Forums
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
belgium
Tue Jun 09 2009, 10:09am

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
Ëndrra milionere


Filmi më i mirë i 2008-ës, "Slumdog Millionaire", vjen në Tiranë. Përralla e djaloshit të varfër nga Mumbai ka fituar 8 "Oscar" dhe 81 çmime ndërkombëtare. Sociologu, Gëzim Alpion, thotë se filma të tillë rrezikojnë të formojnë një stereotip


Filmi që rrëmbeu statujën e "Oscar"-it si produksioni më i mirë i viti 2008, "Slumdog Millionaire", dha premierën para dy netësh në kinemanë "Imperial", në kryeqytet. Regjisori britanik, Dany Boyle, i ka vendosur ngjarjet në qytetin e Mumbait (dikur quhej Bombei).


Një udhëtim mes barakave të lagjeve të varfra, skamjes, dëshirës për të jetuar, pushtetit të më të fortit, vrasjeve, prostitucionit, shfrytëzimit të fëmijëve dhe gjithçkaje tjetër që përmban një shoqëri në zhvillim, siç është India, për të përfunduar në studiot plot shkëlqim të programit "Kush do të bëhet Milioner". Kjo është historia e 18-vjeçarit Jamal K. Malik, që interpretohet nga aktori indian, Dev Patel.


Jamal është një hap larg fitores së 20 milionë rupive (monedha indiane), në programin televiziv "Kaun Banega Crorepati", versioni indian i formatit "Kush do të bëhet milioner". Fakti që Jamal, një shërbyes çaji në një kompani telefonike, arrin t'u përgjigjet të gjitha pyetjeve, madje të kalojë edhe kufirin prej 60 mijë rupish të vendosur nga mendjet më të ndritura të vendit, si avokatë dhe doktorë, u duket shumë e dyshimtë organizatorëve.


Si ka mundësi që një jetim i rritur rrugëve të dijë përgjigjet e pyetjeve kaq të vështira?
Pas përfundimit të natës së parë të konkursit, Jamal arrestohet dhe torturohet nga policët.


Vetëm pas dështimit të torturës me rrymë elektrike, inspektori Srinivas (Saurabh Shukla), fillon të besojë që djaloshi nuk ka mashtruar. Ngjarjet zhvendosen në zyrën e tij, ku Jamali vihet përpara videos së konkursit dhe ai është i detyruar të argumentojë çdo përgjigje që ka dhënë.


Studioja e konkursit, zyra e inspektorit dhe kujtimet e Jamalit, janë trekëndëshi i ngjarjeve të filmit. Boyle ka zgjedhur të tregojë përrallën e djaloshit të varfër nëpërmjet kapërcimeve të kujtimeve të Jamalit në kohë.


Jamal nuk është i shkolluar, por di përgjigjet e shumë pyetjeve. Gjen se kush është heroi i kinemasë indiane, cili poet ka shkruar tekstin e një këngë të vjetër indiane, di se çfarë mban në dorën e djathtë perëndia Rama, di se kush ka shpikur revolverin, portreti i cilit President amerikan gjendet në kartëmonedhën prej 100 dollarëshe etj., etj.
I di vërtetë? Është thjesht fat apo ka mashtruar? Ndërsa përgjigjja që shikuesi merr është më e komplikuar se përgjigjet e këtyre pyetjeve.


Secila prej tyre lidhet me një ngjarje që Jamalit i ka ndodhur në jetë, rruga, përvoja e jetës mund të të mësojnë më shumë se çdo akademi. Ngjarje që regjisori i sjell nëpërmjet kujtimeve të një fëmije të rritur, por që në të vërtetë janë më shumë se kujtime. Secili prej tyre prek një problem social që ekziston jo vetëm në Indi, por në çdo shoqëri në zhvillim.
Çfarë mban në dorë perëndia Rama?


Kthehet pas në kohë, në ditën kur një turmë njerëzish sulmoi lagjen e tyre, duke i quajtur myslimanë. Gjatë arratisjes ai sheh kalimthi në cepin e një shtëpie statujën e perëndisë, dhe e fotografon në mendje.


Kush e shpiku pistoletën? Jamal, kujton vrasjen e parë të vëllait të tij.
Nëpërmjet fëmijërisë dhe së tashmes së Jamalit, Boyle jep Indinë në dy kohë, problemet e së cilës mbeten të njëjta.


Linja kryesore e filmit është dashuria që Jamali ka për Latikan (Freida Pinto). Fati do t'i bashkojë dhe do t'i ndajë shumë herë gjatë jetës. Herën e fundit që takon vajzën, Jamal vendos që të marrë pjesë në "Kush do të bëhet milioner".


Një mënyrë për t'u bërë i pasur dhe për t'i ofruar asaj një jetë ndryshe nga ajo në lagjen e varfër. Dhe për t'i shpëtuar një herë e mirë nofkës, "slumdog", (këlysh barakash), me të cilën e thërrisnin rëndom njerëzit. Gjithë këto vijnë nën interpretimin e shkëlqyer të një ekipi aktorësh indianë si, Anil Kapoor, Saurabh Shukla, Jeneva Talwar, Irrfan Khan.


Skenari i filmit "Slumdog Millionaire" është ndërtuar në bazë të romanit të shkrimtarit indian, Vikas Swarup. Që nga premiera e parë, në gusht të 2008-ës, "Slumdog ..." do të bënte xhiron e botës për të mbërritur në shkurt në edicionin e 81 të çmimeve "Oscar", ku u vlerësua me 8 statuja të arta, të filmit më të mirë, të regjisë dhe të fotografisë. Filmi i realizuar me një buxhet prej 15 milionë dollarësh gjatë vitit të kaluar është vlerësuar me 87 çmime ndërkombëtare, ndër të cilat 3 "Golden Globe".


Suksesi i "Slumdog Millionaire" duket se u ka hapur rrugën filmave mbi jetën në Indi. Pak ditë më parë, gazeta britanike "The Independent", radhit një numër produksionesh që pritet të shfaqen këtë verë, filma këto të realizuar nga regjisorë të ndryshëm, indianë, britanikë apo amerikanë. Ish-drejtori filmave në "BBC", David Thompson, i cili aktualisht po xhiron "It's a wonderful afterlife", me një ekip aktorësh britanikë dhe indianë thotë se "Filma të tillë si "Slumdog..." tregojnë se njerëzit janë të hapur ndaj prezantimit të kulturave të ndryshme në kinema".


Por, për profesorin e filmit dhe të shkencave sociale në Universitetin e Birmingamit, shqiptarin Gëzim Alpion, këto filma rrezikojnë të formojnë një stereotip. "Unë kam vërejtje për filma të tillë si "Bend it Like Beckham" dhe "Bride and Prejudice" (një version indian i "Pride&Prejudice" i Jane Austen).


Kineastët aziatikë po shqetësohen shumë për shijet e publikut perëndimor. Nuk më besohet ajo që kam parë në "Slumdog...", se sa banale jepet India aty. Një gjë e tillë u paraprin stereotipeve", - shprehet Alpion. "Stereotipi është i tmerrshëm.


"Slumdog..." po jep mesazhin e gabuar: që ky është lloji i filmit dhe i publikut që ne duam. Mendoj se ajo që mungon është pak më shumë sofistikim".
Po krijohen apo jo stereotipe, një gjë është e sigurt, që filmi me buxhet të ulët, "Slumdog millionaire", ka arkëtuar deri tani afërsisht 350 milionë dollarë.


Mbyllet në Tiranë "Argjiro 2009"


Edicioni i tretë i Festivalit "Takimet muzikore të dy botëve - Argjiro 2009", mbyll siparin sot në orën 19:00, në Teatrin e Operës dhe të Baletit. Është pianistja amerikane, Julia Amada Kruger, ajo që do të mbajë gjithë peshën e mbrëmjes. Në pjesën e parë të programit ajo interpreton së bashku me pianistin rus, Viktor Bunin, ndërsa në pjesën e dytë që i kushtohet muzikës jazz, shoqëron në piano këngëtaren Alma Bektashi.


"Gianni Schicci" i studentëve


Pak muaj pas premierës në teatrin e Operës dhe të Baletit, regjisori Nikolin Gurakuqi, ngjit sërish në skenë operën "Gianni Schicchi", të kompozitori italian Giacomo Puccini. Këtë herë ai ka përzgjedhur një tjetër ekip, studentët e klasës së operës, në Akademinë e Arteve. Opera që ka premierës sot në orën 19:00, në sallën e Akademisë së Arteve, do të shfaqet deri më 10 qershor.


Ekspozita


E diela e ngrysur. Portrete imagjinare të grave që zgjodhën vdekjen
Ideja për të imagjinuar skenën e vetëvrasjes së njëzetepesë grave të famshme, si Sylvia Plath, Jean Seberg, Edie Sedgwick, Giulietta, të cilat kanë zgjedhur që të imponojnë vdekjen.


Si të ishin ndarë më dysh ndërmjet reales dhe imagjinares, fantazia e fotografit roman, Angelo Cricchi, i "ka orkestruar" ekspozitën, që do të mbahet në Vjenë, 9-16 qershor, në kuadër të edicionit të nëntë të "Festival for fashion and photography".


I ftuar nga revista "Drome", Cricchi do të ekspozojë në Mak Museum ciklin e tij, me titull "Gloomy Sunday. Imaginary Portraits of Women who chose Death" (E diela e ngrysur. Portrete imagjinare të grave që zgjodhën vdekjen), në një suazë me një sfond muzikor që transmeton këngën "Kënga e zymtë e shkruar ndonjëherë", e cila më tepër një video, për paskuintën është një instilacion i Keramik Papier-it.


Frida Kahlo, Sylvia Plath, Jean Seberg, Madama Butterfly, Magda Goebbels, Saffo,
Cheyenne Brando, Edie Sedgwick, Ophelia/Lizzy Siddal, Alfonsina Storni, Anne Sexton,
Suicide Bomber at Dubrovka Theater, Moscow, Violeta Parra, Giulietta, Sarah Kane, Francesca Woodman, Capucine, Antonia Pozzi, Claudia Ruggeri, Jeanne Hébuterne Modigliani, që nga antikiteti deri në ditët tona, të bukura në shpirt, në mendje dhe në trup: të vetëvrara në lulen e moshës dhe të energjive.



Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.4267 sec, 0.0251 of that for queries. DB queries: 33. Memory Usage: 2,494kB