:::ShkoderZemer
Besi Bekteshi
Shkodër—Ndrekë Rukaj kreu i PS-së së rrethit të Shkodrës shprehet shumë i shqetësuar për situatat në komunat ku drejtojnë “militantët e partisë demokratike”. Ai deklaron se është thyer ligji me listat e zgjedhësve dhe kjo në zyrat e gjëndjes civile. Rukaj deklaron se ka denocuar për në prokurori, kandidatin e PD-së në Shalë dhe kryetarin aktual të saj, që nuk ka dorëzuar listat në afat por dhe pa vulë. Kështu sipas Rukës ky kryetar nuk ka pranuar të dorëzoj ende lista të rregullta dhe për më tepër ai e ka quajtur “person të dënuar nga gjykata e shkallës së parë”duke treguar edhe kopjen e dënimit. Kreu i Komunës së Shalës është i vënë në “provë” duke u konsideruar fajtor për “shpërdorim detyre”. Ai nuk mund të jetë automatikisht kandidat, sepse ka fyer rëndë kodin zgjedhor denoncon Rukaj. Në komunën Shosh sqaron Rukaj “firma e kreut të komunës” është e falsifikuar dhe listat janë me një vulë e cila edhe kjo duhet të jetë e falsifikuar. Mund të them se ka shumë persona që janë të regjistruar në Bashkinë e Shkodrës dhe komunën rrethina të saj, por ka edhe shumë persona të vdekur dhe që janë aktualisht në lista denoncon zoti Rukaj. Por veç këaj kreu i socialistëve të rrethit Shkodër deklaron se ka shumë persona të lënë jashtë listës dhe që këtë gjë e kanë pësuar, sepse dihen si me bindje të majta. Vetë kandidati i majtë për Shalën Kol Nikaj, deklaron se kandidati demokrat ka bllokuar gjëndjen civile atje dhe ajo tashmë nuk funksionon. Kurse Dakë Çesma si kandidat i majtë në Shosh thekson se “nuk janë dorëzuar listat paraprake të zgjedhësve” kurse në listën përfundimtare ka njerëz që nuk jetojnë. Ai nxorri emra të personave që janë të regjistruar në komuna të tjera dhe në Shkodër. Për më tepër si vula dhe firma e kryetarit ishin të falsifikuara sipas tij.
Nga të gjitha këto denoncime dhe deklarime të shoqëruara edhe me dokumenta është parë qartë se në komunat Shalë dhe Shosh problemet me listat janë të mëdha dhe në ditët që do të vijnë presioni i socialistëve do të rritet pikërisht për të gjitha padrejtësitë që ato kanë denonmcuar.
Vazhdo Leximin... You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
|