Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
03
02.2007

Pedagogia e frëngjishtes nderohet “Kalorës i Palmave Akademike”

:::ShkoderZemer

2 Shkurt Ambasadorja franceze i dorëzon urdhrin drejtoreshës rajonale të Aleancës Franceze

Pedagogia e gjuhës frënge në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, njëkohësisht drejtore e Aleancës Franceze në këtë qytet, Dhurata Hoxha, është nderuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Arsimit të Francës, me urdhrin “Kalorës i Palmave Akademike”. Për dhënien e këtij urdhri ka qenë dje në Shkodër ambasadorja e Francës në vendin tonë, Françoise Buorolleau.

Vlerësimi

Në ceremoninë e organizuar nga Ambasada Franceze në ambientet e restorant “Tradita”, ishin ftuar kryetari i Bashkisë së Shkodrës, rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi”, dekani i gjuhëve të huaja, pedagogë dhe mësues të gjuhës frënge, si dhe intelektualë të shquar frankofonë të qytetit të Shkodrës.

Gjatë dhënies së urdhrit, ambasadorja Buorolleau iu drejtua pedagoges Dhurata Hoxha, duke e vlerësuar si një personalitet që kontribuon për përhapjen intelektuale, shkencore dhe artistike të Francës në Shkodër.

”Që në vitin 1989, kur ju filluat të jepnit lëndën e frëngjishtes, falë vendosmërisë suaj dhe përkushtimit në krah të kolegëve tuaj, mësimi i frëngjishtes ka gjetur vendin e vet në Universitetin e Shkodrës, ku ju jeni pedagoge prej 10 vitesh, por krijimi i Aleancës Franceze lejoi vendosjen e pranisë sonë në qytetin tuaj, duke hapur kulturën dhe gjuhën frënge për të gjithë”, u shpreh ambasadorja franceze.

Duke i vendosur dekoratën, simbol të urdhrit “Kalorës i Palmave Akademike”, ambasadorja Buorolleau siguroi pedagogen Hoxha, se ajo do të gjente mirënjohjen e Francës për kontributin e dhënë në rrezatimin e gjuhës dhe kulturës së një vendi mik.

Mirënjohja

Nga ana e saj, Dhurata Hoxha, e nderuara me këtë urdhër mjaft domethënës të Francës, u shpreh se nuk ishte i rastit fakti se për dhënien e urdhrit “Kalorës i Palmave Akademike” të këtij fillimviti, ambasadorja franceze kishte zgjedhur qytetin e Shkodrës.

”Shkodra për breza të tërë ka pasur frankofonë të apasionuar dhe të shkëlqyer, të cilët aktualisht janë personalitete të shquara në shumë fusha, si diplomaci, letërsi, politikë, art, kulturë etj.”, mbështeti mendimin e saj Hoxha.

Përveç falënderimeve ndaj ambasadores franceze dhe institucionit që ajo përfaqëson, që i dhanë këtë vlerësim dhe kënaqësi, duke e radhitur përkrah figurave të nderuara të qytetit të saj, Hoxha falënderoi dhe kolegët mësues të gjuhës frënge në qytetin e Shkodrës, të cilët i konsideronte jo vetëm bashkëpunëtorët më të ngushtë të saj, por dhe mbështetësit e të gjitha iniciativave për përhapjen e gjuhës dhe kulturës frënge, mbartëse e shumë vlerave.

Ndërkohë, Hoxha, pasi vlerësoi dhe bashkëpunimin e frytshëm me Aleancën Franceze në Tiranë, theksoi faktin se, Shkodra është kthyer tashmë në një qendër të rëndësishme aktivitetesh gjuhësore dhe kulturore. Kjo falë jo vetëm përkushtimit të stafit mësimdhënës, por edhe të bashkëpunimit dhe mbështetjes së drejtuesve të pushtetit lokal, përfaqësuesve të biznesit, intelektualëve të fushave të ndryshme etj.

Historia e urdhrit

Traditë franceze që prej vitit 1808

Gjatë ceremonisë së dhënies së titullit, ambasadorja franceze, Buorolleau, fillimisht sqaroi se, urdhri “Kalorës i Palmave Akadamike” ishte krijuar nga dekreti Perandorak i vitit 1808 dhe jepej për të nderuar meritat e personave që janë shquar në fushën universitare, që i kanë shërbyer maksimalisht mësimdhënies, që kanë dhënë një kontribut të veçantë për pasurimin e trashëgimisë kulturore franceze.

Me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministria e Arsimit të Francës ua jep personaliteteve jashtë vendit, të cilët kontribuojnë për përhapjen e vlerave intelektuale, shkencore dhe artistike të Francës në botë. gazetametropol.com


Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2365 sec, 0.0776 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,236kB