Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Letersia
 
<< Previous thread | Next thread >>
ERNEST KOLIQI
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
::bud::
Tue Jun 02 2009, 11:00pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
Shkodra në mëngjese

Kendojnë bashkë në mengjese pesë kumbonare,
kendojnë në ajri mbi Shkoder ende fjetë:
mbi Maranaj qet vetllen kureshtare
agimi e hjedh në liqe synin e qetë.

Perhapë lajmin e zgjimit rrezja e parë
të parat përshëndetje dridhen në heshti të letë,
e shpejt në at lavdi dielli, qi e veshë fare
Shkodra kumbon me zane, zhurmë e jetë.

E ai diell prendvere i ri shprazet në shtepija
udha e lulishta tue ngjallë ngjyra e shkendija,
tue mbshtjellë gjithshka si nji tis ari, i hollë:

skaj në skaj si lum gzimi tue rreshqitë
në syt e vashave, qeshë, e mbush me dritë
kaçurrelat e tyne kur shkojnë në shkollë.

Back to top
::bud::
Tue Jun 02 2009, 11:01pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
Gjuhës shqipe

Lshon ame ilire n`goje agimesh s`vjetra
Ndo `i fjale e jote than` vetimeveti,
O gjuhe e folun n`bote ende ferishte
S`ciles Mayeri ne te censhmet letra
Rraj`t e mshefuna n`mot nuk mund ia gjeti
As n`t`folun t`Cezarve as n`helenishte,
Perse Athina s`kishte
Emen as Roma, kur e rrept ushtove
Nder vepra katallajsh qi nper jehona
Vigma t`fuqishme qitshin hove-hove,
Tue ndertue ledhe permbi troje t`ona.

Kuturesat e hyjit nper gjeth lisi
N`Dodonen shejte prifti, qi n`pergjime
Naten e diten rrinte atje perdore,
Porse ndo `i fllad pullnaje kundalisi,
Ndoshta me fjal`t e tueja i dha heshtime
T`perfrigueshme qi mbluen t`parat therore:
Ndoshta ndo` i buz` hyjnore
N`at mot qi zota shpesh perbujte toka
Shqiptoi kto fjal` qi ne mbi goj` na shkrefen;
Me ty hyjneshat ndoshta nper kto boka
Ndonjij biri njeriu dashnin ia shprefen.

Mbi anija t`shpejta velat nde kah preja,
Qi urdhni i Teutes niste nen hyj ari
Me msy t`Helenit barkat tregetuese
Ngarkue me ar e kem e skllave t`reja,
Ty t`kelthitte n`timue anijetari
Tue i ra me kic ilir pupes bishtnuese;
E permbi val` shkembuese
Ti jehojshe nder hymnet e ngadhnjimit
Kur, me plackat e rrmbyeme mbrend` stivue,
U afrojshin n`breg anijat prej agimit,
Mbretneshes s`detit pret me i a dhurue.

Mysteri i vjeter qi mberthen fjal`t t`ueja,
Zanin na e dridh` me nji kreni t`pashoqe,
O ghuhe e folun per trimij pranvera,
E tok na mbajte nder pushtime t`hueja
Sepse prej gojve arbnore nuk u hoqe
As kur u ndam n`besime e doke tjera;
E shekujve potera
Qi me vrull u perplas mbi tok` shqiptare
Ndonjij ndrrimi edhe n`ty i cili shtegun,
Por prap kumbimet n`buze i ke krenare
Si n`mot qi Ilirt Shqipnis i a ruejshin bregun.

Thue buza e kangatarve te paemen
Qi gzim e idhnim me ty knduen maje mali
Dhe kanga u humbi n`erresin e motit,
Ket permallim qi mungullon mbi t`emen
E vjen nga heshtja e shekujve m`a fali,
Mue trashigues i tune n`dhe t`Kastriotit?
N` kthjelltin e dites s`sotit
Kang` ndoshta t`kndueme qi vorroi kalesa
Kendoi, o gjuh` lulzue n`shkreti, dh`asht goja
E eme ahmarrse e gojve qi harresa
N`terr mbylli, kur ti s`kishe as sheje as shkroja.

Motrat e tueja qi kumbuene n`shekull
Bukurin tue sjell` n`prak t`ksaj jete
E tjetra ligj`t e Arsyes qi mbarshtrojn` fise,
Heshten e rrojn` vec n`karta:ti, per mrekulli,
Me nji mosh` trimij vjetsh e blerun mbete
Edhe kumbon e gjall` po n`ato vise
Ku me lshue tingujt nise
N`foshnjin e botes. Pse t`ka ruejtun fati
T`njom edhe virgjin? Egersija jote
Mos mban n`at gji, q`i hueji nuk pecati,
Stinen e fundme t`poezis s`ksaj bote?

O shqipe plot me munguj, o gjuh` burrash
Qi me `i fjal` t`vetme lidheshin per laku
Dhe soje as vdekja s`mujte kurr me i trande,
Shprehje t,kulluet na ep si akull gurrash
Per kang`t e burrnis s`lasht q`ushqejm` te gjaku
E t`lavdis s`re qi me t`fitue na kande;
Thjeshtin e ambel t`ande
Me ndjell` dashnin e vashavet qi t`flasin
Falja poetve t`u, por n`qe se kamben
Buzes amtare kush ia ven, ti casin
Mos prit: banu rrufe me lshue n`te namen.

O Kange, Arbnor`t e plogte i kapi gjumi;
Ti kris si za burije
Mbi ata qi flejn` pa andrra fisnikije:
E n`qe se belkacuk`t e gjuh`s ilire,
Tue t`ndie fishkllojn` prej smire,
Me rrahje flatrash ik n`nalsi t`kalthera.
Back to top
::bud::
Tue Jun 02 2009, 11:03pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
Tingëllimit

Tingëllim, bukurija kurr s't'humbasë
qyshse Danti t'amshoi me t'madhen lyrë:
prej dashunije fshân gjithnji kur hasë
Beatriçen kah përshndet' me aq t'âmbël mnyrë;

n'ty ende qán Petrarka e vaji n'gjasë
t'nji kroji rrjedh ku qartas si n'pasqyrë
prap bota vron me mrekulli t'pamasë
Lauren qimjare t'hijshme kejèt n'ftyrë.

Kisha me dashtë edh'un me i a përmendë
s'dashunes s'ime emnin larg ndër mote
porsi poett qi rrojn' sa bota e dielli,

por vargjet qi kunor' shkoj tue ia endë
veç nji prendver' mâ s'ngjasin n'ftyr' t'ksaj bote
aq koh' sa lulet qi çel' drandofilli.
Back to top
babo
Thu Jul 02 2009, 10:04pm


Registered Member #587
Joined: Sat Mar 10 2007, 07:01pm

Posts: 11127
Kroni i katundit


Shtegu qi çon te kroni asht shetija e katundarvet. Buzë mbramje me buljere në krah, dalin gra e vajza për me mbushun uj në krue. Ndeshen udhës shoqe me shoqe e shëndrrojnë dy fjalë.
Dita asht e mundshme ndër katunde e ato biseda mbramjeje disi janë nji pushim e nji argtim. E ndërsa dielli prendon e hana del, kroni i mbushë buljerat nji nga nji tue kendue. Secilës vajzë e secilës grue i kendon nga nji kange te veçante, përse kroni te tana i njef. Vajzat i njef të vogla e i pau dalkadalë tue u rritë; gratë i njef nuse e i pau dalkadalë tue u plakë. Pasqyra e qetë e ujit mban kujtimin e të gjitha fytyrave. Kroni ne heshti te lehtë, i kendon gjithkuj kangen e mallëngjyeshme të kohës së kalueme. Por pak kush din ta marrë vesht... E shumta kalojnë habitshëm. Shuejnë etjen, mbushin buljerat e nuk e ndigjojnë. Kjo, ndoshta, asht ma mirë për to, sepse kanga e kronit shëndrrohet në vaj, tue jehue në thellsit e shpirtit. Atëherë ma mirë mos me ndigjue.

Ja! Nje kitarre degjohet,
e tingujt ndan si fllad,
ngadale kjo vasha zgjohet
t'degjoje at' serenate,
e Shkodra ra n' pushim
c'ka bahet rrugeve s'din

trokit ketu

Back to top
babo
Thu Jul 02 2009, 10:05pm


Registered Member #587
Joined: Sat Mar 10 2007, 07:01pm

Posts: 11127
Ernest Koliqi


Lutja e Dëshprueme


Ju qi keqas t’vorrosun keq flêni nder murrâna
mbi shpate t’pjerrta a n’pyje, n’breg deti ase n’breg lumi,
deshmor‘, q’êmën t’lavdishem keni thadrue n’gojdhâna,
nën dhé me gjak t’uej t’rîmun idhnín nuk u a shuen gjumi.

Ju qi n’vorre t’vetmueme keq flêni e nuk pushoni
e as deka varrz e shtatit nuk thau as nuk u a mbylli,
qi éshtnat vrik ju dridhen kur del nji zâ nga pylli,
a kur nji zhapllim‘ hapash përbrî murân’s ndëgjoni,

ju qi n’mesime fisnike t’lahutës jeni rritun,
ju qi burrnín jetike e patët si mësuese,
ju qi lirín kreshnike zgjedh‘ e kishi per nuse,
ju qi n’mprojen e nderit botën keni çuditun,

sot n’murrâna t’harrueme kërkoni kot pushim:
ju qi epopé t’panjoftun shkruet me gjakun e kuq,
plot vrumulisje n’eshtna rrini tue bluem idhnimin,
fatosa orzez, për flîjen e jetës q’u shkoi huq.

U rrzuet tue rrokun armën dhe rrzue me jue fisi;
ato q’atdheut i kjené ndër mote gardh çeliku,
porzmat vigâne t’ueja, jo, nuk i mposhti anmiku
por mâma e fatit, mâma qi befas mbi né krisi.

N’heshtim t’natës shqiptare s’ndëgjihet kund zâ njerit,
prân‘ votres s’fikun nânat n’vaj nuk e njomin bukën,
por me sy t’papërlotun plot shkndija mnije, strukën
tue prit‘ furín ahmarrse qi t’thej‘ t’prîmunt e mnerit.

Jo váj por gjâm e ahté prej pyjesh sjell jehona,
zhumhura e rrebtë e lumit kushtrim zâ-mbytun ngjanë,
shpirtnat errson e ballet vrugon, ndiell mort zezona
q’atdheut palcet gjallnuese mâ t’mshefta po i a thanë.

O Perëndí, na tokën pranuem qi Ti na fale,
n’tê tash tridhet‘ qindavjeta na u end e ndershme jet,
jetuem m’kto troje t’vobta, n’kto brigje t’thata e t’shkreta,
ngujve larg botës tjetër tue ruejtun dhên mbi male.

Me mzi strehueme trupin nga shiu e brshni e marrdha,
n’kasolle e stane t’brishta qi shpërthejshin duhínat,
pa dijt‘ qejfet e holla, pa dijt‘ ç’janë miradinat,
pa njoft‘ doket e lmueta të kombeve fatbardha.

E, pra, t’ushqyem n’kto gryka me bukë kollomoqe
Qi e zbutshin n’új të kronit, s’lypshim kurrgjâ mâ shum,
sepse bylmet na kishin nji lirí t’thjsht‘, t’pashoqe,
qi me hiret e veta na e bânte gjakun t’lum.

Nânat me qumsht‘ të pastër andjen n’shpírt t’on‘ dikojshin
Me fluturue si shqipe në qiell t’nderit shqiptar,
n’flak t’dokeve m’u kndellun e n’zjarrm t’buzmit bujar,
qi kobin e zvetnimit nga votra na e largojshin.

O Perendí, ndër shekuj ûja buzën na e zverdhi,
shpesh u errem pa hângër bukën m’e ruejt‘ për fmín
e mitun q’ish n’e rritun, por n’qe ‘i mik né shpín
na msyni, ia vûm para at buk mikut kur erdhi.

Pse kshtu na e randon jetën me dhunë e me krajata?
Lírin e dy gisht nderi n’shtek t’ballit: s’kishim tjetër:
kto dy të mira zbritshin vobeksín t’on‘ të vjetër.
Po pse, o i Lumi i Qiellvet, na i rrmbeve kto dhurata?


Ja! Nje kitarre degjohet,
e tingujt ndan si fllad,
ngadale kjo vasha zgjohet
t'degjoje at' serenate,
e Shkodra ra n' pushim
c'ka bahet rrugeve s'din

trokit ketu

Back to top
LUPEN
Thu Mar 02 2017, 08:08pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Hanë gjaku - Ernest Koliqi


Kishin harrue se ishte vonë. Në qiell të mbramjes s'mbette ma as ma i lehti kujtim i tingujve të kumbonve prendimore. Nata me hije të bruzta kish nisun të mbulojë, larg, qytetin pikalasun me drita xhixhilluese e, afër, kodrat e Tepes të heshtuna. Ata ecshin në breg të Drinit, me nji lodhje t'ambël në shpirt e në trup.
Kur, qe, mbas nji shelqje ujit të lumit, në breg t'andejshëm, u kujtuen se kish dalë nji hanë e madhe, e verdhë me do danga të kuqe.
Ai u ndal. Ndieu ajo ndoshta si nji të përqethun tue rrëshqitë nëpër shtat të tij?
Pyeti, plot kujdes:
- Shka ke? Pse u trëmbe?
- S'u tremba, u ndala me shikue hanën...
Ajo soditi rrotllen e zjarrtë viganore, qi mashtronte syt tue u dukë jo ma nalt se tridhetë kutë sipër Vukatanit.
- Hana si gjithmonë...
- Jo, - murmuroi ai me nji za si të tretun, - shif dangat e kuge... S'asht si hana e zakonshme...
Ajo ishte e mëndshme edh'e arsimueme, por plot bestytni si shumica e gravet. U dridh e u shtrëngue ma fort për krah të tij:
- Ugurzezë, thue?
- Kushedi! Por janë marrina...
Heshtën të dy për do kohë tue ecë mbi ranë të bregut, ku hapat s'bajshin zhurmë. E para e tyne, hana eci me ta, mbasi doli prej gëmbave të shelqes në qiell të hapun tue u ngjitë përherë ma nalt.
Por befas e kaploi vajzën nji frigë e paspjegueshme. Ndoshta friga e asaj heshtjeje tepër të gjatë mbas fjalve të nxehta qi deri atëherë ai i kish folun.
Bani:
- Pse m' a prishe ket paq nate me friksime kote. Shetitet mirë nën kët hanë të bukur e asht e para herë qi rrijmë bashkë, kaq vonë, jashta qytetit...
Ajo suell ambëlsisht fytyrën prej tij tue ia kërkue syt, por ai kish humbun në nji mendim të vetin, qi s'e lënte me ndjekë fjalët e saja. Vajza u sticue e u ankue:
- A ndëgjove shka të thashë? Ku je me mënd? Pse s' u vën vesh fjalve qi të tham?
Ai shkundi mendimet e përgjegji:
- Kurrgja: nji kujtim i vjetër...
- Cili? Due m'e dijtë!
- S'ke shka me dijtë... Kur ishëm fmij, pash nji hanë si këtë e tashti m'u kuj tue...
- Ku?
Ai, në vend qi me kallzue, tha:
- Të këthejmë; asht vonë; tash po të bërtasin në shtëpi.
I suellën shpinën hanës edhe ujit të Drinit; u drejtuen nëpër zall kah rruga e Qafë Hardhis qi çon në qytet. Nuk çilën gojë për shum kohë. Ajo digjej në kureshtë me diktue rrymën e mendimeve qi ia barshin larg mënden shokut të saj, por dronte me përsëritë pyetjen. Ishte aq i gatshëm ai ndër përgjegje ironike qi, pa zblue kurrgja të ndiesive të mbrëndshme, mbyllin pa apel bisedën! Pritte me paduresë kallximin e vetvetshëm të tij. Por ai ecte mendueshëm tue heshtë.
Ajo s'u durue gjatë. Sa duelën prej ograjave në rrugë, iu suell:
- Elë? Ku e pe herën tjetër nji hanë ksisoji?
Ai këthei kryet me shikue prap hanën qi tashti ndiqte ecjen e tyne për mbrapa, n'e djathët. Pa ndalue ejcen, tregoi:
- Punë boshe. Nji herë në fmijni udhtova prej Podgoricet në Nikshiq të Malit të Zi. Atëherë udhtohej me omnibus. Në nji ndalje pash nji hanë të kuqe si këtë. Kurrgja tjetër.
Asaj i kërcyen dreqnit, por e ndaloi veten. S'kishte si me qënë aq e thjeshtë ajo ngjarje qi e mbylli papritmas në heshtje atje në breg të Drinit. Shoku ia këputte shkurt, pse s'donte me ia diftue përshtypjet e holla me të cilat sigurisht ajo ngjarje rrinte e rrethueme në kujtim të tij. Ajo e njifte mirfilli zilin e shokut për çdo ndiesi shkaktue nga kujtimet e fëmijnis, të cilat ai i ruente mbrënda vetes si nji visar të paçmueshëm larg kureshtës së kujdohit, edhe të saj. Mbante për veti shijen e përmallëshme qi falin kujtimet e brishta e t'avullshme të kalesës. Fytyrën e vërtetë të shpirtit të vet, atë ma të mirën, ai ia mshifte edhe asaj. Kjo gja, qi ajo qartas kuptonte, e mbushte me pezëm. Ajo deshironte qi dashunija e tyne të kishte për themel besimin ma të plotë ndër këshille. Asnji skaj i botës së mbrëndshme të tyne s'do t'i mbetej i panjoftun as njanit as tjetrit. Pse mshifej ai mbas asaj heshtjeje? Ajo, me kryeneçsin e dashunoreve, dau me dijtë. Bani, me za fare të qetë:
- Vetëm kaq?
- Kaq.
- Sa vjetsh ishe ti?
- Qe me 1911, prandej un ishëm dhetë vjetsh.
- Si e mban mend me kaq përpikni vjetin?
- Pse shi n'at vjet në Podgoricë ndëgjova krismën e pushkëve ndër male të Hotit, ku luftojshin Malsorët t'onë për liri.
Prap ecën në heshtje. Ajo rishtas pyeti me za t'ulët:
- Pse të bani aq përshtypje ajo hanë e atëhershme?
- S'e dij. Në menden e njomë të fëmis lanë mbresë disa sende qi s'kanë randësi a nemose s'kanë aqë sa me mbetun të pashlyeshme për të tanë jetën. Në paç kujtime fëmijnije, mund të vëj sh roe në to se ma të dashunat e ma të çuditshmet janë shi njato qi, me i kallzue, duken asgja.
Në zanin e tij, ma të nxehtë e ma të gjallë, ajo ndieu ngadhnimin e vet. Kishte zgjue në të nevojën e këshillimit. Priti, pa ia prë fjalën, vazhdimin.
- Ti s' e njef ambëlsin e dridhun qi më rrëshqet në zëmër kur prirëm plot habi kah stina misterjoze e fëmijnis së kalueme. Ti çmon vetëm kohën e tashme, edhe je e përkulun me të gjitha deshiret të tuja kah koha e ardhëshme...
- ... pse koha e tashme edhe ajo e ardhëshmja, për mue, je ti!
- Nejse. Un s'jam ende plak me moshë, por e ndiej veten të plakun në shpirt. Jeta e ime qe aqë e ndryshme, edhe aqë e dendun me ngjarje të pamendueme, sa qi më duket si me pasë në shpinë jo aqë vjet sa vërtë kam, por edhe nji herë aqë. Jam plot kujtime si t'ishëm gjashtëdhetë vjetsh.
Vajza ia priti:
- Kjo prirje e jote shpirtnore me dashunue kalesën në shfagjet e saja.të largta e të zbêta, e m'u ndry mbrënda teje në nji adhurim vetmitar, asht nji verigë qi të pengon në zhdrivillim të cilsive të tuja. Këtë e kam vu roe mirë. E më fal qi po të flas çiltërisht. Kur të ndryhesh tepër shpesh si në nji mareshtë, ndër kujtime të kalesës, don me thanë se nuk beson n'ardhëmeni...
- Nejse - ia këthei shoku, - shkon gjatë me të kundrështue. Këtë s'dija e ke vu roe. Në zgjim të tyne të papritun, shkaktue nga sëndi ma i vogël e i kotë, kujtimet e harrueme të fëmijnis na paraqitën të rrethueme në tisa të lylyvertë andrrue. Shka kishin syt t'onë n'at moshë për me na u dukun bota e ngjyrat e saja ma të gjalla; shum ma të gjalla se sot? Vëndi ku u ndal omnibusi, ishte në breg të Moraçës... Ujnat e këtij lumi të rrëmbyeshëm rridhshin në fund të nji gryke të ngushtë. Valët e tija të furishme na s'i shifshim sepse, atje në fund të shtratit të tyne, i mbulonte terri, po ndëgjojshim zhaurrimën e poterëshme të tyne. Si tash e mbaj mend. Rreth e rrotull nesh rrijshin pezull shkambije kërcnuese. M'u dukshin ato male si me pasë qënë shtangue dora e Perendis në rrotullim e në rrëxim. Edhe në breg të lumit, në maje të nji curri qi lëshohej pingul në greminë ku shungullojshin valët e tërbueme, mbaj qartas mend se pash nji landë sa gazepi, rritë shtrëmbët, qi kish dukjen e nji vigani të deshpëruem, n'e matun m'u hjedhë në humnerë për me i ikë mjerimit të vet.
- Romantik! Salvator Rosa!
- Më qesh sa të duesh. Edhe pse s'dij m'e kallxue, e kam gjithënji gjallë në kujtim at mbramje të shqetë në breg të Moraçës.
- Po hana?
- Ishte në qiellin përtej Moraçës, n'e djathët t'asaj lande me trup të shtrëmbët si vigà garravaç. E ngjyeme në nji të kuq të murrmë si m'u pasë çue njatëherë prej nji kënete gjaku. E, në dritë të saj, mbi nji stom bri rrugës s'onë, u ngreh pa pritë pa kujtue nji plakë e dërmueme prej moshe, flokë-shprishun, e thatë në fytyrë e në shtat, malazeze banuese n'at vis. Çoi dorën kah hana e vikati me za të shkyem: "Kuku për Malin e Zi! Kuku për gjithë botën qi ka m'u mbytë në gjak! Pushkët e Malsorve të Hotit kanë me ndezë nji zjarm qi, kuku, vonë e vonë do të shuhet!" Ajo foli e foli gjat, por un s'mbaj mend fjalë tjera.
- Me 1911 thae?
- Po. Sa herë në kohën e luftës i kam mendue ato fjalë të plakës.
- Çudi: paska pasun vërtë ndiesi profetike!
- S'e besoj. Popullsit e atyne krahinave thonë se hana me danga të kuqe bjen luftë. Plaka flitte mbas gojëdhanës. Rasa deshti qi të flitte shi në prakun e ngjarjeve të përgjakshme qi ndoqen at prendverë epopeje arbnore. Lufta e Tarabulluzit, dy luftat ballkanike, lufta botnore...
Mbas nji heshtjeje sa grima ajo pyeti, tue u sjellun mbrapa mendueshëm me shikue rrotllen ari të hanës qi gjithënji kish do shêje të kuqlimta kah fundi:
- Vetëm luftë paralajmon hana e kuqe apo edhe të zeza tjera?
- S'e dij. Mue më përkujtohet figura e asaj plake në breg të Moraçës sa herë qi del kështu.
- A dron? - pyeti prap ajo tue u rrasë për të si me gjetë mproje në krah të tij.
- Atëherë dreshta. Fjalët e parafolses pa dhambë në gojë m'a mbushën shpirtin e njomë me nji efsh të pamasë. Por tash, mjerisht, nuk drue ma.
- Pse thue mjerisht? Ma mirë mos me drashtë.
- Pse tashti shof se kam humbë krejt gjallnin e përshtypjeve. Nji hanë kuqalake pash në fmijni e më ka mbetë e pashlyeme në mbamendje e prap edhe sot m'ep, tue e kujtue, nji të dridhun misterjoz. Tashti shofim shpesh herë ngjarje me shum randësi dhe të nesërmen i harrojmë krejt. Nuk na ngacmon ma kureshta hyjnore e moshës ari para sëndeve të thjeshta por plot msheftësi të botës; tashti s'kemi ma në shpirt tronditje të thella e s'dijmë as me gzue as m'u pikllue, as m'u trëmbë para nji hane gjaku...
Kishin arrijtur te Xhamija e Kuqe. Vajza, tue e ngrehun kryet kah shoku qi ishte ma i gjatë e tue ia afrue buzët te veshi, pëshpëriti me za t'ambël ku tingllonte nji kujdes i mshefun:
- Po me më dashtë mue a din?
Ai i a lëshoi krahun e s'foli ma.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1853 sec, 0.0529 of that for queries. DB queries: 41. Memory Usage: 2,675kB