Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
13
02.2007

Lorenc Luka ju premton mësuesve më shumë kushte, dhe shkolla të reja në Shkodër.

:::ShkoderZemer
13shkurt-07
Besi Bekteshi

Shkodër—Kandidat i PD-së dhe “Aleancës së Madhe” Lorenc Luka ka zhvilluar një takim me mësues dhe drejtues të arsimit në qytetin e Shkodrës.
Ai ju ka paraqitur programin e zhvillimit në fushën e arsimit dhe ka premtuar përkujdesje të vazhdueshme. Të pranishëm ishin Ministri i Arsimit Genc Pollo, Ministra e Integrimit Arenca Troshani, deputetët Tritan Shehu dhe Gilman Bakalli dhe Drejtori i Arsimit për Shkodrën Loro Mandi.

Luka ka premtuar rikonstruksion të plotë të të gjitha shkollave, paisjen me mjete mësimore dhe laboratorike. Ai ka premtuar gjithashtu edhe ndërhyrje në mjediset e ndryshme sportive. Por Luka deklaroi se kishte parashikuar edhe ndërtimin e një shkolle pranë zonës industriale e cila do të ishte e sistemit 9-të vjeçar me 10 klasa për ti shërbyer komunitetit atje, sepse fëmijët bënin rrugë të gjatë deri sa shkonin në shkollat e tjera të qytetit të madh. Pas tij foli edhe zoti Pollo i cili deklaroi se kishte marrë angazhim të rikthejë “statusin e mësuesit” që sipas tij ishte “personi i respektuar nga shoqëria”. Ai në këtë funksion përmendi edhe rritjen e pagave që vetëm në qeverinë e tij u bë në mënyrë substanciale.

Vazhdo Leximin...
Komenti 6printer friendly
Comments
Lorenc Luka ju premton mësuesve më shumë kushte, dhe shkolla të reja në Shkodër., shkodrani ne mergim 14 Feb : 01:51 Reply to this

Ah Lorenc,mar Lorenc
Me duket se ai o ka harruar ose po merr popullin e shkodres per idiot.Me duket se mendon se hajme sapunin per djathe,dhe harrojme shume shpejt.
Qysh se ka ardhe demokracia ne shkoder ka fituar PD,apo jo Lorenc?Fut ketu edhe qeverisjen e PD per nje kohe apo jo?Pa perjashtuar edhe ndonje fond(pa dyshim)qe mund te jete leshuar ne ate kohe nga PS apo jo Lorenc?
Keto premtime qe po ban apo je duke bere,jane ba edhe me perpara nga PD apo nga kryetaret e bashkive ne shkoder,apo ke harruar?
Ne qofte se ke harruar ,atehere nuk je per ate vend pune(sepse mund te harrosh edhe gjera me te medha pastaj);nese te kane mesuar te flasesh ne kete menyre,atehere je nje nxenes i mire por ne kerkojme nje qe ka mbaruar shkollen;ne se mendon se populli i shkodres i ka harruar ato(premtimet qe jane ba me perpara)atehere po te them se je nje idiot.
E di qe ne kete forum kot flasim sepse fitoren e ke ne xhep(kuptohet me voto te vjedhura dhe e din se si vidhen keto apo jo,shpresoj qe te mos kesh harruar).Por shpresoj qe te vije nje dite (dhe sa me shpejt),qe e krijohet nje force politike nacionaliste(jo me ato fytyra e njerez qe ndodhen sot dhe po e cojne shqiperine shume shume shume poshte.)me fryme te re,me njerez te ardhur nga emigracioni dhe te shkolluar qofte brenda dhe jashte vendit.Ishalla sa me shpejt vjen ajo dite,se per zotin nuk durohet ajo gjendje.
Me respekt
Shkodrani ne mergim
Lorenc Luka ju premton mësuesve më shumë kushte, dhe shkolla të reja në Shkodër., Anonymous 14 Feb : 03:06 Reply to this

ehhhhhhhhhhhhh mor lorenc prap me mashtrime boll tash 16 vjet po e rreni kete popull perseri ju shkon mendja me e rrejte jeni mesuar dhe vazhdoni nuk hecet me rrena tash shkodra tuhet me e kuptuarkete pune e majta ka me fitua ne shkoder dhe gjithe shqiperine te fala nga amerika te gjithe popullit shkodrane
Lorenc Luka ju premton mësuesve më shumë kushte, dhe shkolla të reja në Shkodër., tony belgium 14 Feb : 03:23 Reply to this

a e ka harru shkodra qe gjat kohes se berishes,shkolla dhe profesorat arriten ne rruge te malle, e shumica e femijve ju detyruan te sorollaten rrugeve duke shite cigare,tuj punu pune te randa nen moshen e pershtatshme per punu.analfabetizmin,qe fatkeqsisht ekziston sot jo vetem ne shkoder, por ne gjithe shqiperine,e sot po mundohen me u ja mbush mendjen arsimtareve vetem me ju marr njato vota.ta qojn mendjen lorenc luka kur ai vete dikur ka ken ne shkolle, e nuk ka pas shance me i rrejt profesorin,dihet botnisht qe figura e mesuesve asht e pa zevendesueshme.a e din lorenc luka qe arsimtaret sot jane klasa ma e varfer e shoqeris shkodrane.u detyruan me marre rruget e emigrimit me pa drejtesin,qe behej ndaj tyre..qe prej viteve 1990 deri sot.njoh profesor qe ne pa mundesi me jetu jan kthy roje nate,hamalla,ose dhe pa pas buk me hanger,.....me gjith kushtet qe ju ka premtu,shteti te kerkoj ta veje ne vendin nr 1 qe e ka pas dikur.
Lorenc Luka ju premton mësuesve më shumë kushte, dhe shkolla të reja në Shkodër., tony belgium 14 Feb : 03:32 Reply to this

migjeni i madh,fliste dikur per lulin e vocerr,e sot luli i vocerr lorenc luka po flet per mesusin.......
Lorenc Luka ju premton mësuesve më shumë kushte, dhe shkolla të reja në Shkodër., helsinki 14 Feb : 03:42 Reply to this

mos te ju duket gje e rralle,se berisha shkarkon prefekta,police,neser mundet dhe kryetaren e parlamentit.o eshte qeveria e leshit ajo ooooooo milet.
Lorenc Luka ju premton mësuesve më shumë kushte, dhe shkolla të reja në Shkodër., rusjani ne strasbourg 14 Feb : 04:06 Reply to this

mire kishte me ken me e qeveris shkodren arsimtaret e ndershem, qe jan me bollek ne shkoder,se ne evrope cdo universitet ban qeverisje,e vetem ne shqiperi i kan lan pa vler.bankat e shkollave nuk premtojn, por japin njerez te devoteshem,e te disiplinuar.ateher kushtet ma te mira ato munden me na i kriju neve.se ato kajn cdo gje....diturin...kulturen qytetare.

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2352 sec, 0.0755 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,236kB