Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Arti - Kultura - Tradita - Fotografia - Video :: Figuara të Ndritura Kombetare
 
<< Previous thread | Next thread >>
*GJENERAL ABAZ KUPI *
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
lissandro
Thu Jan 22 2009, 04:45pm
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764


Nacionalisti Abaz Kupi në një monografi shkruar nga Makensen Bungo

-- nga Klajd Kapinova, Manhattan, New York

Klajd Kapinova

Shumë rrallë dhe për më tepër vetëm në vitet e demokracisë në Shqipëri është folur dhe shkruar për veprimtarinë dhe jetën e nacionalistit Abaz Kupi. Aktiviteti dhe puna e tij në dobi të nacionit tonë është ende e panjohur dhe për më tepër, gjatë sistemit të anatemimit të vlerave shqiptare komunizmi dhe "studiuesit" komunistë hodhën baltë dhe nxinë aktivitetin patriotik të nacionalistit Abaz Kupi. Kjo vepër letrare si një pronë e punës së palodhshme krijuese, hulumtuese dhe shkencore e studiuesit skrupuloz Makesen Bungo është e mirëpritur në qarqet e kulturës mbarëshqiptare dhe në veçanti në diasporë SHBA, Shqipëri, Kosovë dhe Çamëri, si një punë e mirëfilltë shkencore me vlera të veçanta në llojin e vet.
Redaktori i kujdesshëm dhe i talentuar Dalip Greca, është përkujdesur njësoj sikurse autori Makesen Bungo, duke i dhuruar Atdheut dhe trojeve etnike shqiptare Abazin të gjallë dhe në përjetësi. Duke lexuar dhe rilexuar ndihesh sikur je pranë personalitetit të madh të shquar Abaz Kupit. Stili dhe mënyra e të rrëfyerit e gërshetuar me finesë me materialet e dokumentat historike origjinale janë një mjeshtëri e art në të shkruarit të autorit Bungo. Për të tillë burra të shquar të nacionit shqiptarë ka nevojë të edukohet dhe të ripërtërihet në vlera patriotike populli ynë i lodhur nga historiografia e shterpër komuniste dhe shërbëtorët e saj që përsëri shkruajnë dhe zhgarravisin si në kohën e monizmit.
Duke depërtuar nëpër arteriet e kapitujve të veprës monografike kushdo e kupton, se je futur në vërtetësinë e ngjarjeve e fakteve historike të ofruar me kulturë nga Makesen Bungo, duke na shpalosur shembullin e shërbestarit të nacionit dhe të Flamurit shqiptar, me të cilin ishte rritur e mbrujtur personaliteti i Abaz Kupit. Ai ishte një fytyrë e ndritshme e dashurisë, sakrificës, përkushtimit ndaj nacionit dhe Atdheut të tij të dashur për shumë dekada. Ai sakrifikoi një jetë të tërë në shërbim të vatrave martire shqiptare.
Shumë studiues ka raste që bijnë në përsëritje në stil dhe në mënyrën se si e ndërtojnë monografinë e tyre shkencore, duke sakrifikuar kështu gjithë atë material të pasur që kanë vjelur dhe mos të arrijnë në qëllimin e tyre të mirë. Por tërësisht i veçantë paraqitet studiuesi e letrari Makesen Bungo dhe redaktori i kujdesshëm Dalip Greca. 5 dekadat e jetës e aktivitetit patriotik të personazhit kryesor Abaz Kupi lexohen këndshëm, duke e dalluar atë si luftëtar, organizues e udhëheqës në përpjekje të reja e të pashtershme për të fituar lirinë dhe pavarësinë shtetërore, për forcimin dhe sigurimin e kësaj qenie të lirë shqiptare.
Kontributi i shquar i Abaz Kupit, është e mbushur me përpjekje për këtë ideal dhe si një rrymë atdhedashurie pëshkon tërë monografinë përkushtuar me dashuri, theks shkencor dhe nota të ndezura letrare nga vetë autori i veprës Bungo. Me interes mund të kundrohen aspektet e rëndësishme të aktivitetit të dendur dhe cilësor të patriotit Kupi në dobi të Atdheut, qoftë kundër ndërhyrjeve të shteteve fqinjë për të penguar nga brenda konsolidimin fillestar të shtetit të ri shqiptar, ashtu edhe kundër qëllimeve pushtuese tështeteve megallomanë. Ai natyrshëm është shquar për krijimin e një shoqërie shqiptare progresiste, duke iu larguar gjithnjë e më shumë rrymave politike bolshevike që si sëmundje kancerogjene kishin prekur si individët dhe një pjesë të shoqërisë shqiptare kishin importuar si ideologji nga Rusia. Nëse ndonjë shqiptar nuk e di apo nuk ka pasur shansin dhe fatin të mësojë nga puna e madhe patriotike që ka bërë atdhetari nacionalist Abaz Kupi, tashmë sot ka mundësi që të ketë në dorë një vepër serioze monografike me të gjitha të vërtetat e historisë së jetës së tij brenda komunitetit shqiptar në vendlindje ashtu dhe këtu në diasporë e në familjen e tij.
Vepra monografike kushtuar Abaz Kupit është ndarë në 10 kapituj. Ajo fillon me një kushtim, për të vijuar më pas me; "Rinia, në vazhdim të jetës", "Oficeri i xhandarmarisë", "Kthimi në Atdhe", "Nga Peza në Mukje", "Pushtimi nazist", "Vëllavrasja", "Jeta e kampeve në SHBA", "Vlerësimi", "Heronjtë nuk vdesin", përmbajtja dhe një resume në gjuhën angleze.
Ndoshta do të ishte me rëndësi që të vihet në dukje, se autori Makesen Bungo për hartimin e kësaj vepre, ka mbledhur me durim dhe qëllimin fisnik si një bletë punëtore shumë të dhëna gojore të bashkëkohësve kujtime dhe dokumente të ndryshme nga zotërinjtë: Petrit Kupi, Enver Shaskaj, Fuat Myftija, Ndrecë Gjergji, Bradhok Ndreu, Atdhe Dungu, Nderim Kupi dhe sidomos Ramiz Dani, i cili autori thekson se është edhe nismëtari për hartimin dhe botimin e kësaj vepre, duke e ndihmuar shumë autorin për hartimin e kësaj monografie serioze shkencore.
Autori në shenjë mirënjohje dhe respekti falënderon të gjithë, miqtë dhe dashmirësit, bashkëluftëtarit e patriotit të madh Abaz Kuqit, mbasi pa kontributin e tyre kjo vepër do të ishte e pamundur që të botohej. Për hartimin e veprës është dlirë dhe hulumtuar një literaturë e pasur dhe e larmishme në diasporë dhe nga autorë të ndryshëm shqiptarë dhe të huaj, libra, dorëshkrime, shtypi i kohës, si "Atdheu", "Balli i Kombit", "Bota sot", "Dielli", "Illyria", etj., në Shqipëri, Kosovë.

Vepra luksoze ka në ballinë portretin e patriotit dhe personalitetit të shquar në jetën politike dhe shoqërore në diasporë dhe vendlindje të Abaz Kupit dhe botuar me përkujdesje të veçantë nga Shtëpia e njohur Botuese dhe Shtypshkronja cilësore "Gjonlekaj Publishing" në New York të SHBA, në vitin 2001.

Kush është Abaz Kupi?

Duke respektuar të gjitha të drejtat e autorit të monografisë studiuesit dhe letrarit Makesen Bungo, nuk dua të shkruaj mbi të rejat që zbardhen në vepër për herë të parë nga autori, por në mënyrë telegrafike të përshkruaj truallin, se ku punoi për 50 vjet me radhë intelektuali dhe personaliteti i spikatur Abaz Kupi brenda Shqipërisë dhe jashtë saj.
Autori Bungo me të drejtë e fillon monografinë e tij me kapedanët që kanë pasur dhe kanë shtete e tjera të botës, princër, mbretër, perandorë, presidentë, apo personalitete të tjera të shquara të fushave të ndryshme që janë respektuar nga popujt e tyre gjatë shekujve. Ndryshe ndodhi e ndodh shpesh në vendin më të çuditshëm në botë që ka emrin e bukur Albania dhe albanët që jetojnë në trojet e tyre, mbasi kështu na njeh bota.
Afërsisht 200 faqet e monografisë shoqërohen me shumë foto origjinale, të cilat hijeshojnë dhe e rrisin edhe më shumë dinjitetin dhe vërtetësinë e veprës në fjalë. Ky prijës i lirisë shqiptare radhitet sipas autorit të monografisë me të drejtë përkrah Mic Sokolit dhe Azem Galicës, Spiro Bellkamenit dhe Shaban Polluzhës, Isa Boletinit dhe Selam Salarisë, Çerçiz Topullit dhe Mihal Gramenos, Dedë Gjo Lulit dhe Bajram Currit, Idriz Seferit e Sef Kosharja, për të ardhur sipas mendimit tim tek mijëra e mijëra Adem Jasharë të UÇK-së në Kosovë që luftuan kundër makinës shfarosëse serbe në trojet etnike shqiptare, detyrë të cilën e kishte edhe Abaz Kupi. Shpesh krahina e Krujës, ka qenë vendi i heronjve të vërtetë dhe mbi të gjitha Gjergj Kastriotit që për 25 vjet me radhë bëri që të dridhet Evropa për qëndresën e tij kundër Perandorisë së "pathyeshme" turke, që kishte pushtuar vendin tonë dhe pas vdekjes së Heroit Nacional embajti vendin në morsën shkatërrimtare për 500 vjet me radhë...
Saktësisht 111 vjet më parë lindi Abaz Kupinë Krujë në një ditë të nxehtë gushti, më 6 gusht 1892. Autori është futur në thellësia të origjinës së Kupëve duke theksuar se ata nuk janë vendas po të ardhur në Krujë (Kurbini). Biografi dora-dorës ka pëshkruar me hollësi gjithçka ka lexuar, mësuar dhe dëgjuar nga bashkëkohësit apo shtypi periodik në diasporë dhe pas 1991 në Shqipëri mbi Kupët dhe birin e tyre të denjë Abaz Kupi. Vepra e mirëseardhur, vjen në një kohë dhe situatë kur në Shqipëri po shkruhet shumë për "historitë" e lavdishme të diktatorëve shqiptarë në gazetat dhe revistat e majta, duke privuar shqiptarët për të parë edhe anën tjetër të medaljes, sekush kanë qenë bijtë më të denjë të popullit shqiptar. Sot harxhohen me mijëra ton letra, bojë dhe dollarë për t’i mbushur mendjen shqiptarëve se diktatori (kujtojmë vitin 1998 kur nga një anketë e gazetës "Koha Jonë" (Tyne) Nënë Tereza dhe Skënderbeu u radhitën pas Enver Hoxhës, Mehmet Shehut, etj.
Për më tepër në kapitujt e "Historisë së Shqipërisë", (Tiranë, 2002) nuk e përmendet Abaz Kupi, ose nëse rastësisht citohet ky personalitet më shumë trajtohet sipas syzeve të sistemit të Enver Hoxhës, mbasi ata që e rishkruajnë "historinë" janë të njëjtit persona që kanë zënë vendet kyçe në fondacione, ministri dhe departamentet e "kulturës".
Për të qenë realisht të saktë është më mirë t’u thuhet edhe disa brezave se kurrë dhe asnjëherë nuk do ta mësoni historinë e Shqipërisë të saktë dhe paanshmëri dhe ideologji komuniste. Mbasi ende vegjetojnë "studiuesit" dritëshkurtër. Po të lexosh me kujdes "veprat" e diktatorit E. Hoxha del se Abaz Kupi është një legalist tradhëtar, reaksionar, armik i popullit, agjent i CIA-s, KGB-së, UDB-së, Vatikanit, Serbisë, Greqisë e shumë epitete të tjera që për çudi kanë zënë rrënjë thellë edhe në mendjet e hartuesve të teksteve për shkollat e mesme dhe ciklin e Lartë Universitar.

Vepra "Abaz Kupi" shkruar me fakte dhe argumenta nga studiuesi dhe letrari Makesen Bungo është një vepër e mirëseardhur për qarqet atdhetare dhe nacionaliste që e kanë kujtuar gjithnjë në heshtje gjatë kohës së diktaturës dhe me shkrime e libra (të integruar me personazhe të tjera të personaliteteve të anatemuar shqiptarë, kumtesa dhe përvjetore në shenjë respekti dhe mirënjohje për misionin e tij të madh në përkushtim të Atdheut të dashur dhe njerëzve në diasporë në SHBA.

Pak fjalë për rautorin dhe redaktorin Dalip Greca

Dy autorë të ndryshëm Makesen Bungo dhe redaktori i talentuar dhe gazetar i njohur Dalip Greca, kanë bashkuar energjitë e tyre, talentin dhe dhuruar kohën për të nxjerrë në dritë një vepër shkrimore me të gjithë elementet bashkëkohorë që përmban hartimi i një monografie. Ndonëse larg shtetit amë Shqipërisë autori Bungo dhe redaktori Greca, janë përpjekur me korrektësi të shkruajnë në gjuhën e bukur shqipe çka nuk ngjet shpesh në shumë libra që vijnë nga diaspora në vendlindjedhe për më tepër nga SHBA që ndër shekuj bluan kultura dhe gjuhë të popujve nga vijnë dhe vendosen emigrantët. Me sa duket përvoja e pasur dhe talenti në të shkruar pa përsëritje dhe fjalë të huaja të pakuptueshme kanë bërë që vepra kushtuar nacionalistit të flaktë "Abaz Kupit" të radhitet me dinjitet në fondin e artë të librave monografikë si të veçantë në llojin e tyre. Puna voluminoze dhe përkushtimi atdhetar i autorit Bungo dhe redaktorit të kujdesshëm e të pasionuar Greca ka bërë që tashmë lexuesit shqiptarë të kenë në dorë një vepër të cilën me vështirësi ose aspak s’do ta kishin bërë një departament historie në Universitetin e Tiranës apo departamentet shkencore të Akademisë së Shkencave, që më shumë merret me promovimin e librave të diktatorëve komunistë se sa të nacionalistëve të vërtetë shqiptarë. Shpirti dhe dashuria për të kryer këtë shërbim ngaj popullit shqiptar dhe miqve ka bërë ka bërë që autori Makesen Bungo dhe redaktori i monografisë gazetari dhe redaktori i palodhur Dalip Greca të mirëpriten në Shkodër, Tiranë, Krujë dhe Kosovë për këtë vepër cilësore dhe luksoze që i kanë ofruar lexuesit dhe studiuesve të rinj shqiptarë. Urime dhe vepra të tjera presim nga Makesen Bungo e redaktori i saj Dalip Greca, që nderuan vetveten, mbasi një fjalë e urtë franceze thotë: "Lavdia e tij (në rastin tonë personalitetit Abaz Kupi) s’ka nevojë për asgjë (mbasi flet vetë vepra e tij) e jona (autorit e redaktorit) ka nevojë për Të".



nga Klajd Kapinova, Manhattan, New York


Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
lissandro
Thu Jan 22 2009, 04:50pm
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
Ne Nju Jork u perkujtua 30- vjetori i vdekjes se Gjeneral Abaz Kupit





nga BEQIR SINA, Nju Jork



Gjeneral Abaz Kupi, do te marre permast e tija te verteta vetem ne Atedhe, ne Shqiperi





Jamaica Ave. Woodhaven Quens(NY) : Ne Nju Jork u takuan te djelen, shqiptaret e Amerikes per te kujtuar 30- vjetorin e vdekjes se Gjeneral Abaz Kupit. Partija "Levizja e Legalitetit" Dega e NY , NJ dhe CT ne marreveshje me familjen Kupi, ka pekujtuar me nje tubim solemn 30- vjetorin e vdekjes se Abaz Kupit, se bashku me komunitetin shqiptar, entet fetare dhe politike, mbreteroret shqiptare ne Amerike, anetaret e partise "Levizja e Legalitetit", miqet dhe dashamiret e familjes Kupi ne restoratin " Le Cordon Bleu" ne Kuins - Nju Jork. Ata u mblodhen se bashku ashtu siç mblidhen pothuajse çdo vit ne kete date - te perkujtojne kesaj rradhe 30 - vjetorin e vdekjes se heroit kombetar, burrit qe ne krye te trupave te Mbretit Zog i I-re, i zbardhi faqen Shqiperise me 7- Prill 1939. Ata kujtuan me kete raste edhe themelusin e Organizates Kombetare Levizja e Legalitetit - sot, Partia Levizja e Legaliteitit, gjeneral Abaz Kupin.





Takimin perkujtimor, e hapi dhe e udhehoqi kryetari i Partise Levizja e Legalitetit z Hakik Mena. "Mire se keni ardhe ne pervejtorin e tridhjete te perkujtimit te vdekjes se Gjeneral Abaz Kupit, tha Mena. Heroit tone kombetar - birit te betuar te Mbretit Zog - njeriut, qe i zbardhi faqen Shqiperise me 7- Prill 1939-te. Kjo date na mbush me nder e respekt, duke u perulur edhe nje her para ketij burri te madh - ketij luftetari te vendosur , guximtari e patrioti , fisniku dhe mbi te gjitha besnik i Mbretit Zog - Mbreti i Shqiperise." tha ai. Lutjen fetare e kreu Imam Isuf Balaj . I Cili ju lut Zotit! qe te ndihmoje popullin shqiptar ne rrugen e drejt ne rrugen e prosperitetit, per te mos e lene kurre vendin tone; pa nerez te mendjes , te pendes , dhe te pushkes. Te ruaje shqiptaret nga armiqet e tyre shekullor, dhe t'u jap mundesi qe te kene shtetin e tyre Etnik. Te beje atdheun tone te bekuar dhe popullin tone te bashkuar - t'i fali atdheut tone disiplinen, arsimin , bashkimin , diturin, perparimin dhe lumturine.





Hymnet kombetare te Amerikes dhe Shqiperis si dhe nje minute heshtje ne kane hapur solemnitetin





Fjalen krysore e mbajti anetari e senatit veterani i komuniteiti inxh . Hajdar Tonuzi. Duke faleminderuar te gjithe pesemarresit ne kete tubim ne perkujtim te 30- vjetorit te vdekjes se heroit kombetar gjeneral Abaz Kupit. Sot, u mbushen 30- vjet qe legjendari i kombit, heroi kombetar Abas Kupi u nda prej nesh nje her e pergjithmon - i tha lamtumir kesaj bote me stolit e saja.Abas Kupi lindi ne mbarmin e shekullit te 19-te, ne qytetin heroik te Krujes . Ndofta, edhe per koiçindence jeta dhe vepra e fatosit te Krujes, qe e inspirueme dhe ndikueme ne ate drejtim per t'u bere hero edhe mbas 500-vjeteve ne shekullin e XX-te heroi i pavdekeshem nga Heroi yne kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Tonuzi, vijoj duke thene se :"Te nderuem vellazer dhe motra, sot, kemi ardhe ne shenje respekti e mirenjohje per veprat e tija patriotike, per sakrificat e pa nderprera ne interesa e dobi te atdheut mbare - kombit tone shqiptar. Vepra e luftes heroike e 7- prillit 1939 qe NaltMadhenija e Tij Zogu i Pare Mbreti i Shqiptareve i'a besoj ketij burri si komandat i zoti i shqiptareve, ate dite edhe shkroi faqet me te lavdishme te historise, tone kombetare. Abaz Kupi, qe i pari n'Europe qe i'u pergjigje me zjarr fuqis fashisto - naziste, e cila i'a kishte pergatit varrin Europes, dhe ndoshta mbare botes. Pa luften e 7- prillit 1939- historia e kombit tone do te kishte qene shume e varfer.




Ne emer te Vatres, foli n/kryetari i Fedrates PanShqiptare te Amerikes VATRA, dr Gjon Buçaj





"Jemi mbledhur te kujtojm njerin prej atyre njerezve qe kane dhene aq shume per çeshtjen kombetare, tha dr Buçaj. Qendresa e tij me 7- Prill 1939-te, duke u rreshtuar ne balle te rezitence perball nje armiku qindra her se ne me te fuqishem tregoj shpirtin dhe guximin e trimerin e Abaz Kupit, dhe rezistecen shqiptare. Ai edhe ata qe bene ate rezitence i dhane nderin kombit tone duke derdhur edhe gjakun si Mujo Ulqinaku. Ata e kryn kete veper per te na lene edhe ne krenar sot si komb, qe te themi se shqiptaret kurre nuk neshtrohen, e perkulen por vetem derdhin gjak te mbrojne vendin e tyre."





Kam nderin qe ne emer te deges se LDK-se, te marr fjalen ne kete 30- vjetor perkujtimor, e cila po i kushtohet njeres prej figurave me te ndritura te kombit shqiptare, gjeneral Abaz Kupit, theksoi qe ne fillim te fjales se tij z Agim Rexhaj kryetari i kesaj dege. Duke kujtuar e nderuar veperen dhe lavdine e ketij tribuni te nacionalizmit shqiptare, ne sot, te gjithe se bashku patriote, demokrate e nacionaliste, qe jemi mbledhur ketu, ne Nju Jork, shprehim njehereshit dashurin dhe respektin e madh qe kemi - ndaj ketyre burrave, qe dhane aq shume per Shqiperine e shqiptarizem.





Te nderuar , pjesmarres, familja Kupi dhe udheheqes te ketij tubimi

.

Une mund t'a konsideroj kete qe bene patriotet, atdhetaret e demokratet ne diaspore, si diçka me te vertete me vlera kombetare perpjekjen e çdonjerit per te perkujtuar çdo vit te gjitha ata burra qe luftuan per çlirimin e Shqiperise nga kthetrat e komunismit, demokratizimin e saj, çlirimin e Kosoves dhe pavaresine e saj - me shume liri e te drejta te shqiptareve ne Maqedoni e tjer. Gje qe me ne fund u arrit te beje edhe nje çlirim ne shpalosjen e mendimeve dhe vlersimin e vepres se tyre historike.





Ne shqiptaret, tha ai kemi nje fate te madh; qe Kosova nen udheheqjen largepamese e te mençur, urtesine e Presidentit Rugova, luften e popullit te saj liridashes e paqedashes, U.Ç.K.-se e SHBA-s, NATO-s e aleatve te saj te jete e lire. Dhe dhashte Zoti! qe se shpejti te gezoje edhe njohjen formale te Pavaresise. Viti 2006 le te mbetet ne histori si vit vendimtar i njohjes se Pavaresise se Kosoves.





Keshtu ne edhe ju s'bashku , patriot, atdhetar e demokrat te vertet duke kujtuar figurat me te ndritura te kombit tone, po shkruajm me germa qe nuk fshihen kurre edhe Historine e re te kombit Shqiptare. Po i sherbejme ashtu si edhe ata luftuan e punuan per çeshtjen tone, duke u lene nje thesar te çmuar edhe femijeve tane e brezave qe na vine pase. Ne dhe ju s'bashku po i kontribojme edhe pavaresise se Kosoves, dhe zgjidhjes se çeshtjes shqiptare si ne Çameri, Kosoven Lindore, Maqedoni e Mal te zi." perfundon zoti Agim Rexhaj, kryetar i deges se LDK-es.



Muhamet Omari i Grupimit" Shqiptaro - Amerikanet per Demokraci", thote se:" Eshte detyre kombetare qe keto figura te kujtohen ne çdo vit. Eshte si nje kolone vertebrare e atyre qe punuan dhe ushqyen ndjenjen e madhe te shqiptarise. Abaz Kupi u "martua me shqiptarizimin. Por "kolera" e kuqe, qe kishte mbeshtetjen e saj ne Serbi, Greqi dhe Rusi edhe ata shqipfoles qe ju ngjiten pas, perdoren te gjitha menyrat t'a rrenonin çeshtjen shqiptare, ate çeshtje per te cilen luftoje, edhe Abaz Kupi qe t'a mbronte.







Niko Kirka, u shpreh se :"Eshte shume e veshtire qe vendi i nje individi te veqante, te lidhet me nje date historike - Parti e Komb. Kur kujton 7-Prillin 1939-te, menjeher te shkon mendja tek Bazi i Canes. Pavaresisht se komunistet vune Mujo Ulqinakun - ushtarin para komandatit.Dhe pikerisht roli i Gjeneral Abaz Kupit, ka qene shume i rendesishem. Me ardhjen e Italise ne Shqiperi pra pushtimin e vendit tone, nuk ishte vetem pushtimi, por eshte edhe nderpreeja e e zhvillimit normal te kombit shqiptar. Pikerisht ne ate date u devijua rruga qe edhe sot, e kesaj dite problemet shqiptare vazhdojne., tha zoti Kirka.





Pershendeti me ane te nje letre zonja Vera Gjata, sekretare e Shoqerise per te Drejtat e Njeriut Çameria


I pergezoje Partine Levizja e Legalitetit per nderimin qe po i bene vepres heroike te Gjeneral Abaz Kupit. Ne kete 30- vjetor ne perkujtim te jetes dhe vepres se ketij luftetari trim e te paperkulur, ne mbrotje te çeshtjes Kombetare. Emera te till qe nuk kane kurresyer agje per kombin lidhur me pavaresin e tij jane burim frymezimi per te gjitha brezat - fugura te tilla do t'i kujtojm me nje mirenjohje te lart. Eshte fakeqesi dhe humbje e madhe per brezat e rinje qe per nje kohe te gjate iu larguan nga kujtesa dhe iu mbeten nen hije patriot te till si Abaz Kupi - nga rregjimi komunist. Fuad Myftia: ish sekretar i Pergjitheshem i Organizates Kombetare Levizja e Legalitetit, solli ne fjalen e tij kujtimet se si e njohu Abaz Kupin.



Ish ambasadori i Shqiperise ne OKB, z. Pellumb Kulla, tha se:" Kam nje kenaqesi dhe nje gezim qe kujtimi i tij eshte kaq i fuqishem sa i mbledh shqiptaret te respektojn dhe t'i japen dimesionet qe ai i meritonte. Perkujteses se kesaj date eshte nje krenari per familjen, eshte nje krenari per komunitetin,eshte nje krenari per te tere ata njerez qe kane luftuar, e qe jane perpjekur. Qe kane enderruar dhe kane desheruar dhe me te gjitha mundesit per t'a bere te mundur permbysjen e komunizmit ne Shqiperi. Eshte nje moment kur njerezit rrefelektojne dhe kur ngjiten me historine.



Ish ambasdori i Shqiperise ne Turqi, z Skender Shkupi



Zoti Shkupi, tha se :'Prej viti 1944, qe kur komunistet moren pushtetin ne Shqiperi, pati perpjekje te etheshme per te denigruar te gjitha ato figura nacionaliste te se kaluares. Nepermjet shkrimtaruqesve, ose personave qe meshifeshin prapa te ashtuquajtures krijimtari popullore, shpesh u sigmatizuan dhe u satririzuan shume nga figurat e se kaluares se lavdishme. Nacionalistet, njerez te ndereshem, patriotet e atdhetaret e vertet. Megjithate, eshte nje gje interesante ; vetem per Abaz Kupit nuk arriten te sajojne as edhe nje varg satarike. Aq e fuqishme ishet figura e tij. Pastertia dhe dhe rruga e drejte e tij nuk u dha asnje shkas dhe nuk u krijoj asnje mundesi komunisteve te te gjitha maskaralliqeve dhe poshtersive te kapnin diçka nga Abaz Kupit dhe figures se tij.





Ne kete kendeveshtrim them qe sot duke i qendruar edhe asaj qe tha zoti Kulla, eshte nje mekat qe ende ne Shqiperi, nuk ka te organuziuar pikerisht nje diçka qe do t'i kushtohej kesj date. Dhe jo vetem se kjo date qe perkujtojme ne, por edhe ngjarje dhe figura te tjera kaq te rendesishme sa qe eshte Abaz Kupi. Aq me teper qe sot, pikerishte eshte edhe 30-vjetori i perkujtimit te vdekjes se Gjeneral Abaz Kupit. Sot, do te kishte qene e udhes qe ne Tirane, Kruje dhe Durres ku ai edhe organizoje ate rezitencen e tij historike do te kishte qene e udhes te mbaheshin tubime te tilla perkujtimore.


Megjithate, mendoj dhe jame optimste per veten time, se shume shpejt Gjeneral Abaz Kupi, do te marre permast e tija te verteta edhe ne Atedhe edhe ne Shqiperine tone.


Sali Bollati i Shoqates" Çameria" tha se "Ky 30 - vjetor i vdekjes se tij tregon se Abaz Kupi eshte ende "gjalle". "Jane ende te gjalla idealet e tij vepra , puna dhe lufta qe ai beri per Shqiperi.Per te shperblyr veperen e tij mendoj qe te ngrihet nje fondacion, i cili, do te merrte persiper ngritjen e shtatores se tij ne Tirane, Durres edhe Kruje. Varrit i te ndjerit i ka ardhur koha qe si komandat te jete ne atdheun e tij. Rasim Sina, u perqendrua ne fjalen e tij tek dimensonaliteti i madh i kesaj figure edhe te figurave te tjera qe me pa te drejt i erresoje ose i denigroje vazhdimisht rregjimi i Enver Hoxhes. Autori i librit monografia e Abaz Kupit, zoti Makasen Bungo, solli disa fakte te reja nga jeta dhe vepra e gjeneral Abaz Kupit. Poeti anti komunist Tahir Hysa recitoi vargje te krijuara posaqerishte per kete date. Ndersa pershendeti dhe faleminderoje te gjithe pjesmarresit ne emer te familjes Kupi djali i madh i gjeneral Abaz Kupit, zoti Petrit Kupi.


Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1753 sec, 0.0273 of that for queries. DB queries: 34. Memory Usage: 2,585kB