Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Zona e Argetimit :: Muzika
 
<< Previous thread | Next thread >>
Mendoni se ka nderruar tabani i kenges shkodrane nqs po/jo pse ?!
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
WORLD
Tue Apr 24 2007, 05:38pm
Just, SMILE

Registered Member #699
Joined: Fri Apr 20 2007, 07:20pm

Posts: 3824
jepni idet tuja rreth temes shnet e lek

[ Edited Thu Aug 13 2009, 10:20am ]

MIND-OF-THE-WONDERFUL
"Info:fcb- Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike, Shkodër Shqipëri
Cel: +355 67 30 17 299; email: -email-

Back to top
WORLD
Fri May 11 2007, 09:08am
Just, SMILE

Registered Member #699
Joined: Fri Apr 20 2007, 07:20pm

Posts: 3824
une them qe po ....K bastardhime (me falni per shprehjen) kujtoj kengen jepma mollen e ciftit Gjergji ku e ka prish shume e.bushati hmmmm ma shpifff !!!

MIND-OF-THE-WONDERFUL
"Info:fcb- Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike, Shkodër Shqipëri
Cel: +355 67 30 17 299; email: -email-

Back to top
SuperGirl
Fri May 11 2007, 01:48pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Jo vetem ne kenget shkodrane, por me te gjitha kenget popullore po ndodh ky fenomen. Se kuptoj ca qejfi kane t'i prishin kenget e bukura te dikurshme kto pseudo-kengetaret e sotem.......
Duket se ka dale ne mode turbo-folku qe eshte komerc dhe asgje tjeter. Mendoj se ska pike vlere!!!



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
WORLD
Sat May 12 2007, 12:36pm
Just, SMILE

Registered Member #699
Joined: Fri Apr 20 2007, 07:20pm

Posts: 3824
ashtu tham por debules prej ketyne psedukengetar popullor kam Altin Shiren se mban emrin tem

MIND-OF-THE-WONDERFUL
"Info:fcb- Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike, Shkodër Shqipëri
Cel: +355 67 30 17 299; email: -email-

Back to top
shkodra
Sat May 12 2007, 02:39pm

Registered Member #237
Joined: Mon Dec 18 2006, 05:05pm

Posts: 13849
po une them se ka fillurar te ndryshoje,sot ne shqiperi te gjith jan ba kengetare,....kur te ikun brezi i vjeter i kengetarve ska me nigju ma kush kenge popullore..

no comment......
Back to top
WORLD
Sat May 12 2007, 07:08pm
Just, SMILE

Registered Member #699
Joined: Fri Apr 20 2007, 07:20pm

Posts: 3824
s tham se do nigjojme ma !!! Kam nanen e baben qe sa nijne Shyqyri Alushin nisin me kendu e kcy

MIND-OF-THE-WONDERFUL
"Info:fcb- Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike, Shkodër Shqipëri
Cel: +355 67 30 17 299; email: -email-

Back to top
freni
Tue Dec 09 2008, 01:11pm

Registered Member #1129
Joined: Tue Aug 21 2007, 10:41am

Posts: 1112
Po me vjen keq per ket tem qe paska met ne fund pa shkrime.Kanga popullore shqiptare por ne veqanti ajo shkodrane asht knaqesija dhe krenarija jeme ma e madhe.Per punimi i kanges per mendimin tem duhet por me kufi.Shum kang popullore shoqerohen edhe me perfshirjen e ritmeve Serbe e Greke.Raste qe transofrmimi asht kaq i madh saqe humb origjinalitetin e kanges ku asht bazu.PO me kujtohet nji estrade me Gzim Krujen qe e shofin me tesha komtare dy djem te ri dhe fillojn te tallen me te.Edhe ky i kthehet e i thot kto teshat e mija kan me met brez mas brezit kurse ju keni me met rryp mas rrypit.
Back to top
L - N
Tue Dec 09 2008, 01:46pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
E vertet ajo qe thu freni kjo teme noshta pa dashje asht lane ne harrese .

Sa per temen mu me duket se ka nryshu, e nryshimi shifet vete kur i nigjon sot ato qe quhen kange popullore Shkodrane si per shemull kangt e Bujar Qamilit etj. Un nuk jam specialist i kangs popullore Shkodrane edhe as pretendoj me ba si i ditun per kangen popullore Shkodrane sepse as nuk e nigjoj fort mas me rrejt hic, gjithsesi po shprehi at nryshim per njaq sa di e sa i nigjoj, e at qe ve re personalisht per njaq sa munem me menu mrena vedit tem kur i nigjoj.

Tash asht e vetkuptushme e nuk ka dyshim qe kanga popullore si tana rrymat e muziks jane ne nryshim te vazhdushem, e nryshojn gjithmone prej faktorve shoqnore e prej kohve te influenc qe nikojn mi kangen popullore Shkodrane, si ne tana kangt e muzikat tjera, gjithsesi ne do kange shifet se ka nikim shum fryma Sllave, ne da tjera ka nikim fryma linjes mesme, se s'po them per Greke pamvarsisht se ne da kang te vecanta gjen edhe pak sa frym te ritmit Grek, po ka shum prej atyne kangve popullore qe ka nikim edhe kanga moderne ose ritmike si Shqiptare si e huj si Angleze si Italiane. Tash kto nikime varen edhe te veshi i njerzve qi i nigjojn noshta edhe marketi i muziks sot i kerkon vete per mire apo per keq kyt ka me venos koha. Po kanga popullore Shkodrane ka nryshu shum e fatkeqsia ma e madhe qe ve re te kanga popullore Shkodrane nuk asht eksperimentimi, por asht bastardhimi i kangs popullore Shkodrane nen pretekstin e eksperimentit me arrit dica ma te bukur se kangt origjinale.

Tash un s'munem me i nigju kangt e vjetra kur i knojn gjithfar kangtarsh te ri sidomos kur i deformojn komplet me muzik e zane zane qe edhe te lodhin por edhe shfrytzojn e bajn kangen origjinale bajat, ishalla jam gabim por personalisht preferoj qe knagt e vjetra Shkodrane sot me i nigju pa muzik hic vetem vokalin se me nigju muziken e re qe i shtremnojn e i bajn si me ken ose kang pop ose si kang Sllave o Arabe.

Por nji gja vehet re se kangt e vjetra vazhdojn me kene taman klasike edhe ata qe se njekin kangen popullore Shkodrane, kur e nigjojn kangen e vjeter knaqen me shpirt, ose ma mire tash per tash ka kang ose per sarahoca rakiet e dyzenqar pazarit ose ka kang qe kang i thoshin se per vec se del njajo kangtare gjyslakuriq s'ka kurrfar tekstit e kurrfar muziket, po si thash ma siper noshta edhe prej rryms te re te kangs popullore koha ka me nxjerr nanjanen qe knohet sot klasike qe ka me i qenru kohnave si kangt e vjetra, gjithsesi un jam shum i ngatrrum ne kry (i perzim) kur nji kang te vjeter shkodrane knohet prej gjithkuj e ja nryshojn muziken prej gjithsesi, mu me duket se kanga Shkodrane ka hup (idenditetin) ose tabanin ma shqip, tash asht ba turrli rrymash e s'di ca ka met ne ta pervec emnit sepse ala knohen ne Shkoder e prej Shkodranve. Ishalla jam gabim po sot menoj se kanga shkodrane e ka nryshu dhe asht tu e varros vet (origjinalitetin) tabanin e shpirtin e vet


[ Edited Tue Dec 09 2008, 01:48pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Dec 13 2008, 05:34pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623

"Nëse hap televizorin dhe kërkon të shohësh këngë shqiptare, ndjehesh sikur je në Afganistan. Nuk gjen muzikë shqiptare. Nuk ka. Muzika rome ka pushtuar Tiranën. Muzika e tyre po dhunon muzikën shqiptare, një ndër më të rrallat në botë, e cila është në trojet e veta historikisht."

Agim Krajka: Kam zbuluar Goldin, këngëtaren ku do investoj
» Dërguar më: 13/12/2008 - 11:30

Fatmira Nikolli

Kur ishte në Amerikë, i mbusheshin sytë me lot kur dëgjonte një kaba apo një këngë me çifteli, sepse kishte mall për muzikën e vendit të tij. Ndërsa tani ai shtron pyetjen: "Kur nuk e dëgjoj në Shqipëri muzikën e vendit tim, ku mund ta dëgjoj? Ku janë gjigantët e muzikës sonë?". I kthyer nga Amerika, rreth një vit më parë, një prej emrave më në zë të këngës sonë, Agim Krajka ka gjetur në lëmin e muzikës popullore, tallavanë, muzikën serbe dhe rome që "dhunojnë" një pjesë të rëndësishme të kulturës shqiptare, këngën. Problemet që ai shtron janë të shumta, por përmblidhen në pak fjalë: këngët shqiptare nuk janë më "shqiptare". Muzika jonë është dhunuar. Realiteti që gjeti, e bëri ta ndjente veten shumë të largët, e duke mos "besuar më tek këngëtarët e vjetër", ai zgjodhi një zë të ri për të bashkëpunuar, Goldi Halilin. Për të, as Irma Libohova nuk është më ajo e dikurshmja. Ku janë tani kolosët e këngës dhe të artit që shkëlqyen në kohën e komunizmit? Në këtë intervistë, Agim Krajka rrëfen ndjenjat e tij ndaj realitetit artistik.
Keni një vit që jeni kthyer. Si ju duket muzika shqiptare?
Kam një vit e gjysmë që jam kthyer në Shqipëri dhe vij nga zemra e qytetërimit botëror, New Yorku. Aty është vendi ku të ofrohen të gjitha dhe çdokush merr atë që mundet, nuk të falet gjë. U ktheva me kënaqësi të madhe duke menduar t'i kushtohem sërish muzikës së popullit tim, muzikës shqipe. Sigurisht që jo më me një kostum të imponuar siç na imponohej dikur, por me liri krijuese. Kur erdha këtu, në lëmin e muzikës popullore gjeta tallavanë, muzikën serbe dhe rome që dhunojnë një pjesë të rëndësishme të kulturës shqiptare siç është kënga e Shqipërisë së Mesme dhe të Veriut.
Ishit pjesëmarrës në Festivalin Ballkanik të të rinjve me një këngë që u këndua nga Goldi Halili. Si e zbuluat zërin e saj?
Për mua, profesionalisht shumë punë nuk qëndrojnë. Ndaj u frikësova dhe thashë: Për kë do të shkruaj unë? Disa krijime që kam bërë sipas principeve të mia që kam për muzikën shqiptare sot. Nuk gjeja dot një zë për të cilin të shkruaja. Unë nuk shkoja tek një këngëtare që kishte kënduar këngët e kompozitorëve të tjerë, por jam marrë me hulumtimin e një zëri të ri dhe e kam pasur si vegël të krijimtarisë zërin e saj. Doja që edhe ajo të gjente tek unë elementë që ta bënin këngëtare. Kam punuar me Irma Libohovën, me të motrën, Erandën, Parashqevi Simakun, Vaçe Zelën, etj. Iu ktheva principit tim të vjetër, të merrem me një zë të ri për të nderuar veten si kompozitor por edhe të evidentohej këngëtarja. Goldi Halili, është një vajzë e bukur dhe me kulturë të madhe për të cilën kanë meritë prindërit që kanë investuar, por që ka zë natyror. Kontakti i parë me të më habiti. Kam bërë 6 këngë për të. Ajo këtë vit do të konkurrojë në një konkurs në Amerikë që quhet "Show Girl". Kënga e parë pati sukses në Festivalin Ballkanik që u bë në Durrës. Krijimin dhe orkestrimin e bëra këtu, ndërsa realizimin në Amerikë.
Përveç rastit të saj, keni ndërmend bashkëpunime me këngëtarë të tjerë?
Krijimtarinë time e shoh shumë të largët për këngëtaret që kam gjetur. Shumë prej tyre të tërheqin me trupin e bukur dhe paraqitjen e tyre, por në fund thua: këngë ishte kjo? Unë nuk di ta ketë parë njeri Vaçe Zelën të veshur si vishen sot këngëtaret, as Inva Mulën, apo një gjigant tjetër. Për mua nuk ka rëndësi mënyra si është veshur këngëtarja, për mua ka rëndësi vokali. Le të dalin të provojnë të këndojnë live. Me përpunime, edhe gjyshja ime që vdiq 80 vjeçe, po të bënte një këngë, do i kishte bërë ca plaka e ca pleq për vete. Ka qenë një tjetër kohë, një tjetër gjeneratë e cila ishte e shkolluar dhe e seleksionuar.
Sipas jush, edhe këngëtarët e vjetër e kanë humbur vlerën? Pse nuk bashkëpunoni sërish me Irma Libohovën?
Unë nuk po dëgjoj më këngëtarë të vjetër tani. Flas për Irmën që kam bashkëpunuar dikur. Ajo ka të drejtë ta shohë jetën e saj si këngëtare dhe si artiste sipas interesave të saj. Nuk kam ardhur të gjykoj as atë, as dikë tjetër. Por mund të them diçka, me mënyrën se si ajo këndon sot, unë nuk do t'i bëja një këngë. E them sërish, është e drejta e saj të këndojë si të dojë, por unë nuk e gjej më Irmën, atë këngëtaren që kam lënë para se të ikja nga Shqipëria. Nëse unë kam vënë një tullë në kulturën shqiptare, atë të vetmen që kam, nuk kam ndërmend ta heq.
Muzika sot është bërë më shumë biznes sesa art? Ka humbur kënga shqiptare?
Ku ta gjesh të jetë biznes. Më mbusheshin sytë me lot kur isha në Amerikë dhe dëgjoja një kaba, një këngë me çifteli apo diçka tjetër të tillë, sepse kisha tmerrësisht shumë mall për muzikën e vendit im. Unë kam mbi një vit në Shqipëri, por nuk arrij ta dëgjoj muzikën e vendit im. Më thoni ju, kur nuk e dëgjoj në Shqipëri, ku duhet ta dëgjoj? Unë di ta ndaj melosin lab, melosin e Shqipërisë së Jugut. Sistemi komunist kishte 95 të këqija, por nuk të falte kur bëhej fjalë për kulturën. Ai e politizoi fjalën por, nuk e dhunoi melosin.
Pra ju thoni se ajo çka sot quhet "muzika shqiptare", nuk është më "shqiptare". Si kemi mbërritur në këtë pikë?
Kjo vjen për dy arsye. Së pari nuk ka njeri që ta mbrojë e të përgjigjet për kulturën e popullit tonë. Dikur nuk të lejonin të bëje një tril serb,(trili është një bashkim i dy notave), çdo popull ka trilin e vet. Ishte dikush që përgjigjej, dhe paguhej shtrenjtë dhunimi i kulturës që u trashëgua nga të parët. Dikush tha se këngën "Bishtalecat palë e palë" e kam sjellë në kohë. Po kush është ai që e sjell në kohë? Ajo ka jetuar 120 vite dhe do të jetojë akoma më shumë. Ku e ka formuar ai këtë dije, që të thotë e ka sjellë në kohë. Pse përpara ishte jashtë kohe ajo? Apo ne të tjerët që jemi gjallë, jemi jashtë kohe? Me përjashtim të disave që janë me të vërtetë të shkolluar, pjesa tjetër janë pseudoartistë.
Kemi dëgjuar të thuhet shpesh, kjo është muzika moderne shqiptare. Ju si e shihni këtë koncept?
Kush mund ta quajë moderne apo arkaike një lloj muzike? Çfarë na siguron se gjithë këta që shkruajnë e mbushin skenat bëjnë muzikë moderne, kur shumica e tyre nuk njohin mirë notat? Muzikë moderne? Jo. Në kohë dhe në hapësirë janë të tjerë ata që mund ta përcaktojnë modernen apo supermodernen, jo ata që jetojnë tani. Unë nuk kam dëgjuar të thuhet ndonjëherë, muzika moderne italiane, muzika moderne franceze, apo muzika moderne amerikane. Tani, pas 40 vitesh ne mund të themi që Bitëllsat kishin këtë lloj muzike, apo Rolling Stones këtë tjetrën. Por, në kohën e Bitëllsave nuk ka thënë njeri që ata bënin muzikën moderne të vendit të tyre.
Prej vitesh në Shqipëri organizohen një sërë festivalesh të këngës shqipe. Si i shihni prurjet e tyre?
Vitin e kaluar isha në festivalin e RTSH-së, në jurinë e tij. Ata që bëjnë një këngë të bukur janë në minoritet dhe në luftë me të gjitha klanet pseudomuzikore. Nëse hap televizorin dhe kërkon të shohësh këngë shqiptare, ndjehesh sikur je në Afganistan. Nuk gjen muzikë shqiptare. Nuk ka. Muzika rome ka pushtuar Tiranën. Muzika e tyre po dhunon muzikën shqiptare, një ndër më të rrallat në botë, e cila është në trojet e veta historikisht. Nëse do të dëgjosh këngë të Shqipërisë së Mesme, në 15 këngë, 14 prej tyre nuk janë shqiptare. Nuk këndonin kështu gjigantët e muzikës. Tani këngëtarët kultivojnë këngë që dinë, që munden e që i kanë mësuar. Nuk ka këngë korçare, as dibrane, as të Veriut e as të Jugut.
Fituesi i Festivalit në RTSH prej disa vitesh përfaqëson Shqipërinë në Eurosong. Pra, përballja e muzikës shqiptare me atë evropiane realizohet pikërisht në këtë konkurrim. Si i shihni prurjet e këtij festivali?
Muzika jonë me sa shoh unë, ka vite që është dhunuar. Nuk ke çfarë t'i bësh një trupi që është sakat dhe që po rritet sakat. Asnjë lloj operacioni nuk e rregullon dot. Unë nuk flas për RTSH-në, sepse ai shfaq çfarë i sjellin kompozitorët dhe këngëtarët. Për mendimin tim, ata që përfaqësojnë artin sot, janë një turmë e organizuar të paditurish. Ata që i promovojnë këto këngë, nuk iu intereson nëse muzika është e popullit apo jo, ata fitimin e kanë. Kjo vjen nga mungesa e një kontrolli dashamirës në emër të asaj që për mua është e shenjtë: Kultura e një kombi. Edhe sikur ne të mos ishim aq të zgjuar që të vetëdijesoheshim për kulturën që ne kemi, duhet t'i referohemi asaj që thotë bota për kulturën tonë. Sipas saj, ne jemi populli më i veçantë në botë, me gjuhën, zakonet, traditat që kemi. Vërtet kemi qenë e jemi të varfër, por kemi pasur një kulturë që ndryshonte edhe nga fqinjët tanë. Këto vlera, një turmë e pavetëdijshme mundohet t'i dhunojë.
Si mund të kthehet muzika e bukur shqiptare?
Është e vështirë të dalësh nga kjo gjendje. Unë nuk e di se si kemi mbërritur këtu. Cili ishte shkaku që në atë kohë kishte kaq shumë dishepuj të kulturës sonë, qofsha unë më i vogli prej tyre. Të gjithë në atë kohë e kishin një ideal, të ngremë sa më lart muzikën shqipe, qoftë atë popullore, qoftë të lehtën. Muzika duhet të ishte shqip, nuk na lejonte ndërgjegjja dhe as profesorët një muzikë tjetër. A preokupohet më njeri se ç'bëhet me kulturën shqiptare? Jo. Nuk shoh asnjë dritë jeshile.
A është faji i një pjese të popullit "turmë" që e pranon këtë lloj muzike?
Populli është një masë e ndërgjegjshme që ka parime, ndërsa turma është ajo që s'di ku të shkojë. Ajo është muzikë për turmën. Populli është gjithmonë skeptik. Dikujt i intereson që të kthehemi në turmë. Kjo është turma dhe ta kthesh popullin në turmë, është krim.


Marre prej Gazets Shqiptare

[ Edited Sat Dec 13 2008, 05:36pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
:::ShkoderZemer
Mon Jan 12 2009, 01:57pm


Registered Member #1
Joined: Mon May 22 2006, 08:16pm

Posts: 1803
Shume i Bukur ky shkrim, intervista paraqiti realitetin. Cfare Agimi la pa thane por e kaloj shkurt, ashte se sot per sot ndoshta gjene muziken shqiptare te ruajtun ne emigracion . Emigrantat po e ruajne me shume. Dhe muziken shqiptare aty e gjene

http://www.shkodraonline.com/galeria
Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1939 sec, 0.0478 of that for queries. DB queries: 47. Memory Usage: 2,785kB