Forums
Go to page  1 2 3 ... 25 26 27 28
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
- Stella -
Sat Jan 26 2013, 02:08pm

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501




Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
- Stella -
Sat Feb 02 2013, 03:41pm

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501
.


[ Edited Sat Feb 02 2013, 03:52pm ]

Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
SuperGirl
Sat Feb 02 2013, 07:59pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
- Stella - ka shkruar:

.




Oh




Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
- Stella -
Mon Feb 04 2013, 09:57pm

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501




[ Edited Mon Feb 04 2013, 10:01pm ]

Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
- Stella -
Tue Feb 05 2013, 12:11am

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501


.


Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
OLIVE OYL
Sat Feb 23 2013, 11:20pm
Qukulina


Registered Member #4115
Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pm

Posts: 17082
“Run my dear,
from anything that may not strengthen your precious budding wings.
Run like hell my dear,
from anyone likely to put a sharp knife into the sacred,
tender vision of your beautiful heart.”
— Hafiz


[ Edited Sat Feb 23 2013, 11:21pm ]



***

I once had a thousand desires,
But in my one desire to know you
all else melted away.


trokit ketu

Back to top
SuperGirl
Mon Feb 25 2013, 12:19pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Them : Bëj - Oktavio Paz

Midis asaj që shoh dhe them,
midis asaj që them dhe nuk them,
midis asaj që nuk them dhe ëndërroj dhe harroj,
poezia.
Rrëshqet
midis po-së dhe jo-së
thotë:
atë që une nuk them,
nuk thotë
atë që une nuk them,
ëndërron
atë që unë harroj.
Nuk është një e thënë,
është një e bërë.
Është një e bërë
që është një e thënë.
Poezia
thuhet dhe dëgjohet,
është e vertetë.
Dhe porsa them:
është e vërtetë,
zhduket.
Mos është kështu me të vërtetë?

Ide e prekshme,
fjalë
e paprekshme:
poezia
shkon dhe vjen
midis asaj që është.
End pasqyrime
dhe i çend prapë.
Poezia
mbjell sy në fletë,
mbjell fjalë në sy.
Sytë flasin,
fjalët vështrojnë,
vështrimet mendojnë.
Dëgjoj
mendimet,
shoh
ato që themi,
prek
trupin e idesë.
Sytë
mbyllen,
fjalët
hapen.






Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
- Stella -
Tue Apr 02 2013, 04:38pm

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501


Dritero Agolli©

Në vendin tim e në vendin tënd
E shpojnë lakrën, i hedhin mënd.

Në vendin tim e në vendin tënd
Ty të kruhet, tjetrit i dhëmb.

Në vendin tim e në vendin tënd
Hënën si petull e pjekin në shkëmb.

Në vendin tim e në vendin tënd
Një i çmendur, një vend e çmënd.




Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
- Stella -
Thu Apr 04 2013, 09:55pm

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501




Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
- Stella -
Thu Apr 04 2013, 10:02pm

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501




Sigurisht që gratë i përkasin një rrace tjetër.
Me një shikim si të Barbit,
me njeriun e gabuar në krahë,
të dashuruara pas një maceje apo të tradhtuara nga hija e lumturisë,
të braktisura në një cep.. apo të lënduara prej një dhimbje të papritur,
ndalojnë një moment për të qarë,
pastaj ngren kokën dhe vazhdojnë rrugën.

* Antonello De Sanctis


Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
- Stella -
Fri Apr 05 2013, 08:11pm

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501


Do te te dergoj nje puthje me eren
e di qe do ta ndjesh,
do kthehesh pa me pare por une do te jem aty.
Jemi bere nga e njejta substance
me te cilen jane bere endrrat.
Do te doja te isha nje re e bardhe
ne nje qiell pafund,
per te te ndjekur kudo e dashururar ne cdo moment.
Nese je nje enderr mos me zgjo,
do doja te jetoja ne frymemarrjen tende.
Nderkohe qe te shoh vdes per ty.
Endrra jote do jete te me enderrosh mua.
Te dashuroj sepse te shoh te reflektuar
ne gjithcka qe eshte e bukur.
Me thuaj ku je sonte
akoma ne endrrat e mia?
Ndjeva nje perkedhelje ne fytyre
arriti deri ne zemer.
Do doja te arrija deri ne qiell
dhe me rrezet e diellit te shkruaja te dashuroj
Do doja qe era te frynte cdo dite
midis flokeve te tua
per te ndjere edhe nga larg
aromen tende!
Do doja te beja me ty
ate cka pranvera ben me qershite!


* Pablo Neruda - Puthja


Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
- Stella -
Thu Apr 25 2013, 06:21pm

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501



Perendim Shkodre - Pjaver Kroni


Djaloshi dhe stoli po rrinin bashke si cdo pasdite ne ate park, gati te boshatisun rreth asaj ore te paplote.
Minutat kishin mbete duke vrejt qiellin e kuqrremte qe me nje hane te bardhe ne dore filloi me pikturu nje nate te stolisun me pranvere. Aromat leshonin lulet e banin qe bari te profumonte bli, blini karajfila, e drandofillet arome e saj.
Por nata po e gjente si mengjeset me te njejten mungese, djalin e stolit me nje vend mangut.
Vajza po perfundonte gjiron e saj andej pari, krejt padashje, si cdo lindje perendimi tjeter.
Nata po habitej si mgjeset, ajo gjithmone e ma te bukur.

Ishte nje perendim Shkodre ne fakt.

Dy shikimet u kryqezuan po si pernate, por kete here vertet ngaterrueshem ne piken e vet te vetme te universeve qe u takuan ne nyjen te cilen tashma dy zemra e kishin lidhe keqas.
Ate moment, edhe ora u ndal bashke me perendimin. Ylli i pare qe sapo kishte nxjerr kryt ne balkon te asaj mbramjeje te dehun, u ba gati te binte pa dale akoma mire.
Pa thane asnje fjale, heshtjet e tyne u afruan te merrnin fryme ne njena tjetren. Gishterinjte e djalit u bane fllad qe perkdheli floket e vajzes te ram percart ne supet sa duhej te njoma nga freskia e brishtesise se saj.
Frymet rrahnin ma shpejt se zemrat, deshirat kishin braktise friket e syte u mbyllen per te hek turpin e dridhjeve te buzeve qe u afruan sikur ta njihnin nje jete pritje, rrugen deri ne puthje te shpirtrave.

Perendimi , parku dhe stoli nuk u çuditen aspak per yllin qe u rrezu...fundja, ra gezueshem.
Ishte nje gja qe do te ndodhte … ne piken e vet te vetme … te dy universeve te destinume me u taku ne nyjen qe ngaterruan padashje, dy zemra.

Ishte perendim Shkodre..
Ate mbremje, hana shenoi nje yll ma pak e Shkodra nje dashni ma shume.


Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
- Stella -
Thu Apr 25 2013, 06:23pm

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501



Robert Shvarc


Syt’ e tu e dashtun, janë të përlotun.
Sytë e tu, e dashtun më hapin një botë të tanë
Që e kam andrruem, por nuk e paskam njoftun,
Syt’ e tu, e dashtun që tash i kam aq pranë ...

Në shregull shpresash të marra jam kotun,
Maleve të nalta, që puthen me qiejt, jam ngjitë
Dhe greminave të thella, ku lëvrijnë
kaçamijt’ e krimbat kam rrëshqitë.
Dhe kam vra, sepse kam dashunue,
Dashuninë që s’ishte dashuni.

Dhe kam pëmbysë me hov të çmendun
Kështjella fantazish që kisha ngrefun
Në trunin tem të smuet e n’zemrën teme t’lodhun
Për me gjetë ndër mija sy,
dy sy, e dashtun, si tuejat, të përlotun..


Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
SuperGirl
Tue Apr 30 2013, 11:30am
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Wonderful!



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
SuperGirl
Tue Apr 30 2013, 11:30am
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Nëse dhomat e shpirtit tim do vizitoje
Çfarë pretendon se do shikoje?
Cilin përbindësh mendon se fsheh?
Po të zhgënjej, por nuk më njeh.
Nuk ka nevojë për të trokitur.
Hyr, shih, kërko, mbet e habitur
Mure të zbrazët lyer pa ngjyra
Fotografi, por pa fytyra
Diku e hedhur afër shtratit
Është nje kuti e tersit, fatit
E mbushur plotë është me kujtime.
Brenda gjithë historia ime.
Janë fjalët që kam thënë aty,
gjithkush që njoha, perfshi ty.
Gjithcka që bëra, e ç’veç ëndërrova
Vendet ku shkela, ku jetova.
Janë zënkat tona dhe mërite
Janë puthjet netëve pa dritë
Veset e mia që aq urreve
Mërgimi i ngadaltë i reve.
Dënimet që vuajta për ty
Herët kur s’të pash ne sy
Jetët qe pa ty jetova.
Të tjera femra që dashurova
Janë dhe sekretet që s’të kam thënë
E amanetet që kam lënë
Fëmijet që kurrë nuk më lindën
Epshet që vrava se nuk mu bindën
Ka letra, që për ty i shkrova
Në zarfet që kurre nuk dërgova
E nëse gjithcka përmbys do kthesh
Sekretin më të madh do gjesh
Se e kam fshehur në fund fare.
Po nuk e pe, s’ke pare gjë fare.
Nxirre mes duarsh në shtrëngim.
K’të më të shtrenjtin sendin tim.
Balsamin që plagët shëronte,
kur kjo djall jete më kafshonte.
Para fytyrës ngadalë afroje.
Dhe mbylli sytë, pastaj zbuloje.
E kur ngadalë ta kesh zbuluar.
Veç një pasqyrë do gjesh në duar.
Do shohësh veten, reflektim.
Se ishe ti thesari im.

|Charles Baudelaire|



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
- Stella -
Wed May 01 2013, 06:07pm

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501


Se mi tornassi questa sera accanto
solo per un attimo...
quando il sole rosso dal sonno si appoggia stanco alle montagne,
per dirti quanto buio è il mondo.
Mi ritroverai a piangere con gli occhi chiusi
stretti...come le rondini del mare...
Mi basterebbe che tu fossi vivo,vivo
come le rapide del fiume in prossimità di una cascata
per poter rivedere te e il mondo come lo vedevi tu....


Lucia Lambiase



Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
666
Wed May 01 2013, 08:54pm

Registered Member #5114
Joined: Sun Jul 08 2012, 09:45pm

Posts: 1026

meqenese jena ne kohe fushatash

S’gjen dhimbje më të madhe në ke parë
Njerinë e ndershëm në mjerim e vaj,
Tek lutet i përulur, zemërvrarë
ndihmë e shpresë pret nga maskarai.”

Dritero Agolli

Touch screen phones piss me off
Back to top
- Stella -
Wed May 29 2013, 01:27pm

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501


Koha qenka largesia me e madhe
E njeriut me veten, me boten, me deshiren
Koha, kjo lende prej endrre
Qe ndricon shpresat me zjarrin e frikes.

Nuk ja dalim dot ndryshe: jemi denuar te jemi
Te lumtur ne breg kujteses, te perkohshem
Ne zemer te perjetesise.
Nese te jap nje dite – kam nevoje per nje jete
Nese me jep nje jete – ma fal dhe nje dite...

Koha matet me zemer, jo me sy...

- Alban Bala -


Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
- Stella -
Wed May 29 2013, 01:31pm

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501


Mesova se...
Nje dite mund te jete me e rendesishme se disa vjet se bashku.
Se mund te bisedosh me yjet.
Se mund te rrefehesh tek hena.
Mund te udhetosh ne pafundesi.
Se eshte e shendetshme te degjosh fjale te kendshme.
Edhe te jesh i sjellshem, i ben mire shendetit.
Se eshte e nevojshme te enderrosh.
Mund te jesh femije tere jeten.
Se kuptimi i jetes eshte liria
Se Zoti nuk te ndalon asgje ne emer te dashurise.
Se te gjykosh nuk ka rendesi kur ne vertete e rendesishme eshte vetem paqja e brendshme.
Dhe ne fund kam kuptuar...se nuk duhet te jete vdekja ajo qe duhet t'ju beje te kuptoni rendesine e jetes.

- William Shakespeare



Mrekulli!

[ Edited Wed May 29 2013, 01:31pm ]

Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
OLIVE OYL
Wed May 29 2013, 01:32pm
Qukulina


Registered Member #4115
Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pm

Posts: 17082
OHH SA TBUKRA SA TBUKRA SA TBUKRAAAAAAA



***

I once had a thousand desires,
But in my one desire to know you
all else melted away.


trokit ketu

Back to top
- Stella -
Wed May 29 2013, 01:35pm

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501
OLIVE OYL ka shkruar:

OHH SA TBUKRA SA TBUKRA SA TBUKRAAAAAAA



Fantastike

Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
babo
Wed May 29 2013, 05:42pm


Registered Member #587
Joined: Sat Mar 10 2007, 07:01pm

Posts: 11127
Si t'ia bej? --Sergey Essenin

Si t'ia bej , e pyeta sarafin
Ne mengjes, kur theva ca para
Si t'i them me embelsi "te dua"
Ne Persishte te bukures Lejla?

Perseri e pyeta sarafin
lehte e lehte, porsi fllad pastaj
Po te perendishme fjale "puthje"
Ne Persishte, si t'ja shqiptoj asaj?

Si t'ia bej , e pyeta se fundi
Edhe zemra gati sa s'me la
Si t'i them "je e imja , vetem e imja"
Ne Peresishte te bukures Lejla?

C'mu pergjegj sarafi shkurt e prere
Dashurine fjalet s'e tregojne
dashurine e thone vetem dridhjet
Syte si rubin kur vezullojne

Sa per puthjen , as ajo s'do fjale
Puthja s'eshte nje mbishkrim mbi varr
Puthja leshone ere trendafili
Petalet tek i shkrin te buzet zjarr

Dashuria s'dihet se c'te sjell
Gaz a helm ,duro e mos u ndjej
"Imja je " kete e thone duart
ferexhene kur e flakin tej
-------------------------------

[ Edited Wed May 29 2013, 05:42pm ]

Ja! Nje kitarre degjohet,
e tingujt ndan si fllad,
ngadale kjo vasha zgjohet
t'degjoje at' serenate,
e Shkodra ra n' pushim
c'ka bahet rrugeve s'din

trokit ketu

Back to top
- Stella -
Fri May 31 2013, 02:02pm

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501

- Dust if you must - Rose Milligan





[ Edited Fri May 31 2013, 02:04pm ]

Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
SuperGirl
Fri May 31 2013, 02:09pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
aww stella para da ditsh e kam lexu iket, mka met ne mendje
e mrekullushme!



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
- Stella -
Fri May 31 2013, 02:13pm

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501
SuperGirl ka shkruar:

aww stella para da ditsh e kam lexu iket, mka met ne mendje
e mrekullushme!


Yepp..da poezi jan ushqim per shpirtin krejt

Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
Go to page  1 2 3 ... 25 26 27 28  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2139 sec, 0.0486 of that for queries. DB queries: 61. Memory Usage: 3,090kB