Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Rreth Shkodrës dhe për Shkodrën
 
<< Previous thread | Next thread >>
Partia Demokratike dhe Shkodra ???
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Fri Jun 12 2009, 04:20pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Nis nga Shkodra festa e fitores së 28 qershorit




Dhjetramijëra qytetarë të Shkodrës pritën dje në një miting madhështor kryeministrin Berisha duke rikonfirmuar mbështetjen e padiskutueshme për përsëritjen e fitores së thellë të marsit të vitit 1992. Duke përshëndetur përzemërsisht të gjithë shkodranët, kryeministri Berisha u përcolli atyre mesazhin e fitores ndërsa i ftoi të bashkohen me projektin jetik për Shqipërinë europiane. Kryeministri shprehu bindjen se Shkodra, ashtu si dhe mbarë Shqipëria, nuk do të ndalin hapat e zhvillimit, pasi edhe katër vite projekte të tjera madhore dhe jetike presin realizimin e tyre nga kjo qeveri. Duke e cilësuar këtë miting si një nga mitingjet më madhështore të mbajtura në qytetin verior të Shkodrës, kryeministri Berisha ka shprehur falenderimet dhe mirënjohjen e tij të thellë për të gjithë mbështetjen që qytetarët e Shkodrës i kanë dhënë Partisë Demokratike në vite. "Kam ardhur këtu me qindra herë, por ky është takimi më madhështor që ne zhvillojmë në këtë shesh. Ju sot nuk keni dalë për Sali Berishën, se ai është miku juaj, por keni dalë për Europën, për Shkodrën europiane, për Shqipërinë europiane, për vokacionin tuaj, për besimin tuaj", u shpreh kreu i ekzekutivit. Kryeministri vlerësoi se, suksesi i Shqipërisë në këto katër vite, përveçse është meritë e qeverisë, është njëkohësisht edhe meritë e qytetarëve shqiptarë dhe e përkushtimit të tyre. Kryeministri vlerësoi se në katër vitet që vijnë qeveria do të dhjetëfishojë investimet për Shkodrën, duke e shndërruar atë në një metropol jo vetëm për Shqipërinë, por për mbarë Ballkanin. "Është nderi i madh për mua të përulem para jush me mirënjohje të thellë, me respektin më të madh për mbështetjen e jashtëzakonshme që ju i dhatë demokracisë shqiptare dhe Partisë Demokratike. Shkodra në Shqipëri, në Ballkan, në Europë është vizioni i demokracisë. Gëzimi ynë sot, në këtë takim me ju, është më i madh se kurrë, sepse sot takohemi së bashku, pasi një prej ëndrrave tuaja më të mëdha, ëndërr për të cilën ju sakrifikuat më shumë se kushdo tjetër, u bë realitet. Shkodra në NATO, Shqipëria në NATO, kjo ishte ëndrra jonë, që së bashku e shndërruam në realitet, por që pa qëndresën tuaj, pa mbështetjen tuaj ky horizont do të ishte më larg se kurrë", tha kryeministri. Katër vite, u shpreh ai, me besimin tuaj të madh, me shpresat tuaja si energji e pashtershme, ne ia dolëm ta ndryshojmë Shkodrën, ia dolëm ta ndryshojmë Shqipërinë. Këto katër vite, vijoi ai, ne, së bashku, ia dolëm të lartësojmë më shumë se kurrë emrin dhe dinjitetin tonë si shqiptarë, emrin e Shqipërisë. "Shqipëria u bë anëtare e Aleancës më të fuqishme të lirisë që kohërat kanë njohur. Shqipëria aplikoi për anëtare në Bashkimin Europian, djepin e vokacionit tonë perëndimor. Shqipëria ia doli të dalë në krye të Europës për rritjen ekonomike. Shqipëria ia doli të renditet e dyta në botë për suksesin klimës së biznesit. Shqipëria ia doli që reformat e saj të marrin firmën, çertifikatën e vendeve më të zhvilluara të Europës. Kjo është meritë e juaja, meritë e përkushtimit tuaj ndaj vlerave të Shkodrës e mbarë Shqipërisë", tha kryeministri. Më tej, ai vlerësoi se këto katër vite, në këtë qytet dhe qark janë bërë dhjetëra e qindra investime, duke garantuar se katër vitet që vijnë qeveria 10 herë më shumë do të investojë në Shkodër, 10 herë më shumë do investojë në mbarë Shqipërinë. "Shkodra do të shndërrohet në një metropol të fuqishëm, në madhështinë e shpirtit të saj. Shkodra do të ketë infrastrukturën rrugore të qytetit, të qarkut, kombëtare dhe ndërkombëtare, nga më të rejat e më modernet të Europës. Më 18 qershor, ne inaugurojmë rrugën Shkodër-Hani i Hotit, së shpejti do të inaugurojmë Velipojë-Ulqin, së shpejti rrugën Koman-Fierzë, së shpejti Bypass e Shkodrës dhe unazën e liqenit tuaj madhështor, do ta bëjmë unazën më të bukur, që do të llamburisë ditë e natë nga dritat", tha kryeministri.

Rama, frikë t'u kërkojë votën shqiptarëve në krye të listës, fshihet pas karriges së Bashkisë

Kryeministri Berisha theksoi dje nga mitingu madhështor i PD në qytetin e Shkodrës se, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka frikë t'u kërkojë votën qytetarëve shqiptarë duke qenë në krye të listës së socialistëve. Duke ironizuar takimin elektoral të kryesocialistit Rama dy ditë më parë po në këtë qytet, kryeministri tha se Shkodra më shumë se cilido qytet tjetër do ta ndëshkojë me votën e saj rëndë kryetarin e PS-së, i cili kundërshtoi në Parlament ligjin për kompensimit e të përndjekurve, ligjin për hapjen e dosjeve të bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të Shtetit e një sërë ligjesh të tjera jetike për vendin. "Këtu ishte edhe kreu i Partisë Socialiste. Më lejoni t'i adresohem me këto fjalë. Shkodra, zemrën e ka të hapur, Shkodra ka pluralizmin politik dhe vlerat e demokracisë të shenjta. Shkodra është e gatshme të të falë ty edhe votën në Parlament kundër ligjit të dënimit të krimeve të komunizmit. Shkodra është në gjendje të të falë ty edhe votën kundër ligjit në Parlament për kompensimin e të përndjekurve, por Shkodra ka një kusht me ty: respekto atë që dje ti citove nga Hil Mosi, oksidentalizmin e Shkodrës. Shkodra, zoti Rama, të kërkon ty të dalësh në krye të listës së deputetëve të tu, të mos u kërkosh shqiptarëve votën, kurse vetë të fshihesh prapa karriges së kryetarit të Bashkisë. Zoti Rama, mos ki frikë, kërkojua votën, por vëre veten në krye të listës, sepse ky është detyrimi i fundit që ti mund të përmbushësh, përndryshe fundi yt është i njëjtë me të etërve të tu", tha kryeministri. Zoti Rama, tha kryeministri, ti i recitove Shkodrës Hil Mosin dhe i servire Shkodrës Tom Doshin. Ti recitove Patër Gjergjin dhe Luigj Gurakuqin, por do të çosh në Parlament kryetrafikantin. Nuk ke të ardhme, ky është paralajmërimi im serioz! "Së fundi, me Shkodrën do të flasë vetë Shkodra. Unë nuk jam njeri që urrej. Urrejtja në shpirtin tim nuk ekziston. Ti më urren, por më nderon, sepse e vërteta është që atë që u bëra etërve në '92 bashkë me ju, ua bëmë bijve të tyre në 2005, se tani po ngrihen etër e bij dhe sërish do ua përsërisim bëjmë në 2009. Ky është zotimi im për ty, zoti Rama. Ndaj më urre sa të duash, se ky fat të pret", tha kryeministri. Duke i përshëndetur edhe njëherë vëllazërisht të gjithë shkodranët, kryeministri bëri thirrje për ta shndërruar 28 qershorin në ditën e madhe të fatit të bekuar, në ditën e ëndrrës më të bukur të Shkodrës, në ditën e nderimit të lumenjve të sakrificave mbinjerëzore të këtij qyteti për liri e dinjitet, në ditën e shtëpisë më të bukur të fëmijëve, në ditën e Shkodrës europiane, në ditën e Shqipërisë europiane.

Punësimi dhe ulja e varfërisë, kryefjala e standardeve europiane


Kryeministri Berisha vlerësoi se në katër vitet e ardhshme projekti i qeverisë për një Shqipëri europiane përfshin kapjen e standardeve më të larta të jetesës, punësimin dhe uljen e varëfrisë. Në këtë kuadër, kryeministri theksoi se qeveria ka gati projektin për punësimin e 160 mijë punonjësve të rinj shqiptarë, duke nënvizuar se në mandatin e dytë qeveria do të kalojë gjashtë vende anëtare të BE për mirëqenien dhe nivelin e lartë të jetesës. "Shpirti juaj krijues, shpirti juaj punëtor e ndryshoi Shkodrën në katër vite. Mijëra e mijëra sipërmarrje të vogla e të mesme janë hapur në qytetin tuaj, mijëra kantiere të tjera janë dhe do të hapen. Ju, qytetare e qytetarë të Shkodrës, keni qenë europianë në shpirt, në zemër, në kulturë dhe në çdo gjë, në shekuj e mijëvjeçarë. Sot, për të realizuar ëndrrën tonë, vendin që meritojmë mes kombeve të zhvilluara të Europës, na duhet zhvillim, zhvillim dhe vetëm zhvillim. Unë jam këtu për t'ju dhënë ju fjalën se Shkodrës e qarkut të saj do t'i japim infrastrukturë të plotë europiane, se Shkodra dhe qarku i saj do të ketë ujë 24 orë, se Shkodra do të jetë një nga epiqendrat kryesore turistike të Shqipërisë dhe Ballkanit, se Shkodra do të jetë epiqendër kryesore e vendit për dijen e shkencën", tha kryeministri. Katër vitet që vijnë, u shpreh ai, qytetare e qytetarë të Shkodrës, ju premtoj se do të bëj që ju të paguheni në paga e pensione më mirë se qytetarët e gjashtë vendeve anëtare të BE-së. "Kryefjala e Shkodrës europiane, e Shqipërisë europiane është dhe do të mbetet punësimi juaj. Jam sot për t'u zotuar se në dy parqet e mëdha industriale të Shkodrës dhe Koplikut, se në dhjetëra e dhjetëra vepra të tjera industriale, në hidrocentralet e shumta të këtij qarku, në rrugë e autostrada, në bizneset në Shkodër e Shqipëri do të punësohen 160 mijë qytetarë shqiptarë. Fermerëve të mrekullueshëm të Shkodrës iu garantoj se qeveria ime do të subvencionojë çdo projekt të tyre nga vera 'Kallmet' tek ulliri, nga vreshtat tek bimët e arave. Ju, fermerë të Shkodrës e mbarë Shqipërisë do të takoheni me Europën si fermerë europianë. Ky është zotimi ynë", vijoi më tej kryeministri.

Pajisja me letërnjoftime, përmbushja e një detyrimi solemn për të qenë europian

Kryeministri Berisha u bëri dje thirrje mbarë qytetarëve shqiptarë që të pajisen sa më shpejt me letërnjoftimet e reja elektronike për të përmbushur kështu një detyrim madhor e solemn në arritjen e standardeve europiane. Kryeministri Berisha shprehu bindjen e tij se zgjedhjet e 28 qershorit do të jenë zgjedhjet më të lira në të gjithë historinë e vendit. "28 qershori po vjen. Më 28 qershor, shkodranët, shqiptarët do të rikthejnë lavdinë elektorale të 22 marsit '92. Sot, më shumë se kurrë, sepse sot ne jemi vend anëtar i NATO-s, sepse sot ne kemi ritmet më të mëdha të ndryshimit, sepse sot ne shkojmë të sigurtë drejt Shkodrës europiane, drejt Shqipërisë europiane. Ndaj, thirrja ime vëllazërore për ju të gjithë është të merrni letërnjoftimet e reja, si dëshminë moderne e teknologjisë më të lartë e identitetit tonë, barazohemi kështu me qytetarët e vendeve më të zhvilluara", tha kryeministri. Në emrin tuaj, u shpreh ai, të të gjithëve që jeni në këtë shesh, në emër të mbarë shqiptarëve, ju drejtoj një thirrje vëllazërore të gjithë zgjedhësve shqiptarë, të të gjitha bindjeve, socialistë e të tjerë, bashkohuni me ne, se Europa, projekti ynë europian ka vend për të gjithë, projekti ynë europian ju do ju të gjithëve, se ëndrrën tonë europiane duam ta ndajmë me çdo shqiptar, se ëndrra jonë nuk ka kthim, ajo është ëndrra më e bukur dhe fisnike e çdo shqiptari dhe e kombit shqiptar.

Blerina TOSLLUKU

© Copyright 2005 Rilindja Demokratike.




[ Edited Thu Dec 09 2010, 09:15am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Jun 12 2009, 04:28pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Un nuk jam dakord hic me fjalimin e zotni Sali Berishs ne Shkoder me duket trillim pra nuk i besoj hic.

Sepse nuk duhet me i besu premtimeve elektorale te zotni Sali Berishs, po ju nap shemujt qe me kan cu mu me ardh ne kyt menim.

Un jam Shkodrane e kuptohet pa ken lokalist nuk munet me ken gja tjeter, besoj se ai njiri qi nuk don vedin nuk don asken tjeter, vetem se pretendon pra asht i rremt, kshtu qe un si Shkodrane shof se ca ka ba zotni Sali Berisha per ashtequajtunin bastioni i PD-se ose ma mire bastioni i mashtrum apo i vjellun Partis Demokratike, pra ca bani per Shkodren e veriun Shqyptare qe Shkodra perfaqson si kryqenra tij. Zotni Sali Berisha bashk me Partine e tij ka marr voten e Shkodranve edhe athere (1997-1998) kur shumica e Shqyptarve per qef do ta kishin vra me arsy sepse lejoj me ju tha xhepat me paret e fitume me djerse ne emigracion qeveria e tij, pra ka 18 vjet qe Shkodra si qytet e si rreth ja ka dhan voten partis demokratike, gjat periudhs 1991-1997 asgja nuk nryshovi ne Shkoder, pa u leju tregtia e nafts me ju shit ushtris Serbe gjat lufts ne Bosnje me vra fmi e njerz t'pafajshem, por asnji lloj investimit domethnas nuk u ba ne Shkoder gjat ksaj periudhe 18 vjecare. Erdhi 1997-1998 per faj te Salis prap e votume zotni Salin. Mire po gjat ktyne 63 vjetve pranohet se Shkodra si ish kryqenra e veriut por edhe si qenra ma e mashe tregtare e kultunore veriore e para komunizmit ishte kthy ne nji qytet burg jo per faj te Salis por per faj te intelektualitetit e mospranimit te komunizmit, e partis qe dikure edhe Salia i ka sherby si shumica e shqyptarve, nejse gjat votimeve te kalume zotni Salia per votime erdhi ne shkoder me marr votat me premtimet e zakonshme se do te binte durt e pastra (Si ....) dhe i premtoj shkodres se do te

1) Rihapte e do te financote per rihapjen e portit te Buns mas 50 vjetve qi ishte mylle.
2) Se do te nertote rrugen qe lidh Shkodren me Gjakoven ose nrysh i njoftun si qytet moter i Shkodres te prapa komunizmit nepermjet rrugs te alpeve buze drinit.
3) Se do te fillote nertimin e autostrads mes Shkodres e Hanit te Hotit (Plav Guci) pjes Shqyptare qe na i ka zaptu Malazezi ne 1918, megjithse fondet e ksaj rruge i ka dhan qeveria Italiane 8 vjet perpara.
4) Se do te nertote parkun industrial mes Shkodres e Koplikut po ne ane te ksaj autostrade qe permena ma siper dhe se shum investime do te drejtoheshin ne kyt park me ule sado pak papunsin qe ka kjo zone.
5) Do te drejtonte investime kundrejt qytetit me ule papunsin e varfnin kaqi ka edhe ma te madhen ne shqypni.
6) Do te nertote Uren e Buns me fonde Kuvajtjane as qeveritare hic
7) Do te pastrote plazhin e Velipojs prej nertimeve katastrofike paleje e do te bite pastrimin e ujnave te zeza pa fut ktu edhe urbanizimin e ksaj zone turistike per me thith turistat pra me nimu shkodren e qeverin nepermjet taksave.
Do te perfunojn ish rruga apo si kan qefe me i thane deputet e shkodres (unazen e re ) qe sasht unaze hic por asht nji rrug e vjeter e projektume dhe e fillume para 30 vjetve prej qeveris komuniste te Ramiz alise.

Tash 4 vjet qysh se e ka mare qeverin zotni Salia pervec se ka ly do apartamente me boje, ka shtru njat pijace, e ju ka dhan lek me shtu rrogat Bashkiakve Shkodrane te zgjellun prej papagales besnike te zotni Salise (zojs Jozefina Topalli) qe i ka zgjell vet me gisht kta bashkiake, pa se qesh tu harru kan drita ma shum se kan pase e ju ka shtu njato rroga njatyne qe punojn per shtetin pamvarsisht se cmimet jan rrit ne stratosfere ma shum se rrogat.

Nejse du me ju thane zotni/zoja e zonjusha te nerueme se zotni Sali Berisha me papagalat e tij Shkodrane (Deputet demokrat) pervec se ka pasunu familjet e tyne e ka marr rogen tash 18 vjet ne Tirane fale Shkodres (vots shkodrane) asnji prej 8 investimeve domethanse te premtume rradhen e kalume elektorale nuk jane majte.

Prej 8 premtive domethanse qe shkodra do te kishte perfitu ose do te kishte zbut sado pak problemet si :
Ura Buns asht nise por edhe kjo asht nise sakat sepse asht nise mu ba shum e ngushte (Ure dykalimshe qe shpejt shkodra ka me pas nevoje per ure te re.
Rruga apo unaza e vjeter ala s'ka perfunu kur Shkodra s'ka unaze sepse kur asht projektu kjo unaze Shkodra ka kene 79 000 banore sot asht 150 000 si qytet pra ka dyfishin e popullsis.
Porti buns asht shpalle por asnji kryq lekut nuk asht investu ne te lene njiheer qe po nuk njoften e shpallen Bunen lum lunrus Interrnaciopnal e po nuk u hap gryka buns as porti s'ka si me funksionu. Autostrada e alpeve me Gjakoven s'permenet ma, e kuptoj se asht ba rruga Durrs Morine e ju lumt sepse asht mrekulli per kombin por edhe Shkodra e ka te domosdoshme lidhjen me kyt rruge mos te harrojm se deri me ardhjen e komunizmit tash te pakten 2400 qysh se ka egzistu shkodra ka sherby si pike tregtaro-kulturore per trojet verilinore (Kosoven).
Autostrada me Hanin e Hotit tash prej rritjes te cmimeve asht venose mos mu ba por me njato fonde me rregullu rrugen e vjeter e me hap ifije ma shum (edhe kjo rrug dyshe) megjithse ala se kan fillu por jan tu e perdore si premtim edhe kyt elektoral.
Velipoja asht marrja e turpi i kombit, mrekulli natyrore e kasaphane apo kosh meturinash njerzore. Shkodra mas 4 vjetve vazhdon me kene qyteti ma i varfen me papunsin ma te madhe ne shqypni bashk me tana zonat rreth saj qe tradicionalisht jan mshtet reciprokisht me Shkodren tuj fillu ne Kuks e tu maru gati ne Kruje perfshi edhe Mirditen pra pothujse krejt veriun. Parku industrial vetem ripremtohet ala sasht nise e zoti e din kur kan me nise.

Tash me thoni ju mu sesi munem un si Shkodrane me thane se zotni Sali Berisha i man premtimet, tuj ju bazu vetem te premtimet e tij dhe te papagalve Shkodrane (Deputetve te |PD-se). Un nuk munem me ikyt logjiken teme kastan personalisht menoj se pamvarsisht se ka ba nryshime ne pergjithsi ne shqypni sidomos me njohjen e pamvarsis te trojeve veri linore shqyptare (Kosovs), me rrugen Durrs Morine e naljen e trafikut klandestin (skafave), e me futjen ne Nato, per sa i perket Shkodres zotni Sali Berishs nuk i zehet bese sepse asht tregu rrencak e i pabese per Shkodren, asht tregu po ashtu i pabese per voten e Shkodres qe e ka shfrytzu me marr rogen ai bashk me shokt e tij tash plot 18 vjet ne Politike. Ah pa tash pervec se ju ka persrit ca ju ka premtu rradhen e kalume Shkodranve, pra pervec se asht tuj u munu me i mashtru me te njajtat premtime edhe kyt elektorat kyt rradhe list te premtimeve i ka shtu se do te nertojn rrugen Velipoje-Ulqin, se kuj i duhet kjo rruge me ekspozu velipojen e kazanave te plehnave e velipojen e nertimeve pa leje qe asht marre me pa kush pa prish e pa pas plan urbanistik per Velipojen vetem Sali Berisha e din se askush tjeter ne bote, biles menoj se kjo rrug mos mu ba hic pa vu dore perfunimisht ne spastrimin e nertimeve paleje ne Velipoje qe me thith investimet te ransishme turistike vetem sepse Velipoja asht perl natyrore. Nejse me falni se e zgjata.

Si besoj kurr ma ne kyt jete qeveris te zotni Sali Berisht se prejmen ka me nimu Shkodren sepse faktet flasin te kunerten e premtimeve te tij te pafunme


[ Edited Sat Jun 13 2009, 05:53am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
::bud::
Fri Jun 12 2009, 04:30pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
Asht e logjikshme, per kesdo kjofte qe pjesa ma e madhe e premtimeve paraelektorale asht vetem sa per sy e faqe, jo vetem ne shiperi per ne te gjitha zgjedhjet ne bote.

Si mund te premtosh nji nje sand apo nje tjeter kur nuk ke ne zoterim lekun dhe fuqine????

Vete fushatat paraelektorale jane faze e "Brain Washing" per popullin dhe perfitim votash.

Vetem nje pyetje e thjeshte lind;
Sa i kan majte premtimet paraprake?
Back to top
West****
Fri Jun 12 2009, 04:43pm

Registered Member #2098
Joined: Mon Jul 14 2008, 12:46am

Posts: 1827
'' BRAIN WASHING" ne nuk zame kurr mend tani dhe truve dojne me i hedh diqka me e terbu popullin krej , mozamakeq thuj per ato qe jetojne atje me keto lloj politikash qe jane lloj ,lloj sojesh.
Back to top
L - N
Thu Jun 25 2009, 06:30am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
::bud:: ka shkruar:

Asht e logjikshme, per kesdo kjofte qe pjesa ma e madhe e premtimeve paraelektorale asht vetem sa per sy e faqe, jo vetem ne shiperi per ne te gjitha zgjedhjet ne bote.

Si mund te premtosh nji nje sand apo nje tjeter kur nuk ke ne zoterim lekun dhe fuqine????

Vete fushatat paraelektorale jane faze e "Brain Washing" per popullin dhe perfitim votash.

Vetem nje pyetje e thjeshte lind;
Sa i kan majte premtimet paraprake?



Zotni ::bud:: me te premtu ca tju shkojn neper men, e me te lan me deke per buk mrapa asht stil i ri i politiks Shqiptare, gjithsesi ka edhe ma keq prite zot me fillu edhe ihere naj luft civile si ajo e 1997-8 ose me na ardh naj tip psikopat me naj sistem te ri diktatorial. Nejse me duket se nuk ka bota politikan qe rren ma shum se zotni Sali Berishen me kompani, e s'ma merr menja se ka rrejt najhere kush ma shum Skodren se zotni Sali Berisha tash 18 vjet, mos te harrojm se Skodra nuk asht vetem 2 rruge (Pijaca-Moloja qe kan rregullu) por Skodra asht 150 000 banore qe si qytet asht qyteti ma i izolum e me varfnin ma katastrofike ne shqipni prej munges te investimeve e infrastrukturs. Asht marre me i pa se si jetojn njerzit neper zonat informale (qe s'permenen hic sot), nukjetojn as neper kaqorre pulash, por jetojn neper kaqorre kartucit e bunkera betonit qe as ne Afrike nuk i gjen ato kushte, e asht marre me deke fmite tuj keku me jetu neper meturina, nejse shpresoj qe publiku Skodran shpejt te dalin prej ksaj kome naiviteti e te nxjerrin figura qe vejn Skodren aty ku i takon me kene, e tju diftojn venin ktyne tjerve qe vin ne shkoder vetem sa me ushqy e mirmajt kyt kom naivitetit qe ka Skodra.


Shkurt e mos me zgjate shum per sa i perket Skodres, zotni Sali Berisha me tan qeverin e deputet e tij me duken si mashtrusat e rrencakt ma te mllaj qe mund te egzistojn kund zotni ::bud::



West**** ka shkruar:

'' BRAIN WASHING" ne nuk zame kurr mend tani dhe truve dojne me i hedh diqka me e terbu popullin krej , mozamakeq thuj per ato qe jetojne atje me keto lloj politikash qe jane lloj ,lloj sojesh.



Me than mozomakeq maj zoj, asht prap disi shpresuse se ban njiri dica, po me ca shof un, e me ca kuptoj un, mu me duket se Skodrant duhet me thane KU KU PER NE CA JAN BA ME RRENA E MASHTRIME qi po vazhdojn me na robnue te ardhmen shokt e papagalat e zotni Sali Berishs.

Si i thash edhe zotni ::budit:: masiper maj zoj e nerume West****, per sa i perket Skodres zotni Sali Berisha me tan qeverin e deputet e tij, me duken se e kane tregu vedin si mashtrusat e rrencakt ma te mllaj qe mund te egzistojn kund tash 18 vjet, Skodra ja u ka pa e asht tu ja u pa sherrin brez mas brezit sepse pretendojn zhvillim por jan tu i marr shpirtin mazi se tjert perpara kryqytetit Ilir




[ Edited Thu Jun 25 2009, 07:00am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
S~erenity
Thu Jun 25 2009, 06:44am
~Joy of Life~

Registered Member #2891
Joined: Sun Apr 19 2009, 10:41am

Posts: 5994

Ne fillimin e demokracise kujtume se presidenti i ri ka me shiku interesat dhe nevojat e popullit, dhe ai ishte sikur nje drite shprese ne tunelin e pafund, por s'doli si mostra
dhe deri sot e njajta gja, turp t'ju vine tu shfrytzu popullin e shkrete deri ne palce, kot s'thone, kush te premton dardha shume merre shporten e vogel
Back to top
Vargmali
Thu Jun 25 2009, 07:53am
Vargmali
Registered Member #3093
Joined: Wed Jun 24 2009, 12:19pm

Posts: 20
Sali Berisha + Edi Rama + Ilir Meta + Erjon Veliaj + Skender Gjinushi + Vangjel Dule + ... = kanceri i Kombit Shqiptar.

Rreziku më i madh i Shqipërisë vjen nga vet shqiptarët. - Faik Konica


Back to top
Vargmali
Thu Jun 25 2009, 07:55am
Vargmali
Registered Member #3093
Joined: Wed Jun 24 2009, 12:19pm

Posts: 20
harrova Fatos -grekun- Nano


Back to top
L - N
Thu Jun 25 2009, 09:07am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Vargmali ka shkruar:

Sali Berisha + Edi Rama + Ilir Meta + Erjon Veliaj + Skender Gjinushi + Vangjel Dule + ... = kanceri i Kombit Shqiptar.

Rreziku më i madh i Shqipërisë vjen nga vet shqiptarët. - Faik Konica



Ky asht fakt i faktume qe patrioti jone kombtare F Konica ka vu re pothujse 1 shekull perpara, gjithsesi e keqja ma e madhe e kombit jo vetem ka ken neper tan historine e tij te kalume, por edhe vazhdon me kene vet sot, Shqyptari tipit Enver-Sali-Nano-Ilir Meta-Erjon Veliaj-Skender Gjinushi e me rradhe me tetan tjerte qe perfaqsojn politiken sot e qe politiken e shofin si profesion fitim pruns personal vetem per xhepin-familjen-fisin e miqsine. Por gjithsesi un menoj se perkrah ksaj fatkesie politke te Shqyptarit tipik interresaxhi te xhepit personal, asht edhe ma shqetsus sot per sot virusi mare komtare qe ka pushtu menen e kombit dhe qe ka paralizu trungun dhe egzistencen tone intelektuale kombtare, me virtytet Shqyptare si besa-mirpritja e Shqiptarizmi politika Shqyptare abuzon sot prej kombit tone me perfitu direkt politikisht per me fitu personalisht, jo se i bahet vone per saldimin e zhvillimin e kombit tone te cungum e te shkatrrum prej Shqiptarit injorant-hajdut-mashtruse e antikomtare qe mbi gjithcka ven xhepin e lekun qe ban per xhep te vet.
Kshtu i menoj un e me kyt kanveshtrim e kuptoj un personalisht kyt periudh dhe veprimet e politikanve Shqyptare sot.


[ Edited Thu Jun 25 2009, 09:10am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Sep 10 2009, 12:15pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
PD-ja per shkodren ka dale deshtim total apo ma mire dizater totale

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Sep 25 2009, 08:36am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Përjetësisht të diskriminuar!




Nga Tema

Z. Bamir Topi

President i Shqipërisë

Znj. Jozefina Topalli

Kryetare e Parlamentit të Shqipërisë

Z. Sali Berisha

Kryeministër i Shqipërisë

Z. Ermir Dobjani

Avokati i Popullit

Të gjithë deputetëve të parlamentit shqiptar




Jemi mbi 200 familje nga Shkodra, banorë në ndërtesat e ish-pronarëve që në vitin 1992, kur ato ishin banesa shtetërore si të gjitha pallatet shumëkatëshe, dhe ne vazhdojmë akoma të paguajmë qira.

Me kthimin e shtëpive ish-pronarëve të tyre ne trajtohemi me termin: “Të pastrehë në shtëpitë e ish-pronarëve” dhe barazohemi me atë kategori qytetarësh që kanë ardhur në qytet këto 17 vitet e fundit, ose me ata qytetarë që i kanë privatizuar një herë shtëpitë e tyre, por i kanë humbur në firmat piramidale, ose me ata qytetarë të pastrehë që krijohen nga shtesa e popullsisë etj.

Zotërinj, që ju jemi drejtuar, kërkojmë të arsyetoni në interes të popullit, siç e keni misionin, përfaqësues të popullit dhe me arsyetimin logjik të zgjidhni problemin tonë për strehim.

Ne nuk jemi të pastrehë, ne kemi banuar dhe banojmë në ndërtesa ish-shtetërore, si 230 000 familjet shqiptare, që përfituan banesa me çmime simbolike, ose falas, në bazë të ligjit 7652 date 23.12.1992.

Ne që banojmë në shtëpitë ish-shtetërore, sot të kthyera ish-pronarëve, duhet të barazohemi dhe të trajtohemi si 230 000 familjet shqiptare me ligjin 7652, datë 23.12.1992, siç ka premtuar disa herë zoti Sali Berisha, kur ka qenë President i Republikës së Shqipërisë, më vonë ndër fushata elektorale dhe si kryeministër.

Ne kërkojmë shtëpi e jo kredi.

Ne na takon të bëhemi pronarë të banesave që duhet të na i sigurojë shteti, e jo të paguajmë kredi gjithë jetën, pasi ka mjaft familje prej nesh që paguajnë qira mbi 60 vjet.

Kredia thuhet se është e butë, pa interes bankar. Kështu u duket atyre specialistëve që kanë hartuar këto ligje. Por ne i themi atyre specialisteve, se kësti i një muaji që do të paguajmë ne është sa dy ose trefishi i shumës që kanë paguar rreth 70% e familjeve që kanë privatizuar banesat me ligjin 7652, datë 23.12.1992, që ato shtëpi sot janë shitur dhe shiten me miliona.

Ne, për shembull, sipas ligjeve të kohëve të fundit për këtë problem, mund të blejmë një hyrje pallati të privatizuar në vitin 1992, rreth 35-50 milionë lekë të vjetra, në kohën që pronari që e shet këtë hyrje e ka privatizuar vetëm me 20 mijë lekë të vjetra.

Kështu që ne na takon të paguajmë gjithë jetën kredi e ndoshta edhe pas vdekjes nga trashëgimtarët tanë.

Kemi lexuar të gjitha gazetat e këtyre 17 viteve që kanë trajtuar këtë problem, që shpesh i bien ndesh njëra-tjetrës, derisa u konkludua me dhënie kredie pa interes.

Ku dallojmë ne nga banorët e pallateve apo se kemi qenë në kushte banimi realisht mizerabël (shpesh me WC të përbashkëta)? Si rregull, me ligjet e shtetit nuk ka fat. Kush ka qenë në pallat, ka pasur fat e ka përfituar banesë. Kush ka qenë në shtëpitë e ish-pronarëve, nuk kanë pasur fat dhe do të blejnë banesat dhe do të paguajë kredi gjithë jetën.

Mendojmë se nuk duhet të jetë kështu. Ne duhet të trajtohemi si gjithë të tjerët, e të na jepen shtëpi, siç u janë dhënë të gjithëve në të njëjtat kushte si ne. D.m.th., ata ishin në banesa të shtetit, edhe ne ishim në banesa të shtetit.

Ndonjë individ pushtetar, specialist apo drejtues mund të thotë: “Keni të drejtë, po ku t’i gjejmë fondet?” Ne iu themi: “Nga buxheti i shtetit ose nga shitja e pasurive kombëtare, për të cilat ne kemi kontribuar, ndoshta më shumë se ndonjëri që në një forme ose tjetër ka marrë shumë më shumë se çfarë i takon.

Ju lutemi zotërinj, që ju jemi drejtuar, gjejeni edhe pak kohë për të parë e studiuar hallin tonë jetik dhe gjykoni si për veten tuaj edhe për këtë kategori njerëzish në të gjithë Shqipërinë, që “ faji” i tyre i vetëm është se shteti i asaj kohe i ka strehuar në banesa të ish-pronarëve, të cilët kanë shumë të drejtë të gëzojnë tanimë trashëgiminë e të parëve të tyre ose të prindërve të tyre, pasi shumica e atyre që i ndërtuan, tani nuk jetojnë më.

Lista e të pastrehëve, e shpallur në gazeta, përmban shumë pasaktësi (pasi figurojnë edhe persona që kanë marrë shtëpi). Ne pretendojmë për një listë reale, duke shënuar vetëm familjet, që më 23.12.1992 quheshin grupi “A”, ku futeshin familjet që banonin në shtëpitë e ish-pronareve.

Mbetemi me shpresë të një gjykim njerëzor e objektiv nga ana juaj për këtë problem jetik për ne, duke flakur trajtimin e fatit mbi ligjin.

Me shumë respekt

Përfaqësuesit e disa familjeve shkodrane

© Copyright 2007 tema.al


[ Edited Thu Dec 09 2010, 09:19am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Sep 28 2009, 06:10am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
N‘BAJRAK TE RRJOLLIT


Fatos Baxhaku

"O gazetarë, a po e ndreqni nji kët rrugë mor burra!". Jemi në Gruemirë, një fshat i madh 20 kilometra në veriperëndim të Shkodrës, i vendosur mes liqenit dhe fillimit të maleve. Një burrë, me një palë mustaqe goxha të mëdha, ka dalë nga kioska e tij e vogël dhe na bën këtë kërkesë të çuditshme. Ne ngremë supet. "Po ne nuk kemi as kamiona, as pare, as asfalt, as…. Me një fjalë asgjë prej gjëje, përveç bllokut dhe aparatit", i përgjigjemi ne. "Desha ma ba humor me ju, e di që ju nuk shtroni rrugë, por të paktën të shkruni për ne e për hallet tona. Ktu kena mbet pa ujë e pa rrugë. Kërkush nuk asht kujtu për ne", përgjigjet mustaqelliu. Në fakt, ka të drejtë. Që prej vitesh, që nuk mbahen mend, këtu nuk ka shkelur këmbë gazetari. Për dreq të gazetarëve dhe për fat të banorëve, në këto anë nuk kanë ndodhur as vrasje. Miku ynë i ri trishtohet kur i themi se kemi ardhur të merremi me histori të vjetra dhe jo me këto të ujit e të rrugës. "Ju priftë e mara pra", thotë dhe futet sërish në kioskën e tij metalike.

Gruemira, është qendër e një komune. Në ndarjen e vjetër fisnore, që u mbajt në këmbë deri në 1944, ky fshat bënte pjesë në bajrakun e Rrjollit, me banorë në pjesën më të madhe të besimit mysliman. Në këtë bajrak bënin pjesë fshatra: Rrashkullaj, Gruemirë, Linaj, Egëç, Lepurosh, Kurtaj, Shpellzaj, Hoxhaj, Rrjoll, Rrepisht.

Historia e kalasë që priti Skënderbeun

Kemi mbërritur në qendër të Gruemirës. Një berber vazhdon të qethë bashkëfshatarët e tij. "Kujdes se mos m‘pret kryt se m‘duhet", bën shaka një klient. Ngjitur me berberin disa djem të hareshëm e kanë ndarë mendjen ta shtyjnë kohën me bilardo. Në qendër janë zyrat e komunës. Kanë mbetur ende disa ndërtesa të kohës së kooperativës. Nuk kanë dritare dhe neve na duken si kolosë me sy të zgurdulluar që duken sikur thonë: "E ç‘doni ju këtu". Në një lokal në qendër takojmë disa fshatarë. Përsëritet gjithnjë e njëjta kërkesë: "Ujë e rrugë. Pa këto ky fshat nuk ka të ardhme". Lart në male, atje ku është Rrjolli i vjetër duket një kreshtë e lartë. Atje ka lulëzuar një qytetërim i vjetër. Atje është Balleca.

Kështjella e Ballecës ka gjasë që të jetë antike, por duket se lulëzimin e saj më të madh e ka arritur në kohën e sundimit të Balshajve. Për herë të parë ajo dokumentohet në vitin e largët 1062 dhe përmendet vazhdimisht edhe më vonë, deri në 1688 kur del në një hartë të vjetër. Kështjella, pas rënies së Balshajve, u bë një qendër me rëndësi ipeshkvnore. Balleca e Rrjollit u kthye në një qytezë priftërinjsh. Në fillim të shekullit XV 30 për qind e banorëve të Rrjollit ishin priftërinj. Vetëm vonë, në ditët tona, në vitin 1995, u zbulua një kambanë e kishës së Shën Gjergjit, e cila dikur ndodhej në kala. Sa për të krijuar një ide se sa ka qenë kisha: kambana bronztë e vitit 1465 peshonte as më shumë e as më pak se sa 155 kilogramë. Mbase nga kjo kambanë, ose mbase ngaqë në Rrjoll kishte një shesh ku mblidheshin burrat për të marrë vendime duke i rënë kambanës pra "çangës", në Rrjollin e vjetër, ku sot kanë mbetur vetëm gjashtë shtëpi, një lagje e tërë quhej "Çangaj". Shumë familje, të zbritura para qindra vjetësh në Shkodër, emrin e kësaj lagjeje e mbajnë si mbiemër.

Balleca e Rrjollit nuk është dalluar vetëm për priftërinj e kambana. Në fillim të shekullit XV ajo duhet të ketë qenë vendi që kishte më shumë mullinj në krejt Arbërinë. Në një regjistrim shfaqen 44 mullinj uji. Vendi, në fakt, ndër male është shumë i pasur me burime të pashtershme uji. Poshtë, në fushë është krejt gjë tjetër. Në dimrin e 1447-1448 Skënderbeu hyri në luftë me Venedikun. Ky i fundit i ofroi një shumë të majme parash në këmbim të paqes, por Skënderbeu nuk pranoi. Në pranverën e 1448-s ai, i ndihmuar edhe nga krerët e Malit të Zi, sulmoi zotërimet venedikase në Shqipërinë Veriore, ku asokohe përfshihej edhe Balleca. Ishte koha kur një atentator pranoi të paguhej nga Venediku vetëm e vetëm që të hiqte qafe Skënderbeun. Lufta u shpërngul nga Deja (Vau i Dejës i sotëm) drej Ballecës, e cila, me sa duket, që asokohe nuk e kishte më shkëlqimin e parë. Skënderbeu dhe nipi i tij, Hamzai, ndërtuan këtu një mur mbrojtës për të mos i lejuar venedikasit që të kontrollonin lartësitë e malit Maranaj. Legjenda thotë se kur Skënderbeu mbërriti këtu, kambana e Kishës së Shën Gjergjit - mbase ajo që u gjet në 1995 - ra aq fort e aq gjatë saqë desh doli nga vendi. Pas kësaj për kështjellën e lashtë nuk thuhet më asnjë fjalë. Për herë të fundit del në një hartë të 1688-s.
Fshatarët ngulin këmbë se në një shpellë afër saj ka qëndruar vetë Pjetër Bogdani, autor i të famshmit "Cuneus prophetarum" në 1685. Në fakt, një shpellë e madhe lart, mbi Rrjollin e vjetër, quhet ende "Shpella" e Bogdanit" apo "Shpella e Priftit". Mbase, mund të jetë e vërtetë. Por gjithnjë mbetet pa përgjigje pyetja se ç‘dreqin donte një prelat i lartë si Bogdani në një shpellë ndër male të humbura?

Vetëm në rrënojat e një kishe të vjetër

Për pak kohë i largohemi zhurmës së bisedave në qendër të fshatit dhe dalim në periferinë jugore të Gruemirës. Ecim për pak kohë përgjatë një rruge të pashtruar. Për fat kanë nisur të bien disa pika shiu dhe kështu që pluhuri, që pritej, nuk na bezdis dot. Përroi i Vrakës na pengon udhën. Nuk ka asnjë urë, qoftë edhe provizore, mbi të cilën të mund të kalojmë përroin me ujë të akullt që vjen nga Maranaj. Për fat, shirat nuk kanë zënë ende të bien mirë, kështu që përroi kalohet në këmbë, duke u dridhur pak nga i ftohti, por sidoqoftë arrijmë të dalim matanë. Përballë nesh hapet një zhurishte e gjerë. Nuk pipëtin asgjë, madje nuk dëgjohet as kënga e zogjve, aq e pranishme afër vendeve ku ka ujë. Vetëm një "muuu" e gjatë dhe e lodhur vjen nuk dihet se nga. Ndonjë lopë e fshehur ka dalluar më në fund praninë e një gjallese tjetër dhe na përshëndet në këtë mënyrë. Pasi kemi ecur afër 300 metra, përballë nesh shfaqet befas një si hije e gjatë. Në fakt është një kishë e lashtë, dedikuar Shën Gjonit. Fshatarët e quajnë "e Shnjinit". Është ndërtuar me gurë të sertë gri. Mbahet ende në këmbë, e mbërthyer nga të gjitha anët me një rrjetë teli. Askush prej njerëzve që takuam nuk diti të na e thotë moshën e saj. "Thuhet se për këtë kishë janë grindur keq katolikët me ortodoksët në kohët që u nda kisha", na pat thënë një burrë i imët që u zhduk sakaq. Në kishë sundon heshtja si kudo rreth e rrotull. Një qiri ende digjet mbi një mbajtëse metalike. Ndezim edhe ne tanët. Qëndrojmë një minutë në heshtje mes qirinjve dhe kishës, që mbahet në këmbë nga rrjetat e rënda, duke vrarë mendjen në qetësinë e kësaj dite të vranët: Vallë do të na shkojë mbarë këto kohë? Pastaj kthehemi dhe zhysim këmbët edhe një herë në ujin e akullt të përroit që shkon drejt liqenit.

Me Emilin te nipi i bajraktarit

Emili është një djalosh 19-vjeçar. Ai ka emër katolik, por i vëllai është njëri prej nxënësve më të dalluar të Medresesë së Shkodrës. "Ç‘ne ky emër?", e pyesim ne. "Nuk e di - përgjigjet djaloshi i mbarë duke ngritur supet - edhe vetë kurr nuk e kam msu". Pas pak do të mësojmë se i ati, ish-kooperativist si shumica e fshatarëve, na paskësh qenë amator i madh i librave. "Gjithnji lexonte - na thotë Emili - deri natën vonë. Ka pasë shumë libra, por tani nji pjesë ia kanë marrë e nuk kanë kthyer. Shumë të tjera kanë humbur". Neve na kujtohet "Emili" i Volterit. Me siguri, i ati në rininë e tij duhet ta ketë lexuar. Në mos qoftë për Emil Zolanë pastaj. Emili, është nga Gruemira. Të paktën ky nuk luan bilardo si të tjerët. Punon, bashkë me njerëzit e tij, në një baxho djathi. Nuk di të ketë pasur ndonjë dëshirë në jetën e tij. Vazhdon të punojë me të njëjtin ritëm të kahershëm si gjyshi, babai, njerëzit e afërt. Kur ne e pyesim se ç‘ka dashur të bëhet kur të rritet vetëm ngre supet. Ne mundohemi ta ndihmojmë: "Sportist, mjek, avokat, muzikant…". "Ah po, muzika më pëlqen boll besa", përgjigjet. Mbase kjo ka qenë ëndrra kurrë e shprehur e Emilit të mirë. Edhe pas kishës Emili na shoqëron në vizitat tona. Trokasim në një shtëpi. Në prag na pret një plak i imët. Eshtë 77-vjeçari Ramiz Burgaj, nipi i bajraktarit të dikurshëm të Rrjollit. Pasi kemi kryer "adetin" e mirëseardhjes nisim t‘u hyjmë historive të vjetra. "Ne kemi jetuar lart në lagjen Kurtaj - na rrëfen Ramizi - atje edhe i kishte shtëpitë bajraktari. Në këto shtëpi jemi vendosur në 1975. Bajraktari ka kenë nji figurë që e nigjote krejt bajraku. Ai vendoste për gjanat ma të ransishme duke u kshillu me ma t‘moçmit. Bajraktari ka kenë shumë i respektum gjithnji. Historia e këtij bajraku asht kshtu. Para ma shumë se 200 vjetve ishte nji bajraktar prej nji fisi tjetër. Ky ishte jetim dhe jetoi në shtëpinë e fisit tim. U ba nji gjak me ne. Nuk la as pasardhës, kështu që të drejtën e bajrakut ia la shpisë tonë. Kshtu ka vazhdu kjo punë deri te axha jem. Them deri te axha, sepse deri në kohën e tij të drejtat dhe detyrat e bajraktarit njifeshim tamam. Djali i tij, që duhet konsideru si bajraktar, Syl Bajrami, tani jeton në Koplik. Ne ma përpara, në kohë të monizmit na kanë quajtë ‘me biografi të keqe‘. Axha bani 10 vjet burg mas kryengritjes së Postrribës dhe vdiq po n‘burg, në Shkodër. I biri, që sot asht mbi 80 vjeç pat ba 12 vjet burg për politikë. Na na shifshin me sy t‘keq. Sot janë kohë të tjera, po ama respektin populli e ka. Për punë të ransishme prap pytet bajraktari". Biseda shkon nga historitë e vjetra tek e sotmja. Asnjëri prej tre djemve të Ramizit nuk është në shtëpi. Prej kohësh janë emigrantë në Suedi, Itali, Greqi. Fahria, e shoqja, psherëtin thellë: "Besa malli na merr boll për ta, po ma mirë për ta kshtu. Ju po e shifni vetë se si asht jeta ktu, pa ujë, pa rrugë. Demokraci, demokraci, po jo kshtu me na lanë pa ujë. Shkojnë gratë e mushin diku në nji burim, që ban dy orë e gjysë shku e ardhë. Po hajt ma n‘dorë të Zotit ka met kjo punë".

A dini me rregullu televizora?

Për të shkuar në Linaj, një nga 10 fshatrat e bajrakut të dikurshëm duhet t‘i ngjitesh një shtegu mes disa shkëmbinjve dhe shkurreve. "Për fat nuk ka ra mirë shi, se do ta kishim të pamujtun me kalu me kët makinën tuj të ultë", thotë Emili si nëpër dhëmbë. Gjithsesi, me kujdes, duke u ruajtur nga gurët e shumtë nëpër rrugën e ngushtë mbërrijmë më në fund në Linaj. Ky është një katund me 30 shtëpi, i shtrirë në një sipërfaqe të "mbytur" nga shegët e egra dhe të buta që rriten thuajse kudo. Këtu jeton një tjetër figurë e kohëve të shkuara: vojvoda. Ne ende nuk e dimë se ç‘do të thotë ky term. Për ta mësuar ecim do kohë në këmbë nëpër një shteg plot gurë. Pas do kohësh para nesh shfaqet një shtëpi e madhe, e gurtë, si nga ato të qëmotit. Eshtë shtëpia e Sylë Bajramit, vojvodës së fundit.

Thirrjes tradicionale "a pret miq o i zoti i shtëpisë" i përgjigjet brenda pak minutash një plakë e imët me një shami të bardhë në kokë, e cila më së pari e qetëson një qen të stërmadh, të zi që kishte nisur të skërmiste dhëmbët ca si frikshëm ndaj të panjohurve të porsaardhur. "A jeni ju ata që rregulloni televizorat?", na pyet plaka. "Jo ne jemi ata që i prishim, moj nanë", bëjmë humor ne. Pas saj del vetë vojvoda, Syla. Ai na fton menjëherë brenda pa pyetur fare se kush jemi. Në këto anë, në këmbë të maleve, miku është ende i shenjtë. Syla, vojvoda, është një plak i hareshëm. Vitet që mban mbi shpinë dhe jeta e vështirë nuk ia kanë thyer dot humorin. Me të i hyjmë një muhabeti të gjatë gjysmëjuridik. Më në fund biem dakord ta thjeshtojmë shpjegimin: "Vojvoda ka qenë njësoj si janë sot, ta zemë kryetari i bashkisë më dy zëvendësat e tij". "I ka ra bash pikës, kot ta zgjasim muhabetin, bash ashtu ka pas kenë". I jati i Sylës, vojvoda Bajram Hyseni pat marrë pjesë në mbrojtjen e trojeve shqiptare në Koplik në 1912. Një plagë e rëndë që mori ia rëndoi më shumë dobësitë e zemrës. Vdiq në 1942 në moshën 58-vjeçare. "Ah, ata kanë kenë burra", psherëtin vazhdimisht nana Vaçe, ndërsa e ka mbushur tavolinën plot me rrush të porsa marrë nga pjergulla. "Ne, ket punën e biografisë e kena vujtë. Jo shumë prej pushtetit në qendër, por prej vetë bashkëfshatarëve tanë këtu - vazhdon të rrëfejë Syla - kur nji djalë kthehet prej ushtrie asht nji gja shumë me randësi për familjen, sepse i kthehet nji krah punet ma tepër. Zakonisht, në kto raste, bahet festë e priten miq. Kur asht liru vllau jem kërkush prej fshatit nuk ka ardhë me na uru. Por tash kto punë kanë shku. Ne jena mirë. Po si t‘ia bajnë ata të shkretët që janë lart ndër male, atje në Rrjollin e vjetër. Atje edhe dielli vjen me vonesë". Nga dritarja i ngremë sytë lart në shpatin e Maranajt, atje "ku dielli vjen me vonesë". Disa re të vogla i kanë mbështjellë kreshtat e Rrjollit të lashtë.
Poshtë, në Gruemirë, miqtë e mëngjesit na thonë: "Me histori të vjetra mirë boll bani që merreni, por ma parë merruni me rrugën e ujin. Kjo asht jeta jonë". Kishin të drejtë.


© Gazeta Shqip - 2006-2008


[ Edited Mon Sep 28 2009, 06:21am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Dec 09 2010, 09:04am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Përmbytja e madhe!




Nga Gjon BRUÇI

Ende pa u mbushur dymbëdhjetë muaj nga përmbytja e prag-janarit të këtij viti,
Shkodra gjendet përsëri nën ujë. Gjatë dy viteve të fundit realisht ka patur edhe tre a katër përmbytje të tjera, por kjo e tanishmja

me të cilën po përballemi aktualisht, është e përmasave të papara dhe të gjithë po e quajnë përmbytja më e madhe që mbahet mënd nga banorët vendas.
Po, a është i saktë ky përcaktim? A është kjo përmbytja më e madhe që i ka ndodhur Shkodrës dhe jo vetëm asaj?
Pa diskutim që përmbytja e tanishme është nga më të mëdhatë që është përjetuar në njëqindvjetëshin e fundit. Por megjithatë nuk është më e madhja. As ato që do të kemi në të ardhmen nuk do të jenë “më të mëdhatë”. Sepse “përmbytja e madhe” realisht ka ndodhur njëzet vite më parë. Pikërisht atë ditë kur Shkodra dhe e gjithë Shqipëria u detyruan (më saktë e detyruan), të rrotullohej në të kundërt të “akrepave të sahatit”. Si rezultat i këtij “rrotullimi”, gjatë njëzet viteve të fundit, vite që korrespondojnë me moshën e “demokracisë” sonë hibride, Shkodra dhe e gjithë Shqipëria kanë përjetuar dhjetra e dhjetra përmbytje: Përmbytje nga uji; përmbytje nga zjarri; përmbytje nga korrupsioni; përmbytje nga krimi… përmbytje nga gjithë llojet e bacileve infektuese e vdekjeprurëse të shoqërisë së konsumit që prodhon sistemi borgjez. Të gjitha këto përmbytje e kanë zanafillën tek ajo përmbytja e madhe e fundviteve nëntëdhjetë, prej së cilës pastaj erdhën e po vijnë jo vetëm përmbytjet fizike, por mbi të gjitha përmbytjet mendore, morale e shpirtërore, njëqindfish më me pasoja se ato të parat.
Historia ka vërtetuar se çdo sistem mplaket dhe në mënyrë të pashmangshme detyrohet t’ia lërë vendin sistemit pasardhës, që doemos është sistem më progresiv, “Demokratët” tanë të fundviteve nëntëdhjetë nuk e përfillën këtë fakt historik. Pasi shembën socializmin, normalisht ata duhej të aspironin, të aplikonin dhe të ndërtonin një sistem më të ri e më progresiv se socializmi. Por ata u kthyen prapa, u kthyen tek kapitalizmi, që ishte dhe është në shinat e fundit të “hekurudhës” së tij. Këtë kthim prapa “demokratët “ tanë e bënë për dy arsye të thjeshta: Sëpari, ata nuk kishin në mendjen e tyre të çoroditur asnjë ide e program zhvillimi e përparimi, sepse idetë dhe programet e zhvillimit lindin nga ideatorët dhe idealistët. E të tillë ata nuk ishin. Nga ana tjetër, duke u kthyer prapa tek sistemi kapitalist, i krijonin vetes mundësinë për një pasurim të shpejtë në kurriz të të tjerëve, parim e praktikë bazë e sistemit në fjalë.
Siç e vërtetoi tashmë koha, parullat dhe sloganet që “promovuan” demokracinë në vendin tonë, nuk kishin lidhje as me demokracinë e vërtetë e as me perspektivën europiane të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ato rezultuan një mbulesë e një maskë për ata që synonin kalin e pushtetit e të shtetit prej nga do të siguronin pasurimin e shpejtë të tyre e të klanit që po i mbështeste. Vetëm njëra nga parullat, që recitohej andej nga fundi e si në surdinë, doli e vërtetë. Ajo që thoshte: “Shkodra jonë heroinë, priti hajnat se po vijnë”, një parullë e cila për ironi të fatit “recitohej” pikërisht nga shkodranët, që sot gjenden nën ujë. Turma demostruese e atyre ditëve nuk e kuptonte mirëfilli manipulimin që po i bëhej duke e nxitur dhe hedhur kundra vetvetes (kundra pasurisë dhe gjithçkaje që ajo vetë kishte ndërtuar për gjysmë shekulli), por megjithatë, në mënyrë instiktive e ndjente se diçka nuk shkonte, ndaj në fund të parullave të programuara, me një zë sa ironik, aq dhe sarkastik thërriste: “…priti hajnat se po vijnë”! Dhe hajnat erdhën. Hajna me partira, me parulla, me kostume e kollare, të cilët shaluan kalin e shtetit e të pushtetit dhe prej njëzet vitesh shijnë në lëmin e vendit duke ndarë grurin për vete e lënë kashtën për turmën…
“Individ i fortë, shtet i dobët”, ishte reklama e atyre që promovonin demokracinë. Kjo sipas tyre për të konsoliduar të drejtat e njeriut. Dha ja arritën qëllimit. Sigurisht jo të gjithë individët u bënë të fortë. Vetëm disa u bënë të tillë, ata që ditën të manovronin në labirinthet e “ekonomisë së lirë të tregut”. Këta individë të fortë, që realisht kanë marrë në dorë frenat e pushtetit e të shtetit, livadhisin gjithë ditën e ditës mbi kurrizin e turmës. Ndërkohë pushteti e shteti që duhet të ndërhyjë për të balancuar forcën me drejtësinë, është i dobët, sepse të tillë e donin individët e fortë, promovuesit e demokracisë sonë hibride dhe të ekonomisë së lirë të tregut me të cilën mbulohet karakteri shfrytëzues i kapitalizmit, që sipas apologjetëve të tij sot na është bërë “kapitalizëm popullor”. Pas njëzet vitesh mbretërimi, “demokratët” shqiptarë jo vetëm nuk e ngritën dhe nuk e ndërtuan shtetin ligjor, shtetin e të drejtës, shtetin e demokracisë, por e zgërlaqën atë gjer në gradën më të fundit. Zgërlaqjen e shtetit e shohim sot më qartë se kurrë, sepse kjo zgërlaqje reflekton açik në ujin përmbytës të Shkodrës. Plot shtatë ditë kanë kaluar nga alarmi i dhënë për përmbytjen e qytetit dhe fshatrave përreth dhe një shtet i tërë, me të gjithë aksesorët e shumtë që ka, nuk ka mundur ende të realizojë pikën më të parë e të ngutshme, evakuimin e popullatës nga vendi i përmbytjes. Kjo sepse, për këtë çështje, që është pika e parë e veprimit në kësi rastesh, shteti dhe aparati i tij i stërmadh nuk ka asnjë plan të parapërgatitur, por vjen vërdallë për të gjetur vendqëndrimet e reja për banorët që evakuohen. Ose, ajo që është më diskretituesja, vetë shtetarët ankohen nëpër konferenca shtypi e në prononcime para kamerave televizive se “ nuk po dëgjojnë banorët të evakuohen nga vendi i përmbytur”... Më tej: I gjithë arsenali transportues ujor i shtetit tonë për të realizuar evakuimin, apo për të çuar ndihmat ushqimore në rreth njëzet fshatra të Nënshkodrës dhe në një të katërtën e qytetit përmblidhet në 9 gomone ushtrie dhe 14 syla (varka llamarine) private. Ishte kjo arsyeja që ministria e mbrojtjes në kërkesat e para që i bëri NATO-s, ishin furnizimi me barka… Shteti ynë, që e ka emrin të regjistruar në “konakun” e NATO-s, dhe ka çuar forca gjer në Afganistan, vetëm ditën e pestë të përmbytjes arriti t”u çonte nga dy bukë për shtëpi të ngujuarve të ishullit artificial të Velipojës, vetëm tridhjetë kilometra larg nga autostrada Shkodër -Tiranë. Për të mos vijuar më tej me episode të cilat po na i servir me shumë realitet media vizive, që falë operatorëve të shkathët, është disa hapa përpara shtetarëve të shtetit tonë të zgërlaqur.
Për të kuptuar zgërlaqjen shembullore të shtetit tonë, jo vetëm nga buxheti, por edhe nga organizimi dhe veçanërisht nga mbështetja që ka në popull, le të kthejmë kujtesën në vitin 1979 kur Shkodrën dhe disa rrethe të tjera e goditi tërmeti i 15 prillit të atij viti. Kush e ka përjetuar atë kohë (mjaft nga politikanët dhe pushtetarët e sotëm kanë qenë në moshë madhore), e kujton fare mirë se çfarë bëri shteti i atëhershëm “totalitar”. Megjithëse inondatë e paparalajmëruar (tërmetet nuk mund të parashikohen në kohë), shteti i atyre viteve, me organizimin e përsosur, me potencialin që dispononte dhe me mbështetjen e gjithë popullit, arriti që pa ndihmën e askujt dhe në një kohë rekord, jo vetëm të manaxhojë situatën, por edhe të riparojë e të eliminojë pasojat që shkaktoj tërmeti i fuqishëm. Vetëm në pesë muaj shteti “totalitar” i asaj kohe arriti të ndërtonte 2441 shtëpi e apartamente të reja banimi dhe 165 objekte socialekonomike si dhe të riparonte 14.522 shtëpi të dëmtuara. Vetëm në Shkodër, në harkun e pesë muajve u ndërtuan 1794 shtëpi banimi dhe 117 objekte socialkulturore si dhe u meremetuan 8349 shtëpi të dëmtuara. Në këta pesë muaj pune intensive shteti i atëhershëm ngriti shtëpi të reja për një popullsi prej 100 mijë banorësh, shtëpi që i pajisi me orendi të reja dhe ua ndau falas të dëmtuarve nga tërmeti. Nëse këtë e keni harruar, hipni në kala të shihni fshatrat Velipojë, Baks, Pentarë, Suka Dajç, Obot i ri e gjer tek Bahçallëku modern, që ju e keni përmbytur brenda vitit pesë herë.
Shteti i sotëm i “ekonomisë së tregut”, jo për pesë muaj, por as për pesë vjet e madje as për njëzet vjet nuk ka mundur të thellojë të paktën shtratin e Bunës, që kjo e fundit të mos u lagë kostumet shtetarëve që vijnë në Shkodër për të prerë “shiritat e fitoreve historike”. Ama, gjatë këtyre njëzet viteve ky shtet, apo më saktë, ata që drejtojnë shtetin e sotëm kanë mundur të shkatërrojnë me themel pyjet dhe bimësinë ujëmbajtëse të shpateve e të maleve; kanë harruar të ringrenë pritat e përrenjve dhe lumenjve malorë; kanë mbushur e kanë degraduar kanalet vaditëse e kulluese të fushës; kanë lënë në harresë e në degradim pompat dhe hidrovoret e fuqishme që përcillnin ujrat në det; kanë gërryer e nxjerrë jashtë loje shtretërit e lumenjve, duke u marrë rërën për ndërtime me leje e pa leje dhe gjer tek gryka e Bunës së cilës, me mbeturinat inerte që hedhin dhe me punimet e ndërtimet afër ujit e mbi te, ia kanë zënë fytin dhe e kanë detyruar t’a kthejë ujin përsëri në liqen, duke ia bërë peshqesh qytetarëve të Shkodrës.
Por krahasimi më sinjifikativ midis shtetit të djeshëm e atij të sotëm, është mbështetja dhe solidariteti i qytetarëve ndaj shtetit dhe shoshoqit. Për eliminimin e pasojave të tërmetit të vitit 1979, u mobilizua e gjithë Shqipëria nga Konispoli gjer në Vermosh. Ndërsa sot në vitin 2010, pamja e këtij solidariteti është e mjerueshme. Ejani të shikoni sot në Shkodër: Vetëm pushtetarë, rrogëtarë dhe më shumë ushtarë do të shihni në punën për eliminimin e pasojave të përmbytjes. Asnjë vullnetar. Sepse vullnetarizmi dhe solidariteti kanë dalë jashtë loje. Ekonomia e tregut ka mbjelle një individualizëm “shembullor”, që shqiptari kurrë nuk e ka njohur si sot. Dhe kjo është “meritë” e shtetit, shtetarëve dhe vetë sistemit që po aplikojmë. Është pikërisht mungesa e solidaritetit dhe e mbështetjes nga qytetarët që e bën të mjerueshme pamjen e shtetit tonë të sotëm, i cili nuk ka vuxhut të thellojë as Bunën e as kanalet e fushës. Se individët e fortë, kalin që kanë shiluar, d.m.th. shtetin, duan ta kenë më të dobët se veten. Kështu ata do të mund të livadhisin si t’ua dojë interesi. Dhe me këtë shtet, me këtë regjim, me këtë sistem shoqëror që po ndërtojmë, Shkodra dhe gjithë Shqipëria nuk do të shpëtojnë kurrë nga përmbytjet. Se realisht ky shtet nuk është as i shkodranëve e as i Shqipërisë, por është shtet i manipulatorëve të votës, të ligjit, të demokracisë. Ky është një shtet i klasës së re, ose i superklasës e cila, siç thotë sociologu amerikan i ditëve tona, Christofer Lasch “….është një komunitet bashkohorësh, kredoja e të cilëve është konsumi imediat i kohës, i natyrës, i kursimit, i pasurisë sociale. Është një klasë e cila horizont të vetëm të papërgjegjshmërisë së saj ka vetëvrasjen”, (SUPERKLAN, kush e komandon ekonominë botërore, faqe 33). Kjo superklasë, apo klasë e re që ka mbërthyer frenat e pushtetit dhe të shtetit, siç po e përjetojmë praktikisht në vendin tonë, po na çon drejt dy krizave të mëdha: drejt krizës sociale dhe asaj mjedisore. Hendeku i madh ekonomik midis klasave dhe shtresave të shoqërisë, ku njeri ekstrem (politikanët, pushtetarët dhe klanet e tyre)) pasurohen në kulm dhe ekstremi tjetër (masat qytetare) varfërohen në maksimum, janë dëshmi e qartë e krizës sociale që po shkon drejt shpërthimit. Nga ana tjetër, përdorimi gjer në shpërdorim i pasurive dhe resurseve natyrore kanë krijuar e po thellojnë krizën mjedisore, një aspekt i së cilës është edhe përmbytja e tanishme e Shkodrës dhe shumë rajoneve të vendit. Dhe kjo do të vijojë, sepse superklasa jonë politiko-shtetërore është mbërthyer kaq shumë pas pushtetit sa, ashtu siç thoshte Noli për kolltukofagët e kohës, nuk mund t’i shkëputë


Ultimo aggiornamento Martedì 07 Dicembre 2010 20:18


© 2008 Gazeta "Sot"
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Dec 09 2010, 09:07am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
ËSHTË FIKS FARE, BERISHA PERMBYTI SHKODRANËT!




08/12/2010
Ka ca shkodranë që e duan Sali Berishën deri në vetësakrifikim. Është liria e tyre. Por ndërkaq, është e drejtë e të gjithë kritikëve të Berishës, që sot janë më të shumtë se kurrë në Shqipëri, që t’u tregojnë këtyre shkodranëve se uji që sot po u përmbyt djepet e fëmijëve, shkollat dhe bukën e tyre në fusha, është pasojë e një qeverisjeje cinike që betohet se e do Shkodrën. Kjo provohet jo me fjalët tona, të kritikëve të Berishës. Kjo provohet me vetë fjalët e Berishës. Ky politikan, që nuk ka asnjë lidhje me të vërtetën, ky maniak pushteti që për pushtet e ka çuar vendin sa e sa herë nga katastrofa në katastrofë, nga ’97-a në grushtin e shtetit, nga grushti i shtetit në tragjedinë e Gërdecit dhe nga “Gërdeci” në 5 përmbytje të Shkodrës brenda një viti, ka provuar me aventurat e veta se është pikërisht ashtu si akuzonte qeverinë socialiste rreth 7 vjet më parë: një qeveritar i karakterizuar nga cinizmi ekstrem, nga amoraliteti total, nga një qëndrim fund e krye antikombëtar, njeri me urrejtje patologjike për Shkodrën. Ndryshe nuk do të lejonte të ndodhte sot, e pesëfishuar, përmbytja e Shkodrës, që me aq tërbim kritikonte në vitin 2004 sa pa ardhur ende në pushtet. E përsëris, nuk janë akuzat e kritikëve të Berishës këto. Janë vetë fjalët e Berishës së vitit 2004 që sulmon sot Berishën në pushtet. Opozita e sotme nuk ka forcë ta demaskojë, t’ia çjerrë maskën këtij sharlatani të pashpirt, ashtu sikundër ia çjerr ai vetvetes. Opozita nuk e fshikullon dot Berishën me kamxhikun e së vërtetës, ashtu siç kamxhikon Berisha i vitit 2004 në opozitë, Berishën në pushtet që ka për armë gënjeshtrën dhe mashtrimin e publikut dhe në radhë të parë të shkodranëve. Dhe a thua gënjeshtra mund të jetë kaq e pathyeshme? Po le ta lëmë të flasë vetë Berishën. Ja ç’ka thënë ai nga podiumi i Kuvendit, si kryetari i opozitës në vitin 2004 kur u përmbyt Shkodra: “Jam këtu për të denoncuar cinizmin ekstrem, amoralitetin total me të cilin qeveritarët u përpoqën të mbulojnë veprën e tyre, përmbytjen e Shkodrës për të shumtën herë, në një shenjë urrejtjeje patologjike, në një qëndrim fund e krye antikombëtar, në një qëndrim primitiv, të turpshëm… Mësojeni se Buna dhe fryrja e saj, dhe fryrja e liqenit nga fryrja e Bunës, është mekanizmi kryesor, shkaku kryesor i përmbytjes së Shkodrës. Në të gjitha kohërat, këtë e di çdo shkodran, këtë e di çdo shqiptar, këtë nuk e dinë vetëm ata që e urrejnë Shkodrën në mënyrë patologjike si ju… Nuk mbroj Shkodrën këtu more, mbroj kombin, mbroj vendin. Vendi është i pandarë, Shkodra është e pandarë. Si të duket ty, Kryetar Parlamenti, të dëgjosh deklarata të tilla: Se nuk përmbytet Shkodra nga hapja e portave kur sot s’ka njeri që nuk e di, që di emrin Shkodër, se Shkodra nga Kiri dhe nga Buna përmbyten, nga liqeni. Buna fryn liqenin. Po sigurisht në qoftë se ti e mban Fierzën me 288 metra, atëherë ç’të shtyn ty të mbash në kuota maksimale Komanin dhe Vaun e Dejës. Janë shumë të thjeshta regjimet. Por regjimet i rrëzoni për Shkodrën, të cilën e urreni, doni ta përmbytni sa herë të doni. Erdhi Valbona 1600 metër kub apo Cemi kaq e aq, apo lumenj të tjerë? Dakord. Por është detyra e parashikimit more zotërinj. Ti je në dimër, je në reshje. Nuk ka thënë kush se është dimër i thatë. Keni dëgjuar ju ndonjë prognozist të motit të thotë në Shqipëri apo në botë se ky do të jetë një dimër i thatë? Jo mor zotëri, ky është dimër i lagët. Është problemi i qëndrimit antikombëtar të tuaj ndaj një krahine. Po si mund të thoni ju nuk përmbytet Shkodra nga fryrja e Bunës. Po që me këtë deklaratë tregoni ju urrejtje ndaj Shkodrës”.

* * *

Deklarata e Berishës në vitin 2004 u dha dy ditë më parë nga emisioni “Fiks Fare”. Dhe bëri shumë mirë. Se shqiptarët harrojnë. Dhe shkodranët harrojnë më shumë. Dhe e japin votën për atë që i përmbyt. Sepse kur është në opozitë ai thotë se e ka fajin qeveria që urren Shkodrën dhe jo Zoti për përmbytjen. Por kur është në pushtet thotë se faji është i reshjeve, i lumenjve të çmendur, i Zotit dhe jo i qeverisë. Është një tallje cinike me fatet e njerëzve, të lulave të vocërr të Shkodrës që dridhen mbi ujë për faj të një Kryeministri kryekëput cinik, mashtrues dhe të papërgjegjshëm. Dhe s’kishin faj Doktori i “Fiksit” dhe Saimiri që talleshin me Doktorin e PD-së, me Kryeministrin e sëmurë për pushtet që po rrënon Shqipërinë, kur shpreheshin se nuk u luan dot asnjë qime këtyre fjalëve të Berishës të thëna në kohën kur ishte në opozitë. Të paktën Berisha vetë nuk mund të ketë sy e faqe të korrigjojë Berishën që mallkonte qeverinë socialiste, që akuzonte opozitën se e urren Shkodrën, se është antikombëtare, se e ka përmbytur me qëllim Shkodrën ngaqë e urren. Në atë kohë uji vajti vetëm 5 centimetra në hyrje të qytetit. Po ku të fal Berisha, ky agresor i pushtetit. Ai protestoi për Shkodrën sikur uji të kishte vajtur 5 metra. Dhe sot, pas 6 vjetësh në pushtet, ky njeri që betohej e stërbetohej se ushqente dashuri të pafund për Shkodrën e shkodranët, i përmbyti 5 herë brenda 1 viti. Dhe për çdo herë me më shumë ujë, për të arritur rekord në nivelin 5 metra të përmbytjes në këtë katastrofën e fundit.

* * *

Berisha qeveritar nuk justifikohet dot për asgjë para shkodranëve dhe as përballë Berishës opozitar. Ky i fundit e akuzon se ka fjetur gjumë dhe nuk e ka çarë kokën se po afronte një dimër që, siç thoshte dhe vetë, nuk mund të mos ishte i lagësht. E akuzon se ka mbajtur nivelet e ujit në rezervuarët e kaskadës në nivele të larta, që detyruan hapjen e portave të digave duke fryrë Bunën dhe liqenin. Berisha opozitar këmbëngul kundër Berishës pushtetar se janë fryrja e Bunës dhe e liqenit shkaku kryesor i përmbytjes së Shkodrës dhe jo thjesht reshjet, dhe se këtë e di çdo shkodran. Madje edhe fëmijët. Opozita nuk ka nevojë fare të flasë. Mjafton Berisha opozitar që e akuzon Berishën Kryeministër për qeverisje cinike dhe të padhimbsur për pronat dhe jetën e një krahine, vetëm dhe vetëm për të fituar ca miliona më shumë nga shitja e energjisë elektrike. Berisha opozitar e akuzon Berishën qeveritar për papërgjegjshmëri dhe moskokëçarje për të ndërmarrë të gjitha masat, jo vetëm që nga përmbytja e katërt në janar, por edhe më përpara. Sepse një Kryeministër i përgjegjshëm nuk do të fliste vetëm sot, pasi ka 5 vjet në pushtet, për projekte të gjëra në bashkëpunim edhe me Malin e Zi. Një Kryeministër i përgjegjshëm, që i dhimbset me të vërtetë Shkodra dhe shkodranët, pronat, shtëpitë, fëmijët e pleqtë që sot vuajnë jo nga Zoti, por nga moskokëçarja e zotërinjve me pushtet, do i kish realizuar projekte të tilla që në mandatin e parë. Për shembull, nuk do harxhonte korruptivisht mbi 1 miliard dollarë në rrugën faraonike “të kombit”. Do ta bënte atë rrugë me shumë më pak shpenzime, me më shumë nikoqirllëk dhe nja 500 milionë euro, do i kish investuar për projektin e shpëtimit të Shkodrës. Vetëm atëherë mund të thoshim se vërtet Berisha e do Shkodrën. Ndërsa tani, pas kësaj lemerie përmbytjesh, mund të themi vetëm atë që Berisha vetë ka thënë për një qeveri që lejon të përmbytet Shkodra: Se ka një urrejtje patologjike për të!

©2010 Gazeta SHQIP
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Dec 09 2010, 09:14am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Ankthit në Shkodër, i duhet dhënë fund




Nga Besi BEKTESHI

Të emocionuar dhe duke pasur parasysh vetëm fatkeqësinë e tyre, por dhe të nxitur disi politikisht në Fushë-Krujë edhe pse nuk kanë H/C, dhe nuk prodhojnë asgjë që ka lidhje me energjinë, bërtisnin “ do të bllokojmë rrugën për Shkodër”. Çfarë “mrekullie”

njerëzore dhe fatkeqësie njerëzore, sa që nxjerr pastaj edhe “virtytet” e mëdha të zonës. Por nejse, nuk duhen parë shumë të tilla shpërthime të fatkeqëve që kanë një lumë që quhet “Zezë” dhe askush prej tyre, nuk e ka shpjeguar pse quhet pikërisht... zezë. Nuk është problemi këtu dhe për më tepër në popullin e frustuar dhe në nevojë. Ato janë në nevojë, dhe janë shumë, sidomos në Shkodër. Sa do që ka mbytur uji në Shqipëri, nuk mund të krahasohet me përmbytjen biblike që ka dy herë që pëson brenda 300 ditëve rrethi i Shkodrës, dhe qyteti i madh verior. Normalisht që unë bashkohem me ato që fatkeqësinë natyrore e njohin për të tillë. dhe nuk kam pse të linçoj as fushkrujësit e ndërsyer dhe qeverinë apo edhe politikanët, por ama...! Ama ka një diçka ndryshe për Shkodrën. Qyteti i madh i veriut, ka ekzistuar shumë përpara,, shumë e shumë qyteteve dhe fshatrave, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan dhe Europë. Qytetërimi në Shkodër nuk ka ndërprerje prej 2500 vitesh. Vetëm kjo, duhet të bëjë që të respektohet edhe nga emisionet e Fevziut që ka dijeni historike për disa drejtime, por për Shkodrën dhe historinë e saj, tregoi se ka shumë pak njohuri. Pastaj, aq më pak edhe Artan Lame dhe megjithëse një qytetar me origjinë fshatare nga Lezha zoti Zogaj, ka një zemërgjerësi për Shkodrën, ma merr mendja se e di diferencën, që kur e caktuan të shtatin si deputet në Shkodër por që nuk pranoi dhe tani është edhe opozitë e partisë së tij. Nejse, çfarë mënyre është kjo që si Zogaj dhe Lame apo edhe Lubonja, thirren të japin alternativa dhe mend për tërmete-përmbytjet, politikën, infrastrukturën, letërsinë, filmat, gjelbërimin, plehrat, ushtrinë, ekologjinë, mesjetën, postmodernizmin, financat etj., etj. A nuk ju duket se po ekzagjerohet disi puna? Megjithëse është punë e Fevziut dhe e di ai, por për Shkodrën!? Tani këtu bëjnë mirë të mos i fusin hundët, dhe të mendohen mirë kur flasin, ose mos pranojnë të flasin në erë dhe kot. Në Shkodër, ka biblioteka personale të formuara përpara vitit 1859 që Lamja tregonte. Tregonte për rrëfimet e një italiani që shkruante 30 vite më vonë. Lamja mirë e kishte, sepse duhet vënë dorë, por nuk dinte historinë, sepse nuk ka lexuar, nuk i është referuar dhe nuk ka kontaktuar personin e duhur në qytetin e vjetër dhe me histori të gjatë dhe të largët. Si Fevziu, Zogaj dhe Lame edhe Tiranën nuk e kanë krejt.....të tyren si origjinë. Normalisht i vetmi shkodran, por jo në gjendje të tillë jete ishte Paloka dhe ndjehesh si shkodran diçka më tepër Olldashi, sepse së paku ka lagur këmbët disa herë në përmbytjet e sotme dhe të djeshme të Shkodrës. Prandaj kujdes të madh në emisione që kanë emocion brenda dhe mungon siguria për dijenitë mbi subjektin dhe qytetin, për të cilin po diskutohet.
Ku e kam problemin? Në Shkodër dhe zonën e saj, është ekosistemi më i madh natyror dhe ujor në Shqipëri dhe Ballkan. Është pellgu më i madh ujëmbledhës. Në Shkodër, është zona më e madhe e prodhimit të fuqisë elektroenergjitike me ujë në Ballkan, dhe për frymë të popullsisë në Europë. Në zonën e Shkodrës, janë digat më të fuqishme dhe të larta në Europë, për prodhim të kësaj lloj energjie. Në Shkodër, ka qytetërim të vjetër dhe të ri, që kalon si zonë 400.000 banorët. Në Shkodër, është vendi nyje i lidhjes veriore me perëndimin me rrugë tokësore. Në Shkodër, ka minerale nëntokësore që fillojnë me bakrin dhe po ashtu në bazenin ujëmbledhës, përfundojnë me naftën dhe shumë më tepër për nga rezervat, se sa zonat në jugë të Shqipërisë, e këtë e dinë edhe institucionet dhe të interesuarit e rëndësishëm në botë. Në Shkodër ka histori dhe traditë në çdo 5 km lëvizje si jugë-veri dhe lindje perëndim. Në Shkodër, është edhe ekosistemi më i madh lumor, liqenor dhe malor, që shoqërohen edhe me ekoturizmin si sistemin më të madh ranor dhe të vetmin sistem transporti ujor me anën e Bunës. Pra është dashje pa dashje, dhe si ta pranojmë dhe ato që nuk duan ta pranojnë, vendi më i privilegjuar në Shqipëri.
Por çfarë ka? Ka se Shkodra dhe rrethinat e saj, mbyten nga uji i tepërt që ka.
Është e vërtetë që zoti Berisha ka premtuar “by-pass” i cili mbron qytetin, është e vërtetë që do të ndërhyhet në Bunë dhe në bashkëpunim me Malin e Zi. Është e vërtetë se do të rriten në lartësi argjinaturat. Por ama, duhet të apelohen specialistë, akademikë, politikanë, inxhinierë, arkitektë dhe shoqata në Shkodër, edhe për ngushtimin e grykës së Bunës, për të gjetur edhe pse sot liqeni nuk zbrazet. Duhen apeluar shkodranët, dhe Shkodra, edhe pse ka përfaqësues të mirë ditur si zonja Topalli, dhe vendorët si zoti Luka, apo zoti Bushati, por në krah të tyre dhe në mbrojtje të Shkodrës, duhen apeluar shumë sisteme të interesuara të ekosistemit dhe të bëhet pse jo çështje rajonale dhe qendrore, për buxhetin e vitit që vjen. Sforcot e qeverisë Berisha në emergjencat e qytetit dhe rrethit të madh verior, janë pa diskutim të jashtëzakonshme, por ama politikisht tashti kjo gjendje nuk pranon më “ankth”. Ankth për banorët dhe qytetarët e Shkodrës, dhe ankth edhe për qeveritarët dhe forcat policore dhe ushtarake, e patjetër një dëmtim i madh ekonomik. Ka përgjigje të mëdha në Shkodër, dhe ka teknicienë që kanë përgjigje, por ka edhe studime dhe të vërteta që nuk dalin dot në ekranet qendrore të Tiranës, sepse ato merren vetëm me të zakonshmit, të besdishëshmit dhe të paguarit që “dinë gjithçka”. Gati gati, më kujtojnë një film të dikurshëm që titullohesh “Specialist për Gjithçka”. Përgjigjet më të mira për të shpëtuar Shkodrën, gjenden në Shkodër dhe te shkodranët, sidomos te qytetarët e saj të vërtetë që edhe të mbytur në ujë, e kontrollojnë emocionin, fjalën dhe nervat, duke mos sharë dhe fyer, por duke treguar më tepër se në çdo rreth dhe qytet të Shqipërisë, qetësinë e tyre përballë një fatkeqësie të përsëritur. Shkodra duhet apeluar dhe pyetur, sepse ajo ka shërbyer shumë dhe është dëmtuar shumë, tani i duhet dhënë një dorë e madhe, për të mos pasur më fatkeqësi të tilla të mëdha.


Ultimo aggiornamento Martedì 07 Dicembre 2010 20:24

© 2008 Gazeta "Sot"
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.3223 sec, 0.0632 of that for queries. DB queries: 51. Memory Usage: 3,079kB