Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
14
02.2007

KRRT-ja e Shkodrës tre muaj e pa mbledhur.

:::ShkoderZemer
14shkurt-07
Besi Bekteshi Shkodër—Për neglizhencë “zgjedhore” apo për thjesht thyerje të ligjit dhe të gjitha afateve nga Bashkia e Shkodrës, por KRRT-ja e Bashkisë më të madhe në veri, ka tre muaj pa mbledhur.
Një nga pasojat e mos mbledhjes së tij është pengesa ndaj bisnesit në ndërtim, e përmendur kjo edhe nga “Shoqata e Ndërtuesve” në Tiranë, por edhe në një takim të bisnesmenëve me një nga kandidatët për kreun e Bashkisë së Shkodrës. Ka qindra dosje të cilat tashmë presin vetëm një vendim të “Këshillit të Rregullimit të Teritorit të Bashkisë” për të qënë me leje dhe për të filluar punë. Por ka gjithashtu edhe disa qindra persona që vonohen dhe


humbasin një mundësi për punësim normal dhe të regjistruar. Ka edhe disa qindra miliona të humbura nga vonesa dhe gjëndja “stop” në bisnes dhe marrëveshje e kontrata, sidomos në tejkalim në kohë. Për këtë mos angazhim tre mujor, përgjegjësia i bie kreut të këtij këshilli që është Artan Haxhi, kreu në dalje i Bashkisë së Shkodrës që nuk rikandidon për këto zgjedhje. Për të zbatuar ligjin fushata nuk pengon dhe nuk është as justifikim, duke qënë se Haxhi është jashtë loje si kandidim dhe brënda loje si një kryetar. Ky mos angazhim ka pasoja, por arsyet nuk dihen mirë. Janë fjalët e thëna për mitmarrje për leje ndërtimi të cilat qarkullojnë nëpër qytet apo dëshira e Haxhit që të mos përfshihet më në asnjë lloj mbledhjeje e cila jep leje, kjo ka pak rëndësi, sidomos në zbatim të ligjit. Por disa kontradikta dhe angazhime urbanistike të fort kundërshtuara edhe nga qytetarëve të cilët preken nga kjo lloj urbanistike, kanë impaktin e tyre në këtë mos mbledhje të KRRT-së së Shkodrës. Po ti shtosh edhe lejet me sipërfaqe ndërtimi baraz me atë të shfrytëzimit, për mjediset e gjëlbërta krejtësisht të pa marra parasysh dhe po ashtu parkingjet dhe sipërfaqet rekreative, duhet thënë se Shkodra është me të vërtertë keq në këtë drejtim. Me sa duket Haxhi ja ka lënë këtë “barrë” kreut të ri që do të zgjidhet për Bashkinë e Shkodrës dhe ndoshta ai do të përballet për mirë apo për keq me lejet dhe mos lejet e dhëna dhe që do të jepen nga KRRT-ja e qytetit në një ekspansion e sipër në ndërtim.
Nga një medie elektronike e rëndësishme në Shkodër është bërë e ditur se “ka edhe filmime” mbi mitmarrjen për lejet e ndërtimit në Shkodër.

Vazhdo Leximin...
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1663 sec, 0.0349 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,230kB