Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
14
02.2007

Listat të pa afishuara dhe ankesa në KQZV-në e Shkodrës

:::ShkoderZemer
Besi Bekteshi

Shkodër—Kreu i KQZV-së në Shkodër zonja Mimoza Gërçari ka bërë disa vërejtje për listat dhe ankesat e shumta në institucionin e saj. Socialistja Gërçari ka deklaruar se “ deri dje nuk kanë qënë të vendosura listat përfundimtare në Zogaj” dhe ajo sëbashku me grupin verifikues kishin konstatuar se nuk kishte lista të vendosura as në Ajasëm në shkollën “Isuf Tabaku” të kësaj lagje. Por Gërçari sqaron mediat se edhe në shkollën e lagjes “Liria” nuk ka fare lista të vendosura si ato paraprake dhe ato përfundimtare. Kreu i KQZV-së në Shkodër denoncon dhe një problematikë tjetër shqetësuese, midis një subjekti politik dhe Bashkisë së Shkodrës që konsiston në faktin se në qëndrën e votimit numur 318-të ku ka 1055 votues dhe pretendohet se këto banues dhe njëkohësisht votues “nuk kanë vënd banimi në këtë zonë” ku janë të caktuar për të votuar dhe si zonë zgjedhore në veçanti. Ne i kemi bërë kërkesë zyrtare Bashkisë që të na evidentojë vëndbanimet e sakta e këtyre votuesve në qëndrën 318-të thotë Gërçari. Për më tepër shprehet ajo, pranë kësaj qëndre votimi nuk egziston asnjë listë përfundimtare votuesësh. Kreu i KQZV-së në Shkodër deklaroi se prononcimet e saj dhe në emër të komisionit bëhen për të treguar edhe një herë transparencën ndaj publikut e cila duhet të dominojë në këtë periudhë zgjedhjesh.
Në fakt ka disa zëra që sa po fillojnë e rriten mbi emra dhe persona që ju duhet të votojnë në qëndra të tjera votimi dhe lagje të tjera ku nuk banojnë dhe kjo ka qënë edhe një element thelbësor i diskutueshëm në zgjedhjet e vitit 2005-sës në Shkodër. Në vitin 2005-së ka pasur mbi 20.000 persona me numurin 999 domethënë të pa evidentuar si banues në një vënd të saktë. Sot janë evidentuar rreth 7000 prej tyre dhe kanë mbetur rreth 14 mijë të cilët përsëri janë pa adresë të vëndbanimit të tyre në Shkodër. Në anën tjetër janë shumë komuna dhe fshatra malorë të Shkodrës që në listat e tyre akuzojnë dublime banorësh të cilët janë në Shkodër apo në rrethinat e saj dhe kanë përsëri emrin në këto komuna.
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2065 sec, 0.0691 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,230kB