Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Historia e Shkodrës
 
<< Previous thread | Next thread >>
Legjenda e Rozafes
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
::bud::
Fri Apr 03 2009, 08:43pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533


Historia e kalasë Rozafa

"Krenare ngrihet mbi Bunën e gjanë e mbi qytetin e Shkodrës kalaja e lashtë e Rozafatit. Kur asht qitë guri i parë në themelet e kësaj kështjelle? S'dihet. Historia e saj tretet në mjegullën e lashtësisë ilire, banorëve të moçëm të kësaj mange. Nji gja dihet mirë e kjartë: ate e kanë pasë dikur labeatët e mandej ardianët, që ishin fise të forta ilire.

N'atë kohë tanë bregu i këtejshëm i Adriatikut, deri në Tergestën e bujshme jase Triestën e ditëve tona, ish breg ilir. Ma vonë, u derdhën këndej romakët, tevona sllavët, normanët, venetikët, turqit e shumë popuj tjerë të huej. Gjatë shekujve ata krepat e thatë nën muret e Rozafatit, si edhe vetë muret e kështjellës, janë lagë me përrej gjaku t'atyne që e kanë sulmue dhe t'atyne që e kanë mbrojtë. Të huejt erdhën e shkuen, kurse populli ynë mbeti i ngulun në këtë tokë ilire. Ndërtimi i kështjellës së Rozafatit ka nji gojëdhanë të bukur e të hidhun që na ka ardhë nga lashtësia jonë.
Qe se ç'thotë kjo gojëdhanë.
"... I ra mjegulla Bunës dhe e mbuloi të tanë. Tri ditë e tri net kjo mjegull mbeti aty. Mbas tri ditësh e tri netësh nji erë e hollë fryu e e naltoi mjegullën. E naltoi dhe e shpuni deri në kodrën e Valdanuzit. Aty maje kodrës tre vëllazën punoshin. Ndërtoshin nji kështjellë. Po, murin që naltoshin ditën u prishej natën, e kësisoj nuk e naltonin dot.
Na kalon aty nji plak i mirë.
- Puna e mbarë, o tre vëllazën.
- Të mbarë paç, o plak i mirë. Po ku e sheh ti të mbarën tonë? Ditën punojmë, natën na shembet. A din me na diftue ndoj fjalë të mirë: çka të bajmë që t'i mbajmë muret më kambë?
- Unë di - u thotë plaku ~ po drue me jua thanë se a' mëkat.
Atë mëkat hidhe mbi krytin tonë, se na duem ta qëndrojmë më kambë nji këtë kështjellë. Plaku i mirë mendohet e pvet:
- A jeni të martuem, trima? A i keni ju të tri varzat e jueja?
- Të martuem jemi - i thonë ata. - Edhe të tre i kemi varzat tona. Na thuej pra ç'të bajmë që ta qëndrojmë këtë kështjellë?
- Në daçi m'e qëndrue, lidhuni me besa-besë: varzave mos u diftoni, në shpi mos kuvendoni për fjalët që do t'ju thom unë. Ate prej të tri kunatave që do të vijë nesër bukë me ju pru, ta merrni e ta muroni të gjallë në mur të kështjellës. Atëhere keni me pa se muri ka me zanë vend e me qëndrue për jetë e mot.
Tha kështu plaku e shkoi: njitash u pa, njitash s'u pa.
Medet! Vëllai i madh e shkeli besën e fjalën. Kuvendoi në shtëpi, i tregoi vashës së vet kështu e kështu, i tha të mos vinte atje të nesërmen. Edhe i mesmi e shkeli besën e fjalën: ia tregoi të tana vashës së vet. Vetëm i vogli e mbajti besën e fjalën: nuk kuvendoi në shpi, nuk i tregoi vashës së vet.
Nadje. Të tre ngrihen shpejt e shkojnë në punë. Çekanët shkapeten, gurët copëtohen, zemrat rrahin, muret naltohen.
Në shpi, nana e djemve s'din gja. I thotë të madhes:
- Moj nuse e madhe, mjeshtrit duen bukë e ujë; duen kungullin me venë.
Nusja e madhe ia kthen:
- Besa, nanë, sod s'mund të shkoj se jam e sëmunë.
Kthehet i thotë të mesmes:
- Moj nuse e mesme, mjeshtrit duen bukë e ujë; duen kungullin me venë.
- Besa, nanë, sod nuk mund të shkoj, se kam me shkue te fisi me bujtë.
Nana e djemve i kthehet nuses së vogël:
- Moj nuse e vogël...
Nusja e vogël brof në kambë:
- Urdhno, nanë!
- Mjeshtrit duen bukë e ujë; duen kungullin me venë.
- Besa, nanë, unë shkoj, po e kam djalin të vogël. Drue se don gji me pi e kjan.
- Nisu, shko, se djalin ta shikjojmë na, s'ta lamë me kja - i thonë të kunatat.
Ngrihet e vogla, e mira, merr bukë e ujë, merr kungullin me venë, e puth djalin në të dy faqet, niset e bjen në Kazenë; njaty ngjit kodrën e Valdanuzit, i avitet vendit tek punojnë të tre mjeshtrit: dy të kunetnit e i shoqi.
- Puna mbarë, o mjeshtër!
Po ç'asht njikështu?
Çekanët ndalen e s'shkapeten, po zemrat rrahin fort e fort. Fëtyrat zbehen. Kur e sheh i vogli të shoqen, hedh çekanin prej dore, mallkon gurin e murin. E shoqja i thotë:
- Ç'ke ti, o im zot? Pse mallkon gurin e murin?
Hidhet kunati i madh:
- Ti paske lindë n'e zezë ditë, moj kunata jonë. Na e kemi ba me fjalë me të murue të gjallë në mur të kështjellës.
- Shëndosh ju, o kunetë. Po unë do t'ju la nji porosi: kur të më muroni në mur, synin e djathtë të ma lini jashtë, dorën e djathtë të ma lini jashtë, kambën e djathtë të ma lini jashtë, gjinin e djathtë të ma lini jashtë. Se djalin e kam të vogël. Kur të nisë të kjajë - me njanin sy do ta shikjoj, me njanën dorë ta ledhatoj, me njanën kambë t'i tund djepin e me njanin gji t'i jap me pi. Gjini m'u nguroftë, kështjella qëndroftë, djali jem u trimnoftë, u baftë mbret e mbretnoftë!
Ata e marrin nusen e vogël e e murojnë në themel të kështjellës. Dhe muret ngrihen, naltohen, nuk shemben ma si ma parë. Po rranxë tyne gurët janë edhe sod të lagun e të myshkun, sepse vahdojnë me pikue lotët e nanës për birin e saj... E biri? Biri u rrit, luftoi e trimnoi. "


[ Edited Sun Apr 05 2009, 01:13pm ]
Back to top
**Rusjane**
Fri Apr 03 2009, 09:18pm
" It is not Life that is wrongly made, it is humans that don't live right ! "

Registered Member #404
Joined: Wed Jan 24 2007, 01:33am

Posts: 1615
E kam pas para 3 javeve me prezantu ne shkolle dicka nga vendlindja ime dhe mendova per "Rozafen" me doli shume me sukses, te gjithe kishin mete te shtangur sidomos kur ju tregova edhe fotot.O:-)O:-)

Flm ::bud::
Back to top
belgium
Fri Apr 03 2009, 09:24pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
alamet femnet ka ken thojn,? sa qe gjokset si hynin ne mur kaq te medhaja i ka aps ..une mendoj se i ka ba konkurenc edhe lopve hollandeze hahahahahaha
Back to top
**Rusjane**
Fri Apr 03 2009, 09:33pm
" It is not Life that is wrongly made, it is humans that don't live right ! "

Registered Member #404
Joined: Wed Jan 24 2007, 01:33am

Posts: 1615
belgium ka shkruar:

alamet femnet ka ken thojn,? sa qe gjokset si hynin ne mur kaq te medhaja i ka aps ..une mendoj se i ka ba konkurenc edhe lopve hollandeze hahahahahaha


aiaiaiaiaiaiai belgium edhe sonte paske pi eeeee ma respekt pak mor burre[-([-(
Back to top
belgium
Fri Apr 03 2009, 09:36pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
**Rusjane** ka shkruar:

belgium ka shkruar:

alamet femnet ka ken thojn,? sa qe gjokset si hynin ne mur kaq te medhaja i ka aps ..une mendoj se i ka ba konkurenc edhe lopve hollandeze hahahahahaha


aiaiaiaiaiaiai belgium edhe sonte paske pi eeeee ma respekt pak mor burre[-([-(



ME VJEN KEQ ZONJE§ ASPAK SKAM PI EPERKUNDRAZI EBAJ ME QESHARAKE KUR THEM KAM PI? POR ME LIDHJE ME TEMEN ASHTU AHST AKA QIT GJININ MAJE GURIT,?? ??
mu njashtu me ka pas mesu msusja e ajo a mas prit pra qa me paska rrejt hhahahahahaah keka ngatru me te sajat edhe vet pra skam ken fmij shakshi pra te betohem ahahahah

[ Edited Fri Apr 03 2009, 09:51pm ]
Back to top
belgium
Fri Apr 03 2009, 09:37pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
une mendoj se noshta ROZAFA mundet me pas lidhje me zojen e shkoders???

[ Edited Fri Apr 03 2009, 09:52pm ]
Back to top
shkodrani ne mergim
Sat Apr 04 2009, 02:23am
Registered Member #95
Joined: Sun Oct 22 2006, 03:07am

Posts: 237
Per mua nuk duhet te krenohemi dhe aq shume per faktin se ajo ka tradhetine mbrenda saj,mos mbajtjen e fjales se dhene ,pabesine.
Me kujtohet ne vitet e para te demokracise,me erdhi nje mik nga gjermani.Duke mos e ditur se ky person dinte pak a shume historine e popullit te shkodres apo ne mbare shqiperine(hahaha),e shetita neper shkoder etj dhe filloj ti tregoj dhe te mburrem per historine e shkodres,kalane e saj etj etj por pa u futur ne brendesi te saj se si eshte ndertuar.Kur ai ma priti nder te tjera se pse mburreni kur ju e keni tradhetine brenda;vellai tradheton vellane;apo nipi tradheton axhen(per skenderbeun) etj etj etj etj.Mbeta nga njohurite e tij mbi shkodren apo shqipersine.Dhe ne fund tha :rakine e paskeni te mire dhe u harrua historia pastaj.
Back to top
ⓐ-ⓒⓐⓣ
Sat Apr 04 2009, 11:04am


Registered Member #670
Joined: Sun Apr 15 2007, 12:09am

Posts: 24799
Me duket dikush e pati vu nje video te legjendes se rozafes po te komentume ne anlisht dhe ky i fundit, i rrefym prej nje vajze te vogel po me shume za te amel..ia pata diftu vajzes dhe i pelqeu shume po hajde e priti pyetjet e saj masi maroi historia hahahaha...gjithsesi gezohem qe ajo e din dhe asht nje gja ma shume qe din prej vendlindjes se mamit te vet...

I care and I wish well!

Back to top
:IROLF:
Sun Apr 05 2009, 06:55am


Registered Member #2138
Joined: Tue Jul 22 2008, 10:10am

Posts: 3284


Gruaja 'Rozafë' lutet që t'ia lënë njërin gji jashtë, për të ushqyer me qumësht djalin e saj të vogël. Me trupin e saj, Rozafa i dha jetë një fëmije, me sinqeritetin dhe vetë-flijimin e saj, ajo i dha jetë një qyteti. Mbi të u ngrit një kala, tre vëllezërit e legjendës gjetën mirëkuptim mbi murosjen e kësaj gruaje. Si gjithmonë, dikush flijohet që diçka më e madhe të jetojë. Dhe Shkodra jetoi në shekuj mbi flijimin legjendar.

Vetë historia njerëzore, në turbulencën e saj nën-ndërgjegjësore, ka provuar paarsyen e vet paradoksale:
Diçka e shenjtë jepet, diçka e shenjtë fitohet! Jeta është e shenjtë. Dhe brezat që vijnë, gëzojnë mbi atë që u shua. Rozafa, kjo grua naive, mund të kishte vdekur si të gjitha të tjerat - e harruar, por ajo vdiq, pa e ditur as vetë, për të jetuar si legjendë. Ky paradoks i arsyes njerëzore na çon tek një fillim: Plaku orakull, u tregon vëllezërve se duhet të murosin njërën nga gratë, që muri të qëndrojë.

A mos ndoshta ky mësim filozofik i orakullit, kjo simbolikë unike e veprimit, don të thotë, se kur ti humbet diçka të shtrenjtë, fillon dhe e vlerëson atë, që ti ndërton mbi këtë humbje?... Dhe kjo ndodh krejt natyrshëm në kohën e Rozafës, gruas që u muros për të dhënë jetë. Ajo u muros se thoshte orakulli, u martirizua për hir të zakonit, dhe kjo përbën forcën filozofike të vetë legjendës: flijimin si domosdoshmëri të padiskutueshme.

Por a janë të gatshëm vallë, të gjithë njerëzit të flijojnë? Jo, por në të vërtetë, po! Secili nga ne humbet diçka, dikush më shumë, dikush më pak, pa dëshirën tonë, pa vetëdijen tonë. Kjo ndodh po aq natyrshëm, sa ç'ndodhi me Rozafën. Por humbjet tona janë të vogla, individuale, ndërkohë që humbja e Rozafës u bë për hir të interesave globalë: ndërtimit të një muri mbrojtës për qytetin e Shkodrës.
Back to top
:IROLF:
Sun Apr 05 2009, 06:56am


Registered Member #2138
Joined: Tue Jul 22 2008, 10:10am

Posts: 3284
Back to top
Loris
Mon Apr 06 2009, 10:09pm
Veni-vidi-vici !!

Registered Member #2417
Joined: Thu Oct 30 2008, 12:28pm

Posts: 2261
Kur ua tregojme te tjereve (te huajve) dhe kur ata habiten gjate degjimit, ne na jep nji kenaqesi te brendshme qe ngjason me krenine. =D> Kjo asht shume domethanese per ne qe e kena kete legjende.

Asht e vertete se ka legjenda simotra ne disa vende te Ballkanit, ne variante te tjera por besoj se ia kane pranu autencitetin kesaj tones fillimisht

Bravo atyre qe e percjellin ne brezin e ri! =D>

Ne nuk jemi ajo qe themi, ne jemi ajo qe bejme!
Back to top
star
Wed Jul 08 2009, 12:35am

Registered Member #2287
Joined: Fri Sep 05 2008, 08:27pm

Posts: 5088
Back to top
West****
Wed Jul 08 2009, 12:49am

Registered Member #2098
Joined: Mon Jul 14 2008, 12:46am

Posts: 1827
Histori qe dhe na vete krenohena, por e kam vizitu me fmijt e mi disa here e s'di me i gjet fjalet me ja spjegu historin e Rozafes, eshte shume e lashte dhe ideja e murimit i duket e pabesushme , se dihet femijt e sotem bajne dhe pytje shume dhe a je e zoja me ja kthy pergjigjen, per kete besoj qe do te kerkoj ndihmen e ndokujt qe me ja mush mendjen se perzoten s'ka burr nanet me ja shti ne kry .
Back to top
L - N
Wed Jul 08 2009, 08:59am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
West**** ka shkruar:

Histori qe dhe na vete krenohena, por e kam vizitu me fmijt e mi disa here e s'di me i gjet fjalet me ja spjegu historin e Rozafes, eshte shume e lashte dhe ideja e murimit i duket e pabesushme , se dihet femijt e sotem bajne dhe pytje shume dhe a je e zoja me ja kthy pergjigjen, per kete besoj qe do te kerkoj ndihmen e ndokujt qe me ja mush mendjen se perzoten s'ka burr nanet me ja shti ne kry .



Besoj se pa u rrite vete fmite tuje me i logjiku gjanat prej kanveshtrimit historik e t'bazume edhe ne zakonet e kohve t'athershme murosja e Rozafs s'ka me pas kuptim, kurse per sa i perket qumshtit te Rozafs ne muret humsy te Kalase, besoj se edhe shpjegimi saj ka mu marr ma shum si legjende enigmatike, sesa si perfunim (konkluzion) i arsyshem, nejse besoj se me te njajten dileme jena rrit tetane na, e rriten tan brezat sot e kan mu rrite ne te ardhmen, kullimi i mureve te kalase te nertume ne koder shkamore 500 metra mi toke nuk ka asnji lloj sjegimit me kuptim, pervec se me pranu cudine e saj te mrekullushme menoj un.

Un personalisht nuk kam te ngime me shku ne at kala sidomos ne pranvere e ne mramje vers, cadi me terhek shum jo vetem historia e saj por edhe dukuria e cudishme e kullimit te mureve hymse si edhe kanveshtrimi prej ksaj kalaje pa harru ma te ransishmen se sa here qe shkoj ne te me pelqen e kam nji njenj te vecant knaqsiet, me duket vedi si me kene ne nji ven temin e ku gjithca asht e jemja, kur jam ne te


[ Edited Wed Jul 08 2009, 09:02am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
lissandro
Mon Apr 18 2011, 03:58pm
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
shkodrani ne mergim ka shkruar:

Per mua nuk duhet te krenohemi dhe aq shume per faktin se ajo ka tradhetine mbrenda saj,mos mbajtjen e fjales se dhene ,pabesine.
Me kujtohet ne vitet e para te demokracise,me erdhi nje mik nga gjermani.Duke mos e ditur se ky person dinte pak a shume historine e popullit te shkodres apo ne mbare shqiperine(hahaha),e shetita neper shkoder etj dhe filloj ti tregoj dhe te mburrem per historine e shkodres,kalane e saj etj etj por pa u futur ne brendesi te saj se si eshte ndertuar.Kur ai ma priti nder te tjera se pse mburreni kur ju e keni tradhetine brenda;vellai tradheton vellane;apo nipi tradheton axhen(per skenderbeun) etj etj etj etj.Mbeta nga njohurite e tij mbi shkodren apo shqipersine.Dhe ne fund tha :rakine e paskeni te mire dhe u harrua historia pastaj.



shkodrani ne mergim ashtu esht si thu ishalla nuk edin te gjith historin ton se e kemi pakes te zymet.

Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
::bud::
Mon Apr 18 2011, 04:26pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
histori ma te bukur ska qe lidhet me realitetin edhe sot.
Instalohen kabllot emelkrite diten dhe vidhen naten.
Ne fakt asht gabimi i KESH-it qe nuk ban fli naj zagar rrugash qe ti ece puna mare.
Back to top
Guest2983928
Sat May 28 2011, 02:48pm
Registered Member #953
Joined: Tue Jul 24 2007, 03:47am

Posts: 3836
shkodrani ne mergim ka shkruar:

Per mua nuk duhet te krenohemi dhe aq shume per faktin se ajo ka tradhetine mbrenda saj,mos mbajtjen e fjales se dhene ,pabesine.
Me kujtohet ne vitet e para te demokracise,me erdhi nje mik nga gjermani.Duke mos e ditur se ky person dinte pak a shume historine e popullit te shkodres apo ne mbare shqiperine(hahaha),e shetita neper shkoder etj dhe filloj ti tregoj dhe te mburrem per historine e shkodres,kalane e saj etj etj por pa u futur ne brendesi te saj se si eshte ndertuar.Kur ai ma priti nder te tjera se pse mburreni kur ju e keni tradhetine brenda;vellai tradheton vellane;apo nipi tradheton axhen(per skenderbeun) etj etj etj etj.Mbeta nga njohurite e tij mbi shkodren apo shqipersine.Dhe ne fund tha :rakine e paskeni te mire dhe u harrua historia pastaj.




Pershendetje shkodrani ne mergim!
Un s'jam dakord hic me kete qe po thu. Pse mos me ken krenar/e?
Kja asht nji legjende edhe normalisht qe asht dasht me pas konflikte
e pabesi, e mosmarrveshje si tana ngjarjet qe mahen mend e futen ne
histori.
Mandej ba mas me pa ndodh kjo tradhti, nuk do kishim kala hic sot
kshuqe be shume grateful lol!
Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2317 sec, 0.0540 of that for queries. DB queries: 60. Memory Usage: 2,980kB