Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
Liqeni i Shkodrës, një vështrim mbi biodiversitetin e ekosistemit të tij

by Kilda Çela print the content item {PDF=create pdf file of the content item^plugin:content.21}

Liqeni i Shkodrës, një vështrim mbi biodiversitetin e ekosistemit të tij


Liqeni i Shkodrës, më i madhi në Ballkan, ka një sipërfaqe ujore prej 368km². gjatësia e liqenit është 45.2 km, ndërsa gjërësia mesatare 8.2 km. ai është një liqen i cekët me thellësi mesatare rreth 8m, vetëm në kriptodepresione (syre) thellësia arrin deri në 44m (Syri i Virit) dhe 60m në Radus (Mali i Zi).
Përreth liqenit bien mesatarisht 1600 deri në 2000mm shi në vit. Temperature mesatare e ujit është 14-16 gradë celcius. Furnizuesi kryesor me ujë për liqenin është lumi Moraça që sjell rreth 2/3 e ujit. Shkarkuesi i ujit të liqenit është lumi Buna që pasi bashkohet me Drinin derdhet në detin Adriatik.
Liqeni i Shkodrës, sëbashku me kënetat dhe kanalet ujoreqë derdhen në këto ekosisteme përbëjnë një kompleks habitateshe biotipesh mjaft të favorshme për rritjen dhe zhvillimin e një larmie organizmash bimore dhe shtazore. Kjo është rezultat i veprimit të shumë faktorëve të favorshëm gjeografikë, gjeologjikë, ekologjikë dhe limnologjikë. Duke qënë ekosistem ndërkufitar, vlera natyrore dhe ekologjike e tij ka një rëndësi të vecantë në nivel kombëtar e ndërkombëtar, për më tepër që e karakterizon edhe një diversitet i lartë ekologjik e biologjik. Diversiteti i lartë ekologjik i shprehur me një larmi habitatesh e biotipesh ka bërë të mundur praninë e shumë llojeve bimore e shtazore, shumë prej të cilave janë të rralla ose të kërcënuara nga faktorë të ndryshëm, si erozioni, klima, etj., e në vecanti nga faktori antropologjik, si më kryesori dhe më shqetësuesi.
Diversiteti biologjik përfshin:
1. Diversitetin ekologjik ose shumllojshmërinë e habitateve e biotopeve
2. Diversitetin e specieve ose shumllojshmërinë e specieve të bimëve dhe kafshëve, dhe
3. Diversitetin gjenetik ose shumllojshmërinë e niveleve më të ulëta se specia, si subspeciet, varietetet, racat, kultivaret, format, etj.

- Diversiteti ekologjik
1. Ujrat e hapura të liqenit të cilat shërbejnë si strehë dhe vend rritje e riprodhimi për shumë organizma bimorë e shtazorë si mikroalga, alga, bimë ujore, zooplankton, moluske, peshqe, amfibe, shpende, etj.
2. Kriptodepresionet si Syri i Sheganit, Syri i Virit, Hordhanat e Kosanit etj, që takohen në pjesën verilindore të liqenit dhe në këto habitate jetojnë një larmi organizmash bimore e shtazore.
3. Ujrat nëntokësore që vijnë nga alpet dhe burojnë në shumë vende të liqenit duke furnizuar atë me ujë të pastër e të freskët. Në to takohen lloje gaforresh e amfibesh të rralla, etj.
4. Livadhet nënujore të përbëra nga makrofite të ndryshme të cilat shërbejnë si burim ushqimi e strehimi për mikrofaunën dhe peshqe të llojeve të ndryshme.
5. Livadhet flotuese që takohen përgjatë brigjeve lindore, kryesisht në mocalishte me rreth 1m ujë të cilat përbëhen nga lkoi i bardhë, lkoi i verdhë, arreza e ujit, etj., të cilat shërbejnë si vend strehimi, ushqimi e folenizimi për shumë lloje peshqish e shpendësh.
6. Mocalishtet baltore e ranore kryesisht në bregun lindor të liqenit, të përbëra nga kallamishte, zhavare, xunkthi etj. Të cilat janë mjaft të pasura me insekte, molusqe, amfibe, shpendë folenizues e dimërues.
7. Pyjet fletore të shelgut, plepit, frashërit të ujit e verrit, në të cilat popullojnë e folenizojnë shumë lloje shpendësh, si dhe jetojnë gjarpërinj të ujit, breshka e ujit dhe disa lloje bretkosash.
8. Brigjet shkëmbore të pjesës perëndimore (Ura e Bunës - Zogaj) të cilat megjithëse janë disi të zhveshura nga bimësia, paraqesin interes për strehimin, ushqimin e folenizimin e disa kafshëve dhe shpendëve.
9. Zallishtet e bregut (Shirokë – Zogaj, Grizhë e Stërbeq) me mjaft interes pasi në afërsi të tyre shumohet gjuhca si dhe shërbejnë si miniplazhe.

- Diversiteti floristik
Flora e liqenit është mjaft e pasur dhe karakterizohet kryesisht nga elemente mesdhetare. Në këtë ekosistem njihen rreth 150 specie bimore ujore (hidrofile) dhe të tokave të lagështa. Bimët hidrofile mund të jenë të zhytura në ujë ose submerse dhe të dalura, ose emerse. Këto të fundit takohen si flotuese (notuese) dhe joflotuese.
Në liqen gjejmë drurë e shkurre fletorë me gjethe të qëndrueshme, si krifsha, ulliri, ulliri i egër, etj. Mjaft e pasur është edhe algoflora, gjithsejt njihen rreth 600 specie algash makroskopike dhe mikroskopike.

- Diversiteti faunistik
Fauna e liqenit karakterizohet nga një shumllojshmëri e lartë, pavarësisht se është e varfër me element endemic. Ajo përbëhet nga mbi 3000 lloje të cilat u përkasin grupeve të ndryshme, si peshqe, amfibe, reptile, shpende, etj. Ndër grupet më karakteristike dhe me më interes do të përmendim:
1. Molusqe – në Liqenin e Shkodrës janë gjetur 54 specie molusqesh. Më të pasura me molusqe janë kriptodepresionet dhe mjediset e tjera të liqenit, me bimësi të pasur submerse dhe notuese.
2. Peshqe – në liqen, sipas literaturës për peshqit e tij takohen rreth 60 specie dhe subspecie, nga këto 13 janë peshq migratorë për në det, si blini, ngjala, levreku, qefulli i verës, qefulli i vjeshtës, kubla, shojza etj, ku një pjesë e mirë e tyre kanë rëndësi ekonomike, përdoren si ushqim për njeriun dhe tregtohen, ndërsa 9 specie janë të introduktuara gjatë viteve 70 si karasi, ballgjeri, amuri, etj.
Peshqit e liqenit u përkasin kryesisht familjeve të krapit me mbi 25 lloje dhe troftave me rreth 8 lloje. Shumë nga këto lloje kanë vlera ekonomike, si krapi, qefujt, ngjala, gjuca, kubla, karasi, levreku, trofta, etj. Disa lloje jane te kërcënuara nga llojet e introduktuara, si sharmaket, barkuleci, karasi, etj., te cilët megjithëse kanë hyrë vonë në liqen, janë shtuar shumë dhe konkurojnë për ushqim dhe shumim llojet autoktone.
3. Amfibe – rreth 11 specie jetojnë në liqen dhe ujrat përreth, nga të cilët 3 janë amfibe me bisht, e bukura e dheut, triton i zakonshëm dhe triton me kreshte, ndërsa 8 janë amfibe pa bisht.
4. Zvarranikët (Reptilet), rreth 4 specie jetojnë në ujrat e liqenit: dy breshka dhe dy gjarpërinj, ndërsa në pellgun e liqenit takohen rreth 30 specie, si hardhuca, zhapinjtë, bolla, neperka, shigjeta, breshka e tokës, kokzogëza, etj.
5. Shpendë ujore, gjejmë rreth 45 lloje dimëruese, ku numrin më të madh të tyre e përbëjnë roast, capkat, baltaket, karabullaket, pulebardhat, dhe mbi 10 lloje folenizues.
6. Gjitarë, vetëm lundërza ose vidra jeton në ujra, ndërsa në brigjet e ujrave dhe përreth takohen mbi 20 specie, të tillë si lepuri, dhelpra, ketri, derri i egër, cakalli, kunadhja, nuse lala, urithi, iriqi, gjeri, lakuriqe nate, hundëgjatë, minjtë, etj.

Specie në zhdukje
Në Liqenin e Shkodrës gjejmë mjaft specie të cilat janë në zhdukje, kjo për shkak të gjuetisë së pakontrolluar ose shkaqeve natyrore. Këtu përfshihen lloje në zhdukje, të rralla, të kërcënuara dhe endemike me vlera shkencore të cilat kërcënohen nga dëmtimi i habitateve, erozioni, prerjet e drunjve, ndryshime të rregjimit ujor, gjuetia pa kriter, introduktimi i specieve të reja, derdhja e ujrave publike, etj. Këtu ka të bëjë qytetaria dhe ndjenja e komunitetit që kanë qytetarët e Shkodrës. Duke pasë parasysh që këto specie janë të rralla, dhe në zhdukje, duhet të ruhen si me vlerë qe janë. Kafshët e rralla shkojnë deri në 120 specie.
Kjo pasuri e madhe natyrore e biologjike me vlera shkencore, educative, praktike, pejsazhore e rekreative, rrezikohet cdo ditë për shkak të presionit njerëzor që ushtrohet mbi të; poi ndodh një shfrytëzim i jashtëzakonshëm dhe i pakontrolluar. Prandaj, duhet theksuar edhe një herë që ky liqen me gjithë këto vlera që ka ndihmon në ngritjen ekonomike të komplet zonës veriore, e sidomos të qytetit të Shkodrës.
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Lexime te Tjera
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2326 sec, 0.0697 of that for queries. DB queries: 49. Memory Usage: 3,210kB