Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
03
02.2007

Kandidati i PD, Lorenc Luka, tregon prioritet ndaj rivalit -Interviste me Anila Dushin

:::ShkoderZemer
Luka: Do të ngrihen 4000 apartamente
A. Dushi shekulli.com.al
03-02-2007

LORENC LUKA, kandidat i PD

Cila është platforma juaj elektorale për qytetin e Shkodrës, e konkretisht për shtimin e investimeve publike (rrugë, parqe, ujësjellës, kanalizime, etj.) dhe a mund të jepni afate kohore për realizimin e këtyre premtimeve?

Gjatë 4 viteve të mandatit, do të bëhen investime të konsiderueshme në çdo fushë. Konkretisht, do të rriten të ardhurat përmes modernizimit të tatimit të pasurisë, ku do shihet mundësia e përcaktimit të një kuote fikse për metër katror në një përqindje mbi vlerën aktuale të pronës, duke synuar të ndikohet në tregun imobiliar të qytetit. Tatimi mbi Biznesin e Vogël, do të rritet përmes rishikimit të nivelit të regjistrimit të TVSH, me tendencë uljeje dhe të regjistrimit të Tatim-Fitimit me tendencë rritjeje, dhe kjo do bëjë që mjaft biznese të kalojnë në tatim pagues të biznesit të vogël, duke dyfishuar të ardhurat. Zhvillimi i infrastrukturës është në qendër të platformës elektorale. Këtu përfshihen: 1- Përmirësimi i infrastrukturës nëntokësore, kanalizimet e ujërave te zeza e të bardha, aktivitet ky i koordinuar me investimet e kryera nga Telekom, KESH, si dhe Ujësjellësi. 2- Përmirësimi i infrastrukturës rrugore primare e shoqëruar domosdoshmërisht me Sinjalistikën Rrugore, vënia ne pune e semaforëve, eficienca dhe kontrolli. 3- Sistemimi i shesheve kryesore të qytetit ( kryqëzimeve) në mënyrë që të sistemohet qarkullimi rrugor në përgjithësi dhe ai i këmbësorëve në veçanti. 4- Vazhdimi i rikonstruksionit të trotuareve të qytetit, jo vetëm në akset kryesore. 5- Sistemimi i infrastrukturës në përgjithësi në mes të blloqeve të banimit, e shoqëruar kjo dhe me kontributin e komunitetit shkodran, nismë kjo në vazhdim. Këto sistemime do të shoqërohen dhe me ndriçimin e tyre. 6- Përmirësimi i gjelbërimit të qytetit nëpërmjet gjelbërimit të rrugëve, me mbjelljen e rreth 12.000 pemëve, krijimi i hapësirave të reja të gjelbra kryesisht në zonat e lira mes pallatesh, pa lënë pas dore ruajtjen dhe sistemimin e lulishteve ekzistuese. Vazhdimi i projektit për kurorën e qytetit. 7- Vazhdimi i projekteve për rikonstruksionin e fasadave të pallateve ne akset kryesore të qytetit dhe më gjerë. 8- Përmirësimi i ndriçimit të qytetit në përgjithësi, si dhe realizimi i ndriçimit të rrugëve turistike Ura e Bunës-Shirokë-Zogaj dhe Ura e Bunës0Zues. 9- Krijimi i Zonës së Lirë Industriale në formën e "brownfield" e krijuar në Zonën Industriale ekzistuese, tek e cila janë bërë investime të konsiderueshme mbi tokë e nëntokë, duke krijuar oportunitet që investitorët vendas e të huaj të kenë lehtësira. Që në vitin e parë të mandatit, pra brenda 2007-ës do të realizojmë planifikimin hapësinor të territorit. Po kështu, zhvillimi urban do të mbështetet në qasjen e zhvillimit harmonik e të qëndrueshëm, të kombinuar me përdorimin racional të territorit urban, zhvillimin e teknologjisë urbane dhe forcimin e kulturës urbane të jetesës. Zhvillimi urban do të konsiderojë parësore ruajtjen e tipareve urbanistike dhe të trashëgimisë urbane, kulturore, etnografike e komunitare të qytetit të Shkodrës. Kjo do të vlerësohet si një kapital i fuqishëm për zhvillimin jo vetëm të qytetit të Shkodrës, por si pole zhvillimi për zonat e tjera të Qarkut, veçanërisht të lidhur me zhvillimin e Turizmit. Furnizimi me ujë të pijshëm dhe largimi i ujërave të zeza, është gjithashtu një prioritet i punës së Bashkisë Shkodër. Po kështu, në platformë përfshihet dhe përfundimi i legalizimit të banesave.

Lidhur me mjedisin krahas efekteve pozitive në përmirësimin e mjedisit, që do të rrjedhin nga zbatimi i tërësisë së programeve dhe politikave sektoriale, mjedisit do t'i kushtohen edhe programe specifike. Lidhur me arsimin, do bëhet brenda këtij mandati rikonstruksioni i plotë i gjitha shkollave të qytetit, pajisja e tyre me bazë materiale dhe krijimi i mjediseve të reja sportive si dhe ndërtime shkollash të reja. Të tilla do të jenë dy, në lagjet "Mark Lula" dhe ish-Kombinati i Drurit, ndërsa do të rikonstruktohen 12 shkolla të tjera 9-vjeçare e të mesme në qytet. Viti 2007 do të jetë vazhdimësia e investimeve të nisura në qytetin e Shkodër. Nga të ardhurat e saj, bashkia pritet të ndërhyjë në përmirësim të infrastrukturës rrugore, rehabilitim rreth 20.000 metër katrorë trotuaresh, lyerje të rreth 20 fasadave të pallateve me sipërfaqe rreth 48.000 metër katrorë, shtimin e rreth 15.000 metër katrorë sipërfaqeve të gjelbra, ku përfshihen zgjerim i lulishtes kryesore, ndërtim lulishteje tek ish-Parku i Mallrave etj. Rikonstruksion qendrash shëndetësore nëpër lagjet e qytetit, duke synuar që ky shërbim të afrohet sa më shumë tek njerëzit. Do synohet shumëfishimi i buxhetit për kulturën dhe thithja e fondeve nga donatorët, dhe një mbështetje më e madhe për sportet. Kujdesi Social përfshihet në platformën elektorale, duke synuar politika përfshirjen në jetën komunitare të grupeve të caktuara në nevojë, duke mundësuar ngritjen e qendrave moderne të Shërbimeve Sociale. Strehimi është një problem madhor dhe me mbështetjen e qeverisë do të ngrihen 4000 apartamente të reja për familjet e pastreha dhe brenda këtij mandati do të zgjidhet problemi i familjeve që jetojnë në banesat e ish-pronarëve. Përmirësimi i shërbimit të pastrimit, lidhet dhe me ngritjen e fushës së mbetjeve urbane, një projekt ky tashmë i përfunduar. Brenda këtij mandati do të ndriçohen dhe 10 akse rrugore, që aktualisht nuk e kanë këtë shërbim dhe do të hartohen 6 Plane e Studime Urbanistike për zona të ndryshme të qytetit.

Cilat janë avantazhet e disavantazhet tuaja? Po të kundërshtarit?

Avantazhet e mia lidhen me eksperiencën time disavjeçare në drejtimin e pushtetit lokal. Jetoj në Shkodër dhe i njoh problemet e infrastrukturës, ambientit, situatën ekonomike të Shkodrës, nevojat dhe rrugët për përmirësim të klimës së investimeve të huaja. Kemi nënshkruar marrëveshje me krahina të tilla, si Lombardia, Toskana, Emilia, Romania, provinca të Modenas, Pizëz etj. Gjatë aktivitetit tim, jam përpjekur të mos lë hapësira dhe boshllëqe në realizimin e detyrave ndaj qytetarëve. Lidhur me kundërshtarin, nuk dua të merrem me të. Ai është përfaqësues i një partie politike, që për 50 vjet e persekutoi politikisht Shkodrën dhe për 8 vjet të tjera e persekutoi dhe ekonomikisht, duke e përjashtuar nga investimet, zhytur në errësirë, duke larguar investitorët vendas e të huaj, ku deri në vitin 1996, ishin 64 biznese të huaja e të përbashkëta që u larguan. Të prezantohesh nga ato që e kanë denigruar Shkodrën, e dukshme kjo dhe në tonet ofenduese të liderëve të opozitës gjatë prezantimit të kandidatit, nuk do të doja asnjëherë. Po kështu nuk do merrja përsipër zgjidhjen e halleve të një qyteti duke jetuar larg tij, pa i njohur ato dhe duke u kthyer aty pas shumë vitesh. Lideri i PS, gjatë prezantimit të kundërshtarit tim, u shpreh se ndihet i emocionuar që zoti Kopliku ndërmori një aventurë të tillë të kandidimit për kreun e Bashkisë Shkodër. Unë nuk e shoh, kandidimin tim si aventurë por si përgjegjësi ndaj qytetit tim, ndaj familjes sime, komunitetit të Shkodrës. Unë flas politikisht, për të tjerat njëherë tjetër.

Çfarë investimesh do të ketë qeveria për qytetin e Shkodrës, në rast se fitoni?

Angazhimi konkret i qeverisë aktuale në investime në Shkodër, është garancia më e mirë e vazhdimësisë dhe shtimit së tyre. Vetëm për 6 muaj, qeveria financoi13 milion $ për projekte të ndryshme në këtë qytet, ku përfshihen 9 akse rrugore, unaza, argjinatura e Lumit Kir etj., dhe këto vetëm nga kursimet e bëra nga administrata shtetërore. Për 4 vjet investimet në infrastrukturë lokale e kombëtare, si Ura e Bunës, autostrada Shkodër-Han i Hotit, infield-i për përpunim mbeturinash etj., do të shoqërohen dhe me investime në rrugët e qytetit që do asfaltohen të gjitha; kanalizime, ndriçim, trotuare, strehim etj. Plani Rregullues që do bëhet brenda këtij viti, synon shtrirjen e zgjerimin e qytetit të Shkodrës. Qeveria e ka treguar realisht se ç'është në gjendje të bëjë për Shkodrën dhe investimet e nisura jo vetëm do të vazhdojnë, por dhe do të shtohen.


Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1761 sec, 0.0292 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,245kB