Forums
Go to page  1 2 3 ... 23 24 25 26 27 28
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
SuperGirl
Thu Jul 19 2012, 12:08pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
O portret!
Dite e net prej pelhures se vet
Ajo sheh e menduar dhe s'flet....
Por ishte nje kohe ti s'ishe larguar
Ti ecje ne jete me gjoksin gufuar
Cdo pjesez e trupit, e shpirtit sa deshte,
Vallezonte, kendonte, lodronte dhe qeshte...



R. Tagore




Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
- Stella -
Thu Jul 19 2012, 07:30pm

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501
Nese me harron,
ateherë te dish
nje gje.

Ti e di si eshte:
kur veshtroj Henen e kristalte, degezen e kuqe
te vjeshtes kermill ne dritaren time,
kur prane zjarrit prek
hirin e shperbere
ose trupin gervishtes te drurit,
gjithcka me sjell tek ti,
gjithcka qe ekziston: aromat, drita, metalet,
barka nisur drejt ishujve te tu qe me presin.

Mire, atehere.
Nese pak nga pak s`do me duash me,
pak e nga pak s`do te te dua as une.

Nese dikur me harron, mos me kerko me kot,
sepse atehere do te te kem harruar.

Po pritja u duk e gjate dhe e marre
valvitja e flamujve
te jetes sime,
dhe vendos
te me harrosh ne bregun
e zemres ku kam rrenjet,
dije se
ate dite,
ate ore,
do t`i ngre krahet
do shkul rrenjet e mia
per diku tjeter

Por
nese cdo dite,
cdo ore,
ndjen se je perjetesisht e imja
me embelsi te paprekshme,
nese cdo dite nje lule cel
ne buzet e tua per te me kerkuar,
ah, e dashura ime, ah, e imja,
ne shpirtin tim ndizet perseri ai zjarr
tek une asgje nuk shuhet, as harrohet,
dashuria ime jeton ne dashurine tende, e dashur,
dhe sa te jesh gjalle do e kesh ne krahet e tu,
te mbeshtjelle nga te mite.

- Pablo Neruda -



Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
- Stella -
Thu Jul 19 2012, 07:35pm

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501
Syt’ e tu, e dashtun, janë të përlotun
Sytë e tu, e dashtun më hapin një botë të tanë
Që e kam andrruem, por nuk e paskam njoftun,
Syt’ e tu, e dashtun që tash i kam aq pranë ...

Në shregull shpresash të marra jam kotun,
Maleve të nalta, që puthen me qiejt, jam ngjitë
Dhe greminave të thella, ku lëvrijnë
kaçamijt’ e krimbat kam rrëshqitë
Dhe kam vra, sepse kam dashunue
Dashuninë që s’ishte dashuni
Dhe kam pëmbysë me hov të çmendun
Kështjella fantazish që kisha ngrefun
Në trunin tem të smuet e n’zemrën teme t’lodhun
Për me gjetë ndër mija sy
dy sy, e dashtun, si tuejat, të përlotun ...

- Robert Shvarc -


Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
SuperGirl
Fri Jul 20 2012, 12:16pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Perkthim ne gegnisht. I wonder kush do ta kete perkthy



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
- Stella -
Fri Jul 20 2012, 02:48pm

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501
SuperGirl ka shkruar:

Perkthim ne gegnisht. I wonder kush do ta kete perkthy


E kam gjete te nji faqe ne facebook qe ne pergjithesi i perkthen ne gegenisht.

Me pelqejne edhe ma shum per ket arsy

[ Edited Fri Jul 20 2012, 02:49pm ]

Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
- Stella -
Fri Jul 20 2012, 03:19pm

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501

Kisha dashtë
vijën e purpurt
t`qiellit
me e kalue nëpër fyt
e ma n`zemër
e ma n`krye
me i pështjellue
ujnat e përshkënditun
t`kupës yjelëshue
për ata që gjallojnë
(prej) heshtjeje
ditët janë
aromash e trishtimi

- Ledia Dushi -


Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
- Stella -
Fri Jul 20 2012, 03:27pm

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501
Mberthej duart e saj
dhe e shtrengoj ne gjoksin tim.
Tentoj te mbush krahet e mi
me bukurine e saj,
te plaçkis nepermjet puthjeve
buzeqeshjen e saj te embel,
te pi shikimit e saj te murrte
me syte e mi.
Po ku eshte?
Kush mund te shtrydhe kaltersine e qiellit?

Kerkoj te rrembej bukurine,
ajo me zhgenjen,
duke lene vetem trupin
ne duart e mia.
I lodhur e i gerryer terhiqem.
Si mundet te preke trupi
lulen qe vetem shpirti
mund t’i avitet.


- Rabindranath Tagore -


[ Edited Fri Jul 20 2012, 03:28pm ]

Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
- Stella -
Fri Jul 20 2012, 03:36pm

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501

Ty të gjeta fare thjesht,fare papritur, Dhe ti më the thjesht, vendlindjen, emrin tënd. Trokita te ti, nuk më the as hyrë, as prit. Pa ditur ç`të bëja, vetëm këndova, i këndova dashurisë, shpresës, trëndafilit të bukur. Ku ta dija unë se nëpërmjet teje, si një trëndafil i vjetër, i këputur do të hyja, të vështroja më pas gjithë botën.


- Natasha Lako -


Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
SuperGirl
Fri Jul 20 2012, 04:03pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Stellina ka shkruar:

SuperGirl ka shkruar:

Perkthim ne gegnisht. I wonder kush do ta kete perkthy


E kam gjete te nji faqe ne facebook qe ne pergjithesi i perkthen ne gegenisht.

Me pelqejne edhe ma shum per ket arsy



Gjithashtu edhe mu. Gegnishtja tingullon ma bukur



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
- Stella -
Wed Jul 25 2012, 01:18pm

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501
Krejt ç’është e bukur
për dashurinë
ende s’është thënë

(prore mbetet diçka të thuhet
n’emër të një kohe
në jetë

herët ose vonë)

ajo gjithmonë vjen
sapo harrojmë të dashurojmë
dhe kurrë s’është vetëm e sotme

krejt ç’është e bukur
mbetet përherë e pathënë,
e kërkuar në jetë

- Ali Podrimja -


Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
SuperGirl
Mon Aug 13 2012, 11:22am
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Do t'kisha puthe
sikur te ishte gjithcka
ashtu, thjesht sikur asgja

sikur te kishim ken gjithmone bashke
e njesoj, sikur gjithmone te ishim nda

njesoj si te ishte dita e pare e jetes
njesoj si te ishte dita e fundit e botes

do te kisha puthe
sikur te ishe vetem e jemja
me puthje qe s'mbajn mend
do te kisha puthe
sikur te ishe e gjithkujt ne asnji vend

sikur te ishim dashte
sikur te te kisha dashte me buzet
e te gjitheve qe te kane dashte
sikur te te kisha dashte ne cdo grua qe kam dashte
sikur te mos ishim dashte

do te te kisha puthe
n'dashte


K.Kojashi




Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
- Stella -
Fri Aug 17 2012, 08:02pm

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501


Ka kohë që yjet s’ulen përmbi tokë,
ka kohë që njerëzit s’rrijnë me krye përpjetë
tue pritë me u ra ndër dhambë kafshat’e shkretë –
dhe vjershat janë lirue: pesë groshë një okë…

Me duer ndër xhepa poetët trokë
shetisin rrugve t’errta, krejt të qetë;
askush s’i nget, askush s’po don me i pyetë
ç’ka kanë në zemër e ç’ka kanë në kokë…

Urdhno, zotni, pak dritë n’mos daç errsinë!
Pesë groshë një okë . – Nji andërr e tanë rinije!

Tridhet vjet – e tridhet okë dashnije!

Urdhno, zotni, nji kangë për njerëzinë!
Pesë grosh nji okë – nji jetë e tanë dlirsije!
Tridhet vjet – e tridhet okë marrije!...


- Robert Shvarc -

KA KOHË QË YJET S’ULEN PËRMBI TOKË…


[ Edited Fri Aug 17 2012, 08:05pm ]

Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
- Stella -
Fri Aug 17 2012, 08:09pm

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501

Ti je kaq e bukur sa më jepet të pyes:
“Çfarë më je ti? Njeri apo art?”
Të shoh dhe vjershat e shkruara i gris
se para teje zbehet çdo varg.

Ti je poezia. Të tjerat janë proza.
Ti je poezia që s`bëhet dy herë,
ti je frymëzimi që më dehu dhe bota
më duket e tëra e larë me diell.

Kaq ditë ti ecën përkrahu me mua,
ditë e përditë ne rrimë kaq pranë
sa që më e dashura fjalë “Të dua”
u bë e zakonshme si buka që hamë.

Kur më jepet e tëra qenia jote
marr botën në dorë dhe të fshehtat ia di
dhe puthja përsëritet e bëhet si kopje
them gjëra të mençura që s`kanë poezi.

Prandaj ik e më ler deri në mbrëmje
ose largohu një javë se vij e të marr
unë dua të jetoj me mungesën tënde,
të krijoj pa ty në vetvete një hall.

Më duhet një bosh që kërkon të mbushet,
më duhet një gjemb që nga brenda më ther,
më duhet të krijoj një dimër pa lule,
më duhesh të të dua edhe një herë.


- Ndoc Gjejtja -

KUR ME JEPET E TERA QENIA JOTE



[ Edited Fri Aug 17 2012, 08:11pm ]

Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
- Stella -
Fri Aug 17 2012, 08:16pm

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501

Ja, lutja ime o Zot: Çkulma, hiqma rrënjën e mjerimit që kam në zemrën time!

Falmë forcë që të duroj gaze edhe helme!

Falmë forcë që ta bëj frytdhënëse dashurinë time në shërbesë!

Falmë forcë që kurrë të mos i largohem të varfrit dhe kurrë të mos i përkul gjunjët para të fuqishmit mizor!

Falmë forcën që të lartësoj mendjen time mbi vogëlimat e jetës së përditshme!

Dhe falmë fuqi që forcën time t’ia blatoj me dashuri vullnetit tënd!


- Rabindranath Tagore -

JA,LUTJA IME,O ZOT!



[ Edited Fri Aug 17 2012, 08:16pm ]

Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
- Stella -
Fri Aug 17 2012, 08:27pm

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501


E ulur e vetme këtij bregu
Sodis barkat e vogla në muzgun
e buzëmbrëmjes. . .
Midis valëve të detit kërkojnë strehë
Si unë njëlloj!
I sodis nga larg e vetme
Dhe ndiej mall për ditët dhe vitet që humbin
Në vorbullën e jetës dhe kthim pas nuk ka
Unë s'jam prej këtu, por nga të tjera brigje
Jam nga pyjet ku derdhet ujë në kohëra të koklavitura
Jam guri që kërkon rrënjët e veta
Në vena më kullon gjak detesh të largët
Unë shoh aty larg, në këmbë, të ardhmen time
Oh, e ardhmja ime e pafajshme
Me limitet e gurta, pret
Shenjat e vjeshtës së brishtë.


-Enkelejda Kondi Masseboeuf -

UNË


[ Edited Fri Aug 17 2012, 08:38pm ]

Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
- Stella -
Fri Aug 17 2012, 08:36pm

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501



Me ty jam lidhur me fije, si zinxhirë,
Dhe nuk di në do ta braktis këtë burgim.
E ngre dorën shpesh, të të them lamtumirë,
Por krahu merë formën për përqafim.

Kur dua nga inati të shfaqem nevrik,
A kur nga malli për ty, më qesh zemra,
Sytë e mi, vesuar mbi qerpikë,
Dikush u jep tjetër komandë nga brenda.

Ky trill sysh më ndjek mua përherë, nga pas,
Edhe kur nga urrejtja dhimbjen se mbaj dot,
Edhe kur nga lumturia mbytem në gaz,
Të vetmen gjë që bëj, është të derdh lot.

Nuk e di, a të urrej deri në dhimbje,
Nuk e di, a ndjej mall deri në marrëzi.
Por vetëm një gjë unë e them me bindje,
Kur të kujtoj, më mund trill' i syve të mi.

- Sokrat Habilaj -

TRILL' I SYVE


[ Edited Fri Aug 17 2012, 08:36pm ]

Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
- Stella -
Fri Aug 17 2012, 08:45pm

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501
( )


Ti peshon aq sa të tërheq toka.
Je i lehtë aq sa i rreh krahët,
i gjallë për aq sa të rreh zemra,
i ri aq sa të shohin sytë larg,
je i mirë aq sa i do të tjerët
dhe i keq aq sa i urren ata.
S'ka rëndësi ç 'ngjyrë kanë sytë e tu,
ata janë në ngjyrën që e shohin të gjithë.

Mos i merr për fitore gjërat që jetove.
Je pranë fundit për aq sa ke përjetuar.

Sado që të rrosh,
jeta zgjat aq sa ke dashuruar.
Je i lumtur aq sa mund të qeshësh.
Mos u ngrys, dije mirë se do qeshësh aq sa ke qarë.
Kurrë mos mendo se gjithçka mbaroi,
do të të duan aq sa i ke dashur.
Rëndësia që të dha natyra është në lindjen e diellit.
Je njeri aq sa i çmon ata që ke përballë.

Nëse një ditë do të gënjesh,
lëre tjetrin të të bindet për aq sa të beson.
Malli për të dashurën banon në dritën e hënës.
Je pranë të dashurës sate, aq sa përmallohesh për të....
Mos harro: je i lagur aq sa ka rënë shi
e i nxehtë për aq sa dielli denjon të të ngrohë.
Je aq vetëm sa ndjehesh i vetmuar,
i fortë aq sa ndjehesh i pathyeshëm,
je i hijshëm për aq sa ndjehesh i atillë.

Ja, kjo është jeta!
Ja ç’do të thotë të jetosh!
Ti do të rrosh përsa nuk e shqet këtë nga mendja.
Nëse e harron këtë, do të kesh ftohtë në secilën frymëmarrje
dhe do të të harrojnë aq shpejt sa ç’i harron ti të tjerët,
sepse lulja është e bukur përderisa e ujisim,
Zogjtë janë të këndshëm përsa kohë këndojnë
Fëmijët janë foshnja përsa kohë qajnë.
Ti i di gjërat aq sa i ke mesuar, dije edhe këtë:
do të të duan, aq sa i do dhe vetë.



- Xhan Jyxhel -

TË GJITHA JANË NË TY


Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
- Stella -
Fri Aug 17 2012, 08:57pm

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501
Kur ishim të vegjël
i shkruanim njëri-tjetrit nëpër avionë prej letre.
Tani avionët janë prej duralumini,
po të tërë janë bosh.

Je ftohur nga drurët, metalet dhe retë,
lartësive të mëdha.

Këto shpikje na ndanë;
Ishim aq mirë kur qemë të vegjël,
nuk na duheshin hapësirat dhe largësitë.

Bëje një letër, po jo prej duralumini:
Kam nevojë për ty, jo për metalet.



- Frederik Rreshpja -

KUR ISHIM TE VEGJEL


Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
- Stella -
Fri Aug 17 2012, 08:59pm

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501
Në një libër lexova unë emrin tënd
Fshehur mes gërmash që qanin në heshtje
Gërmova me mllefin e viteve që lash pas
Por, çuditërisht sot s'më zgjon as kureshtje...

Më ngjan një histori e treguar nga të tjerë!
Lexuar në përralla me fantazma e njerëz të këqinj,
ku fatkeqësisht fiton edhe i keqi ndonjëherë,
por e shajnë përjetësisht të vjetër dhe të rinj...

S'më vjen keq për vargjet që të dedikova
Në këngë malli, dashurie por dhe lot!
Sot, si Dielli që ditës i jep dritë,
Unë qesh me cinizëm pa të falur dot...

Ka një natë të errët pa dritë, pus të zezë
Ka dhe një me yje që rreth Hënës vallzojnë
Pastaj mbyllet cikli me rrezatimin e bukur jetësor
Ku drita i zë vendin errësirës,
Hëna fle, yjet shuhen, Dielli ndriçon i vërtetë, përrallor...!
 

- Ardi Omeri -

FSHEHUR MES GERMASH


Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
- Stella -
Sun Aug 26 2012, 08:10pm

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501
Edhe pak e na nuk do të flasim ma për ta.
Folëm deri tash se deshëm të na mbaronin fjalët.
Do të flasim për hanën e re
mes degësh të zhveshuna në muzg.
Ddo të flasim për pulbardha mes nesh e ujit.
Do të puthemi atje ku andrrën e pe ti.
Do të dashunohemi me vesh, me faqe, me mend.
Do të shkojmë ndër kodra për të ndigjue si dimë me heshtë.
Do të kemi zemër të madhe si të zogjve.
Do të kemi gojë por
kurr të mbyllun për frymën.
Do të kthehemi me gurë të nxehtë ndër duer.
Edhe pak e nuk do të flasim ma për ta.
Edhe pak sa të na mbarohen fjalët.

- Primo Shllaku -


ATA


[ Edited Sun Aug 26 2012, 08:12pm ]

Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
SuperGirl
Thu Aug 30 2012, 12:33pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Naten e du,
se ka qetesine e miqve,
se edhe ikjet nuk dallohen,
e as koha nuk bjen n'sy

naten e du,
sepse nuk me duhet
me pase patjeter dicka per me ba

K.Kojashi




Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
SuperGirl
Thu Aug 30 2012, 12:33pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
perjetesine, thojne, perjetesine
mesditave me hane e diteve n'erresine
por s'ka ma te bukur
se ata sy te pikellume

te pikellum jo prej vujtjes as brenges pa ngjyre
por prej kohes qe merr flake ne ftyre

pa mujte me dashte ma shume se duhet
pa mujte me shkru ma shume se shkruhet

K.Kojashi




Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
SuperGirl
Thu Aug 30 2012, 12:38pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Stellina ka shkruar:

Edhe pak e na nuk do të flasim ma për ta.
Folëm deri tash se deshëm të na mbaronin fjalët.
Do të flasim për hanën e re
mes degësh të zhveshuna në muzg.
Ddo të flasim për pulbardha mes nesh e ujit.
Do të puthemi atje ku andrrën e pe ti.
Do të dashunohemi me vesh, me faqe, me mend.
Do të shkojmë ndër kodra për të ndigjue si dimë me heshtë.
Do të kemi zemër të madhe si të zogjve.
Do të kemi gojë por
kurr të mbyllun për frymën.
Do të kthehemi me gurë të nxehtë ndër duer.
Edhe pak e nuk do të flasim ma për ta.
Edhe pak sa të na mbarohen fjalët.

- Primo Shllaku -


ATA





Sa m'pelqejne poezite e Primo Shllakut!





Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
666
Thu Aug 30 2012, 10:14pm

Registered Member #5114
Joined: Sun Jul 08 2012, 09:45pm

Posts: 1026
Dreams



Hold fast to dreams
For if dreams die
Life is a broken-winged bird
That cannot fly.
Hold fast to dreams
For when dreams go
Life is a barren field
Frozen with snow.


Langston Hughes

I had to write a paper on him, good writer though

Touch screen phones piss me off
Back to top
666
Thu Aug 30 2012, 10:17pm

Registered Member #5114
Joined: Sun Jul 08 2012, 09:45pm

Posts: 1026
Mother to Son



Well, son, I'll tell you:
Life for me ain't been no crystal stair.
It's had tacks in it,
And splinters,
And boards torn up,
And places with no carpet on the floor—
Bare.
But all the time
I'se been a-climbin' on,
And reachin' landin's,
And turnin' corners,
And sometimes goin' in the dark
Where there ain't been no light.
So, boy, don't you turn back.
Don't you set down on the steps.
'Cause you finds it's kinder hard.
Don't you fall now—
For I'se still goin', honey,
I'se still climbin',
And life for me ain't been no crystal stair.


Langston Hughes

Touch screen phones piss me off
Back to top
Go to page  1 2 3 ... 23 24 25 26 27 28  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2798 sec, 0.0740 of that for queries. DB queries: 59. Memory Usage: 3,085kB