Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Arti - Kultura - Tradita - Fotografia - Video :: Figuara të Ndritura Kombetare
 
<< Previous thread | Next thread >>
Lin Delija dhe Krishti me "fytyrë shqiptare" ekspozohen në Gjermani
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
::bud::
Thu Dec 18 2008, 09:26pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533

E ardhmja do t‘u falë të munduarve dhe të persekutuarve pak gëzim e më në fund ndoshta edhe pak drejtësi. Kjo është në një farë mënyre edhe alegoria e shtatë veprave të ciklit "Fjalët e fundit të Krishtit", me autor piktorin shqiptar, Lin Delija. Veprat janë ekspozuar në Gjermani, në ekspozitën me titull "Fytyra e Krishtit", e cila do të qëndrojë e hapur deri më 6 shtator. Në këtë cikël veprash, Lin Delija ka shprehur në të njëjtën kohë edhe vuajtjet e popullit shqiptar gjatë shekujve, sidomos gjatë periudhës së komunizmit... E çelur në muzeun dioqezan të Passau-t në Gjermani, ekspozita e cila përmbledh kryevepra të artit botëror me temë fetare, ka pritur edhe vepra të autorëve Renato Guttuso, Oskar Kokoschka, Giacomo Manzù, Konrad Schmid, Pericle Fazzini, Gerhard Bücker etj. Organizatorët e ekspozitës, Alois Brunner dhe Bernhard Kirchgessner, kanë vlerësuar së tepërmi veprën e Delijas, pasi është i vetmi artist i cili përfaqësohet në këtë ekspozitë me një cikël prej kaq shumë veprash. Ato janë pjesë e koleksionit privat Roncaglia-Campanelli të qytetit italian të Osimo-s, ndërsa janë të punuara sipas teknikës tempera në dru. Të gjitha janë të përmasave 56x65 cm.

Ai e la Shkodrën në një moshë shumë të re... Arratiset nga Shqipëria pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, në një kohë kur fryma komuniste filloi të ndihej më e egër se kurrë, kur presioni i parë filloi edhe me objektet e kultit, me kulturën fetare... Lin Delija e kishte të pamundur të bashkëjetonte me këtë presion, sepse ishte rritur me frymën katolike dhe ishte arsimuar në kolegjin e priftërinjve françeskanëve në vendin e tij të lindjes. Por kolegji u mbyll. Delija e ndjeu menjëherë se me këtë sistem do ta kishte të pamundur bashkëjetesën. Piktori shqiptar largohet drejt Zagrebit, ku pas përpjekjesh arrin të konkurrojë e të pranohet në Akademinë e Arteve të Bukura në Zagreb... Por edhe jashtë vendit ai nuk mund t‘i shpëtonte përndjekjes (të paktën shpirtërore, nga komunizmi). Në atdhe nis persekutimi i familjes së tij, pas kësaj, Delija nuk do t‘i takojë asnjëherë prindërit e tij. Nga Zagrebi ai nis rrugëtimin drejt Italisë. I vendosur kërkon të ushqejë të vetmin talent të tij me art, të paktën këtë askush nuk do t‘ia merrte dot. Menjëherë fillojnë edhe kontaktet me intelektualë të shquar shqiptarë, të cilët jetonin dhe vepronin në Itali. Aty njihet dhe krijon Miqteësi të ngushtë sidomos me poetin shkrimtar, Ernest Koliqi, për të cilin shpesh Delija është autor i kopertinave të librave të tij. Megjithatë, ai ishte përherë në kërkim. Kjo e shtyn të transferohet në Firence, ku së bashku me Mark Lukoliçin, me të cilin u arratis nga Shqipëria, vendos të njihet me atë që quhet qyteti i artit. Në këtë qytet, ku vetëm kulturën e gjen kudo, shqiptari Delija tenton të integrohet... por e bën këtë ngadalë, pa ngut, disi i tërhequr, pasi kërkon të prezantohet i kompletuar në shoqërinë e kohës. Në Firence, mbi të gjitha e tërheq ajo që quhet "ndjesia matëse e rilindjes", si dhe veprat e mrekullueshme, shpesh me karakter fetar, të cilat i gjen ngado. Afër galerisë së artit, "Lo Sprone", lind një akademi e lirë e arteve të bukura, e themeluar nga monsinjor Luixhi Stefani, i cili i kërkon Delijas të japë mësim në kursin e pikturës. Pikërisht nga kjo eksperiencë lind edhe interesi i tij për mësimdhënien, që gjen edhe përmbushjen ideale në krijimin (20 vjet më vonë) të akademisë "Carlo Cesi" në qytetin Antrodoko. Modeli ideal i akademisë për Delijan është një lloj "dyqani veprash arti", ku ai vetë përzgjedh studentët e tij, ndërkohë që Roma mbetet objektivi i tij i vërtetë. Ai diplomohet në Akademinë e Arteve të Bukura, në rrugën "Ripeta" (ku do të pikturojë në të famshmen "Via Crucis", shkallaren e brendshme, e cila për fat të keq ka humbur). Lin Delija studion dhe ndjek kurset e mjeshtrave Amerigo Bartoli dhe Mario Mafai, dhe shumë shpejt ata e përzgjedhin si të preferuarin e tyre. Falë tyre ai merr edhe mësimet e fundit të shkollës romane, mësime të cilat i lidh më së miri me kulturën figurative me origjinë "orientale-bizantine". Nga të gjitha këto mësime, por sidomos falë talentit të tij, Lin Delija ka realizuar pikturat e tij unike, të pangatërrueshme me ato të bashkëkohësve të tij. Rreth fundit të viteve ‘50 dhe fillimit të viteve ‘60 Lin Delija është më në fund një piktor i afirmuar. Pikërisht në këtë periudhë nisin edhe ekspozitat e tij të para në galeritë më prestigjioze të artit në Romë. Një nga veprat e tij më të mira, e cila i përket pikërisht kësaj periudhe, titulluar "Fytyra e Krishtit" (1960), është pjesë e koleksionit të veprave të artit bashkëkohor në Muzeun e Vatikanit, shumë pranë me veprat e autorëve të famshëm Matise dhe Dalì. Po në këto vite, Lin Delija vendos të transferohet në qytetin e Antrodokos. Ky qytet kthehet si një Shkodër e dytë për artistin. Ai e gjen vendin e tij të lindjes ngado, duke nisur që nga peizazhet e deri te portretet e njerëzve të thjeshtë. Aty ai gjen edhe ambientin e përshtatshëm për pikturën, një shtysë e frymëzim për ndjeshmërinë e tij artistike: një peizazh dramatik, që në thelb i kujton Shkodrën e dashur, njerëzit e thjeshtë dhe krenarë që ka lënë pas. Ai arrin të ekspozojë jo vetëm në Itali, por edhe jashtë saj, deri në Nju Jork. Një arritje e madhe për kohën. Në vitin 1982, Lin Delija themelon akademinë e arteve të bukura, "Carlo Cesi". Piktori shqiptar ndërron jetë në 9 prill të 1994-ës, në Romë të Italisë, në moshën 67-vjeçare. Lin Delija, nga shumë artistë e personalitete që jetojnë jashtë vendit, është cilësuar si një ambasador i Shqipërisë, i cili, kudo që ka shkuar, ka prezantuar kulturën e vendit të tij. Në qytetin e Antrodokos ai pikturoi vepra me tematika të shenjta dhe profane, me një stil realist, ndonjëherë edhe pak të ashpër, duke vënë përherë theksin te superioriteti i shpirtit.[/img]
Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 1.7215 sec, 1.5612 of that for queries. DB queries: 33. Memory Usage: 2,486kB