Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Letersia
 
<< Previous thread | Next thread >>
Ismail Kadare
Go to page  1 2
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
Mbreteresha
Fri Jul 23 2010, 08:38pm
Love and Peace !!

Registered Member #2649
Joined: Sun Feb 15 2009, 09:55am

Posts: 8531
WORLD ka shkruar:

Perosnalisht mendoj se eshte nje nga shkrimater me nje te shkuar "te dyshimt". I lidhur fort pas rregjimit te asaj kohe, nuk arrij ta percaktoj deri ku ishte kunder e deri ku ishte "PALE" e rregjimit. Nje gje e di. me pelqen stili i tij, mendimi i tij..Kujtoj nje shprehje te tij qe thote: "Te falesh nuk do thote te harrosh"....


qa po me pelqen kjo shprehje naq..se kisha nigju por paska fol bukur itu
"Te falesh nuk do thote te harrosh"....

Nese veprimet e tua , motivojne te tjeret per te jetuar, per te mesuar, per te punuar... ti je nje LIDER !!
Back to top
- Stella -
Wed Sep 19 2012, 09:00pm

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501


" Shkodra...pervec keshtjelles dhe kishave,
pervec kullave,kumbanareve dhe minareve te xhamive,kishte jeten kulturore. Ajo kishte intelektuale,sallone ku fliteshin e diskutoheshin gjithfare problemesh,gra te bukura me histori te nderlikuara dashurie, dyqane ku shiteshin libra,disqe e parfume te Parisit...por
dhe kopshte te bukura te veshur me shermashek, vegetime stinash virgjine,burra me qoke,malesore kreshnike qe zbrisnin nga malet,
vajza si zana qe mund t'i kene zili hyjneshat greke..."

Ismail Kadare

Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
LUPEN
Sun Jan 29 2017, 02:56am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Ti ishe për mua


Ti ishe për mua e pamposhtur si Troja
Troja që unë dot s’e pushtoja.
Ti ishe për mua e pakuptueshme,
Më e pakuptueshme se mbishkrimet etruske.


Vetëm në ëndrra, ah, në ëndrra
T’i përqafoja flokët e dendura.
Gaz më shumë ndjeja tek të pushtoja
Se gjithë grekët kur ra Troja.


Vetëm në ëndrra m’ishe e kuptueshme,
Ti, e shtrenjta ime etruske.


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Sun Jan 29 2017, 02:58am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Edhe kur kujtesa


Edhe kur kujtesa ime e lodhur
Ashtu si ato tramvajet e pasmesnatës
Vetëm në stacionet kryesore do të ndalojë,
Unë ty s’do të harroj.


Do të kujtoj
Mbrëmjen e heshtur, të pafund të syve të tu,
Dënesën e mbytur, rrëzuar mbi supin tim
Si një dëborë e pashkundshme.


Ndarja erdhi
Po iki larg teje…
Asgjë e jashtëzakonshme,
Veç ndonjë natë
Gishtat e dikujt do të mpleksen në flokët e tu
Me të largëtit gishtat e mi, me kilometra të gjatë…


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Sun Jan 29 2017, 03:03am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Kinema e vjetër


Kinema e vjetër,
Kinema e braktisur,
Ku prej kohësh më s’lozin filma të përsëritur,
Ku s’bëjnë më zhurmë njerëzit me karriget,
Ku në pushimet e seancave
S’shesin kikirikë.
Ekrani me njolla,
Megafonët prishur,
Stolat janë boshe si radhë të pashkruara;
Këtë poemë stolash të gjatë, të braktisur
Nga dera e vështroj
Plot mall e i menduar.
Kinema e fëminisë,
Kinema e rrëmujës,
Kam parë aq vende,
Kam parë aq salla,
Por n’asnjë prej tyre s’kam hyrë me aq bujë,
Sa tek ti,
E shtrenjta barakë,
E rralla!
Më mirë asgjëkund veten s’e kam ndier,
As në sallat luksoze me kadife që shndrit,
Megjithëse në to me leshverdha kam qenë,
Kurse tek ti vija
Me jevgun Rakip.
Lekë, lekë,
Të mbledhura me mundim paret,
Tingulli i gëzuar në biletari,
Afishet tek xhamia
Dhe tek Qafë e Pazarit
Të shkruara nga vetë portieri Qani.


Për të njëjtin film tek njëra afishe
Shkruhej titulli ndryshe,
Te tjetra.
Por kjo asnjeriu punë s’i prishte.


T’i falnin ty të gjitha,
E dashura,
E vjetra.


Në atë copë ekran,
Për herë të parë,
Një copë të botës së gjerë ne pamë.
Në gjashtë metra katrore.


Bota fund s’kish e anë,
Bota ngjante e shkëlqyer,
Ndonëse ekrani ish me arna.


Dhe ne ishim me arna,
Me arna ish Republika,
Koha, bërrylat, shtetet ishin me arna.
Por në sytë tanë
Kish të tillë dritë,
Që nuk e patën kurrë
Më të ndriturat ekrane.


Kinema e vjetër,
Kinema e braktisur,
Stola ku janë ulur varg
Ditët e fëminisë,
Cicëronjëse gjithmonë
Si një rresht zogjsh
Mbi një tel telefoni.
Kinema e vjetër,
Kinema e braktisur,
Stola të rëndë, të gjatë, të vithisur.
Në çdo moshë që të hyj,
Në çdo vend që të vete
Si hamall këto stole
Do t’i marr me vete.


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Sun Jan 29 2017, 03:04am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Natën në Helsinki


Shiu befas pushoi,
Vrapojnë njerëzit.
Strehëve,
Dancingjeve,
Futen me rradhë.
Vetëm statujat s’i lënë piedestalet,
Sikur tremben mos ua zënë vendin.
Të gjallët.


Në rrugë vrapojmë ne të dy
Le të shkojnë statujat të pushojnë pak,
Ne vendin s’ua zëmë kurrsesi,
O, mbi piedestale është mërzi,
Nën shi, jemi të përjetshëm
Sonte bashkë.


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Sun Jan 29 2017, 03:09am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Ti qave


Ti qave dhe më the me zë të ulët
Se unë të trajtoja si prostitutë,
At'here lotëve të tu s’ua vura veshin
Të desha, pa ditur se të desha.


Veç një mëngjes të beftë kur u gdhiva
Pa ty dhe bota krejt e zbrazët m’u duk,
At'here kuptova ç’kisha humbur,
Ç’kisha fituar kuptova gjithashtu.


Me rrezellinte si smerald mërzitja,
Dhe lumturia ngrysej si një muzg me re…
Nuk dija kë të zgjidhja nga të dyja
Sepse seicila m’e bukur se tjetra qe.


Se ish i tillë ky koleksion bizhush
Që dritë e terr lëshonte njëkohësisht,
Që njëqindfish etjen për jetën shtonte,
Por dhe që vdekjen ndillte njëqindfish.


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Sun Jan 29 2017, 03:14am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
~*Christel*~


Ka kohë që s’shihemi dhe ndiej
si të harroj un’ dalngadalë,
si vdes tek unë kujtimi yt,
si vdesin flokët dhe gjithçka.


Tani kërkoj unë posht’ e lart
një vend ku ty të të leshoj.
një strofë a notë a një brilant
ku të të lë, të puth, të shkoj.


Në s’të pranoftë asnjë varr
asnjë mermer a morg-kristal.
mos duhet vall’ prap të të mbart
gjysëm të vdekur, gjysmë të gjallë?


Në s’gjetsha hon ku të të hedh
të gjej një fushë a një lulnajë
ku butësisht porsi polen
gjithkund, gjithkund të të shpërndaj.


Të të mashtroj ndoshta kështu
dhe të të puth e t’ik pa kthim
dhe nuk do të dimë as ne, askush
harrimi ish ky, a s’ish harrim.


Gabim shtypit, titullohet Kristal


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Fri Mar 03 2017, 07:07pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Ismail Kadare mes 10 shkrimtarëve që rekomandohen për t'u lexuar në Angli


Revista angleze ”Calvaret Journal” trokit ketu ka botuar para disa ditëve listën e dhjetë shkrimtarëve që rekomandohen për t’u lexuar e që vijnë nga Ballkani.

Kjo reviste ka rekomanduar dhjetë autorë nga Ballkani që duhen lexuar, duke nisur nga elegjitë për Kosovën deri te mitet pagane ballkanike.

Në listën e të dhjetëve është edhe shkrimtari Ismail Kadare ku rekomandohet libri “Tri këngë zie për Kosovën”.

Me ndarjen e Jugosllavisë, siç shkruan Hannah Weber për CJ, u shkaktua lëvizje edhe në identitetin e Ballkanit, por kjo sidoqoftë ka ndihmuar në lulëzimin e një letërsie bashkëkohore në këtë anë të kontinentit evropian.

Krahas Kadaresë, në listë janë edhe Dubravka Ugresic nga Kroacia, Ioana Parvulescu nga Rumania, Miroslav Penkov nga Bullgaria e Herta Muller nga Rumania.

Libri i Kadaresë përbëhet nga tri tregime : Lufta e vjetër, Zonja e madhe dhe Lutje mbretërore. Të tria këto tregime bëjnë fjalë për betejën e Kosovës më 1389.




[ Edited Fri Mar 03 2017, 07:12pm ]


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
Go to page  1 2  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2395 sec, 0.0548 of that for queries. DB queries: 43. Memory Usage: 2,729kB