Forums
Go to page  1 2 3 ... 24 25 26 27 28
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
- Stella -
Sun Sep 09 2012, 11:04pm

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501

Ç'kang kndoje mbram
në puthjen e reve
shpirtin tând ndìgjova
tue thurun melodi?
Hija e týne e mpleksûn
në nji puthje
ferkohej pêrzgjat qiellit dhe botës
bashk' me andrren teme
diku n'mes.
C'kâng kndoje mbram
n'fërkimin e syve
nga pagjumsia e mallit
n'rañdesen e qerpikut
nga lot i mungesës?
C'kang kndoje mbram
yll i vetmuem i qiellit të perhumbun,
që edhe duert t'kan mbetun shkret'
e as gishtat s'të piptijne nga frika. C'kang kndoje mbram?!


Elona Çuliq
Ç'kang kndoje mbram ©


[ Edited Sun Sep 09 2012, 11:05pm ]

Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
- Stella -
Sun Sep 09 2012, 11:06pm

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501


Unë jam batica dhe vala e saj tinzare
që ngjitet kah brigjet e nxehta të trupit tand.

Unë jam pasqyra që me sýtë e të tretit
dëshmoj magjepsjet e çasteve të përbashkta

Unë jam bira e zbrazët që len dielli kur ikë,
unë jam bira e plotë që mbush hana kur vjen.

Unë jam ai që ndjej si shpaloset pejsazhi i trupit tand
nën këtë besniken lkurën time.

Me gishta të ringjallun i dridh telat e lirave
që varen ndër ijet e tua të ndrojtuna.

Unë jam puhia e njomë mbi trupin tand të shfaqun,
unë jam uragani i palodhun mbi pejsazhet e tua të pafaj.

Unë jam ai që vij te ti, pa gjâ në dorë,
si zogjtë.

Ti je ajo që vjen te unë fluturim,
si zogjtë.

Unë e ti
diçka e pambarueme...


Primo Shllaku
Incompiuta©



Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
- Stella -
Mon Sep 10 2012, 02:11pm

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501


Askush nuk është në gjendje të thotë se në ç`kënd të qenies sonë ajo qëndron, Dremit në zemër, rri në shpirt apo lëviz nëpër mendime?
Askush nuk është në gjendje të thotë në e ka parë apo e ka dëgjuar.Ajo as shihet, as dëgjohet.
Vetëm në çaste kur çdo gjë na braktis, ndiejmë një dritëz të perëndishme të ndizet në qenien tonë dhe ne atëherë rifitojmë veten.Kjo e ka emrin shpresë.


Nasho Jorgaqi
Dritëza©


Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
- Stella -
Fri Sep 14 2012, 08:36am

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501


E sheh atè yllin atje
atè yllin e vetmuar
braktisur nga tè gjithè
dhe nga hèna
dhe nga vetè qielli?

Atè ma ki kujdes
tè lutem!

E sa pèr mua
unè po iki
nuk me ndihmon dot
tè vallèzoj.

Me njerèzit nga afer,
vetèm njè gjè mund tè bèsh
si duhet:
ti dashurosh ose jo!


Petrit Sulaj
Balerina©


Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
- Stella -
Mon Sep 17 2012, 12:39pm

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501

Lentamente muore - Pablo Neruda




[ Edited Mon Sep 17 2012, 12:40pm ]

Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
- Stella -
Mon Sep 17 2012, 12:40pm

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501



Gabriele D'annunzio - La pioggia nel pineto





Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
- Stella -
Wed Sep 19 2012, 07:20pm

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501


Nese do t'me kishin lan' me jetu edhe nji dite ma teper,
prej aq sa me asht' caktu me jetu n'kyt bote,

ajo dite do kisha dasht' t'ishte dite vjeshtet,

Se bashke me gjethet qi bin
e me peshperimat e tyne,
ne shpirtin tem fryjn' fllade
e andrrat n'mesin e muzave bahen realitet!



Ylber Mehmeti - Arome vjeshtet©

Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
- Stella -
Wed Sep 19 2012, 07:32pm

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501


Cfare pret afer makines time mistrec?!

Shes andrra zotni, a e don nje anderr ??
Ato me lumturi i kam lire
ato me shume leke jane ma shtrenjte

Se nuk kam shpesh andrra me shume leke
na te varfnit na kushton ma lire me kene te lumtun
Na jena te varfen, i thot nana motres teme te vogel,
ndaj me pak lek, mund te te nap nje te lumtur

Hiqmu sysh, ti dhe andrrat tuaja

Shes andrra zotni
Ne mos patç lek me ble lire nje me lumturi
po te shes lire nje anderr me lek
e po te fal nje me dashni

Zotnia u largu pa i’a pagu nji anderr.
Femija i varfen u kthy me xhepat plot me andrrat e pashituna
Ate nate, torbes i shtoi dy andrra.
Qe kishte ra me fjete pa hanger
dhe zotnin qe nuk i fali pak qindarka per ti çu te shpia.

Te nesemen doli prap me lyp, por nuk e mori andrren me zotnin e djeshem.
Ate e rujti per vedi, bashke me fytyren rrumbullake te shplare
te zotnise te pasun me lek e te varfen me dashni ...
Ishte anderr shume e shtrenjte per ta ble zotnite qe kishin veç lek ...


Pjaver Kroni - Lypesi©

Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
- Stella -
Wed Sep 19 2012, 08:12pm

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501
[ sa e bukur! ]


Në këtë botë virtuale
ku me një klik mbi tastierë
zemrat fitohen dhe humben
aq lehtë nganjëherë,
malli me ka marrë
një letër dashurie të shkruaj
me penë dhe bojë
me shkrimin tim të keq
me shpirtin e trazuar
me rreshtat plot korrigjime
mbi të bardhën fletë
me pika boje pikuar
me hi cigareje nxirë
brenda zarfit me pullë
një letër të vërtetë...

kur në kutinë postare ta hedh
të ndjej zemrën të drithëruar
si pikël uji mbi re...
pa le të jetë nisur
edhe në adresën e gabuar…
pa le të më thonë
"ajo s'banon më atje..."

Artan Gjyzel Hasani - Kam mall©

[ Edited Wed Sep 19 2012, 08:12pm ]

Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
- Stella -
Wed Sep 19 2012, 08:24pm

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501
Nji pelhure malli
zemren ma ka mbshtjell ma shume se bute
pa emen asht.

Shkon e kthen prej rrugeve te se kalumes
qe nuk paten te ardhme.

Shkon e kthen mbushe ne gjethe stinesh
te shndritshme.

Po ja la peng sot zemren
e di se ka me ma kthy shpejt, prep plot.

Merita Kazazi©


Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
SuperGirl
Mon Oct 15 2012, 11:01am
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201





Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
WORLD
Sun Oct 21 2012, 12:01am
Just, SMILE

Registered Member #699
Joined: Fri Apr 20 2007, 07:20pm

Posts: 3824
Dhe vrapova nëpër natë
Në qytetin e panjohur ty të kërkoja
I humbur mes gëzimit, mallit të pafund
Me një adresë në duar

Dhe yjet përgjonin pas mjegullës të fshehur
Me marramëndje ndjenjash, jetë të dehur
Nata e ftohtë, sinjalet misterioze
Nën taka prostitutash, pasione zbulon ti
A.Gjebrea - I thua jo

MIND-OF-THE-WONDERFUL
"Info:fcb- Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike, Shkodër Shqipëri
Cel: +355 67 30 17 299; email: -email-

Back to top
- Stella -
Thu Oct 25 2012, 09:58pm

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501


Ne kemi kohe qe nuk flasim
Por s'jemi ndare pergjithmone
Ne qe te dy kerkojme castin
Qe te harrojme zenken tone.

Ky zemerim prej femije
Nuk me le nje cast te qete
Nga malli i madh i dashurise
Ti lozonjare me vjen vete

Kur zemerohesh ti me mua
Edhe me shume une te dua
Se dhe me teper nga shikimi
Te paska hije zemerimi.

Mos u ngrys prej deshperimit
nese jeta te genjen
Hesht ne driten e mundimit
Reshtaz dita e gazit vjen

Zemra me te ardhmen rron
Nga e sotmja shqetesohet
Kur gjithcka papritur shkon
Per te shkuaren mallohet

- Alexander Pushkin -




Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
babo
Fri Nov 09 2012, 10:25am


Registered Member #587
Joined: Sat Mar 10 2007, 07:01pm

Posts: 11127
Ndoc Gjetja:

Desha te hyj ne zemren tende, U kerrusa, u kerrusa, u bera lemsh sa nje top, por prap, e dashur, Zemra jote nuk me zuri dot.

Ndoshta dhe mund te hyja, por te them te verteten, i kerrusur s'mund te rrija atje gjithe jeten.

Zgjeroje zemren ti! Me teper! Me teper! Me teper! Dhe, ne qofte se me nxe do te hyj pa tjeter...

[ Edited Fri Nov 09 2012, 10:26am ]

Ja! Nje kitarre degjohet,
e tingujt ndan si fllad,
ngadale kjo vasha zgjohet
t'degjoje at' serenate,
e Shkodra ra n' pushim
c'ka bahet rrugeve s'din

trokit ketu

Back to top
- Stella -
Mon Nov 26 2012, 11:11pm

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501


Po iki me trishtim i zhgënjyer nga miqtë
E mbylla dhe derën që rrinte e hapur
Për lajkatarët, për rrenacakët e smirëzinjtë
Që shtireshin engjëj të dashur.

- Dritero Agolli

Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
- Stella -
Mon Nov 26 2012, 11:12pm

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501
"


Pezull prei qiellit fluturote e shkreta
E si dielli n`mjesdite rreze shperndake;
Engjell nder cucat o nji cike giake
Qi vec qielli numron nder valle t`veta.

Arit i kishte floket, e kish si zgjeta
Driten e syve e mollzat rrumbullake,
E buzet e vocrra me te ngjyeme gjake,
Qe kur i pash krejt i mahnitun mbeta.

Mandej si njeri, qe prej gjumit ngrihet,
Mora zemer e e pveta me trimni :
„Engjell a vajze je ti, o bukurija?“

Qeshi goca nji here, si vashe qe pihet,
Uli kryetin teposhte e me dashtni
„Moter e nane,tha, m`ke- jam Shqyptarija

- Ndre Mjeda


Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
- Stella -
Tue Dec 11 2012, 08:28pm

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501

Elona Çuliq
Shkodra




Shkodra asht poezia që shkruej përditë,
andrra e qiejve që dojnë me i përkundë yjet
n'prehnin e saj.
Shkodra asht nji kala prej qumështi,
Nji gji i hajmë që ushqen jetën.
Shkodra asht nji heshtje e marrshme,
Nji dashni e ndalueme,
Ninulla që i këndojmë karafilave
Kur i mbjellim,
Apo lutja e shenjtërueme që ia mësojmë stinëve.
Shkodra asht nji grusht Dri'
Që shuen zjarrmine e vargjeve që mberthehen
Shikimeve t'mohueme,
Asht nji guralec që trazon pragun e pexheres
Mbuluem me perdet e tylta t'heshtjes.
Shkodra asht ura qe lidhë
Rrugët e andrrës me realitetin,
Asht malli që peshkatarët e perdorin si grep,
Për me peshkue lotët e të dashuruarve
Që kanë ra martirë n'heshtjen e Bunës.
Shkodra asht hanë,
Nji perendeshë bukuriet
Veshun me dritë lutjesh.
Shkodra asht premtimi i shekujve


Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
- Stella -
Tue Dec 11 2012, 08:35pm

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501

Pablo Neruda



Kur të bjèn bloza e nàts
ti qeshu,
kur të vîjn dita të ndriçoj' hana
qeshu shtêgjeve të rrpînjta dhe ishujve,
qeshu me njât' djalosh t'marr'
që t'dashunon,
por kur ti çelsh syt'
edhe kur ti mbyllsh,
njatëher kur hapat e mi t'lshojn
edhe kur kthêhem prâp,
merrmâ buken dhe ajrin,
drîten dhe pranveren,
por kurrë buzagazin tând
se pà tê do të vdes!



Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
- Stella -
Fri Dec 14 2012, 03:00pm

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501


Alma Begaj

Sikur ta dish sa kam nevojë tani,
të të tregoja gjithë ditën time,
mbi gjoksin tënd ta vija kokën,
të endesha nën ritmet e tëndes zemër,
veçse, tani, s'kam ç'të bëj më,
do mbyll sytë, të ëndërroj,
sikur gjithë ditën po ta tregoj.





Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
666
Sat Dec 15 2012, 05:48pm

Registered Member #5114
Joined: Sun Jul 08 2012, 09:45pm

Posts: 1026
- Stella - ka shkruar:



Unë jam batica dhe vala e saj tinzare
që ngjitet kah brigjet e nxehta të trupit tand.

Unë jam pasqyra që me sýtë e të tretit
dëshmoj magjepsjet e çasteve të përbashkta

Unë jam bira e zbrazët që len dielli kur ikë,
unë jam bira e plotë që mbush hana kur vjen.

Unë jam ai që ndjej si shpaloset pejsazhi i trupit tand
nën këtë besniken lkurën time.

Me gishta të ringjallun i dridh telat e lirave
që varen ndër ijet e tua të ndrojtuna.

Unë jam puhia e njomë mbi trupin tand të shfaqun,
unë jam uragani i palodhun mbi pejsazhet e tua të pafaj.

Unë jam ai që vij te ti, pa gjâ në dorë,
si zogjtë.

Ti je ajo që vjen te unë fluturim,
si zogjtë.

Unë e ti
diçka e pambarueme...


Primo Shllaku
Incompiuta©




ca kishte ken ikja per me e ba kange. ( taman per stilin e Asgje Sikur Dielli )

Touch screen phones piss me off
Back to top
☼sunshine
Sat Dec 15 2012, 06:45pm
(¯`·._.รยภรђเภє._.·´¯)

Registered Member #2555
Joined: Tue Jan 13 2009, 02:25pm

Posts: 11539
Nuk ke gjumë e në mendime ti ke ra
Po kalon në rrugicat e jetës tënde
Ashtu si era që nuk kthehet me qendrue
Po vjen kaq pak sa me u çmall
E plot mall me u largue

E unë veç shoh,
E kaq ndoshta s'mjafton
Veç do doja të isha
Gjithkush që ti sonte po mendon.

* * *
O nate e qete...
qe xhiron bosh...
kur degjon frymemarrjen time..
mos mendo..
te luash muziken tende
te vetmis...
une veshtroj qiellin..
duke prit mengjesin..
te vallzoj...me diellin...



Back to top
SuperGirl
Mon Dec 17 2012, 11:16am
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
☼sunshine ka shkruar:

Nuk ke gjumë e në mendime ti ke ra
Po kalon në rrugicat e jetës tënde
Ashtu si era që nuk kthehet me qendrue
Po vjen kaq pak sa me u çmall
E plot mall me u largue

E unë veç shoh,
E kaq ndoshta s'mjafton
Veç do doja të isha
Gjithkush që ti sonte po mendon.




Deshire e thjeshte..me ken ne mendimet e dikuj

Kush e ka shkru iket sunsh?



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
- Stella -
Mon Dec 17 2012, 10:20pm

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501


Vetmia eshte zilja e telefonit
Dhe nje ze i huaj qe kerkon dike tjeter
Vetmia eshet e diela e zbrazet
Me biseda boshe dhe pa diell
Vetmia eshte te shikosh pas xhamit
Njerez qe nxitojne ne mbremje
Merzia e gjate para gjumit
Dhe vapa ne netet pa hene
Vetmia eshte te duash shume
Dhe te mos kesh cfare te duash
Te mos kesh kujt t'i falesh dy lule
Dy fjale te mira te mos kesh kujt tia thuash
Te jesh kudo i tepert, i huaj
Mik i paftuar ne bote , hije
Pa nje kujtim qe te beje te vuash
Pa nje shprese per ate qe do vije
Po ankthi i diteve te mia pa ty
Ankthi im i perhershem
Per te gjitha ato qe i di dhe s'i di
-Kjo eshte dicka tjeter
Minutat qe ikin ngadale-ngadale
renduar nga ajo qe quhet pritje
Renduar nga ai qe quhet mall
Dhe qe nuk llogaritet...


- Drita Como


Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
- Stella -
Mon Dec 24 2012, 03:50pm

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501




SHKODRA NE MENGJES

Kendojn' sbashku n'mengjes pes' kumbonare,
kendojn' n'ajri mbi Shkoder ende fjete:
mbi Maranaj qet vetllen kureshtare
agimi e hjedh n'liqe synin e qete.

Perhap' lajmin e zgjimit rrezja e pare e
t'parat pershendetje dridhen n'hesht t'lete,
e shpejt n'at lavdi dielli, qi e vesh' fare,
Shkodra kumbon me zane, zhurme e jete.

E ai diell prendvere i ri shprazet në shtepija
udha e lulishta tue ngjallë ngjyra e shkendija,
tue mbshtjellë gjithshka si nji tis ari, i hollë:

skaj në skaj si lum gzimi tue rreshqitë
në syt e vashave, qeshë, e mbush me dritë
kaçurrelat e tyne kur shkojnë në shkollë.


[ Edited Mon Dec 24 2012, 10:44pm ]

Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
OLIVE OYL
Sat Jan 12 2013, 07:05pm
Qukulina


Registered Member #4115
Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pm

Posts: 17082
E dashura jote e re- Eleanor Brown

Me pyete ç'mendoja per te dashuren tende te re
Dhe meqenese tani ne jemi thjeshte " m-i-q "
Do te jem e cilter, por gjuhes do ti ve fre
Se nuk bej pjese tek tipat hakmarres, te ligj.

Kjo varet nga shija, qe s'duhet diskutuar;
Sepse kush nga ne eshte i afte te kuptoje,
Pse disa e duan dhomen gjithmone te erresuar,
A gjellen e shendeteshme, por qe s'futet ne goje?

S'ka ligj se c'tipare duhet te kete ne fytyre,
Dicka te bukur e gjen ne cdo vetull, sy a veshe,
Zoti s'mund t'u jepte gjithe krijesave ngjyre,
Ndersa mend iu dha vetem disave prej nesh.

Jam e sigurte se ajo, ka plot cilesi te tjera,
Bashke me ndonje virtut qe lehte s'harrohet,
Si dhe nje joshje te fshehte, terheqese si vera,
Qe me pak vemendje, edhe mund t'i dallohet.

Dhe nese disa vishen vec per kompliment,
C'bukuri kujtojne ato se kane;
Per nje njeri qe eshte bosh , pa mend,
A ka rendesi modeli ne nje fustan?

S'eshte se mendoj qe ajo eshte tip koti,
Kjo shprehje nuk hyn ne fjalorin tim,
Ka meshkuj qe i duan femrat si qemoti
Zeulet e kokemenjane ne cdo kuvendim.

S'eshte se ajo nga asgje nuk merr ere,
S'eshte se e folura e saj mua ma shpif
por nje brume i gatuar, fije fije prere,
Pa sherbet, s'behet kurre kadaif...



***

I once had a thousand desires,
But in my one desire to know you
all else melted away.


trokit ketu

Back to top
Go to page  1 2 3 ... 24 25 26 27 28  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2333 sec, 0.0505 of that for queries. DB queries: 63. Memory Usage: 3,129kB