Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Zona e Argetimit :: Muzika
 
<< Previous thread | Next thread >>
Muzika klasike dhe zhanret e saja
Go to page  1 2 3 ... 23 24 25
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
Engel
Wed Jun 10 2009, 05:22pm

Registered Member #2627
Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09am

Posts: 2846
edhe per kyt e kisha fjalen belgium.shikoje.


Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit.


Back to top
belgium
Wed Jun 10 2009, 05:24pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
Engel ka shkruar:

edhe per kyt e kisha fjalen belgium.shikoje.



CAT MUSICAL NAQE ASHT KJO
Back to top
belgium
Wed Jun 10 2009, 05:28pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
Filmi dhe Musica jan teper fantastike i pelqej shume!




Back to top
Engel
Wed Jun 10 2009, 05:33pm

Registered Member #2627
Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09am

Posts: 2846
Ludwig van Beethoven Symphonie Nr. 5


Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit.


Back to top
belgium
Wed Jun 10 2009, 05:38pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
Engel ka shkruar:

Ludwig van Beethoven Symphonie Nr. 5




bravoooo=D> =D> =D> =D>
Back to top
Engel
Wed Jun 17 2009, 08:13am

Registered Member #2627
Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09am

Posts: 2846
belgium te pershendes me Paul Potts per kete teme te bukur qe ke hap.resp.engel.



Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit.


Back to top
L - N
Wed Jul 22 2009, 12:18pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
“Orfeo dhe Euridiçe”, një histori dashurie në skenën e Apolonisë


Opera lirike e shkruar nga Chistoph Willibald Gluck në vitin 1762 erdhi nën regjinë e Nikolin Gurakuqit
Opera lirike “Orfeo dhe Euridiçe” një prej kryeveprave të shkruar nga Chistoph Willibald Gluck u ngjit në skenën antike të Apolonisë në rrethin e Fierit. Kryevepra e kompozitorit të njohur botëror erdhi para publikut në versionit të saj të plotë. “Orfeo dhe Euridiçe” këtë herë sërish erdhi e realizuar me emrat më të njohur të skenës shqiptare. Kështu vepra erdhi me regji të Nikolin Gurakuqit, i cili solli në skenën antike historinë e shkruar nga Gluck, e cila edhe sot po korr sukses në skena të ndryshme botërore. Opera “Orfeo dhe Euridiçe” erdhi dhe falë një bashkëpunimi shqiptaro-grek mes orkestrës Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar dhe korit grek nga Selaniku, me drejtor artistik Oleg Arapin. Vepra e Gluck u ngjit në skenën antike në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar, që zhvillohet në Apoloni, ku këtë vit ai vjen në edicionin e katërt. Orfeo u interpretua nga Klodiana Laze, Euridiçe nga Rosa Poulimenu (Greqi), Amore nga Sindi Mamaqi. Një prej risive që solli për publikun kjo opera është dhe pjesëmarrja në të e korit të njohur grek, drejtuar nga Meri Kostandinidhu. Duke folur për aktivitetin e korit që drejton, ajo u shpreh se kori është ngritur prej 12 vitesh dhe pjesë e tij janë 80 persona të moshave të ndryshme.

“Ky kor ka dhënë shfaqje të shumta si brenda Greqisë, ashtu dhe në vende të ndryshme të Europës. Madje në muajin maj të këtij viti ishte pjesë e Festivalit të Koreve të organizuar në Tiranë”, theksoi drejtuesja Kostandinidhu. Ndërsa për bashkëpunimin me artistët shqiptarë ajo u shpreh se: “Është një kënaqësi dhe një nder për mua edhe pse është hera e tretë që vij në Shqipëri për të bashkëpunuar në realizimin e një aktiviteti operistik. Gjatë fazës së provave me artistë shqiptar kam vënë re që ka një nivel të lartë artistik dhe çdo gjë ka shkuar shumë mirë”. Ndërsa Edmond Doko, dirigjent i shfaqjes, u shpreh se opera e Gluck është vënë dhe më parë në skenat shqiptare, por gjithmonë në formë koncertale, ndërsa këtë herë ajo vjen në versionin e saj të plotë, gjë që shënon dhe një premierë absolute në vendin tonë. Dirigjenti Doko thotë: “Është një kënaqësi e veçantë që drejtoj orkestrën e RTSH-së dhe bashkëpunoj më dy të ftuarat greke. Ky është një privilegj për mua. Me Rozin kam bashkëpunuar që prej disa kohësh në Greqi për realizimin e shumë koncerteve të ndryshme. Ajo është një soprano e konsoliduar gjë që i ka dhënë një rëndësi të madhe këtij aktiviteti. Befasia më e madhe është bashkëpunimi me korin e madh grek, i cili përbëhet prej 80 artistësh gjithsej. Ai është shumë i njohur jo vetëm nëpër skenat më të mëdha në Selanik, e më gjerë në Greqi, por edhe në mbarë Evropën”, pohon dirigjenti Doko.

Më tej ai tregon se meqenëse gjeografia e tyre artistike ka një shtrirje të gjerë nëpër skenat e botës, në Shqipëri, në festivalin e Apolonisë kanë ardhur vetëm 20 prej tyre. “Kjo jo vetëm për shkak të axhendës së tyre të ngjeshur, por edhe sepse vetëm 20 artistë, kërkon edhe vetë shfaqja operistike. Ky bashkëpunim kërkon që të vihen marrëdhënie të ngushta me vlerat kulturore dhe artistike greke edhe në vijim, e për këtë ekziston një projekt i tillë për tu zbatuar”, cilëson ndër të tjera Doko. Ndërsa drejtori i Festivalit Ndërkombëtar “Apolonia” tregon se ky festival përmban në projektet e tij edhe një tjetër bashkëpunim me artistët grek. “Bashkëpunimi tjetër do të jetë në vjeshtë dhe pikërisht më datën 12 nëntor, atëherë kur atje festohet pavarësia e këtij qyteti, pra një koencidencë me muajin tonë të flamurit”, shprehet drejtori Andrea Canaj. Artistja greke Rosa Poulimenu shprehet se është hera e parë që ajo vjen në Shqipëri dhe mbi të gjitha ka ndjerë një kënaqësi profesionale që merr pjesë në këtë produksion. “Vij në Shqipëri për herë të parë dhe për mua është një kënaqësi e madhe profesionale të merrja pjesë në këtë bashkëpunim. Më kujtohet që rreth dhjetë vjet më parë kam bashkëpunuar në një projekt me orkestrën e RTSH-së në një turne në Korfuz dhe Janinë. Është shumë i bukur ky bashkëpunim dhe tepër frytdhënës. Për këtë shpresoj që edhe në të ardhmen të organizohen produksione të tjera gala për të shkëmbyer sa më shumë vlera artistike”, tregon artisja Rosa Poulimenu.
“Orfeo dhe Euridiçe” më 1762 për herë të parë në Vjenë
Kryevepra e "Orfeo dhe Euridiçe" e shkruar nga Christoph Willibald Gluck mbi libretin e Ranieri de`Calzabigi ,e cila u ngjit në skenën antike të Apolonisë është opera lirike. Kjo vepër ka në brendësi të saj vetëm tre personazhe për të përqendruar më tepër subjektin e saj. Opera është e ndarë në tre akte. Historia e saj fillon me vdekjen dhe ceremoninë e varrimit të Euridiçes. Më pas në skenë del Orfeo, i cili komunikon me engjëjt dhe u kërkon t`i rikthejnë të dashurën e tij. Euridiçja rikthehet, por humbet sërish. Në këtë moment Orfeo vendos t`i jap fund jetës së vet, por Amore e ndalon duke i treguar se engjëjt janë prekur nga historia e tyre e dashurisë dhe kanë vendosur të rikthejnë përgjithnjë Euridiçen. Kjo vepër është prezantuar për herë të parë në publik në Vjenë në 5 tetor të 1762, duke u shfaqur me sukses.

Agjensia e Lajmeve "SOT"Updetimi i Fundit eshte bere:22.07.09


******************************************************************************************************************************


Zhani Ciko: Opera sfida që vazhdon

Drejtori i T.K.O.B.A.P flet për projektet artistike dhe arritjet e institucionit të kulturës, Intervistoi: Julia Vrapi

Një sezon artistik me kryevepra shqiptare dhe botërore, kjo ishte ajo që prezantoi Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit gjatë këtij sezoni. Për publikun u ngjitën në skenë artistë të njohur shqiptarë dhe botërorë, të cilët përcollën emocione tek publiku. Emra të kompozitorëve të njohur botërorë si Puçini,Verdi, Belini dhe mes tyre dhe emra të njohur kompozitorësh shqiptarë si Nikolla Zoraqi, erdhën me disa prej kryeveprave të tyre në skenën operistike. Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit këtë vit ka një kalendar të pasur me aktivitete artistike, të cilat kanë nisur që në muajin janar dhe do të përfundojnë në dhjetor ‘09. Për titullarin T.K.O.B.A.P prof. Zhani Ciko synimi i punë në këtë institucion kanë qenë standardet, të cilat sipas tij arrihen mbi bazën e disa parametrave kryesorë, ku prodhimtaria artiske është parametri numër një në këtë institucion. Në një intervistë dhënë për gazetën “SOT’ drejtori Ciko tregon se cilat kanë qenë disa nga arritjet e këtij institucioni, duke u shprehur se çdo gjë vjen falë reformave të ndërmarra.

“Motoja jonë, skena pasqyrë e funksionimit të institucionit, e reformave efikase të ndërmarra shtetërisht dhe e arritjeve tona mbi këtë bazë”, thekson titullari i T.K.O.B.A.P. Nga ana tjetër sipas tij, duke qenë se T.K.O.B.A.P është qendra më e madhe kulturore e artit dhe muzikës shqiptare është dashur që institucioni jo vetëm t'i përgjigjet kërkesave, por dhe t'i paraprijë hapave që bën vendi drejt integrimit të vet politik dhe shoqëror. Sipas tij janë realizuar mbi 35 vepra skenike, pa përmendur këtu dhjetëra koncerte skenike e gala, si dhe ato të artistëve të huaj. “Viti 2009 ka qenë viti i një prodhimtarie të veçantë mbi bazën e principit që në institucion të ketë çdo muaj një produksion dhe çdo produksion të përfaqësojë një sfidë artistike. T.K.O.B.A.P ka punuar shumë, duke u përpjekur të bëjë një politikë repertori, e cila synoi të plotësojë në mënyrë intensive boshllëqet e krijuara në vite. Titujt e rinj që janë vënë në skenë janë zgjedhur në kuadrin e veprimtarisë artistike globale, ku kulturat respektohen të gjitha për vlerat universale të tyre, pa preferenca të ngushta të tradicionalizmit periferik, duke i dhënë T.K.O.B.A.P, fytyrën e një teatri ndërkombëtar dhe bashkëkohor”, tregon më tej ai gjatë kësaj interviste. Por një element i rëndësishëm për titullarin e T.K.O.B.A.P është dhe krijimtaria e cila përmban kulturën kombëtare. Për këtë titullari Ciko shprehet: “Opera duhet të jetë një qendër e cila integron kulturën kombëtare. Kështu duhet të kthehet më tepër vëmendje ndaj zhvillimeve të muzikës shqiptare në Kosovë, Maqedoni dhe jashtë, kudo ku krijojnë shqiptarët”. Por nëse ky sezon artistik ka qenë i suksesshëm për teatrin e operës, drejtori i tij tregon se gjatë punës së tyre kanë hasur dhe vështirësi, ku gjatë kësaj interviste ai tregon se cilat kanë qenë ato dhe çfarë duhet bërë më tej për këtë institucion.

-Si e konsideroni këtë sezon artistik të T.K.O.B.?
Viti 2009 është viti i konsolidimit të strukturës së përgjithshme të T.K.O.B.A.P, gjë që është përgatitur dhe arritur vit pas viti. Unë mund të them që realizimet e këtij viti ashtu si dhe ato të dy viteve më parë janë frut i mendimit drejtues artistik, organizues dhe realizues të këtyre viteve të fundit, ku së pari ka dominuar kërkesa për ta kthyer T.K.O.B.A.P në qendrën më të rëndësishme shqiptare të artit muzikor, njëherazi dhe një ndër qendrat e integruara në kulturën evropiane dhe më gjerë. Dëshira e madhe e artistëve dhe e jona ka qenë që në sheshin qendror të metropolit të shqiptarëve ku kjo shtëpi ndodhet, OPERA të ketë vazhdimisht “dritën ndezur”. Të nisur nga dëshira që të kemi një qendër ku zien mundësisht çdo natë aktiviteti, kemi një rritje të ndjeshme të aktivitetit të tij. Kjo është në planin e përgjithshëm aktualisht dhe në perspektivë. Nga ana tjetër, duke qenë se T.K.O.B.A.P është qendra më e madhe kulturore e artit dhe muzikës shqiptare ne kemi dashur që institucioni jo vetëm t'i përgjigjet kërkesave por dhe t'i paraprijë hapave që bën vendi drejt integrimit të vet politik dhe shoqëror. Meqë kultura është një nga vlerat e popullit shqiptar dhe një nga investimet më të rëndësishme që janë bërë prej vitesh, e sidomos në vitet e fundit me përpunimin e një strategjie kulturore të shtetit shqiptar, është mundësuar paraprirja e integrimit. Synimi ynë kanë qenë standardet, të cilat mbërrihen mbi bazën e disa parametrave kryesore, ku prodhimtaria artistike është parametri numër një. Motoja jonë, skena pasqyrë e funksionimit të institucionit, e reformave efikase të ndërmarra shtetërisht dhe e arritjeve tona mbi këtë bazë. Kjo është në formë të përgjithshme ajo që ka arritur T.K.O.B.A.P gjatë këtyre viteve dhe në këtë vazhdë, viti 2009 mund të konsiderohet si viti i kurorëzimit të rrugës institucionale të tij.

Realizimi është i ndjeshëm sidomos gjatë viteve të fundit. Janë realizuar mbi 35 vepra skenike, pa përmendur këtu dhjetëra koncerte skenike e gala, si dhe ato të artistëve të huaj. Viti 2009 ka qenë viti i një prodhimtarie të veçantë mbi bazën e principit që në institucion të ketë çdo muaj një produksion dhe çdo produksion të përfaqësojë një sfidë artistike. Mund të përmend gjatë këtyre viteve për kujtesë vetëm disa vepra të mëdha si: “Turandot”, “Bajadera”, (që nga viti 2005), më pas “Faust”, “Flauti Magjik”, "Një ballo me maska", “Karmen” , “Aida”, “Fidelio”, “Sylphide”, “Lakuriqi i natës”, “Coppelia”, “Andrea Chenie”, “Krijimi”, “Falstaff” etj, por dhe vepra që do të vazhdojnë stinën skenike 2009 si: “Porgy and Bess”, “Salome”, “Arrëthyesi” për të treguar se T.K.O.B.A.P ka punuar shumë, duke u përpjekur të bëjë një politikë repertori, e cila synoi të plotësojë në mënyrë intensive boshllëqet e krijuara në vite. Titujt e rinj që janë vënë në skenë janë zgjedhur në kuadrin e veprimtarisë artistike globale, ku kulturat respektohen të gjitha për vlerat universale të tyre, pa preferenca të ngushta të tradicionalizmit periferik, duke i dhënë T.K.O.B.A.P, fytyrën e një teatri ndërkombëtar dhe bashkëkohor. Janë rreth 15 vepra të repertorit dhe arritjeve më të mira në vite, që janë rivënë duke u konsideruar si një trashëgimi e kulturës kombëtare, por pa e lënë teatrin të limituar në repertorin repetitiv. Përmend këtu “Bohema”, “Traviata” , “Trovatore”, “Berberi i Seviljes”, “Norma”, “Shehrazade” Paganini”, “Don Kishoti” etj. Mbi bazën e këtyre arritjeve ne kemi stabilizuar prej vitesh kalendarët vjetore, strategjinë afatgjatë dhe rrugët e konkretizimit të politikave kulturore që imponon koha. Në planin praktik kjo ka reformuar totalisht sistemin e punës, duke arritur që të gjithë të jenë të angazhuar dhe të kemi një ritëm të lartë prodhimi, që ka sjellë në pesë vjet atë që realizohej për njëzet.

-Cila ka qenë vepra më e suksesshme, që ka realizuar ky institucion gjatë sezonit artistik të këtij viti?
Motoja jonë ka qenë çdo muaj një produksion dhe çdo produksion një sfidë artistike. Në disa raste kjo sfidë i ka përkitur artistëve realizues të veprës, kjo për shkak të vështirësive konceptuale dhe realizimit artistik dhe teknik (vokali) të veprave. Në disa raste sfida ka qenë në drejtim të publikut për shkak se disa vepra kanë kërkuar një përgatitje kulturore më të plotë, për ta thënë më thjeshtë kanë qenë më të vështira për t’u shijuar prej tij. Po t’i shtosh këtij viti edhe specifikën e jetës intensive shoqërore politike të vitit zgjedhor, sfida ka qenë edhe më e madhe. Kjo ka kushtëzuar dhe frekuentimin e sivjetshëm të shfaqjeve. Një nga sfidat më të suksesshme në politikën artistike institucionale ka qenë realizmi i operës “Falstaf”, një nga veprat më të vështira artistike dhe konceptuale, që ka të bëjë me dy krijuesit gjenialë Verdin dhe Shekspirin, realizuar për herë të parë në skenën shqiptare. Nga pikëpamja vokale, ka qenë i vështirë edhe realizimi i operës “Andrea Chenier”, që kërkon një nivel të lartë të protagonistëve të saj. Në fushën e krijimtarisë kombëtare mendoj se realizimi i baletit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” ka sjellë një arritje dhe optikë të re për rishikimin e kësaj krijimtarie, etj.

-Çfarë mund të na thoni për krijimtarinë kombëtare në T.K.O.B.?
Tashmë është rikthyer vëmendja ndaj krijimtarisë kombëtare. Teatri punon për përzgjedhjen e antologjisë së krijimtarisë kombëtare muzikore si pjesë e trashëgimnisë dhe për pasurimin e mëtejshëm të saj. Janë sjellë të gjalla në skenën tonë vlerat që janë krijuar në vite dhe që i shërbejnë traditës së kulturës dhe muzikës shqiptare si: “Halili dhe Hajria”, “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” në fushën e baleti si dhe janë vënë vepra që koha i kish penguar që të shihnin dritën e skenës si: “Migjenia”, “Një jetë në stuhi”, por dhe vepra të shkruara pas viteve 90-të si opera “Dhoma “, “Loteu i stinëve”, “Etera tondo”, si dhe vepra të tjera kombëtare të muzikës koncertore. Janë identifikuar tre burime të fondit kombëtar, së pari veprat më të mira të shfaqura në të kaluarën që rivihen në skenë të ripunuara, së dyti, veprat të cilat i përkasin fondit të ndaluar për arsye joartistike dhe krijimtaria bashkëkohore e cila është mbajtur gjallë si rezultat i bashkëpunimit dhe dëshirës së vetë autorëve të mbështetur nga shteti dhe institucionet e tij. Kjo e fundit ndonëse është më vështirë për t`u kuptuar dhe për të siguruar impaktin e nevojshëm në publik, meriton të shihet me një vëmendje të veçantë.

Një sërë aktesh të ndryshme ligjore që kanë të bëjnë me të drejtën e autorit favorizojnë tashmë ligjërisht mbështetjen e krijimtarisë së re dhe projekteve në këtë drejtim. Rruga e T.K.O.B. është ajo e respektit dhe vlerësimit për figurat e muzikës shqiptare dhe artistëve të tjerë të shquar, për nder të të cilëve janë bërë shumë aktivitete përkujtimore dhe artistike si p.sh për kompozitorët Tish Daija, Feim Ibrahimi, Çesk Zadeja, Gjon Simoni, Nikolla Zoraqi, Kujtim Laro, Kristo Kono, si dhe artistët Ramiz Kovaçi, Avni Mula, Gaqo Çako, Agron Aliaj, etj,. Shpesh këto jubile kanë shërbyer për t`i shkundur pluhurin e kohës disa veprave dhe për të zbardhur vlerat e tyre të qëndrueshme, si u veprua me baletin “Gjenerali i ushtrisë së Vdekur” i shkruar në një nga periudhat e errëta të izolimit i cili me rivënien e re evidentoi një optikë tjetër si për veprën e Kadaresë dhe për muzikën e Zoraqit, duke evindetuar ato vlera që shpesh kanë ekzistuar në subkoshiencën krijuese të autorëve. Po kështu ka dhe vepra të tjera të cilat meritojnë të evidentohen në skenë sidomos në periudhat e përkujtimeve historike, si “Skënderbeu”, “Borana”, “Lulja e kujtimit” etj, për të cilat do të shërbejë afrimi i vitit të 100 -vjetorit të pavarësisë. Trajtimi i tyre duhet parashikuar me kohë në mënyrë që krijimtaria shqiptare të fitojë më mirë bashkëkohësinë në të gjitha gjinitë. Opera duhet të jetë një qendër e cila integron kulturën kombëtare. Kështu duhet të kthehet më tepër vëmendje ndaj zhvillimeve të muzikës shqiptare në Kosovë, Maqedoni dhe jashtë, kudo ku krijojnë shqiptarët. E gjithë sa u tha më lart përbën një nga objektivat parësore për periudhën e ardhshme duke bashkërenduar të gjitha përpjekjet tona në përputhje me strategjinë kombëtare që ndjek Ministria jonë e kulturës dhe shteti shqiptar.

-Pra ju me këtë mendoni se duhet të ketë një fond të veçantë për krijimtarinë kombëtare?
Ja përse: Siç dihet krijimtaria në fushën gjinive të mëdha nuk është diçka që realizohet brenda një viti, por kërkon një afat më të gjatë. Kështu, unë mendoj se mbi bazën e konkurrimit të projektideve fillestare të autorëve siç bëhet edhe në fushën filmit apo dhe në fusha të tjera, të përzgjidhen projektet që do të mbështeten si krijimtari brenda afateve që kërkohen për realizimin e tyre, ndërsa më pas, realizimi skenik të bëhet brenda buxhetit të institucionit, duke shtuar fondin në disa zëra specifikë për krijimtarinë kombëtare, të vjetër apo të re si: e drejta e autorit, dixhitalizimi dhe shtypja e materialit muzikor, regjistrimi audiviziv, procesi i postproduksionit, etj. Në fakt mbi bazën e përpjekjeve të përbashkëta me autorët, institucionin dhe dikasterin në disa raste, kështu është bërë, por krijimi i një fondi të përcaktuar gjithëvjetor për krijimtarinë shqiptare i vënë në dispozicion të institucionit, e vë këtë aspekt të rëndësishëm në një ecuri të qëndrueshme dhe afatgjatë. Në përgjithësi e tërë puna me krijimtarinë kombëtare kërkon një konceptim më të plotë dhe një strategji më të përcaktuar, që të mos jetë spontane dhe e rastësishme, por e programuar mirë.

-Po për Ansamblin Popullor, çfarë mund të na thoni?
Shumë nga arritjet dhe problemet e ekspozuara më lart kanë brenda tyre edhe Ansamblin Popullor, si pjesë e integruar e institucionit. Ai ka një kalendar artistik të përcaktuar. Ka filluar rigjenerimi i trupës së tij duke afruar elementë të rinj, duke parë në këtë drejtim Fondin e të rinjve, por duhet të bëhet edhe më shumë për të thithur emrat e njohur të muzikës popullore, të cilët ndonëse zhvillojnë aktivitetin e tyre jashtë Ansamblit duhet të ftohen të jenë pjesë e shfaqjeve të tij. Një pikë tjetër që ansamblit do të përfitojë në kuadër të këtyre objektivave që unë shpalosa ka të bëjë me atë që ai duhet të shërbejë më mirë për promovimin e kulturës tonë etnike, kulturës shqiptare jashtë dhe brenda vendit dhe për qarkullim më të madh të vlerave të tij në të gjithë Shqipërinë. Këto kërkojnë një vëmendje më të posaçme si në drejtimin financiar ashtu edhe atë organizativ.

-Çfarë duhet bërë më mirë sipas jush?
Artistët janë ambientuar tashmë me ritmet e shpejta të punës. Kjo presupozon që koha e parapërgatitjes individuale të secilit artist të jetë më e gjatë se koha që programon institucioni për realizimin e veprës, kohë në të cilën artisti konsiderohet i përgatitur. Realizimi cilësor i fazës parapërgatitore është ajo çka duhet përmirësuar. Ende jo të gjithë studiojnë individualisht, ende jo të gjithë i kryejnë me cilësi detyrat e secilës fazë përgatitore, ndonëse planet gjithëvjetore të punës janë një zbërthim i kalendarit të shfaqjeve. Forcimi i procesit të brendshëm të punës në sektor, kontrolli më i rreptë dhe ndërgjegjësimi se për krijimin e vlerave artistike kërkohet punë krijuese nga të gjithë dhe jo vetëm nga protagonistët janë objektiva për t’u realizuar cilësisht më mirë, për një rritje të mëtejshme të nivelit artistik të shfaqjeve tona. Përvoja e realizimit të Fondit Publik të të Rinjve, ka avancuar idenë e kalimit të këtij fondi në strukturën e re të një akademie të nivelit postuniversitar të specialiteteve të ndryshme pranë Teatrit të Operas. Kjo do ta lidhte më mirë procesin e formimit artistik me atë të edukimit të artistëve më cilësorë në procesin e realizimit të veprave si dhe do të shtonte gamën e specialiteteve të shumta që kërkon teatri. Në kushtet e marrëdhënieve intensive me institucionet e llojit jashtë vendit, kjo akademi do të gjente me siguri mbështetjen e nevojshme për të siguruar standarde përgatitore integruese.

Disa projekte të rëndësishme të iniciuara gjatë këtyre viteve në bashkërendim me MTKRS dhe mbështetjen e saj si "Muaji i kulturës Shqipëri - Kosovë", Krijimi i Fondit të Ekselencës në artin muzikor, përkujtimi i ngjarjeve të mëdha historike kombëtare etj, me siguri do të njohin një gjallërim të mëtejshëm mbi bazën e arritjeve të suksesshme të kësaj periudhe. Një rikonceptim tjetër dhe rezultate shumë më të mira duhet të ketë mbi bazën e hartimit të një projekti të veçantë për lëvizjen e strukturave artistike të operas jashtë teatrit, si për shfaqjet skenike, koncertet, artistëve të veçantë, grupe artistike dhe sidomos për Ansamblin Popullor. Sigurimi i mbështetjes financiare nga Fondi Publik dhe strukturat e pushtetit lokal, do të shmangë spontanitetet dhe boshllëqet e krijuara në marrëdhëniet me publikun jashtë kryeqytetit, ndonëse transmetimet e shfaqjeve tona nëpërmjet mediave televizive janë tashmë një rrugë e shtruar suksesshëm. Ndaj institucionit tonë ka pasur dhe ka një vëmendje të veçantë nga ana e shtetit dhe e qeverisë. Kjo e shprehur konkretisht në miratimin e Ligjit të artit skenik dhe vënien e tij në zbatim, ngritjen e nivelit strukturor të institucionit, dyfishimin e pagave të artistëve, përmirësimin në vijim të infrastrukturës së institucionit nëpërmjet shtimit të investimeve, ku së fundi mund të përmendim dhënien e fondit për sistemin e kondicionimit (ngrohje – ftohje) të sallës së madhe të shfaqjeve, rinovimin e vazhdueshëm të instrumenteve muzikorë dhe pajisjeve skenike si dhe krijimi i Fondit Publik të të Rinjve çka mundëson prej disa vitesh rigjenerimin artistik të institucionit dhe angazhimin e të rinjve më të aftë në produksionet tona. Pavarësisht nga të gjitha këto, kemi bindjen se vitet në vijim do të shtojnë dhe përmirësojnë mbështetjen financiare të institucionit brenda sistemit, do të realizojnë rikonstruksionin e përgjithshëm të godinës së institucionit e parë kjo edhe në kuadrin e masterplanit për qendrën e kryeqytetit. Ndërsa realizimi legjislativ i statusit të artistit është stimulues dhe shprehje e vëmendjes në rritje të shtetit ndaj personalitetit të artistit dhe institucioneve kombëtare të artit.

Agjensia e Lajmeve "SOT"Updetimi i Fundit eshte bere:22.07.09


[ Edited Fri Sep 04 2009, 07:12am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Sep 04 2009, 07:15am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Yehudi Menuhin, Sllava, violonçelisti legjendar

Nga Dr. Sul Gragjevi

Violonçeilisti i famshëm rus, Mstislav Rostropoviç ose siç e thërriste shkurt Yehudi Menuhin, Sllava, lindi më 27 Mars 1927 në Baku të Azerbaixhanit. Ishte prej një familjeje ruse. Babai i tij ishte një çelist i njohur, ndërsa e ëma ishte një pianiste me përvojë, pra, një familje muzikantësh. Eshtë një nga violonçelistët më të mëdhenj të shekullit të 20-të dhe njëkohësisht një nga dirigjentët e shquar të kohës së tij, megjithëse sipas shumë muzikologëve dhe specialistëve të muzikës Rostropoviç konsiderohet sot si violoncelisti më i madh i gjithë kohëve. Sa ishte fëmijë ai mori mësimet më të rëndësishme të cellos nga i ati i tij Leopold, ai ishte me një fëmini plot talent që në moshen tre vjeç. Në moshën tetë vjeç jep recitalin e tij të parë. Mbasi familja e tij ishte vendosur në Moskë, djaloshi Sllava përfundon mësimet në një shkollë muzike dhe më vonë fillon mësimet në Konservatorin e Moskës ku mëson cello dhe kompozim. Në konservatorin e Moskës ka fatin që pedagogë të tij janë Dmitri Shostakoviç dhe Sergej Prokofiev. Këtu ai mëson edhe dirigjim përveç cellos dhe pianos. Në një konkurs për muzikantë të rinj Rostropoviç fiton medaljen e konkursit si cellisti më i mirë. Në vitet 1947-‘49 dhe 1950 fiton çmimin e parë ndërkombëtar në Pragë dhe Budapest. Interpreton solo në Konseravatorin e St. Petersburgut dhe të Moskës. Cello e Rostropoviçit është Stradivari "Duport" dhe mund të jetë një nga instrumentët më të mirë të bërë atë kohë. Për herë të parë del në Perëndim, në Itali më 1951, pastaj në Londër dhe në Njujork, Carnegie Hall. Tashmë Rostropoviç konfirmohet si një cellist "star" ndërkombëtar.

Mbasi kthehet në atdhe, kompozitorët vendas shkruajnë për të punime të cellos. Shostakoviç shkroi për të dy koncerte për cello dhe orkestër

njërin nga të cilët e interpretoi me Orkestrën Simfonike të Filadelfias nën dirigjimin e Eugene Ormandit,koncertin No. 1 në E/Mi bemol op. 107 .

Martohet me sopranon më të mirë të Theatrit Balshoi të Moskës

Në vitin 1955 Rostropoviç martohet me sopranon më të mirë të Theatrit Balshoi të Moskës, Galina Vishnjevskaja. Edhe Prokofiev kompozoi për cellistin e madh, sonatën në C/Do op. 119 dhe të cilën e interpretoi i shoqëruar nga pianisti famshëm Sviatoslav Richter. Bashkëpunimi me Prokofievin nuk mbaron me kaq. Prokofiev i dedikon atij edhe një kompozim të bukur, simfoninë koncertante për cello op. 125. Karriera e tij ndërkombëtare vazhdon me vitin 1963 kur jep një koncert në të suksesshëm në Konservatorin e Liezhit nën drejtimin e dirigjentit të njohur Kiril Kondrashin. Një vit më vonë shkon në Gjermaninë Perëndimore, ndërsa në Londër takohet me shumë kompozitorë, një ndër të cilët ishte edhe i njohuri Beniamin Britten, i cili i dedikoi cellistit rus një cello sonatë, tri suita solo dhe një cello simfoni. Po në Londër, Rostropoviç, Sllava, në vitin 1968 interpreton koncertin për violonçelo dhe orkestër të Antonin Dvorzhak me Orkestrën Simfonike të Filarmonisë, Moskë. Një vit më vonë, më 1969, Sllava proteston kundër trajtimit të keq që i bëhet shkrimtarit rus Aleksander Solzhenjicin dhe për këtë i gjithë programi i koncerteve të tij dhe të së shoqes anullohen nga shteti komunist. Galina si soprano star përjashtohet nga Balshoi dhe bashkë me të shoqin dhe fëmijët, më 1974 ikin për në Amerikë. Shteti sovjetik përveç kësaj, i heq edhe nënshtetësinë. Megjithëse e detyruan brutalisht të lërë vendlindjen e vet Rostropoviç, gjithmonë ishte krenar për vendin e tij. Një gazetar rus shkruante që "Rostropoviç sot është simbol i lirisë". Edhe pse ishte një artist i madh edhe i privilegjuar, ai u ngrit i tëri dhe doli në mbrojtje të hapur të disidentëve rusë.

Në Perëndim cellisti Rostropoviç është një star i pakrahasueshëm. Debuton më parë në Londër me Neë Philarmonic Orchestra dhe pastaj në Orkestrën Simfonike Nacionale të Ëashingtonit. Në vitin 1977 emërohet drejtor i Muzikës në Ëashington ku punoi deri në vitin 1994. Si violonçelist, Rostropoviç ka repertorin më të pasur si asnjë tjetër cellist, me mbi 100 pjesë të ndryshme.

Violonçelo i Rostropoviçit ishte Stradivarius "Duport"

Violoncelo i Rostropoviçit ishte Stradivarius "Duport", por cellon në fillim fare e ka prodhuar Andrea Amati dhe atë kohë, deri në shekullin e 18-të, ky instrument ka mbështetur më tepër linjën e "basit" për t’i dhënë një plotësim full strukturës muzikore. Sot cello është pjesë standarte e një orkestre simfonike dhe përbën seksionin vendimtar të saj. Në shekullin e 20-të repertori i cellos bëri një rritje të paparë ndonjëherë. Në këtë rritje ka ndikuar puna e madhe e virtuozit, gjeniut të cellos Mstislav Rostropoviç, i cili inspiroi, interpretoi dhe regjistroi me dhjetra punime solo dhe instrumentale-orkestrale midis të cilave mund të përmenden: Simfonia Koncertante e Prokofievit, Cello Simfonia e

Brittenit, Cello Koncertet e Shostakoviçit, Cello koncertet e Haydnit, Cello Koncerti i Antonin Dvorzhak, pa lënë në harresë sonatat për cello dhe piano të kompozuara nga Beethoven, Mendelssohn, Brahms, Rahmaninov Shostakoviç, Prokofiev. Cello sonaten e Rahmaninovit në G/Sol minore op. 19, Rostropoviç e luajti në Carnegie Hall të Nju Jorkut, i shoqëruar nga pianisti i famshëm Horoëitz.

Kur sheh në DVD interpretimin e Rostropoviçit në cello koncertin e Haydnit në C/Do maxhore, është e vështirë ta besosh se ai nuk është më, nuk mund të imagjinohet muzika klasike pa Sllavan. Eshtë shumë energjik, gishtat e tij të gjatë përshkojnë më shumë shpejtësi regjistrin e poshtëm dhe të sipërm, duke dhënë një ton të pastër si kristali, plot kolor. Jo vetëm në këtë koncert të bukur të Haydnit, por edhe në double koncertin e Brahmsit dhe triple koncertin e Beethovenit dhe në çdo tjetër interpretim, Rostropoviç e prezanton veten si një virtuoz modern koncertesh. Violoncelo e tij dominon jo vetëm në solo, por edhe në koncertet, dominonte edhe vëmendjen e spektatorit në audiencat. Interpretimet e tija brilante, me një ton elegant, audiencat gjithmonë i kanë duartrokitur për minuta të tëra. Faktori emocional ishte prezent në çdo performancë të tijën, duke e bërë atë cellistin më të suksesshëm në botë dhe më romantik në interpretim. Stradivari i tij mund të ishte violonçelo më e mira në dorë të Sllavas që e shoqëroi atë deri në fund, ishte një periudhë madhështore në muzikë dhe Sllava ishte një Legjendë. Ai luante si një cellist universal, herë lirik, herë romantik, herë me cilësi aristokratike dhe herë herë me cilësi demonike që të kujton performancën demoniake të violinistit Ivry Gitlis në violinë koncertin No. 2 të Paganinit, me një ndryshim 180 gradë prej cellistëve tjerë. Performancat e Rostropoviçit në cello koncertet janë vërtetë të pakrahasueshme. Zëri i cellos së tij ishte absolut irreversibël. Ai si cellist ishte i famshëm, i koncentruar mbi cellon e tij si askush tjetër, kjo vihet re në çdo interpretim. Ishte një gjeni në mjeshtëri, në ekspresion. Të gjitha këto veçori të mrekullueshme, mahnitëse ndodhin vetëm brenda artit, kur i jepen artit me gjithë jetën, dhe këto i kishte të gjitha

Rostropoviç. Edhe pse shumë koncerte Rostropoviç i luajti në moshë, siç është rasti i cello koncertit në C/Do maxhore të Haydnit në Londër, më 1981, i luajti më mirë se një i ri, me një mekanizëm e shpejtësi të paparë ndonjëherë. Yehudi Menuhin thoshte për të: "Sllava është një cellist mahnitës".

Double koncerti i Brahmsit, cello-violinë dhe orkestër në A/La minore op.102 dhe triple koncerti i Beethovenit, piano, cello, violinë dhe orkestër në C/Do maxhore op. 56, treguan se Rostropoviç me një memorie fenomenale kishte një komandë fenomenale mbi cellon, duke bërë që audiencat të adhurojnë jo vetëm artin e tij, por edhe atë si njeri për t’u bërë një figurë e paharrueshme. Ai interpretoi double koncertin e Brahmsit bashkë me violinistin Oistrah

në një performancë të shkëlqyeshme të drejtuar nga Kiril Kondrashi dhe të njëjtin koncert ai e dirigjon në Paris Festival me violinistin Vadim Repin dhe cellistin Denis Shapovallov. Ndërsa në triple koncertin e Beethovenit Rostropoviç luajti bashkë me pianistin Richter dhe violinistin David Oistrah, një treshe e virtuozëve të mëdhenj të drejtuar nga Herbert Von Karajan në Vjenë.

Nën dirigjimin e Carlo Maria Giulini Rostropoviç interpreton cello koncertin e Saint-Saens, No.1 dhe cello koncertin e Dvorzhakut me performancat më të mira në Henry Wood Hall të Londrës, kurse cello koncertin e Schumannit në A/La - minore op. 129 e interpretoi me orkestrën franceze ORTF nën dirigjimin e të shquarit Leonard Bernstein.

Celistja virtuoze Natalia Gutman, studente e Sllavas

Një nga dëshirat e tija kur ishte profesor i cellos, 1956, në Konservatorin e Moskës ishte që të shihte çdo ditë studentët duke luajtur në instrumentin e tyre, sepse kur do të luanin një pjesë muzikore komplete ata do të kishin një frymëmarje më të lehtë. Një nga studentët e cellos që ka mësuar nga Rostropoviç është celistja virtuoze Natalia Gutman. Kjo, në mars të këtij viti dha një koncert në Ankara, cello koncertin No. 1 të Shostakoviç. Mstislav Rostropoviç me cellon e tij, me interpretimet e tija mahniti më shumë shikues, më shumë audienca sesa cellistë të tjerë. Kariera e tij ishte monumentale, ndërsa ai ishte i vetmi muzikant i lartësive më të mëdha që frymëzoi shumë njerëz me cilësinë shpirtërore të artit. Arti i Rostropoviçit ishte pjesë e jetës së tij dhe ai e vërtetoi atë që arti në të vërtetë është më i shkëlqyer, është më madhështor kur bëhet pjesë e një personaliteti të shëndoshë. Regjistrimet e performancave të tij mbeten sot një thesar i Artit të Violoncelos. Koncertet e Haydnit, Shostakoviçit, Prokofievit, Brahmsit, Beethovenit, Dvorzhakut mbeten koncert-performanca madhështore. Violoncelo koncerti No. 1 në C/Do maxhore i Haydn përbëhet prej tri kohëve: Moderato-Adagio-Allegro molto. Haydn e ka kompozuar këtë koncert për cellistin kryesor të orkestres së Princit Nicolaus Esterhazy, dhe i përket linjës "basso continuo". Basso continuo në epokën Baroque nënkuptonte një stil artistik, i cili mbizotëronte nga fundi i shekullit të 16-të deri në fillimin e shekullit të 18-të. Në thelbin e stilit të Ri,ishte "basso continuo", një sistem kompleks shkrimi dhe leximi të muzikës, krijuar e përdorur në periudhen Baroque me një linjë të vetme të Bassit të shkruar ku kompozitori mundë të improvizojë zëra të tjerë të nevojshëm për të plotësuar harmoninë. Kur studjohej muzika, në fillim mësohej teknika e "basso continuo". Tre kohët e koncertit janë shkruar në formën e sonatës. Ky koncert ka një teknikë dhe virtuozitet dhe veçanërisht koha e tretë, finale-Allegro molto, është e shpejtë dhe dinamike, jo vetëm për cellistin, por edhe për harqet, mbas një introduksioni të orkestrës. Në këtë Allegro molto, shohim virtuozitetin e Rostropoviçit, mjeshtërinë e tij, dinamikën e shkathtësinë e tij, jo vetëm në pasazhet duke alternuar me shpejtësi kalimet nga njëri regjistër në tjetrin, por edhe staçatot e harkut të tij magjik. Triple koncerti i Beethovenit për violinë, piano, cello dhe orkestër në C/Do maxhore , op. 56. (1803). Koncerti ka tri kohët: Allegro-Largo-Rondo alla pollaca. Ky koncert është interpretuar nga David Oistrah, violinë, Sviatislav Richter piano, Mstislav Rostropoviç violoncelo dhe është quajtur performanca madhështore e shekullit, e cila mahniti performancat me tre mjeshtrat më të mëdhenj virtuozë dhe me dirigjimin e Herbert Von Karajanit në Vienë, me Orkestrën e Filharmonisë së Berlinit. Pavarësisht prej bukurisë dhe madhështisë së piano koncerteve dhe violinë koncertit të Beethovenit, koncerti op. 56 është i pasur me melodi dhe tema.

Koha e parë fillon me një introduksion të orkestrës, me një temp si marsh moderato me pasazhe dekorative për 2:35 min. Rostropoviç fillon i pari me cellon temën, pastaj Oistrah dhe të dy luajnë duetin deri në hyrjen e pianistit që vazhdon solo dhe orkestra shoqëron solistët. Koha e parë ka edhe shumë dialogë, ndërsa mbas min. 03:30 dhe mbas min. së katërt janë variacionet e temës. Pjesa e pianos shpesh të kujton Fantazinë Korale, op. 80.

Koha e dytë, Largo, fillon me një interpretim mjaft tërheqës të Rostropovicit, melodi të cilën e persërit pianisti Oistrah në variacionet e mëvonë. Cello dhe violina ndajnë së bashku materialin melodik, kurse piano i shoqëron. E gjitha kjo kohë përshkohet nga melodi lirike. Koha e tretë ka një përsëritje dramatike, është e shpejtë, një poloneze

(e quajtur pollaca), një ritëm i shpejtë dhe është një material për mjeshtrat e virtuozët Oistrah, Rostropoviç, Richter. Këtë koncert e kanë interpretuar edhe treshja e shquar Itzhak Perlman

violinë, Yo-Yoma cello, Daniel Barenboim piano.

Double koncerti i Brahmsit në A/La minore op. 102

violinë, violonçelo dhe orkestër. David Oistrah violinë dhe Mstislav Rostropoviç cello. Të dy virtuozët luajnë me një ton madhështor dhe plot elokuencë. Shihet qartë interpretimi i cellistit Rostropoviç, energjik, gjithë kohën duke dominuar mbi cellon. Ky koncert është luajtur edhe nga Zino Francescatti dhe cellisti francez i shquar Pierre Fournier me Orkestrën e BBC-së nën dirigjimin e Sir Clin Davis. Violoncelo koncerti i Dvorzhak në B/Si minore op. 104. i vitit 1894 u shkrua prej kompozitorit kur ai ishte në Njujork si Drejtor në Konservatorin Nacional. Ka tri kohët: Allegro - Adagio - Finale: Allegro moderato-andante-allegro. Performanca e këtij koncerti është bërë në Henry Wood Hall të Londrës nën dirigjimin e Carlo Maria Giulini. Performanca e këtij koncerti ka qenë më e mira dhe më madhështorja për cellistin Rostropoviç. Për këtë interpretim kanë shkruar shumë duke e cilësuar si interpretimin më të mirë deri sot dhe një nga interpretimet "legjendë". Koncerti në të tri kohët është mjaft atraktiv, jo vetëm për audiencën, por edhe solistin. Ka shumë elementë muzikorë të teknikës dhe të virtuozitetit, të cilat e bëjnë koncertin madhështor. Akordet, pasazhet, veçanërisht në notat më të larta dhe glissandot e stilit të Rostropoviçit tregojnë qartë teknikën e përsosun dhe temparamentin e cellistit të madh. Linja melodike që nga introduksioni i hapjes që zgjat më shumë se 4:00 minuta, dhe që përshkon kohën e dytë dhe atë të tretë, me melodi mjaft të bukura, tregon qartë se Dvorzhak ishte një melodist i madh çka shihet edhe në Humoresken op. 101 dhe Slavonic Dance No. 2 për cello dhe orkester. Koncerti i Haydnit No. 2 në D-maxhore është edhe ky një nga performancat më të mira të violoncelistit legjendar Rostropoviç. Këtë koncert e luajti me "Akademi of St. Martin in the Fields" Londër, që e drejtoi edhe ai vetë. Ai interpretoi mjaft bukur një koncert të bukur të Haydnit. Në kohën e parë Allegro moderato, shquhen variacionet dhe kadenca e tij me glissando dhe gjithë elementët e virtuozitetit. Rostropoviç është futur plotësisht brenda botës muzikore të Haydnit dhe pasioni me emocionet e interpretimit i japin një ndriçim gjithë koncertit. Në kohën Adagio, ritmi është shumë i ngadaltë, dhe kjo kohë është më lirike nga ajo e koncertit në C/Do. Mbizotron tonaliteti i A/La maxhore dhe toni mjaft i ngrohtë i cellistit që dallohet edhe në kohën e tretë, Rondo-Allegro, që është një kohë e shkurtër. Siç shihet edhe në gjithë DVD e koncerteve, Rostropoviç ka një përdorim fantastik të harkut të dorës së djathtë, në dallim nga të tjerët. Introduksioni prej gati 2 min. që e drejton vetë Rostropoviç, fillon qetë, deri kur cello përsërit temën disa herë. Kadenca e shkruar nga Rostropoviç është mjaftë e bukur, që përveç

tri glissandove të stilit të tij, ajo është në harmoni të plotë me linjën kryesore të zhvillimit, mjaft e kuptueshme për orkestrën "tutti". Mendoj se një kadencë e tillë e ndërtuar zor se mund të gjendet në ndonjë piano apo violinë koncert dhe them të drejtën që koncerti No. 2 i Haydnit në D/Re maxhore, koha e tretë e koncertit në C/Do dhe koncerti i Dvorzhak në B/Si minore për cello e orkester të interpretuara nga Rostropoviç, janë favoritet e mija. Rostropoviç pasi largohet nga Amerika vazhdon me koncertet nëpër Europë si cellist dhe dirigjent. Me ardhjen e Jelcinit në fuqi ai rimerr nënshtetsinë ruse dhe lufton për lirinë e artit dhe të politikës. Rostropoviç është dekoruar shumë herë, më shumë se ndonjë tjetër muzikant jo vetëm si interpretuesi më i madh në violonçelo por edhe për kontributin që dha në zhvillimin e artit muzikor botëror. Ai vazhdoi si dirigjent deri në moshën 79-80 vjeç. Orkestra Simfonike e Londrës e njeh shumë mirë stilin e dirigjimit të Rostropoviçit plot pasion dhe energji e veçanërisht në kompozimet e Çajkovskit, Shostakoviçit. Njeriu kujton mirë koncertet e Haydnit No. 1 dhe No. 2 , atë të Mozartit për klarinetë, koncertin "Emperor" të Beethovenit, Skercon dhe Melodinë op. 42 të Çajkovskit që janë kompozime të bukura.

Cellisti brilant, dirigjenti e pianistit i shquar...

Historia e muzikës është e mbushur me interpretime të virtuozëve te famshëm Stadler, Joachim, Lacatelli, Vivaldi, Paganini, Liszt, të cilët me artin e tyre inspiruan repertorët që sot i shohim dhe dëgjojmë. Këtij arti, thesari të çmueshëm, i shtohet edhe repertori i pasur i Rostropoviçit, i cellistit brilant, dirigjentit e pianistit të shquar, luftëtarit për lirinë e artit dhe politikës, njeriut më humanitar në gjithë botën muzikore. Rostropoviç është i vetmi instrumentist që zgjeroi repertorin e cellos me pjesë të reja, sepse ishte i vetmi që kërkonte nga kompozitorët që të kompozonin për cellon e tij. Ai ishte edhe një njeri me shpirt të madh dhe zemër të hapur për këdo. Dirigjoi kohët e fundit plot energji, me pasion në Filarmoninë e Njujorkut. Podin e tij e karakterizonte energjia dhe pasioni në dirigjim veçanërisht kur kishte para repertorin e Çajkovskit, Shostakoviçit në Simfonitë ose ndonjë koncert violine me Vengerov dhe Repin. Ai u largua nga Orkestra Nacionale e Washingtonit si drejtor Muzike dhe dirigjent Laureat. Rostropoviç nuk arriti të marrë pjesë në një Festival Ndërkombëtar të cellos në Angli, sepse mbas një sëmundje të rëndë u nda nga jeta me 27 Prill 2007 në Moskë. Në Baku, qyteti i lindjes së tij, në lagjen ku jetoi dhe shtëpinë ku u lind violoncelisti i famshëm sot është shtëpia Muze e Mstislav Rostropoviç. Ndër të tjera, violinisti Star Virtuoz Maksim Vengerov shkruan : "Maestro Rostropoviç, si cellist legjendar dhe dirigjent me personalitetin e tij të shquar frymëzoi gjithëkënd, ai është heroi im".

Burime: Joseph Stevenson: All Music Guide

© Copyright 2007 tema.al.


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
belgium
Tue Mar 30 2010, 03:36pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
miri 74 kjo asht tema qe asht ne fjal per muziken klasike





[/quote1269963351]
Back to top
Go to page  1 2 3 ... 23 24 25  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2148 sec, 0.0414 of that for queries. DB queries: 43. Memory Usage: 2,885kB