Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
12
02.2007

Prefekti Cungu , do të garantoj të gjithë shtetasit pa dallim origjine, feje dhe bindjeje politike.

:::ShkoderZemer
Shtesë për 12-02-07

Besi Bekteshi

Shkodër—Në sallën e mbledhjeve të Qarkut Shkodër pikërisht në godinën e vjetër rë prefekturës Shkodër, është bërë kalimi i “çelsave” nga prefekti Gjovalin Kolombi te Maxhit Cungu vetëm 6-të ditë përpara se të zhvillohen zgjedhjet për lokalet 2007-të.
Në këtë ceremoni të vendosjes së prefektit të ri është filluar me respektin ndaj atij që po liron vëndin dhe në fjalën e saj Ministria Arenca Troshani deklaroi se “do ta fillonte me një falenderim shumë të madh dhe shumë të sinqertë për profesor Kolombin”. Vetë Kolombi deklaroi se “nuk kishte bërë gjë tjetër përveç se detyrës” dhe këtë ai e kishte bërë sepse kishte dashur që në prefekturën e shkodrës duhej të

shihej shëmbulli i shtetit ligjor që ne po përpiqemi ta ndërtojmë.
Unë nuk ka bërë asnjë heroizëm tha Kolombi, por jam përpjekur të jem korrekt në detyrën time.
Për zotin Maxhit Cungu nga zonja troshani u tha se është një qytetar shumë i nderuar i qytetit të Shkodrës dhe ai vinte sipas saj nga eksperiencë shumë të vyer të pushtetit lokal për katër vite si nënkryetar i Bashkisë së Shkodrës.
Në fjalën e tij prefekti i sapoemëruar tha se do të punonte pa u lodhur. Ai shprehimisht tha: Do të punoj gjithmonë pa u lodhur për garantimin e të drejtave kushtetuese të secilit. Pastaj vazhdoj se çdo shtetasi të Shkodrës ai do tju garantonte të drejtat pa dallim vënd banimi, origjine, besimi fetar, bindje politike etj.
Largimi i Kolombit i cili në fakt ka treguar se në punën e tij është i hapur si institucion dhe i kujdeshëm, sidomos për zbatimin e ligjeve dhe veprimtarisë së drejtorive të ndryshme, pikërisht përpara votimeve është interpretuar si diçka jo normale sëpaku mediatikisht. Por nga ana tjetër vetë prefekti i ri ka kujtuar zbatimin dhe mbrojtjen e të drejtave të “origjinës dhe përkatësisë fetare”. Kështu që me sa duket mendimi i një fitorie të mundëshme të Lorenc Lukës në Bashkinë e Shkodrës, ka detyruar lartësitë qeveritare dhe partiake në Tiranë, që të rregullojnë disi ballancën e përfaqësimit fetar në Shkodër të prishur në favor të njërës fe me emërime, duke vendosur zotin Cungu dhe larguar pa ndonjë arsye të shprehur apo të gjetur, një nga prefektët më të qetë dhe rigoroz që prefektura më e madh në veri ka pasur. Ndoshta kjo lëvizje është bërë vetëm gjashtë ditë përpara votimeve edhe për ndonjë strategji të maxhorancës për ti dalë përpara ndonjë “ humori të keq” në elektoratin shkodran mbi ballancën jo të respektuar fetare në emërime në qytet.

Vazhdo Leximin...
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2290 sec, 0.0733 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,230kB