Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Forumi i ShkodraOnline.com :: Ekonomia
 
<< Previous thread | Next thread >>
Bizneset Shqipetare !!!!
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
Engel
Thu Apr 02 2009, 05:29PM

Registered Member #2627
Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09AM

Posts: 2846
Si Mendoni Ju qe Bisnezet Shqipetare jan te rregullta i paguajne Taksat Bisezmenet Shqipetare?Sa te lidhur jan Bisnezet Shqipetare me ato te Jashtmit?Qeveria Shqipetare i Garanton qetesi dhe Treg Bisezeve Shqipetare?Bisnezet Shqipetare jan drejt ngritjes apo drejt falimentimit duke par qe Energjija Elektrike ne Vend nuk eshte shume stabile?A do te arrijn Bisnezmenet Shqipetare te na perfaqesojn neve si Komb Jasht Kufijeve,qe Bisnezet E Huaja Te afrohen ketu?
Mendimi juaj.flm.

Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit.


Back to top
Engel
Thu Apr 02 2009, 05:33PM

Registered Member #2627
Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09AM

Posts: 2846
mendimi im eshte se:Biznesi shqiptar fatkeqesisht eshte akoma primitiv.. Mungon kultura ne rradhe te pare per te bere biznes.. Tregtaret ne shumicen e rasteve kane frike te investojne ne plane afatgjate dhe kerkojne me shume fitimin e menjehershem..
Kjo vjen edhe si pasoje se shumica e bizneseve ne shqiperi jane te vegjel dhe familjare.
Pra tregtaret e mbajne biznesin brenda familjes sepse nuk kane besim te marrin ne pune njerez te huaj. Ndersa keto qe quhen biznese te medhaja jane biznese me prejardhje te dyshimte dhe ne shumicen e rasteve ftimi i tyre kryesor jane aktivitet e paligjshme dhe kriminale. Ose ne shume raste larje parash..
Tjeter problem eshte ekonomia informale qe ze gati 2/3 e ekonomis shqiptare.. Sipas nje studimi te OKB ne shqiperi 90% e bisneseve nuk paguan rregullisht taksat.. shifer alarmante..
Shikoni gjithe kete aktivitet ndertimor ne shqiperi ku po ndertohen me mijera apartamente te reja me cmimime te kripura ndersa rroga 200 euro ne muaj.. Shikoni edhe cmimet ne tregun ushqior apo ate industrial dhe shihet qarte diferenca me rrogat...
Kjo tregon qarte se ekonomia shqiptare eshte ekonomi e zeze e pa rregulluar me ligj dhe nje kaos i vertet.. Thjesht duke u bazuar ne keto fakte per nje investitor te huaj dhe serioze eshte e pamundur investimi..

[ Edited Thu Apr 02 2009, 05:34PM ]

Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit.


Back to top
Edmond-Cela
Thu Apr 02 2009, 05:35PM
Rrushi


Registered Member #977
Joined: Mon Jul 30 2007, 10:12AM

Posts: 3038
ekonomija shqiptare po shkon ne rretje dita dites, une parashikoj qe ne 20 vitet a ardhshme ekonomija shqiptare do rrit shum dhe nje vend shum ideal per te ba biznes, vetem nje gja me shqeteson korrupsioni dhe politika

Pa Buk e Pa uje Rri, por Pa Bukuroshet e ShkodraOnline nuk Mund te Rri!!


Back to top
Engel
Fri Apr 03 2009, 08:10AM

Registered Member #2627
Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09AM

Posts: 2846
Edmond-Cela ka shkruar:

ekonomija shqiptare po shkon ne rretje dita dites, une parashikoj qe ne 20 vitet a ardhshme ekonomija shqiptare do rrit shum dhe nje vend shum ideal per te ba biznes, vetem nje gja me shqeteson korrupsioni dhe politika




mbas 20 vjetve mondi i takon te manegjojne brezat e ardhshem,per kete te jap te drejte.por sot per sot shikoj dicka te pa qendrushem.

Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit.


Back to top
L - N
Fri May 08 2009, 10:05AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00AM

Posts: 10623
Biznesi i shqetesuar per Gjykaten Administrative, kerkesa per Kuvendin

E Premte, 08 Maj 2009

Komuniteti i biznesit ne vend kerkoi votimin e projektligjit "Per Gjykaten Administrative" ne seancen plenare te dates 11 maj. Nepermjet nje deklarate te perbashket per shtyp, organizatat perfaqesuese te biznesit ne vend shprehen te enjten shqetesimin e tyre, per vonesat qe po shkaktohen ne votimin perfundimtar te ligjit per krijimin e Gjykates Administrative. Ne deklarate thuhet se organizatat perfaqesuese te biznesit jane perfshire keto dite ne nje proces intensiv bisedimesh me perfaqesues te opozites dhe mazhorances ne mbeshtetje te miratimit te ketij ligji. "Kur kane mbetur vetem pak dite perpara mbylljes perfundimtare te legjislatures ne fuqi, ne i drejtojme nje thirrje te gjitha grupeve parlamentare qe ta miratojne sa me pare projektligjin per Gjykaten Administrative", tha perfaqesuesi i Dhomes Amerikane te Tregtise, Genc Boga. "Ngritja e Gjykates Administrative do te mundesoje shqyrtimin ne kohe dhe me efektivitet te ceshtjeve administrative, duke lene pas, afatet e tejzgjatura dhe mungesen e specializimit ne trajtimin e tyre, probleme, me te cilat bizneset ndeshen shpesh", vijoi ai. "Thirrja jone per Kuvendin e Shqiperise eshte qe, ne frymen e konsensusit, te miratojne p/ligjin "Per Gjykaten Administrative" ne seancen e fundit plenare te dates 11 maj, si nje ceshtje paresore per biznesin shqiptar", u shpreh Boga ne emer te perfaqesuesve te biznesit.


© 1991 - 2009 Koha Jone - Te gjitha te drejtat e rezervuara

[ Edited Thu Sep 10 2009, 12:23PM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Engel
Wed Jun 10 2009, 08:16AM

Registered Member #2627
Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09AM

Posts: 2846
Qeveria nuk ka ende nje kerkese zyrtare te biznesit per legalizimin e aseteve te padeklaruara te biznesit. Ky ka qene reagimi i ministrit te Financave, Ridvan Bode, ne lidhje me kerkesen e bere publike nga sipermarresit. Nisma, e cila eshte deklaruar fillimisht nga biznesi, ka per qellim te ligjeroje kapitalet e fshehura te biznesit.
Qeveria thote se nese ajo do te mberrije ne forme zyrtare do te merret ne konsiderate. “Varet nga kerkesat qe do te behen dhe sa u sherbejne ato interesave te vendit”, u shpreh per mediat ministri i Financave, Ridvan Bode.
Pak kohe me pare ne nje deklarate per media komuniteti i biznesit i deklaroi se kishte gati paketen antikrize. Ne paketen antikrize te pergatitur nga vete komuniteti i biznesit, qeveria duhet te kryente menjehere legalizimin e aseteve tregtare, si nje mase kjo qe do t’i injektoje ekonomise vlera te medha qe sot qendrojne jashte sistemit te ekonomise formale. Ne kete pakete ata i kane propozuar qeverise nje sere masash, zbatimi i te cilave do te ndihmonte se tepermi komunitetin e biznesit per te kapercyer situaten e veshtire ne te cilen ndodhen si pasoje e krizes globale.

Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit.


Back to top
Engel
Fri Jun 12 2009, 06:50AM

Registered Member #2627
Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09AM

Posts: 2846
Rozeta Rapushi

Lejet dhe licencat per biznesin do te jepen tashme brenda nje dite. Kryeministri Sali Berisha mori pjese dje ne ceremonine e hapjes se Zyrave Qendrore te Qendres Kombetare te Licencimit, qe do te pajise bizneset me lejet profesionale e deri te licencat me praktika te shpejta dhe afate optimale te aplikimit. Kryeministri Sali Berisha, u shpreh se kjo do te mbetet nder ditet me te shenuara ne perpjekjet e qeverise shqiptare per te lehtesuar barren burokratike dhe financiare mbi biznesin dhe per te luftuar me eficence korrupsionin. "Vlera me absolute e ketij projekti dhe projekteve qe kemi bere eshte lufta kunder korrupsionit, lufta kunder ketij kanceri, i cili ka marre pergjigje shume te forta gjate ketyre viteve, pergjigje te cilat kane bere qe Shqiperia, sipas renditjes se vendeve te parakaloje dhe te lere pas 95 vende dhe nga faktoret me kryesore kane qene keto projekte", u shpreh kryeministri. E pranishme ne kete ceremoni, ishte dhe drejtoresha e USAID ne vendin tone Roberta Mahoney. Duke vleresuar kete qender, nje hap domethenes ne luften kunder korrupsionit dhe nje ndihme te madhe per biznesin, Mahoney u shpreh se qeveria shqiptare po permbush me se miri premtimin e saj, per te goditur ndjeshem korrupsionin. "Me inaugurimin e kesaj Qendre Kombetare te Licencimit, Shqiperia ndermerr nje hap te rendesishem perpara, drejt plotesimit te premtimit te saj, per te luftuar korrupsionin, ne nje menyre te prekshme", u shpreh ajo. Por me gjithe arritjet, Mahoney tha se Shqiperia ka ende pune ne luften kunder korrupsionit ne menyre te drejte dhe te paanshme. "Si anetare me te drejta te plota ne NATO, Shqiperise do t'i kerkohet nje pune me e mire ne luften kunder korrupsionit, i cili mbetet ende nje problem serioz ne vend. NATO pret nje qeverisje me te mire ndaj anetareve te saj, per te ndeshkuar korrupsionin ne menyre te drejte dhe te paanshme", u shpreh drejtoresha e USAID. Sipas saj, nese konstatohet se ka prova konkrete dhe te bindshme, qe Shqiperia po lufton korrupsionin atehere ajo mund te kete mundesi te perfitoje nga asistenca e SHBA-se ne kuader te Sfides se Mijevjecarit. Qendra Kombetare e Licencimit (QKL) si nje institucion publik qendror ne varesi te Ministrise se Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, do te pajise bizneset me leje dhe licenca. Kjo qender u hap me mbeshtetjen e fazes se dyte te programit "Prag te Korporates se Sfides se Mijevjecarit ne Shqiperi". Marreveshje dyvjecare me vlere 15.7 milione dollaresh e nenshkruar ndermjet Shqiperise dhe Shteteve te Bashkuara, e financuar nga Korporata e Sfides se Mijevjecarit (MC) dhe administruar nga USAID, ka si synim te forcoje shtetin ligjor, te reduktoje korrupsionin dhe te rrise mbikeqyrjen nga publiku, permes zgjidhjeve te teknologjise se informacionit dhe ndihmes teknike, duke permiresuar ne kete menyre, klimen ndaj biznesit, ne Shqiperi.

Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit.


Back to top
L - N
Tue Jul 07 2009, 09:17AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00AM

Posts: 10623
Investimet në ekonomi rigjallërohen

Gjatë prillit dhe majit, kërkesa për makineri e pajisje nga biznesi u rrit

Gjergj Erebara

Huamarrja e kompanive për blerje teknologjie në Shqipëri u rrit me ritme të kënaqshme gjatë muajve prill dhe maj, pas një periudhe gjashtëmujore atrofizimi nga kriza botërore. Kredidhënia për makineri e pajisje për pesë muajt e parë të këtij viti ishte rreth 90 milionë euro, vetëm 1 për qind më pak se në të njëjtën periudhë të vitit 2008, bëhet e ditur nga statistikat e Shoqatës së Bankave. Gjatë periudhës janar-mars, ishte 40 për qind më e ulët sesa në tremujorin e parë 2008, por situata duket se u përmbys në dy muajt pasardhës. Kreditimi i biznesit për makineri e pajisje është një tregues i rëndësishëm për prirjet e ekonomisë, pasi përcakton se si mund të jetë ecuria e prodhimit në muajt në vazhdim.

Shkaqet e rritjes së investimeve në teknologji lidhen nga njëra anë me dëshirën e kompanive për t‘u përshtatur me kushtet e krizës përmes përditësimit të pajisjeve e rritjes së eficencës dhe nga ana tjetër me faktin se interesi për kreditë e kësaj natyre ka rënë ndjeshëm. Për më tepër, bankat janë përpjekur gjatë kësaj periudhe të diversifikojnë portofolin e kredive të dhëna, duke u larguar sa më shumë nga sektori i ndërtimit. Shumica dërrmuese e kompanive të industrisë në Shqipëri kanë teknologji të vjetër dhe me rentabilitet të ulët.

Interesat

Interesi i kredive në euro për makineri e pajisje është ulur nga 9.28 për qind që ishte në maj të vitit 2008, në vetëm 6.18 për qind në maj të këtij viti. Në përpjekje për t‘u mbrojtur nga interesat në rritje të lekut, kompanitë kanë rritur kërkesën për kredi në euro. Interesat për këtë lloj kredie të dhënë në lekë u rritën në 13.6 për qind këtë vit nga 11.9 për qind që ishte një vit më parë. Bankat duket se kanë gjetur kredimarrës të besueshëm mes kompanive eksportuese të manifakturës, të ardhurat e të cilave janë në euro, gjë që minimizon rrezikun e kursit të këmbimit. Disa nga këto kompani kanë filluar sakaq të mendojnë për të ngritur kapacitete dizajnuese në mënyrë që të shesin në tregun e brendshëm produkte të gatshme.

Sektori i industrisë në Shqipëri është rritur gjatë viteve të fundit, por ecuria e tij ka qenë shumë e luhatshme. Shumica dërrmuese e fabrikave punojnë pothuajse tërësisht për eksport për shkak se tregu i brendshëm është shumë i vogël për të mbajtur në punë fabrika me përmasa të konsiderueshme. Kriza botërore duket se e ka goditur industrinë në të gjitha drejtimet, si për shkak të rënies së porosive nga Italia e Greqia, ashtu edhe për shkak të rënies së çmimeve të mallrave.

Por biznesi i vogël vijon të vuajë

Ndërsa kreditimi i kompanive për makineri e pajisje është gjallëruar, kredimarrja e individëve për aktivitete të vogla prodhuese e tregtare ka vijuar të jetë shumë e ulët. Për periudhën janar-maj, biznesi i vogël mori vetëm 20 milionë euro kredi, 35 për qind më pak se një vit më parë. Interesat e kredive për biznes për individët janë absolutisht më të lartat mes kredive që jepen në Shqipëri. Gjatë këtij viti, kreditë e kësaj natyre në lekë kanë pasur interesin e paimagjinueshëm prej 18 përqindësh në vit, ndërsa për ato në euro, interesi ka qenë 10-11 për qind, me ndryshim të lehtë në rënie në krahasim me një vit më parë.

Biznesi i vogël duket se po vuan rënien e konsiderueshme të fuqisë blerëse të popullatës, të shkaktuar nga rënia e parave të sjella nga emigrantët. Një pjesë e konsiderueshme e konsumit të shërbimeve që prodhohen nga biznesi i vogël në Shqipëri, furnizohen nga të ardhurat nga emigrantët dhe këto të fundit duket se po kalojnë periudhë të vështirë si pasojë e rritjes së papunësisë në vendet fqinje. Shumë dyqane duket se po mbyllen apo po ndryshojnë aktivitet në rrugët e qyteteve shqiptare, ndërkohë që rënia e konsumit ka sjellë edhe rënie të konsiderueshme të qirave të ambienteve tregtare. Agjencitë e ndërmjetësimit te pronat e paluajtshme raportojnë për presion të rritur nga ana e tregtarëve për uljen e kostos së qirave, fenomen që ka prekur edhe qendrat e mëdha tregtare të vendit.


Sipas të dhënave të INSTAT, një pjesë e madhe e të huajve nuk shpenzojnë veçse pak orë te ne

Turistët e huaj, vetëm dy net në Shqipëri

Numri i të huajve që kanë vizituar Shqipërinë gjatë vitit të kaluar u rrit me 26 për qind në 1.4 milionë vetë, por kohëzgjatja e qëndrimit të tyre në Shqipëri ka qenë sërish e numëruar me gishta, bëhet e ditur nga të dhënat e Institutit të Statistikave.

"Gjatë vitit 2008, numri i shtetasve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë është rritur 26 për qind krahasuar me vitin 2007, kjo kryesisht nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, si dhe numri i klientëve të akomoduar në hotele është rritur 23.9 për qind në vitin 2008 në krahasim me vitin e kaluar. Mesatarja e netqëndrimeve në hotele për 2008 ishte 2.3", bën të ditur INSTAT.

Gënjeshtra 2 milionëshe

Shumë zyrtarë të qeverisë u mburrën gjatë të gjithë vitit të kaluar me "bumin e sektorit të turizmit". Sipas Ministrisë së Turizmit, "në periudhën janar-gusht 2008, Shqipëria u vizitua nga 2 milionë turistë të huaj". Por kjo shifër del krejtësisht e gënjeshtërt. Të dhënat e INSTAT i referohen statistikave të kalimit të kufirit që grumbullohen nga Ministria e Brendshme. Vizitat e të huajve në Shqipëri kanë njohur që prej një dekade ritme rritjeje mbresëlënëse prej rreth 20 përqindësh në vit, por problemi është se shumica dërrmuese e tyre futet në kategorinë e vizitorëve ditorë, të cilët nuk kalojnë as edhe një natë në vendin tonë. Mesatarja e qëndrimit të tyre në hotele është vetëm 2.3 net për vizitor, ku kosovarët udhëheqin me qëndrime më të gjata.

Shqipëria ka zyrtarisht rreth 220 hotele me kapacitet të përbashkët prej 10 mijë shtretërish. Këtu futen hotelet që kanë më shumë se pesë dhoma. Kapaciteti hotelier i vendit nuk është në gjendje të përballojë as fluksin e turistëve vendës.

Turistët biznesmenë

Ndonëse klasifikohen si turistë të huaj, një pjesë e konsiderueshme e vizitorëve që kalojnë kufirin shqiptar janë njerëz që vijnë për punë në Shqipëri. Pavarësisht kësaj, shërbimet për të huajt prodhojnë një biznes prej gjysmë miliardi eurosh në vit për Shqipërinë, para që humbiten zakonisht nga udhëtimet që shqiptarët kryejnë jashtë vendit.

Ekspertët në të gjithë botën paralajmërojnë rrezikun që vjen nga ari i zi

Rritja e naftës rrezikon rigjallërimin


Luhatshmëria ekstreme e çmimit të naftës gjatë tetëmbëdhjetë muajve të fundit nuk ka dhënë shenja stabilizimi, ndërkohë që çmimi është dyfishuar që nga fillimi i këtij viti, pavarësisht ekonomisë jashtëzakonisht të dobët. Destabiliteti i çmimeve të naftës dhe gazit po vënë në vështirësi zyrtarët e qeverive dhe analistët, të cilët kanë frikë se një luhatshmëri e tillë mund të vendosë nën rrezik rigjallërimin ekonomik botëror. Ato po pengojnë gjithashtu kompanitë dhe konsumatorët, të cilët po përballen me efektet e koncesionit, ndërsa përpiqen të parashikojnë se sa mund të jetë çmimi pas një apo dy vjetësh.

Vrapimi i çmendur i naftës ndodhi gjatë 12 muajve të fundit. Verën e kaluar, çmimet fluturuan në 145 dollarë për fuçi, ndërsa ranë në dhjetor në 33 dollarë për shkak të krizës. Por që nga janari, çmimi i saj është dyfishuar sërish në 70 dollarë.

"Ta quash këtë situatë luhatshmëri ekstreme,= mund të jetë jo tërësisht e saktë", - komentoi një kompani ajrore. Kompania po përpiqet të mbrojë veten nga luhatshmëria, por duket se nuk po ia del dot, gjë që e ka shtyrë të mbajë çmime tepër të larta për klientët, të cilët për pasojë udhëtojnë më pak.

"Është shumë e vështirë të përdorësh logjikën në një situatë të tillë", sipas ekspertëve.

Në total, asnjë konsumator apo biznes nuk është në gjendje të bëjë plane afatgjata për shkak se ecuria e çmimit i lëndës djegëse e bën shumë të pasigurt jetesën. Për pasojë pasiguria në ekonomi rritet dhe njerëzit tentojnë të mbrojnë veten, duke ulur konsumin. E gjithë ekonomia botërore mund të vuajë pasojat e kësaj situate, pasi fundi i krizës mund të vonojë dhe shenjat e rigjallërimit mund të jenë jetëshkurtra.

Analistët janë të shqetësuar edhe për faktin se çmimet po bëhen të paparashikueshme. "Çmimi i naftës duket se nuk përcaktohet më nga kërkesë/oferta dhe nuk ndikohet nga kërkesa e dobët", - njoftoi në një raport të vetin Deutsche Bank.

"Njerëzit nuk e pëlqejnë një luhatshmëri të tillë, ata dëshirojnë të dinë se sa do të jenë kostot e tyre", - u shpreh një analist. Kompanitë ajrore duket se do të jenë më të goditurat nga kjo situatë. Çmimet e tyre të përcaktuara në fillim të vitit, bazoheshin në një kosto karburanti shumë më të ulët nga sa doli. Për pasojë, ato pritet të humbasin 9 miliardë dollarë vetëm këtë vit.

Kredia për makineri e pajisje për biznesin Janar Shkurt Mars Prill Maj Totali

2009 5,704 14,514 14,064 30,431 25,533 90,246
2008 13,606 21,402 21,811 19,223 15,034 91,076
Diferenca -58.08 -32.18 -35.52 58.31 69.84 -0.91

Kredia për aktivitet biznesi për individë
Janar Shkurt Mars Prill Maj Totali
2009 2,582 3,527 3,939 5,325 4,678 20,051
2008 6,141 5,007 6,234 6,900 6,664 30,947
Diferenca -57.96 -29.56 -36.81 -22.83 -29.81 -35.21
Të dhënat në mijë euro

© Gazeta Shqip - 2006-2008



[ Edited Thu Sep 10 2009, 12:24PM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Jul 08 2009, 03:21PM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00AM

Posts: 10623
"Taci Oil" blen Banken e Kreditit te Shqiperise

E Merkure, 08 Korrik 2009


Anika Enterpises SA, pjese e grupit "Taci Oil" tashme po operon edhe ne industrine bankare. Grupi ne fjale ka blere 100 per qind, pra te gjitha aksionet e Bankes se Kreditit te Shqiperise. Miratimin per shitjen e ka dhene dje edhe Komisioni i Konkurrences, i cili ka pohuar se nga ky transaksion nuk krijohet monopol. Komisioni i Konkurrences, pas shqyrtimit te njoftimit te perqendrimit, verejti se ne baze te transaksionit te realizuar, "Anika Enterprises" perfiton kontrollin e plote nepermjet transferimit 100% te kapitalit aksionar nga shoqeria, Banka e Kreditit te Shqiperise. Transaksioni i shitblerjes se aksioneve te Bankes se Kreditit te Shqiperise nga shoqeria "Anika Enterprises SA" eshte ndryshim kontrolli dhe nuk ndryshon strukturen e tregut bankar. Palet ne perqendrim kane pjesemarrje te drejtperdrejte, apo te terthorte ne disa shoqeri qe ushtrojne veprimtari ne tregje te ndryshme nga tregu bankar dhe nuk kane kliente te perbashket. Nga analiza e konkurrences nuk ka tregje te prekura nga perqendrimi i njoftuar. Gjithashtu, Banka e Kreditit te Shqiperise, ka nje pjese te vogel te tregut bankar shqiptar. Per sa me lart, transaksioni i njoftuar konsiston ne perftimin e kontrollit te plote te Bankes se Kreditit te Shqiperise, nga shoqeria "Anika Enterprises" dhe nuk krijon ose forcon poziten dominuese te shoqerise pas perqendrimit. Per keto arsye, ne baze te nenit 24, shkronja d, dhe nenit 56 pika 1 te Ligjit Nr. 9121, date 28.07.2003 "Per mbrojtjen e konkurrences" (i ndryshuar), Komisioni i Konkurrences vendosi te autorizoje perqendrimin e realizuar nepermjet shitblerjes se 100% te kapitalit aksionar te Bankes se Kreditit te Shqiperise tek shoqeria "Anika Enterprises SA".

© 1991 - 2009 Koha Jone



Mu cudite e'' se si ka munsi nji individ Shqyptare per 18 vjet demokraci me mrri me ble Alb-Petrolin per 130-150 Milion Euro vjet, e tash blen banken e Kreditit, kur dihet qe ne 1991 shqyptari ma i pasun ka pase pasunin ma te madhe ka pase pervec shpise nji televizor me ngjyra e nji frigorifer. nuk e kam kyt cudi as prej xhelozis e as prej hamenjes por me logjike me duket se sado i meqem e sado i zoti me ken njiri ne nji ven si shqypnija asht pothujse e pamujtun (me logjik teme gjithmone e'') me mrri me ba tan kyt lek e tan kyt pasuni, nejse per mu asht cudi e madhe se si ka munsi




[ Edited Fri Oct 09 2009, 03:13PM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Jul 19 2009, 11:11AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00AM

Posts: 10623
53 mijë fuçi naftë të Rezart Taçi kontrabandë në Vlorë, vjedhja 7,6 milionë euro

Nga Tema

Një anije me destinacion ARMO-n ka regjistruar një prej skandaleve më të mëdha të saj në lidhje me ligjet shqiptare duke tentuar të fusë në tregun vendas 53 mijë fuçi naftë të raportuar si naftë të papërpunuar krudo. Të dhënat tregojnë se anija “Athina”, e cila pret të shkarkohet në portin e Vlorës, në të vërtetë ka naftë të pastër dhe jo naftë krudo, siç deklarohet. Ky skandal që thyen njëherazi disa ligje të vendit, llogaritet të shkaktojë një dëm ekonomik prej më shumë se 7.6 milionë eurosh, vetëm për shkak të shmangies nga pagimi i taksave. Duke raportuar 53 mijë fuçi naftë të pastër për naftë krudo, kompania “Taçi Oil”, jo vetëm që fut në tregun vendas naftë, të cilën do ta shesë si naftë D2, por ajo i vjedh buxhetit të shtetit 7.6 milionë euro me anë të mospagimit të taksave. Legjislacioni ynë nuk lejon megjithatë që asnjë kompani në vend të importojë naftë dhe ta shesin atë në Shqipëri si naftë D2. Kompania “Taçi Oil” është e detyruar që të shesë e vetme në Shqipëri naftë D2, në bazë të ligjeve që u miratuan pas privatizimit të dyshimtë të kompanisë ARMO nga “Taçi Oil”. Naftën D2, që duhet të shesë në tregun vendas, kompania “Taçi Oil” duhet ta sigurojë nga nafta vendase krudo që merret nga “Albpetrol” dhe nga kompani të tjera vendase. Përpos të gjitha këtyre thyerjeve të ligjit me mijëra tonelata naftë që kërkon të kalojë kontrabandë nga porti i Vlorës me anë të anijes “Athina”, “Taçi Oil” kërkon të fusë në vend një ndotës po kaq të madh. Nafta, tregojnë të dhënat, ka një përqendrim të madh squfuri prej 1500 mg/kg, në një kohë që ligji ynë nuk lejon të futet në treg naftë me përqendrim squfuri më shumë se 350mg/kg. Është e qartë se kompania “Taçi Oil” me anë të kësaj ngarkese shumë të madhe prej 53 mijë fuçish kërkon të fitojë miliona euro duke thyer disa prej ligjeve të vendit në këtë fushë. Kompania “Taçi Oil” që prej janarit të këtij viti ka marrë naftë krudo nga kompania “Albpetrol”, së cilës i ka një borxh prej 30 milionë eurosh. Kompania “Albpetrol” është futur në kolaps, për shkak të detyrimeve të mëdha të pakthyera të “Taçi Oil”. Të dhëna zyrtare bëjnë me dije se kompania “Taçi Oil” ka gjithashtu një borxh të lartë të papaguar edhe në tatime për mospagim të akcizave. Gjithashtu, kompania “Taçi Oil” mësohet se i ka edhe kompanisë “Bankers Petroleum” 20 milionë euro borxh, për shkak të naftës krudo që ka marrë, por pa dhënë paratë. Duket se kompania “Taçi Oil” është duke kërkuar shpëtim te kontrabanda masive me naftën e pastër, të cilën e shet si D2 dhe të cilën në doganat shqiptare e raporton si naftë krudo.

Gjithçka është e qartë: anija “Athina” ngarkohet me mbi 53 mijë fuçi naftë të pastër ose me rreth 8 mijë e 500 tonë dhe në doganë raportohet për naftë krudo duke i vjedhur shtetit 7.6 milionë euro. Më pas nafta kundër ligjit vendas shitet për D2 dhe fitimi është i pazakontë duke qenë se “Taçi Oil” ka e vetme monopolin e naftës D2. Historitë e kompanisë “Taçi Oil” me skandale të tilla në Shqipëri nuk fillojnë me anijen “Athina” e duket se nuk do të mbarojnë me të, pavarësisht se ky mund të jetë ndër më të mëdhenjtë dhe më domethënësit.

Deri më tani autoritet doganore në Vlorë nuk e kanë lejuar anijen të shkarkohet, por ndërkohë nuk kanë bërë asnjë veprim për sekuestrimin e saj. Të gjithë presin një sinjal nga qeveria për të lejuar futjen e saj kontrabandë në tregun shqiptar.

© Copyright 2007 tema.al


[ Edited Thu Sep 10 2009, 12:25PM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
shkodra
Sun Jul 19 2009, 11:17AM

Registered Member #237
Joined: Mon Dec 18 2006, 05:05PM

Posts: 13849
nuk po hi me lexu shkrimet qe keni ba..po besoj se bizneset shqipare po ecin mire mire,pse te vjellin pak edhe te merren me pune te pista hallall ju kjofte...se me ndershmeri sot nuk shkon kund....

no comment......
Back to top
L - N
Sun Jul 19 2009, 12:31PM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00AM

Posts: 10623
Biznesi: Çfarë kërkojmë nga qeveria e re

Uldedaj: Thjeshtëzim të TVSH-së, interesa të ulëta dhe heqje të referencave

ARD KOLA

Kur kanë mbetur edhe dy muaj nga krijimi i qeverisë së re, biznesi ka nxituar të bëjë të ditur edhe një herë kërkesat për rishikimin e disa politikave fiskale. Kësaj here ka qenë Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, që në konferencën e djeshme për shtyp, paraqiti disa kërkesa në drejtim të ndryshimit të disa taksave, por edhe ndaj çështjeve të tjera. Në pritje për t‘u ///////mandatar deputet për katër vitet e ardhshme, kryetari i Dhomës së Tregtisë, Gjokë Uldedaj, theksoi nevojën që kanë bizneset për marrjen e disa masave, të cilat mund të frenojnë impaktin negativ të krizës ekonomike. Biznesi kërkon nga qeveria e re që të hiqet ose reduktohet përdorimi i referencave doganore si dhe procedura më të thjeshta në pagimin e TVSH-së, konkretisht duke e përshkallëzuar atë. "Biznesi ka pritshmëri të lartë nga qeveria e ardhshme, sidomos për sa i takon ndryshimeve në sistemin fiskal,//////// lehtësirave në pagimin e taksave", tha Uldedaj. Po dje, një tjetër përfaqësi në mbrojtje të biznesit, Konfindustria, propozoi heqjen ose shtyrjen e TVSH-së, për makineritë dhe pajisjet, nisur nga fakti se importi i tyre ka rënë ndjeshëm në krahasim me vitin e kaluar.

Situata

Prej kohësh organizata të ndryshme në mbrojtje të interesave të bizneseve i kanë bërë thirrje qeverisë që të ndryshojë disa vendime dhe ligje që pengojnë ecurinë normale të aktivitetit privat. Mbledhja e përgjithshme e Asamblesë së Dhomës së Tregtisë doli me një paketë antikrizë, ku renditeshin rreth 13 pika. Tashmë i mbetet qeverisë së re, dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit, që t‘i japë zgjidhje një sërë problemeve. "Ajo çfarë sot kërkojmë nga qeveria e re që do të votohet nga Parlamenti i ri janë një sërë kërkesash që do të lehtësonin jetën e biznesit në këtë periudhë, ku kriza ndërkombëtare mbetet njëlloj e pranishme në tregje.

Propozimet

Bizneset duan të kenë një përshkallëzim të TVSH-së sipas produkteve dhe shërbimeve. Kjo kërkesë konsiston së pari në heqjen e TVSH-së për importin e makinerive prodhuese dhe atyre të mekanikës bujqësore, dhe të paguhet TVSH vetëm në rastin e rieksportimit të këtyre makinerive. Së dyti të ulet TVSH për importin e makinerive për përdorim në industrinë e ndërtimit dhe vlera e kësaj TVSH-je të paguhet me këste të zgjatura. Nisur nga situata me kreditë, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, kërkon nga Banka e Shqipërisë të konsiderojë mundësinë e uljes së normës së interesit, duke e bërë më të lehtë përballimin e kredisë nga biznesi, pasi tashmë presionet inflacioniste janë më të pakta. "Po në këtë linjë, qeveria duhet të mbyllë sa më shpejt procesin e legalizimit, pasi kështu futen në treg më shumë asete që mund të lihen peng dhe për rrjedhojë të rrisin mundësinë e kreditimit të operatorëve ekonomikë", ishte njëra nga kërkesat. Referenca doganore vazhdon të mbetet problem serioz për biznesin, aq sa kërkesa për heqjen e tyre nuk mungon në asnjë takim apo dalje publike. "Siç e përcakton edhe ligji, kontratat janë kriteri i parë i cili duhet ndjekur për zhdoganimin e një malli", u shpreh Uldedaj.

Konfindustria

Rënia e importit për makineri dhe pajisje, treguesi kryesor për investimet në vend, ka sjellë shqetësimin e bizneseve industriale, të përfaqësuara nga Konfindustria. Sipas tyre, qeveria duhet të marrë sa më shpejt masat lehtësuese fiskale, në mënyrë që të nxisë vijimin dhe rritjen e importeve për makineritë dhe pajisjet. "Nëse një dukuri e tillë mjaft shqetësuese vazhdon, jo vetëm kemi vërtetim të krizës së tashme, por çka është më e rënda krijon kushtet për uljen e efektivitetit dhe të konkurrencës së industrive vendore, që do të thotë, se ekonomia shqiptare do të përfshihet në një krizë afatgjatë me pasoja të paparashikueshme", u shpreh administratori i përgjithshëm, Gjergj Buxhuku. Nisur nga situata, Konfindustria kërkon zyrtarisht nga qeveria të heqë plotësisht TVSH-në ose ta shtyjë pagesën e saj në doganë për të paktën tre vjet, nga një-dy që është sot. Sipas bizneseve, kjo masë është e domosdoshme dhe e mundshme për të rritur efektivitetin e ekonomisë shqiptare /////////në afatgjatë.

Pikat

Të hiqet përdorimi i referencave doganore, si dhe të respektohen kontratat e lidhura për importin nga vendet e BE-së

Banka e Shqipërisë të shikojë mundësinë për të ulur normën bazë të interesit, si forma e duhur për të liruar kredinë

Përshkallëzim të TVSH-së sipas produkteve dhe shërbimeve. Kërkesa lidhet me heqjen e TVSH-së për importin e makinerive prodhuese

Duhet të mbyllet sa më shpejt procesi i legalizimit, pasi kështu futen në treg më shumë asete që mund të lihen peng

Rritet presioni Dhjetë deputetë nga sfera e biznesit

Të paktën dhjetë deputetë nga sfera e biznesit pritet të mandatohen për Kuvendin e ardhshëm të katër viteve që vijnë. Sipas kreut të Dhomës së Tregtisë në Tiranë, numri i lartë i përfaqësuesve të biznesit në Parlament do ta rrisë edhe më shumë rolin e këtij komuniteti në procesin e hartimeve të ligjeve, si dhe do të nxisë transparencën në vendimmarrje. Vetëm nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës do të marrin mandatin e deputetit katër biznesmenë, përkatësisht dy për Partinë Demokratike dhe dy për Partinë Socialiste.
© Gazeta Shqip - 2006-2008


[ Edited Thu Sep 10 2009, 12:27PM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Jul 19 2009, 12:45PM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00AM

Posts: 10623
shkodra ka shkruar:

nuk po hi me lexu shkrimet qe keni ba..po besoj se bizneset shqipare po ecin mire mire,pse te vjellin pak edhe te merren me pune te pista hallall ju kjofte...se me ndershmeri sot nuk shkon kund....



O zotni shkodra te kuptoj mire se ca je tu thane, sepse nuk ka shtet ne bote qe nuk ka qefe me pase biznese te fuqishme e shum te zhvillume sepse asht e qarte se pa klase tregtare dhe tregti nuk ka as zhvillim komtare sidomos per ne Shqyptarte e mrena kufinit qe deri ne 1992 biznesmen kena pase vetem kasken e byrose politike Shqyptare pra ish (Ish Qeveritart e kuq).

Nuk besoj ne ekonomi te centralizume por besoj ne ekonomi tregu dhe kapitali te hapun por:

Nuk jam dakord kurrsesi qe me ju ba hallall atyne njerzve qe merren me vjelljen e taksave te shqyptarve, nuk jam dakord as me vjelljen e taksave as prej politiks e as prej biznesit qe asht i lidhun me politiken dhe ju pastron paret klas politike tash 19 vjet, nuk jam dakord kurrsesi me ja u ba hallall as atyne qe merren me trafik droget e prostuticion qe shkatrrojn jeten e fmive dhe njerzve te pafajshem! Sepse besoj se cdo gja qe bahet me pare te pista vetem pengon dhe bjen pizllek, prej kriminelit s'pritet gja tjeter vec krim, prej hajdutit s'pritet gja tjeter vec hajni, prej korrupsionit s'pritet gja tjeter vec korrupsion. Si krimi-hajnia dhe kurrupsioni vetem prodhojn ma shum krim-hajni e korrupsion dhe ne fun te funit asht Shqyptari i shkrete qe i pagun tana harxhet ashtu si asht tu i pagu edhe sot si qytetari ma i varfen ema i prapametun i nji shteti ma te varfen e ma te prapametun ne Europe.

Besoj se duhet me msu prej gabimeve te tjerve dhe prej gabimeve tona tonat

Kurse per sa i perket monipolizmit qe nal garen e zhvillimit te tregtise ne mnyr te panershme qe perkthehet ne humjen e konsumatorit apo Shqyptarit te shkrete un personalisht nuk jam dakord.


[ Edited Sun Jul 19 2009, 12:46PM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Jul 21 2009, 03:08PM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00AM

Posts: 10623
Tregu i banesave me sytë nga emigrantët

BRIKENA DEMIRAS

21/07/2009 BSH: Duhet të përmirësohet metodologjia e mbledhjes së informacionit për ecurinë e çmimit të banesave

Kriza frenon blerjet. Kredia në pasuritë e paluajtshme ra në rreth 149.8 miliardë lekë

Ardhja e emigrantëve pritet të rrisë kërkesën për banesa. Por këtë vit, kriza ekonomike që ka prekur vendet e Evropës ku jetojnë dhe punojnë emigrantët shqiptarë ka sjellë efektet edhe në këtë sektor. Në agjencitë imobilare në kryeqytet është vënë re vetëm një rigjallërim i lehtë i këtij tregu. Madje edhe çmimet do të vijojnë të rriten. Ekspertë të agjencive imobliare shprehen se rritja e çmimeve të apartamenteve do të vijë për shkak se kërkesa e konsumatorit në Shqipëri është akoma e lartë. Sipas tyre, çmimi i banesave do të jetë në rritje që mesatarisht do të lëvizë nga 5-7 për qind në vit.

Çmimet

Gjithsesi, të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë që çmimet në tregun e banesave nuk kanë reflektuar plotësisht ecurinë e kostove të ndërtimit që kanë ardhur në rënie prej vitit 2008, duke nënkuptuar uljen e marzheve të fitimit për industrinë e ndërtimit. “Ecuria e çmimeve të banesave, është me rëndësi për industrinë e ndërtimit, për publikun dhe për sistemin financiar në vend. Për vetë rolin që banesat dhe pasuritë e tjera të patundshme luajnë në konsumin afatgjatë të qytetarëve, në sektorin bankar dhe në sistemin financiar, njohja e ecurisë së çmimit të tyre dhe e faktorëve që shkaktojnë ndryshimin e kësaj ecurie, merr rëndësi të madhe”, - theksojnë ekspertët. Në tremujorin e fundit të vitit vihet re një zhvendosje drejt formës “overdraft”, ku pesha e kësaj të fundit ka arritur në nivelin 25 për qind. Në të njëjtën kohë, pesha e kategorisë “investime për pasuri në paluajtshme” bie në nivelin 43 për qind. Pjesa e portofolit të kredisë që është investuar vitin e kaluar në pasuritë e paluajtshme është rreth 149.8 miliardë lekë.

Frenohet kredia

Gjatë vitit 2008, tregu i banesave është karakterizuar nga frenimi i ritmit të rritjes së çmimeve dhe nga luhatje të indeksit të qirasë. Në raportin e stabilitetit thuhet se indeksi mesatar i çmimit të banesave për rrethin e Tiranës ka rënë me 0.3 për qind në terma vjetorë, në ndryshim nga sjellja në tre vitet paraardhëse kur indeksi ka shënuar rritje të ndjeshme. “Frenimi në normën e rritjes së çmimeve të banesave mund të jetë i lidhur si me zbutjen e kërkesës për banesa, ashtu edhe me një rritje të ofertës për to. Kështu, sipas vrojtimit të aktivitetit kreditues, bankat raportojnë për një rënie të kërkesës së individëve për kredi për blerje banese, si edhe për një shtrëngim të standardeve të kredidhënies për këtë qëllim”, - theksohet ndër të tjera nga ekspertët e Bankës Qendrore. Gjatë vitit 2008, vihet re që kredia e re dhënë individëve është kryesisht e përqendruar në kategorinë “investime në pasuri të paluajtshme”. Pesha më e lartë për këtë kategori shfaqet në tremujorin e tretë të vitit me rreth 58 për qind. “Aktualisht, për të nxjerrë konkluzione mbi prirjet e ecurisë së çmimit të banesave në të ardhmen, është e nevojshme të përmirësohet metodologjia e mbledhjes së informacionit për të siguruar një shtrirje më të madhe gjeografike si edhe një vlerësim më të saktë sipas llojeve të banesave, sipërfaqeve, vendndodhjes, vitit të ndërtimit, mënyrës së financimit, mënyrës së pagesës”, - shprehen ekspertët e Bankës së Shqipërisë në raportin e stabilitetit.

Teprica e kredisë

Në fund të vitit 2008, teprica e kredisë së sektorit bankar rezultoi 396.7 miliardë lekë, duke përfaqësuar 37 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto. Rreth 254 miliardë lekë rezultojnë si kredi e përftuar nga sektori i biznesit, duke shënuar një rritje me 69.6 miliardë lekë ose 38 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, si edhe 13.6 miliardë lekë ose 6 për qind me tremujorin e tretë të vitit. Pjesa e portofolit e përfituar nga individët/familjet, vlerësohet në rreth 134.3 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 31.3 miliardë lekësh ose 30.3 për qind, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Qiratë e banesave

Gjatë vitit 2008, indeksi i qirasë shfaq luhatshmëri më të madhe krahasuar me indeksin e çmimit të banesave dhe njëkohësisht një prirje më të qartë rënëse. Pas një rënieje vjetore prej 9.5 për qind gjatë tremujorit të dytë të vitit 2008, indeksi i qirasë u rrit me 7.5 për qind gjatë tremujorit të tretë, për t’u ulur sërish në tremujorin e katërt me rreth 5 për qind. Mesatarisht, gjatë vitit 2008, indeksi i qirasë pësoi një rënie prej 1.9 për qind krahasuar me vitin 2007. Nga ana tjetër, gjatë vitit 2008, tregu i banesave është karakterizuar nga frenimi i ritmit të rritjes së çmimeve dhe nga luhatje të indeksit të qirasë, duke shënuar normat më të ulëta të rritjes vjetore që nga viti 2005.

Biznesi

Nga kredia për sektorin e biznesit, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2008, rreth 75.6 miliardë lekë ose 29.7 për qind janë marrë në formën “overdraft”-it, rreth 48.7 miliardë ose 19.2 për qind janë marrë si kredi për kapital qarkullues, rreth 68.3 miliardë lekë ose 27 për qind përfaqësojnë investime në blerje makinerish dhe pajisjesh dhe rreth 61.2 miliardë lekë ose 24 për qind përfaqësojnë investime në pasuri të paluajtshme.

Kredia për konsum

Në fund të vitit 2008, kredia që ka shkuar për konsum të pastër, e identifikuar si kredi e dhënë për individët në formë “overdraft”-i për konsum të mallrave jo të qëndrueshëm dhe të mallrave të qëndrueshëm, vlerësohet 33.7 miliardë lekë ose rreth 8.7 për qind e totalit të portofolit të kredisë. Kjo shifër përbën gjithashtu 25.1 për qind e portofolit të kredisë së dhënë për individët dhe rreth 3.1 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Kredi investimi

Kredia e përdorur për qëllime investimi, si për blerje pajisjesh dhe makinerish dhe për ushtrim aktiviteti, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, vlerësohet rreth 80.3 miliardë lekë ose 20.7 për qind e totalit të portofolit të kredisë dhe 7.5 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Kredia e përdorur për investime në pasuritë e paluajtshme, qoftë për biznese apo edhe për individë vlerësohet 149.8 miliardë lekë ose 13.9 për qind e PBB-së.

© 2004 METROPOL GROUP


[ Edited Thu Sep 10 2009, 12:43PM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
shkodra
Tue Jul 21 2009, 03:25PM

Registered Member #237
Joined: Mon Dec 18 2006, 05:05PM

Posts: 13849
zotni leci njaj korrupsion qe ti nuk je dakort po e ban shqiperine me ece perparan.....se em qa bahen paret mu nuk me intereson,rendesi ka investohen e per qa investohen....

no comment......
Back to top
L - N
Tue Jul 21 2009, 03:49PM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00AM

Posts: 10623
shkodra ka shkruar:

zotni leci njaj korrupsion qe ti nuk je dakort po e ban shqiperine me ece perparan.....se em qa bahen paret mu nuk me intereson,rendesi ka investohen e per qa investohen....



Zotni shkodra si ty edhe mu, dhe besoj se gjithkuj tjeter ja ka ana me ece Shqypnija perpara, por tuj dite natyren e njerit, si menon ti zotni se ai qe merret me hajni-vrasje-droge e korrupsion kur te bahet tregtare i fuqishem me paret e ktyne pizlleqeve ka mu nale apo ka me nale kush a per me ba lekun me tana mnyrat, masanej mor zotni i nerume jam dakord se nodh qe njerzt e kan fillu me pizlleqe e jane reformu, po ne sa % te njerzve nodh kja pune.

Ne qoft se lejojm athere mafien me na udhheq si popull a thu kena mu zhvillu a'' ?? apo kena me mete si shoqni ven numro ku mizotnon mafia ne cdo qelize te shqonis, politiks e biznesit. Po me qytetarin e thjesht e me te pafuqishmit ca bahet e kush ju del zot? kush ka me nal monopolet e varfnine, kush ka me vjel taksat e me investu ne mjeksi e shkolla, kush ka me majt ushtrin e policine ne qoft se cdo gja komandohet prej korrupsionit.

Asht e vertet se na si popull nuk kena eksperienc ne demokraci per vet faktin e historis dhe pafatsis qe kena perjetu, por kjo nuk don me thane se nuk duhet me msu prej eksperienc qe ka perfitu bota dhe sidomos bota e zhvillume.

Personalisht nuk menoj se klasa politike ne boten e zhvillume konsideron kot si term politik qe: Korrupsioni asht kancer per shoqnin dhe zhvillimin e saj.

Nejse mene mene kjo bote por ishtu e logjikoj un


[ Edited Tue Jul 21 2009, 03:52PM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Aug 23 2009, 01:22PM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00AM

Posts: 10623
Biznesi: Bashkim me Kosovën për tregtinë

Konfindustria, thirrje qeverisë për paketë masash. "Të krijohet Tregu i Hapur Shqiptar"

ARD KOLA

Plani për të unifikuar taksat me Kosovën, publikuar vitin e kaluar nga Ministria e Financave, rezulton të mbetet thjesht një ide. Deri tani nuk është bërë asnjë veprim për t‘i afruar bizneset e dy vendeve në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Në këtë pikë, bizneset industriale, të përfaqësuara nga Konfindustria, i bëjnë thirrje qeverisë që të marrë masa të menjëhershme, në interes të të dyja palëve. Biznesi shqiptar gjithmonë është treguar i gatshëm për të punuar me palën kosovare, me qëllimin e krijimit të një tregu të përbashkët. "Shprehim shqetësimin lidhur me shkallën mjaft të ulët të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës dhe përsërisim domosdoshmërinë e veprimeve të shpejta institucionale të përbashkëta të dy vendeve tona për të ndërtuar Tregun e Hapur Shqiptar si kusht mjaft i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve, proces në të cilin jemi mjaft të vonuar", u shpreh dje administratori i përgjithshëm i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku. Ai theksoi se, Tregu i Hapur Shqiptar është tërësisht nën frymën e globalizmit ekonomik, liberalizmit dhe vetë përvojës së vendeve të BE-së. Deri tani, për 6 muajt e parë të vitit 2009, vëllimi i shkëmbimit të tregtisë mes Shqipërisë dhe Kosovës rezulton në shifrat e nën 50 milionë dollarëve.

Kërkesa

Bizneset industriale vendase konstatojnë se qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës deri më tani nuk po bëjnë përpjekjet e duhura lidhur me shfrytëzimin e mundësive të shumta të bashkëpunimit, duke mos ju përgjigjur siç duhet dëshirës dhe vullnetit të industrive, biznesit dhe qytetarëve për shtimin e detyrueshëm të marrëdhënieve. "Me përjashtim të investimit të lavdërueshëm në rrugën me rëndësi strategjike Durrës-Morinë nga qeveria e Shqipërisë, dëshirën e shprehur të qeverisë së Kosovës për vazhdimin e pjesës së mbetur të saj deri në kufirin me Serbinë si edhe disa projekteve të bashkëpunimit në fushën e shkëmbimeve energjetike, pjesa tjetër e marrëdhënieve institucionale ndërmjet dy vendeve mbetet vetëm në planin protokollar dhe propagandistik", u shpreh Buxhuku. Më tej, ai shton se, është e papranueshme që shkëmbimet tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, me gjithë afërsinë dhe lidhjet natyrale të tyre, mbetet në shifra të ulëta prej vetëm disa dhjetëra milionë euro, ndërkohë që vetëm deficiti tregtar i të dyja vendeve kap shifra në mbi 4 miliardë euro.

Tregjet

Raportet e fundit të tregtisë me jashtë në kuadër të CEFTA-s nuk kanë dhënë frytet e duhura për të dyja vendet. Treguesit jo pozitivë u panë që në fillim me marrëveshjet e tregtisë së lirë, të cilat nuk u shfrytëzuan si duhet. Në këtë pikë, Konfindustria thotë se, Tregu i Hapur Shqiptar mirëpret zgjerimin e mëtejshëm edhe me pjesëmarrjen e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, për të kaluar në krijimin e një Tregu Rajonal të Hapur në interes të të gjithë qytetarëve të vendeve tona, nën frymën e globalizmit ekonomik, liberalizmit dhe si hap pararendës i integrimit të përbashkët në BE.


Shifrat

Shkëmbimi i mallrave arrin 270 mijë tonë

Kosova mbetet i vetmi partner tregtar, me të cilën kemi bilanc pozitiv. Megjithatë, në dy vitet e fundit janë vërejtur shenja të dobësimit të aktivitetit tregtar. Të paktën me produktet bujqësore, me Kosovën kemi humbur rreth 700 mijë euro treg, për shkak të avantazheve që kanë fqinjët tanë të rajonit. Duke u ndalur te të dhënat për 6-mujorin e parë të vitit 2009, shikohet se kemi importuar rreth 186 mijë tonë mallra, me vlerë afërsisht 1.4 miliardë lekë, ose 100 milionë më shumë. Sa i takon eksporteve, tregu kosovar është furnizuar nga vendi ynë me rreth 85 mijë tonë mallra, me një vlerë të përafërt 2 miliardë e 900 milionë lekë. Për shkaqe të ndryshme, eksporti me Kosovën ka rënë në vlerë me rreth 300 milionë lekë, pasi fqinjët tanë kanë gjetur burime të përshtatshme aktiviteti në Bullgari dhe Rumani (pijet dhe lëngjet).


© Gazeta Shqip - 2006-2008


[ Edited Thu Sep 10 2009, 12:44PM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Sep 10 2009, 12:22PM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00AM

Posts: 10623
Bizneset në Shqipëri, 45% të fitimeve për taksa

Shqipëria ka bërë pak përmirësime në klimën e biznesit, thotë Banka Botërore

Shqipëria nuk ka bërë asnjë përmirësim të dukshëm në klimën e të bërit biznes gjatë vitit të fundit, ndërkohë që barra fiskale reale mbi bizneset ka mbetur në nivele të larta, pavarësisht mburrjeve të pafundme të qeverisë për "kthimin e Shqipërisë në vendin me taksa më të ulëta në botë", bëhet i ditur nga raporti "Të bërit biznes 2010" i Bankës Botërore. Shqipëria u rendit në vend të 82-të në botë për këtë vit nga vendi i 86-të që ishte vitin e kaluar. Ngritja në renditje nuk reflekton aq shumë përmirësim të klimës, sesa ndryshim në metodologjinë e raportit. Njësoj si vitin e kaluar, marrja e lejeve të ndërtimit, pagimi i taksave dhe punësimi i punëtorëve, janë treguesit më problematikë në Shqipëri. Vendi ka shënuar përmirësime të forta në mbrojtjen e investitorëve, treguesin e vështirësisë në fillimin e biznesit. Mbrojtja e investitorëve është përmirësuar teorikisht nga ligji i ri për shoqëritë tregtare miratuar në vitin 2007, si dhe nga themelimi i Qendrës së Regjistrimit të Biznesit. Eficenca në praktikë e këtyre dy masave nuk është parë ende dhe as nuk është matur nga Indeksi i Të bërit Biznes. Shqipëria mbetet një vend shumë prapa fqinjëve të vet në klimën e biznesit, pavarësisht disa përmirësimeve. Vetëm Kroacia, Kosova dhe Bosnja janë renditur më keq se ne, ndërkohë që fqinji ynë lindor, Maqedonia, e cila konsiderohet si konkurrente e Shqipërisë në thithjen e investimeve të huaja, gjendet në vend të 27-të, pra shumë më përpara.
Shqipëria është renditur shumë mirë në treguesin e lehtësisë së eksportimit dhe importimit, renditje që i dedikohet zbatimit të sistemit Asiccuda në pikat doganore, si dhe faktit që Shqipëria është një vend me dalje në det. Kostoja e transportit për eksport është aktualisht 725 dollarë për kontejner. Mesatarja e Europës Lindore është 1700 dollarë dhe ky ndryshim i dedikohet thjesht faktit se shumica e vendeve të Europës Lindore janë pa dalje në det, apo i kanë qendrat e prodhimit larg bregdetit.

Taksimi

Gjatë vitit të kaluar, bizneset në Shqipëri shpenzuan 244 orë pune menaxheriale dhe u morën me këtë çështje plot 44 herë, ndërkohë që shpenzuan 45 për qind të fitimeve të veta për të mbuluar pagesën e taksave. Vendosja e taksës së sheshtë nuk u mor parasysh nga analizuesit e Bankës Botërore, pasi ekspertët kanë kërkuar më shumë kohë për të parë se çfarë efekti do të japë një masë e tillë në kushtet reale të biznesit. Sipas qeverisë, taksat në Shqipëri janë "përgjysmuar" në shumë raste gjatë katër viteve të fundit, por në realitet, kjo ulje nuk ndjehet. Vlerësuesit e Bankës Botërore marrin në analizë një kompani shembull me të ardhura sa 150 herë PBB për frymë dhe me pesëmbëdhjetë të punësuar për të parë se sa nga fitimet e kompanisë shkojnë për taksa. Sipas tyre, niveli i taksave ka qenë njësoj gjatë viteve të fundit, pavarësisht "përgjysmimeve" të deklaruara nga qeveria.
Problemi më i madh në Shqipëri gjithsesi edhe për këtë vit mbetet burokracia e tmerrshme që haset në marrjen e një leje ndërtimi. Shqipëria është e listuar e 173-ta në këtë tregues nga 183 vende të marra në analizë. Në Shqipëri kërkohen 331 ditë dhe 24 procedura për të marrë leje ndërtimi.

Kritikat

Indeksi i Të Bërit Biznes i Bankës Botërore kritikohet kryesisht për faktin se bazohet gjerësisht në situatën ligjore të një vendi, pa marrë parasysh realitetin joligjor. Kjo gjë sipas kritikëve bën që vlerësimet të mos jenë shumë domethënëse apo të sakta. Për shembull, Shqipëria është renditur në vend të 15-të në botë për treguesin e mbrojtjes së investitorëve, gjë që i dedikohet tërësisht kuadrit ligjor, por jo zbatimit praktik të këtyre ligjeve. Një studim financiar nga qeveria e Norvegjisë nënvijëzon dobësi të mëdha metodologjike në këtë indeks, si dhe vëren faktin se qeveritë mund të kryejnë ndryshime ligjore në tavolinë për të marrë renditje më të lartë, por kjo gjë nuk e ndryshon shumë klimën reale në të cilën vepron një biznes. Sipas ekspertëve, qeveritë shohin se çfarë mund të ndryshojnë nga pikëpamja ligjore dhe pas kësaj shpallen kampionë të reformave. Pikërisht kjo gjë ndodhi me Shqipërinë vitin e kaluar. Ndryshimi i disa ligjeve e shpalli vendin kampion botëror të reformave, por realiteti faktik nuk u mor në diskutim. Banka Botërore është vendosur nën kritika gjithashtu edhe për mënyrën e grumbullimit të informacionit për vendet e listuara. Zyrat vendëse të konsulencës, të cilat punësohen nga BB për të kryer analizimin, kanë shpesh lidhje biznesi apo lidhje politike me qeveritë, apo kanë ndjenja nacionaliste për vendin e vet dhe janë të prirura për rrjedhojë të japin informacion pozitiv.
Për më tepër, vendet me kulturë të dobët demokratike e kanë më të lehtë të bëjnë ndryshime ligjore, sesa vendet perëndimore. Kështu, lehtësimi i kushteve ligjore të pushimit nga puna të punonjësve mund të bëhet lehtë dhe pa debate në vendet me të ardhura të ulëta, ndërkohë që një ndryshim i tillë mund t‘i nxjerrë francezët në protesta masive.
Indeksi i Lehtësisë së të Bërit Biznes u themelua në vitin 2001. Që nga ajo kohë, metodologjia e përdorur ka ndryshuar vazhdimisht me qëllim që të përshtatet me realitetin.

Tatimet-biznes, debat për pajisjet fiskale: Palët akuzojnë njëra-tjetrën për ryshfet

Procesi i vendosjes së kasave fiskale po shoqërohet me pretendime të shumta, ankesa dhe kritika mes biznesit dhe tatimeve. Vendosja e gjobave në shifra mbi 50 milionë lekë për ato biznese që nuk janë pajisur me kasa, por edhe raste të tjera që lidhen me procesin, kanë mundësuar lindjen e një debati të radhës biznes-tatime. Ndërkohë që administrata tatimore pretendon se procesi i punës po ndiqet nga afër konform ligjit "Për procedurat tatimore". Tani në muajin shtator ka nisur faza e dytë e instalimit të kasave për biznesin e mesëm, ndërsa në janar 2010, nis faza e tretë, që i takon biznesit të vogël. Gjoba për mospajisjen me kasë fiskale shkon deri në 1 milion lekë të vjetra. Shumë biznese nuk i kanë vendosur pajisjet nga neglizhenca ose mungesa e informacionit. Disa të tjera i kanë vendosur në vitet ‘95-‘96, por që më pas dështuan, e tani nuk duan të blejnë të tjera. Të tjerë ankohen për çmimin dhe për mungesën e korrektësisë nga ana e shoqërive të autorizuara për instalimin e pajisjeve. Nga ana tjetër kemi tatimorët, të cilët nuk e njohin ende procesin e kasave fiskale. Disa prej tyre i kërkojnë biznesit faturat jo sipas modelit të ri (kuponi), duke krijuar situata të paqena edhe kur biznesi ka vendosur kasë fiskale.

Qëndrimet

Në gjithë situatën e krijuar, administrata tatimore përpiqet të justifikohet se veçohet nga rastet korruptive, dhe se e gjithë reforma që po kryhet është në vijim të ligjit "Për procedurat tatimore". Sipas Drejtorisë së Përgjithshme, vendosja e kasave është një detyrim ligjor dhe kush nuk e respekton ndëshkohet me sanksione. Tatimet pretendojnë se nuk ka asnjë rast që kontrollet e tyre të kryhen mbi kritere selektive, duke goditur bizneset. Pavarësisht kësaj, vetë bizneset ankohen se në tërësi situata me tatimorët ka ndryshuar për mirë, megjithatë veprimet e tyre abuzuese vijnë si në kohë fushatash, kur arka e shtetit është bosh.

Procesi

Në rang vendi numërohen rreth 95 mijë biznese të llojeve të ndryshme, dhe të ndara në tre kategori: i vogël, i mesëm dhe i madh. Të pesta shoqëritë janë autorizuar nga Ministria e Financave që brenda muajit dhjetor të vitit 2010 duhet të përfundojnë procesin e vendosjes së kasave fiskale. Por jo e gjitha është në dorë të tyre. Përveç trajnimit që i duhet bërë biznesit, edhe punonjësit tatimorë kanë nevojë të njihen me formën e re të raportimit të xhiros. Procesi ka hyrë në muajin e shtatë dhe ende ka tatimorë që nuk e njohin formatin e ri të raportimit të aktivitetit privat. Kësisoj, do të ketë ende përplasje mes biznesit dhe tatimeve, edhe në ato raste kur kasat janë vendosur.


© Gazeta Shqip - 2006-2008


[ Edited Fri Oct 09 2009, 03:14PM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Oct 09 2009, 03:15PM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00AM

Posts: 10623
Beteja per te ndihmuar ringjalljen e nje vendi

Nga Dan Bilefsky*

E Premte, 09 Tetor 2009

Donika Mici ka perballuar me guxim dekada diktature, por edhe djegien e nje prej fabrikave te saj, pa harruar nje lufte te perngjashme me ate civilen, dhe nje vjehrre e cila mendonte se ajo duhet te rrinte kuzhine, sesa te vraponte pas perandorise se modes. Gjithsesi, tashme znj. Mici, 47 vjece qe mban postin e drejtores ekzekutive te DoniAnna, fabrika me e madhe e kepuceve ne Shqiperi, thote se ka ardhur koha qe bizneset shqiptare te heqin imazhin demodè dhe te kapercejne pengesat e te shkuares. Teksa prodhuesit e tjere te kepuceve ne Shqiperi kane mundur te perfitojne etiketen "Made in Italy" per prodhimet e tyre, Znj. Mici i ben kepucet vetem ne Shqiperi dhe me krenari insiston se etiketa "Made in Albania" nuk eshte me nje pengese drejt suksesit.

Kompania "DoniAnna' krenohet me listen per t'u pasur zili te klienteve qe shesin me pakice, duke nisur qe nga rrjeti i dyqaneve per bleresit masive, si "Macy" dhe "Batta", e deri tek specialistet si Aldo dhe Kenneth Cole. Kompania ka shitje prej 14 milione eurosh ose 20.4 milione dollaresh, ne gjashte muajt e pare te ketij viti. Aty jane punesuar rreth 1400 punonjes dhe eksportohet ne me shume se 10 vende, duke perfshire Italine, Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Franca. "Duhet te jeni shume te ashper per te pasur sukses ne kete vend, sepse ne e kemi nisur nga asgjeja, pasi komunizmi ra ne vitin 1990", thote znj. Mici, nje nene me kembet ne toke, per te cilen koncesioni me i madh i modes jane gotat "Versace" dhe nje qen Chihuahua i cili e ndjek teksa leviz ne dyshemene e fabrikes.

"Tashme Shqiperia po ecen ne drejtimin e duhur dhe po behet nje shtet modern dhe per kete nuk kthim mbrapa", thote ajo.

Akoma ky transformim nuk do te jete i lehte. Teksa Shqiperia, nje vend i varfer i Ballkanit Jugor me 3.6 milione njerez, u anetaresua ne NATO ne prill dhe aspiron te anetaresohet ne BE, ekonomia e ketij vendi ende po lufton per te kapercyer shenjat qe i kane mbetur nga 40 vjet te ashpra nen diktaturen e Enver Hoxhes, nje diktator i tipi stalinist. Eshte nje shenje e progresit te sotem, fakti qe Tirana, kryeqyteti i Shqiperise, eshte e mbushur me te rinj qe verdallisen ne dhjetera kafenete e reja te hapura. Edi Rama, ish-artisti i gjate dhe karizmatik, i cili drejton per 8 vjet bashkine, ka pikturuar me ngjyra te ndezura, fasadat e neveritshme qe ekzistonin me pare. Po keshtu ka terhequr 90 tone me plehra dhe ka investuar ne arsimim dhe shendetin publik. Por akoma vendi ka shume probleme, dhe ekonomia shqiptare eshte aq e pazhvilluar sa ende importon ushqime baze si qumeshti dhe sheqeri. Transparency International me qender ne Berlin, e renditi Shqiperine vjet ne 10 vendet me te korruptuara ne Evrope. Me shume se 18% e popullsise vleresohet se jeton ne minimumin jetik, me 2 dollare ne dite, thekson Amnesty International.

Forcimi i ekonomise se Shqiperise do te ndikoje dhe ne forcimin e rolit te saj ne Ballkan. Kryeministri i saj, Sali Berisha i cili ka qene kirurg zemre dhe ka dominuar politiken ne vend per dekada, argumenton gjate nje interviste se vendi ka levizur ne drejtimin e duhur dhe e ka perballuar krizen globale financiare. Produktet e rendesishme ushqimore pesuan nje rritje prej 6% ne cerekun e pare te vitit dhe vendi nuk pati nevoje per nje jelek shpetimi si fqinjet e tij ballkanike. "Efektet e krizes financiare kane influencuar ekonomine shqiptare", thote Berisha, "por ketu nuk behet fjale per krize". Por Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani paralajmeroi ne Gusht se shpenzimet e qeverise po kercenonin stabilitetin makroekonomik te vendit. Shqiperia vuajti nga nje largim nga bankat ne tetor te vitit te kaluar, kur shfaqja e krizes ekonomike globale, i beri mijera shqiptare te terhiqnin kursimet e tyre. Kjo ndihmoi te rendonte nje pakesim i likuiditetit, qe disa ekonomise e kane frike, perzier me nje spirale te deficitit buxhetor, duke turbulluar ekonomine.

Duke presupozuar se ekonomia ka qendruar relativisht stabel, znj Mici thekson se potenciali i Shqiperise qendron ne punetoret me page te ulet dhe ajo argumenton se kjo e ben vendin nje qender atraktive per biznesin. Ajo shton se Shqiperia ka potencialin per t'u bere nje alternative per prodhim, perkrahe Kines dhe Indise.

"Ne kemi rroga te uleta dhe megjithate nuk e braktisim cilesine" thote ajo, duke ferkuar thonjte e saj te pikturuar ne nje cope lekure kafe. "Nje kompanie ne Bangalore i duhet 6 muaj per te permbushur nje porosi te shitesve te kepuceve ne Evrope, ndersa nje kompanie ne Shqiperi do t'i duheshin vetem 30 dite per ta cuar kete porosi ne dyqanet e Londres ose Parisit". E bija e nje oficeri ushtrie, Mici e filloi DoniAnna-ne ne vitin 1992, ne nje kohe qe ajo kujton se Shqiperia ishte aq e izoluar sa nuk kishte as soba mikrovale dhe se ajo ishte e vetmja grua e cila ngiste nje makine ne Tirane. Duke qene se bankat nuk kishin sektore kredie, ajo beri marreveshje me nje investitor italian. Brenda pak viteve, ajo prodhoi nje milion pale kepuce.

Stresi ishte i paperballueshem, kujton ajo, jo vetem sepse ajo ishte nje grua ne shoqeri tejet maskiliste. Njehere teksa u shfaq ne nje mbledhje me meshkuj, ata i thane se donin te bisedonin me bosin. "Jam pioniere ne kete vend, sepse kam qene nder te paret njerez, per mos te thene gra, qe kane ngritur nje biznes privat pasi ra komunizmi", thote ajo. "Familja e burrit tim nuk ishte e lumtur per kete gje, por une punesova nje dado dhe nje person per te gatuar, pastruar dhe hekurosur rrobat. I thashe burrit tim qe sistemi ka ndryshuar dhe keto jane rregullat e reja".

Te ndertosh nje kompani te orientuar drejt eksportit nga hici eshte nje veshtiresi me vete, thote ajo, ne nje demokraci te re ku qeveria rregullon gjithcka nga tarifat doganore e deri tek siguria e cila nuk ekziston.

Ne mars te vitit 2008, kur nje ish-depo e municioneve ushtarake shpertheu ne Gerdec, nje fshat ne veriperendim te Tiranes, ku u vrane 26 vete, DoniAnna fabrika me e afert u dogj deri ne themele, duke kushtuar dem prej 1 milion euro. "Kompania ime mund te ishte pese here me e madhe, por te gjitha keto pengesa m'a kane ngadalesuar hapin", thote ajo. "Une kam punuar dite dhe nate. Vajza ime thote, qe ti nuk je si nje burre, por si 10 burra. Ti nuk dorezohesh kurre".

Drejtuesit e biznesit vene re qe te investosh ne Shqiperi nuk eshte pune per zemerdobetit dhe ata qe nuk rrezikojne. Kur Francesco Bechetti, nje nga investitoret me te medhenj te huaj ne Shqiperi, arriti ne vend ne vitin 1997 me idene per te eksploruar potencialin hidroelektrik, ai kujton se ishte i vetmi i huaj ne avion. Ne ate kohe vendi ishte ne prag te nje lufte civile dhe mijera shqiptare po niseshin drejt vendeve te tjera. "Cdo njeri mezi priste te ikte nga vendi", kujton ai. "Njerezit me thane qe une jam i cmendur". Me shume se nje dekade me vone, kompania e z. Bechetti, Bechetti Energy Group, po investon 1.5 miliarde euro ne projektet per energjine, duke perfshire nje hidrocentral ne lumin Vjose, ne Kalivac. Ne nje kohe kur Evropa po perpiqej te shkepuste varesine nga energjia e Rusise, ai argumenton se Shqiperia, e bekuar nga lumenjte dhe nga gazi natyral - mund te behet nje shperndares i rendesishem i energjise ne rajon. Me dhjetera kompani internacionale po investojne se fundmi ne tregun e energjise ne Shqiperi. Kompania zvicerane energjetike EGL dhe kompania norvegjeze Statoil-Hydro firmosen 1 miliard dollare para dy vjetesh per te zhvilluar, nje transportues me tuba, 520 km, per gazin natyral te Kaspikut dhe Lindjes se Mesme permes Shqiperia dhe Greqise, ne detin Adriatik dhe me pas ne Itali dhe Evropen Perendimore. Mr. Becheti thote se nje nga sfidat me te medha per te ndermarre projekte te medha infrastrukturore, ishte te merrje financime, per shkak te problemeve me imazhin e vendit. Po keshtu probleme kishte edhe me infrastrukturen, dhe ai financoi ndertimin e 10 km rruge ne Kalivac, ne menyre qe te transportonte gjithcka aty, nga kabllot deri te gjeneratoret per hidrocentralin. Po keshtu kompania e tij duhej te importonte inxhiniere te kushtueshem nga Italia. Akoma z.Becheti thote qe potenciali i Shqiperise eshte me shume se nje kompensim per veshtiresite. "Ne te kaluaren, njerezit qeshnin po t'u thosha qe isha duke investuar ne Shqiperi", thote ai. "Tashme, asnje nuk po qesh me".

Njerezit e biznesit thone qe Shqiperia terheqese, jeton me vonesat e saj ne zhvillimin ekonomik, duke sjell mundesi per investitoret qe marrin rrezikun per te zhvilluar sektore te paeksploruar.

Bashkim Shalla eshte drejtori i I&B Konstruksion, nje kompani e cila prodhon qarqe te mbyllura pajisjesh televizioni, teknologji dhe informacion per gjithcka nga porta deri tek spitalet. I biri i nje shoferi kamioni dhe nje mesuese, Z. Shalla, 3 vjec i cili ka studiuar inxhinieri ne Angli, thote se la nje pune te shkelqyer ne Londer per te ardhur dhe per te nisur punen me nje kompani ne Shqiperi. Ai kujton se pa kompjuter per here te pare ne vitin 1996 kur ai shkoi per te studiuar ne Oksford. Aktualisht, ai thote se eshte kthyer ne Shqiperi, duke u nisur nga sfida per te nderuar nje sektor nga zeroja dhe me premtimin se nena do i gatuaj ne shtepi. "Ne nje ekonomi te pazhvilluar si e Shqiperise, edhe nje djale i ri si puna ime mund te jete nje pionier" thote ai. "Une po keshtu dua te jem afer familjes time". Duke lene menjane pjesen e mikpritjes, dhe simpatise se Shqiperise per investime, disa drejtues biznesi ankohen nga mungesa e fuqise blereve, ne nje vend ku rroga mesatarja e nje muaji eshte 300 euro.

Qemal Hoxha, 65 vjec eshte pronar i "Antik", nje restorant peshku ne qytetin port te Durresit. Restoranti eshte i ndertuar ne nje bunker qe Hoxha vete ndihmoi te ndertohej gjate kohes komuniste. Shqiperia eshte e pushtuar nga 700 mije bunkere, te ndertuar gjate viteve te diktatures, duke fiksuar kulturen e paranojes e cila e konsideronte Shqiperine si te sulmuar. Hoxha thote qe te ardhura modeste te klienteve ben qe ai te mbante cmime te uleta. Gjeja me e shtrenjte ne menyne e Antik eshte 5 euro dhe eshte cmimi i nje friture miks frutash deti, ne kete menyre ai e ka te veshtire te shtoj te ardhurat. Ai thote se deshiron qe Shqiperia te anetaresohet ne BE ne menyre qe investitoret e huaj te vijne ne Shqiperi per te rritur standardin e jeteses.

"Nese do te rrisja cmimet, per shkak te rrogave te uleta, klientet e mije nuk do te vinin me", thote ai. "Nese ne do te kishim ndertuar rruge ne vend te bunkereve ne do te ishim Zvicra e Ballkanit", - thote Hoxha.

* "New York Times"/ Perktheu: Fatjona Mejdini

© 1991 - 2009 Koha Jone


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Bozho
Fri Oct 09 2009, 04:14PM

Registered Member #3363
Joined: Mon Oct 05 2009, 01:52PM

Posts: 226
po flasim per biznes shyqyr qe erdhi kjo kohe se dikur me e pa permend futeshe ne burg
Back to top
LUPEN
Fri Feb 17 2017, 04:45PM

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56AM

Posts: 10264
Në Shqipëri bizneset paguajnë edhe taksën e krimit

Veç kostove të aktivitetit apo tatimeve që paguajnë në shtet, bizneset kanë dhe një kosto tjetër më të padukshme. Ajo është e ashtuquajtura taksa e krimit.

“Për vendet si Shqipëria, apo ato lindore, ku ligji nuk funksionon si duhet, krimi zë një kosto të jashtëzakonshme tek sipërmarrjet private, sidomos tek ato që janë të ekspozuara ndaj krimit”, deklaron Nikolin Jaka.

Në vendet e zhvilluara, kostot që biznesi paguan për krimin kufizohen kryesisht tek shpenzimet për ngritjen e sistemeve të sigurisë. Por në vendet me institucione të dobëta, krimi ka kosto ekstra.

“Nga bastisjet, grabitjet, vjedhjet, marrja peng apo gjobat, por edhe shumë fenomene të tjera”, nënvizon Jaka. Por përtej perceptimit, kostot e krimit janë të matshme.

Sipas Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në Shqipëri krimi i merr biznesit mesatarisht 6.5 për qind të xhiros bruto. Në varësi të llojit të biznesit, në disa raste kjo shifër mund të jetë më e madhe edhe sesa tatim-fitimi që paguhet në shtet. Megjithatë, jo të gjithë paguajnë njësoj.

“Kjo ka të bëjë me aktivitetin që është i ekspozuar me krimin. Nëse ka një aktivitet që nuk ballafaqohet me krimin në aktivitetin e përditshëm, atëherë kostot mund të jenë të ulëta. Ndërsa në rast të kundërt, kostot janë të larta”, shton Jaka.

Sipas BERZH, për vendet e rajonit shpenzimet mesatare për krimin zënë 5.9 për qind të xhiros./ Top Channel /


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Fri Feb 17 2017, 04:46PM

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56AM

Posts: 10264
Afatet e liberalizimit, MEI takim konsultativ me bizneset

TIRANE, 16 Shkurt /ATSH/- Qeveria ka vendosur të pranojë propozimin për shtyrjen e afatit për bizneset e lidhura në rrjetin 35 kilovat, të cilat sipas detyrimit ligjor duhet të gjejnë mundësi alternativë të furnizimit duke u shkëputur nga operatori publik. Afati i ri do të jetë data 30 qershor e këtij viti.

Përfaqësuesit e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë ashtu sikurse edhe Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike zhvilluan një takim informues dhe konsultues me 73 subjekte që kanë detyrimin për të dalë në tregun e lirë të energjisë. Në këtë takim, shtyrja e afatit ishte një propozim që iu bë nga bizneset, ministrisë së Energjisë.

Ligji përcakton gjithashtu afatin dy mujor në të cilin këtyre subjekteve u garantohet furnizimi nga OSHEE në cilësinë e furnizuesit të mundësisë së fundit. Aktualisht ka përfunduar procesi i instalimit të matësave në këto subjekte dhe po vazhdon miratimi i kuadrit ligjor e rregullator të nevojshëm që këto biznese të mund të furnizohen në tregun e lirë.


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

G F 3D Photography
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2703 sec, 0.0328 of that for queries. DB queries: 60. Memory Usage: 2,095kB