Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Arti - Kultura - Tradita - Fotografia - Video :: Trupi - Shëndeti - Mjeksia
 
<< Previous thread | Next thread >>
Duhani, nje ves me pasoja per jeten
Go to page  1 2
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
::bud::
Wed Feb 25 2009, 02:14pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
Duhani, nje ves me pasoja per jeten

Qdo 10 sekonda shuhet nje jete nga pasojat e konsumit te cigar eve. Ne fillim te viteve te 90-ta kane vdekur 3 milione njere'z ne vit dhe sipas WHO-se (World Health Organisation) ne vitin 2020 deri 2030 do te vdesin 10 milione njere'z nga de'met e duhanit. Konsumi i duhanit eshte te nje numer i madh semundjesh faktori numer nje etiologjik (kanceri i bronkeve) ose faktor i rrezikshe'm pe'rkrah faktore've te tjere (infarkti i zemres).
Helmimi kronik me duhan çon në mbylljen e enëve të gjakut, sëmundje të zemrës, ngërçë në bark dhe zorrë. Sipas ICD-10-Kodit (International Classifikation of Disease) definohet varësija prej duhanit dhe nikotinës si sëmundje më vete d.m.th. "ajo është sëmundje e cila ka nevojë për mjekim".
Lista e sëmundjeve që vijnë si pasojë e konsumit të duhanit është shumë e gjatë, duke filluar nga sëmundjet e traktit të frymëmarrjes (kanceri i bronkeve, kancer në fyt, laringjit kronik), të sistemit kardio-vaskular (infarktit në zemër, pika në tru, arteriosklerozë), atyre të sistemit të organeve të tretjes (kancere në buzë, gojë, ezofag, lukth, zorrë dymbëdhjetgishtore dhe pankreas), duke vazhduar tek ato të traktit urogjenital (kanceri i fëshikzës së urinës dhe kanceri i mitrës), për ta kryer këtë listë te komplikimet në shtatzani (lindja e foshnjave me peshë të ulët, lindje të parakohshme, vdekje e fëmijës në bark). Sikur të mos pihej duhani në mbarë botën do të kishte 30 % më pak të vdekur nga kanceri.
Duhanxhinjtë dhe joduhanxhinjtë reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj duhanit. Te duhanxhinjtë e rastit vjen te simp tome të ndryshme siç janë: ndjenjë vjelljeje, kollitje, djersitje, marramendje, ngërçe të zorreve dhe barkqitje. Duhanxhinjtë e rregullt thonë se pas pirjes së duhanit janë më të çlodhur, të vëmendshëm dhe se kanë më pak uri.

Qka duhet te diniper nikotinen?
Nikotina, një alkaloid i bime's Nikotiana tabakum, është emëruar për nderë të Jean Nicot de Villemain (1530-1600) pasi ai e solli atë në Francë. Nikotina ndikon në tru në sasi të vogla si nxitëse dhe gjallëruese, në sasi të mëdha ngurron dhe bllokon dhe në sasi shumë të larta ka pasoja për jetën. Një cigare përmaban 6 deri më 15 miligram nikotinë. Sasia vdekjeprurëse gjatë thithjes është 1 mg për 1 kg peshë trupore, kjo sasi gjendet në 3 deri në 5 cigare.

Si ndikon nikotina?
Nikotina është droge, e cila pas marrjes së rregullt të bënë me ves dhe të varur prej saj. Duhanxhinjtë e pijnë duhanin për shkak të nikotinës. Sasia e marrë e nikotinës varet nga cilësia e cigares, prej thellësisë së thithjes së tymit, se sa herë thithet cigarja dhe sa cigare pihen. Kryesisht 10% e nikotinës që përmban cigarja thithet dhe përmes mushkërive e gjakut arrin në tru. Mbrenda 10 minutash arrihet koncentrimi maksimal i saj në gjak. Nikotina stimulon receptorët në tru që kanë të bëjnë me vëmendjen dhe lëvizjet. Vetëm nikotina është përgjegjëse për varësinë nga duhani.
Por duhet theksuar se shkaktari i kancereve dhe i dëmeve të tjera të shëndetit nuk është nikotina por janë mbi 4000 substaca që thithen përmes tymit të cigareve. Tymi i cigareve, një përzirje prej gazrave dhe avullit, gjatë djegjes përkrah nikotinës çliron edhe materje organike (alkane, alkohole, ketone, ester, etj.), monoksidin e karboni, okside të azotit (NO, NO2), materje kancerogjene (benzopyrene, nitrozamine), metale të rënda (krom, arsen, kadmium, vanadium). Tymi i cigareve përmban mbi 40 substanca kancerogjene dhe për këtë arsye është e vështirë të caktohet se cila prej tyre është më e rrezikshme.
Me rreth 1/3 e rasteve të vdekjeve paraqet kanceri i bronkeve vrasësin numër një te meshkujt. Në vitin 2000 ishin vetëm në Austri 2600 meshkuj dhe 1000 femra të sëmurë nga kanceri i bronkeve. Rreziku kryesor për këtë kancer është pirja e duhanit, 1 prej 10 duhanxhijve vuan nga kanceri i bronkeve. Numri i të rijve austriak që pijnë duhanin është duke u rritur qartë, 1/4 e femrave 15 vjeçare dhe 1/5 e meshkujve të moshës së njëjtë e pijnë duhanin.
Thithja e duhanit është një ndër arsyet kryesore për bronkitin kronik. Simptomat klinike dhe vlerat e tjera të sëmundjes përmirësohen dukshëm nëse ndërprehet pirja e duhanit.

Pirja e duhanit është gjithashtu rreziku numër një i sëmundjeve të zemrës dhe sistemit të qarkullimit të gjakut. Rreziku për infarkt të zemrës varet prej numrit të cigareve në ditë dhe prej pranisë së rreziqeve tjera si tensioni i lartë, kolesterina e rritur, etj. Duhanxhinjtë që kanë tension të lartë janë 60-70 % më të rrezikuar nga infarkti në raport me jo duhanxhinjtë që po ashtu kanë tension të lartë.
Për ndryshimet patologjike gjatë pirjes së duhanit është përgjegjës para së gjithash monoksidi i karbonit (CO). Ai thithet me tymin e cigareve, lidhet në rruzat e kuqe të gjakut dhe kështu e largon oksigjenin nga lidhja me hemoglobinën. Në këtë mënyrë sistemit të qarkullimit të gjakut i duhet që të punojë më shumë dhe e ka më vështirë që ta plotësoj mungesën e oksigjenit.
Varësisht nga sasia e duhanit vjen, edhe deri në ndryshime të sistemit të koagulimit të gjakut, ndryshime në trombocyte, ndryshime në metabolizmin e yndyrave, rritja e kolesterinës së keqe (LDL) dhe zbritja e kolesterinës së mirë (HDL).
Duhani dëmton jo vetëm duhanxhiun që e pinë atë, por ai dëmton edhe njerzit përreth tij. Shkenca ka vërtetuar:
Nëse gratë gjatë shtatzanisë e pinë duhanin, fëmijët e tyre lindin me trakt të ngushtuar të frymëmarrjes. Për arsye të funksionit të zvogluar të mushkërive këta fëmijë janë më të rrezikuar për t'u sëmurë nga infeksione me virusë të ndryshëm;
Fëmijët që në mënyrë pasive i janë ekspozuar duhanit janë më të rrezikuar te vdesin nga vdekja e befasishme e femijve "sudden death in infancy";
Personat që nëmënyrë pasive i janë ekspozuar duhanit, vuajnë shpesh nga sëmundje të organeve të frymëmarrjes (bronkiti obstruktiv, bronkioliti, ndezja e mushkërive);
Fëmijët që në mënyrë pasive i janë ekspozuar duhanit kanë shpesh ndezje të veshit;
Te fëmijët me astmë duhani ndikon në paraqitjen më të shpeshtë të sulmeve astmatike, ata kolliten më shpesh si dhe mushkëritë e tyre dëmtohen më shpejtë.
"Expozimi pasiv me duhan eshte menyre subtile e maltretimit te femijve "
Mos pini duhan në dhomat ku gjenden fëmijët. Natyrisht që është më mirë të mos e pini aspak duhanin, ose të pushoni sa më parë me pirjen e tij. Për zvogëlimin e rreziqeve të expozimit pasiv ndaj duhanit, për hirë të fëmijve tuaj, duhet t'ju përmbaheni këtyre këshillave:
Shumë me rëndësi! Duhani është rreptësisht i ndaluar gjatë shtatzanisë dhe pushoni të pini duhan kur keni dëshirë të lindni fëmijë!
Para së gjithash vlen: në dhomat ku gjenden fëmijët të mos pihet duhani. Këtu bënë pjesë natyrish edhe dhoma e ndenjjes dhe kuzhina.
Dhe çka nuk duhet të harroni: duhani në makinë është shumë më i rrezikshëm. Për shkak të hapësirës së vogël në makinë rritet koncentrimi i tymit dhe materjeve të dëmshme në përmasa të shumëfishta.
Ja një pasqyrë e vogël e disa argumente të duhanxhinjve si dhe disa kundër-argumente:
Qka bej une me mushkerite e mija e'shte puna ime.
Në rregull, por duhet të mendoni se tymi i duhanit tuaj dëmton edhe mushkëritë e personave tjerë përreth jush. Exposimi pasiv ndaj duhanit shkakton kancere dhe sëmundje të traktit të frymëmarrjes.
Gjyshi im pinte 40 cigare ne dite dhejetoi 90 vjete.
Këtë argument e dëgjon aq shpeshë sa që kujton se të gjithë duhanxhinjtë e kanë pasur gjyshin e njëjtë. Është e vërtetuar se duhanxhinjtë jetojnë 12,3% më pak se joduhanxhinjtë.
Une jam njeri i lire dhe pi duhan ku te dua une.
Edhe jo-duhanxhinjtë janë njerëz të lirë dhe atë (akoma!) me shumicë. Nëse duhet patjetër të pini duhan bëni atë diku ku nuk i helmoni të tjerët.
Une jam shtatzene, tre cigare ne dite nuk prishin pune.
Edhe një cigare në ditë e dëmton fëmijën tuaj në bark, ajo i ngushton përkohësisht arteriet e placentës dhe ngarkon fëmijën me materje të dëmshme.
Kur kolliten femijet ajo vjen nga ndotja e ambijentit e jo prej dy-tre cigar eve qe pij une ne shtepi.
Duhani është ndotësi më i madh i ambijentit në dhoma të mbyllura.
Alkoholi, makinat e shpejta dhe te ushqyerit i pamase jane shume me te rrezikshme se duhani.
Rreziku i vdekjes së parakohëshme nga një fatkeqësi komunikacioni është 14 herë më i vogël se ai i vdekjes nga pasojat e duhanit.
Kur jam i nervozuar nje cigare me qetson.
Provoni njëherë: dilni në ajër të pastër dhe merrni frymë thellë. Ndikon çudira!

Përveç asaj që duhani dëmton shëndetin tuaj ai dëmton edhe financat tuaja. Një shembull: në vitin 1999 vetëm në Austri u janë shitur 15,6 miliardë cigare 2,3 milionë duhanxhijve. Me një çmim mesatar prej 3 euro austriakët kanë djegur 2,3 miliardë euro. Nëse e marrim një duhanxhi nga masa e përgjithshme: ky person ka harxhuar për një vit 1060 euro, për 25 vjet 26500 euro.
Nëse të gjitha këto që përmendëm më lartë janë arsye të mjaftueshme për të pushuar me duhanin ja dhe disa nga mënyrat se si mund ta fitoni luftën kundër tij. Duhanxhijtë që duan të lirohen nga kjo peshë ju ofrohen pikënisje të ndryshme me qëllim të njëjtë: i lirë pa duhan. Parimi themelor për sukses të secilës prej këtyre metodave është dëshira absolute që ky hap të ndërmirret. Ja dhe mënyrat dhe si ndikojnë ato:
Substancat qe permbajn nikotine: jllasteri, sakezi, inhalatori, tabletat dhe pompa per hunde. Te gjitha keto substanca e kane nje te përbashkët, ato e japin nikotinën në formë të pastër në gjak. Të gjitha këto preparate shiten në barnatore dhe përveç pompës për hundë nuk kanë nevojë për recetë.
Tableta kunder duhanit. Ky e'shte medikamenti i pare kunder duhanit i cili nuk përmban nikotinë. Përparësija e këtij medikamenti ëshë se ky e lufton vesin aty ku ai edhe zhvillohet, drejtë për drejtë në tru. Kjo terapi duhet që gjatë gjithë kohës të kontrollohet nga mjeku.
Terapia ne grupe. Së bashku me persona me problem të njëjtë nën kontrollin e një personi kompetent analizohet vesi dhe kështu forcohet dëshira për ta ndërprerë duhanin.
Hipnoza, akupunktura dhe seminaret kunder duhanit ndikojne ne mënyrë të ngjashme si terapia në grupë.
Dhe së fundi vetëm dëshira dhe vullneti i fortë mund ta fitojnë luftën kundër duhanit.
Back to top
Z. Zamir Kaceri
Wed Feb 25 2009, 02:39pm
Lumi Dushes

Registered Member #106
Joined: Tue Oct 24 2006, 12:34pm

Posts: 1625
Bud, duhanin tash e lajm, alkolin po ashtu. tash bahena edhe ka nji her synet edhe na gjeni naj fustan.



Lumi Dushes
Back to top
::bud::
Wed Feb 25 2009, 03:06pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
hahahahahahaah...........
Back to top
sunríse
Sun Mar 08 2009, 12:27pm

Registered Member #2659
Joined: Wed Feb 18 2009, 12:09pm

Posts: 11479
Z. Zamir Kaceri ka shkruar:

Bud, duhanin tash e lajm, alkolin po ashtu. tash bahena edhe ka nji her synet edhe na gjeni naj fustan.




hahahahahahhahahhahaahha mas pric!!


Think happy thoughts!

Back to top
::bud::
Mon Nov 02 2009, 09:02pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533


Harmful Chemicals In Cigarettes & Tobacco Smoke

Chemicals in cigarettes and tobacco smoke make smoking harmful.
Do you know what poisons are in cigarettes?

Tobacco smoke contains over 4,000 different chemicals. At least 50 are known carcinogens (cause cancer in humans) and many are poisonous.

Cigarettes are one of few products which can be sold legally which can harm and even kill you over time if used as intended.

Currently there are ongoing lawsuits in the USA which aim to hold tobacco companies responsible for the effects of smoking on the health of long term smokers.
Cigarette Chemicals (in Tobacco Smoke)

Benzene (petrol additive)
A colourless cyclic hydrocarbon obtained from coal and petroleum, used as a solvent in fuel and in chemical manufacture - and contained in cigarette smoke. It is a known carcinogen and is associated with leukaemia.

Formaldehyde (embalming fluid)
A colourless liquid, highly poisonous, used to preserve dead bodies - also found in cigarette smoke. Known to cause cancer, respiratory, skin and gastrointestinal problems.

Ammonia (toilet cleaner)
Used as a flavouring, frees nicotine from tobacco turning it into a gas, found in dry cleaning fluids.

Acetone (nail polish remover)
Fragrant volatile liquid ketone, used as a solvent, for example, nail polish remover - found in cigarette smoke.

Tar
Particulate matter drawn into lungs when you inhale on a lighted cigarette. Once inhaled, smoke condenses and about 70 per cent of the tar in the smoke is deposited in the smoker's lungs.

Nicotine (insecticide/addictive drug)
One of the most addictive substances known to man, a powerful and fast-acting medical and non-medical poison. This is the chemical which causes addiction.

Carbon Monoxide (CO) (car exhaust fumes)
An odourless, tasteless and poisonous gas, rapidly fatal in large amounts - it's the same gas that comes out of car exhausts and is the main gas in cigarette smoke, formed when the cigarette is lit. Others you may recognize are :

Arsenic (rat poison), Hydrogen Cyanide (gas chamber poison)
Back to top
S~erenity
Tue Nov 10 2009, 01:00am
~Joy of Life~

Registered Member #2891
Joined: Sun Apr 19 2009, 10:41am

Posts: 5994
shume i demshem per shendetin edhe xhepin, bashkshorti jem munohet sa here me lane por pa sukses, tesh du me fillu une e noshta po e len atehere
Back to top
Al Bundy
Thu Nov 12 2009, 03:53pm
Al Bundy


Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pm

Posts: 25133
::bud:: ka shkruar:



Harmful Chemicals In Cigarettes & Tobacco Smoke

Chemicals in cigarettes and tobacco smoke make smoking harmful.
Do you know what poisons are in cigarettes?

Tobacco smoke contains over 4,000 different chemicals. At least 50 are known carcinogens (cause cancer in humans) and many are poisonous.

Cigarettes are one of few products which can be sold legally which can harm and even kill you over time if used as intended.

Currently there are ongoing lawsuits in the USA which aim to hold tobacco companies responsible for the effects of smoking on the health of long term smokers.
Cigarette Chemicals (in Tobacco Smoke)

Benzene (petrol additive)
A colourless cyclic hydrocarbon obtained from coal and petroleum, used as a solvent in fuel and in chemical manufacture - and contained in cigarette smoke. It is a known carcinogen and is associated with leukaemia.

Formaldehyde (embalming fluid)
A colourless liquid, highly poisonous, used to preserve dead bodies - also found in cigarette smoke. Known to cause cancer, respiratory, skin and gastrointestinal problems.

Ammonia (toilet cleaner)
Used as a flavouring, frees nicotine from tobacco turning it into a gas, found in dry cleaning fluids.

Acetone (nail polish remover)
Fragrant volatile liquid ketone, used as a solvent, for example, nail polish remover - found in cigarette smoke.

Tar
Particulate matter drawn into lungs when you inhale on a lighted cigarette. Once inhaled, smoke condenses and about 70 per cent of the tar in the smoke is deposited in the smoker's lungs.

Nicotine (insecticide/addictive drug)
One of the most addictive substances known to man, a powerful and fast-acting medical and non-medical poison. This is the chemical which causes addiction.

Carbon Monoxide (CO) (car exhaust fumes)
An odourless, tasteless and poisonous gas, rapidly fatal in large amounts - it's the same gas that comes out of car exhausts and is the main gas in cigarette smoke, formed when the cigarette is lit. Others you may recognize are :

Arsenic (rat poison), Hydrogen Cyanide (gas chamber poison)



Bud m'bane per duhan/




Back to top
SuperGirl
Thu Nov 12 2009, 10:11pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
e te mendosh qe baba jem ka pothujse 50 vjet qe e pin :S:S



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
Al Bundy
Thu Nov 12 2009, 10:15pm
Al Bundy


Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pm

Posts: 25133
Babes tand i paska ardh metaman koha mi ba propagande kunder duhanit/



Back to top
SuperGirl
Thu Nov 12 2009, 10:18pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
me ke me fol...si me i than murit. se ka ne plan me e lan. randsi ka qe ka kalu prej ne 4 paketa ne dite, ne 3

progres:)



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
::bud::
Thu Nov 12 2009, 10:24pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
Miri hahahaahaaa.....


nje fakt tjeter, me pi duhan per nje vit asht e = me 300 skanime radiografike

[ Edited Thu Nov 12 2009, 10:24pm ]
Back to top
_GUINNESS_
Fri Nov 13 2009, 12:34am
be allways happy enjoy life its to short

Registered Member #1037
Joined: Tue Aug 07 2007, 11:58pm

Posts: 2385
mu nuk me takon me shkru te kja teme se kurre nuk e kam pi as e pi duhanin
Back to top
S~erenity
Sat Nov 14 2009, 02:55am
~Joy of Life~

Registered Member #2891
Joined: Sun Apr 19 2009, 10:41am

Posts: 5994
SuperGirl ka shkruar:

me ke me fol...si me i than murit. se ka ne plan me e lan. randsi ka qe ka kalu prej ne 4 paketa ne dite, ne 3

progres:)


m'duket baba jot se fika as kur lahet hahahahah une po ankohem se pin nje pakete n'dite
Back to top
LEONS
Sat Mar 20 2010, 01:49pm

Registered Member #2969
Joined: Sun May 10 2009, 04:23pm

Posts: 1887
un nuk e pij duhanin edhe me jep edhe bezdi kur kam ndoken afer tu e pi



Back to top
cherry-girl
Sat Mar 20 2010, 03:59pm
Qershi Shkodret

Registered Member #3130
Joined: Sun Jul 05 2009, 07:25pm

Posts: 7264
as un nuk e pi duhanin e kshuqe skam me pas pasoja prej tij



Back to top
lissandro
Wed Apr 07 2010, 05:28pm
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
per ata qe kan qef me e lan cingaren por nuk munden nje shok i jemi e ka lan me ndimen e hapave qe kan dal quhen CHAMPIX DHE MUND TE MERREN NE FORMACI VETEM ME RECETEN E DOKTORRIT jan shum te efektshem pin nje ne ndaje dhe nje ne drek e ndjen veten sikurse nuk ke pire kurr cingare .

Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
West****
Wed Apr 07 2010, 05:47pm

Registered Member #2098
Joined: Mon Jul 14 2008, 12:46am

Posts: 1827
Im shoq e pin , por kurr ne shpi , o e pin ne oborr ne vere e dimrit ne garazh, me e lan as nuk bahet fjal. Kur s'me ka ndigju kur kam ken e re , tash mi ka msu huqet e sa here bahem me nerva me thote, te kam than ke martu dy vete per njihere, duhanin dhe mu
Back to top
Al Bundy
Wed Apr 07 2010, 06:35pm
Al Bundy


Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pm

Posts: 25133
West ja paske fut kambet ne nji kepuce. A e din qa? Mire ja ke ba. Duhangjite nuk durohen! Cili asht rreziku jone me pi duhan? Na terbunen! Jam ba me ndryshu planet kaq ne maje te hundes ma kan pru!!

P.S: Keka lezet mu ba i paftyre me te tujt.Tesh qe e kam lan vete para pak kohesh pike ornekut s'kam ma kur flas per ta.Baaaaaad boy hahahah



Back to top
L€OÑ
Thu Jul 22 2010, 08:04pm

Registered Member #3349
Joined: Sat Sep 26 2009, 09:03pm

Posts: 4104
_GUINNESS_ ka shkruar:

mu nuk me takon me shkru te kja teme se kurre nuk e kam pi as e pi duhanin


mir pa thu , e njejta gja edhe un nuk e kam pi edhe skam per me e pi kurr.
Back to top
☼sunshine
Thu Oct 07 2010, 07:01pm
(¯`·._.รยภรђเภє._.·´¯)

Registered Member #2555
Joined: Tue Jan 13 2009, 02:25pm

Posts: 11539
Stop Duhanit !!!

Që në 20 minutat e para të ndërprerjes së pirjes së duhanit, organizmi i njeriut fillon t’i kthehet gjendjes normale. Zemra është më mirë që në 24 orët e para, mbaresat nervore pas 48 orësh, ndërsa mushkëritë pas disa muajsh.

Pas 20 minutash: Shtypja e gjakut dhe pulsi bien në vlera normale, temperatura e duarve dhe këmbëve ngrihet në vlerat normale.Pas 8 orësh: Përqendrimi i monoksidit të karbonit në gjak bie dhe i afrohet normales, përqendrimi i oksigjenit në gjak rritet deri në vlerën e duhur.

Pas 24 orësh: Zvogëlohet rreziku nga infarkti i zemrës.Pas 48 orësh: Mbaresat nervore fillojnë të ripërtërihen, përmirësohet ndjenja e nuhatjes dhe shijes, të ecurit është më i lehtë.Pas 2 javësh deri në 3 muaj: përmirësohet qarkullimi i gjakut, rritet kapaciteti i mushkërive deri në 30%.

Pas një deri në nëntë muaj: Zvogëlohet numri i kollitjeve, tendosja e sinuseve, lodhja dhe frymëmarrja e shpejtuar, rigjenerohen qelizat e mushkërive.Pas një viti: Rreziku nga sëmundjet koronare kardiovaskulare është 50% më e ulët sesa te duhanpirësit.


* * *
O nate e qete...
qe xhiron bosh...
kur degjon frymemarrjen time..
mos mendo..
te luash muziken tende
te vetmis...
une veshtroj qiellin..
duke prit mengjesin..
te vallzoj...me diellin...



Back to top
Al Bundy
Thu Oct 07 2010, 07:15pm
Al Bundy


Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pm

Posts: 25133
Shume e drejte ajo per duhanin po ajo fotoja po me ngjall kujtime te vjetra.



Back to top
ShKoDrAn_NyC
Thu Jun 09 2011, 08:32pm
>>>>ALBO 4 EVER<<<<

Registered Member #956
Joined: Thu Jul 26 2007, 05:15pm

Posts: 4917
Z. Zamir Kaceri ka shkruar:

Bud, duhanin tash e lajm, alkolin po ashtu. tash bahena edhe ka nji her synet edhe na gjeni naj fustan.






HAHAHAHAHAHAHHA. ^:)^ ^:)^ ^:)^ ^:)^

Light travels faster than sound. That is why some people appear BRIGHT until you hear them SPEAK

Back to top
lissandro
Thu Jun 09 2011, 08:34pm
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
ShKoDrAn_NyC ka shkruar:

Z. Zamir Kaceri ka shkruar:

Bud, duhanin tash e lajm, alkolin po ashtu. tash bahena edhe ka nji her synet edhe na gjeni naj fustan.






HAHAHAHAHAHAHHA. ^:)^ ^:)^ ^:)^ ^:)^




hahahah te fort e ka ba Zamiri

Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
ShKoDrAn_NyC
Thu Jun 09 2011, 08:38pm
>>>>ALBO 4 EVER<<<<

Registered Member #956
Joined: Thu Jul 26 2007, 05:15pm

Posts: 4917
hahahaha. me lot kam qesh. Se edhe ma kujtoj i barcalet per punen e duhanit e alkolit. LOL

Light travels faster than sound. That is why some people appear BRIGHT until you hear them SPEAK

Back to top
- Stella -
Thu Jun 09 2011, 08:48pm

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501
Urrej duhanin,se pij e s'do ta pij kurr,se duroj hiq as kur e pijn te tjeret (nono)

[ Edited Thu Jun 09 2011, 08:49pm ]

Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
Go to page  1 2  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.3196 sec, 0.0803 of that for queries. DB queries: 71. Memory Usage: 3,220kB