Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
12
02.2007

Bashkia e Shkodrës sistemon sheshin në “Zdralej”.

:::ShkoderZemer
Besi Bekteshi
Shkodër--- Më në fund mbas shumë vitesh dhe ndërtimit të dy tregjeve në lagjen “Zdralej” Bashkia e Shkodrës vetëm pak ditë para zgjedhjeve vendore, ka arritur të pastrojë përfundimisht sheshin e lagjes ku bëhet tregtia e shumicës së populltës në qëndrën së qytetit. Sot në sheshin e “Zdrales” janë dukur makineritë të ndëermarrjes komunale të Bashkisë së Shkodrës të cilat kanë punuar për sistemimin dhe rregullimin e një pjese të degraduar të lagjes ku bëhet tregti.
Tregu me rreth 300 shitësa

që konsiderohen ambulantë por që kanë dyqanet e tyre dhe tregun e ndërtuar nga Bashkia dhe vetë ato, ka qënë gjtihmonë në sheshin e tij një katrahurë urbane e bërë edhe nga tregtarë të tjerë po ambulantë opor pa dyqane dhe të pa taksuar por që kanë prishur dhe ndyrë pa mëshirë të gjithë zonën për vite me rradhë. Problem kjo lloj mënyre të bëri tregti ka qënë edhe për Bashkinbë e cila ka ndërhyrë dhjetra herë por pa rezultat sepse gjëndja është rikthyer plotësisht si ka qënë në mos më keq.
Drejtori i drejtorisë së të ardhurave në Bashki Nexhat Grezda ka deklaruar se “ ne po sistemojmë sheshin, sepse ka papastërti dhe ç’rregull dhe duke qënë qëndër e madhe tregtare kjo na obligon si Bashki për ta kemi në vëmëndje”.
Ne kemi punuar vazhdimisht por për 2007 do të kemi plan sistemimin e mëtejshëm të këtij tregu duke pasur edhe mirëkuptimin e tregtarëve mbasi të themi të vërtetën deri tani ato nuk janë shumë të vëmëndëshëm për mjedisin dhe sistemimin në përgjithësi thotë Grezda.
Në fakt tregtarët janë vetë që krijojnë probleme dhe papastërti por aspak kjo gjë nuk shfaqëson Bashkinë e Shkodrës e cila ka të gjtiha organizmat dhe ligjet për të stabilizuar dhe gjëndjen e mjerueshme të këtij tregu kaq të rëndësishëm në qëndër të qytetit pranë stadiumit të madh.
Megjithatë sot Bashkia ka bërë një punë të mirë e cila duhet shoqëruar me një sistemim total dhe përkujdesje që të “papërgjegjshmit” edhe në mes tregtarëve të mos e rikthejnë më pisllekun dhe degradimin në këtë zonë të Shkodrës.
Nga disa qytetarë të Shkodrës është dëgjuar urimi që Bashkia ta ketë herën e fundit që arrin të pastrojë sheshin dhe të vazhdojë sitemimin, duke mos lejuar sërish ambulantët dhe të ardhurit nga zonat periferike të prishin rregullin e vendosur edhe pse në fushatë elektorale.


Vazhdo Leximin...
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2186 sec, 0.0757 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,230kB