Welcome to ShkodraOnline
Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.
A website for Shkodra and all who love this ancient city.
Lexime te Tjera
Facebook -
Twitter
| :::ShkoderZemer
Besi Bekteshi.Inagurohet përmendoria e gjeneralit Hasan Riza Pasha në qëndër të Shkodrës.Shtabi i ushtrisë Turke lartëson figurën e gjeneralit turk mbrojtës i Shkodrës.Marrin pjesë autoritetet lokale, ambasadori turk dhe shefi shtabit i ushtrisë shqiptare.Shkodër—Sot në qëndër të Shkodrës pikërisht përpara Gjimnazit “28 Nëntori” dhe Prefekturës së Shkodrës në anë të shatrivanit, është inaguruar monumenti i gjeneralit të madh turk, mbrojtës së Shkodrës Hasan Riza Pasha. Komandanti turk i garnizonit të Shkodrës e ka mbrojtur qytetin më të madh të asaj kohe në trojet Shqiptare nga pushtimi malazes duke mos e dorëzuar garnizonin e tij të mbrojtur si nga ai dhe qytetarët shkodranë për 132 ditë rresht sulmet e forcave të bashkuara malazeze dhe serbe. Në ceremoninë e madhe të organizuar ishin autoritetet lokale si kryebashkiaku Artan Haxhi, Prefekti i Shkodrës Maxhit Cungu, kryetari i sapozgjedhur i Bashkisë Lorenc Luka dhe të tjerë. Nga Tirana kishin ardhur Shefi i Shtabit të ushtrisë shqiptare Luan Hoxha dhe ambasadori turk në Shqipëri Suphan Erkulah. Monumenti i pashës turk ishte zbukuruar për festë dhe për ngritjen e tij ka menduar Shtabi i Ushtrisë Turke, kurse vëndin në qëndër të Shkodrës e ka zgjedhur dhe vendosur Bashkia e qytetit që mbrojti gjenerali turk. Vetë ambasadori turk ka deklaruar se “jemi këtu për të përjetuar lidhjen e ngushtë historike të dy kombeve tanë dhe të përkujtojnë komandantin Hasan Riza Pasha”. Ai deklaroi se ky gjeneral turk ka merituar me veprimtarinë e tij nderin dhe mirënjohjen e të gjithëve. Fjalë të larta për “strategun dhe komandatin turk Hasan Riza Pashën” tha dhe prefekti i Shkodrës Cungu. Ai e quajti gjeneralin “një figurë që la gjurmë të thella deri në ditët e sotme duke pasur ndikim tepër të madh në forcimin e marrëdhënieve midis dy popujve”. Po kështu fjalë të goditura për figurën e pashës turk tha edhe kryebashkiaku Haxhi dhe shumë të pranishëm në këtë përurim të një monumenti të madh dhe të rëndësishëm në qëndër të Shkodrës. Deri në këto ditë edhe varri i gjeneralit turk ka qënë në vorrezat e “Komanes” në Shkodër të cilat kanë qënë të abandonuara dhe jo shumë të mirëmbajtura. Pashai turk si figurë historike ka qënë e nderuar edhe nga poeti dhe patrioti Gjergj Fishta si dhe ai është varrosur me nderime në kohën e mbretërisë shqiptare nga prefekti i Shkodrës i asaj kohe Z. Prodani.Hasan Riza Pasha nuk pranoi asnjëherë që garnizoni i tij ti dorëzohej malaziasve dhe princ Danillos edhe përkundrejt urdhërave të dhënë. Përkundrazi ky gjeneral turk duke pranuar edhe flamurin shqiptar luftoi deri në fund sëbashku me shkodranët për të mos ja dorëzuar Shkodrën ushtrive malaziase dhe forcave serbe pranë tyre. Gjenerali turk i garnizonit të Shkodrës 1912-13 në 30 janar të 1913-tës ju bë një atentat ku mbeti i vrarë si një dëshmorë i Shkodrës dhe qyteti atë e varrosi me nderime dhe pjesmarje të madhe një ditë më pas. Mbas kësaj, me vendim të Esat pashës qyteti më i madh dhe i pasur i Shkodrës, ju dorëzua trupave malaziase, duke u luajtur kështu një tragjedi me qytetin dhe qytetarët e Shkodrës. Fjalët e fundit para vdekjes së gjeneralit turk ishin që “Shkodra të mos i dorëzohej armikut deri në pikën e fundit të gjakut”. Sot në ceremoninë e inagurimit të përmendores në qëndër të Shkodrës në afërsi të saj ishin mbledhur përsëri qindra banorë të qytetit tradicional, për të nderuar një nga luftëtarët e lartë të mbrojtjes së Shkodrës i cili u vra pas shpine nga njerëz të shitur të armiku. Vazhdo Leximin...
Comments
e gezoshit kyt ner e lavdi. |
mire u ba edhe me nji lapidar tjeter dhe bash ne qender te shkodres , mesojne femia me gjujte kapertona dhe kalojne kohen se parqe lojnash nuk ka shkodra vec buste u mush . njat ven ja kam pase dhane me qera njaj tregtari karabushash, tash spo ka ku shet e shkodrante po mesin pa kerku karabusha.une do ti kerkoj gjinit krytarit te ardhshem, mas loros qe te vendose bustin e princit leke dukagjini para gjykates se shkodres dhe mar' lules tek ura e dhive.mos te kundershtojne kush se shqiptare jane te pakten e shqiptaret nuk i kan vra , por kane deke vedit si gjergj kastrioti. ne fakt duhet me falenderu pushtusin turk se na ke pshtu prej pushtuesit shkjapat nej pak 500 vjete spatem faj, dhe ai nuk ka luftu me flamur shqiptare po me ate te perandorise , ki pa deshte me ngrite i dite mrapa vdekjes po s la ymri. bravo !!!!!!! |
Hipokrizia ne histori ka vetem nje qellim te varros te verteten e nje populli. Para se te behet nje permendore per ate qe na ka mbrojt, ti bejme per ato gjenerala turk qe na kane shit trojet tona per interesat e tyre. Te bajme nje permendore turpi per dhenien e Ulqinit , Tivarit e tjera zona dhurat Malit Zi. Te bejme nje permendore atyre Shqiptarve qe luftuan kunder turkut, malazezit, e fuqive te medha per mos me leshu tokat tona.Tu bejme nje permendore atyre Ulqinakve qe ruajn me dinjitet prejardhjen e tyre. Nuk arrij te kuptoj pse "politikanet" tone bien kaq poshte,o nuk kane gjak Shqiptari o injoranca eshte nje fatkeqsi e madhe. Pushtuesi del hero,shtypsi del mbrojtes,coptuesi i trojeve miku yt. Bah, kane thene "per me kuptu se ç'fare ndodh ne Shqiperi duhet me e pas kryet sa nje tavolin buke e prap jo se i kupton ".te gjitha. Kesaj i thone turpin ta mbulojme me turp,ne fund te fundit per BOTEN Shqiptar mbesim. E vetmja menyre per mos mu tall me ne si popull, se qyteti eshte i joni e jo i "politikanve"duhet te behet si menyre referendumi, duhet te jete populli ai qe jep voten jo vetem per permendore por edhe per ndertesa religjioze, ndertesa te karakterit njeansheme. |
Eshte kollaj me fol anonim e me shpif..dhe me shkrutj rrena. Ulqinin e Tivarin.. ia dha Evropa (qe gjyshat tane e therrisnin Evropa-[shhttt], shkoni e pytni gjyshat tuje, evropa i ndau tokat shqiptare, lexoni pak histori )Serbis... ,ky personi ktu.. luftoni per Shkodren, dhe te kishte hup luften ky Shkodra do bente pjese ne Serbi, Mal te Zi, dhe jo Shqiperi sic eshte sot, pranejna mos rreni dhe mos shtrembonini te verteten.
|
Ske pse e zgjat more shkdoraonline... Shiko vetem konferencen e londres.. azgja ma shum... dhe te kutposh se sa na ka dasht bota europa ... psssssssss
Historia e shqiperise eshte e vertet se eshte shkruar dhe po shkruhet sipas interresave. Duhet te pranosh ekzistencen e VORIOEPIRIT, apo lavdrin e ndihmes se VATIKANIT, qe sote te zesh pune si historian , ndryshe... as buk shan ...
Duhet me dit ma shum per me fol
|
Se di kush jeni ju SHKODRAONLINE por une sdi me rrejt se bazohem gjithmon tek historia e vertet. Turku bashke me fuqit e medha Europiane kane luftu kunder Shqiptarve per dorzimin e Ulqinit e Tivarit se kishin ra dakort me perpara. "Me 1852 Porta e Larte krijon nje principat nen ipeshkvin e Cetinjes Danilo i pare Principaten e Malitzi, e pas 26 vjetve i njeh asaj territore Shqiptare, e gjitha kjo per interesat e turqve vet nen presionin Rus." (Marr nga libri STORIA DEI BALCANI autor Edgar Hòsch, prof. ne universitetine Monaco) Ki kujdes kur shprehesh duhet te lexosh me shume historin e mbi te gjitha historin e vertet. |
Askushi, kto te dhana qe jep ti s'kane lidhje per ate qe bahet fjale. Ti flet per 1850'ten.. kurse lufta per Shkoder ka kene ne 1913, pra nja 60 vjet me vone. Plus evropa s'ka punu me turqine me ia dhane ulqinin.. Lufta per mbrojtjen e Shkoders.. kane luftu Shqiptaret kurnder Serbve-Malazezve.. edhe jo kunder Turqve. Sepse Evropa ia dhuroj ia dha lejen Serbise-Malazis qe te marre tokat shqiptare ne Londer. Pra lexo vazhdo leximin se je da vite mbrapa. |
Jam kunder se shoh qe ka nje qellim dashakeqas per Shkodren,nuk hyn ne logjiken time nje permendore per nje pushtues, eshte njesoj sikur ti benim permendore Musolinit se ka larguar Zogun. Keni boll kujt ti beni permendore, do kishte qene me se nevojshme nje kujtim te atyre qe jane vrare ne kufi, jane dhjetra e dhjetra te rij Shkodrane qe nuk dihet se ku jane trupat e tyre. |
Ku e shef qellimin dashakeqes per shkodren????? Mos fol kot.
Dakord me ty jam, qe duhet perkujtmore per ata deshtmoret qe rane ne kufi. |
Qellimi dashakeqas eshte se ne sot me Malazeset kemi raporte shume te mira, ky eshte mendimi im personal ,duke pare edhe interesat e Shqiptarve qe jetojne ne mal te zi. Tjetra eshte se ky Riza Pasha nuk beri ndonje strategji fituese ku detyroi palen humbese te pranoj zgjidhjen qe afroi ai.Mos te harrojme se ne kete lufte mori pjese edhe Ahmet Zogu 18 veç djale. Riza Pasha vdiq malazeset hyne ne Shkoder, e u desh lufta e pare botrore qe te largohen per ty rikthuer 1918 e per tu larguar perseri nga presioni nderkombtar me 22 Mars 1920, koinçidenc por me 22 Mars 1997 plaçkitet Shkodra. Nuk besoj se kemi nevoj per te rikujtuar figura pak te njohura ne historin tone aq me teper ti kushtojme edhe permendore. Do isha kurioz te dija se ç'fare mendon nje historian per kete zgjedhje qe ka ba Shkodra. |
me than te drejten ndjej shum neveri prej injorances qe shprehin disa bashk-qytetar/bashke-kombas te mi. po shkruj anonim se nuk du te bahem pjese e nje forumit qe e ka hap nje turkofil dhe jo se me plas k... per ndoj gja tjeter. nuk e di se kuj i thot europe ai njeri. nuk duhet te unifikohet europa. shqiptaro-turqit luftonin kundra njeni tjetrit, ca mund te presim prej popujve tjer mandej?! kur mali zi pushtoi shkodren perandoria austro-hungareze gati sa nuk filloi luften e par boterore per kete, e bani per prestigj apo pse nuk ka rendesi. kete e lexon ne c'do liber historiet (ne perendim) qe ben fjale per at kohe. kjo asht absurde ti bahet permendore nje gjeneralit te nje ushtrie pushtuese qe luftoi kunder nje ushtrie pushtuse tjeter. do te ishte shum here ma me vend sikur t'i ngihet nje permendore e madhe ministrit te jashtem austriak berchtold qe me kembengluljen e tij u dha nje ultimatum qe detyroi ushtrin malazeze te terhiqet. por na si popull kemi shum injorante qe jan te lidhun shpirtnisht me turqit, kjo permendore e tregoi ma se miri se nje pjese e mir e shqiptarve jane pro pushtusit tone qe na vrau me shekuj dhe na la vendin ma te prapambetun ne europe. turp |
Sa per buste shkodra ka boll,as une sjam dakord me buste te ketij apo te nakujt tjeter, sepse e kena pa sa ne shkodrant i dona bustet dhe sa i mirembajme.
Plus qe ne keshille bashkiak jane shumica katolik po ashtu edhe nenkrytari ato e kane aprovu shko fol me ta e mos fol me injoranc. Simbas tejet athere tane ata katolik ne keshililn bashkiak qenkan turkofila? pffff
Ma siper disktutova qe historia e tij te mos shtrembnohet po jo se i duhet patjeter bust. Opinioni jem personal asht se bustet zduhen gja perderisa hala nuk ia dina vleren atyne si shume buste te tjera ne shkoder.
Lirin qe iu lejohen ne faqe me shkru opinionet dhe me diskutu si njerz ju i kaloni ne akuza dhe shpifje. Nqs nuk ju pelqen faqja jeni te lire te mos ktheheni. Kjo faqe eshte perqef dhe amatore. Eshte Faqe Shkodrane dhe jo pse 1 a 2 persona mendojne se asht "turkofile" a ku pa di une. Ngaqe irritohen njerzit fillojn e dalin nga tema dhe njesin epitetet... Nqs te pelqen mos hajde, ste ban kush me zori. ama nqs je shkodran edhe ia nin per ate popull vjen e diskuton si njiri. |
Z.ShkodraOnline deri sa ke marr persiper hapjen e ketij blogu, besoj se ke qene i pergatitur se jo te gjithe jane dakort me ato qe thuhen e qe shkruhen, s'ke nevoj te japesh ultimatum "po te pelqej hyr, ndryshe jo". Kjo eshte nje mundesi qe kemi ne per te dhene nje mendim, jo nga fakti se e japim anonim, s'kem pse te kemi frik, nuk bejme asgje kunder ligjit. Kjo permendore eshte, o keqdashse per Shkodren e vene me nje qellim te caktuar, o per nje cope buke jemi gati te pranojme ç'do gje qe duan te huajt.Nuk arrij te gjej asnje argoment qe te me bindin se me te vertet duhej. Do kishte qene shume me bukur, me frytdhense me edukative per brezin e ri edhe ato te vjeter, nje kujtim ish drejtorit te gjimnazit Shkoder e ish ministrit te arsimit ne kohen e Mbreteris, vdekur ne burgjet komuniste MARASH IVANAJ. Njeriu qe beri reforma aq te perkryera e me rezultate mahnitse.Perveç kesaj ajo devotshmeri e atdhetarizem te pakrahasueshem me figurat e sotshme. E perseris edhe nje here askush s'ka te drejte te bej si ja doj qejfi me qytetin tend persa i perket paraqitjes jashme, se çfare behet ne Bashki apo istituzione tjera shteterore apo partiake jane ato qe i drejtojne pergjegjes per zgjidhjet qe i japin, ne rastin e nje permendore(qe eshte e pavend) nuk dua qe une te quhem bashkpuntor. |
Du me ju thane vetem nje gja.Per me e dite kush ka kene Hasan Riza Pasha dhe ca ka ba per Shkodren dhe kush e ka shit Hotin, Gruden, Plaven,Gucin e Ulqinin Malit te Zi lexoni shkrimet e At Gjergj Fishtes qe ka kene nazionalist puro dhe aty gjeni konfirmimin qe ju bani vrejtje vetem sepse ka kene mysliman sepse me pa kene italian nuk ishte ndi zani kerkuj. Shpresoj te kem kene i "KJARTE"
mesazhi u edita nga admin |
Askushi, ate ultimatumin nuk e kisha per ty, por per ata qe lirin qe i jep e abuzojne dhe masanejna kerkojne llogari..
Kuptohet qe edhe 2 persona asht e veshtire me pase nje mendim. Por asht tjeter gja me dhane opinioni per lapidarin, a asht nevoja per lapidare apo jo, dhe tjeter gja me thane qe faqja asht jo-shkodrane me interesa jo shkodrane..
Vete At Gjergj Fishta e ka cmu ne kulm Hasan Riza Pashen pra s'ka kush ca me fol, sepse nuk pa asht kush ketu burre maj mire se Gjergj Fishta. Nqs At Gjergj Fishta ka shkru per kete Hero (se u vra mbas shpinet ne atentat) athere s'ka kush me vu ne dyshim qellimet e Hasan Riza Pashes. Gjergj Fishta ka jetu ne kohen e tij dhe ai e ka pa vete.
Se a duhet lapidare apo jo a pune tjeter. Por njerzit qe kane deke tesh 1 shekull...nuk te len kush me i sha e me i ul pa te drejte, sepse ato smund te cohen e te shkruj ktu.
Askushi, ,nqs ke pa ne forum ka plot opinione te ndryshme por kufini asht kur fillon me sharje e ofendime personale ose te nje feje apo prejardhje. |
Po kac posh kenai ra more forumista .... pash Zotin vetem nje gja kisha me ju ba verejtje, pa ju fy, mos i futni turit si miza ne mut ku zdini gja.. Ai me permend At Gjergja Fishten. Po ku shkruan Fishta per kete njeri, ma permend pak te lutem vepren apo artikullin ku fishta ka fol per Hasan Riza Pashen. Po ta permend une. Ne librin "shkodra dhe motet" atori H.Bushati shkruan se ka qene vete Fishta i cili per nder te Hasan Riza Pashes i ben nje kenge shqip luftetarve qe ta kendejon gjat stervitjeve dhe luftes, si dhe vet fishta e kishte taku H.R.Pashen duke i dhan mirnjohjne e tij per kete njeri...
Jo vetem kete. Un po shtoj. Lexo pak librin "Rrethimi i Shkodres" , ditarin e gruas se konsullit ausriak ne shkoder , gjat diteve kur shkodra ishte rrethuar. Lexo pak se cfare shkruan per heroizmin e tije, dhe forcen qe pati per te mos e dorzu shkodren... kjo zonja ishte katolike pra , por qe te bardhes nuk i thoshte e zeze
Shtoj prep Lexo artikullin e Blendi Fevziut "Rrethimi i Shkodres" te kuptosh se cfare rroli kishte H.R.Pasha ne ndikimin qe shkodra sot te jete nje pjese e shqiperise...
A don ma Lexo artikullin "Esat pash toptani" te historianit Pellumb Xhufi ne gazeten ABC te para nje viti, dhe te kuptosh se kush e shiti shkodren, sa napolona, si e shiti, si ja dorzoj krajlit , si e vrane H.R.Pashen .. .. etj
Une nuk du me ju mush mendjen ju aspak, po ama skemi pse ja mohojm vlerat dukuj dhe ja shtojm dukuj tjeter vetem ne emer te deshirave, pasjoneve apo interresave
Qe historia eshte e deformuar kete nuk e mohoj, por ama dijeni qe jo ne favor te myslimanve... |
Se kam ate te drejt ti mohoj meritat e Riza Pashes, trimerin e tij e dashurin qe ka pas per Shkodren. Por duhet te mbajme ate qendrim qe kane gjithe kombet. Ne luften per pamvarsin e Greqis kunder Turqis kane luftuar shume Shqiptar, as ne hitori se kane te shkruar Greket, jo ti bejne permendore ndonje Shqiptari. Ne nuk arrim te gjejme vetveten, ne syrin e nje te huaji te jep pershtypjen sikur ne jemi krijuar si komb fale Turqve, kjo ka nje D.M.TH. te rendesishme per Shkodren ose me larg per Shqiperin. DO KISHTE QENE ME SHUME VEND NJE PERMENDORE ISHPRESIDENTIT AMERIKAN WILSON-i vetmi mbrojtes i interesave tona.Sikur Europa te ishte e vendosur qe Shkodra ishte pjese e Serbo-malazesve ne do ishim sot ne gjendjen e Kosoves.Pse pak kane luftuar Kosovaret ne ate periudhe e nuk ju njohe e drejta e te jete pjese e Shqiperis. Tjeter arsye eshte se ne luften e 1913 trimeria e popullit duket sikur lehet menjane, e meritat i merr nje i huaj, ne kete priudhe eshte luftuar shume ne te gjitha pikat qe rrethojne qytetetin, e ka pas shume te rene nga luftetaret Shkodrane Per fatkeq ne nuk dime asgje , nuk njohim nje emer qe ka rene ne lufte.Kam degjuar per nje i familjes Karini por sa eshte e vertet se di. Kisha pasur deshire te jem ne dijeni se çfare kane shkruar ne permendore.
|
shkodra .spo shkruajme anonim pore ky eshte nje turp i ralles.pore ne si shqiptare na ka hije.kure u dorezua tivari dhe ulqini e dime se europa e dha por turku doli ne krah te malazezeve e kunder shqiptareve,e ne ate raste pse sna mbrojti,pse se hapi nje shkolle shqipe,prej kujte na mbrojti,me lesh arabit nuk shkohet ne europe.nuk shkohet ne europe duke thyer kryqp e shume turrpat er tu respektua ata qe na mbajten te pushtuar per 500 vjte.po kujte ti themi shqiptare hesapi.te rrethuar prej vendeve qe i kane lane zhvillimin boters sic jane greqia e italia na kemi 100 vjet shkolle shqipe,urime atije turku bolle qe te knaqen ato meturinat e perendoris,se jo nje shqiptare kurre zdo ta prenoj kete turp,turp,turp. |
me pelqen mendimi i urte i askushit per lapidarin e atij turkut pushtus. dinamitin ne lapidarin e gjergj fishtes dhe damtimin e kryqeve ne bushat i kane ba ata persona qe punojne per shkjete dhe nuk jane myslimanet se pse i kemi vllazen dhe te dashtun, nuk jane veper e kurrnji myslimani por e noj shqiptari te flliqun qe ska fe e ska atdhe vec don i cop buke dhe ate me turp, i mete ne fyt ishalla, don me na ngatrru ne vllazenve nervedi, eme thane shkjete shifi ca bajne mislimanet e shqipnise po damtojne kryqet jane fundamentalista nji gja qe nuk asht absulitisht e vertete.per interese te kosoves shkjete dojne me na fute ne sherr nervedi po nuk do ja arrine se i dime hilet e tyne si katolikt e myslimant jena vllazen e duhna fort .rrofte vllaznimi , rrofte shkodra e te tanve bashke. |
Arben Broci, Skenderbeu, Presidentit amerikan Willson do t'i ndërtohet gjithashtu një shtatore Po buste? Po, ka edhe buste. anëtarëve të qeverisë së parë në Vlorë, Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi Mit'hat Frashëri, Lef Nosi; Bust edhe P. Arbnorit
Ja nga disa bustet dhe lapidaret se shpejti prane jush ne Shqiperi, nqs i mbetet hatri kujt te shkojne te kapet me qeverine. Lexoni artikullin e plote trokit ketu |
Ne fakt qe ne fillim te debatit do duhej te jepej arsyeja pse nuk jam dakort me kete permendore.Jam shprehur ndoshta gabim e nuk me keni kuptuar.E perseris edhe njeher jam kunder per vet vendin ku e kane vene, aty ku jane istituzionet me te rendesishme te qytetit.Vendi me i mire do kishte qene para ndonje reparti ushtarak, ku te japin te kuptoj qe nuk leshohen depot e armeve,siç ndodhi ne '97. Jemi shtet demokratik, duke qene te tille nuk eshte pakica apo nje grup njerzish qe vendosin vete e bejne si dojne. Ne demokraci çdo vendim apo zgjidhje ka arsyet e veta kundrejt bashkqytetarve. Ne raste te tilla (gje qe ne e kemi shume te nevojshme) duhet mbeshtetur tek idea se ç'fare sherben nje veprim i tille ne te mire te qytetit apo vendit tend. Rasti i permendores nuk eshte se ven ne vend nje padrejtsi qe mund te jete bere nje grupi apo nje bashkesie njerzish. Jo, thjesht edhe pse ka kaluar pothuajse nje shekull, para istituzioneve kryesore te qytetit siç eshte perfektura e bashkia e Shkodres vendoset nje permendore ku nuk ka asnje lidhje me historin e qytetit .Ne kerkojme te ndertojme te rene duke u bazuar tek e kaluara e larget. Vendi yne ka nevoj per qetesi e mirkuptim jo ndarje,ndarje e vetem ndarje. Do ishte me shume vend kujtimi i asaj femije qe u vra ne kufi ne 1990. KISHTE VETEM KATER VJEç. Jo si shenj urrejtje, por si nje diçka e larte ne kujtesen e qytetarve per te kaluaren e afert qe te mos perseritet me, ku dhimbjet sjellin vuajtje, vuajtja sjell varferi, varferia sjell shkatrrim moral. Kjo permendore duhet ti ndryshohet vendi, si takon aty ku eshte.
|
You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
| |