Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
14
02.2007

PD-ja paraqet përpara vetes kandidatët për Këshillin Bashkiak.

:::ShkoderZemer
Besi Bekteshi

Shkodër—Në restorant “Mondial” është bërë prezantimi i kandidatëve të Këshillit Bashkiak të PD-së në Shkodër.
Në takim krahas kandidatit Lorenc Luka për kreun e Bashkisë ishin dhe zonja Arenca Troshani, deputetët Gilman Bakalli, Ramiz Çobaj dhe kreu i PD-së Astrit Bushati.

Lista e këshilltarëve demokratë është publikuar nga kreu astrit Bushati dhe ajo nuk ka pasur shumë ndryshime nga lista të cilën ne e kemi disktuar më parë. Përveç vëndit të tretë në këtë listë që tashmë e mban prefekti i sapo larguar Kolombi të gjithë emrat e tjerë nuk përbejnë ndonjë origjinalitet dhe ndryshim të madh.
Në fakt prezanmtimi i këshilltarëve të PD-së nuk dihet se kujt i është bërë, publikut apo vetë PD-së sepse në fakt vetëm një parti po bën prezantimin e këshilltarëve në qytet dhe kjo është PDK-ja. Deri tani nuk dihen se në çfarë lagjesh janë këshilltarët e PD-së dhe nuk kanë dalë sëbashku me kandidatin për Bashkinë e Shkodrës të prezantohen pikërisht në ato lagje. Gjithsesi për PD-në është një hap më përpara se rradhët e tjera kur nuk i ka afishuar aspak këshilltarët dhe kur ka sjellë në ditën e fundit listën apo e ka risjellë mbas votimit me emra të tjerë. Një nga risitë e listës krahas emrave më të vërtetë përfaqësues të qytetarisë shkodrane bien në sy edhe disa këshilltarë mbi 60-të vjeçarë që me sa duket PD-ja i ka në konsideratë për mendime të pjekura dhe tepër në koherencë për ritmin e ndërtimeve, investimeve dhe transformimeve në qytet. Por bien në sy edhe nxjerrja në periferi apo lënia krejtësisht jashtë listës të njerzve jo vetëm të rinj, por edhe me kontribut të vërtetë dhe sidomos të tanishëm shoqëror në Shkodër, nga forca kryesore politike në qytet që është Partia Demokratike.
Komenti 2printer friendly
Comments
PD-ja paraqet përpara vetes kandidatët për Këshillin Bashkiak., ROZAFA 15 Feb : 21:40 Reply to this

mendimi im ne lidhje me Antaret e kshillit bashiake te shkodres eshte po i i njejte me komentin qe ju keni bere ne fund te ketij artikulli te shkruar me lart.nuk e kuptoj pse PD vazhdon te lejoje te pushtojn politiken shume prej atyre te cilen nuk jane te denje te perfaqsojn mendimet e shkodraneve mbare.Pak ka njeerz te cilet po kontribojn me punene e tyre te mrekullueshme? un do permendja psh si Zotin Nesti Kiri i cili po tregon se eshte nje ingjinier i pregatitur ne zanatin e tij i cili po drejton Keshin ne Shkoder me nje pune te madhe fale zgjuarsise dhe pergatitjes se tij si INTELEKTUAL,po ashtu po permend Artur Luken nje ekonomist i zoti dhe nje intelektual .pra dhe shume emera te tjere per te cilet kjo Shkoder ka nevoje per to per mendimet e tyre intelektuale .Jane te rinj dhe patjeter duke kerkojn ndryshime ashtu si dhe koha e jo ma te na perfaqsoje nje klase ne nje nivel te uler intektual kulturor.Kyeshte mendimi pothujse i te gjithe asaj pjese e cila futet ne shtresen intelektuale te shkodres.Ju faleminderit.
PD-ja paraqet përpara vetes kandidatët për Këshillin Bashkiak., skuderi 16 Feb : 08:46 Reply to this

ju a kam kerkuar kete liste dhe qe ne fillim po ju them qe eshte masaker qe i behet shkodres dhe arsyeja eshte e thjeshte . lista eshte e bere me kompromise te pista ne kryesine e p/ demokratike .1/ lista nuk behet duke zgjedhur 1 musliman dhe nje katolik ose siç thuhet me nje raport 50/ me 50 . 2 anetaret e keshillit bashkiak nuk duhet te zgjidhen nga kryesia e p /domokratike por nga forumet e p/d ne rajone dhe rajonet i marrin propozimet nga lagjet te cilet mendojne se kush jane te devotshem me i perfaqesuar ne k/ bashkiak jam i bindur se me ate liste i takon qe nje lagje me 15000 banore te mos kete asnje anetare te k/ bashkiak dhe nje lagje me 5000 banore te kete 6 anetare te k/ bashkiak . ja sa shume e pyesin elektoratin partite tona . ajo formula 50/50 po e shkatrron shkodren .kjo formule nuk duhet te ekzistoje porduhet te pyetet elektorati dhe çdo lagje ka shume elemente te tille qe te perfaqesojne realisht mendimin e komunitetit . p/ sh ne qofte se ne k / bashkiak do te diskutohet per nje fond qe do te investohet ku do te shkoje investimi sigurisht do te shkoje tek ajo lagje qe ka me shume ne k/ bashiak dhe jo tek ajo lagje qe nuk ka asnje anetare te k/ bashkiak . te me tregoje ai z lolo se sa anetare do te kete lagja me e madhe ne shkoder qe ka me shume se 22000 banore *rus *e them me bindje qe nuk ka asnje . keshtu duhet te behen hesapet dhe jo me mbrapaskena dhe pazare te flliqura ........

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1987 sec, 0.0800 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,233kB