Forums
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
shkodranja2
Wed Apr 22 2009, 09:44pm
Registered Member #2688
Joined: Wed Feb 25 2009, 10:38am

Posts: 7
E vetmja gja qe me ban me hy te shkodraonline asht se knaqem tu pa shkrime e opinione ne dialektin tone.
A mendoni edhe ju se edhe televizionet lokale do te ishte ma mire sikur te flitej me dialektin tone? Ndoshta jo tana po te pakten ne nje kanal televiziv ose radio te flitet vetem ne gegenisht. Do te ishte shume interesante per ndigjusit shkodrane e bile edhe ma e kuptushme.




>:D<
Back to top
L - N
Thu Apr 23 2009, 08:41am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
shkodranja2 ka shkruar:

E vetmja gja qe me ban me hy te shkodraonline asht se knaqem tu pa shkrime e opinione ne dialektin tone.
A mendoni edhe ju se edhe televizionet lokale do te ishte ma mire sikur te flitej me dialektin tone? Ndoshta jo tana po te pakten ne nje kanal televiziv ose radio te flitet vetem ne gegenisht. Do te ishte shume interesante per ndigjusit shkodrane e bile edhe ma e kuptushme.




Megjithse besoj se ka nja 4-5 tema qe flasin per problematiken e varrosjes e percmimit te Gegnishtes ne kyt forum te temat e gjuhs e linguistiks per mu personalisht asht gjithmone knaqsi me fole e me diskutu per kyt problem qe e gjej teper shqetsus.


Besoj se perdorimi i theksist Shkodran asht knaqsi per tetan ne qi vime ne kyt faqe interneti Shkodrane sepse jena rrit ne kyt qytet mrekulli, por gjithsesi sa per sqarim duhet me pranu se theksi Shkodran i perket Gegnishtes por nuk asht Gegnishte e mirfillt. Kurse sa per mediat ne Shkoder si ish kryqyteti i Iliris apo mavone i Shqypnis te eperme (tuj fut Kosov e Maqeoni) do t'kishte ken knaqsi qe nanjana prej gazetave apo televizjoneve me perdor Gegnishten e mirfillt qi sado pak me rujt pak sa lidhjen me historin-letersin-kulturen e idenditetin Iliro-Shqyptare pamvarsisht se i kan varros me qellim perpara te kuqt e atij plehit qi s'du me i permen as emnin.

Pa pas qellim me offendu ken personalisht deshta me thane se fatkeqsisht sot po vazhdojn mu varros prej injoranc ekstreme qe ka zaptu nji pjese te mire te shoqnis Shqyptare sidomos (due me theksu ne vecanti) nji pjese te shoqnis Shkodrane e Gegjane qi duket se ka hup krejt vetidenditetin e vetkrijes t'saj ne humneren e injoranc. Nejse se e zgjata por per mu perdorimi e rujtja e gegnishtes asht vetem privlegj-krenari e privlegj e asht gjithmone e mirpritun me dur hapun po rigjeti venin e vet aty ku i tako e ku duhet me ken prezente


[ Edited Thu Apr 23 2009, 08:44am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri May 08 2009, 07:55am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
belgium ka shkruar:

Dialekti gegë ose gegërishtja (Geg. gegnisht) është njëri nga dy dialektet e gjuhës shqipe, që flitet nga shqiptarët gegë në veri të Shqipërisë, në Kosovë, në Maqedoni si dhe në Serbi dhe Mal të Zi. Kufiri në mes të gegërishtes dhe toskërishtes është Lumi Shkumbin në Shqipëri, që përshkon Shqipërinë e mesme nga lindja në perëndim.
Gegë është po ashtu klasifikim nënetnik i shqiptarëve dhe përfshin banorët e viseve mbi Shkumbin, cekur më lart, ose folësit e gegërishtes. Trojet e banuara nga gegët janë njohur historikisht si Gegëri, sidomos gjatë shek. XIX dhe kohës së Lidhjes së Prizrenit.

Veçanti të gegërishtes
Paskajorja
Paskajorja – me + pjesorja e foljes (p.sh. me punue, me kallëzue). Kjo veçanti e gegërishtes përdoren në shumicën e gjuhës dhe zë vendin e mënyrës lidhore të gjuhës standarde në shumicën e rasteve. Mënyra lidhore që përdoret në standard lidhet me vetën dhe kohën (e tashme: p.sh. të punoj d.m.th. unë të punoj, të punosh d.m.th. ti të punosh etj., dhe e pakryer: të punoja, të punoje, etj.) ndërsa paskajorja e gegërishtes është gjithëpërfshirëse.
Shumë gjuhëtarë sot janë ithtarë të futjes së këtij lloji të paskajores në gjuhën standarde meqë një pjesë e madhe e shqiptarëve e përdorin në të folurën e përditshme. Këta gjuhëtare mendojnë se shqipja standarde do të ishte më e lehtë dhe me më shumë mundësi shprehëese e stilistike. Ky lloj i paskajores do të ofronte përkthime më adekuate në këtë rast: "To Be or Not To Be" (Shekspir: Hamleti, III-I). Shekspiri nuk thotë Ti, të jesh apo të mos jesh, por thotë, pa iu drejtuar asnjë vete, as të dytës, as të tretës: “Me qenë a mos me qenë”. Ndërkaq, një përkthim i tipit "për të qenë apo për të mos qenë" nuk tingëllon shqip.

Foljet kalimtare dhe jokalimtare
Megjithëse veprore, në gegërishte, shumë folje, si “me ardhë/vij”, në të kaluarën dhe kohë të tjera të së shkuarës paraprihen nga folja “me qenë/jam”. P.sh. “Jam ardhë dje, po nuk t’gjeta aty”. Sidoqoftë, këto folje mund të zgjedhohen edhe si në standard me “kam” përpara, por modeli i mësipërm është shumë i përhapur në Kosovë.

Fjalori i pasur
Gegërishtja ka shumë fjalë që nuk përfshihen në fjalorin e gjuhës standarde. Disa shembuj: me nirthtë, me mejt (p.sh. Më ka mejt krahu), kacurret (plot, me spicë) etj.

Zanoret hundore
Zanoret hundore (â, ê) e bëjnë gegërishten më të vështirë për t'u mësuar si dialekt (për shqiptarët) ose gjuhë e dytë (për të huajt që mësojnë shqipen gege). Njëherësh, theksimi i tyre është dallimi kryesor në theks prej toskërishtes, duke e bërë atë më të butë për veshin. Zanoret hundore zëvendësojnë thuajse plotësisht tingullin "ë" që në gegërishte figuron si shkronjë për zgjatjen e zanores paraprijëse dhe shpesh quhet "e pa zâ" (e pa zë).


Gegërishtja më e vjetër se toskërishtja
Kjo është një teori shumë e mbështetur nga studimet. Shihet, për shembull se rotacizmi “n” në “r” ka ndodhur e jo “r” në “n”, çka dëshmon se gegërishtja ka ruajtur më shumë elemente të shqipes së vjetër. Këtë e zbulojmë prej fjalëve latine si psh. “virgin-” që në gegërishte sot është “virgjin” dhe në toskërisht/standard “i/e virgjër”, “inimicus” e gjetur në gegërishte si “anmik” dhe e transformuar në toskërisht/standard si “armik”.



Tabelë krahasimi



Përdorimi letrar
Dokumentet më të vjetra të shqipes janë shkruar në gegërishte. Këto përfshijnë "Formulën e pagëzimit" të Pal Engjëllit, "Mesharin" e Gjon Buzukut, shkrime nga Pjetër Bogdani, Pjetër Budi, Frang Bardhi etj. Në gegërishte u shkruan edhe kryevepra të letërsisë shqiptare si "Lahuta e Malcis" e Gjergj Fishtës, si dhe u kodifikua Kanuni i Lekë Dukagjinit nga Shtjefën Gjeçovi.
Përveç se flitet nga shqiptarët gegë, gegërishtja ka qenë dialekt zyrtar në Shqipëri para Luftës së Dytë Botërore dhe në Kosovë deri më 1968. Shumë mërgimtarë shqiptarë gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri kanë vazhduar ta përdorin gegërishten në letrat e tyre. Sot gegërishtja përkrahet si dialekt dhe përdoret aty këtu nga gazeta "Java" në Kosovë. Botuesi i saj, Migjen Kelmendi, është një nga ideatorët për zyrtarizimin e gegërishtes së paku në Kosovë, mirëpo figura e tij është kritikuar për nxitje të përçarjes kombëtare. Të tjerë përkrahës të gegërishtes janë kryesisht letrarë nga Shkodra, një nga qendrat e përdorimit dhe zhvillimit të gegërishtes gjatë historisë.


Shembuj dhe krahasime
Shtjefën Gjeçovi, Kanuni i Lekë Dukagjinit, Shkodër: 1933, fq. 11: Burri â' në detyrë:
a) me u përkujdesë per veshë e mathë e per gjitshka të lypet per me mbajtë jeten;
b) me ruejtë nderen e grues e mos me e lânë me u ankue per kurrnji nevojë.
Në standard:
Burri është i detyruar:
a) të përkujdeset për veshmbathje e për gjithçka që lipset për ta mbajtur jetën;
b) ta ruajë nderin e gruas e mos ta lë të ankohet për asnjë nevojë.
Këshilli Populluer i Komunës së Prishtinës, Prishtina (monografi), 1959, fq. 19:
Gjatë pesëmbëdhetë vjetve të fundit janë investue mjete bukur të mëdha për objekte të ndryshme komunale. Qysh në vjetin 1946 rinija ndërtoi rezervoarin e madh për ujsellësin e qytetit dhe Prishtinës iu sigurue kështu për herë të parë uji i shëndoshë për pije. Kapaciteti i ujsjellësit ishte 15 litra në sekndë. Prej asaj kohe ujsellsi u zgjanue dhe modernizue vazhdimisht dhe tash për çdo sekondë jep nga 30 litra ujë.
Në standard: Gjatë pesëmbëdhjetë vjetëve të fundit janë investuar mjete bukur të mëdha për objekte të ndryshme komunale. Qysh në vitin 1946, rinia ndërtoi rezervarin e madh për ujësjellësin e qytetit dhe Prishtinës iu sigurua kështu për herë të parë uji i shëndoshë për pije. Kapaciteti i ujësjellësit ishte 15 litra në sekondë. Prej asaj kohe ujësjellësi u zgjerua dhe modernizua vazhdimisht dhe tani për çdo sekondë jep nga 30 litra ujë.



_________________





Kyt shkrimin e masiperm e pruna prej nji teme tjeter te njajt qi ka hap Belgium per arsye qi mos me lan mu kriju shum tema te njajta se nuk ka kuptim, krijon ngatrres e vec ranohet kjo tem diskutimi

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1555 sec, 0.0473 of that for queries. DB queries: 36. Memory Usage: 2,553kB