Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
PSE DUHET TE RRI NE SHKODER?

by Arlind Lugji print the content item {PDF=create pdf file of the content item^plugin:content.19}
 9.8 - 6 votes -

PSE DUHET TE RRI NE SHKODER?

“Ketu ne kete largesi ndiej damaret e saj qe me rrahin, rrahin e rrahin…” “…edhe sikur mjeku qe tharpton fytyren kur shef se pacienti i tij ka ethe q’ashtu edhe une pezmatohem n’idhnim tue pa se pulsi i dashnores seme nuk rreh siç duhet”
(migjeni)
Kur dashuron diçka, kur e dashuron me teresine e mishit dhe shpirtit, gjeja me e natyrshme ne bote eshte te duash nje frut te kesaj dashurie.
Keshtu edhe une, bashkeqytetari i Migjenit, edhe ne bijt e ketij vendi rendim drejt kesaj toke te kthjellet e te ngrysur, te dashur e te padashur, jemi te zhytur ne të perfundimisht siç e thekson edhe Kadareja, embelsisht, tragjikisht, ne ekstazen e saj pranverore, ne ferrin e saj, ne bukurine dhe shemtimin, ne madheshtine dhe renien e saj duke kerkuar ne relievin e thyer shqiptar kete frut, qe ne gjuhen e qyteterimit aktual shqiptar do te perkthej, zhvillim.

Te rrish, apo te mos rrish, -kjo eshte çeshtja.
Medyshja e te rinjve shkodrane merr trajtat e lekundjes hamletiane. Por kjo medyshje nuk deshmon per dobesi a lekundje, flet per thellim ne ate qe duhet bere. Ajo pershkohet nga optimizmi dhe pesimizmi njekohesisht.
Sa pertej hamletiane eshte rinia shkodrane per te mbartur mbi vete “nje det te turbullt helmesh”? Ose me sakte sa posibilliste eshte ajo per ti bere gjerat e mundshme? Si lartesohet figura e te riut shkodran ne kete rast?
Ne ditet e sotme te jepet idea se demokracia shqiptare sintetizon thelbin e demokracive te Luftes se Ftohte, si ideologji e konfliktit dhe si instrument ne sherbim te lakmise vetjake.
A thua kjo eshte fytyra e vertete e demokracise se shek. XXI?
A ka te ardhme demokracia shqiptare? Cila eshte detyra e njeriut shkodran?
Sa i njeh njeriu shkodran te drejtat dhe detyrat e tija?
Demokracia ne thelbin e saj eshte pjekuri, eshte dashamiresi, eshte idealizem.
Sa i njeh rinia shkodrane, njeriu i sotem dhe i ardhshem shkodran keto imperative demokratike? Sa te indoktrinuara jane keto ne mendesine dhe kulturen e tij? Valle a kontribojme ne ne zhvillimin e ketij vendi? E rendesishme eshte jo vetem çfare na ofrohet, por edhe çfare ofrojme neve. Sa kreative eshte njeriu shkodran?

***
Ne mund te vazhdojme te themi me te drejte qe patriotizmi shkodran eshte i dobet, i ulet ne krahasim me interesin. Por kjo dobesi eshte diçka e çuditshme, zeri i patriotizmit eshte i ulet, veçse ai nuk pushon perderisa nuk e kane degjuar. Megjithate ne fund pas deshtimesh te shumta, ai ia del mbane. Ky eshte optimizem per te ardhmen e vendit tim, por kjo ne vehvete s’eshte e pakte. Sigurisht paresia e ndjenjes patriotike eshte ne nje zone te larget, por jo te pakumbueshme.
A do ta kaperceje e ardhmja kete konflikt duke e ndriçuar me driten e zhvilimit?
A do te jete ajo e dobishme ndonje dite?
Pyetje e rrezikshme. Duke pyetur vehten nese patriotizmi do te mund te sundoje ne interesin tone, ne futemi ne nje lufte tragjike. Realiteti e mohon sundimin e patriotizmit mbi interesin dhe nga ana tjeter pohon se s;ka mjet tjeter pervec interesit vetjak per te nenshtruar patriotizmin. Njeriu shkodran gjendet ne kufijte e kesaj kontradite sekrete. Shkodrani nuk guxon te mohoje as forcen aktive te interesit, as forcen e pallogaritshme te patriotizmit. Ç’kuptim ka ti besosh patriotizmit, ç’kuptim ka qe ai i sherben per nje jete te tere vetvehtes po qe se si perfundim çdo ndjenje e shkodranit duhet te mbetet e pafuqishem perballe interesit te tij personal?
Mos ndoshta do te vije nje dite e larget. Sepse pas ketij udhetimi te vonuar ai nuk do te donte te kthehej ne vehvete pa te voglin ngushellim.
Shkodra eshte parajsa dhe ferri yne.
Shkodra eshte nje vend atraktive.
Vlerat e brendshme shkodrane ngrejne lart kultin e njeriut shkodran, me cilesite dhe virtytet e jashtezakonshme, me veset dhe handikapet e veta. Endrra dhe realiteti eshte ky.
Te rinjte shkodrane kurrre ndonjehere s’duhet te jete me kureshtar per unin e vet, per personalitetin e tij shkodran sesa ne kete periudhe me nje jete te perditshme gjithnje e monotone. Çdo individ duhet te vleresoje gjithnje me me teper rendesine e se vetmes shprese jetike te qenies se vet qe si shpeton ndikimit dhe realitetit te jashtem. Kjo duhet te jete masa me e larte e njeriut shkodran.
Do vije nje dite qe pas “krimit” do vije “ndeshkimi” ku i riu shkodran do ta prese ne menyre te pashmangshme fale zerit te ndergjegjes dhe jo te veprimit te ligjit.
Respekti per personalitetin shkodran, deri ne gabimet e tij, eshte arti i mirekuptimit te ndersjellte.
Problemi dhe njekohesisht zgjidhja qendrojne qe te kapet qendra e jetes shkodran, njeriu shkodran. Personaliteti shkodran, kjo eshte masa dhe pothuajse e vetme e njeriut shkodran s’eshte aspak rastesi qe te gjithe t’i sherbejme me kaq pasion karakterologjise shkodrane.
Shkodra eshte nje vend atraktive. Pasuri mjedisore qe te kultivojne potenciale te larte joshes per kedo. Nje tablo ballkanase me vlera dhe interesa te veçante.

Bashkë me Danten ndoshta do te endemi nëpër Ferr edhe ne, njerezit shkodrane. Mëkatarët që sheh dhe përshkruan ai na përkujtojnë vetvehten tone, mëkatarë realë, qe, vetëvetiu nga paaftesia jone per te mos mbajtur mbi supe pergjegjmerine dhe sakrificen qytetare per vendin tone, duke marre se paku ne konsiderate vetem ate qe lind nga te qenit shkodran, na lind dëshira dhe vullneti për te parë edhe veten tone midis akujve të ngrirë të Kocitit, në Kainë! Mos valle njeriu shkodran pret shfaqjen e “Mbinjeriut” niçean? E gjithe kjo pasqyrohet ne realitetin shkodran. I vrenjtur je ti. Akoma me i vrejtur eshte ai. Pezmi juaj eshte pezm qytetar. Nese une jam nje anetar shkodran i vertete i kesaj shoqerie politike, veprimi i saj eshte edhe veprimi im, edhe pse une jam shprehur dhe kam votuar kunder tij, sikurse fitorja ose humbja e skuadres se volleybollit ne te cilen une bej pjese eshte fitorja ose humbja ime edhe pse kontributi im vetjak nuk e ndryshoi fatin as te njerit dhe as te tjetrit. Vetem mbi nje supozim te tille mund te mendojme me arsye se e qeverisim vetvehten si anetare te nje demokracie shqiptare/shkodrane qe po zhvillohet dhe po lulezon. Ç’kuptim ka valle per nje shkodran anetaresia e vertete ne nje shoqeri politike? Dhe c’ne kuptim nje veprim kolektiv i shoqerise shkodrane mund te jete dhe mund te personifikohet edhe si veprimi i cdo shkodrani? Ketyre pyetjeve nuk mund tu pergjigjesh duke numeruar perberesit perfundimtare te realitetit shkodran apo duke zbuluar se kur njeri shkodran ndihet pergjegjes per ate qe ben shoqeria shqiptare ne teresi.Ekziston nje lidhje midis nje individi dhe grupi, gje qe e ben te drejte qe ky individ te trajtohet-por edhe logjike qe ai ta trajtoje vetvehten-si pergjegjes per ate qe ben grupi.Le ti bashkojme keto ide ne konceptin e anetaresise morale te dhene nga profesori i Haward-it Ronald M.Dworkin me te cilin ne kontekstin shqiptar kuptojme ate lloj anetaresie ne bashkesine politike shqiptare, qe perfshin ne vehvete veteqeverisjen. Nese demokracia e vertete eshte qeverisje nga populli, atehere ne kuptimin bashkesor, ajo perfton veteqeverisjen, pra si ne nje implikim matematikor rrjedh qe demokracia e vertete mbeshtetet ne anetaresine morale…Cilat jane kushtet per anetaresine morale, rrjedhimisht edhe per lirine pozitive, rrjedhimisht edhe per demokracine sipas konceptit kushtetues? Gjthesejcili prej nesh duhet te sjelle nje ndryshim. Ky eshte interesi yne paresor dhe interesi i shoqerise shkodrane dhe asaj shqiptare ne teresi.

***
Shkodra eshte e bukur; ajo eshte nje enderr, nje loje, nje detyre, nje mister.
Shkodra eshte nje dhembje, nje kenge, nje premtim, nje mundesi.
Shkodra eshte lufte.
Po njeriu shkodran ku e gjen vetvehten midis ketyre esencave shkodrane?
Ndoshta eshte privilegj t’i realizosh, t’i zbulosh, t’i mbash, t’i kapercesh, t’i luash, t’i luftosh, t’i perjetosh keto aspirata te brendshme shqiptare.
Shkodra eshte jete – le ta mbrojme ate.
Ky me siguri do te ishte testamenti i Nene Terezes per token dhe njeriun shkodran.

Medyshja te rrish, apo mos te rrish per te rinjte shkodrane duhet te zgjidhet ne favorin e te pares, sepse keto te rinj me mendje e meshpirt kaq te madh, duhet te kene vendosmerine per te luftuar dhe luftojne me mençuri e largpamje me kujdes dhe maturi, se e dine qe te mos rrish eshte nje “krim i modernizmit te shek. XXI”.
Ne duhet ta duam riskun. Risku dhe e mira bashkejetojne me njeri tjetrin. Ai e ndan veten nga e mira me ane te rruges me te veshtire duke qene ngjitur me te. Perkrah ketij risku eshte edhe nje iniciative. Iniciativa per te ndenjur dhe per te kontribuar per zhvillimin e vendit.
Njerezit me te drejte mund te pyesin: a s’ka shkodrane te afte per te qeverisur kete vend? Nga dituria, unversitetet, doktoratat e tyre te merren mendte. Ku humben valle tashti keto njerez qe i duhen kaq shume ketij vendi?
Duhet ti kuptojme punet me thelle dhe te heshtim, sepse e gjithe kjo eshte ne logjiken e tranzicionit shqiptar.
Shqiptaret gjithnje e me teper po ndergjegjesohen se integrimi ne Bashkimin Evropian eshte nje proces qe fillon tek ata ne Tirane dhe mbaron ne Bruksel. Ne po kuptojme me mire koston e integrimit. Po kuptojme koston dhe vleren e punes sone. Kjo eshte sfida kryesore e Shqiperise se shek. XXI qe ta trasformoje kete ne nje proces te hapur per shqiptaret, jo ndermjet retorikes, por ndermjet veprimeve konkrete.
Eshte e rendesishme te theksohet se marrja me dukurite negative ne vend si korrupsioni, krimi i organizuar nuk eshte thjesht e BE, por ne rradhe te pare nje domosdoshmeri per zhvillimin teresor te vendit.

Pse duhet te rri ne Shkoder? Ne mes te 1001 arsyeve per te ndjenjur dhe per te mos ndenjur, nje ka force bindese qe ndikon ne unin tend te brendshem duke krijuar nje ekuacion ndjenjash qe ka si zgjidhje zhvillimin e personalitetit dhe karakterit tend si qenie njerezore brenda kornizave te unit shkodran.
Shume njerez e vleresojne Shkodren si teknokratike sepse ajo ka nevoje per zhvillim. Teknokratike mund te jete, por vizioni origjinal i shkodraneve nuk duhet te ndikohet nga realiteti konkret.

Cila eshte formula magjike per te gjitha semundjet e Shkodres?
E ardhmja e Shkodres qendron jo ne forcen e lidereve karizmatike, por ne duart e shtetasve shqiptare te pergjegjshem. Çelsi i zhvillimit dhe i suksesit eshte mirekuptimi dhe paqja sociale. Ky çels nuk eshte ne xhepat e lidereve, por ne zemren dhe mendesine e njeriut shkodran. Misioni duhet te jete per te ndryshuar vetvehten e me pas Shkodren. Sa e lehte eshte per tu thene, aq e veshtire per tu bere. Gjate ketyre viteve jemi marre me pasqyren dhe jo me fytyren.
Shkodranet duhet te krijojne mitin e Shkodres “zonje e rende”, duke rikumbuar idene e mundesi te pakufishme dhe te pashtershme te njeriut shkodran.
Njeriu shkodran ka zotesine dhe nese nuk e ka ,theksoj se duhet ta kete, per te ngritur vehten permbi faktoret kushtezues dhe frenues te zhvillimit te shoqerise shqiptare dhe ne kete menyre te trasformojne jeten e tyre ne teresi, ne kahun e mireqenies dhe integrimit. Shprehja me vepra e kesaj fryme eshte nje nga sfidat dhe kulturat e qytetarit shkodran.
Qenka e thene qe ta mbarkim njeri tjetrin neper vite. Shkodra mua, e une Shkodren. E ndjej se kjo eshte nje lidhje fatale, por ne kete fatalitet ka edhe zi, edhe drite, edhe brenge, bardhesi, lumturi, edhe humbje, edhe ringjallje…
Arlind Lugji
Student, Fakulteti Drejtesise, USH
E-mail:arlindlugji@yahoo.com
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Lexime te Tjera
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2086 sec, 0.0650 of that for queries. DB queries: 49. Memory Usage: 3,218kB