Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Zona e Argetimit :: Muzika
 
<< Previous thread | Next thread >>
A po degradohet muzika sot me gjithfare kengetaresh ?
Go to page  1 2
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
migu
Sun Nov 18 2007, 10:54pm

Registered Member #1084
Joined: Tue Aug 14 2007, 03:26pm

Posts: 234
po degragohet se jane tu e bastardhuar,une si muzikant jam per modernizimin e muzikes popullore dhe per nje orkestrim te bukur e te pranueshem por jo per bastardhim,dhe sa here qe shikoj te rijte sidomos nga tirana,dhe i pyet per muziken popullore,te pergjigjen gjithe inate,"une ose ne nuk degjojme muzike popullore" po kjo te çon nervat ata bejne sikur kan lindur ne paris more, po nuk i shikojne bashke moshataret e tyre Serbe,Rumun,Bulgare Gek,Turq ,etj,te cilet krenohen me muziken popullore jo vetem ne vendet e tyre por edhe ketu ne europe e çmojne ate, kurse te rijte e tiranes sikur kan ardhur nga Parisi,apo Roma,pa lidhje, nejse ne shkodrante jemi ndryshe ne e dojme e kercejme e kendojme dhe e duam muziken tone popullore te bukur, dhe fund i fundit, edhe ne kemi pak a shume gjak ballkanik, si te gjithe te rijt e ballkanit qe po te hysh ne diskotekat ,apo ne ,mbremjet apo bankete e dsmat e tyre gjithmone ne plan te pare eshte muzika popullore pastaj vjen ajo perendimore,jemi ballkanas,une keshtu mendoj, jepni mendimin tuaj ,por pa nerva ,, kalofshi mire......




[ Edited Sun Mar 01 2009, 02:46pm ]

V.F.L.P
NQS E PROVON MUNDE EDHE TE HUMBASESH,POR NQS NUK E PROVON KE HUMBUR GJITHSESI

Back to top
belgium
Mon Nov 19 2007, 01:47am

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
s

[ Edited Sun Mar 01 2009, 03:04pm ]
Back to top
migu
Mon Nov 19 2007, 02:44pm

Registered Member #1084
Joined: Tue Aug 14 2007, 03:26pm

Posts: 234
ke te drejte belgium,i keshtu asht kur muziken sot ,si neper televizionet lokale dhe neper dasma bankete etj,e bajne te pa afatet, katastrof, gjynah i madhe per ne, ca me ba asgja ?

V.F.L.P
NQS E PROVON MUNDE EDHE TE HUMBASESH,POR NQS NUK E PROVON KE HUMBUR GJITHSESI

Back to top
belgium
Mon Nov 19 2007, 07:56pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
..........................................................

[ Edited Sun Mar 01 2009, 03:05pm ]
Back to top
migu
Mon Nov 19 2007, 08:22pm

Registered Member #1084
Joined: Tue Aug 14 2007, 03:26pm

Posts: 234
mire kjo po ke dhe nga ato pasonike te cilet paguajne miliona per te rregullua lokalin pa lidhje ,ed duke hedhe paret ne gjana krejte pa lidhje e masndaj marrin D.j. edhe nqs marrin orkester ndonje tek tuk,marrin orkester jo profesioniste pra muikan apo instrumentist amator, dhe ketyre mundehn me ja ule cmimin duke i thene a bon ma lire, e ne fund krenohen se kam ba nje dasem shkodrane e kam pas nje muzik super, sa fallco,une pervedi jam muzikan me shkolle ,dhe kam ponuar me kengetare profesioniste ne shkoder e tirane , dhe shkodra eshte mbrapa shume, tirana paguan orkestren dhe bejne ma shyret, na kan kalu bravo i qofte,na kan mlu kanalet e shkodres kengetARET si puna e MEDES ,ku kena mrrit,sa per me pa mo dasem neper bahce e obborre shtepiash kjo eshte nje enderr e kalume belgium ,ke shume te drejte ne ata cfar thu, por na ka mbulu k..........ret.

V.F.L.P
NQS E PROVON MUNDE EDHE TE HUMBASESH,POR NQS NUK E PROVON KE HUMBUR GJITHSESI

Back to top
belgium
Mon Nov 19 2007, 08:39pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
.......

[ Edited Sun Mar 01 2009, 03:06pm ]
Back to top
::bud::
Mon Nov 19 2007, 09:22pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
sot kushdo bahet kangetar !!! me za e pa za del e kendo veq.
Mu me vjen shum keq kur ndie do kange ku kengetri nuk kendon po bertet kot.
me vjen shum marre me i ndi kto kange.
Back to top
belgium
Tue Nov 20 2007, 12:59am

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
???

[ Edited Sun Mar 01 2009, 03:07pm ]
Back to top
SYZEZA
Tue Nov 20 2007, 08:38am

Registered Member #828
Joined: Tue May 15 2007, 09:55am

Posts: 291
MUZIKA POPULLORE SHQIPTARE E SHKODRANE ASHT TU U BASTARDHU...NUK ME PELQEN KUR NJI KANGE POPULLORE QE ME QINDRA VJET ASHT KENDU NJASHTU, DEL NJI KANGTAR E E MODIFIKON(P.SH. IRMA LIBOHOVA)E THOT QE E KAM BA MA T'BUKUR. PERDERISA KTO KANG KAN TASH SA VJET QE KENDOHET NE POPULL D.M.TH QE U PELQETE NJASHTU SI KA KEN. MASANDEJ KUSH TA JEP TE DREJTEN TY ME E MODIFIKU NJI KANG QE E KA BA DIKUSH TJETER. THJESHT TASH KERKUSH NUK DIN ME BA NJI KANGE TE RE, OSE KOPJOJN NJI MUZIKE T'HUJ E I VEJN NJI TEKST N'SHQIP(QE ZAKONISHT I BAJN FMI TE FILLORES SE NDRYSH NUK KA SHPJEGIM PER CFARE TEKSTESH JANE), OSE MODIFIKOJN MUZIKEN POPULLORE.
SA PER DASMAT UN JAM E MENDIMIT QE ASHT MA MIR ME MARR NJI DJ SE TE PAKTEN E DIN SE NUK TA NEGLIZHON DASMEN. KAM KEN NE NJI DASEM KU KENDOTE KU KANGTAR ISHTE NJI BEJAGI I NJOFTUN(NUK PO JAP EMER MA MIR), NUK E DI A KA KENDU NJA 5 KANG GJITHSEJ, OSE ORKESTRALE, OSE FILLOTE KANGEN E IA KALOTE MIKROFONIN DASMORVE.
Back to top
L - N
Tue Nov 20 2007, 09:21am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
=>

[ Edited Wed Feb 06 2008, 09:55am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
migu
Tue Nov 20 2007, 02:02pm

Registered Member #1084
Joined: Tue Aug 14 2007, 03:26pm

Posts: 234
O belgium nuk me interesojne adresat e as telefonat tuaj, ti the qe je malazeze, dhe une thjeshte te kujtova se jeni mundu me na poshtu ,ne nje betej gjigande po skeni mujt as kurr nuk do te mundeni, ty mos te vij keq mor burre, shkodrane ske si me ken ti perderi sa thu qe je malazez qofte dhe ne origjine, dhe ne qofte se je malazez nuk mund te jesh shkodran, ti mos u merzit, kurse persa i perket muzikes me behet qejfi po te marr ndonje leksion dhe nga ty, njeriu meson nganjehere edhe nga nje femije, e jo me nga ty, gjithsesi suksese ne fushen muzikore, kurse persa i perket moralit, ti nuk e din se cfare morali kan nejse, po nqs nuk me kritikon ,dikush apo kritoj dike nuk ka perparim, kurse une nuk kam kritiku po kam komentu e per ma shume nuk kam dhane asnje emer,gjithsesi dukesh qe te pelqen amatorizmi se po te pelqente profesionalizmi do ishe nje mendje me mua, nuk do te thote asgje edhe pse ne dasmen e vellase the qe ke pase adnan balen i cili ka ne orkester muzikanta BOBA e njisha, por besoj qe nuk ka qene zgjedhje e jote ,se duke qene vete amator te palqejne dhe instrumentistet amator, dhe me vjen çudi qe shume shpesh kam ndegju njerez te thone qe jemi malazez e jetojne ne shkoder, por mbaj mend qe kur erdhi demokracia e gjithe malazezet moren teshat dhe u nisen per ne mal te zi dhe serbi per tu kthyer ne vendlindje, por? u kthyen prap mbas ca javesh? gjithsesi suksese, une nuk jam ne shkoder po kur te jeme do pime nje kafe pèer çejfe.

V.F.L.P
NQS E PROVON MUNDE EDHE TE HUMBASESH,POR NQS NUK E PROVON KE HUMBUR GJITHSESI

Back to top
belgium
Tue Nov 20 2007, 06:28pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
pozdrav!

[ Edited Sun Mar 01 2009, 03:08pm ]
Back to top
belgium
Tue Nov 20 2007, 06:43pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
+++++++

[ Edited Sun Mar 01 2009, 03:09pm ]
Back to top
migu
Tue Nov 20 2007, 07:03pm

Registered Member #1084
Joined: Tue Aug 14 2007, 03:26pm

Posts: 234
a me kishe tregu ndonje fjale serbisht , se me duhet , kam dialog pune me nje profesor sebe, e flas pak po jo shume, me duhet ndonje , fjale , a mi kishe shkru me ti shkru une shqip edhe ti me m kthy serbisht, VEc duart e gojen i kam te lame se jam musliman. hahahahahah lol, te paska humb sensi i humorit, edhe u provokoke shpejt hahahahah.pe serbishten e kam seriozisht

V.F.L.P
NQS E PROVON MUNDE EDHE TE HUMBASESH,POR NQS NUK E PROVON KE HUMBUR GJITHSESI

Back to top
belgium
Tue Nov 20 2007, 07:19pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
SHKO gjej ndonji kosovare e ta po ta trgon ma mire serbishten.ha ha ha......
Back to top
migu
Tue Nov 20 2007, 07:21pm

Registered Member #1084
Joined: Tue Aug 14 2007, 03:26pm

Posts: 234
nuk flas me to mor cfar kosovarsh.

V.F.L.P
NQS E PROVON MUNDE EDHE TE HUMBASESH,POR NQS NUK E PROVON KE HUMBUR GJITHSESI

Back to top
belgium
Tue Nov 20 2007, 07:28pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
-

[ Edited Sun Mar 01 2009, 03:09pm ]
Back to top
migu
Tue Nov 20 2007, 07:31pm

Registered Member #1084
Joined: Tue Aug 14 2007, 03:26pm

Posts: 234
me fal?

V.F.L.P
NQS E PROVON MUNDE EDHE TE HUMBASESH,POR NQS NUK E PROVON KE HUMBUR GJITHSESI

Back to top
belgium
Tue Nov 20 2007, 07:46pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
te falte zoti.
Back to top
migu
Tue Nov 20 2007, 07:51pm

Registered Member #1084
Joined: Tue Aug 14 2007, 03:26pm

Posts: 234
edhe ty

V.F.L.P
NQS E PROVON MUNDE EDHE TE HUMBASESH,POR NQS NUK E PROVON KE HUMBUR GJITHSESI

Back to top
:::ShkoderZemer
Tue Nov 20 2007, 11:49pm


Registered Member #1
Joined: Mon May 22 2006, 08:16pm

Posts: 1803
hej grupa shurupa mos u zini e mos u grini se macoku asht i imi

http://www.shkodraonline.com/galeria
Back to top
migu
Wed Nov 21 2007, 12:50am

Registered Member #1084
Joined: Tue Aug 14 2007, 03:26pm

Posts: 234
po kush te ka than me u pergjigj mor shoku Lec neli ti nqs don pergjigjesh nqs jo nuk pergjigjesh, kjo eshte liri dempokraci, ty nqs te duket qe te kam fyer pesonalisht ma thuaj dhe te kerkoj te falur ,po nqs jo, mundoju me i pa gjanat ma larg e mos bjer viktim e humorit shkodrane mes meje e Belgium, keshtu qe as e shkrimeve tona pak provokuese, SHif ma larg Zotni Lec neli , gjithsesi respekte per keshillat ?

V.F.L.P
NQS E PROVON MUNDE EDHE TE HUMBASESH,POR NQS NUK E PROVON KE HUMBUR GJITHSESI

Back to top
sT...
Sat Nov 24 2007, 11:54am
PeAcE

Registered Member #261
Joined: Sat Dec 23 2006, 09:34pm

Posts: 788
Shoh qe e paskeni marre sh seriozisht ketu .

Ne lidhje me temen mendoj qe niveli i muzikes shqiptare sidomos asaj popullore ka rene shume poshte. Uroj te jete faze kalimtare, sepse eshte te vjellesh kur degjon kenget dhe kur shikon videoklipet e tyre ne tv. Sic duket kane ndryshuar dhe gustot e shqiptareve pasi kasetat e ketyre pseudo kengetareve shiten goxha!

In heaven, all the interesting people are missing
Back to top
L - N
Sun Mar 01 2009, 02:53pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Gazmend Mullahi: Jo profesionalizmi dëmtoi muzikën e lehtë shqiptare


Kompozitori dhe përgjegjës i Arteve në MTKRS tregon se cilat janë arsyet që dëmtuan muzikën e lehtë shqiptare, Intervistoi:

Julia Vrapi

Muzika e lehtë është zhanri më i përhapur jo vetëm në vendin tonë, por dhe në botë. Për këtë qëllim edhe vëmendja e krijuesit që merret me këtë zhanër muzikor është më e madhe. Sipas krijuesve të muzikës goditjen e parë, që mori muzika e lehtë shqiptare në vendin tonë kishte të bënte me ideoligjizimin e saj, një periudhë e cila përkon me vitet ’60. Më pas me kalimin e viteve ndodhën dhe shumë ndryshime, të cilat në fillim u nisën për mirë nga krijuesit, por të cilat sollën dhe dëmtime në këtë zhanër muzikor. Kompozitori dhe përgjegjësi i Arteve në MTKRS Gazmend Mullahi tregon në një intervistë dhënë për gazetën se çfarë ka ndodhur me krijimtarinë muzikore gjatë këtyre viteve, dhe cilat janë dëmtimet që pësoi muzika e lehtë shqiptare.



-Si është zhvilluar e muzika e lehtë shqiptare gjatë viteve?

Muzika e lehtë në përgjithësi është zhanri më i përhapur jo vetëm tek ne, por kudo në çdo vend të botës. Arsyeja është fare e thjeshtë kjo muzikë ka dhe konsumin më të madh nga publiku duke u konsumuar në shumë vende që nënkuptohen që nga skenat , TV-të e deri në produksione CD apo në “Pube” natë apo ditë. Relativisht edhe vëmendja e krijuesit që merret me këtë zhanër është shumë herë më e madhe. Muzika jonë e lehtë është e hershme. Dhe i përket para viteve 30-40...Ajo ka ardhur nga elementë më të mirë të muzikës qytetare si në Korçë,Berat, Shkoder, Elbasan gjithmonë pranë qyteteve metropole pak a shumë të mëdha dhe me zhvillim ekonomik e social. Në këto kohë u krijuan dhe të parat këngë që u quajtën qytetare, më vonë u quajtën si muzikë argëtuese dhe më vonë hyri muzika “e lehtë”. Një periudhë interesante është ajo e viteve 40-’60. Këto janë këngët kur nuk kishin asnjë lloj ideologjizmi, qenë sipas modeleve europiane dhe veçanerisht sipas karakterit të muzikës që zhvillonin fqinjët tanë. Kemi modele të mrekullueshme që vlejnë të studiohen seriozisht nga ata që do t’i hyjnë rrugës së këngës. Janë modele këngësh që janë jashtë çdo lloj politizimi. Në këtë periudhë i njohur është kompozitori Xhediku, por dhe disa pionerë të këngës së lehtë shqiptaren si Kristo Kono, Baki Kongoli, Preng Jakova,Agim Prodani e te tjerë më vonë Kristo Kote etj. Më vonë filloi dhe një model shumë i mirë për ne që shkonte drejt Evropës Perëndimore,dhe ne në atë kohë kishim më për zemër Festivalin e Sanremos. Pikërisht në këtë situatë u ndez një dritë jeshile për dhënien e një vëmendjeje shumë premtuese në rritjen dhe zhvillimin e këngës e këtij zhanri që siç e thamë pushtonte mënjëherë konsumatorët e shumtë të saj. Dhe u zgjodh Radio Tirana të ishte qendra kryesore e këtij aktiviteti, sepse aty ishin dhe aparaturat që të bëhej dhe realizmi i festivalit. Pikërisht në këtë kohë filloi dhe festivali i Këngës së Lehtë Shqiptare duke morë drejtim e që s’do të ndalesh kurrë dhe muzika e lehtë shqiptare, ishte viti 1962.

-Deri në këtë periudhë ju thoni se muzika e lehtë shqiptare shkonte shumë e mirë. Pati një jehonë të pa imagjinueshme. Akademia e Arteve që është sot u bë vendi ku u realizua festivali i parë...dyert e saj prej druri të fortë lisi....s’përballonin dot një dyndje të pa parë ndonjëherë. Por më pas gjatë viteve çfarë ndodhi?

Goditjen e parë që mori muzika e lehtë shqiptare ishte ideoligjizmi. Deri në vitet ’60 ishin këngë të bukura si “Fëmija i parë”, “Lemza”,”Djaloshi dhe shiu”etj, që i shin jashtë çdo lloj politike. Në ato vite nivelin e festivaleve tona mund ta krahasoje dhe me ç’do vend tjetër europian. Në atë kohë në Itali nuk ishe vetëm Sanremo por kishte dhe evenimente të tjera muzikore. Kjo gjë u bë identike dhe tek ne me këngën origjinale shqiptare. Janë po ato nivele të kompozimit, tematikës,mënyrës së interpretimit dhe gati ne ecnim paralel me festivalin e Sanremos apo me ç’do lloj tjetër aktiviteti kënge atje. Goditja filloi në ideologjizimin e këngës. Në atë kohë filluan këngët për Partinë, për Internacionalizmin, këngë nga më të çuditshmet për elektrifikimin, për traktorin, për jetën tonë të re etj. Këto të gjitha filluan pas vitit ’70. Në këtë kohë filloi dhe stakimi ose shkëputja nga rrjedha e Sanremos apo te simotrave që për ne ishin pikat e referimit. Veç këngëve tematike që thamë filluan te fshiheshin nga skena , kitarat , saksofonat, trompat nuk duhej të thërrisnin fort në notat e larta...dhe batteria ose xhezi duhej të fshihej dika prapa kapakut të hapur të pianos.

-Si e komentoni faktin që shumë këngë të asaj kohe edhe sot dëgjohen nga publiku?
Sepse ato janë këngë të bukura dhe ka disa arsye. E para sepse është muzikë origjinale, është këngë e sinqertë dhe e bukur. Në atë kohë ka pasur dhe shumë kompozitorë të mirë, seriozë të kulturuar dhe profesionistë të vërtetë. Këngët e asaj periudhe që pëlqehen sot janë jashtë ideologjisë dhe janë të sinqerta si tek kënga “Lemza”etj. Në atë kohë kompozitori ishte kompozitor, orkestruesi ishte po ashtu, poeti ishte poet, këngëtari ishte i përzgjedhur. Ishin katër elementë që funksionin në atë kohë në këngë dhe secila prej tyre kishte vëmendjen maksimale, që diskutoheshin në ambiente profesionale me përgjegjësi siç ishin Redaksitë me specialistët përkatës komisionet profesionale etj. Duke e krahasuar me këto fenomene, sot këto kanë humbur, ose kanë dalë si “ të panevojëshme” nga një mendësi aspak e shëndoshë dhe profesionale.

-Në vitet ’90 çfarë ndodhi me muzikën e lehtë shqiptare?

Ndryshimet filluan për mirë në fillim. Ishte një kërkesë që duhej të shkëputeshim nga sfera e ideoligjizimit. Në vijim të pyetjes suaj se pse kanë mbetur dhe sot ato këngë mendoj se ka dhe një sens nostalgjie brenda tyre. Janë elementë që në këto këngë njerëzit kanë një pjesë te jetës së tyre me këto krijime. Prandaj dhe sot ato dëgjohen me endje. Sot ajo që këto këngë dëgjohen akoma,tregon se ne kemi fond dhe histori. Por ka dhe faza që bënë dëmtimin e rëndë të muzikës. Në vitet ’90 pati një shpërthim dhe bum të një krijimtarie të lirë pa kurrfarë bordure dhe gardhi. U derdh në të ashtuquajturën “fryma e re , nga të rinjtë” dhe vërshoi pa asnjë kriter profesional dhe artistik. Po ta marrësh nga një sens kjo kishte anët e saj pozitive , pjesërisht kjo ishte për t’u përshëndetur. Mirë po e keqja e saj është se ajo mbeti po aty , mbeti pikërisht në pozicionin e këtyre “ dyerve te hapura” . Nuk u thellua profesionalizmi, ndërgjegjësimi për prurje artistike të përzgjedhur nga vlerat por...pa kurrfarë selektimi. Fatkeqësisht sot e kësaj dite ajo që është problematike, është se ne kemi mbetur rob të një performance jo origjinale dhe jo profesionale. Në këngët tona ka hyrë stampa ose modeli që ato të cilët merren gjerësisht me këtë e kuptojnë mirë. Ajo që e ka dëmtuar muzikën është se kënga kompozohet me modele, me kallupe ose “ Patter-a”. Në rastin më të keq është kopjimi. Merret kënga e dikujt tjetri dhe i vihet teksti dhe këndon këngëtari.
Një ndër fenomenet shumë negative që paraqitet sot është kopjimi dhe nënvlehtësimi i krijimtarisë origjinale, si dhe eliminimi i këtij grupimi njerëzish specialistë që përbëjnë stafet profesionale apo quajtur ndryshe “ Redaksitë”, i cili analizon për secilin element që përbën këngën. Sot këngët tona janë të realizim modelesh harmonike, tingëllimi, modelesh të gatshme që nuk të ngjall interes. Këtë mund ta shikosh shumë mirë në manifestime jo të pakta duke përfshire dhe kryefestivalin e këngës ne RTV. Këngët e festivalit në përgjithësi kanë një formë, duke sikur i ka kompozuar një njeri. Pra në këto festivale duket sikur këngët dalin nga një stampë. Ajo që është dhe më e rëndësishme,është dhe vëmendja e pakët për melodinë. Ka pak vëmendje për këtë element muzikor dhe kjo vjen dhe nga abuzimi , aprofesionalizmi, marrja “lehtë” e këtij aktiviteti e personave të ngarkuar për këtë por pse jo dhe nga mos serioziteti i atyre që drejtojnë. Por sigurisht dhe nga mospërgjegjësia e atij që bën këngën. Dëmtim shumë të madh ka dhe teksti i këngës. Në festivalet tona janë disa tekste pa kurrfarë ideje. Dëgjojmë këngë me tekste krejtësisht që as të ngacmojnë dhe as të lënë kurrfarë shije. Pa fjalë e poezi të mençura që të shprehin diçka ndryshe nga kënga në këngë. Përdoren elementë që nuk të ngjallin emocion,mirëpo ky është element kryesor dhe i rëndësishëm për këngën. Po kështu do të thosha dhe për orkestracionin. Falë moduleve elektronike që kanë dalë në rastin më të keq kopjohet dhe në rastin më të mirë janë sërish formate pa emocionin ose pa atë sensin “ njerëzor”, aq të domosdoshëm për veprën artistike por thjesht , mekanizëm , teknologji, teknikë.

-Gjatë këtyre dy dekadave sa e ka dëmtuar muzikën shqiptare playback?
Nuk ka dëmtuar gjë. Me përjashtim të një performance të pa kuptimtë. Duhet konsideruar ofendim nëpërmjet mashtrimit, kjo nuk ka sjellë dëmtim në muzikën e lehtë shqiptare por është një performancë e pakuptimtë që fatkeqsisht vazhdon me të njëjtën mënyrë si për një publik të kulturuar ashtu dhe për atë më pak të tillë që s’merr vesh nga lloji i performancës.

-Sot orkestra e RTSH nuk interpreton live në festival. Si e komenti këtë?
Për mua kjo është e pa pranueshme. Një orë dhe më parë ajo duhet kthyer në live. Megjithatë ka tendenca në shumë televizione që e përdorin live orkestrën. Por orkestra me “gjoja” është e papranueshme,është e pamoralshme, është poshtëruese për vetë atë që bën sikur luan, dhe për vetë spektatorin që mashtrohet aq , masivisht. Vihet re që bëhen tentativa, por ato kane mbetur , të cekëta, primitivë,dhe pa objektiv. E keqja më e madhe është se mungon vullneti i mirë për të realizuar një gjë të tillë në të kundërt strategjia për ndryshim duhej të fillojë që të nesërmen e një aktiviteti të porsambyllur.

-Ç’mendoni për këngëtarët sot?
Këngëtarë profesionistë sot janë ato që nëpërmjet zërit përballojnë jetën e tyre , rrisin fëmijët , dhe ndërtojnë jetën mbi bazën e këtij profesioni dhe për rrjedhojë me bazën e atyre të ardhurave që vjen nga puna “këndimtare” e tyre. Unë them se sot ka shumë këngëtarë të tillë, të cilët ushqehen me këtë profesion dhe ata janë shumë të mirë dhe mjaft cilësorë.

-Çfarë sjell e kënduara live apo me playback në muzikë?
Të dyja këto nuk dominojnë asgjë në kualitetin e këngës. E rëndësishme është se çfarë standardi do t’i japësh performncës, sepse sot po aq e rëndësishme sa dhe krijimtaria është dhe performanca. Këtë do ta paraqitësh në shkallën më të lartë të etikës profesionale të paraqitjes. Performanca tregon kulturë, nivel, standarde të ndryshme të cilat lehtësisht janë të lexueshme , Këngëtarin e do të bukur ashtu si edhe e do skena. Varet se çfarë standardi estetik e artistik do realizosh performancën. Dhe sigurisht dihet nga të gjithë, shkalla më e lartë është elementi live dhe jo të bësh “sikurin”. Orkestra bën “sikur” i bie instrumenteve etj. Për mua kjo nuk është dinjiotze. Mua më duket një gjest jo profesional që të bësh “sikurin” në skenë

-Si mendoni për kompozitorët sot?
Kompozitorët janë shtuar shume veçanërisht ata që lëvrojnë këngën. Kompozitor i thotë vetes edhe një njeri që ka mbaruar Akademinë e Arteve,por dhe një që është në vitet adoleshetore të gjimnazit dhe i kanë blerë prindërit një kompjuter dhe një tastierë. Këta të fundit nuk kanë as kulturën minimale për konceptin muzikor etj. Por po ashtu siç kemi kompozitorë seriozë, që krijojnë mirë,por ka dhe nga ata që u “shket “ dora “ pa dashje” dhe kanë hyrë në rrugën e modelit, kopjimit, përshtatjes, apo manipulimit muzikor por ka dhe seriozë të cilët janë përfaqësues të këngës shqiptare dhe që fatkeqësisht janë të pakët si numër, por dhe ne krijimtarinë cilësore.

-Çfarë duhet bërë për të dalë nga kjo situatë?
Mendoj se ka ardhur koha e organizimeve, e bashkëpunimeve, e koordinimeve në shoqata me baze profesionistë të vërtetë që duhet të udhëheqin edhe me modelin e tyre në këtë treg gjigand të muzikës. Riaktivizimi dhe vendosja mbi bazat e saj profesionale të Redaksive muzikore për të gjitha institucionet që organizojnë aktivitete të mëdha siç janë festivalet apo manifesitimet e këngës, ku në gjirin e saj të bëjnë pjesë me përgjegjësi profesionistë të vërtetë dhe të përkushtuar.


Marre prej Agjensia e Lajmeve "SOT"

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
belgium
Sun Mar 01 2009, 03:10pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
Muzika shkodrane asht ma shum e krahut me ballkanin se sa me pjeset tjera te shqipnis......degradimi i muziks shkodrane qytetare, sot asht si pasoj eperzimjes se gjithfar lloj traditash te ardhuna sot ne shkoder dhe po dominon tingujt arabo-afrikano verior magrebin(tunisia, marok, algeria)..ne shkoder ska am jare shkodrane e kjoa sht katastrofa eradhes ne shkoder, ne shkoder kur bahen dasma ska am kang me dajre puro shkodrane, ne shkoder ska ma muzik me violoncel ne kafen e madhe!

[ Edited Sun Mar 01 2009, 03:14pm ]
Back to top
Go to page  1 2  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2534 sec, 0.0618 of that for queries. DB queries: 63. Memory Usage: 3,113kB