Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
12
02.2007

Prezantohet Arta Gjoni si kandidate socialiste në Bashkinë e Vaut të Dejës./ Qindra automjete të bllokuara në qarkun e Shkodrës.

:::ShkoderZemer
Besi Bekteshi.
Shkodër—Një grua për Bashkinë e Vaut të Dejës, ky është edhe propozimi që partia socialiste i ka bërë banorëve të Bashkisë së vogël vetëm 20 km larg Shkodrës. Për të prazantuar kandidaten Gjoni kishte ardhur Pandeli Majko si Sekretar i Përgjithshëm i PS-së dhe deputetet i saj, ashtu dhe deputeti i Malësisë së Madhe Paulin Sterkaj, Natasha Paço, Arben Demeti dhe Viktor Dodaj. Kreu i PS-së së rrethit Shkodër Ndrekë Rukaj, ka deklaruar se Arta është një nga kandidaturat më të mira që ka nxjerrë e majta dhe se fitoria e saj është e padiskutueshme. Zonja Paço deklaroi se “e kemi për nder një kandidaturë si Arta Gjoni, pasi e djathta nuk ka asnjë kandidate grua”. Vetë zoti Majko deklaroi se Arta Gjoni me 18 shkurt meriton votat këtu si kryetare e Bashkisë së Vaut të Dejës. Për figurën e saj folën dhe kërkuan votën të pranishmëve edhe deputeti Sterkaj dhe zoti Demeti . Mitingu kaloi mjaft i qetë dhe antuziast dhe nga përkrahësit zonja Gjoni u garantua se përkrahja e tyre në 18 shkurt do të jetë e padiskutueshme.

Besi Bekteshi


Shkodër—Ka rreth 40-të automjete të bllokuara prej vitesh në komisariatin e Malësisë së Madhe që tashmë do ti kalojnë rezervave të shtetit dhe “fati” mund të jetë kthimi në metal, pra shkrirja e tyre.
Në fakt është një vendim i MB-së i cili do të detyrojë komisariatin e Malësisë së Madhe të ketë një komision të posaçëm për gjëndjen teknike të mjeteve të cilat do të shkojnë kryesisht për “skrap”. Mbas kontrollit makinat e shumta do të shkojnë në rezervat e shtetit dhe poseduesit e tyre duhet të shkojnë në prokurori për to, sepse “pensionimi i tyre” është ligjor dhe përveç kësaj janë shuma të mëdha për tu paguar dhe amortoizim i plotë i tyre nëpër oborret e komisariateve është më se i qartë. Atyre që ju shkon mëndja të marrë makinën e sekuetruar duhet të paguajnë gjobën, pagesën e parkimit dhe dokumentacionin përkatës të pa paguar. Nga të dhënat e para janë rreth 55 përqind e mjeteve kanë mbi 5-së vite në polici dhe pronarët e tyre, nuk kanë paguar asgjë, apo interesuar që mjetet të merren në mënyrë legale. Pikërisht këto mjete janë edhe të dyshuar se nuk do të mund të rregullohen. Akoma më tepër po të kemi parasysh se mjetet në oborret e policive “pësojnë ndryshime” të dukshme edhe për shumë pak ditë dhe jo më, për 5-së e më shumë vite. Megjithatë administrata këtë vëndim e ka mirëpritur mbasi mjetet janë bërë me të vërtetë kaq shumë dhe kaq problematikë. Por duhet theksuar se në këtë sasi të madhe automjetesh ka edhe të tilla që kushtojnë mijra euro dhe që të zotët nuk janë kujtuar pasi o dokumentacioni ose gjoba dhe lekët që duhen paguar, janë edhe disa mijra të tjera në euro. Nga disa statistikave jo të konfirmuara mësohet se në qarkun e Shkodrës, makina të bllokuara dhe prej vitesh në oborret e komisariateve apo vënd parkimesh në to, mund të ketë rreth 1000-jë dhe tashmë gjëndja është bërë alarmante, duke detyruar ministrinë të veprojë.
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2174 sec, 0.0802 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,234kB