Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Rreth Shkodrës dhe për Shkodrën
 
<< Previous thread | Next thread >>
Buna e lunrushme dhe porti i Buns ???
Go to page  1 2
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Tue Dec 04 2007, 02:37pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
A ka rdh koha mu rihap porti i buns me terminal bashkohor. Si menoni ju a duhet mu ba prioritetet prej Shkodranve e bashkis te Shkodres





[ Edited Tue Jun 08 2010, 09:43am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
the_wind
Tue Dec 11 2007, 11:05am

Registered Member #622
Joined: Thu Mar 29 2007, 09:44am

Posts: 146
kjo asht shum mendim i pjekun te pergezoj dhe jam i nje mendimi me ty LEC
Back to top
SYZEZA
Tue Dec 11 2007, 11:14am

Registered Member #828
Joined: Tue May 15 2007, 09:55am

Posts: 291
PORTI I SHKODRES KA KEN HISTORIKISHT ORIGJINA E PASUNISE NE SHKODER. NEPERMJET KTIJ PORTI SHKODRA KA KOMUNIKU JO VETEM ME MALIN E ZI PO EDHE ME BOTEN, SIDOMOS ITALIN. KJO GJA KA BA QE SHKODRA ME KEN GJITHMON WE PARA N'KULTURE, ARSIM E HAPJE NDAJ TE RES. MBYLLJA E KTIJ PORTIT ERDHI ME SYNIM ME IA LIDH KAMT SHKODRES SE NDRYSH NUK KISHTE SI ME E BA ZAP KOMUNIZMI.
TASH MENDOJ SE DUHET, BILES ASHT E DOMOSDOSH ME E HAP NJAT PORT QE ME VAZHDU TRADITA E NDRITUN E SHKODRES E BASHKIJA DUHET SE S'BAN ME BA DICKA RRETH KSAJ QESHTJEJE
Back to top
the_wind
Tue Dec 11 2007, 11:18am

Registered Member #622
Joined: Thu Mar 29 2007, 09:44am

Posts: 146
me pelqen kjo tema qe keni hap ktu
Porti i Shkodres asht pjes e historis se Shkodres , keni mendime shum te pjekuna te dy D
Back to top
L - N
Tue Dec 11 2007, 12:31pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623


[ Edited Tue Jun 08 2010, 09:41am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
::bud::
Mon Dec 17 2007, 12:06pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
Lec, SYZAZA dhe the_wind jam dakort me thanjet tuaja dhe do shtosha 2 fjale nqse me lejoni.

Qe ka nevoj shkodra per nje port mallrasht asht mase e domoshme.
1- sepse krijone ne lidhe te "drejperdrejt" internacjonale dhe nuk kemi nevoj per Durrsin apo Vloren apo ndoj qytet tjeter.
2- gjithasht Mali i Zi ka ma leverti me u hap ky port sepse parkimi i anijeve asht ma i sigurte ne liqen sesa ne Dete.
3- Bumi ekonomik vjen qjithmione nga exposimi i vendit ne import export dhe turizem.

Por do te shtoja qe ne menyre qe kjo te bahet e mundshme, lumi drin dhe buna duhet te punohet ne menure
qe te krijojn kushtet e trfikut detar.
Ura e bunes duhet rindertuar.

Nje gja me ka thane kenaqesi asht fakti qe porti i bunes asht hap si pike kufitare dhe per mu kjo ka rendesi shume
sepse tregon shenjat e para kundrej ketij vizjoni qe shpresoj te bahet rrealitet.
Back to top
belgium
Tue Dec 18 2007, 01:56am

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
shkodra ne radhe te pare ka nevoje,per nji stazh economik dhe ate riperseritje te tradites,shume te lanun mas doret nga interesa kalimtare,qe vec dam po shkaktojn,ma teper se cfare i beri diktatura.dojn apo nuk poduan nji kjo asht realiteti.shkodra duhet te zhduke politizimin bashk me frymen e keqe,te disa individeve shum ngjyresh fetar,politikan,racional,nacionalist fallco etj etj.....e para gja duhet bere kujdes,te mos flitet,declarohet ne emer te shkodres,shkodra nuk asht pron e askujt.dhe nuk ka celes qe ta mbylle kush,qofte ai shkodran,apo jabangji.per te ndertu nji port,nji te ardhme te re shkodres i duhen dashamire,te cfaredo nacionaliteti qofte.boll i knohen kang per buenen,rozafatin,drinin e kirin,alpet qe jan ne harres.e sot nuk po asht e pushtueme,prej kujt se dhe njato ndertesa te bukra te vjetra,u ndertunen ne lufte nga turqia,italia.ura e bunes nuk e ndertunen shkodra por pushtusit.po kta pushtusit vendas bashkijak po dalin,ma gjakatar se i huji..............rrofte shkodra e shkodranis
Back to top
zjermi
Tue Dec 18 2007, 05:24am

Registered Member #1293
Joined: Mon Oct 01 2007, 04:38am

Posts: 2976
I nderum Lec ne rradhe te pare, te lutem ndrysho dicka tek tema. shkodra nuk ka pase port as para 2400 vjeteve, as per 2400 vjet. po te lexosh shkrimet e Marin Barletit veren se liqeni jone i shkodres eshte nje liqen i ri me moshe, libri "rrethimi i shkodres" pershkruan indirekt kete fakt. me perjashtim te kesaj tema asht shume e goditun.
Jam dakort me keto mendime qe jepen persa i perket hapjes se nje porti. E mira do kishte kene mas me u pa mbyll kurr ai port, por qa ti bash politikes izoluese dhe shkaterruese qe ndoqi pushteti komunist ndaj shkodres. Shkodra ne fakt ishte potencial ne ekonomine shqiptare te asaj kohe. Ne qarqet ekonomike te kohes Shqipnia identifikohej permes Shkodres, e Shkodra permes 'bexhistenit' dhe 'kafes se madhe'.
Ne nje bisede interesante qe me takoi me ba me nje shok temin para pak muajsh, u bana me dije se ekzistote nje projekt konkret per rihapjen e portit te shkodres. Ky projekt ishte ne duart e nje ulqinaku, qe kishte njohje me te afermit e ketij shokut tim. historia vazhdon....
ky person nga ulqini kishte bere kete projekt krejtesisht me vullnetin e vet dhe me fondet e tija private, mirepo per tu zhvilluar me tej projekti kerkote fonde te tjera me te medha, sepse edhe vete projekti kerkote nje zhvillim me te specializuar dhe pune ma specifike. ishte llogaritur se sa duhej te thellohej buna etj, etj. ky person nga ulqini me shume iniciative, merr guximin dhe arrin te paraqese kete ide perpara vete kryeministrit aktual z.Berisha, mirepo, jo vetem qe nuk pergezohet per punen e bame dhe deshiren e mire perkundrazi ai anashkalohet me indiferencen ma te madhe. Ky zotni i vertete nga ulqini e njihte mire shkodren dhe historine e portit sepse familja e tij kishte ba tregti me disa familje tregtare te kohes ne shkoder.
Un per vedi tham jo vetem se ka ardh koha me rihap ky port, por nuk di qa asht prit keto 17vjet qe nuk i ka ra kerkush atij krah.
a thu ndoshta Shkodra jone "pishtar i demokracise" anashkalohet dhe persekutohet edhe sot, ne tane keto vite demokraci te andrrume nga gjyshat e babat tone...


ti o pellum simbol i paqes,
nder shekuj popujt t'kane rrespektu
ndalo pak ti n'shkodren teme
nje mesazhe urim prej meje me ju dergu.
dje prej jush une jam nda
ne vend t'huej per me lulzu
nje premtim prindve ju kam ba
sa te jem gjalle me i nderu!
(marre nga ZEST)

Back to top
::bud::
Tue Dec 18 2007, 01:41pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
zjermi jap plotesisht dakort me mendimet e tuaj dhe bane nji pyetje.:
ndoshta Shkodra jone "pishtar i demokracise" anashkalohet dhe persekutohet edhe sot, ne tane keto vite demokraci te andrrume nga gjyshat e babat tone...
Rrealiteti asht se Shkodra vazhdon te nenveftsohet nga syte e qeverise dhe se qdo fond mbete nga Tirana e Poshte.
Na Shkodranet ishim te paret per ndryshim po siq duket i paskena ba nder vetem disa kokave ne Veri.
Back to top
:::ShkoderZemer
Fri Jul 18 2008, 12:37pm


Registered Member #1
Joined: Mon May 22 2006, 08:16pm

Posts: 1803
Nuk asht krejt faji i Shkoders, ri-hapja e portit ishte nje projekt i deshtum qe nga fillimi. Qe diten qe u hap dhe udhetimi i pare u ba i mundur dhe pala shqiptare lundroj ne Vir Pazar, u pa qe nga ana Malazeze nuk kishte kergja te ndetrtume, pra ishte si shkretin Kur arrisje ne Vir Pazar.
Ishallah e shfrytezojne ne aspekt turistik per vete qytetaret e Shkoders , psh mund ta kthejne anijen ne bar ose restorant qe ban xhiro neper liqen


http://www.shkodraonline.com/galeria
Back to top
belgium
Fri Aug 22 2008, 07:03am

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
ShkoderZemer ka shkruar:

Nuk asht krejt faji i Shkoders, ri-hapja e portit ishte nje projekt i deshtum qe nga fillimi. Qe diten qe u hap dhe udhetimi i pare u ba i mundur dhe pala shqiptare lundroj ne Vir Pazar, u pa qe nga ana Malazeze nuk kishte kergja te ndetrtume, pra ishte si shkretin Kur arrisje ne Vir Pazar.
Ishallah e shfrytezojne ne aspekt turistik per vete qytetaret e Shkoders , psh mund ta kthejne anijen ne bar ose restorant qe ban xhiro neper liqen



mendoj se nuk do quhej nji port autonom keshtu.
po te pretendohet nji gje e tille ne shkoder duhet doemos te funksionoj industria ne shkoder ajo e perpunimit.pastaj lumi BUNA nuk asht lum si DANUBE...ku cdo dite lundrojne me qindra anije industriale permes europes dhe ballkanit.dikur ishte dikur ku ne portin e bunes vinin anije me vela ose avullore, por jo te tonazhit te rende.
keni pamjet qe ju tregojne vet kjart.
lundrimi ne shkoder mendoj une se nuk ka ndonje rezultat per arsye se nuk ka potenciale sot shkodra dhe ofrime ne ket afere.kudo ne bote liqenet sot jane te harruara dhe pa interes, pervec ne FINLANDE ku ka me shumice liqene.edhe sot po te verejm se sa rendesi i jep qeverite liqenit tone , dhe atij te OHRIT ka shum largesi te dallushme.ne raport me ohrin.ne TV RECLAMA behet ma shum image per ate liqen se tonin?? perse keshtu? e ju pretendoni per nji infrastrukture bashkkohore ne porte e limane ne shkoder.
Back to top
L - N
Tue Jan 20 2009, 08:00am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Ne mediat Shqiptare thojn se asht rihape porti Buns edhe ne lajme e kam pa se rojet kufitare Shqyptare me malazezet jane tu patrullu bashk por kurrgja e hajrit nuk shifet, nuk e di a ka komuna naj plan e strategji se si me rinjall perdorimin e ktij porti e sidomos administrimin dhe frunksionimin e dogans, te pakten per turizem vetem se per tjeter gja s'ka sot per sot Shkodra kapacitet sepse nuk ka naj industri te zhvillume plus nuk esht ma pike e rensishme tregtare e lidhun me rruge tregtare me zona tjera Shqiptare si ka ken perpara. Ne qoft se nokush ka munsine e munet me na diftu se cfar planesh ka Bashkia Shkodrane do te kishte kene mire.

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
drejtesia
Tue Jan 20 2009, 08:35am

Registered Member #2554
Joined: Tue Jan 13 2009, 10:53am

Posts: 1411
Dhe rihapja e portit si shum gjera te tjera jane neglizhuar si nga qeveria ashtu dhe populli.uroj qe ky popull te behet shpejt i vetedijshem qe e ka europen brenda vendit te vete, mjafton ti japin nje mundesi duke nxjerr vlerat e verteta ne dukje.
Back to top
L - N
Sun Sep 27 2009, 08:21am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Berisha- Gjukanovic: Buna, do jete lume i lundrueshem

E Shtune, 26 Shtator 2009

Nje projekt i perbashket, shqiptaro-malazez pritet ta kthej lumin Buna ne Shkoder me nje lundrueshmeri te madhe per te sherbyer si nje rruge mes dy vendeve. Kjo ishte nje nga temat e diskutimit mes kryeministrit Berisha dhe homologut te tij te Malit te Zi, Milo Gjukanovic. Keshtu, duke u ndalur ne bashkepunimin ekonomik ndermjet te dy vendeve, kryeministri Berisha dhe homologu i tij Gjukanovic rane dakord qe te dy qeverite, te fillojne nje projekt te perbashket, shume te rendesishem infrastrukturor, midis Mali te Zi dhe Shqiperise, thellimin e shtratit te lumit te Bunes dhe rikthimin e Bunes ne nje lume te lundrueshem, i cili do t'i sherbeje interesave te qytetit te Shkodres dhe rajonit perreth per transport ujor. Te dy kryeministrat shprehen kenaqesine per nivelin shume te mire te marredhenieve midis te dy qeverive dhe vendeve, si dhe gatishmerine e qeverise shqiptare dhe asaj te Malit te Zi per forcimin e metejshem te marredhenieve dhe bashkepunimit ne te gjitha fushat.

Kritiku i Rames nuk perjashton mundesine e thyerjes se qendrimit zyrtar ndaj bojkotit: Vendimi, ne funksion te Shqiperise, jo qeverise

© 1991 - 2009 Koha Jone


Ky lajm difton kjart nenglizhencen dhe premtimet pafunta t'pamajtuna karshi Shkodres prej qeverisjes Berisha, por asht edhe fymje karshi popullit shkodran e verior qi zoti Berisha ripersrit e pretendon vetem me lajme e me premtime me majt nen kontroll votusit shkodrane e veriore tuj ju premtu shum here te njajtin premtim, a thu se tan shkodrant jane idiota e s'kan kujtese hic, por asht kollaj me i mashtru vetem me premtime pa majt nji premtim te vetem.

Sepse kthimi i Buns ne lum lunrus dhe hapja e Portit te Buns ka kene premtim i shumpermenun kur zoti Berisha ka ken ne opozite.

Kan kalu gati 5 vjet ne qeverisjen e dyte dhe ala zoti Berisha si kryminister vazhdon me ba e me rreklamu si lajm kthimin e Buns ne lum lunrus dhe rihapjen e Portit te Buns apo Shkodres???.


Dhe si me cdo premtim karshi Shkodres qe se ka majt nji me thane tash 19 vjet???

Vazhdon me ripremtu, dhe jam i sigurt se edhe kyt ripremtim te bam kahere prej vete zotit Berisha do ta rujn me ripersrit edhe njihere gjate votimeve te ardhme, sepse deri athere s'besoj se ka me majt naj premtim te tij karshi Shkodres ne vecanti, ashtu si ka ba deri tash.

Ku ku per Shkodren qi i ka besu e qi asht tuj i besu ktij njiri qi absylytisht nuk ka majt asnji premtim elektoral asnjiherre per Shkodren.

Ku ku per shkodren qi asht tu i besu ktij njiri qi tash 4 vjet absylytisht asnji investim domethans (Rrug-Infrastrukture-Port-investime) nuk asht investu ne Shkoder me perjashtim te njasaj pijac e 4-5 apartamenteve qe jan ly me boje.

Me pak fjale mos t'majn shpres kush se ka mu rralizu najhere hapja e Portit te Buns apo shkodres perderisa te jet zoti Sali Berisha ne qeveri, sepse simas fakteve te deritashme asnji premtim e asnji investim serioz nuk e ka ba qeveria e tij ne Shkoder apo ne rrethinat e Shkodres mos me hane ne tan veriun qe Shkodra perfaqson tash 19 vjet qysh se zoti Berisha i hypi ne kry politiks Shqiptare.


[ Edited Sun Sep 27 2009, 08:27am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Hannibal
Wed Dec 30 2009, 12:32pm

Registered Member #3602
Joined: Wed Dec 23 2009, 12:11am

Posts: 31
Per si teme eshte shume interesante, dhe projektet per lundrimin ne bune si dhe rihapjen e portit te saj, ka pase dhe ka.. por pytja lind pse neglizhohet ky port si dhe sa i domosdoshem asht?
Besoj duhet pare pak ma gjane situata ekonomike e potencialiteti i hapjes se nje porti ne qytetin e shkodres.
Shkodra ner vite ka fonksiunu si qender administrative, ekonomike e e prollimeve artizanale, gja qe duke pas nen juridiksionin e saj dhe rrugen e kosoves, prej te ciles mos harrojme u vu ne perdorim sistemi i Xhibalit, nje sistem vetadministrimi unik ne tane Perandorin Osmane, kishte trafik madhrash e shkembimesh tregtare aq sa lindi domosdoshmeria e zgjanimit te pazarit ner vite duke arrit kulmin me pasjen e rreth 2500 dyqaneve, e si qender te vet pazarin e mbyllur (bicistenin). Ne ket pike te zhvillimit ekonomiko-kulturor shkodra duke qen edhe qender administrative e nje prej vilajeteve me te fuqishem te Rumelise porti i bunes kishte rendesi te madhe sidomos dhe me mbeshtetjen e jashtme te portit te Ulqinit dhe piken e ndertimit te anijeve ne Verosh... ramja ekonomike ne fakt nuk filloj me ardhjen e komunistave (ato e qun ne zero krejt) por me hapjen e hekurrulles se Shkupit, me rritjen e tonazheve te anijeve tregtare e hyrjen ne funksionim te porteve te vlores e durresit si porte qeder, dhe goditjet me te medha i morri ne shkeputjen ose ngadalsimin e rruges tregtare te kosoves aq sa konsulli venedikas Mark Suma duke qene edhe vet tregtar shkruante ne kohen e Vezirit Bushatlli qe ushtrija del prej kalaje kur blokohet rruga e tregtis me kosoven.Kjo shpjegon edhe luftat e shpeshta te vezireve shkodran te lidhur fuqishme me tarafet tregtare shkodrane dhe organizimen e operacioneve ushtarake ne mal te zi e ne rrethina me pashalleqet fqinj per forcimin e ketyre mardhanjeve tregtare si dhe pasjen nen kontroll te rrugeve te madhrave.
Por siq ka than populli: Ste pyt kush si ke ken por si je?
Sot rruga e kosoves eshte bere e re nga fillimi e kalon larg Qytetit te Shkodres, madhrat te cilat ne mundena me eksportu ne fakt jan aq sa me plotsu nevojat e vendit dhe baza ekonomike e cdo niveli zhvillimi (bujqesia e blektoria) ose siq i qun Adam Smith ekonomia parsore mbi te cilen mundet mu mbeshtet zhvillimi ekonomik e me pasu me tej eshte ne nivele te uleta, aq sa me plotsu veq nevojat e veta..
Un mendoj qe porti i bunes i marrun jo si diqka e veqante por si nje nivel zhvillimi rajonal me nje plan gjithintegrus duke percaktu prioritet ekonomike e strategjike per zhvillimin rajonal mundet me e kthy shkodren jo ne nivelet qe ka ken por ne nje pike starti te ri qe dashje pa dashje ka me shkaktu zhvillimin e qytetit ne lidhje te ngushte me zhvillimi rajonal ne kushtet e reja e kerkesat e reja te tregut..

Gjithsesi ky eshte mendimi im

Me respekt Hannibal
Back to top
L - N
Wed Dec 30 2009, 01:01pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Hannibal ka shkruar:

Per si teme eshte shume interesante, dhe projektet per lundrimin ne bune si dhe rihapjen e portit te saj, ka pase dhe ka.. por pytja lind pse neglizhohet ky port si dhe sa i domosdoshem asht?
Besoj duhet pare pak ma gjane situata ekonomike e potencialiteti i hapjes se nje porti ne qytetin e shkodres.
Shkodra ner vite ka fonksiunu si qender administrative, ekonomike e e prollimeve artizanale, gja qe duke pas nen juridiksionin e saj dhe rrugen e kosoves, prej te ciles mos harrojme u vu ne perdorim sistemi i Xhibalit, nje sistem vetadministrimi unik ne tane Perandorin Osmane, kishte trafik madhrash e shkembimesh tregtare aq sa lindi domosdoshmeria e zgjanimit te pazarit ner vite duke arrit kulmin me pasjen e rreth 2500 dyqaneve, e si qender te vet pazarin e mbyllur (bicistenin). Ne ket pike te zhvillimit ekonomiko-kulturor shkodra duke qen edhe qender administrative e nje prej vilajeteve me te fuqishem te Rumelise porti i bunes kishte rendesi te madhe sidomos dhe me mbeshtetjen e jashtme te portit te Ulqinit dhe piken e ndertimit te anijeve ne Verosh... ramja ekonomike ne fakt nuk filloj me ardhjen e komunistave (ato e qun ne zero krejt) por me hapjen e hekurrulles se Shkupit, me rritjen e tonazheve te anijeve tregtare e hyrjen ne funksionim te porteve te vlores e durresit si porte qeder, dhe goditjet me te medha i morri ne shkeputjen ose ngadalsimin e rruges tregtare te kosoves aq sa konsulli venedikas Mark Suma duke qene edhe vet tregtar shkruante ne kohen e Vezirit Bushatlli qe ushtrija del prej kalaje kur blokohet rruga e tregtis me kosoven.Kjo shpjegon edhe luftat e shpeshta te vezireve shkodran te lidhur fuqishme me tarafet tregtare shkodrane dhe organizimen e operacioneve ushtarake ne mal te zi e ne rrethina me pashalleqet fqinj per forcimin e ketyre mardhanjeve tregtare si dhe pasjen nen kontroll te rrugeve te madhrave.
Por siq ka than populli: Ste pyt kush si ke ken por si je?
Sot rruga e kosoves eshte bere e re nga fillimi e kalon larg Qytetit te Shkodres, madhrat te cilat ne mundena me eksportu ne fakt jan aq sa me plotsu nevojat e vendit dhe baza ekonomike e cdo niveli zhvillimi (bujqesia e blektoria) ose siq i qun Adam Smith ekonomia parsore mbi te cilen mundet mu mbeshtet zhvillimi ekonomik e me pasu me tej eshte ne nivele te uleta, aq sa me plotsu veq nevojat e veta..
Un mendoj qe porti i bunes i marrun jo si diqka e veqante por si nje nivel zhvillimi rajonal me nje plan gjithintegrus duke percaktu prioritet ekonomike e strategjike per zhvillimin rajonal mundet me e kthy shkodren jo ne nivelet qe ka ken por ne nje pike starti te ri qe dashje pa dashje ka me shkaktu zhvillimin e qytetit ne lidhje te ngushte me zhvillimi rajonal ne kushtet e reja e kerkesat e reja te tregut..

Gjithsesi ky eshte mendimi im

Me respekt Hannibal



S'te bjen nji fjale ne toke zotni i nerum Hannibal, as per pershkrimin e fakteve historike, e as per shkaqet e rritjes t'ransis e as per ? e krahasimeve me te kalumen dhe faktit se sot nuk egziston.

Gjithsesi si thu vete do te kishte ken e dobishme jo vetem si ide por si nyje dhe rrug lidhse tregtiet e influencet rreciprok per krejt zonen, dhe kyt pjese te rajonit ba me ju dhan prioritet portit te Buns.

Gjithsesi un jam ifije ma optimist noshta per lidhjen e vjeter me Kosoven te Shkodres nepermjet rrugve dhe portit, sepse ka ana kulturore ala Shkodra (pamvarsisht 88 vjet coptimi) ka nji afirmitet e lidhje shum te perafert me krahinat e Kosovs sidomos me Gjakoven qi asht pa njoft si qyteti moter i Shkodres ner shekuj ashtu edhe me Prizrenin.

Nertimi i rrugs t'kombit Durrs-Morine mu nuk me duket spostim apo anashkalim i rrugve tradicionale nepermjet Shkodres. Sepse munsia asht edhe biles me duket ktu asht nji teme qe zoti Berisha ja ka pa premtu elektoratit Shkodran para votimeve te 2005 se rruga buze Drinit nepermjet Shkodres dhe Kosovs do te bahet rrealitet, por edhe ky premtim si shum tjera asht spostu per arsy qi vetem zoti Berisha i din vete, lene se asht teme tjeter premtimet e tij t'pafunta tuj perfshi edhe portin e Buns qe e maj men se asht permen e asht pa premtu qysh ne 1992, rrugt vetem ndihmojne se jane venat e gjakut te zhvillimit ekonomik dhe asnji rrug sasht e tepert apo damtuse, as ato qi jan nertu por as ato qe jan premtu mu nertu si ne rastin e shkodres rruga buze Drinit.

Nejse tuj ju kthy ransis te portit sygjerimi apo premtimi i radhs i zotit Berisha para 1 mujit ose 2 ka ken se Kosova me Shqipnin do te planifikohet mu lidhe me hekurudhe dhe nepermjet Puks ku bashkohet diku mes Shkodres e Lezhs, pra flas me supozime e premtime ja me fakte, se kjo hekurrudhe ne qoft se bahet najhere portit te buns i vjen ne nim. Gjithsesi porti i Shnjinit i asht dhane e premtu zyrtarisht qeveris te Kosovs, pra ka nji devijim ne transport edhe ifije maposht Shkodres por kjo s'menoj se pengon perkunrazi ka ven per porte me tonazh te madh e ka ven per port te bunz me tonazh te vogel dhe dominus turistik.

Kurse per sa i perket artizanatit personalisht besoj se sot per sot qysh ne koh te enverit asht joegzistuse, por gjithsesi po ju krijune kushtet e tregut me lidhje dhe me insentiva ekonomik, nuk e shof si pamujtun rilinjen e artizanatid ne qytetin e shkodres, plus tuj pase parasysh pozicjonin besoj se duhet me pa jo vetem ka krahinat Shqiptare te Kosovs dhe Manastirit (Maqedonis) por edhe ka krahu i kunert kundrejt Italise.

Shkurt jane munsite, por qi ky port per me pas sukses, ka nevoje per dedikim e insentive si ekonimke ashtu edhe infrastrukturore per mu ba terheks. Gjithsesi porti i Buns menoj un se do te kishte ken nji mrekulli qi do te kishte vu apo do te kishte rreflektu mshefjet e virgjinitetit natyror per jahtet e Europianve, pra ka kuptim e shprese per me ndihmu jo vetem Shkodren por tane kyt zone te rajonit vetem nepermjet kanveshtrimit turistik.

Un shpresoj pa fluturu se gur ka i gur ka mu ba edhe porti, tuj pa rrethanat e Shkodres dhe kombit shqiptare.

Nejse pa pru politiken ne kyt diskutim e pa u ba i bezdishsem personalisht besoj se zoja Topalli si perfaqsusja ma e nalt qe perfaqson Shkodren ne klasen politike sot, duhet me e shty dhe me e rreklamu shum deri sa te merret seriozisht mu ba ky port teper i ransishem per krejt kyt pjese te rajonit dhe sidomos te shkodres. Do te kishte ken 1+ MA SHUM rreciprok si per Shkodren ashtu edhe per klasen politike qe perfaqson Shkodren pa perjashtu zonat qe perfitojn prej ktij porti.



[ Edited Wed Dec 30 2009, 01:18pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
TOTO-R
Wed Dec 30 2009, 02:09pm

Registered Member #2326
Joined: Fri Sep 19 2008, 05:11pm

Posts: 1780
TEM shum shum me ranci Zotni Lec Neli te kjoft hallall..
dhe per mendimin tim esht shum gja e mir qe te ribahet edhe njeher porti ne shkoder ... Kjo do te ishte nje gja e mir per gjith ne dhe sidomos per turizmin e e tregun e shkodres .. nuk di ca me than per sa i perket ksaj gja se na flasim e ne dor e ka tjeter kush kyt pun... Qeveria me duket ngaqe e mrojtme jasht maset po na shperblen se spo ban gja per ne ta ken per turp. Kjo qeveri qe shkodrant ishin te part qe e sjedhen e sot do te ishte dasht me ba ma shum se per cdo ven ne shipri per shkodren .. Sepse vitet ma perpara tejert qe ishin na lan mas doret se jena nje vend demokrat . Po sot ku jan demokart pse mos te bajn per shkodren ?? ndoshta edhe gabohem por keshtu e mendoj une ..














    Mia moglie ha perso la carta di credito. Non ho fatto denuncia perché ho scoperto che il ladro spende di meno.

    Back to top
    TOTO-R
    Wed Dec 30 2009, 02:11pm

    Registered Member #2326
    Joined: Fri Sep 19 2008, 05:11pm

    Posts: 1780
    Ky ishte ish porti ku shkodra kishte lidhje mi gjith Ballkanin dhe Europen ..I shte gja shum e mir per shkodren asht krim qe mos te ribahet me kyt vend qe kena




      Mia moglie ha perso la carta di credito. Non ho fatto denuncia perché ho scoperto che il ladro spende di meno.

      Back to top
      Hannibal
      Sun Jan 03 2010, 02:34pm

      Registered Member #3602
      Joined: Wed Dec 23 2009, 12:11am

      Posts: 31
      Zotni Lec

      E kam te qarte iden Tuaj mbi lidhjet tradicionale te qytetit te Shkodres me disa nga qytetet e Kosoves pasi kam qene edhe vet jo shume kohe me pare ne Kosove dhe e di mir ket afrimitet. Ideja Juaj mbi portin ne lumin bune nuk asht aspak e gabume perkundrazi, sa me shume qe te vonohet aq me keq... por un besoj ne kushtet e sotme ne planet ose strategjit gjithperfshirse, pasi kemi len prapa nje shekull nacionalizmash qe sollen dy luftra ballkanike si dhe me qindra mijra te vrare e te shperngulur.
      Ju mund te thoni clidhje ka kjo me zhvillimin e turizmit, dhe eshte e drejte si pyetje por per si e shof un situaten e kjo met ne kuadrin e nje mendimi e gjykimi personal, asgje sot nuk mund te behet ne kuader te zhvillimit te nje zone te veqante, dhe rasti me i fundit ishte nje mbledhje ne Prefekturen e Shkodres ku u fol per nje Projekt te berbashket per nxitjen e turizmit i financuar nga bashkimi evropian dhe struktura jon e ndarjes lokale ne raport me at te malit te zi ishte e till qe per 100 000 banor shqiptar te financuar me nje shume te caktuar, i bite te financoheshin 5 000 banore Malazes ne anen tjeter te kufinit. Pra ne me shpejtesin e hyrjes ne bashkpunime rajonale ne fakt nuk jemi te pergatitur ne ndarjen administrative per keto lloj bashkpunimesh. I till eshte edhe porti ne bune, i cili ne kuadrin turistik, ta lajme at tregtar duhet te jet pjes e nje turi turistik te mir studiuar ne bashkpunim me autoritetet malazeze e noshta edhe me gjere.
      Ne fotot qe miku im TOTO-R ka paraqit e qe kam me i kerku te drejten e autorit se i ka marr pa leje ne fakt shifet qarte pazari, duke i shtu ketu qe ne at kohe ka pas edhe nje dekovil qe ka fillu ne pazar afer portit e ka pershku tan shkodren deri te Truma e dugajve te reja, pra baza e portit ka qene tregtija, sot duhet qe te hyjme ne nje plan ma te gjere per vet faktin se nuk jemi ma pjes e Vilajetit te Shkodres ku jan perfshi shume zona ekonomikisht strategjike por jemi pjes e Prefektures se shkodres me kufij nacional te cungum ne mardhanje me fqinjet tone malazes e ne veshtersi per perfitime ekonomike te drejta nga tregtija jone me to.
      Back to top
      L - N
      Wed Jan 06 2010, 10:38am
      Registered Member #1228
      Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

      Posts: 10623
      Falemners zotni TOTO-R se prejmen i paske dhan shum kuptim ksaj teme me fotot qi paske pru te portit perpara se mu myll, po ishalla ja u ke marre te drejten autoris si thote Hannibal se po na qesin ne gjygj hahahaha. Prejmen qi kto foto ndihmojne kedo qi asht i interresum me dite per ransine e rihapjes te Portit te Buns e falemners shum zotni.

      [ Edited Wed Jan 06 2010, 10:44am ]

      Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
      ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

      Back to top
      L - N
      Wed Jan 06 2010, 11:29am
      Registered Member #1228
      Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

      Posts: 10623
      Noshta e kam gabim qi jam tuj lidhe kerkes-deshiren personale me rihap Portin e Buns me permytjet qi kane nodh ne fushat e buns dhe tana fshatnat e nen Shkodres anash Buns dhe Drinit.

      Por jam i menimit qi noshta ??? kto permytje pasqyrojn faktin se pastrimi dhe thellimi i lumit te Buns noshta do te kishte ndihmu situaten me derdhjen e ujnave ne dete, pamvarsisht qumjes te detit, tuj pase parasysh se deti ka batica e zbatica, Buna ka 43 vjet qi asht myll si lum lunrus e me ca di un, asnjihere tash 43 vjet nuk asht pastru, e as nuk asht thellu ndojhere. Gjithsesi noshta gabohem e s'kam nigju un qi Buna asht pastru apo thellu qysh se asht myll.

      Megjithse ma merr menja dhe jam i vetdishem se nuk asht pun bardh e zi as me pastru e as me thellu Bunen ne nivelet e paramylljes si lum lunrus i portit te Shkodres. Nuk asht bardh e zi se pastrimi dhe thellimii Buns kerkon fonde shum prej shtetit tone shqiptare shum te varfen, por ma shum fonde ma merr menja do te kishte marre argjinatura anash e nji Bune te thellume dhe te pastrume.

      Nejse kushdo qi e lexon kyt koment i duket koment i pakuptim, ju kerkoj faljee per kohen qi ju kam marre se prej deshirs t'mire e kam


      [ Edited Wed Jan 06 2010, 11:33am ]

      Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
      ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

      Back to top
      Ari78
      Wed Jan 06 2010, 11:54am
      Registered Member #744
      Joined: Mon Apr 30 2007, 05:31pm

      Posts: 63
      pershendetje gjithve.....sa e bukur do kishte qen shkodra sikur te ishin rujt njashtu ndertesat tek ura e buns....imagjino si do kishin ken sot te rikonstruktume,nji mrekulli
      Back to top
      L - N
      Thu Jan 14 2010, 10:08am
      Registered Member #1228
      Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

      Posts: 10623
      Qeveria shpall së shpejti tenderin ndërkombëtar për thellimin e Bunës




      Kryeministri Berisha kërkoi dje nisjen e shpejtë të procedurave për shpalljen e një tenderi ndërkombëtar për thellimin e lumit të Bunës dhe shndërrimit të saj në një lumë të lundrueshëm. Në vlerësimin e tij, Berisha theksoi se thellimi i Bunës dhe shndërrimi i tij në një lumë të lundrueshëm do të jetë një projekt madhështor kombëtar. Në këtë drejtim, ai bëri të ditur se gjatë muajit shtator qeveria ka rënë dakord me qeverinë e Malit të Zi, për thellimin e këtij lumi, pasi projekti kërkon marrrëveshjen e të dy qeverive. Kreu i qeverisë theksoi se shndërrimi i Bunës në lumë të lundrueshëm do të mbrojë qytetin e Shkodrës nga moti i papërshtatshëm, por njëkohësisht do të krijojë edhe mundësi për zhvillimin e turizmit në këtë drejtim. "Sot unë isha në derdhje të Bunës. Një dalje e fuqishme kishte nisur thellimin, dalje e cila ka kapacitet 400 metër kub në orë. Tjetra do t'i bashkëngjitet shpejt. U takova me shumë përzemërsi me kapitenin, inxhinierët dhe punëtorët. U thashë atyre se u ka takuar nderi të jenë pionierët e një projekti madhështor kombëtar, thellimit të Bunës dhe shndërrimit të saj në një lumë të lundrueshëm. Në shtator unë rashë dakord me Kryeministrin e Malit të Zi, pasi kjo kërkon një marrëveshje midis dy qeverive. Sigurisht që ky thellim po bëhet me emergjencë, por është e domosdoshme që në kohën më të shpejtë të shpallet tenderi ndërkombëtar për thellimin e Bunës dhe shndërrimin e saj në një lumë të lundrueshëm, siç ka qenë një shekull më parë, vepër kjo që nga njëra anë do të mbrojë Shkodrën nga moti i papërshtatshëm, por nga ana tjetër, do të krijojë edhe mundësinë e një prej udhëtimeve turistike më të bukura, nga brigjet e Malit të Zi, Ulqinit, Tivarit, Budva e më tutje", u shpreh Kryeministri Berisha, duke theksuar se një tjetër urë do të ndërtohet për të lidhur Shëngjinin me Ulqinin. Berisha shprehu garancinë se sistemi i lumit të Bunës do të jetë një nga projektet më madhështore të vendit. "Ura është me hapje dhe fatmirësisht ajo u projektua e tillë. Ura tjetër që do të ndërtohet për të lidhur Shëngjinin me Ulqinin edhe ajo do të jetë me hapje, por dua të garantoj qytetarët e Shkodrës se thellimi i Bunës, sistemimi i saj do të jetë një nga projektet më të bukura dhe më mahnitëse të vendit. Po në këtë kontekst, zoti ministër, unë e di se ka mbaruar projekti i by-pass të Shkodrës, ose është në përfundim e sipër. Por kjo përmbytje kërkon që ky projekt të rishikohet, i cili të jetë nga njëra anë by-pass dhe nga ana tjetër, argjinaturë e fuqishme e të gjithë zonës së bregut të liqenit", tha Kryeministri, ndërsa shtoi se ky projekt është i kushtueshëm, por i domosdoshëm. Duke kërkuar nisjen e shpejtë të këtij projekti, Kryeministri kërkoi nisjen e studimit për të gjitha argjinaturat dhe mirëfunksionimit të tyre. "Kjo duhet të fillojë sa më parë. Është shumë e rëndësishme të fillojë me shpejtësi studimi i të gjitha argjinaturave, i gjendjes së tyre. Argjinatura e Kirit ka luajtur një rol përcaktues në këtë mot të madh. U ndërtua sipas kritereve më të mira dhe faktikisht, një lumë që në kohëra të tjera i rrinte Shkodrës si shpata e Demokleut, nuk u bë dot i ndjeshëm për shkak të kësaj argjinature. Duhet të studiojmë edhe njëherë argjinaturën e Dajçit, që është më kryesorja, të Anës së Malit, të Obotit dhe kudo, sikundër një studim urbanistik duhet të bëhet në mënyrë që nuk duhet të ndërtohet aty ku rreziku është i madh. Të shihen të gjitha këto së bashku dhe ta shndërrojmë këtë fatkeqësi natyrore në sfida të mëdha për të zgjidhur", tha më tej Kryeministri. Ne, u shpreh ai, që organizuam operacionin e shpëtimit më të suksesshëm në historinë e këtij vendi, ne do t'i përgjigjemi me vendosmëri gjithë problematikës në mënyrë që përmbytja të shmanget në maksimumin e të gjitha mundësive dhe unë jam shumë optimist se ne do të ecim me këto projekte.

      Kryeministri tha se ky projekt do të shpëtojë Shkodrën nga përmbytjet dhe do të nxisë zhvillimin e turizmit

      © Copyright 2005 Rilindja Demokratike

      trokit ketu


      Nejse se s'du me i qit bishta ksaj deklarate te zotit Berisha, por gjithsesi nuk harrojm se zoti Berisha rihapjen dhe thellimin e Buns ja ka premtu Shkodres qysh ne 1991-1992, nejse pak renasi ka sot e pa u munu me zan zotin berisha me fjale, dhe me vjen keq me thane qe kjo fatkeqsi po bahet shkak per me rikonsideru kyt premtim por gjithsesi uroj e shpresoj qe ma ne fun te bahet thellimi dhe rihapja e portit te Buns.

      [ Edited Tue Jun 08 2010, 09:42am ]

      Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
      ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

      Back to top
      Ultra-Shkodrane
      Sat Apr 17 2010, 08:36pm
      Registered Member #3169
      Joined: Sat Jul 18 2009, 05:40pm

      Posts: 106
      Me duket mu ju qi keni hap kta tema, shifkeni shum andrra ne beze, mar ta marrsha. SHkodra ala s'ka rrug uj e drita kurse ju flitni per port, ala te ura ju, pa ca ta thot Sala sat s'ta thot neser mar njerz. Mandej edhe Sala ndikohet prej Jozefins se mas me ken Jozefina edhe Sala si Fatosi me klyshat e katilave ja kishte ba Shkodres
      Back to top
      L - N
      Thu Dec 09 2010, 12:05pm
      Registered Member #1228
      Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

      Posts: 10623
      Firmoset marrëveshje për thellimin e Bunës




      Nis konkretizimi i projekteve të ndërhyrjes në Qarkun e Shkodrës dhe kaskadën e Drinit

      Shqipëria dhe Mali i Zi nënshkruan dje marrëveshjen që i hap rrugën projektit të ndërhyrjes në thellimin e lumit Buna. Këtë fakt e konfirmoi Kryeministri Sali Berisha, i cili garantoi se qeveria do të bëjë gjithçka për të eliminuar përmbytjet në zonat veriore të vendit. "Ne nënshkruajmë sot marrëveshjen me Malin e Zi, në mënyrë që të ndërmarrim ndërhyrje të përbashkëta në lumin Buna, pasi, siç dihet, baseni ujor i liqenit dhe i Bunës ndahet nga të dy vendet. Pra, qeveria po bën gjithçka", u shpreh Berisha. Gjithashtu kryeministri theksoi se, qeveria shqiptare tashmë i ka gati projektet e ndërhyrjes tërësore në të gjithë zonën e Shkodrës. Sipas tij edhe By Pass-i i Shkodrës me një gjatësi prej 13 km do të jetë një mbrojtës për qytetin e Shkodrës. "Lidhur me problematikën e zonave të përmbytura, unë dua t'iu sqaroj se qeveria disponon tashmë projektet e ndërhyrjes së fuqishme tërësore në të gjithë zonën e kompleksit mahnitës tokësor- ujor të Shkodrës, NënShkodrës, kaskadës së Drinit. Mbi bazën e këtyre projekteve kompanitë më serioze kishin filluar rindërtimin dhe konsolidimin e argjinaturave në NënShkodër. Ndërkohë, projekti i By Pass-it të Shkodrës, i cili më parë ishte projekti i një autostrade, tani është shndërruar në projektin e një autostrade dhe njëkohësisht argjinature, me gjatësi 13 kilometër, që do të mbrojë qytetin nga përmbytjet, nga liqeni, por edhe një kanal shoqërues që do të bëjë të mundur evadimin e ujërave që dredhen nga qyteti drejt liqenit", theksoi ai. Përsa i përket ndërhyrjes në kaskadën e Drinit të Zi, kreu i qeverisë njoftoi se shumë shpejt do të nisë ndërtimi i Hidrocentralit të Skavicës, i cili sipas tij është projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm për disiplinimin e Drinit të Zi. "Ju e dini se një vit më parë qeveria vendosi të ndërtojë Hidrocentralin e Skavicës si të vetmen vepër hidroenergjetike publike. Unë mund t'iu them se pas një problematike të pamohueshme që ka pasur në fund të vitit të kaluar lidhur me interesin e kompanive për shkak të krizës financiare, pas marrjes së vendimit nga qeveria për ta ndërtuar atë si vepër publike, interesi është shumë i madh dhe ne do të bëjmë çdo gjë që edhe ky projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm për disiplinimin e Drinit të Zi, sepse Skavica ndërtohet mbi burimin e Drinit të Zi, të nisë sa më shpejt të jetë e mundur. Grupe të fuqishme financiare evropiane, aziatike, etj., kanë shfaqur interes për ta financuar atë. Ne jemi në fazën e përzgjedhjes së projektit më optimal. Natyrisht, projekt i cili do të parakuptojë digë rregullatore, në mënyrë që krahas prodhimit të energjisë të shërbejë edhe për mbrojtjen e Shkodrës, NënShkodrës dhe zonave që përmbyten", u shpreh Berisha. Ndërsa iu përgjigj interesit të gazetarëve nëse është dakord me propozimin e kryesocialistit Rama për një bashkëpunim më të madh në Parlament, duke bërë tri propozime, një studim për deltat e lumenjve dhe rishikimin e buxhetit të 2011, Kryeministri Berisha e komentoi propozimin e tij nëpërmjet një barsalete. "150 vjet më parë, Knjaz Nikolla, nga Mali i Zi, priti një mik në oborr dhe i tha që do të rrish 2-3 ditë këtu si mik i imi. Ai u ndie i konfortuar në oborrin e Knjazit. Ditën e dytë ai i thotë - unë jam punëtor, nuk rri dot pa punuar. Knjazi i thotë - unë të kam mik dhe nuk ka nevojë të punosh, je në oborrin tim dhe je miku im. Pasdite ai i thotë përsëri Knjazit - Unë nuk rri dot pa punë, më hanë duart. Knjazi i thotë - po mirë, dil e shëtit në oborr, shih ndonjë zanatçi çfarë bën dhe ti bëj atë që të mundesh. Ai shëtiti dhe gjeti dikë që çante dru dhe i thotë - po të ndihmoj. Mirë, - i thotë ai, - urdhëro sëpatën. Jo, jo, - i thotë ai, - sëpatës bjeri ti, unë po bëj 'ëh'", u përgjigj Berisha për angazhimin e Ramës për përmbytjet në veri të vendit.

      Kreshnik MERSINLLARI

      © Copyright 2005 Rilindja Demokratike
      trokit ketu


      Sa here asht premtue thedhimi i lumit Buna njaq te mira kjoshin, nejse mas tane ksaj fatkeqsiet shpresojm e urojm qi klasa politika Tirans t'ken zan mend sado pak t'pakten, mos me i nenvletue kercnimet, e uroj e shpresoj qi nji dit t'bahet rrealitet.
      Gjithsesi tuej pa e tuej ba, se vetem kur ta shofim si veper t'perfundueme kena me ju besue premtimeve t'pafunme.


      [ Edited Thu Dec 09 2010, 12:21pm ]

      Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
      ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

      Back to top
      Go to page  1 2  

      Jump:     Back to top

      Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
      Powered by e107 Forum System
      Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
      Custom Search
      Mire se Vini
      Emri i Identifikimit:

      Fjalkalimi:




      Me Kujto

      [ ]
      [ ]
      Muzik Shkodrane - Sagllam


       
      Chat Box
      You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

      Shkodra ne Youtube
      Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
      Theme created by Free-Source.net
      Render time: 0.2471 sec, 0.0320 of that for queries. DB queries: 68. Memory Usage: 3,244kB