Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -






Twitter
22
04.2013

Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt

::bud::
Rexhep Qosja:
Sipas akademikut, vlerat demokratike, shteti i së drejtës, barazia e dinjiteteve e të tjera mbesin dëshira të ëndërruara në jetën shqiptare

Rexhep Qosja është rikthyer në Tiranë për të promovuar librin e tij “Shqipëria dhe Kosova, si janë dhe si do të duhej të jenë”, një libër që flet drejtpërdrejt për demokracinë jofunksionale të Shqipërisë dhe Kosovës, dhe keqqeverisjen e dy shteteve shqiptare. Libri është një analizë, që studiuesit e cilësuan si të dhimbshme, mbi politikën shqiptare këta 20 vjet, si në Kosovë edhe në Shqipëri.“Kur më është dashur të shoh shumë arkivat e huaj për të bërë librat e mi, më ka mbetur në mendje një artikull i një studiuesi, që thoshte: “Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt’. Librin kam nisur ta shkruaj më 21 janar, kur u vranë katër protestues. Unë atë ngjarje e kam ndjekur nga fillimi deri në fund. Mendja e shëndoshë të thoshte se qe gabim. S’kam menduar se do të na vrisnin më, sepse edhe në Kosovë janë vrarë, por nga policët serbë e jugosllavë, jo nga tanët”,- tha Qosja. E ndoshta ky qëndrim jo i panjohur i akademikut kish sjellë në Muzeun Historik një numër të madh njerëzish publikë dhe jopublikë. Këta të fundit, më së shumti të pozicionuar me mendimin e tyre majtas. Brenda salla ishte e tejmbushur dhe të tjerët rrinin jashtë derës me shpresë se mund të dëgjonin se ç’bëhej brenda. Në rreshtat e parë dalloheshin disa deputetë të së majtës, mes tyre Fatmir Toçi, Valentina Leskaj, Agim Leka si dhe kryetari Edi Rama. Nuk mungonin as studiues e akademikë si Moikom Zeqo dhe Jorgo Bulo. “Në këtë vepër janë përmbledhur shkrime për politikën dhe krijimtarinë letrare e shkencore, për krijues e vetje të tjera, për ngjarje, dukuri e veprime të ndryshme politike në Shqipërinë shtetërore dhe në Kosovë”,- shkruan Qosja, i cili shtoi se “Shqipëria e Kosova nuk janë ashtu si shqiptaret do donin të ishin”. Sipas tij, vlerat demokratike, shteti i së drejtës, përgjegjshmëria e zyrtarëve, barazia e dinjiteteve e të tjera, edhe më tej mbesin dëshira të ëndërruara në jetën shqiptare. Më tepër se gjysma e librit përbëhet nga artikuj, sprova, trajtesa dhe biseda të titulluara, ku ai vendos në qendër ditën e protestës së 21 janarit të vitit 2011, në Tiranë.

Debati për gjuhën; Standardi është i hapur ndaj gegnishtes

“Mund të bëhen diskutime për përmirësime aty ku ka vend e aty ku është e nevojshme me gjuhën letrare kombëtare e që tani i themi standard. Mendoj se këto diskutime kanë disa vjet që kanë filluar dhe mbartin një frymëzim tjetër, kryesisht politik. Duan të rrënojnë rregullat duke i bërë përjashtimet nga rregullat, por nuk bëhen përjashtimet rregulla. Përmirësimet nuk duhet në asnjë mënyrë të rrezikojnë bazat, themelet, tërësinë e standardit. Gjuha standarde është e hapur ndaj gegnishtes dhe të folmeve të tjera. Unë vetë jam një ndër ata autorë që fus shumë fjalë nga gegnishtja në letërsi, sepse jam rrit atje ku flitet një ndër të folmet më të bukura të gegnishtes. Askush nuk ka vënë pengesë për këtë. Bashkëpunimi mes dy akademive është shumë i rëndësishëm. Do të duhej të ishte edhe për gjëra të tjera që kanë nevojë e jo vetëm për gjuhën standarde, nëse ka bashkëpunim vetëm për gjuhën, tregon se diçka nuk është e shëndoshë. Gjuha standarde është një prej fitoreve më të mëdha kulturore dhe të themi politike e popullit shqiptar. Kjo është historike. S’duhen bërë ndryshime.

Për historinë; Osmanët kanë qenë pushtues, por s’duhet nxitur urrejtje
Ju e keni parë në librin tim. Kosova nuk është më e pushtuar prej qeverisë otomane. Pushtimi otoman ka qenë 500 vjet dhe ka qenë pushtim. Perandoria Osmane ka qenë pushtuese e trojeve dhe popullit. Ministri i Jashtëm turk në Kosovë ka thënë se duhet të hiqen fjalët fyese, që përbëjnë e nxisin urrejtje. S’kemi pse t’i edukojmë të rinjtë me urrejtje. Franca e Gjermania kanë bërë tekste në të cilat kanë hequr gjuhën e urrejtjes.

Thanë për Qosjen

Pëllumb Xhufi: “Leximi i tij më është dukur një udhëtim me shoqëri të keqe, sepse në këtë libër parakalojnë personazhe politike me shumë faje. Berisha është përpjekur ta ndezë Shqipërinë në veri e në jug. Ai është antishqiptar dhe më 21 janar ka vrarë katër prej shqiptarëve më të denjë, që i bënte të tillë varfëria. Ai ka shitur pasurinë e vendit, dhe ka vrarë, e në fund në 100-vjetorin e Pavarësisë arriti të përmbysë edhe historinë duke i vënë madje edhe bust njeriut që i ngjan më shumë, Ahmet Zogut. Nga ana tjetër, së fundmi akademikët janë mbledhur për të vrarë gjuhën shqipe”, – tha Xhufi duke cekur disa prej çështjeve më të debatueshme sot për sa i përket identitetit tonë kombëtar.

Edi Rama: “Nuk është ky vendi ku unë duhet të flas. Megjithatë, sot do të flas si i kritikuar prej Rexhep Qosjes dhe do të them diçka që nuk ia kam thënë as vetë profesorit. Në një takim në një shkollë, nuk e di se në çfarë rrethanash, i kisha vënë duart në xhepa dhe kështu kisha dalë edhe në pamjet televizive. Pas disa kohësh unë lexoj një artikull të Rexhep Qosjes, ku ai thoshte se opozita është me duar në xhepa. Qe një krijesë e filluar me një artikull të hollë, gërvishtës. Rexhep Qosja është kolos i mendimit shqiptar, jo studiues, jo historian, e jo
historian i letërsisë. Ne e duam më shumë se në Prishtinë, sepse ai është kryeopozitari për regjimin e Sali Berishës”, – tha kryetari i PS-së, Edi Rama, i cili e nisi fjalën e tij duke rrëfyer një moment personal me akademikun nga Kosova.



Amfiteatri i Durrësit, në listën e objekteve të trashëgimisë europiane në rrezik

Amfiteatri i Durrësit është përfshirë në listën paraprake të 14 objekteve të trashëgimisë europiane në rrezik, nga “Europa Nostra”, zëri i Trashëgimisë Kulturore pranë Këshillit të Europës. Lista përfundimtare do të shpallet me rastin e festimit të 50-vjetorit të “Europa Nostra” në Kongresin e radhës. Amfiteatri i Durrësit është një objekt unik me vlera të rralla arkitekturore, historike dhe turistike. Ende i pazbuluar tërësisht ky objekt emblemë e një civilizimi mijëvjeçar dhe një memorieje historike, shumë informuese për brezat, është pa dyshim motivi kryesor që i ka shtyrë, me sa duket, ekspertët ta përfshijnë atë në listën e 14 të nominuarëve.“Europa Nostra më shumë se kurrë ka nevojë për të qenë së bashku, sepse Trashëgimia e Europës është gjithçka, është fryma që e mban gjallë, si dhe shpirti që e përjetëson”, shprehet i mirënjohuri Placido Domingo, president i “Europa Nostra”. Ky lajm vjen në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Siteve, që u përcoll edhe në disa qytete të Shqipërisë, ku u organizuan një sërë aktivitetesh të ndryshme. Në Tiranë, në kuadër të kësaj dite u inaugurua dhe Qendra Multimediale, si një pikë informacioni dhe edukimi për publikun e gjerë. Aktivitete të tjera në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Siteve u zhvilluan në Parkun Arkeologjik Antigone, në Apoloni, Butrint, në Gjirokastër, Sarandë, Berat, Shkodër, Korçë dhe Durrës.




Vazhdo Leximin...
Komenti 1printer friendly
Comments
Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt, lidabica 23 Apr : 19:50 Reply to this


OPINION
Pragkatastrofat elektorale, stacioni kur Edvini thërret në ndihmë Rexhep Qosen
22-04-2013 / Nga Musa Tartari
Ramiz Alia dhe komunistët e klanit të tij, e kishin njohur “zvarranikun” Qose dhe efektin e helmit të tij. Ndoshta ngaqë njeriun që ua kishin rekomanduar padronët e Beogradit, ishte njeriu me vlerë për të dy anët... Meqë klanistët e Alisë ishin në shkoqie, e thirrën me besim se helmi i tij, në mos te shumët, te disa do e bënte efektin. Ia ndjenë nevojën demagogut gënjeshtar dhe, për të zgjatur ditët e thirrën në selinë e madhe ku ishte Ramiz Alia. Rexhepin e donte ta vinte në krye të bashkimit të shqiptarëve, se siç e quante Alia, bashkimi ishte “Si këmbët e betonta që mbajnë urën!”. I shtroi tërë idenë prej skllavi ndaj shqiptarëve dhe, siç kishte porosinë, i kërkoi të arrinte të bënte bashkimin. Vrasësi dhe viktima të putheshin. Paskëtaj të thuhej se terroristët tashmë kishin ndryshuar dhe ishin kthyer në “engjëj”, dhe viktimat t’i adhuronin, se të parët kishin mbrojtur pushtetin popullor të fituar me gjakun dhe kishin bërë detyrën. Pra, viktimat të heshtnin dhe kështu të quhej bashkimi! Pushtetit komunist t’i shtoheshin ditët. Shqiptarët e kuptuan të dërguarin serb dhe e quajtën gjarpër helmues. E pështynë dhe e mallkuan më shumë se Ramiz Alinë, më shumë se sigurimsat barbarë.
Me rrëzimin e pushtetit komunist, Rexhep Qosen në Beograd, bashkë me serbin shoven, i kapi dëshpërimi. Shqiptarët që e kishin njohur, e morën me mënd se kishte shkuar të merrte kurajo, ta rishtonte më shumë urrejtje për shqiptarët dhe Shqipërinë nga Millosheviçi dhe Shesheli. Për këtë ata e thirrën të jepte mënd, si do veprohej me bidën e Partisë së Punës së Shqipërisë, e cila në darkë quhej PP, në mëngjes u quajt parti socialiste! Bidës për “bujari” do i jepeshin 20 milionë dollarë për të organizuar revolucionin dhe për t’u rikthyer në pushtet, ndërsa 30 milionë do t’i jepeshin medias që ishte në shërbimin serb. Me ndarjen financiare që bënin shovenët, Qosja gëzonte se do “shtonte më shumë armiq” ndaj Shqipërisë dhe do i kishte në krah. Kur Berisha kishte pushtetin dhe shqiptarët kishin fituar lirinë e pronat, Rexhep Qosja nuk dëgjohej më, se ishte fshehur në qyrkun e padronit, që i shërbente. Kur Nano, Meta, Majko, Dokle, Pëllumbi e Ruçi, hynë në aleancën e zezë të shovenëve dhe përcaktuan se rruga e nesërme për të riardhur në pushtet do ishte rruga me gjak pra, me revolucion, se marria e pushtetit me votë përjashtohej, se shqiptarët e kishin njohur barbarinë e kuçedrës komuniste dhe sa shpëtuan prej saj nuk e rivotonin .E vërteta është se komunistët nuk e pranojnë kurrë humbjen. Nëqoftëse për një çast u humb pushteti, ata nuk mund të qëndrojnë pa të. Për t’u rikthyer në pushtetin e humbur, rimbledhin idetë e ligësisë, të pabesisë dhe përcaktojnë gënjeshtrat, mashtrimet, kërcënimet që do bëjnë. Dhe vihen në kërkim të ustallarëve për ta kualifikuar mëtej gënjeshtrën. Gjetën njerëzit pa shqiptari, pa mëshirë, të pabesët dhe urrejtësit e gjuhës, flamurit, historisë, legjendës shqiptare.
Humbësit e pushtetit, u vunë në pararojë të luftës së gënjeshtërt, të fshehtë. Në të njëjtën kohë, batakçinjtë, që kishin mbjellë padrejtësinë dhe kishin sunduar me këtë padrejtësi, mblodhën djemtë, shokët, miqtë, por kërkuan edhe mercenarë, edhe shqipfolës, ustallarë të kualifikuar në demagogji, egërsira të pangopura në shqyerje dhe përtypje të shqiptarëve, që kishin kundërshtuar “pushtetin e popullit”, diktaturën, varfërinë, ideologjinë e shtypjes dhe përçarjes. Egërsinë e shtuan krerët komunistë, të cilët në darkë kishin qenë komunistë vrasës të partisë së punës, në mëngjes u gdhinë socialistë “engjëllorë”, por që ngeleshin po ata xhahilë, vrasës të pamëshirshëm, gënjeshtarë që kërkonin të bindeshe dhe të heshtje se rikthimi te komunizmi i djeshëm ishte nevojë, ishte një rilindje e vërtetë. Ky kopjim po bëhet sot nga Rama: “rikthimi te koha e baballarëve”. Rexhep Qosja, i urdhëruar nga padroni, u erdhi në ndihmë “engjëllorëve” të trembur e çoroditur socialistë dhe u kërkoi të mos e lëshonin besimin, se taktikën për rikthimin te parajsa e njihnin. Ndaj njëherësh dhe kudo që të ndodheshin, të gjithë do thoshin në një gojë: “Borgjezët që na rrëzuan nga pushteti, nuk dinë të qeverisin”. Mjeshtërinë e qeverisjes e kanë përvetësuar vetëm komunistët, ndaj të akuzohet: “nuk ka asgjë, as bukë, as drita, as ujë, as prona, as banesa, s’ka, s’ka, s’ka...Pra, kudo varfëri, uri. Pastaj vazhdohej fytyra tjetër:” Vjedhjen ua kemi mësuar! Vidhni ç’të gjeni. Mbushni xhepat dhe hambarët, ejani te ne në firmat huamarrëse të pasuroheni!”...
Rexhep Qosja porositej dhe botonte shkrime të gënjeshtërta, duke i botuar në gazetat e gënjeshtrës, të ish-partisë kuçedër, besnikja më e pandryshuar ndaj padronit të tij. Idetë e shkrimeve të Qoses i përshtateshin idesë së çmendur të partisë së socialistëve “engjëllorë”, që ishin kthyer të gjithë në kolaboracionistë. Rexhep Qosja shpejt u bë adhurues i Nanos, Pëllumbit, Majkos, Dokles, Metës, Dades...Bijve të komunisto-mafiozëve, u duhej Rexhep Qosja, se dinte si të gënjente dhe të premtonte “parajsë”! Dashuria dhe besimi për të vinte se ndoshta, si shqipfolës kosovar, nuk e njihnin si njeriun që kishte përzier gjakun dhe e kishte shitur, nderin dhe shqiptarinë te padroni sllav dhe ishte kthyer në antishqiptar, madje në antikosovar, në anti-Rugovë. Por shqiptarët naivë, e quanin kosovar në besë. Madje edhe të ditur, se Rexhep Qoses, si njeri i letrave, si kosovar, i ishte dhënë edhe titulli” Akademik” dhe sipas tyre, duhej të kishte bërë shumë. Ishte me dije të mëdha, ishte i “paarritshëm”, që ia kishte dhënë padroni sërb. Krerët e partisë “Ëngjëllore”, që drejtonte Nano, bënë llogaritë e gënjeshtrës dhe Don Kishoti i Mançes, që vinte nga Kosova, e arrinte stadin e gënjeshtrës. Si shqiptar “i mirë” e meritonte respektin dhe, menjëherë u vendos në krye të propagandës së vazhdimësisë së gënjeshtrës. Ai duhej ta shpjegonte me kompetencë, gënjeshtrën pse “komunizmi ishte më i mirë dhe pushteti i tij do t’i përshtatej asaj ideologjie”. Humbësit komunistë, me ndihmën e Qoses dhe të shovenëve, iu vunë përgatitjes për triumfin e revolucionit bolshevik. Do ribënin pushtetin e baballarëve të humbur, por që këtë radhë, shqiptarët nuk do e quanin më pushteti komunist, por pushtetin i mafies. Madje këtë emër do t’ia vinin dhe padronët dhe do ndjenin kënaqësi, se ky pushtet do ishte i përbashkët, edhe i komunistëve të kthyer në “engjëllorë”, edhe i padronëve. Pena e Qoses do kishte më shumë vlerë për shkatërrimin e Shqipërisë, se artikujt e shpëlarë të tij, kishin mbushur tërë faqet e gazetave të zeza. Idetë e tij të mbrapshta i shërbejnë revolucionit bolshevik. Për t’i nxitur sa më shumë mafiozët për t’u hedhur në sulm për djegien dhe shkatërrimin e Shqipërisë, Rexhep Qosja kopjon tezat e Prillit të Leninit dhe, shkrimin e tij e emërton: “Revolucioni demokratik i vonuar”. Ky shkrim mbush faqet e gazetës së ZP, që ishte thirrje për luftë, nxitje për partinë e “engjëjve” socialistë për revolucionin bolshevik.
Kur komunistët e organizuar në banda, me ndihmën dhe nxitjen e shovenëve me kallash prunë në pushtet shokët e Rexhep Qoses, ky brohoriti se puna e tij kishte qenë vërtetë lëvduese. Jo vetëm që njerëzit ishin treguar besues se “tani do kishin pushtetin e tyre”, por përmbysën edhe sofrat e mbushura plotë, të cilat nuk ua mbushi më kurrë njeri. Qosja meqë ishte adhurues i pushtetit të bandave me kallash, gjithnjë shkruante dhe shpjegonte merakun, që kishin shovenët, se mos mungonte vigjilenca dhe, ndonjë nga nanot, lajthitëte dhe, atë që ishte bërë e merrte lumi tërë mundin, që ishte bërë për shkatërrim, për vendosjen e terrorit dhe frikës, për urinë, migrimin për të shpëtuar jetët, për ta pakësuar popullsinë, që të sundohej më lehtë. Kur pa se krerët e demokracisë, nuk ishin vrarë të gjithë, në shtypin e gënjeshtrës, shkroi artikuj të tjerë, por nuk mburrte më. Artikujt shfaqnin pasigurinë dhe dëshpërimin e shpirtit të tij të zi. “Ata që na ndalën në realizimin e ëndrrës sonë të madhe, Sali Berisha, Pjetër Arbnori, Aleksandër Meksi, janë ende të lirë dhe një ditë mund ta rrëmbejnë përsëri pushtetin!”. Kur u vendos pushteti i kallashëve në qytet dhe fshat, kryepropagandisti i të keqes shqiptare ngazëllente: “Tani Shqipëria ka edhe udhëheqësit poliedrikë, që s’i ka patur kurrë ndonjëherë, siç janë: Nano, Milo, Majko, Pëllumbi, Meidani, Dokle...I mburrte se ata përbënin klanin e të keqes, që ishte vënë në shërbim të shovenëve, të goditnin gjithnjë me ashpërsi kundër emrit, lirisë dhe lavdisë së shqiptarëve. I njihte të gjithë si antishqiptar dhe bashkëpunonte pafrikë me ta.
Meqë në Shqipëri e luajti mirë rolin shkatërrues të ndezjes së egërsisë dhe terrorizmit makabër të vrasjes së demokracisë dhe të fitores së shtetit anarkik, progreko-serb dhe Milosheviçi e shpërbleu me një dekoratë të madhe, Në Kosovë Rugova e kishte ndezur ndjenjën e luftës për pavarësi. Meqë Millosheviçi kishte planin e gjenocidit, Rexhep Qosja duhej në Tiranë, pranë shtabit të Nanos. Veç të tjerave, qeverisë kolaboracioniste i duhej për ta patur edhe si bateri kundër Kosovës, kryesisht kundër Gandit të Ballkanit, Rugovës. Udhëzoi që Nano, Milo, Gjinushi...të thoshnin se Ibrahim Rugova ishte për shkatërrim dhe humbje të tërësishme përballë sllavit, se në Kosovë po vinin forca fondamentaliste dhe do krijonin UÇK-në, terroriste, marksiste, që do shkatërrojnë Ballkanin, ndaj të mos u jepen armë, se duan pështjellimin e Ballkanit. Nëqoftëse do vijë NATO, të vendoset në kufijtë e Shqipërisë dhe të mos lejoi të kaloi armatim andej, dhe të vijnë kosovarë këtej” Këto përbetime u konkretizuan nga banda mafioze në Tiranë. Kosovarët që kërkonin lirinë e vërtetë të saj, nuk kishin vend. Nga bandat e Nanos dhe Qoses u vra ministri i mbrojtjes së Kosovës, Ahmet Krasniqi. Shumë oficerë dhe ushtarë kosovarë, që njiheshin për shqiptardashës...
Kur u pa se NATO do çlironte Kosovën, Nano me klanin e tij, nuk ia mohonin kontributin Qoses në përkrahjen e tyre, në rrëzimin e rendit kushtetues demokratik dhe vendosjen e qeverisë kolaboracioniste përmjet kallashëve të bandave. Meqë Kosova ishte në prag të çlirimit nga NATO, Nano dhe padronët e tij, e nxitën Qosen të krijonte partinë e tij, të ngjashme me atë të Rugoës, duke shtuar një “re” pas. Pra LDR (Lidhja e re e Kosovës) dhe e vendosën Qosen në krye të saj. Vilën që i kishte dhënë Nano në Tiranë e la dhe shkoi në Kosovë, që “bashkë me Millosheviçin dhe Arkanin do çlironte Kosovën”. Në këtë plan u veprua me shumë naivitet edhe nga Nano, edhe nga Qosja dhe shovenët sllavë.. Nuk e llogaritën fare urrejtjen e kosovarëve për karakterin e Qoses. Ata e kishin njohur mirë në ligësi, në ide, në antishqiptari. Kosovarët nuk e pranonin kurrë tradhtinë, që e kishin zbuluar me kohë te Qosja. Ata nuk ishin si ca çobanë naivë në jug, nga ata që Fino i shikonte të armatosur dhe organizuar në banda dhe i emëronte “intelektualë të shquar”. Madje këta çobanë naivë, e shihnin Qosen, që ishte vënë në mbrojtje të krimit dhe kriminelëve, të tradhtisë dhe tradhtarëve, i gënjente më shumë se enveristët, kur u thoshte të puthabuzeshin me shovenin se “ishte mik në besë” dhe e bënin qytetar nderi, se u mburrte Nanon dhe Ruçin progrek! Kosovarët e shqiptarisë nuk e bënin kurrë qytetar nderi. Madje nuk e pranonin kurrë ta shikonin në rreshtin e tyre, të afroheshin me të. Kur e bënë kryetar partie, meqë mbrohej nga serbi dhe Nano, partisë së tij, kosovarët i dhanë vetëm 00,1 përqind! Rexhep Qosja e shikonte veten të vetmuar. Kosovarët i thoshin: “Tradhtari i turpit!”. Dhe ai, gjithnjë me urrejtje, kërkonte vetëm vdekjen e shqiptarëve dhe kosovarëve të Skënderbeut. Nuk e dëgjonte kush në të dy anët. Në Kosovë fitoi pavarësia, në Shqipëri u rikthye demokracia. Për një kohë u struk si zvarraniku nën gurë. Kjo ndodhi kur kuptoi se shqiptarët u ngritën dhe e shkulën nga themeli pushtetin e kallashëve dhe të Dushkut, e rrëzuan qeverinë antishqiptare, të kolaboracionistëve. Në këto kushte zvarraniku trembej të dilte nga nënguri. Por kështu nuk mund ta lejonte padroni, që i shërbente. Dhe pas dështimeve, njeriu i neveritshëm për kombin, u nxit dhe prapë rivihet në shërbim të shëmtisë, ligësisë dhe kthimit prapa. Sa tha Rama se do bashkohemi edhe me të shëmtuarit të rrëzojmë Sali Berishën, Qosja, menjëherë vihet në shërbim të tij dhe shovenëve. Sa i dëgjoi britmat e ngelësve mafiozë, se do bashkohen baballarët, bijtë dhe nipat e komunistëve dhe do rimarrin pushtetin, që u ishte marrë të parëve, Rexhep Qosja, si edhe zvarraniku, që ndien qetësi dhe del nga nënguri, mori kurajo dhe i doli Ramës përpara dhe iu krekos: “Pushteti nuk merret vetëm...mos i harro akademikët!” Ramës menjëherë iu rikthye besimi i lënë dhe, bashkimin e nisi nga grupimet komuniste. Pastaj iu përqas bindja, se me Qosen nuk ka kala, që nuk merret. Menjëherë e thërret në krah dhe e vë në krye të propagandës, siç kishin vepruar paraardhësit. Dhe sakaq, gazetat e shpifura të gënjeshtrës shqiptare, nisën të mbushen me shpifjet, premtimet dhe kërcënimet e Rexhep Qoses, që rikthehet përsëri në ndihmë të komunistëve, mafiozëve. Vetë Don Kishoti i Mançes nga Kosova, gjithë ata që atdheun e tyre e përcaktojnë nga leverdia, nuk duhet t’u ndizet habia, se është në stilin e humbësve mafioz. Pranë marrin edhe djallin, edhe lugatin, mjaft të vrasin shqiptarët. Sa herë që komunistët shqiptarë e kanë parë rrezikun me sy, si partia e punës dhe bida e saj partia socialiste, kanë thirrur Rexhep Qosen. Madje këtë e kanë bërë edhe kur mbeturinat janë vetëgënjyer për ringjallje, siç po ndodh edhe tani, që i kanë lëshuar shpresat te Don Kishoti i Mançes. Qosja thirret në shtabin e shëmtisë shqiptare, si ribashkim i gjithë shëmtisë, si një vend fabrikimi, i gënjeshtrës, mashtrimit, i luftës kundër interesit kombëtar. Ajo që ka entuziazmuar më shumë Qosen me shokë, është deklarata e Ramës: “Do bashkohemi me të shëmtuarit, që të rrëzojmë Sali Berishën dhe të rimarrim pushtetin!” Qosja e mburri se ishte ide e lënë përgjysmë nga paraardhësit. U tha të besuarve të tij, se ideja e Ramës, kishte filozofi dhe vetë, mori lapsin, letrën dhe nisi të shante Sali Berishën. Ka bindjen e ngahershme, se shqiptari i madh, është armiku potent i obskurantizmit komunist, është Skënderbeu që shembi diktaturën komuniste dhe u dha lirinë shqiptarëve. I shpëtoi nga skllavëria e sofistikuar, nga varfëria dhe uria. E mburr tërë bota si njeriun më demokrat dhe vizionarin e paarritshëm. Ishte vetëm ai, që Shqipërinë e ngriti në shkallën që meriton. Qosja bindet se është shqiptari, që shpie mirësinë në pragje! Është burri që nuk pajtohet me idetë gllabëruese shovene. Shkon në ndihmë të Ramës dhe i kërkon që gjithë lufta e të dyve, të bëhet për ndaljen e tij...
Kur Rama sheh se artikujt e zvarranikut, që sa kishte dalë nga nënguri, ishin shpatë e plumb kundër Berishës, e thirri si edhe Nano, Majko, Ruçi, Milo, Meidani, që i kishin siguruar vilën më të mirë dhe e paguanin, edhe hebreo-komunisti ia njohu tërë privilegjet dhe po e nxit të gjëjë gënjeshtra me efekt vetëm kundër Berishës. Si Don Kishoti i Mançes nuk fle gjumë, që të kënaqi Ramën. Në shkrimin e Qoses që ia boton “Shekulli”, që gati po pëlcet për enverizmin “Berisha ik!”përsërit ato të kohës së revolucionit bolshevik, “Berisha tiran, nuk di të qeverisë dhe të vinjë “poliedriti” Rama të qeverisi! Dje mburrte Nanon, Majkon, Doklen, Milon, Meidanin...sot i është kthyer Ramës, Ruçit, Dules. E kënaq koha 8 vjeçare e qeverisë kolaboracioniste, që nuk nguli asnjë gozhdë për shqiptarët dhe Shqipërinë, Rama për 11 vjet shkatërroi Tiranën dhe për këtë e do edhe tani: ta shkatërroi atë që është bërë dhe Shqipëria lulëzon. Edi që mafia e Ramës do që ta shkatërroi Shqipërinë dhe si zvarraniku, për këtë doli nga nënguri. Rexhep Qosja e sulmon shqiptarin e madh Berisha dhe shpif, që s’di të qeverisi, por me që e ka kaluar rrugën e kombit a e ka mësuar kush janë ndërtuesit, po 10 mijë kilometra asfaltime të tjera në fshatra, po ngritjen e rrogave dhe pensioneve, Shqipëria u fut në NATO, fitoi lëvizjen e lirë, mos i bënë mafiozët e Ramës, që votuan kundër? U dyfishuan rrogat e mësuesve dhe mjekëve, Rama e kundërshtonte. U ndërtuan shumë shkolla e spitale, u shtuan universitetet, Rama thoshte se ndërtohen piramida. U zhvillua dhe përparon fshati dhe u lidh me asfaltime. Nga dy orë drita për 24 orë, u siguruan drita pandërprerje, ...Rama ka qenë kundër. Qosja po i vjen në ndihmë dhe mburr dhe nxit atë që nuk është për Shqipërinë, të vijë në pushtet, që ta shkatërrojë. Këtë rol të Rexhep Qoses, të antishqiptarisë së egër, nuk do ta merte përsipër as Millosheviçi, as Arkani, as Papandreu. Shqipëria, o Don Kishoti i Mançes, që thua se je nga Kosova, ka nevojë për një Sali Berishë, se vetëm atë e ka prurë Zoti si Skënderbeun e dytë. A e ke parë si është bërë Shqipëria? Ty vërtetë zemra e zezë, bashkë me Edvinin, vetë e përcakton, se do t’u pëlcasi. E ke hedhur në artikullin: “Fitorja e Berishës në zgjedhje është katastrofë!” Vërtetë ashtu është por për ty, që s’ke dashur Shqipëri dhe për Edvinin, ndërsa për shqiptarët është lartësim lumturie. Është vërtetë fatkeqësi, që zvarraniku i helmët, nuk kupton se fatkeqësi, katastrofë, kthim prapa në skëterrë, është rikthimi në pushtet i ngelësve mafiozë: Ramës, Ruçit, Dokles, Finos, Dades...se ata pushtetin nuk e duan për shqiptarët dhe Shqipërinë, por për vete, për xhepin e klanit, për interesin që kërkon Sorosi, mafia që Rama është vënë në shërbim të saj. Mjekëroshi antishqiptar, kujton se duke i shërbyer shëmtisë së Ramës, ka për të bërë diçka në favorr të komunizmit të rrëzuar, të shovenizmit të demaskuar, por nuk e kupton se shqiptarët, jovetëm që s’e besojnë, por e neverisin. Sa marrin në dorë ndonjë fletushkë, ku është shkrimi i tij, e shkelmojnë fletushkën, e pështyjnë me urrejtje, se do që të ndali qeshjen, të pakësojë kamjen; shqiptarëve t’u vrasi lumturinë dhe gazin, që u shpërthen pandalje në kohën që drejton Sali Berisha...
Kur shqiptarët shohin Qosen, që është vënë në krah të Edi Ramës, që e ka marrë për ndihmë, ose e keqia e Shqipërisë kërkon të bashkohet dhe të gënjejë naivët, me zë të lartë, në trojet shqiptare shpërthen zëri i bashkuar i zotërve të tokës:” Rroftë Sali Berisha, shqiptari më i madh i kohërave, Skënderbeu i dytë, që lufton ditë dhe natë për shqiptarët, për Shqipërinë, për kombin shqiptar, ndërsa qoset dhe ramët, janë Hamza, që s’e duan Shqipërinë “Zonjë të Madhe!”Shqiptarët i përbuzin gjithnjë, i neverisin, i urrejnë dhe i luftojnë, një si zvarranikët e helmët, Kush e pranon pickimin nga gjarpëri Qose dhe helmin e tij e quan mirësi, është vetë gjarpër dhe shqiptarët duhet t’ia shtypin kokën më 23 qershor!


You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1551 sec, 0.0332 of that for queries. DB queries: 39. Memory Usage: 1,393kB