Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Arti - Kultura - Tradita - Fotografia - Video :: Figuara të Ndritura Kombetare
 
<< Previous thread | Next thread >>
Fan S. Noli
Go to page  1 2
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
guest
Wed Jan 14 2009, 08:53pm
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
Fan Stilian Noli dhe jeta e tij.
Fan S. Noli
(1882-1965)

Fan Noli ishte artist dhe dijetar, perfaqesues e shquar i letersise demokratike, qe u zhvillua ne shqiperi fill pas Rilindjes.
Fan Noli lindi me 6 Janar 1882 ne fshatin Ibrik Tepe, fshat shqiptar ne Thrake, jo shume large nga Ederneja.
Si disa fshatra te tjere te asaj krahine te banuar nga shqiptare, fshati kishte ruajtur gjuhen dhe zakonet e te pareve. Noli prejardhjen e tij fisnore e kishte nga Kolonja. I ati, Stiljani, ndonse trashgoj nje cope toke, nuk u mor kur me punet e bujqesise, po sherbeu si psalt ne kishen e fshatit. E ema Maria ishte shtepiake. Familja u shtua shume dhe jetesa u veshtirsua per te.
Sa qe i mitur Noli kaloi semundje te medha dhe kjo qe dhe arsya qe e filloi shkollen me vonese.
Filloren dhe te mesmen e beri greqisht. Por me shume tek ai ndikoj dashuria per gjuhen shqipe.
Qe ne bankat e shkolles u shfaq krenaria e pavarur dhe fryma e revoltes. Per kete shkak nuk ju dha diploma ne kohen e duhur.
Me 1900 vajti ne greqi qe te nxirte jetesen dhe te vazhdonte fakultetin e filozofise. Ne Athine u lidhe me nje shoqeri belgjiane, e cila zotronte tranvajet me kuaj. Nuk i eci mbare me kete shoqeri dhe shkollen nuk e beri. Filloj te bente pune te tjera si: kopist, sufler dhe aktor prane nje trupe teatri greke. Atje ju ngjall deshira per tu mare me dramaturgji. Me 1903 shkoi ne Egjipt, ku zuri pune si mesues i greqishtes. Nderkoh njihet me levizjen kombetare. I ndihmuar nga patriot, nisi veprimtarine politike dhe letrare.
Me 1906, i nxitur dhe i perkrahur nga patriotet, Noli u nis per ne SHBA, me qellim qe te ndihmonte ne organizimin dhe ne bashkepunimin e shqiptareve te merguar, qe kercenoheshim nga reziku i percarjes, per shkak te veprimeve te shovinisteve greke.
Beri pune krahu si puntor ne nje fabrik share, si pjatalares etj. Megjithese nuk kishte bindje te forta fetare u be prift me 1908 dhe filloj luften per shkeputjen e kishes ortodokse shqiptare nga ajo greke, duke bere sherbesa shqip, duke perkethyer ne shqip librat fetar etj. Nderkohe bashkepunonte me gazeta, mbante ligjerata, organizonte shoqeri patriotike, te cilat, me 1912, u bashkuan ne federaten pan-shqiptare "Vatra". Ate vit kreu studimet e larta ne Universitetin e Harvardit.
Pas shpalljes se pavarsise, Noli perkrahu qeverine e kryesuar nga I. Qemali. Erdhi ne Shqiperi per te paren here me 1913. Pastaj shkoj perseri ne ShBA. "Vatra" e zgjodhi kryetar. Ne kete kohe ai shkroi vjershat e tij te para, qe ishin dhe shqiperimet e para artistike.
Me 1921 doli vepra e tij madheshtore ne proze "Historia e Skenderbeut" .Ne Shqiperi erdhi serisht ne fillim te viteve 1920. Gjeti nje levizje mjafte te gjere per sigurimin e pavarsise kombetare. Si deputet ne Keshillin Kombetar, mbrojti platformen e Kongresit te Lushnjes dhe u be udheheqsi i krahut demokratik kunder feudaleve, qe kryesohej nga A. Zogu. Noli luajti nje rol te dores se pare ne organizimin dhe drejtimin e Revolucionit Demokratik te Qershorit me 1924, pas ngadhnjimit ne te cilin u caktua kryetar i qeverise. Por revolucioni nuk u cua deri ne fund per arsye se Noli me shoke u treguan shume te bute
. Revolucioni u thye nga bashkeveprimi i reaksionit te brendshem dhe me forca te huaja.
Me 24 Dhjetor 1924 Noli mori rugen e mergimit politik dhe nuk u kthye me ne Shqiperi.
U vendos perkohesisht ne Vjene. Regjimi zogist e denoj me vdekje ne mungese.
Ne periudhen 1925-1930, krahas veprimtaris politike, zhvilloi nje pune te dendur krijuese: shkroi vjersha, perktheu ne shqip disa kryevepra te letersise botrore, botoj artikuj te mprehte per mbrojtjen e Revolucjonit Demokratik te Qershorit per denoncimin e regjimit zogist dhe te reaksionit nderkombetar. Pas vitit 1930, Noli u largua nga Evropa dhe u vendos perfundimisht ne ShBA. Aty ushtroj profesionin e peshkopit te kishes ortodokse Shqiptare.
Me 1947 botoi perpunimin qe i beri "Historise se Skenderbeut", nxori ne drite nje botim anglisht dhe me 1949 nje variant te dyte shqip te saj.
Me1948 botoj vellimin me vjersha "Album".
Me 1960 dha nje "Autobiografi" ne anglisht, mjaft terheqese.
Me 1961-1963 botoj dy vjershat e fundit dhe perketheu ne shqip disa vjersha te poeteve te njohur.
Me 20 Nentor 1963 vajti ne Florida.
Me 13Mars 1965 Fan Noli vdiq, ne Fort Lauderdel, larg atdheut te tij te dashur, qe e deshi me zjar te pashuar.
Fan Noli eshte varosur ne Forest Hill Cemetiry, ne Boston.


Back to top
guest
Wed Jan 14 2009, 08:57pm
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
DUKE DEGJUAR ZERIN E FAN S. NOLIT

(Shënime rreth dy audiokasetave të panjohura me fjalën e Fan S. Nolit mbajtur në 80 - vjetorin e lindjes së tij)

Nga Vasil QESARI

KUR RINGJALLEN IDOLET, e bashkë me to edhe Njeriu ...
… Mbrëmë, gjer nga ora tre e mëngjezit, kam qenë në një gjendje shpirtërore pothuaj surealiste. Kam ndenjur pranë Fan S.Nolit. Po…Po ! Pranë vetë Hirësisë së Tij, Fan S.Noli ! Po si ndodhi vallë ? Shoqja ime, e mira dhe e sjellëshmja Monda Moisiu në SHBA, më bëri kohët e fundit një të papritur të veçantë. Më dërgoi dy audiokaseta ku qenë regjistruar fjala e Fan S.Nolit me rastin e 80-vjetorit të lindjes, 50-vjetorit të themelimit të Vatrës si edhe e një konference për shtyp dhenë po prej tij, në anglisht. Rregjistrimi i kësaj ceremonie mbajtur në vitin 1962, është një dokument i panjohur gjer tani e, nuk dihet se në ç’rrethana e nga kush është bërë. Cilësia e tij është mjaft e pastër dhe është ruajtur gjer në ditët tona nga atdhetari i njohur, 76 vjeçari shqiptaro - amerikan, i nderuari Thanas Laskaj.
Pra, siç thashë, po dëgjoja zërin e Nolit në atë shirit të bekuar magnetik dhe krahas emocioneve, shumë gjëra më befasuan! Së pari, nga që nuk më besohej se isha duke dëgjuar vërtet, për herë të parë në jetën time, zërin e tij. Sepse, ka disa gjëra në jetë të cilat njeriu i përfytyron përgjithmonë të humbura, të shuara, të pamundura për t’u ringjallur e që, natyrisht, as që mendon kurrë se mund të ndodhë edhe e kundërta. Ka disa gjëra, të cilat konsiderohen e kujtohen si të ngrira në kohë ( diçka e tillë e ngjajshme na ndodh, bie fjala, kur shohim bustet apo monumentet e njerëzve të shquar, ndërkohë që ata hedhin atë vështrimin e tyre të ftohtë, të ngrirë, indiferent, të metaltë apo të mermertë e, nga ai vështrim, kujtimi i vetëm që na mbetet është jehona e jetës së tyre ). Shkurt muhabeti, është e pamundur që i vdekuri të ngrihet nga varri e të na fanepset para syve, por ja që mua atë natë, m’u ngjall e më doli përpara vetë hirësia e tij, Fan S. Noli !...
… Po dëgjoja pra, i përhumbur, zërin nga magnetofoni e vetja m'u duk sikur isha në shtëpizën e tij të thjeshtë në Fort Lauderdale, aty ku në muzgun e një jete vërtet të jashtëzakonshme, ai kalonte muajt e dimrit e, njëkohësisht, fundin e tij. E dëgjoja e, para sysh m'u shfaq imazhi që më kish ngelur i pashlyer qysh nga vitet '80, kur Noli ish shfaqur për herë të parë i "gjallë", në një copëz filmi dhjetë sekondëshe të cilin televizioni shqiptar i asaj kohe, nuk di se ku e në ç’rrethana e pat gjetur dhe e pat dhenë në një emison kushtuar jetës së tij.
Aso kohe, ajo sekuencë e shkurtër filmike pa zë, e cila paraqeste Nolin në kopësht para shtëpisë, më kish lenë pothuajse pa frymë. Ato kuadro filmi të xhiruara padyshim nga një amator, patën lenë te unë një efekt të mrekullueshëm ngazëllyes e, në të njejtën kohë, pothuajse hyjnor. Pamja e gjallë e rilindasit e atdhetarit të madh, idolit tim të bindjes se si një shqiptar i vërtetë duhej të punonte për kombin; e mjeshtrit dhe eruditit të shquar, shkrimtarit, historianit e studjuesit të rrallë, kish marrë në mendjen time dimensione të reja. Qe krijuar kështu një imazh i ri, i ndryshëm nga pamjet e fotove të tij të zverdhura nga koha si dhe nga shkrimet që kisha parë qysh kur isha adoloshent në faqet e gazetës Kombi, të cilat i ruante plot fanatizëm në një baule të vjetër, miku im i femijnisë Sotir Koçi. Ai, të cilin e quaja ndryshe "Bukinisti Mendel", nga që ish vërtet i fandaksur pas kërkimit të librave e botimeve të paraçlirimit …
… Qe pra pothuajse në të aguar që shtrirë në divan, larg Shqipërisë e kujtimeve djaloshare aty në shtëpinë time në Avenue de l’Université të Bordosë, po përjetoja sërish, pothuaj të njëjtat ndjenja e emocione si ato që kisha provuar kur kisha parë për herë të parë imazhin e tij të lëvizshëm filmik. Dhe e ndjeva veten edhe një herë gjimnazist si atëhere kur, një foto të Nolit të cilën e kisha grisur fshehurazi nga një album i 60-vjetorit të pavarësisë, e kisha ngjitur me zamkë në faqen ballore të tekstit tim shkollor të Historisë së Letërsisë. Si atëhere kur, në një ditë marsi të vitit 1965, zemra e tij kish pushuar së rrahuri larg, në dhé të huaj e kur mësuesi ynë i letërsisë, në shenjë homazhi e zie, na kish komentuar poezinë "Anës lumenjve" ...
…Pra qeshë kthyer prapa në kohë, pikërisht në vitin 1962 e po dëgjoja Nolin, tamam si të ndodhesha dhe unë aty, në atë sallë të madhe ku komuniteti shqiptar i Amerikës ish mbledhur e kremtonte 80-vjetorin e tij të lindjes. Dëgjoja zërin e tij e mendoja : Si qe e mundur që ai, të ish zëri i një njeriu aq të moshuar? Sepse ish zë energjik, kumbues, plot timbër, me shumë djalëri brenda. Zë i cili nuk t'a jepte aspak përshtypjen e një 80 vjeçari. Me diksion prej aktori. Herë i fortë e me tone të lartë, herë i ulët e me tone të butë. Me një të qeshur e cila i delte thellë nga shpirti, shoqëruar me një tingëllim të çiltër, të ngrohte e, njëkohësisht, tepër fisnik…
Po ligjërimi, fjala e fjalori i tij i mrekullueshëm ?! Një gjuhë me nuanca të bukura, paksa të përafërt me të folmen korçare-kolonjare, shoqëruar shpesh me pauza të shkurtra. Gjuhë e pastër shqipe ! Nga frazeologjia e thjeshtësia e fjalës, nga menyra e të rrëfyerit e argumentimit të ideve, kuptova edhe një herë qe ish plotësisht e vërtetë se Noli i Madh, oratori i shquar, e kish pasur forcën e fjalës pikërisht te thjeshtësia e saj. Tek aftësia magjike për të komunikuar me çdo lloj dëgjuesi, pavarësisht nga shkalla e intelektit. Nga ajo veti e rrallë, për të bërë për vehte shpirtërat e njerëzve. E, pastaj, humori i tij i hollë ! Ai humor, gjithmomë popullor, i mbrujtur nga jeta, përvoja dhe ngjarjet e përjetuara nga vetë ai apo i dëgjuar e i treguar nga të tjerë. Humor që përbën, ndofta, një nga vetitë më pak të njohura të Nolit, për të cilin është shkruar shumë si Akademik i Rilindjes e Kulturës Shqiptare, por fare pak për aspekte të tij intime. Pra, për Njeriun. Për një njeri tepër modest, të thjeshtë e popullor…

VATRA E DIELLI: In gloriam!
… Pas kalimit të emocioneve e dëgjimit "horizontal", me ngut e si i babëzitur të shiritave magnetikë, i thashë vetes t'i dëgjoja edhe herë të tjera, për vetë faktin se rregjistrimi ish bërë në menyrë të çrregullt e kjo gjë e bënte të vështirë renditjen e tij kronologjike. Pra, ju vura punës të "zbardh" kasetat, idetë e komentet, fjalët e replikat duke i hedhur ato, shënim pas shënimi në letër. E duke kryer këtë punë, vetja m’u duk si një antropolog i cili pas kërkimesh të shumta, arrin të gjejë një copë eshtër të lashtë e, pastaj i vihet studimit dhe me laps në dorë, nis të skicojë së pari kafkën e pastaj gjithë skeletin e një qenje njerëzore që ka jetuar mijra vjet më parë.
… Që në fillim të fjalës, ( i cili me sa dimë është edhe fjalimi i fundit publik që Noli ka mbajtur tre vjet para vdekjes në mars të vitit 1965), të bën përshtypje fakti se, edhe pse ceremonia në fjalë qe organizuar për 80-vjetorin e lindjes së tij, ai i shmanget çdo lloj lëvdate e glorifikimi duke u bërë jehonë vetëm ngjarjeve më të rendësishme të lëvizjes sonë kombëtare. Në fjalën e tij të gjatë e cila, për nga evokimet e porositë për të ardhmen e Vatrës i ngjan një Testamenti, ai vlerëson së pari pjesëmarrjen e shumë shqiptarëve në atë jubile i cili nuk qe vetëm i tij, por edhe i shumë ngjarjeve të tjera të shënuara historike. Ai e fillon fjalën e tij kështu:
" … Sivjet rastis që të kemi nja katër aniversarë të ndryshmë. Aniversari i parë është aniversari im. Aniversar tjatër është ai i kllasit të dymbëdhjetë (1912), kllas shumë i madh në Harvard University me njerëz që janë bërë shumë të dëgjuar. Nuk do përmënd shumë emëra, po mund t’u thom që i ati i presidentit të sotëm, ( Xhon Kenedi - shenim im ) ishte një nga shokët e kllasit tonë... Tashi, nga një anë, është një gjë e çuditëshme që të rroç tetëdhjetë vjet aq sa kam rrojtur unë, se tamam tetëdhjetë jam tani. Nga një anë është trimëri, po nga ana tjatër është një mjerim. Një mjerim i cili mund të përshkruhet shumë bukur me atë meselenë e Luigjit të 14 -të të Francës. Ai qe një nga mbretërit më të dëgjuar po, në fundin e mbretërisë së tij, pati shumë mjerime. Edhe disa nga luftërat e tij, në fund, i humbi. Një herë, një nga ata gjeneralët që humbi luftën me të fundme, vajti që ti bëjë një raport dhe, i shkreti, s’dinte si t’a niste për të treguar mjerimin që pësoi ushtria frënge. Luigji i 14 -të i tha : Urdhëro, thuaji, sado lajme të hidhura që të jenë se, në vërsën tonë, s’ka lajme të mira. (…) I treti aniversar është aniversari i Vatrës që është krijuar në qershor 1912. Aniversari tjatër është ai që do të na vijë më 28 nëndor, pra aniversari i indipendencës shqiptare …"
Pastaj, ai evokon e ngre lart rolin që luajti Vatra në historinë e shqiptarëve të Amerikës dhe të vetë Shqipërisë:
"… Vatra, në qershor të vitit 1909 themeloi gazetën Dielli që jeton qysh prej 53 vjetësh. S’ka asnjë gazetë tjatër shqiptare që të ketë një jetë kaq të gjatë. ( ...) Para e gjatë luftës së I-rë botërore, Vatra luajti rolin e një qeverie shqiptare në mërgim. Delegatët e mbrojtjes së çështjes shqiptare në Evropë, Konica e Turtulli, kur fati i egzistencës së saj ishte në rrezik të madh, i mbajti Vatra. E jo vetëm ata, por edhe përfaqësuesit e tjerë të kolonive shqiptare. Më 4 korrik 1918, ish Vatra që e përfaqësoi Shqipërinë përpara presidentit amerikan Willson, duke fituar kështu një nga miqtë më të mëdhenj, i cili e shpëtoi atë nga coptimi i armiqve.
Në Kongresin e Lushnjës, Vatra s’kish delegatë, por ç’ngjau ? Fryma e saj ishte atje. Ca nga njerëzit që zgjodhi ai kongres, ishin njerëz të Vatrës përsëri. Kongresi i Lushnjes bëri një Këshillë të Regjencës dhe, një nga pjestarët e tij qe doktor Turtulli, delegat i Vatrës. Kur formuan kabinetin, ministri i punëve të jashtëme ishte Mehmet Konica, përsëri delegat i Vatrës. Pas Kongresit të Lushnjës ngjau lufta heroike për të dëbuar italianet nga Vlora. Fryma e Vatrës qe atje. Edhe kenga "Vlora, Vlora" sikunder e dini, është bërë nga një përfaqësonjës i Vatrës që e kemi këtu në mes tonë. Ja dini emërin, për ata që s’e dinë, do t’a thom : profesor Thoma Naçi.
Pasi u çlirua Vlora, u nisa edhe unë të veja në Shqipëri, diç të bënja atje dhe, me çfarë pasaportë shkova? A ka ndonjë njeri që e mban mënd këtu ? Nuk besoj, veç nja dy a tre. Me pasaportë që m’a ka dhënë Çekrezi si përfaqësonjës i Vatrës në Washington. Në Gjenevë, kur u pranua Shqipëria si pjesëtare e Lidhjes së Kombeve më 17 të dhjetorit 1921, kryetari i dërgates ishte përsëri një përfaqësonjës i Vatrës, besoj që e njihni ! ( Fan S. Noli - shënim im).
Tashi, dy fjalë për ish kryeministrin e Shqipërisë që e keni këtu - thotë me humor Noli - S’është fjala që të lëvdohem për veten time, po dua t’u thom këtë gjë : A ka shumë kombe në të cilët shumica të jenë muhamedanë e të zgjedhën për kryeministër një prift të krishterë ? Kjo më duket është lëvdata më e madhe që mund t’u bëjmë shqipëtarëve. (…) Vatra, pastajza, ka bërë një punë të lavdëruar duke botuar libra. Libra tashi botohen shumë dhe kjo s’ju duket ndonjë gjë me rendësi. Por librat që botoi Vatra ishin libra që botoheshin për herën e parë shqip.
(…) Këto janë ca nga shërbimet e Vatrës në kohën e shkuar. Shërbimet e Vatrës në kohën e tanishme mund të përmblidhen me fare pak fjalë. "Dielli" vazhdon e ndriçon opinionin publik të shqiptarëve edhe u jep atyre një tribunë ku të çfaqin e të këmbejnë mejtimet për punet e Shqipërisë. Edhe, mos e kujtoni se "Dielli" e "Vatra" e kanë jetën të shkurtër. Kemi ca miq, ca miq shumë të çmuar, dorëhapur, të cilët kanë bërë pllane që të shigurojnë përjetësinë e Diellit edhe të Vatrës…".


SHQIPERINE, TE MIRE A TE LIGE, NE E BEME !
Dhe ju a lamë të tjerëve që ta mirësojnë ...

… Tashi, çdo të bëjë Vatra këtu e tutje ? - pyet Noli, duke vijuar më tej me nevojën e vlerësimit të veprës së personalitetit të shquar të rilindjes, mikut të tij Faik Konica e duke ja lenë amanet këtë punë, intelektualit e publicistit të njohur, Qamil Panariti. A ka ndonjë punë për të bërë Vatra ? Po, ka ! Disa punë që mund të bëjë, do t’u a numëroj. Vatra ka punë për të bërë në fushën e botimeve. Për shembëll, në Harward, kemi koleksionin e gazetës Albania të Faik Konicës, ndjestë pastë ! ( Albania e nisi botimin më 1897 dhe u mbyll më 1909 - shenimi im ). Botimi i një përmbledhje të këtij koleksioni të çmuar, do kish rendësi të madhe, sepse siç shprehet Noli: "… historia e Rilindjes Shqiptare mund të gjëndet vetëm në Albanian e Faikut ".
Dhe më tej, ai, vazhdon:
" Tjetër gjë që mund të bëjë Vatra është ribotimi i disa librave që sot s'gjenden më, për shëmbëll "Kalendari" i Vatrës. Nëqoftëse nuk mund të botohet i tërë, të botohet një përmbëledhje, një broshurë. Puna më e madhe që mund të bëjë tashi Vatra është të vëmë përsëri Qerimin ( Panariti ) e të na bënjë një përmbledhje të materialit i cili ndodhet në koleksionin e Diellit. Atje ka një thesar për historinë e Shqipërisë. Përpiquni që këto libra t’i botoni edhe i thoni Qerimit, të mos shkojë në xhenet, përpara se të mbaronjë këto libra. Kjo është këshilla ime ! ".
… Dhe, është ndërkohë që përfundon t'a quajmë "pjesën" e parë të fjalës së tij që Noli, në të vetmin rast të ligjëratës jubilare, ngre tonet e zërit të tij dhe ankohet. Qarja në fjalë, sipas tij, bën pjesë në "temën e ditës". Por, edhe pse ai nuk i drejtohet kurkujt direkt, nuk zë emra në gojë e nuk vë dorën mbi "plagë", mendoj se kjo ankesë ka të bëjë ndofta me sulmet që atij i qenë bërë disa herë si drejtues i kishës ortodokse, si person apo si kryetar i Vatrës, lidhur me të ashtuquajturin "kult" të lëvdatave apo me heshtjen qe kish mbajtur ndaj disa çështjeve politike. Aso kohe, në Vatrë, Noli kish edhe kundërshtarë e armiq e, në fjalën e tij, sqaron më poshtë shumë gjëra. Në rradhë të parë faktin që ai, ( për mendimin tim me plot të drejtë ), e vë veten në rradhët e Rilindasve e jo në atë të politikanëve "modernë" të shqiptarëve.
Si rilindas i fundit ende i gjallë, ai bëhet kështu zëdhënesi i gjithë atdhetarëve të shquar që në programin e madh të punës së tyre, në kuadrin e angazhimit në lëvizjen tonë kombëtare, si kryefjalë të saj kishin bërjen e Shqipërisë. Në këtë drejtim, e vetmja meritë vetiake për të cilën Noli bën aluzion e shprehet direkt, është përmbushja me sukses e një tjetër misioni specifik të tij: "bërjen" e Kishës Autoqefale Shqiptare, merita për themelimin e konsolidimin e së cilës është në mënyrë të pa diskutueshme, vepër e tij.
Ja, si shprehet ai, më tej:
"… Tashti të vijmë në themën e ditës. Shumë nga shqipëtarët na qahen me këtë mënyrë : Ore, ç’keni bërë që lëvdoheni kaq shumë ? Edhe, kur t’a thonë në këtë mënyrë është, natyrisht, sikur të presin gjuhën. Se s’kemi lënë kusur, i kemi bërë që të gjitha pothuajse ç’kishim në program të bënim !... Kishim në program të bënim një Shqipëri indipendente, e bëmë ! Të mirë a të keqe, e bëmë ! Nuk mund të presim nga foshnja që t’i ketë të gjitha mirësitë. Foshnjës duhet t’i jepet kohë të rritet e të tregojë se ç’është. Si mund t’i qortosh prindërit e tu thuash : Ç’keni bërë me këtë foshnjë këtu ? Duhet të presësh sa të rritet foshnja e të tregojë se ç’lule është. Shqipërinë kishim në program t’a bëjmë, e bëmë ! Kishim në pllan që të bënim një kishë autoqefale të Shqipërisë, e bëmë ! Të mire a të ligë, e bëmë ! U a lamë si barrë të tjerëve që ta mirësojnë. Po ne e bëmë ! ( ... )

BIÇAKXHINJTE DHE KALEMXHINJTE
ose Noli pacifist …

… Tjetër gjë, e cila më la jo pak përshtypje gjatë dëgjimit të audiokasetave në fjalë, qenë idetë e tij pacifiste. Dihet se Noli, gjatë gjithë jetës së tij e veçanërisht kur u angazhua në veprimtari politike ( gjer sa arriti të bëhej edhe kryeministër i Shqipërisë ), nuk u njojt kurrë për veprime violente e as për politikë force e dhune. Pikërisht ky shpirt e kjo veçori e karakterit dhe personalitetit pacifist, shprehet edhe në fjalën e mbajtur prej tij. Por, ndërkohë të mos harrojmë se kjo fjalë, ky rregjistrim i përket vitit 1962, pra një kohe kur a) Makartizmi, b) Lufta e Ftohtë dhe 3) Kriza e Karaibeve ( konflikti i instalimit të raketave sovjetike në Kubë ) ishin ne kulmin e tyre. Bota kërcënohej nga një luftë tjetër e re, kësaj rradhe me rrezikun e përdorimit të armëve bërthamore…
Qysh në nentor të vitit 1962, në bazë të zbulimit ajror, presidenti amerikan Kenedi pat qenë informuar për nismën sovjetike mbi instalimin e raketave me mbushje bërthamore në Kubën e Fidel Kastros. Ishte për herë të parë pas luftës së dytë botërore që një krizë e tillë mund të çonte drejt një konfrontimi dhe përdorimi të armëve atomike mes dy superfuqive. Kjo ngjarje plot tension, u përjetua plot panik nga popullata amerikane e cila i trëmbej kërcënimit sovjetik prej vendosjes së raketave fare afër, disa qindra kilometra larg vendit të tyre. Ngjarja në fjalë, përveç kësaj, ndezi edhe më shumë atmosferën e lëvizjes pacifiste në botë e cila u karakterizua nga organizimi i manifestimeve e protestave të fuqishme në shumë vende, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dhe, është pikërisht në këtë kontekst social - politik që Noli në këtë fjalë, shpalos pikëpamjet e tij për këtë çështje e më tej. Prej mendimeve e ideve të tij kuptojmë se ai gjer në fund të jetës, mbeti një njeri me botëkuptim të theksuar social-demokrat. Por, siç thamë edhe me lart, të mos harrojmë gjithashtu se aso kohe në Perendim egzistonte një lëvizje mjaft e fuqishme pacifiste e cila mbështetej nga shumë personalitete të shquar të kulturës botërore që ishin përgjithësisht, me ide të majta e siç duket Noli, ishte plotësisht nenë ndikimin e ideve e pozicionimit të tyre …
Përveç kësaj, Noli, i cili me sa dukej dëshironte që t’a mbante Vatrën larg përçarjeve e konflikteve të brendëshme që vazhdonin të mbeteshin vazhdimisht rreziku i parë e kryesor i shuarjes së saj, nuk u prononcua as rreth gjendjes në Shqipëri, lidhur me pyetjen se ç’duhej të bente Vatra për këtë qëllim edhe pse, në fakt, ndihet që nga të pranishmit në sallë pritej një gjë e tillë. Por, Noli, i cili qe në korrent të konjukturave ndërkombëtare shpalos thjesht e bile me humor, pikëpamjen e tij: "theorinë" siç e quan ai të dy shkollave apo të dy rrymave që egzistonin aso kohe në politikë: asaj të një lufte të mundëshme mes dy kampeve kryesore në botë, atij kapitalist dhe komunist. Pra, nga një anë, të konfrontimit të mundshëm me armë bërthamore dhe nga ana tjetër, të zgjidhjes paqësore të problemve, për një bashkëjetesë mes popujve pavarësisht nga sistemet dhe ideologjite e tyre.
Noli shpalos ashiqare pikpamjet e tij mes këtyre dy rrymave të kundërta. Mes atyre të cilet ai i quan "biçakxhinj" e të tjerëve që i cilëson si "kalemxhinj". Nga fjala e tij mësojmë se pa asnjë rezervë, ai, linte të kuptoje se bente pjesë në rradhët e pacifistëve e jo të mbështetësve të luftës. Por, shtrohej pyetja: në këtë kontekst politik, ç'mund të bëhej për Shqipërinë? Për Shqipërinë e cila, për fat të keq ish vendosur prej vitesh në kampin tjetër, pra në atë komunist, fati i saj sipas Nolit, ishte tragjikisht i lidhur me atë të kampit ku ajo bënte pjesë:
" Ç’mund të bëjmë ne sot për Shqipërinë ? - pyet ai - Tashi, përpara se të bisedojmë këtë problem duhet të dimë një gjë, të cilën pothuaj që të gjithë e harrojmë ose s’i japim rendësi të mjaftë. Problemi i Shqiperisë nuk është një problem që t’a zgjidhën shqiptarët sot. Edhe kur thom këtë nuk dua që të poshtëroj shqiptarët se nuk janë si kombet e tjera. Asnjë komb sot, nuk mund t’i zgjidhë problemet e tij vetëm. Çdo problem i çdo kombi në këtë botë sot që është bërë një është problem, vetvetiu, ndërkombëtar që në krye gjer në fund. Problemi i Shqipërisë do të zgjidhet, kur të zgjidhen të gjitha problemet e botës. Tashi, për këtë çështje sot janë pothuajse që të gjithë të një mendje : që problemi i çdo kombi është problem kryesisht ndërkombëtar me një posibilitet fare të vogël për njerëzit e vendit brenda. Ndahemi që të gjithë kur vijmë në zgjidhjen e këtij problemi. Qysh do t’a zgjidhim atë ? "
Dhe Noli, pa dhënë ndonjë përgjigje konkrete lidhur me fatet e Shqipërisë e cila lëngonte nenë tiraninë komuniste, vazhdon me insistim gjykimin e tij se në atë kohë për zgjidhjen e fateve të kombeve egzistonin dy zgjidhje, dy shkolla. Ajo e "bixhakçinjve", pra e atyre që besonin në zgjidhjen e problemeve të popujve me përdorimin e jataganit ( violencës, luftës) dhe shkolla tjetër e "kalemxhinjve", e atyre që mendonin t’i zgjidhin problemet me anë të kalemit ( penës, kulturës, dijes, shkencës, logjikës e diplomacisë ). "Pra kemi luftën nga njëra anë e paqën nga ana tjetër. Zgjidhja e jataganit është të presësh koka. Dhe ai nuk do të rrijë rehat gjersa të presë edhe kokën e fundit të njeriut. Atë zgjidhje jep jatagani. Sikur të kemi një luftë tjetër, s'do të mbetet njeri i gjallë. Kështu që s’mbetet veçse një zgjidhje dhe ajo është zgjidhja paqësore " - përfundon Noli lidhur me këtë çështje…


HAJDE, MORE RRAPO HEKALI !
Ne nuk e çpikmë patriotizmën shqiptare, por e gjetmë !
… Vazhdoj të dëgjoj kasetat me fjalën e Fan S. Nolit e nuk shkruaj, nuk bëj asnjë koment… Komentin e bën vetë Fan S. Noli dhe shihni e lexoni më poshtë se ç'koment i rrallë është: " (…) Thonë se shqiptarët s’kanë pasur patriotizëm. Gjë më e gabuar se kjo s’ka ! Hapni "Bletën Shqiptare" të Eftim Mitkos botuar më 1878, ku ai ka mbledhur kengë popullore të cilat disa janë të shekullit të 18-të e, ca të shekullit të 19 -të. Dua t’i u them një nga këto vjershat popullore e cila është në "Bletën Shqiptare" e që provon katërcipërisht se shqiptaret kanë patur një patriotizem të thellë përpara se të fillonte ajo që e quajmë Lëvizja Moderne Shqiptare e që nis nga koha e Kristoforidhit, më 1875.
Vjersha popullore që do t’i u dekllamoj tani, është shkruar më 1850 kur u bë Kryengritja e Labërisë, në kohën e Tanzimatit. Turqia donte të impononte Tanzimatin, një kanun të përgjithshëm për të gjitha viset e Turqisë. Domethenë që edhe ca të drejte të pakta qeverisëse që kishin shqiptarët, do t’u marrte e kështu vend të robërohej fare. Populli u ngrit. Kryetarët e kësaj lëvizje qenë Rrapo Hekali, Hodo Nivica dhe Gjoleka. Kenga që do t’i u thom tashti, është kenga e Rrapo Hekalit. Eshtë vetëm njëmbëdhjetë rradhë. Do t’u a thom, se m’a kujton Faiku, i cili gjithmonë e mbante në gojë dhe e dekllamonte. Dhe pastaj do t’u a analizoj prapë :
Hajde, more Rrapo Hekali,
Kur thërret sa tundet mali !
Hajde, more Rrapo o lule,
Lumthi ti bilbil që zure,
Një pasha me shtatë tuje,
Topi bam e ti po tutje,
Plumbat të binin mbi supe,
As u trembe as u tute.
Se Hodo Nivica shkoi,
Kofshën derrit ja dërmoi,
Ngriti flamurin te kroi.
Pse lëfton, o derëzi ?
As për mua, as për ti,
Po për gjithë Shqipëri !
Hapni "Bletën Shqiptare" të Thimi Mitkos që të gjeni këtë kengë, të shkruar jo me vonë se 1850. Ato tri rradhët e fundme tregojnë se cili ish qëllimi i asaj kryengritje. Ish për tërë Shqipërinë. Tashi do t’u bëj një analizë të parë që të shikoni se kjo vjershë, me këto njëmbëdhjetë rradhë, është një kryevepër e vertetë të cilën mund t’a shkruante një nga poetët e parë të botës. Shikoni, tashi, se si e përshkruan Rrapo Hekalin. Në kohën e tij s’kishte telefona. Edhe Rrapo Hekali, kur thërriste labërit të mblidheshin për të bërë luftë, i vetmi telefon që kish ishte zëri i tij. Edhe shikoni sa bukur e përshkruan :
Hajde, more Rrapo Hekali,
Kur thërret sa tundet mali !
Kur bërtiste : E,e,e,e, or shokë ?! Edhe tundej mali, të tërë labërit e dëgjonin dhe që të gjithë mbëlidheshin. Tri rradhët e pastajme :
Hajde, more Rrapo, o lule,
Lumthi ti, bilbil që zure,
Një pasha me shtatë tuje.
Pra, pashai që zure ti, kishte shtatë tuje. Tujet ishin tamam si ato yjet që mbajnë gjeneralët e Amerikës. Kemi gjeneralë me një yll, gjeneralë me dy yje, me tre yje dhe me katër yje. Përmbi katër yje, s’ka gjeneralë ! Gjithashtu edhe në Turqi, kishte pashallarë me katër tuje, por jo pashallarë me shtatë tuje. Po vjershëtori do të thotë se çfarë pashai zuri. Ay pasha qe dy herë sa pashallarët e tjerë, domethënë gjenerali më i mirë i Turqisë. Edhe këtë, e shtypi Rrapo Hekali !... Shikoni tashi, ato tri vargjet që vijnë pas. Ç’farë strategji, ç’farë taktike mbajti Rrapo Hekali që e shtypi këtë gjeneral të dorës së parë të Turqisë?
Topi bam po ti po tutje,
Plumbat të binin mbi supe,
As u trëmbe, as u tute.
Domethenë me një trimëri të thjeshtë dhe asnjë zanat, asnjë mjeshtëri tjatër. Tashi, ç’gjë e ndizte, ç’gjë e shkaktoi këtë hov të pathyer të shqiptarëve ? Vjershëtori na i thotë përsëri me tri rradhë :
Se Hodo Nivica shkoi,
Kofshën derrit ja dërmoi,
Ngriti flamurin te kroi.
Ai derri të cilit Hodo Nivica ja theu kofshën ishte turku. Flamuri te kroi, ishte flamuri i kryengritjes, flamuri i lirisë. Edhe më në fund, qëllimi për të cilin bëhej e tërë kjo luftë ? Prapë, përsëri në tri rradhë t’a thotë vjershëtori. Ustai i madh nuku humbet shumë fjalë. Dy-tri, mjaftojnë për të :
Pse lëfton, o derëzi ?
As për mua as për ti,
Po për gjithë Shqipëri !
…Kështu që ne nuk e inventuam, nuk e çpikmë patriotizmën shqiptare, por e gjetmë. E vetmja gjë që bëmë është që atë patriotizmë që egzistonte midis shqiptareve, u përpoqmë t’a organizojmë, t’a kanalizojmë. Vetëm atë gjë bëmë ! Tashi, arsyeja për të cilën na vajti puna mbarë, ishte se kishim një popull me të vërtetë i cili e deshte Shqipërinë. Një popull i cili jo vetëm kish patriotizmë, virtutën e patriotizmës por që kish edhe disa virtuta të tjera, nga të cilat do të numëroj vetëm një që na i kanë thënë që të gjithë të huajtë që kanë vizituar Shqipërinë. Kur hyri Shqipëria në Lidhjen e Kombeve, përfaqesonjësi i Hindit i cili aherë rastisi të ish një muhamedan, Muhamed Aliu, bëri këtë lëvdatë për shqiptarët:
Sot, tha, bëmë punën më të bukur që qasmë Shqipërinë në Lidhjen e Kombeve. Sikur të studjoni historinë e gjithë kombeve që janë çliruar, nuk do gjeni asnjë shëmbëll si këtë që shohëm sot në Shqipëri. Shqipëria është i vetmi vend në të cilin tri fe të ndryshme, pasanikët e të cilave kudo gjetkë, therren me njëri-tjatrin, janë bashkuar për të krijuar një shtet indipendent. Ky është i vetmi në botë, në të cilin, muhamedanë, orthodhoksë e katolikë janë lidhur që të gjithë e kanë bërë një shtet indipendent. Edhe ky vend, nga sa di, është i vetëmi vend që ka një shumicë muhamedane dhe na dërgon këtu, si përfaqësonjës, një peshkop orthodoks.
Shumë nga tanët thonë që Shqipërinë e krijoi një pakicë. Shumë e vërtetë ! Po, kjo është historia e gjithë kombeve të botës. Merrni, për shëmbëll Hindin, me 400 qind miliunë. Kush e çliroi ? Mahatma Gandi. Edhe, Mahatma Gandi, ç’thoshte kur nisi lëvizjen e tij ?! E para e punës: Pa armë do t’a marr, pa luftë ! Edhe e morri. Pra e fitoi lirinë e Hindit pa armë. Dhe me sa veta, thoni ? Ai thosh : Më mjafton të kem 25 mijë njerez si ushtarë të cilët të bëjnë pikërisht ashtu siç u thom. Edhe aq kish, nuk kish më tepër !... Dhe me ata e bëri Hindin ! Pa luftë. Pa shkrehur dyfek. Atë bëmë edhe ne. Ishim të pakët këtu. Numëroheshim me gishtërinj…".

"MESELE" TE RREFYERA NGA HIRESIA E TIJ,
përkthyesi i Omar Khajamit…
...Edhe pse s’kish bindje të thella e të forta fetare, Noli u dorëzua prift më 1908 dhe ish qysh atëhere që ai filloi luftën e tij kembëngulëse për shkëputjen e kishës ortodokse shqiptare nga kisha greke duke bërë shërbesa shqip, duke shqipëruar libra fetare etj. Kjo gjë për atë kohë, kish rëndësi politike sepse i priste udhën synimeve të shoveniste greke te shqiptarët me besim kristian ortodoks e më gjerë. Por pikërisht, nga fjala e tij, unë që e kam lexuar e adhuruar jo pak Nolin, kuptova edhe një herë tjetër se përse ai, autori i përkthimit të përkryer në shqip të Rubairave të Omar Khajamit, në thelb nuk kish qenë vërtet njeri i përkushtuar fanatikisht pas Zotit e se veprimtaria e tij kishtare kish patur në rradhë të parë qëllime kombëtare.
Ja pse, në 80-vjetorin e lindjes, themeluesi i Kishës Ortodokse Shqiptare, normalisht nuk do të ish as e udhës, as "protokollare" që t'i lejonte vetes të tregonte "mesele" të tilla, si këto më poshtë. Por, kjo gjë ka ndodhur jo rastësisht e, peshkopi, do të qeshte bashkë me pjesmarrësit në sallë me historitë e rrëfyera prej tij, duke bërë kështu që Zoti pa dyshim, të mos shihte në personin e tij një shërbëtor të përdëllyer …
" Si klerik - rrëfen Noli - do të nis me përrallën e një prifti. Një prift, njëherë, shkoi me popullin për të shpënë të vdekurin në varret. Udhës, pranë një pylli, prifti tha : Qëndroni një minutë këtu se kam një punë! Arësyeja për të cilën ay qëndroi nuk u marr vesh dhe, njerëzia, po çuditeshin si e la të vdekurin atje. Kur, pas pak, prifti u kthye nga kisha me një dyfek dhe u tha: Heshtni! Dhe ja krisi pushkës. Ja këtë punë kisha që ju thashë të prisni këtu, i sqaroi pastaj ai njerëzit. Aman, or uratë! Po na le të dekurin ne mes të sheshit që të vraç një ljepur ?- i thanë ata. Budallenj, u a ktheu ay, i vdekuri pret, ljepuri nukë pret …"
Ja një tjetër mesele po për priftërinjtë të cilën, siç thotë Noli në fjalën e tij, ja pat treguar Luigj Gurakuqi :
" Një prift i ri, vajti në malësi të bënte meshën e tij të parë. Natyrisht, me që ish sermoni i tij i parë, ndenji tërë natën i shkreti dhe e shkrojti, e zografisi atë dhe e bëri që lere mos e nga, të çuditej dunjaja. Edhe, pasi e qëndisi, në fund kjo ishte konkludja e tij, konkludja e sermonit : Nëqoftese i bëni këto që u them të gjitha, nuk do të shkoni në ferr, në xhehnem, por do të shkoni në xhenet! Ky ishte fundi i fjalës. Po, pa arrirë në gjysmën e fjalës, një nga malësoret u ngrit e i tha : Dom Nikolla, të paçim uratën, aman mbaroje atë fjalë se na u dogj fërliku. ( Fërliku është mishi i pjekur në hell ). Prifti i shkretë kur e dëgjoi atë, u ngatërua edhe e shkurtoi fjalën duke shkurtuar kështu edhe predikimin. E në vend që të thoshte, po të beni këto nuk do shkoni në ferr po në parajsë, u tha: Nëqoftëse i bëni keto jam i sigurtë se do të shkoni që të gjithë në ferr, në xhehnem. Të lumtë goja ! - i tha një nga malësorët - Se je i pari prift që na thua të vërteten ! …"

"KOMBI" U MBAJT NDEZUR
nga Zjarri i Shenjtë …
… Gazeta "Kombi" e Sotir Peçit, më çon me kujtime larg, në rininë time. Më kujtohet kur shkoja te miku im i vjetër Sotir Koçi, te i paharruari "Bukinisti Mendel" ( i cili vdiq para një viti në moshë relativisht të re nga një sëmundje banale ). Qe pikërisht aty që kam parë për herë të parë koleksionet e gazetave "Drita" ( 1901-1908 ) qe ish botuar në Sofje nga Shahin Kolonja si dhe "Kombi" të Sotir Pecit e "Dielli" të Kosta Çekrezit, në Shtetet e Bashkuara. Si kishin mbëritur ato koleksione të vyera gjer te ateljeja e Bukinistit Mendel? Kjo gjë ish një mister, diçka tepër e fshehtë por, me sa dukej, burimi i tyre duhej të ishte biblioteka e shquar e eruditit vlonjat Eqerem Bej Vlora, e cila qe një ndër më të vyerat në Ballkan e që pas çlirimit u trajtua shumë keq e "firoi" andej-kendej, nëpër vite. Por, le të vijmë përsëri te fjala e Nolit e te kujtimet e tij për gazetën "Kombi" e cila ish nena e "Diellit", gazetës që ndriçoi për vite të tëra mendjet e zemrat e shqiptarëve të Amerikës…

( … ) Kombi-n e themeloi Sotir Peci edhe u gëzova shumë që dëgjova nga miku ynë Antoni Athanas që e përmendi atë. Sotir Peci hapi këtu edhe e nisi gazetën Kombi në qershor 1906. Nja dy muaj pas kësaj, i dërgova atij një fjalë që kisha mbajtur në një mbledhje shqiptare edhe ai e botoi atë e pastaj më shkroi një letër që nëqoftëse s’ke atje ndonjë punë, eja këtu që të përpiqemi tok t’a botojmë këtë gazetë, se më duhet një ndihmë. Unë kisha punë, por një punë e cila nuk më pëlqente, punë në fabrikë të dërrasave. Kështu që e lashë me gëzim të madh fabrikën e ardhçë këtu në Boston për të bërë një punë e cila më përshtatej me tepër, sipas qëllimit që kisha për të bërë diç për çështjen kombëtare.
Edhe, i pari mision që me ngarkoi Sotir Peci, ndjestë pastë, ishte të dilja kollonive e të mblidhnja pajtime. Vajta në Mançester, mblodha një pajtim. Pastaj vajta në Konker, Nju Hemsher dhe atje s’mblodha asnjë pajtim, se aty një shqiptar ishte e ai kish paguar. Pastaj vajtëm me Tilin tok në Penibuk. Aty s’bëmë asnjë. As kishte ndonjë pajtimtar, as bëmë ndonjë të ri. Hynim në një konak dhe konakun e gjenim të zbrazur. Hynim në një tjatër konak, prapë të zbrazur. Po këtu, s’ka shqiptarë ?... Jo, ore, ka! - na thanë - Po iknë, vanë në avlli posa dëgjuan që po afroheshim.
Pastaj vajtem në Bidiford. Atje pata një sukses shumë të madh. Mblodha dy pajtime. Pastaj në Ogastamejn. Atje mblodha një pajtim edhe më në fund në Rollandmej një pajtim. Që të gjitha, më duket u mblodhnë nja 24 dollarë a 25, nga të cilat më tepër se gjysma shkuan udhës. I solla kusurin Sotir Pecit dhe konkludja qe kjo : E po bëhet, ore, punë kështu ? – tha ai. Sikur të thashë unë se bëhet ? As bëhet, as është për të bërë ! Kjo puna jone, s’ka as nisje as fund… Kështu e gjetmë çështjen shqiptare aherë. Asnjë organizatë ! Kishte vetëm një, dy a tre persona, të cilët nxirrnin nga ana e tyre disa gazeta. Kishim Shahin Kolonjën që nxirte "Dritën" tok me Kristo Luarasin. Kristo Luarasi ishte shumë i zoti si shtypës. Kish një shtypëshkronjë e qe i zoti i punës. Good bussinesman, jo se e ndihmonin shqiptarët …
Ishte Faiku, i cili, si rronte ? Faiku rronte se kish një xhaxha shumë të pasur në pallatin e sulltan Hamitit. Edhe kështu shakaja, i gjyshi punonte për sulltan Hamitin dhe përkrahte Faikun i cili punonte kundër Dovletit, për të krijuar Shqipërinë e lirë. Si pajtohet, kjo gjë e çuditëshme ? Ay i shkreti s’kishte djem, kish vetëm çupa. Faiku harxhonte më tepër se ç’kish edhe çdo muaj i dërgonte billin xhaxhait. Xhaxhai menjëherë çekun. Dhe kështu dilte gazeta atje. Pastaj ardhën xhonturqit dhe e vrane xhaxhanë edhe u mbarua puna e Faikut. Mori fund ! Edhe ardhi këtu në Amerikë që të rrojë me ne.
Sidoqoftë, pas atij ardhi Peci. Ardhi Peci dhe nisi një gazetë, jo se kish ndonjë përkrahje nga populli. Puna e shqiptarëve ishte kjo: Naum Cerja thosh nje shaka shume të bukur. Kishin një mbledhje dhe, në atë mbledhje foli Faiku e folë të tjerë. Edhe, kur mbaroi mbledhja e pyeti Faiku Naim Cerjen, e i tha : Si t’u duk kjo mbledhja ? Ore, kur ti the një fjalë dhe kër…kër…më rrodhnë lotët. Po pse u mallëngjeve ? pyeti ai. Po, u mallengjeva, ore, kur the se me shqiptarë si ju, jemi të sigurtë se puna do na vejë mbarë. Epo, s’është e vërtetë kjo ? Jo, mor - tha - si e vërtetë ? Shqiptarë, ti edhe unë ishim, ne të dy - tha. Ata të tjerët ishin sehirxhinj - tha. U hynte nga njëri vesh e u dilte nga tjetri. Andaj më zunë lotët - tha.
Mirpo, bukuria është që ndonse e nismë me aq pak vetë, puna na vajti mbarë. Pse ? Se ata të pakët që e nisnë e kishin zjarrin e shenjtë, siç thote frëngu, "le feu sacré". Kishin zjarrin dhe arrinë që ate zjarr t’a kishin një pakicë e vogël. Edhe pakica e vogël, nëqoftëse ka një fushë ku të punojnë, mbarojnë punë. Edhe fusha ishte, sikundër u thashë, se shqiptarët ishin patriotë shumë më përpara, nuk i bemë ne patriotë. Ishin. Dhe ishin të zotët dhe ishin trima. Deshën vetëm udheheqës edhe perëndia u dha ca udhëheqes për rilindjen e tyre e keshtu u vajti puna mbarë ".

QE "DIELLI" TE VAZHDOJE TE NDRIÇOJE
edhe pa rekllama …
" … E nismë Kombin dhe pastajza, pas tre vjetësh Sotir Peci shkoi. Këtu, tha s’bëhet punë, unë do shkoj në Shqipëri. Edhe shkoi për Kongresin e Manastirit ahere e pastaj mbeti në Shqipëri. Pastaj vajti në Shkollën Normale, siç e dini edhe me ne fund, u bë një nga pjesëtarët e Këshillës së Regjencës. Po sido qoftë, nga Kombi lindi Dielli. Kur shkoi Sotir Peci, na la këtu një shtypshkronjë. Ajo shtypshkronjë ish në 100, Hapson Street, në një katua. ( … ) Aty bënte shumë fohtë, kishim një sobë e cila nuk na ngrohte por vetëm na tymoste. Si e shtypnim Diellin ne? E rradhitnim vetë dhe më vjen keq që nuk ndodhet ketu, Thimaqi, që ishte kryeradhitësi e nga i cili mësova edhe unë zanatin e rradhitjes së shtypit. Me atë tok e rradhitnim e pastaj, në mashinën me të cilën e shtypnim vetë, me këmbë. Amerika s'kish përparuar aq shumë aheraj, sa të përdorej elektriku në mashinat.
Shkurt, si shkoi Sotir Peci mashinat mbetën të gjitha atje siç ishin, të pa paguara. Edhe u mbluadhtin ca nga djemtë që kishin dhenë paratë, pagesën e parë kur i bleu dhe thanë: Ç'do t'i bejmë këto? Ca thanë që t'i shesim, ca thanë jo të mos i shesëm, po të vazhdojmë gazetën vetë. Të nxjerrim një tjatër gazetë. Se s'mund të nxirnim Kombin pa lejen e editorit. Por që të mundnim të nxirnim një tjatër gazetë, duhej të pagunaim një herë mashinat, të cilat ishin të papaguara. Kështu që u mbluadhnë nënë kryesinë e Kristo Qirkës, ndjestë pastë edhe të Misto Millonait i cili mblodhi disa nga dardharët, Kristo Qirka mblodhi ca prej korçarëve si edhe Dhima e Goni Pitërson dhe këta i paguan të gjitha këto e thanë: Ja ku i keni mashinat, hajdeni nxirrni gazetën!
Dhe kështu nismë Diellin, pikërisht me atë methudhë me të cilën nxirnim edhe Kombin e Pecit. E rradhitnim unë tok me Thimaqin edhe pastaj e shtypnim në atë katuan e mbytur me tym, duke punuar me këmbët. Po ishim djem aherë, shumë trima, shumë të shëndoshë. Kjo gazetë e nisur me tërë ato varfërira e me tërë ato mundime, nisi më 15 të shkurtit 1909. Më 5 nëndor 1915 u bë e përditëshme. Më përpara dilte një herë në javë, pastaj dy herë në javë, pastaj tri herë në javë e pastaj dolli e përditëshme kur ishte direktor, ndjestë pastë, Kostë Çekrezi, i cili midis vyrtutave të tjera kish vyrtutin që ishte një punëtor i rrallë. Ndoshta punëtori më i madh që ka nxjerrë Përlindja Shqipëtare.
Tani duhet të kini përpara sysh një gjë: Dielli përparoi e arriu të bëhet e përditëshme e vazhdoi disa vjet kështu. Pastaj botimi i tij u rrallua sepse gjysma, më tepër se gjysma e shqipëtarëve më të mirë që kishim këtu u sulnë si bagëtia, si kope edhe u kthyen në Shqipëri, posa që u hap vendi. Dhe kjo e sakatosi lëvizjen kombëtare të këtushme. Vanë atje dhe kujtonin se kur të ktheheshin do t'a gjenin përsëri derën hapët. Kur u mejtuan që të ktheheshin këtu, dera ishte mbyllur e s'vinin dot.
Por, sidoqoftë, me gjithë ato mundime, Dielli vazhdoi. Po si vazhdoi ?... Këtë duhet t'a kini gjithënjë përpara sysh. Dielli nuku mund të mbahej vetëm me pajtime. Po të pyeç mirë, asnjë gazetë në botë nuku përmbahet vetëm me pajtime. Përmbahet me rekllama. Edhe ne, rekllama nuk kemi natyrisht pse, ai publik që e këndon është shumë i limituar e askush nuk rekllamon pa pritur që të marrë fitime nga ajo rekllame. Kështu që s'duhet të dëshpërohemi, kur shikojmë se nga koha në kohë Dielli ngec e pret ndihmën tonë. Tashi, ç'mund t'u thom për vazhdimin e Diellit? E vetmja gjë që mund t'u thom është kjo. Kështu siç bëmë këtë mbledhje të bukur sot, që mblidhemi nga të gjitha anët e Amerikës e piqemi e çmallemi, do të ish mirë që të mblidhemi çdo tre vjet e kështu të ndihmojmë edhe Diellin. Se ka edhe një tjatër qëllim kjo mbledhje. Nuk jemi më djema dhe ngadalë e ngadalë hesapi ynë po shkurtohet e mbyllet. Kështu që është mirë të piqemi çdo dy a tre vjet. Se kush e di se kur piqemi prapë ! ( … )

… Unë nuk e di në se, sot, shqiptarët e Amerikës piqen ashtu siç uronte e dëshironte Noli, në çdo dy a tre vjet. Nuk di në se Dielli del pa pengesë e pa patur nevojë për "rekllama". Nuk di, në se ata për të cilët flet Fan S.Noli, pra, ata "…miq shumë të çmuar, dorëhapur, të cilët kanë bërë pllane që të shigurojnë përjetësinë e Diellit edhe të Vatrës…", jane ende gjallë e vazhdojnë të mbrojnë kauzën e saj dhe gazetën në fjalë. Por, ndërkohe di se, mbas këtij takimi jubilar ku u mbajt fjalimi i fundit publik i rilindasit tonë të madh ku ai la, si të thuash, Testamentin e Tij, Noli vdiq. Ai u shojt pas tre vjetësh, atje në shtëpinë e tij modeste, në Fort Lauderdale të Floridës, më 13 mars 1965...

marre nga Prestige (v. 36, Nentor)


Back to top
lissandro
Wed Jan 14 2009, 09:13pm
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764

Zotni lissandro me vjen keq por te kam editu se ke dale jasht temet dhe ke fy Shqiptart e krahinave tjera


[ Edited Thu Jan 15 2009, 12:52pm ]

Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
lissandro
Fri Jan 16 2009, 10:08pm
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
TI ZOTNI LEC UN NUK KAM FY KERKEN KUR TI FHISH POSTIMET BANE SI ASHT RREGULLI JASHT TEMES

PO MOS U MUNO MEM DAMKOS MU QE UN GJOJA KAM FY SHQIPTART E KRAHINAVE TJERA

MOS U BAN SI FMI TASH

SE UN THASH QA KA THAN FAN NOLI

PO TI SHOF SE PREJ ME KET QE NDOLLI
TI MJE SUL MU ME MI FSHI TANA POSTIMET

JEPI E FSHIJ SA TE MUNESH ME QE E KE NE DOR

PO TE PAKTEN MOS U MUNDO MEM MA VA ETIKETEN KOT



Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
guest
Sat Jan 17 2009, 08:40am
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
Zotni guest me vjen shum keq por te kam editu sepse me ate shprehje ke dale jasht temet dhe ke fy Shqiptart e krahinave tjera besoj se padashje.

[ Edited Sat Jan 17 2009, 07:23pm ]


Back to top
lissandro
Sat Jan 17 2009, 05:53pm
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
guest asht ma se e vertet se e ka than FAN NOLI
me ba me ja u permen kosovarve FAN NOLIN ju duket njisoj si me ju permen sllobodanin hal ne sy e kan emrin e tij



[ Edited Sat Jan 17 2009, 07:23pm ]

Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
Shqiptar.
Sat Jan 24 2009, 02:37am
Registered Member #2181
Joined: Tue Jul 29 2008, 03:17pm

Posts: 445
Po ku e gjete Fan Nolin mar guest, qe nuk asht as Shqiptare hyc, por asht (vllah), ashtu si jane nji minoritet i Epirit te vjeter qe kane jetu me shumice ne ant e Korcs-Gjirokastres-Berat. Ose ma mire vllah dan me thane magjyp ose gabelt e Rroms vjeter dhe popullojn me shumice ose jane te njajtit njerz si Rromunt e sotem. Masanej ky Noli e ka pohu vete se ka ken vllah, gjithsesi nryshimi asht se kta jane njerz me lkure ma te zeze se Shqiptart plus jane edhe rrac e shkurte. Masanej ku e ka pase ky Shqiptarizmin e atdhedashurine si asht munu komunizmi me na fut n'tru kur ky ka deke ne Amerike si Prift e se ka rru najhere per Shqipnine qush se i ka kthy shpinen tipik vllah apo gabel Rroman. Mas na bini kshu figurash kot ktu se ky sja vlen me i permen emnin.
Back to top
guest
Sat Jan 24 2009, 09:54pm
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
ndoshta asht edhe vllah si thu ti por per shqipnin ka ba aq shum sa qe e meriton me e nderu si figure kombtare. ti zotni epiriotet/camet jane etnik shqiptar sikur jane ne ato vendet qe ke permend edhe cdo shqiptar krenohet me historine e epirit. nolin ne fillim komunistat e kan njoft si tradhtar mandej e kan ndryshu qendrimin per te. asht ken noli e ka nda kishen ortodokse shqiptare prej asaj greke edhe sot mas 100 vjetesh shqiptart ortodoks kan ne krye te kishes tyne nje grek. ti ke mendimet tuja per nolin por nqs ke mundsi jep argumenta ma bindesa se pse noli nuk duhet te nderohet si figure kombtare?

p.s jepni fakte te provume edhe mos flitni me thashetheme ju te dy qe doni me njollos figuren e nolit.

[ Edited Sat Jan 24 2009, 09:55pm ]


Back to top
guest
Sat Jan 24 2009, 10:04pm
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466





Back to top
LUPEN
Sat Mar 18 2017, 08:34pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Lidhje e paçkëputur

Ti moj Engjëll, moj Shejtane,
Moj Zambak e moj shafrane,
Ti më dehe të papirë
Me tufan e me farmirë;
Moj kurbatkë katarroshe,
Moj sarhoshe kokëboshe,
Më përpjek qoshe më qoshe;
Me zinxhir po më zvarnis,
Më shastis e më bezdis,
Më kërdis, më çakërdis;
Ti ma syrgjynose gjumin,
Ti më mbylle në budrumin,
Ti më nxive në zullumin:
Bashkë s’rrojmë dot,
Ndahemi pra sot.

Nuk ujdis dot ti me mua
Si për çift, për burr’ e grua.
Unë hesht, ti po bërtet,
Unë flë, ti po gërret;
Unë ha, ti ramazan,
Unë s’pi, ti zbras kazan;
Unë rent, ti po çalon,
Unë ngel, ti fluturon;

Unë prush e ti dëborë,
Unë drras’ e ti këmborë,
Unë hi e ti vullkane,
Unë mi e ti kapllane,
Un’ i ri, ti shkon me pleqtë,
Unë plak, ti lot me djemtë;
Çporru, prapa diellit
Ku s’ryn drit’ e qiellit.
S’piqemi gëkunt,
Dasma mori funt!

Në më do, më ngushëllo,
Po s’më do, mos më mundo;
Prema kokën dhe çliromë
Dhe në varr të zi mbulomë,
Se kur ngjitem, kam një hall,
Nukë shqitem, jam tutkall.
Ndihmë, pra, për Zot,
Puthm’ e vramë sot.

Tani qan, u mallëngjeve,
More vesh që u gënjeve;
Tani zemrën ma gëzove,
Se e shoh që u pendove;
Tani dukesh si qëmoti,
Kur më kape, siç tha Zoti;
Kokën time, brigje-brigje,
Ti moj flag’ e ëmbël, digje!
Tok pra mbetemi
Sa të tretemi.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Sat Mar 18 2017, 08:36pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Plak, topall dhe ashik

Dale, moj, se kam një fjalë,
Se më rrjedhin djersët valë;
Dale, moj, se s’jam më djalë
Dhe më s’ecënj dot.

Dale, moj, se më kapite,
Më këpute, më sfilite,
Prite, moj, ashikun, prite
Që të vjen me not.

E arriva dhe ia thashë,
Asnjë gur pa tundur s’lashë,
Dhe mëgjunjazi i rashë,
Ç’u mundova kot.

Hapa gojën dhe vajtova,
Qenkam plakur, e kuptova,
M’ardhi keq, po s’e mohova,
Syri m’u përlot.

Dhe nga jeta u mërzita,
Dhe nga lumi u vërvita,
Që të vdes, se u korita
Dy-tri herë sot.

Po ti, Zot, më ngushëllove
Pas një tjatre më lëshove
Dhe nga mbytja më shpëtove,
Lavdi paç, o Zot!

Dale, moj, se kam një fjalë,
Se më rrjedhin djersët valë;
Dale, moj, se jam i çalë
Dhe më s’ecënj dot!




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Sat Mar 18 2017, 08:39pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Çepelitja

Isha shtruar në hajat,
Çepelitja me rahat.
Ajo vjen edhe më shtrohet,
Pran’ edhe më pran’ afrohet.

Unë çepelit e pre,
Ajo sulu dhe mbërthe.
I largohem me usull,
Qasjen nuk e bënj kabull.

Ik’ e ik’ arrinj në mur,
Ajo pas e s’lë kusur.
Un’ i thom: “S’e marr vesh,
Mos më tall, mos më përqesh.”

Isha viç i palëpirë,
Aguridhe, thartësirë.
Ishte flag’ e farmakosur
Prej rrufeje të xhindosur.

Ma kap dorën, më pyet:
“Këto druçka pse i pret?”
Un’ i thom: “Mos më ndalo,
Lodrën mos ma ngatërro.

Është lodr’ e Shqipërisë,
Gdhënt e pre rrëzë selvisë.
Ja mbarova një purtekë,
Të paprera kam nja dhjetë.”

“Lëri druçkat, thot’, or xhan,
Ma qaj hallin, mor aman!”
“Jo, i thom, moj kallpazane,
S’merrem me shaka jallane!”

U trondit, u zgurdullua,
U marros dhe u tërbua.
Më shkelmoi dhe më goditi
Dhe me grusht më lebetiti.

Ngrihem t’ikënj, më mallkon,
Dhe me këmbën më pengon.
Shtrihem si një peshk përdhe
Si një pend’ ajo më ngre.

Unë ndizem posi derr
Edhe mbushem plot me vrer,
Se ma shkeli fare nderin
Dhe më futi mun në ferrin,

Se më bëri qerpazè,
Pelivan paraqendè.
S’m’u durua dhe gatitnja
Grushtin tim që ta goditnja.

Ajo zuri dhe po qante
Dhe më luante e më lante,
Dhe pastaj më përqafoi
Dhe me zjarr më përvëloi.

Kur më puthi u trullosa
Dhe teslim u katranosa.
Dhe kështu, or, u mbërtheva,
Po për Zotin s’u gënjeva.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Sat Mar 18 2017, 08:42pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Rent, or Marathonomak!

Rent, or rent, rent e u thuaj
Se u çthurr ordi e huaj,
Se betejën e fituam
Dhe qytetin e shpëtuam!
Rent, or rent,
Rent, or Marathonomak!

Kap një degë prej dafine
Dhe vërtitesh ndaj Athine
Nëpër fush’ e brek mi brek
Këmba tokën as ta prek,
Hip e zbrit
Petrit, Marathonomak!

Ke një plagë, po s’e the,
Djers’ e gjak pikon përdhe;
Do që ti të jesh’ i pari,
Për triumfin lajmëtari
Flamurgjak
Kuqo, Marathonomak!

T’u tha gryka, po s’të pihet,
T’u mpi këmba, po s’të rrihet,
Se mileti po të pret,
Ankthi zemrat ua vret,
Vrer e tmerr
Shpejt, or Marathonomak!

Kurrë kaqë s’dogji djelli
Dhe si plumb s’rëndovi qjelli,
Kurr’ aq ëmbl’ e bukur s’ftoi
Hij’ e lisit edhe kroj;
Turru tej,
Tutje, or Marathonomak!

Vapa mbyt e pluhri nxin
Ferra çjerr e guri grin
Afsha gjoksin përvëlon
Syrin avulli verbon;
Ur’ e prush,
Furr’, or Marathonomak!

Gryka si gjyryk të çfryn
Prej vullkani flag’ e tym,
Seç vëngon e seç gulçon,
Zemra brinjët t’i çkallmon
Me tokmak,
Mbahu, or Marathonomak!

Nëna, motra, nusja dalin,
Ngrehin krahët të të ndalin,
Mos, se s’janë veç Najada,
Magjistrica dhe Driada;
Lark, or lark,
Lark, or Marathonomak!

Hajde, ja Akropolia,
Ja qyteti e njerëzia
Që të pan’ e që të çquan
Dhe fuqinë ta rishtuan,
Haj dhe pak,
Hajde, or Marathonomak!

Ja, arrive, ua the:
Ç’gas e ç’helm qe kjo myzhde!
“E fituam!” brohorite
dhe për tok’ u përpëlite.
Vdiq, or vdiq!
Vdiqe, or Marathonomak!

Rent kudo, dyke bërtitur,
Nëpër shekuj faqendritur,
Se i vogli shtrin viganin
Dhe i shtypuri tiranin,
Veç e tok,
Tok, or Marathonomak!




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Sat Mar 18 2017, 08:45pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Saga e Sermajesë

Jam kusar e jam beqar
Dua grua pa zarar.
S’kam para dhe s’gjenj para ta ble
Puna duhet bërë me hile.

Dal në brek: bërtas në tym karshi:
“Eja pak këtej, or çelebi!”
Ardhi, ia tregova meselenë;
“Vem’ edhe rrëmbejmë Sermajenë!”

Më dëgjoi, më pa në sy,
M’u përgjegj pa një, pa dy:
“Posa dashke dasmë, jam gati,
Sillma shishen me raki!”

Pimë, hëngrëm e u ngjeshmë
Edhe punës iu përveshmë.
Un’ i hipa kalit
Dhe ay gomarit:
Kapedan gomari, kali kapedan.

Emrin un’ e kam Orhan
Dhe ay e ka Turhan;
Unë dhëndër me kurorë
Ay kumtër me këmborë,
Nus’ e bardhë si dëborë,
Në behar pakëz’ e zeshkë,
Rrumbullake posi breshkë.

Emrin e ka Shah-Name
Dhe llagapin Sermaje.
Ia vuri syrin Orhani,
U çudit i tër’ Irani,
Kurdistani dhe Afganistani,
Turkestani dhe Hindustani.

Kur u nismë
Qe një krismë,
Qe një drithmë!
Kur u nism’ u tunt dynjaja
Dhe u err, u nxi havaja.

Ja kështu Moskovi u droth,
Napoloni kur iu hoth:
Dhe kështu u mvrojt Stalini,
Kur iu sul Hito Katili
Dhe Benito Mussolini.

De or de, moj mesele,
Ruaju, moj Sermaje,
Sermajeja nukë çante kokën:
Po gërvishte dhe prashitte tokën.

Kruan kokën trim Turhani
Se iu trubullua xhani
Dhe pyet: “Më thuaj, Orhan Be,
Nusn’ e bukur ku ma ke?”
Thot’ Orhani: “Ja, atje,
Prapa drizave dhe misrave!”

“Orhan Be më paç në qafë,
Mos ma thuaj atë fjalë,
E di mirë këtë arë,
Kjo është ar’ e Qorr-Hasanit,
E hajdutit, kapedanit,
Që të vret e del i larë,
Se s’ka sy dhe s’të ka parë.”

I mban sytë mbyllur dhe s’të sheh
Dhe pastaj, or vlla Orhan,
Njësin sy e hap dhe merr nishan
Dhe ia shkrep, të vret e s’ke derman.

Syt’ i hapën kur qëllon
Dhe njeri nuk i shpëton.
Lëre dasmën, hajde shkojmë,
Ikim shpejt edhe shpëtojmë!”
Thot’ Orhani: “S’më vret dot askush,
Jam i vrar’ edhe i djegur prush!”

Atje ishin, atje mbetnë,
E kërkuan dhe e gjetnë:
Sermajeja pret përpara,
Qorr-Hasani të vret prapa.

Si babaj edhe e bija:
Ja, mor, dashuria, lebetia!
Dhe kështu, mor, u martuan
Dhe përjet’ u trashëguan.

Dhe e vjeth ajo, s’e vjedh ay,
Po ashtu e deshnë që të dy.
Mor kusar, mor budalla,
Kur të vjedhish, vidh para,
Lëri çupat, mos i nga,
Mos i merr as badjava,
Se të kap sevdaja
Dhe të mbyt belaja.

De or de, moj mesele,
Rrofsh e qofsh, moj Sermaje!




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Sat Mar 18 2017, 08:49pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Thomsoni dhe kuçedra

Te ura, te Ura,
Vraponi, o burra,

Me armë, me topa, me kordh’e me shpata,
Se dolli kuçedra e errët nga nata,
Se ngriti bajrakun e lyer me gjak
Dhe sulet prej Shjakut në Durrës me vrap.

Kuçedr’ e Turqisë,
Hyen e urisë,

E rrahur nga Greku, nga Serbi e Bullgari
Do gjak të thëthinjë dhe vjen te Shqiptari,
Si gjarpër zvarritet, i sillet përqark,
Me dinin në gojë, me helmin në bark.

Kuçedrën e vrarë
E hasi më parë

Thomsoni në Vlorë, kur vinte prej detit
Me katërqint krahë lubi e Dovletit;
E zuri për gryke, e shtriu përdhe,
Nga thonjt’ i rrëmbeu të mjerin Atdhe.

Pastaj për së dyti
Në Durrës e mbyti

Dhe kokën ia shtypi me top nga Kalaja,
Kur hodhi Esadin nga Froni, nga maja,
Nga forca në pluhër, nga bregu në det,
Me grusht prej rrufeje, që grin e që tret.

Kuçedra e thyer,
Në turp e përlyer,

Përmblidhet e kthehet nga toka në Durrës
Dhe ngrihet m’e fortë në Gjol, afër Urës.
Shqiptar’ i verbuar vërsulet në det,
Shkel Flamur dhe Nënë dhe vllezër po vret.

Dy herë të theva,
Të shtriva, të ndeva,

Po prapë u ngjalle dhe prapë u ngrite,
Pritmë, the, pritmë! Dhe prap’iu vërtite,
Dhe hovin kuçedrës ia preve, po re,
Kalorës i huaj, që vdiqe për ne!

Nga Ura, nga Ura,
Po ikni, o burra?

Ju ikni, po hij’ e Kalorësit s’ikën!
Kuçedrës tërbuar ajo i fut frikën,
Se Urën e ruan, se Urën e mpron
Stihia – Shqiponjë me qip e me thonj.

Te Ura, te Ura,
Vajtoni, o burra,

Thomsonin e ngratë që ju vet’ e vratë,
Që pas nuk i ratë, po vetëm e latë,
Kur shkonte kaluar të vdesë për ne,
Për ju, të mallkuar, që s’doni Atdhe.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Sat Mar 18 2017, 08:51pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Kryqësimi

Po troket çekani
Po kërcet mejdani
Dor’ e këmb’ i çpon,
Krishtin kryqëson.

Me tërbim goditin
Me gjëmim e ngjitin
Turma ulërin
Nëna blegërin.

Çdo peronë plagë
Përvëlon si flagë
Çurka gjak buron
Fryhet dhe pikon.

Kryqet ngulen, shtisen,
Tallen, qesëndisen;
Sipërkryqe tre
Tri Mari përdhe.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Sat Mar 18 2017, 08:54pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Moisiu në mal

Ngjitet përpjetë Malit të shkretë
Kryeprofeti, trimi me fletë,
Të bisedonjë me Perëndinë
Për Palestinë.

Arrin në majë lart i kapitur,
Qëndron me frikë, pret i tronditur,
Dhe Jehovaj’ i flet prej reje
Me zë rrufeje:

“Ti dhe të tjerët pleq do të ngelni,
Tokën e shenjtë kurrë s’e shkelni
Skllevë, bij skllevësh, s’e meritoni
Se liri s’doni!”

Kryeprofetit dita i ngryset
Dhe shpirtkëputur përdhe përmbyset
Me lot në sy, me zemër të ngrirë
I lyp mëshirë.

“Pse kaqë gjatë, Zot, m’arratise,
Pse më përplase, më përpëlise,
Pse shpresën dyzet vjet ma ushqeve,
Dhe sot ma preve?

Nem Dhen’ e Lirë! Zot, ku ma ke?”
“Shiko, i tha, dhe ja ku e pe!”
Sëlargu Zoti ia pasqyron
Dhe e shikon.

Ja Nazareti, ja Bethlehemi,
Lum’ i Jordanit, Jerusalemi,
Mal’ i Sionës, Bethsaidaja,
Dhe Golgothaja!

Sheh gasn’ e pritmë për djalërinë
Dhe shkretëtirën për pleqërinë,
Atje sa bukur, këtu sa zi,
O Moisi!

Këtej ka dimrin, andej prënverën,
Kërkon Parajsën, vdes në Skëterrën;
Ajme, sa vrer, sa keq e sa zor,
Liberator!




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Sat Mar 18 2017, 08:56pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Sofokliu

Sofokliu ishte budalla
Kur u mplak, edhe Kupidi e la
Tha: “Shpëtova nga një maskara!
Goja, pra, iu tha.

Sofokliu nuk e kishte mirë:
Plaku s’ka takat, po ka dëshirë.
Gjalpë s’ka, po ka një pus me hirrë,
Furrë dhe trazirë.

Kam Ferid Asllanin si shahit,
Tetëdhjet’ e pesë vjeç ashik:
Amerika, Evropa u çudit,
Nuse desh kur vdiq!

Flamurin që la e trashëgova,
Nat’ e ditë çupa, gra kërkova,
Seç’ u batërdisa, seç’ u shova
Seç’ u përvëlova.

Kur të vdes dhe kur të më mbuloni,
Çupa, gra, në varr mos më vajtoni.
Do t’ju dua prapë, siç më doni.
Dolla. Mos më zgjoni!




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Sat Mar 18 2017, 08:59pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Krishti me kamçikun

Në kështjellë t’atdheut, në tempull të fesë
Janë shtruar sarafët pa shpirt e pa besë,
Tregëtojn’ e gënjejnë, rrëmbejn’ e sfrytojnë,
Thon’ ashtu Israelin e mbrojn’ e shpëtojnë.

Shtrembërojnë kanunet, i marrin në dorë,
Dhe shkëlqejnë në kish’ e në fron me kurorë,
Vegjëlia për ta batërdisen dhe vriten
Dhe kështu parasitët gjakpirës po rriten.

Trathëtori dinak, hipokrit e kusar
Na u ngrit gjer në kulm’ dhe u bë kryetar;
Nënë zgjedhën besnikët për vdekje lëngojnë
Se mëkat dhe mallkim kryengritjen kujtojnë.

Çdo i shenjt’ ideal, çdo shtëpi Perëndie,
Ishte bërë dyqan dhe pazar tregëtie:
Kush fitonte më tepër, ay ishte usta,
Dhe kush nuk plaçkitte ish krejt budalla.

Kur e pa këtë zi dhe këtë errësirë,
Krisht’i ëmbël u ndes dhe u bë i vështirë:
Me kamçik e me fshikull sarafët i dboi,
Dhe nga larot gjakpirës atdhen’ e shpëtoi.

Dhe Shën Pjetr’ i gëzuar ahere i tha:
“Ja tani e ke nisur tamam, or usta!
Me kërbaç e me shpatë mi ne mbretëro,
Dhe me forc’ e pahir na çliro, na shpëto.

Je gabuar, o Krisht, që u ke predikuar,
Se të marrët, të shurdhërit s’kanë dëgjuar;
Ndreq kurrizin më parë, pastaj ndriço trurin,
Se shpirtrobi s’çlirohet askurrë pa drurin.”

Jesu Krishti s’dëgjoi, dhe s’e mori vesh mikun,
Dhe me lot i penduar e hodhi kamçikun,
Dhe i tha: “S’e ka fajin kurrizi, po truri
Se lirin’ e sjell drita e mendjes, jo druri.”

“Merre prapë kamçikun, Shën Pjetri u përgjeq,
Se përndryshe kjo punë na del mos më keq.
Përkëdhelu kurrizin dhe do të t’besojnë.
Vraji, shtypi, dhe shtrydhi, dhe do t’adhurojnë.”

Jesu Krishti s’dëgjoi, dhe s’e mori vesh mikun.
Dhe s’u unj përsëri që ta merrte kamçikun:
Dhe e kapnë kamçikun sarafët për fenë,
Dhe e shempnë çlironjësin, fen’ e atdhenë.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Sat Mar 18 2017, 09:05pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Shën Pjetri në mangall

Fryn e shfryn veriu,
Ngrin, mërdhin i ziu
Dhe mangallit i afrohet
Që të ngrohet.

Krishtin brënda e gjykojnë
Dhe pas ligjës e dënojnë,
E goditin dhe e shtyjnë,
E pështyjnë.

S’del askush që ta shpëtonjë;
Roma do ta kryqësonjë,
Triumfon Legaliteti
Dhe Laneti.

Kur e rrahin dhe e tallin
Pjetri ngulet mi mangallin;
Kur e pa, u koll këndezi
Nga qymezi.

Dhe një shërbëtore i tha:
“Je dhe ti një nga ata!”
Po Shën Pjetri proteston,
E mohon.

Kruspull mi mangallin mblidhet,
Po djek dorën dhe përdridhet;
Se ç’këndon bandill këndezi
Nga qymezi:

“S’ka e s’ka si heroizma,
Edhe si idealizma,
Po kur dimër del behari
S’ka si zjarri.”

“Nga ata je” – thot’ ajo.
E mohon Shën Pjetri: “Jo!
As e njoh, as e kam parë,
Moj e marrë!”

Kruspull mi mangallin mblidhet,
Po djeg mjekrën dhe përdridhet;
Se ç’këndon bandill këndezi
Nga qymezi:

“Shkab’ e shkëmp me poz’ e fjalë,
Seç na dole shkrump e galë,
Në je trim këtu tregoje,
Shko shpëtoje!”

Thot’ ajo: – “Je, mos gënje!”
Pjetri e mohon me be:
“Jo, për Zotin, moj aman,
S’jam e s’jam.”

Kruspull mi mangallin mblidhet,
Po djeg gjuhën dhe përdridhet;
Se ç’këndon bandill këndezi
Nga qymezi:

“Simon Pjetër, Bar Jona,
Kështu ndahet kjo dynja:
Kryq andej, këtej buxhaku
Dhe allçaku.”

Seç e dogje, seç e fike,
Gjel me gjëm’ e këng’ armike,
Dhe ndërgjegjen seç ia çpove,
Seç ia zqove.

Seç vajton Shën Pjetri hidhur,
Leshlëshuar, duarlidhur,
Tri her’ e mohoi pa gdhirë,
Faqenxirë.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Sat Mar 18 2017, 09:07pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Marshi i Barabbajt

Allalla, o rezil e katil, allalla,
Shtroni udhën me hithr’ e me shtok turfanda,
Gumëzhit, o zinxhir e kamçik batërma,
Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barabba!

Trathëtor, ti na nxive, na le pa atdhe,
Ti na çthurre, na çkule, na çduke çdo fe,
Varfëri, poshtërsi, robëri ti na dhe,
Derbeder, ujk e derr: Hosanna, Barabba!

O stërnip i Kainit, tebdil si bari,
Ti na shtyp e na shtrydh e ti gjakun na pi,
Ti na ther e na grin e për qef na bën fli;
O kukuth e lubi: Hosanna, Barabba!

Në budrum, nëpër llom’ e kufom’ u mallkofsh,
Në skëterrën, katran e tiran, u harbofsh,
Me tam-tam e allarm’ e me nëm’ u shurdhofsh,
Në zëndan mbretërofsh: Hosanna, Barabba!

O i çgryer, i zhyer, i vyer për hu,
Turpendotkundërmonjës të krrusen mbi gju,
Dallkaukët, kopukët e turmat pa tru,
Zemërkrundegërdhu: Hosanna, Barabba!

Allalla, o rezil e katil, allalla,
Shtroni udhën me hithr’ e me shtok turfanda,
Gumëzhit, o zinxhir e kamçik batërma,
Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barabba!




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Sat Mar 18 2017, 09:10pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Anës lumenjve

Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur,
Po vajtonj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbës, anës Spree-së.

Ku e lam’ e ku na mbeti
Vaj vatani e mjer mileti,
Anës detit i palarë,
Anës dritës i paparë,
Pranë sofrës i pangrënë,
Pranë dijes i panxënë,
Lakuriq e i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur!

Seç e shempnë derbederët,
Mercenarët dhe bejlerët,
Seç e shtypnë jabanxhinjtë,
Seç e shtrythnë fajdexhinjtë,
Seç e pren’ e seç e vranë,
Ç’e shkretuan anembanë,
Nënë thundrën e përdhunës,
Anës Vjosës, anës Bunës!

Çirrem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, çarmatosur,
As i gjall’ as i varrosur,
Pres një shenj’ e pres një dritë,
Pres me vjet’ e pres me ditë,
Seç’ u tera, seç’ u mpaka,
Seç’ u çora, seç’ u mplaka
Lark prej vatrës dhe prej punës,
Anës Rinit, anës Tunës.

Çakërdisur, batërdisur,
Përpëlitur dhe zalisur,
Ëndërronj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbës, anës Spree-së.

Dhe një zë vëngon nga lumi,
Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pëlcet, kërcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta
Dhe kudo gjëmon trumpeta:
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korrini dhe shtypini,
Katundar’ e punëtorë,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë!

Ky ilaç e ky kushtrim
Më bën djal’ e më bën trim,
Më jep forc’ e më jep shpresë,
Anës Elbës, anës Spree-së.
Se pas dimrit vjen një verë
Që do kthehemi një herë
Pranë vatrës, pranë punës,
Anës Vjosës, anës Bunës.
Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur
Brohorit me bes’ e shpresë
Anës Elbës, anës Spree-së!




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Sat Mar 18 2017, 09:15pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Jepni për Nënën

Ç’thotë ajo e ve e gjorë,
– Mbretëreshë pa kurorë –
Faqeçjerrur, leshlëshuar,
Shpirt e zemër përvëluar,
Gjysm’ e vdekur: “O Shqiptarë,
Nënës mos ia bëni varrë!”

Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
se ke djemtë n’ Amerikë!

Qan e lutet Nën’ e mjerë,
Kërkon vatrën edhe nderë,
Do lirinë dhe atdhenë,
Si ç’e pat me Skënderbenë.
Bijt’ e besës thërret pranë.
Kur i thirri dhe s’i vanë?

Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
se ke djemtë n’ Amerikë!

Cilët jan’ ata tiranë
Që të pren’ e që të vranë
Që të therë bij e bija,
Dhe t’u nxi, t’u mbyll shtëpia?
Derthni plumba, o Shqiptarë,
Gjak’n e Nënës për të marrë!

Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
se ke djemtë n’ Amerikë!

Cilët bij të trathëtuan
Dhe të doqnë dhe të shuan
Dhe të lan’, o Shkab’ e ngratë.
Pa fole, pa zoq, pa shpatë?
Këta qena, o shok’ i mbytni,
Mbushni gjyle që t’i shtypni!

Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
se ke djemtë n’ Amerikë!

Sa kërkon e sa të duhen?
Burrat nga detyra s’ndruhen!
Trim’ i mirë do të japë,
S’kursen jetën, as paratë,
Hithni, hithni tok dollarë,
Të mos mbetemi të sharë!

Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
se ke djemtë n’Amerikë!

Do të ndihim pa kursyer
Për ty, Nëna jon’ e vyer.
Që me drit’ e nder të thuresh
Dhe me bijt’ e tu të mburresh.
Cila Nënë lyp paranë?
Cilët bij me shpirt s’i dhanë?

Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
se ke djemtë n’ Amerikë!

Armë dhe fishekë mblithni,
Qesen edhe shpirtin hithni:
Për lirin’ e vëndit tonë,
Sot – se nesër është vonë - ;
Jepni, Nënën të shpëtoni,
Komp e vatra të nderoni!

Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
se ke djemtë n’ Amerikë!




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Sat Mar 18 2017, 09:19pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Syrgjyn-vdekur
(Elegji për Luigj Gurakuqin)

Nëno moj, mbaj zi për vllanë,
Me tre plumba na i ranë,
Na e vran’ e na e shanë,
Na i thanë trathëtor.

Se të deshte dhe s’të deshnin,
Se të qante kur të qeshnin,
Se të veshte kur të çveshnin,
Nëno moj, të ra dëshmor.

Nëno moj, vajto, merr malin,
Larot ta përmbysnë djalin,
Që me Ismail Qemalin
Ngriti flamur trimëror.

Nëno moj, ma qaj në Vlorë
Ku të dha liri, kurorë,
Shpirt i bardhë si dëborë;
Ti s’i dhe as varr për hor.

Nëno moj, ç’është përpjekur
Gojëmjalt’ e zemërhekur,
Syrgjyngjall’ e syrgjynvdekur,
Ky Vigan Liberator.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Sat Mar 18 2017, 09:21pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Hymni i Flamurit

O Flamur gjak, o Flamur shkabë,
O vënt e vatr’, o nën’ e babë,
Lagur me lot, djegur me flagë,
Flamur i kuq, Flamur i zi!

Fortesë shkëmbi, tmerr tirani,
S’të trëmp Romani, as Veneciani,
As Sërp Dushani, as turk Sulltani,
Flamur i madh për Vegjëli.

Flamur që lint Shën Kostandinin.
Pajton Islamn’ e Krishtërimin,
Çpall midis feve vllazërimin,
Flamur bujar për Njerëzi.

Me Skënderben’ u lavdërove
Dhe në furtun’ i funtmi u shove
Me Malon prapë lart vrapove,
Yll i pavdekur për Liri.

Sa shpesh pastaj përdhé u shtrive
Me zjarr e zi u ndeze, u nxive,
Po çdo mizor me shpat’ e grive,
O fushëkuq, o shkabëzi!

Përpjetë prije Shqipërinë,
Përlintja shpirtin dhe fuqinë,
Diell për vllanë, yrnek për fqinë.
Për botën ëndrr’ e qielli i ri!




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
Go to page  1 2  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.3272 sec, 0.0598 of that for queries. DB queries: 60. Memory Usage: 3,322kB