Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Arti - Kultura - Tradita - Fotografia - Video :: Figuara të Ndritura Kombetare
 
<< Previous thread | Next thread >>
Fan S. Noli
Go to page  1 2
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
LUPEN
Sat Mar 18 2017, 10:07PM

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56AM

Posts: 10264
MERR E ZGJIDH

1. A të duhen luftëtarë?
Dhe arratinë armiku të marrë?
A do botës ti vesh zjarrë?
Merr nja dhjetë kosovarë.

2. A do male me dëborë,
Trima të fortë e malësorë,
Fort bujare e burrërorë?
Shkon në Kukës i ke në dorë.

3. Atë duhen sharlatanë?
Që lëpin në çdo sahanë?
Që të përçajnë vatanë?
Ke sa të duash tropojanë.

4. A do njerëz për aheng?
Për tryeza e për kuvend?
Burra e gra kërcejnë me lodër:
Këta i gjen veç në Shkodër.

5. Njerëz të zgjuar me lezet
Që i gjen në çdo anë
Që të bëjnë muhabet:
Këta janë mjeshtërit Dibranë.

6. A të duhen budallenj?
Ca gomerë e ca kopukë?
Hajdut kaçak e batakçinjë?
Shko e merri mu në Pukë.

7. A do trima sejmenë?
Kapardisur kudo vënë,
Gjumi pa i zënë t'mos flenë?
Për tre mirditorë bëj benë.

8. Këta matjanë burra të zotë
Që dikurë kanë bërë barot,
Se i njeh gjithë vendi mbarë:
Nuk bëjnë tjetër veç për xhandar.

9. A të duhen gënjeshtarë?
Matrapaz e kokë tharë?
Kripen ta shesin për farë:
Mer krutanë dhe je i larë.

10. Do dembelë për Stamboll?
Mos u lodh e mos hiç hall,
Të rreshtosh nja tri tabor,
Tiranasit t'i zgjedhish me dorë.

11. Po qejflinj a të duhen?
Që me jevga dinë të kruhen,
Zonja që pjellin çdo vit:
Veç Elbasani i rrit.

12. Në do burra llafazanë
Që çudisin gjithë dynjanë,
Që rrinë tërë ditën rrugës:
Nga këto gjen plot në Durrës.

13. Po kërkove kokë palarë
Kryengritës dhe gomarë,
Që punët të shkojnë vaj:
Shko e merri në Kavajë.

14. Kërkon hoxhë e kërkon prift,
Mos bridh e mos u ngjit,
Se si këta që bëjnë mëkat:
I gjet vetëm në Berat.

15. A do urtë njerëzitë të rinë,
Nën komandë të kesh ushtrinë,
Në tabjatë të kesh njerëzinë?
Merre të gjithë Labërinë.

16. Do për punë, një korçar?
I ke bujq e ustallarë,
Me gra bashkë e hapin varre,
Krah e kokë s'u ka të share.

17. Do budallenj që veç hanë?
Me dy këmbë do hajvanë?
Pasuri që sdin te vënë?
Merr shetit gjithë Myzeqenë.

18. A do të ruash florinë?
Katandinë e shtëpinë?
Me dy qofte mbush sininë,
Ec e more Gjirokastrinë.

19. A do të hash e të bësh qejf?
Sofra e shtruar si për mbret,
Pasterti e për yzmet:
Të tillë gjen veç në Permet.

20. Do ministra kolonjare?
Se mbahen burra për "mend",
Duan kudo te jenë të parë,
Ne mexhlis e ne kuvend.

21. Hall i madh me Skraparllinj,
Ka rrezik te hash dhe dru,
Dy ministra le të rrine,
Se na duhen dhe pa tru.

22. Ore të gjorë, harruam Vlorën!
Se kjo punë lahet me gjak,
Dy shirit e një medalje,
Kësaj pune i vënë kapak.








Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Sat Mar 18 2017, 10:14PM

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56AM

Posts: 10264
Fryn, moj erë...

Nga po na vjen, moj erë e rreptë?
Pse vërshëllen me aq mallëngjim?
- Vij drejt nga malet e Shqipërisë,
për të përhapur zi e vajtim.
Fryn, moj erë, moj erë e shkretë fryn,
drejt më zëmër, më zëmër time hyn.

- Nga ata male, moj erë trime,
ç’lajme të reja po na ke siell?
Pse je e vrerët dhe e helmuar?
qiellë me zi përse na e mbiell?
Fryn, moj erë, moj erë e shkretë fryn,
drejt më zëmër, më zëmër time hyn.

Pse e ke synë të trubulluar
e rent kaluar mi t’zeza re?
Pse të pikojnë lottë të zeza,
lottë të zeza posi rrëke?
Fryn, moj erë, moj erë e shkretë fryn,
drejt më zëmër, më zëmër time hyn.

Syri m’u err nga ato që pashë
Ah! nukë mbahem, nuk duroj dot.
Pashë një gjëmë, gjëm të tmeruar,
rent ta haroj, po rentkam më kot.
Fryn, moj erë, moj erë e shkretë fryn,
drejt më zëmër, më zëmër time hyn.

Atje tek losnja në fush’ të Korçës,
duke u hedhur lis më lis,
një qivur pashë me nj’çup’ të virgjër,
ma vrau shpirtin ay filis.
Fryn, moj erë, moj erë e shkretë fryn,
drejt më zëmër, më zëmër time hyn.

Tokat pushonin, prift nukë dukej,
e pakënduar na u varros;
mihnë dëborën, i bënë varrë,
shpirt nuk më mbeti, forca m’u sos.
Fryn, moj erë, moj erë e shkretë fryn,
drejt më zëmër, më zëmër time hyn.

Atje mi varrë qante një grua,
një grua qyqe me mallëngjim;
burrën të qante më par’a çupën,
për kë të bënte më par’vajtim?
Fryn, moj erë, moj erë e shkretë fryn,
drejt më zëmër, më zëmër time hyn.

Renda e ika e fluturova,
po dhëmbjen time ku do ta fsheh?
Çava oqeane, dete dhe male,
po vajtoj edhe sikundër sheh.
Fryn, moj erë, moj erë e shkretë fryn,
drejt më zëmër, më zëmër time hyn.

- Moj er’e rreptë, erë malsore,
shpirti m’u ndes, zëmra më shkriu;
sytë m’u errë si ty dhe mua,
mëndja në kokë më bubullin.
Fryn, moj erë, moj erë e shkretë fryn,
drejt më zëmër, më zëmër time hyn.

Qëndro të lutem, të kam për t’dhënë
dhe un’i varfri një porosi:
një re të madhe dërgo të zbresë
e ta ngarkojmë me lott’e mi.
Fryn, moj erë, moj erë e shkretë fryn,
drejt më zëmër, më zëmër time hyn.

E kur të kthehesh nga Shqipëria,
Atje në kopshtin, atje t’qëndrosh,
dhe lott’e mia si vesë qjelli
dalë nga dalë do t’i pikosh.
Qaj, moj erë, moj er’e shkretë qaj,
derthmi lottë atje mi varr’e saj.



[ Edited Sat Mar 18 2017, 10:15PM ]


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Sat Mar 18 2017, 10:21PM

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56AM

Posts: 10264
Kënga e Salep Sulltanit

Një mexhlis të math na çeli
Pandeli Jano Vangjeli
Me Sulltan-llokum na veli
Si kofini pas të vjeli.

Fyt’ i Floqit po pëllet
Top’ i Krosit po kërcet:
Ç’është ky sheqer-kësmet?
Hallvaxhin’ e pamë mbret!

Dhe rakia vete-vjen
Xhafer Ypi na mbërthen
Dhe për lot na mallëngjen
Rreth konopit me legjen.

Koço Kotta, mjek hanxhari,
Nis një valle palikari,
Se me një ferman kusari
Sadrazem u-bë firari.

Dhe Feridi faqe ndron,
Die shante, sot lëvdon
Fryn bulçit’ e trumbeton,
Që Katrani zbardhëllon.

Dhe sarhosh Iljas Vrioni
Dehet, siç e do zakoni,
Bërtet: “Rroftë Napoloni!
Kështu tha dhe Ksenofoni!”

Se ç’u-çporr xhumhurieti,
Se ç’u-rahatos mileti,
Se Sulltanin prap’ e gjeti,
Se, që kur e humbi, s’fjeti!

Ç’ka sepse i vjetri qe
Madhështor sa një deve
Dhe ky s’bën as për meze!
Rroftë sa jep ylefe.

Se ç’na u-gëzua xhani,
Se ç’na preu Ramazani,
Se ç’na piu Italjani,
Rroftë pra Salep-Sulltani!




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Sat Mar 18 2017, 10:28PM

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56AM

Posts: 10264
Kirenari

Ç’deshe ti, mor, në Kalvar,
O qyqar, o Kirenar!
Del me poçen për sehir,
Ndrit me Kryqin si martir.

Rent nëpër kallaballëk,
Se ç’po ngjan s’merr vesh as gëk,
Je i pir’ e s’mban dot anë
Për çlironjës a tiranë.

Nëpër pluhër dhe shamatë
Turren burrat, çirren gratë
Turm’ e ndezur, e tërbuar,
Krishtin për të kryqësuar.

“Mir’ e gjeti, the, sarafi,
Se ashtu ia desh qylafi,
Se po çvishte vegjëlinë
Me uzurën dhe vergjinë”.

Po kur pe që u-gënjeve,
Kryqësimin s’e pëlqeve.
Kirenar, se ç’the një fjalë:
“Mos e vrisni këtë djalë!

Daleni, the, mor aman-ni,
Oratorin mos e ngani,
Si politikan flet n’erë.
Po s’e bën më tjatër herë!”

Fare bukur e fillove
Po më kot i këshillove,
Se katilët s’të sajdisnin,
Si pjanik të qesëndisnin.

Dhe kur pe këto havaze
Një dolli me verë zbraze
Për të mbytur mallëngjimin,
Për të shuar hidhërimin.

Po dollia të tronditi
Dhe mi Krishtin të vërviti,
Të tre Kryqet i përfshive
Dhe për-dhe të gjith’i shtrive.

Ç’ngjau pasandaj s’kuptove
Kryqin gjer sa e zaptove
Dhe si Krisht u-kapardise
Dhe në djers’ u-batërdise.

Ç’vete shtrëmbër në Kalvar
O qyqar, o Kirenar!
Se ç’përmbysesh, kamçikohesh,
Rrihesh, ngrihesh, çdehesh, zgjohesh.

Krishtin me habi pyet:
“Nga më krisi ky tërmet?
Pse pa faj po më mundojnë,
Kryqn’ e huaj ç’m’a ngarkojnë?”

Krishti po të ngushëllon,
Dhe durim të këshillon:
“Mos kij dert, se u-bekove,
Me dolli lavdi fitove!

Mos kij dert, mor Kirenar,
Ta bën këngën një Shqiptar!”
“Po ku është Shqipëria?”
“Tek ndes vetë Perëndia!”

Bëj gajret, mor Kirenar,
Drejt përpjetë në Kalvar!
Për paradën që bën ti
Çdo besnik të ka zili.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Sat Mar 18 2017, 10:33PM

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56AM

Posts: 10264
Marshi i Krishtit

Hosanna o çliro’njës, Mesi, hosanna!
Shtroni udhën me lule, dafin’ e hurma,
Brohoritni trumbeta, timpane, zurna,
Thirr e zbras, o gurmas: Hosanna, hosanna!

Kryetrim, që lëfton, triumfon për Atdhe,
Shpëtimtar, kryemjek, kryeshenjt, kryefe,
Pasuri, dhe liri, dhe fuqi ti na dhe,
Lum e lum, Galile: Hosarma, hosanna!

O i bir i Davidit, i Miri Bari
Ti na prin dhe na rrit në luath e vërri
Ti na ruan, na mpron, dhe për ne bëhesh fli,
O Njeri-Perëndi: Hosanna, hosanna!

Përmbi Dhe, përmi Fron, përmi Qjell u-bekofsh,
Përmi djall dhe tiran, përmi Ferr mbretërofsh,
Me pean dhe temjan, dhe këmban’ u-këndofsh,
Drit’ e gas, rrofsh e qofsh: Hosanna, hosanna!

O i fort’ o i urt’ o i ëmbël Jesu,
Plot me bes’ e me shpresë të biem mi gju,
T’adhurojmë me zëmër këtu e tehu,
Gjithëkunt e pa funt: Hosanna, hosanna!

Hosanna, o çlironjës, Mesi, hosanna!
Shtroni udhën me lule, dafin’ e hurma,
Brohoritni trumbeta, timpane, zurna,
Thirr e zbras, o gurmas: Hosanna, hosanna!




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Sat Mar 18 2017, 10:36PM

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56AM

Posts: 10264
Marshi i Kryqësimit

Do të vrasim, Jesu, se të kemi Baba,
Do të varrim, Mesi, se të kemi Usta,
Se s’ke dashur as jet’ as martes’ as para:
Kryqësoje, Pilat, në Kalvar, Golgotha.

Dy kusarë të vegjël i zumë në lak.
Kryqësoji këta, se na vothnë fort pak,
Kryqësoje këtë, se s’na vodhi aspak:
Kryqësoje, Pilat, në Kalvar, Golgotha.

Vrajeni, se përunj dhe përmbys pasurinë,
Pasuron, dhe çliron, dhe forcon varfërinë,
Se lëngatën shëron, se ndriçon verbërinë:
Kryqësoje, Pilat, në Kalvar, Golgotha.

Varreni, se me botën, me ne s’shëmbëllen,
Se na ndreq shtrëmbëritë, dhe kurrë sna rren,
Se e do vegjëlin’ e tiran’ e urren:
Kryqësoje, Pilat, në Kalvar, Golgotha.

Vrajeni, se për vete s’kujdeset, s’lëfton,
Dhe të mjerët, të humburit nuk i sfruton,
Dhe për sherr, për vlla-vrasje, për luftë s’punon:
Kryqësoje, Pilat, në Kalvar, Golgotha.

Varreni, posa s’do as të vras’ as të varrë,
As të bënjë të keqen as gjakun t’a marrë,
Dhe katilët me nam na i qan si të marrë:
Kryqësoje, Pilat, në Kalvar, Golgotha.

Vrajeni kryengritësin e Shënjtëruar
Si katil të mallkuar, atë ka kërkuar,
Se kujtoj që pa armë na ka për të zgjuar:
Kryqësoje, Pilat, në Kalvar, Golgotha.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Sat Mar 18 2017, 10:38PM

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56AM

Posts: 10264
Shpell’ e Dragobisë

Kur tufani e çthuri fenë,
Kur tirani e krrusi atdhenë,
Mi një brek të Dragobisë
Priret Flamur’ i lirisë.

Atje nisi, atje mbaroj,
Atje krisi, atje pushoj,
Rrufe-shkab’ e Malësisë,
Në një shkëmb të Dragobisë.

Vendi dridhej, ay mbeti
Se s’tronditej nga tërrmeti.
Dif drangoj i Dragobisë,
Trim tribun i Vegjëlisë.

O Bajram, bajrak i gjallë,
More nam me gjak në ballë,
Te një shpell’ e Dragobisë,
Yll i rrall’ i burrërisë.

Thon’ u-shtri e thon’ u-vra,
Po ti s’vdiqe, or Baba,
As te shkëmb’ i Dragobisë,
As te zëmr’ e Djalërisë.

As je vrar’ e as po vritesh
Legjendar Ante po rritesh.
Dithiramb i Dragobisë,
Tmerr, panik i mizorisë.

Me Zjarr Shenjt u-ndrit kjo shpellë.
Gjer në qjell u-ngrit Kështjellë
Për çlirimn’ e Shqipërisë
Katakomb’ e Dragobisë.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
Go to page  1 2  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search


Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

G F 3D Photography
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1440 sec, 0.0221 of that for queries. DB queries: 42. Memory Usage: 1,648kB