Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Arti - Kultura - Tradita - Fotografia - Video :: Trupi - Shëndeti - Mjeksia
 
<< Previous thread | Next thread >>
Molla dhe vlerat e pazëvendësueshme
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
~*Christel*~
Sun Nov 14 2010, 04:38pm


Registered Member #1665
Joined: Wed Feb 20 2008, 12:26am

Posts: 9278
Një mollë në ditë mban doktorin larg. Kjo është një nga shprehjet më të njohura angleze nëse do të kujtonim vlerat e mollës.
Nëse konsumoni këtë frutë, që ndoshta jo të gjithë e preferojnë për shijen që ka, do të vini re efektet pozitive që jep. Largon dhembjen e kokës, tret shpejt, largon pagjumësinë si dhe na bën më të bukur.



Disa prej tyre:


Molla është një nga frutat që do të cilësohej për vlerat e saj. Ka një pafundësi vlerash që kurojnë dhe na bëjnë mirë për shëndetin.
Duke filluar që me farat e saj të cilat përmbajnë albuminë dhe yndyrë. Molla si frutë ka veti freskuese, qetësuese dhe zbutëse. Thonë se lëkura e mollës ka një përqindje të mirë të substancave të nevojshme.

Vitamina të tilla si B1, C, E, P, B2, PP ndodhen pikërisht nën lëkurë. Ndaj nëse do të konsumonit mollë, e cila rekomandohet të paktën një në ditë, është më mirë të jetë me lëkurë.



Si na zbukuron molla.



Një mollë e ngrënë në mëngjes ndikon mirë në pastrimin e dhëmbëve duke i fortësuar ato dhe duke i bërë më të shëndetshëm.
Gjithashtu molla mund të përdoret edhe për maska të ndryshme të fytyrës, duke na e bërë atë më të butë e të lëmuar. Por mënyra më mirë është ta marrim çdo ditë si në mëngjes ashtu dhe në darkë.
Çdo lloj molle ka vlera të caktuara, ndërsa ajo jeshile ka më tepër vitamina të cilat janë të përqendruara jo vetëm në pjesën e tulit por dhe nën lëkurë që gjenden me shumicë.



Dieta me mollë.

Për t’u dobësuar shpejt ndonjëherë nuk keni pse mbani dieta të mundimshme. Mjafton të konsumoni tre ose katër mollë në ditë edhe duke ngrënë normalisht. Do të shikoni që kilet do të humbasin shpejt.
Por nëse konsumoni një kokërr mollë që në mëngjes, esëll, efekti i dobësimit do të jetë më i shpejtë. Molla ka një efekt të lartë tretjeje ndaj sugjerohet nga dietologët në çdo lloj diete.



Lufton pagjumësinë

Lëngu i mollës i përzier me mjaltë dhe ujë të nxehtë pihet si mjet qetësues kundër pagjumësisë. Nëse vuani nga dhembja e kokës në ballë, vendosni fasha të lagura me uthull molle dhe ujë duke e shoqëruar edhe me pak mjaltë.
Por ky është një rit që duhet bërë çdo darkë në mënyrë që të japë rezultatin e duhur.


Çaj me mollë

Çaji që përgatitet nga copat e prera të mollës pihet kundër ftohjeve të ndryshme, lehtëson etjen, forcon nervat, mushkëritë dhe zemrën. Gjithashtu, ky çaj është një mjet i mrekullueshëm për rregullimin e tretjes.
Ky lloj çaji mund të pihet në çdo stinë jo vetëm në dimër. Meqë molla është një frutë që gjendet lehtë edhe në ditët e tjera të vitit, e sidomos në shtator, mund të gjenden lloje të ndryshme të tyre.



Në shtatzëni

Nëse të gjithë duhet ta konsumojnë sa më tepër këtë frutë, gratë shtatzëna janë të parat që nuk duhet ta refuzojnë në mënyrën më absolute. Ato duhet të marrin një lugë lëng molle të paktën çdo mëngjes.
Në këtë mënyrë kanë marrë mjaft elementë të nevojshëm natyrorë, prandaj edhe mund të kenë një foshnjë me flokë të dendur, me thonj të fortë, me sistemin e zhvilluar muskulor.
Gjithashtu ajo do të këtë mjaft qumësht duke ndikuar dhe në një zhvillim më se të mirë të fëmijës, sidomos në atë psikik dhe shpirtëror.

Back to top
OLIVE OYL
Sun Nov 14 2010, 04:55pm
Qukulina


Registered Member #4115
Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pm

Posts: 17082
Molla asht antioksidant shum i mir qe don me than se parandalon formimin e kancerit dhe kjo asht shum e rancishme.

Hashafi me moll (aj caji qe thojn ktu) asht mmmmmmmmmmmmm maraj meas atij une

Din dica sunshi kot sban mas tyne aq shum hahah





***

I once had a thousand desires,
But in my one desire to know you
all else melted away.


trokit ketu

Back to top
Alterran
Sun Nov 14 2010, 05:22pm
Alterran

Registered Member #1980
Joined: Tue Jun 10 2008, 08:17am

Posts: 1709
in facto in facto (perkthe marjet "ne fakt ne fakt") tana frutat kan antioksidante, sidomos ato frutat me ngjyr te kuqe (qershia, luleshtrydhja, kumlla kuqe etj ) Gjithashtu edhe frutat qe kan shum vitamin E dhe vitamin C jan te mir per antioksidant sepse kto vitamina (sidomos E) asht nji antioksidant shum i fuqishem

mosjafutkot@kodramasbregut
Back to top
_GUINNESS_
Sun Nov 14 2010, 08:20pm
be allways happy enjoy life its to short

Registered Member #1037
Joined: Tue Aug 07 2007, 11:58pm

Posts: 2385
prandaj jam marakli mollash une se kane vitamina edhe jane healthy
Back to top
LUPEN
Mon Nov 15 2010, 12:50pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
shume interresante ajo qe ka shkru Christel.


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
S~erenity
Thu Mar 17 2011, 04:09am
~Joy of Life~

Registered Member #2891
Joined: Sun Apr 19 2009, 10:41am

Posts: 5994
Interesante vertet!
Info me vlere sidomos per ata qe ju dhemb kryt!
Hani molla sa ma shume Flm Christel
Back to top
lissandro
Sun Apr 17 2011, 08:32pm
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
~*Christel*~ ka shkruar:

Një mollë në ditë mban doktorin larg. Kjo është një nga shprehjet më të njohura angleze nëse do të kujtonim vlerat e mollës.
Nëse konsumoni këtë frutë, që ndoshta jo të gjithë e preferojnë për shijen që ka, do të vini re efektet pozitive që jep. Largon dhembjen e kokës, tret shpejt, largon pagjumësinë si dhe na bën më të bukur.



Disa prej tyre:


Molla është një nga frutat që do të cilësohej për vlerat e saj. Ka një pafundësi vlerash që kurojnë dhe na bëjnë mirë për shëndetin.
Duke filluar që me farat e saj të cilat përmbajnë albuminë dhe yndyrë. Molla si frutë ka veti freskuese, qetësuese dhe zbutëse. Thonë se lëkura e mollës ka një përqindje të mirë të substancave të nevojshme.

Vitamina të tilla si B1, C, E, P, B2, PP ndodhen pikërisht nën lëkurë. Ndaj nëse do të konsumonit mollë, e cila rekomandohet të paktën një në ditë, është më mirë të jetë me lëkurë.



Si na zbukuron molla.



Një mollë e ngrënë në mëngjes ndikon mirë në pastrimin e dhëmbëve duke i fortësuar ato dhe duke i bërë më të shëndetshëm.
Gjithashtu molla mund të përdoret edhe për maska të ndryshme të fytyrës, duke na e bërë atë më të butë e të lëmuar. Por mënyra më mirë është ta marrim çdo ditë si në mëngjes ashtu dhe në darkë.
Çdo lloj molle ka vlera të caktuara, ndërsa ajo jeshile ka më tepër vitamina të cilat janë të përqendruara jo vetëm në pjesën e tulit por dhe nën lëkurë që gjenden me shumicë.



Dieta me mollë.

Për t’u dobësuar shpejt ndonjëherë nuk keni pse mbani dieta të mundimshme. Mjafton të konsumoni tre ose katër mollë në ditë edhe duke ngrënë normalisht. Do të shikoni që kilet do të humbasin shpejt.
Por nëse konsumoni një kokërr mollë që në mëngjes, esëll, efekti i dobësimit do të jetë më i shpejtë. Molla ka një efekt të lartë tretjeje ndaj sugjerohet nga dietologët në çdo lloj diete.



Lufton pagjumësinë

Lëngu i mollës i përzier me mjaltë dhe ujë të nxehtë pihet si mjet qetësues kundër pagjumësisë. Nëse vuani nga dhembja e kokës në ballë, vendosni fasha të lagura me uthull molle dhe ujë duke e shoqëruar edhe me pak mjaltë.
Por ky është një rit që duhet bërë çdo darkë në mënyrë që të japë rezultatin e duhur.


Çaj me mollë

Çaji që përgatitet nga copat e prera të mollës pihet kundër ftohjeve të ndryshme, lehtëson etjen, forcon nervat, mushkëritë dhe zemrën. Gjithashtu, ky çaj është një mjet i mrekullueshëm për rregullimin e tretjes.
Ky lloj çaji mund të pihet në çdo stinë jo vetëm në dimër. Meqë molla është një frutë që gjendet lehtë edhe në ditët e tjera të vitit, e sidomos në shtator, mund të gjenden lloje të ndryshme të tyre.



Në shtatzëni

Nëse të gjithë duhet ta konsumojnë sa më tepër këtë frutë, gratë shtatzëna janë të parat që nuk duhet ta refuzojnë në mënyrën më absolute. Ato duhet të marrin një lugë lëng molle të paktën çdo mëngjes.
Në këtë mënyrë kanë marrë mjaft elementë të nevojshëm natyrorë, prandaj edhe mund të kenë një foshnjë me flokë të dendur, me thonj të fortë, me sistemin e zhvilluar muskulor.
Gjithashtu ajo do të këtë mjaft qumësht duke ndikuar dhe në një zhvillim më se të mirë të fëmijës, sidomos në atë psikik dhe shpirtëror.




Me te gjitha cfar ke shkru jam dakort *Christel* vetem per me ra nga pesha se besoj se ndikon di njerin qe han 6 molla ne dite e sa her e shof ma shum me duket se asht tui u shendosh se sa dobsu..
sidoqoft

Un besoj vetem ne molla Korcet...... ()

Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
::bud::
Sun Apr 17 2011, 09:02pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
Lezova tan artikullin po kerkun nuk shkrun qe te ban rraksjon duke iu referu fotografise se fundit.
Back to top
L€OÑ
Sat Apr 23 2011, 09:50pm

Registered Member #3349
Joined: Sat Sep 26 2009, 09:03pm

Posts: 4104
Postim i bukur i Christelit... un edhe pse nuk bej shum mas mollave kam nigju per vetit e saja .
Vetem ato mollat "fuji" arrij mi hanger, mollat tjera mund te ha veq gjysen e saj ...kam stomat kanarinet mushem shpejt
Back to top
alem
Sat Apr 23 2011, 09:56pm
alem

Registered Member #4458
Joined: Sat Mar 26 2011, 08:02pm

Posts: 501
"Ein Apfel am Tag und der Doktor bleibt, wo er mag"

Nje molle ne dite dhe doktori te rri ku te doje thon gjermanet.Sa per te qesh:sonte hengra dy.

Wer sichere Schritte tun will, muss sie langsam tun.Goethe
Back to top
S~erenity
Mon Apr 25 2011, 11:45am
~Joy of Life~

Registered Member #2891
Joined: Sun Apr 19 2009, 10:41am

Posts: 5994
L€OÑ ka shkruar:

Postim i bukur i Christelit... un edhe pse nuk bej shum mas mollave kam nigju per vetit e saja .
Vetem ato mollat "fuji" arrij mi hanger, mollat tjera mund te ha veq gjysen e saj ...kam stomat kanarinet mushem shpejt



Me pelqejne edhe mu mollat fuji se jane te amla por edhe jeshilet i ha me kiuntala! Lol!
Back to top
S~erenity
Mon Apr 25 2011, 11:46am
~Joy of Life~

Registered Member #2891
Joined: Sun Apr 19 2009, 10:41am

Posts: 5994
alem ka shkruar:

"Ein Apfel am Tag und der Doktor bleibt, wo er mag"

Nje molle ne dite dhe doktori te rri ku te doje thon gjermanet.Sa per te qesh:sonte hengra dy.


Te bafshin mire!
Back to top
alem
Mon Apr 25 2011, 02:02pm
alem

Registered Member #4458
Joined: Sat Mar 26 2011, 08:02pm

Posts: 501
Flm,te keshilloj te hashe dhe ti.

Wer sichere Schritte tun will, muss sie langsam tun.Goethe
Back to top
S~erenity
Wed Apr 27 2011, 02:38am
~Joy of Life~

Registered Member #2891
Joined: Sun Apr 19 2009, 10:41am

Posts: 5994
alem ka shkruar:

Flm,te keshilloj te hashe dhe ti.


Po po patjeter zotni Alem!
Falemners!
Back to top
LUPEN
Wed Apr 27 2011, 03:47pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
S~erenity ka shkruar:

L€OÑ ka shkruar:

Postim i bukur i Christelit... un edhe pse nuk bej shum mas mollave kam nigju per vetit e saja .
Vetem ato mollat "fuji" arrij mi hanger, mollat tjera mund te ha veq gjysen e saj ...kam stomat kanarinet mushem shpejt



Me pelqejne edhe mu mollat fuji se jane te amla por edhe jeshilet i ha me kiuntala! Lol!


kekena shume qe i hajme mollat Fuji


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1881 sec, 0.0586 of that for queries. DB queries: 56. Memory Usage: 2,897kB