Forums
Go to page  1 2 3 ... 22 23 24
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
WORLD
Tue Jun 05 2007, 06:24pm
Just, SMILE

Registered Member #699
Joined: Fri Apr 20 2007, 07:20pm

Posts: 3824
SuperGirl ka shkruar:

Kam nje kukull ne kuti....qe s'ma ka asnjeri............lol


po kja maj .............lol hmmmm nina nanaaa vajzen oooo ( don me fjet a ) lol

MIND-OF-THE-WONDERFUL
"Info:fcb- Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike, Shkodër Shqipëri
Cel: +355 67 30 17 299; email: -email-

Back to top
SuperGirl
Tue Jun 05 2007, 09:48pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
hahahahah Altin, se si me erdhi mram, mu kujtu ajo vjersha, mu kujtu mbesa qe e reciton shpesh, dhe ngaqe isha te mendimet, thash po jua kujtoj dhe juve! Nje copez nga femijeria!



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
WORLD
Wed Jun 06 2007, 12:01pm
Just, SMILE

Registered Member #699
Joined: Fri Apr 20 2007, 07:20pm

Posts: 3824
mire bane ....me pelqend he mu te "lahem" ne ujrat e asaj kohe !!!! ...

MIND-OF-THE-WONDERFUL
"Info:fcb- Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike, Shkodër Shqipëri
Cel: +355 67 30 17 299; email: -email-

Back to top
Holly
Wed Jun 06 2007, 12:47pm
E forte

Registered Member #552
Joined: Wed Feb 21 2007, 03:55pm

Posts: 9819
Do doja shum qe shkodres time ti beje nje (makeover).Tja filloj nga A te ZHja ,do te ndryshoja shum gjera perveq shpirtin ,bujarin dhe mirpritjen e shkodraneve sdo ta prekja me dore.

* Spend life with who makes you happy, not with who you have to impress *
Back to top
WORLD
Tue Jun 12 2007, 09:19am
Just, SMILE

Registered Member #699
Joined: Fri Apr 20 2007, 07:20pm

Posts: 3824
denada ....mas te na bash dhe ne naj stukim

MIND-OF-THE-WONDERFUL
"Info:fcb- Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike, Shkodër Shqipëri
Cel: +355 67 30 17 299; email: -email-

Back to top
**Topolake**
Sat Jul 28 2007, 12:54am
KoTeLe

Registered Member #959
Joined: Fri Jul 27 2007, 11:26pm

Posts: 75
Per te zbuluar vleren e nje viti, pyet nje student qe ngeli pikerisht ne provimin e fundit.
Per te zbuluar vleren e nje muaji, pyet nje nene qe ka lindur nje femi shume shpejt.
Per te zbuluar vleren e nje jave, pyet kryeredaktorin e nje gazete te perjavshme.
Per te zbuluar vleren e nje ore, pyet dy te dashuruar qe presin te takohen.
Per te zbuluar vleren e nje minuti pyet dike qe qe sapo ka humbur trenin, autobusin, avjonin.
Per te zbuluar vleren e nje sekondi, pyet dike qe i ka mbijetuar nje aksidenti.
Per te zbuluar vleren e 1/1000 te sekondit, pyet nje atlet qe ne Olimpade ka fituar medalien e argjendit.

Koha nuk prêt asnje. Mblidh cdo moment qe te mbetet, sepse ka nje vlere shume te madhe.
Ndaje me nje person special per ty, dhe do te behet akoma me i rendesishem…

*****************************************************



8-< 8-< 8-<
Back to top
ShKoDrAn_NyC
Sat Jul 28 2007, 03:58am
>>>>ALBO 4 EVER<<<<

Registered Member #956
Joined: Thu Jul 26 2007, 05:15pm

Posts: 4917
topolake me pelqeu kjo puna e kohes shume domethanese e shume e vertet, un jam ai qe ia di vleren e nje minuti e te nje sekondi, sa per 1/1000 e nje sekondi jam tuj u pergatite per garat per hedhje pshtymet, kam shume shpresa se fitoj, hahahaha

Light travels faster than sound. That is why some people appear BRIGHT until you hear them SPEAK

Back to top
Guest2983928
Sat Jul 28 2007, 04:46am
Registered Member #953
Joined: Tue Jul 24 2007, 03:47am

Posts: 3836
Mendimet valeviten ne koke si ca peshq te lene 1 min pa ajer e pastaj ti hedhesh ne nje ene qelqi. Madhesi te ndryshme, ngjyra te ndryshme, tipare te ndryshme, karaktere ne ndryshme por ne fund sjane asgje pervecse peshq...pra mendime. Jane shperndare shume - ca ketu, ca ne vendlindje, ca tek shkolla, ca tek femijeria, ca ne te ardhmen, ca ne muzike, ca ne dasem, ca....thjeshte ne shume gjera/vende/njerez/ide. I mbledh nje ka nje sepse jane copezat e mija dhe me me perkasin mua por mungoka nje pjesez e vogel...me duhet ta gjej per tu ndjere e kompletuar! !shy
Back to top
ShKoDrAn_NyC
Sun Jul 29 2007, 07:32am
>>>>ALBO 4 EVER<<<<

Registered Member #956
Joined: Thu Jul 26 2007, 05:15pm

Posts: 4917
deep stuff Deja Amara, si nuk me vijne mu kshu mendimesh as edhe nji here. Mu vec me punon truni per gjana komplet tjera. Po si asht ajo shprehja i ka da zoti rrisqet. Dikujt i punon truni per kshu gjanash dikujt i punon per keq(si puna jeme) lol.

Light travels faster than sound. That is why some people appear BRIGHT until you hear them SPEAK

Back to top
SuperGirl
Mon Jul 30 2007, 11:20pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Ehhh sikur te mund te fluturoja........sa mire do ishte...siper, larg shume larg...aty ku nuk ka pluhur, ku dielli nuk djeg, ku nuk te kapin pikat e shiut, as bresheri i ashper.....ku nuk ben ftohte, po as nxehte...ku qielli eshte i paster, e ndjehet ajo ngrohtesia hyjnore, qe te transmeton nje qetesi shpirterore, qe nuk mund te perjetohet kurre ketu, ne token tone, ne token e njerezve te vdekshem, qe ne cdo fjale e gjest, transmetojne vdekje, urrejtje...sa i forte qenka ky instikt te ato.............te jete valle me i fuqishem se instikti i jetes, i dashurise e i miresise?
Po te isha me e afte, e dini cfare do beja? Do i jepja nje shuplake te forte njerezimit...ndoshta kjo do ta zgjonte nga letargjia qe e ka kapluar...
Ehh te ishim pak me te mire...vetem pak..........




Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
123456
Wed Aug 08 2007, 12:13pm

Registered Member #1001
Joined: Thu Aug 02 2007, 11:18am

Posts: 394
SuperGirl ka shkruar:

imagjino, o mik, boten bardh e zi............................mbylli syte dhe imagjino..........




Ti e sheh boten bardh e zi,,,,,,......,,,,, kurse shume njerez e shohin zi krejt!
Back to top
Guest2983928
Sat Aug 11 2007, 12:13am
Registered Member #953
Joined: Tue Jul 24 2007, 03:47am

Posts: 3836
ShKoDrAn_NyC ka shkruar:

deep stuff Deja Amara, si nuk me vijne mu kshu mendimesh as edhe nji here. Mu vec me punon truni per gjana komplet tjera. Po si asht ajo shprehja i ka da zoti rrisqet. Dikujt i punon truni per kshu gjanash dikujt i punon per keq(si puna jeme) lol.


Ste besoj!
Mos me thuj se ske mendu t'pakten 1 her per dicka t'bukur
Edhe mendimet e kqia jane tonat.

~

Sot me ka hyp nje trishtim dhe as vete se di pse. Gjindem perpara kompjutrit e me behet asgje...vec i kam ngulur syte ne nje foto ku kemi dale familja e kusherinj te gjithe bashke dhe dashje padashje nje lot rrjedh. Edhe kenga ne sfond eshte fajtore per kete por cti bej?! Duke i pare te gjitha fytyrat nje nga nje, syte ndalen tek nje person...tek nje engjell...tek e shtrenjta ime gjyshe. Sa me mungon sot vec nje zot e di. Sa do doja te ta degjoja zerin, te benim muhabet bashke sic benim ne, te dilnim nadje heret bashke me ble, te me mbroje e te me ferkoje faqet dhe shpinden sic beje gjithmone kur nuk isha ne terezi. Ca ti bej ktij emigracionit te mallkuar qe na ndau gjasme per nje te ardhme me te mire. E ca me duhet kur me tret malli? Ca me duhen kushtet me te mira kur nuk ndihem e plote? Prap edhe nje lot tjeter...heh...me duket vetja si nje budallaqe qe qan me vete dhe e mban ndjenjen aty thelle te strukur qe mos ta marrin vesht kto te shpis se i merzis edhe ato pastaj. Ufaaaa....!!
Back to top
SuperGirl
Sat Sep 08 2007, 12:10am
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Po mendoj sonte…per ditet e mia..te veshtira!
Dhe sonte ne fakt enderrova….ne enderr po ecja ne rere, ne breg te detit, dhe aty projektoheshin te gjitha ditet e jetes sime…dite ku ecja me vrap, buzeqeshja, isha e lumtur…e te tjera ku ndihesha e humbur, ndaloja se jetuari…….hodha veshtrimin prapa dhe vura re qe ne cdo dite te jetes sime shfaqeshin dy gjurme..te miat, dhe te Zotit…..por, ne disa vende gjendeshin vetem nje pale gjurme, dhe kur e pashe me kujdes, ato ishin ditet me te veshtira, ditet qe i kisha kaluar plot vuajtje, lote…
Atehere pyeta Zotin…pse me kishte lene vetem, pikerisht ne ato dite kur kisha pase me shume nevoje per te…per pranine e tij…….e ai mu pergjigj… ditet qe ke pare vetem nje gjurme mbi rere, kane qene ditet qe te kam mbajtur ne krahe…………………………………………………….

Pas cdo te keqeje ka nje te mire...mjafton te besosh!


Ps. Kjo me siper eshte si permbledhje nga poezia ime e preferuar (qe po e postoj te poezite)...por ashtu ndihesha, dhe me pelqeu ta permbledh sipas menyres sime



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
reed
Sat Sep 15 2007, 09:44pm
Registered Member #1242
Joined: Sat Sep 15 2007, 08:19pm

Posts: 2
E kisha ndjere barren e rende, peshen e saj mbi shpatullat e mija por nuk e e dija vuajtja njeriut i vjen edhe nga liria

il possibile l abiam gia fotto l impossibile lo stiamo facendo per i miracoli ci vuole un po di tempo
Back to top
Guest2983928
Sun Oct 28 2007, 05:25am
Registered Member #953
Joined: Tue Jul 24 2007, 03:47am

Posts: 3836
Me ka humbur frymezimi. Si duket rutina e jetes se perditshme ka lenduar thelle imagjinaten time qe dikur punonte pa pushim. Tani jam me e ingranuar me realitetin, i buzeqesh atij dhe ai me thote: C`me ngerdheshesh?

Do vazhdoj te degjoj qetesine...Dua paqe!
Back to top
.: Deno :.
Sun Oct 28 2007, 07:02am
Larg ...... shume ....

Registered Member #18
Joined: Mon Jul 31 2006, 03:55pm

Posts: 1550
Deja Amara ka shkruar:

Dua paqe!



jo besa un me i paq nuk ngihem ... du edhe i pilaf ....

www.JaKuJam.com - JaKuJam.Com - Video shqip



Back to top
Guest2983928
Sun Oct 28 2007, 02:08pm
Registered Member #953
Joined: Tue Jul 24 2007, 03:47am

Posts: 3836
BOSSI ka shkruar:

Deja Amara ka shkruar:

Dua paqe!



jo besa un me i paq nuk ngihem ... du edhe i pilaf ....


Merre rracjonin tem se un se ha pacen

~

Sms i sotem ma gezoj diten. I thashe se do ja mbushi mendjen po se di ne
do ja arrij. U pa puna me duhet te fus nje person te trete ne mes \:D/
Back to top
Holly
Wed Dec 05 2007, 01:56pm
E forte

Registered Member #552
Joined: Wed Feb 21 2007, 03:55pm

Posts: 9819
Kur mos te jem me lozonjare,e fresket dhe rinore ,valle a do te me duash??

Kur ne fetyren time rrudhat do te rradhiten nje e nga nje ,e flokete e bardha do te shkelqejne mbi supat e mi te ngrysur ,valle a do te me duash??

* Spend life with who makes you happy, not with who you have to impress *
Back to top
Guest2983928
Sun Dec 09 2007, 12:54pm
Registered Member #953
Joined: Tue Jul 24 2007, 03:47am

Posts: 3836
Cdo dite e me shume bindem se sa me fat jam, pavarsisht se ka raste qe sdi ta vleresoj.
Por sot e ndjeva perseri...
Back to top
SuperGirl
Wed Jan 09 2008, 10:54pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Po degjoj nje kange malli.....e me kapi nje mall per ate.....cudi se si eshte njeriu...shpesh e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja bahen lamsh ne mendje, ne zemer....dhe ne cdo qelize te trupit te kthehen perjetime te reja ose ndoshta te vjetra qe te japin emocion.....me mori malli te te them nje fjale, te te degjoj zanin...te jem me ty, te te them 'te dua'....

se kshtu zemer kam deshiru...te vdes pa ty...ti te vdesesh pa mu.....



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
.: Deno :.
Sun Jan 13 2008, 02:34pm
Larg ...... shume ....

Registered Member #18
Joined: Mon Jul 31 2006, 03:55pm

Posts: 1550
Sot nen shoqerine e kafes dhe pak minutave vetmi , ndjeva serisht nje ngulshim ne gjoks, nje ndjenj qe me can thell zemren , me ben te ndihem … as un se di si ndihem … E di qe kam shum detyra perpara tani qe jam ne prag provimesh, punesh, problemesh emocionale. Nga e kam marr ket drec frike, ket drec merzie. Me vjen te plas, te hidhem ne mes te sheshit e te bertas , te cirrem duke ulerit si ujk pabuks, e pastaj te qullem nen shiun qe po me ngrys syt, me errson mendjen, me bent e ndihem …. as vet se di si ndihem… Vall ca kam?! I zot e din se ca kam. Thjesht di qe fluturoj i vetem ne nje bot endrrash, makthesh, legjendash, dashurish, luftrash , e ashtu i vetem dua te fitoj, te besoj se fitoj,e ne mos te fitoj, te enderroj se po fitoj ... Bah, sikur ta di ilacin e ksaj smundje. Sikur njerëzit qe dua, qe admiroj te mos jen vetem siluate ne mbrëmjet fatkeqe mërzish. Po un jetoj ne nje bot qe te tjeret e admirojn, asgje sme mungon dhe asgje nuk kërkoj. Po ky nuk eshte paradoksi qe me lodh. Pikpytja qe me vret, se si gjej përgjigje, eshte; vall cka kërkoj ? Dhe prap kthehem ne rrethviciozin qe me cmend, me ben te huaj edhe per veten time. Dhe prap i nënshtrohem rregullit qe se kam ndertuar un, po qe me dedikohet mua. Ne kte bot ku cdo gje eshte virtuale, dhe ku cdo gje nuk eshte strikte, fikse, e pavdekshme... un hidhem te kërkoj cdo gje qe ne thelb duhet te jete universale, hyjnore , po ne aparence eshte te jet normale, njerëzore , aty eshte edhe “ajo” qe kërkoj po se shof, diku mes hyjnores dhe njerëzores, po e keqja esht se edhe kjo eshte vec nje siluete... Bah ... nen pikat e shiut kullonin mbi gjamat e kafenese, un prap kthehem ne shkak dhe qellim e mendjes sime prej altruisti ... Altruist modern i kohve kapitaliste ... Bah me kan mlu paradokset ... O Zot, ec e merre vesht ca drecin kam ...

www.JaKuJam.com - JaKuJam.Com - Video shqip



Back to top
SuperGirl
Sun Jan 13 2008, 11:27pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
dushi :-*



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
Kafscett@
Mon Jan 14 2008, 11:33am
°*°OnE LikE NonE°*°

Registered Member #642
Joined: Thu Apr 05 2007, 02:42pm

Posts: 1370
CILA ESHTE E VERTETA DHE CILEN TE VERTETE DUHET TE BESOJ?
Moment kririk ku gjithça vihet ne diskutim .... Pse ja komplokoj vetes kaq keq egzistencen? Do te ishte me mir te besoja ne gjera fikse, ne te verteta te palevizshme si torema e Pitagores, forca Gravitacionale, rregulla e treshit etj etj.
E urrej dhe e admiroj njekohesisht vetveten per keto ndjesi.
E urrej per vet faktin se gjithça sot ve ne dyshim. Nuk kam nje ide fikse per veten, per te tjeret, per jeten, per marredhenjet njerezore, per dashurin, per ndjenjat, virtytet, veset, vlerat, antivlerat etj, etj. çdo dit qe jetoj kohet e fundit i thellon edhe me teper keto koncepte te paperkufizushme. Dita dites behem me e pershkueshme me e depertueshme me e inflencueshme nga te tjeret, nga rrethant. Barrjrat e mia pothuajse jan rrenuar. Nga ana anagrafike kete faze tre rritjes dujet ta kisha kaluar vite me par. Por me par kam qene shum me e bindur se tani. Ateher e dija se cila ishte gje e drejt dhe jo, e vertet dhe genjeshter, e pranueshme dhe e papranueshme, e hijshme dhe e pa hijshme.....e keshtu me rradhe.
Nga ana tjeter admiroj vetveten pikerisht per faktin se ve gjithçka ne medyshje. Dua te hap mendjen, te thartoj trut te kerkoj vazhdimisht kuptimin e jetes edhe se diçka me thot se kete kuptim veshtir ta gjej. Do te ishte me kollaj qe kuptimin jetes sime te pakten t'ja jap vet: Po si? Nga ku te filloj, ku te bazohem, çfare manuali te lexoj, cilin shembull te marr...??? Ky kerkim i vazhdueshem i vetvetes me jep ndjesin e rritjets e ndryshimit e evolucjonit por nuk e di nqs me ben mir apo keq... apo po me tjeterson.
Sa e veshtir ti qendrosh pran nje person te tille qe dita dites ndryshon pikpakme, sa e rrezikshme, sa destabiluze.
Sa e veshtir per mua te jem element destabilizues per te afermin tim e ta per kaosin tim te brendshem. Sa e veshtir te qendroj me dike ne kete moment, por edhe sa frik te jem krejt e vetme kur as un nuk e di se Kush, Pse, per Cilen Arsye, per Cilin Qellim, me çfar Rezultatesh.


Iluzjone optike

Back to top
Albania
Mon Jan 14 2008, 05:03pm
Zemrushi Rrapatushi

Registered Member #466
Joined: Tue Feb 06 2007, 10:33am

Posts: 386
enjoy life in this world, don't look backwards

Ka vetem nje menyre per te qene i lumtur: te jetosh per te tjeret.
Back to top
L - N
Mon Jan 14 2008, 05:26pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
E nerume Kafscett@ Vetem ne qofte se shkri i masiper asht Menim apo krijes e jotja:
Te pershnes dhe te pergzoj ne te njajten kohe se prejmen ishte dica e vecant noshta e frikshme per pergjigjen e sakt te menimit sepse nuk egziston nji pergjigje por edhe shum rrealiste sepse personalisht menoj se ne evulojm jena ne nryshim te vazhdushem me kohen por me shpejtsi te nryshme. Asht edhe dica tjeter menoj un se ne pergjithsi asht zotsi e personalitetit kur pranon nryshimin dhe shkon me rrjedhen e evulucionit ne aspektin intelektual dhe fizik ose civilizimit ne aspektin kulturor, nuk asht krim kur perdor logjiken me arrit ne konkluzion por asht krim kur rrefuzon me perdor logjiken me arrit ne konkluzion, besoj se pamvarsisht pytjeve qe noshta shprehin nji pasiguri asht zotsi kur i lyp me logjik dhe jam i binun se per ty si person asht gjithmone e kollajt me gjet pace me vedin edhe po nuk i gjete pergjigjet e atyne gjanave qe me te drejt i kerkon per me gjet kuptimin e pytjeve tuja. Brravo, shum impresionuse asht per mu kur nji person si ti pamvarsisht moshs arrin me lyp me logjik pergjigjen e cdo gjaje sidomos njenjave sado kaqprico qoshin ato njenja.
Te pershnes me rrespekt e i prekun shum prej menimit dhe logjiks tane te masiperme dhe falemners se ma ke rregullu mramjen prejmen shum e nerume Kafscett@ .


[ Edited Mon Jan 14 2008, 06:14pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Go to page  1 2 3 ... 22 23 24  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2822 sec, 0.0620 of that for queries. DB queries: 68. Memory Usage: 3,165kB