Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Letersia
 
<< Previous thread | Next thread >>
~* Krijimtaria Jone *~
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
SuperGirl
Wed Feb 21 2007, 12:43pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Hej miq te dashur, ketu mund te shkruani poezite tuaja, qe i keni bere vete, mezi pres te lexoj.......................



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
kamasutra_girl
Wed Feb 21 2007, 08:56pm

Registered Member #267
Joined: Mon Dec 25 2006, 05:07pm

Posts: 18
po ta shkuarj edhe une nje poezi se po thua pastaj se jam vajze e keqe


Rreth 8 cm tu fut ne goje
Dhe qimet te mbeten neper dhembe
Lengu i bardhe djeg gojen gjuhen tende
Vajze e mire a nuk mendon se ka ardhur koha
ta nderrosh furcen e dhembeve?
Back to top
sT...
Wed Feb 21 2007, 09:10pm
PeAcE

Registered Member #261
Joined: Sat Dec 23 2006, 09:34pm

Posts: 788
Kamasutra_girl je bere shume romantike kohet e fundit .
thnx SuperG qe na bere te zbulojme dhe kete hidden side te KamaG.
Nuk e di se nga e merr frymezimin, por vazhdo keshtu se je ne rrugen e drejte

In heaven, all the interesting people are missing
Back to top
kamasutra_girl
Wed Feb 21 2007, 09:14pm

Registered Member #267
Joined: Mon Dec 25 2006, 05:07pm

Posts: 18
falemigrazie st. ty te kam te partise sime, thjesht po i tregoj pak ketyre se cfare eshte krijimtaria personale dhe e drejta e autorit. te kopjosh eshte shume e lehte.
por do sjelli edhe me shume krijimet te miat.
Back to top
anja
Thu Feb 22 2007, 12:28am

Registered Member #538
Joined: Mon Feb 19 2007, 06:35pm

Posts: 118
NE VENDIN E HARRESES

Prapa dritares sime ndodhet
Qyteti im.
Sa larg qyteti im!
Me larg dritarja ime...
Kur ajrin prek
Frymimi im.
Qyteti largohet, ndersa
Dritarja shuhet.
Dhe gjithcka si qelq
Erresohet, humbet
Ne nje cope hapesire, te quajtur
Harrese
Back to top
anja
Thu Feb 22 2007, 12:31am

Registered Member #538
Joined: Mon Feb 19 2007, 06:35pm

Posts: 118
Nuk e di per ju...

Nuk e di per ju
Por sa per mua,
me jane plasaritur buzet
per nje puthje
per puthjen e atij qe dua
qe mbeti atje
qiej larg nga une...


Nuk e di per ju,
por sa per mua,
mua ne mergim nena me solli
per flokesh.
Shamine qe me dha shoku im
ende e qull me pika lotësh

Back to top
anja
Thu Feb 22 2007, 12:37am

Registered Member #538
Joined: Mon Feb 19 2007, 06:35pm

Posts: 118
Kur yjet te pyesin per mua,thuaj se me zuri gjumi.
Kur era te vi te me kerkoj,thuaj se s'mund te luaj ate cast.
Kur dielli te dergoj nje rreze per mua,thuaj se syve te mi nuk i duhet me shkelqimi.
Kur te me kerkosh perseri,ta dish se kam ikur, kam ikur pergjithmone...

Kushtuar dashurise time te pare qe sic e shikoni nuk rezultoi te ishte dhe e fundit.
Back to top
Z. Zamir Kaceri
Thu Feb 22 2007, 01:58am
Lumi Dushes

Registered Member #106
Joined: Tue Oct 24 2006, 12:34pm

Posts: 1625
Faktikisht kjo nuk eshte poezia ime dhe nuk e mbaj mend emrin e autorit por eshte shkruar nga nje emigrant qe jeton ne Britanine e Madhe

Lamtumire baba kur duart nuk i dhame
nen shikimin tend lotet qe s'tu thane,
nuk di kur serisht doren do ta shtrengoj
vitet tani shkuan e me s'do te takoj.

Lamtumiren e zemres ty kurre nuk ta dhashe
e i braktisur udheve jetim si me pare,
mendoj per lotet qe kurre s'mi tregove
brengesine e shpirtit fort ma shtrengove.

Lulet e fresketa lotet si permbane
ulur si femija te qendrova prane,
doren tende une me nuk e gjeta
vec shtepine bosh qe kurre nuk e desha



Si personi qe ka shkruar kete poezi jame me mijera emigrante Shqiptare qe nuk paten kurre mundesi ti thonin as te pakten lamtumire prinderve te tyre.

[ Edited Thu Feb 22 2007, 02:06am ]

Lumi Dushes
Back to top
.: Deno :.
Thu Feb 22 2007, 08:05am
Larg ...... shume ....

Registered Member #18
Joined: Mon Jul 31 2006, 03:55pm

Posts: 1550
e bukur kjo...

www.JaKuJam.com - JaKuJam.Com - Video shqip



Back to top
OCCULTSPIRIT
Thu Feb 22 2007, 02:34pm

Registered Member #513
Joined: Thu Feb 15 2007, 07:31am

Posts: 151
Dikush na dogji
na hodhi ne turren e drureve
na percelloi atehere kur kishim filluar jeten
na perdori me ideologji idiote
pastaj na zhveshi nga gjithcka
na hodhi ne flake

nuk e kuptuam
ideologjite na kishin dehur
shkrimet e shenjta na kishin cmendur
ca njerez kafshe na kishin magjepsur
perendi te rreme na terhiqnin prej hunde

nuk e ndjeme gjithcka ndodhi shume shpejt
truri yne i mpire nuk rreagoi,
asnjeri s’na shtyu drejt vdekjes
vete me kembet tona shkuam

ne fillim pame flaket te ndricojne rreth nesh
u gezuam se shume kohe jetonim ne erresire
pastaj ndjeme temperaturen qe rritej rreth nesh
perseri u gezuam se per shume kohe merdhinim si qener
kur pame flaket qe na digjnin mishin ... u shqetesuam
por tymi rreth nesh na mori frymen dhe na ra te fiket

pastaj..........?
pastaj asgje vdiqem
vdiqem per atdhe ,per flamur ....
s’ka rendesi se thjesht vdiqem


HATE ME
YOUR HATE MAKE ME STRONGER

Back to top
OCCULTSPIRIT
Fri Feb 23 2007, 11:16am

Registered Member #513
Joined: Thu Feb 15 2007, 07:31am

Posts: 151
Te cmendurit

Ne kembe ngrihuni
shtepia u mbush me te cmendur
nje minute me teper mos rrini
shpejt , shpejt vraponi te dilni

Mos I shikoni ne sy
do ju bejne per vete
ato qe thone s’jane normale
asgje mos besoni se jane te cmendur
















Predikojne nje apokalips
qe vdiq e shkoi
lavderojne nje zot
qe nuk e besuan dhe se besojne

Te cmendurit po vijne ,
po vijne t’ju flasin,
ikni ikni
mos u genjeni


HATE ME
YOUR HATE MAKE ME STRONGER

Back to top
Rusjani
Mon May 14 2007, 09:51pm

Registered Member #501
Joined: Mon Feb 12 2007, 05:42pm

Posts: 101
jetojme ne nje bote me hipokrizi, ecim mbi vuajtjet e njeri tjetrit mes brenges, zhgenjimeve, merzitjeve te njeri tjetrit
flasim, qeshim, qajme, hidherohemi sa veshtire te gjejme lumturine, sa pengesa....
japim mendime hipokrite, flasim ne menyre hipokrite, japim mendime te sinqerta, por cila vall mund te jete e verteta.
hezitim ne besim.
Back to top
Rusjani
Mon May 14 2007, 09:53pm

Registered Member #501
Joined: Mon Feb 12 2007, 05:42pm

Posts: 101
zhgenjim se eshte e vertete?
zhgenjim se eshte e siqerte?
zhgenjim se dashuroj?
apo mos ndoshta po gaboj?
Back to top
Guest2983928
Tue Jul 31 2007, 04:02am
Registered Member #953
Joined: Tue Jul 24 2007, 03:47am

Posts: 3836
Perplasemi me dallget e jetes
Ashtu si une edhe ti
Te shkaktuara nga era
Pre e njerezise
Por mire e kane thene te paret
Se dallget e shkembinjt jane nje
Perplasen pa meshire
Agim pas agime…ne perjetesi
Dhe ashtu mbijetojne gjithmone
Ashtu si ne te dy tani
Ndoshta te lodhur, shkaterruar
Por asnjehere larg te ndare ne brendesi
Back to top
L - N
Mon Jul 21 2008, 02:19pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Poezi nga Kosova

Pa titull


I shihni keta gure
qe rrokulisen neper humneren e shpirtit...
gure jane
e gure nuk jane...
i degjoni keto fjale
si plage qe kurre su perthane
keto buze te paputhura
keto faqe te skuqura
keta sy te paterur
keta gjinje
kroje te pashterrur...
dhe tramvaji rreshqet neper nate
hekur mbi hekur
ku mbeti natyra
ku mbeten serenatat ne drite hene
dhe princerit e shendrruar ne bretkoca
qe kercejne brigjeve te moqalit...
edhe perrala nuk eshte
si dikur
as mbreter nuk ka
as kungujt nuk behen rrota karrocash
magjia nuk prishet ne mesnate
me kote vajzat hedhin kepucen
neper perrale vrapon vetem kali pa kalors
princi nuk e zgjon me princeshen e fjetur
as pasqyrat nuk rrefejne me te bukuren e dheut
epo...keshtu thone pleqet
asgje me nuk eshte si dikur...
megjithate
e shihni ate karrige
ne lulishte...
ata dy pellumba mbi dege...
ate gitare elektrike qe gervishte trurin...
ate kabine telefoni qe lekundet...
ai ka khipur mbi liber telefoni
ajo e kaluron
si ne perrallat e moqme
dhe kabina lekundet...
guri rrokulliset ...
se mos ka pune tjeter...


Autori/ja *(L-ja)*


Poezi nga Kosova

Pa titull

Ditet qelin sikur orkide
netet zbresin perplot fuqi
mbizotrojne...
lakuriqet hazdisen erresires
mjere ju qe keni sy
te thash
nuk pajtohem
jeta nuk eshte vetem pikellim
as kenge e kenduar me nota te shterrura
as saksofon i mbeshtetur per muri
hecni
qeshuni
vallezoni si femije te lazderuar neper teh shpate
se jeta eshte vetem guxim
fuqi per te notuar kunder rrymes
e di
do te thuash
turma gjithnje kerkon gjak
zjarrin e shuan me zjarr
urrejtjen e lufton me urrejtje
une jam tjeter
ujk i fushes
plaget e mia i lepij vet
dhe kendoj nen ze dashurine e djegur pergjithmone
dhe endrren se shes
as per njeqindmij
lira te kuqe
...
qfar mbetet pastaj




Autori/ja *(L-ja)*


Poezi nga Kosova

Pa titull
Ne vend te pershendetjes
( dashurise sime te pafund….)

Sonte
Neper nate
Kaloj qarshise se vjeter
Zjarri djeg neuronet
Troku i zemres i dridhe gjunjet
Nje kale i trente shkel dashurine
Me patkonje ari
Eh
Kurr me
kurre
Nuk do te trokas ne zemren tende te lodhur
Nuk do te geragas kujtimet e tua te koduara
Nuk do te grrithe plaget e mbyllura te shpirtit
te jap pershendetjen e fundit…
mike
erdha te leshoj klithmen e fundit
fare prane teje
ne daq beso …
bota
nuk eshte ndalur ne rrugetimin e saje
vazhdon indiferente te sillet rreth bushtit te vet
kete nuk e kam besuar asnjeher…
erdha
dhe ndjva eren e drurit te djegur
aromen e pjeprit te qare
dhe kercitjen e bungut te rende neper shkembe
eh
Perplot gaca keldremi
Mike
Gure dhe gaca
Keshtu e paska dashuria e pashprese
Te kam thene
Gure do te behem
Sikur ky kaldrem
Qe tashme nuk qon askund


Autori/ja *(L-ja)*


Poezi nga Kosova

Pa titull
Thjesht, mori fund
valle...
kaq thjesht
pulebardhat sipri bejne rrath koncentrik
anija e perplasur dergjet me rroba nate neperkembe
rob ne shkretetiren e pafund
shkretetiren e bardhe
as nje hap
as para as mbrapa
akull
kontinenti i acarte kafshon pameshirshem neper brinje
dielli e ka humbe qemoti fuqine
vetem shpresa ngrohe
fjala shkrine malet
pos det dhe peshq ka nen lekuren a bardhe te polit
e peshqit heshtin
qajne burgun e tyre te perjetshem
pa ze
me kan genjyer
delfinet nuk frekuentojne keto lagje anttarketiku
antarktik ne zemer
kjo nuk qenka kenga ime
as piano nuk me zhvesh tere kete merzi
vetmia mbeti shtepi e moqme e ariut te bardhe
vetem dritat e semaforit komunikojne ne kete nate
llafosin,treptijne ...njengjyrshem
lirikalim nga te gjitha anet
sonte qdokush mund te hyj ne zemren time bosh
sikur dhome moteli perskaj rruge
asnje perrale nuk perfundon keshtu pa lidhje
asnje enderr
nuk zgerrdhihet asfaltit te rjepur...
infrastruktur vetmie
rruget e rendesishme nuk kalojne ketej
njerzit plot tundim
ia grisin breket vetmise
neper bordele...
aq e thjesht qenka
mbaroi ....thua?


Autori/ja *(L-ja)*


[ Edited Mon Jul 21 2008, 02:27pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2161 sec, 0.0691 of that for queries. DB queries: 56. Memory Usage: 2,892kB