Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Shkodra dhe Politika
 
<< Previous thread | Next thread >>
Ciles parti do t'i jepnit voten?
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
guest
Sat May 23 2009, 02:11am
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
i shkrova te gjitha partit krysore por nuk me doli poll. kush ka dijeni i lutem te ndryshoj temen qe te jet poll. po i shkruj dhe i her partit dhe ju nqs keni mundsi vetem rregullojeni si teme. metoda e votimit te jet me IP Address.

PD.
PS.
LSI - Meta.
PPL - Bakalli, Ngjela.
PDK - Ndoka.
PBDNJ - Dule.
PR - Mediu.
PSD - Gjinushi.
AD - Ceka.
PAA - Xhuveli.
PLL - Ekrem Spahiu.
PDR - Genc Pollo.
G99 - Velia.
Pavarun.

[ Edited Sat May 23 2009, 02:21am ]


Back to top
L - N
Sun May 24 2009, 08:23pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Kurrnjanen apo asnjanen se tetana partit pa perjashtim me duken isoj mu, tan merren me politike me pasunu xhepin jo me ja pa hajrin kombi, jam i zhgenjym kshtu qi se kam nermen me i votu edhe me ken ne Shkoder.

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Al Bundy
Sun May 24 2009, 08:28pm
Al Bundy


Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pm

Posts: 25133
T'kap deshperimi kur sheh emrat e listave.A thu kjo asht e ardhmja jone?...



Back to top
belgium
Fri Jun 05 2009, 02:01pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
PBDNJ
PS
Back to top
Al Bundy
Fri Jun 05 2009, 03:04pm
Al Bundy


Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pm

Posts: 25133
Per mesazhin tem ndaj atyne partive ma siper trokit ketu



Back to top
Engel
Fri Jun 05 2009, 03:17pm

Registered Member #2627
Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09am

Posts: 2846
asnjenes se nuk kam te drejte vote.ma kane hek si dikur ne kohen e munizmit.ahahhahaha

Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit.


Back to top
belgium
Fri Jun 05 2009, 03:34pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
Engel ka shkruar:

asnjenes se nuk kam te drejte vote.ma kane hek si dikur ne kohen e munizmit.ahahhahaha


??? si nuik ke drejt votimi zonje apo thjesht je lerg si ne ne mergim....
Back to top
Engel
Fri Jun 05 2009, 03:46pm

Registered Member #2627
Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09am

Posts: 2846
belgium ka shkruar:

Engel ka shkruar:

asnjenes se nuk kam te drejte vote.ma kane hek si dikur ne kohen e munizmit.ahahhahaha


??? si nuik ke drejt votimi zonje apo thjesht je lerg si ne ne mergim....



une qe tu pajisja me pashaporte apo nenshtetesi gjermane,isha e detyrume me heq nenshtetesine shqiptare.dhe prandaj nuk eksistoj ne shqiperi.



Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit.


Back to top
belgium
Fri Jun 05 2009, 03:54pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
Engel ka shkruar:

belgium ka shkruar:

Engel ka shkruar:

asnjenes se nuk kam te drejte vote.ma kane hek si dikur ne kohen e munizmit.ahahhahaha


??? si nuik ke drejt votimi zonje apo thjesht je lerg si ne ne mergim....



une qe tu pajisja me pashaporte apo nenshtetesi gjermane,isha e detyrume me heq nenshtetesine shqiptare.dhe prandaj nuk eksistoj ne shqiperi.





a ok ..por me habit rastis e ti ke drejt me pa sdy nenshtesi naqe kudo ne europe ...dmth po voton si une te dielen ...

[ Edited Fri Jun 05 2009, 03:56pm ]
Back to top
Engel
Fri Jun 05 2009, 03:58pm

Registered Member #2627
Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09am

Posts: 2846
belgium ka shkruar:

Engel ka shkruar:

belgium ka shkruar:

Engel ka shkruar:

asnjenes se nuk kam te drejte vote.ma kane hek si dikur ne kohen e munizmit.ahahhahaha


??? si nuik ke drejt votimi zonje apo thjesht je lerg si ne ne mergim....



une qe tu pajisja me pashaporte apo nenshtetesi gjermane,isha e detyrume me heq nenshtetesine shqiptare.dhe prandaj nuk eksistoj ne shqiperi.





a ok ..por me habit rastis e ti ke drejt me pa sdy nenshtesi naqe kudo ne europe ...dmth po voton si une te dielen ...


ashte i vetem gjermani ne tane boten nese nuk gaboj qe nuk ti lejon dy nenshtetesi.jo se ndjehem mire por eshte dicka e detyrume.

Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit.


Back to top
L - N
Thu Jun 11 2009, 09:54am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Politika e re me duetin Ruçi-Gjinushi dhe fenomeni fashizëm-komunizëm

10-06-2009 / Nga Sejdi Peka



Shumë herë më ka shkuar mendja që në shkrimet e mia mos të merrem me karrocat e vjetra të ish-regjimit komunist dhe as me pinjollët e tyre, që janë vërsulur me lugën në brez duke skërmitur dhëmbët në detin që u bë kos në kohën e asaj që në shqiptarët na pëlqen ta quajmë demokraci. Por nuk është e mundur! Të stërvitur dhe të edukuar nga baballarët e tyre si qentë për gjah, me mentalitetin komunist, ata kanë kuptuar se vetëm nëpërmjet politikës mundet të pasurohen e të sundojnë ashtu si baballarët e tyre, por janë të gabuar. Provokimi është aq i madh e i hapur, sidomos kundër ne, ish-të përndjekurve politikë të regjimit komunist në veçanti dhe kundër demokracisë në përgjithësi, saqë në asnjë mënyrë nuk mundet të heshtësh përpara këtij realiteti. Në këto ditë, kur fushata elektorale për zgjedhjet e 28 Qeshorit është ndezur, të dy krahët e politikës janë përfshirë në një debat mediatik televiziv, me argumentet “pro” dhe “kundër”, por që kanë për qëllim të fitojnë votën e shqiptarëve. Në këndvështrimin tim e majta ish-komuniste në këtë debat është e paqartë dhe mjaft konfuze. Shumëherë apo në të gjitha rastet, kjo e majtë ngjan me veprimet e strucit, që megjithëse vrapon shpejt dhe ka mundësi të mbrohet, në një moment e fut kokën në sqetull dhe mendon se tani është fshehur dhe s’e ka parë njeri. Pikërisht, në këtë kohë, kafazi i hekurt i afrohet dhe duke e kapur, e dërgon përjetësisht në rezervatin e kafshëve të rralla. Slogani i politikës së re që Edi Rama po përpiqet t’u servirë shqiptarëve si alternativë të besueshme në këto katër vitet e ardhshme, ngjan si një tollumbace e lyrosur me ngjyra që do të shpërthejë shumë shpejt si flluskë sapuni.

Formacioni që ka grumbulluar rreth vehtes Kryetari i opozitës në Shqipëri, është një formacion me kohë i shpartalluar. Atë, duam apo nuk duam ne, e ka shpartalluar koha. Por si gjithnjë me veprimet e strucit, e majta ish-komuniste ka zgjedhur rrugën më të gabuar në veprimet e veta, duke u kapur fort dhe qëndruar besnike e së kaluarës kriminale. Votuesin shqiptar tani e kanë lodhur në ekranet televizive Ruçi, Gjinushi, Edi Rama, apo mbiemrat Bushati, Bare, Tahiri, Minxhozi, Shalësi, Gjoni e &, duke shtuar këtu edhe këshillin e ndrikullave të Edi Ramës si Kodhelin, Shamkun, Hysin, Leskajn, Daden, Meksin etj. Janë një aradhë pinjojsh të ish-kriminelëve të diktaturës komuniste dhe hajdutë ordinerë të kohës së demokracisë, që me arrogancë dhe me pafytyrësinë më të madhe krenohen me të kaluarën komuniste dhe me baballarët e tyre në shërbim të një regjimi aq kriminal sa komunizmi. Vetëm para pak ditësh në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, Gramoz Ruçi, i ndodhur përballë Sokol Olldashit të PD-së, deklaroi me arrogancë se “jam krenar për të kaluarën time, se kam zbatuar detyrën. Unë do të vazhdoj të jem në politikën shqiptare për sa kohë do të më votojnë shqiptarët”. Tani të hedhim një vështrim me shumë tolerancë mbi atë të kaluar për të cilën Ruçi “është krenar”. Nëse do të pranojmë ne shqiptarët se aspirojmë dhe po përpiqemi të ndërtojmë demokracinë dhe t’i bashkohemi familjes europiane, është detyrim të pranojmë edhe standardet e Europës demokratike e të institucioneve të saj. Në rezolutat e Asamblesë Parlamentare të KE - konkretisht rezoluta e 25 Janarit 2006 – është vendosur në ekuivalencë si fashizmin, edhe komunizmi; si dy regjimet kriminale të shekullit të shkuar. Sipas “Librit të zi të komunizmit”, botuar në Francë në vitin 1997, fashizmi akuzohet për 20 milionë viktima, ndërkohë komunizmi akuzohet për afro 100 milionë viktima. Është më kuptimplotë fakti se Amerika, shembulli i demokracisë në botë, ka ngritur në Washington memorialin në kujtim të 100 milionë viktimave të komunizmit. -Ndoshta ne kurrë nuk do të mësojmë emrat e tyre - tha duke u përkulur me veneracion përpara kujtimit të tyre Presidenti Bush. Në këtë kontekst, është e vertetë se Gramoz Ruçin akoma po e votojnë një pjesë e shqiptarëve dhe ai mundet të jetë pjesë e politikës, por veprimi mbetet i gabuar dhe koha e humbur. Ditët e Gramoz Ruçit në politikën shqiptare janë të numëruara, për arsye se Amerika e ka nxjerrë jashtë ligjit Partinë Komuniste, ashtu siç e pat nxjerrë jashtë ligjit edhe Partinë Fashiste.

Tjetër është fatkeqësia jonë që me një të majtë ish-komuniste po humbim shumë kohë në rrugën e vështirë të demokracisë. Gjithsesi, ato standarde që ka vendosur Amerika, së shpejti është e pashmangshme t’i vendosim edhe këtu në Shqipëri.

Por mbetet dilema: Si është e mundur të jetë krenar Gramoz Ruçi për të kaluarën e vet si Ministër i Brendshëm i sigurimit të regjimit komunist, kur ai ka qene ne krye te struktures qe me 2 Prill 1991, përgjaku Shkodrën me gjakun e martirëve të lirisë e të demokracisë? Si mundet të jetë krenar Ruçi se “paska zbatuar detyrën”, kur djemtë e rinj të Shqipërisë që kërkonin liri vriteshin në kufi, duke i lidhur me tela me gjemba e më pas tërhiqeshin zvarrë në sytë e popullit. Fiks kur ky Ruçi ishte Ministër i Brendshëm. Viktor Hygo shkruan se “ai që vret është njëlloj kriminel si ai që jep urdhrin për të vrarë”. Dhe ngado që ta gjykosh kohën e diktaturës komuniste dhe rolin e Ruçit, ai shfaqet me kontributin e tij kriminal.

Gjinushi është një tjetër monstër tipike komuniste. Ish-ministri komunist i Ramiz Alisë është i biri i “Golikut”, gjeneralit kriminel të Enver Hoxhës që nëpërmjet dhunës pushkatimeve dhe terrorit me urën e zjarrit në dorë, ka terrorizuar popullin e Dibrës, Lumës, Hasit, Malësisë së Gjakovës e Kosovës, për vendosjen e regjimit komunist. Dhe ky Gjinushi, në këto vite të Shqipërisë postkomuniste, nuk po i ndahet qe nuk po i ndahet politikës. I ati gjeneral e ai vetë ministër i regjimit komunist, ai nuk pranon të mbetet edhe në demokraci pa grada e ofiqe.

Edi Rama është i biri i anëtarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, strukturë që pa asnjë hezitim firmosi për varjen në litar të poetit Havzi Nela me 10 Gusht 1988 (mikut tim të paharruar, martirit të vargjeve të lirisë). Gjeneza e tij është një lidhje organike me nomenklaturën e lartë bolshevike. Me radhë janë të tjerët, bijtë e ish-kriminelëve të diktaturës komuniste në formacionin e PS-së, të cilët kandidojnë si deputetë për ne parlament. Është me të vertetë për t’u çuditur, kur në ballafaqimet televizive këta pinjoj të stërvitur nga baballarët e tyre nëpërmjet mashtrimit për t’u mbrojtur, kur akuzohen se janë të tillë, mbrohen se gjoja “koha jonë nuk është kohë e luftës së klasave”.

Dhe këtu perdja bie. Ne, ish-të përndjekurit politikë nga diktatura komuniste, që kemi humbur jetën dhe rininë, njerëzit tonë që akoma nuk po ua gjejmë varret në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë, u themi këtyre pinjollëve të së keqes se janë gabuar. Është e vërtetë se në praktikën botërore të së drejtës, i biri nuk mundet të përgjigjet penalisht për krimet e të atit, por nga ana tjetër nuk mundet të deklarojë se është krenar për bëmat e tij. Edhe politika ka një moral, moral që pinjojtë e kriminelëve të diktaturës komuniste nuk e kanë. Standardet e Europës demokratike kërkojnë me insistim largimin e kastës së kuqe nga politika, pasi ata po rishfaqen si një kërcënim ndaj demokracisë. Në këtë fushatë elektorale, me një cinizëm të paparë, kjo kastë enveriste është organizuar t’i bëjë sfidën e radhës demokracisë. Me propagandë e mashtrime, sipas motos staliniste “shpif, shpif se diçka do të mbetet“, kanë parë në ëndërr si gomari ujkun, karriket e baballarëve të tyre. Por shqiptarët me siguri do të jenë syçelë. Nuk do të pranojnë kurrë që koha të përsëritet dhe enveristët të rimarrin pushtet. Ne, ish-të përndjekurit politikë u themi këtyre batakçinjve se është koha e fundit t’i kërkojnë falje Shqipërisë, nëse u ka mbetur sadopak ndjenjë njerëzore. Ne, ish-të përndjekurit politikë kemi mbi kurrizin tonë plagë që nuk janë shëruar, prandaj kurrë nuk do të lejojmë rikthimin e kriminelëve të diktaturës a pinjojve të tyre të brezit të dytë. Politika e re e Edi Ramës me karrocat e vjetra të regjimit komunist është një trillim i mendjes së një skizofreni me vese e pa moral. Në zgjedhjet e 28 Qeshorit shqiptarët do t’u tregojnë edhe njëherë tjetër kufirin tek thana ish-krimineleve te diktatures, pasi jam i sigurtë se asgjë nuk mundet ta pengoje popullin tonë ne rrugen e Demokracise e të Perëndimit.
© Copyright Gazeta 55 Online



Politika e “asfaltit” si politikë johumane


Nga Besnik Gjongecaj
Veset, si servilizmi, gënjeshtra, vjedhja, imoraliteti, pushojnë së qeni ekzaktësisht dhe vetëm të tilla, pra thjesht vese, në momentin kur njeriu që i mbart ato hyn në politikë dhe bëhet njeri publik. Aftësia negative për të pranuar çdo gjë, edhe kur haptazi duket që nuk është e vërtetë, mungesa e skrupullit që potencon gënjeshtrën, vjedhjen, shkelja mbi vetveten për shkak të servilizmit, pra antivlerat në përgjithësi, transformohen menjëherë në faj dhe në një mundësi të madhe për t’u shndërruar në krim të drejtpërdrejtë, menjëherë sapo bëhen pjesë e një politikani. Nëse mund të tolerohen në jetën e një njeriu të thjeshtë, veset kthehen në një rrezik të madh, kur mbarten nga një politikan. Politikani i shndërron ato nga dobësi në mjete lufte, i bën pjesë të konkurrimit duke e degjeneruar thelbin e tij. Me ndihmën e tyre ai ngjitet në “malin” e karrierës, keqinformon publikun, shefin, nëse nuk është vetë i tillë, depërton në skutat më të errëta të manipulimit të së vërtetës. Mbi të gjitha, politikani me vese krijon modelin se si nuk duhet të jetë një qytetar shqiptar dhe për shkak të të qenit person publik, mediet, veçanërisht ato vizive, nuk bëjnë gjë tjetër veçse pareshtur e shpërndajnë modelin e tij në eter, e infiltrojnë atë deri në nivelet më të ulëta të shoqërisë, në administratë, te shitësi i bananeve, deri në familje, deri tek ëndrrat e një adoleshenti, te mënyra se si luan një fëmijë. Këtu qëndron dhe antivlera e pushtetit të një politikani me vese. Ai inkriminon krejt shoqërinë dhe ky është edhe fakti më tragjik që përjetojmë sot në Shqipëri. E keqja, megjithatë, nuk mbaron, ajo vetëm fillon këtu. Modeli i politikanit me vese është një model agresiv, zë shumë vend, hapësirë, bëhet mbytës. Kjo shpjegon pse nuk kemi modele të tjera, të kundërta me të, inspiruese, modele heronjsh, që sigurisht i gjen kudo në shoqëritë e civilizuara. Kjo shpjegon pse nuk kemi të bërë publik modelin e një qytetari që shpëton një fëmijë duke rrezikuar jetën e tij, pse nuk kemi një biznesmen që i kushtohet përmirësimit të jetës së të verbërve, pse nuk kemi modelin e dikujt që punon vullnetarisht për të ndihmuar njerëzit e pamundur, pra, në përgjithësi, pse nuk kemi të bërë publik modelin e njeriut që sakrifikon nga vetja e tij për të ndihmuar dikë në nevojë, për të ndihmuar shoqërinë, thjesht vendin e tij. Sepse e gjithë hapësira shqiptare po pushtohet nga modeli i politikanit me vese, nga ky varrmihës i moralit qytetar. Nga politikani që për shkak të vesit akuzohet deri për vrasje njerëzish të pafajshëm dhe që zgërdhihet para kamerave sikur nuk ka ndodhur asgjë; nga politikani që është akuzuar për vjedhje dikur apo që akuzohet sot dhe që ngashërehet para kamerave për patriotizmin e tij “natyror”, të lindur së bashku me të; nga politikani që gënjen haptazi, përpara të gjithëve dhe duke e ditur të gjithë se gënjen, por që është i suksesshëm, sepse kështu e do shefi i tij. Efekti është poshtërues: të gjithë jemi përfshirë në amokun e ndryshimit të Shqipërisë me anë të politikës që prodhohet nga politikanë me vese, të ndryshimit me anë të modelit të politikanit që prodhon vlera negative. Paradoksalisht, me anë të antivlerës ëndërrojmë të krijojmë vlerën e demokracisë në Shqipëri.

. . .

Ai që ndjek debatet e fushatës elektorale, veçanërisht ato që lidhen me partinë në pushtet, pra të përfaqësuesve të PD, e kupton menjëherë se vendin e vlerave morale, vendin e qytetarit shqiptar me krejt problemet dhe shqetësimet e tij, e kanë zënë shifrat. Çdo gjë është shndërruar në shifër, aq sa fushata i ngjan një terrori dixhital. Gjatësi rrugësh, numër shkollash, sipërfaqe asfaltesh, miliona dollarë kredi të marra, miliona dollarë taksa të mbledhura, të harxhuara, të paharxhuara, por që priten të harxhohen shpejt, menjëherë sapo të merret mandati për katër vitet e ardhshme. Politika për sendin ose politika e “asfaltit” ka zëvendësuar brutalisht politikën për njeriun. Arsyet pse ndodh kështu janë të thjeshta. Së pari, kur flet për shifra, nuk flet për një model qeverisjeje. Shifrat fshehin me kujdes një fakt shumë të rëndësishëm të qeverisjes në Shqipëri, atë që ekzistenca dhe funksionimi i institucioneve, në thelb, bëhet mbi bazë të të njëjtave parimeve që rregullonin jetën e tyre para viteve ‘90. Shkelen kufijtë e balancës midis pushteteve kryesore të demokracisë me një arrogancë që cilësisht i ngjan asaj të sistemit totalitar; pushteti iu merret autoriteteve dhe institucioneve që me përkufizim duhet të jenë autonomë në një sistem demokratik dhe përdoret me brutalitet nga qeveria me qëllim të forcimit të pozitave të saj politike; në shërbime, veçanërisht në sistemin shëndetësor dhe arsimor, ruhen marrëdhëniet e vjetra puniste midis pjesëve përbërëse të tyre dhe po kështu rregullohen edhe interesat e njerëzve që marrin pjesë në sistem ose kanë nevojë për shërbimet e tij. Së dyti, kur flitet për shifra, mbetet të mos flitet për modelin me të cilin vetëqeveriset PD, një model ky mizerabël, i papërfytyrueshëm në ekzistencën e tij autoritariste brenda kufijve politikë të një sistemi demokratik dhe pluralist. Së treti, kur flitet për shifra, nuk flitet për vlera. Në këtë pikëpamje, terrori dixhital është edhe forma më e mirë e fshehjes së antivlerave, terreni më i mirë ku mund të maskohet politikani me vese. Dikush mund të ketë një problem me shpenzimet e mëdha për një rrugë, pra mund të ketë një problem me korrupsionin dhe menjëherë si përgjigje ai merr gjatësinë e saj, gjerësinë, dhe patriotizmin si kapak që vihet mbi të. Dikush mund të ketë një problem me dështimin e shtetit në një skandal mesjetar armësh, pra mund të ketë një problem me modelin e gabuar dhe korruptiv të qeverisjes dhe menjëherë si përgjigje ai merr rezultatin e zgjedhjeve të favorshme lokale të zonës ku ka ndodhur tragjedia. Dikush mund të ketë një problem me sistemin e prapambetur të arsimit, sundimin e tij nga të paaftët, të korruptuarit deri në palcë dhe menjëherë si përgjigje ai merr numrin e shkollave me tavan të ndërtuar dhe numrin e kompjuterëve që kanë hyrë në doganat shqiptare. Dikush mund të ketë një problem me barkun që i rri bosh gjithë ditën dhe të cilin ka kohë që nuk e mban mend ta ketë mbushur, pra mund të ketë një problem me pamundësinë për të blerë ushqime dhe mbajtjen e frymës gjallë, dhe menjëherë si përgjigje ai merr përqindje, shumëfishime të rrogave dhe të pensioneve, dhe asgjë që shpjegon pse në të vërtetë barku i tij ka kohë që është dhe vazhdon të jetë i zbrazur.

E gjithë kjo maskaradë është krijuar që fushata elektorale të kryhet mbi bazë të relativizimit brutal të së vërtetës, e cila, po të artikulohet realisht, është shumë e hidhur. Relativizimin e së vërtetës në kufij krejtësisht të papranueshëm nuk e pengojnë, përkundrazi, e ndihmojnë edhe institucionet që prodhojnë statistika në Shqipëri, sepse ato kanë kohë që e kanë humbur pavarësinë e tyre. Këto institucione as nuk përgënjeshtrojnë dhe as nuk pohojnë shifrat që japin politikanët dhe aq më pak, nuk japin shifrat e tyre dhe nuk bëjnë interpretimin e drejtë të përmbajtjes që ato mbartin. E gjithë kjo maskaradë ndodh nën hundën e demokratëve të sinqertë, të kapur në kurthin e këtij terrori dixhital, i cili shumë shpejt dhe automatikisht do t’i nxjerrë jashtë politikës ku u futën, jo për shkak të shifrave, por të idealeve.

© Copyright 2007 tema.al



BalkanWeb.com URL: trokit ketu
Kome intelektuale


(Dërguar më: 17/05/09) Nga Alba Malltezi

Çfarë duhet të ndodhë pas kësaj që po denoncohet nga pak media e nga pak gazetarë për aferën e Gërdecit? Çfarë duhet të ndodhë kur provat e provave, shkruar të zezë mbi të bardhë po mblidhen në toptha letre me të cilat të akuzuarit luajnë mes tyre e me të tjerë gazetarë nëpër emisione televizive e media? Asgjë. Heshtje totale. Eshtë niveli më i ulët i arritur ndonjëherë në shtetin juridik e moral shqiptar. Eshtë Deti i Vdekur i shoqërisë sonë të brishtë demokratike. Eshtë turpi i turpeve, zhgënjimi i zhgënjimeve. Eshtë një moment, kur njeriu i pafuqishëm thërret Zotin të veprojë. Dhe pret. Pas publikimeve të guximshme të bëra në disa media mbi implikimin flagrant të administratorëve të shtetit tonë në tragjedinë e Gërdecit nuk mund të ndodhë asgjë. Shoqëria jonë , e gjitha: politikanë, gazetarë, njerëz të drejtësisë, studentë, profesionistë, fshatarë, punëtorë, duhet të reflektojë. Të përtypë materialin e qartë që është servirur në shpresën e ndriçimit dhe reagimit total. A do të ndodhë kjo? Nuk mund të parashikoj asgjë. Sepse verifikoj që ndërkohë, ndoshta shumë më parë se të shpërthente reparti i demontimit në Gërdec, një tjetër shpërthim tragjik ka ndodhur në vlerat themelore të shoqërisë sonë, duke prekur në mënyrë serioze organet vitale. Jemi në një gjendje kome dhe pikërisht në këtë moment historik do të verifikojmë nëse ekzistenca jonë do t’i ngjajë jetës vegjetale që bëri italiania Eluana, apo do të ketë një reagim për t’ju kthyer normalitetit. Një gjë është e vërtetë: pak njerëz, fare pak, po përpiqen t’i japin goditje me elektroshok ndërgjegjes së amorfizuar të një kombi. Njerëzit janë të hutuar ndërsa shohin në arena cirqesh mediatike se si luajnë akrobatët me të vërtetën, se si e marrin atë, e tjetërsojnë, e ngjyrosin, e maskojnë, e zhvleftësojë, e zhdukin. Dhe në këtë hipnozë kolektive po tregojmë se kemi nostalgji për diktaturën dhe se s’kemi c’e duam lirinë, s’e meritojmë. Shpërthimi në Gërdec, ku humbën jetën gra dhe fëmijë, po na tregon të gjithëve që një tjetër shpërthim dhe më shqetësues ka ndodhur mes nesh ndërkohë: Jemi në gjendje kome intelektuale.






Letërnjoftimi “vetëm me vullnet”, mashtrim


(Dërguar më: 10/06/09) Bashkim Kopliku

Kryeministri ka fi lluar tani të hedhë justifi kimin “nuk u jap dot me dhunë letërnjoftimet njerëzve”. Gjoja respektuaka të
drejtat e njeriut! E kush pa, ai, që u bllokoi pronën njerëzve sepse nuk ruante dot kufijtë (e kemi fjalën për bllokimin e skafeve dhe barkave me motor); ai që i detyron njerëzit të paguajnë tatimet e padrejta, e pastaj të zgjidhin çështjet me gjyq, e dhjetëra e dhjetëra të tjera thyerje të principeve të lirisë. Ai nuk e ka hallin fare tek të drejtat e njeriut, por tek mashtrimi me zgjedhjet e datës 28 qershor 2009, tek justifikimi i krimit të tij, i mospajisjes së qëllimshme të votuesve potencialë me letërnjoftim. Dihet se ç’do të thotë ai: nuk u pajisën dot të gjithë shqiptarët me letërnjoftim, sepse ata nuk donin vetë ta merrnin.
Kulmin e sofizmave “nuk ua jap dot shqiptarëve letërnjoftimin me dhunë”, kryeministri e shpalosi më datë 5.6.2009, para të gjithë Shqipërisë, në një kanal televiziv kombëtar, para disa ministrave, gazetarëve dhe pedagogëve e studentëve universitarë. Mjerim i madh!
Skenari që ka përgatitur sot z.Berisha, është krejt i ngjashëm me atë që pat përgatitur në vitin 1996, kur doli e tha: “Nuk u thamë ne që të fusnin pare në piramidat”, apo “paret e piramidave janë më të pastrat” etj,- në fakt i shtyu njerëzit të fusnin paratë tek to. E kjo kur ndërkohë, shteti me Berishën në krye, kishte detyrë t’i ndalonte shqiptarët që të fusnin pare në piramidat mashtruese, qoftë edhe me dhunë, për të mirën e tyre.
Edhe sot, z.Berisha në realitet po shtyn njerëzit mos të marrin letërnjoftimet (thotë, “vetëm me vullnet”), ndërkohë që ai ka detyrë t’i pajisë, edhe me dhunë, njerëzit me to. Prapë ky njeri po i bën debilë të gjithë njerëzit: “Nuk i detyroj dot të marrin letërnjoftimet, shtetasit e mi”!!!
* * *
Qeveria duhet t’i pajisë shtetasit e saj me letërnjoftim, qoftë dhe duke ua dhënë falas këtë dokument, qoftë dhe me dhunë, nëse është nevoja — tjetër gjë është pastaj a shkojnë ata për të votuar apo jo: ajo është në lirinë e tyre. Kudo në botë, letërnjoftimi i kërkohet me dhunë çdo qytetari që nuk pranon ta ketë me vullnet.
Kudo në botë, shteti, policia ka të drejtë, bile e ka dhe për detyrë, të të kërkojë të paraqesësh letërnjoftimin. Kjo e drejtë shfrytëzohet në situata të ndryshme, dhe ka hapësira të ndryshme veprimi, sipas vendeve të ndryshme.
Në rastin e Shqipërisë, pajisja e shtetasve me letërnjoftim është e një rëndësie primare, mbi çdo gjë tjetër, sepse është kërkesë e parë për të bërë zgjedhje të ndershme. Prandaj në rastin e Shqipërisë, pajisja e shtetasve me letërnjoftim duhet të bëhet edhe me detyrim.
Nëse sofistët e kryeministrit, nxjerrin se ka ndonjë pengesë ligjore për të detyruar njerëzit të marrin dokumentin e identifikimit, le të mblidhte Kuvendin dhe të bënte amendimin përkatës në ligje. Mos të na thotë kryeministri se nuk e mbledh dot, sepse e kemi dëgjuar ndërkohë të ketë bërtitur nja njëmijë herë se e “mbledh që nesër Kuvendin, që të amendohet ligji që të futet Edi Rama në krye të listës” — një nga mashtrimet e tjera të këtij kryeministri. Le të mbetemi tek pajisja me letërnjoftime e popullit.
* * *
Nuk ka asnjë pengesë ligjore për t’u dhënë letërnjoftimet, qoftë dhe me dhunë. Nëse nuk bëhet kjo, kryeministri do të përsërisë sofizmin e tij: “Nuk deshën t’i merrnin” — siç pat thënë në 1996-ën, “vetë i futën paratë në firmat piramidale mashtruese”.
E imagjinojmë qartë skenarin berishist të pragut të zgjedhjeve, dhe pas zgjedhjeve të mashtruara.
Do të paraqesë regjistrime televizive të dhjetëra qendrave të dhënies së letërnjoftimeve, pa punë, sepse nuk venë njerëz për të marrë letërnjoftime, megjithëse janë të hapura 24 orë etj. E vërtetë që do të ketë të tilla! Por me këtë, ai do të mbulojë me qindra qendra të tjera të dhënies së letërnjoftimeve, që nuk kanë funksionuar si duhet, dhe ua kanë prurë tek hunda me sorollatje qytetarëve, saqë i kanë detyruar të thonë: nuk vete fare të marr atë dreq letërnjoftimi; apo njerëzit që nuk kanë para t’i blejnë e gjithfarë pengesash të tjera “të vogla”, por që realizojnë planin: dhjetëra mijëra votues potencialë pa letërnjoftime. Ky dhe do të ishte suksesi që do të kenë arritur berishistët në mashtrimin me zgjedhjet, nëse opozita nuk u pret rrugën menjëherë, duke u vënë një ultimatum real.
Natyrisht që ka qytetarë që nuk duan të shkojnë as të marrin letërnjoftimet, e as të votojnë. Por ata nuk duhet të shërbejnë për të fshehur mërzitjen dhe sorollatjen që qeveria u ka shkaktuar të tjerëve, atyre që përshkruam në paragrafin më sipër.
Natyrisht që ka qytetarë që nuk janë fare në Shqipëri, sepse kanë ikur jashtë shteti, pa dokumente fare. Por edhe këta duhet të identifikohen nga shteti dhe të dokumentohet për këdo, që vërtet qytetari filan-fisteku nuk gjendet në Shqipëri. Në një shkrim përpara, kemi dhënë konkretisht një zgjidhje: me procesverbale të arkivuara e të verifikueshme nga kushdo. Pra edhe për këtë kategori njerëzish ka zgjidhje joekuivoke.
Nejse, kush është zoti Berisha tashmë dihet. Çudia është sepse nuk po vepron me forcë opozita: përse ajo duket e mpirë, deri dhe si “budallaqe”?! Zgjedhjet duhet të shtyhen, nëse “dhe një person që ndodhet në Shqipëri”, nuk është pajisur me dokument identifikimi, pavarësisht, me dëshirë apo me dhunë. BalkanWeb.com URL: trokit ketu
(s.g/GSH/BalkanWeb)


[ Edited Thu Jun 11 2009, 10:11am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Jun 28 2009, 07:13am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
EU hopes at stake in Albania poll
By Mark Lowen
BBC News, Tirana

Albanians are voting in a general election on Sunday in what is being seen as a test of the country's democratic credentials.

Brussels has called for a free and fair poll if Albania is to move further towards European Union integration.

A range of issues have dominated the campaign, but surveys show that the economy dominates voters' concerns.

After over 45 years of isolation under Communist rule, the country's economy has slowly rebuilt itself.

Albania hasn't been as hard hit by the global recession as many European countries, but the progress is still dramatic.

Polls opened at 0500GMT and will close at 1700GMT.

Observers watching

After annual economic growth of over 6% in the last few years, the International Monetary Fund is projecting a drop for 2009 to between zero and 1%, caused mainly by a huge fall in exports.

And while the main candidates have made promises on tackling corruption, investing in infrastructure and pushing forward on the path to the European Union, the economy is dominating voters' concerns.

This election will be watched keenly by the large observer mission here - the country's aspirations for EU accession are at stake if the conduct of the poll fails to meet international standards.


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
babo
Sun Jun 28 2009, 08:41pm


Registered Member #587
Joined: Sat Mar 10 2007, 07:01pm

Posts: 11127
per ata qe jane te interesum>jane publiku deri tesh vetem 2 sondazhet kryesore ose exit poll per rezultatin

i pari qe asht Gani Bobi ka dhan ket pasqyre
PD 76 deputet / PS 60 / LSI 4
kurse i dyti Zogby
PD 69 / PS 55 / LSI 4/ 12 deputet te diskutueshem
rezultati i KQZ duhet te dalin diku nga paraditja e se nesermes

Ja! Nje kitarre degjohet,
e tingujt ndan si fllad,
ngadale kjo vasha zgjohet
t'degjoje at' serenate,
e Shkodra ra n' pushim
c'ka bahet rrugeve s'din

trokit ketu

Back to top
_GUINNESS_
Sun Jun 28 2009, 09:21pm
be allways happy enjoy life its to short

Registered Member #1037
Joined: Tue Aug 07 2007, 11:58pm

Posts: 2385
a ka ne shqiperi SEXY-PARTI une ja jap voten jo ktyne ANIMALVE - PARTI
Back to top
star
Sun Jun 28 2009, 09:26pm

Registered Member #2287
Joined: Fri Sep 05 2008, 08:27pm

Posts: 5088
hahahahahaaha mire po thu Guinness,ba me pas edhe une njatyneve ja kisha dhan,po me ken vec me femna.
Back to top
~*Christel*~
Sun Jun 28 2009, 09:28pm


Registered Member #1665
Joined: Wed Feb 20 2008, 12:26am

Posts: 9278
Shqiperiaaaa Roooooooooooooooooze
Back to top
S~erenity
Wed Jul 01 2009, 09:56pm
~Joy of Life~

Registered Member #2891
Joined: Sun Apr 19 2009, 10:41am

Posts: 5994
Lec Neli ka shkruar:

Kurrnjanen apo asnjanen se tetana partit pa perjashtim me duken isoj mu, tan merren me politike me pasunu xhepin jo me ja pa hajrin kombi, jam i zhgenjym kshtu qi se kam nermen me i votu edhe me ken ne Shkoder.


ja ke vu vulen lec, se edhe une sikur te isha n'shkoder itash nuk do t'kisha votu
per ishtu, ma mire hic
Back to top
L - N
Wed Jul 08 2009, 11:29am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Ministri i 2 Prillit, Gramoz Ruçi dhe Edi Rama kërkojnë destabilizim dhe përshkallëzim të protestave në kryesinë e PS

Ben Blushi kundërshton:

PS është parti serioze dhe jo parti revolucionesh
Destabilizim, rrëmuja dhe hedhjen e opozitës në rrugë ka qenë kërkesa e Gramoz Ruçit në mbledhjen e djeshme të kryesisë socialiste. Ish ministri i 2 Prillit paralajmëron një destruktim të stabilitetit të vendit, duke kërkuar mosnjohje të zgjedhjeve, bojkotim të parlamentit dhe protesta masive. Ky është skenari i personazhit më të errët të Partisë Socialiste për të justifikuar humbjen e zgjedhjeve ku fajtori i dytë pas kryesocialistit Rama është Garmoz Ruçi. Tashmë Gramoz Ruçi, duke qenë përgjegjës për humbjen katastrofike të socialistëve, humbje që u shkaktua nga dyshja Ruçi-Rama ka vendosur që nëpërmjet protestave të justifikojë përgjegjësinë e tij personale. Ditën e djeshme kryesia e PS në vend të analizonte humbjen dhe të nxirrte përgjegjësitë e shkaktarëve që realizuan humbjen, u mor me lançimin e protestave si zgjidhje për krizën që po kalon PS. Gramoz Ruçi, duke ndjerë se e vetmja figurë që do të jetë pasardhësi i kreut të PS është Ben Blushi, kërkon me çdo kusht ta pengojë marshimin e tij drejt këtij posti. Numri dy i PS duke ndjerë se me humbjen e 28 Qershorit do të ketë ridimensionim të ri të rolit të tij në këtë parti, ka vendosur që me figurën e Edi Ramës të bëjë pazarin e radhës me kryetarin e radhës.
Ditën e djeshme në kryesinë e PS, Gramoz Ruçi hodhi në treg kokën e Edi Ramës me ide të rrezikshme për demokracinë shqiptare duke e hedhur në konfrontim të drejtpërdrejtë me faktorin ndërkombëtar që e shikon më tmerr idenë e protestave dhe destabilitetin në Shqipëri,. Më në fund Ruçi si gjithmonë në pazare ngriti pazarin e tij ashtu si e ngriti me kokën e Majkos, Metës dhe së fundi atë të Nanos. Protestat e paralajmëruara nga Ruçi janë një pjesë e vogël e skenarit të radhës për fatin e kreut të ri të PS. Kryesia socialiste u përfshi ditën e djeshme në një debat rreth idesë së protestave dhe trazirave duke mos u marrë me zgjedhjet dhe humbjen. Thirrjes së Gramoz Ruçit për protesta i është përgjigjur Ben Blushi, i cili ka kërkuar më seriozitet në thirrjet e ekzaltuara të Ruçit dhe Ledi Shamkut. Ben Blushi ka kërkuar nga kryesia e Socialistëve të pranojnë humbjen dhe të lënë shakatë me protestat. “Ne jemi parti serioze dhe forcë potenciale në politikën shqiptare, forcë të cilës nuk i lejohen shaka të tilla”, është shprehur Ben Blushi.
“Ne duhet të pranojmë rezultatin e zgjedhjeve dhe të pranojmë humbjet pas të cilave duhet të nxjerrim përgjegjësitë individuale të gjithsecilit”, ka than Ben Blushi. Kryesia socialiste ka zhvilluar një debat të ashpër ditën e djeshme, ku Majko, Xhafaj, Shamku dhe të tjerë kanë qenë dakord me idenë e Ruçit për të kaluar në protesta masive nëse nuk do merrnin mandatin e 9 të qarkut të Fierit. Kryesia mori vendim që të presë rezultatin e KQZ për mandatin e Fierit dhe më pas të përshkallëzojë protestat. Ndërkohë që sipas burimeve brenda PS, mësohet se Gramoz Ruçi ka kërkuar nga Edi Rama të japë dorëheqjen në mënyrë formale që më pas të rizgjidhet nëpërmjet një procesi farsë. Planet e Ruçit me Edi Ramën janë në vijimësi të ortakllëkut të tij edhe me lejet e ndërtimit. Duke mbajtur peng PS, Gramoz Ruçi kërkon të mbajë peng Bashkinë e Tiranës dhe Edi Ramën për dy vjet derisa të mbarojë mandatin e radhës duke i marrë leje ndërtim në këmbim të imunitetit politik që do i dhurojë nëpërmjet rizgjedhjes së tij në krye të PS. Plani Ruçi në fakt, nuk ka gjasa të realizohet pasi në gjirin e Partisë Socialiste përgatitet që baza e kësaj partie të kërkojë shkarkimin dhe përzënien e Edi Ramës nga kjo parti.
Ruçi paralajmëroi nga Fieri protestat
Faktin e protestave, Gramoz Ruçi e ka paralajmëruar nga Fieri ditën e mërkurë në datën 1 Qershor ku ka deklaruar se do të kalojnë në protesta dhe luftë me trup për të mbrojtur votat. Gramoz Ruçi deklaroi se qarku i Fierit po mbahet nën trysni psikologjike dhe elektorale, ndërkohë që votat po i numërohen në mënyrë të pandershme. Ruçi shprehu shqetësimin për kutitë e bllokuara në KZAZ numër 22 dhe paralajmëroi tensionim të mëtejshëm të situatës. “Jemi të angazhuar që të ruajmë votat dhe do të jemi këtu deri në leximin e votës së fundit”, u shpreh Ruci. Zyrtari i lartë në PS, thekson se me veprimet që po kryhen këto ditë, po përpiqen që PS t’i mohohet mandati i 9 dhe Partisë Demokratike t’i shtohet mandati i 7 në mënyrë të padrejtë.


Nuk e di se pse zotni Edi Rama lejon vedin me ra kaq poshte ose ma mire ne kyt humnere vete si figure dhe si e lejon partine e tij me ra ne kyt vetshkatrrim, sa me njeke nji figure te shum urryse e shkatrruse si figura e pjells sllavo-komuniste e Gramoz Rucit, cuditem se si asht e mujtun, e se ca mshefet mas ksaj fuqie qe ka ish ministri i mrenshem i PPSH-se (Sllavo-komunisti Gramoz Ruci) te zotni Rama.

[ Edited Wed Jul 08 2009, 11:38am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
shkodra
Mon Nov 30 2009, 06:59pm

Registered Member #237
Joined: Mon Dec 18 2006, 05:05pm

Posts: 13849
une per vedi skam votu ndonej here..as nuk besoj se do votoj ndonje here....

no comment......
Back to top
LUPEN
Thu Feb 02 2017, 11:24pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
_GUINNESS_ ka shkruar:

a ka ne shqiperi SEXY-PARTI une ja jap voten jo ktyne ANIMALVE - PARTI


S'asht ide e keqe. Shteti do te fuqizohet nga taksat e atyre qe sotpersot punojne n't'zeze

[ Edited Thu Feb 02 2017, 11:27pm ]


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2692 sec, 0.0695 of that for queries. DB queries: 63. Memory Usage: 3,132kB