush' e faq'e llërë dhe këmb' e duar dëborë;
Sikundër do malësorët dhe pyjet e bagëtinë,
Duaj edhe fusharakët dhe arat' e bujqësinë,

Edhe ti, o mëmëz' e dheut, q'i fale dheut aq' uratë,
Sa pjell mijëra të mira e kurrë s'mbetetë thatë,
I dhe lul'e bar e gjethe, bim' e drith' e pem' e drurë,
Mlodhe gjithë bukuritë edhe kanisk ia ke prurë.

Të keqen, o symëshqerë, shikomë një herë në syt!
Si lulet' e si bilbili edhe unë jam djali yt.

Gjithë këto farë lulesh e këtë të bukur erë,
Këtë mblerim, këto gjyrë vallë nga ç'vent'i kesh nxjerrë!
O sa e madhe bukuri! As më thua ku e more!
O bukuroshe, t'u bëfsha, ngaha gjiri yt e nxore?
Apo me dorët të bukur e more nga gjir'i Zotit,
Nga qielli, nga parajsa, nga prehër' e plotë i motit?
Kudo shkel këmbëza jote, gëzohet vendi e mbleron,
Tekdo heth sythit e qeshur, bukuri' atje lulëzon!

Ti zbukuron faqen' e dheut, ti do e ushqen njerinë,
Më të gjallë, dhe pas vdekjes e pret duke hapur gjinë!
Vjen dimëri, t'i than lulet, ti me një frym' i ngjall prapë,
Napënë q'u heth përsiprë, ua heq me ver' e me vapë.

Bujkun e xgjuan me natë edhe vë përpara qetë,
Nisetë pa zbardhëllyer për punëzët të vërtetë;
Mer pluarin e parmëndën, zgjedhën, tevliknë, hostenë,
Kafshën, farën, shoknë, bukën, trajstënë, lakrorë, qenë...
Shërbëtor'i mëmës' së dheut, q'e ka zëmrënë plot shpresë,
Del kur hapet trëndafili dhe bari 'shtë gjithë vesë;
I falet Zotit t'vërtetë dhe zihet nga pun' e mbarë,
Zëmërzën e ka të bardhë dhe të qruar e të larë.

Pa lodhur e pa këputur, pa djersë e pa mundime,
Njeriu i gjorë në jetë nukë gjen dot as thërrime,
Si të punosh dit' e natë e të bësh ç'duhenë gjithë,
Ahere kërko nga Zoti të t'apë bukëz' e drithë.

Njeri, puno, mos psho kurrë dhe lark nga makutërija,
Zëmërnë kije të gjerë, mos ki keq, pa t'ep Perndija.

Puna ka duk e uratë, Zot'i math e ka bekuar,
Njerinë mi faqet të dheut e dërgoi për të punuar.

Ver' o e bukura verë, që na vjen nga i madhi Zot
Me mirësi, me bukuri, me gas të math, me duar plot,
Sindëkur çel trëndafilë, e i fal bilbilit zënë,
Ashtu na bije nga qielli një gas në zëmërt tënë.

Zot'i e i vërtetë për të ushqyer njerinë,
Për të zbukuruar dhenë, për të shtuar mirësinë,
I dha zjarr e flakë diellit, i fali dhe shinë resë,
Bëri dimërin e verën dhe zemrës san' i dha shpresë.

Për të arriturë rrushnë ç'ka punuar Perëndija,
Qielli, dheu, dielli, shiu, njeriu, tërë gjithësija!
S'është çudi pse na dëfren ver' e bukur zemrën tënë;
Ç'ka punuar Perëndija edhe njeriu, sa e bënë!
Ju shokë, kur pini verën, mos dehi, mos zëmërohi,
Mos u zihni, mos u shani, mos lëvdohi, mos qërtohi,
Se përçmoni Perëndinë, q'i ka falur hardhisë rrush,
Edhe kërkon dashurinë e ndodhet pshetazi ndaj jush;
Po gëzohi, prehi, qeshni, duhi, xbaviti, dëfreni,
Flisni fjalë të pëlqyer, loni, këndoni, kërceni,
Bëjeni zëmrën të gjerë edhe shtoni dashurinë,
Mirësinë, njerëzinë dhe besën e miqësinë,
Se në breng' e në të keqe, në punë e në të pirë,
Mirretë vesh njeriu i lik, njihetë njeriu i mirë.

A e shihni gjithësinë, yjtë, Diellinë, Hënën,
Dhenë, erën, retë, kohën, Kashtën' e Kumtërit, Shënjën,
Si janë përveshur gjithë edhe lëçijn' e punojnë,
Njëri-tjatërit i ndihin, ashtu punën e mbarojnë.
Në mest të këti rrëmeti, të punëtorëve shumë,
Njeriu duhet të lëçinjë, apo të bjerë në gjumë?

Mundohetë punëtori, po në zemërzët të qetë
Sa gas të math ndjen, kur njëra që hoth, i pjell dymbëdhjetë!
Kur e sheh kallin' e plotë të kërrusurë nga barra,
Dhe parajsën e vërtetë të tfaqurë nëpër ara,
Kur heth lëmën e mbleth toknë, ndan bykn' e kashtën mënjanë,
U heth kuajve e qevet, që janë lodhur, të hanë,
Kur e përmbush plot shtëpinë me drith' e me gjë të gjallë,
Shtrohet me uri në bukë e ha me djersë në ballë.

Sheh pjergullnë, manë, fiknë, thanënë, arrën, ullinë,
Mollën, dardhën, pjeshkën, shegën, vadhënë, ftuan, qershinë,
Kumbullatë, zerdelinë, ngarkuar me pemë gjithë,
Oborrë plot gjë të gjallë, shtëpinë mbushur me drithë,
Dhe zëmëra i gëzohet, pa i faletë Perëndisë,
Q'e çpërblen punën e djersën e mundimn' e njerëzisë.

Qysh rroit mblet' e uruar dhe ven' e vin e lëçijnë,
Ca huallinë ndërtojnë, ca nëpër lule shëndijnë.
O ç'punë me mënt punojnë, sa bukur e bëjn' e mirë!
N'apin dyllëtë, q'ep dritë, dhe mjaltë fjesht' ëmbëlsirë.
Dhe punëtorët' e mirë m'atë mëndyrë punojnë,
Edhe gjithë njerëzija me mundimt t'atyre shkojnë;
Njëri mih, jatëri lëron, njëri mbjell, jatëri prashit,
Kush t'harr, kush korr, kush mbledh duaj, kush shin, kush sharton, kush krasit,
Një bën pluar' e sëpatën, një parmendën, një shtëpinë,
Një pret e qep, një merr e ep, një mbath, një shikon mullinë,
Çdo njeri një farë pune bën në mest të shoqërisë,
Kjo ësht' udh' e Perëndisë, ky ë nom i gjithësisë.
Edh' ajo miza përdhese, ç'i duhetë për të ngrënë,
Eshtë rrahur e përpjekur e me kohëz' e ka vënë.
Ka një punë të punonjë si çdo gjë q'është në jetë,
Kshu e ka thënë me kohë Zot'i math e i vërtetë.

Bujku mundohet në verë, po në dimër rri e prëhet,
Sheh shtëpizënë më kamje, edhe zëmëra i bëhet,
Gratë të gjitha punojnë n'avlëmënt e në të tjera,
Edhe jashtë fryn e bije, por kur na trokëllin dera:
Eshtë nj'udhëtar i gjorë, që ka mbetur në dëborë,
I kanë ngrirë të mjerit vesh' e goj, e këmb' e dorë;
Ngrihet i zot'i shtëpisë edhe të huajthin e merr,
E vë në kryet të vatrës me njerëzi, me të math nder,
Posa e shohënë që vjen, i ngrihen gjithë fëmija,
Se të huajnë më derë na e dërgon Perëndia,
Pa i bëjnë zjarr e ngrohet edh'e mbajnë me të mirë,
I sjellin shtresë të flerë edhe të ngrën' e të pirë.

Kështu të huajt' e miqtë njeriu q'është i uruar
I pret me krahëror hapur e i përcjell të gëzuar.

Në verë që çelen lulet, qielli ndrin si pasqyrë,
Sbukurohetë faq'e dheut e merr mijëra fytyrë;
Pa ngjallenë më çdo lule, më çdo bar e më çdo fletë
Gjëra të gjalla me mijë, rroitin nga dheu si mbletë.

Shpest' e mizatë këndojnë e kuajtë hingëllijnë,
Lulet' e bukura m'erë si ar e si flori ndrijnë,
Bujku nget pëndën e lëron, mbjell a bën gati ugarë,
Kalorësi i shkon njatë dhe i thotë -- puna mbarë --
Papo merr anën e lumit me zëmërë të gëzuar,
Këndon, fishëllen e vete ngadalë, duke mejtuar;
Vë re lumën e kulluar, që ikën me ligjërime,
E ndër ment të ti i bije ca t'ëmbla shumë mejtime.
Vashazëtë bukuroshe, posi shqerratë manare,
Si kapërollet e malit, si thëllëzatë mitare,
Venë të lajnë në lumë gjithë tok duke kënduar,
Me gas në sy e në buzë e me lulezë nër duar;
Përveshin llërët' e bardha dhe të majm'e të perndijta,
Pulpazëtë bukuroshe e këmbëzët' e kërthijta.
Dellëndyshja që fluturon e ndehetë përmi lumë,
U afrohetë si mike e u thotë fjalë shumë,
Dhe mëshqer' e përkëdhelur vjen në lumë të pij' ujë,
A të prëhetë në hije, a të bënjë gjë rrëmujë.

Bari, bima vatur më bres e bujku shum' i gëzuar,
Si bariu kur merr kërthinë edh'e përkëdhel ndër duar.

Bilbili ia thotë bukur, lumi vete gjithë valë,
Ep erën e Perëndisë trëndafili palë-palë.

Veç një vashëz' e mjerë qan të motrënë, q'e ka lënë,
O! është mbuluar në dhe vashëza fytyrëhënë!
Mëma dhe motëra mbetur në zi e në vaj të shumë,
Dhe shqerra manarez' e saj, e përzieshmez' e për lumë!
Të këput shpirtinë plaka, kur zë dhe nëmëron e qan,
Ah, i ziu njeri në jetë sa heq e sa duron e mban!

Vashën vërtet e mbuluan, po shpirt'i saj në qiej shkoi,
Hapi krahëthit e lehtë, në hapësirat fluturoi;
Bukuri e saj u përzje me bukurizët të prillit,
Me fjalëzët të bilbilit, me erët të trëndafilit,
Gjësendi s'humbetë kurrë e gjë s'vdes me të vërtetë,
Mase ndryshohenë pakë, po janë në këtë jetë;
As shtohet, as pakësohet, as prishetë gjithësija,
Vdesën e ngjallenë prapë si gjith' edhe njerëzija.
Këtu janë gjithë ç'janë e gjithë ç'gjë munt të jetë,
Engjëllitë, Perënditë dhe ajy Zot'i vërtetë!
Se një trup e një shpirt është gjithësia, që s'ka anë,
Të gjallë edhe të vdekur gjithë brënda në të janë.

Perëndija njerin' e parë e mori prej dore vetë,
E zbriti mi faqet e dheut, q'ish me lulez' e fletë,
Më të drejtënë të themi, mbi faqet të dheut e ngriti,
E bëri të zotthin' e dheut edhe kështu e porsiti:

Nga kjo baltë të kam bërë, rri këtu, më paç uratë,
Mos u loth e mos psho kurrë, po përpiqu dit' e natë,
Sheh si punon gjithësija? Ashtu të punosh edhe ti,
Të mos rrish kurrë pa punë e të vësh duartë në gji.
Mos u bëj i lik e i keq, i paudh' e i pabesë,
I rrem, i ndyrë, i dëmshim, i rënduar e pa shpresë,
Mërgohu nga të këqijat, pej çdo farë ligësije,
Pej nakari, pej lakmimi, pej vjedhjeje, pej marrëzije,
Mos vra, mos merr tek s'ke vënë, edhe ki nom dashurinë,
Bes' e fe ki urtësinë, të drejtënë, mirësinë.
Në bëfsh mirë, liksht s'gjen kurrë, po, në bëfsh liksht, mos prit mirë,
Ki dëshirë për të mirë dhe në zemërë mëshirë,
Ji i but', i urt', i vyer e mos u bëj kurrë makut,
I egër e i mërzitur dh'i mahnitur si madut,
Mos ju afro dhelpërisë, po së drejtësë iu nis pas;
Në dëgjofsh fjalët' e mija, do të jesh gjithënjë në gas.

Nga gjithë ç'pat gjithësia, të kam dhënë dhe ty pjesë,
Në u bëfsh si them, i mirë, emr'i math do të të mbesë.
Të kam dhënë mënt të mësosh, të vërtetën me të ta shohç,
Dhe zëmër' e vetëdijë, të mir' e të drejtën ta njohç,
Do të të lë dhe nevojën, udhën të të tregonjë,
Të të ndihnjë më çdo punë, të të psonj' e të të zgjonjë.
Gjithë të mirat që janë, këtu në dhet i kam mbuluar,
Po gjësendi në shesh s'nxjerr dot pa dirsur e pa munduar;
I gjen të gjitha me kohë, po rrëmo thell' e më thellë,
C'do gjë që të duhet, kërkoje, barku i ti do ta pjellë.
Sa gjërërazë të vlera do të gjesh ti këtu brenda,
Edhe përsipërë soje, e sa do të t'i ket ënda!

Me fuqit që të kam dhënë, them që të vinjë një ditë
Të marrç udhën e së mirës e të gjesh të madhe dritë,
Të marrç vesh dalengadalë sa punëra që kam bërë,
Diell, hënë, yj, dhe, qiej e gjithësinë të tërë!

Po që u bëre i urtë, mua më ke afër teje,
Ndryshe, qofsh i mallëkuar edhe mërguar prej meje!

Të parit tënë perndia këto fjalë vetëm i tha,
I fali gjithë të mirat, i dha uratën dhe e la.
Det i p'an'i mirësisë, q'emrin tënd s'e zë dot ngoje,
Qysh e ngrehe gjithësinë pa lënë farë nevoje!
Fali njeriut urtësinë, mirësinë, njerëzinë,
Butësinë, miqësinë, dashuri, vëllazërinë;
Epu sheshevet lul' e bar dhe pyjevet gjeth e fletë,
Resë shi, aravet bimë e mos lerë gjë të metë,
Fali erë trëndelinës, manushaqes, trëndafilit,
Kalliut bukë, mizës pjesë, zogut ngrënie, zë bilbilit,
E drurëvet epu pemë dhe uratë bagëtisë,
Dërgo dhëmbj' e kujdes për to në zëmërt të njerëzisë;
Epi pjergulls' e vështit rrush dhe vozësë fali verë,
Mos e lerë pa të kurrë, kurrë thatë mos e lerë;
Fali diellit flak e zjarr dhe hënës e yjet dritë,
Edhe detit uj' e kripë, gjithësisë jet e ditë.
Yjtë le të vinë rrotull dhe njerëzit të punojnë,
Të dëfrejn' e të gëzohen dhe si vëllezër të shkojnë.

Tregomu dhe shqipëtaret udhën e punës së mbarë,
Bashkomi, bëmi vëllezër edhe fjeshtë shqipëtarë,
Falmi, falmi Shqipërisë ditën e bardh' e lirisë,
Udhën e vëllazërisë, vahn' e gjithë mirësisë.

Nxirr të vërtetën në shesht, paskëtaj të mbretëronjë,
Errësira të përndahet, gënjeshtëra të pushonjë.


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Mon Apr 25 2011, 09:31pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Fjalet e Qiririt

Në mes tuaj kam qëndruar
E jam duke përvëluar,
Që t'u ap pakëzë dritë,
Natënë t'ua bënj ditë.


Do të tretem, të kullohem,
Të digjem, të përvëlohem,
Që t'u ndrinj mir' e të shihni,
Njëri-tjatërin të njihni.


Për ju do të rri të tretem,
Asnjë çikë të mos mbetem,
Të digjem e të qanj me lot,
Se dëshirën s'e duronj dot.


Unë zjarrit nuk i druhem
Dhe kurrë s'dua të shuhem,
Po të digjem me dëshirë,
Sa të munt t'u ndrinj më mirë.


Kur më shihni se jam tretur,
Mos pandehni se kam vdekur;
jam i gjall' e jam ndë jetë
jam në dritët të vërtetë,


Unë jam në shpirtin tuaj,
Mos më kini për të huaj,
M'është falurë durimi,
Andaj po digjem si trimi,


Se ma k'ënda t'u bënj mirë,
Të mos mbeti n'errësirë.
Jakëni rreth meje rrini,
Flisni, qeshni, hani, pini,


Në shpirt kam dashurinë,
Pa digjem për njerëzinë,
Lemëni të përvëlohem,
nukë dua më të ftohem,


Dua ta djek trupn' e kretë
Për atë zotn' e vërtetë.
Me zjarr ta djek mushkërinë
E të tretem për njerinë,


Bashkë me gëzimt të tija
të vete te perëndia.
Unë dua njerëzinë,
Mirësin' e urtësinë.


Në bëhi shokë me mua,
Në më doni si u dua,
Njëri-tjetërin në doni,
Të paudhë mos punoni.


O zëmëra fluturake,
Qasju pakë kësaj flake!
Mase krahët t'i përvëlon,
Po dhe shpirtin ta shënjtëron.


Unë duke përvëluar,
Njerëzit i kam ndrituar.
Kam qënë mik me njerinë,
Andaj i di e më dinë.


Gjithë tuajt' i kam parë,
Mëm' e at' e fis e farë,
Si tani gjithë i kam ndër mënt,
Që rrininë më këtë vënt.


Edhe sot nër ju ata shoh,
Se shpirtin e tyre ua njoh,
Dhe unë si ju jam ndruar
E jam përzjer' e ndryshuar,


Pa jam bërë shumë herë
Zjar e uj' e balt' e erë.
Jam një shkëndijë pej qielli
dhe një drudhëzë pej dielli.


Edhe ndër qiej fluturonj,
Edhe brënda në det qëndronj,
Shumë herë fle në baltë,
Diku ndodhem dhe në mjaltë


Bënem qëngj e kec i pirë,
Lul' e bar e gjeth i mbirë.
Dua shumë fjalë t'u them,
Po trëmbem mos i bënj ujem.
E ku shkruhenë në kartë
Fjalët' e gjuhësë zjarrtë?


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Mon Apr 25 2011, 09:41pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Dëshira

Zot!
Sot
Jam,
Kam,
Shoh,
Njoh,
Rronj,
Shkonj;
Kam gas
Dhe flas
E them
Të kem
Ditë,
Dritë,
Jetë,
Vetë,
Ah, dua,
Që thua,
Të mos vdes,
Po të mbes
Përjetë
Të ketë
Shpirti im
Pa mundim
Shëndenë
Të jenë
Me mua
Sa dua.
Sonte jam gjall',
E jam mirë,
Po kam dhe mall
E dëshirë,
Zot i vërtetë
I gjithësisë!
Të rronj përjetë
Ndaj njerëzisë!
Ti ke në dorë,
Çdo gjë që të duash;
Nukë je i gjorë,
Arrin që të thuash;
Pa bëhenë gjithë ç'dua,
Po të më dëgjosh mua,
Le të bëhetë thua,
Dhe gjithë janë bërë!
Atë që thua ti vetë,
Zot i math e i vërtetë!
Ajo bënetë në jetë,
Edhe mbaronet' e tërë!
Ti epi jetë njerëzisë,
Shto e beko dhe bagëtinë,
Se ti je Zot' i gjithësisë,
Në dorëz' e ke mirësinë
Njerëzis' epi jetë të gjatë,
Mundimet fare nga jeta ngreji,
Djepinë shkret' e lugënë thatë
Mos e shih kurrë, po mbushur leri.
Fal
Dhe ep
Gjithë ç'ke
Nga të mirat,
E të pështirat
Hidhi këtje,
A vari më ndonjë grep,
A mbuloji më ndonjë mal,
E lërë vetëm mirësitë,
Fal edhe dritë e jet' e ditë
Le të prehet gjithë njerëzija
E të mos ketë kurrë të këqija;
Ligësitë, djallëzitë e marrëzitë
Le të mos rrojnë paskëtaj edhe një ditë
Veç mirësija në këtë jetë të mbretëronjë,
Urdhëri yt, puna jote, Zotth' i math e i vërtetë,
E v^ërteta le të rronjë, gënjeshtra le të pushonjë
Bëj si të duash, ç'të them unë Zot i vërtetë? Ti e di vetë!


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Mon Apr 25 2011, 09:43pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Mejtimi

Rri mejtohem shumë herë
Tek perëndon yll'i zjarrtë,
Edhe hapetë një derë,
Soje rrjeth një drit' e artë.
Retë, nga pak' e nga pakë,
Marrën një tjatër fytyrë,
Bënenë të kuqe flakë,
E deti ndrin si pasqyrë.
Oh! sa të bukura janë
Fushatë që gjelbërojnë,
Qiejtë që s'kanë anë,
Luletë që lulëzojnë,
Zoqthitë që flasin belbër
E fluturojnë ndë erë,
Pyll'i veshur më të gjelbër,
Deti i qet' e i gjerë,
Lumi që nxjerr oshëtimë,
Që bubullin nëpër male
Dhe ikën me fishëllimë
Nëpër fusha me ngadale,
Brigjet' e veshurë me bar,
Me lule, me gjeth, me fletë,
Rrahurë n'ergjënt edhe n'ar,
Ahu me krye përpjetë!
Më çdo kënt edhe më çdo vis
E më çdo çuk' e çdo brinjë
Shoh një plep, një vith a lis,
Një qarr, një bush, një dëllinjë.
Hap sytë dhe përqark shikonj
Fushë, limë, brigje, male,
Edhe të shkuarat kujtonj
Një nga një, dalengadale.
Për ata që janë ndarë
Prej nesh, që rrinim gjithë tok
Edhe më s'i kemi parë,
Që i patmë shpirt edhe shok,
Zëmëra më përvëlohet
Edhe them vallë ç'u bënë,
Kur shoh që koha po ndrrohet
Dhe të mugëtit ka rënë,
Po rrjeth nëpër hapësirë
Edhe sa vete po shtohet,
Lint nata me errësirë,
Dheu e qielli ndryshohet.
Kështu rrotullohet moti,
Yjt' e hëna sytë hapin
Dhe pas nomit q'u vu Zoti
S'rrinë, po gjithënjë çapin.
Lumi me një psherëtimë
Ikën edhe vete në det,
Dëgjohet një bubullimë,
Që përhapetë përmbi dhet.
Duke shkuar dit' e net,
E duke ndërruarë moti,
Vemi si lumi në det,
Nga Zoti, prapë te Zoti.


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Tue Feb 07 2017, 04:39pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Nga vajzat deri tek Asllan Rusi:
Ja cili ishte fati pasardhësve të familjes së Naim Frashërit



Naim Frashëri, mësimet e para i mori në Frashër, ndërsa më 1865 vendoset në Janinë ku, më 1869 mbaroi gjimnazin “Zosimea” dhe, diplomën e kësaj shkolle “e ka me thënien: fort mirë””, – shkruan Mit’hat Frashëri, “Naim Frasheri”, Sofie, 1901. U pajis në këtë shkollë me kulturë bashkëkohore, mësoi greqisht, frëngjisht, italisht, ndërsa jashtë shkollës mësoi arabisht e persisht te i dituri Jakup Efendiu, – shkruan më 1896 në revistën “Serveti Funun”, vëllai i vogël i Naimit, Samiu.


Naimi, më 1871, shkoi në Stamboll. Nuk qëndroi më shumë se tetë muaj, sepse dhembja e kraharorit e detyroi të kthehet në Janinë. Në vitet 1874-76 punoi si drejtor dogane në Sarandë. Sëmundja e kraharorit dhe dhembjet në gjunjtë, nga reumatizma, “q’i erdhën nga të marrët të ftohtë në gjah”, e shtrënguan të largohet nga Saranda dhe të shkoj dhe të kurohet për gjashtë muaj në banjat e Badenit të Austrisë, – thotë Mit’hat Frashëri. Më 1878 punoi tetë muaj si drejtor të dhjetash (ashari mydiri) në Berat. Më 1882 rishkon në Stamboll, ku punoi në fillim në detyrën e anëtarit e pastaj të Kryetarit të Komisionit të Inspektimit dhe Kontrollit dhe, më vonë, të Kryetarit të Këshillit të Lartë të Arsimit dhe të Zëvendësministrit në Ministrinë e Arsimit., – shkruan studiuesi Laurant Bica, “Naim Frashëri në Kostandinopojë”, Vëll. I, Tiranë, 2009. Naimi, më 14 gusht 1882, nënshkroi lejen për botimin e “Gramatikës” së K. Kristoforidhit.


Shtëpia e parë e Naimit ishte në Këlliç Ali të Beshiktashit, lagje në pjesën europiane të Stambollit. Këtu ai nuk qëndroi gjatë. Shtëpia e dytë, ku Naimi jetoi kohën më të gjatë dhe mbylli sytë, ishte Këzëll Topraku, që gjendet ndërmjet Kadiqoit dhe Erenqoit, lagje në pjesën aziatike të Stambollit. Shtëpia e Këzëll Toprakut u kthye në faltore për shqiptarët. “Aty u mblodhën atdhetarë si Kristo Hoxhi e Jani Vreto, Hoxha Tahsini e Ismail Qemali, Pashko Vasa e Murat Toptani … Ndër të parët pat ardhur Çajupi … Sevasti Qiriazi …Edhe Faik Konica i ri, kur shkoi dhe e takoi Naimin”, – shkruan Nasho Jorgaqi, “Vëllezërit Frashëri”, 2008.


“Çdo patriot ka vajtur tek ky burim atdhetarizmi, – thotë Sevasti Qiriazi. Naimi, – vazhdon më tej ajo, – ishte me shtat të mesëm dhe i imët, kishte fytyrë fort të qetë dhe tërheqëse, ishte i kthjellët dhe i vërtetë, ishte një magnet dashurie”, – përfundon Sevasi Qiriazi.
Naimi më 1880 shkruan poemën “Shqipëria”, e cila botohet më 1897. Më 1886 botoi poemën “Bagëti e Bujqësi”, “Dëshirë e vërtetë e shqiptarëve”, libra për shkollat: “Vjershat për mësonjtoret e para”, “E këndimit të çunave këndonjëtoria”, “Histori e Përgjithshme”. Më 1890 doli “Lulet e Verës”, pastaj “Mësimet” dhe “Fjala fluturake” më 1894, së fundi më 1898 poema e madhe epioke “Historia e Skënderbeut” dhe poema “Qerbelaja”. Naimi botoi 15 artikuj, 18 vjersha dhe 23 përalla në vargje në revistat “Drita” e “Dituria” dhe, në fund të shkrimeve të tij, firmoste me siglën “D”. Ç’do të thotë sigla “D”? Ndoshta do të thotë “Dangëlli” apo “Dulellarë”, siç njihej në fshat familja e Naimit, ndoshta ajo do të thotë “Dritë” apo “Dituri”, lejen e botimit të të cilave e nxori Naimi, ndoshta ajo sigël i përfshinte të gjitha: “Dangëllinë”, “Dulellarët”, “Dritën” dhe “Diturinë”.


Naimi, vitet e fundit të jetës, i kaloi i sëmurë në shtëpinë e tij në Këzëll Toprak. “Kishim katër vjet e gjysëm q’e qanim këtë njeri të madh: e dinim që sëmundja s’i kish shpëtim!”, – shkruan Mit’hat Frashëri. U nda nga jeta Naimi duke u gdhirë e shtuna, ora 2 e mëngjesit, dita e njëzet tetorit të motit 1900. Varrimi u bë të nesërmen, ditën e diel, 21 tetor 1900, në Teqen e Bektashinjëve të Merdiven Qoit në Stamboll. Varri u ngrit në krah të varrit të Abdyl Frashërit, i cili ishte i veshur i tëri me mermer të bardhë dhe, mbi të, një pllakë e zezë ku qenë gdhendur fjalët e Naimit: “Hybdyl vatan minel yman”, që do të thotë: “Të gjithë duhet t’i jemi mirënjohës Mëmëdheut”.


Eshtrat e Naim Frashërit shteti shqiptar i solli në Shqipëri në kuadrin e 25 vjetorit të Pavarësisë, më 2 qershor 1937. Ishte ditë e mërkurë, ora 15.30, kur mbërriti arkivoli me vija kuq e zi me eshtrat e Naimit.


Shefki Shatku, nënkolonel, Komandant i Përgjithshëm i Xhandarmërisë, që i solli eshtrat nga Stambolli, ia dorëzoi arkivolin me eshtrat e Naimit kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Abedin Nepravishta. Populli kishte mbushur sheshet dhe rrugët e Tiranës dhe hidhte lule dhe vetëm lule mbi arkivolin me eshtrat e Naimit.


Ndodhi ajo që tha Faik Konica më 1901. “Treqind shqiptarë t’anës kombëtare e shpunë në vënt të funtmë. Treqind veta e përcuallë … Një ditë do të vijë që shqiptarët do t’i sjellin të mbeturat e Naim Beut në atë Shqipëri … Ahere, nuk do ta përcjellin treqind atdhetarë, por do ta presë një komb i tërë”, – shkruante Faik Konica, “Albania”, Bruksel, Nr.4, 20.04.1901. Në ceremoninë e organizuar në Tiranë, ndër shumë të tjerë, në emër të familjes së Naim Frashërit, foli deputeti Eshref Frashëri nga trungu i familjes së Dulellarëve të Frashërit, afër të cilit ishte familja dhe vajza e Nevrezit, Naime Rusi. Edhe para arkivolit me eshtrat e Naimit, ndër shumë kurora, ishte edhe kurora e vendosur nga mbesa e Naimit, nga Naime Xhelal Rusi. Arkivoli me eshtrat e Naim Frashërit u vendos në Teqen Bektashiane të Tiranës.


Naimi u martua, ndoshta në pjesën e dytë të viteve ’70 të shek XIX, me Hatixhenë, e cila thirrej shkurtimisht Hexhe, vajza e një berberi nga Shkodra, e cila jetoi dy apo tre vjet më shumë pas ndarjes nga jeta të Naimit.


Asija, vajza e Sherifit, që u rrit, u arsimua dhe u edukua nga Naimi në Janinë e në Stamboll, u martua me Murat Toptanin, djalin e atdhetarit Said Shermedin Toptani, pjesëmarrës në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe mik i Vëllezërve Frashëri, sidomos i Abdylit. Murati, ishte së bashku me kushëririn e tij, Abdi Toptani, delegat në Kuvendin Kombëtar të Vlorës, nënshkruesi i Deklaratës së Pavarësisë më 28.11.1912, si delegat i Tiranës. U lind në Aka të Turqisë më 13 korrik 1968, ku ishte internuar nga Porta e Lartë familja e Saidit. E ëma e tij, Hanifeja, ishte vajza e Ahmet Pedis Kartajit nga Kaukazi. Murati kishte edhe një vëlla, Refikun, si dhe nje motër, Vesimen, e cila u martua me vëllanë më të vogël të Abdylit, Naimit e Samiut, me Mehmet Frashërin.
Murati, në Stamboll u regjistrua në shkollën “Madame Fyres”, ku studionte edhe Asija, vajza e Sherifit, e cila u njoh mirë me Muratin, sepse jo vetëm që ishin e qëndronin bashkë në shkollë, por edhe sepse Murati “ditët e pushimit tani i kalonte në lagjen “Këzëll Toprak” pranë Naimit”, – shkruan Ferid Hudhri, “Murat Toptani”, Tiranë, 1978. Më tej ai vazhdoi studimet e larta në shkollën “Sulltanie” të Stambollit, të cilat i mbaroi më 1894 dhe, edhe gjatë kësaj kohe, ai qëndronte pranë familjes së Naimit. Një vit më vonë, më 1895, Murati u martua me Asijen dhe martesa u bë në “Këzëll Toprak”, ku edhe banonte familja e Naim Frashërit.


Më 20 tetor 1897, Murati u arrestua nga Porta e Lartë në Çanakala dhe, për të dytën herë, arrestohet pas dy vjetësh, më 1899, po në këtë vend dhe, kësaj here, atij i internuan edhe familjen në Çanakala. Më vonë, Murati internohet nga Porta e Lartë në Konjë, provincë në juglindje të Turqisë, ku qëndroi deri më 1908. Shkolla për fëmijët ishte kujdesi i parë i Muratit në Konjë. “Kur e bën syrgjyn Muratin, Naimi kishte vdekur. Ishte rreth vitit 1903. Më thirrën mua t’i çoj fëmijët në Konjë … Murati kishte një shtëpi me dërrasa me dy kate … Ishte i ri. Kishte tre djem dhe një vajzë”, – i ka deklaruar Dhimitër Shuteriqit më 1960 përmetari Nexhip Kame Kajca, i cili ka shërbyer në shtëpinë e Frashërllinjëve në Stamboll.


Murati veprimtarin e zhvilloi kryesisht në Tiranë, në Stamboll, ne Napoli dhe në Bukuresht. Ishte një nga atdhetarët me kulturë të gjerë, zotëronte frëngjishten, turqishten, arabishten, persishten, gjermanishten dhe italishten. Si artist ka bërë vepra në skulpturë, pikturë dhe karikaturë. Më 1899, kur ishte në Napoli të Italisë, realizoi në skulpturë bustin e Skënderbeut. Shkroi poezi e artikuj publicistikë dhe, një pjesë e vjershave, u përmblodhën në librin “Vjershat e Murat Toptanit”. E respektonte dhe e donte Asijen, e cila ishte gjithashtu e pajisur me një kulturë të gjerë, njihte mirë frëngjishten, greqishten e turqishten dhe luante mirë edhe në piano. Në krijimin e vjershës “Dashuria” u frymëzua nga Asija, të cilës, Murati, i bëri edhe një bust të bukur kur ata ishin në Konjë të Turqisë. U nda nga jeta më 1917 në Tiranë. Është dekoruar me Urdhrin “Nderi i Kombit” më 26.06.2012.


Asija dhe Murati kishin 11 fëmije, nënte djem dhe dy vajza, – thotë Bele Myteveliu. Sherifi ishte një nga djemtë, i cili u lind në Konjë dhe studimet e larta për teknologji dhe kimi industriale i mbaroi në Gjermani. Punoi 32 vjet në Kuçovë dhe ishte autori i shumë projekteve, novacioneve e shpikjeve të aplikuara me sukses në nxjerrjen dhe përpunimin e naftës. Më 1957 ishte ideatori i shuarjes së zjarrit në pusin e naftës në Marinëz të Fierit. Më 20 shtator 2001, Këshilli i Bashkisë së Kuçovës, me Vendimin Nr.69, e shpalli Sherifin Toptanin, nipin e Sherif Frashërit, “Qytetar Nderi” të Kuçovës.


Naimi dhe Hatixheja patën dy vajza, e para e quajtur Nerqeze, nuk jetoi as tre vjet, vdiq më 1881. Dhimbja e poetit, e babait, ishte e madhe. Në vjershën e titulluar “Mbi trupin e bijës sime të vdekur”, botuar në “Tehajjulat” (“Endërimet”), 1885, Naimi shkruan: “Mjeri unë, vaj moj bijë, mjeri unë!/ Moj e dashur, moj e ëmbla aq shumë!/ Pa ty mbeta, pa ty mbeta moj me lotë!/ U shkretofsh o qiell, moj zuzarja Rrotë!”. Vajza e dytë, Nevrezi, lindi në Stamboll. Ishte me kulturë, dinte frëngjisht dhe arabisht, njihte jo vetëm kulturën e Turqisë por edhe të Europës. I binte edhe pianos dhe, një piano, e solli me vete në pajë kur u martua me Xhafer Luarasin, – shkruajnë Alfred dhe Neki Frashëri. U nda nga i shoqi, Xhaferi, sepse në shtëpinë e tij gjeti zakone e mendime si dhe u ndesh me veprime, që ishin mbytëse për shpirtin e kulturën emancipuese e civilizuese të Nevrezit.


Nevrezi u martua në Stamboll me Shahin Kolonjën, atdhetarin veprimtarin, publicistin dhe propagandistin e ideve kombëtare e demokratike, i cili kishte lindur më 1865 në Starje të Kolonjës dhe, pasi kishte kryer filloren në Starje e Ruzhdijen në Korçë, më 1895, kishte kryer edhe Fakultetin e Juridikut në Universitetin e Stambollit. Punon në fillim si drejtor në Idadijen (Gjimnazin) e Edrenesë dhe pastaj në Idadijen e qytetit Gjymylxhime. Më 1897 emërohet kajmekam në Kozhan të Selfixhes, më pas, më 1900, po me këtë detyrë në malin e Shënjtë (Ajon Oros), ku kishte 30 manastire e jetonin 1500 murgj dhe, më vonë, emërohet po në detyrën e kajmekamit në Vlorë. Nga 14 deri më 22 nëntor 1908 morri pjesë si delegat i Kolonjës në Kongresin e Manastirit, kryetar i të cilit ishte Mit’hat Frashëri, ku u zgjodh edhe anëtar i Komisionit të Alfabetit, kryetar i të cilit ishte Gjergj Fishta. Po atë vit u zgjodh deputet i Korçës në Parlamentin Osman, që u hap më 17 dhjetor 1908.


Shahin bej Starja apo Kolonja, qysh në moshë te re, shkonte në shtëpinë e Naim Frashërit, në Këzëll Toporak. Takohej e bisedonte shpesh me Nevrezin dhe Asijen. Ishte një nga të rinjtë shqiptarë që vlerësohej nga Vëllezrit Frashëri. Viti 1900. Në tetor ai nuk ishte në Stamboll. Lajmi i vdekjes së Naimit e tronditi shumë. Në dhjetor ai shkon për t’i dhënë lamtumirën e fundit mësuesit të vet në varrezat e Merdiven Qojit, – shkruan Piro Tako, “Shahin Kolonja”, Tiranë, 1984.


Në gusht të vitit 1909, Nevrezi, vajza e Naim Frashërit, martohet me Shahin Kolonjën, me të cilin njihej qysh kur ajo ishte jo më shumë se dhjetë vjeç, më 1896. Kur u martua ajo ishte 26 vjeç, ndërsa Shahini 44. Dasma u bë në lulishten “Çuçuk Moda”, në Kadin Qoj, – shkruan studiuesi Piro Tako. Morën pjesë ndër shumë të tjerë edhe kunati i saj, Murat Toptani, i shoqi i Asijes, si dhe bashkëluftëtarët e ngushtë të Shahinit, Bajo e Çerçiz Topulli si dhe Mihal Gramenua.
Nevrezi, e shoqja e Shahinit, lindi një vajzë të bukur e të shëndetshme, që i vunë emrin e Naimit, e quajtën Naime.


Shahini u nda nga jeta më 1919 dhe, Nevrezi e rriti Naimene, duke patur edhe ndihmën e xhaxhait, Mehmetit, si dhe të vëllait të Shahinit, Zylfos, të cilit ia la si amanet në momentin e fundit të jetës Shahini.


Naimeja u martua me Xhelal Rusin, farmacistin e njohur, i cili kishte studiuar dhe ish diplomuar në Francë. “Ishte djali i Rahmi Rusit nga Leskoviku, i cili ishte patriot, bashkëpunëtor i At Stath Melanit, si dhe vëllai i Skënderit dhe i Mynever Rusit dhe, të tre fëmijët e Rahmiut, i cili vetë u nda nga jeta në Përmet më 1915, në vitet 1939-1944 mbajtën një qëndrim antifashist, u lidhën ngushtë me LANC-in”, – më thotë më 15 nëntor 2011 Myftar Taria, i lindur më 1921 në Starje të Kolonjës, por me orgjinë nga Tarenjtë e Frashërit, kur me ne në bisedë ishin edhe shokët e miqtë e Myftarit, studiuesi Alfred Frashëri dhe veterani i LANÇ-it, Iljaz Lumani. Naimeja dhe Xhelali, kishin tre fëmijë, një vajzë, që mbante emrin e gjyshes, të Nevrezit, e cila u vra gjatë bombardimeve më 1944 në Tiranë, kur ishte 12 vjeçe, dhe dy djem, Asllanin dhe Rahmiun, që edhe ky i dyti mbante emrin e gjyshit, të Rahmiut.


Asllani, lindur më 1945 dhe ndarë nga jeta më 1977, ishte një supervolejbollist, Mjeshtër i Merituar i Sportit. Ka luajtur volejboll me KS “17 Nëntori” dhe KS “Dinamo”. Ka fituar 7 herë Kupën e Republikës dhe ka zhvilluar 80 takime ndërkombëtare, nga të cilët 35 me skuadrën kombëtare, në vitet 1963-1975. Ka fituar medalje ari në spartakiadën kombëtare të vitit 1969.


Ishte një legjendë e volejbollit.


“Asllani ishte shoku im i skuadrës në ekipin e Dinamos. Ishte një nga viganët e volejbollit shqiptar”, – më thotë Mjeshtri i Merituar i Sportit, Kreshnik Tartari. Më 1997, stadiumit të lojërave me dorë në Tiranë, iu dha emri Pallati “Asllan Rusi”.


Nga Kastriot Bezati


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Tue Feb 07 2017, 04:46pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Histori e Skënderbeut I


Këndo, ëngjëll, urtësinë
Edhe gjithë mirësitë,
Skënderben’ e trimërinë,
Q’i dha Shqipërisë dritë.
Të lumtë goja, këndona,
Me gjuhë t’ëmblë si mjaltë,
Skënderben’ e madh tregona,
Trimnë burrë, Zotn’ e naltë.
Punëtë që ka punuar
Kordhëtari i vërtetë,
Kombinë duke nderuar
Dhe Shqipërinë përjetë.
Nga gjiri i Perëndisë
Pa m’i sill nër mënd të mija,
T’i ap dritë Shqipërisë
Nga shpirt’i ndritshëm i tija.
Ëngjëll i bukur, pa zbritmë,
Dhe me dritët të uruar
Shko përpara mej’e ndritmë,
Të shoh gjithë ç’kanë shkuar.
Që kur ngrehu gjithësinë
Zot’i madh e i vërtetë,
Ka bërë dhe Shqipërinë
E shqipëtarët në jetë.
Shqipëria kurdoherë
Ka qënë shum’ e lëvduar,
Ka pasur burra të ndjerë,
Trima t’urt’ e të dëgjuar.
Pati mbretër’ e të parë
Fort të mëntshim e të mirë,
Burra, trima, shqipëtarë,
Që kan’ emrë të pavdirë.
Ishte vënt’ i Perëndisë
Që së pari Shqipëria,
Mëmëdheth’i urtësisë,
Që del soje mirësija.
Aleksandr’i Math e burrë,
I cili s’pat shok në jetë,
Nukë ka pasurë kurrë
Dhe kurrë do të mos ketë
Piro trimi e të tjerë
Burra shumë të lëvduar,
Që kanë qënë një herë,
Edhe sot s’janë harruar,
Qenë gjithë shqipëtarë,
Ishin djemt’ e Shipërisë,
Nuk’ ishin greq e bullgarë,
Po nga vënd’i Perëndisë.
Pirroja mundi romanët
Armikët’ e njerëzisë,
Aleksandr’i Math persanët,
Egërsirat e Azisë.
Kë të zësh ngoje më parë
Nga burratë e vërtetë,
Q’ishin gjithë shqipëtarë,
E s’u erdhi shok në jetë!
Gjithë botën’ e pushtuan,
Afrik’, Europ’, Azi zunë,
Lëftuan e mbretëruan,
Nën’ urdhërë gjith’ i vunë.
Edhe kur erdhë romanët,
S’u shkel fare Shqipërija,
As nga shqeht’ e venetianët,
S’e zu kurrë dobëtija.
Shqipëtari në kurt s’hyri,
S’e shpërnderoj Shqipërinë,
Kurrë nukë ju tremb syri
E nuk’ e humbi fuqinë.
Rrinte me kordhë në dorë,
Shkrefëtinte si dragua
Nëpër male me dëborë,
E kurrë s’u qetësua.
Armikët u dobëtuan,
Shqipërija ngriti krye,
Errësirat u mërguan,
Drit’ e Zotit u rrëfye.
Nga të gjitha mbretëritë,
Së Krujësë i dha Zoti
Më shumë fuqi e dritë,
Q’ishte mbret Gjon Kastrioti.
Mbretëronte urtësija,
Paqja, kamja, nderi, shpresa,
Drejtësi e dashurija,
Miqësija, besa-besa.
Tek po gjëndej Shqipërija
Në këto të mira kaqe,
Që mbretëron mirësija
Dhe ish në prehj’e në paqe,
Kur nj’ e madhe egërsirë,
Duke dalë prej Asije,
U përhap si errësirë,
Dh’e mbuloi botën si hije.
Ish një komb i mallëkuar,
Në gjuhët kish dhelpërinë,
Syn’ e kish të egërsuar,
Në zemërt kish djallëzinë
Ngado vij e kudo shkonte,
Zin’ e gjëmënë po shpinte,
Vriste, priste, varfëronte,
Atje ku shkelte bar s’mbinte;
Më nj’anë kishte fuqinë,
Gënjeshtrënë m’anët tjetrë,
Për të mbytur njerëzinë,
Bënej her’ujk, herë dhelprë
Përse s’dolli trimërija
T’i prit gjurmën’ egërsirës,
Po vate mbroth ligësija,
I zu udhënë së mirës.
Ra më detrt qytetërija,
U ngrit si re errësira,
U përhap mi dhet padija,
Gjaku, vdekja, shkretëtira!
Pa një zgjedh’ e keqe shumë
Gjithë kombet i mundojti,
I la për djall e për lumë,
Njerëzia mendje lojti.

Ish ver’ e po qeshte moti,
Lulet kishin lulëzuar,
E mbreti Gjon Kastrioti
Në fron rrij duke menduar.
Pyjet ishin gjelbëruar,
E bilbilëtë këndonin,
Dhe bota gjith’ e gëzuar,
Djemt’ e vashatë po lonin.
Gjithë gjethet ishin celur,
Faq’ e dheut ish zbukuruar,
Dhe qiell i përkëdhelur
Ish si ergjënd i kulluar.
Shqipëtarët të gëzuar
E të gjithë burra, trima
Edhe të lar’ e të ndruar,
Me armë si vetëtima.
Vashatë bërë si pylli
Nëpër sheshe po kërcenin,
Sicila ndritte si ylli,
E hënës i shëmbëllenin.
Kur shfaqen njerës të huaj,
Dalën në shesht disa vetë,
Gjithë të hipur në kuaj,
Po ngjiteshinë përpjetë.
Të ndryshmë së gjithash ishin,
Shtat, zakon, robë, fytyrë,
Sjellj’e gjuhë tjatrë kishin,
Qenë t’egrë si mynxyrë!
Ne der’ e pëlasës zbrinë,
Shqipëtarë në shkallë
Me miqësi shum’ i prinë
Dhe brënda në dhom’ i kallë.
Parësi e mbretërisë
Me një nder të math i priti,
Pas udhës së miqësisë
Me fjalë t’ëmbël i gostiti.
Të huajtë si u çlodhë
Dhe djers e pluhurë fshinë,
Dhe mëndjen më vënt e mblodhë,
Se udha e loth njerinë,
Dy më të parët, që qenë,
Përnjëherë nxuar zënë,
Thanë: “Duam pakë mbrenë,
Diç i kemi për të thënë”.
Në dhomët të parësisë
Hynë dhe mi from të lartë
Panë mbretn’ e Shqipërisë,
Në dorë i dhanë një kartë.
Këta ishinë në fjalë,
Dita shkonte, nata vinte,
T’errëtit’ e mbuloi malë,
Hëna dolli dhe po ndrinte.
Prunë buk’ e gjell e venë,
Dhe ndenjnë në mësallë
Të gjithë sa njerës qenë,
Dhe vetë mbreti në ballë
Hangërë ngadal’ e pinë
Dhe ndenjnë një copë herë,
Më pastaj të gjith’ u ngrinë,
Gjithëkush vate të flerë.
Nata dhe s’e kishte ngritur
Atë pëlhurën e zezë,
Hëna me sy të venitur
Po perëndonte si rezë
Yll’i mëngjezit po ndrinte,
Dhe bilbilëtë këndonin,
Vesa gjithënje po binte,
E luletë lulëzonin.
Mbreti u ngrit i helmuar
Edhe e dërgoi njerinë,
Shërbëtor e papërtuar,
Mblodhi gjithë parësinë.
Të mëdhenj edhe të parë
Edhe gjithë pleqësia,
Ç’qenë çel’ e luftëtarë,
E shumë nga vegjëlia,
Në mbledhë të gjithë rrodhë
Pas mënyrës së lirisë,
Bashkë me mbrenë u mblodhë
Si t’afërt’ e të shtëpisë
Gjithë burra të vërtetë
Edhe nd’ar e n’ergjënt veshur,
Shpirtmir’ e trima të qetë,
T’urt’ e me buzë të qeshur.
Në mest u ngrit Kastrioti,
Tha: “Vëllezrë shqipëtarë!
Një brengë na pruri moti,
Pa do menduar më parë:
Si mundimë të shpëtojmë
Nga kjo brengë Shqipërinë,
Duhetë të kuvëndojmë,
Ndaj u kërkova taninë.
Turqit duallë ng’Asia
Edhe në Evropë erdhë
Rrëmet, posi mizëria,
E shumë gjakëra derdhë
Nga Andrinopoja hynë,
Muarrë dhe Grekërinë,
Tani ndër ne kanë synë,
Të na hedhin në greminë!
Sa mbretrë të Shqipërisë,
Si dhe të tjerët i mundi!
Ra rrebesh i Perëndisë,
Gjë të gjallë s’la gjëkundi!
Ushtarëtë lëftuan,
Për mëmëdhethin u vranë,
Veç nja dy mbretrë shpëtuan,
Në Romë ne Papa vanë.
Murati, që s’na peshonte,
Nga ne kërkon miqësinë,
S’di ç’dhelpëri mejton sonte,
Se po e njohëm Turqinë
Më ngjan se po bën gatinë,
Qytetn’ e math rreh të marrë,
E pas ati djajt’ e dinë
Kujt do t’i sulet më parë.
Pas Romës’ së re ka tjetrë
Qëllim zënë që taninë,
T’i derdhet Romës’ së vjetrë,
Të marrë dhe Italinë
Dhe Lindjen dhe Perëndimnë
Kërkon tejpërtej t’i zërë,
Gjith’ atje e ka qëllimnë,
Botën’ në dorë ta vërë.
Sot për sot na ka nevojë,
Andaj kërkon miqësinë,
Pa ndryshe s’na flit me gojë,
Gjithë bot’atë e dinë.
Qëllimet i psheh Murati,
Rreh e pandeh të gënjenjë,
Ësht’ i pshehtë si lugati,
Po koha do ta rrëfenjë.
Thotë q’është mik përjetë,
Më s’do gjë nga Shqipëria,
Po veç një penk do të ketë,
T’i vendoset miqësia;
Dhe për penk s’kërkon gjë tjatrë,
Nukë sheh tjatrë nevojë,
Po do djemt’ e mi të katrë,
Të rrinë n’Andrinopojë
Pakë koh’ atje të rrinë
Me ata që t’i dërgojmë,
Dhe të venë e të vinë,
Sa herë që t’i kërkojmë
Se froni pa zot në mbettë,
Se po erthm’ e do të vemi,
Një e tillë në na gjettë,
Vdekjen në dorë s’e kemi,
Thotë se do t’i dërgonjë
Më të madhë Shqipërisë,
Pas meje të mbretëronjë
Ndë udhët të miqësisë.
Këto fjal’ e thashetheme
T’i thosh tjatrë, i besonja,
Mbret i ndershëm s’flet të rreme,
Fjalës së tij s’i dyshmonja.
Me gjithë këto them unë
Të bëhetë miqësia,
Eshtë m’e mirë kjo punë
Se të prishet Shqipëria,
Them ta bëjmë miqësinë,
Sulltanë kshu ta pushojmë,
Pastaj të zemë gatinë,
Luftënë ta prëmëtojmë,
Se puna u kupëtua,
Edhe fjala ësht’ e bëre,
Evropa tani u zgjua,
Janë lidhurë të tërë.
Përnjëherë mbretëritë
Turqitë do t’i lëftojnë,
U afëru’ajo ditë
T’u bijem e t’i dëbojmë.
Janë të fort e të shumë,
Dhe fati u vete mirë,
Vinë rrëmet posi lumë,
Bijenë si egërsirë!
Të bëhemi një me fqinjë
Dhe me t’gjithë mbretëritë,
E pastaj le të na vijnë,
Si të mbarojmë gatitë,
Pa djemtë neve i gjejmë,
Le të rrinë të mësojnë,
Kur të duam i rrëmbejmë,
Gjësendi nukë pësojnë.
Djemtë si shpirtin i dua,
Po më shumë Shqipërinë
Mos thoni q’u frikësua,
Prandaj zuri miqësinë.
Si vëllezërë tani thoni,
Faqeza e si të lirë
Atë që të kupëtoni
Për të nderçim e të mirë.”
Mbreti fjalën’ e mbarojti,
Pastaj vuri re të parët,
Një nga një gjith’ i shikojti,
Ata po i mir të qarët.
Mbreti plak u hoq mënjanë,
Pa u ngrit një trim më këmbë,
Shikoi një her’ anembanë,
Hekurin’ e haj me dhëmbë!
Ish Kamani, q’ishte burrë,
Më trim nga gjithë të parët,
Nuk’ i trëmbej syri kurrë,
Pa e donin shqipëtarët;
I holl’ isht’e pak’ i gjatë,
Nukë kish shumë mustaqe,
Vij si i zeshkët e i thatë
E s’kish fare mish mi faqe;
Kishte gjithë urtësinë,
Me një zë të ëmblë fliste,
Fjal’ e tij e bint njerinë,
Dhe gjuha hekur i priste.
Mori kordhënë ndër duar
E qëndroi në mest si burrë,
Me fytyrë t’ashpëruar,
Ngriti gishtin dhe tha: “Kurrë!
Kurrë s’trëmbet Shqipëria,
Nukë vdiq, po ësht’ e gjallë,
Tjatrë përgjegje Turqia
Nukë do përveç me pallë!
Shqipëtari, trim i vlerë,
Kurrë nuk’ u frikësua,
E të trëmbet këtë herë!
Mbret! o zotthi im, ç’më thua?
Apo s’e dimë Turqinë,
Nuk’ e kemi dhe mësuar
E s’ja njohëm djallëzinë,
Gjer më sot që ka punuar?
Na bën si miq këtë herë,
Se ka të tjerë qëllime,
Mos pandehni të na lerë
Pa të kë[shhttt] hidhërime.
Mjerë! mjer’ ajy i gjorë,
Që i sjell besë në fjalë,
Bije në lak e në dorë
Edhe çpejt po s’mund të dalë.
Mbret i ndershim dhe ju shokë,
Mos haroni trimërinë,
Mblithni mëndjenë në kokë,
Ngrihi të zëmë kufinë.
Trimëria, trimëria!
Mban lirin’ e mëmëdhenë,
Unë shpreh te perëndia
T’i hedhimë përtej denë.
Qysh të zëmë miqësinë
Me atë që na bën varrë?
Turku vëndet, gjith’ e dinë,
Me ç’djallëzi i ka marrë
Gjithënjë kështu punojnë,
Kombet me lajka i ndajnë,
Pa miqësin’ e harrojnë,
Dhe një nga një i përlajnë
Kur ka armikë të tjerë,
Të bën mik sa t’i volitnjë,
A mbaroi ata njëherë?
Prite, vjen të të goditnjë.
Miqësira të vërteta
S’ka njeriu i pabesë,
Përveç shpata dhe shigjeta,
Ato janë për ne shpresë.
Tjatrë gjah kërkon të zërë,
Andaj rreh të na gënjenjë,
Më atë krah të na vërë,
Gjersa kohën të na gjenjë.
Dhe s’ia dini dhelpëritë?
Ka dy faqezë mësalla,
Kshu rreh të fitonjë ditë
me të këtilla përralla.
S’e dini ç’kanë punuar
Gjithë mbretrët’ e Tyrqisë?
Sa frone kanë rrëzuar
Me lajkat të dhelpërisë?
Ata djemthitë, që thoni,
Janë shpres’ e Shqipërisë,
Me ç’sy e faqe kërkoni
T’ia dërgoni penk Turqisë?
Si të msojnë ligësitë
E të mirat t’i harrojnë,
Të çpikinë djallëzitë,
Pastaj të na mbretërojnë?
Do të marrënë zakonet
E këqija të Azisë,
Pa njeriu si të mësonet,
Më s’i ndahet djallëzisë.
Si të rriten nënë zgjedhë,
Nukë bënenë të lirë,
Pastaj s’e hodhëm dot ledhë,
Po mejtohi që sot mirë.
Ata duhet të mësojnë,
Të bëhenë të vërtetë,
Të lëftojn’ e të gjykojnë
Pas nevojës që të jetë.
Unë gjall e me të gjallë
S’munt të bënem aq’ i gjorë,
A e shihni këtë pallë?
Do të vdes me të në dorë!
Se turpin e Shqipërisë
S’e shoh dot me sy në jetë,
Dhe miqësin’ e Turqisë
kurrë s’e zë të vërtetë
Trimëri në mos na mbeti,
E më s’jemi shqipëtarë,
Të shuhet gjithë rremeti,
Se kjo ‘shtë pun’ e pangjarë!
Një komp më mirë të vdesë
E kshu të mos dobësohet,
Gur mbi gur le të mos mbesë
Dhe mëmëdheu të shkretohet!
A gjall e me nder të rrojmë,
Apo në luftë të vdesim,
A mëmëdhenë shpëtojmë,
A mbi të më të mos mbesim!
Ç’kuvëndoni? Pa mejtohi!
T’i bënemi rop Turqisë?
S’kini turp të turpërohi!
Shtijem nder’ e Shqipërisë!
Pa ta bëjmë besa-besë
E të mblidhet Shqipëria,
Ahere le të na presë,
Ta shihni ç’është Turqia.
Të vdesëm a të shpëtojmë,
Se kurti ësht’ i keq shumë,
Në zgjedhë s’mundim të rrojmë
E në robëri për lumë!
U përpoqnë prindit tanë,
E ruajtnë mëmëdhenë
Edhe neve na e lanë,
Ashtu sindëkur e gjenë.
Kush merr atë turp taninë
Që të humbasë përjetë?
Pastaj ata që të vinë
Ta gjejnë, qoftë lark, shkretë!
Tani, burra shqipëtarë,
Pa kujtoni trimërinë,
Sicili armët të marrë,
E ta shohëmë Turqinë
Delni, të dalëm të tërë,
T’i përgjigjemi Turqisë,
Pa e shihni si ta zërë
Udhën’ e mezit t’ Asisë
Dhe pastaj të mos kuxojnë
Për këtej denë të hidhen,
Po, edhe kur ta kujtojnë,
Laqet’ e gjunjët t’u dridhen.
Sot duhetë trimëria,
Nukë duhet më mentimi,
Lark Shqipërisë Turqia,
Pa tani duketë trimi!
Sot neve në dor’ e kemi
T’i dëbojmë nga kufia,
Pastaj kushedi si jemi,
Mos të zëntë robëria!
Kush ka shpirt prej shqipëtari,
Si të parëtë që qenë,
I bënet zëmra si zjarri,
S’e do gjalljen e vet’henë.
Këtë fjalë duke thënë,
Erth’ e mbyti mallëngjimi,
Dhe më nuk e nxori zënë,
Po u egërsua trimi.
Fjalën përnjëher’ e preu,
E lottë çurkë iu derdhë,
Të gjithë i mallëngjeu,
Të tërëve lott’ u erdhë.
U hoq edhe ndënj mënjanë,
I vrënjtur, i zëmëruar,
Më nukë dëgjoj se ç’thanë,
Po vuri kokën nër duar.
Kshu the, o trim i vërtetë!
Q’e donje fort Shqipërinë,
Të ndrittë shpirti përjetë
Qofsh bashkë me perëndinë.
Gjithë çel’ e parësia
Që u gjentnë, me lot qanë,
Mëndjen’ e fjalët e tija
Të pëlqyera i panë.


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Tue Feb 07 2017, 04:47pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Histori e Skënderbeut II


Në mest t’ati mallëngjimi,
Që vij posi vetëtima,
Po dëgjonej si gjëmimi
Zëri i burravet trima:
“Luftë, luftë me Turqinë,”
Thirrë gjithë menjëherë,
“Nuk e duam miqësinë,
Atë dëshirë ta ngrerë.”
Ata kuajt e harbuar
Kur ngridhen’ e hingëllijnë
Dhe me sy të egërsuar
Qysh vështrojn’ e shkrefëtijnë,
Ashtu shqipëtarët trima,
Njëri-tjatrinë shikonin
Me vështrim si vetëtima,
Edhe vdekjenë kërkonin.
Kur u ngrit një plak i vjetrë,
Që kish par’ e kish dëgjuar
Dhe ishte me rradhë tjetrë
Nga vërsa q’e kish të shkuar,
Leshbardh’ ish e mëndjegjerë
Edhe shumë gjith’ e donin,
Të tërë i bënin nderë
E fjalënë ja dëgjonin.
Ish Pepë Tushan’i ndjerë
Që çdo punë e mbaronte,
Ishte plak mi pleqt’ e tjerë,
Ajy gjyqet’ i shikonte.
Tha: “Zotërinj, më dëgjoni?
T’u them dhe unë dy fjalë,
Pastaj bëjmë si të doni,
Po mos e merrni me valë.
Shumë herë trimërija
Sjell shpëtim, ësht’ e pëlqyer,
Po herë dhe urtësija
Është m’e mir’ e m’e vyer;
Gjithë bota mir’ e dinë
Shqipëtarë q’është burrë,
E ka pasur trimërinë
Edhe nuk’ e harron kurrë
Mos pandehni q’unë dua
Për shqipëtarë të thonë:
“Këtë her’ u frikësua,
E s’lëftoj si pat zakonë!”
Po turqitë sonte janë
Të shumë si mizërija,
Fuqi të pasosur kanë,
I përmbystë Perëndija!
Them që djemtë t’i dërgojmë
Dhe të zëmë miqësinë,
M’anët tjatrë të qëndrojmë
Të bëjmë gjithë gatinë.
Njerës të mënçim të çojmë
T’i bindimë mbretëritë,
Pa shere të lëftojmë,
Si të bashkojmë fuqitë
Neve sot për sot Turqinë
Duhet ta vëmë në gjumë,
Sa të bëjmë shoqërinë,
Si trimi me shokë shumë,
Ahere pra trimërija
Ka kohënë të tregohet
Edhe shpreh te Perëndija,
Shqipërija të nderohet,
Djemtë tanë le të venë,
Gjersa të bëjmë gatinë,
Zoti t’u apë shëndenë,
Pa prapë këtu na vinë.”
Kështu tha me mendim plaku
Që ishte shumë i vuar,
I ishte ftohurë gjaku,
Ditë të shuma kish shkuar.
Manushi fjalën ja preu,
Tha: “Tani le të mbarojmë”,
Pa i tha dhe mbretit: “Ngrehu,
Nesër prapë kuvendojmë.”
Neve fjalët po i themi
E punën të bër’ e zëmë,
Po në dorë nuk’ e kemi,
Mbretëresha q’është mëmë,
Ajo munt në këtë punë
Të apë bashkë me mbrenë
Një funt të mirë, them unë,
A të ven’ a të mos venë.
Jakëni tani të vemi
Të huajtë t’i nderojmë,
Me ta ca fjalë të themi
E pakë kohë të shkojmë
Njeriu në vënt të huaj
Shpirtin’ e ka të brengosur,
I duketë dita muaj,
E pandeh që s’ka të sosur.”
Kështu tha plaku Manushi,
Se pleqtë kshu e mentonin
Po të rinjt’ ishin si prushi,
Këto fjalë s’i dëgjonin.
Mbreti u ngrit menjëherë,
Tha: “Nesër mblidhemi prapë,
Mentohemi gjat’ e gjerë,
Gjithëkush shortënë t’apë.”
Pa duallë të menduar,
Gas në zëmrë nukë kishin,
Ishin si të zëmëruar,
Sikur s’qen’ ata që ishin.
Nata me rrobet të zezë
Po çfaqej në hapësirë,
Dritat’ e qiellit u ndezë,
Dukeshin si ar i grirë.
Zogjthitë zunë foletë,
Vetëm bilbili këndonte,
Nata me t’errët e qetë
Mal’e fusha po mbulonte.
Mbrenë gjumi nuk’ e zuri,
Po rrij në roba i zgjuar,
Mentohej e psherëtinte
Me zëmrë të përvëluar.
Nga të vij i shkreti gjumë,
Që mentimetë i shkonin
Nëpër mënt të ti si lumë
Edhe nga syt’ i mburonin.
Kur yll’ i ditësë dolli,
T’errëtit humbi si vesë,
Dritën në vënt të ti solli,
Nukë duroi më në shtresë.
Mbreti me një rënkim ngrihet,
Pa zë e lan sy e duar
Dhe vishet’ e përsëritet,
Pa vete duke shpejtuar.
Mbretëresha ishte ngritur
Dhe ish veshur e ish ngjeshur,
Posi nuse përsëritur,
Punonte llërëpërveshur.
Ishte shumë punëtore
Edh’e urt’ e e zgjuar,
Për çdo pun’ i vinte dore,
Ish’ e mir’ edh’e lëvduar.
Pesë vasha bukuroshe
Edhe shërbëtore tetë,
T’i shihnje, janë yj, thoshe,
Edhe ajo hëna vetë.
Vashatë si pëllumbesha
Rrotull’ e kishin rrethuar,
Edhe në mest mbretëresha
Rrij si lul’e lulëzuar;
Me duar si pej ergjëndi
Po punonin e mësonin,
S’hiqeshin nga avlëmëndi
E si thëllëza shikonin.
Mbretëresha edhe vetë
Kishte zënë e punonte,
Pun’ e saj ish pa të metë,
Nga të tjeratë ndërronte.
Ishin ëngjëj ato vasha,
Kishin leshëra të arta,
S’ishin si lisi të trasha,
Faqet i kishin të zjarta.
Mbreti gjëkundi kur vinte,
Mbretëresha mbretëronte,
Po edhe aty kur rrinte,
E pyette dh’e dëgjonte.
Gjoni nër gra posa hyri
I ngrehurë posi gjeli,
Të gjitha me radh’ i qyri
Dhe vashat i përkëdheli;
Mbretëreshën’ e zu pej dore
Dhe i tha: “Të dua pakë”,
Dorën, q’e kish prej dëbore,
I zuri dhe i tha: “Jakë”.
Ajo me re e shikojti
Dhe, sado q’e pa të qeshur,
Hidhërimn’ e kupëtojti
Dhe u ngrit llërëpërveshur.
Me të hyrë në të ndarët,
Dorë pej dore u zunë,
Duke thënë me të parët
Mbreti të shkretënë punë
Mbretëreshës liksht i erdhi,
Kur e dëgjoi atë fjalë,
E trëmbi shumë dh’e verdhi,
Lott’ i vanë si valë,
Si dellëndyshet kur venë
Me vrap t’arrijnë më parë,
Po gjejnë prishur folenë
Dhe zoqt’ e tyre të vrarë!
Asht’u mahnit mbretëresha,
“Djemtë, tha do të dërgohen!
Unë jetënë ç’e desha!
Popo! të më largësohen!
Qysh të duronj un’ e zeza
E të rronj pa ta në jetë?
Kjo brengë pse ra si reza,
Zot’i math e i vërtete?”
Më pastaj të shoqt i thotë
Me helm edh’e zëmëruar:
“Është turp në gjithë botë,
Kjo ë’shtë pun’ e shëmëtuar.
Foshnjatë ne të dërgojmë
Në një vënt fare të huaj
E neve të dëshërojmë!
Këtë fjalë mos e thuaj!
Cila mëm’ e cili atë
Djemtë penk i ka dërguar?
Punë fort shum’ e mëkatë,
Kurrëkush s’e ka punuar!
Shpirtin’ e ap, djemtë s’venë,
Pa ta s’bën dot asnjë ditë,
Dhe ata neve s’na lenë,
S’bënenë kshu miqësitë!
Djemtë q’i kam gjithënj’ afrë,
T’i dërgonj lark nga shtëpia,
Të rin atje si të vafrë,
Mos e dhëntë perëndia!
Murati, mbret’ i Turqisë,
S’e di ç’është bir e bijë,
S’ka pjesën’ e njerëzisë,
Dashuri s’ka në fëmijë
Ajy do të mbretëronjë,
Që të bënjë ligësitë,
Të vrasë e të shkretonjë,
Të derthnjë gjak nat’ e ditë!
Ah! moj Shqipëriz’ e mjerë!
Më të mbajtë perëndia,
Mos të shtëntë ndonjëherë
Zoti ndër duart të tija.
Është prishës e shkretonjës,
Është kafsh’ e egërsirë,
Është vrasës e mundonjës,
Shpirterrët’ e zëmrëkllirë.”
Kështu tha e zëmëruar
Dhe mbrenë në syt e shihte,
Dhe zëmër’ e përvëluar
Me fort e me vrap i rrihte,
Kur ëngjëll’ i urtësisë
Në shpirtit të saj zbriti,
Erth nga an’ e Perëndisë
Dhe zëmrënë ia trënditi.
Mëndjen’ e ktheu menjëherë
Dhe tha: “Bëni si të doni,
Ju mendohi gjat’ e gjerë,
Mua s’duhet të më thoni.
Për shpëtimt të Shqipërisë
E kam gas e nder në jetë,
Ap fjalë ndaj perëndisë,
S’pendohem dhe të mbes shkretë.”
Mori fjalënë dhe vate
Mbreti, e më s’ndenj gjëkundi,
Sindëkur u tha ndajnate,
Fjalës’ i doj dhënë fundi.
Në mest shumë fjalë thanë
Parësija që u mblodhë,
Për paqë nevojë panë,
Papo miqësinë zgjodhë,
Të rinjtë shum’ u përpoqnë,
Se punën nuk’ e pëlqyen,
Më pastaj mënjan’ u hoqnë
Po mëndjenë nuk’ e kthyen!
Pleqësija dhanë shortë
Të bëhetë miqësija,
Po të zihet me të fortë
M’anët tjatërë gatija,
Gjithë kombetë të mblidhen
Një ligë në mest të vënë,
Me besa-besë të lidhen
E turqitë t’i përzënë.
Pastaj të gjithë u ngrinë
E në të huajtë vanë
Edhe bënë miqësinë
Pas mënyrësë që thanë.
Mbreti tha: “Tani ju shkoni,
Pa djemtë ne i dërgojmë,
Edhe sulltanit i thoni
Që fjalënë s’e harrojmë.”
Të huajtë gjithë u ngrinë
Si u bënë këto fjalë,
Nga qyteti duke dalë.
Ditët ishin duke shkuar,
Vininë me vrap si lumi,
I trumbull a i kulluar,
Q’ikën e nuk e zë gjumi.
Dit’ e zezë afërohej
Që të ndaheshin fëmija,
Zëmëra po u helmohej
Dhe shtëpin’ e mbuloi zia.
Mbreti një plak të besuar
Dhe një plakë q’i kish rritur
E i kish pritur ndër duar
Dhe ish e mir’ edh’ e ditur,
U nisi, dhe disa vetë,
Mësimdhënas e të tjerë,
Shërbëtorë shtat’ a tetë,
Të matur edhe të vlerë,
Djemtë ishin të gëzuar
Që të hipinë në kuaj,
Si të mëdhenj e të çquar
Të venë në vënt të huaj.
Mbretëresha po mentohej
E ndë mëntt gjë tjatrë s’vinte,
Helmi i saj po i shtohej,
Të tërë natënë s’flinte.
Koh’ e ndarjes u afrua,
U mbaruanë gatitë,
Edhe dita u shënua,
Opopo! e zeza ditë!
Mëma dhe motratë qanin
Edhe djemt’ i përqafonin,
Gjithënjë pranë i mbanin,
I puthnin e i pushtonin.
Mbretëresha u helmua,
Tha: “Ç’bëra e zeza unë!
M’u shkurtoftë jeta mua!
Qysh e bëra këtë punë!
Si mi mori mënt e mija
Zot’ i math e i vërtetë,
Të ndahem ngaha fëmija,
Të mbes kërcure dh’e shkretë!
E pata shkruar në ballë
Këtë të shkretë mynxyrë,
Të ndahem që më të gjallë
Me të këtillë mënyrë!
Vall’ a do të mi dërgonjë
Kurdoherë që të dua,
A fjalën do ta harronjë,
Të më digjet zëmra mua!
Ah! kam frikë pej mynxyre!
Mos nuk’ i shoh më në jetë,
E të vdes nga mall’i tyre,
Ta lë dhe shtëpinë shkretë.”
Këto thosh dhe me lot qante,
Mallëngjimi nuk e linte,
Ngashërimënë s’e mbante,
Dhe mëndj’ e saj rreth i vinte.
Ditënë që do të shkonin,
Mbreti u ngrit që me natë,
Gjithë bota lot lëshonin
Edhe i varfëri atë
Pastaj djemtë pran’ i mori,
I puthi e i qafojti,
Psherëtiti fort i gjori,
Lottë çurkë i lëshojti.
U thotë: “Të silli mirë,
Të bëhi njerës në jetë,
Të mos mbetni n’errësirë,
Po të jini të vërtetë,
Nat’ e ditë të këndoni,
Çdo q’u duhetë ta dini,
Gjithë gjuhët t’i mësoni,
Po shqipenë mos e lini;
Mirësit’ e Shqipërisë
I mbani, mos i harroni,
Nga vetijat’ e Asisë
Ndruhi, mos i afëroni;
Mëmëdhen’ e kombin tuaj,
Shtëpinë e njerëzinë
Dhe atje në vënt të huaj
T’i doni, dhe miqësinë
Shqipëtar’ e Shqipërinë
Kurrë të mos i harroni,
Kini dritë urtësinë,
Çdo gjë me mënt ta gjykoni;
Të bëhi trima të urtë,
Të zottë të mbretëroni,
Jo të marr’ e mëndjeshkurtë,
Ndaj duhetë të mësoni;
Të bëhi shumë të ditur,
Fjalëbukur’ e të çquar,
Shpirtdashur e mëndjendritur,
Të mir’ e të kupëtuar.
Zoti e nderoj njerinë,
I dha mënt që të gjykonjë,
Të punonjë mirësinë,
Të ligatë t’i mërgonjë
Ruani nder’ e shëndenë,
Burrërin’ e trimërinë,
Kombin’ edhe mëmëdhenë,
Njerëzin’ e mirësinë.
Shqipëria ju ka shpresë,
Edhe pret shumë të mira,
Po të mbani juve besë,
Nuk’ e ha dot egërsira,
Mësimet do t’u mësojnë
Ato punëra q’u duhen
Atyre që mbretërojnë
E mbretrë të mirë quhen;
U duhetë njerëzija,
Zotërija e të tjera,
Mirësija, trimërija,
Gjithë vetijat’ e vlera;
Kombinë shumë ta doni,
E si fëmijë ta kini,
Me të drejtë të gjykoni
E çdo punëzë ta dini;
Dhe në brengë të mësohi,
Dhe shpirtinë ta mundoni
E kurrë të mos rëndohi
Në doni të mbretëroni;
Kini njohë të qëruar,
Dhe ndjenja të larta shumë,
Zëmër edhe shpirt të çquar,
Mëndje pa lodhj’e pa gjumë.”
Kështu u tha i ziu atë,
U fali udhën’ e mbarë,
I puthi, u dha uratë,
Edhe u hoq duke qarë.
Gratë gjithë psherëtinin,
I luteshin Perëndisë,
Prapë shëndoshë të vinin
Prinsërit’ e Shqipërisë.
Mbretëresha gjer në shkallë
Dolli me zëmrë të thyer,
I puthi djemtë në ballë
Dhe u nda e mallëngjyer.
Dhe ata djemthit’ e mitur,
Kur e panë që u ndanë,
Mbenë posi të mahnitur
Dhe me lot të hidhur qanë
Për herë të par’ e panë
Sa dhemb njeriu e shtëpija,
Mëmëdheu e gjithë ç’janë,
Dhe shokët’ e njerëzija.
Hipnë në kuajt e shkuan
Si zogu kur lë folenë,
Njerëzin’ e përvëluan,
Shkretuanë mëmëdhenë.
Kapëtuan më tjatr’anë,
Nga mali kokënë kthyen,
Krujën e bukur s’e panë,
Më tepër u mallëngjyen;
U dukej sikur kish shkuar
Një kohë fort shum’ e gjatë,
Që ishin ndar’ e mërguar
Nga motr’ e nga mëm’ e atë
Gjithënjë Krujën mendonin,
Dhe nga malli psherëtinin,
Mëmëdhenë s’e harronin,
Të gjitha nër mënt’ u vinin.
Ng’ ajy mall’ i shum’ u mpinë,
Sa të katrë u sëmurë,
Jo vetëm për njerëzinë,
Po dhe për gur’ e për drurë.
Zëmëratë u rënkonin
Se s’i linte dashurija,
Mërgimnë nuk’ e duronin,
S’ndaheshin nga njerëzija.
Njeriu kudo të rronjë,
Nuk e harron mëmëdhenë,
Zogu le të fluturonjë,
Po nër mënt e ka folenë.
Uji sado që të ngrihet,
E të hapetë ndë erë,
Të mblidhetë e të shtrihet,
Prapë mbi dhet do të bjerë
Ngado të vej’ e të bredhë,
Të ndryshohet’ e të ndrrohet,
Prapë mbi dhet do të rrjedhë,
Veç atje mund të qetohet.
Mbretëreshës’ ajo ditë
Ju duk fort e shëmëtuar,
Zëmrën e kishte të mpitë,
Të djegur, të përvëluar.
Për djemthit fort keq i vinte,
Edhe qant’e s’përdëllehej,
Gjithënjë po psherëtinte,
Me fjalë nukë gënjehej.
I thoshinë të mos qanjë,
Djemt’ aqë lark nukë vanë,
Dhe zi për ta të mos mbanjë:
“Rrofshin, desh Zoti, gjall’ janë,
Kurdo t’i duash, të vinë,
Dhe kartë do të dërgojnë,
As shtëpin’ as njerëzinë,
As mëmëdhen’ e harrojnë.”
Po atë s’e lij rënkimi,
Dhe fjalëtë s’i dëgjonte,
Mallëngjimnë hidhërimi
Edhe lottë po ja shtonte.
U ngrys e shkoj dhe ca natë,
Mbretëresha nukë flinte,
Vashat’ u mblodh’ edhe gratë
E vunë në shtrat të flinte;
Po s’e linte mallëngjimi,
Pa rrinte në shtresë zgjuar,
Zëmrën’ e saj hidhërimi
Ia kishte fare helmuar;
Nukë flij e zeza mëmë,
Syt’ e zes me lot ju mbushnë,
Edhe gjithë atë mbrëmë
Në zëmrët të saj kish prushnë
Mendja në djemthit’ i vinte,
Derdhte lot shum’ e rënkonte.
Perëndija e dëgjojti,
Të vëllan’ e vdekjes thirri,
Me të matht të saj e çojti
E i vate ndaj të gdhiri.
Gjum’i qet’ u afërua,
Edhe i qëndroj mbi krye,
Mbretëresha u qetua,
Kur n’ëndrrë ju rrëfye
Një rrip’ e një shkretëtirë,
Dhe pas një shpelle qëndruar
Një kuçedrë, nj’egërsirë
Me ca sy të sgurdulluar!
Në mest të gjakut po rrinte.
Rreth e rrotullë vështronte,
Shumë frynt’e shkrefëtinte,
Dhe tym e flakë lëshonte!
Tre nga djemt’ e saj kish zënë
E si ujku po i çante,
Si shqerra posht’ i kish vënë
Edhe mushkërit u hante!
M’i vogëlëthi po vinte
Si ëngjëll pshjellë me dritë,
Si lëmsh’ i diellit ndrinte,
Nat’ e errët’ u bë ditë.
Kuçedrësë ju lëshua,
I ra me kordhët dh’e vrau!
Mbretëresha shpejt u zgjua,
“Un’ e zeza” tha dhe qau!
U ngrit, u vesh duke qarë,
Ndenj si e varfrë në vatrë,
Me fytyrëzë të vrarë,
Që s’e kishte herë tjatrë.
Ra zija, mbuloj shtëpinë,
E u hap dalëngadalë,
Zuri gjithë Shqipërinë,
Errësoj fusha e male!
Mbretëresha më s’kuxonte
Të hyj në dhomët të tyre,
Se djemt’ e gjora kujtonte,
S’ja dil dot asaj mynxyre;
Posi nje fatzi i mjerë,
Që kthehet zëmërëdjegur,
Vjen më shtëpi, hyn më derë,
Po gjen t’ëmënë të vdekur,
I qaset, po s’kuxon kurrë
T’i ngrerë cipën’ e shkretë,
Ndonëse ‘shtë trim e burrë,
S’e sheh dot shuar përjetë.


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Tue Feb 07 2017, 04:48pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Histori e Skënderbeut III


E zeza Adrinopojë!
Q’u bëre burim i zisë,
Vure botën në nevojë,
Në helmit të ligësisë!
Djemthitë ndaj teje erdhë,
O qytet i mallëkuar!
Sa lot të varfërit derdhë
Me zëmrë të dëshëruar!
Ishte mbushurë qyteti
Me njerëzit të Azisë,
Ardhurë gjithë rrëmeti,
Posi tuf’ e bagëtisë,
Zëmrëtrumbull e shpirterrët,
Të egër’ e të tmerruar,
Të gjithë për në skëterrët,
Të tresh’ e të shëmëtuar;
Të tër’ ishin kokëpshjellë,
S’kishinë gjë të pëlqyer,
S’dijnë të korr’ e të mbjellë,
Po të marr’ e të rrëmbyer;
Ishinë të sgurdulluar,
Të veshurë ndër lëvere,
Turi-e buzëlëshuar,
E ndë të rreme përherë
Me tumane gjithë veshur,
Dhe me hekura ngarkuar,
Të vrenjtur’ e të paqeshur,
Të keq e të zëmëruar.
M’i madh’i tyre, Murati,
S’kish ndër mënt kurrë të mirë,
Posi e gjet nga i ati,
Më të ligat kish dëshirë
Në jetë njeri s’peshonte,
Dhen’ e zij gjithë të tinë,
Kostandinopojën donte
Dhe Romën’ e Italinë
Doj të hynj në gjith’ Evropë,
E gjithë kombet që qenë
Rrih t’i bënte mijë copë
Ta shkretonte gjithë dhenë.
Urdhër i tij’: “Vraje! Vare!”
Këto dy fjalë dij mbreti,
Hell edhe grep e lavare
Ishte mbushurë qyteti!
Prinsërit’ e Shqipërisë
Rrininë të papërzjerë,
Nukë dilnin prej shtëpisë,
S’trazoheshin me të tjerë.
Ajy m’i vogël’i tyre,
Që vij nga gjithë m’i çquar,
Prej fytyr’ e prej mënyre,
Zoti e kish lartësuar,
Të mirat gjith’ i kish dhënë,
Të ligat ja kish mërguar,
Gjë të metë s’i kish lënë,
Së gjithash e kish mbaruar.
Kish shpirt e zëmër’ e ndjenjë,
Edhe mënt e njoh’ e hije,
Shtat edhe sjell’ e rrëfenjë,
Dhe fuqi prej Perëndije.
Në krah të djathtë, kur lindi,
Kishte një shenjë si shpatë,
Gjithë botënë e bindi,
Edhe miq e mëm’ e atë,
Që do të bëhëj trim burrë,
Mëmëdhenë ta nderonte,
Nukë do të mundej kurrë
Sa të ish e sa të rronte;
Ëndërr’ e ëma kish parë,
Sikur polli një dragua,
Kur ishte më të me barrë,
Pa andaj shum’ u gëzua.
Mësoj gjithë dituritë,
U bë njeri i mësuar;
Shpirtit i dha dhe më dritë,
Ndritoj zëmrën’ e qëruar;
Kishte gjithë urtësitë,
Ish mëndje me shumë dritë,
Kish me vet’he Perëndinë.
Kordhën’ aqë mir’ e msojti,
Sa kushdo q’e shih, çuditej,
Njeri t’i dilte s’kuxojti,
Se e dij që do të shtritej;
Aqë keq shtij me shigjetë,
E me ushtë kur shënonte,
Trimi burr’ e i vërtetë
Kurrë dëm nukë qëllonte.
Kohën’ e shkoj duke msuar,
Mbushi vjet tetëmbëdhjetë,
Ishte ëngjëll i uruar,
Pa u bë, si deshi vetë
Aqë shum’ i shëndosh’ ishte
Sa njëqint burra ta zinin,
Ajy brengë nukë kishte
Se poshtë dot nuk’ e vinin.
Një ditë që kishte dalë
Me të tijtë, të dëfrente
Jashtë, hipurë në kalë,
Dhe posi hëna çkëlqente,
Dukej q’ishte bir pej mbreti,
Gjithë duallë dh’e shihnin;
U çudit gjithë qyteti,
Që s’e dinin’ e s’e njihnin;
Sa qe i vogël’ e djalë,
Rrij brënda, msont’e s’delte,
Herë tjatërë s’kish dalë,
Jashtë derës nukë shkelte.
Dielli që del nga qarku
Mos pandeh q’e pjellën retë,
Edhe ky s’lindi nga barku,
E dërgoj Zot’i vërtetë.
Sulltani e pa tek vinte,
Edhe tha: “Ç’ësht’ ajy burrë?”,
Se gjer ahere s’e dinte,
Nuk’ e kishte parë kurrë.
“Pa e ktheni e ma bini,
Tha, se qenka trim’ i mirë,
Cili vall’ ësht’, a e dini?
Ndrin si ylli më të ngdhirë.”
Mbreti ish me parësinë,
Prinsi zbriti edhe hyri,
Të gjithë kryetë ngrinë,
Shumë ua zuri syri;
Pastaj si e kupëtuan,
Gjithë më këmbë ju ngrinë,
Me fjalë shum’ e lëvduan,
E me nder të math e prinë,
Gjith’ ishinë kokëpshjellë,
Dhe fytyrëshëmëtuar,
Kok’ e tyre ish si shpellë,
Rrininë buzëlëshuar.
Të gjithë shum’ e pëlqenin
Të parët’ e mbretërisë,
Një emrë donin t’i gjenin,
Pas mënyrës’ së Turqisë,
Nj’ëngjëll nga qiell’i lartë
Perëndija me vrap nxori,
Zbriti me një re të zjarrtë,
Fytyrë dervishi mori;
Dervishi i lar’, i ndrruar,
U dha si dritë më derë,
Sa ishinë rrotull shtruar,
Gjith’ u ngrinë menjëherë,
“O i mirë!” i tha mbreti,
“Nga na vjen e nga të kemi?
S’më ngjan të jesh nga qyteti,
Se s’të njeh ndonjë nga ç’jemi.”
“Jo, tha, unë jam i huaj,
Që rendin me udhëtarë,
S’rri as me jav’ as me muaj,
Po sa munt ikënj më parë.”
Mbreti i tha: “Ti i mirë,
Që shënditke gjithëmonë,
E shum’ ujëra ke pirë,
E di këtë trim ç’e thonë?”
Dervishi fjalën ja preu;
Tha: “Un’ atë sot s’e pashë,
Ky zot është Skënderbeu;
Me t’an’ aty lasht’ u ndashë.
Ja pruri ëngjëlli vetë,
Këtë emër’ edhe nderë,
Q’e kish pasurë në jetë
Aleksandr’i math njëherë!
Se dhe shpirt’ish i atija,
Në mëmëdhet të tij prapë
Dërguar nga Perëndija,
Frik’ armikëvet t’u apë,
Si dhe një herë qëmoti,
Q’ishte trim, burr’ i vërtetë
U tregua aq’ i zoti
Sa la emërë përjetë.”
Po turqitë nuk’ e dinin
Shqipëtar’ e math të shkuar,
Pa at’ emërë s’ja vinin,
Q’e kishte për të nderuar.
Në shumë të madhe punë
E qeshi mëndja sulltanë,
E gjeti si firaunë, { firaunë = faraonin }
Që rrit’ më shtëpi Mosanë! { Mosa = Moisi }
Pas ca kohë Skënderbeu
Njeri i math u tregua,
Trimërinë e rrëfeu,
Nga gjithë burrat’ u çqua.
E lartësoj trimërija,
Trimn’ e vërtetë me pallë,
Aqë sa e vu Turqija
Në shumë të lartë shkallë.
Fat’i bardh’ i mirësisë
Në mijëra ushtëtarë
Zgjodhi trimn’ e Shqipërisë,
E vu mbi gjithë të parë.
Skënderbeu kudo lëftonte,
Njeri përpara s’i rrinte,
Burrë s’u gjent t’i qëndronte,
Po i muntte ngado vinte.
Na erdhi n’Adrinopojë
Një tatar i math ng’Asija,
Që nuk i flitej me gojë,
I rëndë nga trimërija;
Ishte i math sa dy buaj,
I egër e i tmerruar,
Kish fuqi sa katrë kuaj,
Ish si lum’ i trumbulluar.
Tatari një trim kërkonte,
Me sqimë të madhe delte,
Po njeri nukë kuxonte
Në gjurmët e tij të shkelte;
Po mburrohej me një fjalë
Dhe i trëmbte gjithë ç’qenë:
“Kush ësht’ i zoti të dalë,
Thosh, të njohë vetëhenë!”
Një njeriu, që tek shkelte,
Tronditej i tërë dheu,
Kush mundte tjatrë t’i delte,
Veç trim’i math Skënderbeu?
Duallë të dy kaluar,
Në hekur të rëndë veshur,
Mburojat marrë nër duar
E kordhat’ e prehta ngjeshur;
Mënjan’ ish fytyrëqari,
Që si nat’ e zezë nxinte,
M’anët tjatrë shqipëtari
Si dielli vetëtinte.
Bota që e panë djalë
Prinsinë, kundrejt tatarit,
Hipur si ëngjëll më kalë,
Gjithë ja dhanë të qarit;
Me shumë re po shikonin,
Luteshin për Skënderbenë,
Se si perëndin’ e donin,
Gjithë njerëzit që qenë,
E dinin q’ish trim tatari,
S’pandehninë që të mundej,
Ish i math si qipi bari,
Pa nga vëndi nukë tundej.
Skënderbe, o jetëgjatë!
I tha: “Ti mik, mase thua
Me mburrje shum’ e lëvdatë,
“Nukë ma del njeri mua”;
Edhe me shpresë gënjehesh,
Në mëmëdhet tënt të thuash,
Nonjëherë kur të kthehesh,
“Unë kurrë s’u rrëzuash!”
Po shpesit q’i është shkruar,
Të mos shohë më folenë,
Futetë si i verbuar,
E heth në rrezik vet’henë.”
Këto tha dhe ju lëshua,
Prins’ i bukurë si ylli,
U derth posi një dragua
Që po suletë nga pylli.
Të dy kordhëtë i hoqnë,
Njëri-tjatërin të priste,
Me fuqi shum’ u përpoqnë,
Shoku-shoknë s’munt ta vriste,
Se ishin veshur në hekur,
Dhe dininë të lëftonin,
Ishin fort mirë të pjekur,
Pa vet’henë e mburronin;
Po trimi, q’i lij pas shokët,
Hoqi fort mirë një shpatë,
Tatarit i ra në kokët,
Ra i ziu si lopatë.
Gjithë ç’qen’ atj’edh’e panë,
Thirr’ e thanë shumë fjalë,
Pastaj i erdh’ atje pranë
Skënderbegut e ju falë
Pleqt’ u çudinë nga fati
Dhe i dhanë shum’ urata,
Me dorët të tij Murati
I fali disa dhurata.
Pas këtij shumë të tjerë,
Që kuxuan’ e lëftuan,
U ndenë mbi dhet të mjerë,
Nga vdekja nuk’ u mërguan.
Dy persë trima të msuar
Këtë punë e dëgjojnë,
Edhe duke ashpëruar
Erdhë në Brus’ e kërkojnë
Nga mbret’i gjithë Turqisë
Një burrë që të lëftojnë,
E në mest të njerëzisë
Trimërinë ta tregojnë:
“Zgjith në gjithë ushtëtarë
E nga gjithë që ke pranë,
Të dëgjuar’ e të parë,
Një trim të lëftojm”, i thanë.
Murati trimat i psholli,
Që kish në mest t’ushtërisë,
Po asnjë nga gjithë s’dolli
Drejt trimavet të Persisë.
Skënderbe’u ashpërua,
U ngrit e hekurat veshi,
Pastaj dolli si dragua,
U vërsul posi rrebeshi.
Persëtë vëllezër’ ishin,
Dhe m’i madhi Jahja thuhej,
Trimëri te madhe kishin,
M’i vogli Mustafa quhej.
Jahjaj së pari qëllojti,
Po shigjeta prap’ u kthye,
Mburronjënë nuk’ e shpojti,
Maj’ e hekurtë ju thye;
Pastaj Skënderbeu qëllojti
E me rrëmbim shumë shturi,
Shigjeta mi kok’ i shkojti
Persit, e në shtat s’e zuri;
Ahere posi petriti
Mi Jahjanë u lëshua,
Dhe shpatën’ e lar’ e qiti,
Pers’i varfër’ u tmerrua.
Ndihmë s’gjeti veç me vrapi,
Se e pa që s’mundej kurrë,
Mori dhenë posi capi,
Nukë qëndroj dot si burrë.
Mustafaj q’ishte mënjanë,
Dhe luftën’ e tyr’e shihte,
E pa q’u munt të vëllanë,
U derth fshehtazi t’i ndihte.
Trimi shpejt e kupëtojti,
Që po vinte me të qetë,
Me bisht të syrit shikojti,
Hoqi me vrap një shigjetë,
Gjithë fuqinë e mblodhi,
Dhe Mustafan’ e shënojti,
Si rrufe me vrap e hodhi,
Tejpërtej të zin’ e shpojti;
I çpoj hekur e mburrojë,
Edhe shtatn’ e tij shigjeta,
U këput, pa, si sgërbonjë,
Vdekja e mbuloj e shkreta;
Jahjaj mori shumë frikë
Dhe s’e priti Skënderbejnë.
Skënderbeu tha: “Mos ikë,
Se trimat shpinë s’rrëfejnë.”
U derth me kordhë në dorë,
Si dragoj i ashpëruar,
E kohë persit të gjorë
Nuk’ i la për të mërguar.
Me shumë tmerr e pa shpresë,
Skënderbeut ju këthye,
Hoqi kordhënë ta presë,
Jahja trimi u gënjye!
Posi dragonjtë u zunë,
Me kordhatë të këqija,
Njëri më tjatërin shtunë,
Po s’i vrau Perëndija!
Luanin shpatat e prehta,
Ndrininë e vetëtinin
Nd’erë si pëndë të lehta,
Njëra-tjatrënë godinin,
Pa kur e panë Jahjanë
Gjithë bota, q’ishin mbledhur,
Të shtriturë posi kanë,
Mbyturë në gjak e verdhur,
Kokën’ e trupin’ i kish çarë
Me një shpatë q’i kish hequr,
Dhe më dy e kishte ndarë,
E pa ndjerë kishte vdekur!
I kish rën’ e shkreta shpatë,
Përnjëherë si rrufeja,
Ja bëri ditënë natë,
Gjaku i vij si rrëkeja;
I venitur’ ishte nderë,
Ishte pa frym’ e i qetë,
Me të vdekurit përzjerë
Ish i mjeri n’atë jetë.
Gjithë bota u çudinë
Me fuqit të Skënderbeut;
S’ja kish njeri trimërinë,
S’kish shok mbi faqet të dheut;
Nderi edhe dashurija
Nga gjithë bota i shtohej,
Papo gjithë njerëzia
Për atë trim përgjërohej;
Dhe vetë sulltan Murati
E donte keq Skëndrbenë,
Më shumë dhe nga i ati
E më teprë se Mehmenë
Skënder’ e math prap’ e ngjalli
Zot’i math e i vërtetë,
Muratnë shpresa e talli
Pandaj e lartësoj vetë
Ngaha vënt’ i Perëndisë
Skënder’ i math prapë dolli
E i dha nder Shqipërisë,
Se ajo sërish e polli.
Skënderbe’u bë i parë
Mi ushtërit të Turqisë,
Mi mijëra ushtëtarë
Kryeprins’ i Shqipërisë.
U hoth të parënë herë
Nd’Azi ng’Adrinopoja,
Se ishte vend i përzjerë,
Pa atje e doj nevoja;
Si u hodhë përtej denë,
Skënderbegu me të dalë,
Mbloth ushtëtarët, që qenë
Rreth, e u tha këto fjalë:
“O vëllezrë ushtëtarë,
Q’u nistë bashkë me mua,
Unë punë të pambarë,
E të papëlqyer s’dua!
Duhet të jini të mirë
E të kini trimërinë,
Të mos bëhi egërsirë,
Po të mbani njerëzinë
Jo të merrni, të rrëmbeni,
Të shani e të godini,
Të rripni e të gënjeni,
Po faqebardhë të jini;
Grat’ e foshnjat t’i mburroni,
Dhe pleqet t’u bëni nderë,
Të falurit t’i lëshoni,
Mos i përdorni si berrë
Trimi e çëmon njerinë,
E sheh si vet’hen’ e tija,
S’do të likn’ e ligësinë.
Punënë mir’ e mejtoni,
E ndonjë të mos gënjehet,
Se pastaj më turpëroni,
Po kush do, që sot të kthehet;
Njeri s’duhetë të qahet
Nga shokët e mij ndë jetë
Dhe asnjë mënt të mos mbahet
Për të keq e për të metë
Dua të kini dëshirë
Për të drejt’ e të vërtetë,
Për të mbar’ e për të mirë,
Gjithënjë në këtë jetë
Luftëtarët t’i lëftoni,
Në luftë do t’i godini,
Po pastaj mirë vështroni,
Njerës të urtë të jini;
Unë dua trimërinë,
Dhe i falem burrërisë,
Po dua dhe njerëzinë,
Që ësht’ udh’ e Perëndisë
U kam vëllezër’ e shokë
E miq me gjithë dëshirë,
Edhe mbi sy e mbi kokë,
Kur t’u shoh n’udhët të mirë
N’u pafsha në prapësirët,
Në dëm e në të këqija,
Në të lig’ e të pështirët,
S’shpëtoni duarvet t’mija.”
Unjnë kokën’ ushtëtarët
E Skënderbegut ju falë,
Vegjëlija dhe të parët
I dhanë besë dhe fjalë
E shtroi kaq mirë Azinë,
Sa gjësendi s’pëpërinte,
Ngriti dëmn’ e kusërinë,
Qëngji me ujkunë flinte;
U bë mbret’i gjith’ Azisë,
Çdo pun’ e vuri ndë udhë,
Doj udhën’ e Perëndisë
Njeri s’mir asnjë kërpudhë,
S’bëri një gjë të përhirë,
Një punë të papëlqyer,
Botën’ e linte të lirë,
Kurrë zëmrë s’kishte thyer;
Kish udhën’ e njerëzisë,
Pa njerëzit gjith’ e donin,
E tërë bot’ e Azisë
Atë me gisht e tregonin.
Mënt shum’ e urtësi kishte
Dhe të çquara vetija,
Ëngjëll’ i qiellit ishte
Dërguar nga Perëndija;
Në zëmrë kish mirësitë
E ndë mëndje diturinë,
Në shpirt kish të madhe dritë,
Kish të bën’ me Perëndinë
Ishte së gjithash i zoti,
Si shqipëtarët’ e parë,
Si Pirroja q’ish qëmoti
E të tjerë kordhëtarë
Dinte mirë të lëftonte,
Edhe kishte fuqi shumë,
Dhe zëmëra i punonte,
Trimërija s’i kish gjumë.
Kur mirrte kordhën në dorë,
Edhe delte të lëftonte,
Ish si dashi me kurorë,
Njeri kundrejt s’i qëndronte.
Kishte në mënt urtësinë,
Që çdo pun’ e çquan mirë,
Mirësin’ e ligësinë
S’i përzjen t’i bënjë kllirë,
Ish burr’ i gjall’ e i gjatë,
E në shpatullat i gjerë,
S’ish i ligur’ e i thatë,
Po ish si lulja në verë.
Ish i bardh’ e faqezjarrtë,
S’kish gjësendi të pështirë,
Ish i florinjt’ e i artë,
Edhe i leht’ e shtatmirë.
Ishte mbret i bukurisë,
Si dielli epte dritë,
Kish hijen’ e Perëndisë,
Natënë e bënte ditë.
Fytyrën’ e kish të mirë,
Zënë t’ëmbëlë si mjaltë,
Zëmërnë plot mëshirë,
Vetëdijënë të naltë.
Kish të gjitha mirësitë
Dhe të tërë urtësinë,
Njerëzin’ e dituritë
Dhe fuqin’ e trimërinë.
Armëtë e ati zoti
Burra të fortë t’i zinin,
Katrë a pesë qëmoti,
Nga vëndi dot nuk’ e ngrinin!
Lufta posa zij të ndizej,
Ajy s’duronte aspakë,
I hipën kalit e hidhej
Përmbi armikët si flakë
Edhe nuk mirrte të tjerë,
Të shumët në vënt i linte,
Vetëm dyzet jeniçerë,
Edhe si rrufeja binte.
Kali më fort hingëllinte
Dhe hidhej si vetëtima,
Asgjësendi s’doj të dinte,
Si rrufeja bij mi trima;
Posi shqipja fluturonte
Edhe ngrihej drejt përpjetë,
Nga goja shkumbë lëshonte,
Thoshnje do të pijë retë.
Skënderbegu kordhëzhveshur,
Lëshohej posi fajkua,
Me fytyrëzë të qeshur,
I bukurë si pallua;
Ish në luftë shum’ i pjekur,
Nukë frikësohej kurrë,
Ishte i veshur ndë hekur
Edhe trim i fort’ e burrë.
S’u munt kurrë Skënderbeu,
Që lëftonte nat’ e ditë
Njeri udhënë s’ja preu
As me luftë, as me mitë.
Turqisë i ndihu fati,
Skënderbegu e zgjeronte,
Dhe në front prehej Murati,
Burri trim për të lëftonte.
Mundi Europ’ e Azinë,
Si Skënder’ i Math njëherë,
E madhoj shumë Turqinë,
Bëri Mbretëri të gjerë.
Trimëri e Shqipërisë,
Skënderbe’ burr’i vërtetë,
I hodhi themel Turqisë,
Fat i zi, o fat i shkretë!
Gjithë bota Skënderbenë
E dëgjoj edh’e zij ngoje,
Emër’i tij mori dhenë,
E gjithë dridheshin soje.
Edhe në Adrinopojë
Sulltan e të tjerë ç’qenë,
Më s’kishin tjatrë në gojë,
Po gjithënjë Skënderbenë.


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Tue Feb 07 2017, 04:50pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Histori e Skënderbeut IV


Gjoni dërgoj shumë herë
Njerës në Adrinopojë,
Kërkoj djemtë mbret’ i mjerë,
Se kishte mall e nevojë
Po sulltani i përgjigjej
Sot e nesrë, pas zakonit,
Nat’ e ditë po i digjej
Zemër’ e varfërë Gjonit.
Në Evropë kish dërguar
Njerës e ndihm’ u kërkonte,
Po s’e kishinë dëgjuar,
Se njeri s’doj të lëftonte.
U tha: “Të bëhemi shokë
E ta përzëmë Turqinë,
Kemi armiknë mi kokë,
Po të bëjmë miqësinë.”
Evrop’ e shkret’ atëherë
Ishte për djall’ e për lumë,
Priste Ruson’ e Volterë,
Ta zgjuanin ng’ajy gjumë:
Kokën në trastë ta vënë
Disa njerës të vërtetë,
Pa ta bëjnë si e bënë,
Të lulëzuar për jetë.
E kish mbuluar fe-zija,
Njeriu s’e doj njerinë,
Mbretëronte e padija,
Nukë ishte si taninë.
Shqipëtarëtë punojnë,
Gjith’ ata kombet’ e shuar
Përpiqenë që t’i zgjojnë
Ng’ajy gjum’ i mallëkuar.
Gjon’i gjorë u mundua,
Po ndihmë s’gjet dot gjëkundi,
Sa u plak, u dobëtua,
Pa ra e vdiq më së fundi!
Murati posa dëgjojti,
Që mbet pa mbret Shqipërija,
Gjithë ç’kish thën’ i harrojti
Dhe dolli nga njerëzija;
Fjalën s’e mbajti Murati,
Me të pabesë punojti,
Dorënë me vrap e zgjati,
Shqipërinë e shkretojti!
Vëllezrët e Skënderbeut,
Q’ishin në Adrinopojë,
Lark shtëpis’ e mëmëdheut,
S’i lanë të hapnin gojë,
Po të tër’ me vrap i zunë,
Me një tmerr të keq i mblodhë,
Pa në burg të thell’ i vunë,
Edhe hekurat’ u hodhë!
Pastaj dërgoj Xhybelinë,
Q’e kish të math e të parë,
Për të marrë Shqipërinë,
Me njëzet mij’ ushtëtarë.
Shqipëtarët pisk e panë,
Se kish djemthitë Murati,
Ng’ajo frikë nuk’ u ranë,
Mos i vriste dorëgjati.
Hyri armiku në Krujë
Edhe zuri Shqipërinë,
Vendi gjith’ u bë rrëmujë,
Njeriu harroj njerinë!
Ish thënë vallë nga Zoti
Këjo pun’ e mallëkuar?
Mot’ i zi, mot’ i verbuar!
Opopo, Zot i vërtetë,
Që ke ligë mirësinë,
Qysh munde ta shohç në jetë
Ndë robëri Shqipërinë?!
Mbretëresha që pa fatnë,
E gjith’ ato hidhërime,
U hoq, vate zuri Matnë
Me lot e me mallëngjime!
Është keq njerith’ i mjerë
Kur ka qënë si desh vetë,
Pastaj bije menjëherë
E s’i mbetet gjë në jetë!
Po shumë trima me besë
Pas mbretëreshës’ i ranë,
Pa ngushëllim e pa shpresë
Edhe vetëm nuk’ e lanë.
Katrë nga vashat’ e tija
Mbreti vet’ i kish martuar,
Pa nxjerrë nga Shqipërija,
Dhe m’e vogëla ish vluar.
Mbretëresh’ e gjorë rrojti
Sa arriti dhe atëzë,
Me një trim burr’ e martojti,
Q’ish e bukur si thëllëzë.
Rroj’, se vërtet s’e harrojnë
Helmin’ e zi kurrë gratë,
Po bashkë më atë rrojnë
Të pandarë dit’ e natë.
Helmin në zemër’ e pshehin
Edhe me të përdëllehen,
Armiknë mik e pandehin,
O, të gjoratë ç’gënjehen!
E burratë nuk’ e qasin,
E njohën më mir’ armiknë,
Papo duanë ta vrasin,
Andaj e gjejnë rreziknë.
Mbretëresha ish drobitur,
Ra në sëmundj’e në lëngime,
Posi dritëz’ e venitur.
Nat’ e dit’ ish në mejtime,
Se la plënkn’ e la shtëpinë
Edhe gjithë ç’kish në jetë,
Humbi djemt’ e mbretërinë,
Mbet e varfëra e shkretë!
Pa u tret e u kullua
Dhe zëmrën’ e përxhëlliti,
U doq e u përvëlua,
Syn’ e bukur e veniti.
Që kur u nda, më s’qe thënë
T’i shihte me sy në jetë,
Më nuk’ ua dëgjoi zënë,
Po mbet kërcurez’ e shkretë!
Dit’ e bardhë iu bë natë,
Nat’ e tmerruar’ e sterrë,
U bë një plakëz’ e thatë,
E jeta iu bë skëterrë.
Mejtonte djemt’ edhe qante,
I dridhej buza së mjerës,
Lott’ e saj s’muntte t’i mbante,
Ishin si breshër’ i verës.
Ah! o jet’ e shkreta jetë!
Që s’qëndron më një, po ndrohesh,
Je e rreme, s’j’e vërtetë,
Vet’e vete, pa ndryshohesh!
E mëson njerin’ e mjerë
Të heqnjë e të duronjë,
Të ngrihetë e të bjerë
Dhe të parat t’i harronjë.

Dimëri kish shëmëtuar
Faqen’ e dheut q’ish tharë,
Moti, q’ishte egërsuar,
Kish fishkur lulet’ e barë.
Shpestë ishinë të qetë,
As lëvrinin, as këndonin,
Kishinë zënë foletë,
Dridheshin edhe rënkonin,
E retë sterrë të zeza
Dhen’ e kishinë mbuluar,
Q’ish i bardhë posi veza,
Në mest të tyre qëndruar.
Gjë e gjallë s’pëpërinte,
Jeta gjithë ishte shuar,
Ish thëllim e frynt’ e binte,
Bota ishte e shkretuar!
E bukura ishte kthyer
E kishte zënë verinë
Edhe prap’ e kish gënjyer
Të bukurin, ditëzinë
Dhe Afërdita në verë
Hipën sipër’ e zë malë
Edh’e dërgon Shtun’ e mjerë
Nëpër veri me një fjalë
Në dimër’ e në dëborë
Vetë vet’e zë verinë,
Ahere Shtunit të gjorë
I ep mal’ e arratinë.
Ajy e kërkon ta gjenjë,
Pa shëndin e shpreh ta pjeknjë,
E ajo rreh ta gënjenjë,
Zëmrënë vështron t’i djeknjë,
Andaj kurrë s’e ka pjekur,
Si ajy që kërkon fatnë,
E ndjek, po nuk’ e ka gjetur
Këmbëdjall’ e sylugatnë.
Afërdita zu verinë,
Dimëri e pushtoi dhenë,
Shtuni mori malësinë,
Dhe qielli lëshoi renë
Syri më s’të shihte qiell,
Yll a hënë nukë shihej,
As ditë, as drit’, as diell,
Ishte nat’ e dita s’ngdhihej.
Kur munt errësira dritën,
Dhe nata si qen’ i qetë
E kafshon edh’e ha ditën,
Ç’të mira të shohç në jetë?
Udh’ e dyer ishin zënë,
E drurëtë kishin ngrirë,
Një zi e keqe kish rënë,
Gjithë botën’ e kish mpirë
Jeta ishte në pushime
Edhe dukej e tmerruar,
Kulloninë hidhërime,
Vdekja gjith’ i kish mbuluar!
Qielli me Perëndinë,
Hedhurë cipën’ e zisë,
Po qante për Shqipërinë
Që humbi vahn’ e lirisë.
Një natë të tëmerruar,
Që ia kish thurur dëbora,
Mbretëresh’ e dëshëruar
Ishte keq për vdekj’e gjora!
Kish kënduar gjel’i parë,
Po këndonte gjel’i dytë,
Buz’ e shkretë i ish tharë,
Po kur hapi të dy sytë!
“Djemtë!” tha dhe psherëtiti
Dhe rreth e rrotull shikojti,
Sytë përpjetë i ngriti,
Pa e la jetën’ e shojti!
E! po përse Perëndia
Mbretëreshës’ i dha vallë
Kaqë shumë të këqija?
E pati shkruar në ballë?
Mëngjezi e gjeti vdekur
Posi një thëngjill të shuar,
Ftohur’ e bërë si hekur
Edhe tretur’ e kulluar.
Dukej brenga që kish hequr,
Në buzët të përzhëlitur,
Dhëmbj’ e zëmrës i kish mbetur
Mbi syt, q’ishte i venitur!
Jeta kërkon ta mundonjë,
Po vdekja s’e lë njerinë,
Papo i vjen ta shpëtonjë,
Dhe s’ia dinë mirësinë!
Më nestrët hapnë dëborën
Edhe mihnë dhen’ e shkretë,
E vunë në varrt të gjorën,
E mbaroi të zezën jetë!
Vashatë mbenë pa mëmë
Dhe pa vëlla e pa atë,
U erth’ gjëmë përmi gjëmë,
Dit’ e tyre u bë natë!
O Adrinopoj’ e shkretë!
Q’ishe fron’ i ligësisë,
Një emrë të keq përjetë
Ke marrë ndaj njerëzisë
Se ty se pari të zunë
Njerëzit’ e mallëkuar,
Gjithë të ligat’ i prunë,
T’i hodhë në krahëruar!
Si mjer’ ata, që i zinin!
Kurrë s’kishinë shpëtime,
Ndër thonjt të tyre i vinin,
E më s’lininë kursime!
Skëterr’ e jetës’ ish burgu,
Se kishte shumë mundime,
Dhe ajy që hynte, murgu,
Bij në helm’ e nd’idhërime!
Ish në t’errët nat’ e ditë,
Gjë s’shihte e gjë s’dëgjonte,
Nukë shihte kurrë dritë,
Jetën në të zez’ e shkonte!
Ishin ca të mallëkuar,
Vinin rrotull n’errësirë,
T’egër’ e të tëmerruar,
Mundonjës e të pështirë!
Këmbëzbathur, kërsinjthatë
E shumë të shëmëtuar,
Lakuriq e mjekrëgjatë,
Pa zëmrë në krahëruar;
Gjithë gërxhe kok’ e tyre
Nga rreckat’ e nga lëveret,
Me fytyrë prej mynxyre,
U vininë rreth të mjerët!
Kishin nëpër breza thika
Dhe ndër supa kordhe vartur,
T’i shihnje të merrte frika,
Ndjenje në zemrë të mardhur!
N’emërit të Perëndisë
N’atë vënt të mallëkuar
I faleshin djallëzisë
Duke larë këmb’ e duar!
Muret’ e burgut të errët,
Gjak edhe helmë kullonin,
Mjerë kush hyn në skëterrët,
Egërsirat’ e mundonin!
Atje brënda gjente djallë
Dhe mundime të këqija
Më nukë delte i gjallë,
Atje mbretëronte zija!
Ca për jetë i mundonin,
I vrisninë ca të tjerë,
I mbytnin’ e i helmonin,
A i therrninë si berrë
Prinsërit e Shqipërisë,
Vëllezërit e Skënderbeut,
Q’ishinë penk ndaj Turqisë,
Edhe shpres’ e mëmëdheut,
Ata më shum’ i munduan
Në burgut, q’i kishin vënë,
Se fron’ e t’et e kërkuan
Pas fjalësë që qe dhënë.
Një natë të tre i zunë,
Një e mbyn’ e një e helmuan;
Më të madhë posht’ e vunë,
E pren’ edh’e copëtuan!
Me të pabesë e pati,
E gjettë me Perëndinë!
Ku kish bes’ e fe Murati,
Që shtu në lakt Shqipërinë!
E përmbysi Shqipërinë
Dhe shtëpin’ e mbretërisë,
Edhe pruri ligësinë
E djallëzin’ e Azisë.
Të parët s’i lij nakari,
Që kishin më Skënderbenë,
Thoshin’: “Erdhi shqipëtari,
E na vu në dorë mbrenë
Të gjithë na la pas soje,
E dolli vetë në ballë,
Neve njeri s’na zë ngoje,
Sa të jet’ ajy i gjallë.”
Zunë ta bintninë mbrenë,
Sicilido tjatrë fjalë
I thoshte për Skënderbenë
Edhe këlliste një halë.
Me fuqit të dhelpërisë
Donin ta humbnin përjetë,
Pas mënyrës’ së Turqisë,
Që të ha si qën’ i qetë.
I thoshinë: “Skënderbeu
Është njeri i pabesë,
Zotn’ e math tën’ e gënjeu,
Dh’e shtu me lajka në shpresë
Mos pandeh kurr’ e mos thuaj,
Se për ne nukë përpiqet
Një njeri, që ësht’ i huaj;
Ësht’ armik, po si mik hiqet;
Edhe sot e këtë ditë
S’i pëlqen njerëzit tanë
E mban gjithnjë të titë,
Shqipëtarëtë ka pranë
Mban rrobën’ e Shqipërisë,
Është shqipëtar i tërë,
S’është miku i Turqisë,
Këmbën’ e t’et rreh të zërë.
Nuk’ e do kombinë tënë,
Punët tona s’i pëlqejnë,
Një tjatër’ udhë ka zënë,
Si na thon’ e na rrëfëjnë.
Sa ka trima e të parë,
Që i ka me nder e shokë,
Janë gjithë shqipëtarë,
Q’i mban për vdekj’e për kokë.
E mori gjithë Sirinë,
Dhe bota sindëkur thonë,
Kërkon ta bënjë të tinë,
Edhe ta ngrehnj’ atje fronë,
Pandaj përpiqet e vuan,
Ka synë te mbretërija,
Ushtëtarët shum’ e duan,
S’dalinë nga fjal’ e tija.
Froni yt nuk’ është mirë,
Sa të jet’ ajy i gjallë,
Po ki për neve mëshirë,
Se pastaj më t’i kesh mallë.”
Këto fjalë vënt i bënë
Muratit, dhe po mentohej,
Ethetë nisnë ta zënë,
Fytyra zu t’i ndryshohej.
Thosh: “Mos marrë Arabinë,
A mos vinj’ e marrë fronë,
A të zërë Shqipërinë,
E ma bën sindëkur thonë!”
Doj ta vriste po s’kuxonte,
Se ushtëtarët’ e donin,
Kish frikë mos e pësonte,
Ngriheshin’ e ja kërkonin.
Pastaj tha me mënt të tija:
“Tani për pakë ta lemë,
Po së shpejti nga Sirija
Me një mënyrë ta ngremë.
T’i shkruanj: “Shum’ u mundove,
Më paç uratë, matanë,
Asinë tani e shtrove,
Dua të jesh këtu pranë
Të vinç, se munt të na ngjanjë
Nonjë luftë më kët’ anë,
Vendin’ aty le ta mbanjë,
Një nga të parët që janë”
Ta sjell këtu e të mbesë
Ca kohë n’Adrinopojë,
Ta mbanj me fjal’ e me shpresë
Edhe ta lë ndë nevojë
Sa të humbasë fuqinë,
Ushtëtarëtë të ftohen,
Ta harrojnë dashurinë,
Për të më të mos mejtohen.
Pastaj moti do ta shtjerë
Dhe atë ndër duart’ tona.
Si shturi shumë të tjerë,
Se sot dita është jona.
Skënderbeu do e vuan,
Sa të jetë gjall’ Murati!
Të tjerëtë ç’gjë fituan,
Ç’mundi të bënte i ati?
Në mos ndihtë Perëndija,
Këtu janë dhelpëritë,
Rroft’ e qoftë pabesija,
Dhe djalli e djallëzitë!”
Kshu tha dhe karta u shkrua,
Kartëshpënësin’ e nxori,
Dhe ajy më s’u mënua,
Udhën’ e Sirisë mori.
Dielli posa kish dalë,
Edhe drit’ e tij kish rënë,
Kishte ndriturë malë,
Hijeja rrëzat kish zënë
E kish zbukuruar vera
Vendinë me lule t’arta,
Fushat’ e ndera, të gjera
Ishinë bërë të zjarrta.
Trim’i madh dolli nga tënda,
Thëllëzatë po dëgjonte,
Zën’ e tyre ja kish ënda,
Dhe mëngjezë shum’ e donte,
Po vinte rreth duke shkelur
Përmbi luletë me vesë,
Që posa ishin çelur,
Si zëmëra kur ka shpresë
Ushtëtarët kishin dalë,
Nëpër sheshe po shënditnin,
Shikonin fushën’ e malë,
Syt’ e zëmratë zbavitnin;
Bujqitë gjithë lëronin
E tërë bota lëvrinte,
Njerëzitë po punonin,
Asnjeri pa punë s’rrinte;
Lumenjtë me vrap nxitonin
E dheu po lulëzonte,
Shpesëtë gjithë këndonin,
Trimi po shiht’e dëgjonte.
Pasi shkoj një copë ditë,
Mblodhi gjithë parësinë,
Pa gjyqet e gjithësitë
Që duheshin për Sirinë.
Dita kishte marrë vrapnë,
Gjëkundi nukë qëndronte,
Se nata kish hapur çapnë
E pas soje po nxitonte;
U ngrys e po errësohej,
Bilbili zu e këndonte,
Skënderbeu po mejtohej
Edhe bilbilë dëgjonte;
Shumë herë psherëtiti
Nga ajo zemër’ e gjerë,
Breshërimë lotsh i xbriti,
Po kur heth sytë më derë,
Pa, tek po vinte, Hasanë,
Një plak me bes’ e i vjetrë,
Q’e mbante gjithënjë pranë,
Dh’e doj nga gjithë më teprë.
“Jak’, i tha, Hasan, pa jakë,
Se kam rënë në mejtime,
Shko, rri, të të tregonj pakë
Nga ç’më thotë mëndja ime.
Më nuk’ e duronj dot mallë
Që kam për mëm’ e për atë,
Dhe s’di a janë të gjallë,
I kam ndër sy dit’ e natë.
Kam fort mall për Shqipërinë,
Për miq e për të njohur
E për gjithë njerëzinë,
I kam lottë të pashtrohur;
Shumë kohë këtë herë
Shkoj pa marrë ndonjë kartë,
Zëmërn’ e ndjenj fort të mjerë
Edhe nga malli të zjartë.
Zëmrënë dhëmbja ma mbushi
Me helm e me hidhërime,
Pa më digjetë si prushi,
E kam plot me mallëngjime
Për motërat’ e për farët,
Për vëllezër’ e të tjerë
Dhe për gjithë shqipëtarët
E për mëmëdhen’ e mjerë.
Aqë kam një mall të shumë
Për Shqipërit nat’ e ditë,
Sa s’kam as prëhje as gjumë,
Më gjeti si çilimitë!
Unë vuanj për Turqinë,
Po nukë më mbeti shpresë,
Më vjen keq për Shqipërinë,
Turqit’ i shoh të pabesë.
Ti e di si kam lëftuar
Gjithënjë për mbretërinë
E ç’punëra kam punuar,
Po të mirënë s’e dinë.
Si desha unë Turqinë,
Ashtu dua dhe Murati
Të më dojë Shqipërinë
E t’i bënjë nder tim ati.”
Tek tha dhe një psherëtimë
E zjart’ i del Skënderbeut,
Q’ish nj’e madhe dëshmimë
Për dhëmbjet të mëmëdheut.
Hasanit, q’e dij ç’ish bërë,
Ç’kish pësuar Shqipëria,
Këto fjalë si gjilpërë
I shkuan në shpirt të tija:
Dy-tri herë psherëtiti
Edhe erth’ u mallëngjye,
Më pasdaj dorënë ngriti
Edhe drejtpërdrejt iu kthye,
Pa i tha: “T’u ngjattë jeta!
I ke të tëra në dorë,
Në të ndritoft’ e vërteta.
Kurrë s’mbetemi të gjorë.”
Këto pakë fjalë thanë
Burri trim e i uruar
Bashkë me çelë Hasanë,
Që e kishte të besuar;
Pastaj dolli Skënderbeu,
Po vij rrotull si dragua,
Fjalënë atje e preu,
Parësija ju afrua.
I përshëndoshi me rradhë,
Buzënë më gas e vuri,
Të vogëlin’ e të madhë,
Gjithë për dore i zuri.
Të mugëtitë po vinte,
Së qetazi nata delte,
Hapësirënë e nxinte,
Ndë erët lehtazi shkelte.
Mishratë ndë hell u vunë,
Parësija po dëfrenin,
Trimatë vallen’ e zunë,
Nëpër sheshe po kërcenin.
Ndënjnë dhe hangër’ e pinë,
Duke thënë fjalë shumë,
Një copë her’ u zbavinë,
Po pastaj ranë në gjumë.
Në zi ishte Shqipërija
E në të këqija shumë,
E kish shkelur ligësija,
Ish në robëri për lumë!
Këtë radhë erdhi vera,
Po zëmrat’ i gjet të ftohta,
Nukë si herët e tjera,
Q’ishin me gas e të ngrohta!
Më s’ish zonjë Shqipërija,
Shqipëtari s’ish i zoti,
E kish zënë dobëtija,
Q’i kish prur’ i shkreti moti.


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Tue Feb 07 2017, 04:57pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Histori e Skënderbeut V


U ngrit fat’ i Shqipërisë
Si i vdekuri nga varri,
Mori udhën’ e Asisë,
Duke ikur si i marri,
Me një rrobëzë të çqyer,
Me fytyrë të tmerruar
Dhe me gjak lyer e ngjyer
E me sy të zgurdulluar;
Posi hije mori dhenë,
Duke ecur me vrap shumë,
Papo u hodh përtej denë
Si ajy q’ikën në gjumë.
U shëmbëllye me Gjonë,
Mori fytyrën e tija,
Shtanë dhe zën’ e zakonë
Edhe u derth nga Syria.
Plaku me shkop duke shkuar,
Posi nata mori dhenë,
Pa vëndethit e uruar
Dh’erth e gjeti Skënderbenë
Pa iu qas edh’e fërkojti
Me mall shum’ i mjeri atë,
Në mest të tendës qëndrojti,
I zi sterrë posi natë!
I ligur, i dobëtuar,
I grisur, i çkatërryer,
I shkretë, i varfëruar,
I qar’ e i mallëngjyer!
Ish i venitur, i vdekur,
I rrithte si lumë gjaku,
Ishte përgjynjur’ e tretur
Dhe dridhej i tërë plaku!
Si ajy lipës’ i gjorë
Që ka mbeturë pa bukë,
Rri ndë shi e në dëborë,
Ngjeshur i mjeri me zhukë!
Ahere kur fryn e bije,
Jeta është gjith’ e qetë,
Reja dëborënë shtije
Mbi dhet të ftoht’ e të shkretë!
Ajo plakëz’ e sëmurë,
Kur i vjen e zeza natë,
Pandeh që s’gdhihetë kurrë,
Aq i duketë e gjatë!
Po kur kthehet sërish vera,
Që vjen me lul’e me fletë,
Dhe me të mira të tjera,
Bënetë tjatërë jetë,
Dita sa vjen madhësohet,
E vë posht ahere natën,
Pa tretet e dobëtohet,
Ngjan me plakë brengëgjatën.
Bujku zë e lëron arën,
Duke parë mirë motnë,
Heth mir’ e bukurë farën,
Pa shpresën’ e ka më Zotnë
S’i mallëkon kurrë qetë,
Se ësht’ e madhe mëkatë,
Nuk’ e do Zot’i vërtetë,
Pa i quan mëm’ e atë.
Këthehetë prapë moti,
Po çdo kohë ka një shijë,
Ashtu e ka bërë Zoti,
Q’i vu të gjitha më vijë.
Vinë, venë, sërish vinë
Të gjitha ç’janë në jetë,
Pa vëre re njerëzinë,
Ta njohç fjalën’ e vërtetë.
Qysh bije në vjeshtë shiu,
Lumi qysh i vete detit,
Ashtu të thotë njeriu
I derdheshin lotët mbretit!
Posi rrëkeja i vinin
Dhe i mirrin krahërorë,
Nga mjekër’ e bardh’ i binin,
Që e kishte si dëborë!
“Fle? i tha, o jetëgjatë!
Nuk’ e di se ç’është bërë,
Ç’e gjet të zinë tët atë
E Shqipërinë të tërë?
T’u shua fare shtëpia
Nga turqit’ e mallëkuar,
Hyri ndë kurth Shqipëria,
Është shuar’ e shkretuar!
Turqitë si egërsira,
Armikët’ e njerëzisë,
Me mënyra të pështira,
Me dhelpërit të Azisë.
E muarrë Shqipërinë
Dhe shkoj e vate lirija!
Prunë dëmn’ e babëzinë!
Po mbretëron ligësija.
Vëndet’ e shumë i zunë,
I prishnë duke shkretuar,
Në zgjedhë të keq’e vunë
Shqipëtar’ e varfëruar.
Ç’hoqi Shqipëriz’ e gjorë,
Vashatë gjith’ u përmblodhë,
Për të mos rënë në dorë,
Nga shkëmbi përposh u hodhë.
Tët vëllezërë të tërë
Egërsiratë i vranë,
S’tregonetë ç’kanë bërë,
Gjë të gjallë nukë lanë!
Fle ti, shpres’ e Shqipërisë?
Mëmëdheu të ka shpresë,
T’i përzësh mbren’ e Turqisë,
Që ia ka me të pabesë.
Ti përpiqesh si i marrë!
Jakë në mënt e mos vuaj,
Murati po të bën varrë,
Armiknë tënt mos e duaj!
Ati që të shoi shtëpinë
Dhe bëri rop shqipëtarë
E të shkretoi Shqipërinë,
Duke ndar’ e duke vrarë,
Armikut të Shqipërisë
I bën të mirë në jetë?
Errësirës’ së Asisë
Që të la kërcu të shkretë!
Apo rreh të març Asinë,
Si Skënder’ i Math njëherë,
Të ngrehsh këtu mbretërinë,
Pa ta lësh nëpër të tjerë?
Ish i math me të vërtetë,
Mbi të gjithë mbretërojti,
Po pastaj fron’ e la shkretë,
Mëmëdheu gjë s’fitojti.
Pirroja lëftoi Greqinë,
Edhe Romën’ e të tjera,
N’Afrikë Evgjitërinë,
Sindëkur ja pruri hera,
I dhan’ emrë Shqipërisë,
Po veç emërin i lanë,
T’ish urdhër i Perëndisë,
Ishin ndryshe vëndet tanë.
Burratë, që pinin retë,
Botënë në dor’ e vinin,
Muntnin një themel përjetë
Vëndit të tyre t’i shtinin.
Ty ta la rradhënë moti,
Që ta nderonç Shqipërinë,
Fuqi më të dhëntë Zoti,
E bëfsh gjithë mbarësinë!
Të gjithë humburë venë,
Veç një munt emrë të lerë,
Që lëfton për mëmëdhenë,
S’mundohetë për të tjerë,
Mëmëdheu të ka shpresë
Që ta nxjerç prej robërie,
Nënë zgjedhë të mos mbesë,
T’i apç dritë si ka hije.
Qysh munt të lësh Shqipërinë
Në kurth e në të këqija
E të vuanç për Turqinë?
Ç’të mirë pe nga Turqia?
S’të vjen keq për shqipëtarët
E për Shqipërin’ e mjerë
E s’të merr, biro, të qarët,
Që humbi lirin’ e nderë?
Robërin’ e Shqipërisë
Edhe gjëmën’ e tyt eti
Dhe mynxyrën’ e shtëpisë
Qysh munt ta shohç, që të gjeti?
Gjakn’ e gjithë Shqipërisë
Tani ti je nënë barrë
T’ia nxjerrç nga hundët Turqisë,
Veç teje s’ka kush ta marrë.
Do të lësh në këtë jetë
Nj’emrë shumë të uruar
E një dritë të vërtetë,
Q’ajo kurrë s’ka të shuar.
A më sheh ti mua plaknë?
Të qenkësha si ti djalë,
Muratit i pinja gjaknë,
Sot s’gënjehesha me fjalë,
Të shoh vëllezërit vrarë,
Shtëpinë time të shuar,
Shqipërin’ e shqipëtarë
Të lidhurë këmb’ e duar!”
Kështu tha, dhe posi era
Iku duke qar’ i gjori
E dolli me vrap nga dera,
Ajy qënëke Mënttori!
Skënderbeu u tmerrua,
Dhe zëmëra q’e kish trime,
Ju doq e ju përvëlua,
Ju bë cop’ edhe thërrime.
Me tmerr e me breng’ u zgjua,
Burr’ i math e trim i mirë,
Dhe ndënj pak’ e u mejtua,
Kur sheh që posa ish ngdhirë
Qiellin’ e kishin zënë
E gjithë qarkunë retë,
Dukej sikur kishte rënë
Një zi e madhe ndë jetë.
Derën’ e tëndës’ e hapnë,
Një kalorës po thërriste,
Kali kishte marrë vrapnë,
Ajy, sa mundte, bërtiste.
Vinte nga kryeqyteti,
Nga Adrinopoj’ e shkretë,
Sillte kartënë nga mbreti,
Që s’kish fjalë të vërtetë.
Skënderbeu e këndojti,
E mori vesh pabesinë
Dhe një shërbëtor dërgojti
E thirri vetë njerinë
I tha: “Kartë pse s’më prure
Nga im at’, apo s’të dhanë?”
At’i ra të zi pej ure
Posa i zu ngoje t’anë,
Po e mblodhi, s’u rrëfye,
Tha “Vetëm këtë më dhanë”
Edhe fytyra ju kthye,
Djersë të ftohta i ranë.
I tha: “Po nga Shqipërija
Nonjë fjalë s’ke dëgjuar?”
Ajy mbloth supat e tija,
Dhe vu dorën në krahëruar.
Skënderbeu tha: “Ç’më thua?
Tim vëllezrë s’i ke parë
Dhe s’të thanë gjë për mua?
Këjo punë s’ësht’ e mbarë.”
Ajy me gjuhët të trashë
Tha: “S’i njoh, t’u ngjattë jeta!
E s’të them dot se i pashë,
Se s’fshihetë e vërteta.”
Trimi më tej nuk’ e shpuri,
Po qëndroj e u mejtua,
Ëngjëlli ndër mënt ja pruri
Dhe lott’ i vanë si krua.
Më s’ndenj, po që atë ditë
Mblodhi pleqt’ e parësinë
Urdhëroj, bënë gatitë,
Të parë la një të tinë.
E dëgjuan ushtëtarët
Që ikënte Skënderbeu,
Pa gjith’ i mori të qarët,
Thanë “Të na pikë dheu!”
Më nesëret gjith’ u ngrinë,
Edhe pleqt’ e parësija
Skënderbeut po i vinë
Brënda në tëndët të tija.
Ajy ish ngritur pa ngdhirë,
Kishte zën’ e po mejtohej,
Punëtë s’i gjeti mirë,
Pa zëmëra i përvëlohej.
Kur ata në der’ u dhanë
Të vrënjtur e të helmuar,
Të gjithë afër i vanë
Me fytyrë të tmerruar!
Popo, ish bërë zapati!
Mynxyr’ e madhe kish ngjarë,
S’kish mbetur njeri nga ç’pati,
Ç’gjë t’i thoshinë më parë!
Për vëllezër’ a për mëmë,
Për t’an’ a për Shqipërinë,
Nuk’ ishte një e dy gjëmë,
I kishin mbyllur shtëpinë!
Desh t’i thosh atë Sandushi
Nga gjithë ç’qenë më parë,
Po sytë me lot i mbushi
Edhe u mbyt duke qarë.
Skënderbeu: “Pse s’më thoni?”
U tha, “Shokë! Ç’është bërë?
Të gjitha të m’i tregoni!
Mos bëhi si gra të tërë!”
Pastaj të tëra ja thanë
Me vaj e me mallëngjime,
Mijëra rrufe i ranë
Në atë zëmërën trime!
Të gjithë shokëtë qanin
E më shumë shqipëtarët,
Ngashërimënë s’e mbanin,
Nuk’ e prisnin dot të qarët.
Skënderbeu ish mahnitur,
I dridhej buza dhe qante,
Rrufet’ e kishin goditur,
Lottë më s’mundte t’i mbante.
Ajo zëmër’ aqë trime,
Që s’doj të dij nga shigjeta,
Nga të tilla hidhërime
U munt far’e ju nxi jeta.
Kish shpresë të vij një herë,
E t’i gjen si i kish lënë.
Popo, njeriu i mjerë!
S’kemi gjë në dorë.


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Tue Feb 07 2017, 05:19pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Gjuha jonë


Vëllezër shqipëtarë!
Të prekim urtësinë,
Të zëm’ udhën e mbarë,
Të ngjallim Shqipërinë.


Shqipëria ka qënë
Edhe po do të jetë,
Po sot në ditët tënë
Të metë të mos ketë.


E ka nderuar zoti
Gjithënjë Shqipërinë,
Ish fort mirë qëmoti,
Do bëhet dhe taninë.


Sa ishte trimëria
N’atë kohë të vjetrë,
Kish emrë Shqipëria,
Sa s’kish nonjë vënt tjetrë.


Sa burra kordhëtarë
Ka nxjerrë Shqipëria
Më pastaj e më parë,
Q’i shkruan istoria!


Ajo ish koh’ e zjarrtë
Dhe kish mundime tepër,
Po sot pëndë dhe kartë
Na duhet, nukë tjetër.


O burra, shqipëtarë,
Të marrim dituritë,
Se s’është koh’e parë,
Tani lipsetë dritë.


Të shkruajm’ gjuhën tënë,
Kombinë ta ndritojmë,
Gjithë ç’është e ç’ka qënë
Ngadalëzë ta msojmë.


pa shihni ç’gjuh’ e mirë!
Sa shije ka e hije,
ç’e bukur’edh’e lirë,
Si gjuhë perëndie.


Shum’e bardhë kjo ditë
Për gjithë shqipëtarët,
Do na sjellë një dritë,
Që s’e kishin të parët.


Kjo dritë do na bjerë
Të gjitha mirësitë
Dhe gjithë do t’i ngrerë
Dëmet e marrëzitë.


Si lum kush zë të mbjellë,
Lum kush vë këtë pemë!
Se kjo ka për të pjellë,
S’mbulohetë me remë.

[ Edited Tue Feb 07 2017, 05:21pm ]


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Tue Feb 07 2017, 05:28pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Në dashtë Zoti


Nastradini ish qetuar
Dhe po rrij duke mejtuar;
Po përnjëherë u xgjua,
Së shoqes i tha: “O grua,
Nesërë jam për në veshtë,
Se s’kam vatur këtë vjeshtë,
Sindëkur vinja qëmoti.”
Plaka tha: “Në dashtë zoti.”
Nastradini i tha: “Unë
S’e këllas zotnë në punë,
E shoh vetë punën time,
E nuk e vë nër mundime,
Që të doj’ a të mos dojë,
Se nukë më flet me gojë.”
Kështu the, o jetëgjatë!
Papo u ngrite me natë,
More shportat e gomarë,
Po s’të vate udha mbarë!
Për rrush del njeriu i mjerë
E sjell shkarpa shumë herë.
Gjithë bota po punonin
E udhëtë po ndrejtonin.
Nastradinë kur e panë,
E zun’ e më nuk e lanë:
Gjithë ditën gur’ i gjori
Mbajti edhe pagë s’mori.
I këputur, i drobitur,
I lodhur, i kahënitur,
Natën në t’errët u kthye,
Me pluhurë mbi qyrdye!
Erth më der’ e trokëlliti,
E shoqja nga shkalla xbriti,
Tha: “Kush ësht’ aty më derë?”
Pa tha Nastradin’ i mjerë:
“Në dashtë zoti, jam unë,
Që vajç’ e s’bëra dot punë!”
Pa më nesëret një fqinjë,
Q’ish i varfër e pa linjë,
Erth e i kërkoi gomarrë,
Duke thënë ca më parë:
“Jemi pa buk’ e pa ngrënë,
Në mulli drithë kam shpënë,
Gjer më tani është bluar,
Po s’kam kafsh’, o i uruar.”
Nastradini, pa mejtuar,
Tha: “Për dru e kam dërguar,
Ka vaturë që me natë,
I varfëri veshgjatë.”
Ajy tha “e kam dërguar”,
Gomari palli në quar!
Fqinja tha: “Pse më gënjeni,
Të drejtënë s’ma rrëfeni?
Ja se ku pëllet gomari,
Qysh e ka marë druvari!”
Nastradini tha: “S’kam parë
Kshu, të besojnë gomarë!
Me fjalën time s’je nginjur,
Që jam sot plak e i thinjur,
Po dëgjon gomarrë ç’thotë,
Q’është pa mënt e flet kotë.
Njeriu që dëgjon gomarrë,
S’e ka punën mbroth e mbarë.”
Kështu tha, po të vërtetën
E thosh gomari, të shkretën.

(s’e këllas = s’e fus)


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Tue Feb 07 2017, 05:34pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Falja


Zot i math e i vërtetë
Që kreve ç’shohëm në jetë,
Edhe të tjerë që janë
Pa funt pa krye pa anë,
Edhe kudo je ti vetë,
Syri yn tekdo shikon,
Që nga lint e gjer tek perëndon,
Më çdo vënt të sheh fuqinë,
Urtësin’ e madhërinë,
Falna gjithë mirësitë,
Epna dituri e dritë,
Tregona udhën’ e mirë,
Mos na lerë n’errësirë,
Dhurona gjithë të mirat,
Mërgona nga të pështirat.
Zot! falna vëllazërinë,
Dashurin’ e miqësinë,
Epna dëshirë të msojmë,
E të mirat të punojmë,
Bëna të but’ e të qetë,
E të urt’ e të vërtetë,
Jetënë ta trashëgojmë.


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Tue Feb 07 2017, 05:53pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Emri i Zotit


Zot i vërtetë,
Bota e tërë
Gjithë ç'ke bërë
E ç'ka në jetë
Të gjitha ç'janë
Yje dhe diej,
E dhé e qiej,
Një gjuhë kanë,
Që thotë emrin tënt!


Ngado që shikonj,
Atë emër dëgjonj.
E shoh më ç'do vënt.
Dheu, që rrimë ne,
Duke mbleruar,
E kam dëgjuar,
Që thotë se ç'je.
Yjtë me dritë,
Duke kërcyer,
E duke kthyer,
Nat' edhe ditë,
Re me gjëmim
Zoqtë me fjalë,
Deti me valë,
Lumi me rrëmbim
Lulja me erë,
Dhe me bukuri,
E me mituri,
Kur çel në verë,
Emrin tënt thonë,
Ty të tregojnë
E të lëvdojnë,
Ty gjithë monë!
Po njeriu, o Zot!
S'ta di emrin tënt,
Se s'gjendet me mënt.
Ah! S'e thotë dot;
Njeriu nukë munt,
Se gjuhë s'i dhe
Që të thotë ç'je,
O fuqi pa funt!
Dielli kur del,
A tek perëndon,
Zogu kur këndon,
E gjethi tek çel,
Bukur tregojnë,
Emrin që ke,
Rrëfejnë ç'gjë je,
Dhe më gëzojnë.
Në gjithë botë
Vetëm njeriu s'di
Rri si çilimi
E s'mundet ta thotë!
Me zë të zjartë,
Donja të flisnja,
Edhe t'i grisnja,
Retë si kartë,
Si vetëtima;
Apo si lumi,
Që s'e zë gjumi,
Me oshëtima!
Falmë nga togu
Q'është e ç'shohëm
Nga gjithë ç'njohëm,
Zën' e një zogu,
Të rri më një vënt,
Edhe më lerë,
Të them një herë,
Një herë emrin tënt.


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Wed Mar 15 2017, 06:34pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Qerbelaja I
- poemë nga Naim Frashëri

Urdhëro, Zot’ i vërtetë!
e më dërgo tatëpjetë
engjëllinë krah-zjartë,
fjalë-ëmbl’ e këmbë-artë.
Dotë këndonj urtësinë,
e dotë rrëfenj Alinë,
edhe fëmijën’ e tija,
t’ i mësojnë njerëzija,
të nxjerr një pikë nga deti,
një druthezë nga rremeti,
e të tregonj trimërinë
dhe durimn’ e njerëzinë
pa të them dhe Qerbelanë,
edhe zotërinjtë t’ anë.
Jakë, jak o e-vërtetë!
ulu pakë tatëpjetë,
O ëngjëlli i uruar!
andaj të kanë dërguar,
që të ndritosh njerëzinë
e t’ u rrëfesh urtësinë.
Ti me gojët t’ imë fole,
se pa ty po s’ hap dot gole.
Pa eja, me ëmblësirë
na rrëfe bukur’ e mirë,
ç’ hoqnë zotërinjtë t’ anë,
edhe ç’ na lan’ e na thanë.
Komb i Arabit një herë
ish i-qet’ e i-pandjerë,
dhe i-dobët’ e i-shkretë,
sikur s’ ish fare në jetë,
edhe kishte marrëzitë,
po më pasdaj erth një ditë,
Zoti dërgoj urtësinë,
që e naltëson njerinë,
pa qëndroj në mest të tyre,
ishte njeri pej fytyre.
Ajy ishte Muhammeti,
po s’ e besonte rremeti,
edhe zunë t’ a mundonin,
zëmrënë j’ a përvëlonin,
si e bënin kurdoherë
për shokët e tij të-tjerë,
q’ i munduan’ e i vranë,
dhe gjë pa-bërë s’ u lanë,
i mbërthyen’ e i varrë,
i ther’ i çanë me sharë,
këtë me gurë e zunë,
e me shigjetë i-shtunë,
i bënë shumë mundime,
të-këqia hidhërime.
Ebu-zhehti dhe Lehepi,
të pa tundurë si plepi
shumë më qafë i ranë,
nonjë kursim nukë lanë,
sa mundim’ e të-këqija
hoqi Zotëri e tija!
po më shumë me Syfjanë,
ndezi, q’i vrau Hamzanë,
të ungjin’ e tij të ndjerë,
q’ ishin trim mi trimat’ e tjerë,
pa Hinduja e pabesë,
q’ ishte mëm’ e Mavijesë,
i pat ngrënë mushkërinë,
e çqeu si ujku dhinë!
O Hindu! moj egërsirë,
gjakn’ e njerëzet ke pirë!
Kështu zemrënë j’ a doqnë,
nga mëmëdheu e ndoqnë,
e la do-mos-do Meqenë,
vate të zij Medinenë.
Ajy shkoj, po pas i ranë
armikët e nuk’ e lanë,
pa upsheh ndënë një shpellë
mb’ anë nj’arë, q’ ish e mbjellë,
merimaga lesë thuri
pëllumbi zoqthitë shpuri
armikëtë atje vanë,
po s’ ka njeri këtu thanë,
panë cergën e folenë,
edhe me mënt kshu e gjenë.
Këta ng’ armikët shpëtuan
edhe në Medine shkuan,
Medineja mir’ i priti,
dhe armikët’ i goditi.
Zot i-math, q’e do njerinë,
i fali ndihmës Alinë,
q’ ish dragoj i Perëndisë,
edhe mbret’ i trimërisë,
ishte një mëngë nga deti,
që kishte dalë së qeti,
brënda n’ urtësit e tija
dukej fjeshtë Perëndija.
Muhammeti me Alinë
upërpoqnë për njerinë.
Ata të dy një trup ishin
dhe një shpirt të vetëm kishin,
ishin kushërinj të-parë
dhe t’ afërt e të-pandarë,
të dy bashk’ ata një janë,
Muhammet-Ali u thanë.
Atje ish zot’ i-vërtetë,
edhe Krisht’ i-gjallë vetë,
njër’ ish krej i gjithësisë,
i-dashur i Perëndisë,
njër’ ish rrënj’ i njerëzisë,
i afërt’ i Perëndisë.
Kishin Zotërinjtë t’ anë
ungjë Abasn’ e Hamzanë;
Aliu Xafer Tajarë
kish vëlla, që është vrarë,
ish njeri shum’ i-lëvduar,
edhe zot’ i zotëruar,
kish dhe Ykajlin’ e-ndjerë,
q’ ish i-butë posi shqerë;
m’ i dashur nga miqt’ e tija
ish Selmani nga Persija.
Ata kishin miqësinë
më të tërë njerëzinë,
po armikëtë s’ i linin,
ngado vijnë pas u binin,
papo të gjithë u derdhë,
edhe përsipër’ u erdhë,
po, kur pan’ atje Alinë,
muarrë dhe agjirratinë,
sa muntn’ e shtuanë vrrapnë
s’ mbet as një, po u përhapnë.
Ca i bëri trimërija,
të tjeratë urtësija,
Arabija, q’ ish e-shuar,
e në bot’ e-padëgjuar,
me një her’ u lulëzua.
Vunë lig’ e fe e besë,
njeriut i dhanë shpresë.
Arabëtë më ç’ do anë
gjith’ ubënë Mysllimanë.
Muhammeti ca më parë
ish martuar’ e kish marë
grua Meme-Hadixenë,
me të bëri Fatimenë.
Aliu me Fatimenë
bënë Hasan’ e Hysenë;
njer’ ish djell, njeri hënë,
dhe ata dy yj ubënë.
Kur erth koha për të ndarë,
Muhammeti duke marë
Alinë me Fatimenë,
edhe Hasan’ e Hysenë,
posi squka zoqt’ i mblodhi,
peqinjtë sipër u hodhi;
djemt’ e mij, tha, këta janë,
Ali-Aba ndaj u Thanë.
Mblodhi shokëtë në mbledhë,
dh’ ata erdh’ e bënënë rredhë,
u tha: këta të m’i doni,
kurrë të mos m’i mundoni,
kush më ka dashur mua!
të dojë këta që dua!
Të parë u le Alinë,
t’ a kini si Perëndinë.
Kështu tha dhe psherëtiti,
e një pikë lot’ i xbriti!
Gjithë shokët’ e tij qanë,
dhe undan’ e më s’e panë.
E mbaroj punën’ e tija,
dhe vete te Perëndija,
shpirti me trupt uxbërthyen,
dhe prapë nga erdh’ u kthyen,
njëri nga Zoti kish xbritur,
tjetri nga dheu ish ngritur.
U mbloth gjithë njerëzija,
pleqësi e vegjëlija,
ca të urt’ e ca të-marrë,
të vinin një të-parë!
thanë shumë thash’e theme
të vërteta e të rreme,
ubënë fjal’ e trazime,
dhe hoqnë shumë mundime,
xgjuadhë Ebabeqirë,
atë gjënë më të mirë.
Pa Beqiri la Ymerë
q’ ishte ndaj soje m’ i-ndjerë;
pas ati vunë Osmanë,
q’e kishte ungjë Syfjanë!
Me qën’ Aliu në jetë
burr i urt’ e i vërtetë,
tjetrë njeri s’ duhej vënë,
po ç’ të duash! ishte thënë.
Vërtet i par ish Osmani,
po mbretëronte Mervani,
q’ ishte i nip’ i Syfjanit,
kushrir i-par’ i Osmanit,
njeri shum’ i-mallëkuar,
dhe i-lik e i dëbuar
fajtor i-keq kish qënë
pa e kishinë përzënë,
Osmani atë e solli,
gjithë ligësit’ i ndolli,
ç’hoqnë vëndësit e-gjorë,
q’ i pat Mervani në dorë;
Kish Jemen e Arabinë,
Persini Iraknë Syrinë,
Egjyptënë e të tjera
mbretëri shumë të gjëra.
Mblodhi Mervan’ i Osmanit
gjithë farën’ e Syfjanit,
edhe i vuri në punë,
pa ata kosënë vunë!
ishinë të liq të tërë,
nukë lanë dhe pa bërë
botën gjith’ e munduan,
e rropnë dh’ e përvëluan,
Mavijes i dha Syrinë
e lartësoj faqe-zinë!
q’ ishte i bir i Syfjanit
i-kushërir’ i-Mervanit,
i bir’ i Hindusë shtrigë
q’ ish e nëmurë dh’ e ligë.
Hoqi shumë njerëzija,
mori këmbë ligësija!
Bota më këmbë u ngrinë,
dhe Osmanit po i vinë,
Egjyptasitë më parë
po vininë duke sharë,
me të gjeturë Osmanë,
gjithë me një her’ i ranë.
E kish keq punën Osmani,
të mos ish Imam-Hasani;
ashpëruarë të-tërë
rrëmuj’ e-madhe ish bërë.
Në mest të ati rrëmeti,
që zjente gjithë qyteti,
del Aliu me të mirë,
e me shumë ëmbëlsirë,
fjalë të bukurë zuri,
punën ndë udh’ e vuri.
E-tërë bota pushuan,
e fjalë tej -a dëgjuan,
u bint gjithë njerëzija
në fjalët t’ ëmbla të-tija,
sicili i-urtë ndejti
e njeri nukë bëzejti,
po të-tërë u qetuan,
unjnë kryet’ e pushuan.
Atë rrëmuj’ e pushojti
dhe u ngrit’ e më s’mënojti,
vate të shite Osmanë,
aty la Imam-Hasanë.
I thotë Osmanit Aliu,
është si foshnjë njeriu,
po t’ i këllaç djallëzinë,
e mahnit fare njerinë,
bëhetë si egërsirë,
dhe soje s’ vjen pun’ e-mirë,
kur t’ i tregosh urtësinë,
e bën si ëngjëll njerinë.
Ligësi shum’ u rrëfye
andaj bota ngriti krye.
Një njeri që ësht’ i-parë,
është shumë nënë barrë
dhe ndaj zotit të-vërtetë,
dhe ndaj njeriut në jetë,
bariu ka bagëtinë,
i madhi sheh njerëzinë,
s’ i bëjnë dëm bagëtisë,
qysh t’ i bëjmë njerëzisë!
sillej mirë Muhammeti,
pa e doj gjithë rrëmeti,
e di ç’ hoqmë ti dhe unë,
sa i ndrejtmë këto punë
në kohëzat të atija,
që na shihte Perëndija?
Kush i bën liksht njerëzisë,
ka nëmën e Perëndisë,
janë shumë të-këqija;
rëndësi e marrëzija,
në mest t’ ënë ndryshim s’ kemi
të gjithë vëllezrë-jemi,
duhet të jemi të mirë,
të kemi dhembj’ e mëshirë.
Me njerëzit, që dërgoni,
botënë po e mundoni.
Abdullllahu, që ka vatur
n’ Egjyptë, dorën ka xgjatur,
pa rënkim i varfërisë,
çpejt i vete Perëndisë.
Dëgjo dhe neve një herë,
Abdulllahn andej e ngrerë
m’ atë vënt dërgo-Mehmenë,
t’ ardhurit bashkë të venë,
e deshnë Ebubeqirë,
dota duan dhe të birë.
Ky n’ Egjyptë të dërgohet,
rrëmuja kshu të qetohet.
Atje të zer’ urtësinë,
të dëbonjë marrëzinë,
të përzerë ligësitë,
dhe gjithë makutëritë,
me Perëndi të punonjë,
gjithë punët ti ndërtonjë,
të vështrojë varfërinë
edhe gjithë njerëzinë
pas udhës së Perëndisë
pas mëndjes e urtësisë.
Lakmim të mos bënjë kurrë
po të jet’ i-drejt e burrë.
S’ heth poshtë Perëndija
atë qe do njerëzija.
Kshu tha mbret i urtësisë,
shtyll e lart e njerëzisë.
Çfjalë the të qofsha falë!
fjala jote tuntte malë!
erdhi e-shoq e Osmanit
Najleja si ftuj e stanit;
i tha plak! dëgjo Alinë,
që të tregon urtësinë,
mos dëgjo Mervan e-marrë
që rreh të të bënjë varrë.
Kështu e bintnë Osmanë,
bëri sindëkur i thanë.
I ngrit e hipi Mehmeti,
edhe dolli nga qyteti.
Egjyptasit pas i ranë
dhe të tjerët’ u-përndanë,
u hap gjithë ç’ish rremeti
qyteti në prehje mbeti.
Po nukë flij djallëzia,
që lint soje ligësija
u ngrit shum’ e-shëmëtuar
myxyra e-mallëkuar,
djallëzija fjeshtë vet,
dhe po vij rrotull’ e qetë!
ndenj në zëmërt të Mervanit,
q’ ishte i zot i Ozmanit.
Papo erth uzgurdullua,
edhe qëndroj u mejtua,
djallëzija e mësonte
dhe ajy po më s’ mënonte.
Njjeri n’ Egjyptë dërguan
dhe Abdullllahut i shkruhan:
Po të vjen aty Mehmeti,
bashkë me të dhe rrëmeti,
ti vështro t’ a vraç Mehmetnë,
edhe t’ a përndash rremetnë,
se u bë me të përdhunë
pa dashurë ne këto punë,
dhe vështro e mos i lerë
të vinë tjatërë herë
njerëzija këtu kurrë,
po qëndro trim edhe burrë.
Kartënë e shkroj Mervani,
edh’ e vulosi Osmani,
nuk’ e dimë vetë deshi,
apo Mervani e qeshi.
I dërguari s’ mënojti,
po mori kartën e shkrojti.
Tek vij njeriu i-gjorë,
të mos na bjerë në dorë!
mun në dorët të Mehmetit,
në mes të gjithë rrëmetit!
papo, kartënë ja gjenë
edhe kokënë j’ a prenë!
Kartën në dor’ e rrëmbyen;
të-tërë prapë u kthyen,
thanë: opopo ç’ na qeshnë!
edhe na bënë si deshnë.
Këta shumë t’ ashpëruar,
edhe fort të-idhëruar,
e rrethuan Medinenë,
dh’ e tuntnë gjithë qytenë.
U mbyll në shtëpit Osmani,
me ca shokë dhe Mervani,
se ata Mervanë donin,
pa Osmanë s’ e kërkonin.
Të dy zotërinjtë tanë
Hasani, Hysejni vanë
muarrë edhe Kamberë
e qëndruanë më derë,
që të ruanin Osmanë,
edhe shokët e Mervanë,
pa armë në derë rrinin,
njeri të hyj nukë linin,
pa rën unë; tha Hasani,
nukë vritetë Osmani
djal’ i mëmë Fatimesë
nga dera më s’ u la shpresë.
Bota gjithë e mësuan
dhe armikëtë u shtuan
u bënë si mizërija,
u mbloth gjithë njerëzija.
Në rremet i njerëzisë
i vanë prapa shtëpisë
pa e rëzuanë murë,
e duke hequrë gurë,
bënë shtekn’ i hynë Osmanit,
gjenë shokët e Mervanit
me vërtik të-math u ranë,
e të-tërë ç’ qen’ i vranë.
Njëri heq kordhën e prehtë,
q’ ishte posi pend e-lehtë,
edhe Mervanit i bije,
si shakull përdhe e shtije!
pastaj shtinë më Kamberë,
u plagos dhe ra në derë,
e Hysejni me Hasanë,
të dy bashkë brënda vanë,
në mest të tyre u hynë,
e në gjak të dy u mbynë;
ca nga armikët’ i vanë
dhe tek rrij e vran Osmanë.
Aliu me armë dolli,
dhe pakë shokë pas solli,
po armikët u përndanë,
si e vranë dhe Osmanë,
as një aty nuk mbeti,
po duallë nga qyteti.
Aliu vdekurë plaknë,
e gjet, e topilë gjaknë
i erth keq pa afr’ i erdhi,
qau e lot shumë derdhi
pasdaj e qërtoj Hasanë,
që s’ e shpëtoj dot Osmanë.
Pa Telhanë, q’ u gëzua
pa shumë ju zemërua,
tha: e patmë shok në jetë,
dhe ish njeri shum’ i-qetë,
miku për miknë helmohet,
s’ është mirë të gëzohet,
pa dhe vdekja s’ është bërë
për një, është për të tërë.
Po Mervani çbënet vallë?
ra, po edhe ish i-gjallë!
Qafënë ja kishin prerë,
pa kish rën’ e ishte nderë,
kur hyri brenda Hasani,
u përmënt pakë Mervani,
shërbëtor i-tij e mori,
pshehtazi më krah e nxori
tek një plak e ve e shpuri,
ajo plagënë ja zuri,
qafa e-shtrembër i mbeti
që vdekj’ e zezë s’ e gjeti!
E shpëtoj Imam Hasani,
pa kish vaturi Mervani;
kish më punë të punonte,
andaj e thëna s’ nxitonte!
[bt]


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Wed Mar 15 2017, 06:35pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Qerbelaja II
- poemë nga Naim Frashëri

Njerezitë gjith u mblodhë,
Alinë të-par’ e xgjodhë,
edhe Telhaj Zyberë
e gjithë burrat e tjerë
thanë: të vemë Alinë,
e të zemë njerëzinë,
gjithë kush dorë të marë,
e t’ a kemi për të parë.
Aliu, mua më ndjeni,
u tha, një tjetrë të gjeni,
në këtë punë s’ i qeshi,
me të-vërtetë s’ e deshi,
po e-tërë bota donte,
këtë barrë t’ ja ngarkonte.
Kshu umbloth’ e upërmblodhë,
barrënë siprë j’ a hodhë,
edhe Telhaj me Zyberë
dhe gjithë shokët e-tjerë,
thanë: Puna s’ vete mbarë
po s’ vum’ Alinë të parë.
Ata të-tërë kshu thanë,
Ajy tha: vini Telhanë.
Telhaj tha: Përpara teje
s’ del, mos kini shpresë meje.
Ajy tha: vini Zyberë,
pa ka dhe shumë të tjerë;
kë të doni atë vini,
u lutem mua më lini,
unë nga gjithë më parë
dorën e tij duke marë
dota kem mik e mi krye.
Maliq Eshteri ju kthye,
tha: Është jotja kjo punë,
pas fjalësë që di unë
mëmëdhenë mos e lerë
të prishet far’ e të bjerë
nuk e la në dorët t’ ënë,
m’ i-pari ynë, ç’ ka thënë?
punën e drothm e përdrothmë
degë më degë e hothmë,
gjer sa hynë djallëzitë,
na prunë më këtë ditë!
punës pse i rri i-huaj?
kë pret t’ a bënj as më thuaj!
s’ sheh se ç’ bëri ligësija?
e qysh u bë Arabija?
Nga vdekj’ e të parit tënë
vjet njëzet e pes u bënë,
bota nga dale po vinë
në rripë e në greminë;
puna jon u çkatërrye,
edhe fat i-bardhë u thye.
Gjithë ç’ bëmë dëm na vanë,
ligësitë në shesht janë,
puna, q’ është marë xvarë
të mos përmbysetë fare.
Po s’ more ti parësinë
dot’ a qajmë Arabinë,
se nuk’ i le ligësija
e rremja e dhelpërija,
djallëzit’ e marrëzitë,
të qasenë mirësitë!
Nuk’ s’ bëjnë dot të-tjerë,
pa të hysh ti këtë herë
ka nevojë njerëzija
tani ti dhe Perëndija!
Puna është më qaf t’ ënde,
ç’ të kanë thënë përmënde!
në na lënç dhe këtë herë,
neve vamë në skëterrë,
gënjeshtrë të madhe ngjallë,
së-vërtetës t’ i kesh mallë!
po s’ të vumë ty të parë
ne djalli do të na marë!
epna dorënë t’ a zemë,
se ne tjetrë njeri s’ vëmë.
Kështu tha Maliq-Eshteri,
pa Telhaj edhe Zyberi
u lëshuan me një herë
edhe të-tjer e të-tjerë,
e tërë ç’ ish njerëzija
muarrë dorën e tija;
gjithë dorë duke marë,
e bën Alinë të parë;
barrënë siprë ja shtinë
Aliut me të-përdhunë.
P’ ajy s’ e doj madhërinë,
kish të bën me Perëndinë,
gjithënjë në këtë jetë
ishte me zotn’ e vërtetë,
kishte mik varfërinë,
e kish t’ ulëtë shtëpinë,
madhërinë nuk e donte,
përpara njeriu s’ shkonte,
makutësin e përzinte,
lakmimetë s’ i dinte
të varfëritë kujtonte,
edhe qant’ e afëronte
në prakt të tij kushdo shkelte,
duar thatë nuk delte,
e prishte gjën e shtëpinë,
për t’ yshqyer varfërinë,
dhe shpirtinë t’ i kërkonin,
kurrë, jo, nukë dëgjonin,
një të dij, që s’ ha një ditë,
svinte në gojë kafshitë;
kujdo i flit me të mirë,
dhe me shumë ëmbëlsirë,
njeriu edhe t’ a shante,
kurr ajy mëri s i mbante
gjithë ç’ është njerëzija
ishte fëmijz e-tija,
për ç’ do njeri kish mëshirë,
dhe kujdo i bënte mirë.
Armik kurrë nuku kishte,
me gjithë botën mik ishte,
puonte për Perëndinë,
duke dashurë njerinë,
Perëndin atje e gjente,
ajo udhë i pëlqente.
Dituria, njerëzija
miqësija, dashurija
urtësitë, mirësitë
të gjitha ishin të titë,
ashtu edhe trimërija
ish e tërë gjë e tija.
Djallëzitë, ligësitë
pabesitë, marrëzitë
kurrë afërë s’ i shkonin,
ëngjëllitë ja mërgonin
thua q’ ish Zot i vërtetë
çfaqurë në këtë jetë.
Aliu kishte dëshirë,
që të bij ditën e-mirë,
të vijë ligë njerëzinë
edhe besë urtësinë.
Mëndj’ e tij ish shum e lartë,
nukë shkruetë në kartë!
Po njerëzit e Mervanit,
fara e fis’ i Syfjanit
përsipër e kishin marë,
si cili ish bër i parë,
gjithëkush mbret ishte bërë,
edhe të-rëndë të-tërë
pa njëri nuku peshonin,
e fjalë nukë dëgjonin.
Po m’ i lik edhe m’ i ndyrë
dhe më djall e me myxyrë,
gjithë ligësija vetë,
që s’ kishte gjë të vërtetë,
që përmbysi mirësinë,
la për jetë djallëzinë
ishte i bir’ i Syfjanit
m’ i dashuri i Mervanit,
Mavijeja pastë nëmë
që ishte myxyr e gjëmë!
ish i lik e i pabesë,
pej njerëzije s’ kish pjesë
djalli vet ish faqe-ziu
me fytyrë pej njeriu!
mbledhur gjithë djallëzitë,
e të-tëra ligësitë
m’ atë fytyrë pej njeriu!
popo! e-madhe myxyrë!
Aliu ish e vërteta,
që mbahetë soje jeta,
ishte vetë njerëzija,
q’ atje është Perëndija;
Mavijeja nj’ egërsirë,
shpirt errët e pamëshirë,
ish i rënd e i-mërzitur,
i paudh e i-mahnitur,
s’ donte të shih njeri mirë,
për të-liga kish dëshirë,
kët’ armikn’ e Perëndisë,
dëmëtar e njerëzisë
kush e nxori pej skëterre.
Zot i-math! ti pse t’ a lere
kush e pru, q’ ish i-përzënë?
ti, o shtrig o moj e-thënë!
Zot i-math e i-vërtetë!
dëm i-math u bë në jetë!
Mavijeja marrëzitë,
dhelpërit e ligësitë,
dhe djajtë të gjith i mblodhi,
punënë në mest e hodhi,
pa ata të-tërë ç’ qenë
një ngajë mezi e gjenë!
u ngrinë far’ e Syfjanit,
kërkonin gjakn e Osmanit.
Thoshin, Aliu t’ a marë,
andaj e vumë të parë.
Nuk e doninë Alinë,
se s’ e vrau njerëzinë!
Gjaku nga kush duhej marë?
Kë të vrisninë më parë?
Mavijenë dhe Mervanë,
q’ e ngatëruan Osmanë,
ata të dy djajt e ndyrë
e prunë atë myxyrë!
Në shtek ish gjaku i-shkretë,
pa nuk ish fjal’ e-vërtetë
se Syfjanasit e vranë,
edhe pun e tij, Osmanë.
Aliu njerës të-mirë
me mënt shum e me mëshirë
xgjodhi e i vu në punë,
po të shumët ja përzunë!
se fare turp s’ kishte mbetur,
i vërtetë kishte vdekur!
gënjeshtra mbretëronte,
dhe djallëzija gjykonte
bota u bë e pa besë
për shtëpit të Fatimesë!
Shumë të këqija bënë
popo! mos u qoftë thënë!
Pas vdekjes së Hadizhesë
nga vashat e Medinesë
Muhameti punë-mbarë
dhe gra të tjera kish marë,
një ng’ ato ish Ajisheja
qe gënjeu Mavijeja;
m’ e-rënd’ ish nga gjithë gratë
Ebabeqir e pat atë.
Fatimeja kishte shkuar,
pas t’ et më s’ kishte mënuar
gjalljen pas Ati s’ e deshi,
dhe më buza nuk i qeshi!
I la fëmijënë krerë
Zonj’ e-madh’ e shum’ e-ndjerë
Atë breng’ aqe të-gjatë
t’ a hiq dita bëhej natë!
dhe e dinte Fatimeja
ç’ do të bënte Mavijeja!
Aliu për Fatimenë
dhe Hasani me Hysenë
qante gjithë njerëzija,
pa jetën e mbuloj zija!
O mëma jon’ e vërtetë!
të qofshim fjalë për jetë!
ç’zemërë të bardhë pate!
te-keqen e baltës s’ ate!
Atë q’ e do Perëndija,
i ep shumë të-këqija!
shih Ibrahimn e Musan,
dhe Merjemen edhe Isanë
Isufnë dhe Jakupnë,
e të-varfërin Ejupnë,
dhe Dautn’ e Sylejmanë
Zeqirjan e Jahjanë!
dhe Mensur e Nesiminë,
e Myhjiddin-Arabinë!
për njerëinë u përpoqnë,
nga njeriu brengë hoqnë!
sja mer mëndja njerëzisë
punërat e Perëndisë!
Ish martuar tjatrë herë
Aliu dhe djem të-tjerë
kishte, si Abas Alinë,
si Muhammet-Hanifinë,
edhe të tjer’ e të-tjerë
burra të mir’ e të-ndjerë.
Ngrihet atje djallëzija
e gjettë nga Perëndija!
mer fytyrën e Nymanit
edhe fjalët e Mervanit
le qytetn e Medinesë,
i derdhetë Mavijesë,
vate n’ atë Shamt të-shkretë
djallëzija vet’ e-qetë,
mer dhe linjën’ e Osmanit,
ja sjell të birt të Syfjanit!
Linjënë në shesht e nxjerrin,
e të-rreme shumë tjerrin,
nden linjënë e Osmanit
vetë i bir’ i-Syfjanit,
dhe ze e lëvdon Osmanë
edhe shokët’ e Mervanë
bota qajn’ e më s’ pushojnë!
edhe gjakn e tij kërkojnë!
Pa i dërgon Ajishesë
nj’ a dy a tre të-pabesë.
Si e mësoj Mavijeja,
del në Meqe Ajisheja,
edhe xegit njerëzinë,
bint të-tër ata, që s’ dinë,
dhe kërkon gjakn e Osmanit!
si tha i-bir’ i-Syfjanit!
Ngrihetë djalli më këmbë,
e ha njerëzit me dhëmbë!
edhe Telhaj me Zyberë,
me dy tre shokë të tjerë
ikinë nga Medineja,
ashtu u tha Mavijeja,
në Basrë ngrihen e venë!
marrënë dhe Ajishenë!
lenë besënë më njanë,
edhe fjalënë që dhanë!
Po ajo zëmëra trime
s’ bije fare në shtërngime
as prishetë as ngushtohet,
nga njerëzija s’ mërgohet.
Është ngriturë rëmeti,
sicili hiqet si mbreti,
kanë zënë marrëzinë,
lëftojnë me Perëndinë!
Aliu nukë lëftonte
me urtësi doj t’ i shtronte
po armikëtë s’ dëgjonin,
urtësinë nuk e donin.
Ajy kish shumë dëshirë,
t’ i vij në udhë të-mirë,
po ishin të pabesë
gjithë miqt’ e Mavijesë,
e kishinë me të dhënë,
me të marr’ e me të ngrënë,
me të rrjepur varfërinë,
andaj s e donin Alinë!
Ajy i mbante si shokë,
edhe miq e përmbi kokë,
ata e kishin me frikë,
edhe me kordh’ e me thikë!
Mavijeja njeri s’ donte,
e njeri nukë peshonte
po ng’ ajy qen’ i-pabesë
të-liqtë kishinë shpresë!
gjithë bota u mahninë,
kërkoninë robërinë,
i vanë pas Mavijesë
që s’ kish njerëzija pjesë!
Njeriu le njerëzinë,
edhe xgjedh makutërinë
mer të-ligën, le të-mirën
le dritën, mer errësirën,
këto i nisi Mervani,
q’ e vuri më pun’ Osmani.
Ajy ishte i-përzënë,
se trathëtor kishte qënë
s’ bënë mirë, që e prunë
e në punëra e vunë.
Foshnjat, kur lintnin qëmoti,
ja sillninë ati Zoti,
që vu lig’ e bes’ e shpresë,
edhe ligësivet lesë,
e punoj për njerëzinë,
ndritoj gjithë Arabinë,
i-ati i-Fatimesë,
q’ i pru njerëzija besë,
i përkëdhelt’ e i donte,
i këndont’ e i uronte.
Kur lindi, edhe Mervanë
ja pru e-ëma me tanë,
t’ a këndonte e t’ a uronte,
t’ an e t’ ëmën t’ i gëzonte.
Po me të parë Mervanë,
thirri, mos m’ a qasni pranë!
se ky është djalli vetë
q’ është çfaqurë në jetë
ligësi dotë punonjë,
jetënë dot’ a shkretonjë
e njohu ngah fytyra,
që ishte vetë myxyra.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Wed Mar 15 2017, 06:36pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Qerbelaja III
- poemë nga Naim Frashëri

Ajisheja me Telhanë
në Basrë ungrin e vanë,
muarrë edhe Zyberë
me pakë shokë të-tjerë,
atje mblodhë ushtërinë,
të lëftojnë me Alinë.
Djalli vetë ishte ngritur,
edhe bota ish mahnitur,
parësi e vegjëlija,
si cili qëllimn e tija,
nukë kishte mbetur besë
në ditët të Mavijesë
njeriu hante njerinë,
të huajnë dhe të-tinë
Aliu me shok’ e panë,
q’ undes zjari më ç’ do anë,
i la Sehlin Medinesë,
Kasëmn’ i dërgoj Meqesë,
dhe vet’ unis me një mijë,
të vërë punët më vijë.
Ajisheja me të-tjerë,
me Telhan e me Zyberë
më një vënt posa arriti
fjal’ e të shoqt’ e mahniti,
se atje i lehnë qëntë,
dhe pa përhapurë dhëntë
fjala qi kish thën’ i dolli
vëndi në mëndje ja solli.
Ja kishte thënë më parë
këtë që kish për të ngarë.
Fajn e njohu me një herë,
dhe la Telhan e Zyberë,
u tha unë do të kthehem
pas këtaj nukë gënjehem
po ata prap e gënjyen,
edhe me vehte e kthyen,
Ajisheja me Telhanë,
e me të-tjerëtë vanë,
Barsësës ju afëruan,
një njeri brënda dërguan,
u thanë, neve lëftojmë
gjakn’ e Osmanit kërkojmë
n’ ubëfshi me ne u qasim,
në mos u bëfshi, u vrasim.
Basrasit më dysh u ndanë,
gjysmët vanë me Telhanë
thanë, Aliu pa marë
gjaknë, s’ bëjmë të parë
të tjerëtë deshn Alinë,
dhe njohnë parësinë.
Aliu kishte dërguar
në Basrët të-mallëkuar
Osman Anifnë, q’ ish burrë
e të rreme s’ thoshte kurrë,
u dha gjithë njerëzisë,
mos hiqni pas djallëzisë
se kjo në kurt dot’ u shtjerë
të mos delni tjatër herë,
bëhuni me Perëndinë,
edhe dëgjoni Alinë,
q’ është mbret’ i urtësisë,
njeriu i Perëndisë,
mos ju falni Mavijesë,
q’ është i-lik e i pabesë.
Basrasit e gjor u çanë
e më dy gjysma u ndanë,
ca u bënë me Alinë
e ca me Telha-fatzinë
Harithi që doj Alinë,
s’ doj Mavije-faqezinë
i tha Telhajt e Zyberit,
mos i shtini vlejten nderit;
ju pa lënë Mehdinenë
zutë dor’ e bëtë benë,
dh’ e bët Alinë të-parë
punën e patë të mbarë
të vërtetënë e njohtë,
tani përse u përndahtë?
një njeri po që dha fjalë
nga besa qysh munt të dalë.
Ju të dy s’ na kishit shkruar?
s’ mbani mënt që na kërkonit
e gjithënjë na shtrëngonit,
që ta nxirnim ne Osmanë
e ta përzinim Mervanë?
tani doni gjakn’ e tija
s’ kini turp nga Perëndija,
gruan e të-parit t ‘ënë
përpara e kini vënë
e kini bërë si shtrigë,
dhe të-pabesë e të ligë
juve deshtë me kurorë
bëki një grua këmborë
e shkeltë me këmbë nderë,
dh’ e shpini derë më derë
s’ kini turp të turpëroji
pa mblidhni mënt e mejtoji
Harithit i tha Zyberi
me pahir Malik-Eshteri
na vu e muarmë dorë
se na kish gjetur të gjorë
Harithit këto i thanë
Zyber-plaku me Telhanë.
Dhan e dhan edhe gjë s’ bënë
djalli zihjen u kish shtënë
u nda i biri me t’ anë
e vëllaj la të vëllanë
kishte vleftë djallëzija,
pa nder s’ gjente urtësija
bënë shumë fjal e punë
po nonj udhë nukë vunë
muarr armëtë nër duar,
u zu luft e-mallëkuar;
ushtërit aqe lëftuan,
sa njerëzitë u shuan
u shua gjithë qyteti,
thua, se njeri më s’ mbeti!
Osman i Hanifit iku,
se shokët ja shoj armiku;
tek vij mbudh Alinë gjeti,
u turpërua dhe mbeti,
po Aliu m’ ëmbëlsirë,
me të mir e me mëshirë
e pyeti gjër e gjatë,
i mësoj gjithë të-ratë,
punëtë q’ ishinë bërë,
edhe luftënë të-tërë.
Pasandaj Osman’ i mjerë,
i tha, Telhaj me Zyberë
s’ vinë n’ udhë me të mirë,
me paqë e me mëshirë,
fjal’ ata nukë dëgjojnë,
janë gati të lëftojnë,
ësht’ e madhe djallëzija
pa s’ shkon fare urtësija!
ata udhe kanë dalë,
nukë bindenë me fjalë;
po me luftë do t’a ndani!
këto fjal i tha Osmani.
Aliu pak u mentua,
Osmanit i tha, s’ më thua!
këta mos janë të marrë?
s’ janë ata q’ ishin më parë?
kshu tha dh’ e ngrin ushtërinë,
si ndenjn e hangër e pinë.
Pastaj në Pikar vent zunë
ushtërin atje e shpunë,
e tek do dërgoj të-parë,
të mbledhënë ushtarë.
Dërgoj Mehmen e Xhaferit,
pastaj Maliqn e Eshterit
në Qofe, edhe të-tjerrë,
van’ e erdhë disa herë,
po të gjith ata, që vanë,
nuk’ e bintnë Ebumusanë!
që ishte atje i-parë
i-paudhë e i-marrë
sicili donte të vinte
po ajy s’ donte t’ i linte,
kërkonte gjakn e Osmanit
ishte nga an e Syfjanit.
Më pastaj dërgoj Hasanë,
me Amarë të dy vanë,
Amar i bir i Jasirit
i-mir i-bir i të-mirit,
uzu me Epumusanë,
ushan’ e nga dish u vranë,
po Hasani me të mirë
me paq’ e me ëmbëlsirë,
djal i urt i Fatimesë
qëndroj në mest të Qofesë,
bindi gjithë njerëzinë,
u rrëfeu urtësinë,
dhe me vehte duke marrë
shtatë mijë ushtëtarë,
u ngrit erdhi tek i ati
me gjith ushtërit që pati;
Maliqi me shokë vate,
hyri në Qofe ndaj nate
Ebumusan e përzunë,
një tjatrë të-parë vunë;
Telha-plaku me Zyberë,
Ajisheja e të tjerë
e ngrehnë në Basrë fronë!
të-rreme shumë po thonë!
e xegjitin njerëzinë,
të lëftonjë me Alinë!
Aliu njerës dërgonte,
vëllazërinë kërkonte,
shumë t’ urta fjal u thotë,
po të gjitha dëm e kotë!
fjalëtë për dit i kthenin
e kërkonin ta gënjenin.
Aliu me ushtërinë
ngrihen e në Basrë vinë,
dy ushtëri kundrejt vanë,
një më njan e një mënjanë.
Më nesëret që me natë
Aliu mer shokë shtatë,
edhe në shesht duke dalë,
ndenji hipurë më kalë,
kërkoj Zyber e Telhanë,
ata të dy bashkë i vanë.
Aliu si ish më kalë,
zu e u tha këto fjalë:
Vëllezërë, pa më thoni,
ç’ janë këto që punoni?
juve të-parë më vutë,
pastaj tjatër udhë zutë?
pa më thoni ç’ u kam bërë?
që u mblothtë kshu të-tërë?
kështu është njerëzija?
përse humbi miqësija?
s’ ishim kurdo-herë shokë,
dhe miq për jet’ e përkokë?
të zihemi në mest t’ ënë?
S’ e mbani mënt ç’ kini qënë?
bota nesh do të mësonte,
për jet’ ashtu të punonte,
kur bëjmë ne marrëzinë!
ç’ do të thon ata që vinë?
të heqë nesh njerëzija!
na ndjen vallë Perëndija?
Për atë zon’ e vërtetë!
kjo pun është shum e-metë!
që tani mirë mentohi,
se pastaj do të pendohi,
këto punë foshnje janë,
mirësi me vehte s’ kanë,
për njerëzit e-vërtetë
nuk i vlen këto kjo jetë,
gjer më sot për Perëndinë
dhe për gjithë njerëzinë
jemi përpjekur të-tërë,
sot tjatrë punë është bërë!
Kështu u tha zot’ i-ndjerë,
pa tha Telhaj me Zyberë:
Gjakn e Osmanit kërkojmë!
kurrë nuk’ e harrojmë!
Ajy tha, ata q’ e vranë
dhe meje mallëkim kanë,
nga vrasj e tij, as më thua
vallë nesh kush u gëzua.
I lutemi Perëndisë
në mesthit të njerëzisë,
të jetë i mallëkuar
ajy që është gëzuar
Telhaj fjalën’ e dëgjojti,
unji krye e pushojti!
Këto fjalë si i thanë
të dy bashkë me Telhanë.
Aliu pyet Zyberë,
i tha, e mba mënt një herë
me ty bashkë Muhammeti
ç’ erth në shtëpi e më gjeti,
edhe posa më pa mua,
qeshi pak e u gëzua,
ti i the pse me Alinë,
e ke kaqe miqësinë.
Të tha ty, duke uruar,
Ajy zot i-zotëruar,
shih t’ a kesh vëllazërinë
për jetë ti me Alinë,
edhe si do që të bjerë
ti t’ a kesh mik kurdoherë.
Këto fjal’ i tha Zyberit,
ati zëmëra të mjerit
j’ u droth! pa duke mejtuar,
i tha, e paskam haruar!
pasdaj lottë çurk’ i-vanë,
mi leshat të kalit ranë!
Tha, ti gënjeshtërë s’ thua,
tani m’ erth në mënt dhe mua.
Këto fjalë atje thanë,
pasdaj ikn’ e u ndanë.
Vate n’ ushtërit Zyberi,
dhe i tha Telhajt i-mjeri:
Unë s’lëftonj me Alinë,
nuk’ e bënj dot marrëzinë,
Zyberit Telhaj i thotë:
Qeshemi në gjithë botë,
të shkuarat t’ i harrojmë,
dhe nesërë të lëftojmë!
Punënë kshu e vendosnë
edhe fjalëtë i sosnë.
Ata mijë plot tri-dhjetë,
Aliu kish dhet’ e tetë.
Lufta dhe nuk ishte zënë,
e-shigjeta s’ ishte shtënë,
Aliu mbleth njerëzinë
porositi ushtërinë,
u tha: Ne vëllezrë jemi,
e të ndarë nukë kemi
tani hyri djallëzija,
pa u prish vëllazërija,
ne lëftojmë djallëzinë,
po s’ e mërzitim njerinë.
Këta zotërinj që shini,
të gjithë fort mir’ i njihni,
që janë miqthitë t’ anë,
dhe shumë të mirë janë!
pa kemi qënë një herë
shokë me këta të mjerë!
kur patmë të-parin t’ ënë,
vëllezërë kemi qënë!
pa tani ka hyrë djalli,
e të-varfërit’ i talli!
Ju mos u bëni të-marrë,
mos u bini për të vrarë,
po vetëm sa të mburohi,
se ndryshe do të pendohi,
mos i ndiqni, mos i goditni,
janë vëllezërit t’ anë,
vret i vëllaj të vëllanë?
Kështu u tha parësisë,
edhe gjithë ushtërisë:
Luft’ e-zezë me të zënë,
s’ qen’ ata që kishin qënë!
u ndes aqe luft’ e shkretë,
sa u bë gjaku kënetë!
U plagos Telhaj i-mjerë
dha shpirtin më një ferrë!
m’ anët tjatrë ca të-tjerë
vranë dhe Zyber e-mjerë!
Aliut van’ e i thanë
duke lëvduar q’ e vranë!
U tha, nëmë dotë ketë
nga Zot i math i-vërtetë
dhe mallëkim kurdo-herë
ajy që vrau Zyberë!
Se ata, q’ e kishin vrarë,
s’ bënë si u tha më parë,
po u ranë e i vranë
dhe Zyber’ edhe Telhanë
Aliu me lot i qau.
Mervani me shok’ i vrau,
të shtonte armikërinë,
pasdaj të bënte të tinë!
këta të dy duke vrarë,
më nukë lanë të parë,
nd’ arkë Ajishen e shpunë,
e mbi kamilët e vunë
me hekura e mbuluan,
pas soje gjith u lëshuan.
Aliu tha, mos u bini,
po kamilënë të zini,
dhe dërgoj Maliq-Eshterë
me pakë shokë të-tjerë,
ata u derdhë t’ a zënë,
po armikëtë s’ i lënë,
dhe me shigjeta u shtinë,
këta përpara i vunë.
Maliqi, trim i-vërtetë
i pret atje shtat a tetë,
pa po me vrap u lëshua,
kamilës ju afërua,
gjith armikëtë i theu
edhe frenë e rrëmbeu,
shokëtë gjith u përndanë,
vetëm Ajishen s’ lanë.
Kamila s’ donte të vinte,
vëndinë që kish s’ e linte,
Maliqi një kordh i bije,
si lisnë mbë dhe e shtije!
Aliu dërgoj Mehmenë,
që t’ a mirte Ajishenë.
Pa shih ç’ punoj djallëzija,
e gjettë nga Perëndija!
Ajisheja me Mehmenë
motërë dhe vëlla qenë.
Kësaj lufte an’ e mb’ anë
luft’ e kamillës i thanë,
shigjetë Aliu s’ shtiri,
e dorë në kordhë s’ vuri.
Kur e gjet vrarë Telhanë
e qau si të vëllanë,
Ajishenë Basr’ e shpunë,
dhe në një shtëpi e vunë,
Aliu me miqt’ e tjerë
j’ a bëri si duhej nderë,
e faj asaj nuk i shtinë,
po atyre, që e vunë,
s’ nëmi Aliu Osmanë,
as Zyberë, as Telhanë,
s’ e mallëkoj dhe Ajishenë,
po Mervan e Mavijenë,
q’ i prunë më atë ditë,
e i hodhë në rrëshkitë,
se ajy ish zot i-mirë,
kishte të-madhe mëshirë,
pa dhe këta kishin pjesë,
në punët të Mavijesë.
Pastaj Ajisheja dolli,
zoti Ali e përsolli,
pa i dha edhe Mehmenë,
edhe Hasan e Hysenë,
atë në Meqe e shpunë,
kshu u mbarua kjo punë.
Aliu i ndjen fajtorët,
ngushëllen edhe të gjorët,
të plagosurit i shrojti,
të vdekurit i mbulojti.
Ndenj në Basrë edhe cazë
pa la Abdhullllah-Abazë,
vetë vat’ e zu Qofenë,
të sill m’ udhë Mavijenë.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Wed Mar 15 2017, 06:37pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Qerbelaja IV
- poemë nga Naim Frashëri

I dashur’ i Perëndisë,
q’ ish miku i njerëzisë,
kart’ i dërgoj Mavijesë,
asaj bushtrës së pabesë,
po i biri i Syfjanit
s’ ju përgjiq t’ et të Hasanit.
Amr’ i-Asit i pabesë
ish miku i-Mavijesë,
ish njeri i-mallëkuar,
e fort shumë i-djallëzuar,
s’ kish nga njerëzija pjesë
pa desh t’ i vij Mavijesë,
të bijt’ e tij nuk e lanë,
të dy me një her’ i thanë:
Mos u bëj me Mavijenë,
që ka rrjepur mëmëdhenë,
të bëhemi me Alinë,
që është me Perëndinë.
Amri u tha, Mavijesë
dot’ i vet’ e të mar pjesë
nga ç’ ka mar e do të marë
këtë punë shoh të-mbarë!
Mavijeja e pat bërë
këtë, q’ ishte djall’ i tërë,
shumë të math e të-parë,
se po shum i kishte ngarë,
e pyetnë dhe dëgjonte,
punë pa atë s’ punonte.
I thotë, tani ç’ të bëjmë?
e ç’ ngajë vallë të gjejmë?
kshu tha i-bir i Syfjanit,
Ajy tha, gjakn e Osmanit!
atë neve të kërkojmë
kurrë të mos e harrojmë,
linjënë me gjak t’ a nxjerrim
e injët’ t’ ona t’ i çjerrim,
duke thirur nat’ e ditë,
dhe me, të dhën’ e me të mitë
t’ i gëxitim njerëzinë,
e të ngrehim mbretërinë.
Këto punëra punuan
njerëzinë e marruan,
kushdo, q’ ishte i pa-besë,
i vate pas Mavijesë,
ca me frikë ca me mitë
i mbaruan djallëzitë
humbi fare urtësija,
e drejta e njerëzija!
ç’ erdhi një e-zeza ditë
që s’ vleninë mirësitë,
Aliu luftë po s’ donte,
po këto gjith i mësonte
u dërgoj fjalë të vinë,
edhe mblodhi ushtërinë,
pej Meq’ e pej Medineje,
pej Basre e pej Qofeje,
papo j’ u derth Mavijesë,
asaj dhelprës së-pabesë.
O moj dhelpëra dinake!
të vërtetënë e flake,
edhe të rremënë prure,
e në vënt t’ asaj e vure!
njerëzinë e shkretove!
dhe besën e turpërove!
Syfjanasitë u ngrinë,
mblodhë gjithë ushtërinë,
Mavijeja vu të parë
Amrinë mi ushtëtarë.
Amri nga ata, që mblodhi,
një mijë të-fortë xgjodhi
mbi ata vuri Verdanë,
edhe i dërgoj më njanë,
pas ati dhe Amri vetë,
unis me mijë tri-dhjetë;
pas ati dhe Mavijeja
dolli me rrëmet si reja!
Aliu nisi Kamberë
me dy tri mijë të-tjerë,
vu mbi të-tjer’ ushtëtarë
të bir e Nasrit të-parë,
dhe i nxori nga qyteti,
vetë me të tjerët mbeti,
pasdaj dhe vetë s’ qëndrojti,
nga ur’ e Beskësë shkojti.
Mavijeja dhe të tjerë
dërgoj me Ebu-Averë!
Aliu kundrejt Averit
nisi të bir’ e Eshterit,
këtë trimnë vu të-parë
përmbi gjithë ushtëtarë.
Nga nj’ anë vinte Averi,
nga tjatra Maliq-Eshteri
papo të dy ushtëritë
u afruanë një ditë;
një më nj’ an e një më nj’ anë
përtej e përkëtej ranë,
nëpër bregore u hodhë,
ndenjnë një dit e u çlodhë.
Dërgoj i bir’ i Eshterit
një kart’ e i shkroj Averit.
Nukë erthmë të lëftojmë,
kemi ardhur të gjykojmë,
njerëzija të mos vritet,
gjaku të mos përsëritet,
nuk’ i do zot’ i-vërtetë
të këqijatë në jetë,
ka besuar Perëndinë
ajy, që e do Alinë,
në dashtë bota t’i mbesë
këjo punë Mavijesë,
edhe neve ndryshe s’ themi
e nga erthmë prapë vemi,
po njerëzija e dinë,
nuk e çkëmbejnë Alinë,
gjithë kush po dotë shohë,
të drejtënë dot’ a njohë.
Maliq-Eshteri kshu shkrojti,
shpejt kartënë j’ a dërgojti,
Aliu u kishte thënë,
luftë kurrë të mos zënë,
potë dërgojn’ e t’ a thresin,
të qëndrojnë e t’ a presin,
ajy luftënë s’ e donte,
gjak e dëm nukë kërkonte,
i vij keq për njerëzinë
e kish të-tërë të-tinë.
Ja dhanë kartën’ Averit,
pa i shkroj Maliq-Eshterit.
Neve erthmë të lëftojmë,
pa të këtilla s’ dëgjojmë,
duan luftë, nuku fjalë,
kush është burrë të dalë!
Maliqi duke kënduar
kartënë i zemëruar,
me vrap e nisi një djalë,
Averit i dërgoj fjalë:
Ne të mos vim’ e të vemi,
këto sy-për-sy t’ i themi.
Averi këtë s’ e deshi,
dëgjoj fjalënë dhe qeshi.
Ahere u ashpërua,
hipi dhe u afërua
Maliq i-bir i Eshterit,
papo i thiri Averit:
Del, i tha, del të lëftojmë,
ne të dy të mos mënojmë,
se kam turp nga Perëndija,
të vritenë njerëzija,
janë vëllezërit t’ anë,
këta neve faj s’ na kanë.
Kështu tha Maliq Eshteri.
Birruni thiri Averi,
Averi i vëngër ishte,
mëndjen të-verbër’ e kishte.
Gjith ushtarët që qenë,
si greratë u përzjenë;
u therr, u prenë, u vranë,
me mijë të-vrarë ranë!
Maliqi kordhën e hoqi,
armikëtë gjith i ndoqi,
të shumët syresh i preu,
dhe të tjerëtë i theu.
Burr o i bir’ i Eshterit!
ç’ i dhe dërmënë Averit!
Averi do-mos-do iku,
se më s’ qëndroj dot armiku.
Në Siffin vate Averi,
aty mbet Maliq-Eshteri,
Averi me shokë venë,
gjen’ atje dhe Mavijenë
Aliu duke arritur
e nga kali duke xbritur,
i dërgoj fjalë, t’ a presë
me një djalë Mavijesë.
Po Mavijeja s’ dëgjonte,
në jetë njeri s’ peshonte,
ushtëri e Mavijesë,
balt’ e Shamit e-pabesë,
anë lumit kishte rënë,
ujëtë e kishin zënë.
Shokët e Aliut vanë,
dhe përtej atyre ranë
ubë e-madhe rrëmujë
se s’ donin t’ u epin ujë!
këta për ujë po vinin,
ata s’ doninë t’ i linin!
Aliu të gjith’ i mblodhi,
parësin e pleqtë xgjodhi,
pa ja dërgoj Mavijesë,
tha: ujët të mos e presë,
këtu as ajy, as unë,
nuk’ erthmë për këtë punë,
në mest t’ ënë një gjyq kemi,
po armikë nukë jemi,
në mest t’ ënë s’ ka të-ndarë,
dhe të-pasdajm’ e të parë,
pleqësija le t’ a gjenjë,
të xgjedhë kë të pëlqenjë,
neve s’ erthmë për rrëmujë,
e të zihemi për ujë,
s’ vuajmë për vehten t’ ënë,
se kështu s’ na kanë thënë,
po vetëm për njerëzinë
se besojmë Perëndinë;
për udhët të Perëndisë
pas ligjës së urtësisë
për komp e për mëmëdhenë,
për bes e për Muhammenë.
Mavije zemërë-guri
pleqësinë e përzuri,
u tha prapë të mos vini,
ujë nga unë ju s’ kini!
kshu tha djall i mallëkuar!
Maliqi me të-dëgjuar
këtë fjal u ashpërua,
dhe u bë posi dragua,
s’ kishte nge për të mejtuar,
se ish shum’ i-zemëruar,
hoqi kordhën u lëshua
mi armikët si fajkua.
I ndoqi si shqipia zoknë,
më s’ e panë shoku shoknë,
të-gjithë në armë erdhë,
shumë gjakëra u derdhë!
armikëtë i përzunë,
edhe përpara i vunë,
Maliqi ujët e zuri
ushtërin atje e shpuri.
Këta etjenë e shuan,
e prehnë e u qetuan,
ushtëri e Mavijesë
mbeti pa uj’ e pa shpresë.
Mavijeja pleqësinë
e dërgoj e pan Alinë,
përpara soje qëndruan,
edhe ujë i kërkuan.
Aliu tha: Le të vinë,
të marën’ uj’ e të pinë,
neve ujëtë s’ e zemë
pa atë juve s’ u lemë.
Uji ësht’ i Perëndisë,
nuk’ është i njerëzisë,
ç’ bëtë ju neve s’ e bëjmë,
se atë të lig’ e gjejmë,
një, që beson Perëndinë,
s’ e mundon kurrë njerinë,
shithin’ e shtijenë retë,
lumën e bëjnë rëketë,
lumi, që vjen valë valë,
edhe çan fushën e malë,
del të nginjë njerëzinë,
dhe kafshët e bagëtinë,
edhe ajy sokth i-qetë
pi e ngre sytë përpjetë,
po ju këtë t’ a kujtoni,
kurrë të mos e harroni!
Me të thënë këtë fjalë
lott’ i vanë posi valë!
pa vështoj Fyratn’ e-shkretë,
edhe tha: Zot i-vërtetë!
Se atje tek ajy lumë
do të ngjasin punë shumë!
Fyrati rrjeth dhe taninë,
njerëzitë ven’ e s’ vinë!
po të drejtënë të themi,
si ajy dhe neve vemi,
ajy vet’ e vjen ne deti,
edhe ne tek i-vërteti,
sindëkur nukë shtron lumi,
kshu dhe njeri brengë-shumi!
Lum kush është zemrë-qruar,
posi lumi i-kulluar,
mjerë kush vete i ngarkuar
si lumi i-trubulluar!
Katr’ a pesë ditë shkuan,
që ndenjn’ e nuku lëftuan.
Aliu nisi Besherë
me shtat’ a tetë të-tjerë
këta pleq të-mirë vanë
e Mavijesë i thanë:
ç’ po bën kshu ti? o i-gjorë
pendohu edhe hiq dorë,
se te Zoti kur të vemi,
ne të mjerëtë ç’ ti themi?
pa nukë do Perëndija
të vritetë njerëzija,
të rrish pak e të mentohesh,
nga këto dotë pendohesh.
Ti të zihesh me Alinë!
e të mundosh njerëzinë!
s’ ke frikë nga Perëndija?
edhe turp nga njerëzija.
Kshu i thanë pleqt’ e-ndjerë
ajy kthenet me një herë:
Duamë gjakn’ e Osmanit!
u thot’ i-bir i Syfjanit!
P’ ati i thotë Besheri:
Dhelpëritë tani leri,
jak’ u bëj mik me Alinë,
hidhe poshtë djallëzinë,
pa ajy gjyq dotë shihet,
dh’ e-vërteta dotë njihet,
si j’ a zunë gjithë shtigjet,
Mavijeja u përgjigjet:
Duamë gjakn e Osmanit!
kshu tha i-bir’ i Syfjanit!
pa tha, kordha dota ndanjë,
gjaku gjaknë dot’ a lanjë!
kjo fjal e zemëroj plaknë,
tha, nga kush e kërkon gjaknë?
Atë let’ a gjenj Aliu,
tha Mavijeja faqe-ziu,
këtë fjalë e dëgjuan
pleqtë, dhe s’ dënjnë po shkuan
Aliut van e i thanë,
qëllim për paq ata s’ kanë
gjithë duan të lëftojnë,
dhe s’ e dinë ç’ gjë kërkojnë!
Pas kësaj luftënë zunë,
opopo! e-madhe punë!
përpiqeshin ushtëritë,
e lëftoninë për ditë!
u vran’ u therrë, u prenë,
u shuanë e më s’ benë!
Katrë muaj ushtëritë
lëftoninë nat’ e ditë!
qenë tetë-dhet’ e shtatë
luftëra më të-mbëdhatë!
Aliu luftën e preu,
prapë pleqësin’ e kreu,
van’ i thanë Mavijesë:
Në ke Perëndi e besë!
fjalët e të-parit t’ ënë
nuk i mba mënt, një ka thënë?
Ti ç’ kërkon në këtë jetë,
duke qën Aliu vetë?
pa hiqu, për Perëndinë!
mos e vra kshu njerëzinë!
Kshu i thanë Mavijesë
pleqt’ e-urtë paçin ndjesë!
Mavijeja u tha: mua
vallë më pandehtë grua,
apo të mitur e djalë,
të më gënjeni me fjalë?
Pleqtë te Aliu vanë,
të gjitha ç’ u tha j’ a thanë.
Aliu tha: Unë donja
këto punë t’ i drejtonja
me fjalë e me të mirë,
për luftë s’ kisha dëshirë;
më mirë le parësinë,
se të shuanj njerëzinë,
po e shoh që t’ qënka thënë,
dhe s’ është në dorët t’ ënë,
nuk e le dot Mavijenë
që ta prishnjë Mëmëdhenë.
J’ a rrëfej gjakn e Osmanit
unë të-birt të-Syfjanit.
Kshu tha pa zu luft’ e-rezë,
vdekja zbriti posi rezë
lëftoninë dit e natë,
mbretëront’ e shkreta shpatë,
gjer sa vranë dhe Amarë!
plakn’ e-urtë! kordhëtarë!
Dolli edhe fjal’ e-thënë
e ati të parit t’ ënë:
Ana, që të vras Amarë,
nëmën e ka për të marë.
Oh! ç’ u vra Amar-Iasiri!
ra i-vdekurë i miri!
Amar’ e doj Muhammeti,
Aliu edhe rrëmeti.
Aliu kur pa Amarë,
plakn’ e varfërë të vrarë,
qau shum e psherëtiti,
dhe sytë përpjet i ngriti,
deti p’ an u trumbullua!
edhe shum’ u ashpërua!
Tha: Kordhë s’ donja të shinja,
e mi djemt’ e-mij të shtinja,
po më qaf i past armiku!
se zëmërënë ma pshiku.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Wed Mar 15 2017, 06:38pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Qerbelaja V
- poemë nga Naim Frashëri

Më nesëret me gdhirë,
u ngrit ajy zot i-mirë,
u fal me Zotn’ e-vërtetë,
dhe hipi e dolli vetë.
Kal i tij kur hingëlliti,
gjithësin e trënditi!
U tremp shumë nga dyldyli
Mavije zëmërë fyli,
se s’ e kish parë më parë
përmbi krye Zylfikarë!
aqe shumë ju tremp syri,
sa brenda në tendët hyri,
dhjetë mirë e rrethuan,
me kordhë në dor’ e ruan,
sillni, tha, kalën të hipënj,
se më s’ ri dot, po dot’ ikinj!
Si ljepuri ishte bërë,
edhe po dridhej i-tërë!
Amri pej krahu e zuri,
e me vrap në vënt e vuri,
i tha: pa qëndro një herë,
Aliu s’ vjen të na bjerë,
Mavijeja u qetua,
Aliu u afërua,
tha: Pa i thoni të dalë,
se dua t’ i them dy fjalë,
ku ësht i bir’ i-Syfjanit?
që kërkon gjakn e Osmanit.
Armikëtë zë s’ i bënë
s’ gjenin fjalë për të thënë.
Del! tha pa del! o Mavije!
se unë më tjetër s’ shtije.
Neve të dy të lëftojmë,
njerëzinë t’ a shpëtojmë,
se s’ na ka faj njerëzija,
a e gjeç nga Perëndija!
Mavijeja vdiq nga frika,
s’ u përgjiq se i ra pika.
Dyldyli u ashpërua,
u ngjeth edhe u harbua,
dy, tri herë shkrefëtiti,
e një herë hingëlliti,
papo me vrap u lëshua,
armiku u tëmërrua!
gjithë shokëtë u derdhë,
bashkë me Alinë erdhë,
edhe hyn’ e u përzjenë,
Aliu doj Mavijenë!
pa Maliqi me Averë
dhe të tjerëtë u therrë!
atë dit e ata natë
mbretëroj lufta me shpatë
sa u bë vëndi kënetë!
thoshnje, bije gjak nga retë!
Më nesëret duke gdhirë,
u ndes prapë lufta mirë!
ushtëri e Mavijesë
më nukë kishinë shpresë,
ikën e muarrë dhenë,
edh’ e lanë Mavijenë.
Pesë-dhjetë mij u vranë
të Mavijesë m’ at’ anë!
dhe këtej njëzet e pesë
mijë ranë miq me besë.
Mavijeja ish qetuar,
rrij si ljepuri mbuluar,
Amrit i thotë, na zunë!
nga të ikim ti dhe unë?
një të-rremë të mejtojmë
mase me atë shpëtojmë!
Amri thirri ushtëtarë!
ne na kanë për të vrarë
po lini shigjet e pallë,
se po na zënë të-gjallë
vini mi ushta Kuranë!
se të shumëtë na lanë!
Ata kuranëtë vunë,
dhe ulërimënë zunë!
se ish ahere kurani,
q’ e pat mbledhurë Osmani.
Këta e panë kuranë,
edhe luftënë e lanë.
Thanë, ky letë ndanjë
edhe të-liknë t’ a shanjë.
Ati ne i prumë besë
zihjen ajy le ta presë!
Aliu tha: O të marrë
pse s’e bëninë më parë?
kët’ e bënë si u muntnë,
edh’ e panë të lik funtnë,
këtu s’ ka gjë të vërtetë,
ësht’ e-rremë kjo e shkretë,
sa gjakëra që u derdhë!
punët gjer këtu sa erdhë
ne me fjalë po kërkonim,
edhe me gjyq të mbaronim,
ata luftënë e zunë,
më këtë shkallë e prunë,
tani gënjeshtërë gjenë,
si e panë, që më s’ mbenë,
i besoni Mavijesë!
ka ajy fe edhe besë,
të-rremen Amri e gjeti,
juve mbi atë po fshteti,
e bënë sa të shpëtojnë,
pa prapë do të lëftojnë,
këta juve u gënjejnë,
e të tilla u rrëfejnë,
po juve mos i besoni,
ngrihi me vrap e lëftoni.
Doni fjalën e vërtetë
njeriu është kuran vetë,
besa është në krahruar,
nuk’ është në kartë shkruar
kshu njeriu i vërtetë
tha, dhe hodhi një shigjetë,
po shokët u zemëruan
dhe gjith’ u ngrin’ e ndaluan.
Pa u tha? qënki të marrë
të-tillë njerës s’ kam parë
mezi punën e mbaruam,
pa me një her e rrëzuam.
Kshtu u tha. Ata thanë,
S’ e godijmë dot kuranë
thirrë dhe Maliq-Eshterrë,
t’ i ler e të mos u bjerë.
Kshu thanë, se djallëzitë
na kallë atë ditë.
A moj djallëzi e shkretë
të shoftë Zot’ i vërtetë
Maliqi dhe po lëftonte,
të-rremetë s’ i dëgjonte.
Këta gjith u zemëruan,
dhe Maliqnë e ndaluan.
Popo tha Maliq-Eshteri,
e më shpëtoj nga dora derri
dota zinja Mavijenë
e t’ a ngorthnja posi qenë.
Maliqi vjen dhe u thotë:
a u turpëruat në botë
si i vram e si na vranë,
pastaj nxuarrë kuranë.
Unë gjall s’ e kisha lënë
ç’ bët’ a mos u qoftë thënë
derthmë gjak edhe lëftuam,
më së fundi gjë s’ fituam
njerëzin e gjor e vramë,
e fajtorëtë i lamë
qysh u mundi dhelpërija
e u humbi marrëzija.
Kshu u tha Maliq-Eshteri
e me lot qau i-mjeri.
Ata tjatrë fjalë s’ thanë,
po s’ e godijmë Kuranë.
Këta tani po u falë,
ta gjejmë punën me fjalë!
Maliqi tha: qënka thënë
s’ qënka në dorët t’ ënë
t’ i bën Zoti s’ më haj malli,
po janë punë prej djalli.
Kshu tha trimi dhe pushojti,
pranë Aliut qëndrojti.
Kshu u mahnit ushtërija,
se i hyri djallëzija,
njeri më nukë dëgjonin,
punënë s’ e kupëtonin,
gënjeshtrës i prunë besë,
dhe Amrit e Mavijesë!
Aliu nis pleqësinë,
t’ a pyesë faqëzinë,
punënë si dot bëjnë,
e ç’ mënyrë do të gjejnë.
Kurani qysh dot’ i ndanjë,
e të-këqijat t’ i lanjë,
dhe fjala ku dotë mbesë?
Kshu i thanë Mavijesë.
Mavijeja tha: Ne jemi
vëllezër’ e nukë kemi
armiqësi në mes t’ ënë,
po kjo punë kshu ish thënë!
Tani dy njerës të vemë
dhe në dorët t’ ua lëmë,
të atyre këtë punë,
papo Amrinë vë unë,
vini dhe ju kë të doni,
po nxitoni, mos mënoni!
Pleqtë u kthyen e vanë,
Aliut këto j’ a thanë.
Ata q’ ishinë të kthyer,
dy të marr e të gënjyer,
me një herë gjithë thanë,
të vëmë Ebu-Musanë!
Aliu tha: ju të-tërë
at’ e dini ç’ na ka bërë.
Po ata me të përdhunë
prap Ebu-Musanë vunë.
Hyri në mest t’ ushtërisë,
marrëzi e djallëzisë
njeri më nukë dëgjonin,
bëninë sindëkur donin
e lidhë fjalën e thanë;
Amri me Ebu-Musanë,
edhe gjithë pleqt e tjerë,
që janë t’ urt’ e të-ndjerë,
pas dhjetë muajsh të mblidhen,
në Xhendel gjithë të hidhen;
ata të dy të gjykojnë,
të-tjerëtë të dëgjojnë;
ata të dy si ta gjejnë
të-tjerëtë t’ a pëlqejnë.
Maliqi me shokët s’ donin,
po të marrëtë s’ dëgjonin.
Aliu tha: kur e thoni,
letë bëhetë si doni,
se unë për ju përpiqem,
mundimitë nuk i hiqem;
po t’ a dini këtë punë
nuk’ e pëlqenj kurrë unë.
Këto bën e kështu thanë,
edhe më pas u ndanë.
Në Qofe erdhi Aliu,
në Sham vate faqe-ziu.
Aliu shokët’ i ndjeu,
edhe grat’ i përdëlleu
që qanin e s’ pushonin,
se të-vrarëtë kujtonin
kush të bir’ e cila t’ anë,
kush të shoqn’ a të vëllanë
njëri mikn a kushërinë,
e sicili do të tinë.
Po ca nga ata, q’ u kthyen,
nga të-marrët q’ u gënjyen,
si erdh’ aty u pendohnë,
fjanë pas kohe e njohnë,
vin’ e Alinë’ e shtërngojnë
dhe duanë të lëftojnë
edhe i thonë të dalë
Aliu tha: dhamë fjalë,
tani nukë bën t’ a kthejmë,
e marrëzi të rrëfejmë,
unë për mirë s’ e pashë,
dhe që ahere u thashë;
e bëtë me të përdhunë,
tani si t’ u a bënj unë!
Kështu u tha Zot’ i mirë,
me mëshir’ e m’ ëmbëlsirë,
se kishte shumë durime,
ish pa nonjë fare sqime
ajo Zemr’ e-bardh e-mirë,
që ishte plot me mëshirë,
nuk’ i qasej ligësisë,
dhelpëris e djallëzisë.
Këta gjithë krye ngrinë!
donin t’ a vrisnin Alinë!
thoshnin: Na la Mavijenë,
të na Mbretëronjë, qenë,
atë qenë e-tërbuar,
njerinë e mallëkuar,
Mavijenë vet e lanë,
dhe më-së-fundi kshu thanë.
Pa këtyre që u ndanë,
bota të dalë u thanë;
se nga udha kishin dalë,
e kishinë marë malë.
Ishte gjisht i Mavijesë,
pa u bënë të pabesë.
Muajtë e shkretë rrodhë,
bota në Zhendel u mblodhë;
Amri me Ebu Musanë
nga gjithë shokët u ndanë,
bashkë më një tendë hynë,
shoku shoknë nga dish mbynë
dhan e muarr e u zunë,
Amri thosh: Të bëhem unë
a t’ ja lemë Mavijesë,
dhe puna këtu të mbesë!
Kët’ Ebu-Musaj s’ e deshi,
po dhelpëra plak e qeshi,
i tha: Të nxjerrim Alinë,
dhe Mavije faqe-zinë,
të mblidhetë pleqësija,
edhe gjithë njerëzija,
kë të duanë të venë,
dhe në parësit t’ a lenë.
Fjala në funt këtu mbeti,
po prite gjithë rremeti.
Del Ebu-Musaj së pari,
se u gënjye i-marri!
Pleqësi! tha, pa dëgjoni!
juve vini kë të-doni.
Kshu tha dhe unazën nxorri,
në dorët tjatër e mori,
edhe tha, duke treguar
unazën që kish nër duar:
Unazënë si e nxorra,
edhe në dorët e mora,
ashtu nxjerr edhe Alinë,
dhe Mavije faqezinë,
juve një të-parë gjeni,
e vini, kë të pëlqeni.
Kështu tha plaku dhe ndejti,
edhe më nukë bëzëjti.
Dolli dhelpra rrjepacake,
shtrig e ligë varfanjake,
Amri, djall i-mallëkuar,
shpirt-lik e sy-xgurdulluar,
si tjatri unazën nxorri,
edhe në dorët e mori.
U thotë me zë të-thatë
unazënë a e patë?
si nxorrë këtë taninë,
ashtu e nxjer dhe Alinë!
Kshu tha, pasdaj prap e vuri
unazën e fjalën zuri,
pa tha: e shihni, o burra!
prap unazën si e vura?
ashtu ve dhe Mavijenë,
u rroft edh’ e paçi mbrenë.
Kshu tha dhe dhelpëra dinake,
skil e ndyrë rrjepacake,
Ebu-Musaj e dëgjojti,
pa e shau dhe e qërtojti:
Qen’ i qenit, i tha ç’ thua,
Mavijenë unë s’ e dua.
U rrëmbyen’ e u zunë,
mjekëratë i këpunë,
posi qent’ u përlëfytnë,
njeri tjatrinë mbytnë,
gjykatëritë u zunë,
edhe s’ mbaruanë punë,
gjith bota u përndanë,
nga kishin ardhur vanë.
U prish gjithë jet e shkretë,
më s’ mbeti gjë e-vërtetë.
Armikët e rinj po shtohen
të ligatë po madhohen,
i vëllaj le të vëllanë,
hidhetë më tjatër anë,
njerëzija egërsirë
bëhet e më s’ sheh të-mirë,
të pak’ ishinë me besë,
dhe ata mbenë pa shpresë.
Të dalëtë u mahninë
donin ta vrisnin Alinë!
po Aliu me të-mirë,
me mëshir e m’ ëmbëlsirë
doj të vinte urtësinë,
e t’ a xbutte njerëzinë,
me të-mirëzë kërkonte,
zemratë t’ i ëmbëlsonte,
e t’ a shtronte Arabinë
duke sjellë mirësinë,
paqenë donte të vinte,
edhe luftënë ta ngrinte,
po urtësija s’ bën punë!
ata kërkoninë drunë!
gjer sa pshoj zemëra-trime,
u dha nëm e mallëkime.
Armikëtë që e lanë,
van e zunë Nehrivanë,
edhe luftënë kërkonin,
Alinë më nuk’ e donin!
Do-mos-do kordhën u vuri,
i ndau e i përzuri,
dhe me këtë hoqi shumë,
u derth gjaku po si lumë.
Dhe Egjypta u trazua,
e shumë u ngatërua,
Mavijeja zjarrë kalli,
njerëzin e mori djalli.
E kupëtoj Mavijenë
Aliu dhe nis Mehmenë,
dërgoj Mehmenë një herë,
nisi dhe Maliq-Eshterë.
Mavijeja me të msuar,
djallëzit’ i kishte ftuar;
atje tek shkon udh e gjerë,
që vij bota kurdoherë,
ishte i-parë Zebleja,
q’ e kishte mik Mavijeja;
pa Mavijeja Zeblesë,
q’ ish si ajy i-pabesë,
i dërgon gjë shum e mitë,
dhe i këllet djallëzitë,
e i thotë që t’ a ftonjë
Maliqnë e t’ a elmonjë!
Vërtet Zebleja e ftojti,
se Maliqi atje shkojti.
Oh! pastë nëmë për jetë!
e helmoj trimnë e vërtetë!
Burrë si Maliq Eshterë
mëmë më s’ pjell tjatrë herrë!
E bëri këtë Zebleja,
dërgoj me vrap Mavijeja
Amrinë, djall’ e vërtetë
n’ atë Egjyptë të shkretë,
q’ ishte shum e-djallëzuar,
edhe fort e-trumbulluar.
Gjithë ç’ qenë të-pabesë,
i ndininë Mavijesë!
Lëftoj me Amrin Mehmeti
edhe i-tërë qyteti,
me zëmërim shum u vranë
u tunt vëndi an’ e mb’ anë,
po shokëtë me Mehmenë
n’ Egjyptë të pakë qenë,
trimatë të gjith u vranë,
e armëtë nuk i dhanë!
Në një gërmadhë Mehmenë
hipurë në kal e gjenë,
pa i ranë edh’ e vranë,
dhe barkun e kalit çanë,
e atë brënda e kallë
q’ i vëllaj t’ a dij të gjallë.
Se i vëllaj i-Mehmetit
ishte në mest të rrëmetit,
ajy ish me Mavijenë,
nuku ishte me Mehmenë.
Kur hyn në mest djallëzija
s’ ka duk as vëllazërija,
Aliu duke mësuar
e shumë duke helmuar,
e qau Maliq-Eshterë
dhe atë Mehmetn’ e-mjerë,
disa dit e mbajti zinë,
fare s’ e hapi shtëpinë.
Abdullllah Abazi erdhi,
e bashkë me atë lot derdhi.
Dot’ i vinin Mavijesë,
po s’ mbet njerëzi e besë.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Wed Mar 15 2017, 06:39pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Qerbelaja VI
- poemë nga Naim Frashëri

S’ e munt djalli Perëndinë,
as Mavijeja Alinë,
se s’ mundetë mirësija,
s’ bije poshtë Perëndija.
Nj’ emërë që rron për jetë,
thua ësht i-Zoti vetë.
Aliu zemrën e kishte
trime shum e nuk e prishte,
me fjalë plot ëmbëlsirë
zih t’ i bij në udhë të mirë,
të mblith mëntë njerëzija,
e të ngrihej ligësija.
Po kur Mavijeja fjalë
dërgon dhe kart’ e të-falë,
vëndin i thotë t’ a ndajmë
kështu zihjenë t’ a lajmë,
un’ Egjyptën e Syrinë,
ti Persin e Arabinë,
Aliu nuk i sill besë,
pa s’ ju përgjiq Mavijesë,
se ndryshe thosh, ndryshe bënte,
të vërtetë nuk i gjente.
Më njanë paqe kërkonte,
më anët tjatrë dërgonte,
vëndet një nga një i zinte,
e njeri të gjallë s’ linte,
lufta ishte e pa prerë
e gjaku derdhej për-herë,
njerëzija hoqi shumë,
punët’ ishinë për lumë;
më pasdaj dërgoj Besherë
me shumë shokë të-tjerë,
ven’ e zënë Medinenë,
bënë Ebu-Hyzejrenë,
pa i derdhënë Meqesë,
e bëjnë të Mavijesë.
Aliu nis Harithenë,
e zu prapë Medinenë,
u ngrit Ebu-Hyzejreja
e iku nga Medineja;
dhe Vehapi zu Meqenë,
prapë si ishinë mbenë.
Po bota ish trubulluar,
njerëzija ish tërbuar,
burri burrit po i binte,
e dy gurrë bashkë s’ linte.
Donin t’ a vrisnin Alinë,
dhe Mavije-faqe-zinë,
edhe Amrin e-pabesë,
se njeriu s’ i mbet shpresë.
Pa thonë në Sham vanë,
edhe Mavijes i ranë,
s’ e vranë, po e plagosnë,
nukë vdiq s’ edhe s’ ju sosnë!
edhe n’ Egjyptë vanë,
të vrisnin Amrin thanë,
e atje thonë lathitnë,
s’ e njohn’ e tjatrë goditnë.
Të dy të liqtë shpëtuan,
pa Aliut j’ u lëshuan,
t’ a vrisnin me të pabesë,
mos paçin nga Zoti ndjesë.
Abdurrrrahman’ i Mylxhemit,
i-rrem i bir’ i të rremit,
nga Egjypta ishte thanë,
nga ata, që vran’ Osmanë,
dhe ca thon’ ish nga Iemeni
Abdurrrrahman zemrë qeni;
Thonë ky ish zemëruar
ng’ ajy Zot’ i lartësuar,
se një kordh i preu më parë,
Aliu s’ ja kishte marrë;
i kishte thënë s’ e dua
se kjo nuk është për mua,
kjo të duhetë një ditë,
që të mbaronç porositë.
Ca një grua kanë thënë,
q’ ish e bukurë si hënë,
Abdurrrrahmani e donte,
po ajo paj i kërkonte
gjakn e Aliut taninë
shih si e shit bukurinë,
as po kshu edhe Shënjt-Janë
armikët e tij e vranë.
Po këto mëngjan të-rreme
janë gjith e thash e theme,
ishte gjisht’ i Mavijesë,
pun’ e dhelprës së pa-besë.
Aliu vetëm shëndinte,
madhërit ajy s’ i dinte,
nukë mbante shërbëtorë,
po shkonte me shkop në dorë,
të varfërit i donte,
keq t’ i bënin nukë mpshonte,
dhe pleqet u bënte nderë,
u vij në shtëpi nga herë,
dhe foshnjët’ i përkëdhelte,
zëmërënë u’ a çelte.
Nata s’ ishte shum e-gjatë,
Zoti yn u ngrit me natë,
vate t’ i falej për jetë
ati Zotit të-vërtetë.
Shpirti edhe mëndj’ e tija
ishinë te Perëndija.
Abdurrrrahmani së-qeti
erdhi, tek falej, e gjeti,
së prapi me të pabesë
hoqi kordhënë t’ a presë
qen i-qetë posi hije
shtij e në kokët i bije,
pas asaj rrojti dy ditë,
pa ufut drita në dritë.
Në Nexhet shokët e shpunë,
opopo, e madhe punë.
Miqtë Alinë e qanë,
të-parë vunë Hasanë.
Ka vdekur pandeni vallë,
ajy për jet’ ësht’ i-gjallë
se s’ vdes kurrë urtësija,
nukë humbet Perëndija.
Ajy dhe sot ësht’ i-gjallë
për atë, që i ka mallë,
Miqtë vun’ Imam-Hasanë
që ngjan së gjithash më t’ anë;
kishte gjithë urtësinë,
dhe mëndjen e diturinë,
mirësitë si i-ati
dhe Imam-Hasan’ i pati.
Mavijeja u harbua
thosh: s’ ma del dot njeri mua,
mblodhi gjithë mizërinë,
të rrëmbente Arabinë.
Miqt e Aliut s’ u kthyen,
shpirtin e tyre s’ e lyen;
si dhe Abdullllah-Abazi
miqësin e tij s’ e xbrazi,
q’ e kish kushëri të-parë
nga një vatrë ishin ndarë
pa s’ u bë me Mavijenë,
nuk’ e peshoj fare qenë.
Zijasi ish me Alinë,
e urdhëronte Persinë,
i këllasën djallëzitë,
i apënë gjë e mitë,
e gënjejn edh e rrëmbejnë
e me vehte e këthejnë,
pa ngjizin shumë të rreme,
të prapëta thash e theme,
edhe më-së-fundi thanë,
q’ e kish at Ebu-Syfjanë,
ish vëllaj i-Mavijesë
nga një mëmë pa martesë,
ngordhi kau, i la viçnë
e bëri vëlla dobiçnë,
pa e mori të vëllanë,
e mbante gjithënjë pranë.
Të-parëtë duke ndarë
tutj’ e tëhu si kusarë,
gjithë botënë e rropnë,
dhe me gjë nuk u ngopnë.
Dyzet mijë kordhëtarë
Imam-Hasani ka marë,
i derdhetë Mavijesë
me ushtërit të Qofesë;
po ata të mallëkuar
s’ kishin zemrë të qëruar,
pa gjithënjë e gënjenin,
edhe fjalën e këthenin,
kishte vdekur mirësija
ishte ngjallur djallëzija.
Shumë herë helm i hodhë,
shumë her e rropn e vodhë,
në luftë vetëm e lanë,
dhe së-pshetazi i ranë.
Ajy fort mir i njihte,
po bënte sikur si shihte,
pa dhe helmi s’ e helmonte,
edhe shigjeta s’ e shponte.
Qysh ra poshtë mirësija,
edhe humbi njerëzija,
u bë bota e-pabesë
nga punët e Mavijesë.
I dhanë breng’ e munduan,
zëmrënë ja përvëluan.
S’ ka hequr njeri në jetë,
sa hoq Imam i-vërtetë,
nga do vat’ e tekdo iku,
gjet një brengë nga armiku.
Hazezhi, një i pabesë
nga ushtëri e Qofesë,
s’ pat nga Perëndija frikë,
i ra sa mundi me thikë
në kofshët Imam-Hasanit,
edhe hipi majë manit.
Hasani tha: mos e ngisni,
lereni e mos e vrisni,
po shokët e tij e vranë,
nuk’ e dëgjuan Hasanë;
ng’ ajo plagë sa u shrua,
zemëra ju përvëlua.
Nga njerëzit’ e pabesë
më s’ i kishte mbetur shpresë,
dy-zet herë helm’ i dhanë,
e me të-pabes i ranë,
dhe nër miqt’ e tij kur vinte,
armiku pa dëm s’ e linte.
E shih se ditë-me-ditë
po shtoheshin djallëzitë,
pa i mblodhi njerëzinë
edhe nisi ligjërinë:
un u tha madhëri s’ dua,
nuk’ është punë për mua,
dua shumë urtësinë
s’ ma ka kënda marrëzinë;
lufta, gjaku s’ më pëlqejnë
dhe njerëzit që më rrejnë;
u shoh q’ u bëtë të marrë,
s’ jini si qetë më parrë;
për ju dua të përpiqem,
në zjart të hynj e të digjem
t’ u shpëtonj nga ligësitë,
dhe t’ u nxjerr të shini dritë
se jini në errësirë,
punënë s’ e kini mirë.
Po ju s’ dashki Muhamenë,
qënki me Mavijenë,
un u dita miqtë t’ anë,
ju besuaki Syfjanë.
Nuk e dashki lirinë,
kërkuaki ligësinë,
s’ u pëlqejnë mirësitë,
andaj xgjothtë marrëzitë.
Unë dua t’ u bënj mirë
si im atë me mëshirë,
juve njëdizaj t’ im atë
me të pabes ma vratë,
doni me vrarë dhe mua,
e përse? ç’ u paskan hua?
juve dashki Mavijenë,
t’ u vërë në gojë frenë,
në të këqija t’ u hedhë
e t’ u mbanjë nënë xgjedhjë
edhe tu ketë në dorë
si rop e si shërbëtorë!
gjithë komp i Arabisë,
q’ i vate pas djallëzisë,
mallëkim pastë për jetë
nga ay zotth i vërtetë!
Më vjen keq për ju të-gjorë,
po pas këtaj hoqa dorë.
Unë u shoh për të huaj,
po shini punën t’ uaj,
se të-mirën s’ e pëlqeni,
me të-ligët e çkëmbeni,
pa më qafë mos më bini,
se mua shok më s’ më kini.
U ftohç nga njerëzija,
u porçe te Perëndija,
e lashë dhe parësinë,
edhe plakn edhe shtëpinë,
se po kaqe të këqija,
s’ i duron as Perëndija.
Dot’ i lutem’ Perëndisë
t’ u ap udhën e lirisë,
e t’ u heqë djallëzitë,
t’ u sjellë mëndje dhe dritë.
Zot’ i math e i vërtetë,
pa dashur njeriu vetë,
nukë ja ep djallëzitë,
sindëkur dhe mirësitë.
Pas këtaj si bëfshi gjeçi,
un’ ikënj! ju mirë mbeçi!
Kshu tha dhe u mallëngjye,
edhe fytyra j’ u kthye.
Mer udhën e Medinesë,
e le vëndin’ e pabesë.
Shkoj në Medine Hasani,
po atje ishte Mervani!
në këmbët të Mavijesë!
dhe i-par i Medinesë!
Mervani këllet një plakë,
q’ i kish sytë të kuq flakë,
atë plakë, si na thonë,
e quanin Ansonë;
po ajo gënjen Esmanë,
ta helmonjë Imam-Hasanë!
E shoq’ e Imam-Hasanit
me arratit të Mervanit
u bë grua e-pabesë!
popo! pun e Mavijesë!
Shum i falë gjë e mitë,
pa e prunë më atë ditë
Esmasë helmin’ i prunë,
dh’ e vunë në këtë punë!
O popo! e shkreta mitë
qysh i dha kshu arratitë!
O Esma! moj e-pabesë!
ti të birt të Fatimesë
i dhe helmin e helmove!
shtëpizënë e shkretove!
s’ pate frikë Perëndije!
edhe turp prej njerëzije!
mënt-shkurtër e leshra-gjatë
turpërove gjithë gratë,
s’ atë vjehre pse s’ ingjave!
që u dha nder gjithë grave.
Shumë her i kishin dhënë
helminë, po s’ e kish zënë,
e shoqeja shum’ i shturi
këtë her’ edh’ e sëmuri!
Imami yn atë ditë
nga goja nxori mëlçitë,
ishte shtriturë si shtyllë,
dhe verdhurë e bërë dyllë!
Imam-Hysejni i vate,
pa i tha: vëlla! ç’ pate?
e pa shtritur e të verdhë
lottë si breshri j’ u derdhë.
Fëmijënë e thërriti,
edhe ndënj i porositi,
si të sillenë në jetë,
qysh të jenë të vërtetë.
Më pasdaj pakëz e lanë
Me Hysen’ Imam-Hasanë,
Imam Hyseni më s’ dolli
pa gjithë brënda i solli,
qani, u tha, shokë! qani!
se na la Imam-Hasani!
qau me lot të vëllanë,
edhe gjithë ç’ qenë qanë!
Motërat e gjithë gratë,
dhe plakat edhe të-ratë
me mallëngjim shumë qanë
qanë për Imam-Hasanë!
Edhe ju syt e mij qani!
e ju! o shokë! zi mbani!
qaj, pa qaj, o zëmra ime,
se më s’ më mbenë durime!
me ner të math shum’ e shpunë,
në Beki Iman’ e vunë.
Deshnë t’ a vininë pranë
Muhametit, po s’ i lanë,
kishte duk fjal’ e Mervanit,
edh’ e të birt të Syfjanit!
Ata që donin Alinë
e besonin Perëndinë,
kishin gjithënjë dëshirë
për njerëzi, për të mirë;
pa gjithë miqt e Hasanit
nuk i ngjaninë Mervanit,
s’ i ngjanin as Mavijesë,
e të-tjerët të pabesë.
Vëndin e të parit t’ ënë
Aliu e kishte zënë,
pa Aliu la Hasanë,
edhe ajy të vëllanë;
atë vënt njeri s’ e zinte,
tjatrë nukë munt të rrinte;
Mavijeja u çpengua,
nga këto pun u gëzua.
Tani as gjakn e Osmanit,
as plagënë e Mervanit,
Mavijeja s’ i kërkonte,
as ngoje t’ i zinte donte.
Rrëmbeu dhe Arabinë,
edhe Jemen e Persinë,
dhe më i shtoj ligësitë,
të rremet’ e djallëzitë;
e pat prishur parësinë,
ngrehu në Sham Mbretërinë
s’ mbetej një nga të-këqijat,
të-tëra ishin të-tijat;
botënë po e mundonte,
njerëzinë e helmonte,
njerëzit e tij e miqtë
ishinë gjithë të liqtë.
Syfjanasitë i prunë
të-tërë në pun’ i vunë;
gjithë ç’ ishinë të parë,
qenë rrokës e kusarë;
miqt e Aliut ku qenë,
ikën e muarrë dhenë!
se Mavijeja i zinte,
e të gjallë nuk i linte!
i mundont’ e i helmonte
shtëpinë u a shkretonte!
Mi gjithë këto kuxonin,
Alinë e mallëkonin!
nëmnin fëmijën e tija!
shumë duroj Perëndija!
papo duk e shar Alinë!
shpërnderonin Perëndinë
t’ u bëfsha Zot i vërtetë
si s’ e prishe këtë jetë!
Më pasdaj për me mos dalë
në shesht nonj e-pshehtë fjalë,
e muarrë dhe Esmanë
Syfjanasit edh’ e vranë!
lanë foshnjatë pa mëmë,
e bënë mëngjezë mbrëmë
ditënë e bënë natë,
i lanë pa mëm e atë.
Mundi dritën errësira!
mbet e liga vdiq e mira
e vërteta u mbulua
gënjeshtra u lulëzua!
Mavijeja dit’ e natë
në të lig e në mëkatë,
ish njeri i shëmëtuar,
edhe shum i sgurdulluar,
hante sa hanë tre kuaj,
e sa hanë pesë buaj!
edhe një fjalë kur fliste,
njerinë sikur e vriste
s’ kish me vethe një të-mirë
pa ishte shum i-pështirë,
ligësitë shum i donte,
një ditë pa dëm s’ e shkonte;
s’ kish në zemërë mëshirë,
dhe mëndjen e kish këllirë;
njerëzit e tij i ngjanin,
njerinë me dhëmbë e hanin.
Si Mervani e të-tjerë,
mjerë njerëzi e-mjerë
ish i-lik e ish i-ndyrë
ish shum e madhe myxyrë.
Miqt e Aliut që mbenë,
të gjith i zun e i prenë,
i kërkuan më ç’ do anë,
e me të pabes i vranë!
Pa pru Hyxrin e Adiut,
q’ ish një nga miqt e Aliut,
me shumë shokë të tjerë,
të tërë burra të ndjerë,
u tregoj së pari varrë,
q’ e kish hapurë më parë,
Mavijeja vet u thotë:
tani mos mundohi kotë,
po në doni të shpëtoni,
Alinë t’ a mallëkoni!
Hyxri erth u zëmërua,
pa i tha: ç’ fjalë thua:
nuk e mallëkonj Alinë,
s’ e shpërnderonj Perëndinë,
po dotë shanj Mavijenë,
që na shkretoj Mëmëdhenë,
nëmë të ketë për jetë,
nga zot i-math i vërtetë,
dhe nga njerëzi e tërë
me ç’punëra na ka bërë!
për të rrojtur dhe tri ditë,
ne s’ i zemë ligësitë,
më mirë sonte të vdesim,
se me turp të math të mbesim.
Dhe të-tjerëtë kshu thanë
pa i zun e gjith i vranë!
Ng’ ata burratë me besë
gjithëkush deshi të vdesë!
Trimëri shumë rrëfyen,
fjalënë nuk’ e këthyen,
s’ e harruanë Alinë,
as besën as miqësinë,
shpirtinë me gas e dhanë,
fjalën e ligë s’ e thanë,
o ju burrat’ e-vërtetë!
u qofsha falë për jetë!




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Wed Mar 15 2017, 06:40pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Qerbelaja VII
- poemë nga Naim Frashëri

Mavijeja mbret ish bërë,
e njerëzitë të tërë
i pabesi i mundonte,
dhe njeri nukë peshonte,
shumë punë shtoj e nxorri,
botënë më qaf e mori,
me një tërkuzë të-shkretë
njerin’ e lidhi për jetë!
S’ qenë mjaft këto që bëri
Mavije zëmërë-gdhëri,
po shtërngoj dhe njerëzinë,
parësin e pleqësinë,
që të njohënë të-birë,
atë Jezitn’ e fështirë!
për mbret pas vdekjes së tija!
popo! mjerë njerëzija!
Atë njeri, që s’ e donte,
nuk e lij, po e helmonte!
ngrysej i gjori e s’ gëdhihej,
dh’ emëri më nuk’ i ndihej!
veç farës’ së Mavijesë
tjatrë të mos ketë pjesë,
ata në front të qëndrojnë,
për jetë të mbretërojnë!
gjithë botës i ra pika
njeri s’ bëri zë nga frika!
ajy, q’ është nënë zgjedhë,
mëndjen nukë mund t’a mbledhë!
kët’ e bëri Mavijeja,
po trazoj dhe Mugireja,
q’ ish njeri shum i-pabesë
dhe ndihmës i Mavijesë,
të dy dhelpëratë dinake
ishinë posi binjake!
Vetëm pesë njerës s’ deshnë,
një fjale s’ i vunë veshnë:
Imam-Hysejni q’ ish burrë,
e s’ vij n’ atë fjalë kurrë,
Abdurrrrahman’ i Beqirit,
që më s’ ish i të pahirit,
Abdullllah-Abaz i gjorë,
që më s’ kishte gjë në dorë,
se ish plakur e ish shuar!
dhe nga syt’ ishte verbuar,
Abdullllahu i Ymerit,
dh’ Abdullllahu i Zyberit.
Mervani më nukë rrinte,
po këta s’ munte t’ i zinte,
erth dhe vetë Mavijeja
në Medine si rrufeja;
ca i qërtoj ca i trembi,
pa qëndroj në mest si gjëmbi
po s’ bënë dot prapë punë
pa e hoqn’ e s’ e këpunë.
Mavijeja ish një kërmë,
q’ u dha botës kaqë dërmë!
vdiq e vate në skëterrë,
e kallë në dhet si derrë;
vate ne djalli shpirt’ i-ndyrë
po mbet një tjatrë myxyrë.
Ç’ do njeri po dotë vdesë!
jet’ e-shkret’ është si vesë
po lum kush është i-mirë
mjer ajy, q’ ësht’ egërsirë.
Mavijeja tej çe nxorri?
nëmënë me vehte mori.
Të paudhëtë u ngritnë,
e vunë në front Jezitnë.
Jeziti s’ ish si i ati,
ish më shum i lik lugati,
fat i-zi o fat’ i-shkretë,
Jezitnë bën mbret në jetë.
Më njan ishte mirësija,
m’ anët tjatrë djallëzija,
më njan ishin urtësitë,
m’ anë tjatrë marrëzitë,
më njan ishte e-vërteta,
më njan e-rremja e-shkreta,
më njan ish Imam-Hyseni
m’ anët tjatrë Jezit qeni;
njër” ish djal i Fatimesë,
tjatri i Mavijesë;
Hysejni kish at’ Alinë,
Jeziti kish faqe-zinë;
njër’ ish mbret i-bir’ i-mbretit,
dhe i nip i-Muhametit;
tjatr’ ish i-bir’ i-Zyfjanit,
i-kushërir’ i-Mervanit,
njër’ ish me Zotn e vërtetë,
tjatri ish djalli vetë.
Drita që ndrin gjithësinë,
e na rrëfen Perëndinë,
ishte Imam i vërtetë,
që la emër për jetë.
Për atë Zot s’ ka lëvdatë
kjo fjal është shum e gjatë;
mirësi e ati s’ thuhet,
është e-lart shum e s’ shkruhet,
gjer atje ne nukë vemi,
pak është sado të themi.
Jeziti fronë e zuri,
në ligësit dorë vuri,
ndenj në front të gjakëtuar,
në një vënt të mallëkuar,
njerëzis i vuri frenë,
e shkoj shumë Mavijenë,
të ligat ajy i zuri,
e ky gjer në funt i shpuri.
Imam-Hysejnë kujtonte
nat’ e dit’ e shkumbëzonte.
Në Medine nga Jeziti
ish dërguarë Veliti,
Jeziti ati i shkrojti,
e një kartë i dërgojti,
i thotë: Zoti im atë,
që përpiqej dit’ e natë
e ish njeri i uruar
pa dhe vdiq i-shenjtëruar,
me urdhërit të tij vetë
më ka lënë mbret në jetë,
kush s’ më bënetë rrop mua
t’ a vras se më nuk e dua.
Ja dha Mervanit Veliti
kartën qi dërgoj Jeziti,
Velitit Mervan’ i thotë,
tani kohë mos hump kotë,
po vra më parë Hysenë,
në do të shpëtosh vehtenë!
Hysenë! tha, veç atija
kam frikë nga Perëndija,
ësht’ i nip i Muhametit,
s’ bënet ësht urdhër’ i mbretit.
Mervani i thotë vraje,
punënë që sot ti ndaje!
Kështu tha Mervan i-ndyrë,
q’ ishte e madhe myxyrë!
Pa e thir Imam-Hysenë
Veliti me Mervan-qenë,
me gojë këto ja thanë,
edhe kartënë ja dhanë.
Imam’ i thotë Velitit
nuk i bënem rop Jezitit;
thotë vetëm këtë fjalë,
edhe ngrihetë të dalë.
Mervani thotë t’ a vrasim,
Veliti tha, nuk e ngasim,
se na nëmin njerëzija,
na vret edhe Perëndija.
Pa Imami me të dalë,
i dërgoj Veliti fjalë,
i tha: me vrap këtej ikë,
se është e madhe frikë
Mervani s’ të le të-gjallë,
ti e njeh fort mirë djallë.
Imami u ngrit e iku,
se nuk e linte armiku,
iku me gjithë fëmijë,
opopo, brëngë me mijë,
la qytetin e Medinesë,
j’ u lëshua Meqesë,
po ashtu ish dhe Meqeja,
e kish shkelur Mavijeja.
Në Qofe kjo u dëgjua,
pa bota gjith u gëzua,
të tërë vrap u mblodhë
katr’ a pesë njerës xgjodhë,
j’ a dërgojn Imamit t’ ënë,
me kartëra duke thënë:
Neve qemë të-pabesë,
po sot të kërkojmë ndjesë
se e pamë Mavijenë
dhe njerëzit’ e tij ç’ qenë,
hoqmë shumë të-këqija
nga ligësit e atija,
pa jemi të-dëshëruar,
të djegur të përvëluar;
Jezitnë neve s’ e njohim,
se po punërat i shohim,
sonte jemi zëmrë-larë,
dhe ty të kemi të-parë,
dota prishim gjaknë t’ ënë
dota prishim edhe gjënë,
se neve s’ jemi të-huaj,
jemi të shtëpisë s’ suaj,
ne armëtë do t’ i marim
e të liqtë dot’ i therim;
po jakë sa munt më parë,
të mos e ftohimë zjarrë.
Këto fjalë dhe të tjera
fluturake posi era
Imamit ata i shkruan,
e në Qofe e kërkuan.
Miqtë Imamit i thanë,
edhe nër këmbë i ranë,
të mos dilte nga Meqeja,
si dolli nga Medineja,
s’ e njerëzit e Qofesë
nukë mbajnë fjal e besë;
po ata prap i dërgonin
kart’ e njerës edh’ e ftonin.
Nis të kushërinë Myzlimnë,
e dërgoj në Qofe trimnë,
i bir’ i Ykajlit ishte,
e shokët të-rrall i kishte,
i-tha të vij e të shohë,
të-vërtetënë t’ a njohë;
Myslimi në Qofe vate,
dhe u fut brënda ndaj nate;
Vanë bashkë me Myslimnë
Myhtari me Ibrahimnë,
ishin të dy djemt e tija,
që u ndanë nga fëmija,
Ibrahimi ish vjetsh tetë,
Myhtari nëntë, a dhjetë.
Ajy Imam i-vërtetë,
që nukë kish shok në jetë
nukë vetëm nga Qofeja,
nga Basra, nga Medineja,
po dhe nga vënde të tjerë
mirte kartra nga herë,
gjithë për të-par e donin,
edhe me drit e kërkonin.
Myslimnë atje e pritnë,
miqësin e përsëritnë
edhe fort shum u gëzuan,
të gjithë miq ju treguan,
njëzet mijë kordhëtarë
Imamn e njohnë të parë.
Myslimi punë mbarojti,
Imam-Hysejnit i shkrojti:
të vinç sa të munç më parë,
se puna po vete mbarë;
Jezitnë nuk e durojnë,
gjithë ç’ janë të kërkojnë;
po ngreu çpejt edhe jakë,
mos mëno as shum as pakë.
Kshu i shkroj Myslim i gjorë
gjithë miqtë vunë dorë;
pa i shkroj dhe parësija:
Në je ti e Perëndija!
të na dëgjosh këtë herë,
në rrobëri mos na lerë.
Këta gjithë bënë benë,
që të vdesim me Hysenë.
Imami punën e dinte
po gjetkë s’ kish ku të vinte
se dhe në Meqe s’ e linin,
armikëtë pas i vinin!
duhej të linte Meqenë,
të vij e të zij Qofenë;
ndonëse miqt e tij s’ donin
ta mbanin aty kërkonin.
Në Basrë dërgoj Selmanë,
të mblithte sa miq që janë,
dhe gjetkë dërgoj të-tjerë,
miqtë nga janë t’ i bjerë.
Pa pastaj u ngrit e dolli,
parësija e përsolli,
me gjithë fëmijë iku,
të mos ja zinte armiku!
Fëmijënë s’ doj t’ i shpinte,
po nukë kish ku ti linte!
se armikëtë j’ a ngrinin,
n’ atë Shamt të-zi j’ a shpinin!
Në Qofe kishte dërguar
mbretëri e mallëkuar
të parë Numan-Beshirë,
q’ ishte një plak i pështirë.
Ngrihetë djalli pa ndjesë
q’ ësht i lik e i-pabesë,
mer një fytyrë të-ndyrë,
bëhetë posi myxyrë,
pa vete e pjek Numanë,
duke hequrë më njanë
a e di ç’ bëhet’ i thotë,
a po rri pa pun’ e kotë?
Këtu njerëzi e tërë,
me Hysejnë janë bërë,
punënë më udh’ e vunë,
së pari Myslimnë prunë,
tani dhe Hysejnë presin,
bënë be gjithë të vdesin.
Numani mbleth njerëzinë,
dhe ata të-gjithë vinë,
u thotë: dëgjonj një fjalë,
e s’ e di si dot’ u dalë;
një punë të-ndryshme zutë,
Myslimnë këtu e prutë,
dhe Hysejnë po e prisni,
brënda në qytet t’ a kllisni!
Mos-ni, se nuk u del mirë
se Jeziti s’ ka mëshirë,
e ka zëmrënë të gurtë
edhe shpirtinë të-murtë
mjerë! mjer’ ajy i gjorë!
që t’ i bjer ati në dorë!
ësht i keq edh’ egërsirë
s’ ka vetëdijë të-mirë
të dëgjonjë për Hysenë,
e përmbys gjithë Qofenë!
edhe foshnjëzat e mjera
dot’ i thernjë posi shqera.
Kshu tha, ata u përndanë,
e lanë vetëm Numanë,
q’ ish një plak i përzhëlitur
si kalliz’ i kahënitur.
Po njerëzit e pabesë,
këlyshët e Mavijesë,
Jezitit i kishin shkruar,
punën ja kishin treguar.
U zemërua Jeziti,
botënë më këmb e ngriti.
Të-parë Jeziti thonë
në punëra kish Serhonë,
që ishte një i Krishterë
me zëmrë të zezë sterë,
të dy bashk ata u mblodhë,
e Ybejdullllanë xgjodhë,
q’ ishte i bir i Zijadit,
nip i Mavije-lugatit,
se Zijadi kishte vdekur,
ky në vënt të tij kish mbetur,
në Basr’ e kishin dërguar
njerinë e mallëkuar,
pa këti me vrap i shkruan,
e njeri çpejt i dërguan;
një tjatrë atje të lerë,
dhe mjaft ushtëri të ngrerë,
edhe Qofenë të zërë,
e të shohë ç’ është bërë.
Ybejdi Selman e zuri
me shokëtë zëmrë guri,
vrau ata dhe Selmanë,
pa la aty të vëllanë,
dhe ju lëshua Qofesë
me mijë katër a pesë.
Si rrufeja me vrap vate,
dhe hyri brënda ndaj nate,
pa, për të mos kupëtuar
me napë ishte mbuluar!
njerëzitë, që e shinin,
nukë muntninë t’ a njihnin,
i gënjeu gjithë qeni
e pandehnë q’ ish Hyseni!
pa të gjithë u gëzuan,
e zëmërat u zgjeruan!
po pasdaj të gjith e njohnë,
së rish zëmërat u ftonë.
Hyri në Qofet të-shkretë
Ybejdi me shumë vetë;
më nesëret pleqësinë
mbleth e gjithë njerëzinë,
ca gënjeu, ca lëvdojti,
ca shau e ca qërtojti,
gjithë kërkon t’ i gënjenjë,
e Myslimnë rreh të gjenjë!
Myslimi ish te Haniu,
q’ e kish pasur mik Aliu;
atje edhe djemtë venë,
Ybejdullllahu rreh dhenë!
kishte një rop zemrë-kllirë,
ajy gjen një plak të-mirë,
dhe i thotë me të qetë
O ti! njeri i vërtetë!
që besove Perëndinë,
edhe Muhamet-Alinë,
a mos ke parë Myslimnë?
q’ e kam t’ afërë e t’ imnë,
nga Hysejni diç i bije,
dhe dua tani t’ ja shpie!
pa shih, i tha, se ç’ i solla,
dhe i rrëfen ca të holla!
e rrejti me të pabesë
plaknë qen i Mavijesë,
dhe plaku, q’ ishte gënjyer,
Myslimnë ja pat rrëfyer!
vete atje dhe ja shpije,
edhe në këmbë i bije!
Myfeddal quhej ky djalë,
që bën gjithë këto fjalë!
Këta këtu i gënjeu,
dhe Ybejdit i rrëfeu.
Zot i math e i-vërtetë
ajy ishte djalli vetë!
Pa ja rrethojnë shtëpinë
edh’ e marrënë Haninë,
te Ybejdi e këllasin,
s’ e lenë gjall po e vrasin.
Myslimi dyke mësuar
dhe djemtë duke dërguar
te Sherihu, q’ ishte burrë,
e syri s’ i trembej kurrë,
miqet u dërgojti fjalë,
kush është trim letë dalë,
njëzet mijë kordhëtarë
q’ i dhanë fjalë më parë,
me Myslimnë u lëshuan,
Ybejdinë e rrethuan;
u ndes me nxit luft’ e-shkretë,
dhe u vranë shumë vetë,
Myslimi kordhën’ e zhveshi
dhe u hoth posi rrebeshi,
armikëtë duke prerë,
e të vrarë duke nderë
e bëri gjaknë kënetë,
duke vrarë mijë tetë!
Ybejti gënjeshtrë gjeti
si e pa qu munt rrëmeti,
me gënjeshtrët të-gatuar
nis Shimrin e mallëkuar,
me të-tjerë të-pabesë
ng’ ata djajt e-Mavijesë,
duallë dhe ulërinë,
thanë opopo! se ç’ vinë!
me mijë vin ushtëtarë
pej Shami po ca më parë
ndahi e zini shtëpitë!
u therrë si bagëtitë!
Pa njerëzi e Qofesë,
që nukë kish shumë besë,
me një herë u përndanë,
Myslimnë vetëm e lanë!
po nata, duke nxituar
me errësirë nër duar,
arrin dhe mbulon Myslimnë
e shpëton ng’ armikët trimnë!
Myslimi rrotull po vinte,
nga të bënte nukë dinte,
pa i dërgoj Perëndija
nja dy e tre miqt e tija,
me ata bashkë i miri
vate te Mehmet Qethiri.
I zot i shtëpis i priti
me gas shum e i gostiti.
Ç’ ësht e mirë miqësija
në të-tilla të këqija!




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Wed Mar 15 2017, 06:41pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Qerbelaja VIII
- poemë nga Naim Frashëri

Më nesëret në të ngdhirë
e thirrë Mehmet Qethirë!
se armikët kallëzuan,
papo erth e i rrethuan.
Me të vajturë Mehmeti,
prap u ngrit gjithë qyteti,
Ybejd’ i kërkoj Myslimnë,
dhe Myhtar e Ibrahimnë.
Mehmet Qethiri ish burrë,
i tha: nukë të jap kurrë!
Kush më shkel prakn e shtëpisë,
më vjen ng’ an’ e Perëndisë,
pa vrarë mua më parë,
atë s’ munt njeri t’ a marë.
Këta ziheshin me fjalë,
të-tjerëtë duke dalë,
Ybejdullan e rrethuan,
Mehmet-Qethir i kërkuan.
E lëshoj Mehmet-Qethirë,
po i mbajti penk të-birë.
Nga të parët e Qofesë
djal’ i Ebu-Ybejdesë,
Myhtari, trim i-vërtetë,
mblodhi dhe shokë tri-dhjetë,
e poqi Mehmet-Qethirë,
i tha, të nxjerën të-birë,
pa të mblidhenë të tërë,
gjithë bashkë duke bërë
edhe Qofenë t’ a lenë,
të gjejnë Imam-Hysenë,
si duhetë të lëftojnë,
armikëtë t’ i dëbojnë.
Këta këto fjalë thanë
po kur nga Shami u dhanë
dhjetë mijë ushtëtarë,
Amirë kishin të parë,
ajy Ybejd i-pështirë
e thërret Mehmet Qethirë;
Ajy me mijë tri-dhjetë
niset e hyn brënda vetë,
Ybejdi e shan më parë,
Ajy heq kordhën e larë,
desh t’ i bij po nuk e lanë,
e së prapësmi i-ranë,
Mehmet Qethiri u bije,
katr a pesë poshtë shtije,
pasdaj të-tjerët i ranë
të gjithë bashk’ edh’ e vranë!
Si u vra Mehmet-Qethiri,
mbi ta u vërvit i biri,
vrau disa, pa e vranë,
e të gjallë nuk’ e lanë.
Të tjerëtë u vërvitnë,
ushtëritë u goditnë,
atë ditë aq u vranë,
sa numurë nukë kanë!
Gjithë Qofeja u shua
u bë gjaku si përrua!
Ata që mben u përndanë,
prapë Myslimnë e lanë;
i-varfëri nga do vinte,
më tufë armikësh binte;
nukë del dot nga qyteti,
se ish rrethuar i shkreti;
armikët vetëm e panë,
dhe ju qepn e pas i ranë;
do-mos-do kalit i xbriti,
dhe u psheh e zë më s’ qiti.
Ybejdi tha: Kush t’ a gjenjë,
dhe të vinj e ta rrëfenjë,
dot’ i jap ç’ gjë të kërkonjë,
po ajy që të kuxonjë,
e më shtëpi t’ u këllasë,
vetë vehtenë të vrasë!
Si u err u bë skëterrë,
del andej Myslim i-mjerë,
edhe vete më një krua,
kur atje na gjen një grua,
ish një plakëz e drobitur,
e-fishkur e përzhëlitur,
e kish afrë krojt shtëpinë,
plaka, q’ ish me Perëndinë;
ajo më shtëpi e kalli,
se s’ kishte pjesë nga djalli,
donte Muhammet-Alinë,
andaj ja hapi shtëpinë
Myslim i gjor atë natë
u mejtua gjër e gjatë,
i erdhi nër mënt fëmija,
edhe djemthit e shtëpija,
edhe Hyseni, që po vinte,
e në rrezik të-math binte,
pa qau e psherëtiti,
po thua shpresën e ngriti,
i vanë lotë si lumë,
pa s’ e zu i shkreti gjumë,
plakëz e varfërë qante,
me shpres e gjora e mbante,
edhe fjalënë s’e priste,
me zë të unjëtë fliste.
Djal i plakës i-pabesë,
që rrij xgjuarë në shtresë,
fjalëtë duke dëgjuar
i paudh i mallëkuar,
më nesëret kallëzojti,
e të gjitha i tregojti!
Ybejdi vesh mir e mori,
dhe Mehmet-Eshathnë nxori,
armikëtë me vrap vinë,
edh’ e rrethojnë shtëpinë!
Myslimi armëtë mori,
edhe kordhënë e nxorri,
del me vërtik shum e shtije
më s’ vuri re se ku bije!
nja dy qint armik i preu,
të-tjerët gjith i theu,
po ata më shumë u shtuan,
gjithë bashkë e rrethuan,
pa i ranë me shigjeta,
edhe me ushtat e shkreta,
ca me shpat e ca me drurë
ca me balt e ca me gurë!
kokën e ballët ja çanë
të dy krahëtë ja thanë,
dhe krahërorë ja çpuan,
e shumë herë e rrëzuan,
krahët i vuri një muri,
Beqir-Hamrani i shturi,
buzënë ja pret me shpatë
një tjatr i ra me sëpatë.
Me gjithë këto Myslimi
u hoth së rish si zok trimi,
Beqirit një i bije,
të vdekur mbi dhet e shtije,
pa çdo plag ish bërë krua
gjaku i vij si përrua,
prapë atë murë zuri,
edhe krahëtë i vuri,
armikëtë rreth i vanë,
e së rish sa munt i ranë.
Myslimi atje qëndrojti,
e një ujë u kërkojti,
ata ujë nuk i dhanë
po së-rish të gjith i ranë,
tek bëhej ajo rrëmujë,
një grua i pruri ujë.
Myslimi vate ta pinte,
po gjaku ritht’ e s’ e linte,
rithte gjaku gjithë valë,
Zot i-math të qofshim falë.
Një armik me usht i bije
në dhet posi lisn e shtije,
pa të-tjerëtë e zunë,
Ybejdullllahut ja shpunë.
Ybejdullllahu j’ u kthye,
i tha, përse ngrite krye?
Myslim i tha, ju u ngrittë,
e njerëzin e mahnittë,
latë Muhammet-Alinë
për Mavije faqezinë,
latë dhe Imam-Hysenë,
edhe zutë Jezit-qenë.
Ybejdi tha, pa e nxirrni,
tani kryetë t’ i mirni.
Myslimi tha nga Meqeja
në ka, a nga Medineja
nonjë këtu, le të dalë,
se dot’ i them dy tri fjalë
Ymer i Sadit i vate,
dyke thënë, ç’ fjalë pate?
I tha: kam pakëzë hua
këtu, që m’ i thanë mua,
shitni kalën e i lani,
nënë barrë mos më mbani,
Imam Hysenit t’ i shkruash,
më tha Myslimi, t’ i thuash,
të mos dalë nga Meqeja,
se s’ paska besë Qofeja.
Kështu tha Myslim’ i-mjerë,
dhe psherëtiti një herë,
më nukë kish fuqi trimi
gjaku i vij si burimi!
syn e kish të-vagëlluar,
dhe trupnë të-dobëtuar!
me një ushtëri të-tërë
i-vetëm luftë kish bërë,
Ybejdi po e dëgjonte,
edhe në syt e shikonte,
Myslimi mbaroj të flasë,
ajy tha, kush dota vrasë?
armikëtë gjith i thanë,
ky q’ i vrau dije t’ anë,
e kishte vrarë Beqirë,
pa rrëfyenë të birë.
Ky Myslimn e gjor e mori,
nga rrëmeti jasht e nxorri,
pasdaj ju mat me një herë,
kokën i kish për të prerë
po kur i çfaqet një hije,
kordha nga dora i bije,
pa iku, se u tmerrua,
tha popo ç’ më gjeti mua.
Pasdaj dhe të-tjerë vanë,
po atë hijen e panë,
dhe u trempn e u tmerruan,
papo e lanë dhe shkuan.
Ybejdi të gjith i shau,
u tha, nga frika u ngau.
Pa të gjithë bashk i vanë,
me vrap i ranë dh’ e vranë.
Myslim, o lule sa hoqe,
për një të-drejt’ u përpoqe!
le fëmijën e shtëpinë,
zure dhen’ e Perëndinë!
O shokë! qani Myslimnë,
qani, qani me lot trimnë!
se më s’ pjell mëm e-mjerë
atë trim tjatërë herë.
Ybejdi po më s’ mënojti,
në Sham kryet i dërgojti,
të rrëfente trimërinë,
të gëzonte faqezinë!
Pasdaj të dy djemtë donte,
gjithë botën e shtrëngonte,
Sheriu u ngrit pa gdhirë,
dhe i nisi me të birë,
i tha, sonte pej Qofeje
tregëtarë pej Meqeje,
dalën për udhë po shih-i,
folë me ta mir e njih-i,
pa u ep djemtë t’ i shpijen,
dhe kart andej të na bijen.
Kshu tha, pa derdhi florinjtë,
djemet u mbushi peqinjtë,
edhe vet’ u mallëngjye,
e zëmëra j’ u xbërthye.
Djali s’ i gjet tregëtarët,
se ikënë si kusarët,
pa i kërkoj e s’ i gjeti,
kishin ikur nga qyteti.
Më të hapur ish dhe dita,
po vinte nga zoti drita.
Ajy djali i mësojti,
pas atyre i dërgojti,
djemt’ ata po i kërkonin,
dhe sa muntninë nxitonin.
Po armikëtë i zunë,
Ybejdullllahut j’ a shpunë,
pa u lidhi këmb’ e-duar,
të dy i mbylli në quar.
Qaninë foshnjat’ e mjera
n’ atë burg, q’ ish si skëterra.
Hapës-mbanjës ish me besë,
e mori ndë sy të vdesë;
tha me mënt më të rronj s’ dua
dhe derësë j’ u lëshua;
kshu u mejtua Meshquri,
se ishte shpirt-mirë burri.
Në mest të natës i mori,
jashtë qytetit i nxorri,
pa me ta bashkë qëndrojti,
për ç’ do punë i mësojti,
u tha akëku të vini,
e kaqë kohë të rrini,
akëcilënë të gjeni,
e punënë t’ u rrëfeni,
se ajy njeri ësht imi,
vëlla me bes është trimi.
Kshu tha, dh’ u mejtua cazë,
pa nxjerr u ep një unazë,
dhe u thotë po t’ a shohë,
këtë, ajy dot’ a njohë.
Kur shpëton nga kuvlija
ç’ ndjen zogu në shpirt të-tija?
në zëmërët të-gëzuar
ndjen lirin e dëshëruar:
Ashtu dhe djemthit e mjerë
u gëzuan këtë herë,
muarrë udhën’ e shkuan,
nga mundimetë shpëtuan,
si ëngjëllitë nxitonin,
nëpër erë fluturonin,
leshrat i kishin pej ari,
vështimn’ e tyre pej zjari,
me frikë shumë nxitonin,
kishin shpresë të shpëtonin,
në vërsët të foshnjërisë
i zu breng’ i djallëzisë,
n’ atë të-bukurë ballë
ç’ u kish shkruar Zoti vallë.
Ybejdi këto i mësojti,
se djalli ja kallëzojti,
Meshqur e-gjorë e vranë,
dhe njerës shumë përndanë,
gjithë udhëtë i zunë
e bënë të-madhe punë.
Ëngjëlli u paska thënë,
që udhëtë janë zënë,
Ibrahimi me Myhtarë
u kthyen dyke qarë.
Dielli ishte përmbysur,
dita ishte më të ngrysur.
Vëndi ish i-tër’ i-qetë,
hëna ishte pesë-mbë-dhjetë,
papo epte shumë dritë,
edhe nata ish si ditë.
Ata të dyth po nxitonin,
dhe ktheheshin e vështonin.
Lisi, pema, shkarpa, druri,
fleta, dega, maja, guri,
përroj, rëkeja, moçali,
fushatë, gjethetë, mali,
të gjitha i frikësonin,
u vij si kur i vështonin,
zëmër’ e-bardhëz’ ndrihte,
njëri tjatrinë shihte,
gjith’ u dukeshin gogolë
po me gojë nuk’ u folë,
i pandeninë armikë,
papo u vij shumë frikë,
djersë të-ftohta u binin,
nukë dijnë nga vinin!
një fletë të përpërinte
gjaku foshnjevet u ngrinte!
të-gjorëthitë sa ndezë!
pa kur zoti dha mëngjezë.
Të dy djemthit u qetuan,
ndëjnë pak e u qetuan,
dhe me zëmërë të-qetë
thoshinë, Zot i-vërtetë!
nga mëngjezi u gëzuan
se po nga frika shpëtuan,
nata ka të rëndë hije,
në të madhe frikë bije;
kur vjen e-shkretëza natë,
drurëtë duken lugatë!
gjithë të-vdekurit ngrihen,
e prapa gurëvet pshihen!
Herë qajnë, herë qeshin.
Herë llërëtë përveshin!
këto i bën frik’ e shkretë,
pa s’ ësht’ as një e-vërtetë.
Të dy djemthitë u ç’ lodhë,
dhe mëndjenë pak e mblodhë!
të-varfëritë ç’ i gjeti!
erdhë prapë te qyteti!
Në kopshë hyn’ u pshenë,
dhe qent’ i pan e s’ u lehnë!
se qeni është m’ i mirë
nga njeriu pa mëshirë.
Kur një plakë shërbëtore
erth e i mori pej dore,
dhe tek e zonja i shpuri,
brënda në një dhom i vuri.
Vate zonja dhe i biri,
dhe shërbëtori i-miri,
të dy ëngjëllit’ i panë,
dhe uj’ e bukëz u dhanë.
Qau e zonj e shtëpisë
për brengët të foshnjërisë.
Mbrëmanet i-shoqi erdhi,
helminë nga goja derdhi!
tha, na u shua qyteti,
njeri nga trimatë s’ mbeti,
atë të-madhë e vranë,
po s’ di djemt e tij ku vanë!
brengë të-madhe na prunë,
nuk’ e di dot a i zunë:
pa e-zeza dot’ i presë!
Kshu tha Harith’ i pabesë!
Fëmijën e kish të-mirë,
e vet’ ishte shpirt-shëllirë,
qysh ish mbledhur Perëndija
më një vënt dhe djallëzija!
Të keqe ëndëerë panë,
djemt’ e varfërë pa qanë;
i-paudhi i dëgjojti,
dhe punën e kupëtojti!
U ngrit me nat’ i mori,
m’ anët të lumit i nxorri,
qiti kordhënë t’ i priste!
edhe ish gati t’ i vriste,
po djali me shërbëtorë
erdhë pas ata të-gjorë,
dhe e-shoqja duke qarë
për Ibrahimn’ e Myhtarë,
edh’ e zun’ e nuk’ e linin,
duartë mi djemt i vinin.
Ajy djall u zemërua,
edhe aq’ u keqësua,
sa, si pa që s’ hiqnin dorë,
pret djalën e shërbëtorë!
dhe gruanë e plagosi,
punën’ e atyr’ e sosi!
pa djemet kokën u preu
djallë nuk’ e piu dheu!
Trupat i hodhi në lumë,
oh! e keq’ e-madhe shumë!
popo! ç’ bëri faqe-ziu!
s’ ishte punë pej njeriu!
kokëtë Ybejdullllahut
ja pruri si zoqt e gjahut!
Ybejdi u zëmërua,
i tha, pa pyetur mua,
pse e bëre këtë punë?
të till’ emrë s’ dhashë unë,
pse i vrave? pa më thua?
djemt unë nga ti i dua.
Mereni, tha mos e lini
nxireni jasht edh’ e vrini!
Njerëzit me vrap e zunë,
tek kish vrar ata e shpunë.
Kur panë dhe dy të-tjerë
atje të vrar’ e të-nderë,
pan dhe gruanë vrarë,
mësuanë ç’ gjë kish ngjarë,
pa shumë u zemëruan
e nëmnë dh’ e mallëkuan,
pasandaj të-gjith i ranë,
atje tek kish vrar e vranë!
Hiqu, djall nga njerëzija
më të shoftë Perëndija!
Djall është njeriu vetë,
kur nuk është i vërtetë,
të tëra ç’ jan an e mb’ anë,
te njeriu gjithë janë!
Zot i math me mirësitë,
dhe djalli me djallëzitë.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Wed Mar 15 2017, 06:42pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Qerbelaja IX
- poemë nga Naim Frashëri

Qasuni, shokë të qajmë,
e zi paskëtaj të mbajmë
për dhëmbjet t’ Ali-Abasë,
se j’ u qasninë Qerbelasë!
Thotë peshë Qerbelaja,
edhe të-ngarët’ e saja,
njerëzinë e peshojnë,
të vërtetënë tregojnë;
këjo e rrëfen njerinë,
mirësin’ e ligësinë;
më nj’ an’ është Perëndija,
e drejta dhe njerëzija,
m’ anët tjatrë djallëzitë,
turpetë e ligësitë;
njëri ësht Zot’ i-vërtetë,
e tjatëri djalli vetë,
janë mbledhurë të-tërë,
kë të duash, atë zërë.
Ajy, që zë mirësinë,
piqetë me Perëndinë,
ajy, që mer ligësitë,
nukë del kurrë në dritë.
Zot’ i-vërtetë me djallë
bënenë një kurrë vallë?
e mira është Perëndija,
djalli është ligësija.
Këto ngjarje na rrëfejnë,
e mira dh’ e-liga çvlejnë;
s’ dalënë ballë-për-ballë
Judha dhe Krisht i-gjallë
Syfjani me Muhamenë,
Aliu me Mavijenë,
e Mervani me Hasanë;
pa ngjarje në mest po s’ kanë
Hinduja me Fatimenë,
e Jeziti me Hysenë,
ligësija me të mirën,
e drita me errësirën.
Po gjith i janë mësime
njerëzisë për durime;
ç’ hoqnë Zotërinjtë t’ anë,
ne mësime na i lanë:
të-këqijat t’ i durojmë,
e ne të mos i punojmë;
se ata nuk’ i punuan,
dhe hoqnë shum e duruan.
Zotërinj! u qofsha falë!
që e ndatë me një fjalë:
ligësisë nëm i dhatë,
mirësis’ i dhat’ uratë.
Jeziti i-Mallëkuar
ishte dehur e tërbuar,
ish i-zi posi kërcuri
dhe zemrën e kish pej guri,
ishte shum i shëmëtuar,
dhe fare i pa-mësuar,
shum’ i lik ish e i-ndyrë,
qe djalli n’ atë fytyrë!
Syfjanasit e mësuan,
se djajt’ atyre u shkruan,
q’ e la Imami Meqenë,
e vate të zij Qofenë,
i mblodhi gjithë Jeziti,
botënë më këmb’ e ngriti,
Ybejdullllahut i shkruan,
me lëvdata e mburruan,
shum’ i falë gjë e mitë,
dhe të-gjitha madhëritë,
e tërbuan fare qenë,
që të vrit Imam-Hysenë!
ushtëri mblodh e dërguan,
fuqinë shumë j’ a shtuan!
Ymer i-Sadi-Vekasit
ish i-lik si Amr’ i Asit,
i doj shumë madhëritë,
andaj gënjehej me mitë.
Ybejdi me shok e thirri,
i tha: Ti, që je m’ i miri,
të març shumë ushtëtarë,
e të jesh mi gjith i-parë,
të veç e të zesh Hysenë!
në do që ta kesh mik brenë.
Ymeri s’ deshi ta marë
përmbi vehte këtë barrë,
tha: Këtë s’ e bënj dot unë
shum’ e-madh’ është kjo punë
kam frikë nga Perëndija,
edhe turp nga njerëzija,
s’ mund t’ a nxinj faqenë t’ ime,
shpirtin t’ a heth nër mundime!
Këta Ymerit i dhanë
Rijën’ e Taberistanë,
të tija ato t’ i ketë
e nën’ urdhërë për jetë!
Nga e-vërteta u kthye,
i-nëmuri u gënjye!
Ty! o lakmim i-shkretë!
të shoftë Zotth i vërtetë!
Mbi mijëra ushtëtarë
u bë Ymeri i-parë,
edhe më s’ e nxij qyteti,
ish ngrihurë posi mbreti!
Ulëshua nga shtëpija,
pa i thotë djal’ i tija:
Ti të vraç Imam Hysenë,
s’ bër-e ti me shokët benë?
edhe kartë nuk i shkrove?
të vij këtu s’ e kërkove?
mos je foshnjë sot a djalë,
që të këthesh bes e fjalë!
Për të fituar gjënë,
të na ndysh farënë t’ ënë!
të na mbesë mallëkimi
për jetë edhe mundimi!
Turp të-math ke për të lënë
edhe nëmë në fist t’ ënë.
Se djalën’ e Fatimesë
për të bir’ e Mavijesë!
Sa e doj yt at’ Alinë
e kishte si Perëndinë!
Kurrë nukë ndahej soje,
gjithënjë e zinte ngoje.
Le besën e Perëndinë!
edhe ze makutërinë
që është gjë e-pështirë,
kurrë fundi s’ i del mirë!
Këto fjal i tha i biri,
se ndryshe po s’ thot i-miri.
Djali tjatërë i thotë:
ç’ e dëgjon këtë! flet kotë,
ti vështo punënë t’ ënde,
se po të falë dy vënde.
Ymeri më s’ u mejtua,
tha, ju mos më msoni mua.
Kshu e mbyti babëzija,
pa u nda nga mirësija
la më njanë Perëndinë,
edhe mori ushtërinë,
ndau dy mij ushtëtarë,
pa Hyrë vuri të parë,
dhe të tjerë njerës vuri,
gjithë vëndetë i zuri,
udhët të-tëra i prenë,
të mos vin’ e të mos venë
ushtërin e kishte ndarë.
Hyrrë e dërgoj më parë.
Imam-Hysejni po vinte,
njerëzija pas i binte,
edhe foshnjatë dhe gratë,
plakatë edhe të-ratë
ati zoti pas i ranë,
pej gëzimit me lot qanë.
Ish i-bir’ i Fatimesë,
q’ i kishinë prurë besë,
ishte drit e Perëndisë,
mburronjës’ i njerëzisë,
të-vërtetënë mburonte,
njerinë doj t’ a shpëtonte.
Pa Firisdik vjershëtorë
e gjet mbudh Imam i gjorë,
ju fal shum u gëzua,
qau me lot posi grua,
i tha: Drit e gjithësisë,
hij’ e lart’ e Perëndisë
mos i sill besë Qofesë,
janë njerës të-pabesë.
Imami kartëra shkrojti,
njeri në Qofe dërgojti.
Atë të-varfër e zunë,
Ybejdullllahut ja shpunë,
e nxuarrë duke sharë,
pa pyeturë e varrë!
Imami hoqi Zehirë,
q’ ishte njeri shum i-mirë,
kish besuar Perëndinë,
dhe doj Muhammet-Alinë,
Imam-Hysenë Zehiri
duke parë me gas thirri,
pa i tha vinj pej Meqeje,
e paskëtaj s’ ndahem teje.
Kshu tha njeriu me besë,
se kish njerëzije pjesë.
Andej në Shekik arritnë,
atë natë atje zbritnë.
Ymer-Sadi kish dërguar,
njeri e kartë kish shkruar,
këtë njerinë që vinte,
e gjëmë të madhe shpinte,
më nesëret mb’ udh’ e hasnë
dhe te Zoti yn’ e qasnë.
I dha kartënë në dorë,
në zëmërt i vu dëborë!
Karta thosh: Myslimn e vranë
dhe miqt’ e tij j’ a përndanë
kokën në Sham ja dërguan,
dhe djemt e tij shumë vuan,
pasdaj armikët i gjenë,
të dyve kryet u prenë
punë shumë kanë ngjarë,
shumë njerës janë vrarë!
Tani mërzit-e Qofenë
dhe mos e lerë Meqenë.
Myslimi kshu më pat thënë
pa prapë gojën e zënë.
Kështu thoshte kart’ e shkretë!
Imami me zë të qetë
këndoj kartënë dhe mbeti,
pa tha, opopo! ç’ na gjeti
dhe qau me ngashërimë,
në zëmrët ndjeu një limë.
E-tërë fëmija qanë,
dhe në zi të-madhe ranë!
Për djemthit e për Myslimnë,
s’ e mbanin dot mallëngjimnë!
vashat e djemt’ e Myslimit
ng dhëmbjet e idhërimit
qaninë me gashërimë!
me lot e me psherëtimë.
Ç’ u prunë të madhe gjëmë,
armikëtë paçin nëmë.
Njerëzija erdh e vanë,
Imam-Hysejnë e panë,
dhe i kishin dhënë besë,
si cili me të të mbesë.
Posa u hap këjo fjalë,
të shumët muarrë malë!
ata të-liqtë u ndanë,
e sicili shkoj më nj’ anë
të mirëtë pas i ranë,
edhe vetëm nuk’ e lanë.
Imami u tha: Të shkoni
nukë dua të qëndroni,
kush e mer në syt të vdesë
ajy me mua të mbesë,
papo të-shumëtë shkuan
e të pakëtë qëndruan.
Kshu shkuan dy a tri ditë
sa undanë mirësitë,
edhe ligësit u ndanë,
e më tjatrët anë vanë.
Shumë njerës erdh’ i thanë,
armikëtë shumë janë,
dhe vëndet i kanë zënë,
as një udhë s’ kanë lënë,
po vinë si mizërija,
nëm’ u dhëntë Perëndija.
Kthehu prapë nga Meqeja,
se s’ është nd’ udhë Qofeja.
Ata gjithë kshu i thanë,
se rreziknë mir e panë,
po nuk’ e lij vetëdija.
Si ta bënjë Perëndija,
tha, se unë s’ munt të kthehem
si foshnjë nuku rrëfehem.
Kshu tha Imam i-vërtetë.
Ajy ish Aliu vetë.
Muarrë udh’ edhe pakë
pej Qofeje fill e flakë.
Hyrri me gjith ushtërinë,
Imamit kundrejt i vinë,
dhe posa j’ a zuri syri
u gëzua shumë Hyrri,
i la shokëtë mërguar,
dhe erdhi duke gëzuar,
Imam’ i tha: Pa më thua,
erdhe të lëftonç me mua?
a për ndihm’ e për të-mirë?
me ç’qëllim e me ç’ dëshirë?
Ajy i tha, jam mik unë,
dhe ju derth i puthi gjunë,
pa i tha: Besonj Alinë,
si besonj dhe Perëndinë,
po të lutem, kthehu prapë,
pa Zoti si të t’ a apë;
nxirr-e nga mëndja Qofenë
hiq së-rish zërë Meqenë,
se njerëzit e Qofesë
kurrë s’ mbajnë fjal e besë,
ndryshe, dhe po janë vrarë
këtë her’ edhe më parë,
njeri s’ ka mbetur me besë,
paskëtaj të mos kesh shpresë!
Mua më vjen shumë frikë,
të lutem ktheu dhe ikë;
se po vinë mizërija,
që i shoftë Perëndija!
Hyrrit Imami i thotë:
s’ kthehem se qeshem në botë,
s’ jam kthyer praptazi kurrë,
do të vdes këtu si burrë!
nga udh’ e Zotit nu kthefsha,
këmbënë mb’ udhëz e thefsha,
për një të drejtë përpiqem,
për të-vërtetën po digjem,
për udhët të Perëndisë,
për shpëtimt të njerëzisë!
vdekjen përpara e kemi,
për jetë këtu po s’ jemi,
një her as po do të vdesim?
sonte! ne për se të mbesim?
se me syt e-mij sot unë,
nuk’ e shoh dot këtë punë!
a dotë shpëtonj njerinë,
të vë besë njerëzinë,
apo këtu dotë bije,
njeriut kshu i ka hije.
Kshu tha Imam i-vërtetë
me zëmrë shumë të-qetë.
Hyrri tha: kjo ësht’ e-vërtetë,
po sot s’ mbeti gjë në jetë,
të-mirënë nuk’ e njohin,
të vërtetënë s’ e shohin,
po mbretëron marrëzija,
nukë ka duk urtësija,
thuaj fjalë sa të duash,
dëm e kotë dotë vuash!
I ka verbuarë frika,
edhe u ka rënë pika!
hiq’ e më zerë Meqenë,
leri në djallt le të venë!
t’ a mbarojnë ç’ kanë zënë,
se kështu qënëka thënë!
Je me gra e me fëmijë,
pa kjo punë ska shijë,
përpara një mizërije,
e ndaj kaqe ligësije
ç’ munt të bënjë e vërteta?
është përmbysurë jeta!
Më dërguan për të zënë
mua, nukë për të lënë;
po ne me të bërë natë
nukë bijem këtu njatë,
do t’ a mërgonj ushtërinë!
punënë të mos e dinë,
ju ngrihi prëm e mos flini,
dhe ikëni e mos rrini.
Kshu i tha dhe bindi Hyrri,
fjalënë ja hëngri syri.
Me të ngrysurë u ngrinë,
u kthyenë dhe po vinë,
lanë udhën’ e Qofesë,
e j’ u kthyen Meqesë.
Po nat’ e shkret’ ishte sterrë!
edhe qielli skëterrë!
në të zi ishinë veshur
ishin vrënjtur, s’ kishin qeshur
qiejtë me lot po qanin,
edhe yjtë zinë mbanin,
hëna ish pshtjellë në rezë
jeta ish e tër e-zezë!
Veç vetëtima j’ u ndrinte,
në t’ errët fare s’ i linte,
vetëtimatë po ndrinin,
zëmëratë psherëtinin!
edhe gjëmimi kërcitte,
gjithë dhenë e trëndintte!
i ishin nisur Meqesë,
fëmijz’ e Fatimesë,
po në atë errësirë
udhënë s’ e gjenë mirë!
pa më tjatër’ udhë ranë,
e vanë më tjatërë anë!
s’ kishin marrë udhë mirë,
nata ishte më të gdhirë.
Kal’ i Imamit qëndrojti!
nguli këmbët’ e më s’ shkojti
dhe sa mundi shkrefëtiti,
me zë të-math hingëlliti!
O moj kafshëz’ e-uruar!
e-thëna të ka ndaluar!
aty n’ atë vënt u bënë
punëratë, q’ ishin thënë!
Zoti ynë s’ di çpërmëndi,
tha ç’ i thonë këti vëndi?
Këti vëndi an’ e mb’ anë
Qerbela! i thon’ i thanë!
Tha: Zoti pastë lëvdatë!
fjala që ka thën’ im atë!
Ahere më nuku priti,
po me vrap nga kali xbriti!
Ngriti kryetë përpjetë,
edhe tha: Zot i-vërtetë!
urdhëri yt u mbaroftë!
edhe fjala jote shkoftë!
Kshu tha edhe puthi dhenë,
shokët e panë dhe mbenë!
Atje i shpu Perëndija!
pa xbriti gjithë fëmija.
Po dhe në Meqe të vinte,
armiku nukë e linte!
i vëllaj, q’ u hoq më nj’ anë,
për se të gjallë s’ e lanë?
Ç’ u bëri Imam-Hasani?
q’ i dha helminë Mervani!
Kudo t’ ish e ç’ do të bënte,
e dij q’ ajo dota gjente!
Popo! se ç’ kanë punuar
armikët e mallëkuar
për djemthit e Fatimesë!
kurrë mos paçinë ndjesë!
Dita ishte duke hapur,
edhe drita duke çapur,
errësira ish mbaruar,
se u bënë s’ ishin shkruar!
dielli nga mali dolli,
ditënë mbi dhet e solli!
dielli nga ajo ditë
më të mos dhënëke dritë!
të perëndonte për jetë!
qielli të mbetej shkretë,
e dita më të mos vinte,
dheu në t’ errët të binte,
yjtë të qenë përpjekur,
njerëzit të kishin vdekur.
O moj hën’ e jetë-gjatë,
ti kur s’ ndrite atë natë
më të mos ndritkëshe kurrë,
po të nxiheshe si urë,
gjëllimi të kish pushuar,
jeta të ishte mbaruar.
Zot i-math, përse duronje?
as po gjith’ i përvëlonje,
s’ e pandeh të jesh i-gjorë,
e të mos kesh gjë në dorë,
edhe e-tërë kjo jetë
të jetë pa zot e shkretë.
Drit’ e-lart’ e mirësisë,
shtyll’ e gjithë njerëzisë,
bashkë me shokët e-tija
u falë te Perëndija.
Atje ranë, pa kur panë,
rreth e rrotull Qerbelanë
armikët’ e mallëkuar
e paskëshinë rrethuar.
Më një vënt të-lart’ u mblodhë
ndënjnë pakë e u çlodhë,
pa gjithë punënë zunë,
ç’ do gjë në radhë e vunë,
tendëtë atje i ngrehnë,
armikëtë gjith’ u pshehnë,
vënt të mirë shumë zunë,
e mbaruanë ç’ do punë,
grat e foshnjatë më nj’ anë,
m’ anët tjatrë burrat vanë.
Nisetë me shok Ymeri,
q’ ish ndër kryerë si derri,
erdhi te Imam-Hyseni,
duke hiruar si qeni,
afërë tendëse xbriti,
Imami ungrit e priti,
pa i tha: Për të lëftuar
ke ardhur duke harruar
miqësin e Perëndinë
edhe Muhamet-Alinë?
Ti vetë nukë më shkrove?
në Qofe mua s’ më ftove?
së pari ju më kërkuat,
tani besën e harruat,
nuk’ e di, o jetë-gjatë,
sa na doj neve yt atë?
ajy ty kshu të la fjalë,
sa qe gjall kur ishe djalë.
Gjyshi im u vuri besë?
a i at’ i Mavijesë?
atë të parënë t’ ënë
s’ mbani mënt, ç’ u ka thënë?
e latë besën e fenë,
edhe zutë Mavijenë!
mirë bët’ e bukur bëtë!
se u marruanë gjëtë!
po mua pse më gënjyet?
pa tani besën e kthyet!
më shkruatë e më thatë,
të vinj me dit’ e me natë,
t’ u shpëtonj nga robërija,
e nga gjithë ligësija.
Pandeh se dua fitime?
a punonj për vehtet t’ ime?
unë për ju po përpiqem,
dhe përvëlohem e digjem,
nuk e dini ç’ kanë bërë
Syfjanasitë të-tërë?
Jezitit i vunë besë!
që më të gjallë t’ u vdesë!
unë kam shumë durime,
po është më qafët t’ ime
dhe shpëtim i njerëzisë
edhe udh’ e Perëndisë.
S’ e kanë fajnë të-tjerë,
po ju, që jini të-blerë,
se nderë e kini shitur
te Jeziti i-mërzitur,
shpirtinë t’ uaj e shittë,
dhe njerëzin e rrobittë,
s’ u ka mbetur as vetijë,
as zëmër as vetë-dijë!
botën ju më qaf e kini,
ndaj Zotit qysh dotë vini?
ç’ do punë, që bën në jetë,
e gjen te Zot i vërtetë,
të-liga na bëtë kaqë,
prapë unë dua paqë,
pa juve luftënë zutë,
paqënë në dhet e vutë,
ku është vëllazërija?
që na fali Perëndija!
vëre në vesht këtë fjalë,
se, një herë do të dalë:
këtë, që më bëtë mua,
e kini për jetë hua,
do t’ a hiqni nonjë herë,
Zoti nukë dot’ a lerë,
mua bë-më-ni ç’ të doni,
po njerëzinë mejtoni.
Kshu tha Imam’ i-vërtetë,
i qofshim falë për jetë,
Ymeri u turpërua,
edhe ndenj e u mejtua,
tha: Këto, t’ u ngjattë jeta,
janë gjithë të vërteta;
po fuqi e gjë e-shkretë
ç’ do pun e muntkan në jetë
dh’ e-drejta edh’ e-vërteta
mbetkanë fare të-shkreta,
paska fuqi djallëzija,
sa s’e muntka urtësija,
të-gjithë nuk’ e durojmë
Jezitnë, dh’ e mallëkojmë,
që prishi besën e fenë,
na vuri në gojë frenë,
edh’ e mbyti krejt lirinë,
bëri ligë ligësinë,
gjë në jetë nukë mbeti
nga ç’ pat bërë Muhammeti.
Jeziti ësht’ egërsirë,
e dimë dhe ne fort mirë,
u bë mbret e mbret mundonjës
edhe prishës e shkretonjës,
lig’ ajy ka djallëzinë,
s’ do ta dijë mirësinë,
s’ ka pjesë pej njerëzije,
as frikë s’ ka Perëndije,
po punëtë kshu u bënë,
nuk e di pse qënka thënë,
gjith u bënë egërsirë,
është keq njerith imirë,
se është dit e të-ligut,
kanë nder punët e shtrigut,
djallëzija vete mbarë,
së drejtës s’ i mbet as farë,
neve një frik e një shpresë
na bënë kshu të-pabesë,
ti po mundohesh për neve,
që t’ u heqç xgjedhënë qeve,
po ne jemi të liq-vetë,
pa na mundojnë si qetë,
dhe puna si është bërë,
njeriu s’ di nga t’ a zërë.
Kshu tha Ymer’ i mahnitur,
po besën e kishte shitur,
këto pun ata i bënë,
pa nuk është se ish thënë.
Atë ditë këto thanë,
ndenjnë pakë, pa u ndanë.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Wed Mar 15 2017, 06:43pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Qerbelaja X
- poemë nga Naim Frashëri

Zoti ynë me Ymerë
u poqn aty shumë herë,
edhe shumë fjalë thanë,
po punënë nuk e ndanë,
pasdaj erdhë me Ymerë
dhe shumë shokë të-tjerë,
pa u tha Imam-Hyseni.
Ju zotërinj si e gjeni?
Unë u them, mos më ngini
në punët t’ ime më lini,
të këthehem nga Meqeja,
e të mar nga Medineja,
të rri në punëzët t’ ime,
se kam hequr mjaft mundime,
këtu po juve më prutë,
në këto brengë më shtutë;
a në dashçi në Sham vemi,
se frikë nga njeri s’ kemi,
pa të shoh, ç’ thotë Jeziti
kjo madhëri nga i xbriti,
po në Qofe këtë herë
s’ vete, se ësht’ e-përzjerë.
Ju punën tuaj vështoni
edhe bëni si të doni,
e cilënë të pëlqeni.
Kshu u tha Imam Hyseni.
Ata, fare mirë, thanë
fjalënë këtu e lanë,
Ybejdullllahut i shkruan,
këto gjithë ja treguan.
Po Ybejdi, derr i derrit,
i përgjigjetë Ymerit,
i thotë: Ju mos mënoni,
Imam-Hysenit i thoni
Jezitnë për mbret ta njohë,
dhe punën e-vet të shohë;
pasdaj kartë më dërgoni,
e ç’ të thotë më tregoni.
Ybejdi kështu kish shkruar,
djalli qoft’ i mallëkuar.
Këta me kartët u derdhë
te Imam-Hyseni erdhë,
kartën në dorë ja dhanë,
edhe, ç’ na thua? i thanë.
Imam Hyseni tha: Unë
nukë njohë të-tillë punë,
botës i dhanë lirinë,
duke ngrehur parësinë,
të xgjedhënë një të parë,
dhe të-urtë, jo të marrë,
lakëmimet, madhëritë,
të ligatë rëndësitë,
gjakëratë, marrëzinë,
mundimetë robërinë,
të gjitha i kemi prerë,
së-drejtës i dhamë nderë,
të-paudhëtë i shtumë,
ligësitë i përzumë
njerin e lamë të-lirë,
të bënjë si është mirë
këto me shumë mundime
u bën e me hidhërime
Syfjanasit zunë fronë,
edhe më s’ dinë ç’ thonë.
Me pahir gjith’ i rëmbyen
edhe besën e çkëmbyen,
njerëzinë e mundojnë,
e rrjepin e përvëlojnë
udhën e Zotit e lanë
të-paudhën besë kanë,
ç’ po bëjnë e ç’ kanë bërë
juve i dini të-tërë.
Po t’ a njoh mbret Jezitn’ unë
si thoni me të përdhunë,
e të bënem rop i tija,
mar pjesë nga ligësija,
pasdaj gjithë marrëzitë,
dhe dëmet e pabesitë,
e djallëzinë të-tërë,
meret vesh, q’ un’ e kam bërë,
posa të njoh mbretërinë,
e le të shkretë njerëzinë,
se vëmë mbret ligësitë,
dhe të parë djallëzitë
djallëzija është vetë
Jeziti në këtë jetë!
pa s’ i le dot mirësitë,
të bënj besë djallëzitë,
këtë fjalë mos m’ a thoni,
e këto mos mi kërkoni,
unë se njoh ajy, vetë,
si të dojë letë jetë!
Nuk e le dot Perëndinë,
e të njoh Jezitërinë,
se s’ turpërohem në jetë,
edhe te Zot i-vërtetë,
pa vdekjenë pjes e kemi,
kemi ardhur, dotë vemi,
po mos u mundoni kotë,
Imami këto u thotë.
Ajy s’ kishte shok në jetë,
ishte si Zot i vërtetë,
kish të-bukurë vetijë,
e të lartë vetë-dijë,
zemrën e kish të-qëruar,
dhe fjalënë të-peshuar.
Ata fjalët, që dëgjuan,
Ybejdullllahut j’ a shkruan.
Pa ajy u egërsua,
edhe shum’ u ashpërua,
thirri Shimrë-dhil-Zevshenë,
popo ku e gjeti qenë,
që donte Jezitërinë,
ish armik me njerëzinë.
Shimrin’ e Shithn’ e Nemirë,
q’ ishin fjeshtë egërsirë,
këlyshët e Mavijesë,
të-paudh’ e të pabesë,
i dërgoj me mirë dhjetë
kundrejt Zotit të-vërtetë.
U tha: Ujëtë t’ u prisni,
edhe të gjithë t’ i vrisni,
kët ujëtë e prenë,
dhe më s’ i lenë të venë.
Hëna kishte ditë shtatë,
kur i lanë buzë-thatë,
dielli të përvëlonte,
njeriu pa ujë s’ rronte,
foshnjatë me lot po qanin,
dhe zi të-mjeratë mbanin.
Abas-Aliu del vetë,
mori shokë pesë-dhjetë,
pa drejt ujit u lëshua,
edhe shum u zëmërua,
tha: E mbani mënt një ditë,
q’ ishin të dy ushtëritë,
edhe ahere t’ im atë
juve pa ujë e latë,
ajy ujët kur e zuri,
garth si juve nukë vuri,
po u tha të mos harroni,
këtë punë t’ a mejtoni,
për këtë dit’ u ka thënë,
fjalën andaj e ka lënë
ky lumë ishte ky, Fyrati,
që j’ a ndalonit t’ im ati.
Kshu tha i bir’ i Aliut
n’ ushtërit të faqe-ziut,
po ata nuk e dëgjonin,
dhe ujëtë s’ e lëshonin,
këta kordhëtë i çkulë,
edhe më t’ i bënë vrulë,
dhe muarrë uj’ e prunë,
po prapë ata e zunë,
mijë plotë gjashtë-mbë-dhjetë
vunë n’ at ujë të shkretë.
Më nesëret dhe një herë
Imami kërkoj Ymerë,
i thanë pakë të dalë,
dot’ i thotë dy tri fjalë.
Pa u poqnë me Ymerë,
Imam’ i tha këtë herë:
Ymer, ç’ është kjo rrëmujë?
pse s’ lini të marrën ujë?
kemi gra kemi fëmijë,
ju s’ pasëki vetëdijë,
foshnjatë s’ rrinë pa ujë,
pse e bëni? a për bujë?
frikë Perëndije s’ kini?
juve ç’ farë njerës jini?
Kshu i tha të qofsha falë,
i duhej thënë kjo fjalë.
Kemi urdhër, tha Ymeri,
ç’ të bënj edhe un i-mjeri,
se pasdaj mua më vrasin,
të-gjallë në dhet më kllasin,
më humbasinë për jetë,
dhe djemtë m’ i lenë shkretë.
Kshu tha dhe u ngrit e iku,
i pabes’ ishte armiku!
Si iku andej Ymeri,
i vate atje Berjeri,
që ish një plak shum i-ndjerë
poqi shokët’ e Ymerë:
Utha shumë fjalë plaku,
se i ish ndezurë gjaku.
Ymeri i tha: Më dhanë
Rijën’ e Tabëristanë,
s’ e le dot të-mirën time,
e gjithë këto fitime.
Këto fjal i tha Ymeri,
pastaj j’ u kthye Berjeri,
i tha: O i-mallëkuar,
s’ i ke për të trashëguar,
veç nëmënë do të merri.
Kshu tha dhe iku Berjeri.
Ungrit Habib-Myzahiri,
dhe dy a tre shokë thirri,
hipnë në kuaj e brodhë,
nër fshatra ndihmës mblodhë,
Habibi, q’ ish vet i-tretë,
mblodhi shokë nëntë-dhjetë;
po armikët’ e mësuan,
shum ushtëtarë dërguan,
pa udhënë u a prenë,
nukë doninë t’ i lenë,
pasdaj uzu luft’ e-shkretë,
e u vranë disa vetë,
nga ndihmësit shumë ranë
të-pakëtë u përndanë.
Habibi me shokë iku,
nuk’ e zuri dot armiku,
erdhë prap, aty tek qenë.
Nuk’ e lan Imam-Hysenë.
Hën’ e-shkretë kishte tetë,
nata po vinte e qetë,
e dëgjuan njerëzija,
që mbet pa ujë fëmija,
dhjetë trima pshatëtarë,
njerës me bes e të-parë,
në gjithë atë rrëmujë
u prunë fshehtazi ujë.
Njerëzit këta i panë,
i njohnë cilëtë janë,
ata më nukë qëndruan,
po lan ujëtë dhe shkuan.
Ish e-gjallë njerëzija,
po s’ e lij Jezitërija.
Njerinë Zot’ i-vërtetë
nuk’ e le dhe fare shkretë.
Më nesëret nëntë hëna,
po afërohej e thëna.
Shimri kartë kishte shkruar,
Ybejdit j’ a kish dërguar,
e thoshte për Ymerë,
s’ do ti shtërngonj e t’ u bjerë
se s’ e harron miqësinë
e t’ et, që kish me Alinë.
Po merr një kartë Ymeri
nga Ybejdullllah-shpirt-derri
i shkruan, fortt t’ i shtërngoni
dhe dendurë t’ i rrethoni,
as të hynjë, as të dalë
njeri as t’ u thotë fjalë,
rreth e rrotullë t’ u vini,
ujë fare mos u lini.
Pa ti Ymer në ke frikë,
lëre Shimrinë dhe ikë.
Kshu i shkroj Ybejd-shpirt-derri,
pa u tremp shumë Ymeri,
papo me vrap atë ditë
i përhapi ushtëritë,
e rrethuan Qerbelanë,
njeri të vij nukë lanë.
Jet e-zez o jet e-shkretë,
që s’ ke gjëzë të-vërtetë.
Ajo fëmij e-uruar,
që njerin e kish ndrituar,
të heqë kshu të-këqija,
pse i duroj Perëndija?
Grat e foshnjatë po qanin,
lottë s’ muntninë t’ i mbanin,
burratë gjithë po rrinin,
fundin e punës e dinin.
Imam-Hysejn-brengë-shumi,
u pshtet pak e zuri gjumi,
n’ ëndërrë pa Perëndinë,
edhe Muhammet Alinë,
edhe Mëmë-Fatimenë,
gjithë të-mirëtë ç’ qenë,
pa dhe Imam-Hasanë,
q’ i rrij Fatimesë pranë
e pa të-tër atë jetë,
fron e Zotit të vërtetë,
ëngjëllitë duke qarë,
me fytyrëzë të-vrarë,
me një herë, gjith i thanë
po të presin më kët’ anë.
Imam Hysejni u xgjua,
nga ëndërra u gëzua,
po më pasdaj psherëtiti,
posi shi një lot’ i xbriti
Zejnepa dhe Gjylsyma
të dyja ngrinë si bryma
q’ ishin motërat e tija,
t’ ardhura nga Perëndija,
pa i mblodhi gjithë gratë,
dhe zuri fjalë të gjatë,
u tha: Të kini durime
të jini si burra trime,
puna si do që të ngjanjë,
nonjë nga ju të mos qanjë,
neve na dha Perëndija,
kaqe shumë të këqija
që të shohë sa durojmë,
e gjer më ç’ vënt e besojmë;
na dha të-këqija Zoti
si dhe të-tjerët qëmoti
që paskëtaj njerëzija,
kur të heqin të këqija
të mos thonë që s’ na deshi
Zoti, po na ther rrebeshi
për njerinë u përpoqmë,
edhe nga njeriu hoqmë
të këqijatë, që pamë,
njeriut mësim ja lamë,
un i falem Perëndisë,
që ja bëri njerëzisë
mundimet tona pasqyrë,
t’ i ketë më ç’ do myxyrë,
brengën tënë të rrëfejnë,
shpirtinë t’ a përdëllejnë,
andaj dhe ju të duroni,
si në mësim t’ i tregoni;
se i duhet njerëzisë,
që i beson Perëndisë,
zëmrënë mos e ngushtoni,
dhe Zotnë mos e harroni,
sa do të rrojmë më jetë,
s’ shpëtojmë nga vdekj’ e shkretë!
Imami tha këto fjalë,
dhe pushoj i qofshim falë!
Ahere një i-mallëkuar
nga armikët del kaluar,
Imamit i tha ca fjalë
po kur trëmbet ajy kalë!
pa iku dh’ e mori xvarrë!
cop e bën e s’ e le fare!
Armikët çudin e panë,
po djallëzitë s’ i lanë!
Prap Imami fjalën zuri,
nër zëmëra duri shturi.
Shehrë-banun e kish grua,
q’ i vanë lottë si krua,
ish njeri i Perëndisë,
bij e mbretit të Persisë.
Dita po ngrysej e shkreta,
nata po vij këmbë qeta!
Ybejdi i-mallëkuar,
prapë njerës kish dërguar,
pas urdhërit që u prunë,
armikëtë luftënë zunë!
Imami s’ doj të lëftonte,
nxorri Abaz u tha: Sonte
s’ mbet kohë, që të lëftojmë
gjer nesërë të mënojmë.
Armikëtë së pari s’ deshnë,
dhe fare s’ i vunë veshnë,
po pastaj dh’ ata e panë
q’ u ngrys e luftën e lanë.
Imami u tha, pa mihnë
burratë dhe grat u ndihnë,
rreth tendëvet dhen e hapnë,
e bënë të thellë trapnë,
pa hodhë shkarpa e gjëmba,
që nuk i shkelte dot këmba,
një derëzë vetëm lanë,
pa gjith Imamit i vanë.
Zoti ynë atë natë
shokëvet u dha uratë,
u tha fjalë fort të-mira,
e për jetë të-pavdira;
pa u tha pasdaj t’ a lenë,
dhe të ikin e të venë,
se më qafë s’ munt t’ i marrë,
si kush të shkonjë më parë;
ata, nuk ikim i thanë
dhe gjithë ndër këmb i ranë.
Neve me ty dotë vdesim,
pas teje s’ duam të mbesim.
i thanë gjith edhe qanë,
pasdaj gjithë bashkë vanë,
të-vërtetit Zot ju falë
me zëmërë, jo me fjalë.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
Go to page  1 2  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.5413 sec, 0.0632 of that for queries. DB queries: 57. Memory Usage: 4,088kB