Forums
Go to page  1 2 3
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
Mbreteresha
Thu Jan 26 2012, 01:29pm
Love and Peace !!

Registered Member #2649
Joined: Sun Feb 15 2009, 09:55am

Posts: 8531
Konsumimi i mishit të derrit shkakton një sërë sëmundjesh

Të tjerët jomuslimanë dhe ateistë, do pajtohen vetëm nëse binden përmes arsyes, logjikës dhe shkencës. Ngrënia e mishit të derrit mund të shkaktojë hiç më pak se shtatëdhjetë lloje të ndryshme sëmundjesh. Njeriu mund të ketë (fitojë) një sërë krimba zorrësh si krimba të rrumbullakët, krimba të hollë-me kokë, krimba të zgjatur, etj. Njëri prej më të rrezikshmëve është Taenia Solium, i cili në terminologji quhet shirit. Ai gjen strehim në zorrë dhe është shumë i gjatë. Vezët e tij, hynë në qarkullimin e gjakut dhe mund të arrijë gati të gjitha organet e trupit. Nëse hyn në tru mund të shkaktojë humbje të memories. Nëse hyn në zemër mund të shkaktojë sulme zemre, nëse hyn në sy mund të shkaktojë verbëri, dhe nëse hyn në mëlçi mund të shkaktojë dëme në të. Ai mund t'i dëmtojë pothuajse të gjitha organet e trupit.

Tjetër krimb zorre i rrezikshëm është edhe Trichura 'Tichurasis'. Është e përhapur ideja e gabuar rreth mishit të derrit se nëse zihet mirë, këto vezë vdesin. Në një projekt hulumtues të bërë në Amerikë, është zbuluar se nga njëzetekatër persona që vuajnë nga Trichura 'Tichurasis', njëzet e dy prej tyre, e kanë zier mishin shumë mirë. Kjo tregon se vezët që gjenden në mishin e derrit nuk vdesin në temperaturën normale të zierjes.

4. Derri ka substancë trashësie

Derri ka shumë pak substancë muskulore dhe përmban tepër shumë trashësi. Kjo trashësi depozitohet në enë dhe mund të shkaktojë hipertension dhe sulm në zemër. Nuk është për tu çuditur se mbi 50% e amerikanëve vuajnë nga hipertensioni.

5. Derri është njëra prej kafshëve më të fëlliqura në tokë

Derri është njëra prej kafshëve më të fëlliqura në tokë. Jeton dhe rritet në ndyrësi, fekale dhe fëlliqësira. Është pastruesi i fëlliqësirave më i miri që unë e di se ka krijuar Zoti. Në fshatra që nuk kanë tualete moderne dhe fshatarët sekretohen në vende të hapura. Shumë shpesh sekretimet pastrohen nga derrat.
Dikush ndoshta argumenton se në vendet e zhvilluara si Australia, derrat mbahen e ushqehen në kushte shumë të pastra e higjienike. Edhe pse në këto kushte higjienike, derrat mbahen së bashku (kope) në stallë. Nuk ka rëndësi se sa shumë përpiqesh t'i mbash pastër, ata janë të fëlliqtë nga natyra. Ata hanë dhe i kënaqen jashtëqitjes së vet dhe të tjerëve afër tyre.

Nese veprimet e tua , motivojne te tjeret per te jetuar, per te mesuar, per te punuar... ti je nje LIDER !!
Back to top
Mbreteresha
Tue Mar 06 2012, 12:47pm
Love and Peace !!

Registered Member #2649
Joined: Sun Feb 15 2009, 09:55am

Posts: 8531
Njëzet e nje metodat më të mira për ta bërë jetën tënde të lumtur

1. Kushtoja nga koha jote 10 deri 30 minuta për të ecur.
2. Kushtoja nga koha jote për çdo ditë nga 6 orë për gjumë.
3. Kushtoja një kohë për ushqime shpirtërore (namaz; tesbih; istigfare).
4. Kaloje një pjesë të kohës me njerëz që janë të moshës 70 vjeçare, dhe me disa qe janë nën moshën 6 vjeçare.
5. Konsumo më shumë ushqime natyrale dhe përmbaju sa ke mundësi nga ato artificiale.
6. Pi një sasi të konsiderueshme të ujit.
7. Mos e kalo kohën tënde të shtrenjtë në thashetheme.
8. Harroj rastet dhe gabimet e kaluara, e mos ia kujto shoqëruesit tënd të jetës.
9. Dije se jeta është shkollë, ndërsa ti je nxënës në të dhe problemet i ngjajnë detyrave matematikore që kanë zgjidhje.
10. Haje mëngjesin tënd sikurse mbreti, drekën si një princ dhe darkën si i varfri.
11. Jeta është shumë e shkurtë, mos e shpenzo duke urryer të tjerët.
12. Nuk është patjetër të fitosh në të gjitha dialogjet dhe debatet.
13. Mos e krahaso jetën tënde me jetën e të tjerëve, e as shokun e jetës me të tjerët.
14. I vetmi person përgjegjës për veten tënde je ti.
15. Fali të gjithë pa dallim.
16. Mendo mirë për Allahun e Lartëmadhëruar.
17. Sado që gjendja të jetë e mirë apo e keqe, beso se ajo do të ndryshoj.
18. Zilia është humbje kohe, ti i posedon të gjitha gjërat e nevojshme.
19. Telefono pa ndërprerë prindërit e tu.
20. Ruaji kufijtë e tu.
21. Kur zgjohesh i gjallë në mëngjes, falënderoje Allahun e Lartëmadhëruar.

Nese veprimet e tua , motivojne te tjeret per te jetuar, per te mesuar, per te punuar... ti je nje LIDER !!
Back to top
Mbreteresha
Wed Feb 25 2015, 05:14pm
Love and Peace !!

Registered Member #2649
Joined: Sun Feb 15 2009, 09:55am

Posts: 8531



Nese veprimet e tua , motivojne te tjeret per te jetuar, per te mesuar, per te punuar... ti je nje LIDER !!
Back to top
Go to page  1 2 3  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1306 sec, 0.0276 of that for queries. DB queries: 35. Memory Usage: 2,556kB