Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
13
02.2007

Galeri “Iris” në promovim të pikturës dhe artit në Shkodër.

:::ShkoderZemer
Kulturë-13shkurt Nga Besi Bekteshi

Nga tradita e famshme shkodrane e pikturës dhe artit pamor në përgjithësi sot qytetit më i madh në veri ka edhe një galeri private që pikërisht këtë art dhe kulturë të trashëguar, po e vazhdon me këmbëngulje dhe gadishmëri të lartë interpretative. Në fakt galeri “Iris” ka disa herë rradhazi që promovon dhe hap ekspozita dhe me anën e tyre po evidenton jo vetëm piktorë dhe fotografë profesionistë, por edhe talente të rinj që vazhdimisht nuk i mungojnë Shkodrës.

Një nga këto talente ka qënë edhe piktoria e re Iris Bushati nxënëse në shkollën e mesme “Jordan Misja” në Shkodër e cila ka paraqitur punët e saj nën titullin “Si u rrita” në këtë galeri. Për vlerat e piktores e cila është edhe në vazhdim të trashëgimisë së saj të shkëlqyer familjare në pikturë flet pedagogu dhe piktori i shquar shkodran, Agim Kadillari që sqaron se “piktoria e re

nëpërmjet punimeve të saj me nivel tregon një paraqitje dinjitoze”.
Duke përmendur çmimet e shumta që piktoria e re ka marrë në prezantimet e saj Kadillari tregon veçoritë e saj duke thënë se te ajo “bie në sy pikturimi i ngjyrës dhe delikatesa e një vajze që mediton në mënyrë poetike me penelin e saj”. Profesor Kadillari tregon se te Irisi “shikohet edhe vizatimi i shkathët, por dhe plasticiteti i formave me të cilat ajo merret”. Te Bushati një vënd të veçantë zënë edhe grafikat por Kadillari lavdëron edhe mënyrën konceptuale të kompozimit që sipas tij afron zgjidhje interesante.
Për talentin e saj piktori shkodran është i sigurtë për të ardhmen e piktores së re si një vazhdim i trashëgimisë së madhe qytetare shkodrane dhe sipas profesor Kadillarit, niveli i punimeve të kësaj ekspozite na jep një garanci pikërisht për të ardhmen.
Në fakt është galeri “IRIS” që po përkrah edhe talente, por edhe paraqitje dinjitoze të piktorëve shkodranë dhe nga viset shqiptare, por edhe të huaj.
Përçimi i traditës dhe evidentimi i saj pa përfitim dhe vetëm në demostrim të vlerave, është edhe qëllimi i presidentit të galerisë Fatmir Troshani, drejtuesve artistikë Sytki Brahimi piktor i njohur, dhe Alban Rrjolli. Janë rreth 9-të ekspozita për një kohë të shkurtër që jetën kulturore në qytet dhe sidomos të njërit prej arteve më të rëndësishëm në Shkodër atë të pikturës, kjo galeri po evidenton dhe promovon. Në të kundërtën e këtij zhvillimi, është galeria zyrtare e qytetit e cila është në mëshirë të fatit dhe në një trajtim aspak dinjitoz nga Bashkia e qytetit, edhe pse ka vepra madhështore në brendësi të saj.
Gjithsesi galeri “Iris” është një pjesë e reagimit qytetar shkodran përkundrejt një degradimi artistik dhe kulturor të lejuar për disa vite rradhazi në qytetin e madh verior me vlera dhe piktorë e skulptorë, nga më të përmëndurit në Shqipëri.


Vazhdo Leximin...
Komenti 1printer friendly
Comments
Galeri “Iris” në promovim të pikturës dhe artit në Shkodër., OCCULTSPIRIT 15 Feb : 09:02 Reply to this

suksese artistes se re Iris ne punen e saj

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2492 sec, 0.0811 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,232kB