Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Forumi i ShkodraOnline.com :: Ekonomia |
|
<< Previous thread | Next thread >> |
Po ike Leku e po na vjen Euroja |
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
|
Author | Post | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Berisha: Do nisim negociatat për të pranuar euron si monedhë Nga Wieland Schneider, Die Presse Kryeministri Sali Berisha në bisedë me “Presse” për planet e tij ambicioze për qeverinë e re, krizën dhe frikën prej “Shqipërisë së Madhe” Qeveria juaj e re është në detyrë që prej tre javësh. Cilat janë projektet më të rëndësishme që keni? Ne do të realizojmë çdo reformë të nevojshme, do miratojmë çdo ligj të nevojshëm, për të ndryshuar këtë vend, në mënyrë që ai të jetë gati për integrimin e plotë në Bashkimin Europian. Dhe ne do të nisim negociatat për futjen e euros si monedhë kryesore në vend. Një euro e fortë ndihmon eksportet tona. Por ajo dëmton të gjitha fushat e tjera të ekonomisë sonë. Shqipëria nuk është një anëtare e BE-së. Si doni të fusni euron në vend? Pa mbërritur kriza ekonomike, nuk e mendonim një gjë të tillë. Monedha jona është bërë tetë deri në dhjetë përqind më e dobët përkundrejt euros. Nuk kemi një plan kohor për euron. Por unë mendoj se thjesht duhet të nisin bisedimet për këtë gjë. Natyrisht që Brukseli nuk do të jetë shumë i gëzuar për një gjë të tillë. Atje nuk duan të dëgjojnë për të tilla iniciativa. Sa e ka prekur kriza ekonomike botërore Shqipërinë? Nga kriza kemi dalë më mirë se të tjerët. Të ardhurat janë rritur me dhjetë përqind në krahasim me vitin e kaluar. Ne kemi këtë vit një rritje të turizmit me 36 përqind. Por eksportet kanë rënë me rreth 12 përqind. A janë vendet e Ballkanit më pak të mirëpritura në BE pikërisht tani për shkak të krizës ekonomike? Duhen 27 çelësa për të hapur dyert e Brukselit. Kjo nuk është e lehtë. Por procesi i integrimit të Ballkanit në BE është i pandalshëm. Natyrisht që në BE nuk ka më aq shumë eufori si më parë. Por vendet e BE-së na kanë siguruar se rajoni do integrohet dhe se premtimet do mbahen. BE e kritikon Shqipërinë për probleme specifike: për korrupsionin, problemet në fushën e drejtësisë. Këto janë shqetësime serioze. BE ka të drejtë kur kërkon që të luftohet korrupsioni. Por të dhënat e korrupsionit gjatë vitit të kaluar tregojnë se ne jemi përmirësuar dhe se lufta ndaj korrupsionit ka sjellë rezultate. Tanimë jeni në një koalicion me Ilir Metën. Më përpara keni hedhur akuza të ndërsjella për korrupsion dhe pjesëmarrje në grupe mafioze. Si është e mundur kjo? Rezultati zgjedhor na ka diktuar këtë koalicion. Unë nuk doja të kishte zgjedhje të parakohshme dhe kisha vetëm dy opsione: zotin Meta ose zotin Rama të socialistëve. Unë vendosa për Metën. Nëse do të kisha bërë një koalicion me Ramën, vendi do të kishte një opozitë me vetëm katër deputetë- por ne kemi nevojë për një opozitë të fortë. Por kjo opozitë e fortë rreth Ramës nuk i njeh zgjedhjet dhe ka bojkotuar parlamentin. Është për të ardhur keq. Të gjithë vëzhguesit ndërkombëtarë thonë se zgjedhjet plotësuan shumicën e angazhimeve të OSBE-së. Për mua është e vështirë që të besohet që socialistët do të bëhen një parti jashtëparlamentare. Por hap pas hapi ata do kthehen. Bashkëpunimi i ngushtë mes Shqipërisë dhe Kosovës- dhe autostrada e re mes të dyja vendeve- ka afruar frikërat e vjetra të “Shqipërisë së Madhe”. Ky është një mendim i vjetër dhe arkaik. Nëse vendet vendosin që të bashkëpunojnë më ngushtë me njëri- tjetrin, kjo nuk do të thotë bashkim territoresh. Autostrada e re lidh Kosovën me detin. Ajo është shumë e rëndësishme për zhvillimin e turizmit në Shqipëri dhe një lidhje e rëndësishme për Serbinë dhe Maqedoninë. © Copyright 2007 tema.al Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
Xhulio8 |
| ||
รђк๏๔гค^๏ภlเภє.ς๏๓![]() ![]() Registered Member #3289 Joined: Sun Sep 06 2009, 03:55pmPosts: 5265 | ishalla jo mor ,,se po djegena po mbarojme ,,qa na duhet edhe euroja neve taman | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | taman po thu shkodran-XH. edhe per sa i perket korrupsjonit tja paska fut krejt kot ,megjithse me sa pash kishte daten e 2007 :-) ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
lissandro |
| ||
The pursuit of Happyness![]() ![]() Registered Member #1963 Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pmPosts: 4764 | Rrini pa merak, se kan me kalu shum vite deri qe te vije koha qe te lejohet Euroja. Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend ![]() | ||
Back to top | | ||
::bud:: |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #1092 Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pmPosts: 10533 | tesh iku leku e iku euroja ![]() | ||
Back to top | | ||
Powered by e107 Forum System